Gazeta Mapo

Page 18

18 16

MAPO

E 6 SHKURT 2012 PREMTE, 15 17 27 MARS MAJ MAJ2011 2011 13 E MARTË, MARTË, QERSHOR 24 2010 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

DOKUMENTAR

VLADIMIR PRIFTI:

'SKËNDERBEU' ZBULON JETËN E TIJ PERSONALE Në dokumentarin “Skënderbeu”, regjisori dhe skenaristi Vladimir Prifti e rrëfen heroin në shumë plane, përfshi dhe marrëdhëniet e tij me të shoqen, gjuhët që zotëronte, prejardhjen e nënës së tij Vojsava dhe babait Gjon, lidhjet me vëllezërit, unaza që mbante në gisht dhe simboli sekret, vulat që përdorte etj Aida Tuci

M

ë shumë do të kishte preferuar që të ishin të tjerët të flisnin për dokumentarin e tij. E ka konceptuar të ndarë në katër pjesë. Në ekranin e kinemasë sapo janë shfaqur premierë dy pjesët e para e ndërkohë filmi do të vijojë të shfaqë premierën edhe në ekranin e televizionit. Të dielën në televizionin kombëtar “Top Channel” publiku kishte rastin të shihte pjesën e parë të dokumentarit, realizuar mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, me regji dhe skenar të Vladimir Priftit. Një dokumentar që për herë të parë e sjell Skënderbeun si njeri, por dhe si figurë historike. Ajo çka shohim në ekran është vetëm fasada e vështirësive që ka kaluar regjisori dhe skenaristi Prifti që nga çaku i parë. Ndërkohë, dy seritë e fundit pritet të xhirohen në fillim të muajit qershor, që në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë të mos mungojë edhe Skënderbeu i ekranizuar në katër seri dokumentari. Premiera në kinema e dokumentarit tuaj “Skënderbeu” u shfaq në muajin nëntor, ndërkohë që premiera në ekranin e televizionit nisi këtë të diel, me shfaqjen e serisë së parë të dokumentarit, titulluar “Skënderbeu”. Si e keni ideuar këtë dokumentar dhe, a patët vështirësi në përzgjedhjen e të dhënave historike dhe në ndërtimin e skenarit? Dokumentari “Skënderbeu” u mendua në katër pjesë. Pjesën e parë dhe të dytë ne arritëm që t’i realizonim brenda vitit 2011, ndërkohë që të tretën dhe të katërtën do t’i realizojmë brenda 2012-ës. Ideja që në fillim ishte që të

përfshinim gjithë jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut. Pra, jo vetëm thjesht Skënderbeun si figurë historike, por dhe karakterin e tij njerëzor. Domethënë, ta sillnim atë edhe si figurë njerëzore, marrëdhëniet me të shoqen, gjuhët që zotëronte, prejardhjen e tij, të nënës Vojsava, lidhjet me vëllezërit etj. Kam udhëtuar deri në Maqedoni për të verifikuar prejardhjen e Vojsavës, e cila vjen nga fusha e Pollogut që ndodhet midis Gostivarit dhe Tetovës. Pra aty sillen shumë gjëra të reja, që në fund të fundit e plotësojnë më shumë figurën e Skënderbeut. Shumë njerëz nuk e dinë sesi u trashëguan armët e Skënderbeut brez pas brezi, pasi Donika dhe i biri i morën dhe i çuan në Napoli dhe se si erdhën pas 500 vjetësh në Vjenë. Dhe kjo ka një histori të vetën, që në film ngjall kuriozitet e që sillet shumë mirë nga historiani Moikom Zeqo. Spektatori merr përgjigje edhe për pyetjen se: Cili ishte portreti i vërtetë i Skënderbeut? Edhe ky është një proces analitik i zgjeruar. Tregohet për unazën që ai mbante në gisht dhe mundohemi të zbërthejmë simbolin sekret të saj. Por pasqyrohen aty edhe stemat që kishin të gjitha familjet e principatave shqiptare, si ajo e Muzakajve, Dukagjinasve, Balshajve etj. Këto pothuajse janë përfshirë tek ky dokumentar. Pjesa e parë ka titullin “Principata e Kastriotëve”, ku rrëfehet përmes fakteve shtrirja e kësaj principate, që fillon me dokumentet e 1406-1407, ardhjen e Skënderbeut në oborrin e sulltanit, kthimin e tij në Shqipëri, marrjen e Kalasë së Krujës, ngritjen e ushtrisë, përgatitjen e saj, Kuvendin e Lezhës etj. Në pjesën e dytë jemi ndalur te shteti dhe simbolet, ku

Jam mbështetur për të shkruar skenarin në një vepër shumë të madhe që mendoj se është një nga më interesantet, “Skënderbeu” i Kristo Frashërit. kemi folur përmes fakteve dhe të dhënave historike për stemën, flamurin, vulën që përdorte principata; të madhen dhe të voglën që përdorte Skënderbeu etj. Si u ideuan ato, si erdhën nga ajo kohë deri sot? Të gjitha këto janë përfshirë në pjesën e dytë, që ne e kemi titulluar “Shteti dhe simbolet”. Vështirësia e parë qëndronte në mënyrën e ndërtimit të skenarit. Si do të kalonim nga një fakt apo ngjarje në tjetrën?. Këtë e realizuam duke i lidhur faktet e ngjarjet me tre aktorë dhe katër historianë. Kështu fakti, doku-

menti dhe ngjarja presupozohej që të përcilleshin përmes aktorit që e lexon atë dhe zbërthimit që i bëjnë katër historianët. Janë të shumtë librat që janë shkruar për Skënderbeun. Ju ku u mbështetët për të shkruar skenarin? Duke qenë se për Skënderbeun ka jo pak vepra, duke filluar që me biografët e parë si Barleti, ne nuk e patëm të vështirë gjetjen e këtyre mendimeve, por patëm vështirësi trajtimin e tyre. Për këtë gjeta mbështetje në trajtimin që u bënë këtyre fakteve dhe të dhënave historianët Pëllumb Xhufi, Pranvera Bogdani, Luan Malltezi dhe Moikom Zeqo, të cilët e kanë studiuar dhe janë marrë me këtë periudhë historike, me simbolet e shtetit të Skënderbeut. Përmes tyre puna u bë shumë më e lehtë. Por unë jam mbështetur për të shkruar skenarin në një vepër shumë të madhe që mendoj se është një nga më interesantet, “Skënderbeu” i Kristo Frashërit. E kam për nder që jam mbështetur në këtë vepër. Kam biseduar disa herë me profesorin. Sigurisht që jam mbështetur edhe në vepra të tjera, të cilat janë sjellë përmes historianëve që janë pjesë e këtij dokumentari dhe mendoj se vlerat e tij qëndrojnë pikërisht në faktin se figura e Skënderbeut është parë në shumë plane. Po në dy pjesët e fundit, xhirimet e të cilave ende nuk kanë filluar, çfarë do të rrëfehet? Pjesa e tretë dhe e katërt përfshijnë të gjitha lidhjet e Skënderbeut me Perëndimin. Marrëdhëniet e tij me mbretërinë e Napolit dhe sidomos ndihmën që ai i dha Ferdinandit, i cili po trashëgonte fronin. Ferdinandi po

luftohej nga bujarët e tjerë në luftën për fronin dhe Skënderbeu e ndihmoi që ai ta konsolidonte pushtetin. E gjithë kjo mbështetje që Ferdinandi mori nga Skënderbeu pothuajse nuk dihet, ose shumë pak dihet nga publiku shqiptar por edhe i huaj. Gjithashtu, në pjesën e tretë përfshihet dhe një pjesë e mirë e konflikteve të brendshme që kishte vetë Skënderbeu dhe sidomos për tradhtinë e nipit të vet Hamza, si dhe betejën e famshme të ‘Ujit të Bardhë’. Pjesa e katërt flet për kryqëzatën. Papa Piu që e mbështeti Skënderbeun, vendosi të ndërtonte një kryqëzatë, e cila do të quhej Kryqëzata e Papa Piu dhe në krye të saj do të ishte Skënderbeu. Natyrisht kjo do të kishte qenë diçka madhore dhe Skënderbeu do të kishte një emër më të madh, por Papa u sëmur dhe vdiq në Ankona, kështu që Perëndimi nuk arriti të ngrinte një kryqëzatë kundër Perandorisë Osmane. Pjesa e katërt përfundon me vdekjen e Skënderbeut. Në gjithë këtë dokumentar jam përpjekur që të ndërtoj bashkë me operatorin, drejtorin e fotografisë, grupin e xhirimit, historianët etj., një kuadër sa më të vlefshëm, reflektues i së vërtetës në zbërthimin e kësaj figure. Ky dokumentar është gati-gati si një film. Janë dashur 40 ditë xhirime, gjë që nuk ndodh normalisht me filmat dokumentarë. Në dokumentar janë përfshirë dhe pjesë nga filmi artistik “Skënderbeu”, që vjen vetëm me pamjet që në sfond kanë muzikën e Çesk Zadesë dhe kompozitorit rus, Georgi Sviridovi. Po për këtë dokumentar me kë keni bashkëpunuar? Është diçka me shumë vlerë bash-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.