Integrimi, hipotekat, albpetroli

Page 12

12

« gossip

E mërkurë 12 dhjetor 2012 •

Lady Gaga do të performojë me Rolling Stone në koncertit final Bruce Springsteen, Lady Gaga dhe The Black Keys, do t`i bashkohen koncertit final të Rolling Stone, me rastin e 50 vjetorit të bendit. Koncerti do të mbahet në Prudential Center në Newark. Stones kanë dhënë koncert në Londër dhe në New York, me rastin e 50 vjetorit të muzikës së tyre dhe do të jappin koncertin final në Newark. Ata gjithashtu do të performojnë edhe në Madison Square Garden në NYC, për të mbledhur fonde për viktimat e prekur nga uragani Sendi.

Reese Witherspoon do të incizojë album me Michael Buble Reese Witherspoon në fillim të vitit të ardhshëm në Los Angeles duhet të incizojë një këngë me Michael Buble për albumin e tij të tetë, emri i të cilit nuk dihet ende. I adhuroj këngët e tij. Nuk kam pasur aspak nevojë ta bind për bashkëpunim, ka thënë Reese Witherspoon (36). Në fillim të vitit të ardhshëm në Los Angeles aktorja duhet të incizojë një këngë me Michael Buble (37) për albumin e tij të tetë, emri i të cilit nuk dihet ende. Para bashkëpunimit me këngëtarin kanadez Reese në filmin “Walk the line” 2005 ka aktruar këngëtaren June Carter. Në filmin biografik për Johnny Cash me kolegun Joaquin Phoenix (38) i ka kënduar vetë këngët country.

Nicolas Sarkozy shet supervilën për 13,6 milion dollarë Duket se pas lënies së postit të presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy nuk mund ti përballojë shpenzimet e tepërta dhe për këtë arsye ka vendosur që të shesë vilën e tij luksoze. Kështu mediet franceze bëjnë me dije se supervilla e çiftit Bruni-Sarkozy ka dalë në shitje, me një çmim rreth 13,6 milion dollarë ose afërsisht 10 milionë euro. Kjo vilë ka një sipërfaqe rreth 17 mijë metra katrorë, ka tetë dhoma gjumi, 11 banja, një sallë bilardoje dhe një sallë Xbox. Shumë herë Sarkozi e ka dhënë atë me çera e cila shkonte rreth 23 mijë euro në javë.

Si të qëndroni të shëndetshëm

kur udhëtoni gjatë festave

N

ëse keni menduar të udhëtoni gjatë festave për të takuar të afërmit tuaj apo thjesht për të ndryshuar ambjent, por jeni të shqetësuar rreth mënyrës se si të qëndroni të shëndetshëm, po u japim disa këshilla që do ju vijnë në ndihmë: Mbani me vete anti-baktreialë për duart. Çdo ambjent që ju mund të prekni në aeroporte apo në avione, është një burim potencial për transmetimin e mikrobeve. Prandaj do të ishte mirë që të keni gjithmonë me vete letra të lagura anti-bakteriale për të pastruar duart sa herë që prekni sipërfaqe të tilla. Mbroni hundën tuaj. Nëse jeni delikat dhe prireni të sëmureni shpesh, merrni disa masa mbrojtëse, duke mrojtur

hundën me një maskë ose shall, sidomos nëse ndodheni në ambjente të vogla dhe me shumë njerëz. Gjithshtu nëse jeni i sëmurë dhe duhet të udhëtoni, ju këshillojmë të mbani një maskë, çdokush rreth jush do ju falenderojë për këtë gjë. Hidratohuni. Sigurohuni që të pini shumë ujë kur udhëtoni. Për këtë arsye mund të merrni disa shishe me vete, në mënyrë që të mos prisni shërbimin në avion. Paketoni ushqimin. Pasagjeri me të cilin ju udhëtoni nuk është i vetmi që mund të transmetojë mikrobe. Stjuardesët gjithashtu mund të transmetojnë mikrobe nga një person në tjetrin. Kështu në qoftë është e mundur paketoni ushqimin që nga shpia, në mënyrë që të mos hani ushqime që janë prekur nga dikush që mund të ketë qënë i sëmurë. Merrni një revistë me vete. Mos

mbani nëpër duar objekte që ndodhen tek xhepi i sediljes suaj. Gjithashtu duhet të tregoni kujdes edhe nëpër aeroporte, kur shkoni nëpër tualete. Përpara se të vini dorën tek doreza pastrojeni atë, ose hapeni me doreza, dhe valixhja jua të jetë duke ardhur në karozel, pastroni dorezën, përpara se ta merrni. Mos harroni të lani duart shpesh sidomos nëse prekni sipërfaqe publike. Të qëndruarit i shëndetshëm kur je duke udhëtuar nuk është shumë e thjeshtë sepse është e pamundur të kontrolloni çdo gjë në mjedis. Ju mund të jeni avokati më i mirë për shëndetin tuaj, duke menduar përpara para se të prekni objekte dhe të jeni të ndërgjegjshëm duke punuar për të qëndruar larg baktereve sa të jetë e mundur, ndërsa jeni larg shtëpisë.

Si të tregoheni mirënjohës edhe ndaj dhuratave që i urreni

N Tom Cruise mezi po pret të kalojë Krishtlindjet me Surin Tom Cruise i cili ka qëndruar larg shpisë gjatë periudhës që po merrej me projektin e filmit, do të kthehet në shtëpi për festat dhe është duke planifikuar të kalojë Krishtlindjet me tre fëmijët e tij Bella, Connor dhe Suri. Ai ka thënë se do të jenë të gjithë bashkë me rastin e festave dhe mezi po e pret këtë moment. Në 10 Dhjetor Tom ka bërë daljen etij të parë në tapetin e kuq, që pas ndarjes nga Katie Holmes. Ai është dukur në formë të mirë dhe me një humor shumë të mirë. Që prej muajit Gusht, Tom ka qëndruar në Londër, për të realizuar filmin ‘All i need is kill”. Është një vend i mrekullueshëm për të jetuar dhe punuar ka thënë ai.

ë këtë muaj festash shkëmbehen dhurata me pjesëtarët e tjerë të famijes. Ky është sezoni i festave, ku pjesa më e madhe e femrave zhgënjehen nga zgjedhjet që bëjnë partnerët. Ju e doni partnerin tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të doni dhe shijet e tij për dhurata. Sipas një sondazhi rreth 75% e grave janë zghënjyer nga dhuratat e prtnerëve të tyre në të shkuarën. Por mendimi është ai që ka rëndësi më shumë. Nuk ka asgjë të keqe nëse partneri tuaj dëshiron t`iu dhurojë diçka sensacionale këtë sezon, por nëse ai nuk ka qëlluar në shenjë, reagimi juaj do të jetë ai që ka më shumë rëndësi. Ja tre hapa që ju mësojnë se si të reagoni nëse përballeni me një dhuratë që nuk është brenda shijeve tuaja. Buzëqeshni. Duket sikur fytyra juaj do ju tradhëtojë, kështu që jeni të sigurtë për ragimin tuaj. Edhe nëse ju nuk mund ta përdorni atë dhuratë, bëheni të vlefshme

1

atë duke e mbajtur si kujtim. Jepni një shembull praktik ku mund ta përdorni dhuratën. Kjo do ta bëjë partnerin tuaj, i cili mund t`i jetë dashur shumë kohë për të bërë këtë zgjedhje, të ndihet mirë që ka bërë një dhuratë të vlefshme dhe që ju po mendoni menjëherë për të. Ky lloj ushtrimi mund t`iu ndihmojë të kuptoni pse partneri e vuri në vend të parë këtë dhuratë. Përcakto se kur do e vesh në përdorim. Nëse keni marrë një dhuratë të shëmtuar ju mund ta përdorni në shtëpi dhe më pas ta vendosni thellë në dollappin tuaj. Është mirë që këto tre rregulla t`i vini në zbatim nëse ndodheni në një situatë të tillë. Mos harroni që ju merrni atë që ju jepet. Duke ditur deri diku preferencat e partnerit dhe duke i dhuruar atij dhuratën e pritur, mund të jetë një mrekulli për dhuratën tuaj që me të vërtetë e dëshironi.

2

3


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.