Gazeta Mapo

Page 5

E shtunë, 21 janar 2012 www.mapo.al

intervista

MAPO

5

Kryeministri Sali Berisha flet për ngjarjet e 21 janarit, zgjedhjen e presidentit dhe të ardhmen e tij politike

21 Janari, Berisha: Ndalova zbatimin e urdhër-arresteve për gardistët Intervistoi: Alfred Peza Kishit premtuar se në këtë 100-vjetor do të ndërtonit kompleksin e ri parlamentar dhe stadiumin e ri të futbollit. Një premtim, i cili mesa duket nuk do të mbahet. Pse? Ai premtim do të mbahet. Nuk do të mund të priten shiritat! Pse? Sepse pavarësisht nga dëshira ime, por procedurat janë procedura dhe ato nuk mund t’i shkelim. Nëse merr përsipër për të ndërtuar parlamentin dhe ecën duke shkelur transparencën, shërbimi më i keq që i bën 100-vjetorit ai do të ishte. Por Gjykata Kushtetuese ju dha të drejtë ta shembnit piramidën... Po, na dha të drejtë, por çfarë ndodhi...Firma që fitoi, na kërkoi 10% të investimit total vetëm për projektin. Tani 10% e investimit total vetëm për projektin, ky është një çmim fare i rrallë. Ndërkohë që për ndërtimin e parlamenteve të tjera janë 5%, 4.5%; pra ishte shumë lart, ne negociuam, firma u tërhoq, ne u tërhoqëm, po zgjedhim tjetrin këto ditë dhe kjo është arsyeja. Mendoni se me 21 janar kishte një skenar për ta marrë me dhunë pushtetin? Unë nuk e di se kush nuk e mendon këtë. Të gjithë ata që panë me qindra e mijëra gurë, që panë të sulmohej dera kryesore e Kryeministrisë dhe të hapej me makinë, që panë të fluturonin shishet molotov por edhe plumba; e kanë të qartë se ajo ishte një axhendë dhe në gjithë këto pesë orë, kryetari i opozitës u instalua në godinën përkarshi me një megafon, me besimin e verbër se do të vinte dhe do të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime. E keni të saktë këtë? Absolute, shumë të saktë dhe shumë të sakta edhe gjëra të tjera; edhe për tjetrën, që kishin futur armë në bodrumin e asaj ndërtese ku rrinte kryetari, tek dy ‘Kullat’. Dhe se në fund çuan mesazh se do të sulmojnë me kallashnikov, dhe morën përgjigje se vend mbi tokë nuk do të gjeni nëse dilni qoftë edhe me një të vetëm. Pra këto ishin zhvillimet e asaj nate dhe dihet, këtë nuk e bëri me kokë të vet, këtë e bëri me mbështetjen e fuqishme të atyre të cilët donin mandatin e dytë dhe e dinin se nga unë nuk do të propozoheshin. Presidenti i Republikës, Z. Topi...? Absolutisht, me mbështetjen totale të prokurores, të presidentit etj., dihen tashmë. Këto veprime u bënë në një koordinim makabër. Natyrisht kishte disa opsione, mund t’ua ktheja reston në mënyrën më të vendosur. Që do të thotë? Që do të thotë se mund të merrnin atë që meritonin, por interesa të tjera prevaluan, interesi që e keqja duhet zvogëluar. Së dyti, më takonte mua që të bëja gjithçka për të ruajtur rendin kushtetues, për të mos cenuar unë Kushtetutën. Unë e dija se çështja do të hetohej nga një prej pjesëmarrësve të këtij puçi e këtij veprimi. Dija gjithçka, por midis hetimit nga zonja që i pritet mandati dhe hetimit nga një prokuror tjetër i emëruar nga unë apo nga kjo mazhorancë - natyrisht pastaj në cenim të shumë rregullave -kjo e para ishte më e përshtatshme për vendin sesa e dyta. Pra keni pasur plan që edhe ta shkarkonit kryeprokuroren? Jo, ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumë më tepër se shkarkim, sepse ata të cilët u angazhuan në një veprimtari antikushtetuese për të rrëzuar me forcë një qeveri legjitime, për ata ligjet janë të qarta. Pra meritonin arrestimin? Ata meritonin ligjin dhe nuk e morën ligjin. Unë, ato fjalë që iu kam thënë atyre, as nuk i heq, as nuk i kam hequr dhe as nuk do t’i heq. Quaje grusht, apo quaje tentativë për përmbysje pushteti me dhunë, se dëgjoja një

ditë, një rudiment politik që thoshte se grushti bëhet kur rrëzohet Presidenti; Presidenti është simbolik, në Republikë Parlamentare është Qeveria. ...Thoni se do të hetohet, keni parasysh këtu faktin se do të zgjidhet një president i ri dhe më pas kjo mazhorancë për shkak të mbarimit të mandatit do të zg jedhë një prokurore ose prokuror të ri, këtë keni parasysh me hetim? Ngjarje të tilla të rënda nuk amnistohen kurrë. Jo. Ngjarje të tilla të rënda kanë vetëm një përgjigje: hetimin e plotë dhe të vërtetën në shesh. Pra keni parasysh me këtë rihetim pas ardhjes së prokurorit të ri të përgjithshëm? ...Të jesh i bindur që ato dy ditë me Bamir Topin dhe Ina Ramën janë zhvilluar, jo nga unë, dhjetëra kontakte, dhe e kanë shitur dhe blerë njëritjetrin ata gjatë atyre dy ditëve nja 15 herë. Por problemi i tyre ishte se ishin bashkërisht në tavë. Çfarë përg jeg jësie ndjeni sot pas një viti për 4 të vrarët? Absolutisht, ndiej një dhimbje dhe keqardhje të madhe, por në mënyrë absolute, dhe njëherë dhe 100 herë mund të theksoj se një institucion i një vendi të lirë nuk mund të pushtohet. Pse? Ai nen i Kushtetutës që i jep të drejtë opozitës të protestojë kudo... shiko, janë të pakta vendet në Europë ku protestohet para dritares së Kryeministrit. Kush ka dhënë urdhër, keni dhënë ju urdhër apo ndonjë vartësi juaj? Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda, ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër. Rrethimi është atribut i Gardës, ndërtesa do të mbrohej nga të gjithë punonjësit, ishim të gjithë në punë dhe këtu nuk mund të hynte njëri dhe ne ishim shumë të qetë... ...Ju i qëndroni deklaratës që keni thënë se ka pasur njerëz me çadra-pistoletë? Unë i qëndroj informacionit që kam pasur. Unë kam pasur atë informacion dhe informacione të tjera, por këtu 1 vit rresht, as edhe një organizator i vetëm nuk është pyetur. Ka pasur një problem në atë kohë pas firmosjes së urdhër-arresteve për zinxhirin drejtues të Gardës dhe nuk u lejua ekzekutimi i këtyre urdhër-arresteve nga ana e policisë. Jo, nuk u lejuan nga Kryeministri. Ju nuk i keni lejuar? Jo, nuk u lejuan nga Kryeministri, po sigurisht. Po të urdhëroja policinë unë, ajo do të ndodhte; por a mund t’ua jepnim bandave ne Kryeministrinë. Dhe jo vetëm unë, ka pasur një ndërhyrje të gjithanshme dhe besoj se ajo u faktua se ishte tërësisht pjesë e skenarit. Thuhet se pamjet që janë filmuar nga kamerat e Kryeministrisë janë fshirë nga serveri qendror? Absolutisht nuk kam asnjë dijeni se janë fshirë, qoftë edhe një gjë. Ajo që unë kam bërë që në orën 7 të darkës është se kam urdhëruar që gjithçka, ne nuk kemi një sistem kaq të përsosur por diçka kemi, për rrethimin unë them se duhet të jetë i Gardës. Grupi im nuk ka sistem. Grupi im ka detyrat e veta. Unë kam një grup si çdo kryeministër dhe ai ka detyrat e veta. Kështu që gjithçka ka ndodhur para kamerave. Nuk kam dijeni që të jetë fshirë qoftë edhe një segment. Kam dijeni që nuk ka qenë i gjithë territori i survejuar dhe prapë mund të mos jetë i tërë territori, varet nga mjedisi, kjo është çështje ekspertësh dhe jo çështje të miat. Këto ditë në media është shfaqur një intervistë e të afërmit të njërit prej viktimave të 21 janarit sikur ju, pretendohet që keni dërguar persona pranë tyre për t’i takuar, për tu dërguar para, për të shkuar

në varrim; a ka ndonjë të vërtetë këtu? Në mënyrë absolute as kam dërguar dhe as nuk dërgoj, as nuk e njoh. Kam shprehur ngushëllimet e mia dhe pa diskutim keqardhjen më të sinqertë. ...Ju i trembeni partive të zotit Topi dhe të zotit Spahiu? Absolutisht jo. Kategorikisht s’i trembem. Unë nëse do t’u trembesha këtyre këta ktheheshin në vathë nga dolën. Nuk kam ndonjë impresion. Nuk e parag jykon dot, (për partinë e Topit) ajo mund të jetë parti, mund të dalë e para në zgjedhje në 2013... Ajo nuk ekziston, ndaj i them partiçkë, pasi tani është në embrion, po se ç’del ajo është punë tjetër. Unë po them për statusin aktual. A mund të shndërrohet presidenca në një godinë ku bëhen çdo dy ditë mbledhje për partinë. Ju e kishit propozuar... Ju e kishit çuar në presidencë... Dhe ju nuk e pyetët. Edhe ju po të ishit çfarë do të bënit? Një herë ajo forcë politike që e çoi në presidencë, ajo nuk i dha atij fuqinë ekzekutive. Të mos hyjmë në këtë pikë se unë këtu... Duhet ta pyesnit? Jo, prit një minutë. Pyetjes dhe mospyetjes i dha përgjigje zotëria...Të vetmen gjë që pranova, po, kam dalë publikisht dhe kam thënë që zotëria po vendos një standard, standard në të cilin ky nuk konsultohet në asnjë gjë me mazhorancën. A e di ti? Qytetarët duhet ta dinë zoti Peza se unë i kam dërguar, mirë thashë, unë nuk ka rëndësi, nuk do të më pyesë mua, s’ka asnjë interes, por as me zotin Astrit Patozi dhe as me Ilir Banon për gjykatësit, dhe i kam thënë shiko zoti President, ne kërkojmë vetëm që të mos kenë bërë gjykime të shkuara dhe ju sillini vetë. Pikërisht atë nuk e realizoi. Pra, unë sipas tij, paska qenë e domosdoshme ta konsultoj për Kushtetutën. Por unë, Kushtetutën nuk e ndryshoja dot me zotin Topi, unë Kushtetutën do ta ndryshoja me opozitën, e cila është alternancë e qeverisë. Dhe moskonsultimin e zgjodhi ai vetë. Konsulta e zotit Topi, sigurisht çfarë ndodhi këtu, cilindo që të marrësh këtu dhe ta vësh në atë karrige, sigurisht që vendoset në nderin më të madh të vendit, por ama detyra është që të bëjë gjithçka për të

Për serverin e Kryeministrisë “Absolutisht nuk kam asnjë dijeni se janë fshirë, qoftë edhe një gjë. Ajo që unë kam bërë që në orën 7 të darkës është se kam urdhëruar që gjithçka, ne nuk kemi një sistem kaq të përsosur por diçka kemi, për rrethimin unë them se duhet të jetë i Gardës. Grupi im nuk ka sistem. Grupi im ka detyrat e veta. Unë kam një grup si çdo kryeministër dhe ai ka detyrat e veta. Kështu që gjithçka ka ndodhur para kamerave”.

Për akuzën e vëllait të Hekuran Dedës: “Në mënyrë absolute, as kam dërguar dhe as nuk dërgoj, as nuk e njoh. Kam shprehur ngushëllimet e mia dhe pa diskutim keqardhjen më të sinqertë”

qëndruar dhe jo për të menduar se si do t’ia bëjë për mandatin tjetër. U zgjodhe në parlament, tani pse nuk del dhe mbledh firmat dhe të zgjidhesh nga populli? Për referendum? Po, por e di që ia kam ndërruar zonën 2-3 herë. Këtë e di ai. Po duhet ta pranojmë që Tirana e mbështet zotin Topi dhe është një nga politikanët më popullorë... Po pse kërkoi të ndërrojë zonën elektorale? Brenda Tiranës dhe zona thellësisht tiranase. Po ai ka mbështetje... Unë këtë po them, më fute në memorie këtu... Nuk ka ardhur momenti zoti kryeministër, pas 8 vitesh në qeveri, pas 22 vitesh në politikë të tërhiqeni të paktën nga gara për kryeministër në 2013-ën, t’i hapni vendin një garuesi tjetër, një kandidati tjetër brenda mazhorancës? Betejat nuk fitohen me hapje vendi, ato s’janë fitore. Kështu që unë, këtë forcë politike, këtë projekt që kemi nisur, i cili ka transformuar Shqipërinë më shumë se çdo projekt tjetër në historinë e vet, do ta vazhdojë me vendosmërinë më të madhe. Natyrisht do të qëndroj kryeministër për aq kohë sa do të më votojnë shqiptarët. Nuk do të zemërohem kurrë me ta ditën që ata s’do të më votojnë mua. Unë kam një mirënjohje të pafundme, jam njeriu që kam në shpirtin tim vota dhe besim të atyre që kurrë ndonjëherë ndofta nuk u dal dot borxhit. Të dyja rezultatet janë në lojë, nëse kjo mazhorancë i humbet zg jedhjet, garantoni rotacion të qetë pushteti, siç zoti Nano bëri në 2005-ën? Absolutisht do të respektohet verdikti i qytetarëve në mënyrën më të vendosur dhe më të civilizuar. Por.... Nëse ky rotacion normal pushteti ndodh dhe humbisni, është momenti për t’u tërhequr si zoti Nanon në vitin 2005? Përfundimisht. Nuk do të merrem me politikë më, ditën që shqiptarët do të më thonë se ne kaq besojmë. Unë kam fusha të miat, të cilat më presin. Këtë e dimë... Janë arrorët... Unë jam një njeri që e dua shumë leximin. Marrë me shkurtime nga emisioni “Debat”


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.