Gazeta Mapo

Page 11

E premte 21 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Në të gjithë filmat për fundin e botës, informacionet në internet dhe artikujt e kohëve të fundit është lehtësisht e evidentueshme, që Krishti dhe fuqia e Tij shpëtuese për njeriun nuk gjendet në asnjë vend. Flitet për një fund të errët, të cilit askush nuk mund t’i shpëtojë në këtë tablo të madhe braktisjeje të njeriut ndaj Perëndisë. Dy janë gjërat për të cilat sot në këtë ditë duhet të jemi të sigurt: 21.12.2012 nuk është data e fundit të botës, dhe tjetra: njeriu nuk është jetimi i këtij kozmosi, Perëndia vazhdon ta dojë e të kujdeset për krijesën e Tij.

Këmbana e minutës së Fundit të Botës S ot, më shumë se kurrë më parë, njeriu kërkon të njohë limitet e tij. Nuk mund të themi me siguri, në kërshëria e momentit që jetojmë, e çon njeriun drejt hulumtimit të gjenezës, por me siguri biem dakord, që njeriu do të jepte gjithçka, që të njihej me orën e tij të fundit, nëse do të ishte e mundur. Rreth dy mijë vjet më parë dishepujt e Jezusit i drejtojnë Atij këtë pyetje: Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës? Mat.24:3. Njerëzit e çdo epoke janë përpjekur të marrin në shqyrtim çështjen e shumëpërfolur kohët e fundit lidhur me fundin e botës. Në të vërtetë nuk janë vetëm njerëzit e religjionit, të cilët përgjatë kohës kanë drejtuar pyetje, që lidhen me ngjarjen e fundit të botës. Gjatë dekadave të ndryshme, njerëz prej fushave të ndryshme të jetës kanë shprehur shqetësimin e tyre për probabilitetin e mundshëm të një fundi katastrofik të botës sonë. Politikanë, njerëz të shkencës dhe analistë nuk e kanë parë të pamundur idenë e një kolapsi apo shkatërrimi përfundimtar të planetit tonë. Në diskurset e bëra publike, shqetësimet që janë bërë prezente, të cilat të çojnë drejt mendimit të fundit të botës, kanë qenë të ndryshme. Këto shqetësime përfshijnë idetë për shkatërrimet mjedisore, ndotja e planetit, mbipopullimi, epidemi masive vdekjeprurëse, konflikte që çojnë në luftë nukleare, apo përplasje asteroidesh në planetin tonë. Megjithëse disa prej këtyre shqetësimeve duken të pazakonta, disa të tjera përbëjnë një kërcënim real për tokën. Ideja e përplasjes së një asteroidi me tokën nuk

është diçka e paimagjinueshme. Rasti i meteorit, i cili goditi Siberinë në vitin 1908, pati një ndikim të madh. Megjithëse ky meteor ishte i përmasave të vogla, vetëm 45.72m, shkatërroi një zonë prej 1609 km2 duke shkatërruar rreth 80 milionë pemë. Energjia e çliruar në këtë rast është e barabartë me atë të një bombe të madhe hidrogjeni. Pjesa më e madhe e ekspertëve bien dakord me idenë se kërcënimi nuklear është ai që rrezikon më shumë se çdo gjë tjetër planetin tonë. Shkencëtari Karl Sagan (Carl Sagan) në vitin 1980 shkruan: “Zhvillimi i armëve nukleare dhe sistemi i shpërndarjes së tyre, herët a vonë do të çojnë në shkatërrimin e planetit.” Sot në botë ekzistojnë rreth 50.000 armë nukleare, pjesa më e madhe e të cilave gjenden në zona të rrezikshme dhe të pasigurta. Ish-presidenti amerikan, Ronald Regan, kohë më parë bëri prezent shqetësimin se Armagedoni mund të ndodhë në brezin tonë. Ndërsa ish-zv.presidenti amerikan, Al Gore duke “spekuluar” me idenë e jetëgjatësisë së planetit ka thënë: “Dy luftëra botërore, holokausti, shpikja e armëve nukleare dhe tani kriza globale mjedisore, kanë bërë shumë prej nesh të shqetësohemi, nëse mbijetesa…është e mundur”. Ndërsa një pjesë e banorëve të planetit mendojnë që shqetësimet tona për fundin e botës kanë krijuar epokën e ankthit, në të cilën asgjë nuk është më e sigurt, një pjesë tjetër mendon që nuk ka arsye pse të shqetësohemi, sepse epidemia e panikut për fundin e botës është e përsëritur, pasi ka ndodhur dhe herë të tjera në të shkuarën. Në të vërtetë, parashikimet për fundin e

botës janë përsëritur në mënyra dhe forma të ndryshme përgjatë shekujve dhe duke dhënë hera-herës dhe data “të sakta” për fundin, por realiteti ka qenë zhgënjyes për pritësit e paduruar të kësaj ngjarjeje. Me dhjetëra parashikime për fundin e botës kanë kaluar të papërmbushura, por vetëm disa prej tyre kanë pasur një efekt të gjatë. Më 1844 predikuesi Baptist Uilliam Miller (William Miller) pati shumë ndjekës duke predikuar kthimin e Krishtit në një datë të caktuar. Kur kjo nuk ndodhi, ngjarja e shumëpritur u pasua nga një zhgënjim i madh i masës ndjekëse. Në vitet ‘70 Hall Lindsej (Hal Lindsey) publikoi librin “The late great planet earth”. Aty ai dha idenë që fundi i botës do të vijë shumë shpejt, duke u paraprirë nga pushtimi Sovjetik i vendeve të Lindjes së Mesme. Viti 2000 kaloi pa ko l ap s i n e shu m ë p ë r f o lu r kompjuterik, ndërsa predikuesi radiofonik Harold Kamping predikonte se fundi i botës do të ndodhte në 21 Maj të vitit 2011. Sot një pjesë e madhe e banorëve të planetit pret me padurim dhe ankth numërimin mbrapsht deri në sekondën e fundit të orës 24:00 në pritje të përmbushjes së profecisë së shumë përfolur të fiseve Maja (Maya). Duke e marrë shumë seriozisht mundësinë e një fundi tragjik të tokës këtë mbrëmje, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të planetit është përgatitur t’i shpëtojë fundit tragjik duke “blerë“ shpëtimin nëpërmjet çdo mundësie që është promovuar së fundmi si një mjet shpëtimi për fundin e botës. Kjo i ka dhënë mundësinë kontraktorëve të ndryshëm të nisin bizneset e tyre duke shfrytëzuar këtë mundësi për

koment

Akil Pano

përfitime të mëdha. Shumë artikuj të shkruar së fundmi flasin për “shtëpi-bunker”, anije hermetike prej metali dhe guida pelegrinazhi në vende të “profetizuara” si pikat e vetme të planetit, që nuk do të preken nga katastrofa e fundit të botës. Epidemia e ankthit për fundin e botës ka zbuluar gjithashtu disa grupime mbi bazat e personalitetit njerëzor, të cilat sot mund t’i evidentojmë lehtazi. Në grupin e parë janë personat, të cilët udhëhiqen nga lajtmotivi “të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.” Shumë lehtë ky parim i çon njerëzit dhe shoqërinë në kaos. Grupi i dytë i identifikuar është grupi, i cili udhëhiqet nga mendësia e të mbyllurit në vetmi dhe depresion, për shkak se e shohin fundin të errët dhe pa shpresë. Kjo e sjell njeriun dhe shoqërinë në disfatizëm. Grupi i tretë përbëhet prej personave, të cilët nuk mund ta pranojnë idenë e një fundi dhe për këtë arsye ata kërkojnë të zbulojnë dhe përdorin alternativat dhe çdo mundësi shpëtimi duke luftuar për vazhdimësinë e jetës. Ky është grupi që ka llagapin “survivors”, të mbijetuarit. Por, ndërsa po shkojmë drejt konsumimit të orëve të kësaj dite dhe të argumenteve të këtij artikulli, pyetja që shtrohet është: Çfarë thotë Bibla mbi çështjen e fundit të botës? Cila ishte përgjigjja, që Jezusi i dha

dishepujve të Tij, ndërsa ata e pyetën për këtë fund? Përgjigjja e shumëpritur për të gjithë ne vjen e qartë dhe ndriçon tunelin e errët të frikës më të madhe të humanëve: “Si do të jetë fundi ynë?” Të shkëputura nga teksti i gjatë Biblik mbi temën e fundit të botës, dy janë gjërat që sot ne kemi nevojë të dëgjojmë të na thuhen: Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Mateu 24:4 dhe argumenti tjetër shumë i rëndësishëm: Tani, sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qiejve, por vetëm Perëndia. Mateu 24:36 Megjithëse mania 2012 i ka dërguar zemrat e njerëzve në tokën e ankthit dhe të frikës për fundin e botës, Bibla zbulon qartë që caktimi i çdo date për fundin e botës nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse subjekt spekulimi. Në të vërtetë një nga shenjat e kohëve të fundit, për të cilat Bibla i paralajmëron njerëzit, është mashtrimi. Mashtrimi më i madh i kohëve të fundit mbi fundin e botës nuk është vetëm ideja e përcaktimit të një date, por gjithashtu heqja dhe largimi i idesë së Zotit nga tabloja e kësaj ngjarjeje. Në të gjithë filmat për fundin e botës, informacionet në internet dhe artikujt e kohëve të fundit është lehtësisht e evidentueshme, që Krishti dhe fuqia e Tij shpëtuese për njeriun nuk gjendet në asnjë vend. Flitet për një fund të errët, të cilit askush nuk mund t’i shpëtojë në këtë tablo të madhe braktisjeje të njeriut ndaj Perëndisë. Dy janë gjërat për të cilat sot në këtë ditë duhet të jemi të sigurt: 21.12.2012 nuk është data e fundit të botës, dhe tjetra: njeriu nuk është jetimi i këtij kozmosi, Perëndia vazhdon ta dojë e të kujdeset për krijesën e Tij.

Homoseksualët, vëllezërit dhe motrat tona Një vend është i lirë vetëm atëherë kur të gjithë njerëzit e saj janë të lirë NEW YORK - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe konservatorët kanë ndryshuar mendim lidhur me martesën mes gjinisë së njëjtë. Po flasim për të krishterë të cilët bazohen në mësimet e Biblës dhe e marrin shumë seriozisht moralin; e këta persona disa vite më parë do të ishin po ashtu kundër të drejtave të homoseksualëve. Por tani, ata i kanë pranuar të drejtat e homoseksualëve, nuk ndiejnë më as neveri as frikë nga ata, si dhe kanë ardhur në një përfundim se në një vend të lirë askush nuk mund t’i tregojë dikujt tjetër se kë duhet të dojë. Ky është një lajm i mirë, sepse një vend është i lirë vetëm atëherë kur të gjithë njerëzit e saj janë të lirë. Për Kosovën duhet të jetë interesante që ta dëgjojë këtë histori. Jo për shkak se Shtetet e Bashkuara janë më të mira, më moderne, më perëndimore, por sepse Kosova dhe Amerika kanë kaluar nëpër betejat e njëjta. Deri më 2003, kur një vendim nga Gjykata e Lartë shfuqizoi të gjitha ligjet për sodominë, të ishe homoseksu-

koment Anna Di Lellio

al mund të konsiderohej si një vepër penale në Shtetet e Bashkuara. Shumë pak u dënuan, disa ishin në shënjestër nga dhuna hakmarrëse, por për një kohë të gjatë të gjithë ishin objekt diskriminimi dhe izolimi. Për gjeneratat e vjetra të homoseksualëve, kjo damkë ishte tepër e rëndë për t’u duruar: disa u bënë alkoolistë, e disa bënë edhe vetëvrasje, ndërsa të tjerë kërkonin shpëtimin nëpër kolltukët e psikanalizës, për t’i gjetur ilaç “sëmundjes” së tyre. Shumica shtireshin se donin njerëzit e gjinisë së kundërt, martoheshin, bënin fëmijë dhe jetonin një jetë të gënjeshtërt, të cilën e urrenin. E mbi të gjitha, urrenin vetveten. U desh shpërthimi i lëvizjeve për të drejtat e njeriut në vitet ‘60 e ‘70, që homoseksualët të kuptonin se edhe ata mund të luftonin për lirinë e për të jetuar haptas. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë që atëherë. Vitin e kaluar,

ndalesa që homoseksualët t’i bashkohen ushtrisë është revokuar përfundimisht. Sot, njohja e bashkëjetesës është zgjeruar në disa qytete dhe shtete. Më 2012-n, partnerët e gjinisë së njëjtë mund të martohen legalisht në nëntë shtete. Administrata e Obamës ka bërë më shumë se 150 emërime, nga krerët e agjencive dhe anëtarët e komisioneve, tek oficerët e policisë dhe stafit të lartë. Tammy Baldwin, senatori i ri nga Wisconsin, është i pari person i shfaqur haptas si homoseksual që është zgjedhur në Senat. Kush janë këta njerëz në krye të politikës amerikane? Shumë e thjeshtë, ata janë zgjedhur si më të mirët për punën që bëjnë, pa menduar asnjëherë për orientimin e tyre seksual. Ka shumë probleme që pikëllojnë sot Shtetet e Bashkuara, duke u nisur nga rritja e pabarazisë së rrogave dhe recesionit ekonomik, deri te dhuna në familje dhe luftërat e papërfunduara jashtë saj. Sidoqoftë, është një gjë, që gjithmonë i bën amerikanët të jenë krenarë për vendin e tyre: kapaciteti i tij për vetë korrigjim kur njerëzit e kuptojnë se çfarë duhet të bëhet për ta mbajtur atë në rrugën e drejtë e të lirisë për të gjithë, pa asnjë diskriminim

mbi bazën e gjinisë, ngjyrës preferencës fetare apo seksuale. Kosovarët duhet ta kuptojnë këtë shumë mirë. Ata kanë luftuar me dekada të tëra për të qenë të lirë. Ju kujtohet koha kur të visheshe kuqezi konsiderohej krim? Kur të flakje në kosh të plehrave foton e Titos mund të të kushtonte vite burg? Kur të thërrisje “Kosova Republikë”, mund të të kushtonte me një rrahje të fortë? Kur, të lexoje ‘Lahutën e Malësisë’ ishte krim? Sot, Kosova është e lirë. Ka një Kushtetutë e cila mbron lirinë e shprehjes dhe lëvizjes për të gjithë. Kosovo 2.0 (një revistë për të cilën vendet fqinje e kanë zili për tolerancën e saj) po përpiqet që të ushtrojë të drejtën e saj për të përhapur këtë liri. Po, ka ende njerëz sot që në Kosovën e lirë u duhet të fshehin identitetin e tyre. Nëse tregojnë që janë homoseksualë, rrezikojnë që të nxirren jashtë shtëpisë, të humbin përkrahjen e familjes së tyre. Atyre u duhet të jetojnë të fshehur. Nëse përpiqen që të kërkojnë lirinë që u takon, ata poshtërohen si më keq, e madje u duhet të jetojnë nën mbrojtje policore. Ky është fati, që e përcjell, për shembull, Igballe Rugovën, një grua e cila ka shfaqur një ndershmëri të jashtëza-

konshme morale, e cila ka bërë shumë për të varfrit, për bashkatdhetarët e saj shqiptarë, pa harruar asnjëherë dinjitetin njerëzor të të tjerëve. Kosova nuk është unike në këtë kuptim. Edhe përkundër progresit të bërë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave të fundit, diskriminimi vazhdon, por për një gjë duhet të pajtohemi, se shembulli që duhet ndjekur është progresi e jo pengesat. Sëmundja e vërtetë, kudo, është homofobia, apo mosdashja për të pranuar atë që presidenti Obama së fundi tha duke iu përgjigjur pyetjes së Chuck Todd nga NBC, kur e pyeti se si ka arritur që t’i tejkalojë dyshimet e veta lidhur me martesën e homoseksualëve: “Ajo që shihni është një pranim rrënjësor i amerikanëve, që homoseksualët e transeksualët janë vëllezërit tanë, motrat tona, fëmijët tanë, kushërinjtë tanë, shokët tanë, kolegët tanë dhe ata duhet të trajtohen si çdo amerikan tjetër. Dhe besoj se ky parim do të fitojë.” E ky parim duhet të fitojë gjithandej. *Anna Di Lellio është profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në New York, si dhe është anëtare e bordit në Kosovo 2.0.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.