Metropol 18 shtator 2013

Page 1

»22

Projekti i ri

Viron Bezhani kandidat për presidentin e KOKSH-it E mërkurë

18 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3083 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Masat në Elbasan

Në dhjetor statusi i Brenda tetorit nis vendit kandidat në BE Basha: Brukseli i dha Ramës mesazhin për bashkëpunimin me opozitën. Të kthehet me mend në kokë në Shqipëri »2-3

»8

aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Vrasja në bllok Universitetet

Majlinda Hoxha mbeti e vrarë aksidentalisht. Shënjestra nuk kishte shlyer hakun e punës

Mbyllet lista e fituesve të shkollës së lartë MASH kalkulon të dhënat e plota për pikët e fituara dhe koeficientëve sipas fakulteteve, mbesin 10 për qind

»5

Reagon FMN

Në skaner financat publike dhe skema e rritjes së pagave Ekspertët do të monitorojnë mundësitë financiare të Shqipërisë dhe do të paraqesin kufizimet për qeverinë »4

Opinion Nga Nebil Çika

Një provokim i Edi Ramës »11 Nga Gjekë Gjonlekaj

Universi i Einsteinit

»21

Nënoficeri qëlloi për 25 mijë lekët e vëllait

»7

»3

Bujar Nishani Reagon për foton

Antikushtetuese. Meta: Në zyrën time e hoqi Topalli

Të vërtetat e marrëveshjeve

Etiketimet e ballit për komunistët në Shqipëri gjatë luftës Krahasimi për dy forcat e angazhuara për »18-19 të luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve. Kur flisnin për bashkëpunim dhe prapaskenat

Hapet “21 janari”

Prokuroria kërkon dënimin me 48 vite për shefin e Gardës dhe vartësin

Apeli do të japë sot verdiktin mbi katër të vrarët. »7 Ndryshimet që priten në seancën e kthyer në politike

Niall Ferguson

Diplomacia e dollarit/ Sa shumë rëndësi pati në të vërtetë Plani Marshall?

»16-17


02

« POLITIKË

E mërkurë 18 shtator 2013 •

PRESIDENTI I KE GARANCI DHE KËRKESA PËR RAMËN

Barroso: Statusi mundet në dhjetor, mbyllni detyrimet e mbetura M

esazhi i Brukselit për klasën politike shqiptare është i qartë: për të ecur drejt integrimit duhen plotësuar kërkesat e Komisionit Europian. Pavarësisht se cili krah politik është në mazhorancë, Brukseli ka si matës pikërisht përcaktimet e listuara në opinionin e vitit 2010. Ky qëndrim i përmbledhur iu përcoll edhe dje Kryeministrit të ri të vendit, Edi Rama, nga zyrtarët e lartë të Brukselit. Në këtë mesazh nuk mungoi vlerësimi për punën e bërë deri më tani, por reformat duhet të vijojnë në bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. Madje, do të jetë pikërisht ky bashkëpunim dhe ecuria e reformave ato që do të sillnin marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor të këtij viti. Deklarata Shqipëria mund të arrijë, në parim, statusin kandidat këtë vit. Një qëndrim i tillë erdhi dje nga kryeqendra europiane nga vetë presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel Rama u takua me Barroson dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp përveçse u dhanë detajet e bisedës mes tyre bashkëbiseduesit përcollën qëndrimet mbi procesin e integrimit. “Unë mendoj se Shqipëria mund të arrijë, në parim, statusin kandidat këtë vit. Pra, është e arritshme gjatë këtij viti. Por kjo kërkon ende disa përpjekje. Nuk kemi kohë për të humbur dhe javët e ardhshme janë kritike, nëse duam të arrijmë qëllimin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria brenda këtij viti”, - vuri në dukje Barroso. Puna e bërë deri tani vlerësohet dhe nga Kryeministri Rama. “Po, ka çështje që mbeten, ne nuk po e fillojmë nga zeroja. Procesi nuk nis me këtë qeveri, por ka nisur shumë kohë më parë dhe qeveritë e mëparshme kanë punuar aq sa mundeshin. Ne duhet të bëjmë punën tonë. Qëllimi është i arritshëm dhe ne kemi besim se do ta arrijmë qëllimin. Ne besojmë se duhet të punojmë shumë fort për çeljen e negociatave”, tha Rama. Kërkesa “I theksova Kryeministrit Rama se integrimi në BE duhet të jetë një përpjekje vërtet kombëtare, një projekt gjithëpërfshirës. Integrimi europian nuk është vetëm i kësaj apo asaj partie. Ka një konsensus vërtet shumë të gjerë mes qytetarëve shqiptarë mbi integrimin europian dhe me të drejtë presin nga politikanët, nga liderët e tyre, që të bashkojnë përpjekjet për të arritur këtë qëllim”, - nënvizoi presidenti i

QËNDRIMI “Statusi i vendit është i arritshëm këtë viti, por nevojiten disa përpjekje. Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtësi dhe reformën e administratës publike si dhe rishikimin e rregullave të procedurës parlamentare. Kjo u arrit në legjislaturën e mëparshme dhe për këtë dua të përgëzoj përpjekjet e qeverisë së mëparshme dhe opozitës së atëhershme. Fakti që këto zgjedhje u cilësuan të lira dhe të ndershme ishte një sinjal shumë i rëndësishëm në këtë vlerësim”, - tha Barroso.

RAMA-RASMUSEN Bashkëpunim për t’u ofruar qytetarëve vlerat më të mira Gjatë vizitës në Bruksel Kryeministri Rama u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATOs, Anders Fogh Rasmusen. Kreu i ekzekutivit shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp garantoi se Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur të Aleancës së Atlantikut të Veriu. Ndërsa Rasmusen nga ana e tij vlerësoi faktin se tani është koha që vendi të shohë në të ardhmen dhe jo në të shkuarën. “Ne kemi forcat më të mira dhe të ndërlidhura në historinë e NATO-s dhe duhet t’i mbajmë ato së bashku për të qenë gati për t’u përballur me çfarëdolloj sfide. Kjo është shumë e rëndësishme në një kohë kur të gjitha vendet tona përballen me vështirësi ekonomike, prandaj kemi nevojë të punojmë së bashku për t’u ofruar qytetarëve tanë vlerat më të mira të bashkëpunimit. Zoti Kryeministër, unë e di se mund të mbështetem te ju dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, - vuri në dukje Rasmusen gjatë fjalës së tij. Në këtë konferencë të përbashkët për shtyp Rama konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të përmbushë të gjitha detyrimet e të saj në NATO. “Ka qenë një nder i madh të pritem nga ju. Dua të nënvizojë faktin se Shqipëria do të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate dhe do të përmbushë gjithmonë detyrimet e saj, të cilat i kemi marrë përsipër prej kohësh. Ju duhet të jeni të sigurt se ne do të bëjmë më të mirën për të qenë në lartësinë e reputacionit e kësaj organizate si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë vendit”, - nënvizoi Rama lidhur me një çështje të tillë.

KE. Kryeministri i ri nga ana e tij tha se platforma e gjithëpërfshirës politike do të jetë parlamenti. “Jemi votuar për të ndryshuar vendin për mirë dhe ta ndryshosh vendin për mirë jam shumë dakord me ju, do të thotë ta kthesh parlamentin në një platformë gjithëpërfshirjeje dhe jo përjashtimi, siç ka qenë. Do të thotë të transformosh atë të integrimit europian në një proces reformash dhe implementimi”, - garantoi Rama.

Barroso inkurajoi qeverinë e re, por dhe opozitën në vend që “të ndërtojnë mbi zhvillimet e fundit pozitive dhe të punojnë me konstruktivitet për të garantuar se vendi do të prodhojë rezultate mbi prioritetet kyçe të përcaktuara në opinionin e vitit 2010 të Komisionit Europian”. Sipas tij, ka një fushë që kërkon vëmendje të veçantë: respektimi i shtetit të së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

KOMISIONERI PËR ZGJERIMIN KONFIRMON STATUSIN E VENDIT KANDIDAT

Fyle: Luftoni krimin dhe korrupsionin “Të përmbushen prioritetet e vitit 2010” “Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë i rëndësishëm për të trajtuar sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian” - ky ishte qëndrimi i komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, i cili u bë i ditur gjatë takimit të zhvilluar me Kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Rama. Komisioneri Fyle inkurajoi qeverinë e re që të vazhdojë procesin e reformave të lidhura me BE-në në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. “Është

gjithashtu e rëndësishme për të biseduar me të gjitha palët e interesuara brenda vendit, në rajon dhe vendet anëtare”, - u shpreh Fyle. Duke konfirmuar se statusi i vendit kandidat

për Shqipërinë është brenda mundësive të saj, ai inkurajoi veprimet e nevojshme për përmbushjen e prioriteteve kyçe të mbetura të vitit 2010. “Shqipëria do të duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, - vlerësoi komisioneri për Zgjerimin. Ai theksoi se Komisioni Europian është duke finalizuar raportin e progresit, vlerësimin për progresin e arritur në vend gjatë 12 muajve të fundit, që do të publikohet muajin që vjen.

MESAZHET E KRYEMINISTRIT TË RI NË VIZITËN DY DITORE

Rama: Do të arrijmë një nivel të ri Falënderon zyrtarët e BE për mbështetjen Në vizitën dyditore në Bruksel Kryeministri Rama falënderoi zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën drejt kësaj aleance dhe garantoi përpjekjet e qeverisë së tij për të realizuar integrimin e plotë në BE. “Ta ndryshosh për mirë vendin do të thotë të transformosh parlamentin nga një platformë përjashtimi që ishte, në një platformë gjithëpërfshirëse; të transformosh procesin e integrimit në një proces reformash dhe

zbatimi; të transformosh jetën e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe në shpresë dhe në ambicie që janë të dukshme dhe të prekshme”, - vlerësoi Rama. Sipas tij, vota e 23 qershorit

ishte votë për ndryshim. “Populli shqiptar votoi dhe vendosi për të qenë pjesë e BE-së. Shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar një kryeministër me një tjetër, por votuan për të ndryshuar Shqipërinë. Ne besojmë se duhet të punojmë fort për të arritur qëllimin tonë. Do të negociojmë dhe jemi të bindur se vendi ynë do të arrijë një nivel të ri. Ne do të bëjmë më të mirën me mbështetjen e KE-së, por dhe suportin e opozitës dhe Shqipërisë dhe shpresojmë të dëgjojmë lajme të mira”, - tha ai.


POLITIKË • E mërkurë 18 shtator 2013

»

03

“HEQJA E FOTOS SË PRESIDENTIT GJEST JOSERIOZ I KRYEMINISTRIT”

Presidenti Nishani ironizon vendimin e Ramës Presidenti: Vendim antikushtetues, qeveria të punojë Presidenti Bujar Nishani e cilësoi një gjest joserioz vendimin e qeverisë “Rama” që në institucionet shqiptare të mos jetë portreti i tij, por ai i Ismail Qemalit. Kreu i shtetit tha se pret punë nga kabineti i ri qeveritar dhe jo gjeste që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, duke thumbuar në këtë mënyrë vendimin e marrë nga Kryeministri Edi Rama. “Është hera e parë që një kryeministër të nisë punën me heqjen e fotos. Nuk është serioze. Heqja e fotos nuk është punë, por gjest dhe, si i tillë, nuk kërkon angazhime. Është e kollajtë, nuk kërkon lodhje dhe fantazi, dhe as inteligjencë. Presidenti i Republikës pret nga Kryeministri të bëjë punën dhe jo gjeste. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se Presidentit i Republikës është kreu i shtetit dhe i jep të drejtën atij të përfaqësimit të unitetit të popullit”, - tha Bujar Nishani

duke ironizuar vendimin e qeverisë, pasi në të gjithë komentin e bërë Presidenti i shoqëronte fjalët e tij me një nënqeshje. Presidenti Nishani shprehu vlerësimet e tij për themeluesin e shtetit shqiptar, por sipas tij Kushtetuta duhet të mbrohet dhe respektohet. “Ismail Qemali është kontribues i madh në historinë e Shqipërisë, por historia është

histori dhe Kushtetuta duhet të mbrohet në çdo rast. Sforcimet për të vendosur Presidentin si kundërshtar nuk janë të shëndetshme. Shqiptarët kanë nevojë për bashkim dhe kontribute, për punë dhe zhvillim ekonomik. Presidenti i Republikës do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës”, - përfundoi Nishani. Ky reagim i kreut të shtetit erdhi pas vendimit

të marrë nga qeveria për zëvendësimin e portretit të Presidenti të Republikës me atë të Ismail Qemalit, vendim i cili solli shumë reagime nga ana e opozitës. Sipas demokratëve, Rama ka miratuar një vendim antikushtetues, ndaj duhet ta shfuqizojë vendimin e marrë ditën e diel në mbledhjen e qeverisë. Presidenti Bujar Nishani i bëri komentet në Durrës gjatë takimit të presidentëve të rajonit. Në këtë takim ishin të pranishëm e kreu i shtetit të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, ndërkohë që mungoi presidenti serb dhe ai i Bosnjës. Takimi u mbajt në funksion të objektivit të përbashkët të këtyre vendeve për integrimin europian. Presidentët kanë ndarë të njëjtin qëndrim për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, sidomos në infrastrukturë, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar ndërtimit të Korridorit 8.

REAGIMI I PD-së PËR VIZITËN E KRYEMINISTRIT NË ZYRAT QENDRORE TË BE-së

“Brukseli mesazh Ramës për bashkëpunim me PD” Basha: Uroj që Edi Rama të kthehet me mend në kokë nga Brukseli Ervin Koçi

P

artia Demokratike theksoi dje se Brukseli i ka dhënë një mesazh të qartë Kryeministrit Rama në vizitën e tij të parë jashtë vendit pas betimit, duke i bërë apel atij të bashkëpunojë me opozitën, nëse do që vendit t’i hapet drita jeshile për në BE. Numri një i demokratëve, Lulzim Basha, gjatë një konference për shtyp shprehu qëndrimin se PD-ja do të jetë promotor, ashtu siç ka bërë në mandatin qeverisës, për të përmbushur kriteret e Brukselit, por ndërkohë i ka uruar Ramës të kthehet “me mend në kohë dhe këmbë në kokë” për të mos vijuar me gjuhën e urrejtjes. “Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë rast pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt që shkon në përmbushje të kritereve të integrimit”, - theksoi Basha, duke kërkuar nga rivali i tij politik që ta lexojë këtë mesazh jo si rutinë, por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale në detyrën e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave. Basha ndër të tjera theksoi se Rama e thelloi më tej “luftën” ndaj opozitës me deklaratën e tij të paprecedent se opozita

Meta për foton e Nishanit

“Nuk e gjeta në zyrë, do ta vendos në krah të Ismail Qemalit”

“Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë rast pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë...”

nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende. “Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës”, - tha ai. Kreu i demokratëve komentoi dhe vendimin e Kryeministrit për heqjen e fotos së Presidentit Bujar Nishani nga institucionet, si dhe bojkotin që i bënë ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës. “Zoti Rama i shpalli luftë opozitës në daljen e tij të parë në foltoren e Kuvendit, duke provokuar largimin e saj nga seanca. Një ditë më pas provokoi braktisjen e Kuvendit të Kosovës nga opozita e Kosovës me qëndrimet e tij ide-

ologjike përçarëse të stampës së vjetër ndaj figurës së ndritur të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ish-presidentit Ibrahim Rugova. Në harkun e njëzet e katër orëve provokoi braktisje nga dy opozita kombëtare, një rekord që nuk e ka asnjë kryeministër. Në vrapin e tij drejt godinës së qeverisë akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës nxitoi të hiqte portretin e tij në shkelje flagrante dhe përçarëse të Kushtetutës, etikës dhe bonsensit. Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë”, - deklaroi Basha, duke “i uruar Ramës të kthehet me mend në kokë dhe këmbë në tokë dhe të heqë dorë nga fryma e përçarjes dhe e urrejtjes”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se do të mbajë në zyrë edhe foton e Presidentit Bujar Nishani dhe atë të Ismail Qemalit. Duke iu përgjigjur interesit të medies mbi këtë çështje, ai fillimisht sqaroi se, kur mori zyrën që më parë e mbante Jozefina Topalli, nuk kishte gjetur foto të kreut të shtetit aty. “Po përgjigjem, meqë ka pasur interpretime të ndryshme, por ne duhet të orientohemi drejt vlerave më përbashkuese, që e forcojnë unitetin kombëtar, dhe kjo çështje nuk duhet keqkuptuar, sipas mendimit tim. Për të qenë më konkretë me pyetjen tuaj, nuk mund ta heq portretin e Presidentit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javë tjetër foton e tij në zyrën e Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson Presidenti në Kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit”, - u shpreh Ilir Meta. Kreu i Kuvendit i bëri këto komente pas një takimi me ambasadorin e Italisë në vendin tonë Masimo Gaiani. Ata që të dy konfirmuan marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe angazhimin për të forcuar më tej bashkëpunimin, si dhe faktin që Italia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.


04

« SOCIALE

E mërkurë 18 shtator 2013 •

TREGTARËT NË TREGUN E ISH-UZINËS “DINAMO” ANKOHEN PËR PADREJTËSI

Kushtet higjienike, policia bashkiake bllokoi tregun AMK ka dorëzuar një urdhër për bllokimin dhe tregtimin në këtë treg DILAVER REXHEPI

Erta Bode

P

olicia bashkiake bllokoi ditën e djeshme punën në tregun e fruta-perimeve tek ish-uzina “Dinamo” në Tiranë. Ky bllokim erdhi për shkak të një urdhri nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila pas kontrolleve e ka vlerësuar të papërshtatshëm këtë treg. Ka rezultuar që mungesa e higjienës në këtë treg të jetë në shkallë të larta, dhe kështu vihet në rrezik shëndeti i konsumatorit. Tregtarët e 300 subjekteve që ushtrojnë aktivitet të licensuar thanë se kanë lidhur jetesën me këtë treg dhe duke kundërshtuar vendimin e bashkiakëve për mungesën e higjienës në këtë mjedis, bllokuan rrugën si e vetmja zgjidhje, sipas tyre, për largimin e makinave të policisë bashkiake, që pengonin hyrjen e tregut. Mirëpo nuk janë ata që vendosin për higjienën, por pikërisht AMK, e cila e ka dorëzuar urdhrin në Bashkinë e Tiranës më datën 28 gusht të viti 2013 dhe sipas Bashkisë tregtarët kanë qenë të lajmëruar për këtë urdhër. Kështu që Bashkia e Tiranës për këto arsye vendosi të ndërhyjë në këtë treg për të bërë rregullimet dhe punimet e duhura për të krijuar kushte

“Policia bashkiake në aktin që kanë vendosur ata për të bërë disa riparime, disa rregullime, ku janë gjetur të meta, vjen pa asnjë lloj urdhri. Këta kanë bllokuar derën që në mëngjes. Ne u themi: dakord, zbatoni detyrën, por sillni urdhrin. Kush ju ka urdhëruar që t’i vini në mbështetje?”

BASHKIM KOÇI “Nuk kemi bllokuar aktivitetin tregtar. Çdo furgon mund të ngarkohet me mall siç e parashikon rregullorja e vendosur nga pronarët e tregut. Ne jemi në zbatim të një urdhri që kemi nga AMK-ja më 28 gusht dhe administratorët e tregut e kanë marrë këtë urdhër prej kohësh.” më të mira për konsumatorin. Mirëpo kjo ndërhyrje nuk është pritur mirë nga tregtarët dhe as nga Dilaver Rexhepi, avokati që mbron të drejtat e tregtarëve. Ai ngre pretendimin se ndalimi aktivitetit në këtë treg është i jashtëligjshëm, pasi policia bashkiake nuk i ka dorëzuar një akt bllokimi. Pra, si rregull është që policia bashkiake është mbështetëse e atij subjekti që ka dhënë një urdhër dhe kërkon t’i ekzekutohet vendimi, por

avokati kërkon urdhrin, duke u thënë zbatuesve të këtij urdhri se pas dorëzimit kanë të drejtë të bllokojnë këtë treg. Ndërsa Bashkim Koçi, përgjegjësi i seksionit të tatim-taksave në policinë bashkiake, nga ana tjetër jep shpjegimin për situatën e krijuar. Ai bën me dije se nuk është bllokuar aktiviteti tregtar, duke u dhënë mundësinë atyre të bëjnë ngarkimin e furgonave me mall dhe shkarkimin e tyre. Koçi bën me dije se janë

aty për të zbatuar një urdhër të AMK-së. Për zgjidhjen e kësaj situate Vullnet Topalli gjeti një zgjidhje provizore, duke u bërë apel tregtarëve se në radhë të parë është shëndeti i konsumatorit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj. “Tregtarët e pakicës do të tregojnë te seksioni A, ndërsa tregtarët e shumicës, nëse plotësojnë kushtet, te seksioni B”, - tha Caushaj.

VULLNET TOPALLI “U bëj një apel tregtarëve se shkresa nga Inspektorati Sanitar Shtetëror, pra lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetareve, prandaj të marrin masat dhe të mos vijnë e të përplasen me punonjësit e policisë. Të marrin masat dhe të ndërpresin këtë aktivitet, që është i paligjshëm nga ana shëndetësore dhe është jashtë kushteve higjienosanitare.

NDËRHYN POLICIA E SHTETIT PËR GODINËN TEK EKONOMIKU

Bllokohen punimet e godinave Administratorët e objektit: Policia abuzoi Policia e Shtetit si dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bllokuan punimet e dy objekteve që ndodhen në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Ky veprim është bërë ditën e djeshme në përputhje me kërkesat që kanë bërë studentët e këtij Fakulteti, të cilët u mbështetën më pas nga gjithë Universiteti i Tiranës, madje edhe nga vetë rektori Dhori Kule. Prej disa kohësh studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti kanë pezulluar procesin mësimor në shenjë proteste kundër ndërtimeve, të cilat pretendojnë se ndodhen brenda rrethimit të Fakultetit, por edhe pa leje në mungesë të dokumentacionit. Në mbështetje të tyre ka ardhur policia, e cila pas bllokimit të dy objekteve shoqëroi dhe disa punëtorë të ndërtesës. Sipas administratorëve të objekteve, veprimet e policisë janë abuzive, pasi sipas tyre po cenohet një vendim gjykate. Pak kohë më parë nëpërmjet një njoftimi për mediet Bashkia e Tiranës sqaroi se nuk mund të ndërhyjë në objektin që po ndërtohet në oborrin e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Sipas Bashkisë, shoqërisë private të ndërtimit i është dhënë e drejta e kryerjes së punimeve sipas vendimeve të Bashkisë që mbajnë datën e vitit 2004, por edhe të Gjykatës së Apelit. Ndërkohë qëndrim të tillë mbajti dhe Inspektorati Ndërtimor. Më herët studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë protestuan kundër objektit që është ndërtuar fare pranë godinës ekzistuese të Fakultetit. Sipas dekanit Sulo Hadëri, studentët do të bojkotojnë dhënien e provimeve dhe mbrojtjet e diplo-

mave, madje u paralajmërua bojkot pa afat të vitit arsimor. Fakulteti i Ekonomikut pretendon se kjo ndërtesë është ndërtuar pa lejen përkatëse, duke cenuar hapësirat publike, ndërsa sipas Hadërit vendimi për bojkot është marrë nga Këshilli i Fakultetit të Ekonomisë. Ndërkohë Hadëri bëri me dije se për sa i përket fillimit të procesit për vitin akademik do të bëhet një mbledhje tjetër nga dekanati, i cili duke parë dhe ecurinë e kësaj situate do të vendosë nëse do të tërhiqet nga bojkoti apo do të vazhdojë ende.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SOCIALE • E mërkurë 18 shtator 2013

»

05

MATURA SHTETËRORE, KALUAN MBI 90 % TË MATURANTËVE, 3287 MBETËS PRESIN VITIN TJETËR

MASH, sot lista e fituesve për në universitet Pas rezultateve të formularit A-2, do të bëhen regjistrimet dhe aplikimet për A-3 Erta Bode

A

fati i fundit për shpalljen e fituesve në universitete është dita e sotme. Burime zyrtare pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve u shprehën se emrat e fituesve do të bëhen publikë brenda kësaj të mërkure. Ndërkohë specialistët kanë përfunduar përllogaritjen e pikëve në bazë të rezultateve të maturës shtetërore dhe kanë gati listën me barkodet e maturantëve fitues. Këtë vit pritet që të zënë vend në auditorë mbi 30 mijë të rinj në sistemin me kohë të plotë. Ndërkohë ata që nuk do të kenë mundësi të fitojnë në fazën e parë do të kenë edhe një shans të dytë nëpërmjet plotësimit të formularit A-3. Këtij formulari do t’i bashkëngjiten për aplikim edhe maturantët që kaluan në provimet e vjeshtës. Sipas zyrës për mediet në Ministrinë e Arsimit, nga Komisioni Shtetëror i Maturës janë publikuar rezultatet e provimeve që maturantët dhanë në fillim të shtatorit. Nga 10 092 maturantë që iu nënshtruan provimit të matematikës, letërsisë dhe në lëndët me zgjedhje, ku rezultuan të vlerësuar me 4, kanë kaluar 6805, ose 67.4%. Në të dyja afatet e mbajtjes së provimit të maturës, qershor dhe gusht, gjatë këtij viti nga 33623 nxënës që i janë nënshtruar provimit kanë kaluar 30.336, ose 90.2 %. Pra, gjatë këtij viti janë 3287 maturantë që nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë, të cilët mund t’i nënshtrohen provimit të maturës vetëm gjatë vitit të ardhshëm. Sipas një njoftimi të bërë nga MASH, afati i ankesave për pjesën e dytë të provimit të maturës do të jetë nga data 17 deri më 19 shtator. Kështu, të gjithë maturantët që nuk duan të vazhdojnë degën ku do të shpallen fitues apo nuk kanë aplikuar ende për shkollën e lartë se kanë rezultuar mbetës dhe kanë kaluar këtë provim në shtator, do të drejtohen për të plotësuar formularin A-3. Por në këtë rast ata do të jenë të kushtëzuar të zgjedhin mes kuotave që do të rezultojnë të paplotësuara në fakultetet përkatëse dhe jo në bazë të meritë-preferencës. Pas shpalljes së listës me maturantët fitues për në universitet, qysh të enjten fillojnë regjistrimet. Ndërkohë të gjithë ata që nuk do të regjistrohen në degën ku janë shpallur fitues me A-2 e humbin këtë degë. Kështu, pas regjistrimeve do të fillojë plotësimi i A-3 nga aplikantët që e shikojnë si mundësinë e fundit për t’u arsimuar. Për sa u përket rezultateve të A-3, ato dalin nga mesi i tetorit dhe maturantët që shpallen fitues me këtë formular do të futen në shkollë në javën e parë të nëntorit, pak a shumë tri javë më pas fillimit të vitit akademik në arsimin e lartë. Ndërkohë u bëjmë me dije maturantëve se për shkak se në bazë të preferencës që është fituar, dikush

Ministria e Arsimit ende nuk zbaton afatet që i vë vetes si dhe njerëzve që presin diçka nga arsimi. Rasti i fundit është vonesa që po ndeshet në shpalljen e rezultateve për fituesit e universiteteve të këtij viti. Gjatë gjithë vitit për sa i përket zhvillimit të procesit të maturës shtetërore MASH ka qenë shumë e lëkundur. Data 16 shtator ishte afati që ish-ministri Myqerem Tafaj kishte deklaruar se do të bëheshin publik fituesit, por nuk ndodhi. Ndoshta ndryshimi i ministrave solli një tjetër pengesë në shpalljen në kohë të këtyre rezultateve, që faktikisht nuk kishte pse të ndodhte. Ndërkaq maturantët presin në ankth, bashkë me ta edhe prindërit e tyre, se kur do të jetë gati kjo ministri t’u japë përgjigjet. Sipas udhëzimeve të fundit të MASH, pritet që dita e sotme të jetë përfundimtarja në shpalljen e fituesve. Maturantët presin nëse sot do të jenë fitues apo jo, ose një tjetër afat të shtyrë për përgjigjet dhe më shumë ankth.

VENDET E LIRA Maturantët refuzojnë degën ku shpallen fitues Nuk është çudi që të hapen vende të lira pas shpalljes së fituesve në formularin A-2. Ka maturantë që duan vetëm preferencën e parë dhe, nëse nuk e kanë fituar atë, do ta ndjekin në privat. Ndërkohë ka nga ata që mund të kenë fituar një preferencë të tetë, që nuk u intereson, dhe do të kthehen në sektorin privat për të ndjekur degën që u intereson. Kështu, pasi një maturant mund të shpallet fitues i preferencës së gjashtë dhe bën pararegjistrimin në universitet, nuk është çudi që para plotësimit të formularit A-3 të dalë lista përfundimtare e fituesve të A-2, ku eliminohen ata që nuk pararegjistrohen në degën që kanë fituar. Kështu, maturanti që u regjistrua në universitetin e preferencës së tij të gjashtë, mund të kalojë si fitues në një preferencë më përpara ose në më shumë se aq, varet se sa vende lirohen dhe sa mund të jetë shkalla e kapërcimit.

KUJDES NË PLOTËSIMIN E FORMULARIT A-3

Humbni rezultatin fitues të A-2 për çdo aplikim në A-3 Tendenca e të gjithë maturantëve për të fituar preferencën e parë të regjistruar i bën që, nëse nuk e fitojnë atë dhe shpallen fitues në të dytën, të mos regjistrohen në degën ku kanë fituar, po të aplikojnë për A-3. Edhe nëse regjistrohen dhe aplikojnë për A-3, automatikisht regjistrimi i tyre është i pavlefshëm, kështu që në çastiin që kushdo që ka fituar një shkollë dhe tenton të plotësojë formularin A-3 e ka djegur shkollën që ka fituar dhe do të jetë në pritje të shpalljes së fituesve të formularit A-3. Mirëpo ky formular ndoshta mund të refuzojë shkollën që i është caktuar fituese me A-2, lirohen vendet për çdo maturant. Kjo do të thotë se maturantët nuk duhet të habiten nëse janë shpallur fitues në preferencën e pestë dhe para plotësimit të A-3 rezultojnë të jenë fitues të preferencës së dytë. Ndërkohë ekziston edhe mundësia që të gjithë ata që këmbëngulin të marrin

nuk i shpall ata fitues, kështu që maturanti mbetet pa shkollë, edhe pse në A-2 ai rezultoi fitues i një dege. Prandaj këshillojmë maturantët që ta peshojnë mirë degën që fitojnë me A-2, pikët që mbledhin, mundësinë për të fituar në A-3, duke marrë parasysh se sa vende mund të hapen, të tregohen të vëmendshëm, sepse mund të mbeten pa shkollë fare. Faktikisht në bazë të gjithë mekanizmave të MASH formulari A-3 është më i përshtatshëm të plotësohet nga ata që nuk fitojnë shkollën me A-2, nga ata që pas rezultatit fitues në A-2 preferencën e parë dhe 9 preferencat e tjera i kanë plotësuar për inerci, nëse nuk shpallen fitues në atë degë, ta ndjekin atë në arsimin e lartë privat. Kjo zgjidhje mbetet për të gjithë maturantët që në pamundësi për t’u shpallur fitues në një degë në universitetet shtetërore dhe të bindur për të ndjekur arsimin e lartë t’i drejtohen sektorit privat. Ndërkohë

nuk e duan atë degë dhe tentojnë të shkojnë në privat, por mund të bëjnë një përpjekje me A3, si dhe nga ata që nuk e kanë plotësuar fare formularin A2 për shumë rrethana, duke përfshirë këtu edhe maturantët mbetës në një ose më shumë provime të maturës. Kështu, maturanti që nuk është dakord me degën që ka fituar në A-2, kur vendos të plotësojë formularin A-3, e djeg atë dhe ai vend shpallet i lirë dhe zihet menjëherë në listën përfundimtare të formularit A-2. Kështu, maturanti që plotëson formularin A-3 humb shkollën që fitoi dhe pret sërish një shkollë, duke e vënë sërish veten në të njëjtin vend ku ishte gjatë pritjes së përgjigjeve të fituesve të shkollave të larta. mundësia tjetër është vazhdimi i shkollës së lartë me kohë të pjesshme, ku bëhet me dije se regjistrimet për degët part-time kanë filluar më datën 16 shtator, ende pa dalë përgjigjet e A-2, ku sipas deklaratave të mëparshme të ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj priteshin të dilnin po më datën 16 shtator 2013, por nuk ndodhi.

PART-TIME Kanë nisur regjistrimet, pritet fluks në këtë sistem Ndërkaq të rinjtë që do të duan të ndjekin arsimin e lartë mund të kenë dhe një mundësi tjetër që të zgjedhin sistemin me kohë të pjesshme. Tashmë Ministria e Arsimit ka miratuar kuotat për këtë sistem, i cili krahasuar me një vit më parë ka kuota pranimi më të ulëta si pasojë e mbipopullimit. Kështu, për sistemin part-time në Universitetin e Tiranës për vitin e ri akademik janë miratuar rreth 2363 të drejta studimi. Ndërkohë që në total për të gjitha universitetet publike të vendit janë miratuar rreth 8522 kuota studimi. Fakulteti i Histori-Filologjisë ka numrin më të lartë të kuotave në sistemin pat-time, plot 750 të tilla. Mirëpo në ndryshim nga vitet e tjera, edhe pse kuotat janë më të ulëta, pritet një fluks i lartë aplikimesh në këtë sistem, pasi nuk janë vetëm maturantët e këtij viti, që ndoshta do të mundohen të vazhdojnë një degë në sistemin part-time. Ky sistem është shumë i lakmuar edhe nga njerëzit që janë në punë, të cilët kanë mbaruar një shkollë, por kërkojnë një diplomë part-time për më shumë përmbushje të nivelit të tyre. Gjithashtu një preferencë të lartë për këtë sistem shfaqin edhe studentët që janë ende duke ndjekur studimet në një shkollë me kohë të plotë, por që kërkojnë edhe një degë tjetër në part-time. Sipas miratimeve që është bërë për këtë kategori, studentëve u jepet e drejta të aplikojnë për një degë në part-time, pasi të kenë mbaruar dy vjet studimi në ciklin “bachelor”. Kështu, edhe pse kuotat janë më të ulëta se vitet e kaluara, pritet fluks i lartë aplikimesh, edhe pse përzgjedhjet bëhen në bazë të kritereve që ka secila degë dhe fakultet që ka vënë në dispozicion të njerëzve këtë sistem. Bëhet me dije gjithashtu se një pjesë e këtyre degëve ndjekin edhe dhënien e një provimi dhe përzgjedhjen e studentëve që do të vazhdojnë studimet në bazë të rezultateve. Datat e provimit gjenden në sekretaritë e çdo fakulteti.


Deficiti në nivele tepër të lartë përkthehet në nivele të larta të huamarrjes, gjë që ka shtuar nevojën e qeverisë për para. Këtë fakt e dëshmojnë edhe ankandet e qeverisë për marrje të borxhit publik kohët e fundit. Në ankandin më të fundit është shënuar edhe një tjetër nivel rekord historik sa i përket interesave të bonove të thesarit me afat 12 mujor dhe me afat 6 mujor.

Kriza i ka detyruar bankat e nivelit të dytë të mbështeten më shumë në burime të brendshme, duke zgjeruar bazën e depozitave. Shtrëngimi i aksesit në financime të jashtme reflektohet edhe në ecurinë e borxhit të pjesës tjetër të ekonomisë. Borxhi i jashtëm i sekorit privat, sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të 6-mujorit zbriti në 996 milionë euro, 3% më pak në krahasim me fundin e vitit 2012.

E mërkurë 18 shtator 2013 •

KËTË JAVË DISKUTON ZHVILLIMET E PRITSHME NË POLITIKAT FISKALE KRIZA

FMN do të kalojë në skaner financat publike shqiptare F

HUAMARRJA

Sfidat e qeverisë së re në planin ekonomik duket se jenë shumë të mëdha. Duhet një program shumë i qartë ekonomik për të mbushur arkën e shtetit, e cila në fakt e ndikuar nga kriza e zgjatur në të gjithë Evropën po vuan pasojat me të ardhura të pambledhura nga bizneset dhe institucionet e saj tatimpaguese, të cilat janë shumë më pak se sa shifrat e planifikuara në fillimvit.

BANKAT

06

« EKONOMI

ondi Monetar Ndërkombëtar do të skanojë financat shqiptare në një prej misioneve të paralajmëruar muaj më parë. Kjo është një vizitë e shumëpritur vitet e fundit sidomos për shkak të situatës ekonomiko-financiare dhe ndryshimeve politike në Shqipëri që e kanë shtuar pritshmërinë dhe diskutimin rreth rolit të FMN-së dhe marrëdhënieve të këtij institucioni me qeverinë e re. Ekipi që do të mbërrijë të enjten, i përbërë nga specialistë të këtij institucioni, pritet të analizojë të gjithë sistemin e financave publike. Vizita Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimet e pritshme në paketën e masave buxhetore dhe të politikës fiskale. Vizita e FMN ndodh në kuadër të ftesës që qeveria e re ka ndërmarrë pas shpalljes si fituese. Ky mision nuk ka lidhje me projektin e vlerësimit financiar, të iniciuar nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe ministri i mëparshëm i Financave, Ridvan Bode, ftesë e bërë në shkurt 2013. Ky fakt është konfirmuar, nga burime zyrtare të Ministrisë së Financave. Sipas tyre, në axhendën e takimeve janë parashikuar të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe prespektiva e rritjes, inflacioni, bilanci i pagesave, kushtet fiskale dhe kreditit. Gjithashtu, sqarojnë burimet do të analizohen struktura e borxhit dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit, si dhe nevojat për financim afatmesëm dhe mënyrat për të reduktuar varësinë nga bankat

KONSULTIMET

BORXHI I JASHTËM

Huamarrja e vendit arrin vlerën e 5.4 miliardë eurove Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare në fund të tremujorit të dytë arriti në afërsisht 5.4 miliardë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit borxhi njohu një rritje me afërisht 0.7%, ndërsa që nga fundi i vitit 2012 borxhi tregtare. Nga ana tjetër, edhe politika për kontraktimin e borxhit të ri dhe perspektivat e rifinancimit të kredive tregtare do të jenë pjesë e analizës, ndërsa në axhendën e takimeve të këtij misioni pritet që të analizohen edhe treguesit e buxhetit 2013 deri më tani dhe hartimi i projekt-buxhetit 2014. Mbikëqyrja Kjo vizitë do të jetë pjesë e

i jashtëm i ekonomisë është rritur me afërsisht 2%. Duket se këtë vit efektin kryesor në rritjen e borxhit të jashtëm të ekonomisë e ka dhënë pikërisht sektorit publik. Në fund të Qershorit, vlera e borxhit të jashtëm të qeverisë arriti në mbikëqyrjes ekonomike që kryen FMN-ja dhe do të pasohet nga një mision i Konsultimeve për Artikullin IV nga fundi i këtij viti. Zakonisht, gjetjet më të rëndësishme të Artikullit IV dhe FSAP-së përfshihen në raportin e stafit të FMN-së në përfundim të ciklit të konsultimeve. Pak ditë më parë ekspertë të Bashkimit Evropian kanë takuar përfaqësues të Ministrisë së Financave, në një

TRANSAKSIONI

2.33 miliardë euro, në rritje me afro 5% që nga fillimi i vitit. Borxhi i jashtëm i qeverisë konsiston kryesisht në kredi nga vendet partnere dhe bankat e zhvillimit për financimin e projekteve të infrastrukturës. Detyrimet e jashtme të sektorëve të tjerë të ekonomisë këtë vit janë rritur me ritme të ngadalta. Detyrimet e sektorit bankar ndaj jorezidentëve në fund të qershorit ishin 1.1 miliardë euro. takim të mbyllur për mediet. Mësohet se temat kryesore të diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit makro-fiskale, detyrimet e prapambetura ndaj kompanive private dhe niveli i lartë që ka arritur borxhi publik. Ndërkohë, ekspertët kanë sugjeruar se zgjidhja duhet të vijë nga një proces konsultimi i qeverisë me biznesin, bankat tregtare, Bankën Qendrore dhe ekspertë vendas e të huaj.

TAP

Ministri i Financave pranon dorëheqjen e kreut të Tatimeve, Gazmir Spahia

Rregullorja e re, pragu i deklarimit do të ulet në 1 milion lek

Fillon blerja dhe servitudi i tokës nga rajoni i Korçës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se drejtori aktual, Gazmir Spahija, i ka dorëzuar ministrit të ri të Financave Shkëlqim Cani, dorëheqjen, e cila është pranuar prej tij. Burime nga kabineti i ministrit Cani, pohojnë se menjëherë kanë nisur konsultimet për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj administrate. Sipas burimeve, emrat më të diskutuar janë Albana Dhimitri, që më parë ka mbajtur postin e nënkryetares së bashkisë së kryeqytetit dhe Genti Gazheli, cili aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Gazmir Spahija ka mbajtur këtë post prej vitit 2010, kur ka zëvendësuar Artur Papajanin. Ndryshimi i kreut të tatimeve pritet të fusë një frymë të re komunikimi midis kësaj administrate dhe biznesit. Marrëdhëniet jo bashkëpunuese mes komunitetit të biznesit dhe administratës tatimore kanë qënë shpesh objekt debati. Ka thuajse dy vjet që shumë prej përfaqësueve të sipërmarrjes kanë denoncuar arbitraritetin e kësaj administrate.

Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Kështu, detyrimi për të deklaruar burimin e të ardhurave në të gjitha transaksionet e kryera përmes institucioneve financiare do të ulet në 1 milion lekë ose kundërvlerën në valutë të huaj. Me rregulloren e vjetër, detyrimi për të deklaruar burimin vlente për shumat e barabarta ose më të mëdha se 1.5 milionë lekë apo kundërvlerën në monedha të tjera. Ndërsa për transaksionet jo cash, rregullorja e mëparshme vendoste si vlerë dysheme shumën prej 6 milionë lekësh. Me rregulloren e re diferencimi për llojin e transaksionit hiqet dhe institucionet financiare duhet të raportojnë pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave burimin e deklaruar për çdo transaksion mbi një milion lekë, pavarësisht nga forma. Përveç raportimit standard, rregullorja e re kërkon që subjektet t’i paraqesin një raport të posaçëm autoritetit përgjegjës.

TAP-i fillon aktivitetet e blerjes dhe servitudit të tokës për gazsjellësin Trans Adriatik prej 870 km. TAP-i ka autorizuar kontraktorët të fillojnë anketimet për mbledhjen e informacionit të detajuar mbi pronarët e tokës që jetojnë përgjatë korridorit të gazsjellësit, në mënyrë që të plotësohen të dhënat kadastrale ekzistuese. Procesi bazohet në përfitimin e të drejtave të aksesit mbi tokën, në mënyrë që të krijohet akses për gazsjellësin. TAP do të nisë takimet me pronarët e tokave ku do të kalojë gazsjellësi në rrethin e Korçës për të diskutuar mundësitë e marrjes me qira dhe të blerjes së tokave, në rastet kur do të vendosen stacionet e pompimit të gazit. Burimet njoftojnë se takimet me banorët në këtë rreth do të nisin në datën 23 shtator në komunën Progër, më 25 shtator në fshatin Shtyllë, ndërsa deri më 30 tetor dhe 14 nëntor, pritet të përfundojë inventarizimi i aseteve që nevojiten për këtë projekt. TAP do të kalojë në territorin shqiptar në 209 km gjatësi.

ENERGJIA Situata

Rreshjet, KESH mbulon 75 % të konsumit Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin. Kjo ka bërë që edhe prodhimi i energjisë nga HEC-et të jetë në favor të mbulimit të konsumit vendas, në krahasim me importin. Sipas të dhënave nga KESH, prodhimi gjatë 24 orëve të fundit arrin në 13.7 milionë kilovatorë, ndërsa konsumi në 18.4 milionë kilovatorë. Rezerva hidrike në lumin Drin është rritur dhe aktualisht është në nivelin e 874.7 gigavatorë, ndërsa niveli në liqenin e Fierzës është 282 metra dhe prurjet në 124 metër kub në sekondë. Rrjedhimisht, edhe hidrocentralet më të mëdha të vendit janë duke prodhuar energji në vlera maksimale. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 173.8 metra dhe prurjet anësore në 50 metër kub ujë në sekondë, niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 76 metra dhe prurjet anësore në 20 metër kub në sekondë. Piku i ngarkesës në sistem raportohet të jetë ora 21 e darkës me 981 milionë kilovatorë. Megjithatë, me afrimin e stinës së ftohtë situata energjetike në vend pritet të bëhet edhe më e vështirë, pasi rritja e konsumit do të sjellë kosto shtesë për tre operatorët më të mëdhenj energjetikë, KESH, OST dhe CEZ. Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi një mbledhje me krerët e këtyre institucioneve. Ministri kërkoi marrjen e masave për sigurimin e energjisë pa ndërprerje për konsumatorët, menaxhimin me efikasitet të burimeve hidrike, si edhe mbarëvajtje të sistemit energjetik në vend. Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore. Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht.


AKTUALITET • E mërkurë 18 shtator 2013

»

07

SOT VENDIMI I GJYKATËS PËR ISH-KOMANDANTIN E GARDËS DHE GARDISTIN

Prokuroria në Apel: Prendi e Llupo, dënim 48 vjet burg Zgjidhet kryesuesi i trupës gjykuese dhe prokurori i çështjes Sot, Gjykata e Apelit do të japë vendimin për dy gardistët e akuzuar për vrasjen e 3 protestuesve në 21 Janar 2011. Prokuroria kërkoi të prishet dënimi i Gjykatës së Tiranës dhe të dënohen me burg dy gardistët që akuzohen për vrasjen e protestuesve. Dje është zgjedhur kryesuesi i këtij gjyqi, Agim Bendo me anëtar Evjeni Sinojmerin dhe relator Ervin Metallën, ndërsa prokurorë Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Procesi gjyqësor nisi me kërkesën e Prokurorisë ndaj gardistëve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Prokurori Shkëlqim Hajdari kërkoi që të prishet vendimi i Gjykatës së Tiranës, ndërsa kërkoi të njëjtin vendim që kërkoi dhe gjyqin e mëparshëm. “Ndrea Prendi

të dënohet me 23 vite burg, Agim llupo të dënohet me 25 vite burg”, shqiptoi prokurori Hajdari. Sipas prokurorëve ekzistojnë prova balistike që provojnë se ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi vrau Faik Myrtajn

sepse një copë predhë e gjetur në trupin e Myrtaj përkonte me plumbin që ka qëlluar nga pistoleta e Prendit. Ndërsa gardisti Agim Llupo, sipas Prokurorisë vrau protestuesit, Ziver Veizin dhe Hekuran Dedën. Më

tej prokurori u shpreh se gjykimi i çështjes në shkallën e parë të gjykatës ka qenë i paplotë dhe nuk janë marrë parasysh provat. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë i nxori të pafajshëm gardistët për ngjarjen e 21 janarit të viti 2011, ku u vranë gjatë një proteste të së majtës atë kohë në opozitë, protestuesit Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Tashmë fjala i ka kaluar trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se “Nuk mund të prononcohemi pa u dhënë vendimi i gjykatës, pati debat, kaq mund të them për momentin, por pa u shprehur gjykata nuk mund të flasim. Nëse janë të pafajshëm? Po, tashmë është realitet”.

BALLA VRAU MAJLINDËN NË ATENTAT NDAJ ELTONIT PËR BORXHIN

Vëllai i nënoficerit punoi si usta te Fusha, ai nuk i dha 25 mijë lekë N

Vrasja dhe hetimet Gjithçka ndodhi më 9 shtator, rreth orës 21:30 në vendin e quajtur rruga “Vaso Pasha dhe pikërisht në ambientet

Naço takime me krerët e dy gjykatave dhe kryeprokurorin Në ditën e dytë të punës ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, zhvilloi tri dy takime, njërin me kryeprokurorin Adriatik Llalla, tjetrin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe së fundmi me kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Zyra për medie e Ministrisë së Drejtësisë bën me dije, Kryeprokurori Llalla dhe ministri Naço ndanë mendime për sa i përket nevojës për ndryshime ligjore, konkretisht në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin Penal, për të cilat Kryeprokurori dha mbështetjen e tij të plotë. Ministri u shpreh se një bashkëpunim i frytshëm ndërinstitucional do të sillte edhe më shpejt rezultate në fushën e drejtësisë. “Ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të mundësuar hetimin e rasteve të korrupsionit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, theksoi ministri. Në fokus të takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ishte puna për reformën e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën të dy palët dhanë miratimin e tyre. Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkoi një mbështetje më të madhe buxhetore, me qëllim funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni. Ndërkaq, një nga pikat e diskutimit gjatë takimit me Zaganjorin, ishte edhe reformimi i sistemit të drejtësisë, për të cilën ministri u shpreh se reforma legjislative do të jetë gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve të drejtësisë për këtë qëllim do të jetë i ngushtë.

Arrestimet në Tiranë

Dy hajdutë në pranga, njëri grabiti atasheun e SHBA-ve Në dy aksione, blutë e kryeqytetit kanë mundur të arrestojnë dy persona të akuzuar për grabitje, ku një nga viktimat ishte atashehu ushtarak amerikan. Kështu, sipas policisë, para tre muajsh në Lushnje, 41-vjeçari Arben Tirana i ka vjedhur sende personale atasheut ushtarak. Operacioni është zhvilluar nga policia e komisariatit nr.1, dhe ka nisur procedimin penal për 41-vjeçarin Tirana. Ndërkaq, një person që kërkohej për grabitje me dhunë ka rënë dje në prangat e policisë. Blutë e Tiranës, më saktësisht njësia “Shqiponja”, ka arritur të arrestojë shtetasin Klodian Shamku nën akuzën e vjedhjes me dhunë, ngjarje e ndodhur 2 muaj më parë. Policia tha se arrestimi i Shamkut është bërë brenda një lokali në rrugën “Siri Kodra”.

Mariglen Mullai ënoficeri i Shkollës së Bashkuar tentoi ta vriste Elton Fushën, sepse vëllai i ushtarakut nuk kishte marrë ende 250 mijë lekë të vjetra nga i plagosuri Fusha, pasi ai kishte punuar si usta ndërtimi. Policia e Tiranës ka zbardhur kështu dje ngjarjen e 8 ditëve më parë në ish-bllok, ku nga plumbat e Ndriçim Ballës, tashmë i arrestuar, mbeti e vdekur Majlinda Hoxha, gjatë tentativës për të vrarë Fushën. Nga provat e grumbulluara provohet se i dëmtuari Elton Fusha ka pasur një konflikt me shtetasin A. Balla, pasi ky i fundit i kërkonte t’i paguante shumën prej 25 mijë lekësh për një punë që kishte bërë si usta në objektin e tij. Por kjo shumë nuk pranohej nga i dëmtuari e si rezultat disa ditë para ngjarjes tek lokali i tij ka shkuar shtetasi A, Balla i shoqëruar me autorin e ngjarjes, vëllain e tij shtetasin Ndriçim Balla i janë drejtuar të plagosurit me fjalët “Elton, nuk vijmë më për këtë punë, prandaj na jep lekët”. Ndërkaq, mësohet fakti se në datën 16 shtator është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë shtetasi Ndriçim Balla. Ai ka dhënë deklarime rreth ngjarjes duke pranuar faktin që shtetasi Elton Fusha i kishte para borxh vëllait të tij, por ka mohuar autorësinë e ngjarjes. Më tej, ai u la i lirë, për t’u arrestuar një ditë më vonë.

Diskutohet pavarësia e gjyqësorit

Policia, stafet po plotësohen

Nisin ethet e “fortnunës blu”, ikën zv/drejtori i Tiranës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka emëruar dje si zv/drejtor të Policisë së Tiranës, Arben Hysenaj, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Erzen Breçanin. Emërimi i ri vjen pas marrjes së detyrës nga ana e ministrit të ri të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili ka dhe tagrin ligjor për emërimet e zëvendës/drejtorëve. Ndërkohë mësohet se Erzen Breçani do të transferohet në Dibër, ku do të mbajë postin e zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë. Ndërkaq, Bashkim Shehu do të jetë Shefi i Kabinetit i ministrit Tahiri, ndërsa Këshilltari për medien, Florion Serjani nisi detyrën zyrtarish.

e lokal “Xhoi Lloto”, ku është vrarë me armë zjarri shtetasja Majlinda Hoxha, si dhe është plagosur shtetasi Elton Fusha. Viktima Majlinda Hoxha së bashku me bashkëshortin e saj shtetasin Fatos Hoxha

kanë shkuar tek lokali “Xhoi Lloto” që i përket shtetasit të dëmtuar Elton Fusha, i cili e kishte me qira. Policia tha se në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja arme zjarri kalibër 9

mm dhe 3 predha plumbi. Teksa qëndronin në një tavolinë një person i pamaskuar është afruar tek pragu i derës së lokalit dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tavolinës ku ata qëndronin. Plagosja e pronarit të lokal “Mojito” në 2009-ën, konfliktet e pronësisë së xhaxhallarëve dhe implikimi i mundshëm në trafiqe të paligjshme ishin 3 pistat ku hetoi Policia dhe Prokuroria e Tiranës. Ekspertët morën dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal në momentin e vrasjes dhe deri para pak ditësh rreth 10 persona ndodheshin të shoqëruar në policinë e Tiranës.

Në kryeqytet

Kapet gruaja për mashtrim dhe i riu për përndjekje Një grua që kërkohej për mashtrim dhe një i ri në kërkim për “përndjekje” janë arrestuar së fundmi. Nga komisariati nr.1 Tiranë, në rrugën “Myslim Shyri” Tiranë, u bë kapja e shtetases në kërkim Nora Pecmarkaj, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim më 4 Mars të këtij viti, pasi është dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim, për veprën Penale të “Mashtrimit”. Nga Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, në policinë e kryeqytetit, është bërë ndalimi i shtetasit në kërkim Milton Tapia, 23 vjeç, lindur dhe banues në Berat, i kërkuar për veprën penale të “Përndjekjes”.


08

« AKTUALITET

BERAT- Jemi mësuar t’i shohim të sukseshëm në botën e shpimit dhe kërkimit të naftës kudo nëpër botë. Që prej një viti ushtrojnë aktivitetin dhe në vendin tonë, ndërkohë që më herët janë shtrirë fuqishëm në vende të zhvilluara si Gjermani, Angli, Poloni, Hollandë, etj, ku ende veprojnë. Prej kohësh mjetet e tyre qarkullojnë në zonën e Beratit, ndërkohë që punonjësit e saj janë tashmë banorët më të rinj të një qyteti të vjetër mbi 2400-vjeçar. Njohim anën profesionale të punës së tyre kërkuese për naftë dhe shtrirja e tyre në një vend të vogël si Shqipëria shton shpresat për më shumë zhvillim nëpërmjet zbulimit të arit të zi. Kjo është kompania “KCA Deutag Drilling GmbH”, një nga kompanitë më prestigjioze në botë për kërkimin e naftës, e cila aktualisht pas operacionit të kërkimit në zonën e quajtur “Shpiragu 2” është shtrirë në një zonë tjetër të qarkut të Beratit. Një vizitë e bërë nga disa prej përfaqësuesve së saj në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuar “Unë jam si ju”. Një donacion i dhënë për të krijuar më

E mërkurë 18 shtator 2013 •

JAPIN 2000 EURO DHE 80000 MIJË LEKË PËR KUJDESIN NDAJ 28 FËMIJËVE

Kompania e naftës, donacion për fëmijët me aftësi të kufizuara shumë kushte për këta fëmijë ishte qëllimi i vizitës që përcjell një mesazh të madh: më shumë vëmendja për këta fëmijë për të cilët fati është treguar jo bujar. Arjan Koçiaj, përgjegjës i marrëdhënieve me publikun pranë kompanisë tregon se në praktikat e punës dhënia e donacioneve për njerëzit në nevojë është e njohur, ndërkohë që premton se ky bashkëpunim nuk do të jetë i fundit. Friedhelm Holtmann, menaxher dhe administrator i kompanisë, Erton Hysenllari, koordinator i kompanisë, Leo Aubin, supervisor i operacioneve në “Shpirag 2”, si dhe Arjan Koçiaj, përgjegjës i marrëdhënieve me publikun panë nga afër dje ambientet e qendrës “Unë jam si ju” në lagjen “Donika Kastrioti”, në dalje të qytetit. Drejtori i qendrës, Irfan Myftaraj që priti përfaqësuesit e kompanisë i njohu

më nga afër me ambientet e saj ku jetojnë 28 fëmijë me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, brenda të cilës nevojat për më shumë investime janë të dukshme. Orari i drekës është disi i qetë në qendër, e cila adimin-

istrohet nga shteti e që është ngritur në vitin 1994 falë një donacioni zvicerian. Drejtori Myftari shpjegon se qendra ndonëse administrohet nga shteti herë pas here ka vonesa në mbërritjen e fondeve dhe

për fat të keq mbijeton me donacione të ndryshme, një prej të cilëve u bë tashmë dhe kompania e naftës. Minutat e kaluara në qendrën ku plotë 28 fëmijë nuk mund të kujdesen as për veten të bëjnë të japësh gjithçka nga vetja, mbi të gjitha dashuri për të cilën kanë aq shumë nevojë. Në ndalesën e fundit, në zyrën e drejtorit vizitorët bëjnë donacionin duke mos mundur të fshehin

emocionet e forta që ndjejnë dhe pamundësinë për të ndryshuar këta njerëz që janë destinuar për të qenë përjetë me aftësi të kufizuara. Shuma konsistonte në 2000 euro, të cilat ishin pjesë e donacionit të kompanisë KCA Deutag, dhe 80 000 lek, të mbledhura privatisht nga supervizorët e një kompanie që ushtron aktivitetin e saj në fushën e kërkimit të hidrokarbureve. S.Gorica

BASHKIA: JANË 180 OBJEKTE, 50 U NGRITËN VETËM GJATË FUSHATËS

Ndërtimet pa leje, aksion për prishje brenda tetorit LEDIA LLESHI

B

renda pak ditësh do të nisë aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit. Janë rreth 180 objekte, të cilat janë evidentuar nga Policia Bashkiake, të cilat nuk kanë lejen e ndërtimit dhe që do të kërkohet prishja e tyre. Nga këto ndërtime rreth 50 të tilla janë bërë gjatë muajve të fushatës elektorale, ku kryesisht janë shtesa në objektet ekzistuese, por edhe objekte të reja. Ndërtimet pa leje Këtë fakt e ka pohuar Drejtori i Policisë Bashkiake, i cili ka deklaruar se së shpejti së bashku me policinë e shtetit do të nisë aksioni për prishjen e këtyre ndërtimeve. “Ne i kemi evidentuar dhe kemi bërë lëvizjet tona për të mos lejuar vazhdimin e objekteve pa leje. Një pjesë edhe i janë drejtuar Prokurorisë. Janë evidentuar kryesisht shtesa, por edhe objekte të reja. Gjatë kësaj kohe nuk ka funksionuar dhënia e lejeve dhe të gjitha ato që bëhen në këtë periudhë janë pa leje. “Ndërkohë nisma për prishjen e ndërtimeve pa leje është shoqëruar me ndjekjen penale të shkelësve të ligjit. Deri tani në Prokurorinë e Elbasanit janë rreth 27 dosje për subjekte të ndërtuara pa leje, të cilat janë në proces hetimi. Këto kërkesa janë bërë nga individë të ndryshëm, por ka pasur dhe disa të bëra nga organet e policisë. Këtë fakt e ka pohuar kreu i Prokurorisë së Elbasanit Gentjan Osmanaj.

Ushtron dhunë në familje, arrestohet 38-vjeçari KUÇOVE – Në mesditën e djeshme rreth orës 11.30 minuta blutë e komisariatit të Kuçovës kanë bërë të mundur ndalimin dhe më pas prangosjen në flagrancë të Jshtetasit Jani Resmi Domi, 38 vjeç, banues në fshatin Tapi 2 km në pendim të këtij qyteti. Po të njëtat burime bëjnë me dije për gazetën se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetësja (bashkëshorte dhunuesit me iniciale E.D, 29 vjeçe, banuese në të njëtin fshat, Tapi. Po të njëjtat burime thanë për medien e shkruar dhe atë vizive se rreth orës 10.00, të datës së djeshme kjo e fundit ka telefonuuar, pranë Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Kuçovë dhe ka kërkuar ndihmë për mbrojtje, për arsye se është dhunuar fizikisht nga ky shtetas (bashkëshorti i saj), i cili e ka goditur me mjete të forta (pincë) në pjesën e pasme të kokës. Sipas të njëjtit burim, shtetësja me iniciale E.D, pasi ka mundur t’i shpëtojë dhunës të bashkshortit është larguar për në spitalin e qytetit ku dhe ka marrë ndimën e parë mjekësore, më pas shtetëseja në fjalë ka udhëtuar drejt spitalit të Beratit për një mjekim më të specializuar. Bluzat e bardha të këtij spitali thanë për gazetën se edhe në këtë spital viktima ka marrë mjekimin intensive dhe të specializuar dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse plaga e marrë është pikërisht pas kokës në një vend delikat për shëndetin. Blutë e komisariatit të këtij rrethi në momentin që kanë arrestuar dhunuesin në fjalë kanë sekusetruar në cilësin e provës materiale edhe një palë pinca, mjet me të cilat mendohet se bashkshorti ka goditur viktimën në këtë rast gruan e tij. S. Gorica

Shoqërohen 5 persona në polici

Eksploziv ish-policit, pista kryesore ajo për shkak të detyrës

“Ne kemi klasifikuar dosjet dhe kemi nisur hetimin për të gjitha denoncimet që janë kryesisht të qytetarëve, të cilët ankohen për objekte të reja, të cilat mbijnë dhe madje kanë rrezikuar edhe shembjen e objekteve të tjera duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ne të gjitha këto jemi duke i verfikuar dhe do të kërkojmë nisjen e procedimit penal për ankesat që qëndrojnë”. Kryeprokurori deklaron se gjithçka është në proces dhe brenda një kohe të shkurtër do të ketë veprime konkrete. Mësohet se

Osmanaj është i komanduar në pozicionin e kryeprokurorit të Elbasanit ende i pamandatur nga Presidenti dhe pritet emërimi gjatë këtyre ditëve. Hapësirat publike të zëna, ja masat Në ditët në vazhdim do të nisë edhe një pastrim i hapsirave publike në qytein e Elbasanit. Më problematike mbetet shitja e ambulantëve dhe zënia e hapsirave para shkollave. 60% e lokaleve që kjanë zënë hapsira publike

nuk kanë marrë leje në bashki duke shlyer kështu edhe detyrimet përkatëse. Spastrimi i parkingjeve të paligjëshme do të jetë objekt o aksionit policor. Automjet që shiten dhe sidomor furgonat taksi nuk do të lejohen më në qendër. Karroatreci është duke vepruar në të gjithë qytetin duke larguar makinat e parkuara gabim. Për zënie të hapësirës publike janë vendosur 15 gjoba për zënien e hapësirave publike dhe rreth 300 mijë lekë gjoba gjatë një muaji për parkingjet e gabuara.

SHKODER- Pesë persona janë shoqëruar si dëshmitarë të ngjarjes së dy ditëve më parë në Shkodër, ku makinës së Kujtim Çardakut, ish efektiv i policisë iu vendos eksploziv. Hetimet për ngjarjen po drejtohen nga vetë kreu i Prokurorisë së Shkodrës Besnik Cani, ndërkohë që grupi hetimor është mbledhur me drejtues të policisë për të çuar në zbardhjen e autorëve të këtij krimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se Çardaku sapo ishte kthyer nga Lezha, ndërsa blutë e Shkodrës i kanë shtrirë hetimet më tej për këtë rast, duke parë gjithë të kaluarën e ish-efektivit të policisë kriminale dhe kanë nisur hetimet në disa pista njëkohësisht. Pista kryesore mbetet ndonjë konflikt i mundshëm i Çardakut për shkak të detyrës në Lezhë. Gjithashtu po hetohet për ndonjë konflikt të mundshëm të tij gjatë kohës që ushtronte detyrën në policinë kriminale në Shkodër. Megjithatë, deri më tani nuk dihen ende shkaqet zyrtare të shpërthimit apo lënda plasëse, e cila është përdorur, por dyshohet të ketë qenë C4 dhe gjithashtu dyshohet se shpërthimi është kryer me eksploziv të telekomanduar. Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:45 të së hënës me 16 shtator përballë hotel “Rozafa”. Kujtim Çardaku aktualisht punonte si nëpunes civil në policinë e Lezhës, ndërkohë që ka qenë dhe ish-efektiv i policisë kriminale në qytetin e Shkodrës. Për pasojë Kujtim Çardaku mori plagë të rënda dhe u dërgua për ndihmë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja e një ditë më parë ngjalli frikë dhe panik në Shkodër, për shkak edhe të lëvizjes së madhe të banorëve gjatë atij orari.


AKTUALITET • E mërkurë 18 shtator 2013

»

09

KUJTIM BEVAPI: FILLIMET E ARSIMIT I TAKOJNË PERIUDHËS SË MESJETËS E LIDHEN ME MANASTIRIN E SHËN GJON VLADIMIRIT

Elbasani dhe roli tij në historinë e arsimit kombëtar ARTUR AJAZI

E

lbasani padyshim ka rolin e tij themelor në gjithë historinë e arsimit tonë kombëtar, kjo për faktin se ky qytet, jo vetëm ka qenë qendra e zhvillimeve të rëndësishme historike, por edhe se, nga ky qytet dolën vazhdimisht emra dhe figura të shquara që kontribuan deri me jetën e tyre në periudhat e vështira të kombit. Historia e arsimit dhe ngritja e shkollave shqipe në Shqipëri, është një periudhë e mbushur me fakte të rëndësishme historike. Etapat e zhvillimit, janë të vështira dhe të lavdishme, dinjitoze, dhe tragjike. Rrugëtimi i Shqipërisë ka qenë i vështirë krahasuar në historikun e Ballkanit dhe Evropës, pasi fati i kombit shqiptar, i historisë tij, ka kaluar periudha dramatike. Historia e arsimit në Shqipëri dhe veçanarisht në Elbasan, meriton një vend të veçantë për zhvillimin, kontributin, për ta ngritur e lartësuar shkollën shqipe e mendimin pedagogjik shqiptar. Profesori i UE dhe studiuesi Kujtim Bevapi mendon se “fillimet e arsimit në Elbasan, i takojnë periudhës së Mesjetës dhe lidhen drejpërdrejtë me Manastirin e Shën Gjon Vladimirit, në shekullin XIV, kohë kur u ngrit ky manastir (1381).Gjuha kishtare, nën ndikimin dominues të kishës lindore dhe asaj romane, u vu në shërbim dhe si gjuhë shkrimi për administratën shtetërore”. Sipas Profesor Bevapit, “bazuar tek kushtet dhe rrethanat politike, greqishtja, latinishtja dhe në pak sllavishtja (me vendosjen e sundimit serb) u përdorën si gjuhë shkrimi nga paria sunduese shqiptare, për veprimtarinë shtetërore. Rasti i Karl Topisë, dëshmon në mbishkrimet e rëndësishme të heraldikës së tij, të vendosura në 1383, në Manastirin që ngriti në Shën -Gjon në Elbasan, të shkruara në tre gjuhë. Këto gjuhë mësoheshin në shkolla, që vepronin nën mbikëqyrjen e manastirit apo të kishës, pranë tyre, ku fillimisht mësimi bëhej individualisht me lexime e këngë kishtare. Manastiri Shën -Gjonit, krijoi traditë, që nga shekulli XIV e disa shekuj më pas, për arsimin e shkollën, kushte të favorshme për përdorimin e shkrimit, çka e dëshmon kohë më pas, numri i klerikëve qytetarë nga Elbasani, ata që dolën nga kjo qendër kishtare, nuk dalin jashtë kuadrit të frymës teknologjike, por ato janë të rëndësishme, sepse u shkruan nga autorë vendas të Elbasanit dhe i përkasin jo vetëm historisë së këtyre trevave, por dhe mbarë historisë së trojeve shqiptare”. Studiuesi Bevapi mendon se “krijimi i shkollës në këtë qendër është bërë me nismën e urdhërit kishtar ortodoks, apo dhe të administratës komunale e princërore të qytetit, që para se të merrte emrin Elbasan, njihej i emërtuar me emrin Valmi. Është i njohur historikisht fakti, që në mesjetën e hershme, kisha e krishterë luajti rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore e arsimore. Si udhëheqës shpirtërorë, ata kishin në duar jo vetëm anën ekonomike, por dhe atë kulturore e arsimore. Manastiri i ShënGjon Vladimirit ishte një qendër, jo vetëm e prapagandimit të doktrinës fetare, por dhe e propagandimit të arsimit e veprimtarive kulturore. Ishte koha, kur në shek. XIV, jepen shumë dëshmi të shkrimit të gjuhës shqipe, kur dokumentohet për herë të parë, se shqipja përdorej si gjuhë shkrimi”. Por gjuha shqipe, si gjuhë e shkruar,

në këtë kohë, në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit, apo dhe kisha të tjera, nuk ishte në gjendje t`i bënte ballë shkrimit në greqisht, latinisht apo sllavisht, gjuhë kishtare me rëndësi, që mbështeteshin nga institucionet kishtare dhe administrata shtetërore. Në shekullin XVI – XVII, e më pas, nën Perandorinë osmane, nuk u njohën kombësitë, por vetëm komunitetet fetare, myslimanët, rumët (ortodoksët) dhe latinët (katolikët). Arsimi dhe kultura lejoheshin të funksiononin në gjuhët turko– osmane, greke dhe latino-italiane. Shqiptarët u privuan nga përdorimi i gjuhës amtare shqipe në kisha e në arsim. Kjo për faktin se

e krishterë të Elbasanit dhanë 122000 akçe për ngritjen e një shkolle.Kjo për vetë faktin se shkollat e komunitetit ortodoks në Elbasan, ashtu si edhe në gjithë vendin, ishin nën mbrojtjen e Patrikanës së Stambollit dhe jeta e tyre qe më e gjatë. Mësimi në to bëhej greqisht, në gjuhën e kishës dhe fondet për mbajtjen e tyre jepeshin dhurata nga besimtarët për kishën. Nga gjysma e dytë e shekullit XVII jepnin kontribut financiar dhe esnafët ortodoksë të qytetit. Elbasani veçohet në këtë periudhë, jo vetëm për hapësirën kulturore që rrok me figura si Onufri, Kostandin Shpataraku, por dhe për lërimin e gjuhës shqipe të shkruar,

(Jetëshkrim). Këto dëshmi tregojnë së pari se liturgjia në këtë qendër dhe në kisha ortodokse të qytetit jepej apo thuhej pjesërisht dhe në shqip, e cila vazhdoi dhe në shekullin e XVIII e më pas, ku në procesin mësimor të shkollës së drejtuar nga kleri vendas, hynte dhe shqipja, përmes teksteve fetare, me vendin më të madh në program, por dhe lëndëve të tjera. Së dyti, tregon për dëshmi të një tradite pararendëse, e cila lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me origjinat e shqipes së shkruar, por dhe me historinë e arsimit të Elbasanit dhe më gjerë. Elbasani, në shekullin e XVIII, ashtu si shumë qytete shqiptare, për kohën e pushtimit osman, njohu zh-

arsimit, të cilat janë shumë të lidhura me njëra – tjetrën. Ai, qe ndër qytetet e mëdha e më të rëndësishme të zhvilluara në shekullin XVI – XVII, duke u bërë dhe një nga qendrat kryesore të Shqipërisë. Burimet arkivore, konsideratat e udhëtarëve të huaj siç është rasti i funksionarit të lartë perandorisë E. Çelebi (në Elbasan vjen më 1640) tregojnë se ky qytet kish bërë një hap të madh përpara, veçanërisht në atë arsimor e kulturor. Në këtë kohë (shek. XVII) Theodhor Bogomili, i njohur si “Anonimi i Elbasanit” shkroi një vepër, që përmban përkthime pjesësh të 4 ungjijve në gjuhën shqipe, me një alfabet origjinal, të veçantë, më i vjetri i njohur deri më sot për shqipen, vepra ka 60 faqe, dhe një predikim të lirë fetar të ritit ortodoks. Është gjendur në Manastirin e Shën Gjonit. Më 1690, në Venedik, botohet libri i parë elbasanas mbi Shën Gjon Vladimirin, vepër në greqishte e titulluar “Akoluthi”

villim kulturor e arësimor me vepra të arkitekturës e ngritjen e shumë shkollave. Intelektualë e klerik elbasanas, të arsimuar në atë kohë, si Theodhor Haxhi Filipi, i njohur si Dhaskal Todri, që kish mbaruar Akademinë e Re të Voskopojës, u bënë bartësit e ideve ilumuniste, duke i rënë ndesh patriarkanës, Stambollit dhe Malit të shenjtë Athos, të cilët ruanin me fanatizëm, ngulmonin në paprekshmërinë e traditave dogmatike të kishës në fushën e arsimit dhe të kulturës. Pavarësisht nga kjo, mendimet dhe idetë progresiste, përparimtare penetruan në shkollat, që erdhën duke u shtuar në Elbasan, veçanërisht tek ortodoksët e kalasë, dhe pse shkolla ishte nën drejtimin e klerit. Ky është një fenomen që vërehet ndër të krishterët e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.3 Dhaskal Todri dhe pjesa më e avancuar e klerit të qytetit, e cila duket açik një shekull më pas, i bën të vetat këto

gjuha shqipe është shprehja më e arrirë e identitetit kombëtar dhe shkolla shqipe është institucioni, brenda të cilit ky identitet formësohet. Xhamitë dhe shkollat gjatë sundimit osman Profesor Bevapi, një studiues i zellshëm i fushës së tij dhe kërkues dhe autor i mjaft botimeve mendon se “shkollat, që u ngritën gjatë periudhës së sundimit osman në Elbasan, ishin ato të komuniteteve myslimane, në gjuhët turko-osmane dhe arabe. Ndërtimi shumë xhamive e teqeve, si “Xhamia Mbret”, “Xhamia e Nazireshës”, “Xhamia e Ballijes”, “Xhamia e Gazi Sinan Pashës”, “Xhamia Sulejmania” “Xhamia e Idrait” etj., pranë tyre u çelën shkolla fillore ose mektepe”. Një shekull më pas u çelën dhe shkolla të një rangu më të lartë si medresetë, ku nxënësit krahas gjuhës, gramatikës, leksikut të arabishtes, persishtes, osmanishtes, mësonin dhe letërsinë orientale e doktrinën islame. Elbasani përvijoi një shtresë intelekualësh me arsim e kulturë islame. Shkollat mbaheshin me të ardhurat që vinin nga pasuritë e vakëfeve dhe besimtarëve myslimaë. Mësuesit ishin hoxhallarë. Një rol, jo të vogël për arsimin e shkollën në Elbasan, luajtën esnafët (korporatat), të dokumentuar në këtë qytet që në vitin 1580. Krahas funksionit ekonomik, shoqëror, politik e ushtarak, ata kishin dhe funksioin fetar e arësimor. Esnafët

ide, luftuan dhe u rrezikuan nga kishat. Ai u bë martir për gjuhën e shkollës shqipe dhe mbeti pjesëtar aktiv në qëndresën e ortodoksëve shqiptarë kundër kishës greke. Todri qe njeri me shumë emër në komunitetin ortodoks të Elbasanit ç`ka e dëshmon mbajtja e një kodiku të kishës së Shën Mërisë së kalasë së qytetit. Ishte akti i kishës greke, e cila ishte kundër shkrimit të gjuhëve jo greke për më tepër të gjuhës shqipe, e cila nuk mund t’a lejonte kur bëhej fjalë për ngritjen e një shtypshkronje. Sipas albanologut Han (J. G. Von Hahn), Todri me përkthimet e tij në shqip si: “Dhiatën”, “Meshën e Shën Joan Gojartit” etj., vijoi traditën pararendëse duke u përpjekur të fusë shqipen në kishë dhe për mësimin e saj në shkollë. Shkroi elbasanishten e kohës dhe krijoi traditën e shkrimit të shqipes në Elbasan me alfabetin e tij të njohur, që nga fundi i shekullit të XVIII. Më 1736 në lagjen “Kala” u ngrit një shkollë greke, e cila mori emrin dhe njihej si “Shkolla e Kalasë”, ku klerikë të kohës organizonin futjen e shqipes në shërbesat fetare dhe mësimin e saj në shkollë. Ky është shekulli i përpjekjeve për gjuhën e shkollës shqipe në Elbasan e në trevat e tij për ruajtjen e identitetit, forcimin e ndjenjës kombëtare për të ruajtur gjuhën, doket dhe zakonet. Një fenomen i tillë vërehet jo vetëm në masën e gjerë të popullit, por dhe tek shtresat e larta. Madje, ndjenja kombëtare tek shqiptarët e islamizuar nuk u fashit. Po t`i referohemi statistikave të kohës, rezulton se fillimi i shekullit të XVI-të, Sanxhaku i Elbasanit kishte 8916 familje të krishtera dhe 526 myslimane, rreth 94.5% e popullsisë ishte e krishterë, ndërsa në fund të këtij shekulli ishte islamizuar rreth 79% e popullsisë. Për zona që kërcënoheshin nga sllavizimi e greqizimi, ndjenja kombëtare u fuqizua dhe më shumë. Gjatë Rilindjes Kombëtare (shekulli i XIX – XX-të), Elbasani mbetet një vatër e zjarrtë e luftës, jo vetëm për emancipimin shoqëror, politik, por dhe për atë arsimor dhe kulturor. Gjithashtu ai mbetet qendër e ideve kombëtare, vatër e rëndësishme e arsimit shqiptar dhe atyre lëvizjeve, të cilat çuan në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në 1912. Një nga rilindasit e shquar, që dha kontribut për shkollën e Elbasanit dhe të asaj mbarëkombëtare mbetet Kostandin Kristoforidhi, themeluesi i “Shkollës shëtitëse” shqiptare, prej të cilit shumë patriotë mësuan gjuhën shqipe. Tekstet e “Abetareve”, “Gjahu i malësorëve” etj., i shërbyen drejtpërdrejtë shkollës kombëtare. Rreth vitit 1918 depoja pranë dyqanit të bojaxhiut, dhe atdhetarit Losh Papamihalit, ishte shndërruar në një “Mësonjëtore të fshehtë”. Dyqani i Elbasanit të njohur, Osman Berberit që vetë populli e “pagëzoi” Muç Shqiptari, i cili më tepër se kinkaleri ishte kthyer në një librari ilegale të librave shqip. Mësuesi i shkollës greke të kalasë, Dhimitër Pina pas orëve të mësimit greqisht, u mësonte nxënësve të besuar, abetaren e gjuhës shqipe. Çelja zyrtarisht e së parës shkollë shqipe “7 Mars 1887” i dha një hov të mëtejshëm zhvillimit të arsimit të shkollës shqipe. Ndërkaq, patriarkana e Stambollit; kërkonte një veprim më energjik të krerëve të Kishës Ortodokse, për të forcuar pozitat ortodokse, në Shqipërinë e Mesme veçanërisht në Elbasan dhe në trevat e tij. U bë e mundur që përveç një shkolle greke, që funksiononte të Shtërmen (1882), në shtator 1898, filloi të funksiononte dhe shkolla greke e fshatit Valas dhe në janar 1899, shkolla greke e Shelcanit.


10

« opinion

E mërkurë 18 shtator 2013 •

Rrëfimi për bukën Nga Baton HAXHIU

G

ruevski, kryeministri i Maqedonisë, dhe Mon Kërliu, një biznesmen nga Maqedonia, janë personazhet e rrëfimit për miellin dhe grurin. Dy rrëfime dhe poshtërimi i një populli (natyrisht, shqiptarët janë të poshtëruarit), kanë vulën e dy njerëzve që krijuan atmosferën e radhës së gjatë të pritjes në kufirin me Maqedoninë. Personazhet e para janë familjarë. Daja me nipin ose kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, dhe Sasha Mihalkov, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë, mbajnë peshën e fajit për tensionin e krijuar me Kosovën. Doza e arrogancës ka një prapavijë. Jo pse e duan shtetin e tyre aq shumë dhe bëjnë gjithçka për të ruajtur prodhimet bujqësore, ose janë të veshur me nacionalizëm maqedonas, e vërteta është se janë të dy që kanë krijuar feudin e ri në këtë shekull, që quhet Maqedoni. Ky shtet mban vetëm emrin e tij dhe formën e shtetit të shekullit të 21-të, brenda kufijve të saj funksionon me logjikën monopoliste, autokracisë dhe kontrollit të gjithçkaje. Nuk dallon shumë nga disa shtete islame me fuqinë e diktaturës asadiane. Dallimi i vetëm është se ky shtet me Gruevskin kryeministër shtrihet në bazën e Europës me logjikën dhe frymën feudale.

monopolin e një emri: Jordan Kancev, dhe vjen në Kosovë për tre vjet me radhë. Këtë herë ishte e veshur me arrogancë të pushtetit, bllokimin e rrugëve me kamionë dhe me dozën e fortë të dy njerëzve më të pushtetshëm në Maqedoni. Kombinati bujqësor “Pellagonia” në bazë të hipotekës ka qenë pjesë e “Stopanska Bankës” së Manastirit. Biznesmeni i njohur dhe miku i dy feudalëve bën transaksione të tilla me ndihmën e pushtetit, ku bankën e tyre e përdorin për të ndërtuar procesin e stimulimit të shtetit për bujqësinë, natyrisht me taksat e qytetarëve të Maqedonisë, bëhet pronar edhe i kombinatit bujqësor “Pellagonia” dhe i “Zhitopologut “të Tetovës. Kështu, pronarët me blerjen e aseteve kryesore krijojnë monopolin dhe vendosin çmimin prej 23 centësh për një kilogram. Ky çmim mbetet shumë i lartë për mullinjtë privatë në Maqedoni. Mullisët kërkojnë çmime të tjera në rajon, duke anashkaluar firmat e pushtetit dhe gjejnë çmime shumë më të ulëta. Kërkojnë në Kosovë dhe Serbi. Kur fillojnë të vijnë kamionët e parë, vjen

Rrëfimi i parë Kombinati bujqësor “Pellagonia” dhe “Zhitopologu” në Tetova i kishin mbushur hambarët plot. Dy kompanitë që kanë monopolin e grurit dhe miellit në Maqedoni, kanë një pronar fiktiv. Quhet Jordan Kamcev, një biznesmen që ka blerë gjithçka në emër të dy fytyrave kryesore të Maqedonisë, që janë kryesorët në këtë biznes: Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë, dhe Aleksandër (Sasha) Mihalkov, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë, mbajnë peshën e fajit dhe poshtërimit për embargo të miellit dhe të grurit. Historia e kësaj sage, të miellit dhe grurit, ka një rrëfim të gjatë dhe është krejt i lidhur me

reagimi i pushtetit. Vendos bllokadën dhe e ndërton atmosferën e mbrojtjes së Maqedonisë nga sulmet e shqiptarëve të Kosovës. “Pushtimi” që vinte nga Kosova dhe Serbia mbrohet me gjuhën e nacionalizmit primitiv, që nis me mesazhet e zëvendëskryeministrit në adresë të Mimozës. Historia e këtij rrëfimi përfundon më datën kur zyrtarisht përfundonte afati i domosdoshëm i mbylljes së kohës së përcaktuar nga CEFTA, pra 15 shtator. Dhe siç ndodh zakonisht me pushtetet që simulojnë paqe dhe qetësi, kohën e përcaktuar të përfundimit të një bllokade e shndërrojnë në fitore politike. Në të dyja anët e kufirit kremtohet fitorja e marrëveshjes. Ministri shqiptar i Maqedonisë u kërkon falje shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, kurse zëvendëskryeministri maqedonas del para kamerave dhe thotë se Maqedonia është e panënshtruar dhe se shteti që udhëheq Gruevski ka dinjitet (!). Një histori hajnash, që e përdorin nacionalizmin për të rrënuar dinjitetin e qytetarit të pafajshëm. Rrëfimi i dytë Mon Kërliu, ish-pronar i Silosit në Xërxë të Rahovecit, ishte personazh i dytë. Një rrugë e dikurshme e kishte dërguar në Vojvodinë për të marrë grurë. Duke qenë pjesë e logjikës së këtij biznesi, ai hyri në betejën me Jordanin. E Jordani e bëri bllokadën. Gruevski dhe Sasha e bënë rrëfimin e brendshëm për rrezikun që vjen nga Kosova. E Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kishin idenë e kësaj pune. Ky është rrëfimi ballkanik i një njeriu që ka ndërtuar shtetin feudal dhe një shteti që s’ka kuptuar asgjë nga rrëfimi i nacionalizmit të veshur me biznes. Në këtë rrëfim mungojnë ministrat shqiptarë që përveç karriges së mëngjesit në zyrë kuptojnë shumë pak nga ajo që bëjnë Gruevski dhe Sasha. Mimoza është vetëm një pikë dinjiteti në këtë rrëfim. Ajo ka ndërtuar rrëfimin e parimit dhe rregullit, kurse të tjerët e kanë rrëfimin e eurove dhe të hajnisë.

Vizioni i Putinit për barazinë

D

rita mbi diskutimet për Sirinë në Gjenevë mes ministrave të jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë është e zbehtë dhe drithëruese dhe mund të shuhet. Por të paktën ka një dritë. Për t’u bërë drita më e ndritshme, fuqitë botërore nuk duhet t’i deklarojnë luftë njëratjetrës, por gjeopolitikës së dëmshme. Është koha për t’i dhënë fund lojës së shumës zero. Udhëheqësit botërorë janë magnetizuar për njehsorin e tyre të zhveshur: nëse ju jeni lart, unë jam poshtë. Ky nuk është një ekuacion i këndshëm, por është tmerrësisht i vështirë të hiqet dorë. Vladimir Putin është një admirues i madh i lojës, pjesërisht për shkak se ishte trajnuar të jetë një oficer i KGB-së. Të gjithë njerëzit e shërbimit sekret mendojnë në këtë mënyrë. Në botën e tyre, shpesh brutale, kur armiku juaj fiton, ju jeni goxha i sigurt se keni humbur. Është e mundshme që Putin po e feston suksesin e tij në vonimin e grevës së udhëhequr nga SHBA-të kundër presidentit Asad të Sirisë si një lëvizje që e përcakton veten si një figurë botërore me të ardhmen e Sirisë në duart e tij, ndërsa presidenti Obama dështon, duke kërkuar të mbaj në tavolinë opsionin ushtarak dhe detyrohet të ndjekë rrugën e Putinit. Autokrati rus e ka vënë veten në një mendje me opinionin publik në SHBA dhe Europë dhe ka vënë dritë mbi veten e tij dhe mbi autokracinë. Një opinion të shkruar këtë javë dhe të botuar në “New York Times”, vendosur nga zyrtari për informim i kompanisë “Ketchum”, ishte hartuar me dinakëri për miratimin popullor perëndimor poshtë në fjalinë e fundit, një vendim gjyqësor se “ne nuk duhet të harrojmë se Zoti na ka krijuar të barabartë”.

Nga Xhon LLOJD*

Putin, që e prezanton veten si një engjëll të paqes, është i pasur. Në opinionin e fundit që botoi në “The Times” në vitin 1999, ai justifikoi rrafshimin e Çeçenisë në ndjekje të paqes, e cila me të vërtetë ishte arritur në masë të madhe në krahinën rebele ruse. Por kënaqësitë e cinizmit janë të cekëta. Në lojën “shuma zero” ai ka përmirësuar pozicionin e tij dhe Obama është lënë me një vajtim mbi ankthin e “dobësinë” e tij dhe “pavendosmërinë” nga çdo tremujor, liberal dhe konservator, vendas dhe të huaj. Ndjekja e një paradigmë tjetër përveç “lojës zero” shkon përtej Rusisë. Në takimin e qershorit mes Obamës dhe presidentit kinez Xi Jin Ping të dyja palët u zotuan të gjejnë një lloj të ri të marrëdhënieve të pushtetit të madh. Sikurse Putin, kinezët duan që kjo të jetë një marrëdhënie në mes të barabartëve, edhe në qoftë se ata nuk e adhurojnë Perëndinë, sigurohuni që ajo është. Barazia është një qëllim i mirë, ajo absolutisht mohon “lojën zero”. Një temë e presidencës së Obamës ka qenë ngadalësimi i propozuar i rolit global të Amerikës si polic. Obama ka kërkuar një marrëveshje që respekton të dyja fuqitë e tjera të mëdha, por edhe mbron interesat e Amerikës dhe aleatëve të saj dhe pohon vlerat e tij të sundimit demokratik dhe shqetësimit për të drejtat e njeriut. Është e vështirë të bëhet ajo me perandori, madje edhe kur si në rastin amerikan kjo nuk është një perandori në modele klasike britanike, frënge, austro-hungareze, ruse. Pushteti imperial mund të mbajë paqen, por gjithashtu krijon shumë armiq brenda dhe jashtë kufijve të tij dhe nxit pakënaqësi të mëdha në shtete të tjera të fuqishme, të cilat mund të thyejnë ambiciet e tyre perandorake. Ashtu sikurse kolumnisti i “Rojters” Zachary Karabell vuri në dukje rreth Obamës se reduktimi gradual i dominimit të SHBA-ve

mund të dëshmojë të jetë një prej trashëgimive të tij më të mëdha, duke shtuar më vonë, edhe pse zvogëlimi i pushtetit presidencial nuk bëhet për qëllime tregime bindëse historike. Ajo çfarë mund të bëjë një marrëdhënie e vërtetë midis të barabartëve aktiv është e jashtëzakonshme, për shkak se kërcënimet janë aq të mëdha. Programi bërthamor i Iranit, krahas shumë kërcënimeve të tjera, ka theksuar nevojën për një botë pa armë bërthamore. SHBA-të në të vërtetë nuk mund të përmbajnë këto trende, apo çfarëdo të tjera. Kjo ka nevojë për marrëveshje dhe veprim global. Ky lloj vizioni në të kaluarën dukej utopik dhe është ruajtur nga idealistët liberal dhe njerëz të besimit, të cilët burrat dhe gratë e pushtetit nganjëherë mund të kënaqen, por edhe të shkarkojnë si ëndërrimtarë. Fuqia ishte valutë botërore dhe ata që e mbajtën atë duhet të mbajnë ose të zgjerojnë atë, përndryshe me kohë ata do të pushojnë së qeni mjeshtër dhe bëhen viktima. Kjo ka qenë dhe është ende gur malinj i shteteve-kombe. Kjo është një mënyrë e presidencës perandorake, që gjithashtu është një demokraci që funksionon: dobësia fuqizon opozitën, e cila premton një kthim të forcës. Është gjithashtu nevoja e autokratëve: Udhëheqësit rus dhe kinez duhet të tregojnë forcën si jashtë, ashtu dhe brenda vendit, apo në bazë të rregullave të tyre të dridhet. Por premtimi i hollë i Gjenevës, një proces që vërtet mund të jetë produkt i lëvizjeve të zgjuara të shahut nga mjeshtri i madh Vladimir, është një tjetër gur që fillon të hyjë në ekuacion. Ajo nuk mund të arrihet me heqje dorë njëanshëm të forcës apo me gjeste të mëdha. *“Rojter”


opinion • E mërkurë 18 shtator 2013

»

11

Një provokim i Edi Ramës Nuk ka gjë më cinike sesa denigrimi i institucionit më të lartë të shtetit duke keqpërdorur figurën e themeluesit e këtij shteti Nga Nebil ÇIKA

D

ebati publik pas heqjes nga Kryeministri Rama të portretit të Presidentit të Republikës dhe zëvendësimit të tij me portretin e themeluesit të shtetit shqiptar ka ngjallur debat në të gjitha hapësirat shqiptare. Në këtë shënim po mundohem t’i jap një opinion timin Nehatit, një kolegu im nga Kosova, por jo vetëm atij, i cili kërkoi të dijë vlerësimin tim për vendosjen e fotografisë së Ismail Qemalit në institucionet e Shqipërisë. Së pari, duhet të biem dakord për emrin e Lartësisë së Tij: quhet Ismail bej Vlora dhe kështu do ta thërrasim, pavarësisht zgjatimeve në kohë të deformimit komunist të emrit të vërtetë e veçanërisht domethënës të tij. Problemi nuk është vendosja e fotos së Ismail bej Vlorës, babait të pavarësisë, i cili meriton dhe ka shumë më shumë se kaq, vlerësimin e respektin e të gjithë shqiptarëve për atë që përfaqëson në historinë tonë kombëtare. Problemi është te keqpërdorimi i figurës së Ismail beut për luftë, revansh e skenarë politikë nga Edi Rama, i cili e ka kthyer në një çështje të luftës politike personale heqjen e fotografisë së Presidentit Nishani. Rama ka parasysh surratin e Bujar Nishanit, jo institucionin e Presidentit të Republikës, megjithëse e pranoi dhe po qeveris e merr vendime me dekretin e tij. Shtrohet pyetja: a do ta kishte hequr Rama portretin e Nishanit sikur ai të ishte socialist, apo edhe i LSI-së? Por le të ngelemi te pjesa më e errët e këtij vendimi të parë të z. Rama: keqpërdorimi i figurës qendrore të historisë sonë kombëtare. Përdorimi politik dhe mungesa e respektit për Ismail bej Vlorën nuk është një qëndrimi i ri për të majtën e Shqipërisë. Transformimi i emrit nga Ismail bej Vlora në Ismail Qemali është vepër e komunistëve, që nuk e pranonin dhe nuk e pranojnë dot faktin se Shqipërinë e bënë shtet elitat politike, fisnike e shoqërore të kohës, bejlerët, përfshirë edhe kryetarin Ismail Vlora. Komunistët vendosën t’i “rregullonin biografinë” Ismail beut sipas modelit të tyre”: “Rrjedh nga një familje e

varfër fshatare”, më e preferuara prej sistemit të tyre. Besoj se shumica e shqiptarëve në atë kohë e dinin Ismail bej Vlorën fshatar të varfër, dhe nuk kishin faj, pasi emri “Qemali” nuk i thoshte asgjë ndërgjegjes sonë kombëtare. Shoh shumë hipokrizi dhe cinizëm te ky provokim i z. Rama me figurën e e Ismail Vlorës (Qemalit) edhe për faktin se gjatë tri mandateve në krye të Bashkisë së Tiranës ai as që u kujtua ndonjë herë për Ismail beun, as për një pllakë përkujtimore apo monument të tij në kryeqytet, apo t’i vinte portretin në zyrën e tij në Bashki, gjë për të cilën nuk kishte asnjë pengesë. Monumenti i tij i parë u ngrit nga qeveria e z. Berisha vetëm në 100-vjetorin e pavarësisë. Për 100 vjet rresht kryeqyteti i Shqipërisë nuk kishte asnjë monument të themeluesit të shtetit e babait të pavarësisë, një precedent ky i paparë e i padëgjuar as në vendet më të humbura të botës. Dua të përmend faktin se familja e Ismail Vlorës u trajtua si armike dhe u persekutua nga regjimi komunist i Hoxhës, vepër për të cilën Edi Rama dhe partia e tij kanë përgjegjësi historike, për të cilën i takon të kërkojë më së paku një falje publike. Është shumë mirë që së fundi vepra e Ismail bej Vlorës, por dhe e “bejlerëve” të

tjerë të kombit tonë, po vlerësohet nga politika, por kjo nuk justifikon e legjitimon përdorimin e tij për motive politike e personale. Zëvendësimi cinik i fotos së Presidentit të Republikës me foton e Ismail Vlorës nga Edi Rama nuk ndryshon shumë nga qëndrimi i Enver Hoxhës,, i cili e vlerësonte disi figurën e tij, ndërkohë që arrestonte e dënonte të birin dhe persekutonte e mohonte gjithë pasardhësit e tjerë gjenetikë të babait të pavarësisë kombëtare. Sigurisht që historia e kombit shqiptar ka nevojë për rishikim e restaurim kapital, por nuk besoj se kjo është detyrë e politikaneve e për me tepër vullnet politik i tyre. Injorimi që z. Rama u përpoq t’i bëjë gjatë vizitës së tij në Kosovë një figure tjetër të historisë sonë kombëtare, i ngjashëm me Ismail Vlorën (Qemalin), arkitektit të pavarësisë se gjysmës tjetër të Shqipërisë (Kosovës) është një argument më tepër në konsolidimin e mendimit tim se sjellja e Ramës me figurën e Vlorës është hipokrite, cinike dhe për interesa të ngushta të pushtetit. Z. Rama ka qenë prej kohësh një faktor politik si shef i opozitës dhe pothuaj e ka çuar në luftë vendin për teka e kundërshtitë e tij politike e personale nga Rruga e Kombit plehrat, por kurrë nuk ka kërkuar vendosjen e Ismail Vlorës (Qemalit) në institucionet shtetërore. Nëse ishte kaq i ndjeshëm ndaj vlerave të historisë, pse nuk e kërkoi një gjë të tillë edhe kur president ishte Meidani, Moisiu apo Topi? Mendoj se vendimi i z. Rama synon denigrimin e figurës dhe rolit të Presidentit të Shqipërisë, i cili mund të bëhet pengesë për veprime antikushtetuese dhe pushtetin absolut që duket se po kërkon Kryeministri. Si përfundim, mendoj se përdorimi banal që po i bëhet figurës së Ismail bej Vlorës nga Edi Rama është shumë më i rëndë se injorimi apo lënia në hije që i bëri diktatori figurës së tij. Nuk besoj se mund të bëhet gjë më cinike sesa të sulmosh e denigrosh institucionin kryesor të shtetit, Presidentin e Republikës, duke përdoruar pikërisht themeluesin e këtij shteti, fenomen që paralajmëron rrezikun që mund t’i vijë më tutje vendit dhe krejt shqiptarëve nga një mendje kaq diabolike sa kjo e kryeministrit tonë të ri.

Të bashkuar rreth korrupsionit

D

eklarata publike e kreut të Institutit “Kipred”, Ilir Deda, se njerëzit në pushtet i kanë marrë 30 milionë euro korrupsion me rastin e privatizimit të distribucionit të KEK-ut, kaloi në heshtje. Përveç mediave, me të thuajse askush nuk u mor, edhe pse skandalin në fjalë, Dedës ia kishin konfirmuar dy zëvendëskryeministrat e Kosovës, Behgjet Pacolli e Mimoza Kusari –Lila. Një ditë pas publikimit, dy protagonistët, Pacolli e Kusari-Lila, u munduan ta mohojnë një gjë të tillë. Mirëpo, Deda edhe më tutje qëndronte pas deklaratës së dhënë. Ai vazhdon të këmbëngulë se ka pasur pazare dhe korrupsion në rastin e privatizimit të distribucionit, i cili para pak kohe iu shit kompanisë turke “Calik&Limak” për 26 milionë euro. Heshtja e të gjithëve, duke përfshirë këtu edhe dy zëvendëskryeministrat nga e njëjta parti, është shumë e dhimb-

Nga Enis Veliu

shme për vendin, dhe për proceset në të cilat po kalojmë. Kjo edhe më shumë njollos imazhin e Kosovës, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Ky është një mesazh i qartë për investitorët e huaj. Ata që ia mësyjnë vendit tonë duhet të bëjnë gati paraprakisht paratë për korrupsion, ose në të kundërtën duhen të kthehen duarthatë nga vendet prej nga kanë ardhur. Procesi i privatizimit thuajse nga fillimi ka qenë i korruptuar. Por, deri më tash askush nuk është marrë me të, fatkeqësisht edhe drejtësia jo. Si për çudi njeri që i bëri këto, Ahmet Shala, edhe tutje vazhdoi ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Japoni, edhe pse ndaj tij në vazhdimësi dorëzohen dosje voluminoze në gjykatë, siç ishte ajo e para pak ditësh e ish-punëtorëve të Ndërmarrjes Bujqësore Industriale “Suhareka” po në këtë qytet. Hetimi i proceseve të privatizimit që nga i pari, e deri më tash, është diçka e domosdoshme, pasi që prona sho-

qërore, dhe ajo publike, në mënyrën më të keqe janë tjetërsuar, apo blerë me pak para. I zhytur në këtë proces thellë është edhe vetë zëvendëskryeministri Pacolli edhe pse ai kohe pas kohe mundohet të hedhë akuza dhe kritika në këtë drejtim. Pacolli direkt, apo edhe indirekt është njëri nga pjesëmarrësit më të mëdhenj në procesin e privatizimit në Kosovë. Ai përmes këtij procesi ka blerë disa nga ndërmarrjet më të mëdha në vend siç është hotel “Iliria”, ish-tregu i automjeteve në Prishtinë, “Farmendin”, po ashtu në Prishtinë, fabrika e tubave në Ferizaj e shumë të tjera. Mirëpo, kur bëhet fjalë për afera korruptive të heshtur janë gjithnjë thuajse si lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, si ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ashtu edhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këta kohë pas kohe e shajnë dhe akuzojnë njeri-tjetrin, por kur vjen puna te korrupsioni të gjithë janë të lidhur me njeri-tjetrin.


12

« gossip

E mërkurë 18 shtator 2013 •

Irina Shayk Magjepsëse

Gaga këndon për Roman Abramovich Shumë njerëz në botën rropaten në punë për të marrë një rrogë modeste, për të siguruar bukën e gojës. Por ka të tjerë që në një natë të vetme mund të fitojnë aq shumë sa shumë prej nesh nuk mund të fitojnë ndër vite. Këtë fitim e ka marrë këngëtarja Lady Gaga, e cila ka kënduar posaçërisht për biznesmenin rus Roman Abramovich, i njohur edhe si pronari i klubit të futbollit Chelsea. Pasaniku rus e ka paguar këngëtaren 3 milionë dollarë për të performuar, duke i bërë kështu një dhuratë të fejuarës së tij bukuroshe.

Pattinson,

disenjator fustanesh

Robert Pattinson është duke planifikuar t’i futet industrisë së modës. Aktori ka zbuluar një pasion tjetër të tij, për të dizajnuar veshje të femrave. “Dua të jem më i përfshirë në industri, vërtet më pëlqen ajo. Më pëlqen të vizatoj dizajnet e fustaneve. Fillova të bëj atë dhe mendova ‘Çfarë po ndodh?’ Përnjëherë pata një bllok skicash të mbushur me fustane”. “Më pëlqen ana artistike e saj, është si disenjator kostumesh. Shpejtësia e saj do të thotë se ju mund të ecni shumë më shpejtë. Më pëlqen të dizajnoj veshje”. “Në fakt vërtet më pëlqen ta bëj atë. Edhe pse mund të jetë jashtëzakonisht e turpshme”, ka thënë Pattinson.

I

rina Shayk konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë dhe rusja u rikthye që të tregonte të gjitha arsyet në pozat e reja të “Beach Bunny”. 27-vjeçarja, modele e “Victoria’s Secret” pozoi me rroba banjo në disa prej destinacioneve më tërheqëse të botës, të hijeshuara edhe më shumë nga linjat e saj të mrekullueshme. Ndonëse “e moshuar” për profesionin e saj, supermodelja dëshmoi edhe një herë më shumë se mbetet ende një objekt zilie për shumë modele më të reja se ajo dhe një prej “trofeve” më unikë, që Cristiano Ronaldo ka fituar në jetën e tij.

Miley & Liam zyrtarisht të ndarë

Kelly Brook, tregon më shumë se ç’duhet Kelly Brook duket e mrekullueshme me një fustan gri dhe një çantë ngjyrë pan Chanel. Por ajo sapo zbret nga makina lëviz këmbët duke treguar të mbathurat e saj prej tyli të bardhë. Paparacët, të cilët ndodhen përpara restorantit elegant londinez ku Kelly ka darkuar, kanë fiksuar panoramën dhe skenën.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth raportohet se edhe zyrtarisht “kanë marrë pushim” nga njëri tjetri. Pasi këngëtarja bëri ndryshime në Twitter, duke e hequr të fejuarin e saj nga lista e personave që “përcjell”, burime thonë se dyshja tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.“Ata janë të ndarë, për momentin. Miley dhe Liam kanë një lidhje shumë të turbullt dhe të dy janë të lodhur”. “Është një lidhje e komplikuar. Martesa është lënë në pritje, për momentin. Nuk është anuluar, por nuk duket premtuese”, ka thënë burimi për RadarOnline.


gossip • E mërkurë 18 shtator 2013

»

13


14

« bota

E mërkurë 18 shtator 2013 •

Si zbuluan lindorët tunelin spiun nën sipërfaqen kufitare

N

ë fillim të viteve ‘50, ushtria e Kuqe kishte 30 divizione me bazë në Gjermani. Çfarë kërkonin sovjetikët? A kishin në plan të pushtonin Evropën Perëndimore? Përpjekjet e britanikëve dhe amerikanëve për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ishin hedhur në erë nga pamundësia e tyre për të deshifruar kodet ushtarakë dhe diplomatikë të rusëve. Britanikët dhe amerikanët donin të kishin informacionet e dëshiruar që do të ofronin një paralajmërim paraprak për ndonjë sulm të mundshëm sovjetik. Dhe ata hartuan një plan të guximshëm. Do të ndërtonin një tunel cerek milje të gjatë nga sektori amerikan i Berlinit deri në sektorin sovjetik të qytetit dhe do të vendosnin përgjues në kabllot telefonikë, të cilët përcillnin bisedat që zhvilloheshin me zyrat qendrore ushtarake të sovjetikëve. Drejtori i CIA-s Alen Dulles, e miratoi planin e fshehtë në janar 1954. Do të ishte një operacion i përbashkët i CIA dhe SIS-it britanik. Puna nisi menjëherë. Mbulimi u krye duke ndërtuar një ndërtesë të re pranë një aeroporti të berlinit pranë vijës ndarëse mes sektorëve amerikan dhe sovjetik. I maskuar si një instalim radari, ai ofroi pikën e fillimit për tunelin si dhe një vend i fshehtë për të hedhur dheun që nxirrej pas gërmimeve. Deri në maj 1955, tuneli ishte përfunduar dhe kabllot e sovjetikëve që përfshini afo 1200 linja telefonike nisën të përgjoheshin. Ishte një sasi shumë e madhe informacioni që mbante në punë 24 orë, më shumë se 650 përkthyes dhe analistë në Uashington dhe në Londër, për tre vite me radhë.

Berlin 1956: Tuneli që lidhi për pak kohë Berlinin

Nuk do të zgjaste shumë. Në pranverën e 1956, shirat e mëdhenj përmbytën Berlinin duke shtuar së tepërmi lagështinë e tokës dhe duke ndërprerë shërbimin e një numri kabllosh. Në orëte para të mëngjesit të datës 22 prill 1956, spiunët amerikanë që vëzhgonin që nga vendqëndrimi i tyre i fshehtë u tmerruar kur panë në grup punëtorësh gjermanë që nisën

të gërmojnë mu sipër tunelit. Brenda pak orëve, gjithçka u zbulua dhe pajisjet e dëgjimit u mbyllën menjëherë. Por a ishte ky zbulim thjeshtë rezultat i një aksidenti prej natyrës. Ajo që CIA dhe SIS nuk e dinin, e madje as nuk dyshonin, ishte se plani i tyre ishte kompromentuar që në fillim. Një “urith” kishte infiltruar në SIS. Ai quhej Xhorxh Bleik dhe kish qenë rekrutuar

si spiun sovjetik ndërkohë që mbahej i burgosur gjatë luftës koreane. Pas riatdhesimit, Bleik hyri në SIS dhe u caktua në ekipin që u mor me tunelin. Ai ua raportoi planin shefave të tij në KGB që përpara se të nisnin gërmimet. Megjithatë, bota e fshehtë e spiunazhit ndërkombëtar shpesh herë funksionon në mënyra të çuditshme. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik u zbulua se KGB nuk ua kish bërë kurrë të ditur ekzistencën e tunelit shokëve të tyre të ushtrisë nga frika se mos ndërhyrja e menjëhershme do të sinjalizonte amerikanët dhe britanikët për praninë e një urithi në radhët ë tyre. Çfarë dredhie! Pas vitit 1968, CIA hartoi një raport “prapa aksionit” për Tunelin e Berlinit,një operacion i cili ishte koduar me emrin PBJOINTLY. Ja një pjesë e raportit të CIA, që nis aty ku agjentë amerikanë dëgjojnë nga një përgjues i fshehur në vendin ku ndodheshin kabllot e sovjetikëve: “Diku rreth orës 05:00 të 22 rillit, 40 apo 50 u panë në zonën lindore të Scboenefelder Allee, të shpërndarë në të gjithë znën që vëzhgohej prej vendqëndrimit tonë, e të cilët gërmonin përreth zonës së kabllit dhe, aksidentalisht, edhe në vendin ku ndodhej përgjuesi. …Diku rreth orës 02:00 u zbulua pjesa e sipërme e përgjuesit, dhe në orën 02:10 u dëgjuan fjalë në rusisht në mikrofonin e përgjuesit. Fragmentet e para të asaj që u tha tregonin se zbulimi i përgjuesit nuk kishte shkaktuar dyshime mes atyre që ndodheshin aty. Më pas u hap një vrimë e vogël në pajisjen përgjuese gjë që u lejonte

të shihnin dicka më shumë brenda. Pas disa diskutimeve, të gjithë ranë dakord se zbulimi ishte një kapanxhë që mbulonte një pikë repetirori dhe ekipi nisi të zmadhojë gropën për të patur akses në kapanxhën. …Gërmimet vazhduan dhe një pjesë e atyre që thuheshin ndërkohë mundej t’i dëgjonim përmes mikrofonit të pajisjes përgjuese... Një gjerman tha se dhoma e nëndheshme mund të kish lidhje me punimet e ujësjellësit dhe propozoi që të kërkoheshin projektet e usjësjelësit... Rusët u përgjigjën se e kishin tashmë atë informacion dhe se projektet tregonin se një dhomë e ngjashme e nëndheshme duhej të ndodhej 120 metra më tutje. Diku rreth orës 03:20, kur u zbulkua edhe më shumë nga dhoma e nëndheshme si dhe një pamje më e mirë e pjesës së brendshme, të pranishmit nisën të spekulojnë në lidhje me natyrën dhe kohën e ndërtimit... Pak pas orës 03:30, sovjetikët u larguan nga vendngjarja me motocikleta, me siguri për të raportuar atë që kishin zbuluar. Aty rreth orës 04:15, Koloneli Vuinik, shefi i qendrës sovjetike të sinjaleve në Berlin telefonooi në apartamentin e alpatovit (majori alpato, oficer i KGB-së) dhe e pyeti nëse kishte folur me Gjeneralin Dudakov (Kryekomandant i GSFG). Alpatovi i tha se kishte folur, se ai ishte duke u veshur dhe se do të shkonte në qendrën e sinjaleve sa më shpejtë që të ishte e mundur. Dhe më pas shtoi: “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim. E dimë si është puna, kështu që duhet të bëjmë kujdes”. Kjo tregonte qartë se

në orën 04:15 drejtoria e Sinjaleve në GSFG dhe gjenerali Dudakov ishin informuar në lidhje me zbulimin e PBJOINTLY, e shihnin këtë me dyshim ekstrem dhe kishin në plan të ndërronin rrugën e qarqeve që kalonin në kabllot në fjalë. Mes orës 07:00 dhe 08:00, një numër oficerësh sovjetikë mbërritën në zonën e gërmuar, duke përfshirë edhe Kolonelin Gusev të regjimentit të isnjaleve në KGB. Një gjerman që fliste rusisht u dëgjua të thoshte se pritej të ngrihej një komision, dhe një oficer sovjetik tha se do të prisnin mbërritjen e këtij komisioni përpara se të merrnin një vendim për hapat e ardhshëm. …Diku rreth orës 11:45, një prej gjermanëve të pranishëm u dëgjua të thërrasë: “Kutia është hyrja drejt një pusi”. Deri në orën 13:00, ata kishin zgjeruar gropën e hyrjes dhe kishin zbuluar atë që e përshkruan si “një instalim tërësor – shkëmbim telefonash – jë instalim për të përgjuar”. Bashkëbisedimet mes tyre treguan faktin se të gjithë të pranishmit kuptuan se planifikimi ndërhyrjes në kabllot duhej të kish kërkuar një studim shumë të hollësishëm të hartave dhe planeve përkatës. …Një prej gjermanëve u dëgjua të thërrasë i indinjuar: ‘Çfarë hileje e ndyrë. Dhe ku, aty ku nuk e prisje”. Një tjetër u përgjigj: “Po të mos e kisha parë vetë, aspak nuk do ta besoja”. Deri në 15:30 të gjithë telate përgjuesit ishin prerë dhe rreth orës 15:45 vëmendja e gjermanëve nisi të përqëndrohej tek vetë mikrofoni. Në 15:50 nisi puna për çmontimin e mikrofonit. Pak pas kësaj, ai u shua dhe pas 11 muajsh e 11 ditësh, faza operacionale e OBJOINTLY përfundoi”.


BOTA • E mërkurë 18 shtator 2013

ZGJEDHJET GJERMANI “Beteja” e pro dhe anti amerikanëve Kështu pak para zgjedhjeve më 22 shtator 2013 opozita përpiqet me forcë të sfidojë kancelaren, e cila duket e paprekshme dhe që sipas sondazheve ka një pozicion të sigurtë. Dhe megjithëse politika e jashtme zakonisht luan një rol të vogël në fushata zgjedhore, ajo u ofron tani partive opozitare fushë për të sulmuar

N

ë samitin e fundit të G-20 në Shën Petersburg pothuajse të gjitha vendet kryesore evropiane nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilin ata u shprehen në favor të politikës amerikane në Siri. Në të Asadi shpallet shkaktari më i mundshëm i sulmit me gaz helmues më 21 gusht 2013 në Damask dhe kërkohet një “reagim i fortë ndërkombëtar”. Vetëm Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës dhe me peshë të rëndësishme politike, kundërshtoi në fillim dhe nuk nënshkroi deklaratën. Një ditë më vonë Berlini vendosi ndryshe dhe nënshkroi. Kështu pak para zgjedhjeve më 22 shtator 2013 opozita përpiqet me forcë të sfidojë kancelaren, e cila duket e paprekshme dhe që sipas sondazheve ka një pozicion të sigurtë. Dhe megjithëse politika e jashtme zakonisht luan një rol të vogël në fushata zgjedhore, ajo u ofron tani partive opozitare fushë për të sulmuar. “Zonja Merkel ka bërë, që vendi më i madh evropian të jetë pa drejtim dhe pa mbështetje në politikën e jashtme”, tha për shembull sekretarja e përgjithshme e PSD, Andrea Nahles, pas samitit të G-20-ës. Kjo nuk është hera e parë që politika amerikane bëhet temë debati midis partive në Gjermani. “Ky është një shteg i ngushtë, kandidatët nuk duhet të tregohen shumë bashkëpunues ndaj amerikanëve, sidomos kur është fjala për skandalin e NSA-së”, thotë Stephen Szabo i Transatlantic Academy. “Nga ana tjetër nuk duhet të duken shumë të distancuar, sepse SHBA është një nga partnerët tregtarë më të rëndësishëm të Gjermanisë. Edhe në politikën e

»

15

Ekonomia Gustav Horn nuk heziton asnjë moment. Për drejtorin e institutit për Makroekonomi dhe Studimin e Koniunkturës është e qartë, se cila do të jetë detyra kryesore e qeverisë së ardhshme gjermane. “Patjetër që ajo duhet të zgjidhë krizën në eurozonë, sepse prej saj vuan shumë edhe Gjermania. Eksportet tona në vendet e krizës kanë rënë, gjë që nuk është shumë shumë befasuese. Nëse ne duam të jetojmë mirë edhe në të ardhmen nga eksportet tona, atëherë duhet stabilizuar ekonomia në këto vende”. Gjermania duhet të përpiqet për fqinjët e saj nga interesi vetjak, argumenton Horn. Kolegu i tij Michael Hüther është edhe ai ekonomist dhe drejton institutin e Ekonomisë Gjermane, por ideologjikisht ato i ndajnë dy botë. Instituti i Hornit financohet nga një fondacion i afërt me sindikatat, për punën e Hütherit paguajnë shoqatat e punëdhënësve dhe industria. Këtë edhe mund ta dëgjosh: “Ne i kemi përjetuar katër vitet e fundit në krizën e euros. Kanë ndodhur shumë gjëra dhe piketat kryesore janë vendosur. Por tani shtrohet pyetja, se si mund të sigurohet në të ardhmen modeli i biznesit në Gjermani me thelbin e tij industrial. Synimi është që

hurave dhe pasurive. Grupet me të ardhura më të larta shënojnë fitime reale të konsiderueshme. Grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë humbje. Kjo rëndon mbi shoqërinë tonë. Grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë shtresat, që konsumojnë më shumë. Nëse ata nuk kanë para të mjaftueshme, nuk mund të presësh që konsumi të shkojë mirë”. Ekonomia nuk është shkencë ekzakte, por teori e shpërndarjes së burimeve të pakta. Këtu nuk mund të thuash se kjo është rruga më e mirë, sepse vendimet varen nga mënyra, se si e interpreton botën. Ekonomisti Horn ankohet që shumë njerëz duhet ta përballojnë jetën me pak para. Kjo është gjithsesi më mirë, se të mos kesh aspak, përgjigjet ekonomisti Hüther, i afërt me sipërmarrjet: “Shumë tregues në tregun e punës që nga viti 2005 tregojnë në një drejtim: Papunësia është përgjysmuar, numri i të punësuarve me sigurim shoqëror është rritur, sektori i pagave të ulëta është i qëndrueshëm. Leksioni, që Gjermania mund të mësojë nga përpjekjet e viteve të fundit, është se tregu i punës është leva lëvizëve. Përndryshe papunësia është rreziku më i madh për varfërinë”. Hüther kthehet përsëri te argumenti i tij kryesor: Kur sipërmarrjet janë në gjendje të mirë, të gjithë janë mirë. Horn, i afërt me sindikatat, e konsideron këtë argument thjesht propagandë: “Me të njëjtin argument janë bërë çrregullimet e dekadave të fundit dhe uljet e taksave, që na kushtojnë çdo vit 50 miliardë euro. Paratë mungojnë për modernizimin e infrastrukturës”. Të dy ekonomët janë të një mendimi, se Gjermania ka nevojë për një infrastrukturë të mirë dhe moderne, për të qenë e aftë të konkurrojë. Në rrugët e trafikut, energji, shkencë dhe arsim duhet bërë shumë më tepër. Por mendimet e tyre ndahen te financimi.

në vitin 2023 të mund të themi: Tani është shumë më mirë se para dhjetë vjetëve, gjë të cilën mund ta themi edhe sot”. Hüther kërkon që të përmirësohen kushtet për sipërmarrësit. Kolegu i tij i afërt me sindikatat Horn natyrisht që nuk është dakord. Ai nuk është as i mendimit se në dhjetë vitet e fundit gjithçka është përmirësuar: “Në dhjetë deri pesëmbëdhjetë vitet e fundit në shoqërinë tonë janë krijuar diskrepanca, për sa i përket të ard-

Ngritja e taksave, siç e planifikojnë partitë opozitare PSD dhe të Gjelbrit, do të ishte gabimi më i madh, që mund të bënte qeveria gjermane, mendon ekonomisti i afërt me industrinë Hüther. Konkluzioni: Edhe në ekonomi gjithçka varet nga mënyra se si interpretohet bota. Pjesa tjetër është çështje e qëllimeve e interesave dhe natyrisht edhe e besimit në premtimet zgjedhore. Të dielën duhet të zgjedhin qytetarët.

ciatat për marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Transatlantike (TTIP), që do të krijonte zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Szabo beson se një marrëveshje e tillë do t’i bënte të ditur edhe Kinës edhe Rusisë se perëndimi vazhdon të mbështetet në tregun e lirë, në kundërshtim me fuqitë gjithnjë e më të fuqishme nga Lindja. Si ekonomia më e madhe e Evropë Gjermania luan një rol qendror, thotë Szabo. “Këtu nuk është fjala vetëm për biznesin dhe tregtinë, por për të vendosur dhe konsoliduar vlerat dhe standartet perëndimore në mbarë botën”.

sigurisë Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme për Gjermaninë”, thotë Szabo. Skandali i përgjimit në fushatë Merkel thotë se ajo nuk ka ditur asgjë për programet e përgjimit të NSA para zbulimeve të Edward Snowdenit. Garancia e Shteteve të Bashkuara se respektojnë ligjet gjermane për mbrojtjen e privatësisë në tokën gjermane, i mjafton qeverisë federale, që e konsideron këtë temë të mbyllur. Në Uashington konflikti sirian dhe debati rreth strategjisë së duhur ka larguar ndërkohë vëmendjen nga çështjet e tjera, përfshirë këtu edhe skandalin e NSA-së. Szabo beson se kjo paqartësi në Uashington ia bën të vështirë edhe Gjermanisë që të pozicionohet. “Qeveria gjermane e ka bërë të qartë se ajo, që ka ndodhur me Libinë, nuk do të ndodhë më, se ajo do të mbështesë një veprim të çfarëdo lloji të perëndimit apo të amerikanëve.” Në mars 2011 Gjermania abstenoi, kur Këshilli i Sigurimit aprovoi ndërhyrjen ushtarake në Libi, duke u izoluar kështu nga partnerët e saj amerikanë, britanikë dhe francezë. Megjithatë në duelin televiziv si Merkel, ashtu edhe kandidati socialdemokrat Steinbrück u distancuan qartë nga ndërhyrja e trupave gjermane në Siri. Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk presin shumë nga Gjermania, për sa i përket fuqisë ushtarake, Uashingtoni respekton fuqinë ekonomike të Gjermanisë dhe do të preferonte që Berlini ta shfaqte më fort ndikimin e tij, veçanërisht përsa i përket krizës së euros. Duke pasur parasysh uljet dhe ngritjet në krizën evropiane të borxhit, në Uashington shtohen dyshimet,

nëse evropianët janë në gjendje për të përballuar kriza, thotë Szabo. Prandaj qeveria amerikane shpreson se Gjermania do t’i dalë ballë krizës dhe të mbushë vakumin e pushtetit. “Për amerikanët është shumë e rëndësishme që të dinë, nëse Gjermania është e gatshme të jetë një fuqi udhëheqëse në Evropë dhe edhe më tej. Nëse do ta kompensojë Berlini pushtetin e tij të madh ekonomik me angazhimin përkatës politik”, thotë Szabo. Një test i rëndësishëm janë nego-


16

« histori

E mërkurë 18 shtator 2013 •

Diplomacia e dollarit Niall Ferguson

A

i qe “akti më bujar i çdo populli ndaj një populli, në çdo kohë dhe kurdoherë”, deklaroi kryeadministratori i tij. Ai qe “midis përvojave më fisnike në çështjet njerëzore”, tha përfaqësuesi i tij në Europë. Ai qe “eksperimenti më i pabesueshëm dhe pompoz i të gjithë historisë së politikës tonë të jashtme”, shkruajti djaloshi Arthur Schlesinger, Jr., i cili shërbeu në stafin e tij. Të huajt qenë në një mendje. Ai qe “si një kamardare për një njeri që po mbytet”, sipas sekretarit të Jashtëm britanik, Ernest Bevin. Ai “na shpëtoi nga katastrofa”, deklaroi një menaxher i fabrikës më të madhe të prodhimit të gomave të Europës. Gjashtëdhjetë vjet pasi sekretari i Shtetit, George C. Marshall, nënvizoi nevojën për ndihmë ekonomike që të stimulohej shëndoshja europiane, në një fjalim në dhënien e diplomave të Harvard University më 5 qershor të vitit 1947, plani i emërtuar pas emrit të tij vazhdon që të kujtohet me nderim në vendet donatore dhe ato përfituese. Në kohën tonë, internacionalistët liberalë kanë bërë thirrje në mënyrë periodike për Plane Marshall të rinj. Pas kolapsit të komunizmit, disa ekonomistë theksuan se ish-Bashkimi Sovjetik ishte në nevojë për një të tillë. Më vonë, ka pasur llafe të herëpasëhershme për Plane Marshall për Afganistanin, Irakun dhe deri për Bregun Perëndimor e Gazan. Kur kritikët ankohen për shumat, ndoshta modeste të shpenzuara aktualisht nga qeveria amerikane në ndihma të huaja, ata shpesh bëjnë një kontrast jo të favorshëm me fundin e viteve ‘40. Megjithatë, disa njerëz, në kohën e konceptimit të tij dhe qysh atëhere, e kanë vënë në pikëpyetje motivacionin dhe efikasitetin e Planit. A qe vërtet kaq altruist? Dhe a e shmangu realisht një katastrofë? Më shumë histori popullore është shkruar rreth luftës sesa rreth paqes dhe shumë pak është marrë me ekonominë. Libri “The Most Noble Adventure: The Marshall Plan and the Time When America Helped Save Europe” (Free Press; $27) i Greg Behrman është i admirueshëm pse i jep jetë dhe gjallëri historisë potencialisht të thatë të programit më të madh të ndihmës të Amerikës, që dikush e lidh me historinë më të mirë ushtarake e diplomatike. Qëndrimi i Behrman të kujton atë të Margaret MacMillan në librin e saj të fundit “Paris 1919”, i cili flet për Konferencën e Paqes të Parisit pas Luftës së Parë Botërore. Ashtu si “Paris 1919”, “The Most Noble Adventure” është një rrëfim në të cilin aktorët individualë mbizotërojnë mbi kalkulimet ekonomike, por, ndërsa libri i MacMillan ka pak heroj të pastër, në mos aspak, libri i Behrman ka me bollëk. Unë numërova pesë. Është vetë George C. Marshall, vërtet një titan midis nëpunësve publikë. Si Shef i Shtabit të Ushtrisë amerikane gjatë luftës, sipas shprehjes së Churchill, ai kishte qenë “organizatori i fitores” dhe, si Sekretar Shteti, e përballoi rindërtimin e Pasluftës të Europës me të njëjtën gjakftohtësi dhe vetëdisiplinë. Është William Clayton, nënsekretari i Shtetit për Çështjet Ekonomike, një jugor që e kish pasurinë e tij në pambuk dhe reputacionin e tij politik në prokurimet e kohës së luftës. Clayton qe një tjetër kafshë e mrekullueshme pune, dobësia e vetme e të cilit ishte bashkëshortja e tij kërkuese, Sue, e cila e urrente mungesën e tij në punët shtetërore

Sa shumë rëndësi pati në të vërtetë

Plani Marshall? përdori fjalën “plan”) nuk ishte “e drejtuar kundër asnjë vendi apo doktrine”. Megjithatë, “çdo qeverie që manovron për të bllokuar rekuperimin e vendeve të tjera” do t’i refuzohet asistenca amerikane dhe çdo parti apo grup politik që kërkon të “mbajë gjallë mizerjen njerëzore” për synimet e tyre të fëlliqura politike do “të hasin kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara”. Katër gjëra janë veçanërisht evidente rreth fjalimit të Marshall, të cilin ai e lexoi (na tregon Behrman) me një zë monoton pothuajse të padëgjueshëm nga fjalimi i shtypur 7 faqësh. E para, është premisa e tij ekonomike: Europa urgjentisht kish nevojë për ndihmën amerikane në mënyrë që konsumatorët urbanë të mund të ushqeheshin pa i mbaruar rezervat valutore, por objektivi më afatgjatë duhet të ishte rivendosja e besimit, produktiv-

dhe i vuri veton e një suksesioni shumë emërimeve të larta që iu ofruan. (Për ta kurorëzuar të gjithë këtë, ajo u divorcua me të një vit pasi ai u tërhoq, vetëm për t’u martuar me njeriun e pashpresë dy muaj më vonë). Një hero i tretë është Arthur H. Vandenberg, një republikan kryesor në Senat, i cili ishte konvertuar nga izolacionizmi në internacionalizëm nga përvoja e luftës. Pa të, sugjeron Behrman, Plani Marshall mund të ishte penguar nga opozita republikane. Anëtari i katërt i kuintetit të Behrman është W. Averell Harriman, manjati arrogant i cili si sekretar i Tregtisë drejtonte Komitetin e Ndihmës së Jashtme dhe më pas u bë Përfaqësues Special i Programit të Përtëritjes Europiane në Europë. Kontributi i tij ishte që të negociionte marrëveshjet diplomatike brenda Europës, në mënyrë që ndihma të ishte e lidhur siç duhet me objektivat e tjera amerikanë. Së fundmi, ishte Paul Hoffman, shitësi i palodhshëm i automobilave dhe Presidenti i “Studebaker”, të cilin Truman e detyroi të futej në postin e administratorit të Planit Marshall. Ishte ky i fundit, më shumë se kushdo tjetër, që ua shiti Planin amerikanëve (Richard Bissell, të cilin Hoffman e mori nga MIT-i për të punuar si krye-ekonomist, vjen afër që të bëhet heroi i gjashtë, diçka si rehabilitim për një figurë tani më shumë e kujtuar si njeriu i CIA-s prapa Gjirit të Derrave). Ata që kalojnë me shpejtësi këtë skenë të ngarkuar janë disa figura të mirënjohura: Harry Truman, i cili refuzoi të quante programin “Plani Truman” jo nga modestia, por nga frika e kundërshtarëve irritues republikanë; Josif Stalin, veprimi agresiv i të cilit kundrejt Çekosllovakisë e ndihmoi shumë Vandenberg që ta mposhtte rezistencën kongresionale; Ernest Bevin, sekretari i Jashtëm britanik me mbipeshë, entuziast dhe proletar sa nuk thuhet, i cili qe tifozi më i madh i Planit dhe ditaristi dhe inteligjenti Harold Nicolson, karakterizimi snob për Shtetet e Bashkuara (“një gjigant me gjymtyrët e një studenti, emocionet e një beqareje dhe trurin e një palloi”) tani lexohet si

“dhelpra dhe rrushtë” pasperandorake. Shtetet e Bashkuara qenë një gjigant, dakord, por me pasurinë e një Harriman, altruizmin e një Marshall dhe përkushtimin e plotë të njerëzve si Clayton, Vandenberg, Hoffman dhe Bissell, qenë me siguri një kolos i mirë. Çfarë qe saktësisht Plani Marshall? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, siç tregon kërkimi i hollësishëm i Behrman, duhet të kthehemi tek fjalimi në Harvard. Më shumë se dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë, Marshall e informoi pa doreza audiencën e tij se “rehabilitimi i strukturës ekonomike të Europës” do të “kërkonte një kohë shumë më të gjatë dhe një përpjekje më të madhe nga sa ishte parashikuar”, ndarja e punës midis fshatit dhe qytetit ishte “kërcënuese me kolaps” në Europë, pasi “industritë e qyteteve nuk po prodhojnë mallra të përshtatshme për t’i shkëmbyer me fermerin ushqimprodhues”. Për pasojë, qeveritë europiane qenë të detyruara t’i importonin mallrat e domosdoshme nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur rezervat e çmuara në valutë që do të ishte më mirë t’i shpenzonin në pajisje për rindërtim. Marshall deklaroi: E vërteta është se kërkesat e Europës për tri apo katër vitet e ardhshme për ushqim dhe produkte të tjera të nevojshme të huaja - kryesisht nga Amerika janë aq shumë më të mëdha sesa aftësia e tashme e saj për të paguar, sa që ajo duhet të ketë ndihmë substanciale shtesë ose do të përballojë përkeqësim ekonomik, social dhe politik të një karakteri mjaft të rëndë. Alternativa ndaj ndërhyrjes ishte “uri, varfëri, dëshpërim dhe kaos”. Atëhere, synimi i Shteteve të Bashkuara do të jetë që të vendosë “besimin e popullit europian në të ardhmen ekonomike të vetë vendeve të tyre dhe të Europës si tërësi”. Por iu la europianëve që të vendosnin nëse ta pranonin ose jo ofertën e ndihmës amerikane dhe për çfarë qëllimesh do të donin që të përdorej ajo. “Inisiativa duhet të vijë nga Europa”, deklaroi Marshall. Kjo politikë e re (Marshall vetë nuk e

itetit dhe vetëmbajtja. E dyta, është refuzimi i unilateralizmit: qe një ftesë për europianët që të specifikonin ndihmën që kishin nevojë. E treta, është rrezja europiane e fjalimit: fitimtarë dhe të mundur tash e prapa do të shikoheshin si një njësi integrale. E katërta, është aludimi pak i mbuluar për Bashkimin Sovjetik dhe komunizmin: kushdo që i kundërvihej kësaj politike të re do të mbetej me gisht në gojë. Edhe në atë kohë, jo kushdo në Shtetet e Bashkuara qe i bindur. “Nëpërmjet kësaj po bëhemi “Uncle Sap””, deklaroi Senatori Alexander Wiley i Wisconsin. Për senatorin Homer Capehart të Indiana, Plani Marshall qe “socializëm shtetëror”. Për kongresmenin Frederick Smith të Ohio, ai qe “komunizëm i pastër”. Jo për t’u tejkaluar, senatori Joseph McCarthy i Wisconsin, më pas e quajti atë një “punë Sizifi masive dhe joshpërblyese”, që i kish kthyer Shtetet e Bashkuara në “torollakun e botës moderne”. Vetë fakti i denoncimit të McCarthy mund të merret si një argument i fuqishëm në favor të Planit dhe është tunduese, në distancë kohore, t’i shikosh kritike të tillë si izolacionistë mendjengushtë, njerëz të njëanshëm apo ksenofobë të pandreqshëm, por një numër i konsiderueshëm historianësh ekonomikë të shquar - më i njohuri, studiuesi britanik Alan Milward - e kanë vënë në pikëpyetje faktin sesa jetik qe në të vërtetë Plani Marshall për rekuperimin e Pasluftës të Europës. Sipas tij, rekuperimi kish filluar kohë përpara shfaqjes së Planit Marshall dhe rindërtimi i infrastrukturës së dëmtuar qe goxha i avancuar përpara se fondet të arrinin Europën. Gjithashtu, programi qe shumë i vogël sa të kishte një efekt domethënës ndaj kapitalit të Europës. Paketa totale e ndihmës qe ekuivalente me më pak se 3 përqind e të ardhurës kombëtare të kombinuar të vendeve përfituese dhe përfaqësonte më pak se 1/5 e investimit të përgjithshëm. Për ta matur rëndësinë e vërtetë të Planit Marshall, është vendimtare të krijosh ide të shumave të përfshira. Behrman shkruan: “Nga qershori 1947 deri në përfundimin e tij në vitin 1951, Plani Marshall dha afërsisht 13 miliard USD për të financuar rekuperimin... e Europës Perëndimore”. Kjo shumë qe më pak se gjysma e kërkesës fillestare të europianëve dhe 4 miliard


histori • E mërkurë 18 shtator 2013

USD më pak sesa propozimi fillestar i Presidentit Truman për Kongresin, por ishte patjetër goxha para. Me kursin e sotëm, Behrman llogarit se “kjo shumë shkon afërsisht në 100 miliard USD dhe si një kuotë e krahasueshme e PPK-së së Shteteve të Bashkuara do të ishte më shumë se 500 miliard USD”. Kjo është më e pakta që mund të thuhet. Në fakt, shuma totale e lëvruar nën Planin Marshall qe ekuivalenti i afërsisht 5.4 përqind të PPK-së së Shteteve të Bashkuara në vitin e fjalimit të Marshall ose 1.1 përqind e shpërndarë për të gjithë periudhën e programit, e cila teknikisht daton nga prilli 1948, kur u miratua Foreign Assistance Act, deri në qershor 1952, kur u bë pagesa e fundit. Një Plan Marshall i shpallur sot do të ishte për pasojë afërsisht në 740 miliard USD. Nëqoftëse do të kish pasur një Plan Marshall midis viteve 2003 dhe 2007, ai do të kish kushtuar 550 miliard USD. Me krahasim, ndihma e huaj aktuale nën Administratën Bush midis viteve 2001 dhe 2006 arriti një total prej 150 miliard dollarësh, një mesatare prej më pak se 0.2 përqind e PPK-së. Megjithatë, edhe këto kalkulime e minimizojnë magnitudën e Planit Marshall. Kish pasur një asistencë ekonomike amerikane përpara, nëpërmjet United Nations Relief and Rehabilitation Administration, e cila shpenzoi rreth 2.5 miliard USD dhe masa ad hoc si huaja prej 3.75 miliard USD për Britaninë që ishte negociiuar në vitin 1946. Por asnjë prej këtyre resurseve nuk i adresohej problemit themelor të “hendekut të dollarit” - faktit që një Europë e lodhur nuk mund të siguronte valutën e huaj që kish nevojë për të paguar importet e domosdoshme amerikane. Siç demonstron Behrman, Plani Marshall e zgjidhi këtë problem. Një fermer francez që kishte nevojë për një traktor amerikan do ta blinte atë me franga franceze. Economic Cooperation Administration (krahu ekzekutiv i Planit, shënimi im), do ta shikonte transaksionin në konsultim me qeverinë franceze. Nëqoftëse miratohej, traktori amerikan do të paguhej prej fondeve të Planit Marshall. Ndërkohë, frangat e fermerit francez do t’i shkonin bankës qendrore franceze, duke i mundësuar qeverisë franceze që ta shpenzonte më parë në rindërtim. Kështu, Ndihma

Marshall bënte “detyrë të dyfishtë”, duke lehtësuar presionin ndaj balancës së pagesave franceze, ndërkohë që në të njëjtën kohë dërgonte para në planin ripërtëritës të vetë qeverisë franceze. Për pasojë, kjo pati një “efekt shumëfishues”, një term i huazuar nga John Maynard Keynes. Sipas një bashkëkohësi, çdo dollar i Planit Marshall stimulonte vlerën 4 deri 6 dollarë prodhimi shtesë europian. Ky rivlerësim pozitiv i bën jehonë argumentit të avancuar në fillimet e viteve ‘90 nga Brad DeLong e Barry Eichengreen (në një artikull që mungon në bibliografinë e Behrman). Ndihma Marshall në të vërtetë qe jetike, por më shumë në termat e politikës ekonomike sesa të makroekonomisë. Ajo, duhet ta pranojmë, ndihmoi që të kapeshin ekonomitë europiane nëpërmjet një krize të bilancit të pagesave. Prapëseprapë, më e rëndësishmja, ajo ndihmoi qeveritë europiane të balanconin buxhetet dhe të reduktonin inflacionin. Plani Marshall i detyroi ato që të kalonin nga kontrollet e kohës së luftës në mekanizmat e tregut të lirë dhe luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen e Europës nga një sistem disfunksional të marrëdhënieve të punës të bazuar tek grevat dhe konflikti klasor në një sistem të bazuar në kufizimet e rrogave dhe rritja e produktivitetit. Në të gjithë këtë, Plani Marshall i ngjan “programeve të axhustimeve strukturore” që Fondi Monetar Ndërkombëtar u impononte vendeve huamarrëse në botën në zhvillim gjatë viteve Nëntëdhjetë, por në një shkallë më të gjerë dhe me marrëdhënie publike shumë më të mira. Siç e kish parashikuar Marshall, çbllokimi i impasit ushqimor ishte i dobishëm materialisht dhe psikologjikisht. Një bukëshitës hollandëz vendosi një tabelë që lexonte: “Më shumë se gjysma e bukës tuaj të përditshme bëhet me miell Marshall”. Kudo që emblema kuq-bardh-blu mund të shihej, motoja e saj do të ishte në rezonancë: “Për ripërtëritjen europiane: dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Fijet më të rëndësishme të lidhura me furnizime të tilla qenë ato që e lidhnin Europën me modelin e ri amerikan të kapitalizmit menaxherial. Megjithatë, Behrman shkon akoma më tej. Ai e shikon Planin Marshall se ka qenë instrumental ndaj procesit të integrimit ekonomik europian, duke parandjerë

Bashkimin Europian të sotëm në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik Europian dhe e pranon pretendimin se Plani Marshall shkrehu situata potencialisht revolucionare në Europën Perëndimore, si dhe ndihmoi të parandalohej një zbaticë komuniste nga Berlini Perëndimor, Italia dhe ndoshta edhe Franca të fryra. Ai nuk ka asnjë interes në argumentet dikur në modë të revizionistëve të Luftës së Ftohtë se Plani - sipas shprehjes së paharrueshme të këshilltarit ekonomik të Stalinit, Yevgeny Varga - ishte “një thikë e drejtuar Moskës”. Nëqoftëse sovjetikët zgjodhën që ta refuzonin Ndihmën Marshall për veten dhe për klientët e tyre, më keq për ta. Nocioni se Marshall dhe kolegët e tij synonin në “nënshtrimin ekonomik dhe politik të vendeve europiane ndaj kapitalit amerikan”, për të përmendur një tjetër burim sovjetik, paraqitet si i pavlerë për ndonjë konsiderim serioz. Ky është një libër i dalë në kohën e duhur, që na kujton ne për gjërat e mira që Shtetet e Bashkuara kanë arritur gjatë një periudhe kohë që mbahet mend. Jo më kot ekonomistët i quajnë pagesat e ndihmave “transferta joreciproke”. Ia vlen të kujtohet sesa i helmuar qe Washington pas vitit 1947, ndërsa gjuetia e shtrigave të Joseph McCarthy arriti kulmin e saj. Ajo nuk qe aspak një epokë e artë për konsensus bipartizan. Megjithatë, ekziston nevoja për maturi. Historianët kanë për detyrë që ta zhysin veten në dëshmitë bashkëkohore, siç ka bërë dukshëm Behrman, por gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm gjykimeve bashkëkohore në mënyrë jokritike pranuese. Një

mënyrë për ta shmangur këtë është bërja e pyetjeve kundërshtuese. “Çfarë do të kushtonte sikur të mos ndihmohej Europa?”, pyeti një kongresmen. Kjo mbetet pyetja kyçe. Sikur të mos kish pasur asnjë Plan Marshall, a do të kishin dështuar ekonomitë e Europës Perëndimore në marrjen e vetes nga kriza e Pasluftës? Do të dukej se jo (megjithëse ndoshta do të kish pasur më shumë volatilitet valute dhe më shumë greva pune). Nën Planin Marshall, financimet dhe huatë u përfituan nga 16 vende të ndryshme. Britania mori më shumë se dyfishin e shumës së dhënë Gjermanisë Perëndimore. Megjithatë, asnjë ekonomi europiane nuk u soll në mënyrë më të tmerrshme në periudhën e Pasluftës sesa ajo e Britanisë. Një diferencë vendimtare midis të dyve qe suksesi i reformës monetare gjermane e vitit 1948, e cila pa lindjen e dojçmarkës tejet të suksesshme, krahasuar me stimuluesin tranzitor të zhvlerësimit britanik të vitit 1949, e para e shumë përpjekjeve të kota për të rigjallëruar ekonominë angleze nëpërmjet eksporteve të zhvlerësuara. Nëqoftëse nuk do të kish pasur ndonjë Plan Marshall, a do të kish mbetur ekonomikisht e copëzuar Europa Perëndimore? Jo, sepse europianët nuk patën nevojë për Amerikën që të konceptonin planin e tyre për një Komunitet të Qymyrit dhe Çelikut 6-vendësh, hapi i parë vendimtar drejt integrimit ekonomik. Për krahasim, O.E.E.C. e sponsorizuar amerikane qe një rreth vicioz. Gjithashtu, ki parasysh se midis përfituesve të Ndihmës Marshall qenë një numër vendesh që edhe sot qëndrojnë jashtë Bashkimit Europian -

»

17

Islanda, Norvegjia dhe Turqia - dhe asnjë sasi presioni amerikan nuk mund t’i bindtte britanikët për të marrë pjesë në valën e parë të integrimit europian. Siç u ankua një zyrtar britanik, “Neve po na kërkohet që të bashkohemi më gjermanët, të cilët filluan dy luftëra botërore, francezët, që në vitin 1940 u shembën përballë agresionit gjerman, italianëve, të cilët ndryshuan anë, dhe Vendeve të Ulëta, për të cilat nuk dihet shumë, por që duket se u bënë një rezistencë të vogël Gjermanisë”. Nëqoftëse nuk do të kishte pasur ndonjë Plan Marshall, a do të kish gëzuar industria amerikane më pak akses në tregjet europiane? Sërish jo: shëndoshja europiane nuk u solli veçanërisht prodhuesve amerikanë, për të cilët tregjet e brendshme qenë shumë më të rëndësishëm. Në vitin 1953, Britania akoma vlerësohej për vetëm 5.2 përqind të eksporteve amerikane dhe Gjermania për vetëm 2.3 përqind të tyre. Në kompleks, eksportet përfaqësonin një pjesë modeste të PPK-së të Shteteve të Bashkuara, rreth 3 përqind bile dhe në fund të viteve Pesëdhjetë, krahasuar me afërsisht 7 përqind sot. Në mënyrë të ngjashme, gazeta komuniste franceze L’Humanité ekzagjeronte kërcënimin e “Koka - Kolonizimit” të Europës nga kapitali amerikan. Në fakt, vëllimi i investimeve të drejtpërdrejta amerikane në Europë qe relativisht modest në vitet pas vitit 1947. Së fundmi, nëqoftëse nuk do të kish pasur ndonjë Plan Marshall, a do ta kish përfshirë Stalini një pjesë apo të gjithë Europën Perëndimore nën diktatin sovjetik? Sërish jo. Frikësuesi kryesor i Stalinit nuk qenë dollarët, por fuqia e zjarrit amerikan. Në kohë kur Plani e kish kryer detyrën e tij, soft power po transformohej gjithnjë e më shumë në luftën midis superfuqive, veçanërisht pas pushtimit të sponsorizuar sovjetik koreanoverior të Koresë së Jugut. E vërtetë, disa prej fondeve të Planit Marshall u kanalizuan në Office of Policy Coordination (një eufemizëm për operacione të fshehta, shënimi im) të CIA-s, por këto shuma qenë të papërfillshme krahasuar me shumat që shpenzoheshin në metodat më të hapura të frenimit. Përfundimisht, Traktati i Atlantikut Verior pati rëndësi më shumë sesa Plani Marshall në kontrollimin e avancimit sovjetik. Atëhere, pa kurrfarë dyshimi, Europa Perëndimore mund t’ia kish hedhur pa Planin Marshall, por sigurisht që nuk mund t’ia kish hedhur pa Shtetet e Bashkuara. Në kohën që Marshall mbajti fjalimin e tij në Harvard Yard, askush nuk mund të ishte i sigurtë se gjithçka do të rezultonte për mirë në Europën Perëndimore të Pasluftës. Bile askush nuk mund të kish qenë i sigurtë se Shtetet e Bashkuara do të mbanin premtimin e Marshall. Gjithçka që njerëzit mund të kujtojnë ishte sekuenca e trishtuar e ngjarjeve që kish pasuar luftën e mëparshme botërore, kur Europa Perëndimore u masakrua nga greva të përgjithshme dhe inflacioni galopant, ndërsa Shtetet e Bashkuara kapeshin në “planin” e Woodrow Wilson për një rend të ri të bazuar në sigurinë kolektive. Plani Marshall nuk qe diferenca e vetme midis dy epokave të Pasluftës, por, për europiano-perëndimorët që luftonin për të nxjerrë muajin, ai qe manifestimi më i dukshëm i vullnetit të mirë amerikan dhe një imazh spekullar i politikës sovjetike të dënimit të Europës Lindore. Kjo, më shumë se impakti i tij makro-ekonomik, e shpjegon jetëgjatësinë e tij në imagjinatën popullore. Në një kohë kur, sipas Pew Research Center, vetëm 39 përqind e francezëve dhe 30 përqind e gjermanëve kanë një mendim pozitiv për Shtetet e Bashkuara, kjo është diçka që ia vlen të kujtohet dhe të meditohet


18

« dossier

E mërkurë 18 shtator 2013 •

Të vërtetat e luftës në Shqipëri

Traktet e Ballit: Për komunistët ka më vlerë një komunist kinez se një nacionalist shqiptar

Nga Albert KOTINI

S

hkresa nr. 1067 me titull “Tradhtia e Kuçovës” shkruan: “Më 19.9.1943, komandanti i çetës së Sulovës z. Halil Hoxha, urdhëroi të hynte me një fuqi prej 500 vetësh. Komunistët i janë lutur që të hynin së bashku, n.q.se do ta lejonte komanda e tyre... Fuqitë nacionaliste duke kuptuar dredhinë e tyre nuk e pranuan propozimin dhe marshimin mbi qytet nën komandën e Halil Hoxhës, për të ngulur flamurin e lirisë në çatinë e ndërtesës së ish-karabinierisë italiane. Mbas katër orësh arritën edhe çetat e nacional-çlirimtares me Ballin, të cilat u pranuan edhe nga fuqitë e nacionalistëve. Mbas dreke fuqitë komuniste e drodhën fjalën e dhënë dhe i parashtruan komandantit nacionalist të merrte pjesë në shtabin e tyre, që do të formohej nga 3 komunistë dhe 1 nacionalist, mbasi nuk ishin barazim. Të nesërmen duke parë këtë dredhi erdhën forca të tjera nacionaliste dhe u barazuan, por erdhën ndihmës nga forcat e Rahman Uruçit dhe përsëri filloi dredhia komuniste, duke vepruar në kundërshtim me pikat e marrëveshjes, duke bërë nj kompromis me gjermanët, të cilëve u dhanë të gjithë naftën, benzinën, gazin etj, që ndodheshin në depot e Kuçovës. Nuk mjaftuan vetëm këto veprime dredharake të komunistëve, por i shtuan edhe një turp tjetër kundër vëllezërve të tyre. Duke përfituar nga largimi i një pjese të madhe të nacionalistëve me rastin e festës së Bajramit,komunistët sipas zakonit të tyre kryen sulmin burracak e të poshtër, duke sulmuar me armë një automobil që i çonte furnizim me mish nacionalistëve në Kuçovë dhe filluan luftë kundër fuqive të ballit, të cilët ishin në numër shumë të vogël ( në një raport 60 kundër 600), e kjo u bë pikërisht natën e parë të Bajramit. Kjo zgjati 3 orë e Balli, duke qenë më pak, për t’iu shmangur vëllavrasjes, se ndoshta mund të përhapej në të gjithë Shqipërinë, u tërhoq duke lënë një të vrarë e një të plagosur. Gjykoni o shqiptarë mbi veprat e nacional-çlirimtares! Si mund të bëhen lidhje me të ashtuquajturën nacionalçlirimtare dhe në rast se do të bëjmë ndonjë marrëveshje me ta duhet të kemi mendjen në djallëzitë e në tradhtitë e tyre. Shqiptarë të ndershëm! Pretendojmë luftë kundër armikut dhe në anën tjetër i kthejmë armët kundër vëllezërve të tyre të ndershëm, për të përmbushur qëllimin e tyre ambicioz”. Nga malet e Shqipërisë së lirë Balli kombëtar 30 shtator 1943. Shkresa nr 3149 tetor 1943, me titull “Malësia e Dukagjinit në kambë për liri”: “Balli Kombëtar i bindur vazhdon të japë kushtrimin për shpëtimin e atdheut të robëruar. Këtë kushtrim pas Lurës dhe Dibrës, i ndjen dhe Dukagjini. Vendimi i dt. 25.9.1943 m në katundin e Gruemirë-Redinë të komunës së Rrjollit, përpara përfaqësuesve të organizatës sonë. Në këtë mbledhje dhanë besën e Zotit këta burra malësorë, përfaquses të 12 bajraqeve të Dukagjinit”. Kështu jepet lista me emra si p.sh 12 përfaqësues nga bajraqet e xhanit, Gincaj, Thethit, Mërtirit, Nikaj me gjithë shtëpitë e tyre (200). Nga Kiri janë 15 përfaqësues (mbi 100 shtëpi), nga Plani janë 27 përfaqësues (mbi 170 shtëpi) nga Xhani 26 përfaqësues (70 shtëpi). Nga malet e Shqipërisë së lirë tetor 1943. “Më datë 8.91943 katër ushtarë të Ballit

me në krye Sinan Mënikun, duke u kthyer nga një mision që kryen në katundin Prush të Tiranës ndeshin në një fuqi komuniste prej 600 vetësh në urdhrat e B. Ballkut. Çeta komuniste deshi të çarmatosë nacionalistët, ndërsa këta u përgjigjën “shqiptari nuk çarmatoset”, xunë pozicion dhe po mbroheshin. Në luftë e sipër u lajmërua çeta nacionaliste e Isamail Petrelës, që vjen në ndihmë dhe zuri dy robër partizanë. Kur ja çuam përpara komandantit Ismail Petrelës, dha urdhër të liroheshin e udhë të mbarë në luftime kundër armikut dhe jo kundër shqiptarëve. Prandaj o komunistë shqiptarë ejani në udhë të mbarë për të mbrojtur kombin”. 10 tetor 1943. Shkresa nr.3221, në nëntor 1943, shkruan denoncimin e Ballit Kombëtar: “Gjakpirësi i popullit shqiptar Irfan Ohri, fashist i djeshëm, hyri bashkë me gjermanët në Durrës për të bërë operacione të popullit të pafajshëm të vendit. Tradhtarë të ndyrë I.Ohri, Osman Veli etj...”. 21 nëntor 1943. Shkresa nr.1041, shkruan thirrjen e dt. 27.12.1943: “Shqiptarë! Partia Komuniste e shfaqi më në fund programin e saj satanik.. Ajo

tashmë është bërë një vegël e verbër e serbëve Dushan e Miladin... Partia Komuniste kërkon të marrë në duar pushtetin e shtetit, duke përdorur për këtë qëllim çdo mjet të poshtër, si dhe terrorin më të tmerrshëm që njeh historia. Ajo djeg shtëpi, plaçkit çdo gjë dhe vret njerëz të pafajshëm, vetëm e vetëm se nuk kanë dëgjuar të shtohen në radhët e saj. Ajo duke predikuar “demokracinë popullores si regjimin më ideal për Shqipërinë, gaboi një numër nacionalistësh, të cilët ranë në grackën e madhe të vet quajtur Këshilla nacional-çlirimtarë, që është një gënjeshtër dhe mashtrim. Organizata jonë është thjeshtësisht shqiptare dhe punën e lufton vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit të saj. Këtë gjë e vërtetoi programi i saj i qartë, i shfaqur botërisht me anën e Dekalogut “Atdheu mbi të gjitha” dhe “Shqipëria vetëm e shqiptarëve”, si parimet themelore të ballit Kombëtar. Partia Komuniste kënaqet nga gjaku dhe mjerimi. Përkundrazi organizata jonë ndjen dhimbje dhe kursen pikën e fundit të shqiptarëve. E para është terroriste, anarkiste dhe antikombëtare, vepron për të huajt dhe udhëhiqet nga të huajt. Përkundrazi e dyta është kombëtare dhe punon vetëm për të mirën e vendit dhe të popullit. Xhelati Mehmet Shehu me shokët e tij zënë robër ballistët dhe i vrasin. Vrasja e 70 lushnjarëve robër nacionalistë të ngjeth mishtë. Përkundrazi çetat e Ballit Kombëtar zënë robër komunistë dhe i lëshojnë, sepse janë shqiptarë të gabuar ose të rekrutuar me zor prej krerëve terroristë. Partia Komuniste është shkaktare e vëllavrasjes. Ajo e kishte në program këtë gjë dhe e vuri në zbatim me tërë egërsinë. Komunistët shqiptarë duan të vendosin me çdo kusht një regjim diktatorial në këtë vënd. Mjerë Shqipëria dhe populli në qoftë se Mehmet Shehu, xhelati më i madh që ka nxjerrë raca shqiptare bashkë me shokët e tij Bedri Spahiu, Shemsi Totozani, Qemal Karagjozi, Hysni Kapo etj., ia mbërrijnë qëllimit. Ata qysh tash, pa marrë fuqinë në dorë, kanë bërë tmerrin dhe po djegin e vrasin pa mëshirë. Po nesër, në qoftë se Zoti mos e dhëntë në fuqi. Çdo të

bëjnë? Shkretëtirë dhe kasaphanë. Përkundrazi, organizata jonë do të përpiqet që në Shqipëri të vendoset një demokraci me baza shoqërore moderne,ku çdo nënshtetas të gjejë lirinë e fjalës dhe të mendimit, mirëqenien dhe lumturinë. Natyrisht vendosja e këtij regjimi do të bëhet me vullnetin e plotë të popullit, pa qenë i imponuar aspak. Neve respektojmë çdo ideologji dhe tendencë politike. Vetëm sot për sot kërkojmë që çdo shqiptar të jetë i bashkuar në hijen e flamurit kombëtar dhe të gjithë tok të veprojmë për lirinë e Shqipërisë. Neve nuk duam të lozim lojën imorale të kuqalashëve anarkistë që i përdorin fjalët “liri e popullit” vetëm për tallje mashtrim. Neve respektojmë edhe P. Komuniste, e cila në një regjim demokratik të ketë të gjitha të drejtat e të veprojë si një parti politike, ashtu si do të ketë një të drejtë të tillë edhe P.K. Italiane në Itali, e cila është bashkuar me të gjitha partitë e tjera dhe vepron bashkërisht për lirinë e Italisë. Që neve e respektojmë P. Komuniste, provohet nga fakti që në gjirin e organizatës sonë ka edhe komunistë, të cilët duke ruajtur ndjenjat e veta, bashkëpunojnë edhe sot për një qëllim të përbashkët për lirinë e Shqipërisë. Komunistë ka edhe gjetkë si në Itali, Francë, Holandë, Belgjikë etj, por këta nuk djegin dhe vrasin vëllezërit e tyre, siç bëjnë kuqalashët tanë. Ata janë të bashkuar me të gjithë partitë dhe veprojnë së toku për lirinë dhe të mirën e vendeve të tyre. Veprojnë kështu se më parë janë italianë, francezë, belgjianë, holandezë. Megjithëse kuqalashët tanë janë pseudokomunistë ne u japim dorën e bashkëpunimit për të hyrë në rrugë të drejtë për Shqipërinë. Mbledhja e Mukjes vuri bazat e një bashkëpunimi, i cili u prit me gëzim nga i gjithë populli shqiptar. Mirëpo, kur ishte tharë edhe nënshkrimi i delegatëve, P. Komuniste, ose Këshilli nacional-çlirimtar, refuzoi pranimin e këtij bashkimi. Natyrisht kjo ndodhi, sepse ky bashkim që ishte për të mirën e Shqipërisë,nuk u pranua nga serbët Dushan dhe Miladini, kryetarë efektivë të kuqalashëve terroristë, që veprojnë për shkatërrimin e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që pseudo-komunistët na kanë gënjyer. Ata as kanë dashur dhe as e duan bashkimin. Bëjnë çmos deri sa të jenë në shërbim të serbëve, sa të arrijnë të kenë në duart e tyre pushtetin. Për anarkistët komunistë, kush nuk është me ta është armik dhe vritet pa mëshirë. Për xhelatët e sipërm ka më tepër vlerë një anarkist kinez se sa një shqiptar i mirë, i urtë dhe i ndershëm, po s’është me ta! Organizata e B. Kombëtar bazohet mbi patriotizmin dheun humanizmin, kurse


dossier • E mërkurë 18 shtator 2013

kuqalashët anarkistë bazohen mbi antikombëtarizmin dhe kriminalitetin. Nuk flasim ne, po flasin faktet. Balli Kombëtar nuk ka bërë as djegie e as vrasje. Nuk ka bërë jo se nuk mund, po sepse nuk do. Nuk do se është shqiptare dhe e di mirë se çdo djegie e çdo vrasje rëndon në dëm të interesit kombëtar. Shqiptar! Kush qesh sot, duhet të dijë se do të qajë nesër. Janë mbi 10 trakte të Xhelal Staraveckës, të cilat tregojnë me fakte se si digjen katundet me gjakftohtësi nga komunistët. P.sh.: “Hajde, hajde moj Toskëri, ç’mall paske ti? Edhe ti moj Dishnicë, Çerje e Dangëlli, që valon topi e batareja. Zhdukin njerëz nga rrufeja e të rrorit pa mëshirë. Hajde, hajde moj Shqipëri, ç’mëmë paske ti, fërkojnë duart e serbianët pse ti bëhesh gur e hi”. Duke lajmëruar se shkaktarë të vëllavrasjes nuk janë ballistët, as frikacakë dhe as gënjeshtarë. Balli Kombëtar 27.12.1943. Më 12 shtator 1943, B. Kombëtar u trondit, kur në një trakt të partisë së kuqe, çetat e saj quheshin tradhtare. Tronditja ka qenë e fortë se ky trakt është botuar mbas marrëveshjes së Mukjes. P. Komuniste shkruan se “ka ardhur koha të ndajmë lakrat dhe të shpallim luftë pa mëshirë nacionalizmit shqiptar. Duket se teoria e revolucionit permanent qenka asimiluar krejt nga komunistët tanë militantë”. Në Mukje u mblodhën 12 delegatë të partisë nacionalçlirimtare. Më dt. 1dhe 2 gusht 1943, pas shumë bisedimesh erdhëm në një marrëveshje midis së cilës formohet një komitet i përbashkët me emrin “Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë”, i cili ka për qëllim: • Luftë të menjëhershme kundër armikut dhe okupatorit. • Luftë për një Shqipëri indipendente dhe etnike. • Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë hije në formimin e një qeverie provizore. • Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit. • Komiteti midis atributeve të tjera, ka edhe atë të proklamimit të indipendencës. • Pikën e parë me të cilën do të merret komiteti definitive, është çështja e proklamimit të indipendencës. • Komiteti definitive do të caktohet brenda datës 6 gusht. Deri në caktimin e komitetit definitive detyrat e tij do të ushtrohen prej një komiteti provizor të përbërë prej 12 vetësh nga secila anë. Pa humbur kohë me të nesërmen u emëruan tiparet e këtij komiteti provizor dhe po në atë

ditë ky komitet, bën, mbledhjen e parë dhe në një trakt të përbashkët, lajmëron popullin shqiptar për marrëveshjen e shenjtë. Mbas aksionit në Qafë Shtamë majori Abaz Kupi na u drejtua si neve dhe nacional-çlirimtares me një letër me të cilën na jepte të gjitha informatat e luftës. Në marrëveshje të plotë të të dyja anëve u nxor një trakt në emër të komitetit për shpëtimin e Shqipërisë me moto “Ja vdekje, ja liri”. Trakti ka qenë hartuar si na lajmëronte vetë majori. Dredhia e parë u duk me këtë rast, sepse sipas fjalës dhe aksioni do të ishte i përbashkët. Mirëpo nacional-çlirimtarët botuan një trakt të tyre që qe hartuar ndryshe nga sa lajmëron vetë major Abaz Kupi. Më 7 gusht nacional-çlirimtarët me anë të një letër ishin të mendimit që afati për formimin e Komitetit Definitiv të shtyhej edhe 6 ditë të tjera. B. Kombëtar e pranoi me sinqeritet këtë afat duke u thënë se personat

e B. Kombëtar, që do të merrnin pjesë në atë komitet definitiv, qenë caktuar dhe se po niseshin për një vend të sigurt të Shqipërisë së Mesme, në të cilën do të porositnin shokët e partisë nacional-çlirimtare. Mbasi kaloi afati më 15 gusht u lajmërua përsëri qendra e asaj partie me anën e komitetit të Tiranës, se njerëzit tanë po presin dhe janë gati të fillojnë punën. Lajmërimi ynë dhe të tjerat më vonë ngelën pa përgjigje. Nga fillimi i muajit shtator merren vesh më në fund se në Orenj të Çermenikës partia nacionalçlirimtare bëri një festë të madhe me daulle dhe

me saze dhe në këtë festë B.Kombëtar ka qenë në qendër të talljeve, të sharjeve ndyrologjike, të vjershave satirike etj, që populli i ka dëgjuar vetë. Mbas këtij ahengu filluan të qarkullojnë fjalët, nacional-çlirimtarja prishi marrëveshjen e Mukjes. Ju drejtuam herë pas here zyrtarisht të na jepej ndonjë përgjigje mbi këtë pikë. Jo vetëm që partia nacional-çlirimtare, por nga goja e anëtarëve të saj, dëgjojmë poshtë e lart se lidhja u prish për këto arsye kryesore: Balli Kombëtar nuk bëri aksione të njëhershme; marrëveshja nuk u bë nga poshtë-lartë, por nga lartë poshtë; qendra e përgjithshme e partisë nuk e aprovoi lidhjen. Por Balli Kombëtar ka bërë aksione në çdo kohë edhe para marrëveshjes së Mukjes. Çështja e një marrëveshjeje më drejtim lartëposhtë nuk ka të bëjë me Ballin, pasi delegatët ishin si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Mos aprovimi i mbledhjes ishte normal për pasi këta nuk mund të aprovonin një lidhje që merrte përsipër një Shqipëri etnike, si një fjalë jashtë kuadrit politik të nacional-çlirimtarëve. Ja disa nga tezat e nacional-çlirimtarëve për Kosovën në këtë mbledhje: “Është megalomani të pretendojmë Kosovën; nuk mund ta kërkojmë Kosovën se kemi në kundërshtim kartën e Atlantikut, në të cilën nuk përmendet fjala etnike: po të kërkojmë Kosovën bëhemi edhe ne si Mustafa Kruja, sepse edhe ai e kërkon Kosovën”. Dosja 7 (faqe 1-4) B. Kombëtar përmban: “Shkodër erdhi dita jote- Shkodër pionierja e nacionalizmit shqiptar, mos shkoni pas një grupi aventurierësh, fitimet e deritanishme të tyret, janë shkaktuar nga mungesa e organizimit jot ë mirë të nacionalistëve dhe nga propagandat e bukura që ata kanë. S’keni të bëni as me rusë as me anglezë dhe as me Amerikën. Keni të bëni me çeta kriminelësh, me idealistë të çmendur, me djem të papjekur. Më mirë bë varr se sa me faqe të zezë. Shkodër erdhi dita jote bashkohu dhe zbardhja faqen Shqipërisë”. Shkresa nr.1037 shkruan: “Besa e dhënë në Lurë për bashkimin kombëtar me frymë nacionaliste për shpëtimin e mëmëdheut tonë të dashur, për një Shqipëri të bukur etnike dhe me të vërtetë të lumtur. Malësorët dhe krerët e Dibrës, Matit, Krujës, Lurës dhe Lumës dhanë besën shqiptare, si në Prizren me zërin e thirrjes së Abdyl Frashërit. Malësorët tanë krenarë vendosën itifakun me qëllim shmangien e çdo konflikti midis personave duke rregulluar çdo grindje e të drejtash për të pushuar gjakun dhe të sigurojnë qetësinë nga keqbërësit. Komanda e përbashkët ushtarake përbëhet nga 61 krerë bajraqesh, nga të cilët: Fiqiri Dine (Maqellarë); Muharrem Bajraktari (Ujnish); Cen Elezi (Sllovë); Abaz Kupi (Krujë); Hysni Dema (Homesh); Myftar Kaloshi (Kandër); Ali Maliqi (Kërqishtë); Aqif Lleshi (Zogaj); Suk Kurti (Gollobordë) etj...”. Shkresa nr 1054, shtator 1943 shkruan për Lidhjen e Dibrës dhe Komitetin e Dibrës: “Mbas mbledhjes së Lurës, B. Kombëtar u kurorëzua në mbledhjen e Dibrës ku përfaqësuesit e Kosovës së Jgut; Tetovë, Gostivar, Strugë e Kërçovë u mblodhën nën kryesinë e B. Kombëtar për të vendosur bashkë me vëllezërit dibranë të Shqipërisë së vjetër fatin e atdheut. Në këtë kuvend madhështor në të cilin morën pjesë më se 40 krerë të maleve, përfaqësues të popullit, u formua komiteti dibran, forcë e konsiderueshme e Shqipërisë së re. Anëtarët e këtij komiteti deklaruan solemnisht se, “nacionalizmi shqiptar ka për detyrë të shenjtë të shpëtojë atdheun, detyra dhe objektivi jonë kryesor është Shqipëria e lirë dhe etnike”. Në bashkëpunim të ngushtë B. Kombëtar me komitetin dibran me z. Fiqiri Dine në krye, krijuan komitetin qarkor të prefekturës së Dibrës dhe çeta të B. Kombëtar...; të koordinojnë forcat kombëtare në mes Kosovës dhe Dibrës për luftë të vendosur kundër çdo lloj armiku që do të kërkojë të dëmtojë integritetin tokësor shqiptar. Ne të B. Kombëtar i themi popullit shqiptar sot, se organizimi i mbrojtjes së kufijve të Kosovës, koordinimi i të gjitha forcave dibrane nën një

»

19

komitet politik dhe ushtarak dhe kuvendi i bashkimit të malësorëve në Lurë, janë ngjarjet më me rëndësi historike për Shqipërinë tonë”. Populli shqiptar lë të vërë re, le të mendojë intelektualizma shqiptare, le të gjykojë dhe të gjithë së bashku si vëllezër që jemi, besa-besë të ecim drejt revolucionit kombëtar,. Për lirinë tonë kombëtare, për një Shqipëri etnike, të lirë, të pavarur dhe demokratike”. Balli Kombëtar. Shkresa nr. 1069 mbi “Malësinë e Dukagjinit në këmbë për liri”, përmbi 81 përfaqësues të 12 bajraqeve me program të plotë. Në traktin “Demasiin i squet” në nëtor 1943, shkruhet: “Në fillim partia komuniste mundohej të diskreditonte B. Kombëtar duke propaganduar në popull se kjo organizatë ishte e bejlerëve, e se në të bënin pjesë emra të përveçëm. Më vonë u fol se bashkëpunon me gjermanët. Por, ndërsa Italia kapitullonte pa kushte, këmishëzinjtë me gjeneral Azi gjetën strehët te komunistët, të cilët i përdorin kundër shqiptarëve. Kështu në Vlorë më 8 tetor 1943, djaloshi nacionalist Aziz Sharra, nip i Cen Sharrës, anëtar i Ballit. Në datën 10 tetor, ushtria gjermane bën një optacion në Vlorë duke rreshtuar 104 vetë që i internon, nuk dihet se ku. P. Komuniste akuzon Ballin si bashkëpunues i gjermanëve në këto veprime. E vërteta është se gjermanët jo vetëm nuk bënë asnjë dallim, por dënim më të madh në këtë mes e pati vetë Balli, ku mesatarisht dhe përveç 3-4 komunistëve, të tjerët ishin të Ballit dhe asnjanës. Në qoftë se Jakup Deliallisi vret njerëzit që i rrëmbejnë dhentë, të cilët ishin komunistë (sipas logjikës komuniste), duhet me qenë medoemos të Ballit. Tani nxjerrin të famshmin Irfan Ohri. Ky agjent i SIM-it dhe tani i gestapos, sipas komunistëve është i Ballit. Në qoftë se Alush Lushanaku me njerëz të tjerë të Shefqet Vërlacit, u bien komunistëve sipas parimit komunist, këta duhet të jenë të Ballit”. Thirrje popullit të Beratit: “Gjer më 1941,kur del në skenë P. Komuniste, e cila u formua nga shkrirja e tre grupeve të ndryshme komuniste dhe u organizua nga të dy aleatët e P.K.Jugosllave, anëtarë të Komitetit qëndror të Metohisë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Qysh atëherë P.K filloi aktivitetin agjitativ e luftarak jo më tepër për çështjen kombëtare, se sa për të hequr bazën e luftës, nëpërmjet partizanëve jugosllavë. Partia Komuniste ra në garën më të madhe politike. Në vend të bënte një luftë për çlirimin kombëtar, sipas programit minimal të partive komuniste, ajo u hodh drejtpërdrejtë në luftë klasash, duke lënë pas dore nacionalistët atdhedashës. Ajo krijoi vetë divergjencat me nacionalistët shqiptarë. Fakti më i mirë është Këshilli Nacional-Çlirimtar, pjellë satanike e P. Komuniste, i paraqitur si përmbledhës i të gjitha rrymave politike... mbasi veprimet e tyre janë thjesht komuniste. Ku qëndron, pra, solidariteti komunist për Luftën Nacional-Çlirimtare? Shumë prej aleatëve të partisë, sidomos grupi i të rinjve, kërkonin të mos disponoheshin nga P. K. Jugosllave, u dëbuan nga gjiri i saj prej Miladinit e Dushanit, duke diskutuar me parullat më të poshtra se A. Lulja, S. Premtja, Pal Terova. Më vonë del në skenë edhe organizata e Ballit Kombëtar me Dekalogun e saj, ushtrinë kombëtare. Me hyrjen në Berat, përse vratë të pafajshmit Kadri Qajajazi, Riza Nishica dhe Skënder Toska. Na dhatë një këshill nacional-çlirimtar me Kostaq Stefën dhe Vasil Qirjakon, që kanë qenë fashistët më tipikë. Na vutë në krye të çetave njerëz si Izet Agacin, Selfo Kahremanin dhe Selman Probatin (Vendreshën), që kanë qenë vegla qorr të kriminelit Isa Toska. Ja! Këto i dhanë popullit, i cili ua ka frikën, por nuk ju simpatizon. Durimi arriti pikën kulmorë. Nuk mund të rrinim më me duar kryq. “Heshtja e një të dituri bën më tepër sesa marrëzia e një të çmenduri”, - thotë Sokrati. Kështu që vendosëm dhe vepruam: si një grup komunist ne do të bashkëpunojmë dhe jo të shkrihemi me Ballin Kombëtar”. Për grupin komunist shqiptar të degës së Beratit Namik Meshqemeja, Resul Tozhari, Fatbardh Guri, Han Karkanjozi. Tetor 1943. Shkresa nr 3327, dhjetor 1943, drejtuar popullit të Korçës: “Luftë pushtuesve, shpëtimi i atdheut! Lufta vëllavrasëse duhet ndërprerë, e nxisin sllavët. Mbi të gjitha për flamurin kuq e zi, Shqipëria Etnike, liri dhe pavarësi, demokraci. Rroftë Shqipëria. Qazim Prodani, Jani Dilo”. Shkresa 3215 nëntor 1943, me titull “Komandanti i një çetë komuniste” bëhet me fakte për terrorin që ka bërë Mehmet Shehu”. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E mërkurë 18 shtator 2013 •

VISAR VISHKA NË NJË RRËFIM PËR JETËN E TIJ ARTISTIKE DHE FAMILJEN. VËSHTIRËSITË E TË QËNIT ARTIST SHQIPTAR NË NJË VEND SI MAQEDONIA, ROLI I BELMONDOS, VLERËSIMI SI AKTOR DHE PROJEKTET

“Situatat në rolin e Belmondos, lojëra përpara jetës sime reale” Blerina GOCE

emocione të papërshkrueshme. U rrënqetha dhe mezi u mbajta në këmbë. Greta më përqafoi fort me fjalët: “Ti je gjëja më e mirë që kam parë në ekranin e madh njëzet vitet e fundit! E di që e kam të ndaluar të bisedoj me ty se jam e jurisë”,- më tha duke bërtitur- “Por s’kam gajle fare!”. Michele Cote u përlot përsëri kur më pa. U kthyen emocionet e ca skenave dhe Greta më thotë: “E ke bërë këtë burrë të qajë, jo veç neve grave!”. Biseda zgjati gjatë tërë koktejlit. Më thanë që çmimi kryesor është i imi, por mos të zhgënjehem nëse nuk e marr, sepse janë politika të ndryshme. Unë u thashë që ky moment ishte çmimi më i madh për mua. Dhe në fund pasi u ndanë çmimet, Greta kishte ikur ndërsa Michele tërë natën më kërkonte ndjesë duke qerasur, sepse politika kishte qenë, një film- një çmim. Kështu

muzikal dhe pa vetëdije e kap aksentin dhe melodinë e një gjuhe. Ashtu sikur xhiroja “Gruaja pa Flatra” në Shkodër, vetëm dy ditë, e kur u ktheva në Shkup familja më tallte sepse flisja shkodrançe. Mu deshën ca ditë të kthehem ku jam. -Një linjë e rëndësishme në film është ajo e marrëdhënies midis brezave. Belmondo rrëfen pikërisht një histori të tillë. Si është në fakt marrëdhënia e Visarit, jashtë filmit, me brezat e tjerë në familjen e tij? Mund të rrëfeni diçka për familjen tuaj, për të shkuarën tuaj, të sotmen dhe të ardhmen? Si dhe sa kanë ndikuar prindërit në atë që jeni sot dhe si e vendosni veten sot në rolin e një babai të ri në raport me djalin tuaj? Tradita familjare te ne shqiptarët është shumë e fortë. Jam tepër i gëzuar që edhe unë jam rritur në atë frymë. Jo me veset e këqija të kësaj ideje, por me traditat e mirëfillta. Për sa i përket historisë së familjes time, me siguri një ditë do ta shihni në film. Është një histori për në Hollivud. Sa për djalin, kur xhirova filmin, nuk isha prind, por ndjenjat ishin aty. E dëshiroja sa më shpejt një fëmijë dhe Zoti na fali një engjëll. -Belmondos i duhet të zgjedhë disa herë mes lumturisë personale, biznesit dhe familjes. Sa të vështira i sheh këto zgjedhje Visari në jetën reale? Të është dashur të përballesh me të tilla dilema në jetën tënde? Gjithmonë. Si artist është e pamundur pa mbështetjen e shtetit, sidomos tek ne kur të gjitha institucionet kulturore financohen nga shteti. Me këtë gjithmonë je i varur nga raportet personale me ndonjë që vendos, me partinë e tij apo me familjen e tij. Këto kanë qenë dilemat e mija. Ia vlen të dorëzo-

që më në fund ngelëm vetëm me një çmim, atë për skenarin. Por ne ishim shumë të lumtur vetëm me faktin që hymë në festival! -Filmi është xhiruar në gjuhën rome dhe krahas saj fliten edhe gjuhë të tjera. Përbënte vështirësi të madhe për ju diçka e tillë? Jam rritur në familje shqiptare, ku gjysma flasin turqisht, në Maqedoni si pjesë e Jugosllavisë. Unë që në fillim i flisja tre – katër gjuhë. Fakti është se sa më shumë gjuhë flet, aq më lehtë e ke të mësosh gjuhë të tjera dhe në të ardhmen. Sa për aksentin, kam vesh

hem si të gjithë dhe t’u përulem partizanëve partiakë që s’kanë krijuar gjë në jetën e tyre, por kanë arritur në ato poste duke ngjitur postera e thyer kuti e tani shfryhen me përuljen e njerëzve që me punën e djersën e vet kanë arritur aty ku janë?! Kam pasur periudha shumë të vështira. Në ato moment, më së shumti ke djallin pranë koke me ofertë të parezistueshme. Para, karrierë, të gjitha. S’do shumë, vetëm nënshkrimin. Përuljen. Përkatësinë. Shuarjen tënde. Këto kanë qenë dilemat, që s’kanë qenë edhe dilema të mëdha për mua. Sa i përket biznesit, njeriu ka

M

und të themi se interpretimi prej tij i Belmondos në filmin “Shanghai Gypsy”, ishte i parathënë. Ai madje as nuk ndoqi rrugën e zakonshme të audicionit, që përgjithësisht i çon aktorët tek rolet e tyre. Por Belmondo, duket se ishte “prerë” fiks për Visar Vishkën dhe regjisori e krijuesit e filmit nuk e bënë “fjalën dysh” pas takimit rastësor me aktorin shqiptar. Dhe ajo çfarë Vishka solli i përmbushi të gjitha pritjet. Diçka të tillë e tregoi edhe vlerësimi i tij i fundit, pak kohë më parë në Fest Film Kosova, “Hyjnesha në fron”, ku Vishka u shpall si aktori më i mirë. Pak ditë pas çmimit, aktori rrëfen në këtë intervistë për marrëdhëniet e tij me rolin dhe personazhin, lidhjen e tij me aktrimin dhe familjen, si dhe të tjera projekte... -Sapo u shpërblyet me çmimin e aktorit më të mirë në Fest Film Kosova. Ç’domethënie ka për ju ky çmim? Është çmimi i parë që kam marrë si aktor. Deri tani kam çmime nga matematika, vrapimi por është hera e parë në karrierën time 18-vjeçare, kur pas pjesëmarrjes mbi njëqind festivale teatrore dhe të filmit, marr çmim si aktor. Për mua në fakt, gjithmonë çmimi kryesor është kur shoh se puna ime lë mbresa te publiku. Qysh në fillim të punës time si aktor e kuptova se si ndahen çmimet shpesh këtu te ne, po edhe më gjerë. Ky çmim ka një vlerë për mua, sepse me të vërtetë ndjehem tepër i lumtur me punën që kemi bërë në këtë film. Ajo që e bën edhe më të madh çmimin, është ajo se me çfarë filmash e aktorësh kemi qenë në konkurrencë dhe kush janë ata që kanë vlerësuar, respektivisht kush ka qenë në juri. Por edhe fakti, se ky festival është jashtë kufirit ku unë jetoj e punoj. Prapë më në fund, çmimi më i madh është kur thyen edhe burrat më të fortë, e me lot në sy të vijnë e të urojnë. -Në “Shanghai Gypsy” ju interpretoni rolin e Belmondos, një rom që vendosë të themelojë fshatin e vet me romë. Sa e gjetët veten nën lëkurën e këtij personazhi? Si ishte qasja juaj e parë me Belmondon dhe filmin? Mund të rrëfeni udhën që keni bërë për të mbërritur deri në “veshjen” përfundimtare të personazhit? Skenarin e kam lexuar duke lotuar e duke qeshur me zë në dhomën e hotelit në Vjenë. Prej atij momenti isha gati të pranoj çfarëdo roli në këtë film, lëre më rolin kryesor. Njëlloj si romët, edhe unë jam rritur në një shtet si qytetar i rendit të dytë. Situata edhe sot është njëlloj, pa marrë parasysh luftën që fituam. Ende kam statusin si qytetar i rendit të dytë në Maqedoni. Belmondo mu duk si vetja ime, që gjithmonë më është dashur të jem dyfish më i mirë në ndonjë punë, vetëm e vetëm që të kem shansin të jem pak më i barabartë me ndonjë që qysh në lindje i ka pasur gjërat më lehtë në jetë, apo ka pasur përparësi gjithkund. Kjo ka bërë që të jem i gjithanshëm, vigjilent. Frikën ma

hoqën që në fëmijëri kur policia vraponte pas nesh të na rrihte e më vonë gjuanin pas meje edhe me armë të kalibrit të madh… Të huajve iu duket e çuditshme se sa “me pjekuri” i kam kapur disa situata, por nuk e dinë se ato situata në film janë si lojëra fëmijësh, në krahasim me atë se çka kam përjetuar në jetën reale. Dhe kjo nuk është aspak diçka për tu mburrur. -“Shanghai Gypsy” ka pasur shfaqje edhe në festivale të rëndësishme botërorë, si psh në Montreal. Mund të rrëfeni për shfaqje të tjera të tij dhe si është pritur nga publiku filmi dhe veçanërisht interpretimi i Belmondos prej jush? Në Montreal ishte sukses i madh me vetë atë që hymë në konkurrencë. Nuk kishte më të kënaqur nga ne të ekipit që ishim atje, ndërsa i gjithë festivali filloi të fliste për ne. Vishnja në kupë ishte kur në një koktejl të nesërmen pas filmit, kryetarja e jurisë, aktorja hollivudiane Greta Scaçhi, kur më pa duke hyrë në tarracë, me zë të lartë filloi të bërtiste “Ja ku është Belmondoja! Michele, Michele shiko kush është këtu!” Michele Cote ishte i dyti i jurisë, aktori më i madh në Kanada. Ishin

“Jam rritur në familje shqiptare, ku gjysma flasin turqisht, në Maqedoni si pjesë e Jugosllavisë. Unë që në fillim i flisja tre – katër gjuhë. Fakti është se sa më shumë gjuhë flet, aq më lehtë e ke të mësosh gjuhë të tjera dhe në të ardhmen” mundësi për gjithçka në jetë, përderisa nuk ndeshet me parimet e tij jetësore. -Mund të rrëfeni diçka për fillimet tuaja në fushën e aktrimit? Si ndodhi që u bëtë pjesë e botës së kinemasë dhe teatrit? Cilët janë ata persona që ju kanë ndihmuar apo përkrahur më shumë në këtë drejtim? Publiku. Në momentet më të vështira, të vjen një grua në treg dhe të përmend shfaqje që ka parë para dhjetë viteve dhe duke rrëfyer përjeton të njëjtat emocione si herën që ajo të ka parë. Apo një vajzë e re e stërbukur që nxjerr nga kuleta autografin që i kam dhënë kur ka qenë fëmijë pas rolit të Hamletit. Këta momente më kanë mbajtur të qëndroj besnik parimeve të mija në momentet më të vështira. Aty ku shfaqej djalli, zoti nuk rrinte pa u shfaqur. Vetëm duhet të dimë t’i lexojmë shenjat, nëse jemi idiotë e nuk i ndiejmë. -Së fundi, ju po punoni për një film dokumentar mbi albanologun e njohur Franz Nopsca. Si lindi ky dokumentar dhe çfarë mund të zbuloni nga puna e deritanishme? Është një histori njerëzore, për Nopcsen dhe Bajazid Elmaz Doda, histori e mrekullueshme, të cilën e gjeta rastësisht duke kërkuar fotografi të vjetra të Gostivarit tim në internet. Ishte ëeb faqja e Dr. Robert Elsie-t. Sapo lexova shkurtimisht, e dija që kjo është histori që doemos duhet të rrëfehet. Duke biseduar me producentë të huaj, ndërsa xhiroja e punoja të gjithë ishin të mahnitur nga historia dhe më thanë që sa të jem gati me skenarin, do të bashkangjiten. Duke mos pasur paratë e mia që të hulumtoj jetën e tyre më thellë, kërkova fonde për dokumentar në fondin e filmit të Maqedonisë. Deri tani kam zbuluar shumë gjëra, më e rëndësishmja, ua gjeta varret ku prehen, të cilët ishin të humbur. Deri në Nëntor do jetë gati, tamam për 100-vjetorin e kongresit të Triestes. -Mund të rrëfeni diçka për projekte të tjera tuajat në fushën e filmit dhe jo vetëm? Nuk mund të flas për gjëra për të cilat jam ende në biseda, por për një gjë jam i sigurt, që së shpejti do të xhirojmë një film të shkurtër me Erenik Beqirin, një çun fantastik me skenare të tillë që i lexoj vetëm nga skenaristë hollivudianë. -Cili është ai film apo ajo “pikë” (në anën profesionale) ku dëshironi apo pretendoni të arrini në të ardhmen? Të xhiroj film në zero gravitet. Është ëndërr fëmijërore të ngjitem sipër, e pse jo me punë, ashtu si e kam parë një pjesë të botës, me punë. -Çfarë cilësish duhet të ketë sipas jush një aktor për të qenë i mirë? Njeri i mirë. Nuk mund të jesh artist i mirë, e lëre më aktor i mirë po të mos jesh njeri i mirë. -Cila është cilësia (e meta) më e madhe që i njihni vetes? Le të ngelet sekret dhe privilegj për më të afërmit.


• E mërkurë 18 shtator 2013

Gjekë Gjonlekaj

R

evista e njohur amerikane “Discover” edicionin e fundit ia kushtoi Albert Einsteinit. Titulli i këtij shënimi të jashtëzakonshëm është “Universi i Einsteinit” dhe vazhdon: “Gjeniali më i famshëm i shekullit XX, flet për Zotin, për Hitlerin, për Bombën Atomike, por edhe për shumë çështje të tjera, ku bëjnë pjesë më shumë se 50 letra të njohura e kontraverse, dhe disa fjalime e citime. Einsteini thotë: “Përjetimi më i bukur është misterioziteti, është ndjenja më e rëndësishme e djepit të artit dhe shkencës së vërtetë”. Në këtë edicion special 90 faqesh të revistës “Discover” janë botuar shtatë kapituj të ndryshëm për jetën dhe veprimtarinë e Albert Einsteinit. Dritarja e teorive të Einstenit dhe pikëpamjet e tij për jetën është hyrja e këtij edicioni përgatitur nga editori Becky Lang. “Politika dhe lufta” : “Njeriu duhet ndarë kohën mes politikës dhe ekuacioneve. Ekuacionet janë shumë të rëndësishme për mua. Politika është sot për sot. Ekuacionet janë përgjithmonë”. Në këtë kapitull Einsteini thotë:” Hitleri ishte një burrë me aftësi të kufizuara intelektuale, i paaftë për punë të mira, që shpërthen nga zilia kundër atyre që kushtet dhe natyra u kishte dhënë më shumë se atij. Ai mblodhi rreth tij dhe organizoi dhunim njerëzor të rrugëve dhe kafeneve. Kjo ishte rruga që zgjodhi Hitleri për t’u bërë politikan”. Einstein thotë: “Njerëzit në kushte të vështira të jetesës,nën trysni e çrregullime humbasin vetvetiu drejtpeshimin,duke ndjekur udhëheqës të çekuilibuar” dhe vazhdon: “Gjermanët si komb janë përgjegjës për vrasjet në masë dhe ata duhet të dënohen si popull për gabimin e tyre. Populli gjerman kishte mbështetur Partinë Naziste. Ata kishin votuar për Hitlerin, në kohën kur i kishte bërë të qarta në libra dhe fjalime qëllimet e tij të turpshme. Qëllimet e Hitlerit ishin shumë të qarta dhe nuk kishte lënë asnjë hapësirë për keqkuptim”. Ai thotë: “Pjesëmarrja ime në prodhimin e bombës atomike qëndronte në një akt të vetëm: Unë i shkrova letër Presidentit Roosvelt,ku theksova rëndësinë e një eksperimenti në shkallë të gjerë për fizibilitetin e prodhimit të bombës atomike. U ndjeva i detyruar ta bëja këtë hap sepse gjermanët mund të punonin në këtë drejtim dhe ata kishin çdo mundësi për sukses. Nuk kisha rrugë tjetër, pavarësisht se gjithë jetën kam qenë paqedashës(pacifist) i bindur”. Shkenca: Ardhmëria është përpara nesh në qoftë se zgjedhim përparimin drejt lumturisë. Në qoftë se nuk mund t’i harrojmë armiqësitë atëherë duhet të pranojmë vdekjen. Jemi krijesë njerëzore dhe për këtë i bëjmë thirrje kësaj krijese: “Mendo për humanizmin personal dhe harro çdo gjë tjetër”. Einsteini thotë: “Njerëzit edhe tani (pas luftës) jetojnë njësoj siç kanë jetuar më parë dhe shihet se nuk kanë mësuar asgjë nga ato tmerre. Mendja e tyre është ndërlikuar nga intrigat e vogla të para luftës. Çfarë krijesa të çuditshme që jemi” dhe vazhdon: “Aspekti më i rëndësishëm i politikës sonë për Izraelin është manifestimi i vullnetit të përhershëm për institucionalizimin e barazisë së plotë për qytetarët arabë që jetojnë në mesin tonë. Qëndrimi ynë ndaj pakicës arabe është provimi kryesor për standardin tonë moral si popull”. “Vigjilenca ime ndaj natyrës së vërtetë të judeizmit kundërshton idenë e një shteti çifut me kufij, me ushtri dhe masa të tjera të fuqisë së përkohshme. Kam frikë nga dëmi që mund të shkaktojë judeizmi, sidomos nga përforcimi i një nacion-

Universi i Einsteinit

» Kulturë

alizmi të ngushtë në radhët tona që është dashur t’i luftojmë ashpër edhe atëherë kur nuk kishim shtetin tonë hebrenj. Kthimi ynë në komb në kuptimin politik të fjalës është baraz largimit nga fryma shpirtërore e komunitetit tonë,që ua kemi borxh profetëve tanë dhe gjenialitetit të tyre”. Einstein thotë: “Fizikani Max Plank ishte njëri nga personat më të mirë që kam njohur ndonjëherë në jetë, por ai nuk e kuptonte fizikën, sepse gjatë një eklipsi në vitin 1919 qëndroi i zgjuar gjithë natën për të parë nëse mund të vërtetonte thyerjen e dritës nga fusha e gravitacionit,përndryshe do të kishte rënë në gjumë siç bëra unë. Mekanika Quantum meriton respekt të madh. Por zërat e brendshëm më tregonin se kjo

nikërimit të jetës dhe nuk kemi nevojë për idetë e ligjdhënësit,e veçanërisht të atij ligjdhënësi i cili vepron në bazë të shpërblimit ose dënimit. Einsteini kishte vetëm disa pasione. Një nga ato ishte zgjidhja e enigmave, të cilat i vinin nga gjithë anët e botës. Alice Kahler thotë se i kishte sjellë Einsteinit Kryqin e Famshëm Kinez, që ishte enigma më e ndërlikuar. Einsteni e zgjodhi këtë enigmë për 3 minuta. Ai fliste me zë të butë, por kur qeshte bubullonte krejt dhoma. Familja: Einstein i shkruan gruas së parë Milevës se pa të jeta nuk kishte kuptim, se pa të nuk do të kishte dëshirë për punë dhe nuk do të ishte i lumtur. Ju duhet të vazhdoni kërkimet tuaja dhe unë do të jem krenar për dis-

Princton pyeti: “Në qoftë se Einsteini nuk e pëlqen famën e tij dhe kërkon jetë private, pse i mban flokët e gjata, pse e vesh xhaketën qesharake prej lëkure, pse nuk mbath çorape dhe nuk vë kravatë? Përgjigjja ishte e thjeshtë. Kështu pakësonte nevojat e tij dhe duke i kufizuar ato fitonte më shumë liri. Einsteni është munduar të pakësoj në nivel minimum absolut. Një xhaketë prej lëkure zgjidh problemin e një setre për shumë vjet”, kishte thënë ai. Muzika: “Sikur të mos isha fizikan, mbase do të kisha qënë muzikant. Shumë herë mendoj për muzikë. Për muzikë shoh ëndrra syhapur ditën për diell. Nga violina ime përjetoj gëzimin më të madh në jetë. Për jetën dhe veprën e Bach-ut iu them: dëgjoje,luaje,duaje e adhuroje—dhe mbylle gojën”. Djali i madh Hans Albert Einstein shumë herë më ka

nuk ishte akoma rruga e vërtetë. Kjo teori tregon mjaft,por nuk afronte aspak drejt sekreteve të vjetra. Jam shumë i bindur se: “ Zoti nuk luan zare me universin”. Një orë ulur në karrige në park pranë një vajze të bukur kalon si një minutë, ndërsa një minutë ulur mbi një stufë të nxehtë të duket si një orë. Një prej arsyeve që matematika gëzon më shumë respekt se shkencat e tjera, janë ligjet e saj absolutisht të qarta,ndërsa ato të shkencave tjera janë të diskutueshme dhe jetojnë në rreziqe të vazhdueshme se një ditë mund të hidhen poshtë nga të dhënat e zbulimeve të reja. Jeta: Einstein thotë: “Misterioziteti është përvoja më e bukur e jetës”. Ai që nuk e kupton këtë është i aftë sa një i vdekur dhe shuhet si qiriu. Misterioziteti lindi religjionin. Njohuria e ekzistencës për diçka që nuk mund të depërtojmë, pastaj perceptimet tona për shkaqe më të thella dhe për bukuritë më vezulluese, që në format më primitive janë të pranueshme në mendjen tonë,janë njohuri dhe këto emocione përbëjnë religjiozitetin e vërtetë; në këtë kuptim dhe vetëm në këtë mënyrë. Unë jam thellësisht fetar”, thotë Einstein. Ai thotë: “Sikur edhe një herë të isha djalë i ri, nuk do të kisha bërë kurrë përpjekje për t’u bërë shkencëtar,dijetar ose mësues. Përpara do të kisha zgjedhur punën e hidraulikut, tregtarit shëtitës, duke shpresuar se do të gjeja një shkallë modeste të pavarësisë që akoma është e pranishme në rrethanat e sotme.” Për të fituar një përgjigje të mirë prej njerëzve është më mirë t’u ofrojmë diçka për stomakun sesa për trurin. Jam mirë, kur marr parasysh se i kam mbijetuar triumfues Nazizmit dhe dy grave. Qëndrimi im për Zotin është agnostik. Unë jam i bindur se ndërgjegjja e gjallë është primare për parimet morale të rregullimit dhe fis-

ertacionin tim të vogël, pavarësisht se mbetem njeri i zakonshëm. Nuk dua t’i humbas djemtë e mi, por edhe ata nuk dua të më humbasin mua. Pas atyre gjërave që kanë ndodhur, marrëdhëniet tona miqësore kanë marrë fund. Lidhjet tona personale duhet të jenë në minimum. Ju duhet të qëndroni në Zvicër dhe dy herë në muaj duhet të më dërgoni lajme për fëmijët e mi të shtrenjtë. Po ju dërgojë disa lojëra për Albertin dhe Eduardin. Mos e harroni pianon, sepse muzika është kënaqësi për ju dhe për tjerët. Ai i porosit djemtë që t’i pastrojnë dhëmbët çdo ditë, sepse kanë rëndësi për shëndetin. “Unë i kam dhëmbët e mirë”,- thotë Einstein,- “dhe për këtë jam shumë i lumtur. Nga ato gjëra që gëzoni do të mësoni më shumë”. Eduardi vuan nga skizofrenia. Mua sëmundja e tij më shkakton njëmijë mjerime që siç duket nuk ka shpresë për një ekzistencë normale. E kam humbur shpresën për mjekim. Mbase është më mirë që natyra të vazhdojë rrugën e vet. Margot Einstein thotë se Albert Einsteini ishte shumë i natyrshëm, ai ishte një copë natyre. Einsteni lundronte në det si Odiseu. Fama: Kur isha i ri, nuk kërkoja dhe nuk prisja më shumë nga jeta se të ulesha i qetë në një kënd për të bërë punën time, pa zgjuar vëmendjen e publikut. Dhe tani shiko se çfarë ka ndodhur me mua. Charlie Chaplin i kishte thënë njëherë Einsteinit: “Mua më përgëzojnë, sepse të gjithë më kuptojnë, ndërsa ju, ju përgëzojnë sepse nuk ju kuptojnë”. Sot për shkak të sëmundjes qëndrova në shtrat, kështu mysafirët më vizituan si një zonjë të moshuar të shekullit tetëmbëdhjetë. Në atë kohë vizitat e tilla ishin modë në Paris. Por unë nuk jam grua dhe ky nuk është shekulli tetëmbëdhjetë. Një koleg imi në

thënë se njëra prej gjërave më të rëndësishme në jetë ka qenë muzika. Kurdo që kishte hasur në pengesa dhe në situata të ndërlikuara kishte gjetur shpëtim në muzikë dhe kështu i kishte zgjidhur problemet e vështira. Shtetësia shqiptare: Shqiptarët me të drejtë krenohen që Einshtani kishte edhe shtetësi shqiptare. Atë e pajisi me pasaportë mbreti i atëhershëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu. Nuk dihet nëse e përdori atë për të shpëtuar nga ndjekja prej nazistëve, por janë të ruajtura faktet se e kishte. Në shtypin e kohës në Tiranë është publikuar një shkrim më i gjatë për këtë rast. Shkëputëm vetëm këtë fragment: “Shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, pas kontakteve të shumta në Vjenë më doktorin e famshëm Jani Basho (i cili pasi kthehet në Shqipëri punon si mjek personal i mbretit Zog), Ajnshtajni vjen në Shqipëri në prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistët gjermanë, për shkak të origjinës së tij hebreje dhe më pas pajiset me një pasaportë shqiptare dhe të largohet me këtë pasaportë në drejtim të SHBA-së. Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53 /1, ndodhet ky shënim: Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit të zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vërtetim dhe certifikatë Albert Ajnshtajnin, si banor të Poradecit në lagjen Burima. Nëpunsi i Bashkisë dhënësi i garancisë Reis Asllani Dr. Jani Basho” (Autori është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues dhe biznesmen në New York)

21

Ekspozitë e skulptorit Kreshnik Xhiku në Aleksandria afër Washingtonit Në Galerinë e Lidhjes së Arteve, në Aleksandria afër Washingtonit, u hap këto ditë ekspozita “Structural Elements”, e skulptorit të njohur shqiptar dhe amerikan, Kreshnik Xhiku. Ekspozita pritet të qëndrojë e hapur deri më 7 Tetor. Arti i Kreshnik Xhikut i përket kryesisht rrymës abstrakte, që e bën vizitorin të mos pyesë se çfarë është, por ta shijojë atë. Në këtë ekspozitë të re vetjake, Kreshnik Xhiku eksploron midis figuratives dhe abstraktes në kufijtë që i bashkojnë ato. Duke përdorur drurin dhe metalin, here-herë edhe tekstile – shoqëruar me ngjyra – Xhiku krijon forma strukturore, ku duket qartë dora e artistit; druri, për skulptorin Xhiku, përfaqëson ngrohtësinë dhe shërben si kundërpeshë ndaj ftohtësisë së metalit. Druri, gjithashtu, është një element lidhës me vendlindjen e skulptorit, që rizgjon ndjenja që nga koha e fëmijërisë kur druri ishte elementi kryesor ngrohës. Dhe kjo mënyrë të shprehuri e afron shikuesin, sjell rezultat – sepse krijon harmoni mes fantazisë dhe formës, pa humbur veçoritë e secilës. Me ketë, skulptori Xhiku tregon se shprehja është sa e qartë aq edhe e përhumbur dhe se për të shprehurit nuk ka mënyra fikse. Abstraktja i jep mundësi artistit të dalë jashtë standardeve kufizuese. Në fillim të shekullit të XX, shumë skulptorë i shtynë kufijtë e mënyrës shprehëse të artit te tyre. Ata “tradhëtuan” botën e dukshme në favor të abstraktes, duke argumentuar se thelbi i një forme a sendi është jo në sipërfaqe dhe se thelbi është e vërteta. Këta artistë u quajtën avangardë dhe i vunë vetes si qëllimim jo të riprodhonin botën siç e shihnin, por të eksperimentonin në formën e saj. Që nga ajo kohë, skulptura abstrakte ka ofruar truall për eksperimente të tilla në formë, përmasë, dhe teknikë, duke u shkëputur nga metodat tradicionale. Xhiku e sheh procesin e tij krijues si një vazhdimësi në ngritje, progres, ku çdo vepër ndikon tjetrën, duke i bërë ato pjesë të së njëjtës përpjekje. Si instruktor dhe profesor i vizatimit dhe skulpturës në shkollen e Lidhjes se Arteve në Aleksandria për më shumë se një dekadë, Xhiku ka ndarë përvojën dhe vizionin e tij krijues duke ndihmuar e frymëzuar shumë artistë të rinj. Karrierën si artist, Kreshnik Xhiku e ka filluar që në Shqipëri, si i diplomuar e më pas profesor në Akademinë e Arteve ne Tirane. Ambasadoi i Shqipërsië në SHBA, Gilbert Galanxhi, i pranishëm në ekspozitë, i tha Zërit të Amerikës se veprimtaria artistike e Kreshnik Xhikut i bën shqiptarët në Amerikë të ndjehen krenarë me artin dhe kulturën e tyre. Ndërsa kolegu i skulptorit Xhiku, Vasil Rrokaj, kishte udhëtuar 6 orë me makinë nga shteti Kenektikat, për të parë këtë ekspozitë. Në Amerikë, atë e thërrasin “Nik” Xhiku. Punimet e tij janë ekspozuar në shumë vende në Evropë e SHBA. Skulpturat e Kreshnikut zbukurojnë sot parqe e hapësira publike. Përveç skulpturës abstrakte, pasioni i Nik Xhikut është skulptura monumentale. Ndër veprat e tij përfshihen shtatorja e Skënderbeut mbi kalë në sheshin e kishës katolike shqiptare të Shën Palit në Michigan; ajo e Nënë Terezës në një park publik në Ohajo, shtatorja e Ahmet Zogut në Tiranë; apo busti i Skënderbeut në Londër. Dora e këtij skulptori shqiptar ka lënë gjurmët e veta edhe në Memorialin që Amerika ngriti para disa viteve për të rënët e saj në Luftën e Dytë Botërore.


22

« speciale

Nga Agron SEJAMINI

N

ëse jeta sportive e Viron Bezhanit do të shfaqej në një film artistik, me siguri shumica e shikuesve kishin për ta paragjykuar atë skenar. Edhe pse ato sekuenca do t’i mbanin në ankth dhe emocione, përsëri më shumë do t’i besonin realizimit artistik sesa së vërtetës jetësore. Prindërit e Vironit kishin dijeni se fëmija e tyre stërvitej për atletikë në ekipin e “17 Nëntorit”, madje edhe lejen e tyre e kishte siguruar duke u thënë se do të konkurronte në kampionatin e atletikës për moshat. Ndaj, kur panë se biri u kthye në shtëpi si kampion i Shqipërisë për të rritur në mundje, ata e pritën si një fëmijë të pasjellshëm dhe problematik. - Ku je për mundje ti mor bir?! Si ke shpëtuar pa thyer ndonjë dorë a këmbë?! Të mos e dëgjojmë më këtë emër sporti! Urdhri ishte i prerë. Të nesërmen ata nuk e lanë të shkonte as në stërvitje. Ndërsa një ditë më pas, kur e panë që nuk po u bindej, e futën prapa dollapit të rrobave, që i kufizuar me dy faqet e murit, i përngjante një qelie. Kushti për të rifituar lirinë ishte që ai të deklaronte se do të zbatonte këshillën e prindërve. Kur kishin kaluar katër orë dhe kishte ardhur orari i gjumit, e nxjerrin nga izolimi. Edhe më i burrëruar pas këtij ndëshkimi. Mes inatit fëminor Vironi u lëshon bombën: - Shkollën e lë dhe mundjen jo! Ishte e pamundur të zhburrërohej ai fëmijë. Ky personalitet dhe dinjitet i shfaqur kaq herët, në vitet që vijuan do të rrezatonte krenari dhe madhështi jo vetëm për prindër, por edhe për mundjen dhe sportin shqiptar. Gjithçka e tij është e veçantë dhe e jashtëzakonshme. Dëshira e atyre dy prindërve intelektualë - e ëma inxhiniere ndërtimi dhe i ati jurist - ishte që fëmija e tyre t’i përkushtohej shkollës. Kjo dëshirë për ata ndonjëherë përjetohej si domosdoshmëri dhe merak kur i referoheshin edhe fizikut të Vironit. Jeta do të dëshmonte se mes bashkëmoshatarëve ai do të ishte më shtatlarti, më triumfuesi, më i suksesshmi. Asnjëherë nuk i është trembur përballjes. I shkathët dhe i guximshëm, në fëmijërinë e tij shquhej për organizimin e shumë lojërave. I pëlqente sfida me të rriturit, edhe pse vazhdimisht dilte humbës. Be-

sonte, ndaj përherë garonte. Kur ishte në shkollën 8-vjeçare “De Rada”, disa prej shokëve të tij nisën atletikën. Dikush mundi të bëhej kampion në kërcimin me shkop, të tjerët po dalloheshin në vrapim. I vogël në trup dhe hapshkurtër, pas tyre ecte edhe Vironi. Për të mbërritur ajo ditë kur çuditi një gjyqtari të tërë në vrapimin e 10 mijë metrave. Në një aktivitet kombëtar zuri vendin e parë për moshat. Një garë tjetër nisi mes shokëve se kush do ta kishte më shumë shok Vironin. Një ditë shoku i tij Kujtim Ismaili, tre vjet më i madh në moshë, e merr me vete për t’i bërë shoqëri gjatë orëve të stërvitjes në palestrën e mundjes. Krejt rastësisht hyn në bisedë me trajnerin Petrit Agalliu, që i lutet të fillojë sportin e mundjes. Vetëm i buzëqeshi asaj ftese Vironi, por u bë shumë serioz kur Petriti iu lut të ndeshej me një mundës njëzet e ca vjet më i madh. Nuk u mëdysh ai fëmijë, por, si të kishte dëgjuar fërshëllimën e nisjes së një gare zyrtare, iu kacavar kundërshtarit. Mes të qeshurave dhe shprehjeve inkurajuese trajneri dalloi tek ai fëmijë shpirtin luftarak dhe dëshirën për të triumfuar. Nuk mban mend Vironi se si e gjeti fundi i atij dyluftimi, poshtë apo lart kundërshtarit, por fjalët e Petritit i jehojnë edhe tani në vesh: “Të lumtë! Fitove!” Ditën tjetër Vironi i ktheu krahët atletikës dhe frymën e mbajti tek tapeti i mundjes. Ende kur nuk kishte kaluar viti, nga ekipi i të rinjve kalon tek të rriturit. I pari aktivitet zyrtar për të është kampionati kombëtar i organizuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1974. Në rubrikën sportive komentatori jep lajmin: “Në ditën e sotme të kampionatit kombëtar të mundjes së lirë, ganizuar në qytetin e Shkodrës, kampion për peshën 48 kilogramë u shpall 15-jeçari Viron Bezhani.” Edhe pse numrat janë të vegjël, mosha 15-vjeçare dhe pesha 48 kilogramë, ai shpallet kampion i të rriturve. Medalja e kampionit i peshoi në gjoks pa ndërprerje në 13 vjetët që vijuan. Si asnjë tjetër. Në moshën 17-vjeçare i jepet titulli “Mjeshtër i Sportit”. Mbase rekord në vetvete përbën edhe fakti tjetër që në moshën 22-vjeçare bëhet Mjeshtër i Merituar i Sportit. Në gati 170 takime që ka zhvilluar, Vironi ka humbur vetëm katër prej tyre. Edhe ato në konkurrimet e vlefshme për Kupën e Republikës. Humbje

Profil E mërkurë 18 shtator 2013 •

Viron Bezhani

kandidati për president i KOKSH-it

që i kanë shërbyer më shumë se fitoret. Në vitin 1979, si për syrin e keq, ndëshkohet në finale nga mundësi Pëllumb Qosja. I shtrëngon dorën kundërshtarit dhe akoma më shumë vetes rripin. Qeth kokën zero si për t’u disiplinuar edhe me tepër dhe dyfishon djersën në stërvitje. Pas tre muajve ndaj të njëjtit kundërshtar i mjaftuan dy minuta për të vendosur dinjitetin në lartësinë e duhur. Tipike vironiane është edhe ndodhia e vitit 1976. Gjatë stërvitjes ai nxjerr dorën dhe detyrohet ta hedhë në jaki te Ceni, mjek popullor. Pas dhjetë ditësh në Peshkopi zhvillohej Kupa e Republikës. Me krah të fashuar dhe në cilësinë e shikuesit me ekipin udhëton edhe Vironi. Në një nga ditët e aktivitetit trajneri i tij, Asip Omuri, zihet ngushtë, pasi lojtari që kishte parashikuar për të konkurruar nuk i plotësonte peshën. I bën shenjë Vironit që të futet në peshim që ekipi të mos humbiste një pikë që fitohej nga regjistrimi. Mirëpo nuk lejohet nga gjyqtaria, pasi kishte krahun e fashuar. Kthehet pranë trajnerit dhe e “urdhëron” që t’i heqë jakinë. I hoqi jakinë Asip Omuri, por i shtoi edhe inatin. - Po dëshirove, nesër t’i mund të hysh në tapet. Edhe me një dorë e mund ti kundërshtarin. Trimëria dhe guximi i Vironit nga ky optimizëm i trajnerit u dyfishua. Të nesërmen, si të përjetonte Gjergj Elez Alinë, nis dyluftimin. Më e vështira garë e jetës. Lëvizte nëpër tapet, shmangte sulmet e kundërshtarit, bënte kapje të befasishme dhe ndiente që i dilte krahu. Ndërpritej takimi, ia futnin krahun në vendin e

vet dhe rifillonte beteja. Kështu disa herë, derisa në fund të takimit arbitri ngriti lart dorën e shëndoshë të legjendës Viron Bezhani. Në ato dy ditë të aktivitetit ai zhvilloi dhe fitoi gjashtë takime, duke zënë vendin e parë. Pas Peshkopisë kontakti i parë që pati në Tiranë ishte profesor Panajot Boga, i cili konstaton diagnozën luxacion habitua, pasojë e mosrespektimit të këshillave mjekësore. Një dalje e shpeshtë e krahut, që i përsëritej edhe duke fjetur gjumë. Situatë shumë e ndërlikuar. Profesori i shquar detyrohet të aplikojë një metodë të re operacioni, që i rrezikon pacientit edhe jetën. Falë Zotit, pas pesë orë ndërhyrjeje kirurgjikale gjithçka

shkoi shumë mirë. Të paktën një vit Vironi duhej të mbante regjim absolut. Dy muajt e parë, korrikun dhe gushtin, i kaloi në plazhin e Durrësit. Kthehet në Tiranë për t’u vizituar te profesor Boga, i cili gëzon për shëndetin e pacientit dhe lumturon për suk-

sesin e tij të jashtëzakonshëm. I ripërsërit edhe një herë këshillat dhe regjimin e fortë që duhet të respektojë. Vetëm për shtatorin mundi ta mbajë fjalën e dhënë Vironi, sepse në fillim të tetorit shtypi dhe radioja oshtinë fitimin e titullit kampion të Viron Bezhanit në kampionatin kombëtar të radhës. Lajmi mbërriti edhe te profesor Panajoti, i cili e përjetoi me dhimbje dhe trishtim. Por edhe me zemërim. Kjo jehonë ndjesish shkoi edhe te Vironi. Gjatë operimit profesori i vendosi edhe një bulon, që do t’ia hiqte disa muaj më vonë. Nuk shkoi më Viron Bezhani te Panajot Boga. Më të lehtë e kishte të shtrëngonte dhëmbët nga dhimbja që i shkaktonte ajo pjesë metalike në ditë të vrenjtura dhe stërvitjeje sesa të përballej me atë doktor që kishte bërë aq shumë për të. Në moshën 27-vjeçare ndërpret karrierën si sportist, por nuk braktis mundjen. Fillon punë si trajner i ekipit të mundjes për të rritur të “17 Nëntorit”. 1987-ta ka qenë viti i parë i kësaj sfide të Viron Bezhanit. Me dëshirën dhe punën që bëri me ekipin mundi të zërë vetëm vendin e katër në kampionatin kombëtar. Iu deshën edhe dy vjet për të mbërritur në majë, aty ku ka “jetuar” edhe si sportist. Nga viti 1990 deri në vitin 2008, pa ndërprerje, “17 Nëntori” shpallet kampion absolut në mundje. A nuk është arritje e veçantë dhe e jashtëzakonshme? Pra, 13 vjet si sportist dhe 18 vjet si trajner bluza bardhë e blu ka mbretëruar në sportin e mundjes edhe për meritën e Viron Bezhanit. Mundjes i mbetet përherë

mirënjohës dhe borxhli. 31 titujve të artë të kampionit si sportist dhe trajner u shtoi edhe disa “tituj” të tjerë po aq të artë si drejtues i federatës së mundjes. Gjatë kësaj periudhe realizoi ato që dikujt tjetër nuk i ishin shfaqur as në ëndërr. Guxon dhe organizon në Tiranë kampionatin europian të mundjes për të rinj. Më shumë se mundja shqiptare për këtë veprimtari europiane kishte nevojë Shqipëria. Ka qenë qershori i vitit 1998, kur ende plagët e turpit që i kishim shkaktuar vetvetes, pikonin gjak dhe marrëzi. Ekipet e ardhura nga 33 shtetet e kontinentit kishin marrë edhe bukë me vete. Dhjetëra artikuj ushqimorë ishin bërë pjesë e bagazheve sportive. Çdo ekip i kishte shtuar listës së sportistëve edhe kuzhinierin. Për të qarë dhe për të qeshur! Kjo ngarkesë e rënduar psikologjike i detyroi të përjetonin surprizën e këndshme pas akomodimit dhe kushteve të jashtëzakonshme në hotelin “Tirana Internacional”, dhe “Rogner”. U çuditën kur në këtë vend shumë të bukur natyror, në këtë komoditet dhe qetësi të ambienteve hotelerike dhe sportive nuk panë “njerëz të egër”, siç propagandonin shtypi dhe televizionet e tyre. Në përfundim të kampionatit të gjithë pjesëmarrësit e pritën mëngjesin duke gëzuar e festuar si të ishin krushq në një dasmë shqiptare. Shumë mirë ky kampionat mund të kishte emrin e Viron Bezhanit. Nëse në këtë përcaktim jemi të tepruar, askush nuk kishte për të kundërshtuar po të thoshim se nëpërmjet këtij kampionati europian të mundjes Shqipëria mundi një Europë të tërë me atë mjegullnajë ligësie, duke errësuar dhe ekzagjeruar realitetin shqiptar. Pas pesë vjetësh, në vitin 2002, Viron Bezhani do ta sillte Europën përsëri në Tiranë për të zhvilluar kampionatin e mundjes për të rinj. Përsëri ia arriti t’i bashkojë mundësit e rinj në Tiranë edhe më 2005, duke i përcjellë gjithë kontinentit mesazhe kulture, miqësie dhe qetësie. Europës dhe botës, sepse në vitin 2008 është po Viron Bezhani që organizon kampionatin botëror të mundjes në plazh për të rritur. Më pas ai do të mendonte edhe për sportin shqiptar e jo vetëm për mundjen e tij të dashur, duke nisur të jetë pjesë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në forumet drejtuese. Një zë që gjithnjë ka folur qartë dhe fort dhe në kërkim të së drejtës për të mbështetur sportin dhe të tregojë padrejtësitë që i bëhen sportit tonë. Në fillim anëtar i KE-së e më pas kryetar i Komisionit Teknik, ai është një drejtues i drejtë dhe organizon me sukses punët, ndërkohë që përfaqëson sportin shqiptar në disa turne ndërkombëtarë e olimpiada. Ja pse Viron Bezhani në gjithçka është i veçantë, i jashtëzakonshëm.


SPORT • E mërkurë 18 shtator 2013

»

23

Çelsi gati për titullin e tretë radhazi në Evropë

G

oditje e rëndë për Flamurtarin dhe Kukësin. Komisioni i Disiplinës reagon ashpër ndaj dhunës së shfaqur në javën e 2-të të Superligës, duke ndëshkuar ashpër dy skuadrat. Flamurtarit do t’i zbriten tri pikë në tabelën e renditjes, ndërsa do të luajë katër ndeshje jashtë stadiumit të tij. Vendimi i Komisionit të Disiplinës vjen pas dhunës së shfaqur në sfidën Flamurtari-Skënderbeu të luajtur të dielën. Presidenti i skuadrës korçare, Ardian Takaj u godit në tribunën VIP, ndërsa për këtë shkak, ndeshja u ndërpre për 30 minuta, për t’u mbyllur më pas me fitoren 2-1 të ekipit vendas. Gjithsesi, Flamurtari nuk mund të gëzojë suksesin, pasi Komisioni i Disiplinës ka hequr pikët si pasojë e “dështimit të klubit në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtareve të kundërshtar, diskriminim të ekipit kundërshtar dhe përgjegjësi për sjelljen e spektatorëve”. Me të njëjtin motiv është dënuar edhe Kukësi, pasi tifozët vendas e bënë të pamundur mbylljen e ndeshjes kundër Vllaznisë, duke hedhur në fushë sende të forta. Disiplinori ka vendosur që ekipit kuksian t’i zbriten tri pikë si dhe të luajë katër ndeshje jashtë fushës së tij. Komisioni i Disiplinës është mjaftuar me një paralajmërim për Besën, ndërsa ka ndëshkuar me gjobë Laçin për problemet në sfidën e fundit kundër Partizanit. Superiorja luan të tretën Pas fundjavës së polemikave e surprizave, por edhe vendimeve të komisionit të disiplinës, Kategoria Superiore do të zbresë menjëherë në fushë, për të luajtur sfidat

Disiplina “masakron” Flamurtarin e Kukësin Flamurtarit do t’i zbriten tri pikë në tabelën e renditjes, ndërsa do të luajë katër ndeshje jashtë stadiumit të tij. Me katër ndeshje jashtë fushe është dënuar dhe Kukësi e javës së 3-të. Vëmendja në këtë mesjavë shkon në Korçë dhe Shkodër, në dy sfidat më të rëndësishme të javës. Në Korçë pritet një tjetër mbrëmje Europiane, duke parë që do të përballen kampionët dhe nënkampionët e sezonit të kaluar. Skënderbeu e Kukësi, që dhuruan emocione të mëdha në aventurën e futbollit të verës në kompeticionet e UEFA-s do përballen sot në Korçë. Skënderbeu pavarësisht humbjes në Vlorë ka bërë një nisje të mirë të sezonit, duke fituar Superkupën e Shqipërisë

Flamurtarin që kreun e klasifikimit ia hoqi vendimi i disiplinës. Pas dy transfertave, ku janë fituar tre pikë, Partizani debuton në shtëpi këtë sezon. Përballë është Bylis, i karikuar pas fitores fundjavën e kaluar ndaj Kastriotit. Lushnja rikthehet të luajë në shtëpi dhe shpreson nga faktori fushë për të thyer Laçin, skuadër e cila është treguar shumë agresive në dy javët e para. Faktorin fushë kërkon të shfrytëzojë edhe Kastrioti për të marrë pikën e parë këtë sezon në përballjen me Besën.

Milani do ta nisë me fitore në “San Siro” Milani do të nisë sot aventurën në Ligën e Kampioneve, teksa kërkon që të bëjë një nisje sa më të mbarë, meqenëse takimi i parë do të luhet edhe në shtëpi. Gjithsesi, përballë nuk do të kenë një kundërshtar të lehtë, përkundrazi, një ekip që mbahet për lojën e fortë dhe me shpirt. Përballë do të jenë Selltiks që vijnë në “San Siro” për një rezultat pozitiv, siç kanë deklaruar edhe drejtuesit e skuadrës skoceze. Mungesat Megjithatë, Milani nuk do ta ketë aspak të lehtë për të fituar, pasi do të kenë disa lojtarë të dëmtuar. Kështu, lista është e gjatë dhe nis nga Ignacio Abate, vazhdon me De Shilion, Matias Silvestre, Bonera, e

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

dhe ndeshjen e javës së parë ndaj Besës. Krejt e kundërta ndodh me Kukësin, që në dy javët e para njeh humbje, aq sa ka shkaktuar zemërim tek tifozët të cilët reaguan dhunshëm në sfidën e fundjavës ndaj Vllaznisë. Reagim që solli dhe dënimin e fushës së Kukësit për katër ndeshjet e ardhshme shtëpiake. Suksesi i Shkodranëve risjell entuziazmin tek kuqeblutë të cilët presin në Loro Boriçi Tiranën në derbin e Shqipërisë. Jo me më pak rëndësi është sfida e “Niko Dovanës”, ku Teuta e pretendimeve të mëdha pret

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Pacini, të gjithë të dëmtuar me barazimin 2:2 ndaj Torinos. Por për t’i bërë gjërat edhe më keq, El Sharaui, është gjithashtu i dëmtuar, teksa edhe Kaka për një muaj nuk do të jetë në gjendje të luajë për shkak të një dëmtimi të ngjashëm. Me të gjithë këto mungesa, Milani do të ketë një ndeshje shumë të vështirë, përballë. Megjithatë, nga ana tjetër, edhe Selltiks kanë shumë mungesa të rëndësishme. Madje, Selltiks duan të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar, ku arritën të mundin edhe Barcelonën 2:1. Mouyokolo, Biton e Dijk janë mungesa të rëndësishme për ta, megjithatë optimizmi nuk mungon për të dyja skuadrat.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Kohë Champions për Murinjion me Çelsin. Trajneri që dëshiroi të fitonte këtë trofe në aventurën tij të parë me blutë, kthehet tani për të shlyer një borxh kundrejt bosit Abramoviç dhe vetes. Tre vite të kaluara në Madrid pa një titull Evropian – gjithnjë i ndalur në gjysmëfinale – e kanë uritur edhe më Murinjon, që tashmë kërkon të fitojë në aventurën e tij të dytë me Çelsin. Për më shumë Murinjo do të kërkojë titullin e tretë evropian radhazi në tre sezone rresht për Çelsin. Pikërisht në sezonin 20112012 Çelsi fitoi Championsin, në sezonin e kaluar Ligën Evropës, tani gati për një tjetër aventurë në Champions. E Murinjo nuk dëshiron të dështojë sërish. Historia Çelsi dhe Bazeli nuk përballen për herë të parë në Evropë. Edhe në sezonin e kaluar ata gjetën njëri-tjetrin në rrugën në Ligën e Evropës, me dominimin e Çelsit që kalonte më tej pas fitores 5:2 në total. Murinjo e ka fituar dy herë këtë trofe me Porton dhe Interin, por tani është në ndjekje të tillit të tretë me tre ekipe të ndryshme. Sulmi Murinjo e ka bërë të qartë se pret më shumë nga sulmi në këtë takim, pasi ka dështuar në fundjavë në kampionat ku u mund nga Evertoni. Dhe ka të drejtë, pasi në përbërje ka lojtarë të mëdhenj si Torres dhe Samuel Eto. Por një dorë e pret dhe nga mesfusha tepër cilësore. Nga ana tjetër Bazeli e di fare mirë se çfarë e pret në Londër, megjithatë eksperienca e akumuluar në vitet e fundit shihet si diçka pozitive që mund ta ndihmojë në kërkim të një pike të artë në Londër.

Spektakël i garantuar në “San Paolo” Do të jetë pa dyshim ndeshja më e bukur dhe më spektakolare ndër të gjitha sfidat në ndeshjet e para në grupe në Champions. Në “San Paolo” të Napolit do të përballen dy nga klubet spektakolare në Champions, Napoli i rilindur me ardhjen e Rafa Benitezit dhe të galaktikëve Higuain e Kajehon nga njëra anë dhe nga ana tjetër nënkampionia e Evropës në fuqi, Borusia e Dortmundit e trajnerit karizmatik Jurgen Klop. Mjafton të shohësh këto kredenciale për të kuptuar se me çfarë ndeshje do të kemi të bëjmë në Napoli. Këtë herë nuk pritet të shpërthejë Vezuvi, por të shpërthejë “San Paolo” nga fishekzjarret dhe xixat që do të lëshojnë në fushë 22 lojtarët. Gjendja Napoli dhe Dortmundi po kalojnë një moment të shkëlqyer forme. Të dyja skuadrat komandojnë kampionatet e tyre me pikë të plota. Napoli në krye të serisë A me 9 pikë në tre ndeshje, ndërsa akoma më mirë Dormtundit, që gjithashtu me pikë të plota komandon Bundesligë, 15 pikë në 5 ndeshjet e para dhe mbi të gjitha vjen pas një fitore tenistike kundër Hamburgut 6:2. Një sfidë e gjitha për t’u ndjekur. Skuadrat Napoli dhe Dortmundi kanë pësuar shumë lëvizje në këtë sezon, veçanërisht Napoli, që ka ndryshuar nga stoli ku në krye është Benitez deri tek ardhja e dyshes së Realit, Kajehon-Hiaguain, pa harruar dhe ish-portierin e Liverpulit, Pepe Reina. Nga ana tjetër Dortmundi ka humbur Gëtcen, por afrimet e treshes Mkitarian, Abumejang dhe Papastathopulos e kanë bërë edhe më të fortë armatën e trajnerit Klop. Shifrat Ato që shqetësojnë Dortmundin janë shifrat. Bilanci me klubet italiane nuk është shumë i këndshëm për nënkampionët e Evropë dhe të Gjermanisë, ku nga 27 takime kanë fituar vetëm 1/3, ndërsa humbjet janë 14.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 18 shtator 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.