Gazeta Mapo

Page 8

8

MAPO

e premte, 13 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Dalja nga kriza, rikthen rritjen ekonomike Banka Botërore nuk e gjykon si parashikim tejet optimist atë të qeverisë shqiptare për vitin 2012 për rritjen ekonomike. Qeveria në buxhetin e 2012-ës ka parashikuar që ekonomia të rritet në masën 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas përfaqësuesve të BB-së të ardhur në Tiranë, kjo shifër mund të arrihet në qoftë se eurozona del nga recensioni. “Në qoftë se do të ketë një rritje ekonomike në eurozonë gjatë 2012-ës për Shqipërinë, parashikimi i qeverisë është i arritshëm. Në qoftë se nuk do të ketë përmirësim në eurozonë, do të

jetë e vështirë. Sepse është problem borxhi publik i lartë që është afër 60% dhe vendet me borxh të lartë publik janë më vulnerabël ndaj krizës. Megjithatë, edhe qeveria është e ndërgjegjshme për këtë dhe në parashikimet afatmesme ka parashikuar të ulë borxhin publik. Sa më shpejtë të lëvizë kjo trajektore drejt uljes, aq më shumë do të rritet ekonomia”, – u shpreh përfaqësuesi Hood. Ndërsa Michael Edwards, ekspert i sektorit financiar pranë BB-së, theksoi se ka lajme të përgjithshme të mira për sektorin financiar dhe bankar të vendit. “Që nga shtatori,

sektori financiar dhe bankar kanë performuar mirë. Janë dy fusha që kanë nevojë për adresim. Është e vërtetë se Shqipëria është prekur nga një nivel i lartë i kredive të këqija. Ne po punojmë me institucionet në Shqipëri për të trajtuar çështjen me kalimin e kohës. Duam të ndihmojmë në përmirësimin e kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për monitorimin e sistemit financiar dhe bankar, si dhe aftësimin e Shqipërisë për t’u përgjigjur ndaj tregut të jashtëm”,- u shpreh Michael Edwards.

Tirana plotëson kushtet, BB rrit financimet me gati 200 mln USD Megjithëse nuk janë përcaktuar ende termat konkretë të marrëveshjes së financimit në vlerë dhe zërat e sektorëve, shifra paraprake që Banka Botërore do të huazojë me kredi të butë për deficitin buxhetor dhe projektet e investimeve në Shqipëri është rreth 200 mln dollarë.

ekonomike, pavarësisht rritjes së rreziqeve të jashtme. Pra, kjo paketë e financimit shtesë bazohet mbi vlerësimin e pikave të dobëta që kanë këto vende për shkak të krizës së eurozonës. Në Shqipëri, këto financime do të përdoren për të forcuar programin e reformave, të cilat synojnë qeverisjen dhe konkurrueshmërinë”, - u shpreh shefja e BB-së në Tiranë Ksnenyia Lvoski. Pavarës i sht s e n ë m a r r ë ve shj e n e mëparshme të huasë të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare nënvizohej se “në qoftë se qeveria shqSabina Veizaj iptare do të plotësonte kriteret e venPaketa e huasë që do të financojë dosura, do të merrte financime drejtpërdrejt deficitin buxhetor dhe shtesë nga ky institucion financiar”, do të realizojë një sërë investimesh përfaqësuesi i BB-së, Hood theksoi në sektorë prioritarë në Shqipëri, do se huaja shtesë po i ofrohet Shqt’i kushtojë Bankës Botërore deri në ipërisë në zbatimin e programit për 200 mln dollarë. E shqetësuar për t’u ardhur në ndihmë vendeve në borxhin e lartë publik të vendit në zhvillim të Europës për të përbalnjë situatë krize në eurozonë, Ban- luar ndikimet nga kriza. “Bota ka Botërore i ka ofruar qeverisë shq- është bërë një vend i rrezikshëm iptare një paketë me hua shtesë për këto ditë, sidomos për arsye të asaj të përballuar ndikimet e krizës në që po ndodh në Europë, veçanërvendet e BE-së. Pritet që kjo hua të isht për vende si Shqipëria, që kanë financojë në masën sa 1/3-ën defici- një varësi shumë të madhe nga eutin buxhetor, i cili ka arritur në niv- rozona. Shqipëria është e prekur nga elin e 400 mln dollarëve dhe pjesa këto zhvillime për shkak të varësisë tjetër e huasë të shkojë për inves- tregtare, por edhe asaj financiare nga eurozona. Pritet që kjo hua të financojë në masën sa Për shkak të 1/3-ën deficitin buxhetor, i cili ka arritur në kësaj situate, Banka vendosi nivelin e 400 mln dollarëve si një politikë të përgjithshme, time. “Arsyeja kryesore e këtij finan- jo vetëm për Shqipërinë, por për të cimi është të ndihmojë vendet e gjitha vendet e rajonit, për të akordprekura në zhvillim të Europës të uar financime më të mëdha. Dhe dembajnë një rritje të qëndrueshme ri tani sa po kuptojmë, qeveria është

e interesuar për financimet shtesë në tavolinë”,- u shpreh Hood. Financimet e Bankës Botërore parashikojnë mbështetjen dhe zbatimin e ndryshimeve të ligjit për ndihmën sociale dhe për të përmirësuar eficiencën, administrimin dhe barazinë e ndihmës sociale. Huaja e re do të mundësojë rritjen e të këtij projekti nga 25 milionë në 40 milionë USD. Një projekt tjetër, i cili po përgatitet me Ministrinë e Punëve Publike është projekti i investimeve në sektorin e ujit. Projekti synon të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e Durrësit, përfshirë bashkitë dhe komunat në veri të Durrësit, dhe funksionimin e ndërmarrjes së Ujësjellësit të Durrësit me kosto 40 mln dollarë. Në këtë mënyrë, investimet për reforma do të financohen nga huaja shtesë e BBsë me rreth 100 mln dollarë dhe pjesa tjetër që do të financojë 1/3-ën e deficitit buxhetor, 100 mln dollarë. Në fakt, Banka Botërore e kishte lajmëruar më parë rritjen e financimeve të saj kundrejt vendin tonë. Në marrëveshjen 2011-2014, e cila u aktivizua vitin që shkoi, janë parashikuar 275 milionë dollarë financime, shumë e cila pritet të rritet edhe më shumë gjatë dy viteve në vazhdim. Gjithsesi, shuma e huasë për mbështetjen e buxhetit do të jetë detyrimisht mjaft e varur nga performanca makroekonomike e Shqipërisë dhe stabiliteti gjatë periudhës, ka përcaktuar BB në marrëveshjen me Shqipërinë. Për shembull, huatë mund të reduktohen dhe më pas resurset e liruara

Drejtoresha e Bankës Botërore Kseniya Lvovsky, gjatë konferencës së djeshme

mund të rialokohen për hua në investime në rast se qeveria dështon në kryerjen e rregullimeve të nevojshme fiskale për t‘u kthyer në një trajektore më të ulët të borxhit gjatë periudhës 2011-2014. “Në mënyrë të kundërt, Banka duhet gjithashtu të

jetë e përgatitur për më shumë mbështetje DPL për Shqipërinë nëse vendi goditet rëndë nga ngjarjet ekonomike të eurozonës, paçka menaxhimit të kënaqshëm makroekonomik”, thuhet në dokumentin e marrëveshjes.

Indeksi i Lirisë Ekonomike për 2012

Shqipëria renditet e 57-ta në botë, ngjit 7 vende Prestigjiozja amerikane “Wall Street Journal” në bashkëpunim me organizatën ‘Heritage’ kanë publikuar raportin mbi indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, për vitin 2012. Shqipëria përmirësohet 7 pozicione në krahasim me 2011 Shqipëria përmirëson dukshëm pozicionin e saj në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2012. Prestigjiozja amerikane “Wall Street Journal” në bashkëpunim me organizatën ‘Heritage’ kanë publikuar raportin mbi Indeksin e

Lirisë Ekonomike në botë, për vitin 2012. Në tërësi lajmet janë negative për trendin e ekonomisë globale përgjatë këtij viti, por Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Në renditjen e përgjithshme Shqipëria gjendet në vendin e 57-të me 65.1 pikë, nga 179 vende pjesëmarrëse, me një rritje prej 1.1 pikësh në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë vitit që shkoi Shqipëria u rendit në vendin e 64. Vendi ynë ka lënë pas edhe shtete anëtare të Bashkimit Europian, si Italia, Franca, Rumania, Sllovenia etj. Edhe në rajon Shqipëria pozicionohet më mirë se vendet si Greqia, Kroacia apo Serbia. Vetëm Maqedonia gjendet më lart se

vendi ynë dhe renditet në vendin e 42-të. Në tërësi raporti vë në dukje se globi është në vështirësi dhe vendimet e ndërmarra deri më tani nga qeveritë e ndryshme vetëm e kanë përkeqësuar situatën. Raporti vë në dukje se situata është përkeqësuar sidomos në vendet e zhvilluara, duke përfshirë këtu Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Por “Wall Street Journal” thekson edhe faktin se vendet europiane, jashtë Bashkimit Europian, ofrojnë një klimë të mirë për investime. Vendin e parë e mban Hong-Kongu dhe më pas vijnë Singapori me Australinë. Shqipëria është renditur e 26 –ta në Lirinë Ekonomike nga 43 vende të

Europës, dhe është e pozicionuar më mirë se mesatarja botërore për këtë tregues. Mirëpo “Wall Street Journal” dhe ‘Heritage’ vlerësojnë ende si probleme çështjen e pronave dhe nivelin e lartë të

korrupsionit. Shqipëria ka bërë hapa para në Lirinë Ekonomike sidomos me aplikimin e taksës së sheshtë 10 për qind mbi të ardhurat. Gjithashtu, “Wall Street Journal” vlerëson se qeveria e Shqipërisë ka një buxhet deficitar, i cili po vjen në ulje nga viti në vit. Në raport përmendët se ekonomia e Shqipëria ka bërë përmirësime të dukshme, duke reduktuar varfërinë dhe duke rritur punësimin. Ndërkohë që reformat rregullatore të aplikuara në vend kanë lehtësuar mjaftueshëm procedurat për biznesit. Ndërkaq, investimet e huaja direkte janë rritur në vitet e fundit, por nivelet e tyre ende mbeten më të ulëtat e rajonit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.