Gazeta Mapo

Page 3

E enjte 14 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

3

Trupi gjykues nuk gjen dashje apo faj në veprimet e Agim Llupos, duke e shpallur atë të pafajshëm në akuzën e vrasjes me dashje

Gjykata për Llupon: S’ka prova për Hekuran Dedën, plumbi i Veizit rikoshet Gjykata e Tiranës e cilëson të pazbardhur vrasjen e Hekuran Dedës dhe plagosjen e 3 personave. “Dëmtimi i predhës që vrau Ziver Veizin dhe ekspertiza e Jahelezit tregojnë se ishte rikoshet” Tiranë Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë që e implikon Agim Llupon në vrasjen e Hekuran Dedës, ndërsa pohon se plumbi që vrau Ziver Veizin ishte rikoshet. Në të njëjtën linjë argumentimi si edhe në rastin e Ndrea Prendit, gjyqtari Besnik Hoxha ka ngritur që në fillim pyetjen: A e ka kryer Agim Llupo veprën penale për të cilën akuzohet? Analiza e 4 elementëve ka çuar gjithashtu në të njëjtin përfundim: pafajësi për majorin e Gardës së Republikës. Gjykata thotë se nuk ka asnjë provë për të vërtetuar se Agim Llupo është fajtor për vrasjen e Hekuran Dedës dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Erald Bishës dhe Sokrat Godes. “Për të provuar se me cilën armë është vrarë ky person nuk ekziston asnjë provë shkencore dhe nuk ka mbetur as predha që i ka shkaktuar vdekjen, pasi plaga është tej-shkuese”, - thotë gjykata. Më tej shtohet se në momentin e vdekjes së Hekuran Dedës, shumë efektivë të Gardës ishin duke qëlluar me armë zjarri dhe është e pamundur të provohet se autori ishte i pandehuri Llupo. Krejt ndryshe paraqitet situata me vrasjen e Ziver Veizit, ku ekspertiza ka përcaktuar se predha e gjetur është qëlluar nga arma automatike e Llupos. Por gjyqtari Besnik Hoxha shpreh bindjen se plumbi nuk ka qenë i drejtpërdrejtë, por rikoshet. “Nga këqyrja e kufomës është saktësuar se 117 cm nga thembra e këmbës është sekuestruar me cilësinë e provës materiale një predhë metalike me ngjyrë bronzi, e deformuar në pjesën fundore në formë elipsi, me diametër të madh 11 mm, diametër të vogël 8 mm dhe me gjatësi 15 mm”, - thuhet në vendim. Pra, në këtë rast, gjykata ka arritur në konkluzionin se është plotësisht e provuar që predha e dëmtuar në majë ka bërë rikoshet në një

një lloj ndërhyrjeje. ..Sa kanë qenë tek kasaforta ime, nuk i ka prekur njeri me dorë, pasi çelësin e kasafortës e kam vetëm unë dhe gjithashtu kasafortën e kam me vulë”.Tërësia e provave të përmendura më lart, provuan plotësisht se, pistoleta me Nr.P52796Z, është pistoleta e armatimit personal të pandehurit Ndrea Prendi, i cili e ka poseduar deri në dt.21.03.2011, kur është dorëzuar tek Shefi Armatimit Mark Ndoj, nga i pandehuri Margarit Kume. Me anë të aktit të ekspertimit të kryer me ndihmën e ekspertëve të FBI-së në Amerikë, i cili i ka dhënë një ndihmë të madhe gjykatës në zbulimin e arsyes së vdekjes së të ndjerit F. Myrtaj, Gjykata krijon bindjen që në fakt i pandehuri Ndrea Prendi me pistoletën e tij ka realizuar 11 qitje, nga të cilat njëra prej tyre ka përfunduar në trupin e viktimës Faik Myrtaj. Mangësitë e hetimit Për sa i përket elementit të dytë të veprës penale objekt akuze, atë të anës objektive, falë ekspertizës së mësipërme provohet një pjesë këtij elementi. Kjo pjesë që provohet është fakti se nga arma e të pandehurit Ndrea Prendi ka dalë një predhë, që ka shkaktuar vdekjen e të ndjerit Faik Myrtaj, por ajo që mbetet e paprovuar nga provat e administruara në dosje është rrethana në të cilën i pandehuri Ndrea Prendi ka qëlluar. Nga shqyrtimi gjyqësor nuk u provua nëse kishte i pandehuri kontakt viziv me viktimën në momentin që ka qëlluar apo jo? Ka qenë i pandehuri nën efektin e një sulmi të rrezikshëm për jetën në momentin që ka qëlluar? Ana objektive si element në përbërjen e tij përbëhet nga dy nënelementë, koha dhe vendi. Koha është momenti kohor, i saktë, gjatë të cilit janë kryer veprimet e kundraligjshme që kanë cenuar jetën e dikujt dhe vendi është pozicioni

gjeografik apo vendndodhja e saktë e subjektit/autorit/personit që me veprimet e tij konkrete ka kryer veprime që kanë cenuar jetën e viktimës dhe vendndodhja e viktimës. Përcaktimi i saktë i këtyre elementëve është determinant në përcaktimin edhe të lidhjes shkakësore dhe gjykimit mbi anën subjektive të veprës penale. Nga provat e paraqitura nga akuza dhe të analizuara gjatë debatit gjyqësor theksojmë se nuk u provua në mënyrë të qartë as koha dhe as pozicioni i saktë i të pandehurit, në momentin kur ka bërë qitjen që ka shkaktuar vdekjen e viktimës Faik Myrtaj. Në këtë aspekt edhe hetimi i zhvilluar nga organi i akuzës ishte i paplotë dhe nuk arriti të provonte nëse ka pasur ndonjë kontakt viziv në momentin e qitjes. Gjykata i shtron këto pyetje, duke pasur parasysh dhe kushtet krejt specifike të situatës së pasqyruar më lart, kur ky i pandehur ishte me cilësinë e Komandantit të Gardës së Republikës, nën një sulm të vazhdueshëm prej rreth shumë se 3 orësh me mjete të forta dhe me bomba “Molotov”. Gjykata çmon se mungesa e hetimit nga organi procedues për të vërtetuar rrethanat në të cilat ka qëlluar i pandehuri Ndrea Prendi dhe mungesa e të dhënave të faktit se përse duhej të qëllonte 11 herë i pandehuri Ndrea Prendi, çfarë e ka detyruar këtë subjekt të posaçëm (në aspektin profesional ishte me gradë Gjeneral dhe me detyrë Komandant i Gardës së Republikës) që të realizonte qitjen, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për të vërtetuar akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese. Mungesa e fakteve të plota dhe hetimit të gjithanshëm në këtë drejtim i bëjnë të pamundur Gjykatës që të bindet tej çdo dyshimi të arsyeshëm, nëse kemi të

4

Gjykata sqaron se nuk mund të aplikohet neni 375 në rastin në gjykim për shkak të mungesës së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, i cili të bënte një pasqyrim të qartë të fakteve të ngjara realisht nga të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e datës 21.01.2011 në sulmin ndaj Kryeministrisë, si objekt i rëndësisë së veçante dhe të personaliteteve të larta të shtetit që ndodheshin në krye të detyrës.

5

Gjykata çmon se rasti i vendimit të Gjykatës së Strasburgut, Giuliani dhe Gaggio kundër Italisë, duhet të mbahet parasysh nga kjo gjykatë në përcaktimin e justifikimit të përdorimit të armëve të zjarrit nga punonjësit e Gardës, në rastet kur ata gjendën nën tensionin e një sulmi nga protestues të dhunshëm.

objekt tjetër, para se t’i shkaktonte vdekjen Ziver Veizit. Më tej shtohet se “vrima e hyrjes në rrobat e viktimës është vrimë e çrregullt dhe e madhe”. Në literaturën kriminalistike thuhet se kur predha godet një objekt tjetër para se të godasë “objektivin”, një nga karakteristikat është që vrima e hyrjes është e çrregullt për shkak të deformimit të mundshëm të predhës dhe të ndryshimit të këndit fillestar të predhës, pra jo më e drejtuar me majën në kah të trajektores së qitjes, por për së gjëri, referuar gjatësisë së predhës. Trupi gjykues i është referuar më tej ekspertizës së Gani Jahelezit, duke hedhur poshtë atë të ekspertit tjetër, Dritan Zoto. Gjykata thekson se sipas Jahelezit është e mundur që ashklat e drurit, të gjetur në këmishën e Veizit, të lëvizin me predhën. “Gjykata krijon bindjen se në aspektin e anës objektive, predha e dalë nga tyta e armës së të pandehurit Agim Llupo në momentin e qitjes nuk ka qenë e drejtuar nga i ndjeri Ziver Veizi, por nga përplasja me një trup të ngurtë (dege apo trung peme), është dëmtuar në majë dhe ka ndryshuar drejtim duke goditur të ndjerin, të cilit i ka shkaktuar vdekje”, - thuhet në vendim. Kësisoj, gjykata nuk gjen as dashje dhe as faj në veprimet e Agim Llupos, duke e shpallur atë të pafajshëm për akuzën e vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese.

bëjmë me ndonjë vepër tjetër penale në veprimet e të pandehurit Ndrea Prendi apo jo. Elementi më i rëndësishëm për të vërtetuar ekzistencën e veprës penale dhe bazueshmërinë e akuzës është ana subjektive e personit që konsiderohet si autor i veprës objekt akuze. Sipas nenit 14 të K.Penal “Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është kryer me faj. Quhet me faj personi që kryen veprën me dashje ose pakujdesi”. Vepra penale “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, kërkon domosdoshmërisht ekzistencën e një objektivi të caktuar, pra qëllimin dhe synimin e vrasjes së një individi të caktuar, duke shpërfillur faktin nëse konsumimi i këtij akti mund të cenojë edhe individë të tjerë. Pra, që të provohet akuza në ngarkim të të pandehurit Ndrea Prendi, duhet të provohet dhe fakti që ky i pandehur dëshironte dhe synonte ardhjen e pasojës tragjike: atë të vrasjes së të ndjerit Faik Myrtaj, por që të provosh këtë element të dashjes duhet ta shoqërosh edhe me motivin, pra arsyen e këtij aspekti volitiv të autorit të veprës penale. Organi që ngritën këtë akuzë nuk paraqitën asnjë provë për të vërtetuar se i pandehuri Ndrea Prendi synonte dhe dëshironte pasojën tragjike, atë të vdekjes së të ndjerit Faik Myrtaj. Madje, organi i akuzës nuk arriti të provonte asnjë lloj lidhje apo njohje mes të pandehurit dhe viktimës dhe nuk provuan asnjë aspekt të dashjes së të pandehurit në ardhjen e pasojës. Sipas kërkesave ligjore, për t’u provuar akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurit Ndrea Prendi duhet që të provohet se ai ka pasur objektiv për të vrarë të ndjerin Faik

Myrtaj dhe duke shtënë në drejtim të tij ka vënë në rrezik edhe jetën e demonstruesve të tjerë. Kjo hipotezë e akuzës është krejtësisht e pabazuar dhe e pambështetur në prova. Si rrjedhim, gjykata çmon se në këtë gjykim nuk u arrit të provohet ana subjektive e veprës penalë të “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal për të cilën është akuzuar i pandehuri Ndrea Prendi. Siç u parashtrua dhe më lart në këtë vendim, provohet se i pandehuri Ndrea Prendi ka qenë në vendngjarje për shkak të detyrës si Komandant i Gardës së Republikës në mbrojtje të institucionit dhe jo si një person civil dhe i motivuar nga shkaqe personale, siç pretendon organi i akuzës. Edhe për sa i përket rrethanës së dytë të pretenduar nga organi i akuzës; se i pandehuri e ka kryer veprën penale duke përdorur armën, gjykata e konsideron si ta papërshtatshme dhe të pakuptimtë përcaktimin e kësaj rrethane në kushtet kur vetë organi i akuzës pranon së punonjësit e gardës janë të pajisur me armatim dhe në disa momente kanë përdorur armët e zjarrit në përputhje me ligjin për armët e zjarrit, duke qëlluar në ajër në situatën e krijuar të shpjeguar më lart në këtë vendim. Gjykata në analizë të të gjitha provave të shqyrtuara gjatë gjykimit arrin në përfundimin se nuk ekzistojnë prova bindëse që të vërtetojnë akuzën e “Vrasjes së kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, në ngarkim të të pandehurit Ndrea Prendi. Si rrjedhim, bazuar në nenet 4 dhe 388/1/d të K.Pr.Penale, i pandehuri Ndrea Prendi duhet të deklarohet i pafajshëm lidhur me këtë akuzë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.