Gazeta Mapo

Page 13

kulturë

promovimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

19.04.2013

Më tepër se gjysma e librit përbëhet nga artikuj, sprova, trajtesa dhe biseda të titulluara, ku ai vendos në qendër ditën e protestës së 21 janarit të vitit 2011, në Tiranë

Rexhep Qosja gjatë promovimit të librit dje në Tiranë

“Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë”, një libër që flet drejtpërdrejt për demokracinë jofunksionale të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe keqqeverisjen e dy shteteve shqiptare. Libri është një analizë, që studiuesit e cilësuan si të dhimbshme, mbi politikën shqiptare këta 20 vjet, si në Kosovë edhe në Shqipëri

Qosja: Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt Sipas akademikut, vlerat demokratike, shteti i së drejtës, barazia e dinjiteteve e të tjera mbesin dëshira të ëndërruara në jetën shqiptare Rexhep Qosja është rikthyer në Tiranë për të promovuar librin e tij “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë”, një libër që flet drejtpërdrejt për demokracinë jofunksionale të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe keqqeverisjen e dy shteteve shqiptare. Libri është një analizë, që studiuesit e cilësuan si të dhimbshme, mbi politikën shqiptare këta 20 vjet, si në Kosovë edhe në Shqipëri.“Kur më është dashur të shoh shumë arkivat e huaj për të bërë librat e mi, më ka mbetur në mendje një artikull i një studiuesi, që thoshte: “Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt’. Librin kam nisur ta shkruaj më 21 janar, kur u vranë katër protestues. Unë atë ngjarje e kam ndjekur nga fillimi deri në fund. Mendja e shëndoshë të thoshte se qe gabim. S’kam menduar se do të na vrisnin më, sepse edhe në Kosovë janë vrarë, por nga policët serbë e jugosllavë, jo nga tanët”,- tha Qosja. E ndoshta ky qëndrim jo i panjohur i akademikut kish sjellë në Muzeun Historik një numër të madh njerëzish publikë dhe jopublikë. Këta të fundit, më së shumti të pozicionuar me

mendimin e tyre majtas. Brenda salla ishte e tejmbushur dhe të tjerët rrinin jashtë derës me shpresë se mund të dëgjonin se ç’bëhej brenda. Në rreshtat e parë dalloheshin disa deputetë të së majtës, mes tyre Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Agim Leka si dhe kryetari Edi Rama. Nuk mungonin as historianë e studiues si Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Moikom Zeqo dhe Jorgo Bulo. “Në këtë vepër janë përmbledhur shkrime për politikën dhe krijimtarinë letrare e shkencore, për krijues e vetje të tjera, për ngjarje, dukuri e veprime të ndryshme politike në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë”,- shkruan Qosja, i cili shtoi se “Shqipëria e Kosova nuk janë ashtu si shqiptaret do donin të ishin”. Sipas tij, vlerat demokratike, shteti i së drejtës, përgjegjshmëria e zyrtarëve, barazia e dinjiteteve e të tjera, edhe më tej mbesin dëshira të ëndërruara në jetën shqiptare. Më tepër se gjysma e librit përbëhet nga artikuj, sprova, trajtesa dhe biseda të titulluara, ku ai vendos në qendër ditën e protestës së 21 janarit të vitit 2011, në Tiranë. Debati për gjuhën; Standardi është i hapur ndaj gegnishtes “Mund të bëhen diskutime për përmirësime aty ku ka vend e aty ku është e nevojshme me gjuhën letrare kombëtare e që tani i themi standard. Mendoj se këto diskutime kanë disa vjet që kanë filluar dhe mbartin një frymëzim tjetër, kryesisht politik. Duan të

rrënojnë rregullat duke i bërë përjashtimet nga rregullat, por nuk bëhen përjashtimet rregulla. Përmirësimet nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikojnë bazat, themelet, tërësinë e standardit. Gjuha standarde është e hapur ndaj gegnishtes dhe të folmeve të tjera. Unë vetë jam një ndër ata autorë që fus shumë fjalë nga gegnishtja në letërsi, sepse jam rrit atje ku flitet një ndër të folmet më të bukura të gegnishtes. Askush nuk ka vënë pengesë për këtë. Bashkëpunimi mes dy akademive është shumë i rëndësishëm. Do të duhej të ishte edhe për gjëra të tjera që kanë nevojë e jo vetëm për gjuhën standarde, nëse ka bashkëpunim vetëm për gjuhën, tregon se diçka nuk është e shëndoshë. Gjuha standarde është një prej fitoreve më të mëdha kulturore dhe të themi politike e popullit shqiptar. Kjo është historike. S’duhen bërë ndryshime. Për historinë; Osmanët kanë qenë pushtues, por s’duhet nxitur urrejtje Ju e keni parë në librin tim. Kosova nuk është më e pushtuar prej qeverisë otomane. Pushtimi otoman ka qenë 500 vjet dhe ka qenë pushtim. Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e trojeve dhe popullit. Ministri i Jashtëm turk në Kosovë ka thënë se duhet të hiqen fjalët fyese, që përbëjnë e nxisin urrejtje. S’kemi pse t’i edukojmë të rinjtë me urrejtje. Franca e Gjermania kanë bërë tekste në të cilat kanë hequr gjuhën e urrejtjes.

Thanë për Qosjen Edi Rama: “Nuk është ky vendi ku unë duhet të flas. Megjithatë, sot do të flas si i kritikuar prej Rexhep Qosjes dhe do të them diçka që nuk ia kam thënë as vetë profesorit. Në një takim në një shkollë, nuk e di se në çfarë rrethanash, i kisha vënë duart në xhepa dhe kështu kisha dalë edhe në pamjet televizive. Pas disa kohësh unë lexoj një artikull të Rexhep Qosjes, ku ai thoshte se opozita është me duar në xhepa. Qe një krijesë e filluar me një artikull të hollë, gërvishtës. Rexhep Qosja është kolos i mendimit shqiptar, jo studiues, jo historian, e jo historian i letërsisë. Ne e duam më shumë se në Prishtinë, sepse ai është kryeopozitari për regjimin e Sali Berishës”, - tha kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili e nisi fjalën e tij duke rrëfyer një moment personal me akademikun nga Kosova. Pëllumb Xhufi: “Leximi i tij më është dukur një udhëtim me shoqëri të keqe, sepse në këtë libër parakalojnë personazhe politike me shumë faje. Berisha është përpjekur ta ndezë Shqipërinë në veri e në jug. Ai është antishqiptar dhe më 21 janar ka vrarë katër prej shqiptarëve më të denjë, që i bënte të tillë varfëria. Ai ka shitur pasurinë e vendit, dhe ka vrarë, e në fund në 100-vjetorin e Pavarësisë arriti të përmbysë edhe historinë duke i vënë madje edhe bust njeriut që i ngjan më shumë, Ahmet Zogut. Nga ana tjetër, së fundmi akademikët janë mbledhur për të vrarë gjuhën shqipe”, - tha Xhufi duke cekur disa prej çështjeve më të debatueshme sot për sa i përket identitetit tonë kombëtar.

Amfiteatri i Durrësit, trashëgimi europiane në rrezik A m f it e at r i i D u r r ë s it ë s ht ë përfshirë në listën paraprake të 14 objekteve të trashëgimisë europiane në rrezik, nga “Europa Nostra”, zëri i Trashëgimisë Kulturore pranë Këshillit të Europës. Lista përfundimtare do të shpallet me rastin e festimit të 50-vjetorit të “Europa Nostra” në Kongresin e radhës. Amfiteatri i Durrësit është një objekt unik me vlera të rralla arkitekturore, historike dhe turistike. Ende i pazbuluar tërësisht ky objekt emblemë e një civilizimi mi-

jëvjeçar dhe një memorieje historike, shumë informuese për brezat, është pa dyshim motivi kryesor që i ka shtyrë, me sa duket, ekspertët ta përfshijnë atë në listën e 14 të nominuarëve. “Europa Nostra më shumë se kurrë ka nevojë për të qenë së bashku, sepse Trashëgimia e Europës është gjithçka, është fryma që e mban gjallë, si dhe shpirti që e përjetëson”, shprehet i mirënjohuri Placido Domingo, president i “Europa Nostra”. Ky lajm vjen në Ditën Ndërkombëtare të Monu-

menteve dhe Siteve, që u përcoll edhe në disa qytete të Shqipërisë, ku u organizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme. Në Tiranë, në kuadër të kësaj dite u inaugurua dhe Qendra Multimediale, si një pikë informacioni dhe edukimi për publikun e gjerë. Aktivitete të tjera në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve u zhvilluan në Parkun Arkeologjik Antigone, në Apoloni, Butrint, në Gjir o k a stë r, S a r a n d ë , Be r at , Shkodër, Korçë dhe Durrës.

Ky lajm vjen në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, që u përcoll edhe në disa qytete të Shqipërisë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.