Gazeta Mapo

Page 6

6

MAPO

E premte 21 dhjetor 2012 www.mapo.al

kronikë

Autobusi shqiptar përfshihet nga flakët në Janinë Pasagjerët e një autobusi shqiptar janë përfshirë nga paniku, kur flakët e zjarrit u shfaqën në automjetin me të cilin udhëtonin. Ngjarja ndodhi në një tunel, përgjatë rrugës nacionale Janinë-Kakavijë dhe fatmirësisht

nuk ka njerëz të lënduar. Pasagjerët sapo kanë vënë re zjarrin, kanë lënë me shpejtësi autobusin, ndërsa kanë ndërhyrë në kohë punonjësit e zjarrfikësve, stacioni i cilëve ndodhej shumë pranë vendit të incidentit. Au-

tobusi u dëmtua rëndë nga flakët, ndërsa udhëtarët vazhduan rrugën me një tjetër autobus. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar nga departamenti i hetimit të zjarreve në policinë e Janinës.

Ndryshon struktura e KLD, shtohet numri i inspektorëve Këshilli i Lartë i Drejtësisë miraton propozimin e nënkryetarit Çefa për reduktimin e administratës dhe shtimin e inspektorëve. Kryeinspektorja Valbona Vata dhe Evjeni Sinojmeri sërish në gjyqësor Leonard Bakillari Tiranë Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi dje të ndryshojë strukturën e institucionit, duke shtuar numrin e inspektorëve, me qëllim rritjen e efikasitetit në kontrollin e gjyqtarëve. Propozimi i zv.kryetarit Elvis Çefa është miratuar unanimisht nga gjithë anëtarët e KLDsë, të cilët mbledhjen e radhës pritet të diskutojnë rregulloren e strukturës, me qëllim finalizimin e administratës së re. Kjo nismë që ka si qëllim të shtojë numrin e inspektorëve, të cilët kryejnë kontrollin e gjykatave dhe gjyqtarëve në veprimtarinë e tyre është përshëndetur edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. “Mendoj që struktura i jep një dimension të ri dhe një mundësi për dinamizim kryesisht të sfidës më të madhe që ka KLD, që është inspektimi dhe kontrolli i veprimtarisë ligjore të

gjyqtarëve tanë”, tha kryetari i KLD-së, Bujar Nishani. Ndërsa Çefa tha se ky propozim është i rëndësishëm, pasi ka të bëjë drejtpërdrejt me rritjen e numrit të inspektorëve, të cilët ushtrojnë inspektimet dhe kontrollet në gjykata. “E konsideroj të domosdoshme shtimin e numrit të inspektorëve dhe uljen e numrit të tepërt të administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa. Në strukturën e re,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shton numrin e inspektorëve që do të kontrollojnë gjyqtarët, duke e çuar atë në 15 punonjës, por diskutimet janë përqendruar te posti i Sekretarit të Përgjithshëm, i cili nuk ka ekzistuar deri më tani. Anëtarët e KLD-së hodhën ide të ndryshme mbi mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm, por presidenti Nishani sugjeroi që kjo çështje të diskutohej në mbledhjen e ardhshme, ku do të shqyrtohen edhe pro-

Një dekadë në gjyq, fermerët e kërpit fitojnë pafajësinë Shkodër Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, që shpallte fajtorë 53 anëtarë të shoqatës së fermerëve të Shkrelit. Shkalla e dytë e gjyqësorit e argumentoi pushimin e çështjes me faktin se organi i akuzës nuk kishte sjellë prova të mjaftueshme që vërtetonin fajësinë e fermerëve. E ndërsa Apeli dha sot vendimin e pafajësisë për 53 fermerët, një ditë më parë gjykata e shkallës së parë ka deklaruar fajtorë pjesën tjetër të fermerëve që akuzohen për të njëjtën vepër penale duke i dënuar ata me nga 3 deri në 9 vjet burg. Një ndër përfaqësuesit e shoqatës së fermerëve të Shkrelit, Alfred Pëllumbi, e quajti këtë një fitore të rëndësishme të drejtësisë. Ky vendim për Pëllumbin është një dritare shprese për dhënien e drejtësisë, ndryshe nga pjesa tjetër e gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij janë të zhytur në korrupsion. Çështja e kërpit industrial apo kanabisit vazhdon të jetë prezente falë dy vendimeve kontradiktore të drejtësisë shqiptare, e cila brenda 24 orëve ka dhënë dy vendime të ndryshme. Sipas koordinatorit të shoqatës, Alfred Pëllumbi, fitimi i dy çështjeve nga fermerët e Shkrelit

në gjyqësor do të shoqërohet me një tjetër betejë ligjore tashmë për vendimin e tretë të shkallës së parë, që do apelohet me qëllim marrjen e pafajësisë. Martin Pëllumbi, ish-kryetar i komunës Shkrel në Malësi të Madhe dhe 52 fermerë të tjerë të komunës së Shkrelit kanë marrë nga gjykata vendimin që pushon çështjen dhe i shpëton nga hekurat të gjithë të akuzuarit, mes të cilëve pleq gra dhe të rinj. Çështja e fermerëve të Shkrelit dhe kërpit industrial që rezulton me një përqindje më të larte se norma e lejuar që e përfshin atë në familjen e lëndës narkotike ka nisur që në vitin 2003, kur për herë të parë u sekuestrua një sasi e konsiderueshme bime kërpi që kishte tiparet e kanabis sativa. Procesi gjyqësor ndaj fermerëve të Shkrelit që kultivonin kërp industrial është ndjekur në disa seanca dhe nga përfaqësues të ambasadës angleze, pasi projekti për kultivimin e kërpit industrial në komunën e Shkrelit, i nisur nga viti 2000, është në bashkëpunim me fondacionin anglez “Partneritet për zhvillim”, i cili ka sjellë dhe farën e tij. Si përfaqësuesit e fondacionit, ashtu dhe ata të ambasadës britanike kanë apeluar vazhdimisht për drejtësi. Djana Kolaj

pozimet e misioneve të huaja që asistojnë reformën në drejtësi. Gjatë mbledhjes së djeshme, zv.kryetari i KLD-së propozoi emërimin në detyrën e gjyqtarit të kryeinspektores së KLD-së, Valbona Vata, dhe ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Evjeni Sinojmeri. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke vlerësuar punën e realizuar dhe integritetin e lartë moral dhe profesional të kryeinspektores, në përfundim të mandatit të saj në këtë

detyrë, sipas kërkesës së saj, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e saj në Gjykatën e Apelit Shkodër”- thuhet në deklaratën e KLDsë. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme, pas shqyrtimit të kërkesës, KLD vendosi t’i propozojnë Presidentit të Republikës emërimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Evjeni Sinojmeri, në detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Këshilli vendosi të caktojë anëtarin e KLD-së, Ilir Mustafaj, si kryetar të Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, pas përfundimit të mandatit të kryetares së mëparshme. Diskutimet e Këshillit vijuan me shqyrtimin e projektakteve përfundimtare të vlerësimit të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për 2 gjyqtarë. Mbas realizimit të procedurës së votimit të këtij projektakti, në përfundim u vendos vlerësimi “shumë mirë” për gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi dhe Fatri Islami. Po ashtu, KLD verifikoi zgjedhshmërinë, pajtueshmërinë dhe ushtrimin në përputhje me ligjin, të detyrës për dy anëtarëve të rinj, Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare më pak ditë më parë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4 22 21 03; Fax: ++355 4 23 41 62

NJOFTIM Për kontigjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së RSH-së, për vitin akademik 2013-2014 Ministria e Mbrojtjes së Austrisë ka ofruar 3 të drejta studimi për në Akademinë Ushtarake Wiener Neustadt, Austri. Studentët do të diplomohen oficer me gradën “nëntoger”, në specialitetet këmbësori dhe marrin diplomën bachelor në degët “pedagogji” ose “informatikë”, në përfundim të studimeve ushtarake në Akademinë Ushtarake të Wiener Neustadt-it, Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku do të njihen me “Udhëzim-in e Ministrit të Mbrojtjes, mbi kriteret e pranimit, regjistrimit dhe procedurat e testimeve”. Regjistrimi bëhet kundrejt tarifës prej 3.000 (tremijë) lekë. Regjistrimi fillon në datën 24 dhjetor 2012, ora 09.00 dhe përfundon më 10 janar 2013, ora 15.00, në KDS. Për datat e zhvillimit të testimeve, kandidatët do të njoftohen ditën e regjistrimit në KDS. Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për regjistrim: 1. Të ketë shtetësi shqiptare. 2. Në momentin e aplikimit të jenë deri në moshën 25 vjeç. 3. Të ketë kryer shkollën e mesme brenda ose jashtë vendit, të certifikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë. 4. Të ketë notën mesatare të shkollës së mesme mbi 7.5. 5. Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 6. Gjatësia për kandidatët meshkuj të jetë 1.65 m, për kandidatët femra 1.61 m. 7. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 8. Të mos jetë i martuar. 9. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 10. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndoshë në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që dëmtojnë pamjen. 11. Të mos jetë bartës i virusit Hepatit B, të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 12. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër s’kualifikohet. Për regjistrim kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente: 1. Kërkesë me shkrim të firmosur nga kandidati për të vazhduar studimet ushtarake jashtë vendit si dhe degën e preferuar. 2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare mbi 7.5. 3. Dokument vërtetues për njohjen e gjuhës Angleze. 4. Fotokopje e kartës së identitetit . 5. Certifikatë familjare, 1 copë. 6. Fotografi për dokument, 2 copë. 7. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë, ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit”. 8. Analiza e SIDA-s. 9. Vërtetime mjekësore se kandidati nuk është mbartës i virusit Hepatiti B dhe që nuk ka kaluar sëmundjet të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 10. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. 11. Vërtetim nga Komanda përkatëse për pozicionin aktual të vendit të punës. Kandidatët që do të përzgjidhen si studentë ushtarakë, për në Akademinë Ushtarake të Wiener Neustadt-it, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para fillimit të studimeve do të nënshkruajnë kontratën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (Akademia e Mbrojtjes) për vazhdimin e studimeve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.