Gazeta Mapo

Page 17

E premte, 13 janar 2012 www.mapo.al

intervista

MAPO

17

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i quaj “Vetëfundosje” do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë

Thaçi: Krerët e Vetëvendosjes s’do t’i lëmë të sjellin janarin e Tiranës në Prishtinë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kundërshtuar paralajmërimet aktivistëve të Vetëvendosjes për bllokimin e mallrave serbe, duke pohuar se pushteti nuk merret me dhunë. ”Këta aktivistë do të Vetëfundoses, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë” Paralajmërimeve të aktivistëve të Vetëvendosjes për bllokimin e mallrave serbe që hyjnë përmes pikave doganore të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi u është përgjigjur se nuk do të lejojë përsëritjen e janarit 2011 të Tiranës në Prishtinë. Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, kryeministri kosovar shton se paralajmërimet për veprime të dhunshme i duhen më pak se çdo gjë tjetër Kosovës në këtë kohë. Zoti kryeministër, janë paralajmëruar disa protesta dhe bllokada të reja kufijve të Kosovës. Si mendoni të reagoni në këso situata dhe a do të mund të menaxhoni gjendjen? Viti 2012 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne me datën 19 janar do të kemi vizitën e komisionares Malstrom për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Republikën e Kosovës, ndërsa me 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë. Do të jetë jashtëzakonisht me rëndësi për ne që të punojmë me standarde, vlerat, dhe vizionin evropian, dhe në asnjë rrethanë të merremi me veprime që e kthejnë Kosovën prapa, që prezantojnë Kosovën me një pamje që nuk përkon me realitetin demokratik, me një pamje që rrezikon të ardhmen evropiane dhe me një pamje që rrezikon edhe progresin për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur. Paralajmërimet e krerëve të lëvizjes Vetëvendosje për zhvillime apo reagime të dhunshme për të marrë në kontroll, në mënyrë formale kufijtë e Kosovës, janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund t’i ndodhnin Kosovës në këtë kohë, tejkalojnë çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral. Paralajmërimet e tyre për veprime të dhunshme, janë diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar, por të një grupi joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër-kushtetues, ligjor, anti-reformator. Duhet ta kuptojnë që me veprime të dhunshme nuk fitohet pushteti dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që zhvillime të tilla të pretenduara të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës, në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë. Rrjedhimisht nga kjo, a do të lejoni që pikat kufitare të Kosovës të mbyllen, siç pretendon kjo parti politike? Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i quaj “Vetëfundosje” do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë. Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë. Shteti i

Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Ky aksion i Vetëvendosjes është paralajmëruar edhe si një lloj kundërpërgjigje ndaj masave të reciprocitetit. A po i respekton dhe zbaton qeveria juaj masat e tilla në raport me Serbinë? Ne jemi duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Sot, askush nuk ka të drejtë të pretendojë të marrë në duar autoritetin e institucioneve. Këto institucione kanë dalë nga vota e lirë. Ata duan pushtet me dhunë. Duan që të cenojnë institucionet e vendit. Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuar marrjen e dhunshme të pushtetit. Diçka e tillë nuk do të ndodhë në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike. Paralajmërimet për veprime të dhunshme të krerëve të kësaj partie janë ogurzi për Kosovën. Unë i falënderoj qytetarët e Kosovës dhe gjithë spektrin politik që janë distancuar prej tyre. Pushtetin me dhunë askush nuk do të mund ta marrë në Kosovë, ngase do të vijnë zgjedhjet e lira ku maten forcat politike. Sot patriotizmi më i madh për të gjithë njerëzit është respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve. Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuar marrjen e dhunshme të pushtetit.Puna për integrime evropiane dhe jo imitimi i Zvonko Veselinoviqit nga këta krerë të

Korrupsioni, 4 zyrtarë të shëndetësisë në pranga Autoritetet e rendit kanë arrestuar katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në afera korruptive. Arrestimet kanë pasuar bastisjet e sotme të Policisë së Kosovës dhe misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në objektet e Ministrisë së Shëndetësisë. Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë se bastisjet janë kryer në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, të Prokurimit, Farmacisë, në Divizionin e Cilësisë së Shërbimeve dhe në Arkivë. Të arrestuarit janë: Ilir Tolaj, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Hajrrullah Fejza, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, Zenel Kuqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të prokurimit dhe Bekim Fusha, drejtor i Departamentit farmaceutik. Emrat e tyre i ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

paralajmërimeve të dhunshme. Prandaj, ne si qeveri do t’i kryejmë obligimet kushtetuese e ligjore dhe se nuk do të mund të thirret askush në motive patriotike për ta dëmtuar imazhin, perspektivën evropiane të Kosovës. Pra, këto veprime të paralajmëruara të dhunshme të krerëve të Vetëvendosjes do t’i dëmtojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, perspektivën e saj evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Paaftësia e tyre e tyre për t’u ballafaquar me ide dhe alternativa politike në Parlament i ka ngjallur idetë e tyre për veprime të

“Duan që të cenojnë institucionet e vendit. Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuar marrjen e dhunshme të pushtetit. Diçka e tillë nuk do të ndodhë në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike”

dhunshme në rrugë. Por, jam i sigurt se populli i Kosovës, institucionet e saj, partitë politike dhe e gjithë bota demokratike do të distancohet prej këtyre paralajmërimeve të veprimeve të dhunshme të krerëve të kësaj partie. Por, përgjegjësia do të jetë direkt personale e tyre për dhunën e paralajmëruar nga ata. Shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet nga dhunuesit e ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Ndërkohë, zoti kryeministër bllokada e barrikada ka edhe në veri të Kosovës. Do t’u jepni fund ju si qeveri këtyre veprimeve apo edhe paralajmërimeve tjera për

bllokadat në mënyrë që shteti i Kosovës të ketë kufij të hapur evropianë, ashtu siç pretendoni? Qeveria e Republikës së Kosovës punon me model evropian duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, bashkërisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare. Nuk është mirë që këta krerë marrin si shembull modelin serb të bllokadave. Perspektiva e Kosovës është në procesin integrues dhe jo në atë bllokues. Prandaj, ne do të punojmë bashkë me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë. Sot për herë të parë kemi doganierë dhe policë kufitarë në pikat 1 dhe 31 në veri. Do të ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave dhe është një proces i pakthyeshëm i normalizimit të gjendjes edhe në veri, pra për lëvizje të lirë, për sundim të ligjit, për zgjedhje të lira, për lidership legjitim dhe investime socioekonomike. Si i shihni paralajmërimet e përfaqësuesve serbë atje për referendum? Asnjë veprim i njëanshëm nuk do të ketë asnjë vlerë dhe asnjë reflektim në kuptimin e jetës institucionale. Mbesim edhe pak te veriu. Zoti kryeministër, presidenti serb Tadiç ka paralajmëruar katër pika për diskutim në dialogun Prishtinë – Beograd, ku bëjnë pjesë dhe ato për dialog në lidhje me të ardhmen e veriut të Kosovës dhe zonat e kishave ortodokse serbe. Jeni të gatshëm të bisedoni me zotin Tadiç për këto tema? Kosova është vend i pavarur e sovran. Për Kosovën vendosin institucionet e saj. Jemi të gatshëm të kemi bashkëpunim të mirë fqinjësor si dy vende të pavarura e sovrane në interesin e dy popujve tanë, për interesin e integrimeve euro-atlantike, paqes dhe stabilitetit në rajon. Por, për Kosovën vendosin institucionet e Republikës së Kosovës, kemi Kushtetutën, ligjet tona dhe do të punojmë në përputhshmëri me to.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.