Gazeta Mapo

Page 23

retro 1990 FAQJA E FUNDIT profil&

2 GUSHT

SOT

E ENJTE, 2 GUSHT 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

Lufta e Gjirit Persik

Lufta e Gjirit Persik, 2 gusht 1990-28 shkurt 1991, e cila njihet më shumë si Lufta e Gjirit, nisi me autorizimin e OKB-së, e cila i dha viston një koalicioni prej 34 shtetesh të udhëhequra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Irakut. Lufta njihet gjithashtu edhe me emrin e dhënë nga Sadam Hussein-i, “Nëna e

të gjitha Betejave”, ndërsa në gjuhën ushtarake amerikane u pagëzua si “Operacioni Stuhia e Shkretëtirës”. Lufta nisi pas pushtimit të Kuvajtit nga ushtria irakiane, e cila u pasua me dënimin ndërkombëtar të saj, si dhe sanksionet e menjëhershme ekonomike ndaj Irakut nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Pres-

identi amerikan, George H. Bush, stacionoi forcat amerikane në Arabinë Saudite dhe iu bëri thirrje vendeve të tjera të dërgonin trupat e tyre. Një mori kombesh iu bashkuan koalicionit të Luftës së Gjirit. Shumica e trupave ishin amerikanë të ndjekur nga ndihmesa saudite-arabe, britanike dhe egjiptiane.

MARILYN MONROE

Biondet preferohen

Sex-Appeal dhe plot humor: Këto veti shpalosi “MM” në filmin “Si të peshkosh një milioner“ (1953), duke interpretuar krahas Lauren Bacall dhe Betty Grable. Ajo ecën si Pola miope, e cila vazhdimisht përplaset me dollapët dhe muret duke bërë megjithatë një figurë të mirë, që është aq mahnitëse, sa Monroe arrin t’ia kalojë Betty Grable, duke zënë vendin e parë si pin-up-girl e preferuar...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

Marilyn Monroe u lind më 1 qershor 1926, në Los Anxhelos. Ajo u pagëzua me emrin Norma Jean Baker. Ishte një fëmijë jashtë martese. E ëma nuk mundi të kujdesej për të dhe ajo u rrit në familje të ndryshme prindërish kujdestarë, derisa në moshën 16-vjeçare e martuan me detyrim me një fqinj. Kjo martesë mbijetoi vetëm katër vjet dhe çifti u divorcua me marrëveshje. Për të fituar para me punën e saj, Norma Jean punonte në një fabrikë armatimesh. Atje ajo i tërhoqi vëmendjen një fotografi të ushtrisë. Ai e angazhoi vajzën e re si modele për kopertinën e revistës së ushtrisë së SHBA-së “Yank”. Menjëherë Monroe u kthye në një pin-up-girl, e preferuar prej ushtarëve të SHBA-së. Në vitin 1945 Norma Jean u bë e njohur si fotomodele në mbarë vendin. Shumë shpejt ajo pati një agjente të vetën, e cila e këshilloi të ndryshonte tipin e bukurisë së saj natyrore. Fillimisht ajo pati një petinaturë me kaçurrela brune. Më pas i drejtoi flokët duke u bërë bionde. Vendosi një protezë me tela për drejtimin e dhëmbëve dhe menjëherë pas kësaj e quajti veten Marilyn Monroe. Marilyn Monroe dinte si ta prezantonte trupin e saj perfekt dhe ndonjëherë pranonte ta fotografonin edhe nudo. Kjo natyrisht bëri që edhe të kritikohej. Në vitin 1962 u publikua kalendari, në të cilin ajo pozonte nudo mbi një mbulesë mëndafshi të kuqe. Pyetjes së një gazetareje, nëse vërtet nuk kishte veshur asgjë, ajo iu përgjigj: “Po! Radion!” Kjo fjali i shpëtoi asaj karrierën. Sex-Appeal dhe plot humor: Këto veti shpalosi “MM” në filmin “Si të peshkosh një milioner“ (1953), duke interpretuar krahas Lauren Bacall dhe Betty Grable. Ajo ecën si Pola miope, e cila vazhdimisht përplaset me dollapët dhe muret duke bërë megjithatë një figurë të mirë, që është aq mahnitëse, sa Monroe arrin t’ia kalojë Betty Grable, duke zënë vendin e parë si pinup-girl e preferuar. Në komedinë e Billy Wilders-it të vitit 1959, Marilyn Monroe luan këngëtaren Sugar, e cila udhëton me një orkestër grash për në Florida. Ajo njihet me Joe-n, i cili vishet si grua për t`i shpëtuar një bande gangsterësh. Joe, që luhet nga Tony Curtis, kërkon dashurinë e Sugar-it. Kjo është e vështirë, sepse ai hiqet sikur të ishte grua. Ky ishte filmi i tretë për Marilyn Monroe-n. Marilyn Monroe ka regjistruar këngë të paharruara. Krahas “I wanna be loved by you” në filmin “Some Like It Hot”, ndër himnet e të dashuruarve bën pjesë edhe perla “Diamonds are a girl’s best friends”, një nga këngët më të njohura të Divës bionde. Në filmin “Biondet preferohen” (1953) ajo këndon këngën e Lorelei Lee-s, të obse-

sionuar ndaj diamanteve Që Marilyn Monroe të ketë pasur një aferë me ish- presidentin John F. Kennedy, nuk është konfirmuar asnjëherë, megjithatë thashethemi vazhdon të ekzistojë edhe sot. Një fotografi në të cilën ajo ndodhet midis J.F.K. dhe Robert Kennedyt, është bërë menjëherë pas shfaqjes së saj në Madison Square Garden, ku ajo këndon për Presidentin “Happy Birthday”. Një skenë intime nga f i l m i “ Vit i i 7- t ë i mallkuar” (1955) gati i kushtoi Marilyn Monroe-s martesën e dytë. I shoqi i saj, lojtari i bejsbollit, Joe DiMaggio, ishte gjatë xhirimeve në metro dhe u bë aq xheloz, saqë shkaktoi para qindra njerëzve një skandal zemërimi. Martesa zgjati edhe nëntë muaj dhe u prish me mirëkuptim nga të dy palët. Marilyn Monroe u martua tri herë. Asnjë nga martesat nuk zgjati shumë. Martesa e tretë ishte më e lumtura në jetën e saj. Me dramaturgun Arthur Miller, ajo pati një dashuri të thellë. Por as kjo nuk zgjati: Grindje gjatë xhirimeve dhe t r i d ë s htime. Ai nuk mundi ta duronte më konsumin e tabletave prej saj, kurse ajo mësoi në fund se ai rrinte me të vetëm prej simpatisë. Megjithëse “MM” punoi edhe vetë për krijimin e imazhit si simbol seksi, ajo vazhdimisht e trajtonte veten si aktore që duhej marrë seriozisht. Këto kontradikta e rënduan shumë. Ajo pati trajtim psikologjik dhe u bë e varur nga tabletat. Marilyn vdiq më 6 gusht 1962 në moshën 36-vjeçare, nga një helmim prej medikamenteve.

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Jorida PASKU, Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.