Hipotekat, Gjergj Ndreca, Legalizimet, Haxhi Lleshi

Page 19

• E martë 9 tetor 2012

2

5 - vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë do të kujtohet përmes konferencës “Nga izolimi drejt integrimit evropian”. Konferenca hedh dritë mbi një çerek shekulli bashkëpunim të ngushtë në rrugën e demokracisë, një arritje mbresëlënëse në 100 vjet histori të shtetit modern shqiptar. Kuadri i referateve dhe prezantimeve nga personalitete të shquara të shkencës, diplomacisë, politikës, medias etj. do të plotësohet nga përvojat dhe rrëfimet personale të ambasadorëve, studiuesve dhe përkthyesve. Konferenca do të mbahet ditën e sotme në Tiranë dhe organizohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Fondacioni Hanns-Seidel. Konferenca ofron një vështrim analitik të marrëdhënieve mes dy vendeve, në një kontekst ndryshimesh të mëdha historike, që startojnë me ribashkimin e dy Gjermanive dhe shënojnë fillimin e një epoke të re në realitetet europiane e më gjerë.

“Nga izolimi drejt integrimit evropian”, 25 vjet marrëdhënie diplomatike

Kulturë

»

19

Java e Filmit Shqiptar në Bukuresht Janë 7 filma, të cilët do të shfaqen për rreth një javë në Bukuresht në Javën e Filmit Shqiptar. Nga 15-20 tetor 2012, në Kinema “Euforia”, në Bukuresht do të shfaqen filmat: “Gjallë!” (Alive!), nga Artan Minarolli, 2009; “Lindje Perëndim Lindje” (East West East) nga Gjergj Xhuvani, 2009; “Shqiptari” (Der Albaner) nga Johannes Naber, 2010; “Përrallë nga e kaluara” (Tale from the past), Dhimitër Anagnosti, 1987; “Kukumi” nga Isa Qosja (Kosova); “Parullat” (Slogans) nga Gjergj Xhuvani, 2001 dhe “Dita e fundit e Loro Shestanit” nga Sokol Keraj, (film me metrazh të shkurtër). Filmat janë të subtitruar në anglisht. Aktiviteti organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, Ministria e Kulturës e Rumanisë, Qendra Kinematografike Euforia, Bukuresht dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri.

Katër filma shqiptarë shkojnë në Milano Katër filma shqiptarë do të shfaqen në Milano për publikun italian. “Një vështrim mbi kinemanë shqiptare” titullohet aktiviteti që Qendra Kulturore Shqiptare organizon në kuadër të 100-vjetorit me mbështetjen e Bashkisë së Milanos. Nga data 9 deri më 11 tetor do të shfaqen filmat “Vdekja e Kalit”, i regjisorit Saimir Kumbaro, “Parullat” i Gjergj Xhuvanit, “Përrallë nga e kaluara” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, filma të realizuar nga Dhimitër Anagnosti. Filmat do të shfaqen me subtitrim në italisht. Në këtë aktivitet është parashikuar edhe shfaqja paraprake e “Mali i Nitzhe”, “Në udhëtim me Gianni Vattimo”, i regjisorit të ri Erion Kadilli. Drejt Italisë do të udhëtojë me këtë rast edhe regjisori Dhimitër Anagnosti, i cili do të flasë më 10 tetor mbi krijimtarinë e tij, por edhe për kinemanë shqiptare.

“Dojçe Vele”, 20 vjet në shqip

KATËR FILMA KOSOVARË NË WINTERTHUR

“Evropa Sot”, është revista televizive që “Deutsche Welle” prezantoi dje me rastin e 20-vjetorit të programit në shqip të saj. Një aktivitet i veçantë ishte menduar me këtë rast nga ky program, ndërkohë që nuk munguan as muzika dhe një pritjecocktail. Pianisti Marin Gjollma u kujdes për shoqërimin muzikor të aktivitetit, i cili ishte pjesë e Tetorit Gjerman.

Dokumente mbi Hasan Prishtinën

K

atër filma dokumentarë të shkurtër nga Kosova janë përzgjedhur për t’u shfaqur në programin special Kino Ballkani në Winterthur, i cili është festivali më i madh i filmit të shkurtër në Zvicër. Këtë vit me mbështetjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe në kuadër të projektit “Fabrika e Filmave për të Drejtat e Njeriut – Storie nga margjinat e Kosovës”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘DokuFest’ ka prodhuar gjashtë filma dokumentarë të shkurtër që adresojnë çështje të ndryshme sociale dhe të drejtave të njeriut nga jeta e përditshme në Kosovë. Përmes një komunikate të dërguar nga DokuFest, bëhet e ditur se katër prej këtyre filmave janë përzgjedhur për shfaqje në programin special “Kino Ballkani” në Winterthur, i cili është

festivali më i madh i filmit të shkurtër në Zvicër. Me ftesën e drejtoreshës së festivalit në Winterthur, znj. Delphine Lyner, Drejtori Ekzekutiv i DokuFest-it Eroll Bilibani do të prezantojë programin e Fabrikës së Filmave për të Drejtat e Njeriut në përgjithësi, si dhe do t’i ofrojë mundësi audiencës së festivalit të shtrojë pyetje pas shfaqjes së filmave në kuadër të programit Kino Balkan Today. “Është me të vërtetë një nder i veçantë që na është dhënë rasti t’i prezantojmë këto filma të shkurtër dokumentarë dhe punën e regjisorëve të rinj edhe jashtë Kosovës. Shpresojmë që ky do të jetë një fillim i mbarë në promovimin ndërkombëtar të filmave që kanë dalë nga ky bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë”, tha Eroll Bilibani, drejtor Ekzekutiv i

DokuFest. Filmat portretizojnë momente absurde, tragjike, por gjithmonë magjepsëse të jetës së përditshme në Kosovë. Gjashtë dokumentarët e prodhuar nga DokuFesti janë rezultat i një projekti njëvjeçar të gjashtë filmbërësve në ngritje. Pjesëmarrësit e projektit konceptuan, xhiruan dhe redaktuan filmat me kohë për premierën në edicionin e sivjetmë të DokuFestit. Filmat që janë përzgjedhur për t’u shfaqur në Winterthur janë: ‘Këpucët e Humbura / Lost Shoes’ i regjisores Shota Bukoshi; ‘Një ditë me fat / One Lucky Day’ nga Dia Morina dhe Husamedin Luma; ‘I kujt është flamuri? / Whose flag is it?’ nga Baris Karamuco, ‘Prishtina Beogradi / Pristina – Belgrade’ nga Srdjan Slavkovic. Filmat do të shfaqen në Casino Festsaal më 8 nëntor.

“Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, kështu titullohen një grup dokumentesh të botuara së fundi në Shkup, të përmbledhura në një libër. Pinjolli i familjes së Hasan Prishtinës, Mr. Mehmet Prishtina, theksoi se kohën e fundit janë bashkërenduar disa aktivitete të rëndësishme që kanë të bëjnë me zbardhjen e figurës së madhe atdhetare të Hasan Prishtinës. Janë shkruar libra, janë bërë dokumentarë, janë ngritur shtatore të tij në Tiranë e Prishtinë, dhe brenda javës së ardhshme një shtatore e Hasan Prishtinës do të ngrihet edhe në Shkup, në qytetin që Hasan Prishtina e deshi aq shumë. Libri “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës (Dokumente)”, është botim i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni. Drejtori i ITSHKSHM-së, Dr. Shefqet Zekolli, theksoi angazhimin e institutit për zbardhjen e fakteve të reja të dokumentuara shkencore që zbardhin veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës. Ndërsa, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se me këtë botim dhe aktivitetet e tjera që do të pasojnë javën e ardhshme, synojmë në rikthimin e borxhit që shkupjanët kanë ndaj figurës së madhe të Hasan Prishtinës, i cili deshi që Shkupi të bëhej kryeqendër e Shqipërisë. Njëra nga recensentët e librit, prof. dr. Vasilka Sancin nga Universiteti i Lubjanës, tha se figura shumëdimensionale e Hasan Prishtinës është prezantuar në mënyrën më të denjë në këtë libër shkencor, ku për herë të parë dalin në dritë edhe dokumente të reja lidhur me veprimtarinë e tij. Recensenti tjetër, prof. dr. Blerim Reka nga UEJL, theksoi se idetë politike, diplomatike e arsimore të Hasan Prishtinës, ishin vazhdimësi e rilindësve tanë për mirëqenien e kombit shqiptar në kufijtë e tij etnik. Edhe Mr. Skender Asani dhe Dr. Sefer Tahiri, theksuan rëndësinë historike të dokumenteve të reja të cilat gjenden në këtë botim, dhe që ndriçojnë fakte të reja historike për figurën emblematike të Hasan Prishtinës. Përzgjedhja dhe redaktimi i dokumenteve është bërë nga: Mr. Skender Asani, Mr. Mehmet Prishtina dhe Dr. Sefer Tahiri. Kurse, recensentë janë Prof. Dr. Vasilka Sancin (Universiteti i Lubjanës), Prof. Dr. Blerim Reka (UEJL) dhe Dr. Naim Halimi (ITSHK).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.