Gazeta Mapo

Page 19

E premte 21 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Shkrimtari ka marrë çmimin e madh të letërsisë, akorduar nga Ministria e Turzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Visar Zhiti: Çmimi, shpërblimi që më dha Shqipëria tjetër Ministria e Kulturës pas një periudhe të gjatë heshtjeje ka dhënë verdiktin e saj për letërsinë më të mirë të vitit. Juria e përbërë nga Amik Kasoruho (kryetar) dhe anëtarë: Sali Bashota, Eqerem Basha, Ali Aliu, Arjan Leka, Mimoza Hysa dhe Gentian Çoçoli kanë përzgjedhur si fituesin e Çmimit të Madh shkrimtarin Visar Zhiti me motivacionin “Për prurjet në nivel të lartë artistik e estetik që ka përcjellë në Letërsinë bashkëkohore shqipe, nëpërmjet korpusit letrar të veprës së krijuar prej tij”. “Kam emocion të thellë që me këtë çmim u bashkohem shkrimtarëve të tjerë që u nderuan me çmime. Unë u takoj atyre krijuesve që iu ndalua të botonin, prandaj e mendoj këtë çmim si një shpërblim për të gjithë ata që iu mohua ashtu si dhe unë, e mendoj dhe si një shpërblim që ma dha Shqipëria tjetër, që e pranoi këtë letërsi që ne krijuam”,- tha shkrimtari Visar Zhiti. Ky vit për shkrimtarin Zija Çela paska qenë viti i çmimeve të rëndësishme. Pas çmimit “At Zef Pllumi” për prozën, shkrimtari Çela hyn dhe në listën e fituesve të çmimeve kombëtare me romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”. Çmimi që mban emrin “Petro Marku” iu dha për kodet e ligjërimit dhe risitë e përcjella nëpërmjet një forme autentike të narracionit, duke pasuruar me vlera të qenësishme prozën romanore shqipe. Për stilin unik që sjell me letërsinë e tij, Moikom Zeqo vlerësohet me çmimin “Mitrush Kuteli”, me vëllimin me tregime “Klepsidra”. Ai u vlerësua për prurje

origjinale në vijimësi në artin e tregimtarisë si dhe një stil unik letrar. Me çmimin “Lasgush Poradeci” u vlerësua poeti Rudian Zekthi për vëllimin me poezi “Panair”, nëpërmjet të cilit autori spikat në thurjen e monologut poetik

Ali Podrimja “Nderi i Kombit” Poeti shqiptar Ali Podrimja, i ndarë nga jeta tragjikisht pak muaj më parë në Francë, është vlerësuar pas vdekjes me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Ky vlerësim erdhi pas kërkesës së ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi.

që tirret përmes imazheve e formave meditative, duke përcjellë vlera dhe risi origjinale në poetikën shqiptare. Shaban Sinani me veprën e tij “Camaj i paskajuar” vlerësohet me çmimin “Faik Konica”, për trajtimin me nivel shkencor dhe origjinalitet e mendimin kritik mbi veprën letrare të Martin Camajt. Librit eseistik “Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura” i shkrimtares Mira Meksi i ishte rezervuar çmimi “Gjergj Fishta”. Për përkthimin jepen dy çmime, një për veprën e një për karrierën. Për përkthimin e veprës “Nokturnet e Kilit” të shkrimtarit Roberto Bolanjo, çmimi “Fan Noli ndahet mes dy përkthyesve, Bashkim Shehut dhe Edlira Hoxhollit, ndërsa çmimi i karrierës “Jusuf Vrioni” shkon për përkthyesin Aleksandër Zoto, për kontributin e gjithanshëm e të shumëçmuar në përkthimin dhe promovimin e dhjetëra shkrimtarëve dhe veprave të letërsisë shqipe në gjuhën dhe kulturën franceze. Ndryshe nga juria e Panairit të librit, ajo e ngritur nga Ministria e Kulturës e ka një çmim edhe për letërsinë për fëmijë. Çmimi “At Donat Kurti” iu dha shkrimtarit Ruzhdi Gole, me librin “Kureshtja për t’u rritur”, duke e vlerësuar veprën e tij si një hop emancipues të zhanrit të letërsisë sonë për fëmijë dhe të rinj. Në fund një çmim edhe për krijuesit e rinj. Çmimi “Migjeni” është për shkrimtarin debutues Plator Ulqinaku, për vëllimin poetik “Libri i qëndresës”, duke e vlerësuar për një hap të parë të pjekur dhe premtues në poezinë shqipe.

Çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2011 Çmimi i Madh i Letërsisë Visar Zhiti për gjithë veprën e tij Çmimi “Petro Marko” Zija Çela për romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” Çmimi “Mitrush Kuteli” Moikom Zeqo për vëllimin me tregime “Klepsidra” Çmimi “Lasgush Poradeci” Rudian Zekthi për vëllimin me poezi “Panair” Çmimi “Faik Konica” Shaban Sinani për veprën studimore “Camaj i paskajuar” Çmimi “Gjergj Fishta”

Mira Meksi, për librin eseistik “Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura” Çmimi “Fan Noli” Bashkim Shehu e Edlira Hoxholli për përkthimin e veprës “Nokturnet e Kilit” Çmimi “Jusuf Vrioni” Aleksandër Zoto, për kontributin në përkthimit e dhjetëra shkrimtarëve Çmimi “At Donat Kurti” Ruzhdi Gole me librin “Kureshtja për t’u rritur” Çmimi “Migjeni” Plator Ulqinaku për vëllimin poetik “Libri i qëndresës”

Debati Shqipëri-Kosovë

Akademia e Shkencave: Përse kolegët kosovarë pranojnë të ulen me Rakiçin M

e sa duket nuk ka mjaftuar refuzimi që i bënë ftesës për t’iu bashkuar festimeve të 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademikët e Kosovës kanë vijuar reagimet tashmë publike për ftesën që Akademia shqiptare i bëri asaj të Serbisë në festimet e 400-vjetorit të saj. Debati i një muaji më parë (kur u zhvillua ceremonia e 40-vjetorit) nuk është shuar ende. Dje Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka dalë në një deklaratë zyrtare, ku u përgjigjet sulmeve mediatike të homologëve nga Kosova duke parashtruar arsyet e ftesës për akademikët serbë dhe mosarsyet sipas tyre, të refuzimit të palës kosovare për t’iu bashkuar kësaj feste. “Në festimet e 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Akademive të Evropës (ALLEA) dhe e rrjetit të Akademive të Botës (IAP), në pajtim edhe me praktikën e këtyre rrjeteve akademike, u ftuan të gjitha akademitë e Evropës e të rajonit, përfshirë dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë. Në një njoftim për shtyp të publikuar nga mediat në Kosovë dhe në Shqipëri, në prag të festimit të 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës bënte të ditur se refuzonte pjesëmarrjen në ato festime, meqenëse ishte e pakënaqur se në to ishte ftuar edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë. Meqenëse ky incident ka dhënë shkak për spekulime në media, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e sheh me vend që, për të informuar opinionin publik, të sqarojë sa më poshtë: “është i njohur e jashtë çdo dyshimi, roli që tradicionalisht ka luajtur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë dhe memorandumet

famëkeqe të I. Garashaninit e V. Çubrilloviçit deri te më i fundit “Memorandumi SANU”, për nxitjen dhe justifikimin e spastrimit etnik, të dhunës dhe të krimeve të forcave shoviniste serbe kundër shqiptarëve. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, përmes studimeve e botimeve të saj, në bashkëpunim të ngushtë me ASHAK (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës), ka dhënë një kontribut të veçantë në ndriçimin e çështjes së autoktonisë së Shqiptarëve të Kosovës në trojet e tyre, si dhe përmasat e genocidit serb ndaj shqiptarëve. Por nga ana tjetër, ASHSH ka qenë dhe mbetet koherente në bindjen e saj për t’i shërbyer çështjes kombëtare me mjetet e shkencës, jo me mjetet e politikës”,- shkruhet në deklaratën zyrtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në fakt, përfaqësuesit e dy akademive, asaj të Kosovës dhe Serbisë, janë gjendur disa herë bashkë në ngjarje të rëndësishme, të organizuara nga organizata të ndryshme europiane, por në asnjë rast Kosova nuk ka refuzuar të jetë pjesë e këtyre tryezave, siç ka ndodhur në rastin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave. Në vitin 2001, me mbështetjen e Presidentit të Komisionit Evropian, Prof. Romano Prodi, u krijua Këshilli Ndërakademik i Evropës Juglindore, ku në mbledhjen themeluese të këtij rrjeti akademik, mbajtur në Venecie, merrnin pjesë të gjitha akademitë e rajonit, përfshirë dhe atë të Serbisë. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u përfaqësua në këtë komision (pavarësisht se ishte ftuar dhe Serbia) nga kryetari i radhës i saj, Prof. Nexhat Daci, i cili nënshkroi edhe aktin themelues, “Deklaratën e Venecias”. Në një tjetër takim tashmë në Buda, mbajtur në tetor 2004, ASHAK u përfaqësua nga profesorët Rexhep Ismajli dhe Besim Bokshi, ndërsa në përbërjen e delegacionit të

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka dalë në një deklaratë zyrtare, ku u përgjigjet sulmeve mediatike të homologëve nga Kosova duke parashtruar arsyet e ftesës për akademikët serbë dhe mosarsyet sipas tyre, të refuzimit të palës kosovare për t’iu bashkuar kësaj feste

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, përveç kryetarit të radhës, Nikola Hajdin, bënte pjesë edhe Ljubisha Rakiç. Mbledhja e fundit e radhës u mbajt në Tiranë më 2005-ën, ku ASHAK u përfaqësua nga kryetari Prof. Rexhep Ismajli, dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë u përfaqësua nga Ljubisha Rakiç, i cili kryen dhe funksionin e koordinatorit të projekteve të IACSEE. “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është e pakuptueshme se përse kolegët e Akademisë së Kosovës pranojnë rregullisht të ulen në një tavolinë me prof. L. Rakiç, i cili, në botimin “30 vjet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës” botuar më 2005-ën, figuron edhe

si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa refuzojnë praninë e tyre në një festë, në kremtimet e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për shkak se në ato festime ishte ftuar edhe Akademia e Serbisë. Ky pretekst bëhet aq më tepër i pakuptimtë në një kohë kur kryeministri i Kosovës takohet rregullisht me Kryeministrin e Serbisë, edhe pse, siç dihet, s’ka ndryshuar asgjë nga hipoteka e krimeve të kaluara të shtetit serb ndaj shqiptarëve, dhe pse sot e kësaj dite ai shtet nuk ka kërkuar ndjesë për ato krime, ashtu si nuk ka kërkuar ndjesë as Akademia Serbe për “memorandumet” e saj famëkeqe.” – përfundojnë deklaratën e saj ASHSH.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.