Metropol 30 shtator 2013

Page 1

»9

Gjymtimi i historisë

“Komploti i Beqir Grebenesë” si shkak për ardhjen e Princ Vidit E hënë

30 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3093 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Argjendaria

SHBA, një histori alternative, Vishen si policë për nëse do të fitonin shtetet e jugut të vjedhur florinjtë,

bote & histori

• Diplomacia, arti i negocimit për të shmangur luftërat • Politika dhe nihilizmi, monstra që vret politikën • Analiza, sikur të kish shpërthyer lufta e tretë »13

i dallon pronari

»6

Administrata KOMPENSIMI I PRONAVE

Pezullohen dosjet e dorëzuara, shkrihet institucioni i AKKP Zbardhet strategjia që do të ndjekë mazhoranca e re në njohjen e së drejtës dhe procedurën e kompensimit

»5

Qeveria e re

Aleatët dorëzojnë te Rama pretendimet për zv/ministrat Pas kthimit nga SHBA Kryeministri do të përzgjedhë emrat për postet e dyta. Pikat ku palët nuk janë dakord »2

Opinion Nga Nuhi Ismajli

Shqiptarët dhe “Nobeli për Letërsi”

»11

Nga Gëzim Tushi

Pleqëria sot dhe në të ardhmen »10

»3

Nenet që nuk lejojnë PS të shkarkojnë nëpunësit civil »3

Përplasjet në Parlament

Protokolli kthen pas vendimet e fundit të “Berishës”

Autobiografia

Problemet me pronat në fisin Noli dhe fëmijëria e hershme në Ibrik Tepe Historia e hapjes së gjyqit për të drejtën dhe kapedani që akuzohej se kishte shtyrë palët nën rrogoz për përplasjen »18-19

Horoskopi mujor

Parashikimi i yjeve për muajin tetor, financat, shëndeti e familja Si do të jetë muaji i ardhshëm, astrologët japin parashikimet e tyre. Këshillat ku duhet bërë kujdes sipas javëve »12

Orëndreqësit

Dodbibajt, historia e familjes që ruan traditën e rregullimeve, përndjekja

»8


02

« POLITIKË

E hënë 30 shtator 2013 •

RAMA MBYLL VIZITËN NË SHBA, KTHEHET NË KRYE

Në axhendë zgjedhjet në PS, emërimi i zëvendësministrave Oli Xhilaga

J

ava e tronditjeve dhe surprizave - kështu pritet të jetë kjo javë, e cila përkon me kthimin e Kryeministrit Edi Rama në Tiranën zyrtare. Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryeministër i vendit Rama u nis për një vizitë të gjatë në Amerikë dhe tani me kthimin e tij nis dhe puna me qeverisjen e vendit. Zgjedhja e zëvendësministrave, përcaktimi i datës të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Socialiste dhe ç’është më kryesorja thellimi i reformës për spastrimin e punonjësve nga administrata janë disa nga çështjet që pritet të përbëjnë zhvillimet politike të kësaj jave. Të paktën këto kanë zgjedhur të përçojnë në publik në mënyrë indirekte zyrtarët e mazhorancës. Kryesimi Më 26 shtator 2009 u rizgjodh kryetar i socialistëve. Tashmë mandatit 4-vjeçar të Edi Ramës në krye të PS-së i ka skaduar afati. Kryesia e PS-së caktoi një grup që do të kujdesej për përgatitjen e zgjedhjeve të reja. Nga treshja Blendi Klosi-Bashkim Fino-Taulant Balla askush nuk dëshiron të tregojë se çfarë është bërë deri tani. Edhe kur pohojnë se po ndiqet hap pas hapi statuti i partisë, zgjedhin që të jenë sa më konçiz në atë që thonë. Ajo që bëhet e ditur lidhet me faktin se procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste do të mbyllet muajin e ardhshëm. Gjithashtu në këtë garë nuk do të ketë kandidaturë tjetër për kreun e PS-së veç Edi Ramës. Risia e kësaj gare, ku ai do të marrë mandatin e katërt për katër vjetët e ardhshëm në krye të partisë, është se ai vjen si kryeministër dhe fitues i një gare që çoi në opozitë të djathtën pas tetë vjetësh në pushtet. Pritet që këtë javë të thirret Asambleja Kombëtare dhe Kongresi për të përcaktuar datën e zgjedhjeve në parti. Kjo e diktuar nga neni 27 i statutit të Partisë Socialiste, i cili përcakton procedurën që duhet të ndiqet kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant. Është Asambleja Kombëtare, organi i parë brenda PSsë, që vihet në lëvizje. Ky forum mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të kongresit.

Deri tani është faktuar se socialistët nuk e kanë caktimin e zëvendësministrave të qeverisë “Rama”. Vetë disa nga ministrat pas ndarjes së disa dikastereve janë ende pa seli dhe strehohen te kolegët. Për zëvendësit e tyre është pritur kthimi i Kryeministrit nga vizita në Shtetet e Bashkuara. Lista e Metës flitet të jetë më e gjatë, rreth 7 zëvendësministra. Për aleatët e tjerë ende nuk ka fjalë. Në pikëpyetje mbetet marrëdhënia e Ramës me dy aleatë historikë si Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo

AXHENDA E PUNËS SË QEVERISË “RAMA”

Pjesë e ndërhyrjeve riformatimi i Komisionit të Zgjedhjeve Në axhendën e punës së qeverisë së re pjesë e rëndësishme është dhe reforma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një fakt i tillë u bë i ditur nga ministri për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirian Celibashi. Në vlerësimin e ministrit praktika tregoi se formula aktuale nuk funksionoi. Për rrjedhojë zhurmës së deridjeshme për mospërfshirje në axhendën e

prioriteteve të mazhorancës tashmë i vjen fundi. Ministri për marrëdhëniet me parlamentin shprehu qartazi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet reformuar, por më parë duhet t’i rikthehet legjitimiteti. “Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë pikëpamjes se ai institucion meriton të riformartohet. Por si fillim duhet që këtij institucioni t’i kthehet legjitimiteti. Kjo për

VENDIMI vetë faktin se legjitimiteti i këtij institucioni u cenua në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese me largimin e anëtarit të saj dhe zëvendësimit me një zgjedhje tërësisht politike dhe aspak ligjore. “Rikthimin e legjitimitetit të institucionit të KQZsë do ta bazojmë në ligj dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet dhe kush është në opozitë. Është një çështje që është në axhendën e kësaj qeverie, me një model dhe me një qasje krejt ndryshe nga ajo çfarë ka bërë deri tani pushteti”, - vuri në dukje Celibashi.

VIZITA NË SHBA, RAMA TAKON MOON

Në fokus përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë Në vizitën e tij në Amerikë Kryeministri Rama zhvilloi dhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë ishin fokusi kryesor i takimit mes kreut të qeverisë shqiptare dhe Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon. Në deklaratën e zyrës së shtypit të Ban

Ki-Moon thuhet ndër të tjera se në takimin e së shtunës janë diskutuar përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i ka bërë thirrje qeverisë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, si dhe ka vlerësuar përfaqësimin e grave në qeveri. Gjithashtu diplomati

Emërimet Deri tani është faktuar se socialistët nuk e kanë caktimin e zëvendësministrave të qeverisë “Rama”. Vetë disa nga ministrat pas ndarjes së disa dikastereve janë ende pa seli dhe strehohen te kolegët. Për zëvendësit e tyre

është pritur kthimi i Kryeministrit nga vizita në Shtetet e Bashkuara. Lista e Metës flitet të jetë më e gjatë, rreth 7 zëvendësministra. Për aleatët e tjerë ende nuk ka fjalë. Në pikëpyetje mbetet marrëdhënia e Ramës me dy aleatë historikë si Skënder

amerikan dhe Rama kanë shkëmbyer pikëpamje në lidhje me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Në vizitën e tij njëjavore Rama për herë të parë ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara si kryeministër i shqiptarëve, ku foli për vendin tonë për një vend me fuqi të madhe, pavarësisht se është një shtet i vogël.

Gjinushi dhe Paskal Milo. Këta të fundit vazhdojnë heshtjen paszgjedhore me medien. Për marrëdhënie të mira flitet mes Ramës dhe Partisë së Gjergj Kojës, të cilin mund ta shohim në vendin e zëvendësministrit të Shëndetësisë. Pa post duket se do të ngelen Petro Koçi dhe

Largimet në administratë Java e tërmetit në administratë Nga mandatimi i qeverisë “Rama” më 15 shtator e deri tani është rritur numri i punonjësve të rinj që i janë shtuar administratës. Kjo për vetë faktin se struktura e kësaj qeverie ka ardhur në rritje, ndryshe nga ajo që zëvendësoi. Ndërkohë është miratuar edhe fondi shtesë për këto punësime. Sipas të dhënave nga qeveria, është kërkuar që të gjitha ministritë të bëjnë ristrukturimin e institucionit që ata përfaqësojnë, ndërkohë mësohet se administrata pritet të shkurtohet me 30 %. Këto janë të dhënat e pakta që ofrohen për publikun, por dita-ditës shihen qartazi hapat drejt largimeve të punonjësve nga administrata me justifikimin e strukturimit, të mospërputhjes me kërkesat për profesionalizëm të drejtuesve të rinj kundrejt punonjësve aktualë të administratës. Për një reformim të administratës shtetërore, i pasuar me shkrutime në të, qe folur që pas prezantimit të strukturës së qeverisë së re nga ana e Kryeministrit Edi Rama. “Do të ristrukturojmë në mënyrë të plotë dhe të thellë godinën apo organikën e Kryeministrisë. Do të ketë shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike. Do të vendoset një raport i ri i drejtë dhe efikas mes kabinetit të Kryeministrit dhe gjithë piramidës, që sot në këndvështrimin tonë rezulton shumë e mbingarkuar dhe në një pjesë të konsiderueshme parazitare”, - theksoi Rama. Njëherësh bashkë me këtë qëndrim kreu i qeverisë pati paralajmëruar një ulje të ndjeshme të numrit të administratës, duke vendosur një raport tjetër të aftësisë dhe profesionalizmit. “Do të ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë së koordinatave të këtyre komiteteve. Në të njëjtën kohë do të ketë një sërë prioritetesh të qeverisjes, që do të jenë në fokus të punës së të gjithë Kryeministrisë. Do të ketë një zëvendëskryeministër pa portofol, që do të fokusohet në çështjet specifike për të çuar përpara prioritetet”, - u shpreh Rama, i cili bëri me dije gjithashtu se do të pësojnë një reformë të thellë strukturore edhe dikasteret që nuk kanë ndryshuar emërtimin.

deputeti Mark Froku. Fjala e fundit do të thuhet këtë javë, por ajo çfarë është konfirmuar deri tani jozyrtarisht lidhet pikërisht me faktin se dhe këto poste të dyta qeverisëse do të jenë të ndara mes PS-së dhe LSI-së. Bashkë me emërimet e zëvendësministrave pritet

dhe emërimi i drejtuesve të drejtorive të nivelit të lartë, siç është dhe ai i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Përpara emërimit të titullarit qeveria pritet të përcaktojë strukturën e re të tri institucioneve që merren me çështjen e pronësisë.


POLITIKË • E hënë 30 shtator 2013

»

03

MONITORIMI I INSTITUCIONEVE TË INTELIGJENCËS PJESË E DRAFTEVE TË PAVOTUARA

Kuvendi, zhduken draftet e Berishës Ligjet e pavotuara hiqen nga punimet e Parlamentit, gati kalendari i ri Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sot punën tij duke miratuar kalendarin trejavor të punës. Në Konferencën e Kryetarëve, që do të mbahet sot në mesditë, është parashikuar që të miratohet kalendari i punimeve, por sipas burimeve nga Kuvendi bëhet me dije se draftet e lëna pezull gjatë qeverisjes së Berishës janë hequr nga axhenda e punimeve të Kuvendit. Kjo konfirmohet edhe më shumë në faqen elektronike të Kuvendit të Shqipërisë, ku në rubrikën e dokumenteve parlamentare janë hequr të gjitha projektligjet që nuk janë votuar gjatë qeverisjes së Berishës. Konferenca e Kryetarëve Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare është parashikuar që të zhvillohet sot në orën 13:00. Zyra e shtypit e Kuvendit nuk bën me dije se çfarë do të diskutohet, por sipas burimeve nga ky institucion, bëhet me dije se pjesë e takimit do të

jetë edhe miratimi i axhendës së Kuvendit, çka do t’i hapë rrugë fillimit të punës së komisioneve parlamentare. Deri tani është vetëm një draft që pritet për t’u diskutuar në komisione, ai për menaxhimin e mbetjeve, ligj i cili u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë. Pritet që në kalendarin e punimeve të futen edhe vendimet e miratuara në

mbledhjen e fundit të qeverisë. Krahas këtyre bëhet e ditur se mazhoraca do të kërkojë që në punimet e Kuvendit të fusë edhe ligjin për nëpunësin civil, i cili fuqizohet nesër, një ditë pas mbledhjes së kryetarëve të grupeve parlamentare. Kjo pritet që të sjellë edhe më shumë debat ndërmjet opozitës dhe mazhorancës, të cilat i kanë ndezur motorët e debatit

politik në maksimum. Ligjet Pjesë e drafteve të pa miratuara në Kuvendin e Shqipërisë është edhe ligji për monitorimin e institucioneve të inteligjencës nga Kuvendi. Drafti i shumëpërfolur pak muaj më parë, i cili i hapte rrugë Kuvendit të Shqipërisë për të monitoruar institucionet e inteligjencës, si SHISH-in, AIM-in, SHKB-në etj., është zhdukur nga punimet Kuvendit, duke u bërë një faktor më shumë për debatin politik ndërmjet PS-së dhe PD-së. Ky draft parashikonte që Kuvendi nëpërmjet një nënkomisioni do të mund të monitoronte aktivitetin e këtyre institucioneve dhe pjesë e këtij nënkomisioni do të ishte si opozita, ashtu edhe mazhoranca. Në këtë mënyrë edhe opozita do të kishte mundësi që të monitoronte punën e këtyre institucioneve, që gjatë legjislaturave të shkuara kanë qenë tepër të përfolura për aktivitetin e tyre.

BASHA: RAMA MASHTROI PËR NDRYSHIMET QË DO TË BËHEN NË DRAFT

Nëpunësi civil, PS kërkon vota në Kuvend Drafti fuqizohet nesër, dita e fundit e luftës mazhorancë-opozitë Ervin Koçi

K

reu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar dje Ramën se kishte mashtruar shqiptarët lidhur me ndryshimet në draftin për nëpunësin civil. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë përurimit të punimeve për rikualifikimin urban njësia nr. 7, Basha sulmoi Kryeministrin Rama duke theksuar se ai dje gënjeu shqiptarët për tri çështje. “Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm, sepse aktet normative nuk janë hartuar. Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit më 30 maj thotë se aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi më 1 tetor dhe zoti Kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra, në mos qoftë një keqkuptim apo keqkëshillim është një gënjeshtër e pastër. Së dyti, gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës, aq më pak të Partisë Demokratike. Asnjë akt nuk kemi pasur deri sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë. Së treti, gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve, kur në fakt është mësuar se është ai që ka kërkuar në mënyrë jotransparente, tinëzare, në dhoma të errëta për qëllime të errëta përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit, konsensusit të tri ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin

BYLYKBASHI

PIKA NGA LIGJI

“Rama kërkon spastrimin e administratës” 36 orë para se ligji për statusin e nëpunësit civil të hyjë në fuqi Partia Demokratike i ka bërë thirrje mazhorancës që të ndalë përpjekjet e saj për të ndryshuar apo shtyrë përtej datës 1 tetor hyrjen në fuqi të ligjit. Në një deklaratë për mediet deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se Kushtetua ia ndalon qeverisë të ndryshojë aktet normative që kërkojnë 3/5, ndërkohë që sipas pozitës çdo tentativë do të destabilizonte vendin. “Ligji i ri me një dispozitë të veçantë, përkatësisht nenin 68, ndalon marrjen dhe largimin nga puna gjatë periudhës 3-mujore që i paraprin hyrjes në fuqi të ligjit. Ky nen i ka shtrirë tashmë efektet mbrojtëse nga data 1 korrik deri nesër më 30 shtator. Ky ndalim i vendosur me konsensus synon të pengojë pikërisht atë që Rama ka në plan: spastrimin arbitrar dhe politik të shërbimit civil. Duke shtyrë datën e hyrjes në fuqi Rama kërkon të rrëzojë mbrojtjen 3-mujore që jep ky nen. Ky është motivi i vetëm. Rama kërkon ta shtyjë dhe jo ta zbatojë ligjin, pasi kërkon dorë të lirë për të larguar masivisht nga puna nëpunësit civilë të kualifikuar dhe të trajnuar”, theksoi Bylykbashi.

Transferimi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit

Europian”, - u shpreh Basha. Kryetari i opozitës paralajmëroi Ramën që të zbatojë ligjin e votuar me konsensus në parlament, të cilin e ka detyrim, pasi në të kundërt do të ishte një akt destabilizues. Basha konfirmoi se opozita nuk do të bëjë asnjë lëshim dhe ligji do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Situata Drafti i miratuar më 30 maj ka si afat hyrjen në fuqi datën 1 tetor dhe pas kësaj kohe duhet të hartohen aktet e tjera nënligjore që të vënë nën zbatim ligjin. Por pretendimi i mazhorancës për ta shtyrë fuqizimin e draftit si dhe për të bërë ndryshime në të ka hasur kundërshtimin e fortë të opoz-

itës. Kjo pritet që të ndodhë edhe sot gjatë Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e Shqipëri. Siç ka njoftuar zyra e shtypit e Kuvendit, sot në mesditë do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku sipas burimeve nga ky institucion do të diskutohet për kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendi. Sipas burimeve për gazetën “Metropol”, bëhet me dije se mazhoracna do të kërkojë që në punimet e Kuvendit të futet edhe ligji për nëpunësin civil, në mënyrë që të bëjnë ndryshimet që ata kërkojnë. Kjo gjë pritet të has kundërshtimet e demokratëve. të cilët janë shprehur kategorikisht kundër kësaj nisme të PS-së.

1. Nëse për shkak të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit pozicioni i mëparshëm i një nëpunësi civil nuk ekziston më, ai transferohet në një pozicion tjetër të shërbimit civil të së njëjtës kategori. 2. Transferimi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me precedencë sipas kësaj renditjeje: a) në të njëjtin institucion ku nëpunësi civil është i emëruar; b) në institucionin me të cilin institucioni është shkrirë apo bashkuar, në një nga institucionet në të cilat institucioni është ndarë apo në institucionin që ka marrë funksionet që kryente më parë nëpunësi; c) në institucionet e varësisë së institucionit të ristrukturuar; ç) në një institucion tjetër të shërbimit civil. 3. Në çdo rast mbylljeje apo ristrukturimi krijohet një komision ristrukturimi. Komisioni shqyrton mundësitë e sistemimit të çdo nëpunësi civil në vendet e lira ekzistuese dhe propozon transferimin e nëpunësit në një pozicion të lirë, në të cilin ai plotëson kërkesat specifike. Vendimi përfundimtar i transferimit merret nga njësia përgjegjëse në bazë të propozimit të komisionit. 4. Nëpunësi mund ta refuzojë transferimin vetëm për arsyet e parashikuara në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji. Refuzimi i transferimit për arsye të tjera përbën shkak për lirimin nga shërbimi civil. 5. Komisioni i ristrukturimit, i parashikuar në pikën 3 të këtij neni drejtohet nga njësia përgjegjëse dhe në të bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 2 të këtij neni, sipas rastit. 6. Procedura e hollësishme për risistemimin e nëpunësve civilë për shkak të mbylljes apo ristrukturimit si dhe përbërja e hollësishme e komisionit miratohen nga Këshilli i Ministrave.


04

« SOCIALE

E hënë 30 shtator 2013 •

MSH E VENDOSUR PËR TË RRITUR KUJDESIN SHËNDETËSOR PËR QYTETARËT

Beqja: Kontroll kombëtar për zemrën Kontrolle bazë për 40-60-vjeçarët, preken edhe 25-vjeçarët Erta Bode

S

ë shpejti do të ketë një kontroll kombëtar për sëmundjet e zemrës tek të gjithë shqiptarët. Ky është premtimi që ka bërë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, për gjithë të prekurit nga këto sëmundje. Sëmundjet kardiovaskulare në 95% të tyre janë të shërueshme, por përqindja e vdekshmërisë në popull që vjen nga to është e lartë. Kjo për arsye se në 83% të rasteve ajo nuk zbulohet në kohë. Në ditën botërore të sëmundjes së zemrës ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, premtoi se së shpejti do të nisë puna për kontroll kombëtar. Në aktivitetin e organizuar për këtë ditë ministri tha se shëndetësia do të ofrojë kontrolle bazë për moshat 40-60-vjeçare, të cilat janë më të prekurat nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërkohë ai ngriti theksin se edhe numri i të rinjve që preken nga sëmundjet kardiovaskulare është në rritje. Beqja u shpreh se Ministria e Shëndetësisë është e vendosur të rrisë kujdesin shëndetësor për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu ai shpjegon një program kombëtar me kohë të gjatë, me anë të të cilit do të mbulohen kontrollet minimale falas për moshën më të prekur, që aktualisht në Shqipëri është nga 4060 vjeç. Beqja gjithashtu u ka bërë apel njerëzve që të përkushtohne më shumë ndaj simptomave të para ose probleme shëndetësore që ndiejnë në trup, pasi parandalimi ose diagnostikimi i hershëm ende mbeten sfidat e mjekësisë moderne. Gjithashtu vetë ministri konstatoi se sëmundjet më të shpeshta në Shqipëri janë ato kardiovaskulare. Situata Sëmundjet e zemrës janë ato më shqetësueset, të cilat nuk kapen në kohën e duhur nga pacientët. Kontrollet për zemrën dhe ecurinë e saj i mungojnë edukatës shëndetësore të popullit tonë, ç’ka sjellë shumë probleme në kurimin e sëmundjeve tepër të avancuara te pacientët. Kështu, mbi 90% e vizitave drejt mjekut përfundojnë me ndërhyrje kirurgjikale të zemrës. Për faktorët që ndikojnë në shtimin e këtyre sëmundjeve renditen të parët faktorët e jashtëm stresantë, duke marrë parasysh stresin e përditshëm që heqin shqiptarët, duke nisur nga papunësia, ekonomia e ulët dhe përballimi i jetesës e në shumë aspekte të tjera të të jetuarit, deri te konsumimi i ushqimit dhe i pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike. Mosha nga 40-60 vjeç janë pikërisht mosha që kanë kaluar streset e përballimit të jetës dhe sëmundjet e zem-

rës i japin simptomat gjithmonë më vonë, duke marr parasysh ngarkesën stresuese që ka përballuar gjatë gjithë jetës. Ajo çka mbetet shqetësues për mjekët dhe Ministrinë e Shëndetësisë është numri i kontrolleve. Shqiptarët nuk shkojnë të kontrollohen për problemet që ndiejnë në gjoks si dhe për shumë probleme të tjera, duke i anashkaluar ato. Për të mësuar se si është gjendja shëndetësore e organit që u mban në jetë duhet të kryeni një sërë analizash, të cilat nuk është mirë t’i evitoni. Ato duhet të kryhen një herë në 6 muaj, nëse nuk ka asnjë shenjë shqetësuese. Është e këshillueshme nga mjekët që vizitat për kontroll nuk duhet t’i anashkalojnë as të rinjtë, pasi është ulur mosha e pacientëve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, duke pasur një tendencë edhe në 25-vjeçarët. Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme, ndërsa sipas kardiologëve situata në Shqipëri po rëndohet pasi 40% e vdekjeve në vijnë nga sëmundjet e zemrës, të cilat tashmë po prekin edhe 25-vjeçarët. Kontrollet shërbejnë për parandalimin e sëmundjes, nëse kuptohet menjëherë tendenca e këtij organi ose e kurimit të saj. Mirëpo vonesa e shqiptarëve drejt doktorit në 83% të vizitave i çon ata në mënyrë emergjente drejt ndërhyrjeve kirurgjikale. Madje shpjegohet se ka pacientë që nuk kanë kohë as të presin për ndërhyrjen dhe ajo bëhet menjëherë brenda 10 ditësh, edhe pse e mira e të mirave është që gjendja shëndetësore të stabilizohet me ilaçe për të parë ecurinë e zemrës, pastaj t’i nënshtrohen një operacioni të mundshëm.

ILIR BEQJA

APELI

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë janë të vendosura të rritin kujdesin shëndetësor për gjithë qytetarët shqiptarë. Ne do të fillojmë një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Me shumë pak përkushtim të gjithë le të bëjnë një ekzaminim minimal.”

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe sipas kardiologëve situata në Shqipëri po rëndohet, pasi 40% e vdekjeve në vijnë nga sëmundjet e zemrës, të cilat tashmë po prekin edhe 25-vjeçarët. Mirëpo vonesa e shqiptarëve drejt doktorit në 83% të vizitave i çon ata në mënyrë emergjente drejt ndërhyrjeve kirurgjikale.

NIS RIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOKUT TE DOGANA, 195 MILIONË LEKË

Basha: Përmirësojmë cilësinë e jetës 12 mijë banorë kushte më të mira për jetën e tyre Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rindërtimin e bllokut te dogana. Rindërtimi i kësaj zone ka në dispozicion fondin prej 195 milionë lekë. Ky bllok përbëhet nga ndërtime pas vitit 1992. Rrugët janë pothuajse në gjendje natyrore, me rrugica të ngushta, pa kanalizime dhe të pakalueshme për banorët në kohë reshjesh. Përveç ndërtimit të rrjetit rrugorë do të ndërtohet rrjeti i kanalizimeve, ndriçimi rrugorë, sinjalistika dhe pothuajse në të gjitha rrugët e bllokut do të ndërtohen trotuare. Blloku, që ndodhet midis Rrugës së Durrësit, unazës së madhe të Tiranës, lumit të Lanës dhe komunës së Kasharit, u shërben 12 mijë banorëve të kryeqytetit që janë të vendosur aty. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i pranishëm në nisjen e punimeve, ka shprehur kënaqësinë e nisjes së urbanizimit të këtij blloku, që do t’u shërbejë 12 mijë banorëve të

Tiranës. “Po mbikëqyrim nisjen e punimeve me një sipërfaqe prej 37 ha të këtij blloku, që do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së mbi 12 mijë banorëve, fëmijëve, të moshuarve dhe familjarëve të kësaj zone. Personalisht jam i kënaqur që shoh nisjen e këtij projekti, pasi ky në fakt është edhe përfundimi i urbanizimit të një blloku të ri të qytetit tonë, që përbëhet mbi 99 % nga banesa të reja, të cilat kanë qenë subjekt i ligjit për legalizimin”, -u shpreh krye-

bashkiaku Basha. Duke e konsideruar si një tjetër premtim të mbajtur para banorëve urbanizimin e këtij blloku banimi, kryebashkiaku Basha i kërkoi Kryeministrit të mbajë premtimin e tij për legalizim falas të këtyre shtëpive. “Uroj që me mbajtjen e këtij premtimi nga ana e Bashkisë të nisë edhe premtimi i zotit Kryeministër për të përfunduar pa lekë legalizimin e atyre që s’janë legalizuar dhe për t’u kthyer lekët atyre që i kanë paguar ato”, - ka qenë deklarata e tij.

MINISTRIA E MJEDISIT Bllokim 4 mjete, gjobat 4 milionë lekë Abuzimi me prerjen e pyjeve dhe transportin e lëndës drusore po ndeshet me tabelën “stop!”. Në zbatim të urdhrit të ministrit të Mjedisit për kontrollin e transportit të materialit drusor si dhe planit të veprimit të hartuar për këtë qëllim janë ngritur grupe pune për të inspektuar situatën. Këto grupe bashkë me strukturat e varësisë të Shërbimit Pyjor kanë për detyrë të ushtrojnë kontrolle dhe të gjobitin çdo shkelje të bërë me këtë lëndë si dhe me transportin e saj. Kontrollet e para të këtyre grupeve janë bërë në akset kryesore rrugore. Pikërisht nëpërmjet akseve rrugore bëhet transporti i lëndës së drurit. Kontrollet janë përqendruar konkretisht në akset Tiranë–Lezhë–Shkodër– Pukë; Tiranë–Dajt–Bizë; Elbasan–Librazhd, Elbasan–Gjinar; Pogradec–Qafëthanë–Bishnicë. Gjithsej janë kontrolluar rreth 15 mjete që transportonin lëndë drusore. Shkelje janë vërejtur vetëm në 4 prej tyre. Arsyet e këtyre shkeljeve kanë qenë mungesa e dokumentacionit dhe transport të paligjshëm të materialit drusor. Kështu, grupet e punës të ngritur nga Ministria e Mjedisit kanë bllokuar e sekuestruar 4 mjete. Përkatësisht një mjet në Shkodër, një në Lezhë, një në Elbasan dhe një në Tiranë. Sasia e materialit drusor të sekuestruar është rreth 80 metër kub dru zjarri. Ndaj kundërvajtësve janë vendosur 4 gjoba me vlerë totale 4 milionë lekë. Ministria e Mjedisit bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha akset rrugore, duke bashkëpunuar ngushtë dhe me strukturat e Policisë së Shtetit. Kështu kjo është një ndër reformat për të menaxhuar shpyllëzimin që po u ndodh pyjeve shqiptare nga njerëz të palicensuar dhe madje pa asnjë parametër të rregullt edhe për të bërë transportin e kësaj lënde. Ndërkohë pritet një deklaratë nga Ministria e Mjedisit për reformën e re që pritet të ndërmerret për ripyllëzimin e hapësirave boshe si rezultat i prerjes masive të pyjeve. Shpyllëzimi përpos humbjes së vlerave natyrore që po u sjell shqiptarëve po i përplas ata edhe me erozionin, që është një dukuri që duhet ndaluar pa sjellë dëmtime serioze.


EKONOMI

PROPOZIMI

KËRKESAT

PËRFITUESIT

• E hënë 30 shtator 2013 Rreth 2 500 është numri i ish-pronarëve që u kompensuan nga qeverisja “Berisha”. Numri më i madh i përfituesve ishte gjatë 2012-2013, me 1 200 ish-pronarë që përfituan kompensimin në të holla për pronën e tyre të njohur. Numri kaq i lartë i të kompensuarve shpjegohet me planin e veprimit të qeverisë kërkuar nga BE-ja, i cili parashikon edhe një rritje të fondeve për kompensim. Edhe këtë vit gjatë procesit të aplikimeve është shënuar fluksi pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për fondin e vitit 2013. Për fondin e këtij viti kanë aplikuar zyrtarisht rreth 1 mijë persona, pothuajse sa edhe pritshmëria e AKKP-së. Përfitues nga këta do të jenë shumë pak, vetëm 30 apo 50 vetë, për shkak se edhe fondi prej 300 milionë lekësh është shumë i pakët. Pamjaftueshmëria e fondeve ka sjellë një propozim të ri nga zyrtarë të AKKP-së. “Kjo mënyrë shpërndarjeje nuk kënaq subjektet e shpronësuara që kërkojnë të kompensohen për pronën sipas vendimeve që janë marrë më parë. Në këtë aspekt, ose duhet të ndryshojë mënyra e shpërndarjes ose të rritet fondi, i cili është shumë i ulët”, - thekson Agim Toro, numri dy i AKKP-së.

DOSJET E ISH-PRONARËVE PENG I NDRYSHIMEVE NË ADMINISTRATË

Kompensimi i pronave 2013, në pritje të “shkrirjes” së AKKP-së QEVERISJA E RE

Brikena Dervishaj Agjencitë që do të merren me çështjet e pronave në vend do të organizohen. Qeverisja e re ka planifikuar që të ndërmarrë një reformë të thellë në këtë fushë, që sipas saj, do të jetë “në përgjigje të rekomandimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Madje pritet të ketë një analizë të plotë sa i përket edhe legjislacionit në fuqi, për të ardhur më pas me vendime të mirëfillta. Pritet që reforma të përfshijë të gjitha agjencitë që merren me administrimin, regjistrimin dhe dokumentimin e pronave duke nisur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, ALUIZNI, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo edhe Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike. I gjithë ky proces do ta shtyjë në kohë çështjen e ndarjes së fondit të kompensimit për 2013 prej 300 milionë lekësh për ish-pronarët, të cilët aplikuan deri në korrik të këtij viti. Fondi i kompensimit është miratuar që më 17 korrik dhe ndarja e parave ndoshta i takon fillimit të 2014. Shtyrja Burime pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë se, kjo ndodh për shkak se Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe bashkive në rrethe u është lënë një afat kohor tre mujor sipas ligjit aktual për të kthyer përgjigjet për aplikimet dhe për të bërë verifikimin e dosjeve. Aktualisht, ka kaluar më shumë se një muaj nga ky afat. Përfitues të këtij fondi

BORXHET

Do të rishikohet strategjia e të drejtave të pronësisë Qeverisja e re nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama premton një zgjidhje të problematikës lidhur me çështjet e pronësisë. Në programin e saj, qeveria e re nënvizon se “në të njëjtën kohë, qeveria jonë do të rishikojë Strategjinë Ndërsektoriale në Fushën e të Drejtave të Pronësisë 2012 – 2020, për të përcaktuar hapat konkretë dhe prioritarë për t’i dhënë fund kaosit në administrimin e pronave publike dhe private dhe ngritjen në këmbë të një sistemi sa më të përshtatshëm për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë, si një prej të drejtave themelore të individit. Qeveria do t’i kushtojë rëndësi të posaçme hartimit të një dokumenti strategjik për konsolidimin e tokës bujqësore; përfundimit të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokat bujqësore dhe ngritjes së infrastruktures së përshtatshme për ndjekjen dhe trajtimin në vijimësi të këtij procesi”.

do të jenë vetëm ata qytetarë që kanë vendimet më të vjetra dhe kur vendimi i Komisionit të Pronave është i formës përfundimtare. Në total pritet, që numri i pronarëve përfitues të jetë rreth 50. Por nisur nga deklaratat në programin qeverisës së Kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj kohe, do të duhet që këto institucione të fillojnë të kenë njëherë krerët e tyre, pas shkrirjes, apo ristrukturimit dhe më pas të mendojnë për t’i ndarë këto fonde për aplikantët. Një gjë është e sigurtë, që fondi nuk mund të digjet pasi është i planifikuar dhe i garantuar në bazë të ligjit. Tashmë ishpronarëve u mbetet që të presin ndryshimet e reja dhe

KARBURANTET

analizën e plotë që zotothet të kryejë qeverisja e re në programin e saj. “Për të zgjidhur me efektivitet çështjes së kthimit dhe kompensimit të trashëgimtarëve të pronarëve, qeveria do të nisë punën me kryerjen e një analize të plotë dhe gjithëpërfshirëse të kuadrit normativ në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tij. Kjo analizë do të identifikojë problemet reale që e pengojnë këtë proces dhe do të rekomandojë nisma ligjore e politike për ta përfunduar procesin e kthim-kompensimit brenda një kohe të përshtatshme”, -theksohet në programin e qeverisë së re.

VALUTAT

Shlyerja e “borxhit të fshehur”, më shumë prodhim për bizneset

Ulja e çmimit të naftës dhe benzinës nga bursat “mbërrin” në kryeqytet

Forcohet monedha evropiane, më shumë kostot për kredimarrësit dhe importet

Biznesi do të përfitonte shumë nga shlyerja e borxhit të fshehur që qeveria i ka, por drejtpërdrejt edhe ekonomia shqiptare do të ndikohej nga kjo situatë. Sipas ekspertëve, do të rritej ndjeshëm prodhimin, me ndikim direkt në rritjen ekonomike. Borxhi rreth 56 miliardë lekë është akumuluar nga mospagesa për punë të kryera si dhe mosrimbursimi i TVSH-së. Alban Zusi, shef i Departamentit të Eksporteve, Dhoma e Tregtisë shprehet se këto para do t’i kthejnë frymarrjen biznesit, i cili vetë është në borxh me bankat. “Pagesat e munguara ndaj biznesit në radhë të parë është një shkelje hapur e të Drejtës Tregtare, të Drejtës së Biznesit. Shlyerja e borxhit do të jetë padiskutim vendim marrja më efektive nga pikëpamja ekonomike do të gjallëroj fuqishëm investimet në vend. Do të ulim ndjeshëm koston e produkteve, do të ulim ndjeshëm konfiçentin e rriskut për kreditimin e bizneseve nga bankat”, - tha Zusi. Sipas tij, programi i qeverisë, që mbështet rritjen ekonomike tek prodhimi vendas, është kahu i duhur.

Çmimi i naftës dhe benzinës duket se po shënon rënie në tregun shqiptar, duke reflektuar uljen që ka pësuar në tregun ndërkombëtar. Në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se, një litër naftë është tregtuar nga 179 deri në 184 lekë për litër, me një rënie prej 6 lekë për litër krahasuar me javët e para të muajit janar. Gjithashtu çmimi i benzinës ka qëndruar stabël, duke u tregtuar me 180 -184 lekë për litër, ndërkohë që gjatë muajve të fundit të vitit te kaluar u tregtua në vlerat 188-194 lekë për litër, duke shënuar rënie me 8 lekë. Duke krahasuar me 4 muaj më parë vihet re se tregu i karburanteve ka pasur një tendencë në ulje të çmimeve, pasi nafta dhe benzina gjatë muajit nëntor dhe në javën e parë të muajit dhjetor 2012 arritën shifrën rekord deri në 204 lekë për litër. Nafta Brent e Londrës ka rënë drejt 108 dollarëve për fuçi, për shkak të progresit të bërë midis SHBA-ve dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit. Edhe përmirësimi i situatës në Siri kanë ndikuar në rënien e çmimeve të naftës.

Euro shënoi pozita tepër të forta në këmbim me monedhën shqiptare këtë javë. Në tregun e brendshëm euro arriti të këmbehet në vlerat më të larta të saj gjatë këtij viti, me 141. 37 lekë. Pika më e lartë e kuotuar për euron ishte 141.4 lekë, e arritur në qershor të këtij viti, si efekti i pasigurive për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Faktorët që kanë ndikuar janë të brendshëm dhe të jashtëm. Ekspertët sqarojnë se monedha e përbashkët është e favorizuar edhe për shkak të performancës pozitive në bursat ndërkombëtare, ku ka rregjistruar rritje në këmbimet me dollarin amerikan. Kërkesa për të në tregun vendas vijon të mbetet e lartë duke e mbajtur kështu gjithmonë të madh presionin e saj ndaj monedhës vendase. Me këtë euro të fortë është shqetësim për çdo kredimarrës, të cilët do të shpenzojnë më shumë për të mbulyar këstim mujor. Importet po ashtu shtrenjtohen, duke u reflektuar çmimet në treg. Përfitime vijnë për eksportet. Ndërkohë, dollari në javën që sapo u mbyll u këmbye me 104.76 lekë.

»

05

FINANCIMI Fushata edukative

“Këshilluesi Financiar ProCredit” për investim në agrobiznes ProCredit Bank vijon fushatën e vetë edukative, këtë radhë e fokusuar në klientët e agrobiznesit. Agrobiznesi, si një sektor shumë i rëndësishëm që luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, merr një vëmendje të veçantë në ProCredit Bank. Nëpërmjet kreditimit të përgjegjshëm dhe investimeve në teknologji moderne në ferma dhe biznese agro-përpunuese, cilësia e produkteve dhe prodhimi do të rriten, duke i bërë këto biznese më konkurruese në treg. Në ProCredit Bank, ne këshillojmë bizneset e agrobiznesit që të mbajnë shënime kontabël mbi të ardhurat dhe shpenzimet. Është shumë e rëndësishme që partneri juaj financiar të ketë informacion mbi biznesin dhe sezonalitetin e tij, në mënyrë që të vlerësojë sa më mirë aftësinë paguese dhe të ofrojë shërbimin e duhur, në përputhje me nevojat e biznesit. Edukimi financiar është një pjesë e rëndësishme e misionit dhe vizionit të Bankës ProCredit, e cila është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt dhe që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete në Evropën Lindore, Afrikë dhe Amerikën Latine. ProCredit Bank, Banka partnere e agrobiznesit!

Nga qeveria e re

Panairi, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje Fermerët e trojeve të veriut të Shqipërisë, por edhe ata nga Kosova e Serbia kanë paraqitur produktet e tyre në një panair të përbashkët. Prodhimet bujqësore e blegtorale, si dhe punimet e dorës u ekspozuan në aktivitetin zhvilluar në qytetin e Pukës nën organizimin e shoqatës “Agro Puka”, e cila mbështetet nga fondi i kooperativave suedeze mblodhi këtë vit në qytetin verior, fermerë, blegtorë e artizanë jo vetëm nga treva të ndryshme të veriut të Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Serbia. Produktet e shumëllojshme, të cilat i përkasin shijeve të veçanta dhe totalisht organike, mjalti i cilësisë së veçantë dhe produkte të tjera blegtorale, pa lënë pas punimet e dorës, e kthyen Pukën këtë fundjavë në kryeqendër të fermerëve, blegtorëve, si dhe artinazanëve të ndryshëm. Gjatë një tryeze përfaqësues të fermerëve kërkuan mbështetje nga qeveria e re.


06

« AKTUALITET

E hënë 30 shtator 2013 •

KATËR TË RINJ KONTROLLUAN “PËR DROGË” DYQANININ, MORËN FLORIRIN

Vjedhin argjendarinë të veshur si policë Pronari pasi kuptoi rrengun, njoftoi policinë. Dy ndalohen, 2 në kërkim Katër persona përdorën veshje të policisë për të grabitur një argjendari në qendër të Kuçovës. Duke u shitur si agjentë të antidrogës, katër të rinjtë shokuan pronarin e argjendarisë dhe e kontrolluan dyqanin e tij me pretekstin e lëndëve narkotike. Personat morën pjesën më të konsiderueshme të floririt dhe argjendit, madje dhe gurë të çmuar, unaza, ora dhe u larguan nga objekti. Vetëm kur

ka kuptuar rrengun, pronari i argjendarisë ka njoftuar policinë duke dhënë alarmin. Pas hetimeve të shpejta policore, rezultoi se katër autorët udhëtuan me një mjet dhe më pas e dogjën, por lanë gjurmë dhe prova të shumta në vendin e ngjarjes. Policia tha se pronari i mjetit u zbulua për shkak se ende ruhej numri i shasisë së saj. Në polici u shoqëruan dy të dyshuar, ndërkohë që janë duke u kërkuar edhe

dy të tjerë. Policia nuk bëri të ditur emrat e të dyshuarve pasi është në kërkimin e të tjerëve pjesëmarrës në këtë grabitje. Materialet janë dërguar për zbardhje të mëtejshme në Prokurorinë e qarkut Berat dhe sipas policisë, kapja e autorëve është çështje orësh. Ndërkohë, janë duke u ushtruar kontrolle të shumta në zonë, si edhe janë ngritur postblloqe për të ndaluar autorët e këtij krimi.

NË PRANGA PRONARI DHE RIMORKIATORI. SHKARKIME DHE HETIME DHE PËR ZYRTARËT

Anije kontrabandë në portin e Durrësit, arrestohen 2 G oditja ndaj skandalit të çmontimit të anijeve dhe shitjes së tyre për skrap ka vijuar me arrestimin e dy personave. Policia e Durrësit vuri në pranga shtetasin Eduard Kulla 47 vjeç banues në qytetin bregdetar, pronar i anijes “Tabakosky”, e cila vinte nga Mali i Zi dhe ishte ankoruar në portin më të madh në vend. Gjithashtu mësohet se është ndaluar edhe kapiteni i rimorkiatorit “Aleksi 1”, Emiljano Gjepali 34 vjeç, që ka ankoruar anijen “Tabakosky” në portin e Durrësit. Të dy këta shtetas akuzohen për veprën penale “kontrabandë me mallra të tjera”. Anija kontrabandë Mësohet se Anija “Tabakosky” është ankoruar dje në mesditë në portin e Durrësit, duke përdorur ndihmën e rimorkiatorit “Aleks 1”, pasi Autoriteti Portual nuk i kishte miratuar hyrjen në port. Nga hetimet e kryera nga strukturat e krimit ekonomik e financiar

Vinte nga Lazarati

Kapen 200 kg drogë në aksin Përmet-Leskovik Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në aksin Përmet-Leskovik. Sasi prej 200 kg është konstatuar nga policia kufitare e Korçës teksa ishte vendosur në dy automjete. Policia ka kryer në mesnatë bllokimin e dy mjeteve, një tip “Benz” dhe një “Wolkswagen”, për të cilat kishin informacion se po transportonin drogw. Trafikantët pasi konstatuan se ishin vënë re nga policia kanë braktisur mjetet dhe janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve, ndërsa dyshohet se droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Greqinë.

ka rezultuar se për këtë anije nuk janë kryer procedurat e zhdoganimit. Denoncimi i skandalit të çmontimit të anijeve për skrap në portin e Durrësit nga emisioni “Alarm”, ngriti në këmbë strukturat e shtetit. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, forca të policisë dhe FNSH zbarkuan dje në port për verifikimin nga afër të situatës. Policia ka bllokuar anijet, duke rrethuar zonën në një distancë rreth

30-40 metra, për të garantuar një hetim të plotë dhe të hollësishëm të çështjes në fjalë. Në kuadër të këtij operacioni në Durrës ishte i pranishëm edhe Drejtori i Institutit Bërthamor për të drejtuar procesin e analizave të anijeve që po kthehen në skrap, pasi dyshohej që mbetjet kishin përmbajtje radioaktive, por që pas analizave të bëra rezultuan të pastra. I gjithë ky aksion nuk ka kaluar pa masa disiplinore, ku me urdhër të min-

istrit Tahiri është pezulluar nga puna nëndrejtori i policisë së Durrësit, Artan Hasanaj, per moszbatim të urdhërit për bllokimin e anijeve, ndërsa ka nisur një hetim edhe ndaj kapitenerisë së portit. Ndërkohë pati dhe një reagim nga një grup ambientalistësh, të cilët i kërkuan Kryeministrit Rama të marrë në dorë menjëherë situatën. Hetimet vazhdojnë dhe pritet të merren të tjera masa deri në zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

SIPAS PROKURORISË I KËRKUAN 6 MIJË EURO

Morën peng kosovarin, në mburg 3 kuksianët Gjyqtari i krimeve të rënda, Dritan Hallunaj, vendosi masën arrest me burg për tre persona nga Kukësi, që akuzohen për rrëmbim personi me qëllim përfitimi. Ardjan Muja, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku akuzohen nga krimet e rënda se në bashkëpunim me njëritjetrin mbajtën peng kushëririn e kosovarit Flamur Curri, duke i krkuar këtij të fundit që në shkëmbim t’u sillte atyre 6 mijë euro. Por, të akuzuarit deklaruan nëpërmjet avokatëve të tyre, versione të ndryshme nga njëri-tjetri, duke tentuar që të shfajësoheshin e të rrëzonin që në masën e sigurisë akuzën e prokurores Erviola Stoja. Personi nën hetim, Ardjan Muja i tha gjyqtarit se ai nuk kishte dijeni fare për rrëm-

Urdhëri i ministrit të Mjedisit

Transport i paligjshëm i druve, gjoba dhe skuestrime kundërvajtësve Në zbatim të urdhërit të ministrit të Mjedisit “Për kontrollin e transportit të materialit drusor” si dhe planit të veprimit të hartuar për këtë qëllim, grupe pune të Ministrisë së Mjedisit dhe strukturat e varësisë së Shërbimit Pyjor kanë ushtruar kontrolle në disa prej akseve rrugore kryesore në të cilët qarkullon materiali drusor. Konkretisht në akset Tiranë-Lezhë-ShkodërPukë; Tiranë-Dajt-Bizë; Elbasan-Librazhd, Elbasan-Gjinar; Pogradec-Qafë Thanë–Bishnice, janë kontrolluar rreth 15 mjete që transportonin lëndë drusore dhe për mungesë dokumentacioni dhe transport të paligjshëm të materialit drusor janë bllokuar e sekuestruar 4 mjete (1 në Shkodër, 1 në Lezhë, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan). Sasia e materialit drusor të sekuestruar është rreth 80 meter stere dru zjarri. Ndaj kundërvajtësve janë vendosur 4 gjoba me vlerë në total 4 milionë lekë. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha akset rrugore duke bashkëpunuar ngushtë dhe me strukturat e Policisë së Shtetit.

Në një ditë 24 padi

Ndërtimet pa leje, policia vijon të procedojë pronarët TIRANE - Të paktën 24 persona janë proceduar nga strukturat e Policisë së Shtetit për ndërtimet abuzive, ndërkohë që janë bllokuar dhe ndërtimet përkatëse në rrethet Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, Fier, Mat, Shijak, Lezhë dhe Elbasan. Policia e Shtetit bëri të ditur dje se në Malësi të Madhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për ndërtime të paligjshme për 2 shtetas, në qarkun Korçë për 15 persona për ndërtime abuzive, nga të cilët 12 në Pogradec. Në Devoll filloi procedimi në gjendje të lirë për 4 persona, ndërkohë që nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë proceduar 2 persona për ndërtime abuzive. Sipas njoftimit për shtyp, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, në Shijak, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 1 shtetas për ndërtimin e një objekti pa leje. Në Mat filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 1 shtetas dhe po kështu në Elbasan, në Lezhë dhe në Fier përkatësisht nga një shtetas.

Në ndeshje futbolli, procedohen 3 shtetas

Nuk ndërhynë për të ndalur dhunën, pezullohen policët Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u pezulluan nga detyra të gjithë efektivët e policisë së Mamurrasit, të cilët nuk ndërhynë në dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes së futbollit Mamurrasi-Albpetrol, si edhe ata që nuk i dhanë ndihmën e shoqërimit për në spital me pretekstin se nuk kishin mjete. Ndërkohë që nga ana e Komisariatit numër 3 në Tiranë, ku u krye edhe denoncimi, ka nisur procedimi penal dhe janë shpallur në kërkim tre shtetas që ushtruan dhunë ndaj gjyqtarëve të futbollit, mes të cilëve edhe presidenti i klubit të futbollit të Mamurrasit, Dedë Ndreca. Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se do të ketë masa të ashpra ndaj punonjësve të policisë, të cilët nuk ndërhyjnë për të ndalur dhunën në futboll në vend.

Policia: I qëllimshëm

Elbasan, shkrumbohet makina e biznesmenit bimin dhe gjobëvenien, pasi sipas tij ai ndodhej në lokalin ku dhe e arrestuan forcat “Renea” sepse aty e kishin ftuar për kafe dy shokët e tij. Por, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku, nga ana e tyre këmbëngulën se me kosovarin kishin një konflikt borxhi dhe aspak nuk bëhej fjalë për gjobvënie apo rrëmbim per-

soni. Megjithatë, gjykata argumenton se ka dyshime të forta që tre të rinjtë janë të përfshirë në këtë vepër penale e derisa prokurorja të përfundojë hetimet, të tre ata duhet të qëndrojnë në paraburgim. Të akuzuarit kanë kohë që brenda 15 diteve t’i drejtohen nëpërmjet avokatëve Gjykatës së Apelit

Një automjet luksoz është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Tatimeve, ku rreth orës 4:00 të mëngjesit u përfshi nga flakët automjeti me targa AA 797 EI. Forca të zjarrfikëses dhe policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u punua për fikjen dhe neutralizimin e zjarrit, duke evituar rrezikun për automjetet e tjera të parkuara aty pranë. Nga hetimet e deritanishme janë ngritur disa pista dyshimi në të cilat policia po heton. Policia e Elbasanit bën me dije se automjeti luksoz i përket biznesmenit të konfindustrisë, ELis Baushi, dhe sipas uniformave blu zjarri ka qenë i qëllimshëm.


AKTUALITET • E hënë 30 shtator 2013

»

07

VIJOJNË SHOQËRIMET PËR DHUNË NË FAMILJE, VJEDHJE, AKSIDENTE TË RËNDA, ETJ

Aksionet për krimet, në polici 79 persona Një 70-vjeçar me mbiemrin Kallashi e 2 djemtë qëlluan policët Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë proceduar 79 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Në 5 raste të dhunës në familje nga strukturat e policisë janë kryer veprimet, në 1 rast autori është arrestuar në flagrancë, në 1 rast është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë, ndërkohë në 3 raste të tjera është vepruar duke plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Në Durrës, përveç ndalimeve për rimorkiatorin “Aleks 1”, për “kontrabandë me mallra të tjera”, u kap me kallashnikov pa leje Alton Xheka, 31 vjeç, banues në fshatin Arapaj. Në Tiranë, përveç zbulimit të skemës së përvetësimeve të pensioneve, qoftë edhe të të vdekurve dhe arrestimit të disa personave, u kap Elidon Kici, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur telefonin tip “I phone 4” e ka kryer 2 vjedhje

të tjera. Maringlen Rungo, 30 vjeç, në bashkëpunim me një person tjetër, u kap duke transportuar me motorin triçikël, një shinë hekuri të linjës hekurudhore te stacioni i trenit. Në pranga ra M. H., vjeç 16, banues në Durrës, ka aksidentuar shtetasen Semiha H. dhe nipin e saj 2 vjeç, të cilët ndodhen SQU në gjendje të rëndë shëndetësore. Në

Kavajë u arrestuan Erjon Skuka, 33 vjeç dhe Ferdinant Dufo, 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kapën në flagrancë me mjetin tip “Ford Tranzit”, me targë KJ 9738 A, të cilin ia kishin vjedhur një shtetasi banues në Kavajë. Në Elbasan u kap Ilir Balla, 40 vjeç, banues në fshatin Labinot-Fushë, si autori i plagosjes me thikë të shtetasit Gëzim M. Në Fier u

kap Faik Kallashi, 70 vjeç e dy djemtë e tij Shpëtimi, 35 vjeç dhe Afrimi, 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, komuna Portez, sepse në urgjencën e spitalit rajonal Fier, për shkak të detyrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit Publik. Në Kuçovë, ku u grabit një argjendari është gjetur mjeti me targa BU 006 FP, i përdorur nga autorët e kësaj grabitje, të cilin autorët e kishin djegur e braktisur në fshatin Grekan rrethi Elbasan. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky mjet është i vjedhur në Milot më datë 25.09.2013. Në Shkodër u kap Kristjan Vukcaj, 20 vjeç, për një aksident e në Korçë u arrestua Ali Goroveci, 44 vjeç banues në fshatin Potgorije, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

GJYSMA E PROCEDIMEVE NË POGRADEC. POLICIA PLANIFIKON TË TJERA AKSIONE

Ndërtimet pa leje, nga Juglindja në Veri, procedim 24 personave

Pengmarrësit e kosovarit lihen në burg pa afat nga Krimet e Rënda Në “burg pa afat” i ka lënë Gjykata e Krimeve të Rënda tre personat që mbajtën peng një sipërmarrës kosovar. Në seancën gjyqësore të mbajtur paraditen e djeshme, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për tre rrëmbyesit, Ardian Muja, Shkëlzen Duraku dhe Lumir Dashi, të tre nga qyteti i Kukësit, të cilët mbajtën peng shtetasin kosovar Flamur Curri. Gjatë seancës të pandehurit kanë shfaqur qëndrime të ndryshme dhe paraqitën variante që nuk përputheshin. Njëri prej tyre tha se ishte ftuar në kafe dhe se nuk e kishte idenë për pengmarrjen, ndërsa 2 të tjerët dhanë deklarata që mesa dukej nga pamja e tyre e fryrë apo e nxirë në fytyrë, ishin mohuar më parë. Një ndër variantet më të besueshme është se 6 mijë eurot vinin nga aktiviteti i trafikimit të qenieve njerëzore. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në qytetin verior, ku tre pengmarrësit kërkuan 6 mijë euro në këmbim të lirimit të pengut të tyre. Tri autorët e kësaj ngjarjeje mbajtën peng sipërmarrësin kosovar, Flamur Curri, në një lokal në Shtiqën të Kukësit. Në momentin që pritej që familjarët e biznesmenit të dorëzonin shumën e parave të kërkuara nga pengamrrësit kanë ndërhyrë forcat RENEA, duke liruar pengun dhe vënë në pranga 3 pengmarrësit nga Kukësi.

Prokurorja: Sulmonte të bukura e të huaja

Emigrantja shqiptare denoncon: Më përdhunoi një gjinekolog ITALI- Një gjinekolog italian është denoncuar për përdhunim nga një emigrante shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në klinikën “San Gaudenzio”, në Novara të Italisë, ku 19-vjeçarja shqiptare ka denoncuar gjinekologun Carlo Gambaro, 62 vjeç, i cili është arrestuar nga karabinierët. Vajza shqiptare u tregoi hetuesve se mjeku pasi i kishte kryer një ekografi, kishte nisur t’i bënte pyetje personale, për llojin e marrëdhënieve që pëlqente apo për pozicionet që e kënaqnin më shumë. Më pas mjeku kishte arritur deri atje sa të abuzonte seksualisht me të. Mësohet se 19-vjeçarja kishte dalë e tronditur nga studioja e mjekut dhe pasi ishte konsultuar me shoqet e saj kishte vendosur ta denonconte në muajin gusht. Sipas prokurores së çështjes, Silvia Passoni, tre gra janë përdhunuar në të njëjtën mënyrë në studion e tij. “Fakti që tre persona që nuk njiheshin me njëra-tjetrën kanë treguar një version identik të ngjarjes, hedh dyshime se numri i viktimave mund të jetë i lartë. Ai sulmonte të bukurat dhe të huajat”,-thotë prokurorja.

Mariglen Mullai

P

olicia e Shtetit, për evidentimin e ndërtimeve abuzive, ka proceduar 24 persona, duke bllokuar dhe ndërtimet përkatëse në rrethet Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, Fier, Mat, Shijak, Lezhë dhe Elbasan. Të proceduarit janë marrë në pyetje nga policia dhe Prokuroria, teksa pritet të vendoset se çdo të bëhet me këto objekte tashmë të ndërtura pa leje. Juglindje e Jug Në Pogradec është proceduar në gjendje të lirë Roland Xh., 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje. Ndërkaq, në Buçimas të Pogradecit po procedohen Artor D., 43 vjeç, Artan M., 37 vjeç dhe Hamza Xh., 47 vjeç, pasi kanë ndërtuar objekte pa leje. Në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, po procedohen Ilir L., 38 vjeç, Festim M., 48 vjeç, Gëzim.H, 42 vjeç dhe Tomorr D., 38 vjeç, pasi kanë ndërtuar objekte pa leje, ndërsa në Hudënisht po procedohet Kujtim P., 38 vjeç 38. Në Stropckë të Pogradecit po procedohen Florenc Ç., 39 vjeç, Qamil P., 54 vjeç dhe Fuat Sh., 59 vjeç. Ndërkohë në Bilisht të Devollit filloi procedimi në gjendje të lirë për Adriatik H., 51 vjeç, Edmont K., 53 vjeç dhe Joani Ç., 41 vjeç, pasi kanë ndërtuar objekte pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut

Dhanë versione të ndryshme për ngjarjen

Letra e ish-të dashurit të avokates

“I pagova dy shqiptarët për t’i hedhur acid makinës, jo fytyrës” Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Mikel Ç., vjeç 32, banues në fshatin Kote Vlorë, pasi në fshatin Ferras, është konstatuar duke ndërtuar pa leje në tokën e bashkëshortes. Shqipëri e Mesme Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është proceduar Fari P., 54 vjeç dhe Arben Xh., 40 vjeç 40, të dy banues në Kodër Kamzë, pasi kanë ndërtuar objekte pa leje. Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, në Shijak, filloi procedimi penal në gjendje të

lirë për shtetasin Shkëlzen B., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në fshatin Sallmone ka ndërtuar një objekt pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Shkëlqim R., 41 vjeç, banues në Elbasan, në lagjen “Haxhias”. Ndërtimet në Veri Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gjin P., 51 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, pasi është konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues ba-

nese pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër, në Mat filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ismail K., 31 vjeç, banues në Burrel, pasi në Burrel ka ndërtuar një objekt pa leje. Në Malësi të Madhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për ndërtime të paligjshme për Ton R., 39 vjeç, banues në fshatin Razëm, pasi në zonën turistike, është konstatuar duke ndërtuar një objekt dy kate pa leje ndërtimi dhe Valentin Gj., 69 vjeç, banues në fshatin Razëm, pasi në zonën turistike, ka në ndërtim 3 objekte pa leje ndërtimi.

ITALI- Njeriu që pagoi 2 shqiptarët për t’i hedhur acid ish-të fejuarës së tij, duke u dhënë 30 mijë euro, është rrëfyer me anë të një letre, drejtuar shoqes së tij, ku thotë se nuk kishte për qëllim të dëmtonte fytyrën e avokates, por makinën e Lucia Annibalit. Për ta bërë këtë, kishte kërkuar ndihëm e një miku të tij shqiptar (Altistin Precetaj) për një tarifë prej 2000 euro. Vetëm se shoku shqiptar, sipas Varanit, tejkaluar kompetencat dhe ka përfshirë një tjetër shqiptar (Rubin Talaban) duke i hedhur acid në fytyrë e Luçias pas dublimit të çelësit të hyrjes të apartamentit të Luçias. Me pak fjalë, ata bënë një zhurmë dhe asnjëherë nuk kërkuar më tepër para nga ai. Letra është gjetur disa javë më parë nga policia në Pesaro, e cila vazhdoi t’ia bashkëngjiste dosjes e lëndës për Luca Varanin, 36 vjeç, banues në Pesaro, një avokat në rolin e nxitësit të dyshuar të sulmit me acid ndaj ish të fejuarë së tij, Lucia Annibali, nga Urbino. Pak më parë, ajo doli në publik me një fytyrë të re, ndërsa 2 shqiptarët janë në proces gjyqësor.


08

D

« PROFIL

odbibat njihen si orëndreqës në qytet dhe një prej tyre vazhdon të mbajë mbiemrin në portën e dyqanit që vazhdon të ndreqë ora si në fillimshekulli kur ky zanat konsiderohej mjaft fitimprurës. Sot nuk duket se është një zanat me të ardhme pasi orat kanë avancuar bashkë me teknologjinë gjithësesi ai e vazhdon të rregullojë orat e nostalgjikëve. Një tjetër orëndreqës në familjen Dodbiba që e shfrytëzoi këtë zanat në kohën e komunizmit kur familja e tij u përndoq nga punët shtetërore për shkak të arrestimit të ish-ministrit të thesarit të asaj kohe Sokrat Dodbiba, i cili vdiq në burg. Ky zanat i shërbeu Federikut për të mbajtur familjen, zanat që e trashëgoi nga babai. Ai flet mbi familjen Dodbiba, vështirësisë dhe lidhjen familjare me patriotët e kohës. Si kanë vazhduar brezat në familjen Dodbia dhe kujtimet tuaja të trashëguara nga paraardhësit? Familja Dodbiba njihet të paktën që në shekullin 15, por nga ato breza nuk kemi shumë dokumente dhe emra. Me sa kam mësuar një nga Dodbibat e vjetër është Sifi, i cili sipas dëshmive dhe dokumenteve ka qenë drejtues i esnafeve të vjetra të paktën në shekullin 16-17. Brez pas brezi janë ruajtur edhe emrat, të cilët janë vazhduar dhe janë trashëguar. Koha kur familja kujtohet nga ne fillon me Jan Dodbibën i vitlindjes 1838, i cili pati fëmijë Aleksandrin, Anastasin, Dhimitrin dhe Sifin. Nga këto fëmijë Aleksandri lindi dy femije Llambin e Petrin dhe Petri kishte si fëmijë Lirakun, Lirinë dhe Teftën. Liraku studioi në Francë dhe ishte një nga autorët e teksteve frëngjisht duke lënë shumë studime për terminologjinë dhe studimet gjuhësore. Llambi kishte djalë Vasilin, Mihalin, i cili ka qenw sekretar partie në Gramsh dhe një herë Enveri gjeti një nga ato arsyet për ta shkarkuar dhe Viktorin, i cili ka qenë në role drejtuese dhe administrative. Unë jam një prej djemve të Josif Dodbibës, i cili kishte dy djem dhe një vajzë. Josifi ishte i biri i Anastasit, dhe kishte vëlla Sokratin, i cili ishte një personazh që ka pasur një formim intelektual duke drejtuear edhe poste të vështira për kohën. Fëmijët e tjerë të Anastasit ishte Jani dhe Anastasia. Anastasi Dodbiba martohet me Thanas Floqin një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë në 1912. Ai kontribuoi për pavarësinë nëpërmjet punës intelektuale, por edhe si luftëtar me armë në dorë. Thanas Floqi ishte një ndër luftëtarët që luftoi me armë në dorë në male. Pas pavarësisë ai u vendos në Elbasan jo se ishte nga Elbasani, por nga një zonë e jugut dhe ndërtoi një shtëpi në këtë lagje ku jetojmë ne sot. Kishte vëlla Kristo Floqin një ndër komedianët e njohur të kohës. Ç’mund të thoni për gjyshen tuaj Poliksenin? Polikseni nëna e Josifit, Sokratit dhe Anastasisë ishte përfaqësuesja më e denjë e familjes për vetë pozicionin e saj në familje, por edhe për familjen nga vinte. Gjyshja ime ishte motra e Lef Nosit dhe unë krenohem me këtë. Nëna e Kolë Popës ishte mbesa e Poliksenit. Lidhjet midis familjeve janë të shumta. Psh me Doktor Nosin jemi kushuri të dyfishtë. Babai im doktor Nosin e kishte kushuri të parë. Kur doktor Nosi u martua së dyti mori nusën nga Korça, e cila ishte tezja e nënës e nënës time. Gjyshja kishte kaluar mjaft fatkeqësi pasi një djalë i vdiq në burg, ndërsa një vëlla ia pushkatuan. Një nga momentet më të vështira për gjyshën time ka qenë kur Kolë Paparisto kur u bë gjyqi i Sokratit doli dëshmitar kundër tij. Kol Papar-

E hënë 30 shtator 2013 •

FAMILJA DODBIBA, NJË HISTORI E TRASHËGIMISË PËR ORËNDREQËSIT

Federik Dodbiba që trashëgoi zanatin e të atit, tregon historinë e familjes

LIRAK DODBIBA 1912-1992 lindi në Elbasan në një familje me traditë në arsim. I ati Petër Dodbiba ishte një nga mësuesit e parë të Normales. Një ndër patriotët më me zë përpara shpalljes së pavarësisë Petri bënte propagandë dhe mësonte shqip fshehurazi nxënënësve në shkolla turke e greke. Lirak Dodbiba mbaroi shkollën fillore të lagjes dhe nuk kishte mundësi ekonomike për më tepër dhe prifti i njohur Papa Jorgji Thehoari krijoi mundësinë për ta dërguar në Itali ku vazhdoi shkollën e mesme në Grota Ferrara. Nëna e tij Efrosina e humbi shpejt bashkëshortin dhe pas vdekjes punoi si mësuese në Elbasan. Pas 3 vjetësh kthehet në Shqipëri dhe së bahsku me të ëmën punon në përkithimin e filmave në kinema nga italishtja. Arriti të mbarojë Normalen në vitin 1932 dhe më pas pounon si mësues në Vlorë Himarë dhe Pogradec. Më 1935 vazhdon studimet universitare në Lion të Francës në degën pedagogjipsikologji të Fakultetit të Filozofisë. Punon si mësues i gjuhës frënge në Berat e më pas caktohet inspektor arsimi. Më 1941 shkon në Kosovë ku vendoset si nëndrejtor në gjimanzin e parë në Prishtinë. Më 1948 thirret në Ministrinë e Arsimit dhe më pas punon si mësues i shkollës pedagogjike në Tiranë dhe vazhdon në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë me detyrën e shefit të sektorit të terminologjisë. Dha një kontribut të madh në gjuhësi në fushën e terminologjisë ku për 25 vjet arrit të sistemojë 50000 fjalë. Shumë artikuj, pjesëmarrje në takime shkencore dhe hartime teksesh kanë qenë një pjesë e aktivitetit dhe karrierës së Lirak Dodbibës.

isto ishte djali i mbesës së Poliksenit. Gjyshja ime e ka mallkuar duke i thënë mbarofsh i vetmuar. Ku mallkim e gjeti ai vdiq në Korçë në një hotel. Si u bë ministër financash Sokrat Dodbiba? Sokrat Dodbiba pasi mbaroi shkollën filloi shkoi në Austri për shkencat ekonomike me ndihmën e babait tim, i cili ishte orëndreqës dhe kontribuoi që Sokrati të mbaronte studimet. Në vitin 1943 Sokrat Dodbiba ishte ministër i Finacave kur Shqipëria u pushtua nga gjermanët. Po kush ishte Sokrat Dodbiba dhe pse u emrua ministër i Financave? Emërimin e bëri daja i tij pasi duhet të dini se nëna e Sokratit quhet Polikseni motra e Lef Nosit. Sokrati u caktua ministër i Financave jo se e kishte nip pasi Lefi nuk interesohej fare për njerëzit e tij dhe nuk favorizonte askënd, por se shikonte tek Sokrati një njeri të besueshëm dhe korrekt pa llogaritur arsimin e lartë për shkenca ekonomike. Ekziston një histori që tregon se Sokrati nuk lëshonte pe. Një person i vjen babait tim Sifit, i cili ishte orëndreqës në dyqanin

e tij dhe i thotë se do të paguante shumë deri në 13 napolona florinj dhe kërkesa e këtij njeriu ishte që babai të shkonte tek Sokrati për të marrë një letër që ky njeri të lëvizte në kufi pa u kontrolluar. Babai im që kishte dy klasë shkollë pranon të shkojë pasi sasia e lekëve ishte e madhe. Sokratin e takon në zyrë. Babai im ia tregon të gjithë historinë dhe i thotë se kishte shkuar për një punë zyrtare. Sokrati hesht për pak dhe i thotë se daja, Lef Nosi nuk e kishte caktuar të bënte veprime të tilla, të spekulonte se kjo ishte pasuria e popullit shqiptar. “Duke të dhënë këtë letër atëherë nuk do të paguhet dogana ndaj shtetit dhe unë do të shkelja ligjet. Detyrimin që kam ndaj teje do ta laj me punën time, por duhet të jemi të pastër” ishte përgjigjia që Sokrati i dha vëllait të tij Sifit. Sokrati së bashku me të shoqen ndërtuan një shtëpi në Tiranë dhe flitet se paratë ishin nga paja e bashkëshortes së tij. Ai nuk jetoi së bashku me gruan në këtë shtëpi tek rruga e Elbasanit, por kishte marrë një shtëpi të vogël me qira. Pak para çlirimit në 43-shin ai

SOKRAT DODBIBA 1899-1956 lindi në Elbasan në lagjen “Kala”, i biri i Anastasit dhe Poliksenit. Nëna e tij ishte motra e Lef Nosit. Mësimet e para i miri në shkollën e lagjes në fillim greqish dhe më pas shqip. Bashkë me të rinj elbasanas si Jakov Deliana, Irakli Buda etj shkoi për studime në shkollën amerikane Robert Kolezh në Turqi. Mëismet e gjuhës shqipe i mori nga Sali Nivica. Më 1921 shkoi në Vjenë për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Ekonomike. Gjatë studimeve veçohet si një nga anëtarët më aktivë të shoqatës “Albania” në Vjenë dhe kontribuoi në daljen e revistës “Djalëria” të kësja shoqate. U kthye në Shqipëri i doktorruar në ekonomi politike. Më 1932 Sokrat Dodbiba emërohet në Ministrinë e Financave në detyrën e drejtorit të departamentit të të ardhurave. I besohet botimi i revistës “Ekonomisti” shqiptar pasi kishte botuar disa artikuj në revista të kohës. Ngarkohet shumë shpejt me detyrën e kryadministratorit të Ministrisë së Fiancave e më pas komisioner i Bankës së Shtetit shqiptar ku punoi deri në vitin 1943. Gjatë periudhës së qeverisjes së Rexhep Mitrovicës kur kishte marrë detyrën si ministër i Finacave, Sokrat Dodbiba, arriti të tërheqë nga banka e Italisë thesarin shqiptar prej 120 milionë franga ari që u vendos më pas në thesarin e bankës së shtetit. Po në këtë periudhë Dodbiba solli nga jashtë edhe makineri për shtypjen e kartëmonedhave. Në dhejtor të vitit 1944 arrestohet dhe në një gjyq special në prill të vitit 1945 dënohet me 30 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit.

mendonte se në rast se do të jetonte aty do të rrezikonte jetën e tij dhe bashkëshortes kështu që shtëpinë e re ia dha me qira legatës turke. Gjermanet po largoheshin, ndërsa Sokrati nuk kishte pranuar duke qëndruar së bashku me Lef Nosit. Pas çlirimit u arrestua e dënua me burgim të përjetshëm, por dënimi iu ul duke shkuar deri në 30 vjet. Në atë kohë dy kanë qenë përsonazhet që kanë administruar thesarin shqiptar Sokrat Dodbiba dhe Mitrush Kuteli. Këto të dy janë ato që mundën ta mbanin pasurinë e Shqipërisë këtu duke ndërhyrë edhe tek gjermanët. Çfarë problemesh patët nga burgosja e xhaxhait tuaj Sokrat Dodbiba? Djali i madh është Jan Dodbiba ka qënë mekanik dhe ka pasur një oficinë. Ai ishte babai i disa komunistëve që luftonin për një ideal. Një nga këto ishte Pirro Dodbiba, Niko Dodbiba ambasador në Bullgari, Bardhyl Dodbiba, Komandant i përgjithshëm i zjarrfikësve të Shqipërisë, ndërsa Henerieta motra e tyre u martua me Llazar Siliqin. Kur u burgos Sokrati,

Jani u shkëput dhe nuk deshi të dijë më për vëllain. Ndoshta kjo erdhi pasi ai donte të mbronte fëmijët e tij dhe zgjodhi rrugën e mohimit. I vetmi që i ka shkuar në burg Sokratit pas burgosjes ishte Sifi vëllai i madh. Ai u mor me tregti dhe kishte ndërtuar një shtëpi dhe një dyqan, të cilat u shtetëzuan pas çlirimit. Pasi ishte arrestuar Sokrati thërrasin babain tim dhe i thonë se xhaxhai ishte armik i popullit dhe i këkojnë që ta braktiste. Ti do ta braktisësh se ne do të merremi me ty. I vunë gjithashtu një tatim prej 400 mijë lekësh. Nuk u mjaftuan me kaq, por më përjashtuan edhe mua nga shkolla për agjitacion dhe propagandë. Babai nuk e braktisi asnjëherë Sokratin në burg. Herën e fundit që ka shkuar për t’i çuar pakon e muajit para se të vdiste Sokrati ishte shumë keq. Babai tregon se ai vetëm e ka përshëndetur nga larg. Babai im i kishte thënë se çfarë donte t’i sillte herën tjetër ai i kishte thënë vetëm një pjatë gjellë. Sipas të dhënave që ne kemi Sokrati vdiq nga mungesa e vitaminave në burgun e Burrelit.


AKTUALITET • E hënë 30 shtator 2013

»

09

Flet Federik Dodbiba, lidhjet e ndërsjellta mes familjeve të njohura elbasanase

Vdekja në burg e Sokrat Dodbibës dhe peripecitë që ndoqën familjen ELBASAN-Familja Dodbiba është një ndër familjet me emër në Elbasan për kontributin e pjesëtarëve ndër breza, por edhe për lidhjet e ndërsjellta me familjen Nosi, Popa dhe Floqi. Kontributi i tyre ka qenë i gjithëanshëm në arsim, patriotizëm dhe në poste të larta të qeverisë. Ndër breza familja Ddbiba kujton Petrin një ndër mësuesit e parë të Normales, Lirakun i njohur për kontributin e tij në terminilogjinë dhe gjuhësinë, Sokratin si një ekonomist i zoti dhe një ministër i suksesshëm, por edhe shumë emra të tjerë që e renditën këtë familje ndër mbiemrat e përmëndura në Elbasan. Një nga veçoritë e familjeve elbasanase dhe sidomos në kala ishin martesat ndërmjet tyre. Kështu shumë prej tyre kanë lidhje të dyfishtë miqësore e fisnore. Kur shkëmbimi në martesa po kthehej në një rreth të mbyllur atëherë familjet i kaluan muret duke shkëmbyer me Kavajën dhe më pas me qytetet e tjera. Edhe familja Dodbiba nuk kish si t’i shpëtonte këtij shkëmbimi duke qenë se ekzistonte prej shekujsh në Elbasan e mbërritur nga veriu. Kështu motra e Lef Nosit u martua me Anastas Dodbibën dhe mbesa e saj ishte nëna e Kol Popës. Po kështu lidhje gjaku familja Dodbiba krijoi me familjen Paparisto dhe kjo lidhje me familje të njohura e forcoi edhe më shumë pozicionn e saj. Po kështu Anastasi Dodbiba u martua me Thanas Floqin një ndër firmatarët e aktit të pavarësisë në 1912, i cili ka jetuar për një periudhë të gjatë në Elbasan pranë familjes Dodbiba. Sokrat Dodbiba do të kujtohet ndër breza jo vetëm për kontributin e tij në institucione të rëndësishme dhe kthimin në Shqipëri të thesarit të shtetit nga Italia, por edhe për përndjekjen dhe fundin tragjik në burgun e Burrelit. Një nga djemtë Dodbiba, Federiku sjell kujtimet e kësaj familjeje nëpërmjet dëshmive, materialeve të trashëguara dhe gjithçkaje që ka mbetur edhe pse nuk mundi të shpëtonte nga efekti komunizëm. Si kanë vazhduar brezat në familjen Dodbia dhe kujtimet tuaja të trashëguara nga paraardhësit? Familja Dodbiba njihet të paktën që në shekullin 15, por nga ato breza nuk kemi shumë dokumenta dhe emra. Me sa kam mësuar një nga Dodbibat e vjetër është Sifi, i cili sipas dëshmive dhe dokumenteve ka qenë drejtues i esnafeve të vjetra të paktën në shekullin 16-17. Brez pas brezi janë ruajtur edhe emrat, të cilët janë vazhduar dhe janë trashëguar. Koha kur familja kujtohet nga ne fillon me Jan Dodbibën i vitlindjes 1838, i cili pati fëmijë Aleksandrin, Anastasin, Dhimitrin dhe Sifin. Nga këto fëmijë Aleksandri lindi dy fëmijë Llambin e Petrin dhe Petri kishte si fëmijë Lirakun, Lirinë dhe Teftën. Liraku studioi në Francë dhe ishte një nga autorët e teksteve frengjisht duke lënë shumë studime për terminologjinë dhe studimet gjuhësore. Llambi kishte djalë Vasilin, Mihalin i cili ka qenë sekretar partie në Gramsh dhe një herë Enveri gjeti një nga ato arsyet për ta shkarkuar dhe Viktorin, i cili ka qenë në role drejtuese dhe administrative. Unë jam një prej djemve të Josif Dodbibës i cili kishte dy djem dhe një vajzë. Josifi ishte i biri i Anastasit, dhe kishte vëlla Sokratin, i cili ishte një personazh që ka pasur një formim intelektual duke drejtuear edhe poste të vështira për kohën. Fëmijët e tjerë të Anastasit ishte Jani dhe Anastasia. Anastasi Dodbiba martohet me Thanas Floqin një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë në 1912. Ai kontribuoi për pavarësinë nëpërmjet punës intelektuale, por edhe si luftëtar me armë në dorë. Thanas Floqi ishte një ndër luftëtarët që luftoi me armë në dorë në male. Pas pavarësisë ai u vendos në Elbasan jo se ishte nga Elbasani, por nga një zonë e jugut dhe ndërtoi një shtëpi në këtë lagje ku jetojmë ne sot. Kishte vëlla Kristo Floqin një ndër komedianët e njohur të kohës. Çmund të thoni për gjyshen tuaj Poliksenin? Polikseni nëna e Josifit, Sokratit dhe Anastasisë ishte përfaqësuesja më e denjë e familjes për vetë pozicionin e saj në familje, por edhe për familjen nga vinte. Gjyshja ime ishte motra e Lef Nosit dhe unë krenohem me këtë. Nëna e Kolë Popës ishte mbesa e Poliksenit. Lidhjet midis familjeve janë të shumta. psh me Doktor Nosin jemi kushuri të dyfishtë. Babai im doktor Nosin e kishte kushuri të parë. Kur doktor Nosi u martua së dyti mori nusën nga Korça, e cila ishte tezja e nënës e nënës time. Gjyshja kishte kaluar mjaft fatkeqësi pasi një djalë i vdiq në burg, ndërsa një vëlla ia pushkatuan. Një nga momentet më të vështira për gjyshen time ka qënë kur Kolë Paparisto kur u bë gjyqi i Sokratit doli dëshmitar kundër tij. Kol Paparisto ishte djali i mbesës së Poliksenit. Gjyshja ime e ka mallkuar duke i thënë mbarofsh i vetmuar. Ku mallkim e gjeti ai vdiq në Korçë në një hotel.

Nga studiuesi Dhimitër ANTONI Ky problem është shtruar jo me vërtetësi. Në mënyrën se si është trajtuar, dashur pa dashur i vihet njollë figurës shumë të pastër të kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemalit. Në tekstet e historisë së Shqipërisë ky problem është quajtur dhe trajtuar si “komploti i Beqir Grebenesë” e më vonë “i ashtuquajturi komplot i Beqir Grebenesë”. Është trajtuar ashtu siç ka shkruar shtypi antishqiptar i kohës, duke e akuzuar Ismail Qemalin si pjesëmarrës në komplotin e Beqir Grebenesë, fuqitë e mëdha kërkuan rrëzimin e Ismail Qemalit, dhe e realizuan atë. Në vend të qeverisë së Vlorës u caktua një komision ndërkombëtar, që do të përgatiste ardhjen në fuqi të Vilhelm Vidit si mbret i Shqipërisë. Në planet ekonomiko-financiare Ismail Qemali ishte shprehur të ndërtonte një shtet të pavarur, të krijonte Bankën Shqiptare, të emetonte monedha shqiptare (në atë kohë qarkullonin pare turke, greke, serbe, italiane, austriake etj.), do t’i bënte lumenjtë të lundrueshëm, do të thante kënetat, do të hapte rrugë për makinat dhe trenat. Kjo nuk u pëlqente fuqive që na rrethonin, të cilat synonin në një mënyrë ose në një tjetër të zotëronin Shqipërinë ose pjesë të saj, prandaj krijuan përçarje në qeveri. Përveç Esat pashë Toptanit u larguan dhe dy klerikët që ishin nënkryetarë: dom Nikollë Kaçorri dhe myftiu Vehbi Agolli (Dibra). Në një letër që Luigj Gurakuqi i shkruante kryetarit të shoqërisë së shqiptarëve të Rumanisë, Pandeli Evangjelit, ndër të tjera theksonte: “Shqipëria është mjaft në rrezik. Paria e vendit po ua shet Shqipërinë të huajve, por kjo nuk do të thotë të humbasim shpresat. Po të mbështetemi fort në popull, ne do të fitojmë me çdo kusht. Përveç këtyre forca ushtarake të huaja vazhdojnë të qëndrojnë akoma në Shqipëri.” Në këtë situatë të vështirë të Shqipërisë, patriotët shqiptarë, kudo që ishin, filluan të organizoheshin e të punonin për vendin e tyre. Në Turqi u ngrit një komitet me shqiptarë atdhetarë, në të cilin bënte pjesë dhe Beqir Grebeneja, një shqiptar i vërtetë. Ai kishte komanduar forcat ushtarake shqiptaro-vllahe kundër sulmeve banditeske të shovinistëve grekë, që kërkonin të shfarosnin popullin shqiptar e vlleh në krahinën e Kosturit, të Grebenesë e pothuaj në tërë krahinën e Pindit. Në disa dokumente të prura nga arkivi rumun del se kur Beqir Grebeneja kishte shkuar në Rumani, grekët që banonin atje u ngritën dhe kërkuan prej autoriteteve rumune që të dëbohej nga ky shtet, duke bërë shumë akuza ndaj tij. Me ta marrë vesh këtë shqiptarët dhe vllahët e Rumanisë, i drejtuan një peticion mbretit të Rumanisë,

Retushet e gjymtojnë HISTORINË “Komploti i Beqir Grebenesë” si shkak për të sjellë Princ Vidin në Shqipëri

ku i kallëzonin se si Beqir Grebeneja kishte shpëtuar qindra e mijëra shqiptarë e vlleh nga masakra historike e andartëve grekë. Kështu atdhetari Grebeneja fitoi, duke marrë dhe nderimet që i takonin. Ai kishte një korrespondencë të pasur me shumë njerëz dashamirës dhe personalitete me ndikim për kohën. Nga Turqia ai zhvillonte një letërkëmbim me aristokratin Eqrem bej Vlora, i cili ishte dërguar të punonte në Vlorë nga komiteti i atëhershëm. Letrat e tij, që ruhen në Arkivin e Shtetit, kanë një vlerë të jashtëzakonshme njohëse të ndjenjave të thella shpirtërore atdhetare si dhe të veprimtarisë së tij proshqiptare. Në Rumani punonte si senator i Senatit Rumun dhe si okulist i Pallatit Mbretëror dr. Ibrahim Temo, figurë e rëndësishme, i cili ka punuar në përhapjen e ideve demokratike në perandorinë turke. Nuk ka shoqatë apo parti turke brenda apo jashtë vendit të mos njohë dorën e tij. Ai drejtonte dhe gazetën “Albania”, ku shkëlqente penda publicistike e Faik Konicës. Shkruante artikujt kryesorë në këtë medie si dhe e financonte atë. Me situatën që u krijua në Shqipëri në vitin 1913, të dy ranë në marrëveshje me Ismail Qemalin për të rifituar trojet e përvetuara nga vendet fqinje. Për këtë arsye, mbështetur në influencën që kishte në rrethet patriotike dhe shtetërore turke, ai dërgon një nga aktivistët e tij, Shan Vilën, që të bisedojë me triumviratin që sundonte atëherë në Turqi - Talatin, Enverin dhe Njazin. Atyre u shkruan për qëllimet ekspansive të serbëve dhe grekëve në Ballkan. Serbët kërkonin të krijonin shtetin e madh të Stefan Dushanit, ndërsa grekët pretendonin Perandorinë Bizantine. Kundër këtyre propozonte që të krijohej Aleanca Turko- Shqiptaro-Bullgare, shtete këto që kishin dalë me humbje prej Luftës Ballkanike, me kushtin që këto të mos

kishin më pretendime mbi Shqipërinë. Shan Vila njoftoi se triumvirati turk ishte dakord me planin e dr. Temos. Kështu filloi zbatimi i këtij plani. Komiteti shqiptar i Turqisë grumbulloi njerëzit më të aftë dhe më me ndikim nga krahinat e pushtuara prej grekëve dhe serbëve, të cilët do të kalonin nëpër këto vise për të realizuar kryengritjen e përgjithshme. Hipën në një anije nën komandën e prijësit atdhetar Beqir Grebeneja. Sapo mbërritën në Vlorë, menjëherë u arrestuan nga forcat e fuqive të mëdha. Asnjeri nuk përgjigjej. Hiqeshin sikur ishin turq dhe nuk dinin gjuhë tjetër. Tradhtia mendohet se ishte bërë nga Eqrem dhe Syrja Vlora, dy rivalët e palëkundur në pikëpamje ndaj Ismail Qemalit. Ky mision i pakryer dhe ngjarja e pafat u etiketua si komplot, sepse gjoja ata ushtarë turq do të rrëzonin qeverinë dhe do të ftonin përsëri armatat turke të vinin në Shqipëri. Prokurori i asokohe, Kristo Floqi, e mori në pyetje Ismail Qemalin duke e akuzuar për pjesëmarrës në këtë ngjarje. Kryeministri Ismail Qemali i rrëzoi kështu të gjitha akuzat dhe e përmbylli fjalën e tij në këtë formë: “Unë punova tërë jetën për ta sjellë Shqipërinë në këtë ditë dhe tani që e realizova, unë dashkam, sipas jush, ta shkatërroj me duart e mija (?!). Në procesverbal thuhet se ai kishte pasur takime me Beqir Grebenenë, por vetëm për të mirën e Shqipërisë. Fuqitë e mëdha (të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë) gjetën rastin dhe kërkuan dorëheqjen e Ismail Qemalit. Ai u shtrëngua të largohet nga posti i lartë si kryetar i qeverisë së parë të lirë shqiptare dhe të lërë atdheun. Edhe jashtë ai punoi për Shqipërinë dhe u helmua nga shërbëtorët e fuqive të mëdha vetëm pse nuk pranoi të vihej në shërbim të tyre. Atdhetari Beqir Grebeneja u kthye në Turqi. Ai punoi me dashuri dhe besnikëri për Shqipërinë. Shqiptarët dhe trojet e tyre ai nuk i harroi kurrë.


10

« opinion

E hënë 30 shtator 2013 •

Pleqëria problem madhor për sot dhe të ardhmen Nga Gëzim TUSHI

P

roblemet e moshimit dhe çështjet që preokupojnë të moshuarit sot janë bërë më të ndërlikuara se kurrë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Baza e intensitetit në rritje dhe problemeve sociale në zgjerim nuk janë të lidhura me ndonjë ndryshim ontologjik të të moshuarve të sotëm, por me ndryshimet e thella që kanë ndodhur në strukturën e shoqërisë, në mënyrën ndryshe të organizimit të familjes modern shqiptare, të cilat duke u bërë moderne kanë dhënë goditje të forta “statusit të të moshuarit”, qoftë atij social, moshor dhe gerontokratik. Problemet e të moshuarve janë në rritje dhe përballja e shoqërisë dhe shtetit me to do të vijë duke u ashpërsuar, sepse problemet sociale do të ndërlikohen qoftë në aspektin sasior të shtimit të peshës demografike të të moshuarve në shoqëri, qoftë në aspektin cilësor të nevojave të tyre për shërbime sociale në familjen biologjike apo në institucionet e përkujdesit shoqëror. Rritja e përgjithshme e jetëgjatësisë në shoqërinë tonë do të thotë që individët e moshuar duhet të kenë mundësi më të mira dhe të marrin më të mirën nga jeta në moshë të rritur. Por nga ana tjetër pleqëria, sido që të vijë dhe sado e qetë që të jetë, është kohë e vështirë, sepse pavarësisht jetëgjatësisë kjo është koha që të moshuarit jetojnë me probleme shëndetësore, sociale dhe familjare. Duke e parë në këtë aspekt problemin e tyre, besoj se kjo “ditë e tyre” kërkon nga familja, shteti, shoqëria, pushteti lokal dhe komuniteti i biznesit një intensitet më të madh përkujdesjeje. Por besoj se në këtë ditë të tyre është e udhës që ne t’i kthejmë sytë nga familjet e tyre biologjike, duke shpresuar për më shumë vëmendje dhe kujdes në strukturën organizative dhe qëndrimin human familjar. Ndryshe, nëse nuk ndodh kështu, jo vetëm të moshuarit do të ndihen keq dhe nuk do të kalojnë me dinjitetin e duhur pleqërinë, por në të njëjtën kohë kjo do të rritë kostot e shtetit dhe do të sforcojë dukshëm sistemin e përkujdesjes sociale për të moshuarit në vendin tonë. Të mos harrojmë një fakt: ritmet e rritjes së numrit të të moshuarve në shoqërinë tonë po ndryshojnë. Edhe ajo ka filluar të japë shenjat e para të plakjes, gjë që shoqërohet në mënyrë të natyrshme me rritjen e peshës demografikë të të moshuarve. Të moshuarit tanë janë njerëz që jetojnë në mënyrë modeste. Ata nuk janë pretenciozë as ndaj familjes biologjike, as ndaj shtetit social. Por nga ana tjetër të moshuarit kërkojnë më shumë shërbime dhe më shumë cilësi, dhe kanë të drejtë. Ndërkaq ndihet shqetësimi që vjen nga modernizimi i familjes shqiptare dhe kërkesa këmbëngulëse, e natyrshme që ajo të jetë familje moderne një bërthamore. Kjo struktura familjare po bëhet më komplekse. Kjo do të thotë se duhet parashikuar e vërteta që po ndodh në shoqërinë tonë, në të cilën fëmijët

në të ardhmen do të jenë akoma më pak të prirur se më parë, ose më pak të aftë për t’u kujdesur për të afërmit e tyre të moshuar. Në këto kushte, duket qartë tendenca që përkujdesi informal në familjen biologjike për të moshuarit nuk do të ketë të njëjtat aftësi dhe të njëjtin rritëm me rritjen e kërkesës së të moshuarve për kujdes familjar. Prirjet për familje të vogla dhe përhapja gjeografike e familjes janë tashmë diçka e zakonshme në Shqipëri. Shpesh kujdesi për të moshuarit zbehet në familjen kur të dy bashkëshortët punojnë. Ky kombinim do të thotë se ka më pak fëmijë në dispozicion të të moshuarve apo që kanë kohë dhe mundësi për të marrë rolin e kujdestarëve informal. Por nuk është vetëm ky aspekt që vështirëson situatën e të moshuarve në familjen biologjike, kryesore është se në shoqërinë shqiptare koha moderne ka diktuar ndryshimin e shpejtë të sjelljes sociale, që ka ndryshuar gjithashtu. Mbase jo sa në familjet perëndimore, por edhe në familjen shqiptare po shfaqet tendenca që tregon se gradualisht edhe këtu fëmijët mund të jenë më pak të prirur se më parë për t’u kujdesur për prindërit e tyre. Madje, fenomene të tilla si shtimi i divorceve dhe realizimi i martesave të dyta është një arsye që ndikon për keq në statusin e të moshuarve në familje, sepse për shkak të divorceve të shtuara, por dhe të shumë arsyeve të tjera, struktura e familjes shqiptare po bëhet gjithnjë e më e komplikuara dhe e vështirë për të moshuarit. Në këto kushte duhet menduar seriozisht për forma dhe alternativa të larmishme të përkujdesit formal dhe informal, të cilat mbeten një pjesë e rëndësishme e strukturës kombëtare të përkujdesit shoqëror për të moshuarit. Ne duhet t’i shikojmë të vërtetat në sy dhe të përgatitemi, sepse disponueshmëria e rrjetit aktual të institucioneve të shërbimit social (rezidencial, ditor, komunitar dhe polivalent), që tani nuk janë të afta të përballojnë ritmet e rritura të kërkesave të të moshuarve për t’u sistemuar nëpër shtëpitë e të moshuarve. Kjo do të thotë se është e nevojshme që sot të bëjmë studimet e duhura sociale dhe parashikimet sociologjike për t’u përgatitur si shoqëri për të përballuar problemet që do të vijnë si rezultat i ndryshimeve të thella që po sjell prania e zgjeruar e të moshuarve në jetën sociale në Shqipëri. Në vitet që vijnë kërkesa e të moshuarve për kujdes informal parashikohet që të rritet konsiderueshëm. Nëse sot çdo vit janë më shumë se 120 të moshuar që kërkojnë dhe kanë nevojë për shërbim social rezidencial, në të ardhmen kjo shifër do të shumëfishohet, sepse ndryshimi i strukturës së familjes do të rritë nevojën për të përballuar shkallën e kërkesave të të moshuarve për shërbim social rezidencial. Koha moderne nuk është aq romantike sa të bëjmë gjërat me iluzione apo të besojmë se situata sociale e të moshuarve mund

të bëhet më e mirë në familje. Koha moderne ka logjikën e vet. Në këtë kontekst, parashikimet duhen bërë duke llogaritur që natyra individualiste e mënyrës së të ndërtimit të jetës prej gjeneratës së re kërkon një stil jete më të shumëllojshëm se ai i prindërve të tyre, ndaj është detyrë që të mendojmë për zgjerimin e formave, tipologjive dhe alternativave që zgjerojnë në shoqërinë tonë ofruesit e shërbimeve, si mënyrë e duhur që të respektojnë të moshuarit dhe t’u përgjigjemi nevojave të tyre sociale. Nuk ka dyshim se intensiteti i nevojave të të moshuarve do të vazhdojë të rritet me shpejtësi, gjë që sot mund të mos e parashikojmë saktë. Në këto kushte, përballimi i problematikave intensive të të moshuarve në nevojë kërkon rritjen e angazhimit të familjes dhe të qeverisë në bashkëpunim me pushtetin dhe partnerët e pushtetit lokal. Kjo duhet kthyer sa më parë në sfidë afatmesme dhe afatgjatë për ngritur dhe zhvilluar shërbime të reja, të përshtatshme për një gjeneratë të re, gjithmonë e më kërkuese të moshuarish për t’u plotësuar nevojat e tyre të natyrshme. Pa nënvleftësuar rolin vendimtar të familjes biologjike dhe përgjegjësitë integralisht humane të saj, në të njëjtën është koha për më shumë përgjegjësi sociale ndaj tyre. Kjo do të thotë se është koha e duhur për politika dhe strategji të reja për të zgjeruar modelin tradicional të ofrimit të shërbimeve në institucionet e shërbimit social dhe rregullimin e sistemeve të larmishme të financimit të tipologjive dhe alternativave të tjera të mundshme për shërbim ndaj të moshuarve në nevojë. Ndryshimi i shpejt i realitetit social me të cilin po përballemi është një mundësi për të ndërtuar infrastrukturë dhe ngritur shërbime që plotësojnë nevojat dhe pritshmëritë e gjeneratës së të moshuarve. Siç dihet, po rriten kërkesat e të moshuarve. Ne duhet të ofrojmë një sistem social gjithëpërfshirës, që të shihet ndryshe dhe të financohet më drejt, si kushte që ndihmojnë që të plotësohen nevojat në mënyrë më efikase, me synimin për të ofruar ndaj të moshuarve zgjidhje dinjitoze, sepse jemi të detyruar nga ndryshimet e përshpejtuara që po ndodhin në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Ato po përballen me transformime të mëdha ekonomike dhe morale me efekte të mëdha sociale, strukturore dhe mentale, që lidhen me situatën dhe shtimin e nevojave të të moshuarve për shërbime. Është pozitiv fakti që shteti dhe qeveria kanë planifikuar dhe, me sa duket, në sektorin e shërbimeve të përkujdesjes për të moshuarit jemi të nxitur dhe në kërkim për zgjidhje të reja. Strategjia qeveritare për shëndetin dhe përkujdesjen e të moshuarve me siguri që do të bashkohen një përkujdesje më intensive dhe përkrahje sociale më sistematike. Për të moshuarit tani nuk duhen vetëm ide sociologjike, por përpjekje të vërteta sociale për të ndërtuar forma të larmishme të shërbimit për të zbutur nevojat e tyre sociale.

Pak progres për Sirinë

R

ezoluta për të shpëtuar Sirinë nga armët e saj kimike, për të cilën ranë dakord pesë shtetet e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është e dobishme nëse jopërsosuria shkon drejt një reagimi kredibil ndërkombëtar në një luftë të përgjakshme që vrau më shumë se 100 mijë sirianë. Rezoluta do ta detyrojë ligjërisht Sirinë të heqë dorë nga rezervat e saj të gazit helmues, që vlerësohet të jetë afro 1000 tonë. Derisa kjo nuk kërcënon përdorimin e forcës, nëse Siria nuk arrin të pajtohet, kjo do të thotë se në këtë rast Këshilli i Sigurimit do të rimblidhet për të adresuar çështjen dhe të imponojë masat e paspecifikuara sipas kapitullit VII, një dispozitë e Kartës së Kombeve të Bashkuara që është përdorur për të autorizuar sanksione ose përdorim të forcës. Rusia ka marrë një shumë të kreditimit për marrëveshjen e fundit me Shtetet e Bashkuara që të vonojë veprimin ushtarak

“New York Times”

amerikan, duke kërkuar nga Siria që të dorëzojë armët e veta kimike nga mesi i vitit të ardhshëm. Po në javët e fundit, derisa fuqitë e mëdha flisnin mbi një rezolutë që do të zbatojë marrëveshjen, kjo dukej sikur Rusia mund të kthehet në një rol më të njohur obstruktiv në mbrojtje të presidentit Bashar al Asad të Sirisë nga dënimi, nëse ai dështon të përmbush kërkesat. Që nga tetori i vitit 2011 Rusia ka bllokuar tri tentativa për të dënuar Asadin për brutalitet kundër civilëve, duke e lënë Këshillin e Sigurimit të duket i padobishëm përballë masakrës. Si rezultat i kësaj më 21 gusht ndodhi sulmi me gaz helmues, që vrau qindra civilë jashtë Damaskut për të provokuar një reagim të vonuar diplomatik. Me absurditetin më të madh, kjo rezolutë nuk përmend emrin e partisë përgjegjëse për sulmin me gaz, por qeveritë perëndimore dhe grupet më të pavarura thonë se kjo mund të jetë kryer vetëm nga forcat e qeverisë siriane. Rusia fajëson rebelët sirianë, por asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë provë.

Rusia e kishte bërë të qartë se nuk do të pranojë një veprim kërcënues fillestar të rezolutës nën kapitullin VII dhe çfarëdo masa ndëshkuese që do të konsideroheshin pas mosrespektimit sirian. Shtetet e Bashkuara dhe Franca donin gjuhë të ashpër, të fusin në rezolutë direkt nën kapitullin VII, por ky proces i zbatimit, që i japin Rusisë një shans për të vërë veton ndaj çdo dënimi, duket të jetë më i miri që ata do të mund të kishin marrë. Ekzistojnë sfida të mëdha përpara, duke përfshirë edhe hartimin e një plani për të hequr qafe armët kimike dhe duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje më të gjerë, që mund t’u jap fund luftimeve dhe të vërë një qeveri tranzitore në vend. Kjo është bërë edhe më e vështirë të mërkurën, kur disa grupe rebele siriane braktisën përkrahësit e tyre dhe liderët politikë perëndimorë në mërgim dhe shumë prej tyre u hodhën me një degë të “Al Kaedës”. Nëse ka ndonjë shpresë për një zgjidhje paqësore, ajo do të marrë unitetin mes fuqive të mëdha për ta shtyrë atë përpara. Rezoluta e armëve kimike shkon drejt atij qëllimi.


opinion • E hënë 30 shtator 2013

»

11

Çmitizojeni Rugovën!

P

aganë nëpër rrugë! Për mua është tepër e çuditshme pse dalin ta presin statujën e një njeriu që e kemi njohur e parë pak vjet më parë. Që dalin për ta përuruar atë statujë, e marr vesh disi, por për ta pritur në kufi në mes të natës apo për ta përcjellë me nderime ushtarake një statujë, copë hekuri të madhe me formë njeriu, këtë s’arrij ta marr vesh kurrsesi. Pastaj, personi që paraqitet në atë statujë është i diskutueshëm për nga veprimtaria e tij politike sidomos. Jam tërësisht i vetëdijshëm për rrezikun e sulmeve që mund të më vijnë nga të gjitha anët, pasi kjo që po bëni me Rugovën është mitizim dhe prekja e miteve ngjall reaksione të ashpra. Gjithashtu më duhet të pranoj se nuk jam ndonjë njohës i madh i veprimtarisë së tij, kjo sepse nuk ka ndonjë monografi a biografi serioze për të. Gjithë çka di është nga përjetimet e mia dhe ato që kam lexuar e përcjellë. Unë e di që Rugova e nisi aktivitetin e tij politik në një kohë shumë të vështirë. Qasja e tij paqësore dhe gjithëpërfshirëse ishte diçka që e karakterizonte atë. S’mund të mos e përmend një intervistë me Diana Toskën diku menjëherë pas luftës në Kosovë, e cila e pyeste për (siç shprehej ajo) “opozitën” dhe Rugova me stilin e tij, me atë të qeshurën e çuditshme: “Ju lutem, ju lutem, ky është unitet plural...” Ai assesi nuk pranonte ta quante “kundërshtar” e as “opozitë” ndonjërin. Insistonte në unitetin plural, që s’ekzistonte. Ama i fitonte zgjedhjet që ç’të të them! Publicisti Shkëlzen Gashi e ka hetuar mjaft mirë këtë njohje të thellë të Rugovës për mentalitetin e popullit të Kosovës. Ai e kishte pranë Anton Çetën, që s’kishte lënë odë pa vizituar. Rugova kishte sens për matjen e gatishmërisë së popullit të Kosovës në përpjekjet sociopolitike deri në njëfarë periudhe. Ngurtësimi i tij vetëm te metoda pasive (nuk e quaj paqësore, se paqe s’është të rrish e të durosh dhunë) ishte gabim, por edhe lehtësim i punës së vet. Fatmirësisht, nuk kishte më durim në popull dhe, ndonëse Rugova e vërente këtë, ai tentonte ta drejtonte popullin dhe vullnetin e tij. Filloi të sillej dikur si Ati. Ai nuk e përkrahte UÇK-në për dy arsye: sepse kishte zgjedhur metodën më të lehtë - atë pasive, që e bënte të mos kishte shumë gajle rreth organizimit; dhe së dyti, sepse, siç duket, ai i paskësh njohur këta mafiozët e sotëm dhe sigurisht e ka ditur që të tillët s’kanë projekt politik, ata thjesht po përmbushnin personalite-

Nga Rron GJINOVCI tet e tyre prej “mangupave”. Kështu jemi afruar te momenti më i rëndësishëm dhe më i diskutueshëm. Ky është edhe momenti më i dhimbshëm për përkrahësit e tij: takimi me Sllobodan Millosheviçin gjatë bombardimeve të NATO-s. Kam dëgjuar lloj-lloj tregimesh. Ai qenkësh detyruar me forcë që të takohet me të (!). Disa thonë se e paskan droguar. Disa të tjerë fillojnë ta arsyetojnë: “E po ja, ia kishin në dorë fëmijët” etj., etj. Për mendimin tim, asnjë nga këto s’janë të qëndrueshme. Një burrështetas duhet të matet mirë para se të marrë përsipër detyra dhe përgjegjësi publike. Rreziqet janë nga të gjitha anët, me të gjitha format, por ama një burrështetas nuk dorëzohet, jo se nuk dorëzohet ai, porse nuk dorëzohet detyra publike. Kur pranon të marrësh përsipër detyra publike, s’ka më interesa private. Ti i takon publikut dhe çështjes publike, të lejohet një jetë e thjeshtë njerëzore, por nuk të lejohet të ndjekësh interesa privatë. Madje, shpesh me detyra të rëndësishme publike vijnë edhe disa “privilegje” (kështu shihen nga të tjerët, por që një burrështetas do të duhej t’i shihte veç si instrumente për ta realizuar më drejtë e më mirë detyrën e caktuar). Millosheviçi në takimin me Rugovën e pyeste për “shtëpinë luksoze”, siç shprehej ai, e pyeste nëse ishte e tij dhe Rugova i përgjigjej se ishte, bile duke qeshur si gjithnjë. Tani të mos më thotë ndonjë që këtu nuk mund të nxirrte ndonjë fjalë kundërshtie, të paktën të thoshte se ajo ishte e popullit, se e Republikës së Kosovës e di që s’guxonte kurrsesi. Me ju thënë të drejtën, të jetuarit e tij në luks nuk ishte aspak ferr, ndërkohë që populli i Llapit, që nga Tërnavishta, Revuçi e Kërpimehu e deri në Lupç, ishin ngjitur nëpër male e shihnin shtëpitë e tyre tek digjeshin para syve, ata të Drenicës shihnin për kushedi të satën herë tymin e flakëve të shtëpive të tyre, në Dukagjin ngjitja e bjeshkëve të larta e qëndrimin në shi në atë klimë me rrebeshe e kishte lodhur njerëzinë. Kjo s’duket e ndershme kurrsesi. Por le të fokusohemi më tepër te detyra publike dhe ushtrimi i saj pa parë interesat privatë. Rugova u desh të rezistonte në rezidencën e tij luksoze e të mos lejonte të merrej si kotele e ta endnin andej këtej. Një burrështetas këtë e bënë gjithsesi. Edhe fëmijët, edhe gjithçka tjetër sakrifikohet për një çështje publike, aq më tepër kur ke shpallur republikën si vullnetin tënd dhe të popullit tënd. Ky është vullneti më i padiskutueshëm, vullneti për të qenë qytetar, që i bie i lirë dhe i barabartë. Kjo nuk diskutohet, për këto vritesh.

Madje, Rugova mund të merrte edhe shembuj të burrështetasve që kishin vepruar ndryshe nga ai vetë në situata të ngjashme. Presidenti kilian Alende kishte qëndruar në rezidencën e tij, madje i ishte drejtuar popullit përmes radios ndërkohë që fashistët me në krye Pinoçetin po i afroheshin për ta bombarduar me avionë ushtarak, gjë që edhe e bënë. Por nuk kishte nevojë të shkonte aq larg. Shembuj si ky që përmenda ka sa të duash kudo. Sigurisht që të gjithëve tani po u shkon nëpër mend Adem Jashari. S’ishte president, as ndonjëfarë udhëheqësi, thjesht s’po e duronte më gjendjen e skllavërisë. Ai mbrojti shtëpinë e tij jo si pronë private, se privatja në kohë të tilla e humb kuptimin (dhe sa mirë që e humb), por si fortesë prej së cilës luftohej për liri e barazi. Ajo shtëpi ishte manifestimi i minimumit të lirisë (them kushtimisht “minimumit” sa për të qenë më në takt me lexuesit, se për mua liria ose është ose nuk është). Ndoshta edhe më pak, manifestim i ekzistencës. E ja, pra, një njeri nuk lejon t’i suspendohet liria. Ai çlirohet duke vënë në rrezik jetën, ndoshta edhe duke e humbur atë. Ai e përjetëson lirinë e tij pikërisht duke u vrarë. Dhe kjo nuk e bënë atë njeri as hero, as legjendë, as mit, as asgjë nga këto që shqiptarët i kanë shumë për zemër, por thjesht një njeri. Unë nuk po kërkoj as më shumë e as më pak sesa të mos krijoni më mite. Mblidhni faktet për Rugovën e le të marrim vesh ç’të mira e ç’faje i bëri vendit, cila ishte veprimtaria e tij profesionale, kush ishte ai në jetën e përditshme. Mos ngrini përmendore, se kemi filluar të ngjajmë me këta të Maqedonisë, që të kompleksuar me identitetin e tyre Shkupin e kanë shndërruar në varrezë statujash. Ngrihuni mbi bëmat e Rugovës, Jasharit, Demaçit (nuk po them se pesha e bëmave të tyre është e barabartë, aspak madje) e të tjerëve. Reflektoni mbi bëmat dhe krijimtarinë e tyre, përmirësohuni aty ku ata mund të kenë gabuar, tejkalojini aty ku ata s’kanë mundur të ecin për shkak të rrethanave të kohës, me një fjalë, angazhohuni për republikën e të barabartëve dhe të lirëve. Çmitizoni njerëzit, njihuani bëmat siç i kanë bërë. Në sytë e mi Rugova është një njeri. Ai ka të mirat dhe të këqijat e veta. Unë sot fola për atë pjesë që po mundoheni ta fshini nga historia e tij. Kjo kurrsesi nuk do të thotë se produkti i tij në të mirë të vendit ka munguar. Këtë do ta marrim vesh kur ta keni lënë të lirë publicistikën të merret me të objektivisht, prandaj çmitizojeni Rugovën!

Shqiptarët dhe “Nobeli për Letërsi”

S

hqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin “Nobel për Letërsi”, por gjatë historisë së tyre kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë, dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin “Nobel”. Shën Jeronimi (340-420), një ndër shkrimtarët më të falshëm të literaturës botërore, gjer më sot qe shkrimtar ilir. Marin Barleti me veprën e tij “Historia e Skënderbeut” u bë aq i famshëm në botë, sa, po të kishte asokohe çmim “Nobel”, pa dyshim që do ta fitonte një shpërblim të tillë. Vepra e përmendur e tij, siç dihet, qe lexuar, përhapur e çmuar shumë jo vetëm në kohën e tij, po edhe më vonë. Kështu, pasi u botua latinisht më 1508-1510, u ribotua disa herë në këtë gjuhë dhe u përkthye pothuajse në të gjitha gjuhët europiane, në disa prej të cilave u ribotua edhe nga disa herë. Vepra e Barletit “Historia e Skënderbeut” ka frymëzuar autorët botërorë e shqiptarë për krijimin e një literature të pasur, të shumëllojshme dhe tejet të rëndësishme, si dhe krijimin e veprave artistike, si në pikturë, skulpturë, muzikë etj. Buzuku në mesin e shek. XVI, në kohën e Rilindjes Europiane solli në gjuhën kombëtare shqipe një vepër të plotë, duke u inkuadruar denjësisht në frymën e filozofisë, kulturës e artit europian të kohës. Shtjefën Gjeçovit, pas botimit në vazhdim të “Kanunit të L. Dukagjinit” në revistën “Hylli i dritës” më 1913 dhe përkthimit gjermanisht, gjermanët i dhanë titullin “Doktor Nderi në Universitetin e Lajpcigut” (çmimi “Nobel” jepet jo vetëm për vepra të mirëfillta letrare, po edhe për vepra në të cilat është i pranishëm elementi letrar). Më 1937, po ashtu gjermanët propozuan Gjergj Fishtën për çmimin “Nobel”. Nuk ka shumë rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim, e rëndësishme është që ai u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin “Nobel”. Për çmimin “Nobel” para disa vjetësh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. As në këtë rast nuk ka rëndësi fort nëse do ta fitojë Kadareja çmimin “Nobel”. Shumë shkrimtarë edhe më të çmuar se ata që kanë fituar çmimin “Nobel” nuk e kanë fituar atë shpërblim. Me rëndësi është që ne shqiptarët kemi shkrimtarë të përmasave botërore dhe të çmuar për shpërblimin më të lartë letrar botëror, siç është çmimi “Nobel”. Rasti i çmimit “Nobel për Letërsi” është një rast që ballafaqon shqiptarët me dukurinë e raportit që kanë ata ndaj shkrimtarit kombëtar. Vështrimi real i këtij raporti, thënë objektivisht, nxjerr në pah faktin aspak të mirë se ne shqiptarët nuk u japim përkrahje të mjaftueshme shkrimtarëve të talentuar, çka duhet të jetë një përkrahje e fuqishme dhe e gjithanshme.

Nga Nuhi ISMAJLI Shkrimtari i talentuar ka nevojë për përkrahje materiale, botimin dhe përkthimin e veprave në gjuhët e botës dhe në gjuhën e vendit të Nobelit. Vepra e tij duhet të shoqërohet edhe me studimin meritor dhe përkthimin e afirmimin e tij në botë. Një shkrimtar vepra e të cilit nuk përkthehet në gjuhët e ndryshme e sidomos në gjuhët e rëndësishme të botës, mbetet vepër e panjohur dhe e paçmuar nga bota. Këtë na e tregon edhe shembulli i veprës së Barletit, e cila, pasi u botua në gjuhën që për disa shekuj qe gjuhë e kulturës dhe e shkencës, pra në latinisht, u mor, u përhap dhe u përkthye edhe në shumë gjuhë të rëndësishme të botës. Në mungesë të botimit të veprës së Barletit në latinisht nuk do të arrihej përmasa e afirmimit çfarë e pati ajo. Barleti na e tregon vetë edhe një fakt shumë të rëndësishëm lidhur me krijimet e ndërmarrjeve të mëdha. Ai tregon vetë se para se t’i hynte shkrimit të veprës “Historia e Skënderbeut” pati mjaft dyshime e frikë dhe se zemër për të krijuar një vepër të tillë i kishin dhënë vetë bashkëkombësit e tij. Shembulli i Barletit tregon se faktori shoqëror luan jo pak rol edhe në frymëzimin e shkrimtarëve për krijimin e veprave të mëdha. Po kështu, vepra e një shkrimtari, po nuk u afirmua edhe nga shkrimet kritike e eseistike të bashkëkombësve të vet, nuk mund të avancohet edhe aq lehtë e sa duhet. Duke vështruar realitetin tonë shoqëror e letrar, mund të thuhet pa dyshim se që të kemi arritje edhe më të mëdha në letërsinë tonë kombëtare dhe për të arritur ato vlera që i çmon bota, gjithsesi duhen flakur disa të meta edhe nga vetë mendësia e shkrimtarëve tanë. E para, shkrimtar i madh dhe me tërë qenien e tij në politikë (e pushtet) nuk mund të ketë. Mendësia edhe shkrimtar, edhe politikan (e pushtetar) nuk ka të bëjë asgjë me shkrimtarin e nivelit botëror. Mendësia shkrimtar e politikan (e pushtetar) është mendësi e shkrimtarit të vogël, shkrimtarit të përmasave provinciale. Te ne mendësia e shkrimtarit të vogël po provohet bindshëm. Madje, një mendësi e tillë po dëshmohet edhe nga shkrimtarët që do të mund të ishin shkrimtarë të mëdhenj dhe që nuk do të duhej assesi të ishin të tillë. Kështu, me ndonjë përjashtim shkrimtarit tonë i pëlqen politika e pushteti. Ai hyn në politikë e pushtet ose bëhet shërbëtori i përulur i pushtetit, madje i një pushteti më jodemokratik që mund të jetë. Një shkrimtar që mendon se elita e vlerave njerëzore është elita politike, nuk mund të shkojë larg. (Gjer më tash kundër një mendësie të tillë janë dëshmuar vetëm I. Kadare, i cili ka refuzuar një post të lartë, dhe Jusuf Buxhovi përmes opinionit të tij publik.) E dyta, që të mos i bëhet cung në rrugë suksesit të vetes dhe të tjetrit, shkrimtari ynë duhet të flakë nga vetja egoizmin e tepruar e të

paarsyeshëm dhe xhelozinë e sëmurë për shkak të suksesit të tjetrit. Shembulli më i mirë për këtë është rasti i shkrimtarit I. Kadare, i cili me vlerën e veprës së tij ka fituar famën e shkrimtarit të madh botëror dhe është në radhën e shkrimtarëve që meritojnë çmimin “Nobel”. Kështu, pa dyshim sot nga ndonjë shkrimtar “shqiptar” vërehet një urrejtje patologjike ndaj shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, prandaj me pasionin e sëmurë bëhen edhe shpifjet më të këqija kundër tij. Shkrimtarë të tjerë shqiptarë, duke mos arritur famën e shkrimtarit Ismail Kadare, shpifin e propagandojnë me të madhe kundër tij veç për shkak të zemërligësisë, xhelozisë, egoizmit. Kësaj dashakeqësie kundër shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare, sikur të mos mjaftonin dashakeqësitë e shkrimtarëve “shqiptarë” dhe shqiptarë, fuqishëm i bashkohet edhe veprimtaria kundërkadarejane e politikanëve, të cilët me letrat e tyre plot shpifje dërguar institucioneve të ndryshme e Komitetit të “Nobelit” duan ta rrënojnë famën e shkrimtarit. E treta, meqë autoriteti i një shkrimtari në botë krijohet jo vetëm përmes vlerësimit kritik të autorëve botërorë, që është vlerësim parësor, po edhe përmes vlerësimit kritik e mendimit të bashkëkombësve të tij, atëherë vlerësuesi letrar shqiptar duhet të ndiejë përgjegjësinë të japë vlerësimet e nevojshme dhe të qëndrueshme. Kështu siç po ndodh sot me mendimin dhe vlerësimet tona për letërsinë, nuk i kontribuohet letërsisë, vështrimit të vërtetë të vlerave të saj, frymëzimit krijues të shkrimtarit dhe afirmimit të vlerave letrare në botë. Përkundrazi, vlerësimi joreal, tendencioz dhe pa etikë njerëzore e shkencore mund të sjellë si rrjedhojë vetëm atë që po ndodh në realitetin tonë letrar: injorimin e mohimin e shkrimtarëve e vlerave të çmuara dhe tejçmimin e disa shkrimtarëve e veprave të tyre, si autorë e vepra të nivelit botëror, veprat e të cilëve joobjektivisht krahasohen me krijimet e elitës letrare botërore. Në vend të një vlerësimi të marrë, prandaj letërsia jonë ka interes të ketë një vlerësim objektiv e të paanshëm, i cili realisht do të çmojë temat, idetë, gjuhën, stilin, veçantinë krijuese të shkrimtarit, dimensionet njerëzore të personalitetit dhe të veprës së tij etj. “Nobeli” nuk fitohet vetëm me forcat personale të shkrimtarit, po edhe me përkrahjen institucionale, shoqërore, kombëtare, kulturore e shkencore të tij, prandaj. parë në këtë aspekt, rasti i shkrimtarit I. Kadare tregon se shkrimtari I. Kadare përmes talentit dhe angazhimit të tij krijues ka realizuar misionin e shkrimtarit të madh kombëtar e botëror, por çështja është: a e kanë kryer shqiptarët obligimin ndaj tij si shkrimtar me famë botërore, apo mos kanë luajtur një rol të kundër me atë që kërkohet?


12

« zodiak

E hënë 30 shtator 2013 •

javor

horoskopi Dashi

ana tjetër nuk do jenë aspak të shoqërueshëm dhe nuk do kenë mundësi reale për të krijuar një lidhje. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se psikologjikisht priten disa probleme, ndërsa gjendja fizike do jetë më e qëndrueshme. Në planin financiar do e dini shumë mirë çfarë të bëni që ta stabilizoni situatën. Nga java e tretë e në vazhdim do keni mundësi të shpenzoni më tepër falë një gjendjeje goxha të përmirësuar. Në punë do keni ide shumë të mira si të arrini atje ku keni dashur. Do ia dilni mbanë me sukses!

Gjatë këtij muaji do jeni shumë më optimimistë se më parë dhe marrëdhënia në çift do jetë më e qëndrueshme. Përveç fillimit të muajit që do ketë disa mosmarrëveshje, pjesa tjetër do jetë e qetë dhe mjaft harmonike. Do flisni më hapur me personin që keni në krah. Beqarët do kenë takime mjaft interesante që javën e parë. Mos e lini t’ju ikë nga duart një mundësi shumë të mirë. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Do jeni plot energji dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Financat do jenë delikate 15 ditët e para, por me kalimin e kohës situata do fillojë të stabilizohet. Në punë do arrini suksesin e madh në datën 18. Gjithçka do jetë më e thjeshtë për ju dhe do jeni krenarë për të gjitha arritjet. Do merrni edhe shpërblime të majme.

Shigjetari

Demi

Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do i jepni shumë më tepër rëndësi jetës suaj në çift dhe sidomos asaj intime. Do përkujdeseni mjaft për partnerin tuaj dhe marrëdhënia juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Do i shtoni edhe dozat e fantazisë. Beqarët nuk duhet të dorëzohen edhe nëse kohët e fundit kanë pasur zhgënjime. Megjithatë këshilla e yjeve është të tregohen sa më të matur. Shëndeti do ketë disa probleme shumë të vogla. Mos u alarmoni menjëherë sepse të gjithëve iu ndodh të ndihen të këputur dhe pa fuqi. Do e merrni veten shpejt. Për financat do jetë një periudhë e trazuar dhe e mbushur me të papritura. Bëni shumë kujdes! Në punë do jeni më të vendosur dhe do arrini t’i realizoni të gjitha objektivat.

në formë më të mirë. Financat do jenë më të paqëndrueshme se kurrë më parë. Merrni masa sa më shpejt nëse nuk doni të mbeteni pa para. Në pune vërtet do jeni të ngarkuar, por arritjet që do keni dhe shpërblimet që do merrni do ju bëjnë të harroni çdo gjë. Shefat do ua shprehin se ndihen me fat që ju kanë në krah.

Binjakët

Virgjëresha

Ky muaj do jetë shumë më i qetë dhe më pozitiv për ju. Ata që janë në një lidhje do ndryshojnë tërësisht sjelljen me partnerin dhe do tregohen më tolerantë me të. Dy javët e para do jenë aq emocionuese saqë do ju duket sikur jeni në ëndërr. Beqarët do kenë njohje të reja, por disa do i mbajnë vetëm miq e për disa të tjerë do mendojnë diçka më tepër. Shëndeti do ketë tronditje herë pas here, por gjithsesi probleme shumë të mëdha nuk priten. Kujdesuni pak më tepër për veten. Ata që vuajnë shpesh nga infektimi i fytit duhet të ruhen nga i ftohti. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi. Në pune do jeni mjaft ambiciozë dhe do provoni eksperienca të reja. Pranojini edhe kritikat.

Gaforrja

Komunikimi në çift do jetë shumë i mirë gjatë këtij muaji dhe me mirëkuptim do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur. Do mendoni me shumë optimizëm për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime dhe njohje të reja, por do zhgënjehen pa masë. Prisni ditët e fundit të muajit për të bërë zgjedhjet e duhura. Shëndeti do jetë mjaft delikat. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e tyre dhe do ndiheni shumë pa fuqi. Tregohuni të kujdesshëm edhe me ushqimin. Për sektorin e financave do jetë një muaj goxha i trazuar dhe i mbushur me të papritura. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi. Në punë çdo gjë do ecë në rrugën e duhur. Do bashkëpunoni edhe me kolegët dhe së bashku do hidhni goxha hapa para.

Luani

Do i kushtoni me shumë vëmendje atij që keni në krah gjatë këtij muaji dhe marrëdhënia me të do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Secili do i pranojë gabimet e veta dhe do dijë të kërkojë falje. Për beqarët do ketë mundësi me shumicë për takime, sidomos nga java e tretë. Njihuni mirë me personat që do takoni para se të filloni ta kaloni shoqërinë në diçka më tepër. Shëndeti do ketë disa probleme ditët e para, por gjithçka do përmirësohet shpejt. Do jeni

Ndryshimet e humorit do jenë të shpeshta te ju këtë muaj. Shpeshherë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë në mënyrë qe ju të ndiheni sa më mirë dhe të mos mërziteni. Kujdes me kritikat dhe me inatin ndaj tij sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do jenë gati të krijojnë lidhje. Ata do humbasin disa mundësi që nuk kthehen kurrë. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por në përgjithësi muaji do jetë i mirë. Për të qenë më të qetë mos harroni të pini çaj kamomili. Financat do i lini shumë pas dore dhe nuk do tregoheni të matur me shpenzimet. Situata mund të përkeqësohet. Në punë mos u nxitoni dhe reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo hap. Detajet e vogla ndonjëherë bëjnë diferencën.

Peshorja

Marrëdhënia në çift nuk do jetë gjithmonë shumë e mirë gjatë këtij muaji prandaj tregohuni sa më diplomate. Mos ua vini shume veshin atyre që do ju thonë të tjerët, por veproni si mendoni. Sinqeriteti do ju ndihmojë ta përmirësoni lidhjen shpejt. Beqarët duhet t’i analizojnë mirë gjërat para se të hedhin çdo hap. Duhet thënë se mundësitë për takime nuk do mungojnë në asnjë ditë. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme si pasojë e lodhjes së tepruar dhe e stresit. Çlodhuni dhe respektoni orarin e gjumit. Në planin financiar do jeni të vendosur ta stabilizoni sa më shpejt situatën dhe me pak këmbëngulje do ia dilni. Në punë do keni nevoje për mbështetjen e kolegëve sidomos pas datës 15. Mos u tregoni krenarë sepse do humbni shumë.

Akrepi

Ky muaj do jetë shumë më ndryshe nga një muaj më parë. Do e ndieni jashtë mase dëshirën për të komunikuar me të dashurin e zemrës dhe së bashku do kaloni çdo sfidë. Mundohuni vetëm t’i shprehni sa më shumë ndjenjat. Beqarët nga

Muaj aspak i trazuar ky që do vijë për të dashuruarit. Do jeni me humor të mirë dhe do shmangni çdo konflikt të mundshëm me partnerin tuaj. Komunikimi dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Beqarët do flirtojnë më së shumti 10 ditët e para të muajit sepse më pas do fillojnë një lidhje goxha të qëndrueshme. Shëndeti nuk do jetë pa probleme, megjithatë yjet këshillojnë të mos alarmoheni. Me pak më tepër kujdes në ushqim dhe çlodhje të herëpas hershme do i kaloni të gjitha. Financat do jenë goxha delikate dy javët e para, por me pak durim dhe ndihmë nga ekspertët do ia dilni mbanë ta stabilizoni situatën. Në punë do arrini me shumë sukses në datat 16 dhe 20. Edhe ata që janë pa punë do kenë fat përgjatë këtyre datave.

Bricjapi

Tregohuni më të kuptueshëm me atë që keni në krah gjatë këtij muaji sepse po u treguat kokëfortë do keni probleme goxha te mëdha. Mos lejoni që klima në çift të bëhet e tensionuar. Beqarët duhet të presin mesin e muajit për të takuar persona me të vërtetë interesantë. Ata mund të jenë të shenjës së ujorit ose të peshqve. Shëndeti do jetë shumë i mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Do jeni në formë dhe plot energji. Atmosfera në sektorin e financave do jetë e ngrohtë dhe do keni mundësi të kryeni shpenzimet më të domosdoshme. Puna nga ana tjetër do zërë një vend shumë të rëndësishëm. Do nënshkruani kontrata të shumta dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Mbani mend datën 21.

Ujori

Dëgjojeni më shumë atë që keni në krah gjatë këtij muaji dhe mos hidhni asnjë hap pa qenë në të njëjtin mendim. Bashkëpunimi do ju ndihmojë të jetoni në një klimë shumë të ngrohtë. Beqarët do jenë të gatshëm të fillojnë aventura kalimtare vetëm që të mos jenë më vetëm. Në javën e dytë mund të ketë edhe një takim vërtet mbresëlënës. Shëndeti do ketë probleme të vogla javën e parë, por çdo gjë do vijë duke u përmirësuar me kalimin e ditëve. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë dhe do arrini të shpenzoni pak më tepër sesa zakonisht. Në punë do jeni më të përqendruar se kurrë. Çdo ditë do ngjitni nga një shkallë drejt suksesit dhe do ndiheni krenarë për arritjet. Shpërblimet do jenë të konsiderueshme.

Peshqit

Gjatë këtij muaji ka shumë gjasa të bëni disa çmenduri vetëm e vetëm për të arritur atë që dëshironi. Nëse jeni në çift do lini gjithçka pas dore vetëm për të kaluar sa më shumë kohë me partnerin dhe për të përjetuar emocione të forta. Beqarëve nuk do u mungojnë ftesat për darka apo dreka, por ata duhet të tregohen të matur dhe të përzgjedhin. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë herë pas here do ndiheni pas të pafuqishëm. Flini sa duhet dhe merruni me ndonjë aktivitet sportiv. Situata financiare do jetë e ndërlikuar deri në javën e dytë. Merrni masa sa më shpejt që ajo të stabilizohet. Yjet do ju ndihmojnë. Edhe puna do ketë vështirësitë e veta, por ju nuk do dorëzoheni dhe në fund të muajit do jeni më të qartë për gjithçka.


bota

»

• E hënë 30 shtator 2013

s p e c i a l e

13

Një histori alternative,gossip nëse do të fitonin shtetet e jugut

»16

Politika dhe nihilizmi, monstra që vret politikën

»14

Analiza, sikur të kish shpërthyer lufta e tretë

»17

DIPLOMACIA

Nga Ping Pong, në Camp David

D

iplomacia është vazhdimi i luftës me mjete të tjerë. Definicion pak diplomatik, por që jep kuptimin e këtij arti fisnik. Kufiri që ndan negociatën ndërkombëtare nga gjylja e topit është në fakt shumë i ndryshueshëm. Kur dështon diplomacia, rrëshkitet lehtësisht drejt luftës. Shumë më e vështirë është të çosh një konflikt të armatosur drejt zgjidhjes diplomatike. E konfirmon kronika: fuqitë e mëdha ishin të angazhuara në një negociatë të ashpër në selinë e OKB për një rezolutë që do të sanksiononte heqjen dorë prej armëve kimike, nga ana e Sirisë. Të vetëdijshëm që nëse opsioni diplomatik do të dështojë, sulmi ndëshkues kundër regjimit të Assadit nga SHBA, Franca dhe aktorë të tjerë bëhet i mundshëm. Çështja siriane zbulon gjendjen e pasigurtë në të cilën ndodhet diplomacia sot, sidomos ajo e larta, që përfshin shtetet më me ndikim dhe rikalibron në punë e sipër peshën specifike të tyre në skenën ndërkombëtare. Për të funksionuar, negociata ka nevojë për dy parakushte: legjitimimi reciprok dhe koherenca mes diplomacisë dhe strategjisë. Kur aktorët nuk pranohen mes tyre si të aftë për dialog, dakordësimi është i pamundur, veç rasteve të diktatit, pra kur imponohet tek më i dobëti, vullneti i më të fortit. Nëse negociatorët nuk veprojnë në bazë të objektivave strategjikë, të përcaktuar prej politikanëve përgjegjës, ajo që ata thurin mbetet një qëllim në vetvete: puro estetik. Dhe legjitimimi reciprok si dhe koherenca strategjikë janë gjithmonë e më të rrallë në politikën ndërkombëtare. Fillojmë nga i pari. Nuk jemi në kohërat e Kongresit të Vjenës (1814-15) apo edhe Konferencës së Versajës (1919) kur sovranët mblidheshin bashkë me ministrat e tyre dhe të plotfuqishmit, duke u pranuar reciprokisht si legjitimë dhe duke përdorur kodet e njëjtë të negociatave. Me ardhjen e ideologjive revolucionare dhe diktaturave të masave, konteksti diplomatik komplikohet. Vizione shumë absolutë të botës prodhojnë zhargonë dhe skema negociatash vështirësisht të pajtueshme. Një gjë është të mbrosh interesat e tua kombëtare, një tjetër gjë të promovosh një kauzë. Nuk ka rëndësi cilën: komunizëm, fashizëm, kalifat islamik, universalizëm liberal, madje edhe paqen mbi Tokë. Dogmat dhe fanatizmat marrin epërsi ndaj

Pak a shumë si mjekësia, që e di që nuk mundet asnjëherë të fitojë betejën finale, por i duhet ta luftojë pacient pas pacienti, diplomacia është një lehtësues, një analgjezik që kuron simptomat pa shëruar të keqen. Negociatat rraskapitëse mes Uashingtonit dhe Hanoit për t’i dhënë fund luftës në Vietnam dhe sulmeve reciprokë shërbyen vetëm për të mbuluar humbjen dhe dorëzimin e SHBA, ashtu sikurse traktatet solemnë të mos sulmimit mes nazistëve dhe sovjetikëve ishin ekrani, prapa të cilit Hitleri mori kohën e nevojshme për të përgatitur sulmin ndaj BRSS.

DIPLOMACIA Arti i negocimit për të shmangur luftërat

llogaritjes së kostos/dobisë. Të legjitimohesh nuk do të thotë të thuash të vërtetën. Çdo negociator e di, ashtu si Talleyrand, se gjuha është një mjet për të fshehur mendimet tanë. Diplomacia funksionon jo kur është e sinqertë, por nëse është në gjendje të interpretojë objektivat e të tjerëve. Operacion i pamundur nëse bëhet fjalë për të penetruar mendje të acaruara. Diplomacia e sinqertë nuk është më e vërtetë se sa uji

i thatë apo druri i hekurt. Por dëmi më i madh diplomacisë i është shkaktuar prej mungesa e planifikimit strategjik që u imponohet vendimmarrësve politikë prej presionit të medieve dhe zgjedhësve, nëse votojnë vërtetë. Nga gjeometria e Luftës së Ftohtë, me rregullat e saj binare, kemi precipituar në universin e paparashikueshëm të një konkurrence ndërkombëtare pa paradigma dhe as hegjemonira. Po çfarë multipolarizmi: këtu nuk duket as hija e

poleve. Rasti i “pranverave arabe” ilustron fare mirë anarkinë ndërkombëtare në rritje dhe qëndrimin e marrë nga SHBA mbi një botë që kish prirjen t’i respektonte, ndonëse edhe duke i urryer. Mbi të gjitha, aktorët kryesorë duken ose të privuar nga objektivat afatmesëm (amerikanët dhe perëndimorët e tjerë), ose kanë, por nuk kanë mënyrë për t’i mbështetur. Megjithatë, asgjë nuk na mund dot ne evropianët, në gjendje të prodhojmë një burokraci të bollshme vetëreferuese, ta quajmë shërbim diplomatik në mungesë të një sovrani politik dhe ta paguajmë duke i dhënë përgjegjësinë e një paraministri të Jashtëm. Duket se vihet në dyshim koncepti klasik i diplomacisë. Tashmë ambasadorët duhet të improvizojnë, të zëvendësojnë paqartësitë e vendimeve të pushtetit politik, ose të kënaqen duke administruar një profesion që nxit të ndjekësh dhe jo të konceptosh. Në të kaluarën e afërme, disa diplomatë të mëdhenj, preferonin të improvizoheshin si politikanë, qoftë edhe për të përkëdhelur egon e tyre. Ndonjëherë me rezultate brilantë. Sot që praktikat përkatëse zhvillohen prej vetë politikanëve, në raste takimesh frenetikë nga të cilët nuk mbetet asgjë gjurmë e shkruar, diplomatëve u është hequr edhe kjo kënaqësi. Për të kompensuar, profesionistë, të apasionuar apo amatorë të kësaj lënde mund t’i dedikohemi të gjithë “Diplomacy”-së, lojës së tryezës që i pëlqen Kissingerit, sepse e çon në Evropën e mbiemrave të dyfishtë dhe kallëzuesve të trefishtë, kur katër koka të kurorëzuara dhe një grusht aristokratësh rihartonin planisferën gjeopolitike të botës.

parë herë si një poker mashtruesish e herë si perëndia e fundit e paqes, diplomacia përmban dhe përfaqëson E të gjithë kontradiktat në marrëdhëniet mes qenieve njerë-

zore. U shërben marrëdhënieve ndërkombëtare ashtu si amortizatorët u shërbejnë automobilëve. Pas dështimit sensacional dhe të përgjakshëm të takimit të parë mes dy vëllezërve, Kainit dhe Abelit, njerëzimi ka zbuluar se ndonjëherë shkëmbimi i gënjeshtrave të sofistikuara të shkruara në “diploma”, mund të shërbejë për të kufizuar, por jo penguar, përsëritjen e vëllavrasjes. Edhe pa u dashur të shkojmë pas në kohë tek kinezët, shpikës të mundshëm të asaj që e quajmë diplomaci, apo zotërisë së Milanos Francesco Sforza, që ishte i pari që ndërtoi një rrjet të përhershëm lidhjesh në Italinë e viteve 400, historia e këtij arti të çuditshëm ka shënuar suksese të admirueshëm dhe realë. Marrëveshjet e Camp David, paqja mes Egjiptit dhe Izraelit, çtensionimi mes SHBA dhe BRSS, revolucioni në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, që lindi përreth një tryeze ping pongu, duke qenë se demokracia nuk injoron asnjë mjet për të sjellë kundërshtarët në një tryezë apo, pa e pranuar, në një shtrat. Pak a shumë si mjekësia, që e di që nuk mundet asnjëherë të fitojë betejën finale, por i duhet ta luftojë pacient pas pacienti, diplomacia është një lehtësues, një analgjezik që kuron simptomat pa shëruar të keqen. Negociatat rraskapitëse mes Uashingtonit dhe Hanoit për t’i dhënë fund luftës në Vietnam dhe sulmeve reciprokë shërbyen vetëm për të mbuluar humbjen dhe dorëzimin e SHBA, ashtu sikurse traktatet solemnë të mos sulmimit mes nazistëve dhe sovjetikëve, mes Ribbentrop dhe Molotov ishin ekrani, prapa të cilit Hitleri mori kohën e nevojshme për të përgatitur sulmin ndaj BRSS. Sot ngrihet pyetja për se shërben aparati i diplomacisë profesionale, kostoja e atyre zptërinjve “që paguhen për llogari të qeverive të tyre”, siç shkruante Kissinger, në kohën e komunikimit të çastit? Miti i ambasadorit “fuqiplotë” pra me kompetenca të plota përfaqësimi bëhet realiteti i një pune burokratike pa autonomi të vërtetë, përveç asaj të krijimit të marrëdhënieve të mira me qeverinë pritëse, të dobishme mbi të gjitha për të kënaqur dinjitarët që e vizitojnë dhe prej të cilëve i varet karriera. Nuk është tamam ai funksioni i “hotelierit të luksit”, siç shprehej i lodhur një ambasador amerikan pasi kish pritur dhe përcjellë zyrtarë të vendit të tij bashkë me bashkëshortet e bashkëshortët. Por është gjithmonë më mirë se sa trajtimi i Olgas, dukesha mizore e Kievit, që një mijë vjet më parë nëse nuk e vlerësonte “diplomën” dhe kredencialet, i mbyllte në baraka druri dhe i digjte të gjallë. Përpara se të konvertohej në kristianizëm dhe të bëhej shenjte. Sot, pikërisht kësaj perëndie i besohet shpresa e shnamgies së luftës në Siri, duke u kërkuar rusëve, amerikanëve, sirianëve që të gatuajnë një gënjeshtër të pranueshme që të shpëtojë fytyrën – ideali suprem i çdo diplomati – e “bosëve” respektivë. Gjithçka është bërë në tempullin më të lartë për kultin e diplomacisë, në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork, përfaqësimi i përsosur i asaj diplomacie që uill Rogers, zëri i Amerikës së viteve tridhjetë, e përmblidhte me cinizëm popullor: “Diplomacia konsiston në të përsëriturit qenit që të është vërsulur që të rrijë urtë, urtë, kujdes, rri urtë, qen i bukur, deri sa të kesh gjetur një shkop të madh”.


14

« bota

E hënë 30 shtator 2013 •

Ajo monstër e vjetër dhe e re që vret demokracinë GUSTAVO ZAGREBELSKY

N

jë imazh që ndoshta mund të përbëjë një sintezë efikase dhe mund të ofrojë ndonjë sugjerim është ai i gjarpërit mitologjik që kafshon bishtin e tij, duke u ushqyer me vetveten. Ky imazh, i pasur me domethënie analogjike dhe metaforike, shfrytëzuar nga filozofia e rikthimit të përjetshëm dhe vizionet ezoterikë të unit të pandryshueshëm dhe të vetëmjaftueshëm, mund të përcaktojë fare mirë marrëdhënien mes parasë dhe politikës, në këmbimin e një shkëmbimi dhe të mbështetjes reciproke. Pushteti mban dhe rivitalizon paranë dhe paraja mbështet dhe rivitalizon pushtetin. Ka edhe një aspekt pikërisht të qarkut para-pushtet, që buron nga rrethana që, në ekonominë e financiarizuar, paraja nuk është statike, por aspiron për rritjen e vetvetes: para që prodhohet nga paraja. Tregu i lirë i kapitaleve është humus-i ideal për këtë aspiratë në rritje. Për këtë arsye, ndërkohë që gjarpëri mitologjik është gjithmonë i ngjashëm me vetveten, sistemi politiko-financiar ka prirjen që të marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe kanosëse në mjedisin ku zhvillohet, duke thithur gjithnjë e më shumë burime. Për të mbetur tek imazhi, tendenca për rritjen nënkupton që ajo ngushton gjithnjë e më shumë lakun e vet mbi shoqërinë, duke e varfëruar nga burimet e saj për t’i shfrytëzuar për qëllimet e veta të rritjes; së dyti, ajo modelon shoqërinë dhe ndarjet e saj në të njëjtën mënyrë si nevojat e veta riprodhuese, sipas një ndarjeje trefishe, ose më mirë, sipas tre rrathëve koncentrikë. Ata që janë tek gjarpëri janë të privilegjuarit e pushtetit dhe të parasë, të cilët me funksione të ndryshme (politike, ideologjike, tekniko-ekzekutive, avokateske) qëndrojnë dhe fitojnë

Politika dhe nihilizmi Paraja që krijon paranë, krijon pushtetin... Gjarpëri mitologjik që ushqehet me bishtin e vet para në brendësi të shkëmbimit parapushtet. Përreth tyre, operojnë ata që shërbejnë për t’u ofruar humusin e domosdoshëm material, në atë që mbetet prej “ekonomisë reale”. Në një lloj skllavërie të vullnetshme, ata bashkëpunojnë për të mbajtur në këmbë një sistem pushteti, duke pësuar kufizime në mënyrën e tyre të jetesës, në kushtet e punës, në disponueshmërinë e shërbimeve, në sigurinë dhe largpamësinë sociale: sistem pushteti që, ndonëse duke i shfrytëzuar me një ritëm që sa vjen e intensifikohet, i sheh pothuajse si viktima në mirëkuptim sepse, dhe për sa kohë, i mbron nga rreziku i rënies në rrethin e tretë. Në këtë të fundit qëndrojnë të padobishmit, ikanakët, të papunët, të braktisur në veten e tyre si çakëlli, që nuk ka të drejtë të rëndojë pjesët e tjera të shoqërisë, të frenojë apo pengojë “rritjen’: fjala-kyç e gjarpërit të legjendës. Cikli para-pushtet-para është, apo synon të bëhet, vetë-referues. Kjo do të thotë që e gjen tërësisht tek vetvetja arsyen e të qënit në veprim. Është njëkohësisht qëllim dhe mjet. Nëse ne do të donim të gjenim një definicion të fortë dhe të përshtatshëm të nihilizmit, do të thoshim pikërisht kështu: jo vetëm mungesa e qëllimeve, që në vetvete nënkupton thjeshtë pakuptimësi, irracionalitet, cinizëm, por përkimi i mjeteve dhe i qëllimit. Kështu do të kemi një definicion që zotëron racionalitet të tmerrshëm: drejtimi i planifikuar dhe i vetëdijshëm drejt zgjerimit të pakufi të vetvetes, në padije dhe indiferencë ndaj gjithçkaje që është

rrotull. Ose më mirë, në padijen dhe indiferencën deri në momentin kur ajo që është rrotull, në gurgullimën e vet, nis të përfaqësojë një rrezik për vetëprodhimin tënd. Kemi dëgjuar, pohimin e një njeriu të një qeverie “teknike”: në vjeshtë, na presin agjitacione sociale të rrezikshme; prandaj na duhet të veprojmë me një masë drejtësie. Një qeveri nihiliste do të kish thënë: shoqëria nuk është e qetë, e përshkojnë tensione socialë; duhet të kuptojmë arsyet dhe prej arsyeve do të shkojmë më tej me nxitjen e drejtësisë. Nëse qëllimi është shmangia e trazirave, nuk dilet aspak nga vetëreferimi; përkundrazi, aty konfirmohen dhe përforcohen rripat. Në po të njëjtën logjikë, trazirat mund të theksohen apo eleminohen jo vetëm me një masë drejtësia të adoptuar në gjendje emergjence, por edhe në vetë logjikën e emergjencës, me anë të represionit. Në këtë shfaqet tendenca autoritare e çdo sistemi qeverisjeje nihiliste, alias vetëreferuese. Në nihilizmin dhe vetëreferimin, në rrethin e mbyllur të pushtetit dhe parasë, nuk ka vend për politikën. Ka vend vetëm për dominimin e verbër që refuzon të ngrejë pyetjen e kuptimit të ekzistencës së vet. Është marrëzi. Atëherë, është për t’u habitur që, nëse ajo që vazhdojmë të këmbëngulim ta quajmë politikë, tërheq gjithnjë e më pak shumicën e qytetarëve, ata që janë jashtë rrethit? Siç tingëllojnë boshe, hipokrite dhe retorike thirrjet pë rnjë pakt të ri mes qytetarëve dhe politikanëve, pa u vënë as minimalisht në diskutim

arsyet e atij divorci! Demokracia është formë e politikës dhe politika është thelbi i demokracisë. Por nëse mungon thelbi, forma reduktohet në boshllëk. Në botën e lashtë, thelbi i politikës ishte polisi, një koncept i mbushur me përmbajtje spirituale. Për të gjithë, polisi ishte “qyteti i drejtë”, për të cilin njerëzit e lirë ishin krenarë, ku donin të jetonin dhe për të cilin ishin të gatshëm të bënin sakrifica të mëdha. Perikliu i thur elozhe në epitafin për të vdekurit e vitit tëparë të luftës peloponeziane. Në atë diskutim ka një të vërtetë të përjetshme: nëse pushteti nuk ka një qëllim që e përshkon, nëse ligjet e tij nuk identifikohen me jetën e mirë të qytetarëve në përgjithësi, nuk ka politikë dhe aq më pak nuk mund të ketë demokraci. E përsërit këtë në një prej veprave të tij Euripidi nëpërmjet Tezeut. Në kohën tonë, nuk ka një polis, qytet të drejtë për natyrë dhe nevojë, që ne na takon ta njohim, mbrojmë dhe rrisim. Gjithçka është shkatërruar, gjithçka duhet rindërtuar. Kur jeta politike nuk është më një e dhënë e natyrës, si ajri, toka dhe klima, por duhet ndërtuar e rindërtuar, projekti i qytetit të drejtë është ajo gjëja që e vendosim së bashku dhe që e quajmë “Kushtetutë”. Do të thuhet: atëherë shpëtuam! Një Kushtetutë e kemi dhe, për më tepër, të gjithë apo pothuajse të gjithë i referohen. Diskutohet për mundësitë e modifikimit të formave të politikës, por të paktën në thelb, domethënë mbi parimet dhe qëllimet përse qëndrojmë bashkë – ata pra që

zakonisht janë në pjesën e parë të Kushtetutës - të gjithë bien dakord. Askush, apo pothuajse askush nuk propozon ndryshime. Nuk ka të vërtetë në këto fjalë. Parimet dhe qëllimet e Kushtetutës mund të lihen, ashtu si janë dhe ku janë, për arsyen e thjeshtë që aty mund të injorohen, sikur të mos ekzistonin. Çfarë bëhet me punën si një e drejtë; për detyrimet e solidaritetit social; të dinjitetit të barabartë të të gjithë qytetarëve; të mjedisit si pasuri e përbashkët; të funksionit social të pronës; të detyrimeve të taksimit që duhet të na frymëzojnë për progresivitetin; të të drejtave sociale si arsimi, shëndeti, mbrojtja e më të dobtëve? Janë vetëm shembuj. Normat që flasin për këto gjëra ndjekin gjurmët e një “qyteti të mirë”, për të cilin kemi dashur të krijojmë një Kushtetutë. Por mund të lihen të qeta, sepse mund të bëjmë sikur nuk ekzistojnë. Për t’u shndërruar në realitete veprues, ato kanë nevojë për politika adeguate dhe politikat bëhen sipas formave. Format parashikohen në pjesën e dytë të Kushtetutës dhe këto, shumëkush do të donte t’i ndryshonte rrënjësisht. Kush janë këta “të shumtët”? Nëse janë ata që, pak a shumë, qëndrojnë në rrethin më të thellë të shoqërisë, atë të bashkimit para-pushtet, mund të mendojmë që veprojnë për të na dhënë instrumentat për ta çarë dhe për t’i dhënë hapësirë politikës, apo mos është më e lehtë të mendosh që operacioni që po kryejnë shërben për ta shtrënguar edhe më shumë? Forcimi i qeverisë dhe dobësimi i parlamentit, të besosh tek “vendimi” dhe të mos besosh tek “pjesëmarrja”, për çfarë mund të shërbejë, në momentin e kalbjes dhe rrezikut që, bashkë me demokracinë, kërcënon oligarkitë e lëvizshme të pushtetit dhe parasë, të paaftë të dalin nga kriza e tyre pa i dhënë një goditje Kushtetutës?


bota • E hënë 30 shtator 2013

»

15

“Terroristi i portës përballë” Nuk ka shpjegime të qartë, sociologjikë, ekonomikë, financiarë, që mund të shpjegojnë udhëtimin e tre somalezëve nga Minnesota drejt kasaphanës së Nairobit. Nuk ishin të varfër, as të diskriminuar, në brendësi të një komuniteti somalez që di të promovojë dhe mbrojë atë që ka të vetën. Nuk janë të mjerët e Tokës ata që mblidhen përreth restoranteve në rrethinat e Nju Jorkut, si Hackensack, ku u ndal edhe gjatë udhëtimit të tij të fundit me destinacion Bostonin, dhe që policia i survejon me mjete, të cilët nuk mund të zbulojnë atë që ndodh në mendjen e tyre

D

onim të eksportonim demokracinë kundër terrorit. Kemi eksportuar terrorin kundër demokracisë. Nga Bostoni në Nairobi, nga Londra në Kabul, kundërplasja rikthehet për të na përgënjeshtruar supozimin themelor të luftës kundër terrorizmit, siç u propagandua dhe lançua dymbëdhjetë vite më parë, pra që ekziston një zgjidhje ushtarake për metastazën e fanatizmit që vret. “Internacionalja e masakrës” që ka shkaktuar viktima të pafajshëm jomyslimanë në qendrën tregtare në Nairobi ka qenë më i frikshmi, por jo i pari, demonstrim që celulat e sëmura të asaj që përgjithësisht quhet Al Kaeda janë mes nesh, dhe rriten në shtëpi. Iluzioni që ekzistonte në ndonjë kufi ideal, në mos gjeografik mes “nesh” dhe “atyre”, që mund të mjaftonte, me goditje pushtimesh, vendosje qeverish, avionë robot, bie menjëherë kur zbulohet që të paktën tre prej vrasësve të Nairobit nuk vinin prej luginave të Kandaharit, nga malet e Kaukazit, nga rërat e Jemenit, por pikërisht nga Minnesota. Një prej shteteve më të qetë, të rregullt, një herë e një kohë madje “skandinavë” për shkak të bollëkut të imigrantëve nga Suedia dhe Norvegjia në republikën amerikane. Duket, dhe ndoshta është vetëm shtrembërimi optik i gjakut, që “Lufta kundër Terrorit” ka prodhuar më shumë njerëz të prirur drejt terrorizmit në Perëndim se sa ka konvertuar në demokraci shtetet famëkeqë. “Prej vitesh po përpiqem që të jem i vëmendshëm kundër radikalizimit të të rinjve tanë”, thotë Abdirizal Bihi, një prej udhëheqësve kryesorë të komunitetit somalez në SHBA, pikërisht në ata dy qytete binjakë, Minneapolis dhe St Paul, prej ku u nisën tre nga masakruesit e Nairobit “por kam dëgjuar të më quajnë armik pikërisht njerëzit e mi, si dhe të më akuzojnë si anti Islam”. Bihi, që ka dëshmuar edhe para Parlamentit dhe bashkëpunon hapur me FBI, ishte tronditur kur kishte mësuar se nipi i tij ishte bashkuar me Al Shabaab, një prej planetëve në sistemin e Al Kaedës, ndonëse është rritur në SHBA dhe është mirëpritur si refugjat politik. Buran Hassan kish arritur të kthehej në Somali, prej ku familja e tij ishte larguar dikur. U vra nga një bandë rivale. Në zhargonin stenografik të medieve dhe të studiuesve të këtij manifestimi të ri të terrorit, quhen “terroristët e rritur në shtëpi”, ose xhihadisti i derës përballë. Janë 178 grupe vetëm në SHBA që ndihen të

lidhur ose në sintoni me luftën kundër Perëndimit dhe këto janë celulat e kataloguara dhe supozojmë të kontrolluara prej shërbimeve amerikane të sigurisë, ata shërbime që në teori dëgjojnë dhe interceptojnë gjithcka, përveç se, me sa duket, gjërat më të rëndësishme. Pjesa më e madhe e tyre janë nënshtetas të vendeve ku jetojnë, me dokumente origjinale dhe të gjithë të drejtat që garantojnë kushtetuta dhe ligji, pra shpesh herë të vështirë për t’u inkriminuar apo dënuar. Ka madje nga ata që mbajnë veshur uniformën e Ushtrisë së SHBA, me gradën major dhe një diplomë në psikiatri, si për shembull Nidal Malik Hasan, i cili në bazën ushtarake të Fort Hood boshatisi karikatorin e automatikut duke vrarë

shokët e tij. Dhe ka udhëtarë të misioneve të vdekjes, si tre të rinjtë nga Minnesota, që u bashkuan me komandon në qendrën tregtare. Pothuajse të gjithë, në shumicë, janë adoleshentë ose të rinj 20-vjeçarë, të cilëve Al Shabaab u dedikon filmime rekrutimi të përhapura në internet dhe të klikuara me miliona herë. Në një prej tyre, e shkarkuar në kompjuterin e njërit prej të treve që shkuan me mision në Kenia, autorët flasin për sulmin në Nairobi si një “Disneyland i vërtetë”, “një dëfrim i çmendur”, “fun, fun, fun”. Dëfrim. Është një kokteil vrastar i propagandës fetare, urrejtjes, rebelimit, vetëafirmimit, që synon tek detonatori gjithnjë i pranishëm

tek shumë adoleshentë: mërzia. “Terroristi i derës përballë”, ai që krejt papritur, pa parashikuar del nga banaliteti i jetës së përditshme si një djalë i mirë amerikan, me një jetë liceu, festash vallëzimi, vajzash, ndeshjesh futbolli, për të kaluar në anën e errët të forcës, nuk është një profet alla bin Laden, por as edhe një “shaid” me vokacion drejt martirizimit si bombat njerëzore të Hezbollahut dhe Hamasit. Vëllezërit Tsarnaev, Tamberlain dhe Djokar, nuk kishin asnjë qëllim të vetëflijoheshin në shpërthimin e bombave në finishin e Maratonës së Bostonit, siç e tregoi edhe tentativa e kotë për t’u arratisur e Djokarit. Pikërisht tek të rinjtë synon ky grup i fundit që ka fituar, me gjakun e shumë njerëzve në Nairobi, famën që kërkonte. Al Shabaab do të thotë pikërisht “rini”, të rinj që luftojnë, dhe kërkon militantë në atë që mund të jetë brezi i dytë i xhihadistëve të dhunshëm, pas atij të Atta, Al Zarkavi apo Al Zavahiri, të Bin Laden, të cilët janë vrarë apo plakur në vetminë e tyre. Spotet në internet nuk premtojnë parajsa mes virgjëreshash të pamundura, pranime në qiejt e lavdisë mistike dhe revolucione planetarë. I flasin trazimit të të rinjve të ndarë mes dy botësh, që duan të hidhen kundër dhunës që shohin të praktikohet tek vëllezërit e tyre të largët dhe ndiejnë, me mprehtësinë e moshës së tyre, peshën e padrejtësive të vërteta apo imagjinare. Kësaj trazire, ekzistenciale dhe e shumëfishuar prej faktit që ndien të huaj kudo, i flet edhe oferta e një identiteti global përmes aventurës. Nuk ka shpjegime të qartë, sociologjikë, ekonomikë, financiarë, që mund të shpjegojnë udhëtimin e tre somalezëve nga Minnesota drejt kasaphanës së Nairobit. Nuk ishin të varfër, as të diskriminuar, në brendësi të një komuniteti somalez që di të promovojë

dhe mbrojë atë që ka të vetën. Nuk janë të mjerët e Tokës ata që mblidhen përreth restoranteve në rrethinat e Nju Jorkut, si Hackensack, ku u ndal edhe Mohammed Atta gjatë udhëtimit të tij të fundit me destinacion Bostonin, dhe që policia i survejon me mjete, të cilët nuk mund të zbulojnë atë që ndodh në mendjen e tyre. Ashtu si nuk kishin qenë të dëbuar nga njerëzimi autorët e masakrës së Atochas në Spanjë, apo të Londrës. Gjashtë muaj pas bombave në Boston, ende nuk është e kuptueshme se çfarë ka shkaktuar në mendjen e vëllezërve Tsarnaev, shembuj të përsosur të integrimit në mënyrën amerikane të të jetuarit, atë urrejtje për jetën që kishin parë dhe shijuar deri në atë moment. Ka komentatorë fanatikë si Erick Erickson i Fox Neës, që akuzojnë “laicizimin e Amerikës”, tradhëtinë e vlerave kristiane, që për ta identifikojnë Perëndimin, gjë që ka ndodhur për shkak të së majtës. Boshllëku i vlerave morale i lë hapësirë predikimit të xhihadit ekstremist. Por as edhe kjo formulë politike nuk shpjegon përse shumica e vëllezërve të tyre, si dhe e familjeve refuzojnë dehjen prej dhunës apo përse kaq shumë dhunë manifestohet, në Amerikë ashtu sikurse gjetkë, pa fitilin e fanatizmit antiperëndimor. “Terroristi i derës përballë”, luftëtari i keq e i dhunshëm që sot niset për betejat e tij ashtu si shumë të tjerë hedhin çantën në shpinë në kërkim të udhëtimeve për të vizituar botën, është ndoshta vetëm sinjali i një globalizimi tjetër, të pashmangshëm, ai i fanatizmit vrasës, për të gjetur identitetin e tij, që edhe mirëqenia nuk mundet t’ia japë. Është vetëm një koincidencë, por pikërisht në Minneapolis, qyteti prej ku u nisën tre amerikanët për të shkuar në Kenia, ngrihet qendra tregtare që për vite të tërë ka qenë më e madhja në botë: Mall of America.


16

« bota

E hënë 30 shtator 2013 •

HISTORI ALTERNATIVE

Nëse do të fitonin shtetet e jugut

Aaron Sheehan Dean Po sikur të kishin fituar shtetet që mbronin skllavërinë? Ka dy arritje të mëdha lufta civile, dhe ato janë ruajtja e Unionit dhe emancipimi. Nëse Unioni nuk do të kish qëndruar i bashkuar – pra nëse SHBA do ishin ndarë më dysh – atëherë ka gjasa që rajone të tjerë të SHBA do të ishin shkëputur nga veriu apo nga jugu. Kështu që do të kishim me siguri një Midwest të pavarur, ndërkohë me shumë gjasa dhe zona nga Kalifornia në Uashington do të ishte ndarë më vete. Edhe brenda Konfederatës, kishte sigurisht pjesë si Tenesi lindor që ishin unionistë gjatë luftës, por që mund të ishin shkëputur. Në fund të fundit ky ishte një prej argumentave kryesorë kundër ndarjes – ku do të ndalej pastaj? Kështu që mendoj se do të kish vazhduar, pra procesi i krijimit të republikave më të vogla autonome brenda SHBA. Pra, SHBA do të kishin qenë një seri shtetesh të vegjël dhe jo një i tërë? Po – SHBA është më e madhe se sa Evropa kontinentale, kështu që nuk ka arsye përse të mos kish 45 republika të pavarura. Ne kemi prirjen të shohim formën e SHBA dhe të konsiderojmë që është në një farë mënyre e pashmangshme që të shtrihet nga Atlantiku në Paqësor, por nuk ka arsye që të jetë kështu, pra e pashmangshme. A do të ishte shfuqizuar gjithësesi skllavëria? Çështja e emancipimit ka pasoja më të gjera gobale, duke përfshirë atë që skllavëria nuk do të kish marrë fund në vitin 1863. Nuk ka arsye të besojmë që, nëse shtetet e konfederatës do të kishin fituar luftën – jo domosdoshmërisht duke pushtuar veriun, por të paktën duke luftuar për një barazim – ata do të kishin hequr dorë nga skllavëria në mënyrë vullnetare. Me shumë gjasa jo në shekullin 19. Opinioni botëror mund të kish ndryshuar deri në atë pikë sa t’i bënte të hiqnin dorë vullnetarisht në shekullin 20, por edhe kjo është e vështirë të imagjinohet që do të ndodhte. Kjo ka pastaj implikime për Brazilin dhe shtete të tjerë që kanë fuqi në hemisferën perëndimore, disa prej të cilëve emancipuan skllevërit e tyre pas luftës civile në SHBA, për arsye se kishin parë çfarë kish ndodhur në SHBA dhe donin të shmangnin atë lloj konfrontimi të përgjakshëm. Kështu pra, e ardhmja ndryshoi tërësisht. Flasim për një shekull të 20-të ku skllavëria ishte një pjesë jetësore e skemës së punës dhe strukturave sociale e politike të vendeve të mëdhenj në hemisferën perëndimore. Nëse SHBA do të ish ndarë një herë e mirë në Veri dhe në Jug, a do të kishin pasur lulëzim secili prej këtyre? Në terma globalë, nga këndvështrimi i Britanisë dhe Francës, do të kish qenë gjë shumë e mirë të ndahej SHBA në dy pjesë. Të dy këto perandori do të kishin marrë frymë lirisht, sepse që në 1860 tashmë SHBA si një e tërë kish ekonominë më të madhe në botë, por të marrë veç e veç, Veriu dhe Jugu nuk e kishin. Jugut do i ishte dashur të blinte një sasi të madhe mallrash të prodhuara në Veri, kështu që mund të kish pasur njëfarëlloj marrëveshjeje mes të dyve, ndonëse lufta do të kish shtyrë Jugun që të drejtohej nga prodhuesit evropianë, duke ndjekur marrëveshje tregtare me shtete evropianë. Në 1860, ndërkohë që Jugu ishte i pasur dhe produktiv, ishte e qartë se rruga e zhvillimit në të cilën kishte hyrë Veriu – drejt një zhvillimi më intensiv industrial dhe urban – ishte recetë për suksesin në të ardhmen. Në 1890 apo 1900 ish bërë e qartë tashmë se të bazojë ekonominë përreth prodhimit të pambukut, orizit, sheqerit dhe duhanit, nuk ishte një strategji e mirë afatgjatë, kështu që Veriu do të kish qenë në një pozicion shumë më të mirë. A do të kish hyrë gjithësesi SHBA në Luftën e Parë Botërore? Nëse Jugu do të kish filluar të bënte mar-

rëveshje tregtare me Britaninë, do të kish dëmtuar marrëdhëniet mes Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe kjo do të kish reduktuar shanset që ata të hynin në Luftën e Parë. Vështirë të thuhet nëse Jugu do të ishte ndier i detyruar të hynte; nuk është se do të kishin hyrë shumë në punë, po të mos kishin zgjeruar bazën e tyre industriale, dhe ky ishte një element shumë i rëndësishëm përse futja e SHBA në Luftën e Parë ishte kaq e vlefshme – ishte fuqia ekonomike e SHBA bashkë me kapacitetin industrial.

Kështu që, në skenën botërore do të kishim një ndryshim të madh të ngjarjeve. Si do të kish ndikuar tek Britania humbja e Veriut? Ishte shumë e qartë që udhëheqja e qeverisë britanike donte të ndërmjetësonte për paqe, ndonëse nuk mendoj se kjo ishte tërësisht altruiste. Dua të them, ata iu afruan shumë njohjes së Konfederatës siç ishte në shtator 1862, dhe ishte vetëm beteja e Antietam që i ndali. Ata ishin të interesuar në rinisjen e negociatave të tregtisë; ata donin që pambuku të fillonte të vinte sërish, pasi embargoja e Konfederatës për pambukun kish nisur të ndihej në Britani. Mendoj që ata kanë imagjinuar që një Veri më i dobësuar do të ishte diçka më e mirë për ta në të ardhmen. Fitores së Unionit i njiht merita për shtyrjen e miratimit të disa ligjeve reformues në Britani gjatë viteve 1860, si dhe për liberalizimin e rregullave të votimit. Pa atë fitore globale për demokracinë, siç e shihnin ata, këto gjëra mund të mos kishin ndodhur asnjëherë, ose do të kishin ndodhur shumë më vonë. Cilat ishin pikat e kthesës të luftës? Fitoret binjake të Gettysburgut dhe Vicksburgut ishin thelbësore për parandalimin e lëvizjes paqësore të Veriut, që kish fituar forcë në vitin 1863. Demokratët kishin rifituar vende në Kongres në vjeshtën e 1862 dhe Linkolni përballej me një elektorat aspak të kënaqur në 1863, kështu që ato fitore ishin thelbësore. Një tjetër pikë kthese ishte vjeshta e 1864, kur Linkolni deklaroi se nuk do të rizgjidhej dhe që Gjenerali Mçlellan, që ish rikthyer si kandidati presidencial demokrat, do të zgjidhej në vend të tij me një platformë negociatash për t’i dhënë fund luftës dhe ndoshta duke braktisur emancipimin si një politikë të luftës së Veriut. Linkolni besonte se do të humbiste deri në fund të gushtit 1864, dhe ishin vetëm fitoret e Gjeneralit Sherman në Betejën e Atlantës dhe Admiralit Farragut në Betejën e Gjirit Mobile që shpëtuan Unionin. Këto shpëtuan edhe votat elektorale të Partisë Republikane, kështu që Linkolni u rizgjodh dhe lufta përfundoi me atë në krye. Sigurisht, nëse ai nuk do të ishte rizgjedhur do të kishim një rezultat shumë të ndryshëm. Si do të kishte shkuar pa Linkolnin në krye? Mçlellan nuk ishte një personazh simpatik në panteonin e gjeneralëve të luftës civile, por ai ishte në një pozicion të mirë sepse radikalët në Partinë Demokratike e kishin emëruar me një platformë për të filluar negociatat për paqe. Ndonëse bëri të pamundurën për të hequr dorë nga ky aspekt i platformës së tij, do të kish pasur shumë trysni brenda partisë sapo ai të inaugurohej në mars 1865, për të filluar negociatat e paqes. Pa fitoret ushtarake të Linkolnit, lufta sërish nuk do të kish përfunduar: Gjenerali Ulysses Grant do të luftonte sërish kundër Gjeneralit Robert Lee jashtë Petersburgut, dhe ndoshta mund të kish ndodhur që me të ardhur në zyrë, Mçlellan do të pezullonte luftimet dhe niste negociatat për paqe. Megjithatë, kjo do të kish qenë e vështirë për të, duke parë sakrificat që kishin bërë ushtarët. Ajo pak mbështetje që ai kishte, ishte mes ushtarëve që ndienin se ai ishte komandanti i tyre i vërtetë, por nëse do të

kish negociuar për paqe, atëherë zëre se do u thoshte që sakrificat e tyre kishin shkuar dëm. Ka shumë gjasa që do të kish ndalur emancipimin, dhe, edhe nëse skllavëria do të kish marrë fund ai do të kish udhëhequr në një rindërtim shumë më të shpejtë, që ndoshta nuk do të kish përfshirë të drejtën e votimit për zezakët. Pra, a do të thotë kjo që Linkolni nuk do të ishte vrarë? Duke parë se sa helm kishte John Uilkes Booth për Linkolnin, ai do të kish qenë më i kënaqur ta shihte të turpëruar dhe braktisur nga elektorati i Veriut – nuk kish më kuptim që ta vriste. Kështu, Linkolni do të hynte në histori jo si një prej presidentëve më të mirë, por si një prej më të këqinjve, pasi kish qenë president gjatë një lufte civile që përfundoi si mos më keq. Fati i Linkolnit është pafundësisht i lidhur me fatet e luftës, dhe dallimi mes të qenit një president i madh dhe një president i tmerrshëm, qëndronte varur në fatin e atyre ushtrive. Pa SHBA të unifikuara, a do të ishin rritur më shumë gjatë shekullit 20 kombe të tjerë si Rusia? Rusia është një shembull interesant, për arsye se ata ishin emancipuar në 1861 dhe kështu që kish një farë miqësie mes Rusisë dhe Veriut. Sigurisht, Rusia ishte një mbështetëse e fortë e Veriut; ata as nuk morën ndonjëherë mundimin të mbështesnin Konfederatën në këtë luftë. Linkolni shihte një rivalitet miqësor mes perandorive ruse dhe amerikane, dhe ai është shprehur se si perandoria ruse në Lindje dhe ajo Amerikane në Perëndim do të ishin forca të të mirës dhe do të përhapeshin në të gjithë globin. Por do të kish qenë një Amerikë Veriore shumë më e dobësuar, kështu që do të shihnim që perandoritë e tjera, britanike, franceze dhe ajo ruse të fuqizoheshin më shumë, në mungesë edhe të forcës kundërpeshuese të SHBA. Si do të ishte në kohët moderne? Varet nga e ardhmja e skllavërisë në Jug. Njerëzit e skllavëruar kanë luftuar kundër sistemit të skllavërisë që në fillimet e Amerikës së Veriut, kur perandoria spanjolle ishte ende aty, por varet nga shkalla e suksesit. Një Konfederatë e suksesshme pa dyshim do të kish luftuar mbrotjen federale të skllevërve. Pyetja është nëse kjo do të inkurajonte perandorinë britanike që të zbatonte punësimin e skllevërve në Indi dhe në pjesë të tjera të perandorisë. Kjo gjë do të çonte në një glob shumë të ndryshëm, i kundërti i atij që liberalizonte gradualisht trajtimin e punëtorëve dhe përmirësonte kushtet e punës, gjë që sigurisht ndodhi në gjysmën e dytë të shekullit 19 në perëndim dhe më pas në pjesën më të madhe të lindjes. Në vend të kësaj, trajektorja do të ishte në drejtim krejt të kundërt. Them se do të kish qenë shumë më keq nëse Konfederata do të kish fituar dhe më pas do të kish ndjekur strategjinë e skllavërisë për shumë dekada. Profesor Aaron Sheehan Dean është Profesor i Studimeve Jugore në Louisiana State University. Ai është autor i librave si “Përse luftuan Konfederatat”, si dhe “Atlas Historik Konciz i Luftës Civile Amerikane”. Është lektor i historisë së shekullit 19 të Amerikës


bota • E hënë 30 shtator 2013

»

17

HISTORI ALTERNATIVE DR ERIC SWEDIN Çfarë do të kish ndodhur nëse Kriza e Raketave në Kubë do të kish rezultuar në një luftë bërthamore? Mendoj se nëse SHBA do të kish vendosur të bombardonte dhe pushtonte Kubën, nuk do të kish ndodhur siç e prisnin, për arsye se në ishull kishte armë taktike bërthamore që ata nuk kishin dijeni. Duket se komandanti sovjetik për Kubën kishte autoritet për lëshimin e tyre, dhe me shumë gjasa do i kishte përdorur ato raketa, gjë që do i kishte tronditur amerikanët. Me shumë lehtësi do të kishim një acarim drejt përdorimit të ndërsjelltë të armëve. E vetmja gjë që do të mund ta ndalte këtë do të ishte nëse sovjetikët do të kuptonin sa të vogla ishin forcat e tyre strategjike – pra sa i përket armëve me të cilat mund të godisnin SHBA. Amerika kishte një arsenal shumë të madh municionesh që mund të përdorej. Me gjasë do të kish mbizotëruar mendja e shëndoshë, por njerëzit shpesh herë gjenden të mbërthyer në situata dhe besojnë se lehtësisht mund të shkojnë në një luftë totale. Në një luftë të përgjithshme, Bashkimi Sovjetik do të ishte asgjësuar. Dua të them që forcat strategjike në krahun e SHBA ishin kaq të forta, kështu që mendoj se SHBA do i kish mbijetuar luftës. Flasim për vitin 1962; nëse lufta do të kish ndodhur shumë vite më vonë, SHBA nuk do të kish mbijetuar si një entitet, pasi një prej efekteve direktë të krizës së raketave në Kubë ishte që sovjetikët rritën shumë forcat e tyre strategjike dhe, brenda një dekade ishin të barabartë me SHBA. Cila ishte pika madhore e kthesës e kësaj krize? Nga zbulimet e bërë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjketik, teksa historianët ishin në gjendje të shihnin dokumente ushtarakë, duket qartë që sapo Kennedy shpalli karantinën, pra bllokadën detare drejt Kubës, Hrushovi nisi të bëjë hapa për t’u sprapsur. Ai ndali anijet që transportonin raketa drejt Kubës. Megjithatë, amerikanët nuk e kuptuan këtë në atë kohë sepse nuk merrnin të dhëna të sakta se ku ndodheshin ekzaktësisht anijet në det. Kështu Hrushovi nisi vërtetë të sprapset, por mund të shkohej gjithësesi drejt luftës pasi ata nuk kishin një mekanizëm të mirë të komunikimit. Në atë pikë, e famshmja “hotline” nuk ekzistonte. Nëse kriza do të kish çuar në një luftë totale, çfarë do të kish ndodhur fillimisht, sipas mendimit tuaj? Mendoj se do të shkonin drejt luftës në një acarim gradual. Në këtë skenar, SHBA jo vetëm e bombardon, por edhe e pushton Kubën. Pikërisht këtë donte të bënte udhëheqja ushtarake në SHBA. Dhe nëse e pushtonin, me siguri një qytet amerikan

Sikur të kish shpërthyer lufta e tretë do të bombardohej me armë bërthamore nga sovjetikët, duke vrarë dhjetëra mijëra amerikanë. Në atë pikë pushtimi i Kubës është mposhtur, amerikanët janë befasuar, dhe kjo do të kërkonte një reagim të SHBA. Do të kish gjithashtu një sasi të madhe pasigurie dhe frike për atë që sovjetikët kishin tashmë në ishull, dhe mendoj se SHBA do të ndihej e justifikuar në përdorimin e armëve bërthamore taktike dhe strategjike dhe mund të jemi të sigurtë që këto do e kishin rrafshuar Kubën. Si do të rezultonte lufta? Forcat sovjetike kishin të paktën 100 armë bërthamore taktike, dhe mendoj se pasi të ishte shkatërruar Kuba, Bashkimi Sovjetik, me qëllim që të ruante nderin dhe prestigjin ndërkombëtar, do të kish dashur të kundërpërgjigjej. Mund ta kishin bërë duke pushtuar Berlinin me forca konvencionale, ose mund të përgatiteshin të sulmonin Evropën apo vende të tjerë ku kishte tension. Dhe kjo seri reagimesh dhe kundër reagimesh, kjo gatishmëri për t’u parë si forcë kompromisi apo që smbrapset dhe në të njëjtën kohë përpiqesh të nënshtrosh armikun, do të kish qenë shumë më e keqe dhe shkatërrimtare. Emocionet e njerëzve mbërthehen kollaj në kësi gjërash; ata nuk bëjnë gjithmonë zgjedhje racionale, dhe ata jo gjithmonë sprapsen, madje edhe kur është në interesin e tyre më të mirë. Një skenar i tillë mund të kish qenë që një prej bombarduesve të lehtë sovjetikë do të kish lëshuar një bombë në Nju Orlins në Luizianë, aty ku një divizion i këmbësorisë po përgatitej për t’u nisur për në Kubë. Me një qytet amerikan të shkatërruar në atë pikë, bota në një farë mënyre do

të lëkundej, në prag të luftës, dhe sovjetikët do të kuptonin fare mirë që ishin tërësisht prapa me armët. Numri i armëve strategjike që ata kishin ishte shumë i ulët krahasuar me amerikanët dhe me shumë gjasa do të sulmonin rrufeshëm, pasi nëse nuk do të bënin këtë, do të pësonin goditje të rënda. Sa avantazh kishin amerikanët? Sovjetikët kishin 26 Raketa balistike ndërkontinentale dhe ata nuk kishin asnjë raketë që lëshohet prej nëndetëseve në det, për arsye se nëndetëset e tyre ishin në porte. Me to pop punohej për arsye se kishin probleme me reaktorët e tyre bërthamorë. Dhe ata kishin afro 100 bombardues që mund të arrinin në SHBA. SHBA kishte 204 raketa balistike ndërkontinentale, kishte raketa në det që mund të lëshoheshin prej nëndetëseve, afro 1500 bombardues strategjikë dhe kishin edhe shumë forca të tjera. Nuk bëhet fjalë fare për barazim – në atë pikë ishte një forcë shtypëse e SHBA për arsye se amerikanët kishin grumbulluar gjatë gjithë viteve pesëdhjetë për shkak të informacioneve të gabuar që vinin për ecurinë e sovjetikëve. Përpara krizës së raketave në Kubë Hrushovi kish dashur të shpenzonte para për ekonominë civile, kështu që kishte shkurtuar buxhetin e ushtrisë. Pas kësaj krize, sovjetikët ndryshuan kurs duke shpenzuar sasi të mëdha parash në forcat strategjike. Mendoni që do të kish qenë një rast i shkatërrimit të ndërsjellë? Tingëllon e tmerrshme, por me siguri që Bashkimi Sovjetik do të ishte shkatërruar. Dhe Evropa do të ishte shkatërruar në një pjesë të madhe të saj sepse sovjetikët kishin një numër të madh armësh me

rreze më të shkurtër veprimi që mund të përdoreshin kundër Evropës. Ata thjeshtë nuk kishin shumë armë që mund të godisnin SHBA. Mendoj që SHBA do të ish goditur me aq armë sa të shkaktonin vdekjen e dhjetë përqind të popullsisë, por mendoj që do të kish mbijetuar. Këto gjëra ndodhnin përpara se raketat ndërkontinentale të vendoseshin në silura të thella kështu që shumica e shpërthimeve do të ndodhnin në ajër dhe jo në tokë. Kjo gjë do të reduktonte shumë sasinë e rrezatimit Mendoj se do të kishte gjithësesi shumë pasoja ekologjike përtej gjithë shkatërrimit të menjëhershëm, por nuk mendoj se do të ishte një dimër bërthamor. Pesë vjet më vonë, edhe mund të ndodhte, për shkak të përpjekjeve për të asgjësuar në terren armët e kundërshtarit. Njerëzit nuk e kuptojnë që ka një dallim të madh mes shpërthimit të një arme bërthamore në atmosferë, sipër një shënjestre dhe shpërthimit të saj duke e lejuar të prekë tokën. Nëse e shpërthen në ajër, siç ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore, maksimizon efektet e menjëhershëm të shpërthimit, por minimizon pasojat dhe viktimat. Nga ana tjetër, kur shënjestron dhe i shpërthen në tokë, nuk ke një efekt të madh shpërthimi përvecse në zonën më të afërt, por maksimizon pasojat. Dhe kur them minimizon dhe maksimizon flas për një rend të mijëra për qind në masën e dy llojeve të shpërthimeve. A do të ishte përfshirë Evropa në konflikt – dhe a do të kish çuar në Luftën e Tretë Botërore? Mendoj se do të kish qenë Lufta e Tretë Botërore. Ne nuk e dimë me saktësi se cili ishte

plani i veprimit i sovjetikëve, por dimë planin e SHBA për shkak se disa pjesë të tij janë deklasifikuar. Plani Operacional i Integruar ishte një listë e shënjestrave që duheshin goditur gjatë një lufte bërthamore. SHBA do të kish sulmuar Kinën për arsye se në atë kohë e shihnin komunizmin – edhe pse po ndryshonte – si një njësi monolite. Për këtë arsye do të ishin goditur edhe Evropa Lindore dhe shtete të tjerë komunistë. Dhe plani nuk lejonte shumë modifikime: ishte projektuar për të maksimizuar eficencën dhe përdorimin e armëve, dhe nëse supozojmë që sovjetikët kishin një plan të ngjashëm, atëherë edhe ata do të ishin përpjekur të shkatërronin forcat amerikane dhe aleatët e SHBA. Një prej shkaqeve të faktorëve të krizës ishte se në Turqi dhe Britani kishte raketa me rreze të shkurtër US Jupiter dhe Thor. Kështu që më e pakta, këta do të ishin konsideruar shënjestra krejt legjitime. Në një luftë bërthamore të përgjithshme Evropa nuk do të kish mundur të shmangte përfshirjen – zyrtarisht si shënjestra dhe jo si pjesëmarrës që kundërsulmojnë. Ishte kjo natyra e kësaj periudhe. Në çfarë gjendje do të ishte bota sot? Mendoj se do të kishim dëme të mëdhenj në shtresën e ozonit dhe hemisferën veriore. Do të shihnim kolapsin total të shteteve, shoqërive dhe ekonomive të të gjithë Evropës dhe Bashkimit Sovjetik. Mendoj se SHBA do të kish mbijetuar, por mendoj se do të ishin tërhequr brenda përderisa tashmë armiqtë nuk ishin më. Mund të kishim një lulëzim të hemisferës jugore, sepse do të kish pasur shumë më pak pasoja atje. Një gjë që me siguri nuk do ta shihnim, do të ishte një njeri

që ecte në Hënë, pasi kjo gjë u nxit shumë prej rivalitetit të Luftës së Ftohtë. Pa një luftë të tillë, SHBA nuk do të kish shpenzuar aq shumë para për projektin Apollo – do të kish shpenzuar para në përpjekje për të rindërtuar vendin. Edhe humbja e madhe e popullsisë do të kish qenë dramatike. Efektet e vazhdueshëm të rrezatimit do të shkaktonin shifra të larta të kancerit në veri, dhe ndoshta edhe në jug. A mund të ndodhë sërish kjo situatë? Ne shpresojmë gjithmonë që gjëra si kjo nuk do të ndodhin. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, si sovjetikët (sot rusët) edhe amerikanët kanë ulur dramatikisht forcat strategjike. Ata nuk e kanë më gishtin në këmbëz ndaj njëri-tjetrit si në kohërat e Luftës së Ftohtë. Mendoj që skenari më i mundshëm që do të shihnim sot do të ishte përdorimi i një bombe të ndyrë, dhe mendoj se do të ishte si 11 shtatori, përveçse në një shkallë shumë më të madhe. Thënë kjo, mund të shoh edhe Indinë të zhytet në luftë, dhe mund të shoh Pakistanin që humbet një pjesë të armëve dhe këto pastaj përfundojnë në duar të aktorëve jo shtetërorë, që më tej i përdorin kundër SHBA. Personalisht mendoj që brenda kohës së jetës të shoh një tjetër armë bërthamore të përdoret, dhe them se do të jetë një grup terrorist apo një aktor jo shtetëror që e hedh. Dr Eric Swedin është profesor i departamentit të Historisë në Universitetin e Ueber State në Utah, SHBA. Ai është autor i shumë librave, përfshirë: “Kur qajnë engjëjt: Një histori me “sikur” e krizës së raketave në Kubë” dhe “T’i mbijetosh bombës”. Ai jep gjithashtu leksione në qytetërimin modern dhe historik


18

« dossier

E hënë 30 shtator 2013 •

Autobiografia e Fan Nolit

Problemet me pronat në fisin Noli dhe fëmijëria e hershme në Ibrik Tepe

Nga Fan Stilian Noli

F

an Stilian Noli lindi në Ibrik-Tepe (Qytezë), një koloni shqiptare në jug të Adrianopojës, në Trakinë Lindore të Turqisë Europiane, më 6 janar 1882. Popullsia e Trakisë Lindore e asaj kohe ishte në pjesën dërrmuese turke, me një grusht grekësh në Jug dhe bullgarësh në Veri. Si u bë, pra, të gjendej kolonia shqiptare e Ibrik-Tepesë në këtë rajon jo shqiptar? Pos kësaj, si u bë që këta shqiptarë të pushtonin njërën prej pjesëve më të plleshme të perandorisë në vendbashkimin e Maricës dhe Erginës, dy lumenjve më të mëdhenj të Trakisë? Dhe ç’vend se! Ai jepte të vjela të mrekullueshme të grurit, misrit, susamit, rrushit dhe shalqirit. Llojet më të zgjedhura të bostanit, të njohura në tërë perandorinë turke, rriteshin aty me bollëk. Siç thotë tradita, Ibrik-Tepeja ishte një koloni ushtarake e themeluar nga perandorë bizantinë. Këta dëshironin të kishin ushtarë dhe vullnetarë jo larg Kostandinopojës, kryeqytetit. Si të gjitha vendet e varfra e malore, Shqipëria, prej kohësh që mbahen mend, ka dhënë ushtarë e mercenarë. Në kohë paqeje perandorëve bizantinë nuk u leverdiste t’i kthenin këta ushtarë në vendet e tyre të largëta. Prandaj, u jepnin tokat më të mira të bujqësisë afër Kostandinopojës, që t’i kishin afër e të gatshëm për t’i thirrur sa më parë. IbrikTepeja nuk ishte koloni e vetme e shqiptarëve në Turqi. Kishte edhe gjashtë koloni të tilla në Traki, secila në pozitë dhe gjendje të mirë. Turqit, të cilët e pushtuan Kostandinopojën më 1453, i trashëguan këto koloni ushtarake nga bizantinët. Ata zbuluan shpejt se këta shqiptarë të krishterë ishin po aq të gatshëm për të luftuar për sulltanët myslimanë sa kishin qenë edhe për perandorët bizantinë. Prandaj, sulltanët i përkrahën ata, po aq sa dhe paraardhësit e tyre të krishterë. GJYSHI GJERGJ NOLI Një prijësi shqiptar iu besua detyra e rekrutimit të të rinjve dhe vullnetarëve sa herë kishte nevojë për ta në fushatat gati të pandërprera në Azi dhe në Europë. Ai gëzonte titullin fisnik të “kapitenit”. Gjyshi i Fan Nolit ishte njëri prej këtyre kapitenëve. Ai quhej “Ali kapedani” nga turqit dhe “Gjergj kapedani” nga shqiptarët vendas. Ashtu si kapitenët e tyre edhe rekrutët shqiptarë kishin nga dy emra, njërin të krishterë dhe tjetrin mysliman. Kapiten Gjergj Noli humbi jetën në njërën prej këtyre fushatave. Ai la pas vetes një pasuri të madhe, që përbëhej kryesisht nga toka bujqësore nga më të mirat afër fshatit. GJYSHJA SUMBA NOLI Gjyshja Sumba mbeti vejushë e re e pasur me katër fëmijë, një djalë dhe tri vajza të moshës prej dy deri shtatëvjeçare. Një i ve i ri, i quajtur Gjergj Mitrushi, ia fitoi zemrën për grua. Ai kishte vetëm një djalë me gruan e parë dhe me gjyshe Sumbën nuk pati fëmijë. Për martesën e tyre në fshat qarkullonin rrëfime të ndryshme. Sipas një zakoni të vjetër shqiptar, gjyshja Sumba nuk deshi të martohej sërish. Ajo kishte më shumë dëshirë t’ua kushtonte jetën fëmijëve të saj. Si u bind që të martohej me vejanin e ri? Disa thoshin se ajo e bëri këtë që të kishte një baba e mbrojtës për katër fëmijët e saj. Disa të tjerë pohonin se atë e kishte rrëmbyer vejani i ri. Të tjerët, që e kishin të qartë të tërë punën, mendonin se kjo ishte një martesë nga dashuria dhe se rrëmbimi ishte një marrëveshje paramartesore për ta ruajtur fytyrën që të dy. Ishte po aq vështirë për vejanin e ri të martohej për herë të dytë sa edhe për vejushën e re. Që nga koha e Shën Palit mar-

tesat e dyta nuk shiheshin me sy të mirë dhe mezi duroheshin nga bota ortodokse. Madje edhe sot martesat e dyta rrallëherë kremtohen në kishë, por gjithmonë në shtëpinë e dhëndrit. Prifti dhe dhjaku zakonisht janë të vetmit që marrin pjesë. Duhet të ketë qenë vërtet martesë nga dashuria, ngaqë të dy kaluan mirë së bashku derisa një ankesë e gjatë gjyqi e prishi të tërën. Por, për këtë do të bëjmë fjalë më vonë. GJYSH MITRUSHI Burrin e dytë të gjyshes, të quajtur po ashtu Gjergj, që tash e tutje do ta quajmë gjysh Mitrushi. Ai ishte njëri prej kryeparëve të pasur të fshatit. Ishte e kundërta e një njerku të rëndomtë. Si thamë më parë, kishte vetëm një djalë dhe atë të gjymtë. Pasi nuk kishte fëmijë të tjerë, ai e quante se fëmijët Noli ishin familja e vetme që kishte dhe i rriti ata të tërë në shtëpinë e tij si një baba i mirë, sikur të ishin fëmijët e vet. Pos kësaj, u dëshmua si drejtues i shkëlqyer i pronës së vet ashtu edhe të gjyshe Sumbës, që përbëhej kryesisht nga toka djerrë dhe e lënë pas dore, për shkak se kapiten Noli, sa ishte gjallë, të shumtën e kohës ndodhej në fushatat e tij. Ai bëri që çdo arë të jepte aq sa s’mundej më. Së shpejti, në sajë të pasurisë dhe të aftësisë, u bë kryepar i pakontestueshëm i Ibrik-Tepesë. I martoi të tria thjeshtrat me bujq të vyeshëm dhe zgjodhi një nuse të mrekullueshme për thjeshtrin e tij, Stilian Nolin, Maria Gollaçin, vashën më të fortë dhe më të vyeshme të fshatit. Gjysh Mitrushi i kishte në zemër edhe fëmijët e thjeshtrave, si të ishin nipërit e mbesat e tij. Edhe fëmijët, nga ana e tyre, e donin shumë, ngaqë të gjithë fëmijët Noli, pos më të voglit, qenë rritur në shtëpinë e tij. Edhe lidhja e fëmijëve Noli ndaj birit të gjymtë të gjysh Mitrushit, ishte më se e përzemërt. Meqë nuk u martua kurrë dhe nuk pati familje të vetën, ai ishte si një vëlla i madh i mirë për të birin e gjyshe Sumbës, Stilianin dhe tri bijat e saj. Më vonë, u bë një xhaxha i dashur i fëmijëve të Stilian Nolit, të cilët e quanin “xhaxha Tasi”. E tëra i ngjante një familjeje të lumtur. VITET E HERSHME Fan Noli ishte i dyti prej trembëdhjetë fëmijëve, pesë djemve e tetë çupave, që i lindën Stilian Nolit dhe Maria Gollaçit, që të dy nga një familje e mirë fshatare shqiptare. Shtatë prej këtyre fëmijëve, vdiqën që në vegjëli, ngaqë vdekshmëria e foshnjave ishte e tmerrshme në atë kohë në Turqi. Atë e rriti gjyshe Sumba Noli, e vetmja nga familja që rrinte në shtëpi, kur të gjithë të tjerët punonin në ara. Si fëmijë, ishte shumë shëndetlig dhe gati të vdesë nga sëmundje të ndryshme, sidomos nga tifoja, lija dhe ethet e kohëpaskohshme që shkretonin fshatin e tij. Në një rast, atë e morën për të vdekur. Sipas zakonit, dhjaku i kishës i këndoi lutje për një gjysmë ore, duke pritur të vinte prifti për të bërë funeralin. Pak çaste pasi kishte arritur prifti, nënë Maria vërejti se fëmija po mundohej me vështirësi për t’i hapur sytë. Ajo i klithi priftit: “Ndaluni! Djali s’ka vdekur!” Qe mrekulli që fëmija nuk u varros i gjallë. Një gabim trashanik mund të ndodhë lehtë. Në fshat nuk kishte mjek. Qyteti më i afërt ku kishte mjek, ndodhej tri orë rrugë larg, kur bënte kohë e mirë. Kjo rrugë nuk mund të bëhej kur binte borë ose shi. Madje, kjo ngjarje ndodhi në një dimër shumë të ashpër. Gjyshe Sumba përkujdesej si një mjeke gjatë sëmundjeve të ndryshme nga të cilat vuante djaloshi paprerë derisa mbushi tetë vjet. Gjyshja babaxhane, si një nënë e palodhshme dhe e dashur, nuk dinte shumë nga përkujdesja për fëmijët. Por

ajo dinte aq sa t’ia lidhte duart djalit pas shpine në mënyrë që ky të mos mund t’i kruante njollat gudulisëse të lisë në fytyrë dhe t’i pezmatonte edhe më keq. Pasi mbushi tetë vjet, shëndeti i çilimiut zuri të përmirësohej dalëngadalë. SHKOLLA FILLORE GREKE Kur Fan Noli mbushi tetë vjet, familja mbajti një këshillim për të vendosur se ç’do të bënin me të. Dukej qartë se ai ishte tepër shëndetlig për t’u marrë me punët e rënda të bujqësisë. Prandaj, u vendos njëzëri që ta dërgonin në shkollë, pasi s’ishte i zot për asgjë tjetër. Por djaloshi nuk donte të shkonte. Ai kishte arsyet e veta. Mësuesi i shkollës mendonte se kush e kursen shufrën, llaston fëmijën. Ai i rrihte fëmijët me aq egërsi, saqë e tërë qyteza gjëmonte nga britmat e fajtorëve të ndëshkuar. Mirëpo, ky argument nuk u mor parasysh nga këshilli familjar. Nga gjyshe Sumba u kërkua që të bindte fëmijën të shkonte në shkollë, pasi asaj i shkonte fjala më shumë se cilitdo prej anëtarëve të tjerë të familjes. Ajo nuk pranoi ta bënte këtë. Ajo nuk kishte besim tek arsimimi, aq më pak në arsimimin brutal që jepte mësuesi i shkollës vendore. Pastaj shorti i ra nënës Marie. Ajo përdori çdo fjalë të ëmbël që i ra ndërmend për ta bindur, por kjo nuk bëri aspak punë. Djali ishte i patundur. Ai as që donte të dëgjonte të shkonte në shkollë. Mbeti vetëm një zgjidhje, dhe atë e sendërtoi nëna Marie. Ajo e futi në thes fëmijën që bërtiste dhe hidhte shqelma, e hodhi pas shpine dhe ia mësyu për në shkollë. Mësuesi, kur dëgjoi klithmat e djalit, nxitoi te dera për të parë se ç’po ndodhte. Nëna Marie i tha: “Ja, im bir. Por, të mos e rrahësh, sepse s’mund ta sjell në thes për çdo ditë”. Mësuesi i premtoi se do të sillej mirë me të. Por çuni nuk besonte se mësuesi do ta mbante fjalën. Ai i tha se do të rrinte në shkollë vetëm me një kusht: që të qëndronte edhe nëna Marie dhe ta mbronte nga mësuesi. Ajo u pajtua të vepronte kështu ditën e parë të shkollës. Pastaj vocërraku la të qarit dhe zuri një vend me djemtë e tjerë. Po mësimet që jepte mësuesi, të cilat ishin në greqisht, qenë barrë e rëndë për nënën Marie, e cila fliste vetëm shqip dhe nuk kuptonte asnjë fjalë greqisht. Atë shpejt e zuri gjumi, pasi ishte molisur nga mundimi i gjatë për ta zënë vocërrakun dhe për ta sjellë me pahir në shkollë. Kur vocërraku vërejti t’ëmën tek flinte, i erdhi keq për të, iu afrua, e zgjoi nga gjumi dhe i tha: “Tani, nëno, më mirë e ke të shkosh në shtëpi. Unë mund të rri edhe pa ty”. Ç’është e vërteta, djaloshi nuk kishte nevojë për askënd që ta mbronte nga mësuesi, i cili, fundi i fundit, ndëshkonte vetëm ata që nuk i kryenin detyrat. Fan Noli u dëshmua si nxënës i mirë, i cili i kreu të gjitha detyrat e veta gjatë tërë jetës. Kështu filloi Fan Noli shkollimin e vet në shkollën greke. Të themi kalimthi, shkollat shqipe ishin të ndaluara nga qeveria turke ashtu si dhe nga Patriarkana e Kostandinopojës, e cila drejtonte të gjitha shkollat ortodokse në Perandorinë Turke. Ai e kreu këtë shkollë për katër vjet, në vend të gjashtë. Pasi nuk kishte klasë të shtatë në Ibrik-Tepe, Fan Nolin e dërguan në qytezën e afërme të Keshanit, që të kryente shkollën plotore. Ai qe gjithmonë i pari i klasës. STILIAN GJERGJ NOLI Nja një vit para se Fan Nolin ta dërgonin në Keshan për të mbaruar shkollën plotore i ati, Stilian Gjergj Noli, ngriti padinë kundër njerkut të tij, gjysh Mitrushit, rreth pasurisë që i la i ati, Nol kapedani. Gjysh Mitrushi kurrë nuk i vuri në dyshim të drejtat e Stilian Gjergj Nolit mbi trashëgiminë e

të atit, por kërkonte njëfarë shpagimi për shndërrimin e një toke djerrë të Nol kapedanit në një tokë buke pjellore. As që mund të bëhej fjalë që mundi t’i shpaguhej me të holla, meqë asnjë bujk në fshat, sado i kamur, nuk kishte parà në dorë. Një këshill ndërmjetësimi që përbëhej nga miq të ndërsjellë propozoi që zgjidhja më e drejtë e kësaj çështjeje do të ishte sikur dy të tretat e tokës t’i jepeshin Stilian Nolit dhe një e treta tjetër gjysh Mitrushit. Ata ishin të mendjes se lumi bënte një kufi natyral duke lënë një të tretën e tokës më një anë dhe dy të tretat në anën tjetër. Gjysh Mitrushi qe i gatshëm që ta pranonte këtë zgjidhje si fjalë e fundit. Por Stilian Gjergj Noli kundërshtoi dhe e ngriti çështjen në gjyq. Fundja, ai mund ta vërtetonte të drejtën e vet ligjore ndaj pronës me tapitë që ia kishte ruajtur gjyshe Sumba. Çdokush mendonte se Stilian Noli nuk bëri punë me mend. Dukej sheshazi se e treta pjesë e pronës së tij, për të cilën luftonte nuk e shpaguante mundin dhe shpenzimet që barte. E shoqja, Maria, dhe i biri më i madh, Dhimitri, ishin të mendimit se ata kishin më shumë tokë nga sa mund të punonin edhe pa atë të tretën pjesë dhe se ishte budallallëk të shpenzohej për të, qoftë një metelik. Gjyshe Sumba s’ia mbante pajën asnjërit, ngaqë nuk donte ta prekte të birin e vetëm, por ishte e qartë se ajo ishte e një mendimi me të renë Marien dhe të nipin Dhimitrin. Disa vëzhgues smirëzi shpallnin me të madhe se Stilian Noli humbte kot kohën në gjyq që të mos punonte në fushë. Ata shtonin se dhe atëherë kur nuk ishte i zënë me punë me gjyqtarët dhe gjyqet, e kalonte kohën në gjueti pyjeve, ose duke pirë nëpër kafene. Të tjerët, që e njihnin më mirë, pohonin se e tërë kjo ishte një luftë për kryeparësi ndërmjet Stilian Nolit dhe gjysh Mitrushit. Sido që të jetë, Stilian Noli i vazhdonte përpjekjet me ngulm që ta merrte tërë pasurinë. Pas disa vjetësh ndërgjyqësie, gjyqi turk i dha të drejtë Stilian Nolit. Fatkeqësisht, në Turqinë e asaj kohe vendimi i gjyqit nuk do të thoshte posedimi i atypëratyshëm i pronës së kontestuar. Çështja iu dha një gjyqtari, i cili duhej të bartte pasurinë në emër të Stilian Nolit, por gjyqtari kurrë nuk e zbatoi vendimin e gjyqit. NDËRGJYQËSIA Ndërgjyqësia e zgjatur e shkatërroi fare Stilian Nolin. Ai shpenzoi sasi të mëdha parash dhe nuk fitoi asgjë. Për çdo ditë tregu, ai dërgonte plot e përplot shinikë me grurë, plot


dossier • E hënë 30 shtator 2013

e përplot drithëra, grumbuj pjeprash e shalqinjsh për t’i shitur me çmime fare të ulëta, pothuaj qesharake, që të bënte parà për të paguar avokatin. Herë-herë i duhej të shkonte në Uzun-Kepry të këshillohej me avokatët ose të merrte pjesë në seancat e gjyqit, gjë që kërkonte shpenzime të tjera. Pas shtatë vjet ndërgjyqësie, ai më në fund e kishte të qartë se e kishte humbur padinë. Për të kjo do të thoshte se e kishte humbur betejën më të madhe të jetës së tij, atë të garës për kryeparësi. Ai mendonte se nuk kishte përmbushur atë që pritej prej tij, si bir i atit të tij, Nol kapedanit heroik. Që atëherë, ai qe njeri i dërrmuar dhe kërkonte prehje te shishja, gjë që ia bëri punët edhe më keq. GJERD KAPEDANI Pëshpëritej nëpër fshat se njeriu që e kishte shtyrë Stilian Nolin të hapte padinë e tij gjyqësore, ishte Sulo (shkurt për Sulejman) Gjerd kapedani, dhe ai me ambicie të pasendërtuara. Gjerd kapedani kishte shërbyer në njësitë e komanduara nga Nol kapedani dhe e zëvendësoi atë kur ai u vra. Stilian Nolit ia kishte ënda të dëgjonte me orë të tëra kujtimet e pafundme të Gjerd kapedanit. E kishte bërë zakon që me vete ta merrte Theofanin e vogël, ose shkurtimisht Fanin, sepse kishte dëshirë që i biri të mësonte nga një dëshmitar i gjallë se ç’prijës i madh ishte Nol kapedani, Stilian Noli dhe Gjerd kapedani pinin së tepërmi raki, ndërsa Gjerdi rrëfente tregime nga më rrëqethëset, që u ngjanin atyre të Perëndimit të egër. Në ato tregime, ai dhe Nol kapedani, para armiqve të panumërt, ia dilnin gjithmonë me sukses të shpërthenin rrethin. Ai kishte dëshirë posaçërisht të përshkruante përjetimet e veta në Luftën Ruso-Turke, të viteve 1876-1878. Ishte i bindur se kështjella turke e Plevnës, në Bullgari, nuk do të kishte rënë po të kishte qenë në komandë ai, Gjerd kapedani. Për fat të keq, Osman Pashaj ishte komandant dhe ai ua dorëzoi kalanë rusëve. Pas rënies së Plevnës, Gjerd kapedani u zu rob nga rusët dhe u dërgua në Shën Peterburg. Të dielën e parë pas arritjes, Gjerd kapedani dhe vullnetarët e tij shqiptarë shfaqën dëshirën për të shkuar në kishë. Gjerda iu lut oficerit rus, i cili ishte i ngarkuar me kampin e të burgosurve, duke kërkuar nga ai t’i lejonte të shkonin në kapelën ose në kishën më të afërme. Oficeri rus mbeti pa gojë. “Ti, turk mysliman, dëshiron të shkosh në

kishën ortodokse!” Gjerda iu përgjigj: “Unë jam ortodoks”. Dhe bëri kryq për ta dëshmuar këtë. Oficeri vërejti se Gjerda bëri kryq në mënyrën e duhur ortodokse dhe e pyeti: “Si u bë që ti, i krishteri ortodoks, u bëre vullnetar për të luftuar në anën e turqve myslimanë kundër rusëve ortodoksë?” Gjerd kapedani ia ktheu pa u hamenduar: “Feja është fe dhe profesioni është profesion”. Oficeri rus nuk mund të kuptonte dot, por ai vendosi t’u ndihmonte si vëllezërve të tij ortodoksë dhe u dha leje menjëherë të shkonin në kishë. Atje Gjerda me djemtë e tij shqiptarë dëgjuan për herë të parë muzikën kishtare ruse dhe ata u mahnitën nga bukuria e saj dinamike. Kjo ngjarje pati pasoja të tmerrshme për Gjerd kapedanin. Qeveria ruse mori një qëndrim shumë serioz ndaj këtij incidenti dhe vendosi, në interes të të krishterëve ortodoksë të Turqisë që kjo të mos ndodhte prapë. Prandaj, në Traktatin e paqes së Shën Stefanit, që i dha fund Luftës Ruso-Turke, u fut një klauzolë, e cila ua ndalonte në mënyrë të prerë turqve që t’i merrnin me zor të krishterët ortodoksë në radhët e ushtrisë, ose t’i rekrutonin ata si vullnetarë. Kjo do të thoshte fundi i karrierës së Gjerdës si kapiten i vullnetarëve të krishterë në ushtrinë turke. Atëherë deshi t’ia rrëmbente kryeparësinë e fshatit gjysh Mitrushit. Kjo nuk bëri punë. Kjo nuk do të ndodhte përderisa gjysh Mitrushi dhe Stilian Noli ishin të bashkuar. Prandaj ai tentoi të fusë një pykë në mes tyre. Ia arriti kësaj pasi bindi Stilian Nolin që të ngrinte padinë. Ai i njihte shumë mirë ambiciet e Stilian Nolit për kryeparësi. Madje, ai preferonte të kishte kryepar Stilian Nolin më parë se Mitrushin. Për të, Mitrushi ishte një mburravec, kurse Stilian Noli ishte i biri i një kapiteni, të cilin ky e kishte adhuruar dhe nën komandën e të cilit kishte shërbyer për shumë vjet. Gjerd kapedanit as që i kishte shkuar mendja ndonjëherë të punonte tokën e të harronte lavdinë ushtarake të së kaluarës së vet. Si ai, ashtu dhe Stilian Noli, kishin mundur të bëheshin bujq të vyeshëm e të suksesshëm. Por që të dy pajtoheshin se perëndia i kishte krijuar për vepra më të larta e më fisnike. Po këto qëllime të larta ua humbnin kohën tërë natën duke pirë. Natyrisht, pija sipas tyre ishte diçka që vinte vetvetiu. SI FILLOI KOKËÇARJA Nëse Gjerd kapedani ishte miku i tij më i mirë, si u bë që Stilian Noli nuk u bashkua me njësitë e tij të vullnetarëve? Ky do të ishte një rast i mirë për Stilianin të pushtonte Shën-Petërburgun për sulltanin dhe të bëhej hero si i ati, Nol kapedani. Kjo ishte pikërisht ajo që donte të bënte Stiliani. Ai ishte bërë gati me vite të tëra për një ekspeditë të tillë të lavdishme ushtarake. Prandaj e kishte mësuar turqishten aq mirë. Ai pandehte se do t’i duhej kjo gjuhë për komandimet turqisht, në të ardhmen. Ky ishte shkaku që u bë shenjëtari më i mirë i fshatit. Në të vërtetë, shtëpia e tij ishte e mbushur me armë dhe e kalonte kohën në gjueti nëpër pyje për ta përkryer zanatin e qitjes. Po kur erdhi rasti dhe Gjerd kapedani e thirri t’i ngjeshë armët, një i paudhë e ndali para dyerve të Valhallas. Ky i paudhë ishte gjysh Mitrushi. Ai e pyeti heroin e ardhshëm se a kishte farë kuptimi të luftonte dhe të vdiste për sulltanin e Turqisë. Gjysh Mitrushi nuk ia mendoi të keqen. Ai deshi ta ruante Stilianin për çifligun e tij. Po të mendonte ta hiqte qafet, ky do të kishte qenë një rast i përkryer për ta bërë këtë. Por reagimi i Stilianit ishte tërësisht i kundërt me atë që priste gjyshi. Stiliani ishte i mendjes se gjysh Mitrushi synonte ta pengonte atë që të bëhej hero ushtarak. Ai i shtroi vetes këtë pyetje: “A do ta linte Napoleoni fushatën e tij për çfarëdo arsye në botë?” Përgjigjja, natyrisht, ishte: “Assesi”. Atëherë gjysh Mitrushi ftoi gjyshen në ndihmë. Gjyshja u pajtua me të dhe i bëri lutje të birit të rrinte në shtëpi dhe të merrej me tokën, në vend që të merrte udhë në errësirë me Gjerd kapedanin. Stiliani, i prekur nga përgjërimet e saj, qëndroi në shtëpi, por nuk ia fali kurrë gjysh Mitrushit. Dhe, kështu filloi kokëçarja mes tyre. E tërë kjo ishte një keqkuptim tragjik. Gjysh Mitrushi nuk e merrte me mend se Stilian Noli ishte përplot me energji të vrullshme, se ai dëshironte të bënte diçka të madhe që të zbrazte atë vrull të madh, si çdo i ri tjetër i moshës së tij. Gjyshi ishte një bujk i rëndomtë dhe mendonte se fusha ishte vendi ku Stilian Noli duhej të derdhte energjinë e tij dhe të fitonte për vete dhe për familjen e tij. S’do mend, kur Gjerd kapedani dëgjoi për këtë incident, ai e shfrytëzoi për ta bindur Stilianin për batakçillëkun e njerkut të tij.

TRI PASIONE Stilian Noli kishte tre pasione: adhurimin e heronjve, kryeparësinë dhe muzikën kishtare. Kishte zë të bukur tenori dhe e ndiente veten krenar që zinte vendin e nderit të kantorit të parë, ndërmjet fronit të peshkopit dhe altarit, për çdo të dielë dhe të kremte. Ai këndonte mirë meqë e njihte fund e krye muzikën bizantine. Paraqitej me dëshirë si vullnetar për të shërbyer pa farë page. Tërë bashkësia e adhuronte. Edhe vetë peshkopi, në vizitën e tij të përvjetshme, e lavdëronte duke thënë se befasohej që gjente një kantor kaq të mirë në këtë bashkësi fshati. Stilian Noli nuk përtonte t’ua mësonte muzikën bizantine edhe të bijve. Por Dhimitri, më i madhi, as që dëgjonte. Kështu, i vetmi që mbetej, ishte Theofani, ose Fani, siç thirrej shkurtimisht. Ai u gëzua kur zbuloi se Theofani kishte vesh për muzikë dhe kalonte orë të tëra për çdo ditë duke i mësuar atij notat dhe këndimin bizantin. Si do të shohim, këto mësime të para muzikore nga i ati, qenë tepër të rëndësishme për jetën e mëvonshme të Fan Nolit. Përpos muzikës, Stilian Noli dinte t’u mësonte të bijve adhurimin e heronjve. Heroi i tij ishte Napoleoni. Ai kishte lexuar çdo gjë që kishte gjetur për Napoleonin në greqisht dhe turqisht, dy gjuhë të huaja, të cilat i njihte mjeshtërisht. Donte që Dhimitri të lexonte të gjithë librat e tij për Napoleonin. Mirëpo Dhimitri nuk jepte pesë parà për Napoleonin. Prapë, mbeti biri i tij më i vogël Theofani, dhe ai ishte aq i prirur t’i adhuronte heronjtë sa edhe muzikën. Po Stilian Noli e adhuronte Napoleonin kur ky rrëzonte mbretër e princër nga fronet e tyre. Ai e adhuronte Napoleonin kur shpartallonte tërësisht ushtritë e tiranëve. Në të vërtetë, i shkonin lotët sa herë e zinte në gojë ikjen e tij nga Moska dhe disfatën e tij në Vaterlo. Habitej, kur Theofani, i cili dëgjonte gojëhapur, nuk qante bashkë me të. Pastaj e pyeste pa pra të birin për çdo hollësi të fushatave dhe betejave të Napoleonit. Ja disa shembuj të pyetjeve të tij: “Çfarë tha Napoleoni në fjalimin e tij të mbajtur te piramidat?” Djaloshi përgjigjej: “Njëzet shekuj të historisë janë duke na vështruar këtu”. Një pyetje tjetër ishte: “Cila qe fushata më e madhe e Napoleonit dhe pse?” Përgjigjja ishte: “Fushata e tij e fundit e Francës, sepse ai e bëri atë me djem të rinj të rekrutuar me ngut dhe jo me veteranë”. Edhe një pyetje tjetër: “A është e vërtetë se Napoleoni nuk arriti asgjë me vlerë të përhershme?” Përgjigjja ishte: “Jo, sepse Napoleoni ndryshoi historinë e Europës. Ai shkatërroi feudalizmin dhe themeloi demokracinë”. Babai, Stilian Noli gëzohej kur Theofani i vogël i jepte, sipas mendimit të tij, përgjigje të sakta pyetjeve që i bënte. Stilian Noli kishte dëshirë që bijtë t’i bëheshin prijës. U mor vesh, ia filloi me të birin më të madh, Dhimitrin. Por, Dhimitri nuk çante kokën për asnjëfarë prijësi e, aq më pak për prijësi fshati. I ati i tregonte se çfarë kishte thënë Cezari kur e kishin pyetur se a kanë dëshirë fshatarët të bëhen prijës në fshatrat e tyre: “Më parë do të bëhesha i pari në fshat sesa i dyti në Romë”. Por, as Napoleoni, as Jul Cezari nuk i bënin përshtypje Dhimitrit. Pastaj ai u përpoq ta bindte Dhimitrin që të kryente gjimnazin, të studionte mjekësinë dhe të bëhej doktor. Por, Dhimitri as që donte të ndiente për gjimnaze, universitete a doktorë. Dhe prapë, i vetmi që mbeti për të sendërtuar ambiciet e Stilian Nolit, ishte Theofani i brishtë dhe i ri, i cili gjithmonë ose kishte marrë ndonjë sëmundje, ose shërohej prej ndonjërës. Por Stilian Noli kurrë nuk hoqi dorë nga i biri si i pashpresë. As që mund ta bënte këtë, sepse atij i duhej dikush për të realizuar ambiciet e tij të ndrydhura. GJIMNAZI GREK Pasi Fan Nolit i shkonin punët aq mirë në shkollën plotore, prindërit e tij vendosën ta çonin në gjimnazin grek të Adrianopojës, për të vazhduar mësimet. Rruga zgjati pesë orë kaluar nga IbrikTepeja deri te stacioni i Uzun-Keprysë dhe dy orë me tren prej aty deri në Adrianopojë. Gjimnazi përbëhej nga shkolla e lartë dhe kolegji për juniorët. I specializonte të rinjtë të bëheshin mësues dhe kantorë. Aty Fan Noli, krahas mësimeve të rregullta, vazhdoi mësimet e muzikës bizantine me kantorin e parë të katedrales greke të Adrianopojës. Gjatë qëndrimit katërvjeçar në gjimnaz, Fan Noli banoi në një familje vendase greke. Çmimi për dhomën dhe ushqimin ishte një dollar në javë. Kjo do të mund të duket lirë, por për vitin 1896 çmimi ishte mjaft i lartë. I ati hiqte të zitë e ullirit që të mund të paguante me rregull dhe gjithmonë e vononte pagesën. Bujku mesatar kishte më pak parà të thata, kurse Stilian Noli

»

19

kishte më pak se të tjerët. Së pari, ai duhej të paguante avokatët. Së dyti, çdo parà që kishte ua ndante miqve të vet nevojtarë, të cilët ia merrnin me pusulla të pavlershme premtuese. Ai kishte një kuti të madhe përplot me pusulla të tilla. Ia thoshte mendja se si prijës, e kishte për detyrë t’u ndihmonte pasuesve të tij besnikë. E ëma, e shoqja dhe i biri Dhimitri duhej ta kishin nën mbikëqyrje, që të mund të kursenin aq parà sa për të paguar llogaritë e shpenzimeve. Gjatë vitit të parë në Adrianopojë, në jetën e Fan Nolit ndodhi një ngjarje e madhe. Për herë të parë, ai pa tragjeditë dhe veprat e tjera të Shekspirit, të shfaqura nga trupa teatrale shëtitëse. Disa prej aktorëve dhe aktoreve bujtnin në shtëpinë ku qëndronte edhe ai. Fan Noli ua kopjonte rolet dhe ndihmonte t’i mësonin përmendësh rolet e tyre, meqë një pjesë e madhe e tyre, nuk dinin të lexonin. Ndonjë mbrëmje, kur pëshpëritësi sëmurej, Fan Noli merrte vendin e tij, me rekomandimin e aktorëve që qëndronin në shtëpinë e tij të banimit. Si shpërblim për këto shërbime Fan Noli kishte hyrje falas në të gjitha shfaqjet. E pëlqente sa s’bën këtë edukim në teatër, që nuk i kushtonte asnjë grosh. Gjatë vitit të parë në Adrianopojë Fan Noli u këndell nga sëmundjet e viteve të hershme. Tani ishte djaloshi më i fuqishëm në shkollë dhe para se të mbaronte shkollën, ishte bërë kampion i mundjes i tërë gjimnazit. Si gjithmonë, ai qe i pari në mësime. Në fund të çdo viti shkollor, të gjithë nxënësit shkonin në shtëpi për pushime tremujore. Për Fan Nolin nuk kishte pushim. Porsa kthehej në shtëpi i përvilte mëngët për t’i ndihmuar familjes në të korrat dhe të shirat e drithërave, të vilte misrin, të mblidhte sanën dhe të ushqente kafshët. Kur kthehej në Adrianopojë në vjeshtë Theofani gëzohej, meqë krahasuar me punët e fushës, mësimet e gjimnazit ishin si një pushim. Tre vjetët e parë në gjimnaz kaluan në heshtje. Por, në vitin e katërt dhe të fundit, pati mjaft kokëçarje. Profesori i tij më i dashur, i cili jepte lëndën e fesë dhe të historisë, profesor Athanasiadisi, u përjashtua padrejtësisht nga drejtoria e shkollës tre muaj para se të mbaronte viti shkollor. Nuk u dha kurrfarë arsyetimi. Të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre e donin të përndritshmin Athanasiadis, ngaqë ishte edukator i mirë, predikues i mirë dhe baba i mirë. Kishte një familje të madhe që përbëhej nga e shoqja, e ëma dhe gjashtë çupa mitake, që duhej t’i mbante me rrogën e tij të vogël. Ta shkarkonin ashtu nga puna, duke mos i lënë mundësi të gjente punë tjetër, ishte diç më shumë se fyerje. Fan Noli e adhuronte dhe e nderonte, sepse ishte njeri me arsimim të lartë. Pos kësaj, ai gjithmonë ishte i gatshëm t’u dilte në ndihmë studentëve. Ai i kishte huazuar dhjetëra e dhjetëra libra Fan Nolit dhe studentëve të tjerë për lexim në frëngjisht e në greqisht. Kjo gjë ishte edhe më e çmueshme, meqë nuk kishte asnjë bibliotekë publike, ku të mund të merreshin libra për lexim. Fan Noli qe i mendimit se e kishte për detyrë ta shpëtonte këtë profesor të mirë nga poshtërimi dhe nga vdekja prej urisë. Ai organizoi një grevë studentësh në përkrahje të profesor Athanasiadisit. Studentët braktisën klasat në shenjë proteste dhe gjimnazi u mbyll për një muaj. Opinioni u pezmatua dhe drejtoria e shkollës u desh ta rishqyrtojë vendimin. Profesor Athanasiadisi u pranua prapë dhe u lejua të vazhdonte mësimin deri në përfundim të vitit shkollor. Pastaj u transferua në një gjimnaz të Kostandinopojës. Por drejtoria e shkollës u hakmor ndaj organizatorëve të grevës. Që të gjithë u përjashtuan nga shkolla. Ata u lejuan që të vijojnë mësimet në vjeshtë, pasi nënshkruan një letër, me anë të së cilës kërkonin falje. Fan Noli nuk deshi kurrsesi ta nënshkruante këtë lutje. Ai ishte i mendimit se nuk kishte për çfarë të kërkonte ndjesë. Kjo do të thoshte se ai nuk do të mund të hynte në provim dhe ta merrte diplomën, kurse diploma i duhej që të mund të pranohej në universitet. Edhe të atit i ishte thyer zemra, ngaqë pas katër vjetësh pune të mundimshme dhe aq shpenzimesh, i biri nuk do të arrinte të merrte diplomën. Ai e pyeti të birin: “Ç’thua ti, ç’do të bënte Napoleoni në një rast të këtillë? A do ta humbte karrierën e vet duke refuzuar t’u kërkonte ndjesë mësuesve të tij?” Përgjigjja ishte: “Natyrisht që jo”. Atëherë i ati i tha: “Ashtu pra, nënshkruaje lutjen, kaloje provimin dhe ma sill dëftesën e diplomimit”. Dhe Fan Noli e dëgjoi. Marrë nga gazetakritika.net (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

Sot, dita ndërkombëtare e përkthimit S

In Memoriam për Vedat Kokonën. Për herë të parë ekspozohen daktiloshkrimt - 12 sonete nga Shakespeare– tekste me dorëshkrimet e përkthyesit Vedat Kokona, dhuruar mikut të tij, piktorit Sadik Kaceli në vitin 1989

i çdo vit, këto veprimtari zhvillohen nën emrin e Shën Jeronimit - shenjtit mbrojtës të përkthyesve, si një akt nderimi ndaj përkthyesve, kontributit të tyre në komunikimin ndërkulturor, si dhe promovon emrat e rinj në zejen e përkthimit, si një art krijues. Një veprimtari e

E hënë 30 shtator 2013 •

tillë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit do të mbahet edhe në Tiranë, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe “Poeteka”. E titulluar “Përtej barrierave gjuhësore- Një botë e bashkuar”, përmes kësaj mbrëmjeje edhe Tirana i bashkohet gjerdanit të veprimtarive që organizohen në të gjitha qendrat e kulturës botërore, në ditën kushtuar përkthyesve dhe përkthimit. Veprimtarisë, ku do të marrin pjesë njerëz të letrave, shkrimtarë, përkthyes, artistë, gazetarë, bashkëpunëtorë të revistës “Poeteka”, që me këtë rast përuron No. 26 të botimit, vjeshtë 2013 - do i bashkëngjitet edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, mbështetja e të cilëve ka ndikuar në pasurimin me vlerat letrare të njëri-tjetrit. Pjesë e veprimtarisë do të jenë përvecc paraqitjes së

Gjithmonë jemi drita dhe hija Gjithmonë ti ylli i vogël dhe gjithmonë unë druri që lundron në errësirë Gjithmonë ti porti dhe unë fari i djathtë moli i lagur dhe ndriçimi mbi rremat lart në shtëpinë me hardhinë e zvargur trëndafilat e lidhur, ujin që ftohet gjithmonë ti statuja e gurtë dhe gjithmonë unë hija që rritet kanati i kërrusur ti, era që e hap unë ngaqë të dua dhe të dua gjithmonë ti monedha dhe unë adhurimi që e arkëton: kaq nata, kaq oshëtima në erë kaq bulëzat në ajër, kaq qetësia përreth deti zotërues

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, ju ftojmë të lexoni fragmente të zgjedhura nga përkthimet që botohen në numrin e ri të revistës “Poeteka”, që sapo është hedhur në qarkullim. Monograma Nga Odiseas Elitis Gjithmonë do mbaj zi – më dëgjon? – për ty, I vetëm, në Parajsë. Do t’i kthejë në tjetër anë të çarat E pëllëmbës Fati, e si mbartëse e çelësit Në një moment Koha do të pohojë Si ndryshe, deri sa duhen njerëzit, Do pasqyrojë qielli brendësinë tonë Dhe do t’i gjuajë botës pafajësia Me ashpërsi prej vdekjeje të zezë. II Mbaj zi për diellin dhe mbaj zi për vitet që vijnë Pa ne, dhe u këndoj atyre që kaluan Në qofshin të vërtetë Të pajtuar trupat dhe varkat që u përplasën ëmbël Kitarat që xixëlluan nën ujë Fjalët “besomë” dhe “mos” Një herë në ajër, një herë në muzikë Dy kafshët e vogla, duart tona Që kërkonin fshehtas të ngjiten mbi njëra tjetrën Vazoja me lule në dyert e hapura të bahçeve Dhe copëzat e detit që vinin së bashku Mbi muret e ngurtë, pas gardheve Anemonën që u ul në dorën tënde Që dridhej tri herë si vjollcë, tri ditë mbi ujëvara Në qoftë se këto janë të vërteta, i këndoj Hurit prej druri dhe qëndisjes katrore Në mur, gorgonës me flokët shpupuritur Maces që na pa brenda errësirës Fëmijë me thimian dhe me kryqin e kuq Kur paprekshmëria e shkëmbinjve ndjen muzgun Mbaj zi për rrobën që preka dhe më gjeti bota. III Kështu flas për ty dhe për mua Ngaqë të dua dhe në dashuri unë di Të hyj si hënë e plotë Nga kudo, për të voglën këmbën tënde brenda çarçafëve të pafundëm T’i heq petalet jasemineve – dhe e kam fuqinë, Kur ti e përgjumur, të fryj të të çoj Ndër shtigje ngjyrë hëne dhe shpella të fshehta në det Pemë të hipnotizuara me merimanga si argjend Kanë dëgjuar për ty valët Si përkëdhel, si puth Si pëshpërit « çfarë » dhe « ë » Rreth portit tek gjiri

PASQYRA E MARINËS Marina Tsvetaieva-s, poetes ruse lindur më 1892, që vari veten në moshën 49-vjeçare. JOUMANA HADDAD - Liban Ngul vështrimin mbi kufomën time të shtrirë dhe vetja më duket e bukur. E bukur si legjendë e plagosur. E bukur sa veç dikush tjetër mund të ish. Ngul sytë mbi kufomën time dhe ajo është bërë tel. Jam akrobat ndehur mbi tel, pengu i tij. Teli dridhet dhe më kërcënon se do më flakë tutje. Mbërthehem pas tij, e mallkoj. Dhe papritur ai shndërrohet në shkallë, humnerë, rënie, prej nga nuk rresht së dhëni lamtumirën gjithë maleve që nisen pa mua. Jam e sigurt, në vdekjen time do hedhin valle. Çdo gojë do t’i gjejë dy fjalë për të thënë një urrejtje të re për çdo kafkë të thyer. Do të hedhin valle në vdekjen time dhe bari nën këmbë do të gufojë. E pashpirt, kodra që duhet të hipin (apo të zbresin) si barku i nënës, pasi gjithçka që kishte e dha. Teli mbi të cilin shkoj pa lëvizur është kufoma ime. Është e kotë ta mbyllin në një arkë prej druri. Hidhni një rrobë mbi të, ftoni të gjithë zogjtë të ulen mbi të. Mos këndoni psalme; dhe as mos mendoni të mbillni lule përqark. Më mirë uluni në gjunjë dhe kërkojini falje gjetheve që ju bënë hije, rrobave që ju mbuluan, qiellit që poshtërsitë tuaja duroi. Ngre kokën, kokën e magjishme të një gruaje të vdekur, dhe kërkoj të gjej rrugën që do të marr në kthim, shoh se mos gjej gurin e shkretuar që do ta kuptojë mungesën time. Diçka brenda meje fle dhe unë e zgjoj. Diçka fle brenda meje, është ajo që s’isha kurrë: jeta më e mirë që mund të ekzistonte, por që unë s’dija si ta jetoja. Prej jush nuk pres gjë. Kufoma ime më buzëqesh, qafa ime thuajse transparente, dhe unë jam rrugës që të çon drejt harresës. Po, jam e bukur, dhe veç thonjtë e mi të nxirë më tradhtojnë. Hajt tani: ËSHT Ë KOHA T’IA MARRIM VALLES! Pantera e fshehur rrëzë shpatullave Flokët e saj më larg se kënaqësia e porsakaluar, dhe në buzëqeshjen e saj mijëra premtime që s’e ndalin dot shiun. Ngjyrat e saj janë paletë drithërimash, herë gjurmë-hijeje, herë vezullim-thike. Asnjë postier nuk ndalet në portën e saj, qëkurse s’dihet ku jeton. Ajo nuk

botimit të ri të revistës POETEKA, “In Memoriam: - Vedat Kokona – në 100 vjetorin e lindjes”, “Letra në erë” - Ekspozitë e daktiloshkrimeve - 12 sonete nga Shakespeare– tekste me dorëshkrimet e përkthyesit Vedat Kokona, dhuruar mikut të tij, piktorit Sadik Kaceli në vitin 1989. Daktiloshkrimet përmbajnë soneten në versionin anglisht dhe shqip, si dhe shenjat grafike të laboratorit krijues të përkthyesit. Këto i paraqiten publikut për herë të parë. Nga autorët e ftuar do të ketë lexime, manuskript, si dhe muzikë e koktejl. Mbrëmja do të ofrojë mundësi takimi dhe bashkëpunimi të mëtejshëm, në përkrahje të përkthimit, si pasioni dhe profesioni që ndihmon të tejkalohen kufijtë e ndarjes dhe që u jep popujve dhe kulturave shanse për komunikim.

dhomë e qiellit me yjet kaq për frymën tënde më të pakët Dhe tani nuk kam më asgjë tjetër Brenda katër mureve, tavanit, dyshemesë Të bërtas përmes teje dhe të më godasë zëri im Të mbaj erë nga ti dhe të egërsohen njerëzit Ngaqë të pa provuarën dhe të sjellurën nga gjetkë Nuk e pranojnë dot njerëzit dhe është herët, më dëgjon Është ende herët brenda kësaj bote e dashura ime Të flas për ty dhe për mua. Përktheu nga origjinali greqisht: Iris Sojli (Botuar në nr.26 të “Poeteka”)

mendon as fundin, për sa ndjehet e lirë, si pemë. Dhe si pemë, lartohet. Eja Mblidhi rrëketë në sytë e tu Kopshti saj, kështjellë ku vërshojnë intrigat, vdekja e ëmbël që ndjell gjahun. Djalli, aty ndjehet si në shtëpi të vet. S’e mposhtin dot me vështrime, as me kupa. Grua e mjegullës, e pasigurive dhe trilleve. Grua e rënies, gjithashtu. Mbi lëkurën e saj lëvrijnë pafundësi kontinentesh të panjohur. Çdo guralec, betim i rremë, i qetë si pritja këqyrur nga larg, dhe secila dorë, çdo mëngjes është udhëtim. Dhe sa shumë trajektore horizontale dhe sa pak shkallë për të ngjitur. Eja. Nguli kreshtat e tua në humnerat e saj. Aq e drojtur sa fshihet te fjalët e turpshme, e pacipë sa turpërohet kur klith me pasion. Luftëtare amatore, amazonë e sprovuar, fjalët si shigjeta i lëshon dhe ato shigjeta i kthehen pas rënduar nga gjahu. Ajo flet gjithë gjuhët e natës, po më mirë shkruan me thonj. E ajo di të shkruaj veç mbi mish. Të mallkuar janë gishtërinjtë që nuk zbërthejnë dot tingujt e mprehtë të ekstazës së saj. Nga gjoksi i saj i hapur rrjedhin melodi, këngë, pëshpëritje e gumëzhima. Një violinë shpërthyese, kërkon ustain e natës që di t’ia ndezë telat. Eja gdhendi trajtat e saj në kujtesën e pëllëmbëve të tua E babëzitur, kokekëmbë gojë, ajo është bërë për të shijuar e për t’u shijuar. Buzët e saj të vjen t’i hash dhe gjuha e saj një masë ëndjesh të pafundme. Tahmaqare shijesh të holla, veten e llaston pa fund, por kujdeset të mbetet e uritur. E ndaluara, koka e klitorit së saj... Ndërsa barku i saj? Fusha me grurë ku buka e kënaqësisë shndrin... Sill draprin tënd, ti kositës! Merr, shtyp, nuhat, përkëdhel, mblidh, zgjidh Bëhu sëpata dhe druvari bëhu drejtimi dhe e kundërta Kujtesa jote mund t’i pjekë frutat Dora jote mund të lundrojë në pritjen e lëngshme Gishtërinjtë e tu mund të ndeshen përtej hënës që po mbytet se rrëkeja nis të rrjedhë vetëm kur pema përkulet mbi të Është dëshira që lëviz mallet, Jo besimi. Përktheu nga origjinali anglisht: Silvana Leka (Botuar në nr. 26 të “Poeteka”)


» Librari

• E hënë 30 shtator 2013

TITULLI: Valixhe të humbura AUTORI: Jordi Puntí PËRKTHEU: Bashkim Shehu ROMAN

TITILLI: Si ta kuptosh arkitekturën AUTORI: Bruno Zevi PËRKTHEU: Arta Marku

K

eni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku triumfi? Po mënyra se si e gjykojmë një monument të Bramantes ose të Borrominit, a bazohet në kritere të ndryshme nga ato mbi të cilat mbështetet vlerësimi i një vepre të Terragnit, le Corbusier-së ose e Wrightit? A është arkitektura një art “abstrakt” apo ka përmbajtje të qartë? Si ta kuptosh arkitekturën u përgjigjet këtyre pyetjeve; ka për qëllim të zbulojë sekretin, thelbin hapësinor të arkitekturës, në mënyrë që edhe ju të dini t’i shikoni mjediset ku shpenzoni një pjesë të madhe të ekzistencës suaj. Vëllimi i botuar për herë të parë nga Einaudi në vitin 1948, është përditësuar pak nga pak deri në botimin e njëzetenjëtë. I pritur nga kritika dhe nga lexuesit me një simpati të jashtëzakonshme, është konsideruar si përpjekja e parë për të nxitur një edukim arkitektonik të vlefshëm për të gjithë.

ORI AUT

Bruno Zevi (Romë, 1918-2000) u diplomua në arkitekturë në Graduate School of Design në Universitetin e Harvardit, që drejtohej nga Walter Gropius; në SHBA drejtoi “Fletoret italiane” të lëvizjes Drejtësi e Liri. U kthye në Evropë më 1943 e mori pjesë në luftën antifashiste në radhët e Partisë së Aksionit. Pas lufte organizoi Shoqatën për Arkitekturë organike (APAO) e revistën “Metron-arkitektura”. Nga 1955 drejtoi revistën mujore “Arkitektura - kronikë dhe histori” e kujdesej në “Espresso” për një rubrikë, artikujt e së cilës u mblodhën në njëzet e pesë vëllimet e Kronika të arkitekturës. Profesor i historisë së arkitekturës në Venecia e Romë, me diplomë honoris causa të universiteteve të Buenos Airesit, të Miçiganit e

21

jashtë vjet mbas librit shumë të lavdëruar me tregime, “Kafshë të trishta”, Jordi Puntí shfaq talentin e tij në gjininë e gjatë të prozës me G këtë “roman rruge” të veçantë: një histori tronditëse, e thatë dhe e për-

Technion në Haifa, anëtar nderi i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britani-kë e i Institutit Amerikan të Arkitektëve, përveç se zëvendëspresident nga themelimi më 1959, i Institutit Kombëtar të Arkitekturës, Akademik i Institutit Internacional të Arkitekturës, president emeritus i Comité International des Critiques d’Architecture (Cica) e kryetar nderi i Partisë Radikale, ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Problemeve urbane (INU) e anëtar i Parlamentit në legjislaturën e dhjetë. Ndër veprat e tij, përmendim: “Saper vedere l’architettura”, një bestseller përkthyer në njëzet gjuhë (së shpejti edhe në shqip), “Il linguaggio moderno dell’architettura” - udhërrëfyes për kodin antiklasik, “Storia dell’architettura moderna dhe Controstoria e storia dell’architettura”, në tri vëllime.

shkuar nga një humor i hollë, që thellohet në jetën e një grupi të vogël personazhesh në një Barcelonë të asfiksuar nën mantelin gri të diktaturës dhe të dëshiruar për t’u përfshirë nga moderniteti evropian. Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakrus – jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm – zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, “Kristoforët”, që jetojnë të shpërndarë nëpër Evropë dhe që nuk dinë për njëri-tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre. Dora-dorës që shtjellohet rrëfimi, tabloja komplekse e një jete fiton vazhdimisht thellësi duke i përftuar lexuesit po atë magjepsje që ushtron Gabrieli tek ata që kanë pasur të bëjnë me të, te femrat që e kanë dashur dhe tek të bijtë që kanë tërë jetën që e presin. “Valixhe të humbura” është një pasqyrë besnike e viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, e një kohe kur Spanja jetonte e izoluar nga një Evropë që ziente nga energjia e madhe kulturore, sociale e politike. Me këtë portret jetësor të një figure dredharake dhe komplekse, realizuar me penelata mjershtërore humori, ngrohtësie e tragjedie, Puntí shfaqet si një nga zërat më interesantë në prozën letrare. Autori Jordi Punti ka lindur në Manlleu (1967) dhe jeton në Barcelonë. Më 1998 botoi përmbledhjen e tij të parë me tregime, “Lëkurë armadili”, e cila, në botimin e saj në katalanisht, mori Çmimin e Kritikës “Serra d’Or”. Libri i tij i dytë me tregime, “Kafshë të trishta”, u ekranizua nga kinoregjisori Ventura Pons, me titullin “Kafshë të plagosura”. Librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Romani “Valixhe të humbura”, qysh para se të botohej, ka fituar çmimin “Octavi Pellissa”, që jepet nga shtëpia botuese “Empúries” për veprat në proces. Është bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “El Periódico”, i revistës “L’Avenç” dhe i Radio-Barcelonës. TITULLI: Asgjë me rëndësi AUTORI: Justine Lévy PËRKTHEU: Edit Dibra

TITILLI: Ngarkesa e fëmijës AUTORI: Albana Shala as këtyre portave fillonte një tjetër botë. Shluza vetë ishte ndarë me P penda uji në disa hapësira, por do të kalonin disa ditë përpara se të arrinte të kuptonte se si funksiononte gjithë ky sistem. Pavarësisht nga rreziqet, liria në det ishte e pakufishme dhe ajo duhet të mësohej e të gjente vendin që i takonte mes njerëzve në tokë”. Tregime mbresëlënëse, të freskëta dhe tërheqëse, copëza jete e personazhe të shumta. Nëpërmjet rrëfimeve e ndodhive, lexuesi ka mundësi, përveç të tjerave, të njohë edhe më mirë autoren, protagonisten e vërtetë të këtyre rrëfimeve. Në to gjejmë jetën e vërtetë me dramën, humorin dhe dilemat që shoqërojnë vetë njeriun. Nasi Lera

uiza dhe Adrieni ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie të plotë, Lbashkëpunuese dhe të çlirët. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adrieni braktis gruan. Papritmas, bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin - e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij - dhe marrëzinë, por qartësohet edhe brenda vetes. Me një stil të thatë, të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, që di të gjejë distancën e duhur nga një material autobiografik ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lévy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke goditur pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.


22

« SPECIALE

E hënë 30 shtator 2013 •

Qeni i Tërbaçit - një race autoktone shqiptare (*) Nga dr. Kujtim Tamo, mjek veteriner Fjodor Ruçaj

Këlysh të qenit të Tërbaçit Tërbaçi është njëri nga fshatrat e krahinës së Mesaplikut, në luginën e lumit të Vlorës. Ai ndodhet midis

kuptimin e përgjithshëm, është me një terren tërësisht të thyer malor. Në aspektin fizik, territori ka mundësi tepër të kufizuar komunikimi. Si i tillë ai përbën një ekosistem tërësisht të veçantë dhe i ndryshëm nga të tjerët, kusht ky për një zhvillim të izoluar të bagëtive, pra edhe të qenit të tufës së bagëtive në fjalë. Kjo do të thotë se qentë nuk janë përzier me tufa të tjera. Struktura gjenetike e tyre kanë ngelur e pacenuar. Ky, pra, ka qenë kushti i parë dhe më vendimtari në krijimin e racës së këtij qeni. Jo vetëm për ta ruajtur, por edhe për ta fuqizuar qenin e tyre, bariu tërbaçiot në shekuj ka përdorur në mënyrë empirike por me shumë rezultat, parimet kryesore të seleksionimit e të çiftëzimit të kafshëve. Mësohet se ata kanë përdorur me sukses në këtë drejtim, çiftëzimin e bushtrave të staneve me ujkun e malit. Gjithashtu ka të dhëna, se edhe qentë meshkuj kanë ndërzyer ujkonjën. Shkencërisht dihet se ujku dhe qeni i përkasin familjes së përbashkët Canide, prandaj midis tyre mund të realizohet çiftëzimi kryqëzues i tipit alternativ. Përveç kësaj, intuita dhe zgjuarsia natyrore e barinjve tërbaçiotë, nuk ndalej me kaq. Pasi bushtra pillte, këlyshët mbaheshin 1,5–2 vjet brenda në katua në errësirë të plotë dhe larg njerëzve e kafshëve të tjera. Kjo, derisa ata të bëhen të aftë si qen roje stani. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe ujkonja, e cila këlyshët e saj të vegjël i nxjerr nga strofulli vetëm natën. Gjatë kësaj kohe këlyshët ushqehen me produkte shtazore si bulmet dhe mish, ashtu si edhe ujku. Për fanatizmin dhe xhelozinë ndaj qenit të tyre, flet edhe ky fakt. Rreth viteve 1870 një nëpunës i xhandarmërisë turke që punonte

kurorës së maleve të Stogoit, Qores, Çikës, Bogonicës, Kunjovës, Çipinit e Tartarit. Terreni i tij dhe përreth fshatit është fushor, kodrinor dhe malor i thyer me pyje e shkurre vende - vende të zhveshura. Nga perëndimi ai kufizohet me malet e fshatit Brataj deri në qafën e Shëngjergjit, ku kufizohet me fshatin Dukat. Nga veriu kufizohet me fshatin Brataj dhe nga jugu me fshatin Vranisht e malin e Cikës, pas të cilit ndodhen fshatrat e Bregut. Fshati shtrihet në lartësi, nga 200 m e deri në 2000 m mbi nivelin e detit. Si pasuri kryesore zona ka bagëtinë e imët dhenë e dhi. Fshati ka plot kullota verore dhe dimërore, në kodrat me shkurre e pyje dhe malet e larta. Banorët e fshatit Tërbaç, shquhen për tradita të mira në mbarështimin e blegtorisë. Malet e Tërbaçit janë shumë të mira si kullota, për të veruar e vjeshtuar me mijëra krerë dhen e dhi. Pra, blegtoria e saj nuk e ka të domosdoshme për të shtegtuar në zona të tjera të largëta. Tërbaçi në

në krahinën e Mesaplikut – Vlorë, ka marrë vjedhurazi një çift këlyshësh të vegjël të këtij qeni dhe i ka çuar ata në krahinën e Pejë – Junikut (Kosovë). Le të flasim edhe për disa karakteristika dhe veçori të tjera dalluese të qenit tonë. Barinjtë tërbaçiotë kanë arritur te krijojnë një tip qeni me nam. Ata i mbanin qentë të ushqyer mirë dhe i mësonin të bëheshin të egër. Kështu, jo më kot është përhapur në popull thënia: “i fortë si qen Tërbaçi”. Si njeri i vetmuar gjithmonë nëpër male, gërxhe apo livadhe, ditë e natë pas bagëtisë, çobani tërbaçiot detyrohej të kishte të paktën tre “shokë” të përhershëm dhe të pandashëm: qenin, kërrabën dhe culen (fyelli, xhura). Që këlysh qeni mësohej të ishte sa më i egër ndaj grabitqarëve, por edhe i bindur ndaj të zotit, si dhe miqësor për ata që nuk i preknin mallin të zot. Qentë mësoheshin edhe si shoqërues të mallit. Bariu e ushqente qenin e tij, sikur ta kishte“djalin” e vet dhe ishte po aq

I

deologu ynë i madh i Rilindjes Kombëtare Sami Frashëri në veprën e tij “Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” shkruan kështu për popullin tonë: “...Shqiptarët kanë shumë dëshirë të dinë e të mbajnë bagëti e çdo farë gjë të gjallë...”. Kjo traditë e popullit tonë për mbajtjen e gjësë së gjallë, vjen e trashëguar që nga ilirët – stërgjyshërit tanë. Shkrimet e historianëve të vjetër, e vërtetojmë më së miri këtë fakt. Aristoteli (shek IV p.e.s.), filozofi më i madh i Greqisë së lashtë, në veprën “Mbi historinë e kafshëve” ai shkruan: “...lopët e Epirit të mëdhatë, japin secila një shtamë e gjysmë nga të dy sisët...” dhe më tej “…përveç gomarit, në Epir rriten edhe kafshë të tjera të trasha dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë...”. Pra, na rezulton se populli ynë historikisht që në antikitet, ka mbajtur krahas kafshëve të tjera bujqësore, edhe qentë si mjete pune për ruajtjen e bagëtisë ndaj rreziqeve të ndryshme. Në këtë shkrim, unë do të mundohem të paraqes, pikërisht traditat e blegtorit shqiptar në mbarështimin e qenve, si dhe do të argumentoj sa të mundem faktin se, në mbarë trojet shqiptare mbahen dhe kultivohen dy raca qensh autokton. Njeri quhet qeni i Sharrit ose “Deltari ilir” dhe mbahet nga barinjtë e zonës së Sharrit (Kosovë e Maqedoni), kurse tjetri është “qeni i Tërbaçit”, i cili është kultivuar në shekuj nga barinjtë e fshatit Tërbaç (Vlorë). Për qenin e Sharrit, kanë shkruar me kohë specialistët kosovarë të qenve, të cilët duhet të përgëzohen edhe për botimin e revistës “Deltari ilir - organ i Shoqatës Kinologjike Kosovare”. Për lexuesin sqarojmë se, kinologjia është shkenca që merret me studimin e qenve. Për sa i përket qenit të trevave të jugut, i quajturi “qeni i Tërbaçit”, unë do të mundohem ti përgjigjem thjesht por në mënyrë shkencore pyetjes : A është ky qen një racë ose një tip i veçantë qeni autokton shqiptar ? Shkenca e biologjisë në lidhje me llojet dhe racat e kafshëve, na mëson se racat ruhen si të tilla, kur ato mbahen të izoluara dhe nuk përzihen me raca të tjera. Pra, një kafshë quhet racë e pastër dhe autoktone, përderisa në populacionin e saj nuk kemi shkëmbim gjenesh me grupe a populacione të tjera kafshësh (imigracion ose emigracion gjenesh). Dihet se gjenet, janë ato struktura që përcaktojnë tiparet e jashtme të çdo qenie të gjallë. Ato nuk ndryshojmë, por vetëm trashëgohen brez pas brezi brenda individëve të të njëjtit lloj ose racë kafshe. Le të zbresim në rrafshin konkret dhe ti shohim këto fenomene edhe tek qeni ynë. Shpesh në Labëri përdoret shprehja “ma ke kokën si qen Tërbaçi”. Natyrshëm lind pyetja, se përse qentë e kësaj treve janë mbartës të emrit të këtij fshati të zonës së Lumit të Vlorës? Emërtime me natyrë toponimike për lloje të ndryshme kafshësh bujqësore në vendin tonë, njihen disa të tilla, si p.sh. “dhia e Hasit”, “dhia e Mokrës”, “delja e Lumës”, “delja Shkodrane”, “delja Rude” etj. Secila nga këto raca bagëtish të imta, Qeni i Tërbaçit Dallohen mes tyre nga tipare të veçanta të prodhimtarisë, të formave trupore, të ngjyrës së mantelit, si dhe të disa veçorive specifike. Kështu është edhe me qenin e Tërbaçit. E para gjë që vërehet tek ai është koka e madhe dhe tepër e dukshme.

Ajo është përafërsisht 40% e lartësisë trupore. Lartësia e qenit është rreth 60-65 cm, kurse gjatësia 110-120 cm. Perimetri i gjoksit shkon nga 85 cm deri në 95 cm, kurse gjerësia në shpatullat 30-35 cm. Pesha trupore rreth 40-50 kg, por edhe më shumë. Pra, rezulton se ai ka një trup masiv dhe të fuqishëm, që shoqërohet me një kokë të madhe, pra pikërisht ky është edhe tipari më karakteristik i kësaj race qeni. Për sa i përket formës së kafkës së kokës së qenve, ekzistojnë tri forma bazë: dolikocefale (p.sh. raca saluki me origjinë nga Lindja e Mesme), mezocefale (p.sh. raca pointer e gjuetisë me origjinë Angleze) dhe brakicefale (p.sh. boxeri gjerman). Forma e kokës së qenit tonë të Tërbaçit është mesatare mezocefale, as e gjatë as e ngushtë, as e shkurtër as e gjerë, por e fuqishme. Ballin e ka të gjerë dhe pak të rrumbullakët. Kurse për sa i përket tipit të kokës, ajo është lupoido-mollosoide. Theksojmë se termi “mollosoid” është huazuar pikërisht nga emërtimi i tillë i qenve që mbanin fiset ilire të mollosëve në antikitet dhe që përdoret sot në shkencën kinologjike, për të treguar qentë me trup të madh dhe shumë të fuqishëm. Qentë e tipit lupoid, janë ato raca që kanë shumë afërsi filogjenetike me ujkun. Dihet shkencërisht se qeni i sotëm Canis familiaris, origjinën e tij të lashtë e ka nga një lloj ujku, Canis lupus. Pra, na rezulton se qeni ynë është shumë i afërt gjenetikisht me të. Si i tillë ai është i lashtë e primitiv, i papërpunuar dhe i pakryqëzuar, rrjedhimisht autokton. Duke qenë edhe tip mollosoid, rezulton se është i lashtë rreth 24 shekujsh. E themi këtë për faktin, se autorë të shumë të antikitetit i përmendin qentë e fiseve mollose të Epirit të Ilirisë, tepër të famshëm në llojin e vet. Thuhet se mbreti mollos Tharypa, preu edhe monedha me pamjen e këtij qeni të famshëm. Në lidhje me tipin dhe formën e kokës, na rezulton se qeni ynë përafron me racat e qenve anglez. Sigurisht edhe për nga madhësia, në botë ka shumë raca me kokë të madhe. Le ti analizojmë këto dy fakte, për të parë se si qëndron qeni ynë në raport me to. Brenda vendit nuk ka përafrim me qen të krahinave të tjera, që të mund të krahasohet qoftë shprehimisht me kokën e madhe të tij. Nga ana tjetër, mundësia e lidhjes me qentë anglez është e paktë, për shkak të largësisë së madhe prej saj. Duhet të kemi parasysh, se vendi ynë historikisht është zhvilluar si një ekonomi e mbyllur dhe e izoluar nga vende të tjera, pra si me thënë ai është kullandrisur me yndyrën e vet. Vetëm në fillim të shek. XX, janë sjellë nga jashtë vendit kafshë bujqësore. Qentë kanë hyrë në mënyrë

sporadike, nga individë të pasionuar të gjuetisë shumë më vonë, kur raca e vendit tashmë ishte konsoliduar si e tillë. Pra, në këtë kuptim, vendi ynë ka qenë tërësisht i pastër ndaj racave të huaja. Shkencëtari i madh Darvini thekson se në krijimin e racave të kafshëve të ndryshme, një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët e mjedisit si p.sh. terreni, të ushqyerit, klima, rrugët e komunikimit mes populacioneve etj. Pikërisht për të parë edhe këtë aspekt shkencor, le ti hedhim një vështrim të përgjithshëm gjeografik, fizik, topografik e paksa historik trevës së fshatit Tërbaç, ku është e lokalizuar kjo racë qeni.

shumë i dhimbsur për të. (Qeni mollos - kopje e një skulpture të lashtë të antikitetit) Edhe një tipar tjetër i veçantë i këtij qeni, është forma dhe pozicioni i veshëve. Ata janë relativisht të gjatë. Kanë formën e trekëndëshit të varur, janë të puthitur mirë, mbulojnë vrimat e veshëve dhe janë të përqendruar larg njëri tjetrit. Me gjatësinë e tyre ata arrijnë gati te nofulla e poshtme, por zakonisht priten pjerrtazi. Ndryshe ndodh p.sh. me Deltarin ilir, të cilit përgjithësisht nuk i priten veshët. Prerja e veshëve të qenit është një traditë e barinjve të Labërisë. Ajo bëhet me qëllimin që edhe në gjumë veshët të mos pengojnë dëgjimin, e qeni të jetë sa më vigjilentë. Në lidhje me aftësitë e bushtrës për riprodhim, ky qen është « tardiv », domethënë që vjen vonë në periudhën e riprodhimit. Të tilla janë të gjitha racat e lashta primitive. Ata rriten ngadalë, femrat e tyre pjellin për herë të parë në moshën 4 vjeçe, duke bërë vetëm 1 ose 2, rrallë 3-4 këlysh. Bushtrat (buçet) pjellin vetëm një herë në vit. Ky qen është shumë i shkathët, i zgjuar dhe besnik ndaj të zotit. I dëgjuar, roje i shkëlqyer i bagëtive, aq sa është në gjendje të njohë bagëtitë që ruan, dhe të largojë nga tufa çdo krerë tjetër që futet në tufë. Tradita na tregon se, barinjtë përpara se të blejnë bagëti të tjera për shtesë, i marrin ato dhe i mbajnë veç me qentë e kopesë, me qellim që kafshët të ambientohen me to për disa ditë, e më pas i fusin në tufën e madhe. Ky qen, ambientohet shumë shpejt me gratë dhe fëmijët dhe në përgjithësi nuk i ngacmon ata. Po të tentosh ta qëllosh, është mjaftë i egër dhe nuk tërhiqet mbrapa po nuk të kafshoi, aq sa thonë që “mos e ngacmo se ai nuk di të mbajë shkop ». Zakonisht qeni i mirë është ai, që nuk pranon të huaj pranë vetes dhe rreth pronave të të zotit. Ai nuk lejohet të ngopet me ushqim dhe zakonisht ushqehet një herë në ditë. Edhe në lidhje me formën e veshëve, na rezulton se ky qen ngjason me qentë e racave «maremman » - Itali, « bariu i Kaukazit » - rreth detit Kaspik dhe detit të Zi, me « bariun e Anadollit », dhe «akbash » – të dy në Turqi. Pra, këta qen ndodhen gjeografikisht larg nga areali gjeografik i qenit tonë të jugut. Pra nuk kemi përzierje gjenesh mes tyre. Gjithashtu, qimet e trupit në qafë dhe shpinë zakonisht janë të ashpra, ndryshe nga qimet e tjera të trupit, që janë më të buta e më të shkurtra. Fakti i pasjes në mantel me shumicë i qimeve të ashpra, tregon se është një racë primitive, autoktone dhe e pa kryqëzuar me raca të tjera ekzotike e të kultivuara, të cilat kanë si tipar të dallueshëm një mantel me qime të buta. Pra, rezulton se qeni ynë është një racë e veçante krejtësisht shqiptare. Për sa parashtruam më sipër, mund të konkludojmë se : qeni i bagëtisë që kultivojnë barinjtë e fshatit Tërbaç dhe trevave përreth, është një qen autokton dhe i kultivuar në shekuj prej tyre. Ajo është një racë e pastër gjenetikisht, që ndryshon si me qentë e zonave të tjera të vendit tonë, duke përfshirë edhe qenin autokton të Sharrit, ashtu edhe me racat e qenve ekzotikë, të cilët kanë hyrë në shekuj në vendin tonë. Pra “qeni i Tërbaçit ” duke qenë një pasardhës direkt i qenve mollos të Ilirëve, ai përbën një resurs gjenetik i cili duhet studiuar më tej dhe duhet ruajtur si gjenofond autokton me vlera kombëtare. *Kujtim Tamo, Doktor i shkencave zooteknike Fjodor Ruçaj - mjek veteriner


SPORT • E hënë 30 shtator 2013

»

23

SKËNDERBEU KALON PA PROBLEM LUSHNJËN Kampionët në fuqi kanë mundur pa shumë probleme Lushnjën 2-0 dje në Korçë, duke u ngjitur në vendin e tretë. Më në fund Skënderbeu luajti një ndeshje mbi nivelin mesatar që është shfaqur deri më tani, duke iu dhuruar jo vetëm fitore, por edhe një ndeshje të bukur sportdashësve korçarë. Fitorja 2-0, edhe pse është një rezultat i pastër, iu “bie ngushtë” kampionëve, sepse ajo duhej të ishte shumë më e thellë, por lojtarët e Skënderbeut kanë humbur një mori rastesh. Skuadra e Mirel Josës u shfaq me dëshirë dhe me grint në fushë, duke mos i lënë asnjë shans lushnjarëve, pavarësisht shpirtit luftarak të skuadrës së Banos. Që në minutat e para skuadra e Mirel Josës ka qenë kërkuese në fazën sulmuese dhe pati fatin që të kalonte shpejt në avantazh. Në minutën e 17’ Muzaka shpërthen nga e djathta në zonë dhe futet në dyluftim me mbrojtësin e Lushnjës, Sula. Muzaka rrëzohet dhe gjyqtari ka sinjalizuar për 11-metërsh, moment i dyshimtë. Gjithsesi, kapiteni Shkëmbi ekzekuton penalltinë, duke shënuar golin e parë. Ky gol i shpejtë i dha

T

euta ka fituar 2-0 dje ndaj Tiranës, duke rimarr vendin e parë në renditje, ndërsa bardheblutë e pas kësaj humbje të radhës e shohin veten të “blinduar” në vendin e parafundit. Edhe në këtë ndeshje Tirana e Nevil Dedes tregoi se nuk ka asgjë të përbashkët me të shkuarën e saj. 24 herë kampionët janë shndërruar në një grup lojtarësh pa ide dhe pa organizim, që shikohet nga kundërshtarët si një viktimë e lehtë për të marrë pikët e radhës. Dhe kjo gjë ka ndodhur edhe dje në Kavajë, ku u zhvillua ndeshja Teuta-Tirana. Durrsakët janë treguar mjaft efikas në konkludim, ndërkohë që kryeqytetasit kanë shpërdoruar jo pak. Një pjesë e parë e mirë deri diku për bardheblutë, që janë munduar të zotërojnë topin dhe të ndërtojnë aksione drejt portës së Teutës. Nga ana tjetër skuadra durrsake e pret kundërshtarin dhe aplikon topin e gjatë e kundërsulmin e shpejtë, me topin që i adresohet Daniel Xhafajt. Rasti më të mirë për shënim në këtë pjesë Tirana, ku Semedo, portugezi debutues i bardhebluve, bën gjithçka bukur në 44’, por portieri Rizvani kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke e ndaluar. Me shifrat e bardha mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta është krejt tjetër. Teuta e rrit lojën e saj, duke fituar duelet në mesfushë dhe kështu sulmi fiton befasinë e kërkuar. Në minutën e 55-të vjen rasti i parë për durrsakët, kur Daniel Xhafaj gjendet i vetëm me portierin Caka, por në vend që të godasë, pason mbrapa. Edhe Tirana ka rastin e saj , kur Limani vepron bukur në minutën e 57-të, shmang mbrojtësin kundërshtar dhe godet fortë, por topi ndalet

qetësinë e duhur Skënderbeut, që tashmë pa ankthin e golit, luan shumë më mirë. Lushnja përpiqet që të bëjë diçka, por mesfusha e vendasve është solide duke i lënë pak punë mbrojtjes, e cila gjithsesi në ato pak raste, ku është dashur ndërhyrja e saj, ka reaguar mirë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të korçarëve, që me të filluar e dyta “vulosin” fatin e ndeshjes. Në minutën e 47-të një aksion model i Skënderbeut e nxjerr Pejiçin përballë portierit Spaho dhe sulmuesi kroat nuk gabon, 2-0. Goli i parë në kampionat për Pero Pejiçin, por që më pas ka humbur disa të tjerë, gati të sigurt. Pas pësimit të golit të dytë lushnjarët duken të dorëzuar, kjo edhe falë lojës mjaft të mirë të vendasve. Lojtarët e Skënderbeut nuk e kanë ulur aspak ritmin, duke sulmuar në mënyrë të pareshtur. Rastet janë të panumërta për kampionët, por për habi ata nuk arrijnë të shënojnë edhe kur janë para portës së boshatisur. Në 52’ Muzaka shënon, por gjyqtari e anulon golin, sepse kishte fërshëllyer më parë për një faull të Pejiçit në zonë. Në 53’ Ribaj përballë me portierin

Teuta nuk lëshon kreun, Tirana fundin Teuta ka fituar 2-0 dje ndaj Tiranës, duke rimarr vendin e parë në renditje, ndërsa bardheblutë e pas kësaj humbje të radhës e shohin veten të “blinduar” në vendin e parafundit

Mesi tre javë larg fushave Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi duhet të qëndrojë 2-3 javë në infermieri për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Lajmin e bën të ditur klubi katalanas pas analizave më të detajuara të kryera menjëherë të dielën pas dëmtimit të yllit të ekipit. Sulmuesi argjentinas u dëmtua në ndeshjen kundër Almerias ku shënoi edhe golin e parë që zhbllokoi sfidën për skuadrën katalanase. Me prognozën e mjekëve të skuadrës kampione të Spanjës, Mesi do të mungojë në përballjen e mesjavës kundër Sëlltikut në Ligën e Kampioneve, por edhe në sfidën e radhës në kampionat kundër Real Valadolid.

Viktor Valdes drejt Anglisë Sipas mediave spanjolle, trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini ka kontaktuar për një transferim të mundshëm të portierit të Barcelonës, Viktor Valdes në Angli te “qytetarët”. Valdes, të cilit i skadon kontrata në verë, ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga “Camp Nou”. Siç duket, destinacioni i ardhshëm i portierit spanjoll, do jetë Anglia.

Ronaldo: Ringrihemi shpejt Humbja në derbi duket se ka shkaktuar dhe polemikat e para në shtëpinë e Realit. Trajneri Ançeloti ka dëgjuar për herë të parë fërshëllimat tifozëve madrilenë, teksa në katër muaj Reali është mundur dy herë në “Bernabeu” nga Atletiko e Madridit. Në finale e kupës bardhekuqtë fituan më 17 maj 2-1 në kohën shtesë, ndërsa të shtunën në mbrëmje 0-1 me gol të Diego Kostës. Megjithatë lojtarët madrilenë nuk e shohin si një dramë humbjen në derbi. Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka pranuar se Real Madridi nuk ka arsye që të ankohet pas disfatës nga Atletiko Madridi, pasi sipas portugezit ajo ishte e merituar. Goli i Diego Kostës në minutën e 11-të ishte i mjaftueshëm për Atletikon që të mposhtë një Real Madrid të ngurtë në “Santiago Bernabeu”. “Ne nuk kemi luajtur mirë. Ne nuk e merituam fitoren. Atletiko shënoi dhe e fitoi ndeshjen me meritë. Nuk ishte ndeshje e mirë për ne, por ne është dashur të luajmë ndaj tyre me lojtarët prapa topit. Ishte e vështirë të shënonim. Por pavarësisht humbjes, ne nuk duhet të dramatizojmë këtë. Ne duhet që të mbajmë kokën lart, të luftojmë dhe të punojmë sepse kemi shumë për të fituar këtë vit”, ka deklaruar Ronaldo.

Zyrtare, Mançini trajner i Gallatasarait në traun e portës. Gjithsesi Teuta luan më mirë dhe goli i durrsakëve nuk ka vonuar. Në minutën e 60-të, Qyrbja, i futur në pjesën e dytë, jep një asist për Xhafajn, që kësaj here nuk gabon dhe 1-0. Edhe pas avantazhit Teuta nuk e ul ritmin. Vihet në kërkim të golit të dytë dhe të sigurisë, i cili nuk vonon shumë. Përsëri Qyrbja protagonist. Në minutën e 70-të lojtari i Teutës futet në zonën bardheblu, por aty pengohet kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

Spaho godet, por grushton portieri i Lushnjës. Në 58’ Muzaka kryen një goditjekros nga e djathta, Spaho gabon totalisht në vlerësimin e trajektores së topit, i cili ndalet nga shtylla. Lushnja përpiqet që të reagojë, por edhe në rastin e vetëm që ka është e pafat. Në 59’ Çela ka goditur fuqishëm nga 30-metra, por topi ndalet në traversë. Më pas vijnë disa raste të humbura në mënyrë absurde nga Pejiç. Në 70’ sulmuesi kroat, me portën bosh, godet keq me kokë, duke mos e çuar në rrjetë, ndërsa katër minuta më vonë, i vetëm 2 metra përballë portës, godet jashtë. Në 77’ Lilaj ka goditur fluturimthi në zonë, portieri Spaho grushton dhe në 88’ sërish Pejiç përballë Spahos, nga dy metra largësi, godet me top portierin e Lushnjës. Në fund kjo ndeshje ka përfunduar me vetëm 2 gola për Skënderbeun, që gjithsesi i jep trepikëshin e duhur skuadrës së Josës. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu katapultohet nga vendi i 8-të në të 3-tin dhe me vetëm 2 pikë larg vendit të parë, kampionët janë aty ku duhet për të kërkuar që të mbrojnë kurorën e tyre.

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

në mënyrë të parregullt nga ndërhyrja e Kajës dhe Muçës. Kryesori Hoxha akordon pa hezitim penallti, e cila kthehet në gol nga Mancaku, që ishte futur në lojë vetëm pak minuta më parë. Nuk ka më histori kjo ndeshje, sepse Tirana nuk ka asnjë shans për të reaguar, kështu durrsakët mbrojnë pa problem avantazhin e dyfishtë. Me këtë fitore Teuta arrin në kuotën e 11 pikëve, duke u rikthyer në kreun e renditjes me

një pikë më shumë se Vllaznia, që ia kishte zënë atë përkohësisht. Nga ana tjetër Tirana është zhytur edhe më shumë në krizën e saj më të thellë në këto vitet e fundit. Ajo që po kalojnë në këtë fillim-sezoni bardheblutë të kujton historinë e trishtuar, e pak sezoneve më parë, e dy legjendave të tjera të futbollit shqiptar Partizanit e Dinamos dhe Tiranës i duhet një sforco e madhe që të mos ketë të njëjtin fat.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Roberto Mançini do të jetë trajneri i ri i Gallatasarait. Ky është lajmi që ëhstë bërë publik dje nga të gjitha mediat turke. Klubi turk pas shkarkimit të Fatih Terim ka dy javë që po kërkon trajner dhe tashmë e ka gjetur atë. Mançini ka qenë dje në Stamboll ku është takuar me presidentin e Gallatasarait dhe kanë rënë dakord për gjithçka. Trajneri italian do të paguhet me 4.5 milionë euro në sezon, një pagë që mund të rritet deri në 5.5 milionë prej bonuseve. Sipas kontratës së re Mançini do të qëndrojë dy vite tek ekipi i Stambollit me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Kujtojmë se Mançini ka qenë i papunë, që kur u largua nga Mançester Siti nga fundi i sezonit të kaluar.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

«

E hënë 30 shtator 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.