Gazeta Mapo

Page 7

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Vetëvritet me armën e gjahut 70-vjeçari Qëlloi veten me çifte në kokë, vdes i moshuari. Ramazan Haka, 70 vjeç, me banim në Bishqem të nënprefekturës Peqin, u vetëvra dje në banesën e tij në rrethana ende të paqarta. I moshuari ishte mbyllur në kuzhinën e banesës e më pas me armën e gjahut që mbante pa leje është vetëqëlluar në kokë. Bashkëshortja, që atë çast ndodhej në oborr, pasi ka dëgjuar krismën ka hyrë

menjëherë në banesë dhe ka gjetur burrin të përgjakur. I ndjeri është nisur menjëherë për në spital, por nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, por besohet se shkak ka qenë një gjendje depresive e 70-vjeçarit.

F.S.

I ftohti, 50 pacientë në ditë marrin ndihmë mjekësore

Lokali ku ndodhi ngjarja

Donin ta nxirrnin nga lokali, i riu tenton të vrasë pronarin Arrestohet 17-vjeçari, pasi qëlloi me pistoletë kundër pronarit të një lokali dhe djalit të tij kur këta i kishin kërkuar të mos shqetësonte klientët Korçë- Një 17-vjeçarë ka tentuar të

vrasë babë e bir ndërsa këta punonin në lokalin e tyre. Adoleshenti ka bërë “të fortin” në një lokal në qendër të qytetit të Korçës, ndërkohë që ndalimi i tij nga policia ka shmangur në kohën e duhur një tragjedi. Sherri erdhi pasi pronarët e lokalit i kërkuan atij të mos shqetësonte klientët e tjerë. 17-vjeçari me inicialet L.H., banor i lagjes 16 të qytetit të Korçës, ka shkuar mbrëmjen e kaluar në lokalin “Vasport” për të kaluar kohën e lirë në shoqërinë e disa miqve të tij. Në fakt, sipas buri-

meve të policisë vendore, mësohet se adoleshenti ka pasur një sjellje të çuditshme duke krijuar skena të papëlqyeshme në lokal. Kjo ka shqetësuar pronarin e lokalit, shtetasin Dh.P. 55 vjeç, bashkë me djalin e tij 21-vjeçar. Në këto kushte ata i kanë kërkuar klientit të pazakontë të mos krijonte probleme për të tjerët, ose në të kundërt nuk do të lejohej të qëndronte në lokal. Kaq është dashur që të nisë një debat, ndërsa 17-vjeçari që për pak nuk ka shkaktuar një tragjedi në lokal, ka dashur të veprojë sipas mënyrës së vet. Ai ka nxjerrë një pistoletë tip TT që e mbante me vete dhe me të ka qëlluar në drejtim të 55-vjeçarit. Për fat të mirë, ky i fundit ka shpëtuar nga një vdekje e sigurt, ndërsa nga krisma e armës është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes. Me ndërhyrjen e

Ai ka nxjerrë një pistoletë tip TT që e mbante me vete dhe me të ka qëlluar në drejtim të 55-vjeçarit. Për fat të mirë, ky i fundit ka shpëtuar kësaj të fundit është bërë i mundur arrestimi në kushtet e flagrancës i 17-vjeçarit, i cili akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, si dhe ajo e “mbajtjes së armëve dhe municioneve pa leje”. Ndërkaq, shtetasit L.H. 17 vjeç, i

është gjetur dhe arma, një pistoletë TT, si dhe disa fishekë që i kishte me vete. Në vendin e ngjarjes policia ka mundur të sekuestrojë gëzhojat e dala nga arma, teksa kanë dhënë dëshmi për ngjarjen disa klientë të lokalit. Ngjarja ka qenë shokuese, ndërsa ata që e kanë përjetuar më shumë ishin disa të rinj që janë gjendur aty rastësisht. I riu protagonist i ngjarjes, pas arrestimit ka pranuar krimin, por ka pohuar se ndihej i mërzitur dhe nuk ka ditur se si ka reaguar. Ai nuk ka dhënë shpjegime se ku e ka gjetur armën me të cilën ka tentuar t’u marrë jetën dy personave të së njëjtës familje, të cilët drejtojnë një lokal në qendër të qytetit të Korçës. Policia e Korçës ka ngritur një grup të posaçëm hetimi për të zbardhur të plotë ngjarjen kriminale, ndërsa është bërë dhe këqyrja e vendit ku ajo ka ndodhur. I.Vreto

Bashkimi Europian, projekt për banesat karakteristike në qytetin e gurtë Gjirokastër -Me financimin e Bashkimit Europian, në qytetin e Gjirokastrës ka nisur një projekt i veçantë, i cili ka për qëllim të ndihmojë procesin e ruajtjes, restaurimit dhe rijetëzimit të banesave karakteristike, duke përfshirë në këto nisma edhe pronarët e shtëpive të gurta. Projekti “Rijetëzimi në qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese” (REVATO) do të zgjasë për 18 muaj rresht dhe do të zbatohet nga Organizata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike (GCDO). “Fillimisht, ky projekt parashikon informimin e publikut dhe veçanërisht të pronarëve dhe administratorëve të banesave të gurta në lidhje me dobishmërinë e

ruajtjes dhe restaurimit të këtyre objekteve me vlera të veçanta muzeale”, - thotë koordinatori Sadi Petrela. Mes të tjerash, pjesë e kësaj ndihme do të jetë edhe krijimi i një shoqate të veçantë, pjesë e së cilës do të jenë pronarët e banesave karakteristike. Gjithashtu, ky projekt parashikon edhe ndërhyrjen për restaurimin e çative të gurta në disa banesa “Monument Kulture” në zonën historike të Gjirokastrës. Ndërkohë që disa pronarë të këtyre shtëpive kërkojnë që ato të shtetëzohen. Në situatën kur një grup banesash në qytetin e Gjirokastrës, si shkak i braktisjes nga pronarët, amortizimit dhe shembjeve të vazhdueshme po kërcënojnë jetën e banorëve, këta të fundit kërkojnë që

Një nga shtëpitë e shembura

ato të shtetëzohen për t’u restauruar më pas. Janë 12 banesa “Monument Kulture” në qytetin e Gjirokastrës, të cilat për shkak të rrënimit të vazh-

dueshëm, humbjes së vlerave të trashëgimisë kulture dhe kërcënimit që përbëjnë për jetën e banorëve të tjerë, janë cilësuar “rrezik shembjeje”. Gjatë këtij dimri disa banesa të gurta “Monument Kulture”, si ajo e Kokobobos etj., janë shembur duke kërcënuar edhe jetën e banorëve. Në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për kalimin e këtyre shtëpive të braktisura nga pronarët e dikurshëm në pronë publike, duke bërë të mundur restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre. “Këto shtëpi janë braktisur prej vitesh nga pronarët, duke u kthyer në gërmadha. Në këtë rast shteti duhet të ndërhyjë për t’i bërë prona publike dhe më pas t’i restaurojë ato”, - thonë banorët.

Gjirokastër-Moti i ftohtë i këtij dimri vazhdon të shkaktojë probleme shëndetësore për popullatën në Qarkun e Gjirokastrës. Edhe gjatë këtyre ditëve vazhdon të jetë i konsiderueshëm numri i pacientëve që paraqiten pranë qendrave shëndetësore në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore për shkak të shqetësimeve shëndetësore nga virozat e stinës. Sipas mjekëve të urgjencës në spitalin e Gjirokastrës, në fundjavë janë paraqitur rreth 25 pacientë në ditë për të marrë ndihmën e nevojshme. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë të moshave të vogla dhe të moshuar. “Pacientët paraqiten me dhimbje koke, temperaturë të lartë, të vjella etj.”, - thonë mjekët e spitalit të Gjirokastrës. Ndërkohë, i lartë ka qenë edhe numri i pacientëve me virozat e stinës, të cilët paraqiten për të marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrat shëndetësore dhe kryesisht në zonat malore të Qarkut. Në këtë situatë mjekët këshillojnë mbajtjen e fëmijëve të vegjël në ambiente të ngrohta dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve e frutave, ndërkohë që bluzat e bardha rekomandojnë kujdes të veçantë në këto ditë të ftohta edhe për moshat e treta, të sëmurët kardiakë etj.

Rinis dëbora, komunat malore të bllokuara prej një jave Shkodër-Rinisin reshjet e dëborës në disa zona të veriut, kryesisht në Pukë, ku komuna Iballë vazhdon të jetë e bllokuar prej më se një jave. Ndërkohë akulli ka krijuar mjaft vështirësi në akset kryesore. Në aksin Qafë MaliFierzë ka masë të madhe akulli, ndaj kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë. Po kështu edhe akset Qafë Mali-Kukës e Gjegjan-Reps. Deri tani raportohen të bllokuara komuna e Iballës në rrethin e Pukës, me 11 fshatrat e saj, si dhe zona e Qafë-Malit. Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 cm, ndërsa në qytetin e Pukës trashësia e dëborës është mbi 20 cm. Aksi rrugor TamarëVermosh i hapur dy ditë më parë është bllokuar sërish. Gjithashtu i bllokuar është aksi rrugor BogëTheth, ndërsa Dedaj- Bogë dhe Dedaj- Razëm, sipas Ndërmarrjes së Rrugëve rajonale janë të hapura për qarkullimin e të gjitha llojeve të mjeteve. Gjithashtu i bllokuar është edhe aksi Shkodër-Dukagjin nga reshjet e dendura te borës së rënë gjatë natës, duke lëne të izoluar 5000 banorët e kësaj zone. Aktualisht reshjet e borës kanë pushuar, ndërsa nga ana e ndërmarrjeve të rrugëve po punohet për hapjen e akseve kryesore rrugore.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.