Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 45

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Prof. Migena Arllati, studiuese e letërsisë, Gjakovё

Thellësia e mendimit, fuqia e ndjenjës dhe thjeshtësia e fjalës Vështrim mbi vëllimin me poezi “Ishulli i fjalëve” të autorit Nikollë Loka

Nuk është e rastësishme ardhja e autorit Nikollë Loka me këtë vëllim të ri poetik. Poeti që mediton dhe ndjen në përjetime të çastit a të qëllimit, vjen momenti kur dëgjon vetveten t’i flasë e ta shtyjë drejt vendimit finalizues për të dërguar në shtyp vëllimin e radhës. Kjo shtysë është fundamentale për çdo shpirt poetik, pasi krijuesi dhe libri i tij janë të dyzuar si të ishin një. Në një përmbajtje të ndarë në dhjetë cikle, autori fillon me “Prej shekullit në shekull”, për të vazhduar me “Ma jep pak borë”, “A thue asht vegim ere?!”, “Një vështrim hëne”, “Në shtatë ditë udhë”, “Mëkati i dytë”, “Do të shkruaj me ujë”, “Ajo urë...”, “Murg mbi një fjalë e mbi një varg” dhe “Shpëtimi do të vijë nga një (V)arkë”. I gjithë vëllimi shpalos artistikisht profilin e një shpirti njerëzor që ka fuqinë të ndjejë në rrafshe shumëdimensionalëshe, një shpirti të butë që mbi çdo vlerë vendos përmasën njerëzore larg dogmave dhe ndryshe skematizimeve. Karakteri prej njeriu të butë, nga njëra anë, dhe prej shkruesi me profesionalizëm, nga ana tjetër, bëjnë që poezia e tij të vijë e qartë si në lexim ashtu edhe në përjetim. Falë tre përbërësve: thellësisë së mendimit, fuqisë së ndjenjës dhe thjeshtësisë së fjalës, ai arrin të realizojë dhe të funksionalizojë misionin poetik. Shpirti i tij prej poeti të ndjeshëm tundohet fillimisht nga poezia me temë historike e atdhetare e cila zë vend në ciklin e parë “Prej shekullit në shekull”. Poezitë e vëna që në krye na bëjnë me dije përkushtimin ndaj rrënjës arbnore, traditës dhe historisë që gjëmon. Autori na vërtit shekuj larg në kohën e lavdisë së Skënderbeut, kur Kruja ishte epiqendër e trojeve arbërore e pikërisht për ato kohëra kur vendasit jetonin në altarin e lirisë ai e quan atë

45

“zonjë e madhe!”. Ai e shfaq ringjalljen si koncept historik për të treguar kalvarin e vuajtjeve të kombit shqiptar: “…tri herë kishte ba festë Ballkani / tri herë kishte ba mort!”. Me sa pak fjalë na rrëfen për ngjarje të përshkallëzuara të cilat popullit të tij i kanë peshuar mbi shpinë. Kjo ngarkesë kohërash, shekujsh, që zgjat e zgjat pambarimisht, e kthyer në përjetësi me anë të këngëve me lahutë, nuk është gjë tjetër veçse gjurma e gjakut të patharë në memorien e secilit. Dramaciteti, pavarësisht dhembjes poetike, nuk shfaqet në nivele dramatike, pasi autori sikur dëshiron më shumë të vërë në pah efektin e madhështisë: “…Në humnera fatesh madhnisht jemi ngritë, / nan tinguj lahute jemi rrit”. Gjithë ky cikël i referohet një areali komunikues me shekujt: rrapi dardan, truall dhé, vajtohet Rozafa vllaznisht, në Ilirik luhet fati tragjik etj., me synimin për të thënë të vërtetën ndryshe nga mitet e legjendat, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i trajtojmë në libra e teorira. Tendenca e autorit për t’iu referuar ndryshe këtyre temave e bën poezinë e tij të mos jetë ajo e konsumuara e temës atdhetare e patriotike, por përkundrazi e lexueshme qartë nën një projeksion të ri. Cikli i dytë “Ma jep pak borë” sjell një tjetër dimension shpirtëror, tashmë me fokusime më personale, ku janë ngritur dhe shembur shumë ura, ku poeti ngatërrohet mes rrezesh, e ku lirika arrin kulminacionin në poezinë që i ka dhënë titullin ciklit: “Ma fal pak borë që s’di të shkrijë, / që s’di të


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.