Hipotekat, Gjergj Ndreca, Legalizimet, Haxhi Lleshi

Page 2

02

« POLITIKE

E martë 9 tetor 2012 •

TRUALLI TEK ISH-KLUBI I PARTIZANIT, PS: U SHIT ME SHUMË QESHARAKE

Balla: Pronat te privatët e pushtetit

Qëndrimi “Këto janë vetëm 33 mijë metra katrorë nga 17 milionë e 400 mijë metra katrorë prona të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në të gjithë Shqipërinë, sepse sikurse kjo pronë janë privatizuar apo vazhdojnë të privatizohen dhe prona të tjera kudo nëpër Shqipëri”, - deklaroi balla, duke bërë me dije se në ditët në vijim “PS-ja do të vazhdojë nesër t’u tregojë qytetarëve shqiptarë se ç’ka ndodhur me prona të tjera sikurse klubi i sportit “Partizani” këtu në qendër të Tiranës.” Partia Socialiste e gjykon si të paargumentuar faktin se në këtë pronë nuk u ndërtua asgjë në funksion të banorë. “Ajo që duhet të themi sot është se për gjithë këtë komunitet këtu asnjëherë Ministria e Mbrojtjes apo kjo qeveri nuk u interesua që këtu në këtë terren të ndërtohej një kopsht, të ndërtohej një shkollë, një qendër shëndetësore apo një qendër për trajtimin e moshës së tretë. Si nuk u kujtua Ministria e Mbrojtjes apo kjo qeveri në tërësi që këtu në këtë terren të ndërtohej një qendër për të pastrehët apo të trajtoheshin me banesa ish-ushtarakët, sepse kjo pronë

Abuzimi

Deklaratë Ishte dera e ish-klubit të sportit “Partizani” vendi ku zhvilloi konferencën e djeshme për shtyp deputeti Balla. “Kjo është një ndër ish-pronat në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Për të gjithë ata që e mbajnë mend, këtu ka qenë klubi i futbollit “Partizani”, një pronë prej 33 mijë metra katrorë, pikërisht në qendër të Tiranës. Kjo ndërtesë është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për 100 milionë lekë. Ministria do të dalë dhe do të thotë se trualli i kësaj prone prej 33 mijë metrash katrorë u është kthyer ish-pronarëve, ndaj unë po i bëj një kërkesë që të sqarojë se cilët janë përfaqësuesit e ish-pronarëve”, - u shpreh Balla lidhur me një çështje të tillë. Në këtë kontekst, përfaqësuesi socialist kërkoi të sqarohet arsyeja se pse vetëm atyre që janë të lidhur me drejtuesit në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës.

Denoncimi

P

artia Socialiste ka zbritur në terren për të faktuar akuzat e saj për tjetërsim të pronave të ushtrisë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtuesve të saj. Duke u ndalur në akuza konkrete, deputeti socialist Taulant Balla ka denoncuar shitjen e ish-klubit të sportit “Partizani”, një sipërfaqe prej 33 mijë metrash katrorë, për një shumë 100 milionë lekësh, shitje për të cilën përfaqësuesi i PS-së ka kërkuar sqarime nga ana e ministrit Imami dhe Kryeministrit Berisha.

Kërkesa

“33 mijë metra katrorë u blenë për 100 milionë lekë” “Cilët janë përfaqësuesit e ishpronarëve që kanë blerë ish-klubin për 100 milionë lekë? Por njëkohësisht Ministria duhet të sqarojnë se vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve, mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës”, - u shpreh deputeti socialist. Balla ka insistuar në faktin se e gjithë procedura e privatizimit është e paqartë, ndaj ministria duhet ta sqarojë atë. “Si ka mundësi që një institucion siç është Ministria e Mbrojtjes privatizon 17 milionë metra katrorë pa kaluar një ligj i posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë? Një ligj që të trajtojë jo vetëm mënyrën e privatizimit, por ligji të përcaktojë qartë edhe alternativat sociale të menaxhimit të këtyre pronave. Këtu duhej një kopsht, këtu një shkollë, një qendër shëndetësore dhe jo pallati i radhës i njerëzve të lidhur me pushtetin.” Për Partinë Socialiste shitja e truallit të ish-klubit “Partizani” dhe mënyra më te cilën është bërë ai është vetëm një pjesë asaj masakre që është bërë me pronat publike në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë arsye në ditët në vazhdim Partia Socialiste do të vijojë të denoncojë të gjitha rastet që duket qartazi se janë në shkelje të plotë të ligjit, duke paraqitur para opinionit dhe dokumente që e faktojnë atë.

dikur i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes?” - nënvizoi Balla, i cili rikujtoi faktin se kjo pronë para dy vjetësh ishte pronë e përbashkët e qytetarëve. Akuza Ndërkohë, duke iu referuar këtij rasti, deputeti i PS-së akuzoi se kjo pronë nuk është më e qytetarëve shqiptarë, por është pronë e disa privatëve, që sot po

ANËTARËSIMI NË NATO, MINISTRIA SHKURTON PRONAT

Privatizimet sipas ligjeve në fuqi Ministria e Mbrojtjes publikon vendimet Ministria e Mbrojtjes do të mbajë nën administrim vetëm pronat që i nevojiten këtij institucioni. Kjo ka qenë deklarata e ardhur dje nga dikasteri i Mbrojtjes lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për shitjen e pronave të ushtrisë e në mënyrë të veçantë shitjen me 100 mijë euro të ish-klubit “Partizani”. “Nga deklarata e fundit e zotit Balla kuptojmë se Partia Socialiste dhe deputeti Balla kanë nostalgji për ushtrinë e Enver Hoxhës, por duhet t’u kujtojmë se Shqipëria tashmë është anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Për këtë arsye Forcat e Armatosura sot përbëhen nga 11000 trupa, pra 10 herë më pak se në vitin 1990, kur ishin 110 000 të tillë, fakt që e kemi theksuar jo më larg se dje, ç’ka do të thotë se Forcat

mundohen ta mbajnë me forcë. “U them sot Sali Berishës dhe Arben Imamit të japin shpjegime se pse këtë pronë e kanë dhënë për 100 milionë lekë, duke pretenduar gjithashtu se pjesën e truallit ua paskan kthyer disa ish-pronarëve, ndërkohë që është i paqartë gjithë procesi i shitjes së këtyre pronave. Si ka mundësi që një institucion si Ministria e Mbrojtjes privatizon 17 milionë metra katrorë pa kaluar një ligj i posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë?” – shtroi pyetjen Balla. Madje, po në këtë linjë, deputeti i PS-së shtoi: “S’ka një ligj që të trajtojë jo vetëm mënyrën e privatizimit, por ligji të përcaktojë qartë edhe alternativat sociale të menaxhimit të këtyre pronave. Këtu mund të duhej një qendër shëndetësore dhe jo pallati i radhës i njerëzve të lidhur me pushtetin.”

e Armatosura do të mbajnë për përdorim shumë herë më pak prona për të ushtruar detyrat dhe funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore”, - theksohet në kundërpërgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas saj, një pjesë të pronave të ushtrisë i kanë kaluar AKKP-së që t’i përdorë për kompensimin fizik të ishpronarëve. “Në rastin e ambienteve të ish-klubit ‘Partizani’ ka pasur 10 vendime nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i qarkut të Tiranës në favor të ish-pronarëve të ndryshëm të trojeve ku kanë qenë të vendosura këto ambiente. Institucionet përkatëse kanë zbatuar këto vendime, duke u njohur të drejtën e parablerjes ish-pronarëve, ç’ka përbën shqetësim për deputetin Taulant Balla”, - sqaroi Ministria.

Nga akuzat për tregtinë e armëve te pronat

PS publikon listën e tjetërsimit të pronave të ushtrisë Janë plot 17,114,493 metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë për të cilat Partia Socialiste akuzon ministrin Imami se po i tjetërson nga pronësia e shtetit dhe qytetarëve në drejtim të disa privatëve. Sipas PS-së, janë reparte ushtarake brenda vijës së verdhë të qyteteve Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë; janë reparte ushtarake, baza të rëndësishme, në të gjithë shtrirjen e bregdetit shqiptar, si Bishti i Pallës, kalaja e Ali Pashës, tunelet e nëndetëseve, Shkolla e Marinës që do t’u jepen privatëve. Reparte ushtarake te Rëra e Hedhur në Shëngjin, në bregdetin e Kurbinit, në Durrës, në Kavajë, në Fier, në Vlorë: Novosela, Narta, Zvërneci, Pusi i Mezinit, Kanina, Uji i Ftohtë, Rradhima, Orikumi, Karaburuni; më poshtë Palasa, Jala, Porto-Palermoja, Himara, Lukova, Lëkursi, Ksamili. Vetëm në Karaburun janë mbi 160 mijë metra katrorë, duke përfshirë Ravenën, kepin e Gjuhëzës apo dhe depot në Orikum.

TË PËRNDJEKURIT Kërkesa e LSI

“Të gjenden rrugët për komunikim” Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje qeverisë për të diskutuar për arritjen e një zgjidhjeje për problemet e ish-të burgosurve politikë. Kjo kërkesë e LSI-së, e bërë nga sekretari i përgjithshëm i saj Luan Rama, erdhi dje pas aktit të rëndë të një prej ish-të përndjekurve, që tentoi të vetëflijohej duke i vënë flakën trupit të tij. Sipas tij, është në të mirë të parandalimit të një agravimi të mëtejshëm të situatës, që përfaqësues të qeverisë të ulën në tavolinë me përfaqësues të grevistëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat dhe problematikat që i kanë shtyrë ata drejt mbajtjes së grevës së urisë. “Një grevë e tillë, e organizuar nga kushdo qoftë, ka nevojë për vëmendje, dialog dhe transparencë. Ftoj autoritetet e qeverisë të gjejnë rrugët për komunikim”, - deklaroi Rama, i cili e konsideroi të patolerueshëm trajtimin politikisht të grevës së urisë.

PS në komision

Seancë e posaçme me ministrin Halimi Partia Socialiste kërkoi dje thirrjen në seancë urgjente të ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi për ish-të përndjekurit. Kështu, gjatë punimeve të Komisionit të Ligjeve përfaqësuesit socialistë kanë zgjedhur që të ndërpresin këtë seancë dhe të drejtojnë një kërkesë të tillë menjëherë pas publikimit të lajmit për aktin e vetëdjegës se Gjergj Ndrecës. “Akti është human, sakrifikues dhe shpreh dhimbjen për këtë situatë të krijuar”, deklaroi deputeti i PS-së Pandeli majko. Sipas tij, ministri Halimi duhet të vijë në Kuvend për të dhënë sqarime për përmbushjen e kërkesave të ish-të përndjekurve, pse qeveria po i anashkalon dhe cila është zgjidhja që do t’u ofrohet atyre, që prej disa ditësh janë në grevë urie. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, deklaroi se për kërkesën e PS-së do të shihet kalendari i punimeve te Komisionit për të parë mundësinë sa më të afërt të thirrjes së ministrit Halimi në seancë pyetjesh.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.