Gazeta Mapo

Page 1

FAQE 20

BASHA: TË RINJTË TË FRYMËZOHEN NGA IKONAT E SPORTIT Kryebashkiaku i Tiranës ka përuruar dje sistemin e ndriçimit në Kompleksin Sportiv Dinamo

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HËNË, 23 JANAR 2012. NUMËR 483. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

NË BRENDËSI

NDARJA E ZONAVE

KRIZA EKONOMIKE

BB, 40 MILIONË USD PËR SHQIPËRINË

Gazeta belge “New Europë” publikoi lajmin sipas të cilit, Shqipëria do të përfitojë një fond shtesë nga Banka Botërore prej 40 milionë dollarësh, për të përballuar efektet negative të krizës FAQE 9

LISTA E ISSH

Ish-ushtarakët, 104 përfituesit e rinj të pensioneve ISSH publikon listën e re me emrat e ushtarakëve që marrin pensione të parakohshme dhe suplementare

REBELOHEN DEPUTETËT E PS, RAMA U TREGON DERËN TË PABINDURVE Asambleja e PS miraton shpërndarjen e re të anëtarëve në 12 qarqet e vendit, për të shpjeguar programin dhe përgatitur zgjedhjet e 2013. Ndryshimi i zonave refuzohet nga Erion Braçe, Shpëtim Gjika, Eltar Deda dhe Ndriçim Hysa. Rama: Kush nuk është dakord, ja ku e ka derën. Braçe: Jam deputet në Berat, s'iki në Korçë se do kryetari. Shpëtim Gjika: Nuk jemi ushtarë të zbatojmë rregullat. Eltar Deda: Bashkëbisedim në PS-në e Vlorës, e vendos anëtarësia. Nano e Rama, bashkë për programin e PS në Tiranë. FAQE 2-3

FAQE 14

Hakmarrja për vrasjet, tritol shtëpisë së Tafilëve në Shkodër

Rama dje duke u futur në mbledhjen e Asambelsë së PS

Donin ta nxirrnin nga lokali, i riu tenton të vrasë pronarin

FAQE 7

OP-ED / 10-11

Një sasi tritoli ka dëmtuar banesën e Admir Tafilit, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Pjetrushi në mars 2012 dhe i dënuar në 2002 për plagosjen e vëllait të tyre, oficer policie në Shkodër

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Siguria në rrugë, sfidë e përbashkët

KOMENT DEDË SHKURTI

MOTI TIRANË

7 | 13 °C SHKODËR

5 | 9 °C VLORË

10 | 13 °C

KURSI

139.0

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

FAQE 2

SUPLEMENT

REVISTAT LETRARE, NJË SPECIE NË ZHDUKJE!

“Hapni letrat”

KOMENT ADRIAN ÇOLLAKU

Nëna e Admir Tafilit në shtëpinë e dëmtuar

MAPO LIBRI

KSiguria Rrugore është sot një nga problemet më të mprehta në botë. Referuar...

Kur ky njeri dëshiron të ma marrë fytyrën mua dhe t’i lajë duart me gjakun tim, atëherë do të ketë shumë telashe me...

E ndërsa Admir dhe Genci Tafili vazhdojnë të vuajnë dënime të rënda në qeli, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të shuar mërinë ndaj tyre. Dje, një sasi lënde plasëse është vendosur tek dera e jashtme e banesës së Admir Tafilit, në lagjen “Udhakryq ” në qytetin e Shkodrës, e cila i ka shkaktuar kësaj dëmtime të rënda. Tafili është i dënuar për

KOMENT / 11 GYORGY KONRAD

FAQE 15-19

RECENSA E PREÇ ZOGAJT

NJË LIBËR QË LEXOHET ME NJË LËMSH NË GRYKË “I ardhur në jetë”, i shkrimtares Margaret Mazantini , botuar nga “Ombra GVG”

Pesimizëm ndërkombëtar

plagosjen e oficerit të policisë Prel Pjetrushi në vitin 2001, dhe i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve të tij një vit më parë, pasi u arratis nga burgu përmes një leje. Nga shpërthimi i tritolit nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mësohet se familja e Tafilit dhe ajo e të vëllait janë larguar nga shtëpia dhe aty jeton vetëm nëna e të dënuarve, e cila në... FAQE 5

Demokracia e pavlerë hungareze Më 2 janar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me mbështetësit e tij, i rrethuar nga një grup i madh policësh, festoi vetveten në Operan e Budapestit. Ai po pagëzonte Ligjin Themelor të tij, atë që ka zëvendësuar Kushtetutën e Hungarisë. Ky dokument e ka çuar në pikën e fundit Republikën e Hungarisë dhe demokracinë shumëpartiake, dhe mendohet se mbetja e tij në fuqi, i siguron sundimin administratës aktuale për një kohë të gjatë në të ardhmen. Mysafirët hynë në sallën e dekoruar të Operas nga porta kryesore dhe dolën prej derës së prapme, ndërkohë që jashtë kësaj, në bulevardin ‘Andrashi’, protestonin afro 100 mijë njerëz...


2

MAPO

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

200

lekë është kuota vjetore për studentë, pensionistë, të papunë, punonjës fshati

20

mijë lekë është kuota vjetore që do të paguajnë biznesmenët

6

mijë lekë është kuota mujore që do të paguajnë deputetët

Ja ndarja e kryesisë në 12 qarqe, Braçe: S’iki në Korçë se do kryetari! Zhvendosjet e anëtarëve të kryesisë në 12 qarqet e vendit. Reagimi i Erion Braçes: Unë jam nën mandat në Berat, kam detyrime ndaj njerëzve, socialistëve! Ashtu siç në Korçë ka deputetë që s’duhet të rrinë në Tiranë Fejzi Braushi Kryesia e PS-së, e mbledhur dje para Asamblesë Kombëtare, ka miratuar listën e shpërndarjes së anëtarëve të saj nëpër qarqe. Listë sipas së cilës, asnjë anëtar kryesie nuk do të jetë më i deleguar në qarkun ku ka qenë deri më tani. Për rrjedhojë, figura të njohura të selisë rozë, që për shkak të punës shumëvjeçare në këto qarqe kanë bërë që ato të identifikohen me ta, do detyrohen të shkojnë në qarqe të tjera. Kështu, Ben Blushi apo Pandeli Majko do të lënë Korçën, Erion Braçe Beratin, Valentina Leskaj Elbasanin, apo Arben Isaraj dhe Arben Malaj, Vlorën. Pikërisht kjo është bërë shkak për pakënaqësi te disa prej tyre, të cilët duke mos u pajtuar me logjikën e përdorur për këtë shpërndarje, kanë gjetur si rrugë për të shprehur refuzimin e tyre me mospjesëmarrjen fare në mbledhjen e kryesisë. Shpërndarja Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar dje vendimin për shpërndarjen e anëtarëve të saj nëpër qarqe, duke ndjekur si logjikë shkartisjen e të gjithë emrave të saj të përfaqësuar në këto zona, me qëllim prerjen e lidhjeve disavjeçare që një pjesë e tyre kanë krijuar me njerëz të caktuar të bazës socialiste, duke shkaktuar për rrjedhojë dhe probleme apo pakënaqësi me pjesën tjetër. Për këtë qëllim, për të shmangur këto probleme dhe për t’i dhënë kujtdo në bazë shansin për të punuar më shumë, kryesia ka bërë një shpërndarje të re dhe më konkretisht në qarkun e Beratit është deleguar Dokle, i cili do duhet të lërë Tiranën. Ndërkohë që Braçe, nga Berati kalon në Korçë, ku do të punojë së bashku me Beqjen, i cili lë Shkodrën. Në këtë qytet tashmë do të punojë si e dërguar e kryesisë Mimi Kodheli dhe Ditmir Bushati. Arta Dade, nga Gjirokastra kalon në Tiranë, krahas Sajmir Tahirit dhe Ndre Legisit. Arben Malaj, nga Vlora kalon në Kukës, qark në të cilin do të punojë dhe Besnik Bare që lë Tiranën. Po ashtu, Arben Isaraj, nga Vlora kalon në Gjirokastër së bashku me Arben Ahmetajn. Ben Blushi, nga Korça kalon në Elbasan, ku gjen Damian Gjiknurin. Majko, nga Korça kalon në Dibër dhe krahas tij do të jetë dhe ish-guvernatori Shkëlqim Cani. Lindita Nikolli, nga Tirana do të kalojë në Lezhë dhe Valentina Leskaj, nga Elbasani kalon në Vlorë, ku do ta ndajë zonën me Fatmir Xhafajn që lë Tiranën. Braçe Një ndarje kjo që ka lënë mjaft të pakënaqur, të cilët nuk kanë nguruar t’i shprehin ato edhe në ballafaqimet direk-

te që kanë pasur këto ditë me kryetarin Edi Rama. Njëri prej tyre është edhe deputeti Erion Braçe, i cili nuk pajtohet me këtë shpërndarje edhe pas vendimit të kryesisë, ku ai vetë dje nuk mori pjesë. Megjithatë, Braçe ka gjetur faqen e tij në ‘Facebook’ për të shprehur në mënyrë kategorike se nuk e pranon këtë vendim dhe se nuk do të kalojë si i deleguar i kryesisë në qarkun e Korçës, ku dhe e kanë çuar. “Pështjellimi është krijuar për shkak të nxjerrjes së qëllimtë të emrave në media, referuar një projekti që nuk ka marrë në asnjë gërmë edhe miratimin tim -të paktën. Dua të sqaroj: Unë nuk jam i deleguari i kryesisë së PS-së në disa KZAZ në Devoll e Korçë. Unë jam deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, në rrethin e Beratit. E gjitha në respekt të mandatit të marrë nga socialistët e popullit në këtë rreth”, - shprehet Braçe. Ai thekson fare qartë se për ofiqe të tilla nuk mund të tradhtojë zgjedhësit e tij, ndaj të cilëve thekson se ndjehet borxhli. “Ju kam thënë, unë nuk kam nevojë për ofiqe në parti apo kudo gjetkë. Për ofiqe nuk tradhtoj e nuk braktis asnjë socialist të Beratit dhe Kuçovës. Ky nuk ka qenë premtim parazgjedhor, por një qëndrim politik e moral, i ndërtuar e pjekur bashkë me secilin prej jush! Prej sot, angazhimi im politik e publik do jetë beteja deri në votën e fundit me Sali Berishën dhe regjimin e tij në Kuvend. Përfaqësimi dhe puna për e me çdo beratas e kuçovar, atje ku ata jetojnë, në funksion të kësaj beteje, mbi të gjitha për të ndryshuar jetën e tyre. Ky është borxhi që iu kam unë socialistëve. Ofiqet le t’i mbajnë ata që rrojnë për to.

Shpërndarja e anëtarëve të kryesisë së PS-së në qarqe

Tiranë Sajmir Tahiri, Arta Dade, Ndre Legisi Shkodër Ditmir Bushati, Mimi Kodheli Vlorë Valentina Leskaj, Fatmir Xhafaj Berat Namik Dokle Korçë Erion Braçe, Ilir Beqja Durrës Eglantina Gjermeni, Vangjush Dako Kukës Arben Malaj, Besnik Bare Dibër Shkëlqim Cani, Pandeli Majko Elbasan Ben Blushi, Damian Gjiknuri Fier Armando Subashi, Bashkim Fino Lezhë Lindita Nikolla Gjirokastër Arben Isaraj, Arben Ahmetaj

Lëvizjet e anëtarëve të kryesisë Erion Braçe nga Berati kalon në Korçë Ilir Beqja nga Shkodra kalon në Korçë Arta Dade nga Gjirokastra kalon në Tiranë Arben Malaj nga Vlora kalon në Kukës Arben Isaraj nga Vlora kalon në Gjirokastër Ben Blushi nga Korça kalon në Elbasan Namik Dokle nga Tirana kalon në Berat Pandeli Majko nga Korça kalon në Dibër Besnik Bare nga Tirana kalon në Kukës Mimi Kodheli nga Korça kalon në Shkodër Lindita Nikolli nga Tirana në Lezhë Valentina Leskaj nga Elbasani kalon në Vlorë Fatmir Xahafaj nga Tirana kalon në Vlorë Kam 16 vite që punoj në Berat dhe natyrisht është ngritur një pune që po jep rezultat nga zgjedhjet në zgjedhje! Unë jam nën mandat në Berat, kam detyrime ndaj njerëzve, socialistëve dhe më gjerë në Berat. Ashtu siç në Korçë ka deputetë

që janë nën mandat e që s’duhet të rrinë në Tiranë, por atje ku kanë detyrimet që rrjedhin prej mandatit. Pra janë detyrimet politike, njerëzore, publike e ligjore ato që vlejnë, jo dëshirat e cilitdo kryetari!” - shprehet Braçe.

Asambleja e PS

Rama-asamblesë: Çojeni programin në fshatin më të largët Punësimi, shëndetësia, arsimi, lufta kundër korrupsionit dhe reformimi i sistemit fiskal. Këto pesë çështje që janë edhe shtyllat e programit të ri politik të socialistëve u prekën dje nga kreu Rama gjatë asamblesë së partisë më të madhe të opozitës, me qëllim që secili nga të pranishmit t’i konsultojë e pasurojë në të gjithë vendin. Rama kujtoi se qenia në asamble e anëtarëve të saj ka të bëjë me domosdoshmërinë që PS-ja të jetë e pranishme në çdo pjesë të territorit të vendit. “Gjithsecili të jetë një zëdhënës i programit dhe i aspiratave të PS-së në komunikimin me çdo komunitet, me çdo pjesëz të secilit komunitet, në çdo fshat, deri në fshatin më të largët. Ky është një kusht i patjetërsueshëm i suksesit të punës sonë. Jam i bindur se në këtë pikë kemi dakordësi të plotë dhe se mbi këtë pikë, çdo njëri nga anëtaret apo anëtarët e Asamblesë, posaçërisht ata që kanë ardhur rishtazi, do të startojë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e çuar atë deri në fund, në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme”-

tha Rama, që duket se këtë porosi ka dashur të përçojë tek anëtarët e kryesisë të cilëve një orë më parë u kishte ndryshuar edhe zonat e tyre historike. Programi

“Kemi marrë përsipër të bëjmë një përmbysje rrënjësore të të gjithë sistemit të mbledhjes dhe të shpërndarjes së të ardhurave. Kemi premtuar të vendosim në themelin e këtij sistemi frymën e së drejtës, duke u angazhuar që kush fiton më shumë të paguajë më shumë, kush fiton më pak të paguajë më pak. Do t’i japim fund padrejtësisë që është në themelin e sistemit të sotëm ekonomik, duke filluar nga eliminimi i taksës së sheshtë”-nënvizoi kreu i PS-së për ndryshimet që bën programi i PS-së në sistemin fiskal. Në drejtim të luftës kundër korrupsionit kreu i pozitës ishte i mendimit se “kemi nevojë të dëgjojmë nga afër historitë që kanë për të na treguar ata që sot përpëliten në botën e sipërmarrjes shqiptare, për shkak të një padrejtësie të thellë që fillon nga pamundësia për të konkurruar lirisht

Edi Rama në Asamble

dhe nga një klientelizëm i shfrenuar, që e ka kthyer pushtetin në ortak të një grushti biznesmenësh për të cilët nuk ka asnjë kufi.” Për një nga sektorët më problematikë, atë të shëndetësisë, Rama gjykon se PS-ja

do të fusë në treg blerjen e shërbimit shëndetësor për të gjithë shqiptarët që nuk e blejnë dot dhe t’ua ofroj atyre falas. Sa për arsimin, ai u angazhua për ndërtimin e një sistemi arsimor i cili duhet t’i përshtatet domosdoshmërisë që, ata që sot janë në bankat e shkollave apo në auditorët e universiteteve, nesër të jenë qytetarë të barabartë të Europës së Bashkuar, me dije të plota për kohën që jetojmë dhe të aftësuar për të përballuar sfidat e kësaj kohe. “Nga ana tjetër, ne refuzojmë t’i konsiderojmë universitetet e vendit si vendi ku strehohen të gjithë të rinjtë e papunë, me iluzionin e një diplome, e cila është thjesht një letër pa vlerë. Papunësinë ndër të rinj, që është plaga më e thellë e kësaj shoqërie sot, në sensin e të nesërmes, ne do ta adresojmë me një reformë të thellë të sistemit arsimor, duke u dhënë mundësi atyre që nuk e përballojnë dot deri në fund konkurrencën në rrugën e arsimimit, mundësinë e një arsimimi profesional, dhe me radhë dhe shumë aspekte dhe çështje të tjera.”-tha ai.


e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Nano e Rama, bashkë për programin e PS-së në Tiranë Megjithëse prej vitesh nuk angazhohet më në jetën aktive politike të Partisë Socialiste, Fatos Nano është deleguar prej saj për të punuar me strukturat dhe bazën e socialistëve të kryeqytetit. Ndonëse bëhet fjalë për një ndarje krejt formale të anëtarëve të Asamblesë në bazë, emri i Nanos duket se ka sjellë

reagime pozitive në mbledhjen e djeshme. Burime nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare, ku dhe u miratua lista e shpërndarjes së anëtarëve të saj në bazë, kanë bërë të ditur se në momentin që sekretari organizativ Blendi Klosi lexoi emrin e Fatos Nanos, nga salla nuk kanë munguar reagimet pozitive ndaj këtij

veprimi. Por duhet thënë se përcaktimi i Fatos Nanos si i deleguari i Asamblesë Kombëtare, pjesë e së cilës ai është me statusin e ish-kryetarit dhe ish-kryeministrit, është një procedurë formale dhe që nuk duhet lexuar si një lëvizje nga pozicionet që ka vendosur tashmë PS-ja me të. Kjo vihet re edhe në rastet e tjera,

të evidentuara gjatë shpërndarjes së anëtarëve të Asamblesë, ku bie në sy ai i ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili po ashtu është deleguar në Tiranë. Veç tij në kryeqytet janë deleguar edhe emra të tjerë të asamblesë, por që kanë kohë që nuk e frekuentojnë jetën e partisë, si ish-kryeministri Ylli Bufi.

Të deleguarit e rinj të Asamblesë, Rama u tregon derën të pabindurve Ndriçim Hysa: Nuk iki nga Cërriku, kam fituar 5 zgjedhje atje. Gjika: Nuk jemi ushtarë të zbatojmë rregullat. Rama: Kush nuk e zbaton, ja ku e ka derën! Eltar Deda pas mbledhjes: Bashkëbisedim në PS-në e Vlorës, e vendos anëtarësia Fejzi Braushi

Jo vetëm caktimi i të deleguarve të kryesisë ka ngjallur pakënaqësi tek socialistët, por edhe ai i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. E mbledhur dje për të diskutuar një rend të gjatë çështjesh, midis të cilave edhe atë për shpërndarjen e anëtarëve të saj në bazë, Asambleja Kombëtare është përfshirë nga debate të forta, të cilat kanë detyruar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, që në një moment t’u tregojë derën të gjithë të pakënaqurve nga riorganizimi i ri i partisë. Rama ka debatuar ashpër me kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe ish-deputetin Ndriçim Hysa, të cilët nga ana e tyre nuk kanë qenë dakord dhe kanë refuzuar shpërndarjen e bërë nga sekretariati i partisë, anëtarëve të Asamblesë nëpër zona. Mbledhja

Rriten kuotat e partisë për biznesmenët Partia Socialistë nis të zbatojë politikën e saj të taksimit progresiv nga vetja, ku ata që fitojnë më shumë do paguajnë më shumë si kuota anëtarësisë. Bëhet fjalë për logjikën e ndjekur prej saj në përcaktimin e masës së kuotizacioneve që duhet të paguajë anëtari i partisë. Kështu, dje Asambleja Kombëtare e PS-së ka pranuar, duke miratuar propozimin e sekretarit përkatës, për nivelin e kuotave të reja të anëtarësisë. Por për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer edhe ekonomitë e fuqishme europiane, Partia Socialiste është treguar në përgjithësi e rezervuar për të bërë ndryshime rrënjësore. E vetmja kategori që ka pësuar rritje të masës së kuotës së anëtarësisë ka qenë ajo e biznesmenëve. Sipas tabelës së re të kuotave të miratuara dje, të gjithë ata anëtarë partie që janë biznesmenë do të paguajnë më shumë sesa kanë paguar deri më tani. Kështu, ndërsa deri tani ata paguanin si detyrim ndaj të qenit anëtarë partie vetëm 12 000 lekë

të reja në vit, tashmë ata do të paguajnë plot 20 000 lekë të reja. Pra, bëhet fjalë për një rritje në nivelin e 8 mijë lekëve. Ndërkohë që të gjitha kategoritë e tjera qëndrojnë në të njëjtat nivele, ku deputetët do të paguajnë plot 6 000 lekë të reja muaj, kryetarët e bashkive të mëdha do paguajnë 20 000 mijë lekë të reja në vit. Ndërkohë që të gjithë anëtarët e partisë që janë studentë, të papunë, pensionistë apo punonjës fshati do të paguajnë vetëm 200 lekë të reja në vit. Në lidhje me përcaktimin e kuotave, dje edhe është debatuar në mbledhjen e Asamblesë, ku ka pasur propozime, siç ka qenë rasti i deputetit Besnik Bare, që kuota për këshilltarët e bashkive të mëdha të dyfishohet nga 2 500 lekë në vit në 5 000 lekë. Propozim ky që nuk është pranuar nga shumica e anëtarëve, ndërsa ka sjellë dhe reagimin e vetë kryetarit të partisë, Rama, i cili nuk ka ngurruar të shpjegojë se “është një vit krize financiare dhe nuk mund të ketë ndryshime për kategoritë e tjera”.

Ashtu siç edhe ishte programuar që prej gati dy javësh, PS ka mbledhur Asamblenë Kombëtare për të diskutuar dhe miratuar një rend dite me 8 pika, ku binin në sy miratimi i rregullores së saj, materiali për përshkrimin e punës së sekretarëve, kalendari politik deri në korrik, përcaktimi i kuotizacioneve, ndarja e të deleguarve të kryesisë, ndarja e të deleguarve të Asamblesë, si dhe zgjedhja e kryesisë së këtij forumi. Përveç disa diskutimeve për kuotizacionet, mbledhja mësohet se ka shkuar qetë deri kur ka ardhur koha për të diskutuar pikën që ka të bëjë me shpërndarjen e anëtarëve të kryesisë dhe Asamblesë në zona. I vetëdijshëm për debatin që mund të hapte mes figurave kyçe të PS-së shpërndarja e anëtarëve të kryesisë, kreu i Asamblesë nuk ka pranuar që ta shqyrtojë këtë pikë të rendit të ditës, duke e konsideruar të miratuar shpërndarjen nga vetë mbledhja e kryesisë që ishte mbledhur vetëm një orë para se të niste punën Asambleja. Ruçi mësohet se ka udhëzuar Klosin që të vijojë me leximin e emrave të anëtarëve të Asamblesë të deleguar sipas qarqeve. Por atëherë kur pritej që edhe kjo pikë të kalonte pa debat, në sallë e ka kërkuar fjalën ish-deputeti Ndriçim Hysa, i cili hapur është shprehur kundër lëvizjes së tij nga Elbasani në Tiranë, duke refuzuar ta pranojë një vendim të tillë. Pas Hysës ka qenë kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, që ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për këtë shpërndarje, duke i kujtuar kryesocialistit Edi Rama se 5

nga 9 të deleguarit e Asamblesë nuk banonin fare në Vlorë, çka sipas tij krijonte premisat për një përçarje të socialistëve vlonjatë. Kërcënimi i Ramës

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit, i cili i lodhur edhe nga debatet me shpërndarjen e anëtarëve të kryesisë, duke iu drejtuar Hysës iu ka përcjellë një mesazh edhe gjithë atyre figurave të tjera që nuk kanë qenë dakord me këto lëvizje, se mund të largoheshin nga PS-ja nëse nuk donin të pajtoheshin me këtë situatë. “Kush nuk është dakord, ja ku e ka derën”, - mësohet se u ka thënë Rama. E ndërsa debatet në Asamble janë mbyllur me kaq, ato kanë vijuar më pas në rrjetin social ‘Facebook’, ku deputetë socialistë i kanë kundërshtuar ashpër këto vendime të Asamblesë. Njëri prej tyre ka qenë deputeti i Vlorës, Eltar Deda, i cili e ka cilësuar mbledhjen e

Asamblesë si zhgënjyese. “Sot në këtë mbledhje, me keqardhje u zhgënjyen socialistët e Vlorës. Mendim të cilin, unë bashkë me strukturat drejtuese do ta japim dhe publikisht. Nga deleguarit e AK të caktuar në rrethin e Vlorës, 5 prej tyre janë jobanues në rrethin tonë. Nuk mund të zgjidhen problemet me individë, të cilët vota e popullit nuk u ka dhënë besimin, ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njeh si mbartës të konflikteve. Po kështu, kryesia e PS-së hoqi si të deleguar nga qarku ynë Arben Isarain. Deri më sot, PS e Vlorës në të gjitha zgjedhjet ka marrë rezultatet më të larta si asnjëherë tjetër. Nuk e kuptoj pse një kthesë e tillë. Duke filluar nga nesër, në seli do të fillojmë një bashkëbisedim për të përballuar bashkë si PS e rrethit të gjithë problematikën, sepse është anëtarësia që vendos për çdo gjë”, shprehet Deda.

Debatet në Asamble Gramoz Ruçi: Kalojmë në miratimin e vendimit për ndarjen e të deleguarve të kryesisë dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare në rrethe. Me kryesinë janë mbyllur në mbledhje. Klosi do të lexojë emrat e anëtarëve të Asamblesë. Blendi Klosi: Në Berat është deleguar nga kryesia... Ruçi: Jo, mos vazhdo me të deleguarit e kryesisë, por me ata të Asamblesë. Lista e kryesisë u miratua nga mbledhja e kryesisë. (Klosi lexon emrat e të gjithë anëtarëve të Asamblesë të shpërndarë në të 12 qarqet). Ndriçim Hysa: E dëgjova listën e lexuar, por nuk arrij të kuptoj pse duhet të jem unë “koka e turkut” dhe të lëviz nga një zonë si Cërriku dhe Gramshi, ku kam fituar 5 mandate rresht si i zgjedhur drejtpërdrejt dhe të vij në Tiranë. Nuk ka pse për interesat e një kryetari bashkie që nuk iu plotësuan dëshirat në zgjedhjet në strukturat e partisë të bëhem unë “kokë turku”. Unë jam njeri që kam kaq vite që punoj në atë zonë, njoh njerëzit, njoh problemet e tyre, ndaj nuk mund të heqë dorë nga ky investim dhe të vij në Tiranë. Kujt i shërben e gjithë kjo, apo interesave të ngushta të ndokujt? Ti shoku Gramoz i di shumë mirë kontributet dhe punën që kryej unë me njerëzit në zonën time. Edi Rama: Çimi, se ke 5 mandate atje, ashtu siç kanë dhe të tjerët po kaq shumë, duhet të lëvizni. Mënyra aktuale e delegimit ka të këqijat e veta dhe po ju sjell si shembull rastin e Kukësit, ku gjatë një vizite timen atje një nga drejtuesit lokalë më tha që na sill një të deleguar tjetër që të zgjidhë problemet dhe të bëjë dhe punën. Ndaj qielli me tokën të puqen, nuk ka asnjë ndryshim. Me zor nuk delegojmë njeri, kush nuk pranon le të ikë, derën e ka të hapur. Për shkak të sistemit zgjedhor tashmë nuk ka më kandidime individuale dhe të gjithë

garojnë me siglën e PS-së, ndaj duhet të punojmë të gjithë në çdo cep të Shqipërisë. Shpëtim Gjika: Nga të gjithë të deleguarit e Asamblesë që lexuat, janë të paktën 5 prej tyre që s’jetojnë fare në Vlorë dhe nuk kanë asnjë lidhje me të. Ju duket se i keni sjellë me katapultë për t’i promovuar në Vlorë, ashtu siç bëtë edhe me delegatët në Kongres, që s’kanë qenë të propozuar nga strukturat dhe baza e Vlorës. Nëse doni t’i promovoni, bëheni, por jo në kurriz të Vlorës, se do ta përçani atë me njerëz që s’jetojnë fare atje. Dijeni se ne nuk jemi ushtarë të zbatojmë urdhrat. Edi Rama: Ne të gjithë duhet të kuptojmë se tashmë Asambleja Kombëtare është një forum i zgjeruar. Kjo skemë po bëhet për shkak se kemi nevojë që të mbulojmë të gjithë territorin e vendit, për të deleguar në çdo cep njerëz që mund të punojnë qoftë me programin, ashtu edhe me strukturat e partisë. Por kjo mund të bëhet në radhë të parë nëse njerëzit kanë dëshirë të punojnë dhe së dyti nuk kanë konflikte me bazën. Ne jemi në një vit elektoral dhe tashmë është e nevojshme që të angazhohemi të gjithë. Nuk është arsye ajo që thua ti, pasi ka njerëz që kanë emër shumë të mirë edhe në aspektin lokal. Ruçi: Kalojmë në pikën tjetër, atë të përcaktimit të kuotizacioneve për anëtarin e partisë. Keni të shpërndarë tabelën përkatëse, me ndryshime të pakta nga viti i shkuar. Besnik Bare: Unë do kisha një propozim, pasi nuk jam dakord me këto parashikime. Kështu, do ishte më mirë që këshilltarët e bashkive të nivelit të parë të paguanin dyfishin e shumës së përcaktuar në tabelë. Rama: Nuk besoj se do jetë veprimi i duhur, pasi jemi në krizë dhe nuk do ishte mirë që në periudhë krize të kishte rritje.


4

MAPO

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

kronikë

Policia kap hajdutin brenda në makinë Një hajdut u arrestua dje në Tiranë nga policia, ndërsa ishte duke konsumuar aktin e fundit të vjedhjes së tij. Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të grabisë një makinë tip “Audi A4”, por pasi ka mundur të hapë derën e automjetit dhe të ulet në sediljen e shoferit, për 17-vjeçarin ka ardhur dhe fundi i aventurës, pasi dy policë kanë parë rastësisht të gjithë skenën dhe e kanë arrestuar në flagrancë. Adoleshenti me

inicialet N.Hysa, banues në fshatin Rrushkull, komuna Sukth, i dënuar më parë për vjedhje, ka qenë duke grabitur një makinë, pranë sheshit “Rilindja”, te pallatet “Karl Topia”. N.Hysa është arrestuar teksa kishte hapur derën e një makine tip “Audi A4”, me targa greke INP 3413 dhe kishte hyrë brenda. Policia ka arritur ta arrestojë në flagrancë. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për vjedhje.

Grabitën me armë banesën ku ndodhej 13-vjeçarja, pranga për dy të rinj Luan Maçi dhe Serxho Muho janë arrestuar pasi dyshohen si autorë të grabitjes me armë të shtëpisë së Veledin Ibrahimit Një pengmarrje e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ndërsa tre të rinj kanë mësyrë shtëpinë e një qytetari për t’i vjedhur paratë dhe bizhuteritë. Serxho Muho, 23 vjeç, Luan Maçi, 27 vjeç, dhe Elton Sako, 28 vjeç, kanë mësyrë në shtëpinë e shtetasit Veledin Brahimi për ta vjedhur, ndërsa aty kanë gjetur vajzën e tij të mitur 13-vjeçare. Pasi kanë kërcënuar me armë vajzën e mitur dhe e kanë izoluar, tre të rinjtë kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë dhe kanë mun-

dur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe lekësh. Ditën e djeshme policia e Tiranës ka arrestuar luan Maçin dhe Serxho Muhon, ndërsa u shpall në kërkim 28-vjeçari Elton Sako. Mësohet se tre të rinjtë kanë hyrë më forcë në banesë dhe kanë kërcënuar me armë vajzën e mitur të familjes, 13 vjeç, e cila ka qenë në banesë. Nën kërcënimin e armëve kanë arritur të vjedhin një sasi të bizhuterish, të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme parash rreth 2 milionë lekë të reja. Me qetësi tre të rinjtë kanë izoluar vajzën e vogël dhe janë larguar nga apartamenti. Kjo e fundit është gjetur nga prindërit në shtëpi në gjendje shoku. Pasi ka marrë njoftim, policia ka nisur kërkimet për autorët e mundshëm. Policia ka marrë në pyetje të zotin e shtëpisë për të më-

suar mbi detajet e aktivitetit të tij, por dhe të rrethit të personave që mund ta dinin se ai kishte në shtëpi bizhuteri të çmuara. Pas hetimeve të para, policia ka rënë në gjurmët e grabitësve dhe i ka arrestuar ata. Identifikimi i autorëve është bërë brenda 24 orësh, ndërsa tre hajdutët kanë shkuar me bizhuteritë e vjedhura për t’i shitur, pa e ditur se ishin gjatë gjithë kohës në vëzhgim të policisë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pjesë e bizhuterive të vjedhura, shuma prej 13 mijë lekësh të reja e përfituar nga shitja e bizhuterive. Burime nga policia e Tiranës thanë dje për MAPO-n se asnjë prej tre të dyshuarve nuk ka patur më parë precedent penalë, por kanë patur informacion mbi bizhuteritë e çmuara që mbante në shtëpi viktima Brahimi. Tre hajdutët

Pas hetimeve të para, policia ka rënë në gjurmët e grabitësve dhe i ka arrestuar ata. Identifikimi i autorëve është bërë brenda 24 orësh, ndërsa tre hajdutët kanë shkuar me bizhuteritë e vjedhura për t’i shitur, pa e ditur se ishin gjatë gjithë kohës në vëzhgim të policisë

kanë survejuar mirë shtëpinë e Brahimit përpara se të realizonin goditjen dhe kanë hyrë në apartament vetëm kur janë siguruar se aty ndodhej vajza e mitur e Brahimit. “Grabitësit kanë qenë me maska dhe vajza e mitur nuk ka mundur t’ua identifikojë fytyrat. Zbulimi është kryer pasi është marrë në pyetje i zoti i shtëpisë dhe pasi policia ka marrë informacione në rrugë operative mbi autorët e mundshëm. Ngjarja u zbardh plotësisht në momentin kur autorët kanë tentuar të shesin bizhuteritë që kishin vjedhur”, thanë dje burime policore për MAPO-n. Ndërkohë që policia po vazhdon punën intensive për kapjen e bashkautorit tjetër të implikuar në vjedhje, Elton Sako, i cili është larguar porsa ka marrë informacion për arrestimin e dy shokëve të tij.

Padia e Fatos Skejës, pritet të nisë këtë javë gjykimin Gjykata e Tiranës pritet të nisë këtë javë shqyrtimin e padisë së gardistit Fatos Skeja ndaj Sabit Dedës, vëllait të Hekuran Dedës, të vrarë më 21 janar 2011. Padia është regjistruar javën e kaluar dhe gjyqtari Arben Mullaj është caktuar për gjykimin e kësaj çështjeje. Padia e Skejës ka ardhur pas deklaratave të Sabit Dedës në media, ku dëshmoi se Skeja është ofruar tre ditë pas vrasjes së vëllait të tij për të negociuar ardhjen për ngushël-

lim të kryeministrit Berisha. Në dëshminë e tij Sabit Deda është shprehur se Skeja ka ofruar dhe një shumë parash si dhe ndihmë për identifikimin e vrasësit në këmbim të lejes për vizitën e kryeministrit Berisha. “Skeja na tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu, se unë do jua gjej me fotografi personin, do t’ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin. I thashë pse Berisha nuk erdhi në varrim kur qenka

kaq i interesum. Më tha jo se ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë. Nuk e nalova unë. Ai më tha se kam një shumë parash. Nuk mi cilësoi se sa. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnji gja. Pasi e pa që nuk jena tu e pranu, doli në rrugë e prapë më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë vetëm me atë, unë e vëllai i vogël. Pranojeni, pse s’e pranoni, ça arsye ka, filloi me shajtë të tjerët’.

Hekuran Deda


E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

rregullave për ruajtjen e një të burgosuri që kishte përfituar liri disa orëshe për takim me familjen e tij. Nga hetimet e prokurorisë nuk rezulton të ketë një bashkëpunim apo dhënie ryshfeti, por vetëm humbje të vëmendjes në krye të detyrës si edhe mosrespektim të mënyrës për vëzhgimin dhe ruajtjen e të burgosurit. Ndërkohë që Ministri i Drejtësisë,

5

rrethe

Arratisja, 10 persona nën akuzë për Tafilin Arratisja e të dënuarit Admir Tafilit nga burgu, çoi në qeli 10 perosna. Tetë policë të grupit të shoqërimit, shefi i policisë së burgut të Shënkollit, si edhe mjeku i burgut janë prangosur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nga hetimet paraprake të prokurorëve të Shkodrës doli në përfundim se, kishte elemente të mosrespektimit të

MAPO

Bujar Nishani ka firmosur edhe shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut të Shënkollit, në Lezhë. Gjatë një komunikimi për shtyp Ministria e Drejtësisë sqaroi se, policia e burgjeve është nën varësi të kësaj ministrie dhe ka fajësuar autoritetet lokale shëndetësore për një lëshim dokumenti i cili çoi edhe në dhënien e lejes për Admir Tafilin.

Hakmarrja për vrasjet, tritol shtëpisë së Tafilëve në Shkodër

Shtëpia e prishur nga shpërthimi, Kimete Tafili duke treguar dëmet

Një sasi tritoli ka dëmtuar banesën e Admir Tafilit, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Pjetrushi në mars 2012 dhe i dënuar në 2002 për plagosjen e vëllait të tyre, oficer policie në Shkodër E ndërsa Admir dhe Genci Tafili vazhdojnë të vuajnë dënime të rënda në qeli, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të shuar mërinë ndaj tyre. Dje, një sasi lënde plasëse është vendosur tek dera e jashtme e banesës së Admir Tafilit, në lagjen “Udhakryq ” në qytetin e Shkodrës, e cila i ka shkaktuar kësaj dëmtime të rënda. Tafili është i dënuar për plagosjen e oficerit të policisë Prel Pjetrushi në vitin 2001, dhe i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve të tij një vit më parë, pasi u arratis nga burgu përmes një leje. Nga shpërthimi i tri-

tolit nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mësohet se familja e Tafilit dhe ajo e të vëllait janë larguar nga shtëpia dhe aty jeton vetëm nëna e të dënuarve, e cila në momentin e shpërthimit nuk ndodhej në banesë. Ngjarja

Lënda plasëse është vendosur tek kreu i shkallëve pranë banesës së Admir Tafilit, shtesë kjo që ndodhet ngjitur me shtëpinë e nënës së tij, Kimete Tafili. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:15 të së dielës ndërsa në banesën e familjes Tafili nuk ndodhej asnjë njeri. Kjo pasi Kimete Tafili ka qenë tek një fqinjë e saj, ku dhe jeton që nga momenti i largimit nga shtëpia të pjesëtarëve të tjerë të familjes, largim ky i ardhur nga frika e hakmarrjes. Dëmet kanë qenë materiale dhe autori ka hyrë brenda oborrit dhe e ka vendosur lëndën plasëse tek dera e pjesës së familjes së Admirit. Kimete Tafili rrëfen se ka qenë tek fqinjët ku dhe jeton më së shumti, pasi është e vetme dhe e

sëmurë, dhe ka dëgjuar zhurmën e shpërthimit. Fqinja ka dalë të shohë dhe më pas i ka thënë Kimetes se shpërthimi ishte tek shtëpia e saj. Hetimi

Lënda plasëse është vendosur tek kreu i shkallëve pranë banesës së Admir Tafilit, shtesë kjo që ndodhet ngjitur me shtëpinë e nënës së tij, Kimete Tafili

Sipas policisë, lënda plasëse ka qenë në sasi të vogël dhe mendohet se autori e ka ditur se në banesë nuk ndodhej njeri, ndaj ka hyrë nga porta e oborrit, e ka përshkuar atë dhe e ka vendosur lëndën plasëse tek dera e hyrjes së Admir Tafilit në të djathtë të shtëpisë së Kimetes. Po hetohet për identifikimin e autorit dhe motivit. Kjo pasi familja Tafili ka disa hasmëri dhe konflikte. Admir Tafili akoma nuk është dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, ndërsa ndodhet në burgun e sigurisë së lartë duke vuajtur dënimin e mëparshëm për plagosjen e oficerit të policisë në vitin 2001. Policia tha se kishte marrë në pyetje nënën e Tafilit që jeton e vetme në shtëpi, ndërsa është duke hetuar në disa pista. Diana Kolaj

Historia e krimeve që lidhen me Admir Tafilin Vrau vëllezërit e oficerit të policisë, se pretendon që ky i vrau të atin në përplasjen me policinë, ku mbeti i vdekur edhe dëshmori Arben Zylyftari Admir Tafili është i burgosur duke vuajtur dënimin me 22 vite për plagosjen e rëndë të Prel Pjetrushit, ish-shef i Krimeve në Shkodër e më pas shef Komisariati në Malësi të Madhe, ngjarje kjo e ndodhur më 21 dhjetor 2001, ndërsa akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi në mars të vitit të kaluar, për

gjakmarrje. Më 2 tetor të vitit 2010, Admir Tafili pasi kishte bërë 8 vjet burgim, mori për herë të parë një leje disaorëshe për të shkuar në shtëpi pasi kishte nënën e sëmurë, leje kjo që iu dha dhe vëllait të tij Genc Tafili, i dënuar me 25 vjet burgim. Po ndërsa po konsumonin lejen, në prani edhe të një toge policie që i shoqëronte, Admir Tafili mundi të arratisej. Ai u kap nga policia më 18 mars 2011, pasi kishte vrarë për gjakmarrje vëllezërit Gjovalin e Nik Pjetrushi, 43 dhe 25 vjeç, në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Po atë ditë Admir Tafili u kap në Tiranë nga forcat speciale, ndërsa deklaroi se ishte ai që i kishte vrarë dy

vëllezërit Pjetrushi, pasi sipas Tafilit, ishte vëllai i tyre Prel Pjetrushi që më 2 gusht 2000 kishte vrarë babanë e tij Bahri Tafili gjatë operacionit policor, ku mbeti i vrarë dhe drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës, kolonel Arben Zylyftari. Pas kësaj vrasjeje të fundit të Admir Tafilit, familja Tafili, gruaja dhe tre fëmijët e Admirit, familja e vëllait të tij Gencit, që vuan dënimin si bashkëpunëtor në vrasjen e Arben Zylyftarit, janë larguar nga Shqipëria, ndërsa në shtëpi ka mbetur vetëm Kimete Tafili, e cila është e sëmurë por është i vetmi person që shkon në burg e takohet me djemtë. Diana Kolaj

Admir Tafili

KIMETE TAFILIT:

Nëse duan me mbyt një plakë të sëmurë, le ta bëjnë Ku ndodheshit kur shpërtheu lënda plasëse? Isha tek fqinjët, se aty rri më së shumti pasi jam vetëm dhe e sëmurë. Që kur kanë ikur pjesëtarët e tjerë të familjes nga frika se mos i vrasin, jetoj e vetme. Si ndodhi ? Isha tek fqinja, kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Doli komshija dhe pasi u kthye më thotë se është tek shtëpia jote. Kam shkuar bashkë me të dhe pashë që kanë vendos tritol, kanë shkatërru, se njeri brenda nuk ka pasë. Erdhi dhe policia e nuk deshti me më lanë me hy, por hyra. Jetoj e vetme, të më vrasin edhe mua. Duan me mbyt një plakë të sëmurë, le ta bëjnë. Unë do rri brenda e nuk do lëviz. Kush mendoni se e ka bërë dhe a jeni kërcënuar më parë? Kërcënime kemi pas mjaft, prandaj largova nuset e fëmijët. Para një muaji dhe kanë hy e më kanë vjedh plaçkat. Ku është shteti? Ku është drejtësia? Drejtësia e pavënë na solli në këtë ditë. Unë jam e vetme dhe me çfarë kam kaluar nuk më bëhet vonë të vdes. Me dy djem në burg, me nuse e fëmijë rrugash të fshehur nga frika, burrin ma vranë. Drejtësi nuk ka. Kërkoj nga policia të më marrë në mbrojtje. Kaq di të them. Të tjerat i shihni vetë.


6

MAPO

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

rajoni

Dheu i Bradhë, arrestohet protestuesi i VV Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili thuhet se ka dëmtuar një automjet i cili po qarkullonte afër pikës së kufirit të Dheut të Bardhë. Në një deklaratë të policisë thuhet se lidhur me protestën që u mbajt dje në rrugën që të çon në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhe është

arrestuar një person, i cili ka kryer veprën penale “Dëmtim i pronës se luajtshme”. Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet G.K., 22 vjeç, dhe është shoqëruar në stacionin policor në Kamenice, ku i është caktuar masa e arrestit për 48 orë. Policia tha se gjatë kontrollimit të personit të dyshuar, i janë

gjetur me vete një palë pranga dhe një shufër metalike, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Në afërsi të pikë-kalimit kufitar Dheu i Bardhë u zhvillua protesta e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje, që synon bllokimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Nga protesta e djeshme e “Vetëvendosjes”

Vetëvendosja, protestë paqësore në kufi, blindohet zona Policia e Kosovës ka konfiskuar disa materiale logjistike, si reflektorë dhe tenda, të cilat do të mundësonin vazhdimin e protestës edhe në ditët në vijim Lëvizja Vetëvendosje edhe dje u hodh në protesta duke synuar të bllokojë vendkalimet kufitare me Serbinë, për të mos lejuar hyrjen e mallrave të saj në Kosovë. Policia ka ndaluar protestuesit disa kilometra larg vendkalimeve kufitare në Merdare në veri të Prishtinës dhe Dheu i bardhë në lindje të Kosovës. Me moton “Serbia nuk kalon”, protestuesit bënë thirrje për vendosjen e masave të ndërsjella politike, ekonomike e tregtare me Serbinë. Ndryshe nga 14 janari, pjesëmarrja ishte më e madhe dhe pa incidente. Një javë më parë mbi 50 persona u lënduan, ndërsa 15 veta u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestat e lëvizjes Vetëvendosje, e cila akuzoi qeverinë për moszbatim të vendimeve të Parlamentit dhe për dhunë ndaj protestuesve, shqetësime që ishin ngritur edhe nga organizatat humanitare. Autoritetet u zotuan se do të hetojnë çdo rast të mundshëm të përdorimit të forcës së tepruar. Autoritetet thanë dje se do të veprojnë në pajtim me ligjet dhe nuk do të lejohet bllokimi i vendkalimeve kufitare e as pengimi i lëvizjes së lirë.

Kurti

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se protestat e djeshme janë në funksion të mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe prodhimit vendas dhe se ato do të vazhdojnë për të nxitur zbatimin e masave të ndërsjella me Serbinë. “Policia është dashur të na lejojë neve rrugëtimin e mëtejshëm deri në afërsi të pikës në Merdare dhe qëllimi ynë nuk është që t’i bllokojmë qytetarët, por ta pengojmë Serbinë”, tha Kurti. Lëvizja Vetëvendosje nuk ndryshoi qëndrimin e saj, pavarësisht se të premten Parlamenti i Kosovës miratoi një mocion me të cilin u shfuqizua mocioni i 7 dhjetorit që detyronte qeverinë të zbatojë reciprocitet të plotë me Serbinë. Protesta e djeshme u ndoq nga përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Avokatit të popullit dhe disa organizatave

Policia ka ndaluar protestuesit disa kilometra larg vendkalimeve kufitare në Merdare në veri të Prishtinës dhe Dheu i bardhë në lindje të Kosovës tjera humanitare. Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së, në Kosovë, ambasadori William Walker po ndjek protestat për të parë nga afër siç tha ai,- zhvillimin e tyre posaçërisht pas përleshjeve të një jave më parë. Ai tha se, përderisa protesta është paqësore, nuk duhet të ketë arsye për ta kundërshtuar atë. Qeveria

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka theksuar se e drejta

për protestë është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe kjo e drejtë nuk do të vihet asnjë herë në pikëpyetje, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të keqpërdoret nga askush dhe për asnjë qëllim. Qeveria e cilësoi protestën krejtësisht të panevojshme dhe në kundërshtim me vendimet e Parlamentit të Kosovës, e cila siç thuhet, ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, mirëpo policia e Kosovës është përkujdesur që liria e lëvizjes të jetë e garantuar dhe që rrugët të mos bllokohen. Qeveria në komunikatë shpreh konsideratën e saj të lartë për qytetarët e Kosovës, të cilët janë distancuar nga veprimet e tilla të panevojshme politike të nxitura nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilat në mënyrë serioze e dëmtojnë imazhin e shtetit tonë. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët e saj se është shumë e përgjegjshme në respektimin e vendimeve të Parlamentit të Kosovës, të cilat janë në përputhje me aspiratat për integrime euro-atlantike. Prandaj, protestat politike të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të mund të lëkundin themelet e shtetit demokratik, i cili është i përcaktuar për fqinjësi të mirë, për ekonomi të tregut të lirë dhe për integrime euro-atlantike, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, një pjesë e partive opozitare i kanë bërë thirrje Vetëvendosjes për protesta të qeta; ndërsa policisë, të tregohet e përmbajtur, për të shmangur përvojën e 14 janarit.

Abazi: Policia, dhunë mbi mbështetësit nga Shqipëria Mbështetësi nga Shqipëria i protestës së Vetëvendosje, Bojken Abazi, tregoi dje problemet me të cilat ata janë detyruar të përballen në pikën kufitare të Morinës. Sipas tij, rreth 50-60 forca policie speciale kanë blinduar këtë pikë kufitare, duke ushtruar edhe dhunë mbi aktivistët që vinin nga Shqipëria. Ai deklaron se lejimi i tyre është bërë pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, ndërsa thotë se “Sapo kemi kaluar doganën e Kosovës, jemi në këmbë, nuk u lejuan autobusët tanë të kalonin. Jemi rreth 40 persona, pasi nga pritja e gjatë një pjesë u ftoh dhe nuk mundi të na ndiqte drejt Kosovës. Policia speciale e Kosovës gjuajti me shkelma nga këmbët aktivistët tanë, ndërsa pati edhe përplasje pas murit”, deklaroi Abazi.

Maqedonasit, thirrje raciste në Nish Shqiptarët e Maqedonisë janë indinjuar nga brohoritjet ofenduese të tifozëve maqedonas kundër shqiptarëve në Nish të Serbisë, në ndeshjet e kampionatit europian të hendbollit. Ofendimet ndëretnike nga terrenet e sportit janë bërë një praktikë e shpeshtë në Maqedoni dhe organet përgjegjëse deri tani nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese as ndaj tifozëve as ndaj klubeve. Faktorë politikë dhe jopolitikë shqiptarë në Shkup kërkojnë nga autoritetet që të ndalojnë këtë dukuri.


e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Vetëvritet me armën e gjahut 70-vjeçari Qëlloi veten me çifte në kokë, vdes i moshuari. Ramazan Haka, 70 vjeç, me banim në Bishqem të nënprefekturës Peqin, u vetëvra dje në banesën e tij në rrethana ende të paqarta. I moshuari ishte mbyllur në kuzhinën e banesës e më pas me armën e gjahut që mbante pa leje është vetëqëlluar në kokë. Bashkëshortja, që atë çast ndodhej në oborr, pasi ka dëgjuar krismën ka hyrë

menjëherë në banesë dhe ka gjetur burrin të përgjakur. I ndjeri është nisur menjëherë për në spital, por nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, por besohet se shkak ka qenë një gjendje depresive e 70-vjeçarit.

F.S.

I ftohti, 50 pacientë në ditë marrin ndihmë mjekësore

Lokali ku ndodhi ngjarja

Donin ta nxirrnin nga lokali, i riu tenton të vrasë pronarin Arrestohet 17-vjeçari, pasi qëlloi me pistoletë kundër pronarit të një lokali dhe djalit të tij kur këta i kishin kërkuar të mos shqetësonte klientët Korçë- Një 17-vjeçarë ka tentuar të

vrasë babë e bir ndërsa këta punonin në lokalin e tyre. Adoleshenti ka bërë “të fortin” në një lokal në qendër të qytetit të Korçës, ndërkohë që ndalimi i tij nga policia ka shmangur në kohën e duhur një tragjedi. Sherri erdhi pasi pronarët e lokalit i kërkuan atij të mos shqetësonte klientët e tjerë. 17-vjeçari me inicialet L.H., banor i lagjes 16 të qytetit të Korçës, ka shkuar mbrëmjen e kaluar në lokalin “Vasport” për të kaluar kohën e lirë në shoqërinë e disa miqve të tij. Në fakt, sipas buri-

meve të policisë vendore, mësohet se adoleshenti ka pasur një sjellje të çuditshme duke krijuar skena të papëlqyeshme në lokal. Kjo ka shqetësuar pronarin e lokalit, shtetasin Dh.P. 55 vjeç, bashkë me djalin e tij 21-vjeçar. Në këto kushte ata i kanë kërkuar klientit të pazakontë të mos krijonte probleme për të tjerët, ose në të kundërt nuk do të lejohej të qëndronte në lokal. Kaq është dashur që të nisë një debat, ndërsa 17-vjeçari që për pak nuk ka shkaktuar një tragjedi në lokal, ka dashur të veprojë sipas mënyrës së vet. Ai ka nxjerrë një pistoletë tip TT që e mbante me vete dhe me të ka qëlluar në drejtim të 55-vjeçarit. Për fat të mirë, ky i fundit ka shpëtuar nga një vdekje e sigurt, ndërsa nga krisma e armës është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes. Me ndërhyrjen e

Ai ka nxjerrë një pistoletë tip TT që e mbante me vete dhe me të ka qëlluar në drejtim të 55-vjeçarit. Për fat të mirë, ky i fundit ka shpëtuar kësaj të fundit është bërë i mundur arrestimi në kushtet e flagrancës i 17-vjeçarit, i cili akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, si dhe ajo e “mbajtjes së armëve dhe municioneve pa leje”. Ndërkaq, shtetasit L.H. 17 vjeç, i

është gjetur dhe arma, një pistoletë TT, si dhe disa fishekë që i kishte me vete. Në vendin e ngjarjes policia ka mundur të sekuestrojë gëzhojat e dala nga arma, teksa kanë dhënë dëshmi për ngjarjen disa klientë të lokalit. Ngjarja ka qenë shokuese, ndërsa ata që e kanë përjetuar më shumë ishin disa të rinj që janë gjendur aty rastësisht. I riu protagonist i ngjarjes, pas arrestimit ka pranuar krimin, por ka pohuar se ndihej i mërzitur dhe nuk ka ditur se si ka reaguar. Ai nuk ka dhënë shpjegime se ku e ka gjetur armën me të cilën ka tentuar t’u marrë jetën dy personave të së njëjtës familje, të cilët drejtojnë një lokal në qendër të qytetit të Korçës. Policia e Korçës ka ngritur një grup të posaçëm hetimi për të zbardhur të plotë ngjarjen kriminale, ndërsa është bërë dhe këqyrja e vendit ku ajo ka ndodhur. I.Vreto

Bashkimi Europian, projekt për banesat karakteristike në qytetin e gurtë Gjirokastër -Me financimin e Bashkimit Europian, në qytetin e Gjirokastrës ka nisur një projekt i veçantë, i cili ka për qëllim të ndihmojë procesin e ruajtjes, restaurimit dhe rijetëzimit të banesave karakteristike, duke përfshirë në këto nisma edhe pronarët e shtëpive të gurta. Projekti “Rijetëzimi në qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit dhe zgjidhja e mospajtimeve penguese” (REVATO) do të zgjasë për 18 muaj rresht dhe do të zbatohet nga Organizata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike (GCDO). “Fillimisht, ky projekt parashikon informimin e publikut dhe veçanërisht të pronarëve dhe administratorëve të banesave të gurta në lidhje me dobishmërinë e

ruajtjes dhe restaurimit të këtyre objekteve me vlera të veçanta muzeale”, - thotë koordinatori Sadi Petrela. Mes të tjerash, pjesë e kësaj ndihme do të jetë edhe krijimi i një shoqate të veçantë, pjesë e së cilës do të jenë pronarët e banesave karakteristike. Gjithashtu, ky projekt parashikon edhe ndërhyrjen për restaurimin e çative të gurta në disa banesa “Monument Kulture” në zonën historike të Gjirokastrës. Ndërkohë që disa pronarë të këtyre shtëpive kërkojnë që ato të shtetëzohen. Në situatën kur një grup banesash në qytetin e Gjirokastrës, si shkak i braktisjes nga pronarët, amortizimit dhe shembjeve të vazhdueshme po kërcënojnë jetën e banorëve, këta të fundit kërkojnë që

Një nga shtëpitë e shembura

ato të shtetëzohen për t’u restauruar më pas. Janë 12 banesa “Monument Kulture” në qytetin e Gjirokastrës, të cilat për shkak të rrënimit të vazh-

dueshëm, humbjes së vlerave të trashëgimisë kulture dhe kërcënimit që përbëjnë për jetën e banorëve të tjerë, janë cilësuar “rrezik shembjeje”. Gjatë këtij dimri disa banesa të gurta “Monument Kulture”, si ajo e Kokobobos etj., janë shembur duke kërcënuar edhe jetën e banorëve. Në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për kalimin e këtyre shtëpive të braktisura nga pronarët e dikurshëm në pronë publike, duke bërë të mundur restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre. “Këto shtëpi janë braktisur prej vitesh nga pronarët, duke u kthyer në gërmadha. Në këtë rast shteti duhet të ndërhyjë për t’i bërë prona publike dhe më pas t’i restaurojë ato”, - thonë banorët.

Gjirokastër-Moti i ftohtë i këtij dimri vazhdon të shkaktojë probleme shëndetësore për popullatën në Qarkun e Gjirokastrës. Edhe gjatë këtyre ditëve vazhdon të jetë i konsiderueshëm numri i pacientëve që paraqiten pranë qendrave shëndetësore në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore për shkak të shqetësimeve shëndetësore nga virozat e stinës. Sipas mjekëve të urgjencës në spitalin e Gjirokastrës, në fundjavë janë paraqitur rreth 25 pacientë në ditë për të marrë ndihmën e nevojshme. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë të moshave të vogla dhe të moshuar. “Pacientët paraqiten me dhimbje koke, temperaturë të lartë, të vjella etj.”, - thonë mjekët e spitalit të Gjirokastrës. Ndërkohë, i lartë ka qenë edhe numri i pacientëve me virozat e stinës, të cilët paraqiten për të marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrat shëndetësore dhe kryesisht në zonat malore të Qarkut. Në këtë situatë mjekët këshillojnë mbajtjen e fëmijëve të vegjël në ambiente të ngrohta dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve e frutave, ndërkohë që bluzat e bardha rekomandojnë kujdes të veçantë në këto ditë të ftohta edhe për moshat e treta, të sëmurët kardiakë etj.

Rinis dëbora, komunat malore të bllokuara prej një jave Shkodër-Rinisin reshjet e dëborës në disa zona të veriut, kryesisht në Pukë, ku komuna Iballë vazhdon të jetë e bllokuar prej më se një jave. Ndërkohë akulli ka krijuar mjaft vështirësi në akset kryesore. Në aksin Qafë MaliFierzë ka masë të madhe akulli, ndaj kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë. Po kështu edhe akset Qafë Mali-Kukës e Gjegjan-Reps. Deri tani raportohen të bllokuara komuna e Iballës në rrethin e Pukës, me 11 fshatrat e saj, si dhe zona e Qafë-Malit. Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 cm, ndërsa në qytetin e Pukës trashësia e dëborës është mbi 20 cm. Aksi rrugor TamarëVermosh i hapur dy ditë më parë është bllokuar sërish. Gjithashtu i bllokuar është aksi rrugor BogëTheth, ndërsa Dedaj- Bogë dhe Dedaj- Razëm, sipas Ndërmarrjes së Rrugëve rajonale janë të hapura për qarkullimin e të gjitha llojeve të mjeteve. Gjithashtu i bllokuar është edhe aksi Shkodër-Dukagjin nga reshjet e dendura te borës së rënë gjatë natës, duke lëne të izoluar 5000 banorët e kësaj zone. Aktualisht reshjet e borës kanë pushuar, ndërsa nga ana e ndërmarrjeve të rrugëve po punohet për hapjen e akseve kryesore rrugore.


8

MAPO

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Tatimet: “Lista e zezë” arrin në 2500 subjekte “Lista e Zezë” që publikohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në fund të vitit 2011, arriti në mbi 2500 biznese. Këto kompani në fund të 2009-ës ishin vetëm 46 dhe konsiderohen borxhlinj në tatime, si dhe që nuk

janë të rregullta me shlyerjen e detyrimeve mbi aktivitetin që ushtrojnë kryesisht në Tiranë. Burimet zyrtare nga Tatime njoftojnë se publikimi i listës bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për gjendjen e rëndë financiare të

këtyre bizneseve.Kështu, të tretët mund të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë. Kjo, sipas

tatimeve duhet të bëhet deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. “Ky publikim bëhet që të njoftohen të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues”, - njoftojnë të njëjtat burime.

Policia tatimore

Kompanitë e transfertave: Piku i rënies së remitancave ka kaluar Agjencitë e transfertave të parave pohojnë se numri i dërgesave vijon të jetë i rregullt, me një rënie të lehtë gjatë vitit 2011, mirëpo vlera e dërgesave ka rënë. Ekspertët besojnë se kriza e remitancave e ka kaluar pikun Kompanitë e transfertave të parave e parashikojnë një vit stabël 2012-ën për sa i përket prurjeve të emigrantëve. Sipas ekspertëve në zyrat e “Western Union” dhe “Money Gram”, dy agjencitë më të mëdha të shërbimit të transfertave në vend, rënia e të ardhurave nga emigrantët e ka kaluar pikun më të ulët, ndërsa në vitet në vijim pritet një qëndrueshmëri. Agjencitë pohojnë se numri i dërgesave vijon të jetë i rregullt, me një rënie të lehtë gjatë vitit 2011, mirëpo vlera e dërgesave ka rënë. Për këtë vit, agjencitë shohin si vendimtare në remitancat situatën në Itali. Ndërkohë që gjatë vitit që lamë pas, situata ishte më e vështirë në dërgesat nga Greqia, rënia e të cilave sipas këtyre agjencive ka prekur fundin. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë në parashikimet e tyre presin një hyrje të dërgesave në rreth 500 milionë euro. Sipas tyre rënia e prurjeve monetare të emigrantëve ka qenë më e ulët se pritjet e tyre, duke pohuar se edhe në kushtet e një krize ekstreme siç është Greqia, remitancat kanë vijuar. Sipas agjencive, mbi 70% e dërgesave të emigrantëve vijnë si suport i rregullt dhe i përhershëm familjar, raport që nuk ka ndryshuar edhe gjatë krizës, por është ulur

ve t ë m vl e r a . P ë r v it i n 2 0 1 2 megjithatë, mbetet ende në pikëpyetje situata në Itali, e cila normalisht ka një ndikim negativ në aftësinë që do të kenë emigrantët shqiptarë për të dërguar para në vend. Italia ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, pas Greqisë, dhe një thellim i krizës atje nuk do të ishte një lajm i mirë. Një peshë të rëndësishme, përveç faktorit ekonomik në eurozonë, pritet të ketë edhe faktori politik në të gjithë Europën, në një kohë kur në dy vendet më me peshë në eurozonë, Francë dhe Gjermani, do të ketë zgjedhje të përgjithshme. Zhvillimi i zgjedhjeve, si dhe fakti që mund të ndërrohen pushtetet në këto vende kyçe të eurozonës, mund të ndikojnë negativisht në situatën ekonomike në Europë, e cila është më e varur se kurrë nga vendimet e shpejta dhe të qëndrueshme qeveritare mbi politikat ekonomike. Ne vi-

tin 2009 dërgesat zinin vetëm 29 për qind të të ardhurave të një familjeje,

Për vitin 2012 megjithatë, mbetet ende në pikëpyetje situata në Itali, e cila normalisht ka një ndikim negativ në aftësinë që do të kenë emigrantët shqiptarë për të dërguar para në vend

Të ardhurat, 450 mijë shqiptarë i deklarojnë këtë vit Detyrimin ligjor për të plotësuar formularin e deklarimit të të ardhurave do ta kenë rreth 450 mijë shqiptarë. Pasi këto, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, plotësojnë detyrimin ligjor, pra kanë të ardhura 2 milionë lekë të reja në vit. Qeveria e shtyu afatin për deklarimin nga marsi i këtij viti në muajin shtator, në mënyrë që qytetarët të informohen rreth kësaj procedure të re në deklarimin e të ardhurave të tyre. Sipas përcaktimeve në ligj, individët me të ardhura vjetore më pak se 2 milionë lekë nuk e kanë detyrim ligjor për të deklaruar, kurse pjesa tjetër, 2 milionë e sipër, duhet me patjetër të zbardhin të gjitha të ardhurat e krijuara, që nuk janë vetëm pagat, por çdo burim tjetër. Natyrisht, në formë vullnetare mund të deklarojë çdokush, por vetëm në rastet kur të ardhurat vjetore i ka deri në 1 milion lekë. Kjo kategori ka mundësi të përfitojë nga skema e rimbursimit social të shtetit, në rast se taksat e paguara dalin më tepër se mundësitë reale, duke u bazuar te skema e llogaritjes së bilancit (të ardhurat minus shpenzimet e zbritshme).Për plotësimin e bilancit, pra të deklaratës, individi do të ketë të sqaruar çdo veprim që duhet të

bëjë. Më parë paraqiten të ardhurat nga burimet e ndryshme, të shoqëruara me tatimin e paguar (fatura). Kjo do t’iu japë mundësi Tatimeve të bëjnë verifikimet nëse deklarata është korrekte apo jo, dhe për të realizuar identifikimin e personave, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, është transferuar regjistri i kartave të identitetit. Qëllimi final i ligjit është formalizimi i ekonomisë, konkretisht i atij segmenti individësh që nuk paguajnë tatimin 10 për qind për të ardhurat e krijuara në forma të ndryshme. Në ligjin e mëparshëm, të drejtën për të deklaruar e kishin vetëm individët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vendas dhe të huaj, kurse me ndryshimet e fundit, në skemë janë përfshirë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë këtu, por që krijojnë të ardhura nga puna në vendet e tjera. Afati i deklarimit është muaji shtator i këtij viti, ndërsa në 2013-ën e tutje do të jetë gjithnjë muaji prill, sikurse e kishte të parashikuar ligji i vjetër. Çdo deklaratë vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal në letërnjoftimin e individit, i cili shërben si kodi fiskal i këtij të fundit.

kur në vitin 2008 dhe 2007 ishin më të larta, përkatësisht 31 dhe 35 për

qind. Ndërsa në 2010 dhe 2011 ky tregues ka rënë poshtë 25%. Rënia e dërgesave të emigrantëve është një alarm për vështirësitë ekonomike që i presin familjet shqiptare, pasi sipas Bankës së Shqipërisë, pesha e këtyre parave në konsumin e përditshëm është mjaft e lartë. Por fatkeqësisht, të dhënat e fundit tregojnë indirekt se familjeve shqiptare iu janë përkeqësuar edhe burimet alternative të të ardhurave, pasi nëse në vitin 2008 dërgesat e emigrantëve plotësonin rreth 60 për qind të nevojave mujore, tashmë ato janë bërë më të rëndësishme sepse plotësojnë më shumë se 70 % të nevojave. Ndërkohë që rreth 70 e familjeve që përfitojnë dërgesa nga jashtë mund të kursejnë vetëm 10 nga këto para. Tkurrja e të ardhurave nga emigracioni pritet të prekë në mënyrë gati të barabartë të gjitha familjet, si në fshat, ashtu edhe në qytet.

Vacancy Announcement Emporiki Bank - Albania S.A., member of Crédit Agricole Group, is seeking to recruit experienced and dynamic employee in Tirana We are seeking to recruit: Account Relationship Manager Account Relationship Manager / Main tasks: Position requirements:  To establish and develop a qualitative loan portfolio with regard to Small Business Enterprises. Provides credit examination and account administration of the portfolio under his/her responsibility by maintaining strong and frequent contacts with the customers.  To promote the Bank’s product and services to the SBEs segment, in order to generate new sales and increasing volumes of lending portfolio for SBE segment.  To establish and maintain, in cooperation with the Regional and Branch Managers, regular communications with existing / potential customers, in order to : - Identify needs of this segment of customers for Bank products and services - Attract financial sound customer in a long term relationship with Bank - Inform customer on bank product & services, changes in pricing policy of the bank, etc.  To perform visits at customer’s sites, prepare a thorough examination of the financial data submitted by customer, as well as identifies postsible deviations and mismatching.  To prepare the respective Call Memos related the visits / meetings performed with the respective clientele. It is responsible for checking, cross checking and verifying on best of his/her knowledge, all the documents and data provided by the customer.  To prepare the credit proposals in compliance with the internal policies, central bank regulations and instructions in force and presents them in the respective approval authorities.  To manage the accounts of the customers by providing them with the necessary information and expertise before, during as well as after the business request processing. Prepare and provide the customer with the list of required documents for the loan examination. Reporting line: The Account Relationship Manager reports to the Head of Retail Business Sector The ideal Candidates should have:      

University degree in Economics or Finance and Banking Prior banking experience in a relevant position (minimum two years) Strong communication and interpersonal skills Capability and willingness to take responsibilities Excellent sales and managing capabilities Excellent written and communication skills in English

Interested candidates are requested to send their resumes within the 27th of January 2012 to the following address: Emporiki Bank - Albania S.A. Human Resources Division, Kavaja Street, Building 27, Entry 1, Municipal Unit No. 10, Postal Code 1001 Tirana Or through e-mail hr@emporiki.com.al


e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

9

Borxhi, buxheti kursen 20 mln euro nga interesat më 2011 Buxheti i shtetit kurseu një shumë prej më shumë se 20 milionë eurosh në shlyerjen e interesave të borxhit. Shpenzimet për interesa që përfaqësojnë rreth 12.4 për qind të totalit të shpenzimeve korente, të realizuara gjatë periudhës janar

- tetor 2011, rezultojnë me një kursim prej rreth 2.9 miliardë lekësh, rrjedhojë kjo e kursimit për rreth 2.3 miliardë lekë në interesat e brendshme dhe rreth 542 milionë lekë në interesat e jashtme, bënë të ditur burimet në

Kriza

“New Europë”: Fondi i ri i BB për Shqipërinë, 40 mln USD Gazeta belge “New Europë” publikoi lajmin sipas të cilit, Shqipëria do të përfitojë një fond shtesë nga Banka Botërore prej 40 milionë dollarësh, për të përballuar efektet negative të krizës ekonomike Blerina Hoxha

Banka Botërore do t’i japë një suplement financiar Shqipërisë në vlerën e 40 milionë dollarëve, për zbutjen e efekteve të krizës financiare dhe për të ruajtur ritmet e rritjes ekonomike. Akordimi i fondit është në proces negociatash, por gazeta belge “New Europë” e zbardhi këtë shifër. Gazeta citon në lajmin e saj se menaxherja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kseniya Lvovsky deklaroi se kjo ndihmë financiare do të përdoret për të mbështetur reformat në sektorin e pensioneve, ndryshimet në ligjin për përfitimet e ndihmës ekonomike dhe sigurinë e digave. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ekonomike në vend, ajo tha se fluksi i ulët i remitancave shkaktoi një rritje të ngadaltë ekonomike. Ndërsa zyra e Bankës Botërore në vendin tonë ende nuk ka dhënë një shifër zyrtare për sasinë e ndihmës financiare që do t’i shtohet Shqipërisë për të përballuar efektet e krizës. Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, fondet shtesë janë në proces negocimi. Në raportin e datës 18 janar për perspektivën e ekonomisë globale, Banka Botërore ka përgjysmuar parashikimet për rritjen ekonomike në vendet në zhvillim, ku përshihet edhe vendi ynë. Specifikisht për Shqipërinë, Banka Botërore parashikonte që viti 2011 të mbyllej me një rritje 3 për qind, ndërsa për vitin 2012 parashikohet një rritje vetëm 2 për qind. Në vlerësimin paraardhës që i takon qershorit të vitit 2011, Banka parashikonte që ekonomia e vendit tonë të mbyllte vitin në fjalë me një rritje 4 për qind, ndërsa për vitin 2012, 4.5 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Banka Botërore i ka përgjysmuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendit tonë. Në rastin e Shqipërisë, Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike. Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithashtu në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin

MAPO

Drejtoresha e BB për Shqipërinë, Kseniya Lvovsky

Gazeta citon në lajmin e saj se menaxherja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kseniya Lvovsky deklaroi se kjo ndihmë financiare do të përdoret për të mbështetur reformat në sektorin e pensioneve fiskal dhe makroekonomik për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Gjithsesi, shuma e huasë për mbështetjen e buxhetit do të jetë detyrimisht mjaft e varur nga per-

formanca makroekonomike e Shqipërisë dhe stabiliteti gjatë periudhës që ka përcaktuar BB në marrëveshjen me Shqipërinë. Për shembull, huatë mund të reduktohen dhe më pas resurset e liruara mund të rialokohen për hua në investime, në rast se qeveria dështon në kryerjen e rregullimeve të nevojshme fiskale për t‘u kthyer në një trajektore më të ulët të borxhit gjatë periudhës 20112014. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj rritjes ekonomike të Bashkimit Europian, i cili është partneri i tij tregtar më i madh, cilëson banka Botërore. Gjithashtu, ky rajon është i rrezikuar ndaj ndryshimeve të kushteve monetare dhe financiare në vendet europiane, bankat e të cilave janë poseduesit kryesorë të aseteve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fluksi i remitancave (dërgesave individuale) për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën është sa rreth 10 për qind e PBB-së dhe ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadalësim i rritjes ekonomike të eurozonës.

Ministrinë e Financave. Kundrejt planit vjetor interesat janë realizuar në rreth 65.2 për qind, ndërsa krahasuar me një vit më parë, ato rezultojnë rreth 1.2 miliardë lekë më të ulëta, ose rreth 3.9 për qind më pak.

Taksat e reja të makinave, ja si spekuluan importuesit e karburanteve Vetëm gjatë muajit gusht të vitit 2011 Ministrisë së Financave, lidhet me u importuan 74 mijë ton karburan- efektet e krizës ekonomike. Konsumi te, nga rreth 25 deri 30 mijë ton që im- për mallrat, të tilla si cigare, alkool portohen nga muaji në muaj. Sipas dhe karburante është ulur, tendencë Ministrisë së Financave, përqendri- kjo e pohuar edhe nga matjet e INmi i zhdoganimeve në këtë muaj er- STAT-it. Kjo situatë ka krijuar pasodhi si pasojë e hyrjes në fuqi të tak- ja zinxhir duke shkaktuar edhe sës së re mbi karburantet në muajin rënien në të ardhurat e buxhetit të shtator. Sasia e karburanteve të zh- shtetit. Të ardhurat gjithsej nga akdoganuara për periudhën janar - ciza janë gati 4.2 % më pak se parashikimi sipas tetor 2011 është planit në buxhe348.3 mijë ton, “Gjatë muajit gusht pati një imtin e rishikuar, me rënie vjetore port të pazakontë të karburankrahasuar me 12 për qind. teve dhe pastaj në shtator kthim vitin 2010. AkciNd ë r s a g j a t ë za pësoi ndrymuajit gusht pa- në nivele të ulëta”, - sqaron shime të ti një import të Ministria e Financave. Sipas saj, ndjeshme në p a z a ko nt ë t ë rritja erdhi si pasojë e reagimit qershor të vitit karburanteve të subjekteve importuese ndaj 2010; u ul akciza dhe pastaj në vendosjes së taksës së qarkulmbi kafen e shtator kthim në limit mbi benzinën dhe gazoilin. papjekur (nga 70 nivele të ulëta, lekë në 30 lekë sqaron Ministria e Financave. Sipas saj, kjo rritje erd- për kg), u hoqën nga lista e mallrave hi si pasojë e reagimit të subjekteve me akcizë lëngjet e frutave dhe pijet importuese ndaj vendosjes së taksës freskuese, në grupin e nënproduksë qarkullimit mbi benzinën dhe teve të naftës shtohet artikulli “nafgazoilin. Ndërsa gjatë vitit 2011, në të virgin” me nivel akcize 50 lekë për total importi i karburanteve ka litër; u shtuan në listën e mallrave me shënuar një vlerë më të ulët sesa në akcizë fishekzjarrët, gomat, pilat dhe vitin 2010. Rënia e importeve, sipas bateritë primare, ambalazhet.

Apple 400 miliardë USD, kalon vlerën e Greqisë Në bursën globale, përkatësisht në llogaritjen e vlerës tregtare të kompanive, ‘Apple’ ka thyer një rekord pasi është vlerësuar më shumë se 400 miliardë dollarë. Sipas të dhënave të bursës globale, vlera e kompanisë ‘Apple’ ka arritur në 431.37 dollarë, por e ka mbyllur ditën me 398 miliardë dollarë. Megjithatë, këto shifra janë mahnitëse për një kompani, ndërsa vlera e ‘Apple’ sot e tejkalon GDP-në e shteteve të rëndësishme botërore, si Austria, Greqia, Argjentina, apo Afrika e Jugut. Madje vlerësohet se kompania amerikane “Apple” tani ka më shumë para të gatshme sesa qeveria e SHBA-së, lajmërojnë mediat britanike, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave në Uashington. Kompania teknologjike “Apple” ia ka kaluar kompanisë multinacionale të naftës dhe gazit “Exxon Mobil”, dhe është bërë ndërmarrja me vlerën më të madhe në botë. Kompania “Apple” me seli në Shtetet e Bashkuara, dje në bursat e Nju-Jorkut shënonte vlerën prej 400 miliardë dollarësh, duke ia

kaluar ndërmarrjes “Exxon Mobil”, e cila ka vlerën 331 miliardë dollarë. Prej vitit 2005, “Exxon Mobil” me seli në SHBA, radhitej e para në listën e kompanive me vlerën më të madhe. Të ardhurat e firmës “Apple” janë rritur viteve të fundit për shkak të forcimit të prodhimeve të saj IPod, IPhone dhe pajisjet e tjera elektronike që kërkohen në gjithë botën.


OpEd

10

MAPO

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Një hero nuk është më trim se një njeri i zakonshëm, por ai është trim pesë minuta më gjatë.

02

Universitetet i urrejnë gjenitë, ashtu si manastiret urrejnë shenjtorët.

03

Një mik është dikush para të cilit mund të mendosh me zë të lartë. Ralph Waldo Emerson

BUJAR KAPEXHIU NGA

Siguria në rrugë, sfidë e përbashkët S

iguria Rrugore është sot një nga problemet më të mprehta në botë. Referuar analizave më të fundit rezulton se në çdo njëzet e shtatë sekonda vdes një njeri dhe plagosen gjashtë të tjerë. Nga këta, shtatëdhjetë për qind u përkasin këmbësorëve dhe prej këtyre të fundit, tridhjetë e pesë për qind janë fëmijë. Në një studim të ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Universiteti i Harvardit dhe nga Banka Botërore, për të nxjerrë se në çfarë renditje në “Ngarkesën e Sëmundshmërisë” zënë dëmtimet e jetës dhe të shëndetit nga përplasjet e trafikut rrugor, rezulton se, nëse në vitin 1990 ato renditeshin në vendin e dhjetë, në vitin 2020 do të zënë vendin e tretë. Kostoja materiale e përplasjeve në rrugë zë nga një deri në tre për qind të Produktit Vjetor të Përgjithshëm Bruto . Shkruesi i këtyre radhëve është Inxhinier transporti i Industrisë Automotive, me përvojë si specialist dhe ekspert i sigurisë rrugore, ende aktiv në punë dhe në jetë. Detyrohet të “dalë fillimisht nëpër botë” për t’iu shmangur me sa mundet debateve shterpe, irracionale dhe politike që shfaqen publikisht sa herë kronika e zezë pushton ekranet tona mediatike për ngjarjet e pakëndshme dhe fatale në rrugë. Dhe nuk janë pak ngjarje të tilla. Kronika e zezë është e tejmbushur. Mortet vazhdojmë t’i bëjmë si në kohën e Eskilit, me kuje e vaje, pavarësisht se vdekjen e kemi kërkuar në delir. Kemi marrë me para borxh makinat e vdekjes dhe kemi blerë nën dorë patentat si dëshmi për të shkuar në varr. Në më pak se gjashtë orë në vendin tonë ndodh një përplasje e rëndë me makinë, në dy ditë vdesin tre njerëz dhe plagosen katër herë më shumë. Dëmtimet e pasurisë, megjithëse për to nuk ka ndonjë statistikë të saktë, hamendësohen në kufijtë dy deri në tre për qind të GDP-së Këto ndodhi fatale të kthyera tashmë në një rutinë janë në një shpërpjesëtim të madh me legjislacionin tonë rrugor tejet voluminoz, por veçse në letër. Prej trembëdhjetë vitesh kemi një Kod Rrugor si ligj themeltar të rrugës dhe sjelljes në rrugë, me qindra nene dhe faqe. Po aq e vëllimshme është rregullorja në zbatim të këtij kodi. Ka më shumë se njëmijë shenja(sinjale) rrugore të standarde europiane (gjithmonë shumica në letër, por jo në rrugë). Shteti shqiptar, normalisht dhe logjikisht, e ka deleguar sigurinë rrugore në dy agjenci në pamje dhe strukturë shumë solide: Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme

KOMENT

DEDË SHKURTI

e Shërbimeve të Transportit Rrugor. I parë në këtë këndvështrim, problemi bëhet më i qartë si një ekuacion i shtruar për zgjidhje me tri ndryshore-variable. Kemi rrugë automobilistike shumë më të mira se njëzet vjet më parë, përdorues automjetesh më të arsimuar në planin e përgjithshëm si dhe makina të markave më të mira e më të reja se në kohën e sistemit totalitar, gjë që nuk e përligjin shtimin drastik të numrit të aksidenteve. Kemi një legjislacion rrugor integral, të kopsitur e të asistuar, i cili, që në krye të herës, kur është përpiluar është menduar se do të zbatohet jo nga përpiluesit e shtetarët, por nga nivelet e ulëta të përdoruesve të rrugës. Ajo që zbatohet, por që zbatohet në mënyrën më banale është pjesa represive e ligjit, caktimi i gjobave nga policët e tipit “Koncert në vitin ‘36”. Të dy agjencitë shtetërore të zbatimit të ligjit ose dy gardianët e sigurisë rrugore janë joeficiente dhe nuk përmbushin detyrat sipas këtij legjislacioni. Në fund të vitit që sapo u mbyll, Kodit Rrugor iu bë një arnim i mjerë që nuk pritet të ketë asnjë ndikim pozitiv në rritjen e sigurisë. E vetmja e mirë është se, kujtdo që është i interesuar, i tregon qartë nivelin mediokër të ligjvënësve tanë. Pyetja legjitime, se përse nuk i bëhet Kodit Rrugor një revizionim tërësor duke riformuluar parimet bazë të tij, duke precizuar funksionin, statusin dhe përgjegjësinë konkrete, me tregues të specifikuar e të kontrolluar të agjencive shtetërore, ka një shpjegim të thjeshtë: “Ligjvënësit jo vetëm si individë, por edhe si institucione, janë ndër përdoruesit më problematikë të rrugës. Siç u cilësua më lart, ata e konceptojnë ligjin për ta zbatuar të tjerët. Këtë pohim të pakëndshëm, nëse dikujt i duket me tepri, jam në gjendje ta provoj me qindra argumente e prova të fotografuara e të filmuara dhe me dëshmi sy për sy. Si individë, këta janë shoferë aspak profesionalë, të pamësuar, që u kanë shkuar patentat me zarf nëpër zyra, që nuk janë ulur kurrë në një autoshkollë të mësojnë ligjin e shkruar dhe të pashkruar, që nuk njohin rregullat elemen-

tare të sjelljes në rrugë, që nuk kanë hipur kurrë si kursantë ne një mjet mësimor e për rrjedhojë ata nuk kanë haberin ta fillojnë ditën si një përdorues rruge, si të nisen nga vendi, si të dalin nga një rrugë e dytë në një rrugë kryesore, si t’i japësh përparësi, si të ecësh në autokolonë apo si mund të nisesh nga shpejtësia zero në një të përpjetë. Qytetarët janë dëshmitarë të eskortave të dhunshme, të autokarvanëve elektoralë në ekstazë, të funksionarëve, për të cilët semaforët kanë vetëm një dritë, atë jeshile, të makinave me targë Z me xhama të zinj e drejtues kokëqethur me syze të zeza që e kanë marrë rrezikun në sy, që nuk parakalohen dhe ata me të cilët shkëmbehen janë hiçër; me makina të dhuruara ose në shumë raste të sekuestruara, që s’e kanë për gjë të përplasen me ne, fakirfukarenjtë nëse nuk del nga karexhata t’u lëshosh rrugën. Në këto rrethana ligjbërësve tanë nuk u intereson të nguten të bëjnë ligj kundër vetes së tyre. Fatkeqësisht, deputetët tanë dhe hierarkët e shtetit nuk e kuptojnë se “imuniteti rrugor” që i japin vetes, pa kushtetutë nuk është kurrë ekuivalent me sigurinë rrugore. Aksidentet e ndodhura jo sporadike, me gishtërinj kryeministrash, me viktima të shkaktuara nga vetë ata dhe anëtarë të kabinetit, deputetë-viktima, prefektë-viktima e deri tek familjarëviktima të drejtuesve të shtetit, tregon më së miri se Vdekja e Motërzuar e quajtur Pasiguri Rrugore Shqiptare nuk njeh hierarki dhe nuk përzgjedh viktima. ë këtë dekor anarkie të trafikut rrugor, ku pothuajse të gjithë bëjnë atë që nuk duhet bërë dhe nuk bëjnë atë që duhet bërë, nga kullat e politikës shkëmbehen zjarre oratorie e batutash, të denja për cuba, të cilat fyejnë dhe përçudnojnë viktimat e mjera të aksidenteve. Opozita duke e konsideruar veten jashtë përgjegjësisë gërmon në varrezat e sintaksës epitete dhe krahasime me emrat: Gërdec dhe Afganistan. Ajo spekulon në mënyrë të pamoralshme me humbjet e jetëve njerëzore në aksidentet që janë kryesisht rrjedhojë e gabimeve individuale njerëzore, për të cilat qeveria gjendet dorëjashtë më shumë se për çdo gjë tjetër Herë pas here, në rolin që nuk i takon - të avokatit të pushtetit, kryepolici rrugor deklaron në kulmin e gjakderdhjes rrugore se aksidentet janë ulur duke marrë si “argument”rritjen krahasimisht të numrit të automjeteve. Aritmetikë dhe argument policësh.

N

Pesimizëm ndërkombëtar Kjo domethënë që ne, qytetarët e thjeshtë, duhet të mësohemi se, nëse në një luftë janë vrarë mijëra njerëz më shumë se në luftën e mëparshme, vdekshmëria është në rënie, ngaqë është rritur me miliona numri i armëve; ose, pavarësisht se nëpër spitale vdesin me mijëra vetë, vdekshmëria është në ulje sepse është në rritje numri i shtretërve. Duke bërë kujdes që dekori gri të mos nxihet më shumë se është në të vërtetë, unë shpresoj dhe këmbëngul që situata e sigurisë në rrugë do dhe duhet të përmirësohet. Askush nuk e do veten të përfundojë viktimë nën rrotat e një makine. peli im, apeli ynë, i inxhinierëve, i oficerëve-policë të kultivuar në shkolla të vërteta, i të gjithë teknicienëve, menaxherëve dhe administruesve të përgjegjshëm është: “Pushtetmbajtës dhe pushtetkërkues të nderuar, lërini dokrrat politike, lëreni sigurinë rrugore në dorë të teknicienëve. Jepuni atyre një ligj të përmirësuar në themel, betohuni se këtë ligj jeni ju të parët që do ta zbatoni dhe nëse e shkelni, ky ligj, juve të parët do t’ju ndëshkojë maksimalisht. Na krijoni hapësirën e nevojshme dhe mjetet e mjaftueshme që të kërkojmë dhe të gjejmë modelin më të mirë në botë të organizimit, drejtimit dhe disiplinës së trafikut rrugor dhe të gjithë do të jemi dëshmitarë të lumtur se siguria aq e dëshiruar do të rritet”. Modeli ekziston dhe është plotësisht i implementueshëm në kushtet e vendit tonë. Kam jetuar dhe punuar afro pesë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e di mirë se çfarë përgjegjësie ka kushdo që disponon një “Operator Driver License” dhe që drejton një automjet. Të mos harrojmë se jo larg, por vetëm dyzet vjet më parë siguria rrugore në Shtetet e Bashkuara ka qenë tepër problematike, aksidentet kishin formën e një masakre rrugore në të ashtuquajturat “freeëay”-je e deri në kryqëzimet me semaforë. Sipas ligjit amerikan, kundravajtjen (master binner) nga krimi(felony), e ndan një hap shumë i vogël. Konsiderohet krim nëse e tejkalon shpejtësinë më shumë se dhjetë milje nga kufiri i lejuar, nëse nuk respekton pikë për pikë tabelat në zonat e riparimit të rrugëve, nëse parakalon autobusin e shkollës kur ai është i ndaluar në rrugë, nëse nuk ndalon stop dhe t’u japësh të drejtë fëmijëve të shkollës të kalojnë në këmbë rrugën, nëse udhëton pa patentë, nëse përdor alkool ose drogë apo je nën efektet e tyre gjatë ngjarjes e mbi të gjitha, nëse nuk sillesh tepër korrekt me ofic-

A

erin-polic. (në Amerikë nuk ka policëkapterë, ka vetëm oficerë-policë). Për të gjitha shkeljet të konsideruara krime polic-oficeri amerikan të urdhëron të dalësh nga makina,në të shumtën e rasteve me pistoletë të drejtuar nga ti, të mbështetesh duke shtrirë duart mbi kabinë, ku ai t’i kthen prapa dhe të vendos prangat. Brenda pak minutash, si kriminel i supozuar i rrugës përfundon në makinën e sherifit dhe prej aty, në burg. Deri në nëntëdhjetë ditë është dënimi kur nuk ke plagosur ose vrarë ndonjë njeri. Gjoba më e vogël është 80 dollarë dhe më e madhja është 180 dollarë. Për çdo shkelje, në rekord shënohen nga një deri në tre pikë. Kur tejkalohet masa e gjashtë pikëve të thërret Byroja e Shqyrtimit të Rekordeve dhe të shpon patentën duke ta bërë atë të pavlefshme. Fill pas kësaj je i thirrur në Bashkinë e qytetit, ku do të paguash një gjobë tjetër vjetore si një qytetar problematik për komunitetin. Të nesërmen, punëdhënësi të pret tek dera me çekun e pagesës në dorë për ditët që ke punuar, ndërpret kontratën e punës sepse nuk mund të mbajë një njeri problematik me trafikun. Siguracioni i radhës për makinën, ku atje paguhet çdo muaj, të vjen 50-60 për qind më i rritur. Me policin amerikan mbaron punë në rrugë. Ai, nëse e sheh të nevojshme, vjen në gjykatë si dëshmitar. Ai mund t’i japë opinionin e tij gjykatësit për të të lehtësuar masën e dënimit nëse ti paraqet pendesë, por në asnjë rast nuk falet gjoba dhe pikët në rekord, të cilat duhen jo më pak se tre vjet për t’u shlyer. Amerikanët do të ndjeheshin shumë më mirë të shkonin në burg për probleme jo rrugore se sa të kenë punë e biografi të prishur si shkelës të legjislacionit rrugor. Kjo është fryma sipas së cilës duhet të fillojmë të ndryshojmë ne të gjithë, duke filluar nga legjislacioni rrugor e deri tek sjellja jonë individuale dhe komunitare. Si përdorues rruge duhet të përgatitemi herët a vonë të përballemi me këto dispozita dhe sanksione ligjore. Makina mund të vrasë edhe më shumë se një pushkë. Leja për të ngarë një makinë është tepricë në liri. Është domosdoshmëri, që në emër të jetës, të sigurisë së saj e të shëndetit, me ligj të rreptë dhe të drejtë, kjo liri të kufizohet. Një liri rrugore e konturuar në ligj, një siguri rrugore më e madhe, kjo është sfida jonë e përbashkët. Nuk ka rrugë tjetër nëse duam një Siguri Rrugore të stabilizuar Marrë nga Respublica.al


E HËNË, 1323 QERSHOR JANAR 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Politikanët e Kosovës, duke filluar nga Hashim Thaçi e më poshtë, do të ishte shumë më mirë që të merren me problemet e qytetarëve të vendit, me hallet e tyre, me obligimet që i kanë marrë nga vota e tyre sesa të merren me dosarë letrash të kota. Sepse, hapjes së letrave më nuk iu beson askush, madje as vetë ata që po i përmendin vazhdimisht. — ADRIAN ÇOLLAKU

“Hapni letrat”

Demokracia e pavlerë hungareze M

ë 2 janar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me mbështetësit e tij, i rrethuar nga një grup i madh policësh, festoi vetveten në Operan e Budapestit. Ai po pagëzonte Ligjin Themelor të tij, atë që ka zëvendësuar Kushtetutën e Hungarisë. Ky dokument e ka çuar në pikën e fundit Republikën e Hungarisë dhe demokracinë shumëpartiake, dhe mendohet se mbetja e tij në fuqi, i siguron sundimin administratës aktuale për një kohë të gjatë në të ardhmen. Mysafirët hynë në sallën e dekoruar të Operas nga porta kryesore dhe dolën prej derës së prapme, ndërkohë që jashtë kësaj, në bulevardin ‘Andrashi’, protestonin afro 100 mijë njerëz. Por televizioni shtetëror nuk tregoi asgjë nga kjo. Klubradios, që raportoi për kritikën publike, do t’i mbyllet goja muajin e ardhshëm, pasi do t’i hiqet e drejta për transmetim. Vendi im po fillon t’u përngjajë diktaturave passovjetike në Azinë Qendrore; disa bile e quajnë atë Orbanistan. Një numër i hungarezëve të rinj planifikojnë të largohen, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore. Ata janë më të fortët, ndër më të talentuarit, sikurse paraardhësit e tyre që u larguan në vjeshtë të vitit 1956, pasi komunistët e shkatërruan revolucionin hungarez. Ata që do mbesin, në përgjithësi flasin për atë që do të bëjnë me kursimet e tyre modeste, pasi qeveria tashmë ka futur duart në llogaritë private dhe pensionet. Shteti ka shtetëzuar atë që mundet, duke e marrë çdo gjë nën kontrollin dhe në duart e tij. Ndoshta pavarësisht kësaj ekonomia e Hungarisë funksionon mirë, por tri institucione kryesore të renditjes kreditore e kanë vënë Hungarinë në kategorinë më të ulët të mundshme: pa vlerë. Një shtet pa vlerë, me administratë pavlerë dhe me kryeministër të pavlerë. Prospekti i zymtë ekonomik do të duhej të mjaftonte për largimin e zotit Orban dhe të mbështetësve të tij, duke i zëvendësuar këta diletantë me një administratë të teknokratëve, deri në zgjedhjet e ardhshme, të parapara për vitin 2014. Në të kundërtën, vendi do të konsumohet nga lufta e ftohtë civile ndërmjet pseudo-djathtistëve dhe pseudo-majtistëve. Lojtarë kryesorë janë, në të shumtën e rasteve, fëmijët e kuadrove rurale të kohës së diktaturës, disa prej të cilëve ishin funksionarë të grupit të të rinjve të Partisë Komuniste, ose pjesëtarë të vetë partisë. Hungaria rurale, nga e cila zoti

NEW YORK TIMES GYORGY KONRAD

Kjo propagandë neo-populiste, ndonjëherë neofashiste, shkon deri te romantizmi i kombitshtet si bazë e saj ideologjike. Patosi i fuqishëm patriotik është gjithashtu i mirë për ta bërë të heshtë kritikën e brendshme. Hungarezët e mbështesin lehtë moton: një popull, një shtet, një lider. Orban që ra një herë nga pushteti në vitin 2002, duket se ka vendosur që të mos bjerë sërish. Madje kësaj duket se i shërben edhe Kushtetuta e re e tij, që nuk garanton më asnjë liri intelektuale. Kjo duket se kërkon t’i zgjasë jetën në pushtet aq sa paraardhësve fashistë në vitet 20-40 apo drejtuesi komunist që sundoi nga 1956 deri në 1988.

Orban dhe partia e tij konservatore Fidesh, e kanë bazën, është e tjetërsuar nga kritika prej intelektualëve urbanë, që tentojnë të mbështesin të majtën. Edhe pse zoti Orban dhe kolegët e tij kanë tentuar të mbyllin humnerën që i ndan me të tjerët, ata përgjithësisht kanë përfunduar të sharë dhe të veçuar duke ëndërruar hakmarrjen. Ndërkohë ata shpesh parapëlqejnë të identifikohen me klasën punëtore dhe me kombin. Unë vetë nuk jam as i majtë as i djathtë, por mbështes demokracinë. Përfitimi kryesor nga demokracia është mbrojtja, e garantuar me ligj, e dinjitetit të shtetasve të një vendi nga poshtërimi prej duarve të liderëve të tyre. Ajo mbron të dobëtin nga i forti dhe siguron mjetet për të reaguar. Ajo që nuk kuptoj është se si një lider merr pushtet absolut në një shoqëri? Në Hungari është fakt që 2/3-at e Parlamentit miratojnë me tundje koke çdo dëshirë të liderit të tyre dhe e kthejnë në votë. Dhe çfarë bën ai me këtë mbështetje? Hungaria e zotit Orban, që është anëtare anti-evropiane e Bashkimit Europian, e vë sovranitetin e vet para lidhjes evropiane, duke e përdorur shprehjen “kombëtar” në çdo gjë, përfshirë edhe sovranitetin e administratës. Kjo propagandë neo-populiste, ndonjëherë neo-fashiste, shkon deri te romantizmi i kombit-shtet si bazë e saj ideologjike. Patosi i fuqishëm patriotik është gjithashtu i mirë për ta bërë të heshtë kritikën e brendshme. Hungarezët e mbështesin lehtë moton: një popull, një shtet, një lider. Orban që ra një herë nga pushteti në vitin 2002, duket se ka vendosur që të mos bjerë sërish. Madje kësaj duket se i shërben edhe Kushtetuta e re e tij, që nuk garanton më asnjë liri intelektuale. Kjo duket se kërkon t’i zgjasë jetën në pushtet aq sa paraardhësve fashistë në vitet 20-40 apo drejtuesi komunist që sundoi nga 1956 deri në 1988. Por, e ardhmja nuk është krejtësisht e errët. Çfarëdo sistemi i bazuar në propagandë dhe në besimin e lehtë, është i gjykuar të shkatërrohet shpejt ose vonë. Unë jam dëshmitarë i kënaqur i rënies së dy regjimeve autoritare: fashizmit dhe komunizmit. Përfundimi i të tretit është në horizont. Për sa kohë që ai është i ngritur mbi mashtrimin, rënia e tij do të jetë e mirëpritur. Gjatë kësaj kohe ne do të ishte mirë të kishim mësuar si ta menaxhonim këtë sëmundje. Shpresoj që do të mësojmë prej kësaj. * Autori është shkrimtar i suksesshëm hungarez

KOMENT

ADRIAN ÇOLLAKU

“Më mirë të mos i hapim letrat se pastaj...”, thoshte kryeministri Thaçi, duke iu drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit. Po në të njëjtën mënyrë, me kërcënim letrash, edhe ky i fundit iu kundërpërgjigj Thaçit.

K

ur ky njeri dëshiron të ma marrë fytyrën mua dhe t’i lajë duart me gjakun tim, atëherë do të ketë shumë telashe me mua’, tha personalisht Hashim Thaçi”. Kështu kishte thënë Gjergj Dedaj, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës, pas shkarkimit që i kishte bërë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga posti i zëvendësministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në vitin 2010, dhe atë vetëm pak ditë pasi e kishte emëruar në atë pozitë. Madje, ai kishte shkuar aq larg, saqë i kishte dhënë ultimatum Thaçit që, nëse nuk do ta “përmirësonte” gabimin, do t’ia hapte letrat dhe në Kosovë do të bëhej “kiameti”. Nuk shkoi shumë dhe Gjergj Dedaj i “hapi” ato që pati. Letrat, pra. Asgjë nuk ndodhi. As u trondit opinioni kosovar, e aq më pak kiameti i paralajmëruar në Kosovë. Letrat e Gjergjit, thjesht i mori era...Asgjë nuk ndodhi, ama bash asgjë. Në stilin alla Gjergj Dedaj po luajnë sot edhe disa prej politikanëve më me ndikim në vend. Hiç më larg se të premten, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku u debatua për protestën e Vetëvendosjes së 14 janarit, e ku pati akuza e kundërakuza të shumta ndërmjet deputetëve, kryeministri Hashim Thaçi dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërcënuan njëri-tjetrin me “hapje letrash”. “Më mirë të mos i hapim letrat se pastaj...”, thoshte kryeministri Thaçi, duke iu drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit. Po në të njëjtën mënyrë, me kërcënim letrash, edhe ky i fundit iu kundërpërgjigj Thaçit. Slogani “mos fol se t’i hapi letrat”, është “modeli” më i mirë për t’i shantazhuar të tjerët. Tash e 12 vjet prej se ka përfunduar lufta, me qindra herë është përdorur kjo shprehje kërcënuese. Megjithatë, letrat asnjëherë nuk u hapën. Thuajse askush kundrejt askujt nuk duan të hapin letrat. Por, edhe ato pak “letra” që u hapën, ishin kot, një asgjë. Tash e 12 vjet qytetarët e Kosovës kanë qenë më se kureshtarë t’i shohin të hapura ato “letra”. Ata janë shumë kureshtarë të dinë se çfarë janë ato “letra”, çka ka në to, kush përfshihet në to... Andaj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deputeti Rexhep Selimi, si dhe të gjithë të tjerët është mirë që t’i hapin “letrat”, kuptohet nëse i kanë. Ose të heshtin, të mos bëjnë lojë me blofe letrash. Tekefundit, hapja e atyre letrave jo vetëm që do të ishte në interes të opinionit kosovar dhe të shoqërisë në përgjithësi, por është obligim par ekselence i secilit qytetar, e lëre më atyre që bëjnë ligjin, që nëse kanë diçka t’i procedojnë menjëherë tek organet e drejtësisë. E jo “letrat” t’i mbajnë nëpër xhepa për të shantazhuar dikë në interes të vetes apo grupit të cilit i përket. Kjo puna e “hapjes së letrave” më tepër flet për mentalitetin dhe nivelin e politikanëve, sesa për diçka serioze. Sikur të kishte diçka të vërtetë në këto “letra”, tash e 12 vjet vetëm Zoti mund ta dinte se çka do të ndodhte me Kosovën. Ndoshta do të bëhej edhe kiameti, por ja që shpëtuam. Dhe atë falë politikanëve të “përgjegjshëm”, të cilët me moshapjen e “letrave” po e shpëtojnë këtë popull dhe shtetin e Kosovës. Politikanët e Kosovës, duke filluar nga Hashim Thaçi e më poshtë, do të ishte shumë më mirë që të merren me problemet e qytetarëve të vendit, me hallet e tyre, me obligimet që i kanë marrë nga vota e tyre sesa të merren me dosarë letrash të kota. Sepse, hapjes së letrave më nuk iu beson askush, madje as vetë ata që po i përmendin vazhdimisht. Nëse i kanë ato “letra”, është dashur qysh moti t’i dorëzojnë tek organet e drejtësisë, sepse mbajtja e “fshehtë” e tyre dhe përdorimi vetëm për t’i shantazhuar të tjerët pos që është shkelje e ligjit, është edhe cenim i rendit ligjor e kushtetues të vendit. Në një shtet normal e demokratik, mbajtja sekrete e tyre secilit zyrtar do t’i kushtonte shumë, madje edhe me humbje të karrierës politike.




14

MAPO

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

Ish-ushtarakët, 104 përfituesit e rinj të pensioneve ISSH publikon listën e re me emrat e ushtarakëve që marrin pensione të parakohshme dhe suplementare Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e re me emrat 104 ish-ushtarakëve që u janë lidhur përfitimet deri në datën 22 janar. Në

këtë listë përfituesish janë përfshirë emrat e ish-ushtarakëve, që u është mbyllur procesi i llogaritjes dhe caktimit të pensioneve suplementare të pleqërisë dhe ato të parakohshme. Pensionet për përfituesit e radhës së këtyre kategorive janë kaluar në llogaritë e qendrave përkatëse paguese, ndërkohë që ata iu përkasin rretheve Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Gjatë muajve të fundit të vitit 2011, specialistët e ISSH-së nisën procesin e llogaritjes së pensioneve edhe për ish-ushtarakët që i përkasin kategorisë suplementare, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë. Kryesisht, këta janë kategoria e personave të cilët kanë dalë që të gjithë në pension, por nuk kanë përfituar nga ligjet e mëparshme. Deri më tani, sipas të

dhënave nga ISSH-ja, janë caktuar rreth 50% e pensioneve suplementare, për pensionet e reja të pleqërisë, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991. Kategoria për të cilën procesi i përllogaritjes së përfitimeve po shkon drejt përfundimit është ajo e pensioneve të parakohshme. Kjo është edhe kategoria prej nga nisi procesi i caktimit të pensioneve sipas ligjit

nr.10142, datë 15.05.2009. Në fazën e parë të rillogaritjes së pensioneve të ish-ushtarakëve, ISSH-ja ka parashikuar të përfundojë sa më shpejt procedurën për të gjithë ata persona të cilëve u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.7.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës, që janë përfituesit e pensionit të parakohshëm për lehtësi shërbimi.

Lista e përfituesve 1 Tirane 2 Vlore 3 Vlore 4 Tirane 5 Tirane 6 Tirane 7 Tirane 8 Tirane 9 Shkoder 10 Tirane 11 Tirane 12 Tirane 13 Tirane 14 Tirane 15 rajoni 16 Vlore 17 Tirane 18 Tirane 19 Shkoder 20 Shkoder 21 Tirane 22 Tirane 23 Tirane 24 Shkoder 25 Tirane 26 Tirane 27 Tirane 28 Vlore 29 Tirane 30 Tirane 31 Tirane 32 Vlore 33 Tirane 34 Tirane 35 Tirane 36 Tirane 37 Tirane 38 Vlore 39 Tirane 40 Tirane 41 Tirane 42 Shkoder 43 Vlore 44 Tirane 45 Vlore 46 Tirane 47 Tirane 48 Tirane 49 Tirane 50 Tirane 51 Vlore 52 Tirane

Adem Agim Ago Aliko Anesti Argjir Avdyl Bajzit Bashkim Bashkim Bashkim Besnik Besnik Elmas Emer Engjell Eqerem Fadil Dilaver Ferid Flamur Flamur Gani Gjergj Hajri Haki Halil Halil Hamdi Hasan Hasan Hetem Hiqmet Hylmi Iljas Isuf Ivan Jahja Jani Jorgaq Jorgo Jup Kadri Kasem Kastriot Kostaq Kristaq Kristina Kristo Kristo Lamçe Lefter

Zaim Kurti Ibish Breçani Hano Trushaj Dajlan Laze Filip Gjergo Mantho Noka Didan Xhagolli Hazis Veizi Ahmet Haveri Janaq Karaptaqi Kamber Qeli Beqir Gjinali Sabaudin Karafili Teki Dulo Atesi Mbiemer Halil Abazaj Kasem Mersini Zymer Hasaj Riza Puka Ramadan Bardhi Halil Braculla Rexhep Xhagolli Ramadan Shehi Mark Mucaj Ali Korro Sali Koka Ali Doci Zenel Bello Hysen Cota Brahim Hoxhaj Refat Spahiu Haziz Mukaj Nexhip Balliu Nuri Kondi Skendo Noraj Tahir Ahmetaj Reuf Makri Aredin Nazaj Rrapo Titi Jani Perika Spiro Zhupa Jonuz Shimaj Selim Haka Muharrem Omeri Muhamet Asllanaj Aleko Karoli Xhoxhi Olldashi Andon Andoni Ilia Proko Sokrat Vasili Resul Binaj Kadri Yzo

Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Lloji I perfitimit Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie

53 Tirane 54 Tirane 55 Vlore 56 Tirane 57 Vlore 58 Vlore 59 Tirane 60 Tirane 61 Tirane 62 Tirane 63 Tirane 64 Tirane 65 Vlore 66 Tirane 67 Shkoder 68 Tirane 69 Tirane 70 Tirane 71 Tirane 72 Tirane 73 Tirane 74 Vlore 75 Tirane 76 Tirane 77 Tirane 78 Shkoder 79 Tirane 80 Vlore 81 Tirane 82 Tirane 83 Tirane 84 Tirane 85 Tirane 86 Tirane 87 Tirane 88 Tirane 89 Tirane 90 Tirane 91 Tirane 92 Tirane 93 Tirane 94 Tirane 95 Tirane 96 Tirane 97 Tirane 98 Tirane 99 Tirane 100 Tirane 101 Tirane 102 Vlore 103 Tirane 104 Tirane

Llambi Koci Xhexhi Suplementar Pleqerie Luan Tefik Nepravishti Suplementar Pleqerie Lutfi Bazo Gjikaj Suplementar Pleqerie Gjika Suplementar Pleqerie MaksimilianLluka Mato Hair Kollozi Suplementar Pleqerie Mersin Rrapo Maksuti Suplementar Pleqerie Mersin Shyqyri Barameu Suplementar Pleqerie Metin Qerim Celaj Suplementar Pleqerie Misir Mehmet Balla Suplementar Pleqerie Muhamet Ibrahim Dervishi Suplementar Pleqerie Muhamet Sadik Mulla Suplementar Pleqerie Muharrem Ali Mera Suplementar Pleqerie Muharrem Musa Kaçi Suplementar Pleqerie Murat Selim Balla Suplementar Pleqerie Myzafer Xhemal Musa P.Parakohshem Naim Mustafa Kollcaku Suplementar Pleqerie Natasha Qemal Mataj Suplementar Pleqerie Neki Hysen Cabej Suplementar Pleqerie Neshat Bektash Hoxha Suplementar Pleqerie Nevruz Luto Sala Suplementar Pleqerie Nik Tom Docaj Suplementar Pleqerie Pandeli Lluka Poçi P.Parakohshem Pellumb Mahmut Coku Suplementar Pleqerie Petraq Koli Thomaj Suplementar Pleqerie Petro Lano Gropasi Suplementar Pleqerie Prend Jak Ndreu P.Parakohshem Qamile Eqerem Bushaj Suplementar Pleqerie Qemal Dano Islamaj Suplementar Pleqerie Qemal Tajar Jaupi Suplementar Pleqerie Qezar Xhaferr Agolli Suplementar Pleqerie Resmi Xhemal HysenbelliuSuplementar Pleqerie Rezo Sulo Culli Suplementar Pleqerie Rushit Hazis Kuci Suplementar Pleqerie Sahit Ali Musaj Suplementar Pleqerie Sali Sihat Mustafaraj Suplementar Pleqerie Salih Salih Onuzi Suplementar Pleqerie Sami Boco Luci Suplementar Pleqerie Selaudin Haziz Pashollari Suplementar Pleqerie Shamet Ali Kociraj Suplementar Pleqerie Shefqet Kadri Vangjeli Suplementar Pleqerie Shpend Rustem Memia Suplementar Pleqerie Shyqyri Qazim Lama Suplementar Pleqerie Skender Novrus Allushaj Suplementar Pleqerie Kambo Suplementar Pleqerie Tajar Baftjar Thanas Jovan Bano Suplementar Pleqerie Vangjel Nasi Kane Suplementar Pleqerie Vllasi Sotir Arapi Suplementar Pleqerie Xhevat Enver Aliko Suplementar Pleqerie Xhevdet Selman Kasa Suplementar Pleqerie Yzedin Muharrem Guçaj P.Parakohshem Zana Dani Dume Suplementar Pleqerie Zoi Vangjel Ziu Suplementar Pleqerie


UET-PRESS

SHËNIME PËR LIBRIN

Recensë nga Preç Zogaj

Metamorfozat e Medias

Botimi i UET Press - “Dinamikat e Komunikimit Masiv”- sjell për lexuesin, e veçanërisht studentët e Shkencave të Komunikimit dhe gazetarët e rinj, një hyrje të gjallë dhe objektive në komunikimin

masiv, duke i përditësuar ata me zhvillimet më të fundit; nga roli i madh që po fitojnë celularët dhe IPod-ët në masmedia drejt ndikimit në rritje të blogjeve online në praktikën e gazetarisë...

MAPO

Libri

Një libër që lexohet me një lëmsh në grykë “I ardhur në jetë”, i shkrimtares Margaret Mazantini , botuar nga “Ombra GVG” Romani “I ardhur në jetë” i shkrimtares Margaret Mazantini nuk është romani më i mirë që kam lexuar. Dhe as më tronditësi. Por është romani që më ka shkaktuar më dendur se çdo libër tjetër sëmbime zemre...

Revistat letrare

Një specie në zhdukje!

Cili është misioni i një reviste letrare? Përse ato pak revista që janë sot nuk arrijnë t’i mbijetojnë tregut ose i mbijetojnë me vështirësi?...Këtyre pyetjeve u përgjigjen dy botues dhe një ishbotues të tri revistave letrare: Agron Tufa, Gentian Çoçoli dhe Arjan Leka, të cilët na sjellin dhe një pasqyrë të realitetit shqiptar. Kopertina të revistave letrare

Të shohësh përmes murit të mendjes FITUESI I ÇMIMIT/ “Nobel” për vitin 2011 në letërsi vjen në shqip përkthyer nga Natasha Lako Helen Vendler

Tomas Transtromer, psikolog me profesion, është mjeshtri i thellësive psikike. Ai jeton me obligimin ndaj shenjave që vijnë prej anës tjetër të ndërgjegjes, të cilat shfaqen tek ai në formën e trokitjeve, fytyrave, zërave që i jepen në mënyrë të pashtershme atij. Shumë prej nesh mbajnë një mur të plotë midis natës së trazuar të mendjes dhe ditës së saj racionale. Për disa të tjerë ky mur është

plot të çara dhe nuk pengon relacionet mes tyre. Kur Transtromer ishte djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar, në vitin e ndryshimeve të mëdha fizike (në Fillim të asaj vjeshte unë isha një prej nxënësve më trupvegjël të klasës dhe në fund të semestrit të verës, isha një prej më trupmëdhenjve) ai pësoi një shpërthim të pavullnetshëm zemërimi: “Papritur atmosfera në dhomë u tendos prej frikës. Diçka po më zotëronte plotësisht. Papritur trupi

filloi të më dridhej, veçanërisht këmbët. Isha një zembrek i prishur që tashmë kërciste e shkundej pa shpresë, Spazmat qenë të gjithë jashtë kontrollit, kurrë nuk kisha përjetuar diçka të tillë. Klitha për ndihmë dhe mamaja erdhi menjëherë. Me kohë spazmat u fashitën. Dhe nuk u përsëritën. Por tmerri nuk m’u shqit prej agut gjer muzgut, as edhe një çast të vetëm”…Kjo përvojë e kujtuar nga Transtromer tek autobiografia...


MAPO

16

Libri

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

REVISTAT LETRARE NJË SPECIE NË ZHDUKJE! Mund të na tregoni përvojën tuaj me revistën “Fjala”. Si lindi ideja? Për sa kohë i rezistoi tregut dhe arsyet e mbylljes? Revista “Fjala”, nëse mund të flasim për krijesa jetëshkurtra (ajo doli vetëm 2 numra të vitit 2007), ka pasur një parahistori. Madje e vetmja histori e kësaj reviste ka qenë parahistoria e saj si gazetë e përjavshme kulturologjiko-letrare. Nga gushti i vitit 2001 deri në mars të vitit 2006 “Fjala” doli çdo të diel, si gazetë letrare, në fillim si suplement 16 fletësh brenda gazetës “Tema”, mandej, nga janari 2004-mars 2006, “Fjala” doli si gazetë më vete. Në vitin 2001, sapo isha kthyer nga studimet, unë paraqita pranë drejtorive të gazetave të ndryshme projektin për një gazetë letrare. Sigurisht gazetat me tirazh të madh e pranuan në fillim idenë, por ata këmbëngulnin që ta bëja sipas shijes së tyre, d.m.th. me faqe rozë, skandale, thashetheme, dosierë, horoskopë, vipa e tek-tuk ndonjë krijim letrar, diç të ngjashme me “Intervista” apo “Paloma”. Asokohe sapo kishte nisur moda e suplementeve apo shtojcave dhe me anë të tyre marketingu i gazetës synonte të rriste për fundjavë tirazhin. Kur dëgjuan konceptin tim dhe ambicien për një gazetë serioze letrare, thuajse të gjithë kryeredaktorët jo vetëm që u zhgënjyen por s’di pse dhe u acaruan. Megjithatë, u gjet njëri që e vlerësoi dhe e pranoi projektin, madje mori riskun të investojë e të sigurojë vazhdimësinë e saj çdo të diel për pesë vjet. Ky është gazetari i mirënjohur Mero Baze. Nëse e pranojmë se çdocili prej nesh do të dalë një ditë para Gjyqit të Fundit, për z.Baze do të dëshmohet: “Po, ky zotëri ka bërë të mundur financiarisht të botohet për pesë vjet rresht një gazetë serioze letrare, e përjavshmja “Fjala”. Gazeta në mbi 200 numrat e saj përfshinte rubrika të caktuara e të strukturuara: editoriali i kulturës, që përfshinte një çështje të nxehtë problematike, një studim të shkurtër, një ese, një intervistë, një cikël të gjerë me poezi shqipe dhe të huaja, një tregim shqiptar dhe një të huaj, muzikologji, filozofi e teologji, një kritikë recensionale, një material të përzgjedhur teorik mbi artet vizuale-pikturë, arkitekturë, kinema si dhe foto e ilustrime të ndryshme. Gazeta shumë shpejt provokoi një atmosferë letrare-artistike jo vetëm në kryeqytet, por në të gjitha qytetet e Shqipërisë ku shpërndahej gazeta. Secili qytet kishte formuar blerësin e vet dhe bashkëpunonin shpesh me “Fjalën”. Në vitin 2004, kur “Fjala”doli si gazetë më vete, ajo kishte një bashkëpunim intensiv me Kosovën, Maqedoninë dhe rrethet letrare të qyteteve tona. 50% e materialeve të botuara ishte nga autorë të Kosovës e Maqedonisë. Për fat të keq gazeta nuk kishte sistem honorari për bashkëpunëtorët dhe krijimet e botuara nuk shpërbleheshin, ndonëse kjo nuk e zbehu aspak idealizmin për të patur në vazhdim një tribunë letrare. Gjatë viteve 2001-2005 janë botuar me qindra shkrime problematike për kulturën dhe letërsinë, qindra intervista shkrimtarësh shqiptarë e të huaj; janë prezantuar autorë të “harruar” të panjohur, të traditës, të rinj e shumë të rinj nëpërmjet poezive, eseve, tregimeve e përkthimeve të tyre. Në faqet e “Fjalës” janë promovuar gjatë këtyre viteve emra të rinj, si Petrit Nika, Granit Zela, Alisa Velaj, Linditë Ahmeti, Salajdin Salihu, Flurans Ilia, Ermir Nika, e dhjetëra të tjerë që përbëjnë penat e viteve 2000. Rënia e fuqisë financiare qe e vetmja arsye pse u ndal gazeta. Në vitin 2007, një vit pas mbylljes së gazetës, kam aplikuar në MTKRS për ta rivazhduar “Fjalën”, tashmë në trajtë reviste 400 faqesh. Përvoja si revistë mund ta kompaktësonte sërish lexuesin e saj, madje me mundësi më të mëdha. Por revista “Fjala” fill pas 2 numrave të suksesshëm u ndal papritur në pikun e entuziazmit

Agron Tufa: Të rinj e zdapa, mediokër e pensionerë dalin direkt e me libra Revista luan rolin e edukimit të shijeve të reja, të modeleve të reja dhe, përgjithësisht, të letërsisë së re që përmbys me praninë e saj të gjallë kanonet e vjetra. Revista është guri i provës për një shkrimtar të saj. Ministria, si duket, sapo e kuptoi që ne ia dilnim mbanë për bukuri për nga aftësitë, zgjodhi rrugën më të shkurtër: e ndërpreu financimin. Dhe tok më të, edhe rrugëtimin e mëtejshëm të revistës. Sot nuk kemi një gazetë mirëfilli letrareartistike. Por tregu ka boshllëqe edhe i mungojnë edhe revistat të cilat dalin në mënyrë krejt të çrregullt, si “Aleph” apo “Mehr Licht”, pa përmendur këtu revistat që janë zhdukur nga qarkullimi. Cilat janë arsyet e këtij kaosi, sipas jush? Për fat të keq gazeta letrare nuk kemi, ndërsa dy revista edhe sikur të dilnin pandërprerje, prapë janë të pamjaftueshme për të mbushur zbrazëtinë e komunikimit letrar. Gazetat letrare janë të domosdoshme për të rrokur dinamikën letrare javore të një kulture dhe prapë nuk mjaftojnë një e dy, por duhet të jenë disa, sa më shumë. Revistat letrare kapin një dinamikë më të ngadaltë

letrare, të për tre apo të për katër mujore. Gazetat dhe revistat letrare, letraro-kritike, filologjike apo filozofike janë të vetmet tregues të saktë të një klime shëndetshme kulturore në të gjitha kulturat nacionale. Kështu ka qenë gjithmonë. Grupimet, elitat, novatorët, ata që realizojnë njohjen dhe çelin shtigje të reja në artet letrare, janë pikërisht gazetat dhe revistat. Sepse në të tilla revista përthyhen idetë, stilet, kahjet e tendencat letraroartistike, që më vonë do të bëhen sunduese apo përcaktuese me ndikimin e tyre. Neve na mungon pikërisht kjo pasqyrë sizmike, që realizon një njohje të reliefit artistik, por edhe paralajmëron konturet e një letërsie në të ardhmen, pa llogaritur përthyerjen nëpërmjet këtij shtypi të përvojave të letërsive botërore. Kulturat tona artistike e letrare kanë nevojë për një klimë dhe atmosferë krijuese tonën, familjare, qoftë edhe kur përplasen. Në mungesë të tyre situatën e marrin në dorë faqet kulturore të gazetave të përditshmeve,

që pikë lidhje me artet letrare nuk kanë. Vetë shteti ynë duhej të kishte përpunuar dhe zbatuar me kohë strategjitë e politikave kulturore me prioritet e saj. Dhe më së pari të nxiste një klimë të medias letraro-artistike, e cila nuk do kushedi çfarë shpenzimesh. Është gjithë kjo kohë e humbur, që është mbushur simulakrizëm dhe servilizëm mediatik. Pasojë e kësaj mefshtësie dhe pandjeshmërie ndaj këtij aspekti të rëndësishëm infrastrukturor të medias letrare është situata e sotme: e topitur, e amullt, e dystë dhe ... krejt e manipulueshme. Përveç mungesës së politikave mbështetëse shtetërore, ne jemi ndoshta kultura e vetme kombëtare që nuk njeh mecenatë të saj (sponsorë privatë). Të gjitha organet letrare që kanë pasur një fill e janë ndërprerë, kanë vetëm arsye financiare. Ky lloj shtypi, duke iu drejtuar një elite të caktuar, dihet që nuk e mban veten. Në asnjë vend të botës, asnjëherë, asnjë gazetë apo revistë letrare nuk ka dalë me fitim. Situatën e sotme e quaj të neveritshme, tepër të turpshme, saqë të mos krahasohemi dot me pasurinë dhe larminë e shtypit kulturor (gazeta e revista) të viteve ’30. E vetmja revistë e vëllimshme që ka vazhduar të dalë deri më sot, që nga themelimi i saj, pa ndërprerje, është “Mehr Licht”-i. Por dihet që revistat kanë të ngulitur karakterin e tyre seleksionues, frymën grupore dhe jo kooperativiste (dhe lavdi Zotit!). Ndërkaq ka patur përpjekje të viteve të fundit për t’u rikthyer revista letrare “Aleph”, e po kështu kemi vitet e fundit revistën e specializuar për artin e poezisë “Poeteka”. Një organ mirëfilli kulturor e letrar pse nuk është në gjendje të konkurrojë kushtet e tregut? Padashje arsyet i thashë më lart. Tregu i shtypit ndihet ngushtë nga tirazhi i vogël i gazetave të përditshme apo revistave me lustër. Vetëm shtypi komercial, masovik, si “Paloma” etj., mund të krijojë premisë mbijetese. Auditori i shtypit të specifikuar letrar është shumë i ngushtë; atë e përbëjnë lexuesit e rafinuar gjysmëkrijues, studentë të letërsisë, filologë, studiues dhe vetë poetët e shkrimtarët. Lexuesi i rëndomtë nuk e prek me dorë një shtyp të tillë. Po shtëpitë botuese, që janë shtuar kaq shumë në numër, por që asnjëra prej tyre nuk ka marrë iniciativën për të mbështetur botime periodike letrare, çfarë përgjegjësie kanë? E njoh këtë kategori. Nuk kanë asnjë tipar apo gjest idealist, megjithë respektin që kam për 2-3 prej tyre. Ndoshta edhe mund të provohej një formulë. Por në përgjithësi, vula e zanateve nga vijnë, s’të lë të shpresosh për shumë. Ata sepse më duken më fakirë se fukarenjtë, jo më të mbështesin me para revista jo reklamuese për botimet e tyre! Në morinë e gjithë këtyre botimeve (të librave), ku vlera dhe antivlera qëndrojnë njësoj në raftet e librarive, çfarë roli do të luante një revistë letrare? Rolin e edukimit të shijeve të reja, të modeleve të reja dhe, përgjithësisht, të letërsisë së re që përmbys me praninë e saj të gjallë kanonet e vjetra. Revista është guri i provës për një shkrimtar të ri që ka ambicie profesionale. Tani të rinj e zdapa, mediokër e pensionerë dalin direkt e me libra reklamë shumë dhe nuk di si të orientohesh. A ka një zgjidhje për gjithçka diskutuam? Jo, sepse mungon të kuptuarit. Jo, sepse shteti nuk kupton, edhe kur i ka të shkruara në platforma. Jo, sepse njeriu paralli shqiptar asht një “derr i knaqun”, i zhytur në përmasën e kënaqësisë materialiste dhe se si politikanët tanë, ashtu dhe biznesmenët, duket ashiqare që nuk kanë lexuar kur kanë qenë fëmijë.


MAPO

17

Libri

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

“Në tregun mediatik mungojnë revistat e përmuajshme me profil të qartë letrar dhe/ose artistik. Në mënyrë të çrregullt vazhdojnë të dalin revistat ‘Përpjekja’ (e cila është më shumë një revistë e mendimit kritik), ‘Aleph’ dhe ‘Mehr Licht’ (ndërsa këto dy të fundit me profil të qartë letrar e kulturor), ekzistenca e të cilave është gati-gati një heroizëm, duke qenë se e kanë të pamundur të mbajturit prej shitjeve ose prej publikimit të reklamave, ndaj dhe botuesit e tyre, njerëz të letrave, janë të shtrënguar të trokasin në dyert, shpesh të shurdhëta, të sponsorëve të ndryshëm. Mund të themi se deri më sot nuk ka një politikë nga ana e qeverisë për të marrë në mbrojtje këtë specie në zhdukje e sipër. E vërteta është se një organ kulturor e letrar i mirëfilltë, duke mos

qenë në gjendje të konkurrojë në kushtet e tregut, e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur, ekzistencën pa mbështetje financiare të institucioneve ose, të themi kështu, të mecenatëve të ndryshëm...” – ky do të ishte një nga konkluzionet e kritikut letrar Virgjil Muçi pas një vështrimi analitik që u kishte bërë faqeve letrare kulturore të shtypit të përditshëm. Ndërkohë që Agron Tufa kujton një moment shumë domethënës. “Në vitin 2003 kam pasë botuar një shkrim me titullin ‘Revista letrare ‘Aleph’ dhe 60 biznesmenë në një’. Thelbi ishte ky: një ndër revistat më cilësore në Shqipëri lëshon thirrjen SOS dhe rrezikon të mbyllet për arsye financiare. Në këto kushte, kryeredaktori i saj, poeti Gentian Çoçoli, me ndihmën dhe mbështetjen e

Ismail Kadaresë u bën një ftesë 60 biznesmenëve shqiptarë në një takim në hotel ‘Sheraton’. Përfundimi: prej të gjashtëdhjetëve u grumbulluan... 60 euro! Në thelb parallinjtë tanë, që harxhojnë 2 milionë euro për të sjellë, fjala vjen ‘Realin’apo ‘Milanin’ në Shqipëri, për një natë, nuk denjojnë të japin as 2000 për një numër reviste.”- kujton Tufa. Po përse tregut mediatik i mungojnë të përmuajshmet letrare? Cili është misioni i një reviste letrare? Përse ato pak revista që janë sot nuk arrijnë t’i mbijetojnë tregut ose i mbijetojnë me vështirësi?...Këtyre pyetjeve u përgjigjen dy botues dhe një ish-botues të tri revistave letrare: Agron Tufa, Gentian Çoçoli dhe Arjan Leka, të cilët na sjellin dhe një pasqyrë të realitetit shqiptar.

Arjan Leka: Përballë njëra-tjetrës revistat letrare janë plotësuese Po përvoja juaj me revistën “ Poeteka”. Si lindi ideja? Dhe si arrin t’i rezistojë tregut të periodikëve? Ideja fillestare për themelimin e revistës “Poeteka”, një revistë kushtuar në mënyrë të posaçme poezisë dhe kulturës poetike, fillimisht erdhi si përmbushje e një tipari që mungonte në jetën krijuese dhe mendimin kritik mbi artin e të shkruarit. Që në krye, në vitin 2005, pra, “Poeteka” mëtoi të kryente funksionin metaforik të urës, të luante rol ndërmjetësues, duke u ndërhyrë si mes krijuesve dhe lexuesit ashtu edhe mes letërsisë shqiptare dhe asaj të huaj. Kemi shpresuar përherë atë që shpresojnë të gjithë ata që marrin në sy të botojnë periodikë letrarë: të ndikojmë me sa mundemi si faktor orientues për lexuesin dhe si zbutës ndaj klimës së acaruar që ekziston qoftë mes vetë krijuesve, qoftë mes klanizimit të vetë revistave letrare. Por ajo që është më e rëndësishmja ka qenë dhënia e shenjave paralajmëruese ndaj lexuesit në lidhje me shkrimtarët që vijnë apo veprat e pritshme letrare, të cilat në revista botohen me cikle apo fragmente. Sot nuk kemi një gazetë mirëfilli letrareartistike. Por tregu ka boshllëqe dhe i mungojnë edhe revistat, ndërkohë që kemi shumë pak në treg, si “Aleph”, “Poeteka” apo “Mehr Licht”, pa përmendur këtu revistat që janë zhdukur nga qarkullimi. Cilat janë arsyet e këtij kaosi, sipas jush? Nuk mendoj se hapësira mediatike e gazetave, faqeve dhe suplementeve javorë adresuar letërsisë është krejtësisht e zbrazët. Do e përkufizoja më shumë të shkretë sesa të zbrazët, pasi energji harxhohet shumë dhe produkti është mjaft i pakët. Në këto iniciativa ka pasur dhe vazhdon të ketë më shumë vullnet sesa dëshira të mira, më shumë ngut sesa ngulm. Mungesa e qëllimit për t’u shndërruar në një referencë kulturore, ku lexue-

si gjen arsyet pse kjo gazetë po revistë duhet lexuar apo përkrahur, ka rënduar gjendjen. Nga ana tjetër edhe keqpërdorimi, mbyllja dhe cenimi i besueshmërisë në rastet e pafundme ku, falë shumëfishimit dhe fabrikimit të emrave në faqe gazetash, në të cilat “gjithkush” shndërrohet në “dikush”, shkrimtar, kritik a përkthyes, mendoj se ka ndikuar jo pak në uljen e besueshmërisë apo në atë që ju e përkufizuat si “kaos”. Por jo pak në mosinteresimin e lexuesit ka ndikuar edhe kornizimi i disa prej revistave thjesht në mbrojtës të “art pure”. Kjo optikë i ka vendosur ato në periferi të diskurseve të sotëm, mbi të cilët shkrimtarët shprehen përmes eseve dhe kritikë letrare, ndërkaq që tekstet tona mbajnë ende aromë romantizmi apo erë formalizëm. Një organ mirëfilli kulturor e letrar është në gjendje të konkurrojë kushtet e tregut? Kjo nuk varet vetëm nga ata që e botojnë dhe nga ata që bashkëpunojnë me një revistë letrare. Mund të lëshosh sinjalin më të përkryer, por duhet të ekzistojë edhe antena për ta kapur këtë sinjal. Revistat letrare nuk konkurrojnë për treg, ato thjesht shfaqen para lexuesit, duke sjellë art, këndvështrime dhe prirje të ndryshme letrare. Kjo mungesë “konkurrence në treg” vjen pasi “produkti” i tyre letrar është unik. Mjafton të sqarohet fakti se revistat letrare botojnë “të pabotuarat”, tekste enkas. Në to gjithçka është e dedikuar “ekskluzive”, gjë që nuk i vë ato në gjendje konkurrence me njëra-tjetrën për çështje tregu. Përballë njëra-tjetrës revistat letrare janë plotësuese. Të gjitha ruajnë diçka nga improvizimi i krijimit, nga joshja e shoshitjes së rërës së lumenjve, ku kërkohet grimca ari. Për historinë e letërsisë revistat letrare janë format e një katalogu kronologjik letrar, ku fiksohet rrjedha artistike, tendencat e autorëve, sidomos për ata që janë ende me vepër të hapur dhe në proces krijimi.

Është si të thuash një lloj degustimi paraprak i shijeve letrare, një sprovë për të vendosur hierarki vlerash në gjendjen e tyre të lëvizshme. Mendoni se është e nevojshme një mbështetje financiare nga ana e institucioneve, duke mos harruar edhe privatët? Apo duhet që shteti të tregojë më shumë vëmendje në mbështetjen e revistave letrare për të siguruar vijimësinë e tyre? Përpjekja, për t’i siguruar prani dhe jetë revistës letrare që drejton, edhe pas 20 numrave të botuar, për mua do të thotë se revista dhe ata që botojnë në të e kanë kapërcyer sprovën e qëndresës. Në provë tanimë janë të tjerë: së pari lexuesi, i interesuari më i drejtpërdrejtë mbi ecurinë e një reviste letrare. Më pas edhe institucionet që

e kanë detyrim ligjor mbështetjen e kulturës së shkruar dhe pas tyre edhe mecenatët e letërsisë, thuajse inekzistentë në Shqipëri, mes të cilëve do përmendja edhe universitetet. Institucionet e kulturës, të cilave, si eufemizëm dhe reminishencë u themi “shteti”, i kanë jo të pamundura rrugët e përkrahjes së një revistë letrare për çdo vit. Një mënyrë mund të jetë përzgjedhja mbi bazën e kontributit vjetor dhe përmes konkurrimit për çmimin e vitit mes revistave letrare, ku njëra nga revistat veçohet për t’u ndihmuar, qoftë financiarisht, qoftë edhe me mjete logjistike, aq të munguara për redaksitë thuajse “portabile” të revistave letrare. Ndihmesë tjetër mund të jetë edhe përfshirja në listën e leximeve të këshilluara shkollore për nxënësit dhe bibliotekat, gjë që do u siguronte revistave letrare zgjerim komunikimit. Po shtëpitë botuese, që janë shtuar kaq shumë në numër, por që asnjëra prej tyre nuk ka marrë iniciativën për të mbështetur botime periodike letrare, çfarë përgjegjësie kanë? Shtëpitë botuese i shoh gjithashtu të përfshira në dy aspekte: së pari, në dobi të tyre, pasi në faqet e revistave letrare mund të pikasin dhe të zgjojnë vëmendjen mbi vepra dhe autorë shqiptarë dhe të huaj, të cilët përbëjnë “materia prima” të punës së tyre. Së dyti, në dobi të revistave këtë radhë, shtëpitë botuese mund të kontribuojnë duke publikuar në faqet e revistave letrare njoftimet e tyre. Kjo gjë gjer tani nuk ka ndodhur, thuajse kurrë, por nuk përjashtohet të fillojë të ndodhë, siç ndodh rëndom në të gjithë marrëdhënien shtëpi botuese – revistë letrare. Nëse do të përfilleshin, siç shpesh përfliten, si pasuri letrare, revistat do përkraheshin, pikërisht për të qenë të pranishme, jetëgjata dhe jo të kërcënuara nga mosvëmendja.

Gentian Çoçoli: Sot është vetëvrasje letrare të botosh një revistë letrare Cili është misioni i një reviste letrare? Nga përvoja juaj me “Aleph”-in, si lindi ideja për një revistë të tillë? Revistat letrare tregojnë dinamikën ose mungesën e dinamikës në letërsi. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hetuar atë që ndodh në dinamikën mujore, stinore apo vjetore të një letërsie, por edhe prirjet që ajo ka dhe që duhet të marrë. Një letërsi ka nevojë për ritmin e vet të shkrimit, por edhe të botimit, pasqyrimit dhe ballafaqimit; dhe këtë vetëm revistat mund ta bëjnë. Në këtë kuptim revista lind si domosdoshmëri. Revista “Aleph” besoj se ka përfaqësuar dhe përfaqëson këndvështrimin e duhur ndaj zhvillimeve letrare këtu dhe jashtë vendit. Them këndvështrim, pasi asnjë revistë letrare, sado e mirë qoftë, nuk mund të pretendojë të përfaqësojë vështrimin total të një letërsie. Misioni që ka një grup themeltar i përkushtuar pa interes ndaj letërsisë – e theksoj, pa interes – bëhet vetë misioni i letërsisë dhe kulturës ku kjo revistë projektohet. Në këtë pikëpamje, revistat letrare janë pasuri për kulturën e një vendi. Historia e letërsisë botërore të shek. XX e në vazhdim është në thelb historia e revistave letrare. Revista “Aleph” që në themelimin e saj ka përfaqësuar ëndrrën e cilitdo shkrimtar dhe poet të vërtetë, mallin për kulturën botërore,

(po perifrazoj Mandelshtamin). Ky është edhe ‘sekreti’ përse revista “Aleph” vazhdon botohet, kur për shumë mendje duhej të qe mbyllur me kohë. Ky mall i pashuar për kulturën do vazhdojë ta ushqejë këtë revistë edhe për dekada. Cilat janë arsyet e vështirësive që has mbijetesa e një reviste letrare, sipas jush? Pse nuk i rezistojnë dot tregut? Nuk ka lexues? Asnjë revistë letrare në botë nuk i mbijeton dot tregut, nëse kjo revistë nuk ka një ndihmë nga institucione shtetërore apo filantropë kulture. Sot është vetëvrasje letrare të mendosh të botosh një revistë letrare (apo ta vazhdosh atë), por kjo është një histori e vjetër e imja dhe e shumë kolegëve të mi këtu apo në botë, që ende besojnë te revistat “e vogla”. Kapitalizmi shqiptar është ende në hapat e parë, të themi në fazën e “materializmit vulgar” dhe kjo pengon shfaqjen e filantropëve të kulturës të cilët janë vendimtarë. Në të vërtetë revista letrare nuk janë dhe nuk mund të jenë mall tregu; ato në të vërtetë janë (duhet të jenë) pjesë e ushqimit letrar të shkrimtarëve, përkthyesve, kritikëve, studentëve, botuesve, ëndërrimtarëve, të vetmuarve, atyre që u pëlqen piktura dhe muzika klasike apo Jazz-i etj. Për këta njerëz del një revistë letrare dhe prej kësaj audience dhe ushqehet, merr fuqinë. Ndaj

e them që në Shqipëri, si kudo në botë, ka një shtresë lexuesish besnikë, falë së cilës jeton dhe trashëgohet kultura, letërsia, lindin poetët, shkrimtarët, lindin lexuesit me “L”- kapitale Revista, thoni ju, është një shkollë për poetët dhe shkrimtarët e rinj. Shtëpitë botuese, sipas jush, a duhet të kryenin një rol më bashkëpunues me këto revista, sepse në fund të fundit është dhe interesi i tyre për t’i mbështetur? Siç e përmenda më lart, revista duhet të jetë edhe në tavolinën e punës së një botuesi, aq më tepër të botuesit, pasi ai së bashku me revistat letrare bëhen përzgjedhësit dhe orientuesit e një letërsie. Por në Shqipëri, meqë ende nuk ka lindur botuesi me B kapitale, besoj se e shumta e botuesve nuk kanë pikën e interesit ndaj revistave letrare, dhe besoj ndofta nuk e dinë që ekzistojnë. Në përvojën botërore botuesit kanë qenë përherë mbështetës moralë dhe financiarë revistash letrare, sikundër në Shqipërinë e viteve ’30 dhe ‘40. Sot më kjo histori dhënie-marrjeje revistë-botues as nuk shpihet në mend. Po a mendoni se ka një zgjidhje për çfarë diskutuam apo revista letrare do të vazhdojë të mbijetojë vetëm falë pasionit të individëve? Fakti që revista “Aleph” prej vitit 1996 e deri më

sot nuk ka marrë kurrë asnjë financim nga institucionet shtetërore, ndonëse në fjalët e Kadaresë është quajtur revista absolutisht më e mirë në dekada e dekada të letërsisë shqipe, pra fakti që kjo revistë vazhdon botohet, tregon shumë. Tregon nga njëra anë se ende nuk ka një ndërgjegjësim nga institucionet për rëndësinë e jashtëzakonshme të revistave letrare dhe kjo nuk është fare frymëzuese për brezin më të ri të shkrimtarëve dhe poetëve; dhe nga ana tjetër tregon që në Shqipëri do të duhen ende vite për të patur një klimë të vërtetë kulturore, sepse në thelb është klima kulturore e një vendi që ngjizet pastaj në revista letrare, në shtëpi botuese të vërteta, në një rrjet çmimesh letrare, në rrjet kolonish me krijues edhe të arteve të tjera, në klube artistësh, poetësh, kritikësh. Pra, është kjo klimë që do të ushqejë gjithmonë atë mall të lashtë kulture.


MAPO

18

Libri

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Është voluminoz romani “ I ardhur në jetë”, por falë subjektit, gjuhës dhe një organizimi disi filmik të lëndës, leximi vrapon drejt fundit me endje dhe kureshtje të veçantë. Romani fillon me ftesën që merr Xhema, personazhi kryesor i romanit, një studiuese dhe gazetare italiane rreth të pesëdhjetave, për të vizituar kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën...

“I ardhur në jetë”, i shkrimtares Margaret Mazantini , botuar nga “Ombra GVG”

NJË LIBËR QË LEXOHET ME NJË LËMSH NË GRYKË Preç Zogaj

R

omani “I ardhur në jetë” i shkrimtares Margaret Mazantini nuk është romani më i mirë që kam lexuar. Dhe as më tronditësi. Por është romani që më ka shkaktuar më dendur se çdo libër tjetër sëmbime zemre, ngritje të diafragmës, ngashnjim dhe përlotje. Është një libër që lexohet me një lëmsh në grykë. Situatat prekëse përseriten në episode të ndryshme në çdo njëzet tridhjetë faqe. Duken sikur janë vendosur nga shkrimtarja me dorë, në skalione, në thellësinë e gjashtëqind e dyzet e dy faqeve të romanit. Margaret Mazantini ka ardhur në letërsi nga teatri dhe kinemaja. Ajo ka qenë aktore. Duket qartë se ajo ka sjellë nga filmi teknikën e kontrapunktit dhe shpërndarjes proporcionale të emocioneve. Duhet ta themi që në fillim se “I ardhur në jetë” është një roman për tragjedinë e dyfishtë të luftës dhe fatit të keq. I shkruar bukur, me një stil didaskalik, si të jetë shkruar me daltë. Pasqyrë e vizionit të pasur e të pastër të shkrimtares për artin. Prozë italiane, nga ajo e mira, ku spikat lakonizmi, kulti i frazës, artistikja. Mungojnë aty situatat e kërkuara lakrimogjene, nuk ka vend banaliteti i dramës së trashë, i tmerrit për tmerr, i dashurisë pa art. Emocioni apo edhe ngashnjimet që shkakton ky libër janë reaksionet e kombinimeve çudibërëse të letërsisë së kultivuar, ku formula është sekret i talentit. E tillë është Margart Mazantini. E talentuar. Artiste. Dhe padyshim, posaqë flasim për një roman të botuar në shqip, talentit të autores i përgjigjet më së miri kujdesi i shtëpisë botuese “Ombra GVG” dhe talenti i përkthyeses Mimoza Hysa, pa përzgjedhjen, vullnetin dhe zotësinë e së cilës nuk do ta kishim sot këtë roman në libraritë tona. Është voluminoz romani “ I ardhur në jetë”, por falë subjektit, gjuhës dhe një organizimi disi filmik të lëndës, leximi vrapon drejt fundit me endje dhe kureshtje të veçantë. Romani fillon me ftesën që merr Xhema, personazhi kryesor i romanit, një studiuese dhe gazetare italiane rreth të pesëdhjetave, për të vizituar kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën, katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës ndëretnike atje. Ftesën ia dërgon Bojko, miku i saj i vjetër sarajevit me kombësi kroate, një poet i tipit të trabadurëve, që ka bërë e bën lloj lloj punësh, përkthyes, shitës, shofer. Italiania Xhema dhe boshnjaku Gojko janë miq të ngushtë, lidhja e tyre është si një urë e varur mbi Adriatik midis Italisë dhe Bosnjës; janë rrahur të dy në kudhrën e rrethimit të Sarajevës, kanë mësuar nga urrejtja dhe mizoritë ndëretnike anën e prapme të qenies, kanë shkëmbyer sekretet me të mëdha të jetës së tyre. Por jo të gjitha. Ftesa që merr Xhema pas kaq vjetësh, pasi ka rënë paqja në anën tjetër të Adriatikut dhe duket sikur amshimi sundon mbi të kaluarën e egër, është një rikthim në dramën e saj personale të shkrirë në tragjedinë e Sarajevës. Atje ajo ka njohur dhe ka humbur të dashurin dhe bashkëshortin e saj, Diegon, fotografin italian nga Xhenova. Diego i ka lënë kujtim Xhemës një fëmijë, Pietron, të cilin kjo e ka nxjerrë kërthijë nga rrënimi, zjarri dhe shkrumbi i Sarajevës së rrethuar për ta rritur në Romë. Pietro, katërmbëdhjetë vjeçar tashmë, do të

shoqërojë mamanë e vet, Xhemën në udhëtimin e saj në të shkuarën e saj. Është një udhëtim i matur, i ngadalshëm, si një ecje nëpër varre. Është një vajtim i heshtur i Xhemës, antistrofa e gjithë romanit, shoqëruar me një si iso ballkanike të Gojkos, për gjithë çfarë ka ndodhur, për gjithë çfarë kanë humbur, për dashurinë, për luftën që mjeroi një popull dhe një botë, për të vrarët në Sarajevë, për gjenocidin në Bosnjë, për të njohurit dhe të dashurit që nuk u kthyen më gjallë, për ata që u kthyen gjallë, por nuk qenë më ata që kishin qenë deri dje. Shkrimtarja nuk e tregon në mënyrë lineare të kaluarën. Tregimi i asaj që ka ndodhur dje ndërthuret me episode dhe të papritura korente. Gjurmët e luftës nuk janë zhdukur akoma, sidomos në fytyrat e njerëzve. Traumatizimi dhe mosbesimi kanë mbetur si sëmundjet e pashërueshme të fatit boshnjak. Romani është i ndërtuar mbi tre tregime të mëdha, që japin e marrin si pjesë të një tërësie kompozicionale. Është tregimi i dashurisë. Xhema tregon historinë e saj të dashurisë me Diegon, djaloshin nga Xhenova, fotografin që bredh nëpër botë me motor si një mushkonjë. Njihet me të në Sarajevë, pak para së të shpërthejë lufta. Xhema është fejuar me birin e një industrialisti të pasur italian, me të cilin do të martohet pas pak kohësh. Por vështrimi i fotografit dhe imazhi i trupit të tij të shembur përdhe të këmbët e saj do ta shkulin përgjithnjë nga lidhja e kërkuar me birin e industrialistit për ta marrë me vete në një aventurë tipike dashurie. Lidhja e saj me Diegon endacak është e magjishme sepse është lidhje zemrash. Në qindra mijëra romane dhe pjesë teatrale tregohen histori dashurie. Nganjeherë njeriu mendon se nuk ka të reja në këtë fushë. As për t’i jetuar, as për t’i treguar. Por me sa duket çdo dashuri është një fytyrë që nuk i ngjan asnjë tjetre. Në këtë tregim, shkrimtarja Margaret Mazantini shfaqet poete dhe artiste, zbuluese e hirit ku ngjizen tragjeditë e pamundësisë, mjeshtre e detajeve. Tregimi i dytë është ai amësisë, i dëshirës

për të pasur një fëmijë, për t’u bërë nënë. Një ditë prej ditësh Xhema kontaton se nuk mund të lindë. Nga një anë kjo duket si e pritshme. Dashuria gati-gati sublime mes Xhemës dhe Diegos jeton në vetvete si diçka e pandashme me një të tretë. Por Xhema nuk mund ta pranojë këtë goditje të fatit. Pamundësia për të lindur ndryshon jetën e saj. E dashuruar, e martuar, ajo bën çmos të rifitojë aftësitë e riprodhimit dhe pasi nuk ia del dot mbanë, bien dakord me Diegon të kenë një fëmijë “të tijin” që do ta “birësojë ajo”. Ky është momenti i udhëtimit të çiftit në Ukrainë, pastaj sërish në Sarajevë, ku duket se do të gjejnë një zgjidhje për ëndrrën e Xhemës, që është tashmë fiksimi i saj. I gjithë ky tregim njerëzor dhe dramatik lejon të kuptohet më mirë përjetimi i mungesës së amësisë. Tregimi i tretë është ai i luftës. Në Sarajevë, në kërkim të fëmijës, i mbërrin lufta, nga më mizoret dhe më përçudnueset e shekullit. Një qytet deri dje i kulturuar, simbol i bashkëjetesës multientike, gjendet papritur në darën e urrejtjes së serbëve etnikë ndaj popullsisë muslimane dhe shndërrohet në një vend ferri për gjithë banorët. Rrethimi i Sarajevës, masakrat që u kryen në atë qytet dhe në qytetet e tjera të Bosnjës nga trupat e Karaxhiçit, të mbështetura nga Serbia, qenë nga më çnjerëzoret që bota ka njohur. Ato njollosën koshiencën e Europës dhe njerëzimit, që lejoi një rrethim aq mizor, ku pati rreth 12 mijë të vrarë dhe rreth 50 mijë të plagosur, shumica civilë, pa llogaritur shkatërrimet e tjera. Mazantini nuk e tregon këtë luftë nga jashtë, si dikush që mbledh lajme nga hoteli i gazetarëve të botës. E tregon nga brenda, duke hyrë në fatin e atyre që merren orë e çast në shënjestër nga snajperët e paguar, në fatin e vajzave, grave dhe burrave të pambrojtur por krenarë të një kombi të braktisur. Tregimi i luftës së Bosnjës nga kjo shkrimtare është një akuzë e gjallë për Europën. Por mes territ, gërmadhave dhe rreziqeve, romani na shpalos përpjekjet dhe sakrificat e Xhemës për të shtrënguar në gji një fëmijë të burrit të saj, Diegos, që është edhe dhimbja e madhe e jetës së saj. Xhema na i tregon të gjitha këto, por rikthimi në Sarajevë pas katërmbëdhjetë vjetësh është, ndërkaq, përballja me të panjohurën e madhe të jetës së saj. Madje Gojko, miku i saj boshnjak me origjinë kroate, duket sikur e ka ftuar pikërisht për të ngritur perden së bashku në aktin përmbyllës të romanit. Ky është akti që trondit, por nuk mund ta rrëzojë një luftëtare të regjur të befasive dhe shpresës, siç është Xhema. “I ardhur në jetë” nuk do të linte gjurmë kushedi se çfarë nëse tregohet thatë si histori me shumë të papritura. Magjia e këtij romani qëndron te gatimi i lëndës. Pasi e përfundojmë së lexuari nuk mund të mos mendojmë gjatë për lidhjet e dashurisë, që nuk janë ato, apo më saktë nuk janë vetëm ato të rrënjosura në gjak, por janë lidhjet e pafundme dhe shpeshherë të padeshifrueshme të zemrës. Në një kapitull të romanit, Xhema e pyet Gojkon se çfarë është poezia e mirë. Poezi e mirë është ajo që të le të uritur në dashuri, përgjigjet ai spontanisht. “I ardhur në jetë” të lë këtë shije urie.

Fituesi i çmimit “Nobel” për vitin 2011 në letërsi vjen në shqip nga botimet Aleph

Të shohësh përmes murit të mendjes Nga Helen Vendler Tomas Transtromer, psikolog me profesion, është mjeshtri i thellësive psikike. Ai jeton me obligimin ndaj shenjave që vijnë prej anës tjetër të ndërgjegjes, të cilat shfaqen tek ai në formën e trokitjeve, fytyrave, zërave që i jepen në mënyrë të pashtershme atij. Shumë prej nesh mbajnë një mur të plotë midis natës së trazuar të mendjes dhe ditës së saj racionale. Për disa të tjerë ky mur është plot të çara dhe nuk pengon relacionet mes tyre. Kur Transtromer ishte djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar, në vitin e ndryshimeve të mëdha fizike (në Fillim të asaj vjeshte unë isha një prej nxënësve më trupvegjël të klasës dhe në fund të semestrit të verës, isha një prej më trupmëdhenjve) ai pësoi një shpërthim të pavullnetshëm zemërimi: “Papritur atmosfera në dhomë u tendos prej Titulli: Qiell i lënë përgjysmë frikës. Diçka po më zotëronte plotësisht. Pa- Autori: Tomas Trnstromer pritur trupi filloi të më Përktheu: Natasha Lako dridhej, veçanërisht këm- Gjinia: Poezi bët. Isha një zembrek i Botimet: Aleph prishur që tashmë kërciste e shkundej pa shpresë, Spazmat qenë të gjithë jashtë kontrollit, kurrë nuk kisha përjetuar diçka të tillë. Klitha për ndihmë dhe mamaja erdhi menjëherë. Me kohë spazmat u fashitën. Dhe nuk u përsëritën. Por tmerri nuk m’u shqit prej agut gjer muzgut, as edhe një çast të vetëm”…Kjo përvojë e kujtuar nga Transtromer tek autobiografia “Kujtimet vështrojnë nga mua”, u shoqërua gjatë javëve në vazhdim nga ankthet e tmerrshme të shëmtimit: “Sikur këto kriza të më ndodhnin disa vite më vonë… do të isha përpjekur të kisha më shumë simpati dhe më pak frikë nga sëmundja dhe shëmtimi që pushtoi mendjen time nokturne”. Një krizë e tillë mund të jetë zgjidhur në dy mënyra të ndryshme: djaloshi i vuajtur të ketë ngritur barriera mbrojtëse përballë burimeve të tmerrit dhe duke mohuar atë prirje të vetes; ose ai mund të ketë lejuar me ndërgjegje të zgjuar gjithë tmerret e asaj periudhe dhe i ka sjellë ato në syrin intelektual dhe imagjinar. Nga poezia e Transtromerit del qartë se poeti ka kaluar nga rruga e dytë me apo pa vullnet. Kjo nuk do të thotë se imazhet e padëshiruara, zemërimi dhe depresioni u larguan: shkrimet e mëvonshme tregojnë për ndikimin që kishin në jetën e tij. Për më tepër Transtromeri mësoi t’i shihte këto çrregullime si dhurues të një sensi të lartë estetik paqeje dhe rregulli. Një poezi heton pikërisht këtë, e cila përshkruan arritjen e qetësisë shpirtërore të Vermeer-it, e “sekondës” që të lejon të jetosh me shekuj” për hapjen e piktorit ndaj “zhurmës njerëzore”, atë ndërgjegjësim të dhimbshëm të tijin për kaosin nga ana tjetër e murit të studios së vet… (marrë me shkëputje nga libri)


MAPO

19

Libri

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

JOSEPH R. DOMINICK

është autor i tre librave dhe ka botuar më shumë se 30 artikuj në gazetat shkencore. Nga viti 1976 deri në1980-ën, Dr. Dominick ka shërbyer si redaktor i “Journal of Broadcasting”. Ka marrë shumë grante kërkimi nga Shoqata Kombëtare e Transmetuesve dhe nga kompania amerikane e transmetimit, ndërkohë që shërben si konsulent për organizata si Fondacioni “Robert Wood Johnson” dhe Shoqëria Kimike Amerikane .

METAMORFOZAT E MEDIAS

“Dinamikat e Komunikimit Masiv”- një botim i kolanës së librave studimorë të Shkencave Sociale, i përkthyer nga Bashkim Gjergji dhe Rrapo Zguro

B

otimi i UET Press - “Dinamikat e Komunikimit Masiv”- sjell për lexuesin, e veçanërisht studentët e Shkencave të Komunikimit dhe gazetarët e rinj, një hyrje të gjallë dhe objektive në komunikimin masiv, duke i përditësuar ata me zhvillimet më të fundit; nga roli i madh që po fitojnë celularët dhe IPod-ët në masmedia drejt ndikimit në rritje të blogjeve online në praktikën e gazetarisë. Gazetat, revistat dhe librat i shfletojmë online, shohim dhe dëgjojmë video dhe audio në makina, në zyra, në shtëpi, në avionë apo pista vrapimi, regjistrojmë video me telekomandë për ta ndjekur kur të duam programin e preferuar në TV, lajmet më të fundit mund t’i zgjedhim nga një duzinë burimesh duke përdorur motorin e kërkimit Google, shesim vetë në eBay dhe filmin më të fundit që transmetohet në kinema mund ta shkarkojmë dhe shohim ulur në kolltukun e shtëpisë në ekranin gjigant të TV...Këto nuk janë më produkte hollivudiane të fantashkencës, porse realiteti më i ri ku jetojmë, ai i epokës dixhitale. Gjithçka dhe gjithkund është motoja e re e medias dhe këtë rreket të shpjegojë profesori i Universitetit të X h o r x h i a s , Jo s e p h R . Dominick, në librin e tij “Dinamikat e Komunikimit Masiv”- një botim i kolanës së librave studimorë të Shkencave Sociale, i përkthyer nga Bashkim Gjergji dhe Rrapo Zguro. Ky libër i hedh një vështrim të kuptueshëm dhe të ekuilibruar botës në ndryshim të medias. I përditëson studentët me zhvillimet në botën e medias, që përfshijnë Facebook-un, Twitter-in dhe të tjera media sociale, modelet e reja të biznesit mediatik, lexuesit e librave e-books, faqe me video online si YouTube etj. “Unë mendoj se e kam parashikuar të ardhmen e medias masive. Së pari, ne do të jemi kudo. Argëtimi dhe informacioni do të na paraqiten në ato që industria i quan platforma të shumëfishta: ekrane të mëdha (TV shtëpiakë), kompjuterë dhe ekrane të vegjël (celularë dhe PDA). Gazetat dhe revistat do të jenë në web dhe në celularë. Videot dhe audiot do të shihen në makina, në zyra, në shtëpi, në avionë dhe në pistat e vrapimit. Ne do të kemi gjithçka nën kontroll. Videoregjistruesit dixhitalë (TiVo) dhe videot me telekomandë na lejojnë të shohim TV kur të duam vetë (dhe nëse duam, mund t’i kalojmë reklamat). Përpunuesit e lajmeve, si Google, na lejojnë të zgjedhim një duzinë burimesh të ndryshme të lajmit. Ne mund të shesim vetë në eBay. Nuk doni të dilni jashtë shtëpisë për të parë një film? Shkarkojeni dhe shiheni kur të dëshironi. Ne po bëhemi pjesë e tyre”, shkruan në parathënien e librit të tij profesor Dominick. Tetë etapat në evolucionin e komunikimit njerëzor janë gjuha,

shkrimi, shtypshkronja, telegrafi dhe telefoni, fotografia dhe filmi, radioja dhe televizioni, media dixhitale dhe media e lëvizshme. Ato kanë ndryshuar mënyrën sesi ruhej apo transmetohej informacioni. Nga shtypi i shkruar, të gjitha kanë zgjeruar rrezen e komunikimit njerëzor duke bërë të mundur shkëmbimin e informacioneve me njerëz në vende të tjera e kohë të ndryshme. Kjo arritje nxiti qëndrim më optimist në lidhje me përfitimet sociale të medias. Telegrafi u pa si forcë e moralitetit, kuptimit dhe paqes. Radioja dhe televizioni u konsideruan si mënyra për të çuar edukimin, kulturën e lartë dhe përsosjen te masat. Televizioni kabllor u pa si formë e re zbavitjeje, si edhe për të hapur rrugën që TV të ndihmonte në procesin demokratik duke mundësuar numërimin elektronik të votave. Asnjë nga pritshmëritë duket se nuk u realizua. Megjithatë, interneti me aftësinë e vet për t’i lidhur të gjithë me të gjithë, është propaganduar si revolucion në fushën e informacionit, që do të ndikojë shoqërinë po aq sa shtypi i shkruar. Por, a është ky tranzicion i medias në dobi të komunikimit masiv?! Profesori amerikan parashikon se interneti do të vazhdojë të prishë g jithçka, duke nënkuptuar me gjithçka rolin dhe mjetet tradicionale të masmedias; me audiencën në rënie, avullim i n e r e k l a m ave d h e rritjen e konkurrencës nga interneti. “Në të vërtetë, ky botim mund të titullohej edhe ‘Shkatërrimi i Ko m u n i k i m it M a s iv ’ . Gazetat dhe revistat do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar modele të reja biznesi që përfshijnë web-in. Rrjetet televizive dhe kompanitë kinematografike do të përballen me konkurrencën e një grushti kanalesh që transmetojnë video. Reklamat do të vazhdojnë të shfaqet në internet, e po ashtu shumë nga aktivitetet kushtuar marrëdhënieve publike. Më në fund, e-books, mund të rimodelojë industrinë e botimit. Kjo është gjithçka që unë mendoj se është duke ndodhur”, - përfundon ai. Evolucioni i komunikimit masiv I ndarë në pesë pjesë kryesore, libri “Dinamikat e Komunikimit Masiv” është një rrugëtim i gjatë, që nis me shpjegimin e natyrës së komunikimit masiv, perspektivat e tij dhe rolin që ai ka në shoqëri; konteksti historik e kulturor, lindja dhe zhvillimi i medias nga gazeta, revista, librat, radioja, regjistrimi i tingullit, filmat artistikë, televizioni, televizioni kabllor deri tek interneti dhe web-i. Profesori i kushton një kapitull të zgjeruar profesioneve specifike në media dhe në marrëdhëniet me publikun; flet rreth reklamës dhe e mbyll librin me ligjet e medias masive, etikën dhe efektet që komunikimi masiv ka në shoqërinë e sotme. Suadela Balliu

REPUBLIKA E SHQIPëRISë GALERIA KOMBëTARE E ARTEVE SHPALLJE KONKURSI MBARëKOMBëTAR Për Realizimin e Posterit Festiv të “100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë 1912 – 2012”, i cili do të jetë posteri zyrtar që do të përdoret për të gjitha festimet publike shtetërore për këtë qëllim. Galeria Kombëtare Arteve Tiranë, në mbështetje të Urdhrit të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi Nr. 15, datë 20.01.2012 ”Për shpallje Konkursi për realizimin e posterit festiv të “100 vjetorit të Pavarësisë 1912-2012”dhe Urdhrit Nr. 16, datë 20.01.2012 “Për krijimin e Komisionit të përzgjedhjes së posterit festiv të “100 vjetorit të Pavarësisë 1912-2012”, SHPALL: KONKURSIN MBARëKOMBETAR, PëR REALIZIMIN E POSTERIT FESTIV Të “100 VJETORIT Të SHPALLJES Së PAVARëSISë 1912 – 2012”. Përshkrim i përgjithshëm : Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, organizon Konkursin Mbarëkombëtar: “Realizimi i Posterit Festiv të “100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë 1912 – 2012.” Qëllimi i Realizimit të Posterit. Posteri është përkujtimor, festiv, dhe i kushtohet 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Ky Poster do të jetë edhe posteri / pllakati zyrtar që do të shoqërojë të gjitha festimet publike shtetërore për këtë qëllim. Ky Poster do të përdoret gjatë gjithë vitit jubilar 2012. Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs  Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë: artistë, studio grafike dhe subjekte (fizikë apo juridikë) me kombësi shqiptare të interesuar.  Subjektet pjesëmarrës mund të paraqesin deri në 3 punime origjinale.  Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore per autencitetin e tyre para ligjit.  Ky konkurs nuk është i hapur për studentët.  Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.  Punimi (Posteri/Pllakati) duhet të jetë shprehje artistike figurative grafike. Destinacioni i përdorimit të tij do të jetë: 1. Billboards në sheshet dhe vende publike (fasada ndërtesash). 2. Postera të vendosura në ambjente publikë. 3. Citylights anash rrugëve kryesore.  Punimi do të paraqitet i punuar/printuar me ngjyra.  Punimi duhet te jete i permasave jo më të vogla se formati A3 (420 x 297 mm) dhe njëkohësisht duhet të jetë i shoqëruar me një CD e cila përmban punimet/punimin pjesëmarrës. Detyra e Projektimit  Punimi duhet të jetë shprehje artistike e një Posteri Festiv që përkujton 100 Vjetorin e Pavarësisë.  Posteri duhet të jetë i konceptuar me një gjuhë artistike bashkëkohore.  Punimi duhet të përmbajë edhe logon fituese të miratuar të 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë (Ju lutem kontaktoni GKA për disponimin e kësaj logoje).  Subjekti konkurues duhet të zgjedhë një stil shkronjash që lexohen qartë.  Punimi mund te paraqitet: 1. I punuar me ngjyra mbi letër dhe/ose 2. I printuar nga kompjuteri.  Secili bocet i paraqitur duhet të jetë i nënshkruar nga autori apo grupi i autorëve.  Punimet duhet të jenë të vendosura mbi një suport të fortë në mënyrë që të mund të ekspozohen lehtësisht para jurisë.  Subjekti konkurues në të njëjtën CD që dorëzon punimin duhet të përfshijë edhe CV e tij/saj/tyre. Organizimi i Konkursit dhe Komisioni Përzgjedhës  Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë është institucioni që do të organizojë Konkursin Mbarëkombëtar për Realizimin e Posterit Festiv me rastin e “100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë 1912 – 2012”.  Punimi/punimet do të dorëzohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri me datë 20 Shkurt 2012. Punimet i dorëzohen me protokoll Znj. Malva Tasho, GKA, Bulevardi “Deshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë, 1001. Numri kontaktit: +355 4 222 60 33, nga ora 9.00 deri 16.00, nga e Hëna në të Premte.  Komisioni Përzgjedhës shqyrton punimet me datë 23 Shkurt 2012.  Me datë 24 Shkurt 2012, Komisioni Përzgjedhës do të përzgjedhë me sistem pikësh, nga 1 deri në 5, pesë punimet më të mira.  Pesë punimet më të vlerësuara nga Komisioni Përzgjedhës do t’i kalojnë për miratim përfundimtar Komisionit Shtetëror të Festimeve pranë Këshillit të Ministrave. Komisioni Shtetëror i Festimeve pranë Këshillit të Ministrave do të shpallë publikisht fituesin.  Komisioni Përzgjedhës i Konkursit përbëhet nga 5 anëtarë, personalitete nga fusha e artit dhe kultures, miratuar nga MTKRS.  Do te jepen tre cmime. Çmimi i Pare eshte çmimi fitues dhe do të jetë posteri zyrtar i të gjitha festimeve publike shtetërore. Çmimi i Parë eshte 400,000 (katërqind mijë) lek. (10% tatim në burim do të mbahen nga kjo shumë.)  Çmimi i Dytë dhe Çmimi i Tretë janë çmime inkurajuese. Punimet e vendit të dytë dhe të tretë nuk do të përdoren për festimet publike shtetërore. Çmimi i Dytë është 120,000 (njëqind e njëzet mijë) lek. Çmimi i Tretë është 80,000 (tetëdhjetë mijë) lek. (10% tatim në burim do të mbahen nga kjo shumë.)  Punimet fituese bëhen pronë e fondit të GKA, Tiranë.  Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së punimit fitues, ndërmjet artistit dhe GKA, Tiranë lidhet Kontrata për Pagesën, ku subjekti fitues në bazë të Ligjit.  Nr.9380 dt.28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Neni 9, pika c, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.  Nga data 20 Janar 2012, me shpalljen publike të konkursit, të gjithë të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e këtij konkursi, nëpërmjet tërheqjes pranë recepsionit të GKA, Tiranë të materialit të shkruar, si dhe nëpërmjet: website të MTKRS, website të GKA, si dhe medias së shkruar dhe asaj elektronike. GALERIA KOMBëTARE E ARTEVE, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë; Tel: 04 2226 033; Tel / fax: 04 2233 976; www.gka.al


20

MAPO

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

sport

Spanjë La Liga – Java XIX Të shtunën Satander – Getafe Espanjol – Granada Real Sociedad – Atletiko Madrid Betis Sevilja – Sevilja Të dielën Osasuna – Valencia Rajo Valekano – Majorka Malaga – Barcelona Levante – Real Saragoza Real Madrid – Atletik Bilbao Të hënën Vijareal – Sporting Gijon

1-2 3-0 0-4 1-1 1-0 0-1 1-4 0-0 21:30 21:00

Reali ruan distancat me Barcelonën Katalanasit e drejtuar nga Pep Guardiola e kishin dhënë sinjalin e tyre në ndeshjen që u luajt në orën 18:00 në fushën e vështirë të Malagas. Por kur Barcca është ën ditë të mirë, fusha më e vështirë kthehet në shëtitje. Ashtu sicc bëri edhe Lionel MEsi që me tre golat e

tij ndihmoi katalanasit që të fitonin 4-1. Golin tjetër për kampionët në fuqi të Spanjës e shënoi Aleksis Sanccez, ndërsa për vendësit golin e flamurit e realizoi Rondon. Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Reali i Madridit priste Atletiko Bilbaon në një ndeshje që rezultoi

e vështirë vetëm në 45 minutat e para. Jorente do t’u jepte avantazhin miqve në “Bernabeu”, përpara se Marselo të barazonte. Në pjesën e dytë, dy penallti të kthyera në gol nga Kristiano Ronaldo e bënë mbrëmjen më të këndëshme për madrilenët.

Basha: Të rinjtë të frymëzohen nga ikonat e sportit Kryebashkiaku i Tiranës ka përuruar dje sistemin e ndriçimit në Kompleksin Sportiv Dinamo Kompleksi Sportiv Dinamo ka ndryshuar pamje. Nga dje, ai është shndërruar në një kompleks që mund të shfrytëzohet edhe në orët e mbrëmjes. Me një investim të Bashkisë së Tiranës, është bërë e mundur vendosja e sistemit të ndriçimit të këtij kompleksi. Po kështu ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i dhomave të zhveshjes dhe dushet. Në këtë mënyrë, në kompleksin sportiv Dinamo mundësohet stërvitja e grupmoshave të ndryshme në çdo kohë dhe me kushte të mira. Për ta bërë sa më të këndëshme këtë atmosferë, është organizuar një ndeshje e veçantë futbolli ndërmjet yjeve të futbollit shqiptar të viteve 80-90. Emra të mëdhenj si Sulejman Mema, Agustin Kola, Alban Bushi, Indrit Fortuzi, Altin Shulku, Andrea Marko, Blendi Nallbani, Ledio Pano, Krenar Alimehmeti, por edhe lojtarë të tjerë si Mehmeti, Mersini, Tomorri, Milori, Tole, Stërmasi, Stafa, Zhupa, Duro, Omuri ka rikthyer emocionet e veçanta te futbollit shqiptar. Titullarët e ekipit kombëtar por edhe të ekipeve të kryeqytetit Tiranës Dinamos dhe Partizanit zbritën në fushën të ndarë në dy ekipe të cilat drejtoheshin nga ishtrajnerët e kombëtares Astrit Hafizi dhe Bejkush Birçe. Sa për kronikë, skuadra e Hafizit arriti të fitonte këtë ndeshje me rezultatin 3-2. Kupa u dorëzua nga Kryetari i Bashkisë së

Tiranës Lulzim Basha. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Basha do të shprehej: “Siç do punë edhe detyra ime ka vështirësitë e veta. Por jo si çdo punë, detyra ime sjell kënaqësi dhe privilegje të veçanta. Një nga këto privilegje sot është që të gjendem mes ikonave e idhujve të fëmijërisë time, përfaqësuesve të Tiranës, Partizanit, Dinamos e Kombëtarës në fushën e blertë. Atyre që na bënin krenarë por edhe atyre që na hipnin nervat nganjëherë, por edhe atyre që në fëmijërinë tonë ishin idhujt e sportit dhe sportdashësve dhe figura që çdo i vogël donte t’i imitonte në të ardhmen. Ndeshja e sotme ka dy simbolika. E para se na rikujton këto ikona të cilët sot janë mbledhur të gjithë sot këtu sepse janë kampionë, secili prej tyre. Ata janë një ekip pavarësisht se i kemi veshur me dy fanella të ndryshme, janë kampionë. Janë kampionë të sportit edhe në kohë të vështira. Janë kampionë të kulturës qytetare, janë kampionë në durimin, pedagogjinë dhe sportdashurinë me të cilën edukojnë brezat e rinj,” theksoi kryebashkiaku Basha, që më pas do të theksonte ky kompleks do t’i shërbejë të rinjve të qytetit të Tiranës për masivizimin e sportit. “Çdo vogëlush duhet të ketë mundësi të përfitojë nga sporti, të ketë mundësi të përfitojnë nga këto kampionë dhe t’i futen rrugës së sportit. Jo të gjithë do të përfundojnë në kombëtare, por të gjithë do të jenë mirënjohës për cilësinë e jetës, për shëndetin, për kulturën, të cilën sporti e përfaqëson,” përfundoi fjalën e tij Basha, që mori si kujtim topin e ndeshjes së luajtur mes ikonave të futbollit.

Lulzim Basha dhe Suljeman Mema gjatë aktivitetit të djeshëm

Siti e kthen makthin në fitore, Junajtid mposht Arsenalin Dy skuadrat e kreut fitojnë me dy formacionet londineze dhe ruajnë distancat Ndeshja mes Mançester Sitit dhe Totenhamit ka përfunduar me rezultatin 3-2. Në 45 minutat e para ndeshje ishte ne nivele të barabarta ndërsa pjesa e dytë ka qenë më e mirë për skuadrën e Mançester Sitit. Dy golat e parë të kësaj skuadre u shënuan nga Samir Nasri në minutën e 56-të dhe Joleon Leskot në të 59 -ën duke e çuar rezultatin në 2-0. Por loja nuk mbaroi me kaq pasi skuadra e Totenhamit ka mund të barazojë pas dy golave të Zhermain Defo dhe Gareth Bejl. Gjatë minutave shtesë të lojës skuadra e Sitit ka arritur të marrë një penallti e cila u shndërrua në gol nga Mario Baloteli duke regjistruar rezultatin përfundimtar 3-2. Me këtë fitore

shkurt Rikthehet të luajë, ndonëse ka plumb në kokë

Premier Liga – Java XXII Të shtunën Noruiç – Çelsi Everton – Blekbërn Ulvërhempton – Aston Vila Fulham – Njukastëll Kuins Park Rejnxhërs – Uigan Stouk Siti – Uest Bromuiç Albion Sandërlend – Suonsi Siti Bolton – Liverpul Të dielën Mançester Siti – Totenham Arsenal – Mançester Junajtid

Manchester Citi - Totenham

Mançester Siti ka 54 pikë në vendin e parë. Mançester Junajtid e dinte se ndaj Arsenalit nuk do të ishte më ajo shëtitja 8-2 e fazës së parë. Londinezët, që e kanë rritur ndjeshëm lojës, janë bërë një barrikadë e vështirë për skuadrën e

0-0 1-1 2-3 5-2 3-1 1-2 2-0 3-1 3-2 1-2

Fergusonit. Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë nga Mançesteri, kur Luis Antonio Valencia do të shënojë pikërisht kur po skadonte koha në pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, Arsenali nis të bëhet më kërkues dhe do ta gjejë golin e barazimit me të zakonshmin Robin Van Persi. Megjithatë, Junajtid nuk dekurajohet dhe do të mësyjë portën e “topçinje”, derisa Daniel Uellbek do të kthejë avantazhin dhe diferencën -3 nga Mançester Siti.

Mban në kokën e tij një plumb të cilin mjekët nuk kanë mundur ta heqin, por ai nuk e braktis fushën e lojës. Bëhet fjalë për lojtarin kombëtares së Paraguait, Salvador Kabanas, i cili përpara dy vjetësh u plagos rëndë me një plumb në kokë. 31-vjeçari u plagos në banjën e një lokali nate në Meksikë, pas një sherri midis disa klientëve të këtij lokali që degjeneroi në perplasje me armë, ku nga plumbat e shkëmbyer, njëri zuri lojtarin Kanabas. Mjekët kryen ndërhyrje ndaj tij por pa mundur të heqin plumbin nga koka. Por kjo gjë nuk e ka penguar lojtarin të kthehet të luajë për skuadrën e Itagua me të cilën nisi dhe karrierën e tij.

Maradona vs Pele: Është thjesht një kukull Deklaratat e Peles për lojtarin e Barcelonës, i cili është shprehur se Mesi nuk do të arrijë kurrë nivelin e tij, kanë shkaktuar reagimin e trajnerit të Al Vasl, Diego Maradona. Me shaka, ai është shprehur se Peles, për shkak të

moshës i janë prekur edhe mendimet. “Nuk mund ta fajësoj, ka 20 vjet që nuk bën asgjë. Nuk e kam parë as në ndonjë supermarket. Nuk e di se çfarë bën. Zakonisht, nëse e shikon diku, është në ndonjë ceremoni çmimesh në krah të presidentit të FIFA-s dhe duket si kukull që lëvizet me telekomandë. Komentet e tij nuk janë aspak surprizë”, u shpreh Maradona për Pelen.

Plagoset me plumb zv/ presidenti i Trabzonsporit Zëvendëspresidenti i Trabzonsporit, Nevzat Sakar është qëlluar në këmbë kurse policia është ende në kërkim të identifikimit të autorit, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e klubit turk, të dielën. Zyrtari i lartë i Trabzonsporit u sulmua të dielën rreth orës 02:30 ndërsa ishte duke qëndruar jashtë shtëpisë së tij. Besohet se në drejtim të tij janë shtënë tre plumba, një prej të cilëve e qëlloi në këmbë. Edhe pse i dëmtuar, Sakar është larguar nga spitali dhe është duke u rikuperuar në shtëpi. Sot, ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp rreth incidentit.


Juventus

e hënë, 23 JANAR 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Konte: Kemi bërë një fazë të parë fantastike Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, e ka cilësuar pjesën e parë të sezonit të skuadrës së tij si të jashtëzakonshme, pas fitores 2-0 ndaj Atalantës në transfertë, pas së cilës skuadra bardhezi u shpall edhe kampione e dimrit. Juventusi, në 19 ndeshjet e para në Serie A është pa asnjë humbje dhe

mbetet skuadra e vetme në Europë momentalisht pa humbje të pësuar në këtë sezon. Kjo dhe fitoret në sfidat e mëdha ndaj Interit dhe Milanit bëjnë që shumë të mendojnë se juventinët do të shpallen kampionë. “Ne kemi pasur një pjesë të parë të sezonit që ishte shumë e mirë. Kemi luajtur në nivele të larta

dhe meritojmë të jemi në majë. Mendoj se ndaj Atalantës ishte kulmi i impenjimeve tona. Përgëzime lojtarëve, të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Tani duhet të jemi të përgatitur për të dhënë 120-130 përqindëshin në pjesën e mbetur”, tha Konte.

Milani -1 nga Juvja, Interi i katërti 34

Kuqezinjtë kanë fituar 0-3 në tranfsertën e Novarës, zikaltërit fituan përballjen direkte me Lacion, duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve, 3 më pak se Udineze e vendit të tretë Interi ka fituar mbrëmë ndeshjen e rëndësishme me Lacio, ndonëse e pa veten në disavantazh pas golit të Tomazo Rokit. Zikaltërit e Ranierit vijojnë kështu serinë positive të fitoreve dhe kësaj radhe kanë treguar një tjetër provë force pas derbit të fituar me Milanin. Lacio ka bërë një paraqitje të mirë, por dyshja Milito-Pacini kanë mundur ta nxjerrin nga telashet Interin, duke përmbysur golin e Rokit të shënuar në minutën e 30-të pas asistit të Ledezmas. Megjithatë, Milito do të kthente barazimin kur po skandonte koha e pjesës së parë, ndërsa Pacini me një parabël të bukur do t’i jepte avantazhin formacionit zikaltër në minutën e 63-të, avantazh që Interi do ta ruante deri në fund. Milani ka fituar 0-3 në transfertë përballë skuadrës modeste të Novarës ( e cila në mesjavë i hapi probleme në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndeshje e fituar nga kuqezinjtë vetëm pas kohës shtesë), dhe ruan distancën -1 pikë me Juventusin kryesues, që fitoi mbrëmjen e së shtunës 2-0 përballë Atalantës. Me gjithë përpjekjet e skuadrës së Alegrit, pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura. U deshën 17 minuta lojë nga pjesa e dytë që të zhbllokohej rezultati. Ibrahimovich gjen rrjetën pas një topi të marrë nga Ambrosini. Në minutën e 74 të takimit, Robinjo dyfishon rezultatin për të ardhur tek goli i dytë i Ibrës në minutën e 90’. Kjo fitore e ngjit Mi-

Inter-Lacio2-1

lanin në kuotën e 40 pikëve, 1 më pak se Juventusi. Edhe Udineze fitoi në fushën e saj në përballjen ndaj Katanias. Friulianët morën 3 pikëshin falë golave të Aremr-s në pjesën e parë dhe të Di Natales në pjesën e dytë, ndërkohë që goli për

Bundesliga

Dortmundi, “manita” Hamburgut dhe mbërthen Bajernin në krye Kampionët në fuqi të Gjermanisë, Borusia e Dortmundit, ka mundur të triumfojë thellësisht në Hamburg, duke mposhtur vendësit me rezultatin 5-1. Gjithçka ka folur për skuadrën e Jurgen Klop, që nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim rezultatin. Groshkojtc ka çelur serinë e golave, teksa shfrytëzoi në maksimum asistin e Kagavas. Më pas ka dyfishuar LevandoDortmund - Hamburg vski, që i dërgon skuadrat në pushim me këtë rezultat. Në Bundesliga – Java XVIII pjesën e dytë do të vijnë edhe 3 Të premten gola të tjerë të miqve, përpara Borusia Munshengladbah – Bajern Mynih 1-3 se Gerrero të shënojë golin e Të shtunën Volfsburg – Këln 1-0 flamurit për Hamburgun. Pas Shalke 04 – VFB Shtutgart 3-1 kësaj fitoreje, Dortmundi Hofenheim – Hanover 96 0-0 mbërthen Bajernin dhe Shalken Nurenberg – Herta Berlin 2-0 Freigurg – Augsburg 1-0 në krye të tabelës me 37 pikë, – Verder Bremen 0-0 ndërsa në vendin e katërt është Kaizerslautern Të dielën Borusia Munshengladbah me 36 Hamburg SV – Borusia Dortmund 1-5 Bajer Lerverkusen – Mainc 05 2-0 pikë.

miqtë sicilianë u shënua nga Lodi me 11-metërsh në sekondat e fundit të takimit. Në ndeshjet e tjera, Napoli ngec sërish, këtë herë përballë Sienës. Skuadra e Maxarit nuk mori dot më shumë se një barazim 1-1 përballë vendasve, që kaluan të

Milani ka fituar 0-3 në transfertë përballë skuadrës modeste të Novarës

parët në avantazh. Goleadë në Palermo. Vendasit mundën Xhenoan me rezultatin e tenistik, 5-3, ndërsa më herët Bolonja e Parma ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Po 0-0 përfundoi edhe Kaljari-Fiorentina.

Plas te Reali! Murinjo sherr me Kasijas dhe Serxhio Ramos Trajneri portugez i madrilenëve është shprehur i pakënaqur me deklaratat e lojtarëve të tij në media, që nga ana tjetër i janë përveshur teknikut. Në Madrid përflitet një zëvendësim i Mou me Bielsan

Serie A – Java XIX Të shtunën Roma – Çezena Atalanta – Juventus Të dielën Bolonja – Parma Udineze – Katania Palermo – Xhenoa Siena – Napoli Kajliari – Fiorentina Novara – Milan Leçe – Kievo Verona Inter – Lacio

Jeton Selimi

Disfata e fundit kundër Barcelonës ka krijuar një atmosferë shpërthyese te Reali i Madridit. Nuk kanë mjaftuar polemikat në lidhje me gjestin anti-sportiv të Pepe dhe kryqëzimit që i bënë tifozët trajnerit Zhoze Murinjo, pasi mediat spanjolle kanë zbuluar së fundmi një “kryengritje” të futbollistëve ndaj teknikut portugez. E përditshmja “Marca”, një gazetë kjo shumë pranë klu-

Milan-Novara

bit madrilen, ka zbardhur një debat të ashpër mes Murinjos dhe dy futbollistëve më të rëndësishëm kapitenit, Iker Kasijas dhe Sergio Ramos. “Më keni sulmuar prapa shpinës” citohet t’i ketë thënë Murinjo futbollistëve të tij, prej të cilëve u përgjigj Ramos. “Jo trajner, atë që ke lexuar ka dalë nga mediat, nuk e kemi thë-

5-1 0-2 0-0 2-1 5-3 1-1 0-0 0-3 2-2 2-1

në ne”. Murinjo: “Sigurisht, pasi ju spanjollët keni fituar Botërorin, miqtë tuaj nga mediat do ju mbrojnë, njësoj si portierin tuaj,” tha ai duke iu referuar Kasijasit, i cili ishte duke u stërvitur 30 metra më larg dhe iu kundërpërgjigj prej atje: “Trajner, këtu gjërat thuhen në fytyrë, ok?”. Më pas, Murinjo e vazhdon me Ramosin. “Ku ishte te goli i parë Sergio?”. Ramos: “Mbuloja Piken”. Murinjo: “Mirë, por a nuk duhej të mbuloje Pujolin (autorin golit të parë të Barcelonës)”.


22

MAPO

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

TEKNO-KISHA NË SUEDI PO TËRHEQ TË RINJTË Kisha suedeze vendosi të tërheqë më shumë të rinj duke lejuar që gjatë meshës të lëshojnë muzikë tekno. Meshat moderne në kishën e Shenjtorëve në Stokholm janë ide e priftit Ollea Idestroma. Idestroma tha se tekno meshat janë mënyrë e mirë për të parandaluar largimin e besimtarëve nga kisha dhe për të tërhequr sa më shuam të rinj që të vijnë në kishë. E tërë ceremonia përbëhet prej meshës standarde, ndërsa këngët kishtare janë zëvendësuar me muzikë moderne. Kjo lloj meshe u bë e popullarizuar te të krishterët e rinj, të cilët edhe vallëzojnë në kishë.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

13

6

7

18

21

29

30

31

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Urani do ua shtojë dëshirën për të pasur një jetë në çift më të lirë dhe jashtë rutinës së përditshme. Jupiteri nga ana tjetër do ju bëjë edhe më tëzgjuar.Beqarëtdotëkenë një takim spektakolar dhe premtues për një të ardhme të largët.

Jeta në çift do jetë e pështjelluar. Disa do kenë edhe goxha vështirësi dhe mund të enden në një ambient gënjeshtrash dhe dinakërie. Shumica e beqarëve do ndihen aq mirë ashtu si janë saqë nuk do duan t’u besojnë premtimeve të të tjerëve.

Nëse keni kaluar një periudhë paksa delikate me partnerin ka ardhur momentitërivendosniklimën e ngohtë. Urani do influencojë beqarët. Do keni takime por duhet të shihni mekujdesnësepersonatju përshtaten.Gjeniekuilibrin edhe në sektorin financiar.

Ka mundësi që në jetën në çift të keni tension. Plutoni do e bëjë partnerin tuaj nervoz dhe agresiv. Duke qenë se ju nuk do i toleroni dot këto, toni i zërit do të ngrihet. Beqarët do jenë më emotivë se kurrë dhe do kërkojnë kënaqësitë.

43

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Marsi, talenti i dëshirës dhe sensualitetit do të rizgjojë edhe më indiferentët ndërmjet jush. Kujdes nga tradhtitë që mund ta tronditin lidhjen tuaj! Për beqarët ambienti do jetë mjaft i përshtatshëm për dashuritë me shikim të parë.

Qëndroni larg njëri-tjetrit sot sepse kjo do ju lejojë të reflektoni më mirë për lidhjen tuaj. Vetëm pas kësaj do e shihni nëse dashuria do të triumfojë apo jo. Beqarët do të arrijnë fitoren sot. Edhe pse mund të jetë personiidealdojuduhettë prisnidhetanjihnimëmirë!

Ambienti yjor do favorizojë dashuritë për të gjithë. Ata që kanë një lidhje do përjetojnë momente sensuale. Beqarët, do jenë sharmantë gjatë gjithë kohës. Kujdes nga xhelozia e disa personave që ju rrethojnë dhe që nuk kanë artin tuaj të joshjes

Gjërat janë ftohur disi me partnerin tuaj? Përfitoni nga influenca mjaft e mirë e Mërkurit për t’u pajtuar sa më shpejt! Merrni kurajën dhe bëjeni ju hapin e parë. Beqarët është më mirë të tregohen të matur në planin sentimental.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Çiftet do përjetojnë momente deliri dhe pasioni. Partneri do jetë në lartësinë e duhur dhe do e ketë shumë të zhvilluar imagjinatën. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë ditën sa më shumë edhe pse do jenë përsëri vetëm.

Sot s’ka sesi situata të jetë ndryshe kur edhe planetët nuk janë të qëndrueshëm. Do ketë keqkuptime dhe tension në çift. Beqarët do kenë takime, por pa asnjë të ardhme sepse nuk do i rezistojnë dot dëshirës për të folur vetëm për vetëm.

Për çëftet asgjë nuk do shkojë ashtu si duhet dhe do ishte mirë të bënit një ndarje të përkohshme. Venusi do ndikojë mjaft në jetën sentimentale të beqarëve. Mos e lini veten të udhëhiqeni nga shqetësimet apo pendimet.

Zemra juaj do endet sot sa nga njëra anë në anën tjetër dhe do e keni të vështirë të gjeni ekuilibrin. Duket vetëm pak më shumë kuptueshmëri nga partneri që gjërat të qartësohen. Kujdes me financat sepse do keni tendencë të bëni shpenzime.

44

32

37

33

38 41

45

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

46

48

49

49

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ndryshimi i formës së diçkaje për ta bërë të dobishme ër një punë tjetër. 9. Shenjë pikësimi. 13. Koço, dirigjent i njohur. 14. Parësore, ose... 16. Pista e Formula 1 në Malajzi. 18. Pacino i kinemasë amerikane. 19. Lezha në makina. 20. Lloj perimeje. 21. Fjodor, shkrimtar i famshëm rus. 24. Nuk i duhet tullacit një i tillë. 26. Fletë e hollë metalike. 28. Një nga motrat teniste Williams. 31. Shtet në Europën Qendrore. 34. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI. 36. Përemër vetor. 38. Gojëz prej metali që u vihet kuajve. 39. Burimi, ose... 40. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të hollë, me gjethe vezake, me lule të verdha. 42. Pezullimi, shfuqizimi i një urdhëri. 46. Të fikët në dialekt. 47. Targa e makinave të Tepelenës. 48. Send i prodhuar për t’u shitur. 48. Lubonja, aktore e njohur.

1. Kafshë pune. 2. Krizë nervore. 3. Rama, kryeprokurore. 4. Repart për shkrirjen e metaleve. 5. Këshilli Popullor. 6. Pasuri e patundshme. 7. Qytet pranë Lezhës. 8. Përemër pronor. 9. Shuma që parashikohet të shpenzohet për kryerjen e një punimi. 10. Notë muzikore. 11. Skaji i sipërm i shpatullave. 12. Goditje dënimi në futboll. 15. Woody, aktor dhe regjizor i njohur. 17. Erë e ftohtë që fryn nga veriu. 20. Pjesë e shkurtër me përmbajtje komike. 22. Njëshi te gurët e dominosë. 23. Janë në majë të sqepit. 25. Një gaz shumë i lehtë. 27. Pjesa e përparme e televizorit. 29. Janë në mes të bandës. 30. Skaji i sipërmi diçkaje, mbrapsht. 32. Ent Financiar. 33. Instituti Ekonomik. 34. Pemë e lartë. 35. Qirjaqi i kinemasë. 36. Alumini për kimistët. 37. Hapur, sheshit. 41. Tase e volejbollitr. 43. Notë muzikore. 44. Shkronjë dyshe. 45. Industria e Lehtë.

Sudoku | nivel mesatar 9

5 2 6

4

7

8 LUANI (23/VII-22/VIII)

36

40

47

BINJAKET (21/V-20/VI)

2 27

35

42

DEMI (21/IV-20/V)

23

26

25 28

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

20

22

39

DASHI (20/III-20/IV)

11

19

34

HOROSKOPI I DITËS

10

15

17

24

9

14

16

GRUAJA ME DY VAGINA REFUZOI NJË MILION DOLLARË PËR FILM PORNOGRAFIK Britanikja Hazel Jones, e cila u bë e famshme pasi deklaroi publikisht se ka dy vagina krejtësisht të zhvilluara, refuzoi një ofertë për punë. Një shtëpi pornografike i ofroi asaj një milion dollarë që të bëjë seks para kamerave. Por 27-vjeçarja Hazel nuk i është përgjigjur ofertës. Kohë më parë mediat zbuluan se ajo vuan nga një çrregullim i rrallë dhe si pasojë e këtij çrregullimi asaj i janë zhvilluar dyfish organet riprodhuese, pra ajo ka edhe dy hapje vaginale.

8

1

6

3

7 4

2

6 5

4

9

3

8 2

2

3

5

6 3

1

1

9 5 1

7

5

4 2

7

3

6 9 1

5 8

9 1 2

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7 5 2

3 4

8

2 9 8 6

1 5

2

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

4

Numërkryq

Shah | nivel mesatar 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

5

2

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

100424, 128512, 152632, 251044, 304514, 352452, 421000, 421115, 426962, 524260, 526325, 536621, 559874, 561157, 584851, 962702.

026, 135, 185, 210, 224, 250, 259, 315, 350, 481, 521, 753.

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 4 shifra:

1051, 2156, 2565, 2632, 4210, 6152, 6251, 8545.

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

A

E R

E

I U

K

D

E

G

A R

P

A

E

B

R

A

T O

D

V

R

O

A

I

H E

R E

J

L

R

E

A

L

I

O

R

C

M I

N

I

Z

O

Q

M N

N

M T A

C T

A

E A

O

I

L

U

M

D

K

E

U

T

A

T

C

5

2

1

5

6

2

0

1

2

5

M

E

2

0

2

2

20

1

7

3

2

0

1

5

9

9

8

7

4

8

5

4

8

5 2

S N

L

I

N T

9

6

5

2

4

1

5

2

6

3

0

1

5

2

6

3

5

2

9

5

7

I

A

8

4

8

5

4

1

5

2

5

6

6

I

B

S

A

V

R

I

U

I

S

E

A

T

L

I

A

M

R

T

U

R

E

L

A

B

O

I

R

O

A

N

O

K

T

I

A

K

R A

E

A Z

O

6

T

M

F J

0152637, 2681811, 4415190, 6556345.

015487, 033201, 050021, 081553,

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën P

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 7 shifra:

Numra me 6 shifra:

T

M

I

I

6

3

2

0

1

1

1

5

2

5

6

3

2

0

1

5

2

4

6

5

5

5

9

8

5

6

5

4

7

8

4

8

5

4

1

5

2

5

4

4

4

1

2

1

0

1

0

1

2

0

3

2

6

3

2

9

0

2

5

8

3

0

2

1

5


retro 1916 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E HËNË, 23 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

23 JANAR

Vritet në pritë Isa Boletini

Isa Boletini (1864-1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje. Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Udhëhoqi

luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910; mbështeti kryengritjen anti-osmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin

shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuz dhe Halit, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

LEONARD COHEN

Maestroja që nxorri sa mundi nga dëshpërimi i tij

E

Ajo që ai, ashtu si shumë grekë radikalënuk pëlqente në skema të tilla ishte, së pari, prezumimi i një kombi qipriot. Nuk ekzistonte një gjë e tillë. Gomerë qipriotë, po. Zakone të caktuara qipriote si për shembull i parapëlqyeri prej tij, zhytja e ëmbëlsirave në konjak, po. Përndryshe, thoshte ai, ishulli përbëhej nga turq e grekë që jetonin ngjitur e ngjitur.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

dhe pas hedhjes në treg të albumit të tij të ri ‘Ide të Vjetra’ artisti, kompozitori dhe këngëtari 77-vjeçari Leonard Cohen “është i gëzuar që është i palumtur” thotë Uilliam Langley. I gatshëm dhe energjik, Leonard Cohen ka sot pamjen e një avokati të moshuar të mafias, me një zë të përshkruar si po “aq të thellë sa një minierë kromi Siberiane”. Nuk kam të ardhme, e di që ditët e mia janë të pakta”, pëshpërit Cohen në albumin e tij të fundit. Është kjo mungesë e plotë gëzimi që i ka dhënë poetit-këngëtar, pseudonime si “Laughing Len”, për të mos përmendur Princi i Pesimizmit, Kumbari i Trishtimit dhe Maestoja i Melankolisë. Por ndërsa të qëndruarit duke parë anën e errët i ka shërbyer atij mjaft mirë për shumë vite, ka shenja shqetësuese që tani në moshën 77-vjeçare ai është bërë shumë serioz. Disa mendojnë që fakti që Cohen është i palumtur është i kuptueshëm. Ai ka pasur një jetë të ashpër, para dhe pasi u bë i famshëm. Kush do që ka pasur të drejtuar në kokë një armë që mbahej nga Phil Spector, apo të humbasë fitimet e një karriere të tërë prej një menaxheri të paaftë, madje edhe dikush që i kanë dhënë emrin e mesit Norman, ka mjaft arsye për të qenë i palumtur. Ndërsa ishte në Lodër javën që shkoi, për të njoftuar daljen e albumit “Old Ideas”, albumi i tij i 12, ai tregoi pak shenja gëzimi. Kritikët përgjithësisht ranë dakord që albumi ishte diccka e mirë. Dikush e lavdëroi veprën si një “përzierje e vuajtjes, zemërthyerjes dhe errësirës”, dhe dikush tjetër si “ një reflektim karakteristik mbi dashurinë, vdekjen dhe vuajtjen”. Cohen i cili rrallë herë ka komentuar punën e tij konfirmoi: “Kam arritur në një përfudim sefundmi, që unë do të vdes. Por e dini, do të më pëlqente ta bëja vdekjen me një tingull.” Ndoshta duhet ti jemi mirënjohes që ai vazhdoi të jetojë kaq gjatë. Jeta e tij që shquhet për “shëmtinë” dhe që është shpenzuar më së shumti sicc edhe ka pohuar vetë nga qëndrimet në aeroporte dhe pritja e autobusëve. Ai ka ardhur deri këtu përmes dështimeve, alkoolizmit, traumave , ndarjeve, problemeve me drogën dhe vetëanalizën. Në vitet 70’ ai bëri një album me producentin e “çmendur” Phil Spector, dhe më vonë kujtonte: “Një natë, Phil mua afrua me një shishe verë në dorë dhe në dorën tjetër një pistoletë 45 mm, më hodhi njërin krah në qafë dhe më tha ‘Leonard unë të dua.’ Unë i thashë, ‘Shpresoj që të jetë e vërtetë Phil’”. E ndërsa gjithë kjo gjendje e lehtëson të bërit muzikë që i egzalton njerëzit, ajo nuk e bën të lehtë të jesh Leonard Cohen. Një nga arsyet se pse është e vështirë që t’i marrësh një intervistë atij është

fakti se ai e ka të vështirë të shpjegojë faktin se s’ka dashur kurrë të jetë një këngëtarë Pop dhe është bërë një i tillë. Kjo nuk është një përrallë. Në autobiografinë e saj, këngëtarja Judy Collins kujton se kur e ka tërhequr përdore Cohenin për ta nxjerrrë në skenë më 1967 ky i ka thënë: “Nuk mund ta bëj, do të vdisja nga turpi.” Tani ai është një këngëtar i mësuar me skenën. I gatshëm dhe energjik, ai ka pamjen e një avokati të moshuar të mafias në kostumin e zi. Zëri që dikur është përshkruar si aq i thellë sa një minierë kromi Siberiane, është tani më i thellë dhe më i ashpër prej moshës, por pa dyshim i shkon përshtat. Kur Cohenit i duhet ndonjë variacion vokal, ai thjeshtë therrët te tjerë. Sidoqoftë ajo që ai nuk ka shpjeguar dot deri më tani, është se përse janë gjithë këto këngë të errëta. Ai zakonisht i shmanget kësaj pyetje, ose duke përdorur shprehje parazite të tipit “vijnë nga zemra” apo që me-

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

kanizmi i këngës nuk mund të shpjegohet. Karriera e tij ka qenë e vështirë. Kur ju fut botës së muzikës bastet nuk ishin për të. Ai ishte afër të 30-tave dhe menaxherët e popit zakonisht e pyesnin “mos je shumë i vjetër për këtë lojë?” Ai nuk ishte i bukur, nuk mund të këndonte mjaft mirë dhe nuk kishte ndonjë karizëm të dukshme. Ai shpërtheu kur Judy Collins, të cilën e kishte takuar në një lokal, vendosi të rregjistrojë këngën e tij “Suzanne”. Ky ishte hiti i tij që e vuri në rrjesht me Bob Dylan dhe e beri të sukseshëm. Prej asaj dite ai mbeti i njejtë për vite me rradhë. Nuk u martua asnjëherë, humbui 5 milion dollarë pas mashtrimit nga menaxheri i tij, u fsheh për ca kohë në një manastir në Kaliforni dhe u rikthye sërish duke thënë se kishte shëruar depresionin. Nuk u martua kurrë. Kjo ishte një nga fobitë e tij. Këto ditë të pakta që i kanë mbetur ai do ti shpenzojë si javë, duke kënaqur, nxitur dhe mërzitur fansat. Suksesi thotë ai është mbijetesë dhe sëfundmi ai i ka prekur fundin të dyjave.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.