Gazeta Mapo

Page 5

E enjte 14 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

5

Partia Socialiste, ashtu siç pritej, i është drejtuar mesditën e djeshme derës së Gjykatës Kushtetuese

Ndarja e mandateve, PS çon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit Kërkesa e firmosur nga 1/5 e deputetëve kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore

Shqyrtimi i këtij projektligji është shoqëruar me debate dje në komisionin e Ligjeve, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes vetë deputetëve të djathtë. Projektligji në fjalë është diskutuar dje edhe në komisionin e Sigurisë, ku gjithashtu ka patur debate të ashpra

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”, znj. Elisabeta LULI është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS. Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

www.pad.gov.al

Partia Socialiste, ashtu siç pritej, i është drejtuar mesditën e djeshme derës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ndarjen e 140 mandateve. Kërkesa e firmosur nga 1/5 e deputetëve kërkon g j it h a sht u d h e p e z u l l i m i n e zbatimit të vendimit të Kuvendit të S h q i p ë r i s ë n r. 2 /2 0 1 3 , d a t ë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”. Kuvendi, me shumicë votash ka bërë ndarjen e mandateve duke u bazuar tërësisht në ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore të bërë nga Kuvendi për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kalkulimet e tij duke i shpërndarë mandatet me një tjetër llogaritje. “Shtatë anëtarët e KQZ-së kanë votuar ‘kundër’ që KQZ ‘vendos të mos caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin 2013”. Duke qenë se ky vendim është absolutisht i pavlefshëm, pra “nul” dhe i paqenë, vendimmarrja e KQZ “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013” është ende kompetencë e KQZ-së”, - thuhet në kërkesën e PS-së. Në kërkesën prej 30 faqesh, ekspertët e PS-së sjellin argumentet e tyre se përse votimi i datës 31.01.2013 është jo kushtetues. Më tej në kërkesë është evidentuar edhe një shkelje tjetër, siç është mosfirmosja e autorizimit të dorëzuar në Kuvend për ndarjen e mandateve nga zëvendëskryetari i KQZ-së. “Rezulton se Sekretaria e Përgjithshme e KQZ-së e ka nisur shkresën nr. 174, datë 11.01.2013, “Informacion ...”, me Autorizimin nr.55 prot., datë 7.01.2013 të Kryetares së KQZ. Ky autorizim është gjithashtu akt absolutisht i pavlefshëm, pasi ai është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e parashikuar nga ligji: ai nuk është i firmosur nga zëvendëskryetari i KQZ-së. Për më tepër, autorizimi ka si bazë ligjore Rregulloren e shfuqizuar të KQZ”, thuhet në kërkesë. Opozita pretendon se është shkelur dhe kriteri prej 10% i devijimin e lejueshëm të kërkuar nga Komisioni i Venecias. Partia Socialiste ka vënë alarmin se, nëse zbatohet vendimi përmes akteve me karakter nënligjor nga KQZ, për sa kohë që Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur për pranimin apo jo të kërkesës së PS-së, do të sjellë pasoja të rënda e

Grupia parlamentar i PS

Wollfarth: Sfida e KQZ, zbatimi i Kodit Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth nxiti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të përmbushë përgjegjësitë e tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Në një takim që pati dje me kryetaren dhe zv/kryetarin e Komisionit, Wollfarth bëri thirrje për profesionalizëm dhe paanësi në punën e Komisionit, si dhe theksoi nevojën e miratimit sa më të shpejtë të rregullores së re, për të përmirësuar funksionimin kolegjial mes anëtarëve të Komisionit dhe administratës së tij. “Detyra dhe sfida kryesore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zbatimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në kohën e duhur. Është shumë e rëndësishme që Komisioni të vijojë të punojë në këtë drejtim”, - tha ambasadori Wollfarth. Ai shtoi se Prezenca po planifikon një konventë të komisionerëve zgjedhorë, trajnim të komisionerëve të nivelit të mesëm dhe një fushatë për sensibilizimin e zgjedhësve që do të zhvillohen

të pariparueshme jo thjesht për interesat shtetërore e shoqërore, por edhe historikë në vend. Ajo është shprehur se: “E drejta e zgjedhjes është një ndër të drejtat kushtetuese të shtetasve, që luan një rol kryesor në procesin zgjedhor. Kjo e drejtë që sanksionohet në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

përpara zgjedhjeve. Gjithashtu, Prezenca ka financuar botimin e Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në shqip dhe anglisht. “Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për ta mbështetur administratën zgjedhore në punën e saj për të përmirësuar kapacitetet profesionale dhe teknike”, - tha ai. Ndërkohë sa i përket çështjes së vendimit të gjykatës për 21 janarin, Wollfarth u shpreh se ai është vendim i apelueshëm, si dhe theksoi se ndihet keq për viktimat e asaj ngjarjeje ndërsa evidentoi fenomenin e pandëshkueshmërisë. “Gjykatat vendosin në bazë të ligjit, por ndjenjat e mia janë, në radhë të parë, për familjet e viktimave. Dhe, bazuar mbi shtetin e së drejtës, do të theksoja gjithashtu se pandëshkueshmëria, kur ka njerëz të vdekur në rrugë, është padyshim për t’u vënë në pikëpyetje. Duhet të shohim arsyetimin e vendimit të gjykatës dhe di se ekziston mundësia ligjore e apelimit të atij vendimi. Prandaj, ne do të vijojmë t’i ndjekim zhvillimet nga afër”, - tha Wollfarth.

njihet si e drejtë e votës së barabartë dhe si barazi e shtetasve në zgjedhje. Si barazia e votës, ashtu dhe barazia e konkurruesve në zgjedhje, që është konkretizimi i shanseve politike të barabarta, janë të domosdoshme për realizimin e një procesi zgjedhor të drejtë”. Fernada Cenko


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.