Gazeta Mapo

Page 4

4

në fokus Ardian Përrenjasi pohoi se u rikthehej fëmijëve, sa herë gruaja me të cilën bashkëjetonte ikte nga shtëpia

vrasja e julian Çelës

13

Mars

Gruaja me të cilën bashkëjetonte Ardian Përrenjasi është nisur në drejtim të Peshkopisë. Tri ditë më pas ai ka tërhequr në shtëpinë e tij fqinjin 10-vjeçar, për të cilin thotë se e njeh prej 1 viti e gjysmë

30

Nëntor

Ardian Përrenjasi pranon se ka mbytur Julian Çelën në brendësi të shtëpisë së tij. Ai e ka mbështjellë trupin me një batanije, e ka hedhur në kazanin e tretë dhe ka pritur derisa e ka marrë makina e plehrave

Dëshmia e plotë Pedofili rrëfen abuzimin me fëmijën e tretë dhe një lirim të policisë

Pedofili 45-vjeçar tregon sesi i fuste në kurth djemtë e lagjes, çfarë ndodhte në shtëpinë e tmerrit dhe si ai përpiqej të mbulonte gjurmët. “Mendova të vrisja edhe 10-vjeçarin, kur më tha se i ati ishte polic burgjesh. Megjithatë, nuk e kërcënova atë me thikë”. Leonard Bakillari Në dëshminë e tij për policinë Ardian Përrenjasi tregoi me gjakftohtësi makabritete që të lënë pa fjalë. Përmes mashtrimit, ai i tërhiqte fëmijët brenda shtëpisë së tij. Mbyllte derën me çelës dhe shndërrohej në një tjetër njeri; njeriun e dhunës seksuale, shantazhit e vrasjes. Përballë grupit hetimor, shoferi-pedofil i plehrave të Tiranës ka treguar sesi i fuste në kurth djemtë e lagjes, çfarë ndodhte në shtëpinë e tmerrit dhe si ai përpiqej të mbulonte gjurmët e të kontrollonte dëmin në lagje. Ai ka rrëfyer edhe detajet e tmerrshme të vrasjes së 11-vjeçarit, zhdukjes së trupit dhe si e mësoi emrin e Julian Çelës, duke parë emisionin “Njerëz të humbur“. MAPO boton dëshminë e plotë të 45-vjeçarit për policinë, ku tregohet sesi një njeri me precedentë të tillë mund të jetojë si normal në një lagje të mbipopulluar të Tiranës. Redaksia vendosi të heqë pjesë të rrëfimit mbi dhunën ekstreme, emrat e përfshirë në histori apo abuzimet me të miturit. Pyetje: Sot në datë 17.03.2013 jeni kapur në flagrancë nga policia, pasi keni rrëmbyer me dhunë të miturin A. Ç. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë çështje? Përgjigje: Në lidhje me këtë çështje dua të deklaroj se shtetasin e mitur A.Ç. e njoh prej rreth një viti e gjysmë. E njoh pasi edhe ai banon në afërsi të banesës sime. Prindërit e këtij shtetasi i njoh si fytyra, por nuk kam muhabet me ta. Edhe fëmijën A.Ç. e njihja vetëm si fytyrë dhe nuk i kam folur ndonjëherë para këtij momenti. Ditën e shtunë në datën 16.03.2013 unë kam qenë i vetëm në shtëpi, pasi bashkëjetuesja ime V. P. që prej datës 13.03.2013 kishte ikur në Peshkopi te prindërit e saj. Në një moment, rreth orës 18.00 të datës 16.03.2013 unë kam dalë në oborrin e shtëpisë sime për të parë disa rroba që i kisha nxjerrë për t‘i tharë në tel. Unë kam qenë i veshur me rroba shtëpie, me një palë tuta të zeza me vija të bardha dhe me shapka në këmbë. Nuk kisha veshur këpucë, pasi nuk kisha ndërmend të dilja nga shtëpia. Kur kam dalë tek oborri i shtëpisë nga dera e jashtme e oborrit kam parë se në rrugën para banesës po rrinte i vetëm shtetasi A.Ç. Gjithashtu kam vënë re se rreth e rrotull shtëpisë nuk ka pasur njerëz të tjerë. Sapo e kam parë, i kam folur A. duke i thënë të afrohej për te banesa ime. A. është afruar dhe ka hyrë brenda banesës ku jetoj në katin e parë të ndërtesës në pronësi të shtetasit L.M. Kur A. është futur brenda banesës sime, menjëherë kam mbyllur derën nga brenda me çelës. Fillimisht A. është ulur në një nga divanët e banesës sime. Sapo është ulur, unë i kam thënë atij se doja të kryeja marrëdhënie. A. pasi ka dëgjuar atë çka unë i thashë, nuk ka reaguar dhe në këtë moment unë i kam bërtitur duke i thënë të zhvishej ose në të kundërt do ta godisja me shpullë. Pas një ore kam dashur ta nxirrja djalin nga shtëpia, por duke qenë se kam dëgjuar shumë zhurma që vinin nga rruga nuk e kam lëshuar atë. Të nesërmen, në datën 17.03.2013 unë jam zgjuar nga

gjumi rreth orës 06:00. Edhe A. është zgjuar nga gjumi menjëherë pas meje. Unë e kam pyetur nëse donte të hante diçka, por ai nuk ka pranuar. Ai ka kërkuar që të ikte, por unë nuk e kam lejuar duke i thënë të priste, duke menduar të gjeja momentin më të përshtatshëm për ta nxjerrë atë nga shtëpia ime. Ditën e sotme (17 mars 2013) unë duhet të shkoja në punë në orën 10:00, por duke qenë se nuk po gjeja momentin e duhur për ta nxjerrë djalin nga shtëpia nuk kam shkuar në punë. Kam fikur edhe telefonin, në mënyrë që të mos më merrnin në telefon nga puna. Çfarë veprime kryet më pas? Rreth orës 09:00 në shtëpinë time kanë ardhur dhe kolegët e punës time: Sh.T., D.Z. dhe V. Kur ata kanë ardhur te shtëpia ime, unë kam dëgjuar zërat e tyre jashtë shtëpisë, por nuk u kam folur për të krijuar idenë sikur nuk isha në shtëpi. Ata kanë trokitur në derën e shtëpisë sime, por unë nuk e kam hapur derën dhe njëkohësisht siç thashë, telefonin e kisha fikur. Unë kam qëndruar në shtëpi me A. deri rreth orës 13.00, kur jam kapur nga policia. Gjatë intervalit kohor nga ora 09:00 deri kur jam kapur nga policia, unë po pija cigare, ndërsa djali po shikonte televizor. Ai vazhdimisht kërkonte të dilte nga shtëpia, por unë i bërtisja duke i thënë të priste, se e dija unë kur do ta nxirrja nga shtëpia. Duke qenë se A. ka këmbëngulur disa herë të ikte, unë i kam thënë atij të qëndronte urtë ose në të kundërt do ta vrisja. Në kohën kur i kam thënë këto fjalë, djali ka qenë i frikësuar dhe nuk ka kërkuar më të ikte nga shtëpia. Aty rreth orës 13:00 kam dëgjuar një zë femre, që i është prezantuar të zonjës së shtëpisë si oficere e policisë gjyqësore dhe më pas kam dëgjuar të trokitura në portën e banesës sime. Pasi policët kanë trokitur për disa minuta në derë, unë nuk e kam hapur atë. Në këtë kohë i kam thënë A. të mos fliste dhe i kam bërë shenjë kërcënuese me dorë. A. nuk ka folur fare dhe në këtë kohë unë së bashku me të jemi futur poshtë lavamanit të kuzhinës dhe jemi mbuluar me një perde, të cilën e ka pasur si mbulesë hapësira poshtë tij. Unë jam fshehur aty së bashku me djalin, unë te cepi i dollapit të kuzhinës dhe djali në krahun tim. Më pas, policia ka hapur derën me forcë duke qenë se unë e kisha mbyllur nga brenda dhe menjëherë ata janë futur brenda. Kur policët janë futur brenda në banesën time ata kanë hapur perden dhe aty më kanë gjetur mua edhe djalin. Gjatë kohës që kam qëndruar i fshehur me djalin poshtë lavamanit, në dorë kam mbajtur një thikë kuzhine, që ndodhej në vendin ku unë mbaja qepët. Gjatë kësaj kohe, edhe A. e ka parë thikën, por unë nuk e kam kërcënuar atë me thikë. Thikën e kam marrë dhe e kam mbajtur në dorë, duke menduar se mos më gjenin aty edhe familjarët e djalit, të cilët mund të hakmerreshin ndaj meje dhe për t‘u mbrojtur e kam mbajtur në dorë. Kur kam parë se në shtëpinë time ka hyrë policia, e kam hedhur thikën më tutje poshtë këmbës sime. Pasi policët hyrën në banesë më kanë bllokuar dhe kam qëndruar aty për disa minuta, de-

Ardjan Përrenjasi dje gjatë shoqërimit në ladfillin e Sharrës

Rrëmbimi Në kohën kur djali më ka thënë se i ati i punonte polic, për të qenë i sinqertë, mua më ka lindur mendimi për ta vrarë djalin, me qëllim që ai të mos më denonconte, por megjithatë, unë nuk e kam bërë këtë veprim. Kur unë kam përgatitur lakun në mëngjesin e datës 17.03.2013 megjithëse kam pasur mundësinë ta vrisja djalin, nuk e kam bërë një gjë të tillë, pasi e kam kuptuar se ishte marrë vesh humbja e A.

VRasja Në atë kohë duke qenë se djali vazhdonte të bërtiste me të madhe, unë i kam hedhur atij të dyja duart në fyt dhe e kam shtrënguar me forcë, duke e mbështetur te muri në krah të derës së tualetit të banesës sime. Kam shtrënguar duart në fytin e djalit duke qëndruar përballë me të për disa çaste. Pasi djali ka rënë në tokë menjëherë kam kuptuar se kishte vdekur dhe kam dalë jashtë nga shtëpia.

risa ka ardhur një makine policie, më të cilën jam shoqëruar në komisariatin nr.3. Në banesën tuaj, në traun sipër derës së tualetit u gjet i lidhur një pjesë çarçafi e bërë nyje në formën e lakut, a mund të na thoni se kur e keni vendosur aty, përse e keni bërë një gjë të tillë? Litarin në fjalë unë e kam prerë nga një çarçaf që e kisha në dollap. Momenti kur unë e kam prerë çarçafin ka qenë menjëherë pasi punëtoret kishin ikur nga shtëpia, rreth orës 09:00 ose diçka më vonë. Në kohën kur unë e kam bërë lak pjesën e çarçafit, djali e ka parë veprimin që unë po kryeja dhe duke qenë se po më shikonte, i kam thënë të mos bërtiste dhe të mos kërkonte të ikte pasi në të kundërt do ta vrisja. Djali është frikësuar shumë kur i kam thënë këto fjalë dhe nuk ka kërkuar më të dilte nga shtëpia. Në kohën që unë kam lidhur lakun në traun sipër derës së tualetit, djali ka qenë i ulur në divanin e banesës time dhe më ka parë kur e kam vendosur lakun, por nuk e di nëse ai e ka kuptuar se çfarë po bëja. Gjatë kohës që ke qëndruar në shtëpi me djalin, duke qenë se ke përgatitur edhe lakun, a ke menduar për ndonjë moment ta vrasësh djalin? Gjatë natës e kam pyetur djalin se çfarë pune i bënin prindërit dhe ai më ka thënë se babai i punonte polic në burgun e Fushë-Krujës. Në kohën kur djali më ka thënë se i ati i punonte polic, për të qenë i sinqertë, mua më ka lindur mendimi për ta vrarë djalin, me qëllim që ai të mos më denonconte, por megjithatë, unë nuk e kam bërë këtë veprim. Kur unë kam përgatitur lakun në mëngjesin e datës 17.03.2013 megjithëse kam pasur mundësinë ta vrisja djalin, nuk e kam bërë një gjë të tillë, pasi e kam kuptuar se ishte marrë vesh humbja e A. Këtë gjë e kam kuptuar nga lëvizjet e shpeshta gjatë ditës rrotull banesës time si dhe nga fakti se rreth orës 09:00 në televizion kam parë se ishte publikuar lajmi për humbjen e djalit. A mund të na tregosh nëse je i përfshirë në ndonjë ngjarje tjetër të kësaj natyre? Po, mund të them se para rreth 3 muajsh, diku nga fundi i muajit nëntor të vitit 2012, por data e saktë nuk më kujtohet, unë kam qenë i vetëm në shtëpi, pasi bashkëjetuesja ime kishte shkuar nga gjyshja për të fjetur. Gjyshja e bashkëjetueses sime V.P. quhet D. Di që ajo jeton vetëm në banesë, pasi djalin e ka në Angli. Mesa di unë, ajo banon te pallati ku ka qenë më parë ish-Shkolla e Partisë. Pasditen e ditës në fjalë, rreth orës 19:00 - 19:30 unë kam dalë nga shtëpia ime dhe jam nisur për të shkuar te “KMY“, pasi zakonisht çdo pasdite aty pi kafe me dy shokët e mi S.C. dhe I.K. Të dy këta shtetas punojnë në një firmë me mua, që merret me pastrimin e plehrave në Tiranë. Në këtë firmë, si unë edhe dy shokët e lartpër-

mendur jemi shoferë të makinave të plehrave. Ditën në fjalë nuk është se kisha lënë ndonjë takim më këta shtetas, por pothuajse çdo pasdite takohem me ta për të pirë kafe. Rrugës për të shkuar te kafja, pikërisht kur kam qenë në vendin kur fillon rruga e asfaltuar, para rrugës që të çon te banesa ime kam parë duke ecur në rrugën drejt karburantit me kupolë një djalë në moshë të vogël, rreth 10-11 vjeç. Mesa mbaj mend, djali ka qenë me trup të imët, mendoj rreth 150 cm i gjatë duke iu referuar gjatësisë sime 168 cm. Djali ka pasur të veshur një bluzë sportive me kapuç ngjyrë të errët, veshjet e tjera nuk ia mbaj mend. Këtë person nuk e kisha parë më parë dhe nuk e njihja as si fytyrë. Kur e pashë djalin në rrugë duke ecur edhe për shkak se rreth e rrotull nuk ka pasur njerëz të tjerë, i kam folur atij duke i thënë se isha nisur për te supermarketi të blija diçka, por kisha harruar paratë në shtëpi. Njëkohësisht i kam kërkuar atij nëse mund të vinte deri te banesa ime, për të cilën i kam treguar se ishte afër vendit ku ndodheshim. I kam kërkuar atij të vinte në shtëpi, duke i thënë nëse mund t‘i jepja paratë për të më blerë diçka te supermarketi dhe unë për këtë shërbim do t‘i jepja atij një bakshish. Djali pasi ka dëgjuar fjalët e mia dhe kur ka dëgjuar për bakshishin që do t‘i jepja, ka pranuar të vinte deri te banesa ime. Ku shkuat dhe çfarë bëtë më pas? Ne kemi ecur në këmbë deri te banesa ime, e cila ndodhet rreth 50 metra larg vendit ku e takova djalin. Rrugës për te banesa ime, unë kam ecur krah për krah me djalin në fjalë dhe e kam pyetur se nga ishte dhe ku banonte. Ai më ka thënë se banonte këtu në Laprakë dhe në atë moment kishte dalë për të takuar një shok. Duke ecur rrugës, unë besoj se nuk më ka parë njeri. Një dyqan ushqimor që ndodhet në rrugën që unë me djalin kemi përshkruar në këmbë ka qenë i hapur, por nuk e di nëse na ka parë njeri apo jo. Pasi shkova te banesa ime, unë kam hyrë brenda saj, ndërsa djali po priste jashtë në oborr. Duke parë se ai po qëndronte në oborr, unë i kam thënë atij të futej brenda banesës sa të merrja lekët. Në këtë kohë djali ka pranuar dhe ka hyrë edhe ai në banesën time. Pasi djali është futur në banesë, menjëherë unë kam mbyllur derën me çelës nga brenda. Nuk besoj se e ka parë njeri tjetër këtë moment. Pasi unë kam mbyllur derën nga brenda me çelës, djali ka qëndruar i shtangur, por unë i kam kërkuar të ulej në divan. Djali në këtë kohë qëndronte i habitur dhe i frikësuar, por megjithatë ai është ulur në divan. Menjëherë sapo ai është ulur në divan, i kam thënë të zhvishej. Në këtë kohë djali ka refuzuar, duke thënë nuk dua dhe është ngritur për të dalë nga banesa, duke dalë deri te korridori. Në atë moment, unë e kam kapur


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.