Gazeta Mapo

Page 18

30 Po përpiqeshin të bënin lojën e fundit me të burgosurit politikë: jo vetëm që ma shtynë lirimin mbi tridhjetë ditë, por nuk deshën të më lironin as më 11 shkurt të vitit 1991. Për këtë iu drejtova sërish Kleanthi Koçit, i cili ishte emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe, pas nja dhjetë ditësh, më erdhi vendimi i prerë që do të lirohesha më 11 shkurt. Tani isha edhe më i qetë, dhe sa herë që takohesha me tim vëlla, ai më tregonte se çfarë po ndodhte në Tiranë

E shtunë, 29 dhjetor 2012

www.mapo.al

Rrëfenja si ato të Ngjelës

Revolta e studentëve dhe mbarimi i odisesë sime të burgut Spartak Ngjela rrëfen ditët e fundit në qeli, prej nga ndiqeshin me habi zhvillimet e vrullshme në Tiranë. “Nuk më interesonte fare nëse kjo lëvizje ishte ose jo e kontrolluar nga Ramiz Alia, mjafton që të kishte një lëvizje.” Spartak Ngjela

Gjendja në Tiranë po ecte me shpejtësi drejt reformave, sepse Ramiz Alia e kuptonte se nuk kishte më asnjë rrugë tjetër. Kjo ishte gjendja në fillim të dhjetorit, kur befas dëgjuam nga RAI se në Tiranë studentët kishin filluar revoltat. Na habiti të gjithëve ky lajm dhe prandaj po e ndiqnim me një interes të veçantë. Mirë ose keq, kishte filluar lëvizja. Nuk më interesonte fare nëse kjo lëvizje ishte ose jo e kontrolluar nga Ramiz Alia, mjafton që të kishte një lëvizje. Një lëvizje e nisur për të fituar lirinë, edhe nëse është nisur e kontrolluar nga politika tiranike, kurrë nuk mund të kontrollohej deri në fund, sepse ajo, menjëherë, jep reflekse në popull. Nëse njerëzit lejohen të flasin lirisht, të grupohen lirisht dhe të protestojnë, demokracia nuk mund kontrollohet më nga tirania. Pas disa ditësh studentët treguan forcë dhe Ramiz Alia e pranoi pluralizmin në takimin me ta. I ishin ngritur studentët, që në 99 për qind të tyre ishin nga shtresa e regjimit, dhe jo kundërshtarë të tij. Pastaj kishte ardhur takimi i Alisë me studentët në Pallatin e Brigadave, dhe gjithçka kaloi në formimin e Partisë Demokratike, e para parti opozitare që nga viti 1924. Ishte një lloj triumfi që më jepte të kuptuar se Shqipëria po shkonte drejt Perëndimit. Po interesoheshim për krerët dhe identifikuam Gramoz Pashkon dhe Azem Hajdarin dhe të tjerët më pas; por ende nuk po vëreja artikulimin e diçkaje. Godisnin mungesën e lirisë, ishin kundër, por ende

nuk po e sulmonin regjimin në fuqi. Kuptohej që atëherë që kishte një marrëveshje të brendshme, por mund të ishte edhe frikë, edhe maturi. Megjithatë, ngërçi ekzistonte dhe më dukej se do të vinte koha kur kjo mund të bëhej pengesa kryesore për të ardhmen. Në fakt, kishte filluar të plazmohej diçka e re, e cila, ndonëse ende nuk kishte formë, do të merrte pak e nga pak ecurinë normale politike. Të paktën tani shqiptarët kishin fituar të drejtën që të flisnin lirisht dhe të grupoheshin politikisht, njëlloj si në botën perëndimore. Kjo të shtynte të mendoje se në Shqipëri nuk kishte përfunduar beteja për demokracinë, por ajo sapo kishte filluar. Nuk po dukeshin ende programet politike dhe opozicioni, por e dija që do të dilnin në pah shumë shpejt. Në burg kishte edhe eufori, por edhe njëfarë stepjeje nga ata që nuk kishin menduar kurrë se mund të rrëzohej ndonjëherë komunizmi në Shqipëri. Mendimi se njeriu shqiptar mund të ishte i lirë që ta zgjidhte vetë qeverinë e tij, nuk pranohej nga të gjithë të majtët në burgun politik, por ata tani nuk kundërshtonin dhe kishin ulur kokën. Aty u kuptua menjëherë se edhe ata do të përshtateshin me pluralizmin politik, njëlloj si edhe Ramiz Alia. Koha e kishte sjellë këtë me përdhunë në Shqipëri, por kuptohej se Alia nuk po pranonte që të dorëzohej lehtë. Në këtë situatë, kur ai ende rezistonte, kuptohej se do t’i kërkonte ndihmë Sigurimit të Shtetit. Kjo duhej të ishte loja e tij e fundit, dhe prandaj unë isha i bindur se në partinë e parë opozitare në Shqipëri do të ngjiteshin shumë spiunë të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë, gjithçka duhej parë hap pas hapi. Po përpiqeshin të bënin lojën e fundit me të burgosurit politikë: jo vetëm që ma shtynë lirimin mbi tridhjetë ditë, por nuk deshën të më lironin as më 11 shkurt të vitit 1991. Për këtë iu drejtova sërish Kleanthi Koçit, i cili ishte emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe, pas nja dhjetë ditësh, më erdhi vendimi i prerë që do të lirohesha më 11 shkurt. Tani isha edhe më i qetë, dhe sa

Po përpiqeshin të bënin lojën e fundit me të burgosurit politikë: jo vetëm që ma shtynë lirimin mbi tridhjetë ditë, por nuk deshën të më lironin as më 11 shkurt të vitit 1991. Për këtë iu drejtova sërish Kleanthi Koçit, i cili ishte emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe, pas nja dhjetë ditësh, më erdhi vendimi i prerë që do të lirohesha më 11 shkurt. Tani isha edhe më i qetë, dhe sa herë që takohesha me tim vëlla, ai më tregonte se çfarë po ndodhte në Tiranë

herë që takohesha me tim vëlla, ai më tregonte se çfarë po ndodhte në Tiranë. Ndërkohë kishim parë se në skenë kishin dalë edhe figura të tjera të Partisë Demokratike, si Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Preç Zogaj. Kurse pas dy javësh, doli gazeta e Partisë Demokratike, e cila u quajt “Rilindja Demokratike”. Në fakt, sa e pashë, e ndjeva se brenda saj kishte verb opozitar, ndonëse jo në atë nivel që mendoja unë dhe të burgosurit e tjerë. Ishte kritikuese më shumë se opozitare, por, gjithsesi, ishte e mjaftë për të kuptuar se tani isha i lirë dhe do të dilja nga burgu. Kështu eci i gjithë dhjetori dhe janari, derisa më 11 shkurt të vitit 1991, në ora 12.00, më njoftuan që të bëhesha gati për të dalë nga burgu. E kisha pritur me njëfarë shqetësimi, sepse po vonoheshin dhe, në mëngjes, përgjatë apelit nuk më njoftuan për lirimin. Madje Kiçoja, që kishte merak, i pyeti personalisht për orën që pritej të më lironin, por oficerët nuk i dhanë përgjigje. “Ende nuk kanë urdhër” më tha Kiçoja i mërzitur, por unë nuk e dhashë veten. E ndieja se nuk kishte më burg, dhe nuk më bëhej vonë për një vonesë “çështje ditësh”. Në këtë kohë kishin filluar faljet, por mua nuk më kapi asnjë prej tyre. Kurt Kola ishte liruar që në fillim të janarit. E dija se nuk do të më nxirrnin me falje dhe as që e desha. Megjithatë, në ora 12.00 më thirrën. I bëra të gjitha dorëzimet, takova tim atë dhe të gjithë shokët e burgut, dhe dola bashkë me shkrimet dhe librat e mi. Ishte një ditë e ftohtë, gri dhe disi e amullt. Te hyrja më prisnin im vëlla Linzi dhe dy kushërinj të parë: Fatos Ngjela dhe Eno Ngjela. Në fakt i kisha parë nga dritarja e burgut tek më rrinin në oborr, dhe kur e lashë mbrapa derën kryesore të Burgut të Kosovës, mendova të mos ktheja kokën mbrapa. Nuk doja ta pësoja si Orfeu. Dola nga ajo portë e madhe burgu me hap të qetë dhe me mendimin “Odisea ime më në fund kishte mbaruar”. Por ende nuk e dija sesi, në çfarë gjendje do ta gjeja Itakën, domethënë Tiranën time ku isha lindur dhe rritur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.