Metropol 12 tetor, karburantet, te perndjekurit

Page 3

POLITIKË • E premte 12 tetor 2012

»

03

MINISTRIA E JASHTME DO TË MONITOROJË ZGJIDHJEN E ÇËSHTJEVE SHQIPTARE

Panariti zgjidh kthimet në kufirin grek Palët angazhohen të gjejnë një zgjidhje përfundimtare Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje të veçantë të gjitha çështjet e ngritura nga pala shqiptare gjatë takimit që kreu i diplomacisë shqiptare zhvilloi ditë më parë me ministrin e Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos. Kjo është konfirmuar në të gjitha daljet publike të ministrit shqiptar Edmond Panariti pas vizitës në Greqi, si dhe përmes një njoftimi të djeshëm. Konkretisht bëhet fjalë për vëmendjen e Ministrisë së Jashtme ndaj të gjitha rasteve të kthimeve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhur me këto kthime një ditë më parë ministri Panariti zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek Dimitris Avramopulos. Shefi i diplomacisë shqiptare kërkoi që për një periudhë kohe të vazhdojë praktika e vjetër për njohjen

PANARITI PËR KUFIRIN “Ky problem do të adresohet në frymën e Kushtetutës së vendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. I theksova mikut tim, z. Avramopulos, se mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ne nuk ekziston marrëveshja për detin dhe duhet të punojmë së bashku për të krijuar kushtet për të filluar negociatat për një marrëveshje të re, e cila duhet të jetë një marrëveshje që nuk duhet të kontestohet nga asnjëra palë për të qenë një marrëveshje e qëndrueshme.”

e dokumenteve shqiptare në pikat kufitare greke, derisa të arrihet një marrëveshje. Po sipas këtij njoftimi, ministri Avramopulos premtoi se për 45 ditë do të vazhdojë praktika e vjetër e njohjes së dokumenteve. Menjëherë qeveria greke ka lëshuar një urdhër për gjithë pikat kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë që ta zbatojnë këtë praktikë. Pas këtij komunikimi konfirmojmë se në pikat kufitare Shqipëri-

Greqi ka nisur të pranohet dokumentacioni aktual, duke mos nxjerrë pengesa për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe do të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, të qëndrueshme dhe përfundimtare nga të dyja palët. Ministri i Jashtëm disa ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, nga e cila u kthye optimist sa i takon marrëdhënieve të reja me Greqinë.

Pas vizitës në një konferencë për mediet ai tha se shteti helen me kërkesë të Shqipërisë do të abrogojë ligjin e luftës midis dy vendeve. Kreu i diplomacisë shqiptare pohoi se ligji i luftës është një absurditet dhe për këtë fakt dhe pala greke është e ndërgjegjshme. Ai tha se mbajtja në fuqi e një ligji të tillë për luftën është jashtë kohe, pasi Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare të NATO-s.

AMBASADORI I BE, ETTORE SEQUI, NË PS DORËZON RAPORT PROGRESIN, PARASHTRON DETYRAT

Rama: Qarku i Fierit sjell votimin e ligjeve Përmbushja me urgjencë e reformave, socialistë të vendosur për mosvotim

D

eri më 13 dhjetor klasa politike duhet të realizojë tri reformat që kanë të bëjnë me projektligjin për Gjykatën e Lartë, ai për Shërbimin Civil apo administratën publike, natyrisht, edhe reformën parlamentare. Ky ishte mesazhi i përcjellë dje posaçërisht për kreun e PSsë Edi Rama nga ambasadori i BE-së në Tiranë. Por miratimi i tyre është i lidhur ngushtësisht me votën e ligjvënësve socialistë për shkak të nevojës së një vote të cilësuar në Kuvend. Votën e tyre socialistët e lidhin ngushtësisht me zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit, qëndrim i cili u ritheksua sërish dje nga kryetari Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Sekui. Kështu, pas dorëzimit të raportit të progresit për Shqipërinë dy ditë më parë te Kryeministri dhe Presidenti, dje ishte radha e kreut të PSsë për të marrë zyrtarisht një raport të tillë. “Për t’i hapur rrugë konkretisht asaj që në raport konsiderohet një fazë e rules of low, e ligjshmërisë, për ne kjo do të thotë zbatim pa humbur kohë i vendimit të gjykatave lidhur me qarkun e Fierit. Qarku i Fierit në këndvështrimin tonë nuk përbën një kusht si çështje, por një kërkesë legjitime të opozitës dhe një çështje me një simbolikë shumë të fortë. Kur flasim për të shkuar përpara me legjislacionin për drejtësinë dhe ndërkohë që jemi përpara një momenti flagrance në raport me mosrespektimin e vendimit të gjykatave deri në nivelin më

POROSIA E BE-së “Diskutuam edhe mbi sfidat që mbeten përpara, për zbatimin e atyre reformave të rëndësishme, si për shembull: projektligji për Gjykatën e Lartë, projektligji për administratën publike, natyrisht edhe për reformën parlamentare. Pra, të gjitha këto reforma që do të jenë tejet të rëndësishme për Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian në muajin dhjetor”, - vlerësoi Sekui gjatë konferencës për shtyp.

ZGJEDHJET E 2013

të lartë, vendimeve të dhëna nga Gjykata e Lartë”, - vlerësoi Rama lidhur me atë çfarë do të vijojë të bëjë partia e drejtuar prej tij. Në këtë kontekst, Rama bëri me dije se PS-ja është në pritje të reflektimit të qeverisë lidhur me një çështje të tillë. “Dhjetori është një stacion shumë i rëndësishëm dhe ne vetë presim prova të qarta nga qeveria që ka vullnet”, - u shpreh Rama, duke pasur parasysh nga njëra anë përmbylljen e çështjeve të mbetura pezull. Nga ana e tij ambasadori Sekui vlerësoi rolin e opozitës në progresin e vendit, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve

të vijojë. Edhe një herë tjetër ambasadori i BE-së në Tiranë ritheksoi faktin se çelja e negociatave lidhet potencialisht me zgjedhjet parlamentare të 2013-s. “Të gjitha elementet që na sollën deri këtu: fryma e kompromisit, konsensusit dhe dialogut, duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të arritur rezultatin final. Diskutuam mbi zbatimin e reformave që janë përmbushur deri më tani, por edhe të atyre që duhet të përmbushen edhe në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe reformën zgjedhore”, - u shpreh ambasadori Sekui në fjalën e tij.

“I konsideroj një arritje domethënëse të politikës së ndjekur prej nesh dhe njëkohësisht një moment të rëndësishëm për t’u thënë të gjithë atyre që me plot të drejtë kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme se procesi integrimit është mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se bashkërendimi i energjive me KE-në është një gur themeli shumë i rëndësishëm për këtë proces”, - tha Rama.

GARANCIA E PS-së “Jemi tërësisht të angazhuar për të vijuar të veprojmë duke parë horizontin dhe perspektivën e Shqipërisë. Jo llogaritë e politikës së ditës në raport me integrimin. Duke qenë se vlerësimi kryesor në këtë raport i jepet pikërisht kontributit që lidhet me bashkëveprimin në parlament lidhur me legjislacionin, ku ligjshmëria duhet të reflektojë ato çka ne miratojmë në ligj”, deklaroi kreu socialist, Rama.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.