Mapo 12 dhjetor ok

Page 2

2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë / Ngjela: Reforma të

nisë nga Llalla, nuk do fillojë hetimin për Imamin Faqe 4

ekonomi / Jaka: Qeveria të na

shlyejë borxhet, taksat të ndryshojnë në 2015

Faqe 5

kronikë/ Studenti thyen

adresat në Facebook, gjoba e shantazh për 1 milion lekë

Faqe 9

E parë me këtë sy tregu i ishUzinës Dinamo nuk është aq keq sa ato për rreth tij, por kjo në fakt nuk është e mirë dhe as e sigurt.

“Tregu i ish-Uzinës Dinamo, është prej kohësh objekt spekulimesh për shkak të konkurrentëve që duan të marrin tregtarët”, thotë Alfred Bozhiqi President i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve. Përtej kësaj ai edhe zotëruesit e magazinave në zonën e ish-Uzinës Dajti këmbëngulin se kripa e cianurit që ndodhej te kjo e fundit nuk ishte e rrezikshme

Pasiguria e ushqimit dhe një histori me cianur Nga Vladimir Karaj

A

i i ka trastat plot ndërsa del nga tregu ushqimorë në ish-Uzinën Dinamon, paksa i mendueshëm duke bërë ndoshta ende llogaritë me mendje. “Nuk keni dëgjuar për cianurin?”, e pyesim ne ndërsa e ndalojmë pak metra më tutje. “Çfarë janë këto. Këto janë budallalliqe,” na kthehet qetë-qetë dhe vijon rrugën në të dalë të tregut. Pas tij të tjerë blerës, të pa shqetësuar madje as nga prania e përparseve të bardha të inspektorëve të AKUsë, që bien në sy në mes të tollovisë laramane të tregut dhe që njëfarësoj ndjellin alarm. Tregu i ish-Uzinës Dinamo u kthye sërish në qendër të vëmendjes publike disa ditë më parë, pas një deklaratë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo i cili përveçse akuzoi për veprime kriminale Ministrinë e Mbrojtjes dhe kërkoi hetim penal për këtë alarmoi autoritetet edhe për sigurinë e tregut pas heqjes së 750 kg cianur, që sipas tij ishin hequr nga tregu ushqimor. “Ne u kërkojmë qytetarëve të Tiranës të ndalojnë frekuentimin e këtij tregu, deri në verifikimin e ndikimit që cianuri ka shkaktuar në këtë treg”, thoshte Bozdo në deklaratën që u bë shkak për fillimin e një serie kontrollesh në tregun në fjalë. “Por cianuri nuk ishte këtu”, të thonë tregtarët sapo i pyet për këtë. Ai ishte në Ish-Uzinën Dajti nja 500-600 metra më larg në vijë ajërore, ndarë prej tregut prej një rradhe të gjatë magazinash të vjetra dhe madje edhe parkingjesh. Edhe këtu ka treg edhe pse jo ushqimorë, madje më shumë se kaq ka dhjetra banorë dhe pallate të reja, por ndërkohë kontrollet janë spostuar në zonë e ish-Uzinës Dinamo. “Tregu i ish-Uzinës Dinamo, është prej kohësh objekt spekulimesh për shkak të konkurrentëve që duan të marrin tregtarët”, thotë Alfred Bozhiqi President i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve. Përtej kësaj ai edhe zotëruesit e magazinave në zonën e ish-Uzinës Dajti këmbëngulin se kripa e cianurit që ndodhej te kjo e fundit nuk ishte e rrezikshme. “Prej vitesh e kemi ruajtur këtu ka qenë e mbyllur në fuçi”, na thotë një nga pronarët e magazinave atje, madje këmbëngul se analizat për kontaminimin pas transportit të cianurit ishin kryer dhe zona është e pastër dhe jo e rrezikshme. Ai qesh me mundësinë që kripa e cianurit të ketë ndotur zonën për rreth apo prekur edhe tregun ushqimorë disa mure më larg.

Por ndërkohë alarmi i vërtetë apo i rremë ka qenë i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje AKU. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka inspektuar tregun te ish-Uzina Dinamo dhe ka kërkuar që ai të mbyllet. “U konstatua prezencë e lartë bakteriale te produktet ushqimore (si djath i prishur), u konstatua ekspozim i produkteve jashtë dhomave frigoriferike, çka përbën shkak për përhapjen e sëmundjeve, u verifikuan dëmtime të dyshemeve, tavaneve, mungesë të ujit të ngrohtë, dhoma frigoriferike të dëmtuara e të ndryshkyra, pa ndriçimin e nevojshëm. Gjithashtu u konstatua mungesë dokumentacioni shoqërues i produkteve ushqimore, regjistri i gjurmueshmërisë etj”, thuhet në njoftimin e AKU që ndërkohë pret analizat e kampioneve të ushqimeve që ka marrë nga tregu. Protesta e tregtarëve duket se e shtyu njëfarësoj vendimin për mbylljen, ndërsa ministri i Bujqësisë njoftoi se masa do merreshin vetëm ndaj tregtarëve me shkelje dhe jo ndaj gjithë tregut, ku shiten ndër të tjera edhe rroba apo elektroshtëpiake që nuk hyjnë në autoritetin e AKU. Bozhiqi nga ana e tij është dakord me këtë vendim. Ai thotë se nëse ka tregtarë që nuk i kanë zbatuar kushtet atëherë ndaj tyre të merren masa dhe tu kërkohet përmirësimi i kushteve apo edhe të gjobiten, por prej disave nuk mund të penalizsohet i gjithë tregu. “Jemi të gjithë konsumatorë”, thotë ai ndërsa pimë një kafe në një nga lokalet brenda zonës së tregtisë. Bozhiqi është i vetëdijshëm që kushtet në treg mund të mos jënë më të mirat, por thotë se asnjë treg tjetër i kësaj natyre nuk i ka ato. Ai nuk do të përmendë emra, por thotë se tregjet publikë që menaxhohen nga bashkia janë ku e ku më keq se ai i Ish-Uzinës Dinamo. “Ne i kemi tre banjo, por tregjet publike nuk kanë asnjë”, thotë ai. Nga ora 14.00 inspektorët e AKU-së nuk ndodhen më tregun e që vijon të mbetet i zhurmshëm. Një nga dyqanet e bulmetit që ka në xham një copë letër “bllokuar nga AKU” vazhdon t’i ketë dyert hapur, por i zoti nuk i lejon tregtarët e tjerë që duan ta heq-

Bozhiqi është i vetëdijshëm që kushtet në treg mund të mos jënë më të mirat, por thotë se asnjë treg tjetër i kësaj natyre nuk i ka ato. Ai nuk do të përmendë emra, por thotë se tregjet publikë që menaxhohen nga bashkia janë ku e ku më keq se ai i Ish-Uzinës Dinamo. “Ne i kemi tre banjo, por tregjet publike nuk kanë asnjë”, thotë ai.

Tregu i ish-Uzinës Dinamo u kthye sërish në qendër të vëmendjes publike disa ditë më parë, pas një deklaratë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo i cili përveçse akuzoi për veprime kriminale Ministrinë e Mbrojtjes dhe kërkoi hetim penal për këtë alarmoi autoritetet edhe për sigurinë e tregut pas heqjes së 750 kg cianur, që sipas tij ishin hequr nga tregu ushqimor.

in tabelën nga dera, sepse thotë se kjo do të rrezikonte gjobë. Klientët nga ana tjetër nuk duken të shqetësuar nga kjo. Alfred Bozhiqi ndërkohë këmbëngul në një keqdashje ndaj tregut që ai përfaqëson në një farë mënyre e gjitha e bërë sipas tij për të zhvendiosur tregtarët në një zonë të re tregtimi të ngritur në periferi të kryeqytetit, emra ama nuk përmend. Në fakt tregu prej muajsh është në presion të përhershëm prej institucioneve. Më shumë se njëherë Policia Bashkiake ka tentuar ta bllokojë atë dhe madje herën e fundit ishte policia e rendit që ndërhyu në favor të tregtarëve, duke paraqitur edhe një shtet të ndarë sa i përket asaj që po ndodh pranë tregut dhe bërë në një farë mënyre të besueshme teoritë e tregtarëve se loja është më e madhe se tezgat e tyre. Aq e madhe sa AKU një institucion në varësi të qeverisë kërkoi mbylljen e tregut dhe nga ana tjetër deputetë të mazhorancën këmbëngulën që shqyrtimi do të bëhej rast pas rasti dhe tregu, që u jep punë më shumë se 5 mijë personave nuk do të mbyllej. Po cianuri apo kripa e cianurit siç ta sakëtsojnë ketu? Duket se ky ka qenë problemi më i vogël, për aq kohë sa klientët nuk janë trembur të largohen. Problemet e tjera ato të higjenës dhe sigurisë së ushqimeve sigurisht që mbeten. Tabelat për djathin që të thonë vetëm djath Jugu apo të tjerat për perimet pak më poshtë tyre, ato për mishin dhe pantallonat që i rrinë varur mbi pitet, nuk janë një shenjë e madhe sigurie për klientë të pamësuar me këtë punë. Përzierja e aromave dhe erërave të ndryshme sidoqoftë të deh aq shumë saqë njerëzit përgjithësisht nuk duket se shohin fort këtë pjesa. Ata mjaftohen me sigurinë që u jep tregtari, kaq ka qenë në fakt e mjaftueshme prej vitesh. Dhe nuk është vetëm këtu. Pak kilometra më tutje në tregun te “Avni Rustemi” apo edhe tregjet e tjera në Tiranë gjërat janë njësoj. Perimet shiten mbi të njëjtat llamarina të ndryshkura, rrugët janë plot ujëra me ngjyra të çudishme prej larjeve dhe derdhjeve të kovave. Prej vitesh rrugët e qytetit gëlojnë prej gjithçka shitësve që shesin ku të gjejnë vend, prej thasëve me arra deri te barishtet e mbledhura në kopësht, shisheve me vaj apo verë e gjithçka tjetër mund të rrijë në rrugë. E parë me këtë sy tregu i ish-Uzinës Dinamo nuk është aq keq sa ato për rreth tij, por kjo në fakt nuk është e mirë dhe as e sigurt.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.