Madame Mapo

Page 27

emra. Një ekuacion me shumë të panjohura, ku shtimi i një personazhi lë jashtë dikë tjetër… Jo jashtë fare, sepse pas një viti, në edicionin e katërt, do bëhet një tjetër listë, e të tjerë emra do lakohen.

Sikur Holta Sikur të kishte dëgjuar këshillën e Agron Aliajt, që i kishtë thënë nënës së saj, pianistes Shpresa Kolaneci, se vajza e saj e vetme kishte të dhëna të mira për t’u bërë balerinë, ndoshta tani do kishim një balerinë më shumë dhe një producente më pak. “Ime më nuk donte kurrsesi, që unë të merresha me balet, megjithë rekomandimet e Agron Aliajt, se unë kisha fizikun e përshtatshëm për këtë e megjithë dëshirën dhe pasionin tim për çdo gje që kishte lidhje me artin. Ndoshta sepse ishte pjesë e rrethit artistik, ajo vetëm me art që nuk donte të merresha”. Kështu Holta u bind dhe zgjodhi të studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku u diplomua në Anglisht dhe pastaj vijoi studimet Master për Administrim Biznesi. Dhe pikërisht në kohën kur gjithkush mendonte se ajo mund ta kishte harruar joshjen e dikurshme për artin, ajo foli për të pari projekt ambicioz, një shfaqje alla- Broduej, që askush nuk e kishte bërë deri atë ditë dhe pakkush e njihte në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë që deri atë ditë, ajo kishte shijuar jetën e ëmbël prej vajze të rritur me pekule nga prindërit dhe prej bashkëshorteje biznesmeni të pasur. “Kam dashur gjithmonë të punoj vetë. Prandaj, që në gjimnaz, nisa të merresha me përkthime. Më pas, kur isha studente, ku nuk kam punuar: në zyrë avokatore, në bankë, asistente konsulli, në një gazetë shqiptaro-zvicerane. Më pas jam marrë me organizatën që themeluam në Shqipëri, si pjesë e UNICEF-it, “Save the children”, e cila gjatë ”98ës u angazhua për të ndihmuar fëmijët e Kosovës. Më pëlqen pjesa e bamirësisë në aktivitetet e mia”. Por aktivitetet e saj kishin qëndruar

larg botës së artit e të famës. Të parën vijonte ta kishte ëndërr, të dytën nuk e mendonte fare. Të pakta janë intervistat, që ajo ka dhënë në shtyp gjatë këtyre viteve, dhe shumë më të pakta serviset fotografike. Sepse Holtës, ndoshta që nga fëmijëria kur nuk u lejua të merrej me art, i është bërë natyrë të mos qenit protagoniste. Ndihet shumë më mirë në zyrën e saj, apo edhe në kuzhinën – zyrë, mes bashkëpunëtorëve, sesa përpara aparatit fotografik apo largqoftë përpara kamerave televizive. Edhe pse një vit më parë, pati nga ata që ngulmuan që në një nga netët e spektaklit të ishte ajo e ftuara, që do kërcente, ajo vijoi të thoshte prerë “jo, në asnjë mënyrë”… Në rrethin e autorëve të spektaklit ende nuk janë zbehur shpresat, që asaj t’i mbushet mendja për një nga edicionet e radhës, edhe pse vetë Holta duket se i ka mbyllur njëherë e mirë hesapet me ëndrrat e fëmijërisë për baletin. Ka sjellë në ekran spektaklin më të madh të kërcimit dhe kjo i mjafton.

Zonja alla-grande Të mos qenit pjesë e botës së artit, ka pasur dhe përparësitë e veta. Përshembull është më e ftohtë ta shohë një shfaqje si një biznes të mirëfilltë, duke mos e lënë veten të rrëmbehet nga emocioni e patetizmi dhe duke e llogaritur mirë si një formulë suksesi. Biznesit ia ka marrë mirë dorën, mund ta quajmë pa frikë nxënësen më të mirë të bashkëshortit të saj Tanit. Prandaj dhe guxoi që në herën e parë me projekte gjigande

Sikur të kishte dëgjuar këshillën e Agron Aliajt, që i kishtë thënë nënës së saj, pianistes Shpresa Kolaneci, se vajza e saj e vetme kishte të dhëna të mira për t’u bërë balerinë, ndoshta tani do kishim një balerinë më shumë dhe një producente më pak

dhe jo me gjëra të vogla. Me salla të mbushura plot dhe me ato lloj shfaqjesh që përfshinin shumë elementë bashkë: aktrim, këngë, balet, muzikë, skenografi gjigande, kostume… Të gjitha elemente të shfaqjeve musical, që veç saj nuk ka guxuar t’u qaset askush tjetër. “Të them të drejtën, hera e parë ishte shumë e sikletshme, ishin shumë hallka të panjohura, që më duhej t’i lidhja me njëra tjetrën. Ishte vetëm uni im i fortë, që kërkonte të bënte me çdo kusht realitet ca ëndrra të mbartura që nga rinia. Kur nisa punën konkrete me këto shfaqje, sapo kisha filluar të ndihesha e lirë pas rritjes së vajzës sime e që më shtyu të mos ndaloja në punën e nisur”. Puna e nisur nuk do ndalonte as vite më vonë, kur në verën e 2010ës do vinte në jetë djali i saj Noah. Vetëm dy muaj më pas ajo do ishte producente e “Miss Albania” dhe gjashtë muaj më vonë do largohej me orë të tëra nga shtëpia për të nisur edicionin e dytë të “Dancing…”. Kurse në fillim fare gjithçka ishte ndryshe, madje të parat takime me bashkëpunëtorët i linte në një lokal të vogël, pranë kopshtit, ku kishte çuar për herë të parë Nikin, duke e shkëputur për të parën herë nga vetja. Kishte qëndruar gjatë në gjendje pasiviteti dhe prandaj e hodhi këtë hap. Një hap gjigand . “Gjithçka u vendos në një bisedë tavoline mes miqsh. Unë vetë, duke qenë e rritur në Akademinë e Arteve, ku mami më merrte me vete vite me radhë, jam e dashuruar me artin dhe kam dashur përherë të merresha me art. Balerinë apo këngëtare nuk mund të bëhesha, festivale dhe Miss-e organizonin të gjithë dhe mendja më shkoi te vënia në skenë e musical-ave, diçka që s’e kishte bërë askush më parë. Dritan Huqi, bashkëproducent në këto projekte dhe mikesha ime, Vikena Kamenica, më përkrahën. U formua kompania ”Theater International” dhe musical-i i parë, me protagoniste Vikenën dhe tenorin amerikan Justin Vickers, u vu në skenë në dhjetor 2004. Sot janë realizuar pesë të tillë”. Vetëm për “Romeo dhe Zhuljetën”

27


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.