Metropol 12 qershor

Page 3

POLITIKE • E martë 12 qershor 2012

ORA 12:30

ORA 16:40

Kandidati i mazhorancës Artan Hoxha tërhiqet nga gara. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi konfirmoi, duke sjellë shtyrjen e seancës së Kuvendit për në orën 17:00. Patozi theksoi se kandidatura e radhës së mazhorancës për President do jetë Bujar Nishani.

Për të dytën herë PD-ja mblodhi grupin parlamentar, ku 26 deputetët e mazhorancës firmosën kandidaturën e Nishanit, që do t’i paraqitej më pas Komisionit të Ligjeve, i cili pas 20 minutash arrin ta miratojë kandidaturën e Nishanit pa pëlqimin e opozitës në komision.

»

03

ORA 19:00 Pas votimit që zgjati më shumë se një orë, Kuvendi zgjodhi me 73 vota pro (nga 76 që morën pjesë në votim, 1 kundër dhe 2 rezultuan të pavlefshme), Bujar Nishanin si pasardhës i Bamir Topit në krye të shtetit shqiptar. Deputetët e PSsë nuk morën pjesë në votim.

KUVENDI NË RAUNDIN E KATËRT ZGJEDH KREUN E SHTETIT

Me 73 vota pro Bujar Nishani është presidenti i ri i vendit Herion Mesi

Votimi për Presidentin e ri të Republikës

Arvizu s’merr pjesë në seancë OSBE, Volfart uron Nishanin Interesimi i ambasadorëve të akredituar në vendin tonë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës gjatë ditës së djeshme ishte i dukshëm. Por këtij angazhimi i mungoi prania e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Që prej largimit të tij pak minuta para nisjes së seancës plenare të së premtes, ku Kuvendi ezauroi raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit pa votim, ambasadori amerikan nuk ka qenë më i pranishëm në lozhat e Kuvendit. Ndërkohë të pranishëm në seancën e votimit të kreut të ri të shtetit ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sekui, ambasadori italian në Tiranë Masimo Gaiani, kreu i OSBE-së Eugen Volfart etj. Menjëherë pasi Kuvendi votoi kandidaturën e Bujar Nishanit si president i ri i vendit, ambasadori Volfart mirëpriti zgjedhjen e Nishanit në këtë post. “Zgjedhja e zotit Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës në projekte të shumta me prezencën e OSBEsë në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t’i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive”, - tha Volfart. Ambasadori i OSBE-së pas shpalljes nga mazhoranca të Nishanin si kandidat për president e ka përshëndetur atë me anë të një mesazhi urimi. “Urimet më të mira për ju. Kandidat dinjitoz për president”, - shkruan Volfart.

Urimi i Topit

AMBASADORËT

Zhgënjimi i Nanos

M

e 73 vota pro Kuvendi zgjodhi pasditen e djeshme Bujar Nishanin si presidentin e ardhshëm të Republikës. Nishani mori mbështetjen e 73 deputetëve, nga 76 që morën pjesë në votim, ndërkohë që një deputet votoi kundër, ndërsa dy fletë rezultuan të pavlefshme. Ndërsa deputetët socialistë ishin të pranishëm në sallën e seancave plenare, por nuk morën pjesë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Përjashtim në radhët e opozitës bënë deputeti Kastriot Islami, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i grupit nismëtar të FRD-së Gazmend Oketa, të cilët morën pjesë në votimin për kreun e ri të shtetit. Madje Dule e bëri publike për mediet votën e tij të pavlefshme menjëherë pas votimit, i cili erdhi pas refuzimit nga ana e PS-së për t’i propozuar Kuvendit kandidaturën e Fatos Nanos. Pas përfundimit të procesit të votimit Kryetarja e Kuvendit, duke uruar presidentin e ri të Republikës, Bujar Nishani, tha se “për procedurën e betimit të tij në Kuvend deputetët do të njoftohen për datën”. Nishani mori votëbesimin në mbledhjen e orës 16:00 të grupit parlamentar të PD-së, ku siguroi dhe 26 firma pro për të vijuar më pas me Komisionin e Ligjeve, i cili gjithashtu ligjëroi kandidimin e tij. Mes firmëtarëve pro kandidaturës së tij rezultonin Ilir Meta, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Tavo, të cilët kishin firmosur edhe kandidaturën e paradites Artan Hoxhën. Zgjedhja e Bujar Nishanit si pasardhësin e Bamir Topit në krye të shtetit erdhi pas një procesi të vështirë, ku Kuvendi konsumoi pa asnjë votim tri raundet e para të garës presidenciale, edhe pse me kandidatura joformale, si në rastin e zotit Xhezair Zaganjori, dhe formale, në rastin e Artan Hoxhës. Por në mënyrë krejt të papritur ky i fundit në

Për kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano, kreu i mazhorancës, Berisha, nuk ia doli që të shkëputet nga marifetet dhe llogaritë e ngushta partiake dhe dëshmoi papërgjegjshmëri totale. “Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri Bujar Nishani më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar”, - është shprehur Nano.

Pak minuta pas përfundimit të votimit në seancë plenare, Presidenti në largim Bamir Topi uroi pasuesin e tij Bujar Nishani. Përmes një mesazhi telefonik Topi përshëndeti vendimin e deputetëve për zgjedhjen e zotit Bujar Nishani me 73 vota në krye të shtetit shqiptar. Në mesazhin e publikuar shkruhet: “Presidenti Topi i uron Nishanit suksese në detyrën e re”.

Kriteret e Presidentit sipas Kushtetutës

Nishani duhet të presë 24 korrikun për të bërë betimin Presidentit të saposhpallur nga Kuvendi, Bujar Nishanit, i duhet të presë deri më 24 korrik për t’u zyrtarizuar në detyrën e tij të re. Kjo pasi Kushtetuta në nenin 88, pika 2 parashikon se “mandati i Presidentit përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës”. Duke qenë se Presidenti në detyrë, Bamir Topi, është betuar më 24 korrik 2007, pasardhësi i tij është i detyruar të presë dhe një muaj e gjysmë për të bërë betimin para Kuvendit të Shqipërisë. “Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet”, - thuhet në pikën 3 të nenit të lartpërmendur. Ndërsa në pikën 1 të nenin 88, ndryshuar me konsensus të opozitës, Kushtetuta përcakton se “Presidenti i Republikës në çdo rast zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë”. prag të marrjes së votëbesimit në Kuvend u tërhoq nga gara presidenciale. Tërheqja e Hoxhës nga gara erdhi vetëm pak minuta pasi u miratua në Komisionin e Ligjeve, i cili ia dërgoi raportin Kuvendit, ku rezultonin 40 firma të mbledhura nga deputetët e mazhorancës, pasi opozita nuk dha konsensusin e saj. Një orë më pas

mazhoranca me anë të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, njoftoi se kandidati i radhës do të ishte ministri i Brendshëm Bujar Nishani, për të cilin në orën 19:00 të mbrëmjes së djeshme Kuvendi në tentativën e dytë të mbajtjes së votimit vendosi që t’i japë Bujar Nishanit mandatin 5-vjeçar të Presidentit të Republikës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.