Mapo 12 dhjetor ok

Page 19

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

12.12.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12 dhjetor

19

E di se po përmirësohem në golf, sepse po godas më pak spektatorë. - Gerald R. Ford

1901

Transmetimi i parë me radio Në vitin 1899 Guglielmo Marconi transmetoi një sinjal përgjatë Kanalit Anglez. Në të njëjtin vit teknologjia e tij pa fije lëshoi një mesazh SOS dhe shpëtoi një anije që po mbytej në Detin e Veriut. Në dhjetor 1901 Marconi shpalli se ai kishte transmetuar me sukses germën e Kodit Mors “S” nga Poldhu në Cornwall te një marrës në St. John në Newfoundland. Ai ia kishte arritur kësaj duke përdorur një antenë radioje me gjatësi 121 metra të mbështetur nga balona-kuti. Ishte agimi modest i një revolucioni në komunikacion që brenda një shekulli do të shndërronte botën totalisht.

I lindur në Bolonja, nga një baba italian dhe nënë skoceze Marconi ishte i pakënaqur nga përpjekjet e tij të para për të zhvulliar një telegrafi pa fije në vendin e lindjes. (Si adoleshent ai eksperimentoi me dërgimin e sinjaleve elektrike në kopshtin e prindërve nëpërmjet aerialeve. Në moshën 21 vjecare ai erdhi në britani bashkë me të ëmën në kërkim të ndonjë sponsori të mundshëm. Ai siguroi mbështetjen e Sir William Preece kryeinxhninerit të Postës Britanike i cili ndihmoi në publikimin e sistemit të ‘telegrafisë pa fije’ të Marcon-it. Vec kësaj ai filloi një seri transmetimesh gjithnjë e më

të fuqishme me radio me sinjale të Kodit Mors si në tokë ashtu dhe ujë. Radioja e bëri Marconi-n një njeri të pasur por zhvillimi tregtar i shpikjes së tij u hijezua nga zënkat me rivalët, si teknike ashtu dhe komerciale. Një skandal që kishte të bënte me prapaskenat në ndarjen e aksioneve tw Marconi-t pothuajse e rrëzoi qeverinë britanike në vitin 1912. Më vonë Marconi u rikthye në Itali ku u bë një mbështetës entuziast i fashizmit-diktatori Benito Musolini ishte shoqëruesi t i dhëndrit në dasmën e tij të dytë në vitin 1927. Ai vdiq nga kanceri në Romë në vitin 1937 në moshën 63 vjeçare.

Blitz

Flickr

8.5

Milionë kilometra katror është sipërfaqja e Brazilit.

196.6

Milionë banorë është popullsia e Brazilit.

23.1

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Brazilit.

3.8

Milionë banorë është popullsia e kryeqytetit të Brazilit, Brazilia.

Titulli: Po vjen treni foto: Arne

Mbi mjelmat politike Agon Maliqi Befasitë jo më kot quhen befasi dhe, sipas vetë definicionit të fjalës, ato asnjëherë nuk na gjejnë të përgatitur. Prandaj edhe pakkush arriti ta parashikonte përmasën e ndryshimeve që zgjedhjet e fundit sollën në nivel kryetarësh të komunave. Edhe pse ekzistonte një dyshim i bazuar se në një numër komunash do të ndrronin pushtetet për shkak të përçarjeve brenda degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, shumë komentues -përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave - përkundër dëshirës që kjo të ndodhte, mbeteshin skeptikë se në komuna të tjera kandidatët do të vlerësoheshin nga elektorati mbi baza individuale, ose që vota e protestës do ta përmbyste logjikën e bastioneve. Por ja që Prishtina, Gjakova, Peja, Mitrovica, Ferizaj dhe disa komuna tjera na dëshmuan se, megjithatë, kemi hyrë në një epokë të re dhe më të emancipuar të politikës kosovare. Është krejt e arsyeshme që këto ditë të flasim gjerë e gjatë për domethënien dhe efektet e kësaj tronditjeje politike të cilën sapo e përjetuam. Por mendoj se kemi nevojë të flasim pak edhe për mungesën e parashikimit të saj, e veçanërisht për zanatin e analizave politike, si dhe për liderët të cilët mbi bazën e këtyre analizave prisnin fitore me duar në xhepa. Nassim Nicholas Taleb, epistemologu dhe autori i “Black Swan”, njëri prej mendjeve më të ndritura të botës së sotme intelektuale dhe kritiku më i rreptë i racës së parashi-

gazetamapo@gmail.com

kuesve të të gjitha fushave, do ta konsideronte mungesën e parashikimit të këtyre rezultateve - e sidomos të rezultatit të Prishtinës - si ilustrim tipik të asaj që ai e quan “problemi i qurës”. Taleb e definon problemin e qurës kështu: miliona mjelma të rritura nëpër fermat e SHBA-ve i kanë të gjitha arsyet për të qenë të bindura se njerëzit të cilët kujdesen për to kanë synime miqësore dhe se çdo ditë të jetës s do ta jetojnë të lumtura duke u ushqyer prej tyre. Historia jetësore nuk ua jep mjelmave as edhe një arsye të vetme për ta pritur vakinë që do t’i gjejë një ditë të kobshme, pak para Ditës së Falënderimeve, kur miqtë ua presin kokat për t’i servuar si gjellë festive. Në botën e sotme shumë komplekse dhe dinamike, njeriu - e sidomos njeriu me tipare sharlatani dhe pa aftësi vetëkritike - ka prirje për të rënë vazhdimisht në pozicionin e qurës sepse, duke qenë qenie epistemikisht arrogante, e mbivlerëson tej mase aftësinë dhe mundësinë e tij objektive për t’i vërejtur dhe kuptuar të gjitha dinamikat që ndodhin në shoqëri. Ndoshta në disa raste disa dinamika dhe trende mund të nuhaten përmes observimit, por ashtu si në rastin e qurës, duhet pasur kujdes që përshtypjet e tilla të krijuara nga informatat gjysmake apo nga paragjykimet të mos kthehen në bindje dhe besime të plota që udhëzojnë veprime. Janë pikërisht grackat e tilla ato që e sjellin njeriun në pozitën e atyre kryetarëve arrogantë të komunave ose

liderëve partiakë të cilët, të rrethuar nga këshilltarët lavdërues dhe servilë për të cilët tërhiqte vëmendjen Makiaveli, në mbrëmjen e 1 dhjetorit u ndjenë të tradhtuar nga logjika e tyre njëlloj si mjelmat amerikane para Ditës së Falenderimeve. Është e natyrshme që pas kësaj shkundjeje në nivelin lokal ne si shoqëri kemi filluar të bombardohemi nga analizat mbi atë se çfarë do të ndodhë në skenën tonë politike deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pa dyshim, është i parezistueshëm impulsi për të parashikuar sepse si qenie e kemi të instaluar nevojën psikologjike për qartësi dhe siguri mbi të ardhmen. Në fakt, po ky i njëjti impuls bëri që edhe ky shkrim të cilin po e lexoni fillimisht të nisej me titullin “Momenti i Ramush Metës” dhe me supozimin tim spekulativ se orientimi i ish-kryeministrit Haradinaj për koalicion do të jetë përcaktues për formimin e qeverisë së ardhshme. Por ndoshta do të ishte më mirë sikur ta mbanim pak frymën dhe të mos nguteshim me gjykime të shpejta të bazuara mbi të dhëna historike apo nga observime të momentit, dhe të pranojmë se ndoshta ka faktorë të cilët nuk po i shohim (sepse të tillë gjithmonë ka). Hezitimi ynë duhet të motivohet, nëse jo nga ndonjë arsye tjetër, të paktën nga fakti se tendenca jonë për të stëranalizuar mbi bazën e premisave të marra si “të mirëqena” shpeshherë po prodhon profeci të vetëpërmbushshme. Pra fakti se ne e shprehim publikisht besi-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

min se diçka do të ndodhë e përforcon këtë besim edhe më të tutje dhe për rrjedhojë e kthen këtë besim në realitet. Mbase ndryshimi që sapo ndodhi në Prishtinë duhet të na e japë një leksion në këtë drejtim. Analiza të njëpasnjëshme përputheshin me bindjen e Isa Mustafës se ai do e fitonte Prishtinën me duar në xhepa. Dhe kjo bindje kishte jo pak ndikim në motivimin e elektoratit (“Pse me votu kur dihet që fiton Isa?”). Por në momentin që “autsajderi” Shpend Ahmeti i fitoi 33 për qind të votave në raundin e parë dhe banorët e kryeqytetit fituan përshtypjen se ndryshimi ndoshta edhe ishte i mundshëm, po ky ndryshim vërtet u bë i mundshëm dhe madje u materializua. Nuk po them se shpejt mund të presim përmbysje të mëdha politike në nivel kombëtar. Madje për këtë, në bazë të asaj që po arrij të shoh, personalisht mbetem skeptik. Por ajo që po them është se të paktën në jetët tona të përditshme, apo në angazhimet tona publike, mund të përpiqemi të mos bëhemi riprodhues të status-kuos përmes sharlatanizmit dhe nevojës së pashtershme për të shitur mend. Sepse duke i përjashtuar mundësitë e ndryshimeve mbi bazën e analizave të bazuara në të dhëna historike dhe informata gjysmake pra, duke rënë vazhdimisht në pozitën e qurës ne si shoqëri po e pamundësojmë materializimin e ndryshimeve edhe në rastet kur ato janë realisht të mundshme. Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.