Gazeta Mapo

Page 5

kronika

E premte, 13 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Nga hetimet e para, prokuroria ka mundur të zbulojë kontratën e shitjes mes përfituesve të tokës dhe një ish-punonjësi të Agjencisë Rajonale të Pronave, i cili rezulton të ketë blerë 16 dynym

Skandali me tokën në Spille, iu shit për 1 euro/m2 zyrtarit të AKKP Dosja e plotë/ Prokuroria e Tiranës zbulon kontratën e shitjes së 16 dynymëve nga sipërfaqja 79 dynymë me çmim qesharak. Pronari i ri i tokës, ish-zyrtar i AKKP-së, nën hetim. Si u falsifikua harta e tokës dhe zhvendosja nga kullotë në ranishten e plazhit të Spillesë Leonard Bakillari Tiranë Një pjesë e tokës së zhvendosur nga kullota e fshatit Greth të Kavajës, buzë Adriatikut, është shitur fill pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur të drejtën e pronësisë familjes Jenisheri. Hetuesit nuk e patën të vështirë të zbulonin blerësin e tokës pranë plazhit të Spillesë, një ish-zyrtar i AKKP-së. Nga hetimet e para, prokuroria ka mundur të zbulojë kontratën e shitjes mes përfituesve të tokës dhe një ish-punonjësi të Agjencisë Rajonale të Pronave, i cili rezulton të ketë blerë 16 dynym nga toka e kthyer në bregdet. Kontrata në fjalë mban firmën e përfituesve të tokës dhe ish-punonjësit të AKKP-së, i cili rezulton ta ketë blerë këtë sipërfaqe toke me çmim gati të papërfillshëm. Sipas hetimeve, rezulton se çmimi i referencës në këtë zonë, e cila është konsideruar si prioritare sa i përket zhvillimit është 70 euro metër katrori, ndërsa transaksioni në fjalë rezulton të jetë kryer me çmimin prej 1 euro metër katrori, duke krijuar kështu dyshime rreth procesit të njohjes dhe kthimit të sipërfaqes prej 79 dynymë tokë, për të cilën përfunduan në pranga pesë zyrtarë. Blerësi i tokës është marrë në pyetje dy ditë më parë nga prokuroria, ku ka deklaruar se tokën e ka blerë me procedura të rregullta me çmimin e përcaktuar nga pronarët e tokës. Përtej deklarimeve të tij, shitja me çmim 1 euro/m2 ka nxjerrë zbuluar gjithë skemën e kthimit të kësaj sipërfaqeje toke që mendohet se ishte shtetërore, një pjesë e së cilës ka kaluar drejt e në pasurinë e zyrtarit të AKKPsë, i cili ndodhet në hetim. Sipas dosjes së plotë të prokurorisë, rezulton se hetimet për këtë çështje kanë nisur më 13 shtator të vitit të shkuar për akuzat e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre”. Prokuroria argumenton se Bledar Dervishaj, ish- drejtor i agjencisë rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, tashmë i arrestuar, duke shpërdoruar detyrën ka marrë vendimet nr.261 datë 28.08.2008 dhe nr.276 datë 10.92008 respektivisht për dosjet nr.171 dhe 253 mbi bazën e kërkesës së trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Neime Jenisheri. Procesi Në dosjen hetimore thuhet se shtetaset Minerva Jenisheri dhe Fejzilete Spahiu, me anë të një prokure kanë emëruar si përfaqësues të tyre një avokat, i cili do të merrej me të gjitha fazat e procesit, përfshi marrjen dhe sistemimin e pronave. Me anë të prokurës, avokati ka paraqitur pranë Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë dy kërkesa në datat 4 dhe 25 qershor të vitit 2007, të cilat kishin si objekt kthimin e sipër-

faqes së tokës 150 dynymë tokë në katundin Spille të Kavajës. Menjëherë sapo ka marrë kërkesën, AKKP ka ngarkuar topografen Merita Gjinali dhe juristin Altin Ceni për verifikimin në terren të pronës së pretenduar. Verifikimi është kryer në prani të avokatit dhe në përfundim ka rezultuar se një pjesë e madhe e tokës së pretenduar ka qenë objekt i ligjit 7501 dhe si e tillë, një pjesë e mirë e kësaj prone i ishte dhënë në përdorim banorëve të zonës. Grupi i punës ka arritur në përfundimin se pretenduesve duhet t’u njihet e drejta e pronësisë për sipërfaqen 125 mijë metër katrorë dhe sipërfaqja e mundshme për t’u kthyer ishte 32 mijë metër katrorë. Ky vlerësim është mbikëqyrur dhe pranuar nga përgjegjësi i sektorit juridik, Ali Aliaj, i arrestuar dy ditë më parë. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për kërkesën e dytë të përfaqësuesit të pretenduesve, por në këtë rast specialist topograf ka qenë Dhimitër Papa, gjithashtu i arrestuar për shpërdorim detyre. Por të dy vlerësimet ligjore nuk janë pranuar nga drejtori i Agjencisë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bledar Dervishaj. Pasi ka refuzuar vlerësimin ligjor, ish-drejtori Dervishaj u ka ngarkuar disa detyra grupit të punës, i cili ka kryer disa verifikime të tjera në terren. Grupi i punës ka arritur në përfundimin se sipërfaqja e pretenduar është 47 mijë metër katrorë dhe ndodhet në Vilë-Boshtovë, e ndarë në dy parcela. Kjo pronë ka rezultuar pjesërisht e zënë, pasi kjo pronë ka qenë objekt i ligjit 7501 dhe gjithashtu regjimi juridik i pronës kishte pësuar ndryshime. Por gjithashtu është konfirmuar se në këtë tokë ka pasur pretendime pronësie edhe nga dy persona të tjerë, të cilët kanë deklaruar se prona e tyre ka mbivendosje me pronën e pretenduar nga trashëgimtarët e familjes Jenisheri. Manipulimi Prokuroria argumenton se grupi i punës, pas kryerjes së detyrave të lëna, ka përpiluar përsëri vlerësimin ligjor, duke arritur në përfundimin se familjes Jenisheri duhet t’i njihet e drejta e pronësisë për sipërfaqen prej 47

Prokuroria: Toka ishte ranishte shtetërore Në hetimin 4-mujor, Prokuroria e Tiranës ka arritur të argumentojë se zyrtarët e AKKP-së, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kthyer familjes Jenisheri tokë shtetërore. “Edhe pse sipërfaqja në pronësi të familjes Jenisheri nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar pozicionimi gjeografik i kësaj prone, duke kaluar në pronësi të kësaj familjeje një sipërfaqe e cila është ranishte dhe shkon deri në kufijtë ujorë të detit, e cila nuk përputhet me kufijtë para shpronësimit. Pra, punonjësit e AKKP-së Tiranë kanë qenë në dijeni të faktit se po privatizojnë sipërfaqe ranishte me pronar shtetin dhe se kjo pasuri ndodhet jashtë dhe larg territorit në të cilin ndodhet pasuria e pretenduar nga familja Jenisheri. Si rrjedhim, regjistrimi hipotekor i kësaj prone është paraqitur ‘ranishtja’ kthyer në pyll, duke spostuar brezin ranor në ujin e detit.”- thuhet në dosjen e prokurorisë, ku gjithashtu saktësohet se nuk duhej të miratohej propozimi i grupit të punës.

mijë metër katrorë, nga e cila një pjesë ishte e zënë dhe duhej të kompensohej. Ky vlerësim është pranuar nga përgjegjësi i sektorit juridik, Ali Aliaj, por është refuzuar nga drejtori i Agjencisë Rajonale, Bledar Dervishaj. Ishdrejtori ka lënë sërish të tjera detyra për grupin e punës, duke kërkuar prej tyre të verifikohen qartësisht pretendimet e familjarëve të tjerë për mbivendosjen e pronës dhe të kontaktohen palët për kryerjen e ballafaqimit. Menjëherë pas vendimit të ish-drejtorit, grupi i punës ka vënë në dijeni përfaqësuesin e familjes Jenisheri, i cili ka pranuar keqpozicionimin e pronës. Po ashtu, avokati ka kërkuar një afat 10-ditor për ripozicionimin e pronës së pretenduar nga personat që ai përfaqë-

sonte. Ky fakt është pasqyruar edhe në një procesverbal të mbajtur nga pjesëtarët e grupit të punës, Altin Ceni dhe Dhimitër Papa. Më datën 2 shtator avokati ka paraqitur pozicionimin e ri të pronës me anë të një harte të punuar nga inxhinieri Njazi Ademi, gjithashtu i arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Të ndodhur në kushtet e një pretendimi të ri hartografik, janë dërguar konfirmimet në institucionet përkatëse për të verifikuar gjendjen juridike dhe fizike të pronës. Sipas dokumenteve, përfshi edhe procesverbalin në terren, thuhet se “Prona e pretenduar ndodhet në fshatin Vilë-Bashtovë. Prona shtrihet në mes të brezit ranor dhe kanalit të pellgut me ujë. Në pjesën veriore prona kishte bimësi të ulët, e cila në pjesët e tjera të mëposhtme kthehej në pyll, kryesisht pisha dhe shkurre. Në terren është kryer rilevimi topografik i zonës”. Pas kryerjes së detyrave, grupi i punës ka përpiluar për herë të tjetër vlerësimin ligjor, i cili është pranuar nga përgjegjësi i sektorit juridik, Ali Aliaj, dhe ish-drejtori i Agjencisë rajonale, Bledar Dervishaj. Verifikimet Hartat shoqëruese bashkëngjitur vendimit, që i njohin të drejtën e pronësisë subjektit të shpronësuar Neime Jenisheri, i janë nënshtruar një

ekspertimi topografik. Eksperti ka arritur në përfundimin se grupi i ekspertëve nuk “mund të përcaktojë, pasi mungojnë në terren dhe në dokumentacionin hartografik paraqitja topografike e toponimeve dhe pronat e pronarëve kufitarë që e kufizojnë pronën”. Ekspertët gjithashtu janë shprehur se nga dokumentacioni hipotekor rezulton se këto prona ndodhen në katundin Greth dhe Spille të rrethit Kavajë dhe janë toka arë. Gjithashtu, ekspertët kanë marrë në analizë edhe regjimin juridik të pronës për sa i përket zonës kadastrale ku ndodhet pasuria si dhe përcaktimi i periudhës kohore kur kjo pronë është materializuar në dokumentacionin hartografik që u është vënë në dispozicion ekspertëve. Për këtë pikë, grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se pozicionimi hartografik i pronës së pretenduar nga familja e Neime Jenisherit është bërë mbi pasurinë që në këto harta identifikohet si “PF” (pa frut), lloji i pasurisë, ranishte. Ndërsa dokumentacioni origjinal tregon se këto prona identifikohen si pasuri arë dhe ndodhen në katundin Spille dhe Greth të Kavajës. Ekspertët gjithashtu kanë dhënë shpjegime edhe për një tjetër pyetje që lidhet me përputhjen e pronës së pretenduar mes dokumentacionit hartografik dhe dokumentit të kadastrës që vërteton shpronësimin e familjes së Neime Jenisherit. Për këtë pjesë të verifikimit, ekspertët janë shprehur se “Prona e pretenduar e pronarit nuk përputhet me dokumentacionin e shpronësimit si tokë arë, por është ndryshuar zëri kadastral, duke e vendosur mbi pasuri ‘pa frut’ ose ranishte”. Pas këtyre argumenteve, prokuroria ka rritur në përfundimin se vlerësimet ligjore të përgatitura nga grupi i punës kanë shmangur detyrën primare për identifikimin e përputhshmërisë së vendndodhjes së pronës sipas dokumentacionit të vjetër ligjor dhe pozicionimin aktual dhe me dashje, pa u bazuar në asnjë akt ligjor apo provë kanë ndryshuar zërin kadastral të regjimit juridik dhe fizik të tokës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.