Gazeta Mapo

Page 6

6

kronika e ditës

Ditari “Gjykata, pasi ka marrë parasysh provat e paraqitura nga organi i akuzës, por edhe pendesën e Malkajt, vendosi ta dënojë atë me 25 viet burg”, ka thënë midis të tjerash Jaupi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Vdes 70-vjeçari, një prokuror në hetim

Marrin peng hajdutët, 4 në pranga

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe zv.prokurori i Vlorës. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, si pasojë e së cilës humbi jetën Bilbil Xhindi, 70-vjeç. Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se në ngjarje është përfshirë edhe Alfred Saliu, me funksion zv.prokuror i Rrethit Gjyqësor Vlorë. “Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur delegimin për hetimin e kësaj çështje në prokurorinë e Fierit, bazuar në nenin 78 të ligjit nr.7905, për të shmangur rrethanat që mund të ndikojnë në objektivitetin e hetimit”,-thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, prokurori Saliu është pezulluar nga detyra e tij, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt hetimor. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, prokurori ndodhej në makinën e aksidentit, së bashku me një tjetër person.

Arrestohen 4 persona të akuzuar për pengmarrjen e dy të rinjve një javë më parë. Policia e Elbasanit deklaroi arrestimin e 4 shtetasve, që janë përfshirë në këtë ngjarje nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. Në prangat e policisë kanë rënë Ervin Çereneci, 26 vjeç, banues lagjen ‘28 Nëntori’; Sokol Gula, 35 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’; Shpëtim Çereneci, 57 vjeç, banues në lagjen ‘28 Nëntori’; dhe L.V, 17 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’ në Elbasan. Të njëjtat burime konfirmuan se arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur për rreth disa orë në mjetin e tyre tip “Renault” me targë AA 770 CR, dy shtetas me iniciale E.H dhe O.B. Ata kanë pretenduar se dy të rinjtë kanë vjedhur lokalin Loto Sporti në pronësi të shtetasit Ervin Çereneci. Nga ky lokal janë vjedhur disa televizorë plazma. Dy të rrëmbyerit ishin frekuentues të lotos në lagjen e tyre të banimit.

Tension në Gjykatë për dënimin me 25 vjet të masakruesit të Belishovës Gjykata e Fierit dënon Xhevit Malkajn për ekzekutimin e bashkëshortëve Myftari, por familjarët kërkojnë maksimumin. “Kjo nuk është drejtësi. Duhej të rrinte gjithë jetën në burg, të hetohet edhe babai.”

25

vjet burg u dënua i riu i akuzuar për vrasjen dhe djegien e çiftit Myftari në Belishovë të Mallakastrës. Malkaj i shpëtoi dënimit të përjetshëm pas pendesës

2

Fier Autori i vrasjes së bash-

këshortëve dhe djegies së trupave të tyre, Xhevit Malkaj, u dënua me 25 vjet burg nga Gjykata e Fierit. Pas kërkesës së prokurorisë Fier për dënimin me burgim të përjetshëm, gjyqtari i çështjes “Malkaj” ka dëgjuar avokaten e të pandehurit, Brikena Luto. Kjo e fundit ka thënë se, bazuar në faktin që autori është penduar për vrasjen dhe se është pranuar gjykimi i shkurtuar, atëherë dënimi për klientin e saj duhej të ishte 25 vjet burg. Gjyqtari Roland Jaupi ka deklaruar se gjykata ka marrë parasysh provat e paraqitura nga prokuroria, por po ashtu ka marrë parasysh edhe argumentin e avokates së Malkajt, duke e dënuar vrasësin e Belishovës me 25 vjet burg. “Gjykata, pasi ka marrë parasysh provat e paraqitura nga organi i akuzës, por edhe pendesën e Malkajt, vendosi ta dënojë atë me 25 viet burg”, ka thënë midis të tjerash Jaupi. Ky vendim ka shkaktuar reagime në sallën e gjyqit, ku kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e Enver dhe Hazbije Myftarit, bashkëshortët që u vranë nga Xhevit Malkaj. Vendimi i lexuar nga gjyqtari ka sjell irritim te familjarët e dy viktimave, të cilët kanë deklaruar se janë të zhgënjyer nga drejtësia dhe se kërkojnë apelimin e çështjes. “Kjo nuk është drejtësi. Ky nuk është gjykim i drejtë. Ne duam burgim të përjetshëm për autorin, si dhe duam që të gjykohet edhe babai i tij, si një bash-

Bashkëshortët Enver dhe Hazbije Myftaraj, përkatësisht 59 dhe 57 vjeç u gjetën të vdekur në brendësi të lokalit të tyre, në 26 tetor 2012. Policia shpalli fajtor Xhevit Malkajn

këpunëtor i ngushtë në krim. Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje. Do ta apelojmë në Vlorë”, ka deklaruar Fatmir Xhafa, vëllai i Hazbije Myftarit. Të afërm të Enverit kanë deklaruar se ligji nuk duhet të jetë i njëanshëm. “Kush është ligji? Ky? Kësaj i thonë vrisni kur të doni dhe kë të doni, se vetëm 25 vjet burg do bëni. Jo. Kjo është drejtësi e munguar, prandaj ne do ta ankimojmë çështjen, derisa autori të marrë dënimin që meriton”, kanë thënë ata. Irritimi në ambientet e gjykatës duket se ka qenë i parashikuar nga forcat e policisë, të cilat kishin shtuar masat në Gjykatën e Fierit. Ngjarja e rëndë për të cilën u shpall fajtor Xhevit Malkaj, ka ndodhur më 26 tetor të vitit 2012 në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Dy bashkëshortët Enver dhe Hazbije Myftaraj, përkatësisht 59 dhe 57 vjeç janë gjetur të vdekur në brendësi të lokalit të tyre.

I dënuari për vrasje, Xhevit Malkaj

Shkodër, 30 shtëpi me ujin te dera Shkodër Mbi 20 cm ujë ka rrethuar rreth 30 banesa në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, të rëna gjatë kësaj jave në Shkodër. Mungesa e kanalizimeve në këtë lagje periferike të qytetit dhe fakti që niveli i rrugës është më i lartë se ai i banesave, kanë ndikuar që uji i shiut të hyjë brenda në oborret e shtëpive dhe aty ku ato janë pa shkallë edhe brenda në banesa. Sipas banorëve, reshjet nuk dihet kur do pushojnë, ndërsa ata nuk kanë ku të drejtohen e të gjejnë zgjidhje teksa shohin nivelin e ujit të rritet brenda në oborret e tyre. Problemet e krijuara janë të shumta, si në

vështirësinë e lëvizjes ashtu dhe në rrezikun që uji të hyjë brenda, pasi nuk ka ku shkon .Banorët apelojnë që shteti të ketë vëmendje ndaj tyre dhe të mundësojë kanalizimet. ”Ka katër ditë që kam rreth 50 cm ujë brenda në shtëpi dhe nuk di çfarë të bëj. I lutem shtetit të hedhë shikimin nga ne, se jemi e gjithë lagjja në ujë “, thotë një prej banorëve. Mungesa e kanalizimeve në këtë lagje lidhet me faktin se ajo është krijuar pas viteve ‘90 dhe nuk ka qenë e lidhur me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha të qytetit, ndërsa dhe aty ku kanalet kanë qenë, janë zënë me mure rrethuese dhe janë mbyllur.

Mungesa e kanalizimeve në këtë lagje lidhet me faktin se ajo është krijuar pas viteve ‘90 dhe nuk ka qenë e lidhur me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha të qytetit

Denoncimi, bllokohen 2 tonë peshk i skaduar Policia bllokon në kryeqytet 2 tonë peshk sardele, pasi dyshohet se është falsifikuar data e skandencës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) e cilëson sasinë e mësipërme të ushqimit si të rrezikshme. Pas denoncimit, Prokuroria nisi hetimet si dhe urdhëroi verifikimin e mallit në tregun ushqimor dhe në supermarkete. Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 2 tonë konservë peshku sardele, me datë skadence të falsifikuar deri në pesë vite. Në ambalazhin metalik të konservës, shihet se data e skadencës është e stampuar në vitin 2012, ndërsa në ambalazhimin me karton të vetë kutisë metalike, data e skadencës

është shënuar në vitin 2017. Produkti ushqimor mësohet se është prodhuar në një fabrikë në Kroaci. Ende nuk dihet se kur ka hyrë malli, apo sa kohë ka që qëndron në Shqipëri, dhe në çfarë rrethanash është futur. Burimet thonë se pas zbulimit të rastit, kanë nisur menjëherë hetimet, për sqarimin e rastit të mësipërm. Ndërkaq mësohet se policia ka marrë në ndjekje penale subjektin si dhe administratorin e subjektit që tregtonte konservat e peshkut. Zbulimi që çoi në bllokimin e sasisë së ushqimit të mësipërm mësohet është bërë nga ankesat e disa personave të ndryshëm. Ndërkaq, në njërin rast mësohet

se një person ka mbetur i helmuar nga konsumimi i produkteve të konservave. Policia mësohet se ka nisur hetimin mbi helmimin e tij, ndërsa ai vetë mësohet e ka pohuar se kishte konsumuar një konservë të tillë. Burimet thonë se policia dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë kryer një kontroll në magazinat e subjektit që importon dhe shpërndan produktin e mësipërm në Shqipëri, duke kryer bllokimin e një sasie prej rreth 10 kolish, me një sasi të konsiderueshme konservash që në total bëjnë një sasi prej rreth 2 tonë. D.Biçaku

Ende nuk dihet se kur ka hyrë malli, apo sa kohë ka që qëndron në Shqipëri, dhe në çfarë rrethanash është futur


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.