Gazeta Mapo

Page 8

8

MAPO

E shtunë, 21 janar 2012 www.mapo.al

Plani i ri Urbanistik

Ekspertët e grupit strategjik të hartimit të planit nisin në Universitetin Europian të Tiranës diskutimet për modelin e ri ekonomik të kryeqytetit

Basha: Tirana me shumë qendra, modeli ynë ekonomik Kryebashkiaku: Tirana policentrike po mishërohet në draftplanin që po përgatitet. Merita e këtij koncepti është hapja e mundësive dhe zvogëlimi i presionit të tmerrshmën në qendër të Tiranës Jonida Tashi

Zbardhet harta e zhvillimit ekonomik të Tiranës, që do të jetë një skemë e ndërthurur me infrastrukturën e re urbane dhe hapësirat e gjelbra dhe jo më vetëm në qendër të kryeqytetit. Sipas skicimeve të deritanishme, të bëra nga ekspertët e grupit strategjik të hartimit të Planit të ri Urbanistik, zona e urbanizuar e Tiranës, në pjesën lindore do të kufizohet nga Parku i Dajtit, në pjesën jugperëndimore nga një park periferik, ku do të përfshihen kodrat e Stërmasit, në afërsi të Vaqarrit dhe Farkës. Për pjesën perëndimore të qytetit, që megjithëse është e urbanizuar, nuk ka shërbime të mira nga pikëpamja e gjelbërimit, do të identifikohet një hapësirë diku afër rezervuarit të Kasharit, për të krijuar një mushkëri të g jelbër. Ndërkaq, ekspertët e grupit strategjik kanë rënë dakord edhe për tri parqe në kryeqytet: Parku i Liqenit, Parku i Farkës dhe ai i Paskuqanit, ku po shihet mundësia që të lidhet edhe me Liqenin e Z a l l h e r i t , n ë m ë ny r ë q ë t ë mundësohet një park disi më i konsiderueshëm në pjesën veriore të Tiranës. Plani i ri Urbanistik i Tiranës do t’i japë një fytyrë krejt të re kryeqytetit, duke nisur që nga hapësirat e gjelbra, transportit publik dhe zhvillimi ekonomik. Këto në fakt kanë qenë edhe çështjet ku janë fokusuar edhe diskutimet e ekspertëve të grupit strategjik të hartimit të planit, në mbledhjen e tyre të fundit, që është zhvilluar ditën e enjte në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Në këtë takim janë paraqitur edhe dy prezantime për zhvillimin strategjik të Tiranës, siç është ai ekonomik. Prezantimi i parë është bërë nga zv/rektorja e UET-it, Nevila Xhindi, që është njëkohësisht edhe një eksperte që ka punuar me modelet e zhvillimit të qëndrueshëm për bashki dhe rajone. Prezantimin e dytë e ka bërë këshilltari i Kryeministrit për urbanistikën, Flamur Kuçi. Në kërkim të modelit ekonomik të Tiranës, ekspertët kanë paraqitur propozimet e tyre për zhvillimin e qytetit. Në nisje të diskutimeve për m o d e l i n e r i e ko n o m i k t ë kryeqytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është shprehur se Tirana, si rajoni më i rëndësishëm për ekonominë kombëtare ndjen nevojën e ridimensionimit të modelit të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në kontekstin global të rritjes dhe intensifikimit të konkurr ueshmërisë midis qyteteve. Sipas tij, kjo është një detyrë komplekse dhe me shumë

Çështjet e diskutuara Hapësirat e gjelbra Vizualizimi i qartë i parqeve dhe zonave të gjelbra rreth e qark Tiranës, bazuar tek parimi i një Tirane me një vijë të gjelbër, përmes instrumenteve të Planit Urbanistik të kryeqytetit, duke përfshirë edhe transferimin e të drejtës së zhvillimit.

Ekspertët e grupit strategjik kanë rënë dakord edhe për tri parqe në kryeqytet: Parku i Liqenit, Parku i Farkës dhe ai i Paskuqanit, ku po shihet mundësia që të lidhet edhe me Liqenin e Zallherit

Riorganizimi ekonomik Riorganizimi i zonës ekonomike, duke ruajtur tiparet dhe destinimin e aktivitetit ekonomik, në përputhje me kriteret mjedisore dhe urbane brenda vijës së verdhë, si një domosdoshmëri që ndërthur interesat e banorëve dhe të të punësuarve. Tirana policentrike Rikonfirmimi i konceptit të Tiranës policentrike nëpërmjet konfirmimit të pozicionimit të qendrave, dhe zhvillimin e tyre me kritere të decentralizuara drejt një intensiteti të zhvillimit të ndërtimit. Transporti publik Skema e transportit publik që origjinon pikërisht nga vendndodhja aktuale dhe vendndodhja e projektuar, sipas nevojës dhe pikave kryesore aktuale të densitetit të transportit privat dhe publik, që janë edhe përdoruesit e infrastrukturës.

vështirësi. Nga kjo pikëpamje, Basha ka pohuar se modeli ekonomik i Tiranës kërkon një debat serioz, gjithëpërfshirës, shumëplanësh, shumëdimensional dhe për këtë arsye plani nuk duhet konsideruar thjesht si një mundësi për ndërtim. “Këto 6 muaj kemi diskutuar për disa tema të hartimit të planit urban dhe të zhvillimit të territorit. E rëndësishme është që diskutimi nuk është përqendruar thjesht në konceptimin e planit urban si një vizatim që u hap rrugën disa ndërtimeve, por si një debat mbi koncepte, opsione dhe orientime strategjike, veprime konkrete dhe modele zhvillimi dhe jo thjesht vizatime. Është përmbledhja e këtyre koncepteve, modeleve dhe debateve mbi to që po formulohen në mënyrë grafike, e cila përbën thelbin e punës sonë, që natyrisht do të na japë edhe mundësinë e orientimit vizual mbi punën e bërë deri tani”, - ka pohuar kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai i është rikthyer një koncepti të tij që u vu në qendër të fushatës elektorale për pjesën që kishte të bënte me Planin Urbanistik, që është ai i Tiranës policentrike, i cili sipas Bashës po mishërohet në të gjitha kuptimet në draft-planin që po përgatitet. “Merita e këtij koncepti është hapja e mundësive, e hapësirave dhe zvogëlimi i presionit të tmerrshëm në qendër të Tiranës me gjithë pasojat që kjo ka pasur dhe do vazhdojë të ketë, në qoftë se nuk do të hedhim me vendosmëri hapat e duhur drejt Tiranës policentrike”, - pohoi kryebashkiaku.

Kuçi: Zonat që po studiojmë për Prezantimi i këshilltarit të kryeministrit për urbanistikën, Flamur Kuçi Për një saktësim të diskutuar edhe mbledhjen e fundit të grupit strategjik, kur u vendos një protokoll bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe bashkive e komunave rreth e rrotull kryeqytetit, që janë 8 njësi vendore, edhe në kuptimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit, zona që ne po studiojmë është ajo që shquhet aty, pra është Bashkia e Tiranës, komuna e Paskuqanit, Bashkia e Kamzës, komuna e Bërxullës, komuna Kashar, komuna e Vaqarrit, komuna Farkë dhe komuna Dajt. Këtë saktësim e bëj edhe për të sqaruar edhe një nocion, sepse diku jemi edhe keqkuptuar se po ndryshojmë kufijtë administrativë. Ne nuk po ndryshojmë kufijtë, por po fusim një metodologji të re të planifikimit urban, për të ndryshuar një klimë mosbesimi që ka pasur Bashkia në raport me zonat suburbane dhe për të ndërtuar një plan që të përfshijë këto rajone dhe të harmonizojnë zhvillimin urban të këtyre rajoneve. Në të gjithë këtë zonë që ne kemi marrë në studim, është ajo që ne mendojmë se do të jetë zona e urbanizuar e qytetit, e rajonit të Tiranës, zonë e cila kufizohet por edhe do të kufizohet në pjesën lindore nga Parku i Dajtit, në pjesën jugperëndimore nga ai që ne synojmë ta kthejmë në një park periferik për qytetin e Tiranës (kodrat e Stërmasit, diku në Vaqarr, Farkë dhe Vaqarr, i kapin të dyja), si dhe kemi rënë

dakord të identifikohet një gjurmë në pjesën perëndimore, meqenëse pjesa perëndimore e Tiranës, ndonëse është e urbanizuar nuk ka shërbime të mira nga pikëpamja e gjelbërimit, të identifikojmë një hapësirë të mundshme, diku afër rezervuarit të Kasharit, për një mushkëri të gjelbër në pjesën perëndimore. Patjetër që kemi rënë dakord edhe për tri parqe qyteti, Parku i Liqenit, Farkës dhe Paskuqanit, ku ditët e fundit po shihet mundësia që të lidhet edhe me liqenin e Zallherit, në mënyrë që të mundësohet një park disi më i konsiderueshëm në pjesën veriore të Tiranës. Qartazi, pjesa perëndimore e Tiranës përgjatë autostradës deri në aeroport dhe një pjesë e Bërxullit ka marrë dhe po merr një karakter të zhvillimit ekonomik dhe ne konsiderojmë se kjo zonë paraqet mundësi të mira të vendosjes së atyre që ndërkombëtarisht njiheshin si parqe logjistikë. Mund të ketë kompani të tilla që shikojnë këtë rajon, për të vendosur qendrat e tyre të distribucionit, qendrat e tyre logjistike dhe kjo zonë, nëse kemi parasysh se çfarë kërkohet për të tilla infrastruktura, kjo zonë paraqet një potencial shumë të mirë. Prezenca e infrastrukturës është në nyjën e korridoreve kryesore të lëvizjeve, afërsia me portet dhe aeroportin besojmë se krijon një mundësi të mirë për t’u ofruar për këto lloj shërbimesh. Pjesa tjetër do të ketë strikt funksion dytësor, çka do të thotë që te kjo pjesë ne po tentojmë të mbajmë zhvillimin, urbanizimin frenetik të këtij rajoni, brenda këtyre kontureve, pra duam të

fusim konceptin “një brez i gjelbër”, si një kufi për të përmbajtur urbanizimin brenda këtyre kufijve, në mënyrë që edhe shërbimet, pastaj të organizohen më mirë se ç’janë organizuar deri më sot. Gjithashtu kemi rënë dakord për strukturën që duhet të kenë, hierarkinë që duhet të ketë rrjeti i ardhshëm, rrjeti rrugor dhe flas për rrjetin kryesor rrugor, prezencën e pesë unazave si dhe ndërtimin e aksit lindor, ndërtimin e aksit shumë të rëndësishëm verior, përmirësimin e ndjeshëm të aksit jugor si dhe përmirësime të dy akseve të ndryshme perëndimore, Kavaja dhe Durrësi. Besojmë se hapja e aksit verior do të ndikojë në relaksimin pak të këtij tamponi që krijohet në pjesën perëndimore të qytetit, për shkak se aty vijnë e futen edhe gjithë trafiku që vjen nga pjesa veriore, Kosova, aeroporti e me radhë. Një pjesë e kësaj besojmë se mund të kanalizohet drejt hyrjes veriore të Tiranës. Që në fushatë është shpallur koncepti dhe unë besoj se ka fituar qytetari, në çdo lloj diskutimi të grupit teknik apo grupit strategjik, koncepti i policentrizimit, të Tiranës policentrike. Ndonëse në fillimet e veta ka pasur edhe keqkuptime, unë i pari e kam konceptuar si një lloj sfide që policentrizimi do ishte ajo skema klasike në mënyrë që tentojmë të hapim qendra të reja për ta decentralizuar. Është artikuluar disa herë në grupin strategjik nevoja për hapjen e këtyre qendrave të reja. Ne, gjatë kësaj kohe kemi identifikuar, pjesa veriore e gjithë pjesa poshtë Stacionit të Trenit deri në lumë, ofron


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.