Kuq e Zi : Revistë Kulturore Euro - Shqiptare, Nr 164

Page 1


Dy fjalë për 7 Prillin 1939 Shtatë Prilli 1939 do te kujtohet gjithmonë si ditë më e zezë e historisë shjqiptare te epokës sonë. Sigurisht duke e dalluar nga epoka e pusshtimi pesë shekullor të Shqipërisë nga Perandoria osmane. Por kjo e shtatë Primmit, jo vetem per pushtimn nga i Italia fashiste që zgjati vetëm kater vjet, por për pasojat që solli, me hapjën rrugë diktaturës komuniste. Me e madhe fatkeqesi s’kishte se ku me i ra Shqipnisë. Sa që kjo lidhet me pesë shekujt e pushtimit turk, për krimet që u kryen mbi popullin shqiptar. Tani le të klthëmi te ajo ditë, ku u ngrit me të madhe qendresa e paqenë e shqiptarve. Se qenresa e një populli ndaj një agresioni të huaj, nuk mund të justifikohet me sakrificën e një njeriu, siç ndohi me rastin e Mujo Ulqinakut, me ato pesë shokë të tij. Ndërsa i gjithë populli shqiptar ishte i bllokuar dhe mbeti pasiv dhe i pa mundun që të ndërhynte. Mbret i shpallur « shpetimtari i kombit », kaloj në gjendjën tjetër sii braktisës i Atdheut, ne çastin më të zi të tij. E kjo nuk mund te radhitete në akt heroik, siç disa orvaten të paraqesin. Nuk po e dsikutojme, sepse s’ke ç‘të diskutosh. Ndërsa qendresa personale e vetmohuese e Mujo Ulqinaku me shokë, patjetër se duhet konsideruar një akt heroik i përveçëm. Por në asnjë mënyrë të paraqitet si rezistencë e shqiptarve ndaj pushtimit fashist. Si një akt heroik vetmohimi patjetër. Dhe kjo ka një domethanje. Sepse ai djalë fisb snik, trim e shqiptar i vërtet me shokët e tiju, në atë çaste mendonin se ji o vetm Durrësi, por populli mbar, do te rrokte armët në mbrojtje të atdheut. Mjerisj nuk luejti askush, sepse nuk luejtën ata që duhet të mobilizohëshin për mbrojtjën e Athdeut, të cilit i përgjërohëshin, duke rrahur gjoksin. Kur nuk i dolli r’shpetimtari i Atdheut“, kush tjetër duhet t’i diltte zot vatanit? E po kishte nga ata që mund t’i dilnin zot. Por për çudi të çudive, u manjenuan nga çdo orvatje për mbrojtjën e vendit. Oficerë shtamadhorë, që koishin dhanë prova për aftësi ushtarake, të formuar ne akademitë më të mira të Europës. Aq sa, atë ditë të sulmit fashist, askush nuk u lajmëroii nga Pallati as Qeveria, veç marrë vesh nga radiot e huaja. Ky ishte mjerimi i madh, i patreguar deri tani. Pse? Kjo mbetët përf t’u trajtue, por askush nuk e merr atë guxim. Kështi iu hap rruga, mashtrimëve, genjeshtrave e rrenave të thata. Secili o mete për vete, për të dale patriot e luftëtarë (të paqenë), tëaftë vetëm të ikin me të katrat pa e shkrep një fishek sikur për hava. Keto prtalla me mbret e pa mbret , çudia ma e madhe asht se janë krijue e shpikë, pas renjës së komunizmit. I shkreti Mujo, që nisën të ia ulin vlerën, se paskëshin dale heroj të tjerë që ia paskëshin ven pushkën okupatorit fashist. As pare as dëgjuar. Shkurtmishtt me thane, lajthitje e alucçinacione mendore të mirëfillta. Siç thamë, Mujo me shokëmendonin që sepakut Durresi do të ngrihej si një trup I vetëm pas tyre, për të përballer sulmin fashit. Ashije as

Mujo Ulqinaku fymë. Lavdia i mbeti Mujo Ulqinakut e përjetshsme. Dhe na vjen mire që për çudi në një komunikatë të komandës se naltë italiane, thuhet se një qendresë sporadike u be nga nje kapter i marines shqiptare, Mujo Ulqinaku. As një emën tjetër. Siç e nisëm, shtatë Prili mbetët një datë për t’u kujtue gjithmonë së u ba shkak, jo vetem te një pushtim të huaj, por dhe të marrjës së pushtetit nga komuniistët, që e kthyen vendin në pushkatime e masakrime, burgje e internime, në një varr të mad të përbashkët, se varret e te vrarëve dhe te vdekurve ne burgje e kampe, nuk gjendën gjëkundi, të humbun. Por dihet se ato viktima qendrojne n të mbuluem e te ruejtun ne gjinin e tpkës shqiptare, varri i përvahsjët i tyni. Pushofshin nëpaqë.

Pas qendreses se Mujos, italianët zbarkojë qetësisht në Durrës, si t’ishin trasfërue në një qytet të tyne.

Bersaljerë tme publa mbi biçikleta parakalonë kalanë e qendresë, foto që zuni gazetat e botës.


Lëvruesit historikë të gjuhës shqipe GJON BUZUKU sh.. xvi

Gjon Buzuku ka qennjë prift katolik shqiptar (vetëquejt arbënesh). Ai jetoi në shekullin e XVI, vitet e sakta nuk dihen. Buzuku është autori i librit të parë të shtypur shqip që njihet. Ai e ka ndërtuar vetë, ashtu si e ka menduar, duke pasur si qëllim që të përmbushte disa synime, jo vetëm si meshar. Meshari nuk është libër i mirëfilltë liturgjik kishtar, largohet prej një tipi të tillë kanonik. Buzuku është autori I pare I lëvrimit të gjuhës shqipe dhe i botimit të një libri shqip. Buzuku u lind në fshatin Ljarje të Krajës nën sundimin e Perandorisë Osmane, trevë shqiptare ende sot në Malin e Zi, i biri i Bdekut - siç e shkruan në pasthënien e veprës.[1] Me gjasë jetoi pranë ose afër Venecies, asokohe në Republikën e Venedikut. Ka mëndime që ka qenë ipeshkëv i dy dioqezave në Shqipërinë Veriore ose që ka qenë murg. Veprën "Meshari", Buzuku nisi ta shkruante më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, në një moshë kur ka qenë burrë i pjekur.[ Nga kjo vepër njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Asaj i mungojnë fletët e para, titulli dhe vendi i botimit, por supozohet se u botua në Venedik. Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. "Kemi të bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari. Kjolen të mëndosh se mund te ketur pas dhe botiù me të tjera shqip." Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe), i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari përmban tekste nga Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re, ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, me vlerë të posaçme për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës

shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare. Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e gjuhës shqipe që nuk i ka latinishtja (ç, gj, th, dh, z, x, ) ka edhe pesë shkronja të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve dialektore të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar e kulture.

Përfunimi asht, se veprës e gjuhës shjqipe të Buzukut e të dy shjkrimtarëve të tjerë, Budi e Bogdani, s’iu vu randësi dhe nuk u morën parasyshë në hartimin e një gjuhë të unifikueme, që që u vendos mbi një dialekt lokal jugor, në kundështim me pjsën ma të madhe të shqipës e trashëgueme nga Buzuk me Budin e Boganin.

Buzuku, Prifti katolik shqiptar (shek. XVI). nga ‘Eciklopedia Larousse Supozohet se ai ishte me origjinë nga Shqipëria e Veriut dhe më saktësisht nga malet e Krajës (afër Liqenit të Shkodrës), sepse gjuha e tij është afër dialektit aktual të këtij rajoni. Ai është autori i Mesharit ose Missal, i shtypur midis 20 marsit 1553 dhe 5 janarit 1555, ose në Italinë Veriore, ose në Durrës, ose më shumë gjasa në një nga zotërimet shqiptare të Venecias, Ulqin ose Tivar. Ky Missal përbëhet nga fragmente të ritualit dhe katekizmit, nga tekste për masat e festave kryesore të vitit. Rëndësia e tij është për faktin se është vepra e parë e çfarëdo mase që na ka arritur në gjuhën shqipe. Jo shumë origjinal nga tema e tij, ai paraqet nga ana tjetër një interes të madh gjuhësor: gjuha e saj relativisht e punuar, pasuria e fjalorit të përdorur dhe sistemi i saj koherent drejtshkrimor dëshmojnë një traditë letrare tashmë të vjetër. Ndryshe nga Francezët enciklopedia italiane Treccani i bie ma shkurt. Buzuku ‹buʃùku›, Gjon. - prift katolik dhe shkrimtar shqiptar i shek. 16º, për jetën e të cilit dihet pak. Në vitin 1555 ai botoi, askush nuk e di se ku mbase në Venecia, një Meshari (Missal) në dialektin ghego, që përmban gjithashtu Zyrën e Madonës, shtatë Psalmet Penitenciale dhe lutje të tjera. Ky libër, i ruajtur në një kopje të vetme të gjymtuar në Bibliotekën e Vatikanit, është vepra më e vjetër e shtypur në shqip.


90 -VJETORI I RADIO VATIKANIT Nga Frank Shkreli Të premten që kaloi me datë 12 shkurt 2021 u shënua 90-vjetori i themelimit të radio Vatikanit. 90-vjet më parë, Papa Piu i XI kishte përshëndetur punonjësit e kësaj radioje duke i falenderuar ata për, “Punën tuaj që arrin deri në vendet më të humbura. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari kur i flisni botës.” Ndërsa të premten, sipas radio Vatikanit, Papa aktual Françesku, duke përshëndetur në këtë përvjetor radio gazetarët, redaktorët dhe punonjësit e tjerë të kësaj radioje botërore, duke pasqyruar pikëpamjet e tija në lidhje me lirinë e medias dhe të fjalës së lirë, u bëri thirrje atyre që me punën e tyre të raportojnë të vërtetën dhe të ndërtojnë “të ardhmen me krijimtari”.

Meshari botue më 1655.

LEK MATRENGA 1557-1519 Lek Matrenga hyn në radhën e shkrimltarëve të parë, që shkruan shqip në gjuhën arbreshe, , dhe i dyrtë pas Buzuikut për botimin e një libri shqip, ndonse me temë fetare, pork u është radhitur edhe nje poezi, që i jep atij edhe meritën e zanafillës së letërsisë shqiptare. Lek Matrenga ose Luk Matranga, lindi në Hora në Piana degli Albanesi të Sicilisë. më 1567 e vdiq në Palermo më 6 Maj 1619. . Prift katolik unit të riti bizanti, në komunitetin shqiptar të Siçilisë . Ai kishte kryer studimet në Romë, Itali, në kolegjin grek të Shën Athanasit. Pikëisht këtu ai botoi libërthin e tij prej 28 faqe, “E Mesueme e Krishtere”, përkthyer nga latinishtja në shqipën abreshe mesjetare, më 1592. Botimi i dytë në gjuhën shqipe pas veprës së Buzukut. Megjithëse vepër fetare, siç e tregon titulli, vlera e tij është se u botua në gjuhën arbreshe, i të cilit kanë shpëtuar vetëm dy kopje origjinale. Pastaj aty është përfshirë edhe një poezi, që shënon një pikë të randësishme në zanafillën e letërsisë shqiptare. Ai bashkë me Buzukun,Budnt e Bodanin, vlerësohet si një nga autorët e parë e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, pasi vepra e tij përmban tekstin më të vjetër dhe unik të shkruar të në gjuhën shqipe të formës arbreshe. Me vlerë të madhe gjuhësore e filologjike për historinë e gjuhës sgqipe.

“Faleminderit për punën tuaj. Faleminderit për dashurinë që keni për të. Radio ka këtë gjë të bukur, që e çon fjalën edhe në vendet më të largëta. E sot e ndërthur edhe me pamje e me shkrime. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari, duke i folur botës e duke ndërtuar kështu, një komunikim të aftë, që të na bëjë të shohim të vërtetën e gjërave”, është shprehur Papa Françesku në 90-vjetorin e radio Vatikanit, që njihet botërisht edhe si Zëri i Papës dhe i Kishës Katolike. Më kujtohej kur isha pranë Zërit të Amerikës në vitet e luftës së ftohtë dhe më vonë, se ekspertët e audiencave të radiove ndërkombëtare e konsideronin radio Vatikanin si njërën prej 5-6 radiove më me influencë dhe ndër më të dëgjuarat, sidomos në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore e që transmetonte në dyzina gjuhësh të huaja. Si të tillë, e konsideronim edhe si konkurrente me programet tona të Zërit të Amerikës, veçanërisht për programet drejtuar disa vendeve ishkomuniste me popullsi dërrmuese katolike, siç ishte Polonia. Radio Vatikani ka një staf prej rreth 350 punonjësish të cilët transmetojnë në 41 gjuhët më të njohura të botës dhe jo aq të njohura, përfshirë gjuhën shqipe. Transmetimi i parë i radio Vatikanit në gjuhën shqipe shënon datën 3 tetor, 1951. Për drejtimin e programit të ri u thirr meshtari shqiptar në mërgim, Monsinjor, Zef Shestani. Zëri i tij u dëgjua në valët e Radios së Papës më 3 tetor 1951, në orën 21, kur nisi transmetimi i parë i


programit. Më vonë, Don Shestani thirri pranë tij si bashkëpunëtorë, Zef Palin, Andrea Shulin, motrën engjëllore, Luçia Laca dhe, si bashkëpunëtorë të jashtëm, Atë Danjel Gjeçajn, emëruar nga Selia e Shenjtë “Përfaqësues shpirtëror i shqiptarëve katolikë të mërguar”. Pesë vjetë më parë, me rastin e 55-vjetorit të transmetimeve shqip të radio Vatikanit, si një prej programeve më të vogla për nga transmetimet dhe për nga stafi, thuhej se “Duke qenë përherë një nga gjymtyrët më të ligështa të Radios së Papës, e kemi ndjerë veten të rrethuar më shumë se të gjitha programet e tjera me atë kujdes që tregojnë prindërit për fëmijën e vogël. Kemi pasur e kemi gjithnjë pranë, Atin e Shenjtë, që nuk ka munguar ta mobilizojë Kishën universale në ndihmë të Shqipërisë si dhe të ndërmjetësojë vazhdimisht pranë bashkësisë ndërkombëtare për fatet e vendit të

qëndrueshmërie e ngrohtësie vëllazërore, shprese e paqeje Telat me gjemba që ndanin Shqipërinë nga bota, nuk munden ta ndalonin këtë zë shprese të hynte në shtëpitë e atyre që besonin e shpresonin në Zot. Selia e Shenjtë nuk i kishte harruar bijtë e vet të masakruar. Në fillimet e veta, programi i radio Vatikanit në gjuhën shqipe transmetonte tri herë në javë. Pastaj transmetimi u bë i përditshëm.Fillimisht, tematika ishte vetëm liturgjikokishtare, por më më vonë u pasurua, duke përfshirë dokumentet më të rëndësishme të papës, veprimtaritë dhe vizitat e Atit Shenjtë,. për të vijuar me veprimtaritë e Kishës katolike në trevat Shqiptare e në botë, problemet e

shqiponjave kemi ndjerë përherë praninë e Selisë së Shenjtë.” Thuhej gjithashtu se Shqipëria, Kosova e të gjitha trevat Shqiptare kanë qenë gjithnjë në zemrën e vëmendjen e papëve të Romës, ndërkohë që ne e kemi dhënë dëshminë tonë përmes fjalëve të transmetuara ditë për ditë me mjetin e brishtë, por të fuqishëm, të valëve të radios, i vetmi që as regjimi më i ashpër komunist nuk mundi t’a bllokonte plotësisht. Natyrisht, radio Vatikani

Emisioni i parë në gjuhën shqipe i Radio Vatikanit drejtohej nga Don Zef Shestani në gjuhën shqipe shprehet krenare që mundi ta bëjë këtë shërbim në vitet më të errëta të historisë së Shqipërisë, kur vendi qe deklaruar zyrtarisht si i vetmi “shtet ateist” në botë. Por e njëjta radio dëshiron të vijojë ta shoqërojë ecjen e shqiptarëve në këtë epokë të re, në të cilën e vetmja paqe në liri, paqja politike e brëndshme e ndërkombëtare, paqja shoqërore e mbi të gjitha paqësimi i zemrave është ende detyrë që qëndron para nesh, thuhej në deklaratën e emisionit shqip të radio Vatikanit me rastin e 85-vjetorit të saj, pesë vite më pare. Radio Vatikani e realizoi këtë mision edhe gjatë krizës së Kosovës dhe angazhohen se do të bëjnë një gjë të tillë çdo ditë, duke u frymëzuar nga mësimet e Papës, në bashkim të thellë shpirtëror me Kishën katolike të pranishme në viset e gjuhës shqipe e me të gjithë burrat e gratë, veprimtarë e ndërtuesë të paqes. Në kohën kur regjimi komunist Enver Hoxhës bëri çmos të mbyllte çdo gojë që fliste në emër të Zotit, kur u rrokullisën kumbonët nga kumbonaret e heshtën uratët në Kishat e shkallmuara, zëri i radio Vatikanit vijonte të niste mesazhe përtej perdes së hekurt, përtej Adriatikut anë e mbanë trojeve shqiptare. U çonte shqiptarëve mesazhet e Atit të Shenjtë, mesazhe ngushëllimi e durimi,

rëndësishme të etikës, të shoqërisë, të kulturës, letërsisë e artit, parë gjithnjë në këndvështrimin ungjillor. Në fillim rrethi i bashkëpunëtorëve vijonte të ishte tepër i ngushtë. Radioja fliste. Por ishte një monolog i gjatë. Një monolog i dhimbshëm, më se 40 vjeçar. Asnjë përgjigje nga dëgjuesit. Asnjë zë nuk dëgjohej përtej telave me gjemba. Zërat shqiptarë të radio Vatikanit flisnin me maturi, me kujdes të madh. Një fjalë e papeshuar mirë, përtej perdes së hekurt mund të shkaktonte një valë të re martirizimi. Po, lavdi Zotit, erdhi dita e ëndërruar. Diktatura u shemb dhe filloi bashkëbisedimi me dëgjuesit. Deri në vitin 1988 programin në hjuhën shqipe e drejtoi Monsinjor Zef Shestani. Pas këtij viti ai u largua nga mikrofoni për arsye moshe e sëmundjeje, duke e lënë drejtimin në duart e Gjon Gjomarkajt. Gjomarkaj vijoi ta drejtonte programin shqip deri në daljen e tij në pension, në vjeshtën e vitit 1992. Që nga kjo kohë, programi i gjuhës shqipe pranë radio Vatikanit e drejton aktualisht prifti nga Kosova, don David Gjugja. Në redaksi punojnë Katerina Nushi nga Prizreni, Ana Luka nga Shkodra dhe Klaudia Bumçi nga Tirana dhe një numër i konsiderueshëm bashkpuntorësh nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkanin Perëndimor. *Bazuar kryesisht në burime të radio Vatikanit

Kardinali shqiptar Ernest Simon Troshani me Don David Gjugjën, përgjegjës i radio Vatikanit në gjuhën shqipe


letrave shqipe, që u ndaluan dhe u dëbuan nga sistemi, që nuk duhej të ishin shkrimtarë apo artistë, por që u kundërshtua me vepra. Kjo ka më rëndësi, besoj.. Po shkëpus disa fletë, kartela që dëshmojnë: * * *

vazhdimi me kartela - Nga Visar Zhiti Internimi ligjërisht është dënim. Çuarje, dëbim në brendësi të vendit, në kampe përqendrimi, nën një mbikëqyrje të rreptë. Ushtrohet mbi kundërshtarët politikë, disidentët, të dyshuarit, njerëz të armikut a të një shteti që kërkon luftë, - ky ishte afërsisht shpjegimi nga fjalorët e huaj, ndërsa ata shqiptarë e shihnin si dukuri të vendeve borgjeze e revizioniste, që “tek ne nuk ekzistonte”, - internimi kështu, por regjimi totalita

LETËRSI NË INTERNIM

(Vendet e internimeve) zgjidheshin sa më larg kufijve shtetërore, sa më brenda, sa më të fshehur dhe si në fundbotë. Me rrugë të këqija a pa rrugë fare, gërxhe, ku frynin erërat a fushëtira, ku s’kishte ku të fshiheshe a të ikje, kapeshe menjëherë. Banonin në kapanone të përbashkët familje shumë ose në stalla, në punërat sa më të rënda, mbartje drunjsh nëpër lumenj, kriporeve, lagunave, kanaleve, me kazmë baltrave dhe me luftë klasash xhindosëse, me vapë e mushkonja e policë, me përmbytje e arrestime herë pas here. Gryka e Tepelenës – Aushvici shqiptar ku vdisni fëmijët… Shtyllas si shtyllë kryqëzimi… Zvërnec – ishull i vetmive si dënim. Myzeqe – dhimbje pa anë dhe cak.., Bunkerë gjithandej, që prisnin të vinte armiku i jashtëm dhe barakat mes baltës, plot me gjurmë kafshësh dhe spiunësh. Se duhej përgjuar ç’po dëgjonin fshehurazi ata… Se pasi mbyllnin dritaret

20 Prill 2021nga Visar Zhiti – vazhdimi me kartela – Nga Visar Zhiti Internimi – ligjërisht është dënim. Çuarje, dëbim në brendësi të vendit, në kampe përqendrimi, nën një mbikëqyrje të rreptë. Ushtrohet mbi kundërshtarët politikë, disidentët, të dyshuarit, njerëz të armikut a të një shteti që kërkon luftë, – ky ishte afërsisht shpjegimi nga fjalorët e huaj, ndërsa ata shqiptarë e shihnin si dukuri të vendeve borgjeze e revizioniste, që “tek ne nuk ekzistonte”, – internimi kështu, por regjimi totalitarist në Shqipëri ishte ende më mizor. Atyre që s’i donte shteti, pasi i burgoste, u internonte zakonisht familjen të gjithë, gratë, fëmijët, pleqtë dhe, kur i lironte nga burgjet, internimi i priste më së shumti. Jeta në internim i ngjante një gjendjeje të ndërmjetme, si të thuash asaj midis fshatit dhe burgut, por më afër kishte vuajtjen e burgut me apele, kontrolle deri edhe tela me gjemba. Puna ishte e rëndë si në fshat. Në librin tim, “Kartela të Realizmit të Dënuar”, është dhe kreu i veçantë i internimeve, të atyre autorëve të

VISAR ZHITI

mirë, që të mos dukej drita jashtë, hapnin radiot, ata që kishin, ata që s’kishin, shkonin te miqtë e besuar dhe dëgjonin zëulët stacionet e huaja që flisnin shqip: Zëri i Amerikës, Radio Londra, Radio Vatikani, Radio Moska… folka shqip dhe Australia… Nga Veriu, andej nga Shkodra, dëgjohej ndonjëherë dhe Tuzi, po ç’stacion është ky? I një qyteti në Mal të Zi. Dhe RadioPrishtina arrinte deri në Kukës. Çfarë thonë titistët ashtu? Ja, shajnë komunizmin. Po këtë tonin? Jo, s’është yni, na e kanë sjellë…


A ka shpresa?… Po dëgjohet zhurma e “Gazit” të Degës së Punëve të Brendshme, ka ngecur në baltë… kë do të marrin, kush e ka radhën të arrestohet? MYZEQE, NË LUSHNJËN, KUR UNË ISHA… …qytet i vogël si fshat, fshat i madh si qytet… me vendasit të urtë e të mirë e të ardhurit si fajtorë pa faj, të dëbuar nga e gjithë Shqipëria, nga ata që s’i donte regjimin, por që s’e donin as regjimin dhe as komunizmin e tij. Kishte të liruar nga burgjet, familje të arratisurish, të pushkatuarish, që duke ua shtyrë ditën e lirimit gjithnjë dhe me 5 vjet të tjera internim, ua shtynin dhe vendbanimin, gjithnjë më thellë, nga Pluku e Dushku, në Çërmë e Grabian, Savër, Muçias, te Tokat e Vdekura.

ngritur me armiq, e aty do të niste karrierën dhe këngëtarja Vaçe Zela. Tjetër, kujtoj inxhinier Mërgim Korça, kishte lindur në Austri, thoshin, me babanë ministër arsimi gjatë luftës, që vdiq me grevë urie në burgun e Burrelit, ai shpikte makina bujqësore, ishte talent. Thellë fushëtirave, ku ishin familjet kundërshtare të Çokëve, kishin sjellë nga Veriu Dinet, Merlikajt, Kaloshët, Mujët, por dhe nga Jugu, Tasët, Staraveckat, etj. Poeti gjirokastrit Pano Taçi, i dalë nga burgu, ishte internuar në Savër tani bashkë me Dom Ernest Koliqin nga Shkodra, vëlla i shkrimtarit të ikur Ernest Koliqi, që do të ishte dhe kardinali i parë shqiptar.. Aty vdisnin pleq të internuar dhe lindnin fëmijë të internuar,

Kartela e parë: Lek Pervizi Piktor dhe poet Atë e bir… …E pashë që kur isha fëmijë, e kishin thirrur ata të arsimit të pikturonte një skenë për veprimtaritë e shkollës për Vitin e Ri, borën për herë të parë e pashë nga ai, e bëri si të vërtetë, me një bardhësi heshtjeje plot paqe siç ishte dhe Lushnja në kohën e Visar Zhitit, vizatim nga Leonard.

Fëmijë ministrash të dikurshëm, kryeministrash, të shpallur tradhtarë, të cilët kishin marrë pjesë në shpalljen e pavarësisë së vendit, në Kongresin historik të Lushnjës, kishin luftuar, kuislingë, por në dobi të vendit, jo të pushtuesit, nacionalistë, monarkistë, madje dhe nga ata që kishin qenë partizanë, intelektualë të rrëzuar, shkrimtarë, artistë, piktorë, etj, gra gjermane e italiane të mbetura nga lufta, por dhe gra të lira, të çthurura për sistemin e ri, të dëbuara nga kryeqyteti, etj, etj, priftërinj, luftëtarë grekë, të ikur nga lufta civile, të arratisur shqiptarë të Kosovës, të arratisur nga Jugosllavia, bashkëshorte të huaja nga kampi socialist, rumune, polake, kujtoj një ruse dhe një bullgare, të dyja mësuese të miat… Kisha mësues dhe një muzikant të madh, Fotaq Filipeu, i porsa dalë nga burgu i Burrelit, që bashkë me tim atë, pak a shumë me të njëjtin fat, aktor dhe autor skeçes pa fund, nisën punë në teatrin e estradës së Lushnjës, të porsa krijuar, ku do të sillnin nga internimi dhe Gjosho Vasijan, parodisti me kitarë, por dhe trombistin Franc Pali, me babanë të arratisur në Itali, edhe piktorin Lekë Pervizi, që kishte studiuar në Itali e tani ndërronte internim, vinte nga ai i Tepelenës, etj, e vetmja estradë në botë, besoj, e

vet

ë. LEK PERVIZI Vinte me çizmet me baltë nga rrethinat e internimit, nga Pluku i Lushnjës, pothuajse nuk i fliste askujt, ndërrohej, thjeshtë, por pastër, më fanitet si i zbathur në skenë, me penelat ndër duar dhe ja, e mbaroi një shtëpi përrallore, krijoi dimrin e bukur. I afroheshim që të dëgjonim gegërishten e tij të ëmbël… …ishte nga Veriu, nga Kruja e Skënderbeut, bir gjenerali, thoshin, nga një familje e njohur katolike. Kishte studiuar në Itali, Në Torino e Firence dhe pastaj në Romë, në Kolegjin Santa Maria, i pasionuar pas poezisë dhe pikturës.. Me kapitullimin e fashizmit në 1943 kthehet në vendlindje. Fitimtarët komunistë, me të marrë pushtetin, i djegin shtëpinë, i konfiskojnë pronat në


fshat, Skuraj e Laç e në kryeqytet. Babai arratiset. I internojnë familjarisht, ndërsa dy vëllezërit më të mëdhenj, Valentini, oficer akademik, dhe Genci, aviator, përfundojnë burgjeve. Lekën e arrestojnë në 1 maj 1950 dhe e burgosin në Kalanë e Gjirokastrës, ku takon vëllanë në qeli me 200 të dënuar të tjerë. Dhe nuk i rrihet pa vizatuar aty e të thurë vargje. Pastaj veç ndërro kampe, por po ajo dhunë e frikë: PortoPalermo, por i heqin shpejt të dënuarit se ishte parë një nëndetëse e verdhë, mos po donin të shpëtonin të burgosurit? Dhe i çojnë në Tepelenë, kampi me 2500 mirditorë, me fëmijë që do të vdisnin urie, Shtyllaz, ku do të punonin me të burgosur të tjerë në hapje kanalesh, Kuç, Lushnjë, punë e detyruar në bujqësi (Savër, Gradishtë, Pluk). Familja Pervizaj u mbajt në internim që kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore e deri sa ra perandoria komuniste, pra nga 1945 deri në 1991. Gjithsej Pervizajt morën 700 vjet burg e internime. Nga ky fis u pushkatuan dhe vdiqën burgjeve 23 veta.

dhe të zeza. Unikale. Dhe vazhdon të pikturojë… me duart e të birit.

Leonardo Pervizi djali i Lekës, që lindi në internim dhe nuk i ekspozonin asgjë në atdhe, madje më tregoi, kur u vajta për vizitë në shtëpi në Bruksel, se nuk e harronte kurrë që nja dy poeto-piktorë socrealistë i kishin thënë me cinizëm në qendër që “jo ti nuk do të ekspozosh, por as yt bir; të shohim ç’do të bëhet me nipërit, varet nga lufta e klasave, nga fitoret e komunizmit në botë…” Poshtërsi. Cinizëm. Aq sa do të dukeshin më të mirë policët e kampit. Doja të zbuloja pjesë shëmtie nga fytyrat e tyre në pikturat e mëdha të Leonardos, ai tashmë është piktor i njohur në Bruksel, madje akademik. Shikoja Krishtin, vetëm Krishtin, Krishtin sërish me në sfond kështjellat shqiptare. Do të doja të bija aty në gjunjë dhe të lutesha.

1990 ikja. Me të parët. Ku është liria. Në Europën e ëndërruar. Në Belgjikë. Malli tjetërlloj për atdheun. Dhe në Bruksel Leka ringjallet. Nxjerr revistën patriotike, antikomuniste “Kuq e zi”. Boton libra me poezi: në shqip, “Ankimi i zanave” e “Gjurmë të humbura”, italisht “Il grande Lamento” dhe “”Petalo di rosa”, për të cilat ka marrë dhe çmime në Itali, në frëngjisht, “Complainte de Nymphes” dhe tregimet “Dans les Cercles de l’Enfer”, etj. Përkthen dhe nga latinishtja e vazhdon të shkruajë trilogjinë e jetës, tani në moshën 90 vjeçare.

Nga seria e kryqëve, me kalaanë e Krujës, nga Leonard

Shkolla 9 vjeçare Pluk, Lushnje. Shkolla në Pluk të Lushnjë ku ishte internuar, tani mban emrin e tij, e ka vizituar dhe është dekoruar nga Presidenti i Republikës. Por më të rëndësishme janë vizatimet. Tronditëse, infernale na shfaqen skicat e Albumit të Kampit të Tepelenës, kapanonet si një Aushvic tjetër, telat me gjemba, kushtet çnjerëzore në linjat kockëdala të fytyrave, rrathët e gojëve të hapura nga uria, vdekjet si fletë të pavizatura dot, të bardha

Fushë e Myzeqesë ku punonoin të internuarit,


se cili ishte plani sekret i Enver Hoxhës me të gjitha familjet e izoluara, para se të hapej kampi, dhe si zhdukën me buldozer e traktor njerëzit që vdisnin. Prej Previzit kemi skicat e para, dhe të sakta se çfarë ndodhi atje, të cilat shpëtuan nga djegia. Previzi me këtë rrëfim i jep përgjigje të drejtpërdrejtë historianit Pëllumb Xhufi, duke i quajtur deklaratat e tij ndërhyrje të pandërgjegjshme

Intervistoi Violeta Murati Skenë punë për silazhim me punëtorë të internuar

Skenë pune në fushë me të internuar, vizatimet nga Leonard.

Çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës! Lek Pervizi, dëshmitari i mbijetuar: U hap fjala se të internuarit do t’ çonin në Sibëri.

Piktori e shkrimtari Lek Previzi, i vetmi që është gjallë nga moshatarët e tij që përjetuan kampin e tmerrshëm të Tepelenës, dëshmon për herë të parë

-Siç jeni në dijeni, nga deklaratat e bëra në media, historiani Pëllumb Xhufi ka folur për kampin e Tepelenës referuar një dokumenti të CIA-s, që ai kamp s’është ashtu siç është konsideruar, i tmerrshëm, si do ta vlerësonit rastin e Xhufit? Një ndërhyrje fare e pandërgjegjshme. Si historian dhe intelektual duhej të ishte treguar kryesisht human. Sepse kampet e internimit kanë ekzistuar në forma të ndryshme. Por ai i Tepelenës ka qenë më i keqi, sepse ishte një kamp i mbyllur me tela me gjemba, që funksionoi gjashtë vjet, 1948-1954 ( fundi i vitit 1953). Mjafton fakti që ishte kamp i mbyllur, ku shumica ishin pleq, gra e fëmijë, familje të tëra, të privuar nga liria. Nuk po flasim për trajtimin, mungesat, vuajtjet, sëmundjet e vdekjet. Që nënkuptohen. Xhufi na qenka bazuar mbi një dokument të CIA. Ku ka ditur CIA se ç’bëhej nën diktaturë në Shqipëri. Patjetër kanë marrë një përgjigje nga Ministria e Brendshme e kohës, që s’kishte si të shkruante ndryshe, ndërsa realiteti ishte krejt për dreq. Pra Xhufi tregon, siç vinte nga trungu komunist, se nuk ka ndjenja humane, gjë që s’i lejohet një intelektuali. Nga ana tjetër, ai tregon një prirje për të justifikuar atë që njihet si diktatura më e egër e kampit komunist të Europës Lindore. Kjo e papranueshme nga një historian i vërtetë. Krahasimin për Auschwitzin ai e ka marrë gabim. Ai është simbolik, për të treguar se edhe në Shqipërinë e vogël ka pasur një kamp të keq, të tmerrshëm. Por jo në një krahasim madhësie dhe krimesh si kampet e Gjermanisë. Kampi i Tepelenës i përgjigjej një popullsie prej një milion shqiptarë, ndërsa kampi i Auschwitzit i përgjigjej një popullate europiane qindra milionëshe, se aty u internuan nga gjithë vendet europiane). Vetëm viktimat e atyre kampeve ishin sa gjashtë herë popullsia e Shqipërisë. Por për Shqipërinë e vogël, kampi i Tepelenës cilësohet si tmerr i madh, që kurrë s’kishte ndodhur në Shqipëri, e veç diktatura komuniste e krijoi për të mbyllur aty vetë pafajësinë, që ishin familje të tëra të ndershme e paqësore shqiptare e kryesisht fëmijët, që aty iu flijuan idhullit të komunizmit. Zoti Xhufi të gjitha këto i ka mohuar, duke treguar se meriton fare atë titull të historianit. Urojmë të zhvishet nga skoriet ideologjike me të cilat e ka mbuluar e kaluara komuniste, siç kanë bëre kolegë të tij shqiptarë e të huaj. Duke fituar kështu përmasat e një historiani të vërtetë. Si duket nuk e ka lexuar librin e zi të komunizmit të gjashtë intelektualëve francezë ish-komunistë, ku diktatura komuniste shqiptare me diktatorin e saj, radhitën ndër më të egrat. Kjo do të ishte detyrë e një historiani të kërkojë të vërtetën dhe jo të përrallisë pa përgjegjësi e ndjenja humane.


-Ju e keni njohur atë kamp, çfarë kujtoni? Atë që kujtoj e kam treguar në vizatimet e mia të gjendjes së kampit që janë më të sakta se çdo fotografi, që në rastin konkret ishte detyrë e vetë Shtetit komunist që t’i kishte si dokument. Sa për vizatimet e mia rezulton se s’ka pasur të tillë në asnjë lloj kampi të Gjermanisë as të Rusisë sovjetike, as të shteteve të tjera komunistë. Unë ato vizatime i kisha bërë për veti, si kujtim, dhe s’më ka shkuar mendja kurrë t’i bëj publike. Kjo u bë nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe ISKK, me drejtor Agron Tufën.

Ishin ata që e krahasuan kampin e Tepelenës me Auschwitzin, sigurisht në formë simbolike, sepse dihej se tmerret e Auschwitzit s’ishin kryer në Shqipëri, me gaze e furra, por si vend i vogël ky krahasim ishte i natyrshëm. S’ka më krim se sa të ja presësh e mohosh lirinë njerëzve të pafajshëm e t‘i kthesh në viktima. Këtë duhet ta kishte mirë parasysh Xhufi e mos të kalonte në thënë absurde, për të shfajësuar diktaturën e xhaxhit të tij.

Kampi i Tepelenës u bë varr i 300 femijëve, ku 300 nëna mbeten këcuna e pa fëmijë gjithë kohën e diktaturës, në punë të detyruar bujqësore të kampëve të Luishnjës, pas Tepelenës.

-Si ishte gjendja në kamp, flitet për vdekje të panumërt fëmijësh, saktësisht çfarë mund të na thoni për këtë? Së pari të dihet se kampi i Tepelenës, përfshinte tre qendra të tjera para se ai të krijohej në ish-kazermat italiane. Këto ishin Turani, Veliçoti dhe Memeliaj, ku të internuarit ishin sjellë nga Berati më verën 1948, me 40 kamionë të ushtrisë. Kushte miserbale, primitive në baraka të vjetra pa dyer e dritare, drejt në çimento. Pa asnjë strukturë higjienike sado të thjeshta. Vetëm bukë misri 500 gram për njeri që vinte nga Berati e thërrmoqur dhe e pjekur keq, që mykej shpejt. Ujët të pijshëm me nga një tas në ditë. Ujë për larje hiç fare, veç një rreke e qelbur që kalonte aty. As mjek, as infermier, as ilaçe. Plasën sëmundjet infektive si kolerë, e filluen vdekjet masive, ndër fëmijë e pleq. Nga dëshmitarët, në tre këto qendra vdisnin nga shtatë vetë në ditë. Tmerri arriti kulmin në një natë në Turan ku vdiqën 33 fëmijë kërthiqe. Lemeria e nënave dhe krejt kampit. Komanda s’kishte fuqi për asgjë, veç të hapte varre e digjte teshat e fëmijëve. Si duket bëri raport në Ministri, ku erdhën disa oficerë me dy mjekë. Vunë duart në kokë nga tmerri që panë. Kështu kjo bëri që në tetor 1949 të internuarit të grumbulloheshin në ish kampin e ushtrisë italiane, poshtë kalasë së Tepelenës. Por ky kamp ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe i mbyllur. Konditat ishin me të mira se të kampeve të tjera, se kishte ujë, për pirje e larje. Buka u kthye në gruri dhe u jepej nga një lugë çorbë në ditë. Por infeksioni i sëmundjeve vazhdonte dhe vazhdonin vdekjet. Ku varroseshin në fushën para kampît, që u mbush plot. Por një ditë kalon me makinë, për në Gjirokastër, idhulli i Xhufit, xhaxhi Enveri, i cili kur merr vesh ç’ishin ato varre, dha urdhër të zhdukeshin. Komanda lejoi transferimin e varreve dhe një pjesë u transferuan sipër urës së Bençës, por shumica mbeti aty. Dhe u zhdukën me buldozer e traktor, duke e mbjellë me tërshërë. Këto Zoti Xhufi s’ka patur ku t’i merrte vesh. E ç’historian na mbahet, pa shpirt human. As ka pasur mundësi edhe vete CIA, të informohej, veçse nga sigurimi e ambasadorët e diktaturës, që CIA kërkonte shpjegime. U zgjata pse e shoh se s’dihet asgjë për kampet, e zoti Xhufi ka të drejtë të përrallisë ashtu. Kampi Tepelenës njihet si një kamp i mbyllur, me familje, pleq, gra e fëmijë, e kaq mjafton për ta quejt të tmerrshëm. Saqë megjithëse i mbyllur, bëhej apeli dy herë në ditë, në mëngjes pa dalë drita dhe në mbrëmje, në ora tetë të mbrëmjes që ishte ora e fjetjes. Njerëzit ishin vetëm me rrobat e tyre (siç tregohet në vizatimet e mia). Shteti nuk siguronte as shtresa as veshje, që në kampet gjermane siguroheshin. Kishte njerëz që flinin mbi dërrasat, dimën e verë. Ushqimi nga një lugicë çorbe ujore, me fasule, oriz, bollgur të skaduar e krimba, mbeturina të depove. Punë e rëndë e detyruar, nga 15 deri 50 vjeç për gratë, dhe 60 vjeç për burrat. Transport si kafshë lëndësh drurore, shtylla, trupa lisash, pllaka guri e tjera materiale të rënda, gjithë ditën nga mëngjesi deri në mbrëmje. Shtoi se unë vetë u infektova aq rëndë sa më dërguan urgjent në spitalin e Gjirokastrës, në verë, 1952. Ku qëndrova pesë javë, që infeksioni s’hiqej, dhe mjekët u detyruan t’i kërkojnë drejtorisë përdorimin e një ilaçi të jashtëm që mbahej veças dhe s’jepej pa autorizim. Shifra të sakta ne s’mund


të japim, se s’mbante kush shënime. Kjo është detyrë e shtetit që i ka pasur listat e te internuarve, siç e tregon fakti i apelit që bahej çdo mëngjes, nga një regjistër, që mbanin në dorë kapterat e apelit, pra që e kishte komanda. Zoti Xhufi, si historian, të kishte kërkuar në Ministrinë e brendshme e në degën e Tepelenës, e tjera degë, listat përkatëse që të dilte në të tilla konkluzione e jo në deklarata bajate e keqdashëse, për të mohuar një të kaluar kriminale të regjimit diktatorial, ku ishte rritur dhe edukuar, që për ma tepër paskej qenë i afërt me vetë xhaxhin e tij, Enverin. REPORT THIS AD -A ishte urdhër direkt i Enver Hoxhës me perspektivën e një gjenocidi të pashembullt ky kamp, pse u mbyll aq shpejt, çfarë ndodhi? Që ai kamp (dhe kampët e tjerë) të jetë krijuar me dijeni të plotë të Enverit, kjo s’ka asnjë dyshim. Supozim të një sulmi nga ana e Amerikës, asnjë prej nesh nuk do të kishte shpëtue gjallë, të kositur nga armët e kriminelëve të sigurimit e policisë, vrasës të regjur. Shtoj diçka interesante, se kur nisën internimet, më maj 1945 në Berat për familjet e veriut e në Krujë për ato të jugut, u hap një fjalë së shteti komunist po i mblidhte të internuarit për t’i çuar në Siberi. A ishte fjalë kote, thashetheme, apo diçka e propozuar, kjo s’dihet. Por që u fol u fol. Gjoja anijet ruse që do ta bënin atë punë, u bahej kontroll nga autoritetet turke, kur kalonin Bosforin, e kështu ajo punë nuk u realizue. Kështu regjimi komunist i Xhufit vendosi ta krijojë Siberinë në Shqipëri, ku kjo masë iu mbështet Tepelenës si zonë e mbyllur mes maleve. Qëllimi i Enverit ishte për të asgjësuar familjet e mëdha e të tjera familje të ndershme e patriote, duke i degraduar në puntorë krahu, skllevër e bujk-robër. Fëmijët e tyre të lindur e rritur në atë kampe të mos kishin asnjë të drejtë veç të punës denigruese të bujqësisë e në miniera.

Pse kampi i Tepelenës konsiderohet më famëkeqi në diktaturë, krahasuar me kampet e tjera, për shembull z. Xhufi ndërmend kampin e Maliqit? E thamë se aty ndodhën vdekje të shumta për konditat miserable, mungesë ushqimi deri të vdekur nga uria, sëmundje infektive, të ftohtit, punët e rënda. Veçse të merret vesh mirë, se aty s’ka pasur tortura në kuptimin të saktë, as është pushkatuar e varur kush. Ka pasur një tentativë ikje, ku personi është kapur e burgosur, e ka vdekur në burg. Një tentativë tjetër kanë ikur pesë vetë njëherësh, por jo shqiptarë, malazez, të cilët janë ndjekur e vrarë maleve. Trajtimi më i keq i Tepelenës ishin punët e rënda, si kafshë bartës, së cilës i nënshtrohesh të internuarit të aftë për punë, siç kemi shpjeguar. Para se të krijohej Tepelena, nga kampi Turanit, nja gjashtë të rinj, që ishin çuar të rregullonin një rrugë ushtarake, ku gjetën rastin të ikin, e vetëm njeri mbeti i vrarë, dhe të tjerët arritën të dalin në Jugosllavi e prej aty ne Amerikë e Belgjikë. Një ngjarje tjetër është arrestimi i pesë të rinjve nën 15 vjeç, që u dënuan me nga dhjetë vjet burg politik. Pasi u liruan u internuan, dhe me vonë u dënuan përsëri me nga dhjetë vjet të tjerë. Ky ishte sistemi i ngritur nga Enver Hoxha, që ata që ishin të damkosur si armiq të dënoheshin përjetësisht. Një e metë e madhe e Zotit Xhufi është kur bën krahasimin me kampin e Maliqit, që quan kamp internimi. Kampi i Maliqit ka qenë kamp i të burgosurve politikë, krejt burra. Aty kushtet ishin të tmerrshme, me punë në baltë për hapje kanalesh vigane, ku pati të pushkatuar, të varur, të vdekur në llucë nën këpucët e policëve kriminelë, e vrasje gjoja për tentativë ikje. Pra, krahasimi s’hyn fare. Kampi i Tepelenës, quhet i tmerrshëm sepse aty u mbyllën shumica familje, me pleq, gra e fëmijë. Prandaj ky kamp është krahasuar simbolikisht me Auschwitzin e kjo s’i lejohet e nuk i ka aspak hije zotit historian Xhufi që ta hedhë poshtë. Kushte të mira apo të këqija, ai ishte një kamp i mbyllur që u mohonte lirinë jetën mijëra qenieve njerëzore, të pafajshme, ku fëmijët janë pafajësia e sublimuar. Këtë zoti Xhufi s’e ka patur fare parasysh ose s’ka dashur ta përmendë sepse shkonte në turpin e regjimit komunist prej ku ai vinte. Ka komunistë të nivelit intelektual që kanë arritur të pranojnë gjenocidin shqiptar të zbatuar nga diktatura e Enver Hoxhës me shokë, ku themi që edhe zoti Xhufi duhet të arrijë të kuptojë, të reflektojë e të dënojë krimet e komunizmit në Shqipëri, ku kampi i Tepelenës është i damkosur me të drejtë si i tmerrshëm

Kampi i Tepelenës , kryesisht me familje, pleq gra e femjë. Mjafton fakti se alamet profesorësh që ishin diplomuar e doktoruar në universitete me të mira të Europës jo vetëm që i kishte pushkatuar e burgosur, por edhe ata që kishin shpëtuar i internonte e çonte me prashit misër e hap kanale në fushat e bujqësisë. Ky sipas Xhufit paskej qenë trajtim i mirë, ku mirë do të kishte qenë ta provonte vetë atë trajtim që t’i kthehej truri në vend. Kampi do të vazhdonte të funksiononte, por çeshtja u ngrit në OKB, ku i kerkohej llogariu Bashkimit Sovjetiki, pse mbahëshin në kohë paqe kampe internimi në Shqipëri. Sovietikët ndërhynë dhe kështu regjimi komunist u detu yrua ta mbyllte, e kijoi i kampet e punës buqësore në rrethin e Lushnjës, që vazhduan deri 1990.


Emni KASTRIOT Me daljen e ecfirmimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në skenën e historisë , asht kerkue të dihet nga e kanë origjinë Kastriotët, duke u mbeshte ma tepët te emni. pyetja vje a ka ekzistue një bvend që quhet kastriot, apo ky emën asht vu ma vonë me afirmin e Gjergj Kastiotit si Pric apo Mbret i Shqipnisë (Rex AZbaniae King of Albania siç e quenin të huejt). ,ë këtë mes, o mete për vete, disa vende kane ptretedue e pretendojnë tëë kenë qenë origjina e tyne. Ne nuk do të kërkojmë të përcatojmë një vend në hartë si vend i pikënisjës së kësaj familje. Porbajmë së pari një analizë të emnit, kuptimi e si e ku ai lidhet. Asht e padshmangëshmese ai emën e ka zanafillen te termi latin „Castra“ (Kastra), që përdoret në shumës dhe i përgjgje ndërtimëve ushtarake. kastra letinisht ka kuptim fortifikatë, dhe fushim ose kamp ushtarak. Nj shembëll klaisk na vjen nga emni i krahinës Mallakastra, latinisht (Mala Castra), në kuptimin fushim ose kam i keq i ushtrisë romake, kur a një epidemi që korri videje ne ushtri. Romakët e braktisën atë vend dhe për diku tjetër, dhe kështu i mbeti emni që mpban sot, Mallakastra. Kjo për zonën e Jugut, ku nuk del se ka ndonjë emën tjeter që lidhet me Kastra. Po ne veri? E thamë, se sot ka emen vendi e fhsati Kastrioti, por nuk dihet a i para formimt të

kastritëve, apo pas Gjergj Kastrioitit, për të pretendue se ai vend osa fshat asht origjinë e Katriotëve. Por emni kastra du diku përmendet si në Mirditë fjsati Kastër ose kastrë. Por kudoqoftë ky emën lidht me romakët si fortifikatë ose kamp ushtarak. Si rrjedhim duhet të përcaktohet vjetersia e një emni të tillë, sepse në qoftëse diku, në zonën veriore e në kosovë, rezulton që ky emën të kl ketë qenë para daljës në skenë të Kastrotëve, me Palin e Gjon kastriotin, e pastak Gjergin, atëherë mund të përcaktohet se kanë dalë nga ai vend. prova konkrete nuk kan keshtu dhe origjinaa e familjës kastrioti mbetet e pa zgjidhun, në kuptimn se nga një vend ose fshat që e mbante atë emën, shumë ma përpara. Pra dilemi qendron këtu. Emnin Kastriot e mbajnë disa (ose dy) fshatna në Dibër dhe në kosovë. Mbete tper të vërtetue, a para afirmimit të kastriotëve apo pas. Po qe për para, ka mundësi autentiçiteti, po prova që pas, i humb vlera, e pretendimet janë të kota. Në rastin tonën ne u morëm vetëm me emnin Kastrioti, a ka ekzistue ose jo diku. Sepse kot së koti burrat e fiisit me emën si Konstantin, Pal, Gjon e Gergj Kastrioti, s’do ta kishin mbajtë atë emën ashtu kot, ,ppor nga fakti se ai ishte emni i zanafillës së tyne e lidhun me një vend të caktuem ekzistues dhe jo ashtu n’ajër, pë^r havva, siç thotë populli. Këto janë supozimet tona, lidhun me emnin e Kastritiotit. Sigurisht se respektojmë gjithjë ata që janë marrë e ùmerren me këtë çeshtje, siç do të shohim ma poshtë, në pjesën kushtue Gjon Kastriotitn sipas studiesve të huej e shqiptarë. pO kërkohet të dijmë pak ma thellë dhe a ka pasë paraardhës të tjerë. Hulumtim na ka çue mal arg, te emni Konstatnti kastriiti, regjistrue ne anale Byzatine, dhe që tashti asht ba i njohun, si trung i Kastritëve. kështu menduem të radhisim një far dinastie të kësaj famimje të përmasave princore.

DINASTIA KASTRIOTI Në gjurmë të reja Konstantin Kastrioti Figura historike e Konstantin Kastrioti Mazreku dëshmohet në Giovanni Andrea Angelo Flavio Comneno's Genealogia diversarum principum familjum. Linjat e lashta mitologjike antike të prodhuara nga Angelo në shkrimet e tij janë ndërtime të trilluara, të cilat ai i shkroi në kontekstin e Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantin të Shën Gjergjit, por biografitë mesjetare konsiderohen të besueshme pasi ato vërtetohen dhe riprodhohen në burime të tjera dhe janë krahasuar me material arkivor në


kërkimet bashkëkohore. Angelo përmend Kastrioti si Constantinus Castriotus, cognomento Meserechus, Aemathiae & Castoriae Princeps (Constantinus Castriotus, mbiemri Meserechus, Prince of Aemathia dhe Castoria. Angelo përdori kognomen Meserechus në lidhje me Skënderbeun dhe kjo lidhje me të njëjtin emër prodhohet në burime të tjera dhe prodhohet në burime të tjera në ato të mëvonshme si Historia Byzantina e Du Cange (1680). [1] Termi princë është përdorur zakonisht në kontekstin e "sundimtarit", jo si një titull specifik dhe thekson se ai ishte një sundimtar në një rajon që përfshinte pjesë të gjerë Mat ("Aemathia") dhe "Kastoria" (interpretuar si një vendndodhje midis Hasit dhe Dibrës), baza e fuqisë së familjes Kastrioti në kohën e Gjon dhe Gjergj Kastrioti Skanderbeg. Në lidhje me toponimin "Kastoria", Kastriot, Kastrat në Has, Kastrat në Dibër ose mikrotoponimi "Kostur" afër fshatit Mazrek në rajonin e Hasit është sugjeruar si një vend i mundshëm. [2] Njohja Meserechus (Mazreku) ka qenë një objekt interesi në historiografi pasi lidh familjen Kastrioti me një fis Mazreku (fis) si një nga degët / vëllazëritë e saj. [1] Këto lidhje nënvizojnë se Kastrioti përdori Mazrekun si një emër që nxori në pah përkatësinë e tyre fisnore (farefisni). [3] Megjithatë, ato nuk tregojnë se emri është përdorur ndonjëherë si "mbiemër i dytë". [4] Emri Mazrek (u), që do të thotë prodhues i kuajve në shqip, gjendet në të gjitha trevat shqiptare. [5] Lidhjet e ndryshme gjeografike të Kastrioti me një vendbanim të veçantë Mazrek janë të vështira për t'u vendosur me siguri pasi toponimi shfaqet në përhapjen e përhapur në shumë nënrajone historikisht të lidhura me familjen. Një vendbanim Mazrek (u) i lidhur me Kastrioti shfaqet pranë Drishtit mesjetar, ku edhe në shekullin e 17-të shfaqen dy figura me emrin Kastrioti: një Pjetër Kastrioti dhe vajza e tij, Ana Katerina Kastrioti. Historiani Paolo Petta ka vërejtur se lidhjet me familjen historike Kastrioti ruhen në traditat gojore të fisit Mazreku në Shqipërinë e Shenjtë. [3] Gjenalogjia e familjës Kastrioti Genealogy of the Kastrioti family, Du Cange (1680), Historia Byzantine në koment dyfish. Document i rrallë, i pa përkthyem shqip. ne nuk arrijmë ta lexojmë, as me lente, se dalin shkrojta e trubullta. e nuk dimë si ta nxierrim tekstin të qartë, se do ta kishim përkthye. Du Cange, asht nje historian e Latinist që asht marrë me botime veprash latin të vjetra ne gjuhë latine dhe të përkthyeme, në fancë.Nga ky shkrim vetmë lexohen emnat.

I.Costantinus Castriotus . II.Georgius j Castriotus, III.Johannes Castriotus IV ? V.Johannes Castriotus VI. Ferdinandus Castriotus I quejtë edhe Ferrante, me të cilin shsuhet trashëgimi i drejtëpërdrejtë <nga Gjergj Kastrioti.

Kastriotë me menin Kostantin. 1).-Konstantin Kastrioti djal i. Pal Kastriotit 2). -Konstantin Kastrioti, brother of Skanderbeg 3).-Kostantin Kastrioti (d. 1500), Pëshkop I Isernia, bir I of Gjon Kastrioti II 4).-Kostantin kastriotI Kalorës I urdhnit të Maltësn bir I Alfono Granai-Kastrioti 5).Fabio Konstantin Kastrioti (1574 - 1615),bir I f Pardo Kastrioti 6).-Konstantin Alessandër Kastrioti (1616 1643)

Pal Kastrioti Pal Kastrioti ishte një sundimtar mesjetar shqiptar në pjesën e fundit të shekullit të 14-të në veri të Shqipërisë. Nuk dihet shumë për jetën e tij. Ai përmendet vetëm në dy burime historike që përshkruajnë sundimin e tij si të shtrirë në një rajon midis Matit dhe Dibrës. Djali i tij ishte Gjon Kastrioti dhe nipi i tij Gjergj Kastrioti


Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar. Në historiografi Një figurë e dëshmuar si Kastrioti i Kaninës në Shqipërinë e Jugut i cili shfaqet në një letër dërguar më 2 shtator 1368 nga Aleksandër Komnenos Asen në senatin e Ragusanit është hipotezuar nga një numër autorësh kryesisht në fillim të shekullit 20 si paraardhës i familjes Kastrioti . Heinrich Kretschmayr argumentoi se ky Kastriot mund të ketë qenë në të vërtetë Pal Kastrioti, John Fine e konsideroi "të mundshme" që ky Kastriot të ishte paraardhës i Gjon Kastrioti dhe Aleks Buda u përpoq të kapërcejë mospërputhjen gjeografike midis Kastriotit të Kaninës që jetonte në Shqipërinë e Jugut dhe Kastrioti që ishin aktivë në veri-qendër të Shqipërisë duke argumentuar se pas rënies së Balšić, ata u kthyen në tokat e tyre stërgjyshore në luginën e Dibrës. Në historiografinë bashkëkohore, figura e regjistruar si Kastriot i Kaninës në 1368 konsiderohet të mos ketë lidhje me familjen Kastrioti. [4] Kastrioti deri më tani mbetet në të dhënat historike ose arkivore në krahasim me familjet e tjera fisnike shqiptare deri në paraqitjen e tyre të parë historike në fund të shekullit të 14-të. [5] Figura historike e Konstantin Kastrioti Mazreku dëshmohet në Giovanni Andrea Angelo Flavio Comneno's Genealogia diversarum principum familjum. Angelo përmend Kastrioti si Constantinus Castriotus, cognomento Meserechus, Aemathiae & Castoriae Princeps (Constantinus Castriotus, me nofkën Meserechus, Princi i Aemathia dhe Castoria). Angelo përdori kognomen Meserechus në lidhje me Skënderbeun dhe kjo lidhje me të njëjtin emër prodhohet në burime të tjera dhe riprodhohet në ato të mëvonshme si Du Cange's Historia Byzantina (1680). [6] Këto lidhje nënvizojnë se Kastrioti përdori Mazrekun si një emër që nxori në pah përkatësinë e tyre fisnore (farefisni). [7] Emri Mazrek (u), që do të thotë prodhues i kuajve në shqip, gjendet në të gjitha trevat shqiptare. [8] Djali i Konstantin Kastrioti i cili ishte babai i Gjon Kastriotit dhe gjyshi i Gjergj Kastrioti Skënderbeut shfaqet në dy burime historike, Gjon Muzaka's Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi (1510) dhe Andrea Angelo's Genealogia diversarum principum familumum (1603/1610) i cili ishte më vonë u riprodhua kryesisht nga Du Cange (1680). Të dyja veprat - si shumë botime bashkëkohore në lidhje me prejardhjet e fisnikërisë - janë joreale si burime të pavarura. Angelo ndërtoi linja të lashta mitologjike të cilat lidhnin figurat e rilindjes me epokën e

Kostandinit të Madh dhe Muzaka minimizoi rëndësinë e familjeve të tjera feudale shqiptare, përfshirë Kastrioti. [9] Pavarësisht vlerës së tyre historike, të dy burimet përdoren në krahasim me njëri-tjetrin dhe kërkime të tjera historike dhe bashkëkohore. Angelo e quan babanë e Gjon Kastriotit "Georgius Castriotus" (Gjergj), zot (princë) të "Aemathiae, Umenestria" (Mat dhe ndoshta Ujmisht) dhe "Castoriae". Ky toponim është interpretuar si Kastriot, Kastrat në Has, Kastrat në Dibër ose mikrotoponimi "Kostur" pranë fshatit Mazrek në rajonin e Hasit. [10] Muzaka e quan atë "Paulo Castrioto" (Pal) dhe pohon se "ai sundoi mbi jo më shumë se dy fshatra, të quajtur Signa dhe Gardi Ipostesi" (Sinë dhe Gardhi i Poshtëm, në Çidhën të Dibrës). [11] Emri i tij i parë është i diskutueshëm. Angelo e quan atë "Georgius" (Gjergj) dhe Muzaka e quan "Paulo" (Pal). Asnjë emër nuk mund të karakterizohet si version i saktë për shkak të një mungese ekstreme të burimeve. Emri "Paulo" (Pal) përmendet vetëm nga një autor (Muzaka) dhe nuk është përdorur si emri i asnjë prej nipërve të tij (Reposh, Konstantin, Stanisha, Gjergj) apo stërnipërve (Giorgio, Costantino, Ferrante) [9] Sundimi i tij mbi "vetëm dy fshatra" siç përshkruhet nga Muzaka është diskutuar sepse nëse është e vërtetë, kjo do të nënkuptojë që djali i tij, Gjon Kastrioti i cili sundoi mbi një zonë shumë më të madhe u ngrit në pushtet në harkun e një brezi. Kjo konsiderohet si një trajektore shumë e pamundur në kontekstin e shoqërisë mesjetare shqiptare sepse familjet fisnike kishin fituar zonën e tyre të ndikimit gjatë gjeneratave të shumta në një sistem kompleks të përkatësisë me komunitetet lokale të fshatrave dhe martesave me njëri-tjetrin. [12] Historiani Kristo Frashëri e konsideron të mundshme që ai të sundonte rajonin e tij "në çerekun e tretë të shekullit 14" midis viteve 1350-75 bazuar në faktin se kur lindi nipi i tij Gjergj Kastrioti, djali i tij babai Gjon kishte tashmë tetë fëmijë.

GJON KASTRIOTI I Gjon / Ivan Kastrioti I (* në rajonin e Matit, Shqipëri; 2 2 maj 1437) ishte një princ shqiptar i cili kishte themeluar sundimin e tij në Abaninë veriore në 1389. Ai luftoi në krah të babait të tij Pal Kastrioti në Betejën e Fushës së Zogut të Zi


(1389). Babai i tij u vra në betejë, por Gjon mbijetoi dhe u kthye me trupat e tij në Krujë, ku u festua si një hero dhe u shpall princ i rajonit. Shumica e burimeve heshtin për fëmijërinë e tij. Dihet që familja Kastrioti vinte nga dy fshatra në luginën e Matit në veri të Shqipërisë dhe se ata ishin në gjendje të fitonin kështjellën nga dinastia Thopia në Kruja, nga ku banonin mbi një perandori të mesme. Gjon I isha princi i parë i kësaj "dinastie". Ai u martua me serben Vojsava Branković, e cila vinte nga dinastia Thopia dhe me të cilën kishte nëntë fëmijë. Këto mallra: Në 1389 Gjon mori pjesë në betejën në fushën e zogut të zi së bashku me babanë e tij Palin dhe disa princër të tjerë shqiptarë. Principatat shqiptare iu përgjigjën thirrjes së serbëve për ndihmë së bashku me princin boshnjak kundër pushtuesve osmanë. Osmanët fituan betejën, prandaj ata ishin në gjendje të vendoseshin në të në Ballkanin qendror (Maqedoni dhe Bullgari). Më vonë, principatat shqiptare duhej të pohonin veten e tyre kundër suzerentizmit osman. Menjëherë pas betejës në Amelfeld, turqit pushtuan territorin shqiptar (duke pushtuar Elbasanin). Kështu që principata e Kastriotit të mos bëhej kërcënim për Perandorinë Osmane, Gjon I duhej të dërgonte tre djemtë e tij Gjergj, Repoš dhe Konstantin në gjykatën e Sulltanit për siguri. Në vitin 1430 Gjon unë drejtova një revoltë të pasuksesshme kundër Osmanëve. Pas vdekjes së tij në 1437, Osmanët përgatitën me ngut ekspeditat pushtuese në Shqipërinë qendrore dhe verior Sipas kronikës së Gjon Muzakës (1515), babai i Gjon Kastriotit ishte fisniku Pal Kastrioti, i cili mbante dy fshatra, Sina dhe Gardhi i Poshtëm. [6] Këto dy fshatra ndodheshin në malin e Qidhnës në veriperëndim të Dibrës. Gjon arriti të zgjerojë domenin e tij familjar në rajonin e Matit. [8] Gjon Kastrioti u martua me Voisava, vajza e një zoti të Luginës së Pollogut në Madoni dhe kishte nëntë fëmijë me të: katër djem dhe pesë vajza. Emrat e djemve ishin Stanisha, Reposh, Kostandin dhe Gjergj (Skënderbeu) dhe vajzat quheshin Mara, Elena, Angjelina, Vlajka dhe

Mamica. Vajza e madhe e Gjon Kastriotit, Maria Kastrioti, e quajtur ndryshe Mamica, u martua me Muzakë Topia. Gjon Kastrioti ishte gjithashtu emri i nipit përmes Gjergj Kastrioti.

Gjon Kastrioti në një portret kushtue atij. E fale,derojmë piktoru për këtë vepërtë bukur, megjithëse s’ia dijmë emnin.

Sipas disa burimeve, Gjon Kastrioti mori pjesë në anën serbe kundër osmanëve në Betejën e Plločnikut (1386) dhe në Betejën e Kosovës (1389).] Disa madje ia atribuojnë fitoren serbe atij, përmes zgjuarsisë dhe bashkëpunimit të tij me trupat boshnjake. Në 1386, si shumë fisnikë të tjerë nga Shqipëria, Gjon u bë një vasal osman. Në 1402 së bashku me vasalë të tjerë osmanë nga Shqipëria ai mbështeti Bajazitin I në Betejën e Ankarasë. Ai ishte një nga fisnikët që ishin garantues për Balša III dhe Elena Balsha në traktatin që ata përfunduan me Venecianët më 6 qershor 1408 gjatë Luftës së Parë Skutari. Në fillim të vitit 1412 Venecianët i ofruan 1.000 dukate provizione vjetore Gjonit dhe vëllezërve Đurašević që të ndërronin anën dhe të largoheshin nga Balša III, por ata nuk pranuan. [ Kastrioti pranoi suzeraintin dhe u bë qytetar i Venedikut në 1413, së bashku me trashëgimtarët e tij. [15] Kastrioti mbajti marrëdhënie të mira me Venecian pasi u bë një vasal osman midis 1415 dhe 1417 dhe nuk kishte të ngjarë të


rrezikonte marrëdhëniet duke pushtuar Kepin nga Venecia. [15] Venecianët u përpoqën të ryshfet Kastrioti dhe Dukagjini për të luftuar kundër Zetës në 1419, por kjo duket pa sukses. Në periudhën 1419–1426 Gjon ishte një aleat i Despotit serb Stefan Lazarević, i cili ishte gjithashtu një vasal osman. Lazareviqit i ishte dhënë Zeta nga Balša III në 1421, por venecianët nuk e njohën atë, duke u mbajtur në bregdetin e pushtuar Zetan dhe Bojana, përfshirë Drivast. [16] Në gusht të vitit 1421, Lazareviq udhëhoqi ushtritë në Zeta dhe mori Sveti Srdj, Drisht dhe Bar; venecianët përfunduan një armëpushim dhe tani mbajtën vetëm qytetet e Shkodrës, Ulqinit dhe Budvës; kur Lazareviq kërkoi dorëzimin e këtyre qyteteve, Venecia nuk pranoi dhe lufta rifilloi. Një numër i shqiptarëve të Gjon Kastriotit të udhëhequr nga një prej djemve të tij u bashkuan me Lazareviç menjëherë pas mbërritjes së këtij të fundit në Zeta. Gjoni dërgoi forca që së bashku me forcat ndihmëse, për të ndihmuar despotin serb për të kapur Shkodrën nga Venedikasit. [19] Lazareviq rrethoi Shkodrën, ndoshta në qershor 1422 dhe për një vit, dukej se Venecia do të kishte humbur zotërimet e tyre,

megjithatë, mbështetur nga disa shqiptarë vendas, Venecia arriti të thyejë rrethimin në dhjetor 1422. [20] Në janar 1423, Venecia ryshfeti dhe fitoi mbi Pamaliots në Bojana, dhe pastaj bleu mbi disa udhëheqës fisnor në ose pranë Zeta: Paštrovići, Gjon Kastrioti (i cili ishte shtrirë në periferi të Lezhës), Dukagjinët dhe Koja Zaharija. [20] Megjithëse asnjë nga këta nuk u mobilizua ushtarakisht nga Venecia, ata u larguan nga radhët e ushtrisë së Lazareviqit, kështu që u bënë një rrezik potencial për Lazareviqin. Megjithëse admirali venecian Francesco Bembo u ofroi para Kastrioti, Dukagjins dhe Koja Zaharija në prill 1423 për t'u bashkuar me forcat veneciane kundër Despotatit Serb (duke ofruar 300 dukate Gjon Kastrioti), ata nuk pranuan.] Kohë pas kohe një ose më shumë djem të Gjonit dërgoheshin si peng në oborrin Osman. Në 1428 Gjon Kastrioti duhej të kërkonte falje nga Senati Venedikas për shkak të pjesëmarrjes së Skënderbeut në fushatat ushtarake osmane kundër të krishterëve. Në përpjekje për të lehtësuar presionin osman gjatë Rrethimit të Selanikut Venecia e frymëzoi Gjonin të rebelohej kundër Osmanëve në 1428.

Në gusht 1428 dërgoi të dërguarit e tij, priftin Dhimitër* te sultabn Murati, për t’u paraqitur venedikasve letrat e shkruara nga sulltani gjatë pesë viteve të fundit (që nga venecianët pushtoi Selanikun në 1423). Me ato letra sulltani i dërgoi urdhra Gjonit për të sulmuar zotërimet veneciane në Shqipëri. Meqenëse ai nuk pranoi të bashkëpunonte me Osmanët, Gjon iu lut Venedikasve t’i siguronin një sjellje të sigurt nëse Osmanët do ta sulmonin atë. [23] Në prill të vitit 1430, pasi osmanët pushtuan

Selanikun, ata pushtuan pjesën më të madhe të tokës së Gjonit. Forcat osmane drejtoheshin nga Isak-Beg i cili ishte sanxhakbej i sanxhakut të Shkupit. Ai pozicionoi garnizonin osman në dy kështjellat e Gjonit dhe shkatërroi pjesën tjetër të tyre. Isak-Beg e lejoi Gjonin të qeveriste një pjesë shumë të vogël të territorit sepse osmanët e konsideronin Gjonin përgjegjës vetëm për mosbindje, jo për tradhti. [24] Gjon Kastrioti u bashkua me një kryengritje të pasuksesshme kundër Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Gjergj Arianiti midis 1432 dhe 1436 dhe u mund përsëri nga forcat osmane të Isak-Beg. r Gjon vdiq më 4 maj 1437. [25] Territori i kontrolluar më parë nga Gjon Kastrioti u aneksua nga Osmanët dhe u rendit në regjistrat e tyre si toka e Yuvan-ili (Yuvan ishte emri i Gjonit në gjuhën turke). [26] ---------*Djimitër Frangu, një provë e pranisë së Dhimitër Frangut në rrethin e Gjon Kastrioti, qe ma vonë do t’ishte në dshërbim të Gjergj Kastriotit, sekretar, arketar, kshilltar, luftëtar, përkthyes e shoqnues në takime me Papën Pali II në Romë e të etjera takime.

Vojsava Kastrioti I pari absolut që shkruen për Vojsaven asht At Dhimitër Frangu në librin e tij latinisht botue ne Venecia më 2 Prill 1480,dhe jo Mrain Barleti pas 30 vjet kur botoi libbrin e tij. Nga At Dhimitër Fra,gu marrim vesh se Vojsava asht e bia e princit të Pollogut (tetovë Dibra e Madhe) e resulton te jetë mbesë të Muzaka nga ana e nanës.

Vojsava Kastrioti e përfytyrueme si një shejtëreshë (1386-1402)


Nga ana tjetër Barleti na tregon pralla, duke shkrue për adrrën e Vojsavës që paska pa andërr Gjergjni në djep duke shtrydë dy gjarpij(?!) Po pse injorantë i bani njerëzit, duke dashë të paraqesë Sjënderbeun si Herkui. Apo nèk i gjesh trimi të tjeaa si të herkulit, me demin e egër dhe derrin të egër e tjeara kopalla? Nga ana tjetër Vojsava asht puro shqiptare, nga një derë princore shqiptare, të një krahine shqiptare, dhe përmatepër mbesë të princët shqiptarë Muzaka. Lindë me 1386 në Pollog, e vdekë më 1437 në Krujë, ajo pati nandë femijë, katër djelm e pesë vajza. Ana ma e dhimbshme ishte ndarja nga djemtë që ia mori pe,g sulltani dhe nuk i pa me sy. ndërsa ma vajzat ajo ikiszhte mundësi ti shifte e të rrinte me to. Ngue shembullore, njer’ëzi ekonsideronin si shejtëreshë aq e urtë dhe e devotëshme ishte.

Gjergj Arianitit. Ai ishte Lord i Krujës për një periudhë të shkurtër pas vdekjes së babait të tij, Duka i San Pietro në Galatina (1485), Kont i Soleto, Signore de Monte Sant'Angelo dhe San Giovanni Rotondo. Në 1495, Ferdinand I i Napolit i dha atij titullin Signore de Gagliano del Capo dhe Oria. Si adoleshent ai u detyrua të linte vendin pas vdekjes së babait të tij në 1468. Ai është i njohur gjithashtu për rolin e tij në kryengritjen shqiptare të vitit 1481, kur pasi arriti në bregdetin shqiptar nga Italia për t'u vendosur në Himarë, ai u përpoq të luftonte kundër Osmanët. Në qershor të vitit 1481, ai mbështeti forcat e Ivan Crnojeviç për të rimarrë me sukses Zetën nga Osmanët. Ai nuk ishte në gjendje të rindërtonte Principatën e Kastriotit dhe të çlironte Shqipërinë nga Osmanët dhe ai u tërhoq në Itali pas tre vitesh luftë në 1484. Përmbajtja 1 familje 2 Shih gjithashtu 3 Referencat 4 burime Gjon Kastrioti II - https: //fr.qaz .wiki / wiki / Gjon_Kastrioti_I

*************************** Thanas L. Gjika REALIZMI NAIV DHE REALIZMI I VERTETE

Andrra e Vojsavës, pra ajo pralla e sajueme e Barletit, gjeti pasqyrym në stampa e gravura të kohës si kjo që paraqesim ketu, sh. XVI. Shqqqiptarë soiduket i kanë qejf rrenat e alucinacionet e Barletit, dhe i marrin si të vërteta. barleti duke dashur të zmadhojë figurën e Skënderbeu, i bediti disa pralla nga mitologjia e Herakliut., si adrra e Vojsavë, trillim, për ta ba librin e tij një roman se sa një biografi serioze. Sih gurisht se përgjegjësia bie mbi Akademin e Komunstre shqiptare, kryetarja e , genjeshtrave e mashtrimëve.

Gjon Kastrioti II Gjon Gjergj Kastroiti II (1456-1502)

Gjon ose John Castriot II (italisht: Giovanni Castrioto; 1456-1502), ishte djali i Gjergj Kastrioti Skanderbeg, heroi kombëtar shqiptar dhe Donika Kastrioti, vajza e

Pas vitit 1991, kur partia shtet në Shqipëri pranoi se sistemi komunist diktatorial dështoi me turp, shumë krijues që kishin krijuar vepra sipas normave të realizmit socialist, i braktisën këto normave dhe filluan të përpiqeshin për të krijuar vepra të reja ku të pasqyronin jetën e kohës se diktaturës dhe të pasdiktaturës sipas parimeve të realizmit. Mirëpo duke qenë se i kishin shërbyer me dashje me veprat e tyre ideologjisë së partisë shtet, dhe se sedra nuk i lejonte të pranonin se kishin gabuar duke u bërë palë në krim me partinë shtet, tani në kushtet e reja filluan të përpiqeshin të justifikonin mekatet e tyre duke hartuar vepra ku tregonin se jeta nën diktaturë kishte pasur edhe shumë të mira, se deformimi i personalitetit dhe i moralit nuk ishin shumë të theksuara, se me pak sakrifica njeriu krijonte emër të mirë, se në krahinën a qytetin ku u rrit e punoi autori nuk ndjehej shumë lufta e klasave, etj. Të tilla vepra, ku mungon heroi pozitiv (një komunist i thjeshtë a sekretar partie si model që tregon rrugën drejt zhvillimit, drejt komunizmit), edhe pse nuk e shtrembërojnë jetën, pra edhe pse nuk i përkasin realizmit socialist, nuk janë vepra realiste, sepse në to mungon vërtetësia dhe vlerësimi ideoemocional kritik i autorit ndaj së keqes që sundonte në jetën e përditshme. Këtyre veprave u mungon vërtetësia, sepse arritjet e heronjve të tyre nuk vihet në dukje se i realizonin të shtyrë nga edukata familjare dhe aftësitë personale, dhe se sistemi shoqëror i pengonte të shpërthenin plotësisht aftësitë e tyre. Heronjtë e këtyre veprave janë meskinë, ata nuk


shqetësohen për dënimet pa gjyq të shumë intelektualëve, për vuajtjet nëpër burgje e kampe internimi të njerëzve të shpallur pa fakte 'armiq të pushtetit', për ta janë disi të panjohura izolimi ekstrem i vendit, varfëria ekstreme e popullit, lufta e egër e klasave që e perçau popullin dhe i futi në gjak shqiptarit urrejtjen për shqiptarin, etj. Autori, nga ana e tij, përpiqet të jetë neutral, të mos mbajë qëndrim ideoemocional kritik ndaj të këqiave që mbisundonin në jetën e kohës, gjë që e la Shqipërinë londineze në prapambetje ekonomike, politike e morale si asnjë vend tjetër të Europës. Ky lloj realizmi, ku mungon vërtetësia në pasqyrimin e dukurive të jetës nën diktaturë dhe vlerësimi ideoemocional kritik i autorit ndaj së keqes quhet realizëm naiv. Veprat e krijuara sipas realizmit naiv nuk kanë në qendër një komunist si hero pozitiv, nuk e zbukurojnë jetën e kohës së diktaturës, por e riprodhojnë jetën nga pozitat e një autori “neutral”. E vendos fjalën neutral brenda thonjëzave, sepse në letërsi dhe në arte as ka pasur e as mund të ketë vepra ku nuk shprehet qëndrimi ideoemocional i autorit, i cili mund të jetë mohues ose pohues, sipas bindjeve botëkuptimore të autorit. Edhe në veprat, ku këta autorë pasqyrojnë jetën shqiptare pas dështimit të sistemit diktatorial, pasqyrohet jeta pa vërtetësi. Mungesa e vërtetësisë në këto vepra shpaloset në faktin se në këto vepra nuk kritikohen krimet e komunizmit, por kritikohen e shahen arritjet e sotme, por mohoet fakti që sistemi pluralist me ekonomi të tregut të lirë i ka sigurar përparim ekonomiko-politik Shqipërisë. Nuk kritikohet klasa politike e sotme, kjo pjellë e PPSh-së, që është përpjekur duke u maskuar me ngjyrat partiake dhe lojës pozitë-opozitë, ta pengojë krijimin e shtetit ligjor dhe krijimin e demokracisë së vërtetë. Veprat letrare dhe artistike të hartuara sipas realizmit naiv nuk ndihmojnë përparimin e mendësisë së shoqërisë sonë, por shpien ujë tek mulliri i nostalgjisë ndaj regjimit komunist. Ndërkohë mendoj se ky grup krijuesish, po të lexojë me vëmendje veprat e Visar Zhitit, Jozef Radit, Lek Pervizit, Eugjen Melikes, Uran Butkes, etj, ku pasqyrohen e demaskohen dënimet pa gjyq, jeta plot vuajtje e të përndjekurve të ndërgjegjes nëpër burgje e kampe internimi, mund të evoluojnë e të fillojnë ta riprodhojnë jetën e kohës së diktaturës jo thjesht me realizem naiv, por duke shprehur edhe qendrimin e tyre ideo-emocional kritik ndaj asaj jete e ideologjie. Vlen të theksohet se ky grup krijuesish është i ndryshëm nga grupi i shkrimtarëve dhe artistëve që vijojnë t'i mburin veprat e tyre që krijuan gjatë regjimit komunist sipas normave të realizmit socialist. Fakti që këta autorë vijojnë edhe pas 30 vjetësh nga dështimi i sistemir dhe i ideologjisë komuniste t'i mburin veprat e shkruara sipas parimit të realizmit socialist, tregon se këta janë të pandreqshëm dhe shërbëtorë të shtrembërimeve ideologjike, morale dhe artistike të një kohe që e mbuloi koha me pluhurin e harresës e të turpit.

I nxitun nga ky shkrim, redaksia e revistës e mbeshteti ne nje mënyrë krejt alegorike, por që i përgjigjet gjendjës së amullisë së kulturës e letërsise si edhe fusha të tjera, që ka laluue në anë të mënyrës stereotipe, pa kurrfarë përsonaliteti të autorëve, si një far robotizimi të përgjithshëm, ku krijimtari mbetet si e mbërthyeme ,ë disa kritere bajate. Dhe ne rasti tonë si shqiptarëë Shqipërisë e jashtë saj, vazhdon të jetë domuse rryma e realaizmit socialist, e kamuflueme me gjoja me ide të lira. Ndërsa ata që janë shkëputë nga relizmi socialist dogmatik, shikohën akoma me syrin e ndjerkës. Ndërsa të parët janë po trashëgimtarët nostalgjikë të monizmit, të dytëtjan nga ata që i shpëtuen skëterrës komuniste, e pasardhesit e tyre. Patjetër, se krijimtaria e këtyre do të reflektonte realitetin dhe në veprat e tyre të reflektohej e vërteta, ne të gjith aspekte e saj. Prandaj ish konformistët e monizmit përpiqen t’i largojnë nga vemedja e lexuesve , pra te vazhdojnë në zbatimin e « luftës klasore », pa gjetë pëngesë , me pretkstin e liris së fjalë e mendimit.

Tetarët mbisunduesit e Kultures shqiptare ose tetarizmi. Vështrim alegorik

Ku shkrim i Thanas Gjikës, na frymëzoi që të hedhim një vështrim mbi gjendjën e cultures shqiptare, si gjatë monizmit ashtu pas tij. Zoti Gjika, me një analizë të goditun, përcakton rrymën letrare te pstkomunismit, qe vezhdontëe vazhdonj ecë po në ato gjurmë, sepse levruesit e saj; s’janë në gjenedje ( s‘duan) të marrin një rrugë të re të pakondiciuonuar nga pankarta, „rruga e partisë“, por të ecin në “ rrugën e lirisë“. Kjo s’u pelqen. Pra Liria këtyne specimenëve të krijimtarisë së mbeshtetun mbi Realizmin Socialist, u vret sytë. Prandaj vazhdojnë të mbrohën nme syzet e zeza nga drita e lirisë. Tani vijmë të tetarizmi. Ky pëcaktim më erdhi ndërmen nga një histori e vjetër e një fshatari tëhumbur nga thellësia e malëve, që shkon të takojë djalin ushtar diku larg nga jugu. Kur u kthye, shokët e miqtë donin të dinin së si e gjeti dhe e la djalin. Fshatari, u mburr se djali i tij ishte ba i gjthpushtetshëmi në ushtri, me autoritet të madh. Shokët e pyesin se në ç’grada të nalta kishte arritë, a major, klolenel apo gjeneral. Fshatari përgjigjet me ton: Ku pyet djali im per kolonelë e gjeneralë. Para tij dridhet gjithë ushtria! Hou bre, po ç’gradë paska yt djalë.? Tetar more burra, tetar! Kuka bgradëma të naltë! Shokët nuk e ngacmuen, sa aq ia priste mendja atij, dhe e lanë të kulloste pas asaj bindje të tij. Pra tetari isht mbi gradat ma te nalta se komandari. një superman. Ky shembull me lidhi me shkrimin e Thanasi Gjikës. Kështu klasa e mediokrëve dhe nënmedjokrëve në letërsinë shqiptare, eshte ne rolin e tetarit, pra të tetarizmit. Ku hiçi bahet sundues I nënvlerave, dhe vlerat hidhen në koshin e plehrave, ose shkrryhen ne blatë. Thanas Gjika permen ne shkrimin e tij realizmin naiv. Naiv ose jo naiv, po e njejta pjellë e realizmit socialist., ku ata vazhdojnë të livadhisin. Dhe si në rol të tetarit e mbajnë veten me të madhe se janë mbi gjeneralët. E kkush na qenkan këto gjeneralë? E po patjetër


ata që realizmin socialist as se perqafuan as s’e njohjen, bile e hodhën poshte me vepra të denja pa subjektivitet partizmash apo ideologjishë, as laike as fetare. Por e keqja asht se tetarizmi asht përgjithësue, dhe prej saj veç dalin vepra të sbeta, pa kurrfare ideje mendimi, veç merre merre, pa asnjë frymëzim pozitiv, me nj vetbindje se janë mbi të gjithë, pra tetari qe del mbi gjneralin. Si përfundim, gjdja e kultures në përgjithësi, jo vetëm letërsinë e prozës dhe poezisë, por dhe arti, historia, ose mendimi filosofik (I paekzistueshëm) e të tjera fusha të dijëve janë në dorë të tetarëve, dhe ec e dilju përpara që t’I kundështosh, ata tashmë I bashkojën zerat e tyre një zë të vetëm, zeri impunues I tetarit : gaditu, ne rresht, marsh! Z E gjithë kjo pasqyrohet në levdata që tetarer këmbejnë midis tyne, ku të gjithë dalin figura te nalta, të paarritshme, gjeni, kjolosë. Fshtari i shkret foli për një tetar, djalin e tij, ndërsa tani kemi një ushtyri tetarëshn njeni ma gjeneral, ose mbitetar se tjetri. Po pse aq poshtë ka ra katundi ? E po si po shkojnë punët, jo veç katundi ppor dhe qyteti apo kryeqyteti po bien poshtë e ma poshtë.

Lahutari Shqiptar

Balada e tetarit Rroftë tetarizmi, rrofsh or tetar; ma i madh i ndër komandarë ! -Ky tetar kush asht mor burrë? -Po pse nuk e ke ditë kuirrë ? Mban syze te zeza sterrë, Si në dimër ashtu në verë. Shqipën e flet si mos ma keq, dhe librat i shkruen krejt perdreq. Por ka gjet një ushtri të tanë, që ditë e natë i bajn duvanë. Shtëpinë ia kanë ba një pallat, që as diktatori vetë nuk e pat. Kullot në livadhe jashtë shtetit, nga frika që ka prej miletit, mos ia rjepin lëkurë, së gjalli në qytetin ndërtue me gur stralli. -Hou bre, po ky na qenka ai tetar; që e mban veten mbi komandar ? Një pëllambë njeri dordolec, që me hundë përpjetë rrugës ec, e s’begenis të përhsndesë njeri, e struket si miu në shtëpi. Shkruen e zhgarravit libra me kile me dokrra të kota dhe me hile, për të dalë si burrë i mirë, nga që biografinë e ka nxirë. Nuk e nxierr hundën nga dera, nga frika mos e merr era, mos fryn një i madh tufan, që ta tresë tutje pa dërman. -Mor zotni ç’na thue kto pralla, ai asht njer tetar me veti të rralla, rrup sup ia ban ushtrisë, që rreth tij janë livadhisë. S’guxon kush t’I kthejë fjalë, para tij dridhen gjeneralë,

se per të tjerë nuk pyet fare, njeriu për të nuk vlen një pare. Aq i asht rrit medjemadhësia, sa para tij të përulet njerëzia : -Un jam tetari ta merrni vesh sak, se per gjeneralët s’pyes aspak. Siç dikush ka thanë, jam Lal Kros, vetë un shkruej e vetë vulos, askush s’guxon të më thëtë mos. Një ushtri me idhtarë e ka kri.ue, për mbi ta fort mir me sundue. Ushtarët’para tij kokën ulin se prej vendit dot nuk e shkulin. Kjo ishte historia e tetarit, që ia kalon dhe vet komandarit.

“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vëndet tona, na…” Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar… Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur e gjeneral, Prenk Pervizi, me origjinë nga fshati Skuraj i Kurbinit, i cili pasi ishte diplomuar në Akademinë Ushtarake tëAstrisë dhe pastaj në Shkollën e Luftsë së Toiinos, Torinos në Itali dhe shërbente si ushtarak pranë Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare të Monarkisë së Zogut. Në vitin 1935, u dërgua me një mision vëzhgimi në Luftën e Abisinisë. Kujtimet e panjohura të gjeneral Pervizit për periudhën disa mujore që shërbeu si anëtar i një komisioni ndërkombëtar vëzhguesish, ku bënin pjesë edhe amerikani T. Palmer, rumuni, L. Dinerau, hungarezi F. Borzovsky, portugezi B. Herrera, austriaku K. von Kirschner, japonezi K. Sakamura, të gjithë me gradën e kolonelit, ku para nisjes, ata i kishte pritur në audiencë, vetë Benito Musolini, në Napoli. Dërgimi i disa trupave komando të Ushtrisë Shqiptare në disa vënde të ndryshme të botës si në: Bosnje, Afganistan, Irak, ashtu dhe ato të misioneve të tjera paqeruajtëse që ushtarakët tanë kanë kryer në disa pika të nxehta konfliktesh në mbarë globin pas viteve ’90-të, nuk kanë qenë rastet e vetme kur ata kanë shkuar në ndihmë të vëndeve të tjera. Edhe gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, ndonëse në pozita dhe rrethana krejt të tjera nga këto të këtyre tre dekadave të fundit, ushtarakët shqiptarë kanë marrë pjesë me misione sekrete në disa vënde të botës, si në Kore, Vietnam, Laos etj Por ajo që nuk ka qenë shumë e njohur deri më sot, ka qenë pjesmarrja e disa ushtarakëve shqiptarë të Monarkisë së Zogut, në konfliktet ushtarake që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore në vitet ’30-të. Një nga ata ka qenë dhe gjenerali i famshëm Prenk Pervizi, ish-Komandanti i Mbrojtjes


Kombëtare në vitet 1943-44, (apo siç njihej ndryshe, Ministër i Mbrojtjes), i cili pasi ishte diplomuar në Akademinë Ushtarake të Austrisë e kryer Shkollën e Luftëqs së Torinos, në vitin 1935 kur mbante gradën e kolonelit pranë Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare që kryesohej nga gjeneral Xhemal Arianiti, u dërgua me mision si vëzhgues i luftës Italo-në Ethiopisë.. Lidhur me atë mision, Prenk Pervizi, pinjoll I një prej familjeve më të njohura dhe me të kaluar patriotike të zonës së Kurbinit (xhaxhai i tij, Gjin Pjetër Pervizi, ka ngritur flamurin në 28 nëntor 1912 në Milot dhe për veprimtarinë e tij atdhetare e patriotike është dekoruar nga Mbretërai shqiptare dhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës), ka lënë kujtimet e tij, të cilat i biri, 92 vjeçari Lek Pervizi, (me banim në Bruksel) i’a ka dërguar eksluzivisht për botim redaksisë së Memorie.al, dhe një pjesë prej tyre, bashkë me një histori të shkurtër të familjes Pervizi, ne po i publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

Deri i kaq kisha të qarta njohuritë nga Atllasi gjeografik që mbaja në shtëpi. Por për historinë e atij vëndi dhe atij populli, nuk kisha pas rast të njihesha ma tepër. Kështu për t’i ra shkurt, hapa Larusin, ku mora disa njoftime që më nevojiteshin. Me emnin Abisni, quhej rrafshnalta qëndrore e Ethiopisë, që shkonte nga 2000 deri në 4500 metra mbi nivelin e detit. Vetë kryeqyteti i Ethipoisë, Addis Ababa, gjendej në lartësinë mbi 2500 metra. Italianët kishin dash ta pushtonin që më 1885-87. Ata kishin pushtue fillimisht Eritraen, e kur sulmuen Ethiopinë u gjetën përpara qëndresës së fortë të fiseve primitive vëndase të udhëhequn nga mbreti Menelik i II-të, që më 1887 e shpartalloi ushtrinë e gjeneralit Baratieri, në Adua. Synimet e Italisë asokohe dështuen. Por ja që Italisë së Musolinit, i’u mbush mëndja ta sulmonte përsëri, për ta çue në fund pushtimin e atij shteti afrikan. Italia kërkonte “spazio vitale” (hapësira jetike), siç kërkonte dhe Gjermania, pra donte të kishte edhe ajo kolonitë e saja, si Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, deri Belgjika e Hollanda.

Në Napoli me ë priti Duçja Si kisha marrë disa informata të domosdoshme për misionin tim afrikan si antar i një komisioni ndërkombëtar vëzhguesish, u bashkova me anëtarë të tjerë në Napoli, të gjithë kolonela: amerikani T. Palmer, rumuni, L. Dinerau, hungarezi F. Borzovsky, portugezi B. Herrera, austriaku K. von Kirschner, japonezi K. Sakamura. Në Napoli u paisa me rroba koloniale, të përshtatëshme me përballue atë klimë e ato kondita. Kisha marrë me vete një aparat fotografik Agfa, që do të më shërbente shumë për të fiksue çaste, personazhe, personalitete ushtarake e civile, jetën primitive të vëndasëve, pamjet karakteristike, jetën tonë si grup vëzhguesish të huej etj. Në Napoli patëm vizitën e vetë Duçes, Benito Musolinit, i cili shprehu falenderimin për vëndet tona që kishin pranue me dërgue si vëzhgues në këtë luftë, e na uroi udhëtim e mision të mbarë.

ë Kolonel Prenk Pervizi vëzhgues në Luftën e e Ethiopisë, 1935-36.

Nga kujtimet e Prenk Pervizit: Njohuritë e mija mbi Ethiopinë “Para se me u nisë në misionin që më kishte caktue Ministria e Mbrojtjes e vetë Mbreti Zog, me të cilin pata një audiencë speciale, më duhej të merrja disa të dhana mbi Abisininë, ose ma mirë me thanë mbi Ethiopinë, e udhëhequn nga Perandori Halie Salasie, i quejtun Negus Negusti, (mbreti i mbretërve), shtet afër Afrikës Lindore në fund të Detit të Kuq, me të cilin Italia kishte hy në konflikt që në tetor 1935. Ethiopia gjendej midis dy kolonive që Italia kishte pushtue që më 1885-1887, Eritrea në very, dhe Somalia në jug.

Shoqënia e Kombeve e kishte dënue ndërhymjen e Italisë në Ethiopi dhe kishte vendosë bllokadën (sanksione), kështu që shumë shtete, deri edhe Gjermania nuk dërguen vëzhgues. Më 10 nëntor 1935 u nisëm e pas një udhëtimi prej 4000 km, mbi një kryqëzor, e duke kalue mbi Kanalin e Suezit, dhe gjithë Detin e Kuq, arritëm në Asmara, prej nga ku na përcollën për në frontin e Eritreas, i cili ishte fronti verior pranë shtabit të gjeneralit De Bono. Ma vonë ky u zavëndësue nga gjenerali Badoglio. Mbas dokohe kaluem në frontin jugor, pranë shtabit të gjeneralit Graziani. Por kishim mundësi të transferoheshim e të lëviznim nëpër pika të ndryshme të fronteve të luftimit.

Në frontin e Luftës Gjatë gjithë kohës së luftës, me anë të avionëve ushtarakë e mjeteve të tjera të motorizueme ne kishim mundësi me lëvizë lirisht. Ajo luftë ashtu siç dihet tashma, përfundoi me fitoren e ushtrisë italiane, e kështu Viktor Emanueli III-të mori kurorën dhe titullin e Perandorit të Ethiopisë. Gjenerali Graziani u emërue Zv / Mbret i Ethiopisë e Badoglio u ngrit në gradën, Marshall i Italisë.


Pushtimi i Italisë ishte hapi i parë që mund të pasohej nga hapa të tjerë drejt realizimit të andrrës utopike të Duçes, Benito Musolinit, për të krijue Perandorinë Romake. Një kërcënim i padiskutueshëm i vëndeve ballkanike, ku viktima e parë mund të ishte Shqipëria, siç ndodhi në kohën e Ilirisë së Teutës kur Ballkani u sulmue e u pushtue prej romakëve. Pesëmbëdhjet ditori i parë përbani gadi për të gjitha njësitë italiane një periudhë pushimi, sistemimi e ndryshimi të pozicioneve të arritura. Përkëtë rrezik të mundshëm, që koloneli e kishte maarrë vesh nga thenjët e gjeneralëv italianë e kolonelët ish shokë të Shkollës së Luftës të Torinos,kl kuir u kthye në Shqipëri evuri në dije,në Mbretin Zog, duke I kërkuar t’I hjepte organizimin e mbrotjës së vendidt. Zogu e beri veshin shurdh në atë drejtim. Me Italinë marëdhenjët ishin shumë të mira e s’u vinte asnjë e keqe. Qendrimi mospërfillës i Zogut ishte nje zgënjim i madh, një nënvleftësim i pafalshëm, ku pasojat do të ishin tepër tragjike; për Shqipërinë dhe vetë mbretin Zog. Të ktehemi te lufta e Eyhiopisë, me disa përshkrime të shkurta të kolonelit.

Italia po luftonte kundër një popuuli proimitiv që jetonte në kasolle e shpella e me armë të kohës së gurit, kundër një fuqie të madhe me armët më modern.e. Prenk Pervizi e thekson këtë pushtimmm në sajë të potecilit ushtara, me aviacion e mjetye të bliduara e pajisje të tyjera modern.

Disa shënime nga fundi i asj lufte që sishte Beteja e Liqenit Ashianghi (31 Mars – 4 Prill) Mbas pushtimit të Amba Alagjit, si u gjuejtën disa pozicione të përparueme në jugë të shkambit madhështor, trupat e korp-armatës së I-rë dhe ato të korp-armatës së Erithresë, kujdesëshin për zgjatimin e rrjetës së rrugëve përtej qafës së Alagjit për t’a bashkue me xhadën ethiopike ( me t’ashtuquejtën Rrugë Imperiale), që fillonte afër Mai Ceu, ndërsa mbeturinat e armatave të Ras Mulunghietës, Ras Kassa e Ras Sejumit, vazhdonin ikjen e tyne të vrullshme kah jugu. Komanda Eprore , tue qenë në dijeni të plotë për mësymjen e afërme, mori të gjitha masat e nevojshme për të përballue rrezikun, tue ba që të dy korp-armatat e interesueme ( korp armata e I-rë kombëtare dhe korp armata e Erithresë) të merrnin një radhitje me një shkallëzim ma të shënuem në thellësi të krahut të djathtë, në mënyrë që të lejohej manevra kundër-ofensive në drejtimin ma të përshtatshëm si edhe për t’i shtrue anmikut përpara një zjarr të pakapërcyeshëm.

Prenk Pervizi

me veshje koloniale para Malit Amba Alaxhi ku u zhvillua një betejë vendimtare

Beteja, e ndezun n’agimin e datës 31 Mars me mësymjen anmike kundër të djathtës së divizionii alpin, përfundoi në mengjesin e 4 Prillit me thyemjen e plotë ethiopike, pasi kishte marrë, sidomos në ditën e parë një pamje egërsie të madhe.

Kah ora 17 furia e mësymjes u dobsue; ndër rreshta ethiopike dalloheshin simptomat e para të lodhjes. Atëhere alpinet u hodhën të vendosun në kudërmësymje, tue e dëbue anmikun deri në katundin Sefti.

Vrulli i parë anmik kah ora 6 e 31 Marsit, ishte drejtue kundër vijave italiane të Malit Bohorà, që mbrohëshin trimnisht prej alpinëve të divizionit “Pusteria”. Dukej qartas se ai kish për qëllim me thye krahun e djathtë italian por u destinue me u dërmue prej qëndresës së fortë italiane.

Ky asht epizodi përfundues i ditës. Abisinët, të prapsuem fuqimisht mbi të gjithë vijën, të dërmuem prej qitjes s’artilerisë italiane, të kositun prej mitralozave, të rrahun prej avaiacionit – që mori pjesë aktivisht në betejë tue pasë shumë ajrorë të qëlluem – heqin dorë prej luftimit dhe, aty nga ora 18, tërhiqen mbi pozicionet e maparshme në jug të Mekanit.

Por nga ora 16, turma të tjera abisine turren kundër trupave vendase italiane në drejtim të Malit Korbetà, ndërsa kolona të tjera rifillonin me hov për të risulmue kundër alpinëve mbi Malin Bohorà. Kjo qe fuqia ma e madhe që u derdh prej anmikut : mësymja deçisive me të cilën shpresonte m’e kthye fatin e ditës në favorin e tij. Por vrulli i rrëmbyeshëm i sulmuesve nuk mundi me i zmbrapsë as edhe një hap divizionet italiane.

Gjëndja e datës 4 Prill mbi frontin verior, mbas epilogut ngadhnjyes të betejës së Liqenit Ashianghi, mund të përmblidhet kështu: armata e fundit abisine u shkatërrue; të gjithë fuqitë italiane vazhdonin përparimin konvergjent kah e mbrendëshmja e Ethiopisë prej krahut të madh, Gondar-Sokotà-Liqeni Ashianghi-Sardo’.


nga fshatrat e Korçës. Nga viti 1948 deri në 1977-ën, Prenka jetoi në Greqi, Itali e se fundi në Belgjikë ku dhe vdiq i vetmuar larg familjes së tij, (nënës, bashkëshortes dhe tre djemve, Valentini, Genci dhe Leka me familjet e tyre), të cilën regjimi komunist i Enver Hoxhës e mbajti të internuar për gati gjysëm shekulli në burgjet e kampet e internimit, ku më i tmerrshmi ai i Tepelenës, dhe campet të tjerë në rrethin e Lushnjes, deri në vitin 1991. /Mmorie.

Gjeneral Prenk Pervizi Ministër i Mbrojtjës, 1943-44 .Gazeta « Besa » i beri një interviste të gjatë prej 16 faqësh për relacionin ne gjith luftës. Ai ndëkaq kishte sjellë fotografi të shumta, të marra drejtpërdrejt prej tij e të vez guesve të tjerë, paraqitur në dy albume të medhej, shoqëruar dhe me shënime të rastit. Gjithë ky material si dhe dorëshkrime me të tjerë u dogjën n zjarrin e venë shtëpisë së Lai çit, ku ruhëshin, nga ana e komunistëve. Ftamirësisht xshpëtuen në bibliotekën kpmbëtare, përshkrimi i Luftës së Abisinisë, botuar nga Shtypshkronja ushtarken si dhe Gazeta « Besa » e muajt qershor 1936, me intervistën e kolonel Prenk Pervizit. Figurë e lartë e uishtrisë shqiptare, intelektual dhe patriot i flakët, që mjerisht sistemi komunist e mbajti të fshehur, të heshtur e të mbuluar me harresë. Ku akoma dhe sot, Akademia me historianët e saj, nuk e ncxierrin kontributin e madh të tij, për çeshtjën shqipotare, qëshë nga Akademia ushtarke e Auistyrisë, 1914-1918 ; e gjatë gjithë kohës kur ai dha kontribitin e oij, deri ne fundin e Mbretërisë, dhe fundit të shteët ancionalist më 1944. Duke i shtuar përiudhën e mergimit politik, ku zhvilloj veprimtari politike për shpëtimin e e Atdheut nga diktatura komuniste. Gjenrali i famshëm, Preng Pervizi i cili në vitin 1935 në kuadrin e një komisioni ndërkombëtar vëzhguesish u dërgua për të ndjekur nga afër luftimet e ushtrisë italiane në Abisnisi, nga shtatori i vitit 1943 e deri në gushtin e 1944, mbajti funksionin e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, apo siç njihej ndryshe, Ministër i Luftës. Pas dorheqjes nga ai funksion, gjë e cila ndodhi për disa konflikte që ai pati me komandën e lartë të ushtrisë gjermane në Shqipëri, gjeneral Pervizi doli në mal duke u bashkuar me forcat nacionaliste të malit, ku bashkohet me misonin ushtarak anglez në shtator 1944, i kryesuar prej kolonelit Bill Maklin dhe Xhuljan Emeri, me të cilin Pervizi u nda vetëm në ditët e fundit të nëntorit 1944. Pervizi nuk pranoi të largohej nga Shqipëria si shumë nacionalistë të tjerë, por i’u bëri thirrje mbështetësve të tij që të qëndronin nëpër male në pritje të zbarkimit angloamerikan, për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë komuniste të gjeneral-kolonel Enver Hoxhës.. Në vitin 1945, teksa qëndronte i fshehur në malet e Kurbinit në afërsi të fshatit Skuraj, që ishte dhe vendlindja e tij, ai u dërgoi dy letra përfaqësive anglo-amerikane dhe franceze në Tiranë, ku u kërkonte atyre të ndërhynin me forcë në Shqipëri, për të parandaluar terrorin e paparë që po ushtronte qeveria komuniste e Enver Hoxhës kundër ishkundërshtarëve të tyre politikë, familjëve të mëdha dhe popullit. Duke e parë situatën të pashpresë, me ndihmën e ish-shoferit të tij, Llazi Sterjo nga Korça, në vitin 1946 ai u largua nga Shqipëria, duke u arratisur për në Greqi, diku

Karuikaturë, qqë paraqetitalianët që luftoninl me armë moderne kunddër një populli primitiv me shigjeta e heshta

SH.B.A.:“Biden-Harris Victory”: nji hap drejt “ …a more perfect union!” Sami Repishti, PhD. Ridgefield, CT.”Ne, Populli i Shteteve të Bashkueme, me Qellim të formimit të nji Unioni ma tëpersosun”(theksi im)…. lexohet në fjalinë e parë të Preambulës së Kushtetutës Amerikane të shkrueme ma shumë se dyqind vjet ma parë. Tue interpretue këte shprehje, Zonja Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqsuesve të SH.B.A-s shkroi, me 2 korrik 2017: “Themeluesët (e shtetit tonë) e kuptuen se Kushtetuta do të ishte ma shumë se nji strukturë ligjore. Kushtetuta do të ishte shprehja themelore e aspiratave tona si popull dhe si shtet….nepërmes kuadrit (kushtetues) çdo brezëni Amerikane punon të jemi sa ma afër ”…nji unioni ma të persosun”. (Theksi im!) Fitorja e ekipit “Biden-Harris Victory” ashtë nji hap përpara drejt qellimit: nji unioni (bashkim shtetesh) ma të përsosun! Ky besim i patundshëm për ma shumë se dy shekuj, u thye me datën 6 janar 2021 nga nji turmë pa tru dhe rrebelë pa kauzë, e nxitun nga askush tjetër por vetë Presidenti i Amerikës, Donald J.Trump, Jr. i mundun keqas në votimet e fundit dhe tani jashtë Shtëpisë së Bardhë. Shtypi amerikan doli me tituj të mëdhej: TRUMP INCITES MOB.(Trumpi nxitë rrebelët) Ai bani thirrje: “Na do të shkojmë (në Capitol Building) dhe unë do të jemë atje bashkë me ju, na do të ecim deri atje në Capitol Building dhe do të duertrokisim senatorët guximtarë dhe deputetët , e zonjat, dhe ka mundësi që na nuk do të duertrokisim për shumë kohë për disa prej tyne….. Sepse ju nuk do të merrni në duert tueja atdheun tuej me dobësi. Ju duhet të tregoni forcë. Na jemi tue kerkue që Kongresi të baj atë që ashtë e drejtë, dhe vetëm zgjedhsit e zgjedhun ligjërisht, të zgjedhun ligjërisht…..Na do të luftojmë. Na do të luftojmë deri në fund. Sepse në se ju nuk luftoni ju nuk do të keni nji atdhe përsëri. Shkoni në Capitol, dhe luftoni pa frikë deri në fund; përndryshe do të mbeteni pa atdhe”. Presidenti Trump me gjithë premtimin e dhanun nuk doli nga Shtëpia e Bardhe….!(Theksi im) Turma pa tru u nis dhe lojalistët e ishPresidentit u drejtuen kah Capitoli. Reagimi i popullit amerikan ka qenë i shpejtë dhe pa rezerva: ata hodhën poshtë “gënjeshtren e


madhe” që lëshoi ish Presidenti rebel për vjedhjen e votave; prodhimi i imagjinatës tij të smurë krijoi huti në fillim, por vendosmëni në udhëheqje. Zonja Pelosi, u shpreh: ”Presidenti i Shteteve të Bashkueme ka nxitë kryengritjen, Kjo lëvizje ashtë rebelim I armatosun kundër vendit tonë të perbashkët. Ai duhet të largohet. Ai ashtë nji gënjeshtar, dhe nji rrezik edhe sot për këte komb që na të gjithë e duem. I them këto fjalë me dhimbje në zemër”. Me këte deklaratë ajo kërkoi fillimin e procesit për “impeachment”(akt paditës) dhe denimin e ish Presidentit Trump për herën e dytë. Nji mendje e ndritun, filozofi amerikan, Timothy Snyder, autor i nji analize magjistrale të botueme ne The NYT Magazine të datës 17 janar 2021, shkruen: “ …Kur Presidenti Trump foli para ndjekësve të tij me 6 janar (2021) dhe kërkoi nga ata me marshue drejt Capitolit të Shteteve të Bashkueme, ai veproi ashtu si ka ba gjithëmonë. Ai nuk e shikoi demokracinë elektorale seriozisht, as pranoi legjitimitetin e versionit (demokratik) amerikan. Këtu ashtë baza e mendimit politik të Donald Trump. Mospranimi ose mosrespektimi i sistemit demokratik, nxitën atë në formimin e nji sistemi të imagjinuem nga ai”. Këtu del personaliteti i tij si narsicist ekstrem, gënjeshtar patologjik, i uritun për pasuni dhe hakmarrës…. Nga ana politike, kryetari republikan i Senatit, Mitch McConnell deklaroi para Senatit: “ Turma e pa tru u drejtue nga gënjeshtra,…. {Rrebelët) u provokuen nga Presidenti dhe ngapersonalitete tjera të fuqishme. Këta u përpoqën me shfrytëzue frikën e dhunën që synojshin me parandalue procedurën specifike të degës së parë (Dhomës) të Qeverisë Federale, që ata nuk e duen….” Amerikanët kanë durue shumë me përkrahjen e tyne për “shpirtin e Amerikës”. Por beteja “për shpirtin e këtij kombi” vazhdon, dhe miljonët e Amerikës sot presin që Administrata e re Biden-Harris dhe Kongresi 117-të t’I jap fund njiherë e përgjithëmonë aventurave të rrezikshme! E gjitha kjo katrahurë vetëm për nji “gënjeshtër të madhe”! Cila ishte “gënjeshtra e madhe?” Ish Presidenti Trump refuzoi me pranue rezultatet e zgjedhjeve presidenciale te 3 nandorit 2020 menjiherë mbasi Komisioni Qendror i zgjedhjeve njoftoi se ish N/Presidenti Biden kishte fitue 7 miljonë plus vota ma shumë se kundërshtari i tij Trump. “Na kemi fitue”, deklaroi Trump publikisht, “dhe pala tjetër ka mashtrue dhe manipulue. Prandej unë nuk pranoi.” Reklamimi i Trump-it nuk ka asnji fakt që e justifikon. Ashtë thjesht gënjeshtër! E gjithë kjo pa asnji fakt konkret, as dokument. Votimet e nandorit 2020 konsiderohen nga ekspertët si ma të rregulltat dhe ma të besueshmet që njihen në Amerikë. Rezultatet u aprovuen nga të gjitha Dhomat e Perfaqsuesve dhe Senatet e 50 shteteve amerikane. Trumpi insistoj në rinumrimin e votave në disa shtete. Edhe kjo kerkesë u pranue dhe rezultatet nuktreguen nji ndryshim. Ma shumë se 90 ankesa janë paraqitë para Gjykatave Federale Amerikane, dhe asnji prej tyne nuk ashtë pranue. Edhe Gjykata Supreme e Amerikës hodhi poshtë kërkesen republikane me formulen “without merit” (pa merita). Trump vendosi me përdorue forcen. Demonstratorë të bindun planifikuen akte terroriste. U vendos që Governatorja e shtetit Michigan, dhe ai i shtetit Virginia, të “grabiten” të izolohen në nji pyll, dhe të ekzekutohen ”nga populli” nji trajtim qe na kujton ish diktatorin italian Mussolini i ekzekutuem me kokë poshtë, dhe ish udhëheqsin rumun Çaushesku dhe zonjën e tij dhe përfundimin e tyne tragjik. Për fat të mirë FBI zbuloi komplotet dhe arrestoi nji numër ktivistësh “trumpistë”. Kjo nuk e pengoi ish-Presidentin me luftue pa kuartier dhe me kerkue mos-certifikimin e fitores së ish N/Presidentit Biden. Mbetej edhe akti i fundit: certifikimi i votimeve nga Dhoma e Perfaqsuesve me 6 kallndor. Këtu ndërhyni ish-Presidenti i mundun dhe tentoi “nji grusht shteti” që do të shpërndante Kongresin, dhe, ashtu si flitet, të formohej nji grup i zgjedhun që të deklaronte fitoren dhe marrjen në dorë të pushtetit. Në këte moment ata do të bajshin thirrje Trump-it dhe do ta deklarojshin ate si presidenti legjitim i SHBA-s. E gjithë bota ka deshmue pamjet e frikshme të sulmuesve në Capitol Hill. Shumë janë shqetësue dhe me të drejtë. E pabesueshmja ngjau dhe tashti asht nji fakt i pamohueshëm. Demokracia amerikane pësoi nji sulm të papritun për të parën herë në historinë e këtij vendi.Për afër tri orë, “rrebelët” u sollën nepër zyra të Kongresit, tue shkatërrue dyert, dritaret dhe dokumente. Në orën 6:30 të mbramjes Policia dhe ndihma e ardhun dëbuen të gjithë agresorët,pastruen mjediset e damtueme dhe në orën 8:00 të mbramjes, Dhoma e Përfaqsuesve Amerikanë filloj punën e saj në rregull të plotë e simbas programit, dhe përfundoi me certifikimin final të zgjedhjeve elektorale të 3 nandorit 2020, si dhe deklaroi kandidatin demokrat Joseph R. Biden, Jr. si Presidenti i ardhëm i Amerikës. Mbas këtij “incidenti tëurrejtëshëm’ demokracia amerikane tregoi forcën e saj, dhe fitoi përfundimisht. Ajo që tërhoqi vrejtjen e veshguesve kanë qenë dy episode: e para, N/Presidenti M.Pence, refuzoi urdhnin e Presidentit Trump, me gënjye tue tregue numrin falso të votimit që do të justifikojshin ”fitoren” e Trumpit. “Kushtetuta kërkon nga

unë vetëm numrimin e votave dhe deklarimin publik të numërimit. Asgja tjetër” tha ai Me këtegjest, N/Presidenti Pence dermoi shpresën e fundit të ish Presidentit për nji “fitore”. Për këte aiu denue nga “rrebelët” dhe u kercënue me vdekje. Dhe, e dyta, dhetë republikanë votuen kundër Trumpit. Ishte “thyemja” e parë e“fortesës Trump”!Në nji situatë të këtillë, kryetarja e Dhomës së Përfaqsuesve, Nancy Pelosi, deklaroi se Dhoma planifikonte me demaskue veprimtarinë e Trumpit dhe me kerkue nga Kongresi denimin përherë të dytë (Impeachment) të fajtorit. Nji akt i këtill nuk do të lejonte ate me kandidue për presidencë ma vonë- nji andërr që ai sot ushqen!. Nji sulm kundër Capitolit në Washington, D.C kaloi edhe imagjinatat ma të ndezuna të nji udhëheqsi, dhe na kujton revolucionet e tetorit 1917, djegjen e Reichstagut me 1933 dhe aktet tjera barbare që kryejnë rrebelët e pakontrollueshëm në raste të këtilla. Kjo klasë injorantësh dhe qellimzezë sulmoi “Katedralen e Demokracisë” me shpresë se me dhunë do të fitonte barbarizmi që i cilëson në perpjekje me mohue fitoren e marrun nga votimet e lira. Demokracia triumfoi! Fajtorët pësuen denimin e duhun, u arrestuen dhe do të dalin para gjykatave amerikane. Frymëzuesi i tyne, megalomaniaku Trump do te kalojë në harresë si nji i çmendun që kishte zanë nji vend të pamerituem, dhe nxitës i trazimeve që tronditen opinionin publik, tue shkelë betimin e dhanun solemnisht me mbrojtë dhe mbështetë Kushtetutën. Fatkeqsisht nji officer policie u vra nga demonstruesët,, dhe katër tjerë vdiqën në rrethana akoma të pasqarueme. *** Të gjitha “kauzët e humbuna” kuptojnë se jeta e tyne mbahet gjallë me gënjeshtra, të mëdha e të vogla, gënjeshtra që mbështeten nga bindja se kerkohet nji narrativë që mobilizon masat e popujve me veprue me nji politikë dhune, dhe në emën të nji ideologjie. Pak kombe në botë mund të deshmojnë për këte gjykim ma mirë e ma plotësisht se shqiptarët që mbijetuen fashizmin italian, nazismin gjerman, shkombëtarizimin jugosllav, sovietizimin rus e infiltrimin emaoistëve kinez në ekonominë tonë. Gënjeshtra, gënjeshtra, të vogla e të mëdha…. Ç’ashtë “trumpizmi” në formën që dëshmuem ne? Argumente për vjedhjen e votave, dhe nji fiksion i elaboruem që lufton me krijue nji “realitet” që nuk ekziston , “an alternative reality”, dhe me mohue “të vertetën” që vritet pa mëshirë sepse “ e parandësi”, dhe e zevendsueme me mendimin e “udhëheqsit të pagabueshëm dhe të padiskutueshëm”. Nji atmosferë ku qytetet e mëdha paraqiten si qendra të korruptueme plot me “zezakë” dhe jo të “bardhë”, që manipulohen nga “elita të bardha”; ku Barak Obama quhet si “nji huej”, nji lëvizje socialiste cakton taksat për ju, e ju nenshtron qeverive të mëdha e të fuqishme, media liberale me shkatërrue familjet dhe vlerat konservative, universitete dhe shkolla që mësojnë për të rinjte nji histori që urren Ameriken, anmiqsi kundrejt të bardhëve që kercënojnë vizionin e veçante të kombit (i njohun si “exceptionalism” )…dhe çdo tjetër version urrejtje.”Trumpizmiashtë koshient për ate që urren: liberalizmin, emigrantët, nderhymjet në ngjarjet e jashtëme, e sidomos pluralizmin etnik dhe racor etj. Asht pergatitja për nji atmosferë “nihilizmikonspirativ” që zakonisht përbuzë arsyen dhe frikësohet nga “ndryshimet” që imponon koha! Sot, Trumpi humbi, por ai dhe rrethi i tij do të gjejnë mënyra me mbajt prezencën e tyne në Partinë Republikanë,ose me formue nji Parti politike të re, me përgatitë nji shumicë për nji fitore të ardhme: “nacionalizmin kristian"(sic!) dhe klasën e bardhë e të pakënaqun. Andre Higgins i referohet Ambasadorit gjenial amerikan në Moskë, George Kennan, kur shkruenpër”…paralajmërimin e fuqisë së madhe që kanë forcat e mshehuna me gënjeshtra të mëdha. Bashkimi Sovjetik (në 1944) ishte nji rast i këtill që ka provue se”… ekzistojnë disa çfaqjeshqetësuese në lidhje me qeniet njerëzore”. Sukseset e propagandës sovjetike në vitet e mbas L2B e konfirmon këte gjykim. Unë e kam perjetue në Shqipëri në vitet 1945-46. Ashtë e frikëshme me deshmue shumë individë që bien viktimë e “kerkesave” e me besue praktikisht çdo gja, sidomos gënjeshtrën. Ska randësi që nuk ashtë e vertetë ajo që kerkohet. Për ata që e besojnë gënjeshtra bahet e vertetë: fiton vlerën dhe të gjithë pushtetin që ka ‘e verteta”. Përvoja e Ambasadorit Kennan në Bashkimin Sovietik u çfaq këto vite në Amerikë, nji vend ku dhjetra miljonë qytetarë “besojnë” të “vertetën e trillueme” nga Trumpi : Kandidati Biden ka humbë votimet në nandor 2020, e seai inaugurohet President në mënyrë të pa ligjshme ….“gënjeshtra e madhe”! “Populli nuk dëshiron gënjeshtra; por gënjeshtari do të gjej gjithmonë persona që i lejojnë vehtes me u gënjye” (Macchiavelli, Il Principe) Presidenti i Sllovenisë, J.Jansa, uroi Presidentin Trump për fitore. “Ashtë krejtësisht e qartë që populli amerikan ka zgjedhë Z. Trump” tha ai, dhe ankohet që “ aktet mohohen nga shtypi kryesor!” (sic!). Peter Kreko i The NYTimes, korrespondent në Budapest, e shef i nji grupi hetimor, shkruen se këto gënjeshtra janë rezultati


i “tribal mind-set” që shikon çdo përpjekje si nji ballafaqim në es të së mirës dhe të së keqes të ngulituna në traditën tribalistike. Kështu përpjekja politike merr formën e nji lufte dhe kërkon mbështetje pa kondita për udhëheqsin/bajraktarin e grupit tribal. Në se ju flisni kundër keni “tradhëtue”. Ajo që ban këte situatë nji gjendje të rrezikëshme nuk ashtë vetëm se tribalizimi ashtë I papajtueshëm me pluralizmin politik dhe politikën demokratike; por “ tribalizmi ashtë nji formë natyrore e politikës. Demokcacia ashtë nji deviacion!”(P.Kreko) “Dobia” e nji gënjeshtre të madhe u provue gjatë shekullit 20 me sloganin se jahudinjwt janë përgjegjës për të gjitha të kqiat dhe dominojnë të gjithë botën. Rezultati i kësaj gënjeshtre monstruoze u vulos për jetë me turp nga krematoret hitleriane dhe gulagët sovjetikë në Siberinë e akulltë- nji turp I përherëshëm dhe I pashlyeshëm për të gjithë njerëzimin! Sot, vendi i jonë duhet të ngrihet nji shkallë ma nalt në udhëtimin tonë për nji union (bashkim shtetesh) ma të persosun! Republika e Shteteve të Bashkueme të Amerikës duhet të ngrihet përsëri në piedestalin e nderit që meriton, dhe të rifitojë admirimin e botës ashtu si e meriton.Ky ashtë misioni historik i çiftit BidenHarris. Nji hap i madh drejt “…nji unioni ma të përsosun”! Barka e demokracisë amerikane u sulmue nga vetë Presidenti Trump. Ajo nuk u tund! Por kyakt vandal na kujton se jemi në nji gjendje ku aksionet me parandalue “sulme” të këtilla kerkojnë gjeste të forta e kuptimplote, dhe sidomos ide të reja, sisteme mendimi të reja. Sot, naduhet të rikujtojmë “kontratën sociale” në mes të popullit e qeverisë dhe të angazhohemi për idenë e nji atdheu të bashkuem tue i dhanë fund ndasisë së thellë që krijoi presidenti ideshtuem, dhe të mendojmë se sa të lidhun jemi njeni me tjetrin, me kuptue se afrimi në mes nesh ashtë nji domosdoshmeni objektive”. (T. Snyder, Yale U.) Me 21 janar, Joseph Biden deklaroi publikisht denimin e “supremacisë së bardhë në SHBA” dhe kaloi ne histori si presidenti i parë! Hapi i parë drejt bashkimit kombëtar ashtë ndershmënia! “Ajo që ngjau në Capitol Hill mbas disfatës së Trumpit ka qenë nji lajm I keq per ‘populistët’ e Europës” shkruen intelektuali francez Dominique Moisi, i Institutit Montaigne. “Tregon dy gjana: Në se zgjidhni ‘populistët’ ata nuk largohen lehtësisht, dhe në se nuk i zgjidhni shikoni se çka janë në gjendje me ba tue mobilizue pakënaqsinë popullore”. Udhëheqsit e lëvizjespopuliste njeni mbas tjetrit u distancuen tue mos u shprehë në favor: Marine le Pen, Francë, Matteo Salvini, Itali, Gert Wildert e Thierry Baudet, Holandë, Presidenti Duda, Poloni, Viktor Orban, Hungari, Erdogan, Turki, nuk gjetën guxim me përkrahë rebelin pa kauzë, Donald Trump. Prof. Snyder formulon tezën se periudha mbas shkeljes së vertetës ashtë pre-fashizëm, nji hap që siguron ardhjen e fashizmit në formën e tij ma të plotë....Kur heqim dorë nga e vertetana i japim të drejtën atyne që me pasuni ose me karizma krijojnë nji spektakël në vendin e sëvertetës” Nji fenomen të këtill e kemi përjetue edhe në Shqipërinë tonë me fashizmin, e sidomos me komunizmin- manifestime të mëdha e të zhurmëshme me mbulue”gënjeshtrën emadhe” qeveritare. Na humbim aftësinë me dallue fiktiven që na ofrohet. Trump nuk ka vision përveç glorifikimit personal. Trumpi ka imitue udhëheqsit fashistë e profashistë tue predikue fjalën e tij si “të verteta” absolute. Terminologjia e perdorun ashtë shpesh herë e huazueme nga ata. Shprehja “fake news” ashtë naziste “Lugenpress”, Gazetarët janë “armiqt e popullit” ashte frazë hitleriane me heshtë shtypin e lirë etj . Ne nji atmosferë të këtill, ish Presidenti endiente vehten të fortë me quejtë të gjithë kundërshtarët “gënjeshtarë”. Hannah Arendt e quen këte fenomen “fabrikim i faktualitetit” . Mbi politikën e jashtëme: Presidenti Biden besohet se do të hjedhë posht parullën “Åmerica first” si nji manifestim superioriteti që ofendon të gjithë kombet e botës, e damshme, dhe që na kujton parullën hitleriane “Deutschland uber alles”. Biden premtoi se do të fillojë bisedimet me Iranin, do të firmojë marrëveshjen pesëvjeçare me Rusinë të Traktatit të Armatimeve, tëforcojë lidhjet me NATOn-n, dhe të tërheq kërcënimet bajate të ish presidentit, si dhe do tëanulojë direktiven raciste për ndalimin e emigracionit nga gjashtë vende myslimane….në kërkimtë nji bote ma paqësore!. Njikohësisht, Presidenti Biden do të ndeshkoj Rusinë për përpjekjet esaj me influencue zgjedhjet amerikane në 2016 dhe përsëri në 2020, si dhe me forcue bashkëpunimin me vendet e

botës në luftë kundër virusit Covid 19 që ban sot kerdinë në botë. Ai ashtë koshient i përpjekjeve ruse me krijue trazime ne zonën e Ballkanit, natyrisht me ndihmen e Serbisë. Në qershorin e kaluem kur u fol për nji marrëveshje serbo-kosovare, I pyetun për Kosovën ai tha: “Nji zgjidhje komprehensive që sjellë njohjen reciproke, ruen sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve, dhe forcimin e institucioneve demokratike ashtë esenciale për Kosovën e Serbinë që të ecin përpara. Kjo kërkon bashkëpunimin transatlantik“(Illyria N.Y) 10 korrik 2020, që nënkupton SHBA. Shqiptarët kanë nji mik të madh në

SHBA. Ashte përshtypja e përgjithëshme se Presidenti Josep R. Biden Jr.do të jetë individi i privilegjuem të kryesojë përpjekjet tona per nji hap cilësor drejt nji unioni ma të përsosun. Kjo përshtypje merret edhe nga përmbajtja e fjalimit tij inaugural me 21 janar 2021. Citojmë: “Kjo ashtë nji ditë demokracie, nji ditë historike, nji ditë e shpresës”. Ai falënderoi të gjithë para-ardhësit- dhe Zotin “që bani të mundun nji tranzicion paqësor të pushtetit,” dhe premtoi se “andrra drejtësi për të gjithë nuk do të vonohet ma tej sidomos sot me kercënimin e ekstremizmit politik, supremacisë së të bardhëve, terrorit domestik që na duhet të ballafaqojmë e do të shkatërrojmë”. Ai numroi momentet historikë që lejuen avancimin e kauzes së barazisë sociale:. Sot,”ndigjoni bindjen time: mosmarrëveshjet nuk duhen kthye në ndasi. Dhe unë u betohem se do të jemë presidenti i të gjithë amerikanëve. Dhe do të lufotj me ngulm si për ata që votuenpër mue dhe ata që nuk votuen për mue….Shen Åugustini,shenjt i Kishës sime shkruen se nji popull ashtë nji masë njerëzish e percaktueme ngsa objektet

Arvanitasit në Greqi

LIGJI GREK 2636/1940 NUK KA LIDHJE ME ARVANITËT VENDAS MUSLIMANË Saimir Lolja Pjesa jugore e Shqipërisë së Poshtme thërritet nga shqiptarët me emrin Çamëri. Për të ndeshet edhe emërtesa perandorake romake Epir-us e shekujve I - IV e.s. e marrun prej shprehjes gjeografike në Shqip “Tokat E Pirit” duke i ngjitur prapashtesën perandorake romake perëndimore -us. Rrënojat E Pirit, qytetit arban shumë të lashtë, ndodhen afër fshatit Zhulat të Gjinokastrës. Tokat E Pirit u përvijuan për herë të parë si një rajon


shtetëror i Greqisë së Madhe në vitin 1913 duke përdorur për të emërtimin romak Epirus. Përdorimi prej Greqisë së Madhe i emërtimit “Epirus” dhe mëtimi se “Epiri është grek” nuk do të thotë se “Greqia” e krijuar për herë të parë në histori në vitin 1830 bëhet “Greqi e lashtë”. Në Shqip, Ar bana (e folur veriore) = Ar bëra (e folur jugore). Këto fjali rrënjë përshkruajnë veprimin themelor të bujqëve të paktën që 12'000 vjet më parë. Prej tyre lindin emrat cilësor të njëjtë në thelb dhe pak të ndryshëm në thurje: Arban = Arbër = Arbëresh = Arbëror = Arbanas = Arbanit = Arvanit = Arnaut (osmanisht) = Arnavut (turqisht, sot) = Alban = Albanian (prej të huajve) = Shqiptar = I-lir. Meqenëse germa B në gjuhën kishtare bizantine Katharevousa lexohet V, atëherë emri cilësor Arbanit u shndërrua në Arvanit. Sipas rrobes fetare të besimit, Arvanitët vendas dallohen në të krishterë ortodoksë dhe muslimanë. Gabimisht, dhe mbjellur qëllimisht nga propaganda kundrashqiptare, vetëm arvanitët vendas muslimanë të veriperëndimit të Greqisë së Madhe nënkuptohen nga shqiptarët si çamë.

Teodor Kolokotroni ose “Plaku I Morese” Arvanitasi që luftoi për lirine Greqisë

Pas kryengritjes së arvanitëve të krishterë në vitin 1821, Lidhja e pa çertifikuar Entente e perandorive Britani-Rusi-Francë krijoi më 3 Shkurt 1830, për herë të parë në histori, një principatë fetare jo perëndimore të quajtur “Greqi” dhe me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së Madhe të sotme. Për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, “Greqia” u përvijua si një shtet që do ringjallte perandorinë lindore të krishterë ortodokse të fikur në vitin 1453. Prandaj edhe sot, shtetas “grek” do me thënë jo një njeri më kombësi por një besimtar i krishterë ortodoks, që përdor edhe gjuhën kishtare bizantine Katharevousa të përshtatur për popullin (Dhimotiki), që emrin e ka me prapashtesat fetare bizantine -os e -is, dhe urren muslimanët e çfardolloji. Lidhja Entente u çertifikua me firmat e vitit 1907 dhe në shekullin XX, për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, edhe do zmadhonte akoma “Greqinë” edhe do krijonte tre herë Jugosllavi (Serbi më të Madhe). Me ndihmën e perandorisë AustroHungareze, shkollarët e spikatur shqiptarë mbajtën një Kuvend në datat 14-22 Nëntor 1908 në Manastir ku caktuan Abecenë e njësuar shqiptare me germa perëndimore. (Pjesëmarrës në Kuvend qe edhe çifti fisnik amerikan Phineas dhe Violet Kennedy.) Në Tetor 1912, me shtysën e Lidhjes Entente, Serbia e Madhe, Greqia e

Madhe, Mali i Zi e Bullgaria ndezën Luftën I Ballkanike për t’u sulur me oreks të shtuar që të kapnin sa më shumë troje shqiptare që kishin mbetur si vilajete osmane. Në kushtet kur trojet shqiptare ishin ose nën ushtrinë turke ose nën ato serbe, greke, malazeze e bullgare, me këshillën e Austro-Hungarisë përfaqësuesit shqiptarë arritën të shpallnin mëvetësinë shqiptare në Vlonë më 28 Nëntor 1912. Tre muaj më pas, ushtria greke pushtoi për herë të parë Janinën më 6 Mars 1913, e ashtu Çamërinë të cilën vazhdon ta mbajë të pushtuar. Dhuna, zhvendosja nga vendbanimet, tretja dhe ndryshimi i besimit fetar me detyrim, grabitja e pasurive dhe pronave, masakrat dhe dëbimet jashtë vendit binin mbi muslimanët, edhe ata Arbanitë, sa herë që rajoni i tyre i dhurohej Greqisë. Si në Serbinë e Madhe (Jugosllavi), tërë arvanitasve vendas në Greqinë e Madhe iu ndalua edhe shkolla Shqipe. Një gjenocid i ngjashëm Lindor kundër banorëve të besimit të krishter ortodoks mori shtrirje të madhe në perandorinë e rrëgjuar osmane me fillimin e Luftës I Botërore në vitin 1914. Si pasojë, shumica e banorëve osmanë të besimit të krishter ortodoks deri në fund të vitit 1922 qenë ose vrarë ose dëbuar në Greqi. Konferenca e Paqes në Paris u mbajt në 18 Janar 1919 - 21 Janar 1920. Me shtytjen e kryeministrit britanik David Lloyd George që premtonte se Greqisë së Madhe do i njihej zmadhimi akoma nëse pushtonte territore osmane, ushtria greke zbarkoi në Smirna (Izmir, sot) më 15 Maj 1919 dhe sulmoi në thellësi. Për shkak se perandoria osmane ishte në çastet e fundit të agonisë, përfaqësuesit e saj nënshkruan më 10 Gusht 1920 Traktatin e Sèvres, afër Parisit, kundrejt Britanisë, Francës, Italisë e Japonisë. Traktati i Sèvres që fikte përfundimisht perandorinë osmane i dhuronte Francës, Britanisë, Greqisë së Madhe e Italisë edhe në Anadoll territore të mëdha. Kur komandën e ushtrisë turke e mori Mustafa Qemali dhe pasi mbrritën furnizimet ushtarake nga Rusia bolshevike e Vladimir Iliç Leninit (një urith gjerman), ushtria turke kundërsulmoi në Gusht të vitit 1922. Lufta Greko-Turke mori fund më 11 Tetor 1922 me dëbimin e ushtrisë greke nga Anadolli. Bisedimet e paqes filluan në Lozanë të Zvicrës më 20 Nëntor 1922. Traktati i Lozanës u nënshkrua nga Britania, Franca, Italia, Greqia e Madhe, Japonia e Rumania më 24 Korrik 1923. Ai njihte formimin e Republikës së Turqisë në kufijtë që janë sot. Një marrëveshje Lindore e nënshkruar që më 30 Janar 1923 si pjesë e Traktatit të ardhshëm të Lozanës qe shkëmbimi i 1.2 milion banorëve të besimit të krishterë ortodoks të mbetur në Republikën e Turqisë me 400’000 banorë të besimit islam në Greqinë e Madhe. Shkëmbimi qe i detyrueshëm, i dhunshëm, i rrëmujshëm, me humbje të panumërta jetësh njerëzish dhe me këputje të shtetësisë nga vinin. Në atë shkëmbim popullatash e pësuan shumë arvanitasit vendas muslimanë e veçanërisht ata në veriperëndim të Greqisë së Madhe, Çamërisë. Qeveria shqiptare u përpoq nëpërmjet organizatës së Lidhjeve të Kombeve që në atë shkëmbim popullatash të veçoheshin arvanitët vendas muslimanë nga esimtarët islamikë të kombeve të tjera. Me ndihmën britanike, një grusht ushtarak në Greqinë e Madhe rivuri në fuqi më 25 Nëntor 1935 mbretin George II. Ay caktoi më 13 Prill 1936 ushtarakun nazist Ioannis Metaxas si kryeministër (www.metaxasproject.com). Ky, nga ana e tij dhe me firmën e mbretit, vendosi më 4 Gusht 1936 sundimin e tij nazist duke shpërndarë Kuvendin, ndaluar partitë politike dhe përjashtuar Kushtetutën. Dhuna mbi arbanitët vendas muslimanë u shtua dhe menjëherë u urdhërua ndalimi i plotë i përdorimit të gjuhës Shqipe. Më 25 Mars, 2 e 6 Prill 1939 mbreti Zog I nuk pranoi kërkesën e prerë italianë që të pranonte shkrirjen e Shqipërisë me Italinë. Atëherë, Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur ushtria italiane sulmoi Shqipërinë dhe përfundoi pushtimin më 11 Prill. Mbas dy ditëve, Britania e Franca u shpallën mbrojtëse të pavarësisë së Greqisë së Madhe. Më 16 Prill Shqipëria u tret si shtet politik duke u bërë pjesë e mbretërisë italiane. Më 3 Qershor 1939, Italia e avulloi Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe diplomatët e huaj u larguan nga Tirana. Britania e pranoi zyrtarisht tretjen e Shqipërisë me Italinë më 31 Tetor 1939. Natën e 28 Tetorit 1940 kryeministri Ioannis Metaxas e ktheu mbrapsht kërkesën e prerë italiane që të pranonte hyrjen e ushtrisë italiane. Mbas disa orësh, ushtria italiane filloi mësymjen në Greqi përgjatë 145 km të kufirit shqiptaro-grek. (Dita e 28 Tetorit, në përkujtim të fjalës së një kryeministri nazist që kishte katër vjet që sundonte si i atillë, www.metaxas-project.com, vazhdon të jetë festë zyrtare në Greqinë e Madhe.) Ushtria greke furnizohej ushtarakisht me çdo gjë nga Britania dhe si fuqi ajrore e saj ishin avionët britanikë. Ndërkohë, zbulimi ushtarak britanik pat zbërthyer kodin e ndërlidhjeve gjermane e italiane që në Prill 1940. Komanda britanike njihte pa ndërprerje imtësisht gjendjen dhe planet e ushtrisë italiane. Si rrjedhim


ushtria greke e përballoi shpejt ushtrinë italiane, kundërsulmoi dhe nuk ndaloi në kufirin shqiptaro-grek por vazhdoi dhe pushtoi gjysmën e territorit të Shqipërisë jugore. Edhe ushtria gjermane nga Greqia do ta pushtonte Shqipërinë në Shtator 1943 Me këshillën britanike, qeverie greke përgatiti dhe mbretiGeorge II firmosi Ligjin e Miratuar Nr. 2636 më 10 Nëntor 1940 (Figura 1). Ai përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë si shtete armike dhe shtetasit e tyre, përveç atyre me origjinë greke, si armiq. (Meqenëse Greqia u krijua në vitin 1830, atëherë, bie fjala, nëse disa himariotë janë grekë kur e pse kanë ardhur ata në Himarë pas vitit 1830?) Ligjit të Miratuar i njihej zbatimi që më 28 Tetor 1940. Ndonëse dihej se Shqipëria nuk mund të ishte sulmuese, ai qe një mjet i artë për të vazhduar dëbimet dhe përvetsimet e pasurive shumë të mëdha të tundshme e të patundshme të shqiptarëve që kishin ndodhur që me shpalljen e pavarësisë shqiptare. Ai përkufizonte se si do veprohej ekonomikisht ndaj shteteve dhe shtetasve armiq. Marrëdhëniet ekonomike dhe financiare ndërpriteshin kurse pasuritë e tundshme dhe të patundshme shkëputeshin përkohësisht nga pronarët (sequestration, ang.). Dhe caktohej qeveria greke që t’i shfrytëzonte ato pasuri të tundshme e të patundshme pa iu humbur emrat e pronarëve dhe qëllimet e pronësive (conservative confiscation, ang.). Të ardhurat monetare prej atyre pasurive derdheshin në një llogari të posaçme në Bankën e Greqisë. Ligji i Miratuar 2636/1940 nuk kishte të bënte me shtetasit e Greqisë, përfshirë edhe arvanitët vendas muslimanë. Ai, pasi përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë e tretur si shtete armike, kishte forcën e ligjit ekonomik për raste të tilla dhe nuk i shpallte luftë Italisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë, qëllimisht, tradhtisht, pa aftësisht, gabimisht, Ligji i Miratuar 2636/1940 dhe arvanitët vendas muslimanë janë së bashku shartuar shterpë në dijeninë shqiptare si “Ligji grek i Luftës kundër edhe çamëve”. Çamëria nuk u bë pjesë e Shqipërisë edhe me ndryshimet e kufijve gjatë Luftës II Botërore. Arvanitët vendas muslimanë, të cilët qëllimisht e gabimisht quhen çamë e jo grekë në marrëdhëniet shtetnore, qenë pa ndërprerje shtetas të Greqisë së Madhe dhe ndaj tyre u krye gjenocid edhe në Qershor 1944 e muajt në vazhdim. Ushtria greke kishte ngecur 14 Divizione përballë ushtrisë italiane në jugun e Shqipërisë ndërkohë që i kishin mbetur dy Divizione në kufirin greko-jugosllav dhe katër Divizione përgjatë kufirit greko-bullgar. Më 2 Mars 1941 komanda perandorake britanike zbarkoi në Greqi Brigadën I të Korracuar britanike, Divizionin II nga Zelanda e Re dhe Divizionin VI nga Australia, gjithsejt 62’000 ushtarë të cilët u rreshtuan si skalion i dytë. Më 6 Prill 1941 Armata XII gjermane sulmoi nga ana e Bullgarisë dhe Jugosllavisë, dhe në 10 Prill hyri në Selanik. Po në 10 Prill forca perandorake britanike filloi tërheqjen duke luftuar. Brenda 20 Prillit 1941 Divizionet greke qenë dorëzuar dhe komanda gjermane i lejoi ushtarët e oficerët të ktheheshin në shtëpi bashkë me armët e tyre të lehta; një gabim që do ta vuante më vonë. Pushtimi i Greqisë kontinentale përfundoi në 30 Prill 1941 dhe i kushtoi ushtrisë perandorake britanike 11’840 ushtarë kurse asaj gjermane 5000 ushtarë. Në Greqinë e Madhe të pushtuar, ushtria gjermane mbulonte rajonin e Maqedonisë jugore me portin e Selanikut, Athinën me portin e Pireut dhe disa ishuj. Pjesën në lindje e mbulonte ushtria bullgare dhe të tërë pjesën tjetër e mbuloi ushtria italiane deri në Shtator 1943, më pas ushtria gjermane. Holokausti, me ngazëllimin e shtuar të qeveritarëve grekë, filloi të zbatohet menjëherë pas pushtimit. Një pjesë e ushtarakëve dhe komisarëve prifta të dorëzuar u rreshtuan menjëherë në formacione të ndryshme në shërbim të forcave të pushtimit. Ndërkohë, me arvanitas të krishterë nga malësia e Sulit në Çamëri dhe komisarë prifta, komanda britanike formoi në Shtator 1941 “ushtrinë” me dy regjimente të emërtuar Lidhja Kombtare Demokratike Helene (?!) e të drejtuar nga Napolon Zerva. Drejtoria Britanike e Operacioneve të Veçanta (Special Operations Executive – SOE, ang.) e paguante 16 stërlina ari/muaj Napolon Zervën kurse rreth 2000 mercenarëve të tij u jepte dy stërlina ari/muaj. Bandat e Lidhjes Kombtare Demokratike Helene (LKDH – EDES, dhim.) vepruan vetëm në Çamëri, jo kundër ushtrive të pushtimit, vetëm kundër njësiteve ushtarake sllavo-komuniste dhe nga fundi i luftës kundër arvanitëve vendas muslimanë të mbetur në Çamëri. Flota perandorake britanike bllokoi brigjet greke menjëherë pas pushtimit dhe si pasojë edhe një kokërr gruni nuk futej për popullatën e Greqisë së Madhe. Si rrjedhim, Holodomori në dimrin e fundvitit 1941 - fillimvitit 1942 u mori jetën 300’000 shtetasve grekë për shkak të urisë në të ftohtë. Një pjesë tjetër e

ushtarëve të dorëzuar dhe rezervistëve i siguroi burimet njerëzore Partisë Komuniste Greke të hidhte në veprim Ushtrinë Liridhënse të Popullit Grek (ULPG – ELAS, dhim.) në Qershor 1942. Meqenëse fuqia e saj rritej, qeveria e Athinës dhe komanda gjermane formuan në Prill 1943 me 22’000 ish-ushtarë e komisarë prifta të dorëzuar Batalionet e Sigurimit (Evzonoi, dhim., sot përbëjnë Rojet Presidenciale). Ata luftuan kundër ULPG dhe kryen tërë llojet e krimeve. Pas dorëzimit të ushtrisë italiane në 8 Shtator 1943 rajonet e zotëruara prej saj u mbuluan nga ushtria gjermane. Ajo e bëri me dije popullatën se për një ushtar gjerman të vrarë do të pushkatoheshin rreth dhjetë banorë. Më 24 Shtator 1943, partizanë të UPLG vrasin gjashtë ushtarë gjermanë që ishin duke bërë banja dielli në Shkallë të Paramithisë. Në mbajtje të fjalës së dhënë, ushtria gjermane pushkaton mbas pesë ditësh 49 banorë të Paramithisë.

Mark Boçari, shqiptari arvanitas hero i revolucionit për lirinë e Greqisë, në çastin e vdekjës. Në Maj 1944, ULPG formon në Çamëri me arvanitë vendas muslimanë Batalionin IV “Ali Demi” si pjesë e Regjimentit XV të saj. Më 27 Qershor 1944, me udhëzim nga Dërgata ushtarake britanike SOE e fshehur, duke e bërë me dije ushtrinë gjermane të pranishme dhe duke mos u penguar prej saj, i quajturi Regjimenti XVI i LKDH filloi masakrën gjenocidale kundër arvanitëve vendas muslimanë në qytetin e Paramithisë. Ajo u pasua nga masakrat, dëbimet, shkatërrimet e djegiet në Parga në 28 Korrik 1944, në Filat, Spatar dhe vende të tjera më 23 Shtator 1944. Të zhgënjyer se xhamitë nuk i shpëtuan, ata që mundën morën rrugët të llahtarisur në këmbë drejt Shqipërisë. Të mbeturit, kryesisht fëmijë, gra e pleq e plaka u mbyllën në burgun e Paramithisë të ruajtur nga bandat e LKDH. Burgu ishte shfarosës sepse me kushtet çnjerëzore të tij vdisnin 7 ose 8 vetë në ditë. E urdhëruar që në 26 Gusht 1944 të përgatitej për tërheqje, Grup-Armata E e ushtrisë gjermane filloi sipas urdhërit tërheqjen nga Greqia në 3 Tetor 1944. Prapavija e saj perëndimore pasi hyri në Shqipëri e la Sarandën më 10 Tetor 1944 ndërsa praparoja e fundit kaloi kufirin greko-maqedonas natën e 1/2 Nëntorit 1944. Ushtria britanike mbrriti në Çamëri në Nëntor 1944 dhe i mori me makina arvanitët vendas muslimanë që kishin mbetur gjallë në burgun e Paramithisë dhe i dërgoi në Igumenicë. Nga aty, i ngarkuan ata në anije të vogla dhe i zbritën në Sarandë. Në Dhjetor 1944, brigadat e ULPG shpartalluan bandat e LKDH dhe mbeturinat e tyre u mbartën me anijet britanike në Korfuz. Të joshur, në Janar 1945, arvanitët muslimanë nga Filati u kthyen në shtëpitë e tyre. Në Korfuz, më 15 Shkurt 1945, komanda britanike e shkriu LKDH dhe mercenarët e saj i rreshtoi në njësitet e Rojes Kombtare që kishte formuar për qeverinë greke. Më 15 Mars 1945, njësitet e Rojes Kombtare me ish-banditë të LKDH u sulën dhe masakruan këdo që gjetën në Filat. Të paktë qenë ata që duke vrapuar arritën gjallë në Shqipëri. Mijëra arvanitë vendas muslimanë u vranë, po aq humbën jetën rrugëve të përzënies, dhe me dhjetra mijëra u dëbuan. Pronat e shtëpitë u dogjën ose u shkatërruan dhe çdo gjë me vlerë u grabit. Veç dëshmive të gjalla, p.sh. nga Sali Bollati, mjafton të lexohen librat ditarë Molla e Sherrit (Apple of Discord, 1948) dhe Diçka e Sprovuar (Something Ventured, 1982) e drejtuesit të Dërgatës britanike SOE në Çamëri, kolonelit Christopher Montague Woodhouse, për të prekur të vërtetën. Për shembull, në një dëftim të tij në 16 Tetor 1945, me citimin arshivor FO 371/48094/18138, shkruhej: “...Zerva, i nxitur nga Misioni Aleat


nën drejtimin tim, i përzuri çamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944....”. Forcat komuniste jugosllave, ato sllavo-komuniste në Shqipëri dhe ato të LKDH në Çamëri u krijuan, u furnizuan, u armatosën dhe qenë imtësisht të drejtuara nga komanda britanike në Kajro të Egjyptit deri në Shtator 1943 e më pas në Bari të Italisë. (Është domosdoshmëri të shfletohet libri “Receta pa komb”.) Sipas porosisë nga Lidhja Entente, urithi britanik Enver Hoxha nuk urdhëroi ndonjë njësit partizan sllavo-komunist që të pengonte gjenocidin kundër arvanitëve vendas muslimanë në Çamëri. As forca sllavo-komuniste ULPG, edhe pse kishte shtatë Brigada në Çamëri, nuk i pengoi masakrat e dëbimet që kryen bandat e LKDH. Më 13 Tetor 1944, tre Brigada britanike hynë në Athinë ndërkohë që shumica e Greqisë së Madhe ishte në duart e forcave sllavo-komuniste. Më 3 Dhjetor 1944 në Athinë, ushtarët britanikë dhe ish ushtarët e Batalioneve të Sigurimit tashmë policë qeveritarë qëlluan mbi një turmë shumë të madhe përkrahësish të forcave sllavo-komuniste duke vrarë të paktën 28 vetë. Në vazhdim, një luftë me përdorim artilerie, tankesh e avionësh do të përflaktë Athinën. Si përforcim komanda britanike zbarkoi e futi në luftime Divizionin IV Indian të Këmbësorisë. Mbas 37 ditëve forcat sllavo-komuniste u larguan nga Athina. Një luftë civile ndërkombtare do përcëllonte tërë Greqinë e Madhe e popullatën e saj deri në 16 Tetor 1949 kur do përfundonte me humbjen dhe dëbimin e forcave sllavo-komuniste të quajtura Ushtria Demokratike e Greqisë (?!). Mbretëria vazhdoi dhe vetëm në 8 Dhjetor 1974 Greqia do të shpalle Republikë, për herë të tretë.

j Bubulina, shqiptarja arvanitase heroine e revolucionit grek Në vitin 1947, Italia e Greqia nënshkruan traktatin e miqësisë në të cilin Greqia e Madhe nuk e njihte më Italinë si vend armik. Marrëdhëniet e tyre ekonomike nisën në 4 Maj 1955. Projekti i Lidhjes Entente për të krijuar Federatën Komuniste Ballkanike duke tretur Shqipërinë në Jugosllavi u prish në vitin 1948. Dhe meqenëse përfundimi i Luftës civile ndërkombtare në Greqi dukej qartë, në 13 Maj 1949 botohet në gazetën qeveritare greke Ligji i Miratuar 1138/1949. Ai kushtëzonte që nëse një vend do quhej jo armik duhej të miratohej një ligj i ri i nga qeveria dhe mbreti, dhe të botohej në gazetën qeveritare. as marrëdhënie diplomatike. Domethënë, qëllimisht, arbanitët muslimanë të dëbuar ishin të penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe kërcitjet e pasurive të tundshme e të patundshme të thyera në Greqi të Madhe nuk kishte vesh politik që ta dëgjonte. Në fund të vitit 1952, kishin mbetur 18’622 arvanitas muslimanë të dëbuar nga Çamëria në Shqipëri që akoma kishin statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Ligji Nr. 1654 i datës 19 Prill 1953 i shtetit shqiptar nën regjimin sllavokomunist u dha atyre shtetësinë shqiptare me detyrim, pa përjashtim, dhe me dijeni se Greqia nuk ua kishte hequr nënshtetësinë. Domethënë atyre u mbulohej me detyrim në mënyrë të njëanshme shtetësia greke dhe njëkohësisht ata bëheshin “qytetarë armiq” sipas Ligjit grek 2636/1940. Po sipas porosisë për t’i tretur e shkëputur nga origjina, qeveria sllavokomuniste në Shqipëri ndërmori në vitet 1946-1973 një fushatë propagande, burgosjesh, pushkatimesh e degdisjesh familjare kundër arvanitëve muslimanë të dëbuar.

Ditarët e Luftës të Komandës së Epërme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, 1940-1945) u renditën në tetë vëllime nga një ekip historianësh të kryesuar nga Percy Ernst Schramm në vitet 19611965. Në ta nuk përmenden çamë apo arvanitas vendas muslimanë që bashkëpunonin me ushtritë e pushtimit në Greqinë veriperëndimore. Ndërkohë që aty përmenden, bie fjala, marrëveshjet për mos luftim me Napolon Zervën. Banditët e këtij kryen, me porosi, në Qershor-Shtator 1944 e Mars 1945 masakra dhe dëbime mbi arvanitët vendas muslimanë sepse këta të fundit edhe ishin ndër muslimanët e fundit të mbetur në Greqinë e Madhe bizantine edhe mbështetnin ULPG të drejtuar nga Partia Komuniste Greke. Edhe nëse ka patur prej arvanitëve vendas muslimanë bashkëpunëtorë me forcat e pushtimit, numri apo vlera e tyre kanë qenë të papërfillshme. Ata gjithmonë kanë qenë ose nën urdhrat e qeverisë qendrore në Athinë ose janë përdorur në Shqipëri. Për më tepër, veprimet e tyre as nuk mund të krahasohen me numrin dhe krimet e Batalioneve të Sigurimit apo forcave të tjera qeveritare greke ose me 300’000 të vdekurit prej Holodomorit të shkaktuar nga flota britanike në dimrin 1941/1942. Nëse meshkujt dhe tërë popullata do kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve, atëherë komanda e ushtrisë gjermane do i kishte penguar bandat e LKDH të kryenin masakrat, dëbimet e burgimet në Qershor-Tetor 1944. Vetë Ligji grek i Miratuar 2636/1940, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë 14882/1947 dhe asaj të Financave greke 3574/1947, si dhe Ligji grek i Miratuar 4506/1966 përjashtojnë shtetasit shqiptarë me origjinë greke nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Si rrjedhim, arvanitasit muslimanë që janë vendas në Greqi, me origjinë greke, kur u bënë nënshtetas shqiptarë me Ligjin shqiptar 1654/1953 përjashtohen nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Domethënë, pasuritë e tundshme dhe të patundshme të tyre janë atje në vend. Duke kujtuar se regjistrat janë të arshivuar dhe shtetësia greke për arbanitët muslimanë nuk është hequr (Figura 2), dhe ngase kur ata u dëbuan arritën në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit, është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që bashkë me qeverinë greke të hapi udhën që ata të shkojnë në vend e të marrin dokumentet e tyre, përfshirë edhe pasaportën greke. Që të bjerë rrjeta penguese të paktën në një anë e të hapet udha, mjafton që shteti shqiptar të nxjerrë një ligj i cili zhvleftëson Ligjin e tij 1654/1953. Sepse kjo gjë që u rikthen vetëm emrave të arvanitëve muslimanë të listës përkatëse statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Kjo çkyçje nuk u cënon nënshtetësitë (pasaportat) e tanishme trashëgimtarëve dhe familjarëve të tyre. Me Britaninë e Francën si shkesë, marrëdhëniet diplomatike GreqiShqipëri do të shtyheshin derisa u vendosën në 7 Maj 1971. Shkesët u kujdesën që të mos përmendej çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 në Greqi të Madhe dhe të mos bëhej zë për arvanitët muslimanë të dëbuar në Shqipëri. Në 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 26 Mars 1996 Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë. Ay Traktat pasi kaloi hapat e Kuvendeve dhe Presidentëve të dy vendeve hyri në fuqi më 4 Shkurt 1998. Edhe pse ay Traktat mirënjeh të dy shtetet, edhe pse marrëdhëniet shtetërore GreqiShqipëri janë të plota, edhe pse Neni 15 i atij Traktati kërkonte heqjen e pengesave ligjore që shtetasit e njërës palë të gëzojnë pasuritë në territorin e palës tjetër, akoma çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 nuk është bërë Ligj i Miratuar i botuar në gazetën qeveritare greke. Arsyeja është se vlera e pasurive shqiptare të grabitura në Greqi të Madhe para dhe në Nëndor 1940 bashkë me vlerën që ato kanë prodhuar nga shfrytëzimi (compound interest, ang.), dhe që duhet të kthehen, është shumë e madhe. Pasuritë shqiptare që u grabitën në Nëndor 1940 ishin hotele, shtëpi, restorante, ndërmarrje të ndryshme, sipërmarrje financiare, troje, toka bujqësore, pyje, kullota, livadhe, pensione, para të ruajtura në banka, etj. Disa shembuj pa llogaritur vlerën e prodhuar nga përdorimi, riqarkullimi e koha jepen më poshtë: (1) Vila e Hasan Prishtinës në adresën Vasilisis Olgas 32, Selanik, kushton sot të paktën katër milion Euro. Ndërkohë, shteti shqiptar paguan që nga viti 1999 qera për Konsullatën e tij të Përgjithshme në Selanik. (2) Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002 për ndërtesë Ambasade Shqiptare në Athinë ndërkohë që 6.3 km më larg në rrugën Vasilisis Sofias është godina e ish-Legatës Shqiptare e grabitur me Ligjin grek 2636/1940 dhe të cilën qeveria greke vazhdon ta shfrytëzojë.


Lood Bajron në kostum shiqptar, që mbështeti revulucioni grek perkrah arvanitasve. (3) Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, toka shqiptare të shpronësuara me dhunë me “reforma agrare” që nga firmosja e Shqipërisë së pavarur në Korrik 1913 e deri në Nëntor 1940 janë 350’000 hektarë. Duke u nisur nga një llogaritje e bërë në Kuvendin e Shqipërisë në 25 Qershor 1925, tatimet nga përdorimi i atyre 350’00 ha për vitet 1913-1940 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin 456 milion franga ari vlerë e vitit 1940. Dhe tatimet e pa derdhura për vitet 1941-2021 janë (20211941) *456 milion /(1940-1913) = 1351 milion franga ari me vlerë të vitit 1940. (4) Toka të përvetsuara me Ligjin grek 2636/1940 janë 260’000 hektarë. Tatimet nga përdorimi i kësaj sipërfaqe toke për vitet 1941-2021 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin (20211941) *456 milion *(260’000 /350’000) /(1940-1913) = 1003 milion franga ari me vlerë të vitit 1940. Një frangë ari = 0.29025 gram ar i pastër. Në datën 11 Janar 2021 çmimi i arit është 59.56 US$/gram dhe 1 Euro = 1.22 US$. Atëherë, vlerat e mësipërme së bashku janë (456+1331+1003 = 2810 milion franga ari) *0.29025 *59.56 /1.22 = 39’817 milion Euro sot = 39.817 miliard Euro sot. Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, çmimi i atyre 350’000 + 260’000 = 610’000 ha tokë ishte 203 milion franga ari në vitin 1941. Duke marrë një çmim mesatar toke sot prej 22 Euro/m2 dhe 1 ha = 10’000 m2, atëherë vlera e 610’000 ha është 610’000 *10’000 *20 = 134.2 miliard Euro sot. Gjithsejt, vlerë toke e tatime janë 174 miliard Euro sot. (5) Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Vangjel Zhapës në shekullin XIX në Rumani e Greqi ishin të jashtëzakonshme. Në 30 Nëntor 1860, ai la me testament që një pasuri e madhe monetare të shkonte tek njerëzit e tij në Labovë të Madhe të Gjinokastrës. Ai i kërkoi komisionit të trashëgimisë të Athinës që, pas vdekjes së kushëririt të tij Konstadinit (i cili vdiq me 1892), të kryente dhurimet sipas testamentit. Ligji grek 2636/1940 e pengoi përsëri zbatimin e testamentit dhe trashëgimive ligjore për njerëzit e fisit të tij. Në vitin 1955, qeveria e Tiranës bëri një përpjekje të ngathët të pafrytshme për të tërhequr në Shqipëri 800 milion US$ (6.36 miliard Euro sot) të cilët Vangjel Zhapa ia kishte lënë në ruajtje Patriarkanës së Krishterë Ortodokse në Stamboll dhe qeveria turke ia kishte ngrirë përkohësisht derisa t’i dilnin trashëgimtarët. Këto janë veçan nga vlera si dëmshpërblim që Greqia e Madhe duhet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet dhe masakrat e ushtrisë së saj gjatë Luftrave Ballkanike, Luftës I Botërore, në Nëntor 1940 – Prill 1941 e Gusht 1949. (Gjygji në Shqipëri për ngjarjet e vitit 1997 nuk është bërë akoma që të dalin hollësitë edhe për këtë.) Dhe këto janë veçan nga vlera e pasurisë së grabitur plus vlerën e shtuar të tyre (compound interest, ang.) që iu përket arvanitëve vendas muslimanë të dëbuar në Shqipëri më 1944-1945. E thënë në mënyrë të përmbledhur, e gjithë Greqia përbën borxhin (liability, ang.)


se bota është e rrumbullakët dhe pushteti nuk është i përjetshëm. Jeta i ngjan ujit që rrjedh, i cili gjatë rrugës merr me vete gurë, trungje, baltë dhe mbeturina. Gjatë rrjedhës shumëvjeçare uji pastrohet pak e nga pak nga mbeturinat. Atëherë për analogji, edhe pushteti gradualisht pastrohet nga elementët negativ, nga të korruptuarit, sahanlëpirësit, mashtruesit dhe hajnët. Kjo do të arrihet vetëm duke pastruar dhe pasuruar ndërgjegjen kombëtare. Ndoshta do të lindin bijë dhe bija nënash të denjë për ta mbrojtur këtë truall autokton të larë në gjak, të cilin e kanë nxjerrë në ankand bukëshkalurit që e heqin veten ‘shqiptarë’. Historia e ka treguar se të tillët marrin mallkimin e Zotit dhe të tokës amtare, pasi nuk i kanë dalë për zot vatanit të të parëve pellazgë-ilirë-arbër... Konsiderata!

Vilhelme Vrana Haxhiraj Vështrim mbi Autorën

Vilhelme Vrana Haxhirajdhe libri i fundit “Pa limit” Në vend të parafjalës! Po i drejtohem lexuesit të krijimtarisë sime, si kritiku më i paanshëm me pak fjalë: Përmes këtij botimi shpreh mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët dhe komentuesit që kanë reflektuar rreth eseve apo publicistikës sime. Në nderim të mendimit të tyre të lirë, i kam pëfshirë në këtë libër që titullohet “Pa Limit”. Librin me 103 tema, ku përfshihen ese dhe pulicistikë, e kam titulluar kështu sepse problemet sociale, që janë rrjedhojë e paaftësisë ose gabimeve të politikës së çdo ngjyre apo mosmarrëveshjeve dhe mungesës së tolerancës mes grupimeve politike, kanë qenë e janë të pranishme. Për sa kohë që në vendin tonë do të zotërojë një anomali e tillë politike dhe social- ekonomike, fatkeqësisht publicistika do të jetë e kësaj natyre. Pasi dilemat e së nesërmes nuk japin tej në horizont asnjë dritë jeshile shpresëdhnëse për ringjalljen e dinjitetit kombëtar. Vendi ynë ka nevojë për ndryshime radikale (rrënjësore), jo ndryshim vendesh të grupimeve të caktuara politike në pushtet, ku shijnë si kali në lëmë kolltukofagët, të cilët për interesin vetjak, shfrytëzojnë postin që u është besuar nga elektorati, duke abuzuar me pushtetin që disponojnë. Këta karrigethyer kanë harruar

Figura e shquar e kulturës sonë mbarëkombëtare, Vilhelme Vrana Haxhiraj, nga pena e së cilës ka dalë një korpus prej 50 veprash të gjinive të ndryshme, kryesisht artistike, u ka dhuruar lexuesve një vepër të re, me titull “Pa limit”, një përmbledhje kjo me esepublicistikë, e cila të befason me larminë e tematikës së saj. Kjo shkrimtare e talentuar, e cila ka hapur shtigje mahnitëse në fushën e romanit, novelës, tregimit dhe vargut poetik, është e vetme dhe e papërsëritshme në aradhën e kolegëve të vet në trajtimin mjeshtëror të publicistikës nacionaliste. Çuditërisht, janë të rralla, për të mos thënë të paqena, penat në botën mbarëshqiptare, të cilat, krahas letërsisë artistike, t’i kenë lënë hapësirë kaq emocionuese publicistikës nacionaliste. Shqiptarët me vetëdije kombëtare patën shpresuar se publicistika nacionaliste, për vetë fatin tragjik që e ka ndjekur hap pas hapi kombin shqiptar, për shkak të përçarjes tragjike që na ka karakterizuar në shekuj, do të ishte pjesë e pandarë e krijimtarisë së çdo shkrimtari dhe shkrimtareje, sidomos pas zëvendësimit të sistemit komunist me sistemin neokomunist në fillim të viteve ’90. Kjo për arsye se sistemi diktatorial që vendosi në vendin tonë banda kriminale e Enver Hoxhës, i pati zënë frymën publicistikës nacionaliste, meqenëse partia komuniste, e themeluar nga dy emisarët e Titos, ishte thjesht një agjenturë e Beogradit dhe përgjithësisht e grekosllavizmit. Por nuk ndodhi kështu. Shkrimtarët dhe poetët, pas vitit 1990, vazhduan krijimtarinë e tyre artistike, pa i kthyer sytë absolutisht nga publicistika nacionaliste, duke harruar që trojet tona etnike, të vetmet në kontinentin evropian, janë copëtuar në disa shtete, se kështu i deshi qejfi Perëndimit shovinist, i cili, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, kreu krimin më të rëndë kundër kombit më të lashtë dhe mbartësit të gjuhës më të lashtë në kontinentin tonë. Duke pasur parasysh pikërisht tragjedinë që iu shkaktua kombit tonë në vitin 1878 dhe në vitin 1913, shkrimtarja e shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj, krijimtarinë artistike nuk e ka ndarë kurrë nga krijimtaria publicistike. Prandaj veprat e saj publicistike


në disa vëllime, janë një shkollë e vërtetë për edukimin e brezit të ri me vetëdije kombëtare, me ndjenjat e nacionalizmit shqiptar, i cili, në penën e saj, është nacionalizmi më fisnik në mbarë kontinentin tonë, sepse në analizat e saj ka tingëlluar dhe vazhdon të tingëllojë fuqishëm thirrja kundër padrejtësisë që i është bërë kombit tonë, e cila duhet të marrë fund me ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur. Veprat publicistike të Zonjës Vilhelme janë një shuplakë fshikulluese kundër diktaturës së djeshme komuniste, shërbëtores së verbër të grekosllavizmit. Në të njëjtën kohë, ato janë edhe më fshikulluese kundër diktaturës neokomuniste të këtyre tridhjetë vjetëve të fundit, e cila, me qëndrimin antikombëtar, deri në servilizëm të pështirë ndaj grekosllavizmit dhe brukselizmit, e ka poshtëruar keq dinjitetin e mbarë kombit shqiptar. I uroj suksese Zonjës Vilhelme në krijimtarinë e saj të begatë, të cilën, si një intelektuale me prejardhje nga një derë fisnike, diktatura e egër enverhoxhiste nuk e la të shpërthente që në moshën e rinisë. I uroj këmbëngulje dhe vendosmëri bashkëshortit dhe moderatorit të veprave të saj Fitim Haxhiraj, të cilit, si një artist i lindur, po ajo diktaturë antikombëtare, nuk e lejoi ta shfaqte talentin e vet. Eshref Ymeri San Diego, Kaliforni 17 mars 2021 Citate të autores nga libri “Pa limit” *-“Kombi autokton shqiptar në trojet e të parëve pallazgo-iliro-trakë, që flet dhe trashëgon gjuhën më të lashtë, me të cilën deshifrohen gjuhët e vdekura, do të rivendosë gjithçka që i është mohuar padrejtësisht nga ardhacakët në Gad.Ilirik. Raca Pellazge-Ilire-Shqiptare, është fillesa e kombeve dhe gjuhëve në Evropë”. *-“Drejtësia është e barasvlertë me lirinë e shpirtit, të cilën e vendos vetëm i virtytshmi! ” * -“Vendi ynë ka nevojë për ndryshime radikale (rrënjësore), jo ndryshim vendesh të grupimeve të caktuara politike në pushtet, ku shijnë si kali në lëmë kolltukofagët, të cilët për interesin vetjak, shfrytëzojnë postin që u është besuar nga elektorati, duke abuzuar me pushtetin që disponojnë”.*- “ Ky vend i lashtë dhe i bukur, Parajsa ku kanë folenë dhe prehen Perënditë, u shndërrua në një varrezë gjigande. Ky vend i pasur si mbitokë e nëntokë, por tejet i varfër dhe i vuajtur, u shndërrua në një burg të madh plot me rojtarë e të burgosur!” * - “ E sotmja shërben si ura lidhëse mes të shkuarës së pakthyeshme dhe të nesërmes dilemë. *-“Pa kujtuar dhe analizuar të djeshmen, kurrë nuk mund të ketë zhvillim demokratik dhe as të nesërme të

sigurt. Pa shëruar plagët e së djeshmes, e cila ka nevojë për një Nuremberg , pasi siç ka ndodhur gjenocid shfarosës në gjithë trojet etnike shqiptare, nuk ka ndodhur në asnjë etni tjetër në Gad. Ilirik.” *-Pse duhej të krenoheshin shqiptarët, për një shtet që vrau ajkën, trurin dhe palcën e kombit? Apo për historinë e komunizmit? Mos vallë për radhën e qumështit e të përbrësmeve të qelbura, për mishin e kangurit, për 10 vezë në muaj, për gjysëm pule të kalbur me një këmbë, për një pako gjalp, një pako kafe në muaj, apo për tollonin? Kjo ishte një histori e turpshme për t’u shkruar dhe për t’ua lënë brezave. Duhet të shkruhet me shkronja të arta një histori kombëtare që nis nga neoliti e deri në ditët tona me të mirat dhe të këqijat e politikës.” *-“Nëse i mungon truri dhe palca që e mban në këmb, kombi varfërohet materialisht dhe mendërisht. Pa trurin dhe palcën varfërohet dhe tjetërsohet ndërgjegja dhe identiteti kombëtar!” *- “-Për aq kohë sa nuk funksionon si duhet shteti i së drejtës e nuk ka zbatim të ligjit, nuk ndërtohet demokracia. Për sa kohë drejtësia do të jetë në vartësi të politikës, pa një përmbysje të sistemit ligjor, pa shkarkuar nomeklaturën komuniste të ligjzbatuesve,pa dekomunistizimin e shoqërisë dhe shtetit, Reforma në drejtësi nuk do të ketë suksesin e pritshëm nga të gjithë shqiptarët, pasi në Shqipëri do të sundojë “Drejtësia e Padrejtësisë” që mbron antivlerën, vetëm se ai e blen farsitetin e vlerës me para.” *-“ Duke njohur historinë tonë, njohim veten dhe mbrojmë identitetin kombëtar “ * -“E vërteta shkencore nuk ka nevojë për lavdi të sajuar. Artefaktet janë realitet i historisë kombëtare, janë përparësi të së vërtetës së pamohueshme e hedhur në udhëkryqet e jetës. Gjithashtu është sfidë atdhetare, morale dhe shkencore për një nivel të epërm kulturor për cilindo që ngrihet ndaj çdo lloj mashtrimi, gënjeshtre dhe falsifikimi, përmes të cilave kryhet krim ndaj kombit dhe historisë së tij!...” * -“…Letërsia me artin që të jenë të suksesshëm dhe të luajnë rolin e tyre nxitës për emancipimin e individit, komunitetit e të rrisin ndërgjegjen kombëtare, duhet të jenë jashtë politikës dhe demogogjisë, larg shkopit magjik të partive politike” Vivra.

Një far deputete nga Lushnja, deklaron hpatas në TV e shtyp se Enveri ka pasur me shumë të mira se të kqija?! Kujt ia thotë këtë absurditet, apo kujton se popull shqiptar han bar? Kjo e shstyni bashkëpuntorn tonë Arben Sebastej t

A


mund të ketë pasë anë të mira regjimi i diktaturës totalitare komuniste në Shqipëri ?!

Ja disa nga ato vepra të mira: burgje e kampe internimi

Arben Sebastej Kjo është një pyetje që vazhdon të trajtohet akoma dhe sot e kësaj dite, pa një arësye të themeltë, sepse nën atë diktaurë që e ktheu vendin në njëkasapane të përgjkashme, s’ka vend për të pyetur ose për të pretenduar se edhe mund të këtë patur ndonjë shfaqje justifikuese. Gje që s’mund të pranohet, për a rësye se në asnjë vend në botë, qoftë për diktatura të zeza pse të kuqe, një pyetje e tillë e ka përgjigje jo ! Por ne po pmaraqesim një tjetër aspekt, si të veçantë, sepse ndodh vetëm tek ne shqiptarët që të bejmë atë pyetje. Po cilët shqiptarë do të thoni, po ata që ishin kembë e krye të dehur pas partisë komuniste të tyre qe e quenin edhe me merin nëna parti, aq ishin të lumtur nga ideja se janë bijt e saj. Që bij të saj ishin, këtë e pranojnë vetë dhe e praanaoajmë dhe ne, për deri sa e quanin dhe e quajnë akoma dhe sot nënë. Sepse po ka nga atta të torrullosur nga mësimet e partësë dhe predikimet e profetit Enver, që një hoxhë në Svicer e quen e mban si të tillë.. Pa çka se ky profet me shpatën e tij kishte palosë shqiptarë si pas qejfit, duke u shkurtuar jetën, sikur kosiste fije bari. E gjithë sa thamë deri tani lidhet me sa po flitet lart e poshtë për sjelljet kriminale të Dullës, që paskej patur dhe anë të mira. Se ku bie ana e mirë në batërdinë që ai beri mbi shqiptarët, nuk dime se ku qendron ajo anë e mirë. Do të dëshironim të dinim nga ndonjë historian ose shkroimtar me emër, por dhe pa emër, ç’anë të mirë ata kanë dalluar e vazhdojnë të dallojnë në atë regjim totalitar komunist dhe në krykasapin Enver Hoxha, ose Dullën siç e quen populli. E përmendim popullin, se populli e ka atë intuitënen e tij të jashtezakonshme, për të përcaktuar e kualfikuar, vetitë, sjelljet e bëmat e atyre qe kanë udhëhequr apo udhëheqin shtetin tonë shqiqptar. Ne po e lemë menjanë për tani se ç’mendonte e ç’mendon populli për atë njeri, dhe ua lemë historianëve të na thonë diçka që të na mbushin mendjen. Sepse për sa e kemi të mbushur, jo ashtu kot, por nga urrejtja për të pabërat e tij, mbi kurrizin e popullit, me emrin e të cilit mburrej se sundonte, pa e pasur fare besimin e tij , që ai ta përfaqësnte, sikur gjoja edhe ai kishte dalë nga gjiri i popullit. Aq i dashur ai jepej me jalë ndaj poullit, kur nga ana tjetër i hipte ne dru derrçe pa kursim. Kaq e kishim si nje hyrje. Lum si ne e lum partia, burgje e kampe Shqipëria, me na e pasë bota zili, si lulzon kjo Shqipëri, vërtet kopsht i lulëzuar, plot me burgje i zbukuruar! Veprat e „lavdishme“ me të cilat mburrej diktatura komuniste dhe mburren nostalgjikët pasardhës të saj edhe sot e kësaj dite.

Kampi I Tepelenës


Mirë se populli mendoka e mendon sipas qejfit të tij, tashti duam të dijmë, si mendojnë ata që kanë në dorë ose pretendojnë ta kenë historinë e Shqipërisë, që ata e shkruajnë sipas mendjës e qejfit të tyre, me itujt e gradat shkencore që mbajnë. Ne po ua japin këtë të drejtë, por varet se si e perdorin. E bukura dhe e shëmtuara, janë dy koncepre të kundërta, që nuk puthiten gjekundi, të ndara respektivisht secila në folenë e vet, dhe armike për vdekj., si e mira me të keqën. Por këtu hyn si angllisht fakti nga paraqitja e jashtme, ku e shemtuara din të maskohet mirë, që të duket e bukur, duke gjete çdo lloj marifeti për ta mbuluar shëmtimin e saj. Ndërsa e bukura nuk e ndien atë nevojë, se paraqitet ashtu siç është, s’ka nevojë të zbujurohet. Mëqë fjalën e kemi, se ku ia gjejnë të mirat një shembëlltyre e përsonifikuar në të keqen absolute, pra në të shëmtuaren, mbuluar me një paraqqitje fizike bukuroshe. Në qoftë se ata historianë, u thençin, e interpretojnë së Dulla e ka një anë të mirë, siduket ata mbështeten te ana fizike e tij si bukurosh. Po e pranojmë, bukurosh nga pamja e jashtme. Por ama i shëmtuar nga ana e brendÉshme po themi, pra nga instinktet shtazore, të kthyera në vetedije kriminale të papërmbajtur, që shprehej e zbatohetj me vepra të renqethëshme gjakatare, mbi atë popull, i të cilit mburrej se ishte i biri, ndërsa ishte një xhelalat përbindësh i tij. Ai popullin e kufizonte në partinë komuniste dhe në komunistët. Ky ishte populli për të. Këtu u japim të drejtë historianëve e shkrimtarëve të implikuar, sepse komunistët, pra edhe ata vetë, i kishin fituar të gjithë të drejtat e privilegjet e mundëshme e të pamundëshme, brenda suazës së sistemit të ideologjisë marksite-leniniste shtuar edhe staliniste. Ata pra, komunistët, ishin populli. Bejmë pak pushim me disa vrejtje. Marksi vetë, i shkreti një babagjan, që hodhi me qellim të mire disa ide, që u përkrahen nga të dy anë, e majta dhe e djathta, për përmirësimin e jetës dhe veçanërisht për të drejtat e punëtorëve. Ku për çdi, këto të drejta u realizuan nga ana e djathtë kapitaliste, dhe u shtypen nga ana e majtë që shpallej si mbrojtësi i tyre me slloganin :Proletarë të të gjithë vendev bashkohuni ! Kaq për Marksin, që ra viktimë e vetvetes, sepse u radhit me xhelatët e poujve, ku Lenini ishte profet e kaluar profetëve, më apostull Stalinin , duke e mësuar se si duhej të zbatohej terrori për triumfin e komunizmit, dhe dha shembëll kur urdhëroi vrasjën e Carit me gjith familjen, dhe la 6 million ukrainas të vdisnin nga uria. Stalini pastaj e mbushi e stëmbushi kupën, duke përciellur në atë dynja mbi 30 milionë rus të shkretë të pafajshëm. Sepse për çudi të çudive ,në kominizëm pafajsia hynte në kriterin e fajsisë, e dënohej deri me masa ekstreme. Kështu Dulla mori mësim, nga kokat e revolucionit bolshevik rus që u kthye në botëror, me parimin, vrit e prit sa të mundësh për triumfin e komunizmit, që u kthye pastaj, të socializmit, se ai i komunizmit doli si Utopia e Platonit i parelaizueshëm. Ḉ’paska berë Dulla, ç’vepra të mëdha, që t’i shihet ana e mirë ? Fare qartë për t’u treguar e kuptuar. Separi vuri në zbatim shdukjën e botës së vjetër, duke pushkatuar gjithë intelektualizmin shqiptar, dhe të tjerët të mbyllur në burgje e kampe pune e internimi, që të shuhëshi, e me ta të zhdukej e kaluara. E ktheu fund e maje Shqiperine, ne burgje e kampe internimi e dëbimi, ku vdekja kënaqej për të korrat njerzore të bollshme. Pra ky bukurosh nga pamja e jashtme, perbrenda ishte një malukat i kalbur mendorisht e shpirtërisht, me të kallë tmerrin. Si u bë e

mundur që në kokën e tij, të ishhte e rrenjosur ideja e mbajtjës së kolltukut me çdo mjet. Mirë që nuk e vrau babanë, siç beri Stalini, po aty afër se e trajtonte si mos më keq, të braktisur rrugëve si kloshar. More te nderuar (të dalldisur) historiane e shkrimtarë komunistë por dhe disa jo komunistë, pa na i tregoni një çikë këto anët të mira, ose dhe vetëm një anë të mirë! Për sa kemi lexuar e studiuar nuk na del se Makbethi të kishte ndonjë anë të mirë, me gjithëse ishte mbret e me mbretëreshë. Pra i fuqiplotë për të bërë të mira e të këqia. Ai atë të mirën e hodhi matanë, dhe iu përvesh së keqes, ku na ishte mjeshtër, bashkë me Ledin Makbethin e tij. Me Ledin e Dullës s’po merremi, por e përmendëm sepse e ishte një e tillë bashkëshorte, e ngjashme me atë të Makbethit, e bashkangjitur me krimet e masakrat e të shoqit hukubet. Duke ndjekur një emison televiziv shqiptar ku trajtohej figura e Dullës, një nga historianët që mbahej si me i miri, me emër e mbiemër të njohur, kur i kërkuan mendimin, ishte shprehur, se vërtet se Dulla ishte diktator e kishte bërë shumë të këqia me vrasje e presje, burgje e kampe internimi, por duhëshin shikuar edhe anët e mira të tij. Sigurisht se aty pati që i kërcyen në fyt. Ḉ’thua,? dhe mban veten si historian ! A s’ke sy në ballë e veshë për të dëgjuar ? Ç’kasapane bëri ai mbi popullin shqiptar, lerë krimet, por edhe copën e kotherës së bukës së misrit ia jepte ose më mirë ia hidhte me racion, si t’ishte qen e jo popull. Historiani në fjalë mbeti trung, haru pa gojë, e mezi kapërdihej. Apo ndoshta kërkon të na flasish për Shqipërinë si kopësht me lule, e mbuluar siç ishte me ferra. E ç’ferra, prej çeliku, me të cilat nuk u përmbajt që të rrethonte dhe fëmijët e djepit. Pa lëre pastaj mijat e te pushkatuarve që s’u gjenden as varret. Udhëzim i vetë Dullës, ë zhdfukëshin, që të mos mbetej gjurmë krimi, pô t’i kërkonin llogari (kush ?), e të përgjigjej, gjzjëni ! Ḉ’të gjësh ? Të zhdukur në hiç. Mjafto të përmendim kampin famëkeq të Tepelenës, ku të vdekurve, ndër ta 300 fëmijë, s’u gjendët shenjë varri, që xhahilët e Dullës i kishin përmbysur me bulldozer e lëruar me traktor e mbjellë me tërfil. Apô s’u muar vesh se atë urdhër e kishte dhenë vetë, kur kishte kaluar me veturë sipër kampit e kishte pa varret. Ḉ’janë ato varre ? të zdhukën ! Pastaj në vazhdim na del ana tjetër, qesharake. Se zotëria apo shoku historian, përmendi shkolla, universitete, akademi të shkencave, shkrimtarë të degjuar e të padëgjuar, artistë etjera. Ḉ’të thuash për shkrimtarët, këta servilë te pafytyrë e karakter që u vunë në shërbim te regjimit dhe të diktatorit paranoiak ? A justfikohet himnizmim i komunizmit dhe i ngritjës se Dullës në idhull. E ç’idhull se ? I etur për gjak shqiptari ! E të shkruajsh vepra për glorifikimn e partis dhe të tij ? Ndërsa në të njetën kohë, që keta shkruimtarë ulur ne kolltuqet e Lidhjës së tyre, krijonin këto vepra, homologët e tyre pushkatohëshin e burgosëshin. Por ata i kishi veshët e dyllosur me dyllin e nënës parti, e s‘i dëgjonin krismat e atutmatikëve vrasës. As klithmat e nënave për fëmijët që u vdisnin në prehër. Këta shkrimtare, të mëdhej apo të vegjël, shkruenin per kopshtin e lulëzuar të partisë, ndërsa ne vathët me ferra vdisnin fëmijë, pleq e gra. Nuk po zgjatemi, por me këto konkluzione, një përgjigje ia çuem, privatisht, mikut (shokut) historian. I nderuar profesor, Ju thoni se historia është shkruar drejt, si për të kaluarën ashtu për luftën partizane etjera. Pra kjo nga Akademia e shkencave me historianët e saj, e ne nuk e dimë a jeni i përfsirë e dhe ju. Sepse Akademia më 1985 boton Fjalorin Enciklopedik., ku pasqyrohet historia. A mund të na


shpjegoni se si ka arritë Akademia të sajojë një gënjeshtër aq të madhe, se në luftën e Tiranë na paskëshin qenë vra 3000 gjermanë, që asnjë kokërr gjermani të vdekur nuk ka pasur. Me ketë rast, del ne shesh prova skandaloze, e fallsifikimi të historisë me urdhër nga lart, që historia e Shqipërisë të fallsifikohet ashtu siç e do partia komuniste, në

Kampi famëkeq i Tepelenës tashmë njihet botërisht si një vepër e madhe e diktaturës komuniste shqiptare, që t’ia ketë zili çdo diktaturë tjetër

kuptimin se duke qene se komunizmi do të vazhdojë i përjetshëm, të gjithë prrallat me mbret e pa mbret, genjshtrat e Akademisë së Shkëncave ma historianët e shkrimtarët saj do mbesin të vërteta në shekuj për pasardhësit. Por ç’e do që komunizmi u shemb e të palarat dolën në shesh. Profesori, me te cilin njihëshim, mu përgjigj se keni shumë të drejtë, ajo që ka bërë Akademia me atë fjalor të fallsifikuar fund e maje, është e dënueshmme dhe e papranueshme, një turp i madh, që bie edhe mbi ne, që e përkasim asaj kohë dhe fushës së historisë. Po faktikisht, kjo që përmendet ju, që është provë evidente e hapur për të gjithe, edhe mua më ka ikur, e veç kur ju ma keni kujtuar, e gjeta në fjalorin e mbeta pa mend. Qyshë një Akademi e Shkëncave ka arri të bëjë atë mashtrim të madh ? E pabësueshme. Si kanë mundur të genjenin aq përbindshëm ? E tashti që ajo rrenë ka dalë sheshit, ku shko Akademia ? E pranoj, Akademia e tanishme duhet të dalë me një deklaratë zyrtare që të pergenjështroje e denoje publikisht historinë e kurdisur në kohën e diktaturës. I nderuari mik, e pranoj, një lajthitje e vërtetë, që ju jep arësye të shprehëni edhe aq ashpër. E ndjej edhe unë në vetvete, sikur jam i përfshirë e fajtor, për një të tillë mashtrim monstruoz, i panëvojshëm për t’u përmendë në ato përmasa të paekzistueshme. Aq ma tepër që s’ka shqiptar që nuk e di si ka shkuar ajo luftë. Eshte me së e vërtetë se s’ka asnjë provë, as dokulent as fotografi, që të tregojë se në atë ditë të çlirimit të TIranës të jetë vra sikur një gjerman i vetëm. E kam të ditur nga prindët e mi, që e kanë jetuar atë ngjarje. Me këtë përgjigje profesori ynë e lau veten, dhe ne s’kemi ç’të shtojmë, dhe e mbyllim me kaq. Me shkrimtarët e komunizmzit nuk po merremi se kemi shkruar dhe është shkruar mjaft për ta. Kurse për sa i përket historisë na u desh t’i themi dy fjalë, mbasi ishim përfshirë në atë debat, ndonse për së largu. Prandaj trashigimia e diktaturës dhe e politikës kriminale të zbatuar nga Dulla, dalin vetvetiu ne dritë, dhe çdo koment

justifikues bie poshtë. Të mos ishte ky këmbim me historianin, përshtypja për të do mbetej e keqe. Por ai siduket ka reflektuar dhe ka arritë të kuptojë, se e gjithë struktura e sistemit komunist në Shqipëri, ishte mbështetur mbi bazat e ideologjisë komuniste që u provua se ishin të rrejshme dhe pa përspektivë realizimi. Përmëtepër vërtetohet s’e në atë mes kishte influencuar për keq e krejt përsëmbrapshti, ndikimi i Dullës, që kishte kaluar në lajthitjën e megalomanisë, i vetëbindur se do të bëhej udhëheqës i komunizmit botëror. Kjo e gjitha.

Shqipëria e vogël kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u pushkatuan 6535 viktima. Mija të tjerë vdiqën në burgje e kampe internimi. Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët vuajten: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim. Këto janë sukseset dhe anët e mira të diktaturës, që ajo i realizoi me përkushtim, që hyjnë në anën e veprave të mira, sipas konceptit të komunistëve.

VËSHTRIM MBI LETËRSINË KOMUNISTE: FILLIMI, VAZHDIMI, FUNDI Nga Lek Pervizi njeriu që i mbijetoi diktaturës “…Kultura sovjetike duhet të na ndrijë rrugën tonë e duhet të jetë modeli ku ne të mësojmë dhe të inspirohemi për të ndërtuar kulturën në vendin tone…”

E.H.

E hapim shkrimin me kёtё citat nga njё fjalim i E.H. botuar nё njё pullё poste shqiptare me rastin e muajt tetor 1949, qё ishte caktuar si muaj i miqёsisё shqiptaro-sovjetike. Fjalim qё nё mёnyrёn mё cinike, mohon qenjёn e njё kulture shqiptare, e cila u dashka ndёrtuar sipas modelit sovjetik. Kjo shprehje i hapi rrugёn « Realizmit Socialist » varrmihёs i kulturёs dhe letёr sisё shqiptare. Çёshtje qё tё trajtojmё duke nisur nga ky shkrim e nё vazhdim mё gjerё.


Një pullë dëshmuese Kjo ёshtё pulla qё mbetёt dokument i pashlyeshёm me fjalёn e Enverit me shkronja kapitale qё tregojnё nёnshtrimin e plotё tё tij, ndaj politikёs sё Moskёs, edhe pёrsa i pёrket kulturёs, qё duhej marrё si model, siç e ka shpallur vetё. Sikur Shqipëria ’paskej një vend i prapambetur, pa histori e pa kulturë, deri i paekzistuar Jam nga te paktit ose i vetmi fare qё tё ketё pёrjetuar periudhёn komuniste nga fillimi deri ne fund. Jo vetёm si spektator, por dhe si shoqёrues, nё kuptimin qё isha i pёrfshirё qё nё fillim nё jetёn qё zhvillohej nёn sistemin komunist. Mund tё thuhёt pse kaq me vonesё. E po, mё mirё vonё se kurrё. Prita e prita mos dilte dikush qё tё bёnte njё analizё tё drejtё mbi kёtё fenomen tё njё letersie komuniste, me tipare antinjerzore dhe anti shqiptare, e nёnshtruar njё lёvizje kulturore tё huaj, me brёndi, koncepte e parime komuniste, qё nuk i pёrkisnin traditave me tёmira shqiptare. Nё kundёrshtim me letёrsinё e kaluar tё para luftёs, qё u zhvillua mbi themelёt kombёtare shqiptare, pёr tё cilёn mjaft ёshtё folur e shkruar dhe mjaft ёshtё vlerёsuar. S’èshtё ky problemi. Problemi ёshtё qё tё shqyrtohёt si u zhvillua njё letёrsi krejtёsisht nё kundёrshtim me principet humane, tё lirisё e demokracisё, ashtu siç ato principe zbatohёn kudo nё botёn e qytetёruar, pёrveç se nё vendet diktatoriale ku liria e demokracia nuk njihёn dhe absurdisht citohёn si parime tё shejta me fjalё, e qё shkelёn me vepra. Ku ato parime pёrdorёn pёr tё mashtruar e shtypur njё popull, aq mё keq popullin e tyre. Patjetёr se gjёndja ishte e tillё, krejt dramaticitet e plot ngjarje tragjike, qё s’linin pёr tё shpresuar asgjё tё mirё pёr shqiptarёt. Kjo dukej ashiqare me krimet e hatashme qё po kryeshin qё nё ditёt e para, nёn sytё e zgurdulluar nga tmerri tё njerёzve, pra tё shqiptarve, tё pafuqishёm tё ndalojnё gjakderdhjёn absurde, ku nё shёnjestёr ishin pikёrisht intelektualёt e mirёfilltё, dalё nga univesristet evropiane. S’thotё kot populli, dita duket qё nё mengjes. E mengjesi i Shqipёrisё nёn thundrёn komuniste ishte krejt i errёsuar me lёmshe stuhishё idelogjike, qё

lajmёronin zhvillime monstruoze. demokracia nuk njihёn dhe absurdisht citohёn si parime tё shejta me fjalё, e qё shkelёn me vepra. Ku ato parime pёrdorёn pёr tё mashtruar e shtypur njё popull, aq mё keq popullin e tyre. Patjetёr se gjёndja ishtee tillё, krejt dramaticitet e plot ngjarje tragjike, qё s’linin pёr tё shpresuar asgjё tё mirё pёr shqiptarёt. Kjo dukej ashiqare me krimet e hatashme qё po kryeshin qё nё ditёt e para, nёn sytё e zgurdulluar nga tmerri tё njerёzve, pra tё shqiptarve, tё pafuqishёm tё ndalojnё gjakderdhjёn absurde, ku nё shёnjestёr ishin pikёrisht intelektualёt e mirёfilltё, dalё nga univesristet evropiane. S’thotё kot populli, dita duket qё nё mengjes. E mengjesi i Shqipёrisё nёn thundrёn komuniste ishte krejt i errёsuar me lёmshe stuhishё idelogjike, qё lajmёronin zhvillime monstruoze. Nё kёto rrethana jeta e njerёzve ishte, si tё thuash, e çthurur, sepse krejt vёmendja ishte e pёrqendruar ne aktet kriminale qё zbatohёshin nga forcat e errёta tё partisё komuniste shqiptare, e lidhur mish e thua me Belgradin e afёrt dhe Moskёn e largёt, ku ngrihej Olimpi i Kremlinit, seli e Zeusit Stalin. Prej andej vinin udhёzimet, urdhёrat e rrufetё. Fare haptas dallohej pёrfshirja e Shqipёrisё nё kampin komunist pansllav. Kjo tё çonte nё bindjёn e trishtё tё sllavizimit tё vendit, ku ishte caktuar plani i futjёs sё Shqipёrisё nё Federatёn Jugosllave si republikё e shtatё, me bekimin e carit tё kuq Stalinit, qё po krijonte perandorinё komuniste pansllave, ku Shqiёria duhej tё asimilohej patjetёr. Dhe me pёlqimin vёllazёror tё Enver gjirokastritit. i cili ishte i gatshёm tё ia shiste shpirtin djallit (Stalinit) veç tё ruante kolltukun. Nё kёtё vёshtrim, edhe politika e genocidit tё regjimit komunist ose e diktaturёs komuniste, ishte pёr zhdukjёn e shtresёs mё tё zgjdhur tё intelektualёve dhe patriotёve shqiptarё. Ndaj tyre u zbatua njё terrori i pakufishёm pёr t’i asgjёsuar fizikisht e mendorisht. S’u kursye asnjё qytet pёr eliminimin e tyre, deri as vetё qyteti i diktatorit, Gjirokastra, ku u bёnё krime tё shumta, ndёrsa njё shkrimtar, si pa tё keq edhe pse koshjent pёr krimёt, na e

Lek Pervizi nё moshёn e rinisё Tiranё 1950, kur u arrestua pёrshkruente me hipokrizi neveritёse qytettin e bukur nё gur. Ky tёrbim gjakatar i paprecedent i kёtij diktatori shqiptar ndaj popullit tij, dhe aq mё tepёr, ndaj bijve e bijave me tё mirё, elitёs intelektuale shqiptare, çoj nё asgjёsimin e letёrsisё sё mirёfilltё shqipe, duke e zevendesuar me njё letёrsi surrogate e tё manipumuar pёr t’i shёrbyer sistemit tё urryer bolshevik. Pasojat u panё menjёherё. Gjatё pesё vjetёve tё parё, letёrsia shqiptare ishte pёrtokё. Disa shkollarё dёshtakё e mediokёr


s’ishin gjёndje t’i pёrgjigjёshin zhvillimit tё njё letёrsie tё mirёfillte. As nga pregatitja e tyre, as nga aftёsitё natyrore individuale. Disa elementё krejt mediokёr, kёrkonin ta merrnin veten me njё shkollim tё pёrcipёt sa pёr tё fituar njё titull, nё Belgrad, qё tashmё quhej kryeqendra (mos kryeqyteti) e kulturёs edhe pёr Shqipёrinё, posaqёrisht, pёr tё ashtuquejturit tё “shkolluarit” komunistё. Mbaj mend njё foto nё njё gazetё shqiptare, me pesё shembёltyra tё kulturёs komuniste : Ramiz Alia, Dhimitёr Shuteriqi, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata e Aleks Çaçi. Kёta do tё pretendonin tё ishin themeluesie e njё letёrsie tё re komuniste, sepse, simbas tyre, ajo e vjetra ishte borgjeze, kapitaliste dhe e skaduar. Nga ana tjetёr ishin me dhjetra shqiptarёt qё, para luftёs, kishin mbaruar universitetet nё Belgrad e Zagreb, tё cilёt i kishin asgjёsuar, pushkatuar ose burgosur. Apo s’ishn me qindra tё tjerё qё kishin krye studimet nё disa shtete evropiane, qё e kishin pёsuar si ata. Mё 1945, ndonse i ri, 16 vjeç, pata rastin tё nё Lasgush Poradeci,Vedad Kokona, Nonda Bulka, Nexhat Hakiu, Henrik Lacaj, Pashk Gjeçi, etj Kёta, vёrtet qё i kishin shpёtuar pushkatimit, por s’kishin asnjё mundёsi tё afirmohёshin si krijues. Prandaj ata u kthyen nё pёrkthyes veprash letrare, shkencore e shkollore nga gjuhё tё huaja qё zotёronin. Ata i kishin caktuar si mёsues nё ndonjё shkollё lagjёje ose fshati. As qё u shkonte fare nё mendje qё tё merrёshin me krijimtari, tё shkruanin e botonin. Tё gjithё ishin nёn peshёn e frikёs, e veç prisnin mos ndodhte ndonjё ndryshim (mrekulli) pёr njё kthesё nga e mbara, pas gjithё atij terrori gjakatar absurd. Aq mё tepёr qё shtypi dhe botimet ishin nё dorё tё shtetit, ku s’depёrtonte dot njeri pa pёlqimin e partisё. Lёre qё pёrveç gazetave s’botohej asgjё tjetёr, qё tё kishte vlerё. Veç disa libёrtha bajatё qё s’i lexonte askush. Kisha njohur edhe shkrimtarin premtues Mustafa Greblleshin. U njoha me tё nё librari, ku kishte ardhё tё kryente disa meremetime e lyerje me bojё tё vetrinave. Ai qeshte me mua. Nga njё usta i penёs ishte njё usta tё sqeparit. Edfhe ai pёrfundoi

mё vonё nё burg, si kolegёt e tjerё. S’kishte pranuar tё bёhej njё shkrimtar servil nё shёrbim tё regjimit. Ndёrkohё diçka shumё interesante pёr t’u çuditur, vinte nga burgu i Tiranёs. Kёtu ishin mbyllur me dhjetra intelektualё tё lartё qё kishin pasur fatin t’i i shpёtonin pushkatimit, por jo burgut. Ç’kishte ndodhur ? Shteti u gjend

keq. Kishte mungesё tё madhe tekstesh shkollore, shkencore e teknike. Gjithashtu mungonte literatura e huaj e zgjdhur nё gjuhё shqipe. Atёherё dikush u kujtua se nga masakrat qё kishin bёrё, pёr fat kishin shpёtuar disa intelektualё, qё mbushnin burgun e Tiranёs. Vetёm kёta mund tё bёnin punёn e pёrkthimit nga gjuhёt e hueja. Keshtu nё burg u krijua me urdhёr nga lart, nga komanda e burgut, grupi i pёrkthyesve, sё cilit si pёrgjegjёs kishin caktuar Lazer Radin, njё intelektual e shkrimtar i njohur. Ky kishte tё drejtё tё kontaktonte nё Ministrine e Kulturёs e Arsimit. Ai lejohej tё dilte i shoqёruar me roje nё kёto kontakte., pёr tё marrё porositё. Tё kёtij grupi po pёrmend disa emra, nga qё tё gjithё s’i mbaj mend. Mihal Sherko, Mitat Araniti, Ali Erebara, Nedim Kokona, Fiqri Llagami, etj. qё zotёroin pёrveç gjuhёve europiane edhe rusishtёn. Sepse tekstet shkollore dhe tё tjera studimore, vinin nga Moska. Pra literatura shkollore e shkencore sovjetike ishte ajo qё vihej nё shёrbim tё shkollave dhe institucionёve shqiptare. Mё vonё, pasi u plotesuan kёrkesat pёr shkollat, Ministria e Kulturёs, nisi pёrkthimin e botimin e veprave letrare, ku vend te parё zinte letёrsia ruse, me Tolstoin, Çekovin, Pushkinin, Gogolit, etj. Patjetёr letёrsia europiane, Hugo, Balzak, Dikens, Brecht, Kronin, Stainbek, etj. Kёtu punonin pёrkthyes tё diplomuar nё Evropё, Francё, Itali, Austri, Angli, Gjermani, Greqi, Rumani, etj., si Nedim Kokona, Koço Tasi, Selman Riza, Fuat Asllani, Genc Pervizi, Fiqri Llagami, Mitrush Kuteli (alias Dhimitёr Pasko), Isuf e Aziz Vrioni etj. Pra themeli i letёrsisё shqiptare vazhdonte tё udhёhiqej, nёn hije, nga e njejta shtresё elitё intelektuale, e damkosur si reaksionare e armike, ndёrsa i takonte tabanit patriotik. Emrat e tyre s’mund tё pёrmendёshin, veç nё ndonjё rast me pseudonim, ku mbaj mend Aziz Vrionin, qё kur i thanё se s’mund tё ia vinin emrin, por tё zgjidhet njё pseudonym, ai kishte zgjedhur emrin Luan Gjergji. Nё raste tё tjera botohёshin

pa emёr tё pёrkthyesit, qё mbetej anonim. Nё kёto rrethana jashtё burgut, nё Tiranё shquhej Musine Kokalari, e cila orvatej tё ndiqte e zbatonte njё lloj kulture demokratike, midis diktaturёs. Kjo binte nё sy. Ajo orvatej tё zhvillonte aktivitete kulturore si nё Itali ku kishte studiuar. Kёshtu mbaj mend se si organizoi njё ditё tё librit, me vepra tё letёrsisё botёrore qё dispononte libraria Kokalari. Pavarёsisht se i kishin pushkatuar vёllezёrit e kushёrijtё. Ajo ishte idealiste, dhe si e tillё ishte e inkuadruar bashkё me intelektualё tё tjerё, nё Partinё Social-demokrate, e pёrfshirё nё Frontin Demokratik, me mend se nё Shqipёri pas « çlirimit » do tё vendosej njё rend demokratik, ku krimet fillestare tё regjimit komunist, mund tё justifikohёshin si rastёsore, tё pakontrolluara, e tё harrohёshin. Nё qoftё se vendi gjente qetёsi e zhivillim, me orientim drejt Evropёs i falёshin ato gjynahe. Nё atё ekzpozitё tё librit, pata rastin tё njihёm me Musinenё, e cila ushqente miqёsi me familjёn tonё. Im atё ishte mik i vёllezёrve tё saj, dhe klient i zgjedhur i librarisё tyre. Edhe unё kisha shkuar disa herё me tё, pёr sende shkollore, sepse libraria mbante edhe kinkaleri. Musineja vinte te libraria ku punoja, pёr çeshtje pune, por edhe pse ajo kishte miqёsi me Zonjёn Vrisidha, grue intelektuale qё punonte si arsimtare, e hynte e dilte lirshёm nё ambasadёn amerikane, sepse kishte mbaruar shkollёn e Fulcit dhe anglishtёn e zotёronte mirё. Siç dihet, Musineja, pёrfundoi edhe ajo nё burg, nё verёn 1946, ku pata rastin ta dёgjoi gjithё seancёn e gjyqit tё grupit tё deputetёve social-demokratё, qё jepej me altoparlantё nё sheshin e Tiranёs. Gjithё kёto rrethana japin me kuptue se kultura shqiptare, dhe kryesisht letёrsia vazhdontё tё mbeshtetej mbi intelektualёt e paraluftёs, tani tё burgosur, tё dёnuar si anmiq. Unё pёrsonalisht pata fatin tё njoh njё pjesё tё mirё tё tyne mё vonё, nё kampin e izolimit tё Kuçit tё Vlorёs, ku i kishin sjellё pasi kishin mbaruar dёnimin e burgut. Si treguem diçka qё lidhet me kёtё paraqitje fillestare tё gjendjёs sё letёrsisё nё dorё tё komunistёve, e pa ekzistueshme, vazhdojmё tё merrёmi me rrethanat e pёrjetuara tё asaj kohё. Rrethana qё lidhёn mё sa kemi nisё tё tregojmё mbi letёrsinё komuniste. M’u krijua mundёsia qё tё punoja pranё librarisё sё qiftit korçat Pepo-Kote, nё ish librarinё italiane “Marzocco” e djegur gjatё luftёs sё Tiranёs dhe e meremetuar prej tyre. Ata e kishin njohur familjёn tonё e veçanёrish prindin tim qё kishte qёnё komandant i qarkut dhe i garnizonit tё Korçёs. Ata ishin mpleksur me komunistёt deri me udhheqёsit, mё tё cilёt kishin lidhje miqёsore. Ata ishin si njё garanci pёr mua pёr tё mos u nёpёrkёmbur, si familjarёt e tjerё tё mij qё ishin burgosur e internuar. Libraria me dha mundёsi tё madhe, qё tё zgjёroi mё shumё kulturёn e dijet dhe tё njihja mjaft figura intelektuale, qё e frekuentonin librarinё e kishin miqёsi me pronarёt. Zonja Vrisidha Pepo, i pёrkiste asaj familje intelektuale, qё kishin shtypshkronjёn e vjetёr, ku ishin botuar veprat e Naimit, Samiut, Cajupit, Gramenos, Postolit etj. Gjithashtu Llambi Kote, familje me tradita intelektuale e patriotike. A do ti qё ai kishte qene i mbyllun nё kampin e Prishtinёs pёr t’u derguar nё kampet e Gjermanisё, si komunist ? E kishte nxierrё prej andej njё mik me peshё qё njihej me gjermanёt. Tё dyve u thençin komunistё sepse e kishin kuptuar, se ajo ideologji kishte kaluar nё njё organizatё kriminale nga mё tё tmerrshmet. Por sepakut, ishin tё siguruar e s’merrej kush me ta. Njё vёlla i zonjёs Vrisidha, Prof. Dr. Petraq Pppo, historian, kishte mbaruar studimet ne Austri e Francё. Sa qё, Enver Hoxha, e mori me vete si kompetent i gjuhёve e i historisё ne Konferencёn e Parisit, mё 1946. Nё librari ndodhte qё mbidhёshin herё pas herё, njё radhё e mirё figurash intelektuale, Aleksandёr Xhuvani, Petraq Pepo, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, skulptorёt, Janaq Paço, Odhise Paskali deri dhe Dhimitёr Shuteriqi (ky mё tepёr i interesuar pёr libra). Mund tё duket se po i largohёmi tematikёs sё caktuar. Por jo, ёshtё pёr tё pёrcaktuar se si mua mё ishin krijuar kushtet pёr tё qenё i informuar mirё, pёr si shkonin punёt nё leterisnё komuniste. Ku njerёz tё pajisun me dije, prirje e talent, s’kishin as njё mundёsi ose tё drejtё, tё zhvillonin aftёsitё e tyre krijuese. Kjo edhe pёr njё arёsye themelore, ata s’mund tё pranonin tё bёnin propagandёn e partisё e tё sistemit komunist. Kjo e drejtё u takonte vetёm


vigilencёs sё partisё. Sepse nё atё citat duket ashiqare nёnshtrimi i plotё i Enverit ndaj Bashkimit Sovjetik, e si rjedhim Stalinit. E shkreta Shqiperi qe s’paskej pasur fare kulturё e duhej qё ajo tё ndёrtohej sipas modelit sovjetik ! Ky pёrkufizim fodull, ёshtё orientimi i dhёnё nga vetё diktatori qё historia e kultura shqiptare nisin me marrjёn e pushtetit nga partia komunsite shqiptare, qё patjeter (siç thotё ai vetё) do tё jene nёn diktatin sovjetik. Enveri s’ka bёrё e s’bentё tjetёr veçse zbatimin e orientimёve tё kreut tё Kremlinit. E gjitha sa thamё tё çon te I “Realizmi Socialist”, katastrofa e kulturёs dhe letёrsisё kombёtare shqiptare. S’ka ku shko mё poshtё katundi, do tё thoshte populli.

Libraria Peppo-Kote, dikur libraria “Marzocco” ku punova 5 vjet, derisa u arrestova më 1950

intelektualёve” komunistё qё kishin aprovimin, pёrkrahjen e bёkimin e partisё dhe tё regjimit tyre. Sepse pranonin tё behёshin servilё e sahalёpirёsë, duke që iu konformuan diktaturёs. Ndёrsa diktatori ishte supёrvizor, ai qё vendoste gjithçka. Mjer kush e kundёshtonte, njё Zeus me pёrmasat xhuxhe, por i aftё tё gjuente me rrufetё e tij, çdokёnd qё s’i shkonte pёrshtat e pas avazit tij. Apo s’e zhduku kunatin, Bahri Omarin, pa tё keq, si t’ishte njё fije kashte. Pra qё nё fillim ishte hedhur udhёzimi, qё kultura, e kryesisht letёrsia shqiptare do t’i nёnshtrohёshin plotёsish politikёs sё partisё komuniste dhe vullnetit e vendimёve tё padiskutueshme tё udhёheqёsit tё partisё e tё shtetit, diktatorit Enver Hoxha. Ky e kishte aftёsinё pёrverse qё tё ndiqte gjithё veprimtarinё e drejtimit tё shtetit, por dhe tё mbikqyrte çdo formё tё zhivillimit kulturor, letrar e artistik. Kjo do tё duket çudi, por asgjё s’mund tё krijohej e tё botohej pa aprovimin e tij, Zeus absolut i jetёs e sjelljёve sё njerёzve, konkretisht tё shqiptarve. Materializmi marksist tek ai ishte kulmor. Njeriun ai s’e konsideronte fare. Duke pёrjashtuar gruan e fёmijёt (megjithёse s’i dihej), ai s’ishte fare i shqetёsuar pёr t’i zhdukur gjithё ata qё ngjallnin dyshim, pa mё tё voglёn dhimshuri. Ajo mё katastrofalja, ishte krijimi i kampёve mizore tё internimit, si ai i tmerrshmi i Tepelenёs, ku, pёrveç burra e gra, ishin mbyllun dhe pleq e plaka, gra e fёmijё, kёta vogёlushё kulmi i pafajsisё. Ku vdekjet e tyne ishin nё rend tё ditёs. Si thoni ju, mos vallё ai s’kishte dijeni ? Kishte si ç’ke me tё. Çdo gjё bёhej me dijeni tё plotё e urdhёr tё tij. Dhёmbshuria tek ai s’ekzistonte. Kjo tё kuptohёt mirё. Ne s’jemi duke bёrё biografinё e tij kriminale, veç duam tё tregojmё se nё kёto rrethana, letёrsia shqiptare, ishte e kushtezuar me diktat suprem, t’i shёrbente regjimit komunist dhe vetё diktatorit tё gjithpushteshёm. Cili shkrimtar mund tё guxonte t”i kundёrvihej sistemit e aq mё tepёr atij ? Eshtё krejtёsisht qesharak pretendimi i njё tё tillё shkrimtari, i cili paskej arritё tё hedhё disa cifla kritikuese nё rreshtat e romanёve qё botonte. Krejt e kundёrta. Ai shkrimtar kishte arritё nё sublimimin e sistemit komunis, dhe nё adhurimin e ngritjёn nё idhull e perёndi, vetё diktatorin, kjo po, del fare sheshit nё ato vepra. Kaluem pak tutje, por ia vlen, pёr tё kuptuar se si funksiononte letёrsia komuniste. Siç e paraqitёm nё fillim, Enver hoxha e kishte dhenё direktivёn e varёsisё sё kulturёs shqiptare nga Bashkimi Sopvjetik. Kjo u shfaq haptasi nё pullёn e postёs qё treguam nё fillim. Nё çudi ёshtё se kush e sajoi atё pullё. Si ajo i iku çensurёs e

Siç kemi treguar, fillimisht prodhimtaria intelektuale ishte zero deri nё vitet ’50, sa isha vetё i pranishёm nё Tiranё. Nё kryeqytet funksiononin katёr librari, ajo ku punoja unё, Pppo-Kote, Argus, Kokalari e Dizdari. Mbushur plotpёrplot me libra nё gjuhё tё hueja, kryesisht italiane. Dihёt se italianёt i kishin pёrkthyer gjithё kryeveprat botёrore, si ato klasike tё lashtёsisё, tё rilindjёs europiane, ashtu tё epokёs moderne. Duke qenё se marёdhёnjet me Evropёn, kryesisht me Italinё e Francёn, ishin ndёrprerё, libraritё punonin me librat qё vinin nga bibliotekat e familjёve tё deklasuara, tё cilat i shisnin me i heq qafёt me çmim fare t’ultё. Kjo pёr arёsye se i kishin pёrzёnё nga shtёpitё e tyre tё konfiskuara. Cilёsia e kёtyre librave ishte shumё e lartё, kёshtu qё ato libra kёrkohёshn e blihёshin vazhdimisht. Mё e bukura ishte se edhe Biblioteka Kombёtare vinte tё merrte mjaft vepra tё zgjdhura qё i mungonin asaj. Aleks Buda, asokohё, drejtor i Bibliotekёs, ishte njё klijent i mirёpritur nё librarinё ku punoja. Ai kishte kryer studimet nё Austri, dhe e njihte prindin tim qё mё kohё. Kёshtu sillej mirё me mua, dhe hodhi njё fjalё mos me punёsonte nё bibliotekё. Pra nё kёto pesё vitet e parё, libri shqiptar s’ekzistonte fare. Lene qё s’blihej. Nё librarinё kishte disa libra tё paraluftёs, si Erveheja, Qerbelaja, Afёrdita, Sikur t’ isha djalё, Pse, qё s’i blinte kush, veç rrinin si mostёr. Zonja Vrisdha qё kishte shkuar me njё delegacion grashё komuniste nё Itali mё 1946, solli 20 libra “La Madre” (Nёna) tё Gorkit qё u shit menjёherё.

Liceu Artistik Jordan Misja mё 1947-1950 ishte nё një pjesë të godinës së Kuvendit Popullor


Ai libёr u pёrkthye e botue mё vonё. Kёshtu letёrsia shqiptare ishte katandisur pёr faqe tё zezё. Ishin botuar vetёm dy-tre libёrtha me tematikё nga lufta, si Epopeja e Ballit Kombёtar, e Shefqet Musarajt, dhe njё libёrth i Aleks Caçit, “Shtegtim nёpёr Greqi’, libra qё i lexonin vetёm komunistёt (partizanёt). Nё librari s’kishte ardhё asnjё nga ato libra. Njё si poet Vehbi Skёnderi kishte bёrё kёngёn “ Perpara shokё, pёrpara”, kushtuar punёs vullnetare tё rinisё. Krijime pa asnjё vlerё letrare, qё jepnin edhe orientimin e njё krijimtarie tё kushtёzuar, pёr himnizimin e partisё e tё sistemit diktatorial. Vepra banale, kote. Se ç’kishte shkruar dhe Dhimitёr Shuteriqi, qё erdhi e bisedoi me pronarin e librarisё, por pa asnjё pёrfundim, sepse nuk solli asnjё libёr. Ishte hapur njё librari shtetrore e si duket i kishte çuar atje. Unё shkova njё ditё pёr kuriozitet. Libraria ishte mbushur me vepra sovjetke nё rusishte, gazeta e rivista sovjetike e nga venedet e tjera komuniste, ku dallohej gazeta Borba e Serbisё. Ndikimi i Jugosllavisё, ishte shtuar e kishte arritё kulmin. Kjo mё tepёr nё anёn ekonomike e politike. Ministritё ishin mbushur me kёshilltarё jugosllave. Nё shkolla e mesme ishte venё si gjuhё e huej Serbo-kroatishtja. Kёtё e di vetё sepse ndiqja gjimanzin e natёs nё Qemal Stafa. Por, fatmirsisht libra nё gjuhё sllave s’na solli kush, as tё pёrkthyer. Veç njё po. Njё libёr i vogёl kushtuar njё heroi jugosllav, Ivo Lola Ribar, njё vetёm, se kush e kishte sjellё. Jugosllavёt ishin tё pёrqёndruar kryesisht nё krijimin e shoqёrive mikste (gjoja), qё i drejtonin vetё, e s’donin tё ia diinin pёr kulturё. Nё kёto rrethana botohet libri ‘Si u kalir çeliku”, i Ostrovskit, tё cilit iu bё reklamё e madhe e shitej nё librarinё shtetnore, pёr tё cilёn folёm, nё bulevardin Qemal Stafa. Nё librarinё tonё s’e solli kush. As unё s’e lexova, sikur pёr kuriozitet. Nga vetё titulli kuptohej se ç’far pёrmbajtje kishte. Gjё interesante, nё disa raste blerje librash pranё familjёve, kishte qёlluar tё merrnim disa kopje tё romanit tё Shollohovit “Doni i Qetё” pёrkthye e botuar nё Itali nga Bompiani, nё kohёn e fashizmit. Ky libёr shitej menjёherё. I zoti i librarisё me tha njё ditё. Ç’diktaturё paska qene ajo e fashizmit italian, qё kishte lejuar botimin e librit “Doni i Qetё” tё njё shkrimtari komunist rus, si Shollohovi ! Nuk pёrkthejnё librin e kёtij shkrimtari tё madh, i njour botёrisht, por librin “Si u kalit çeliku” tё njё Nikolai Ostrovski, i njohur veç nga komunistёt. Ky libёr ishte pёrkthyer nga tё burgosurit qё pёrmendёm. Siç thamë , nga 1945 deri 1950, letёrsia shqiptare, ishte nё stadin e saj ma t‘ultё, nё zero. Dhimitёr Shuteriqi me shokё, veçse ngrohnin kulltuqet e buta tё Lidhjёs sё Shkrimtarё e Artistёve, duke shijue privilegjet qё bujarisht u akordonte partia e qeveria. Nga ana tjetёr duke i bёrё elozhe “Realizmit Socialist” ardhur dhuratё nga Stalini, ku shkrimtarёt shqiptarё (komunistё) duhёt tё frymezohёshin pёr veprat e tyre. Po vjen pyetja, a pati ndonjё shkёndi nё gjithё atё errёsirё,? Pyetja asht me vend, por pёrgjigja asht e zorshme, bile hiçe. Atyne qё disi e kishin njё afirmim, si poetё e shkrimtarё, qё sistemi s’i kishte pushaktuar e burgosur, iu ishte futur frika nё palcё nga ç’kishin parё e dёgjuar pёr kolegёt e tyre fatkeqё. Ata s’e vinin ujёt nё zjarr pёr atё punё. Kёshtu qё njё far barre u kalonte tё rijve pa ndonjё eksperiencё letrare , por me prirje e talent vetjak, qё kёrkonin njё hapёsirё ku tё shprehnin aftёsitё e tyre. Kjo paraqitej e pamundshme, por kishte edhe guximtarё qё nё njё far mёnyre donin tё

krijonin diçka qё tё justifikonte prirjet e tyne. Shembёllin e kemi te Astrit Delvina, shkrimtar i ri qё ushqente nё vetvete dёshirёn pёr t’u marrё me punё letrare. Shkruente fhsihurazi në shtëpi, Por kot, sepse s’vonoi e pёrfundoi nё burg. Kёshtu mori fund e u shue ajo flakëz e dёshirё bashkё me tё. Viktimё ndёr mija viktima tё kasaphanёs bolshevike. Unё e kisha njohur dhe kisha biseduar me tё. Njё i ri i pregatitu dhe me pёrpektiva tё mira. Por qё s’I pёrshtatej sistemit totalitar. Ai i pёrkste nё familje tё pёrmendur e patriote, e radhitur nё familjet kundёshtare tё regjimit komunist. Prandaj hovi tij letrar u ndёrpre drastikisht me pasoja tragjike. Mё qё pёrmendёm Astritin, do tё tregojmё shkurt se si kishte tё rij nga familjet e prekura, me prirje letrare si poetё e shkrimtarё. Kisha zёnё shoqёri me ta. Veçanёrisht me Alaman Hysёn, vёllai I tё cilit kishte kryer akademinё ushtarke nё Itali me vёllanё tim Valentinin. Alamani ishte njё poet i ri lirik i talentuar. Ai me disa shokё, pёrfshi edhe unё, kishin krijuar njё grup letrar dhe shtypnin me makinё shkrim njё si gazetё tё vogёl, klandestine, “Dengla”, qё qarkullonte mes shoqёrisё tyre. Nё kёtё grup merrnin pjesё kёta tё rij tё tjerё : Akile Basha, Makensen Bunga, Gazmend Gongoli, Xhelal Koprencka, Viktor Dosti, Fatos Aliko, Pёllumb Nivica, etj. Nga ky grup u shkёput Gazmend Kongoli, qё pranoi tё punojё si redaktor nё njё gazetё. Tё tjerёt, mё vonё pёrfunduan tё gjithё nё burg. Kjo ishte gjёndja, ku çdo hov letrar qё s’pajtohёj me sistemin e diktaturёs komuniste pritej qё nё fillim. Qartё, letёrsia i pёrkiste vetёm shtresёs komuniste, dhe mjer ai qё i kundёrvihej. Unё vetё isha njё i ri, qё isha rritur nё njё ambient shkollor nё Romё, ku, pёrveç mёsimit, ishte e hapur rruga e krijimtarisё fillestare nё ato kushte ku liria tё jepte flatrat me fluturue nё botёn e artit e tё letёrsisё. Patjetёr se ajo mundёsi s’para gjente rrugёdalje nё qorrsokakun komunist. Por diçka ndodhi, e papritur. Fati, nё tё cilin unё besoja. Hyrja me konkurs nё Liceun Artistik “Jordan Misja” nё Tiranё, mё krijoi kushte tё paparashikueshme. S’ishte fjala pёr pikturёn, ku isha mjaft i pregatitun e vijoja mirё. Paraqitet njё si konkurs poetik, i organizuar nga profesori i letёrsisё, poeti i njohur Nexhat Hakiu. Ky ishte liruar nga burgu me amnisti, dhe caktuar profesor i letёrsisё aty. Mua se si mu dha dhe radhita nё njё fletore, dy poemё rapsodikё prej mbi 100 vargjёsh, me motive legjёndare. E zotёroja mirё tetёrrokshin popullor.. Efekti ishte i papritur. Hakiu i vlerёsoi jashtё mase. Fletorja shkoi dorё nё dorё (s’ kisha kopje tjetёr) dhe me doli nami si poet i ri premtues. Poeti i njohur, Drago Siliqi, me takon posaqerisht, mё pёrgёzon e mё kёrkon poemёt. Mjerisht fletorja, kaluar dorё nё dorё, kushёdi ku kishte pёrfunduar.. I premtova se do ta gjёja. Famёn e kisha fituar e vazhdoi pёr ca kohё, deri kur mё vunё prangat dhe pёrfundova nё kalanё-burg tё Portopalermos. I pllakosur nё njё errёsinё skёterrore. Kjo ishte njё ngjarje e vёrtetё, dhe pse po e shkruej, ёshtё pёr t’i dhenё kuptim asaj gjёndje, ku patjetёr se ndёr tё rijtё vlonte dёshira pёr tё iu kushtuar letёrsisё e artit. Domёthenёs rasti e shokёve tё mi pёr tё cilёt folёm. Por na ishte dhe nje anё tjetёr e medaljёs. Ajo e rinisё shkollore, qё patjetёr ishte e pёrshirё nё organizatat e rinisё sё shkollave respektive. Kёtu stimulohej krijimtaria letrare, kryesish poezia. Ishin krijuar gazeta e muritn me kendёt letrare. Ç’tё shihje ! Poezi himnizuese pёr partinё, shokun Enver, Stalinin, komunizmin etj. Kjo ishte metoda pёr tё nxitur rininё drejt pranimit dhe rekrutimit tё saj qё tё pёrfhsihej nё letёrsinё e re qё po krijohej me tё tillё pёrmbajtje


ideologjike. Ishte e vetmja mёnyrё pёr njё tё ri qё tё mund tё afirmohej si poet e shkrimtar. Pra ky ndёrtim i letёrsisё komuniste e kishte zanafillёn nё edukimon shkollor, ku oraganizat e partisё sё bashku me atё tё rinisё, bёnin ligjin. Prej kёtyne nxёnёsve tё indoktrinuar qё nё moshёn adolёshente do tё dilnin poetёt e shkrimtarёt e ardhshёme, njё ushtri e tёrё mediokritetёsh qё do tё pёrfaqёsonin “ dёnjёsisht” letёrsinё komuniste. Por kjo i pёrket trajtimit tё ardhshёm tё kёsaj analize, tepёr e veçantё, sepse s’ konformohёt aspak analizave tё bёra deri tashti. Krejt tё shkёputura nga realiteti objektiv i formimit tё kёsaj rryme letrare qё mbёshtetёj mbi tё famёkeqin “Realizёm Socialist”, i dhuruar nga Sovjetikёt (Stalini) dhe i pranuar dhe i zbatuar nga Enver Hoxha me ushtrinё e shkrimtarёve komunistё shqiptarё, adhurues tё tij. Tani, vjen pyetja tjetёr. Po pse Shqipёria s’paska patur njё letёrsi sadopak tё zhvilluar pas daljёs nga pushtimi i stёrgjatur tё Turkisё ? E paskej mbetur qё kultura shqiptare tё ndёrtohej sipas modelit sovjetik ? Kjo, jo vetёm qesharake por dhe tragjike, pёr si rrodhёn ngjarjet e mёpastajshme. Dihet prej gjithkujt, se menjёherё qё kёmbanat e lirisё ushtuan, shqiptarve iu hapёn dyert e dritaret drejt zhvillimit tё Atdheut, ku patjetёr do tё jepini kontributin e tyre, intelektualёt, sado tё pakёt qё ishin, por tё saktё, te aftё e tё talentuar. Jo qё kishim edhe parraprijёs qё nga 300 vjet mё parё, , me Buzukun, Budin, Bogdanin, Bardhin etj. Pastaj ra errёsira e injorancёs anadollake, por ideja mbeti e gjallё nё shpirtin e shqiptarit. Kёshtu gjatё Rilindjёs kombёtare, qoftё nga Jugu ashtu nga Veriu, u afirmuan figura tё shquara, qё menjёherё i dhanё vrull me veprat e tyre zhvillimi tё njё letёrsie tё lirё e kombёtare. Rilindasit e mёdhej e hapёn rrugёn nё kёtё drejtim, me vepra letrare me temё patriotike, siç e kёrkonte koha. Duke filluar nga Naum Veqilharxhi e me radhё, Naimi e Samiu, Cajupi, Grameno, Postoli, Faik Konica, Fan Noli, Gjeçovi, Mjeda, Nikaj, Fishta, Poradeci, Asdreni, Koliqi, Zadeja, Prenushi, Kuteli, Mitat Araniti, Ali Asllanin, Migjeni, e tё tjerё. Pra letёrsia shqipe e kisntё tё afirmuar vetvetёn nё mёnyrёn mё tё denjё. S‘mund tё mos pranohёt, qё jo vetёm letёrsrsisё shqiptare por edhe botёrore i kishim dhenё njё poet qё mori titullin Homeri shqiptar , qё ishte me meritё Gjergj Fishta. Vepra e tij epike “Lahuta e Malcis” u radhit me poemёt e poetёve epikё tё mёdhej, Homeri, Virgjili, Ariosto, Tasso etj. Po pse, mos vallё kujtojnё ata qё hedhin baltё mbi tё (komunistёt), qё tё ia shuejnё emnin e veprёn ? Me kёtё qёlliml, ata arritёn krimin e shёmtuar e makabёr t’ia çvarrosnin eshtrat e tё ia hidhnin nё lumin Drin. Por figura e vepra e tij mbetёn monumentale dhe nderi e lavdia e letёrsisё kombёtare shqiptare, si Poeti i Madh Kombёtar. As mund tё krahasohёt kush poet tjetёr shqiptar me tё, sado qё mundohёn. S’ka ndodhur nё botё qё njё popull, tё ia mёsojё e kёndojё poemёt njё poeti tё tij, siç bёnё e bёjnё shqiptarёt e malёsive tё veriut. Edhe nё kohёn e diktaturёs, kur vepra e tij ishte e ndaluar rreptёsisht, malёsorёt ia kёndonin kёngёt hapur, edhe para syrretёrve tё komisarёve, sekretarёve e udhёheqёsve tё partisё e shtetit. Aq sa nё njё festival tё Gjirokastrёs, njё lahutar i moshuar, kёndoi kangёn e Oso Kukёs I shpёtoi kot burgut nga mosha, dhe pse sipas tij ishte njё kangё qё kishte dalё nga populli, qё e kёndote vazhdimisht.

Kur isha ne librari, aty ekzpozohej nё vetrinё dhe blihej nga lexues, libri italisht ‘Giorgio Fishta”, prej 400 faqёsh, me fotografinё e tij nё kopertinё. Njё biografi e zgjёruar e njё gazetari italian, qё unё s’e lexova, pёrveç rreshtave tё fundit, ku shkruhej shprehimisht se nё çastin e fundit Gjergj Fishta u kishte folur tё pranishёmve : “S’me vjen keq qё po vdes, por mё vjen keq qё po e laj Atdheun nёn kambёn e huej”. Ky libёr qёndroi deri 1946, kur erdh urdhёri i zhdukjёs tij. Si ? Pala jugosllave qё bёntё ligjin nё Shqipёri, kishte protestuar, se si lёjohej ai poet qё kishte shkruar njё vepёr tё tillё shoveniste ku denigrohej Serbia dhe sllavёt e tjerё. Ashtu ? Menjёherё u muer masa e ndalimit tё “Lahutёs sё Malsisё”, me pasoja dёnimi tё rёndё ndaj atij qё i gjёndёj. Librat mbi Gjergj Fishtёn u zhdukёn e pёrfunduen nё zjarrin e sobave tё ngrohjёs. Si pasojё dhe eshtrat e tij u zhdukёn nё hiç. Por jo nga zemra e shqiptarve.

Nё mbyllje mund tё themi se kultura shqiptare ka pasur njё zhvillim tё mirё e tё suksesshёm qё nga Rilindja Kombёtare, shpallja Pavarёsisё, krijimit i Shtetit shqiptar dhe gjatё kohёs sё Mbretёrisё. Pra ajo pёriudhё premtuese qё nxori figura tё shquara, qё pёrmendёm mё sipёr. Komunizmi me Enver Hoxhёn e kishin qёllimin qё gjthiçka i pёrkiste historisё e kulturёs shqiptare tё kaluar, s’duhej pёrfillur, veç sa pёr formё dhe duke e pastruar nga disa figura qё i vrisnin sytё e trutё Enver Hoxhёs dhe komunistёve tё tij. Kёshtu Fishta, Konica, Koliqi etj. duhёshin anatemuar, sharё e ofenduar. Tё hidhёshin nё koshin e plehrave. Kultura e re shqiptare (komuniste) duhej ndёrtuar, nga themelet, e si ? Nё modelin e kulturёs sovjetike. Pikё ! Faktikisht njё kulturё komuniste s’kishte ekzistuar kurrё nё vendin tonё. Por ajo do tё zhvillohej e imponohej sipas orientimit e diktatit tё partisё e tё shokut Enver. Pulla e postёs e tetorit 1949 e jepte tё qartё rrugёn qё duhej ndjekur. Pёr kёtё ai kishte tё drejtё. Sepse ishte mё se e vёrtetё, se nuk kishte ekzistuar kurrё as nuk ekzistonte njё kulturё komuniste, dhe aq mё pak, njё letёrsi komuniste nё Shqipёri. Kёshtu qё edhe letёrsia komuniste, pjesё e pandarё e kulturёs, ishte rrafsh pёr tokё, nё gjёndjёn zero, hiçe ! (Vazhdon)

Disa foto tё Tiranёs 1945-1950

Qendra e Tiranёs në vitin 1950


KËSHTU E GJETËM SHQIPËRINË E ENVER HOXHËS DHE TË RAMIZ ALISË, 30-VJET MË PARË Kronikë me foto Nga Frank Shkreli

Pallati monumental i bashkisё qё u shёmb e u zhduk me urdhёr tё vetё diktatorit

Gra duke pushuar para xhamisё Këto fotografi janë të kohës 1945 deri 1950 kur u arrestova, pra si e lashë kryeqytetin e si e gjeta ku u ktheva pas 40 vjetësh 50 vjetёt e diktaturёs komuniste kanё shkatuar, pёrveç genocidit monstruoz qё u krye mbi popullin shqiptar, por edhe njё genocid tё papёrfyrtyrueshёm tё masakrimit tё historisё e kulturёsb shqiptare, ku e pёsoi rёndё edhe letёrisa Ajo u transformua nё zёdhenёse, pёrkrahёse dhe bashkёpuntore deri nё shkallё krimesh qё bёhёshin. Patjetёr se poetёt e shkrimtarёt nuk kapёn pushkёt e automatikёt pёt tё ekzektuar bashkёqytetarёt e tyre, e nё rastin konkret intelektualёt, si kolegё qё i kishin. Veçse nё venё tё armёve ata pёrdorёn penat, tё ngjyra nё gjakun e viktimave qё korrte diktatura, pёr tё shkruar veprat e tyre neveritёse. Asnjё shkrimtar, i vogёl apo i madh, s’i shpёton damkosjёs si pjesmarrёs nё genocidin e diktaturёs komuniste. Eshtё e pa vend, e kretёsisht e palogjikshme, qё tё ngrihёn nё podume tё lavdisё ata shkrimtarё qё lavdinё e kolegёve tё tyre kanё varrosur bashkё me ta, të masakruar e zhdukur nga faqja e dheut.

Ishte fillimi i dekadës së ndryshimve të1990-ave Vetëm disa javë na ndajnë nga 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, pas një ndërprerjeje prej gjysëm shekulli. Besoj se Ambasada e SHBA-ave në Tiranë e shënon çdo vit datën e rivendosjes së marrëdhënieve midis Washingtonit dhe Tiranës, më 15 mars, 1991, ashtu siç e kujtojnë shumë shqiptaro-amerikanë, përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave, si një ngjarje historike dhe një ditë që, më në fund, bëri të mundur bashkimin eventual të mijëra familjeve shqiptare të arratisura ose të dëbuara nga atdheu prej regjimit komunist enverist, që sundoi Shqipërinë me dorë hekuri prej pothuaj gjysëm shekulli. Unë dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë ishim ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të merrnim pjesë në ceremoninë historike të 15 marsit, 1991 për nenshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendosi marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë, pas një ndërprejeje prej gjysëm shekulli. Për më tepër, unë kam pasë nderin dhe privilegjin të isha edhe anëtar i delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara, i cili disa ditë pas nenshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në Washington midis dy vendeve tona, u nisëm për në Shqipëri për të ndërmarrë masat e para për hapjen e ambasadës amerikane në Tiranë dhe njëherazi për të marrë pjesë në zgjedhjet e para “pluraliste” në Shqipëri. I kujtoj


ato ditë si ndër më shpresëdhënset për komunitetin shqiptaro-amerikan se më në fund diçka po ndryshonte në atdheun e të parëve tanë. Ishte e vështirë ta merrnim me mendë, por Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në atë kohë, Z. Muhamet Kapllani dhe dy përfaqsues të opozitës së re demokratike të posa formuar në Shqipëri, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramos Pashko ishin të pranishëm në Departamentin e Shtetit, për të nënshkruar memorandumin për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të ndërprera aq brutalisht nga Enver Hoxha, pothuaj 50-vetë më heret. Në komunitetin shqiptaro-amerikan, në atë kohë, në raste festash ose takimesh të ndryshme gjatë sundimit komunist, njerzit përshëndeteshin duke uruar njërin tjetrin, “Në Shqpërinë e lirë!” Nënshkrimi i Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës zyrtare nga Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze, Z Rejmond G.H. Saitc dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Z. Muhamet Kapllani, (më 15 mars, 1991) ishte prova më e mirë se dëshira e madhe e shqiptaro-amerikanëve, për një “Shqipëri të Lirë”, më fund dukej se po realizohej. Diplomati amerikan, Z. Seitc në fjalën e tij me atë rast pasqyroi pritjet e gjata dhe shpresat e komunitetit shqiptaroamerikan të shekullit të kaluar, duke theksuar se, “Marrëdhëniet midis vendeve tona fillojnë me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këtë dhomë, të cilët nuk e harruan atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

date historike, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Por, kësaj radhe deshta vetëm që të kujtoj këtë datë në kuadër dhe në pritje të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomataike SHBA-Shqipëri – një datë tepër e rëndësishme në jetën time profesionale -- për mua edhe si indidvid dhe për shumë bashkombas shqiptaro-amerikanë që gjatë dekadave kemi patur fatin të sigurojmë strehim politik në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Kësaj rradhe po ndajë me lexuesit vetëm disa foto të përzgjedhura nga vizita e delegacionit të parë të DASH në Shqipëri në mars/prill, 1991 për të kapur sadopak atmosferën dhe rrethanat në të cilat, me kolegët e nderuar të Departamentit Amerikan të Shtetit, e gjetëm Shqipërinë komuniste, 30-vjetë më parë. Fotot nuk kemi vend ku t’i vùmë, por njerën do ta pâraqesim, mjaft domethanëse.

Parulla propagandistike për PPSH-në

Fatkeqsisht, kontaktet për shumë shqiptarë të Amerikës me Nënën Shqipëri ishin vetëm në kujtimet, në mendjen dhe në shpresat e tyre, si dhe në besimin në Zotin se një ditë, do të ndodhte ndryshimi i madh, se do të vinte dita e do të ribashkoheshin me familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri. Hapi i parë i reralizimit të kësaj dëshire u hodh, pikërisht, 30-vjetë më parë, më 15 mars, 1991.

Nëtë kaluarën, unë në kam reflektuar në disa shkrime të mia tepër modeste dhe nepërmjet disa intervistave mbi rivendosjen e marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve tona dhe mbi rëndesinë e tyre për të tashmen dhe për të ardhmen e Kombit shqiptar. Prandaj nuk dua të përsëris ato që kam thenë më përpara, në përvjetore të tjera të kësaj

Qender votimi në zgjedhjet e PPSH-së


10 POEZI BAJAME HOXHA –ÇELIKU PRANVERË DO TA QUAJ Ah, pranverë do mbetet ndjenja e një puthjeëndërrimi, me prarim pranvere, me gjethe të gjelbra dëshpërimi. Anembanë degëve të ullinjve ku shtrihet tërë gjelbërimi, i dashur im, sot do desha të ishe i pranverës prarimi. Kur dielli ndizte llërëpërveshur atëherë mbeti vështrimi, sikur fliste hëna e ty të vetëtinë sytë ëmbël mbi mua. Krahët shtrirë poshtë meje në syt`e mi mbet ngazëllimi, atëherë qeshi dalldisur hëna me dashuri ndër duar. Kur ti ecje me hapin tënd të matur, të bukur djaloshar, kryelartë pëshpëritje buzëqeshur si zemr’e larë në ar. Fytyrë ndezur të shihja ndaj zemra dëgjohej që larg, pastaj trokthi i saj avitej, tronditej si zokth në acar. Shkëlqimi dhe freskia në ty mbet si e heshtura pranverë, zë shkrirë nëpër vite mbi degë të bajames ti le një fole. Kur pulëbardhat ktheheshin dhe lejlekët aq të dashuruar, i yti vështrim timin pushtonte, sa nuk kish të krahasuar. Ashtu ndezur me puthjen time mbi të tuat buzë kërkuar, kur timin afsh pulëbardha ta sillte me puhi ngatërruar. Edhe unë ca nga cazë, e mbushur plot epsh, zjarr, flakë, dot s’qëndroj pa tëndin gji, që e ndiej në timin asht. Eh, moj jetë me dit`e net thua çastit do t`venitesh?! Do të ikim nga kjo botë me shumë dhimbje s’ka dyshim, vetëm dua që t’më kuptosh se sa shumë desha ndër vite, ata sy plot xixëllimë që s`i ndahen fundit tim.

BREGORET Ti ike diell më larg nga këto bregore, të cilat blerojnë gjithmonë në pritje. Sikur t’i shohësh sa shumë gjelbërime, ëmbël shtrihet dhe hëna ndër vise. Ti diell, eja, shtri krahët ndër bregore! Më poshtë një fushë e blertë të pret, xixat e tua dërgoja me flakë rrufeje, si foshnja ushqimin e uritur po pret. Gjëmon kjo fushë bashkë me bregoret, ngre kryet një lul’e bukur përpjetë. Po vuan i saji shpirt, e përvëlohet, nën drithërima rrezen tënde pret.

ARDHJA JOTE MË BËN TË BUKUR Kur ti më vjen ndër ëndrra gëzimin ëmbël ndjej, poshtë portokajve dimërorë plot gaz dëfrej. S’duhet vetëm borë, në zjarrin tonë ne heshtim, malli përkëdhel, ndërsa unë e ti nuk rreshtim. Kur më vjen ti ardhja jote më bën aq të bukur, se më ngjall çdo ndjenjë e flatroj si flutur. Kërkojmë veç burimin që shpirtin të freskojmë, me lotin e zemrës thellë mallin flakërojmë.

NË TËNDIN GJI

Më zuri gjumi ndër krahët e tua, duke përgjuar nga ty një sinjal. Mbështjellë aty gjer në t ‘aguar, ëmbël më erdh e bukura fjalë. Në tëndin gji seç pëshpëritja, erdhe ti zemër?! Sa dua të pres! Aq të ndjeva, sa më... bërtita, kët’ shpirtin tim veç ti e ndez.

TË KËRKOJ Ti vjen në ëndrra e më pushton, i yti shtrëngim agimet më zgjon, zgjon ëndrrat, ndjenjën e zjarrtë, po digjem për ty, vuaj çdo çast, të zjarrtë veç ti më bën çdo natë.

GJERDANI Edhe unë s’do ta heq asnjë sekondë, nga qafa ime e brishtë ndezur flakë. Atë gjerdan dimër e verë do ta mbaj e çdo qelizë që ta ndjejë të bërtasë. Ah, sikur pas ajrit ta dërgoje si dhuratë, atë thjeshtësi tënden dhe ëndrrën e gjatë. Atë pjesë të dashurisë ta thashë, ta thashë... Për mua do të ishin sa shtatë qiej bashkë. Bregoret me zjarr duken se ulen qartë, ulen, por përsëri ngrihen më shpejt se aq. Bashkë me atë gjerdanin tënd të artë, që mbështjell aq ëmbël një të hollë qafë.


MALL I DASHURISË Meqë lotin do ta nis e mallin gjatë do ta puth, të puth pragun e zemrës e thellë gjer në fund. Dua tani shpejt fluturimin, porsi zogëz ta marr, të vij në ty frym’ ëmbël e çiltër plot gaz. Do t’ kalojmë një natë të flaktë plot afsh mbështjellë, loti pranë do më rrijë dhe ti si djalë me lot e mbërthen. Sa shumë do t’ psherëtijmë, do të qajmë atë natë, gjersa ta shkrijnë të gëzimit lot mallin e ngratë. Me lotin do të jap gurgullimën e një burimi kristal, do të nis sisën me qumësht të thithë qengji laran. Po s’arrita sot, ta dish, s’do mund të arrij më kurrë, në shpirt jeton ai zë, që kush s’mund ta shkulë.

VËRTET Zot, më quajte trëndafil, po a jam vërtet e tillë?! Në i do të miat petale, mos i lë të vyshken fare!

MË MBYLLE Më mbylle në guaskë, o dashuria ime! Po unë, jam e fortë si shkëmbi. Dua të dal tashmë e të bukurin, gjelbërim poetik të zë.

VJEN E MË GODET Si tërmet më trondit çdo hap zemër e trishtuar dhe duket një shkulm si një valë që po afron. Bëj ta kap s’e kap dot se kam frikë të trazuar, po vjen më godet porsi një det që shkulmon. Ah, si vjen me ngjyra ylberi portreti yt afrohet! lartësohet, hyjnizohet me xixa vështrimesh. Një shpuzë më djeg buzën aq sasbelbëzohet, Është malli, malli si suvalë më vrau hiresh. Bajamen e kemi nje nga vajzat e internimit te kampit te Savrës, që me vullnet te forte arriti te shkollohet e te merret me shkrime, pas shembjës së diktaturës. ku poezia zen vend të randësishëm. Ajo ka botue libra me poezi e ne proze, ma i njohun libri, si formë roman, “Vajët e Pranverës”.

Dëshmi origjinale kur diktatura nuk i kursente as njerëzit vet Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur e kolonel Elami Hado, i cili pasi ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Akademinë “Frunze” të Bashkimit Sovjetik dhe kishte mbajtur disa detyra të larta në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore në Tiranë, në vitin 1961 u dërgua me detyrën e atasheut ushtarak në Kinë, ku në ’63-in, morri pjesë në një mbledhje të Traktatit të Varshavës që u zhvillua në Hanoi, për arsye të luftës që kishte nisur amerikanët me Vietnamin.Dëshmia e rrallë e kolonel Hados, i konsideruar si një prej teoricienëve më të mirë të Ushtrisë Shqiptare, lidhur me bisedat që ai zhvilloi gjatë atyre ditëve që përfaqësoi Shqipërinë në atë mbledhje të ushtarakëve më të lartë të vëndeve komuniste, ku zv / ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, gjeneral-majori, Markov, i’u shpreh se: “Udhëheqja juaj është e shitur tek imperializmi dhe kryeministri juaj, Mehmet Shehu është agjent i amerikanëve”! Si i’u përgjigj kolonel Hado asaj akuze të rëndë dhe raportimi që ai bëri në Tiranë me poste sekrete për të gjithë bisedën me gjeneralin bullgar, gjë e cila do të bëhej shkak që, vite më vonë, ai të kritikohej, akuzohej dhe goditej nga kryeministri Mehmet Shehu, si “teoricien disfatist e frikacak” dhe të përfundonte për 16 vjet burgjeve dhe internimeve…?!Pas akuzave tashmë të njohura që Enver Hoxha bëri ndaj ish-kryeministri shqiptar Mehmet Shehu në ‘Tablonë sinoptike’ të tij në fillimin e vitit 1982, ku mes të tjerash thuhej se: gjatë udhëtimit me vaporrin ‘Cuin Elisabet’ me rastin e vizitës së tij në New York në 1960-ën, Mehmet Shehu ishte takuar fshehurazi me Titon, një tjetër akuzë për ish-kryeministrin Shehu, si “agjent i amerikanëve”, mësohet të jetë bërë dy tre vjet më vonë, (në 1963-in), nga zv / Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, gjeneral-majori Markov, akuzë e cila mbërriti deri tek Enver Hoxha në Tiranë!Po si qëndron e vërteta rreth kësaj akuze dhe ku bazohej ushtaraku bullgar në thëniet e tij?! Lidhur me këtë na njohin dëshmitë e kolonel Elami Hado, ish-atashe ushtarak në Pekin, i cili rrëfente të gjithë historinë, se si padashur, ai u bë dëshmitar dhe protagonist i asaj bisede, ku përmendej kryeministri Mehmet Shehu, e cila do


t’i kushtonte 16 vjet burg e internim. Vazhdon intervista, por ne po e lajmë lajmë me kaq. E vërteta asht kjo që u përmend që e çoi kolnelin pa 6 vjet internim, mbyllun 10 vjet në burgun e Burrelit. Shpata e partise dhe kryesiht ajo e Enverit, nuk i falte as njerezit e vet, kokat e të cilëve i hiqte pa të keq, me shpatën e tij që e mbante të mprehun për çdo situatë, sipas kangës popullore, « Enver Hoxha e mprehu shpatën dhe një herë për siituatën. E situatat nuk merrnin fund, dhe shpata vazhdonte të shkurtonte koka shqiptarës sipas qejfit. Khjo ishte ana ma e mirë e Enverit, sipa tha,jës së një femre deputete të falisun nga truni, se Enveri paskej bere me shumë të mira se sa te keqia. Dmth, zhdukja e ma se 50 mijë shqiptarë të pafajshëm të pushktauem e te vdekun burgjëve dhe kampëve të internimit, ishte një nga veprat e mira. Një gja asht me të vërtetë e çuditëshme,sepse « lufta e klasave », parimisht zhvillohej ndaj kundërshtarëve, familjet e mëdha, të burgusrit e të internuarit, dhe atyne që damkosësën si reaksionarë kulakë, borgjezë, revizionishtë, etjera emërtime të llojit. Por a don ti qe ajo u kthye ne luftë kundër njerëve të partisë, personalitete të nalta , me funkiosne shtetnore civile e ushtarke, komunistë të orëve të para, luftëtarë e partizanë. Me këto Enveri i qeronte hespaet mirës, sa që nga 30 naëtarë e Byrosë Politike, që vazduen, vetmë nja 12 shpëtuen gjallë, të tjerët të pushkatuem ose vdekun në burgje. Intersante asht, se të përdjekunit pomlitikë të vërtetë, nuk pranojnë që ata të nakatosen me ta. Sigurisht se kanë të drejtë, se kriminelë ishin të gjithë. Koment Kjo bie me vend, pasi beri e beri mbi të përndjekurit politik, te shtersë së vjetër intelketuale e familjëve te mëdha , ku nuk kurseu me mijëra shqiptarë të tjerë, të konsideruar si armiq t popuult e partis, siç mbeti pa unë kriminale, iu kthye të vetëve, Kështu i qëroi hesapet me « shokë » e partisë, ku duke filluar nga byroja politike, iu vuri kosënn si pat ë keq, me kënaqës djallëzore. fakte shumta po dalin me këtë valë të dytë krimesh mbi njerëit e vet, që Kështu që dashke pa dashje, në valën e krimëve u përfshinë gjith shqiptarë, si at të cilësuar armiq, reaksionarë e kundërshtarë, po ashtu ata të radhëve të partisë, për gabime e faje brenda radhëve të saj. Dulla u bë tmerri i shqiptarve pa dallim.

Agostino Giordano Drejtor i Jetës Arbreshe Të nderuar bashkëpunëtorë Shqiptarë të 'Jetës Arbëreshe', nëse hyni te Siti Web i revistës sonë

jetarbreshe.it mund ‘ shkarkoni, online e pa paguar/'in offerta' : A. Tetë (8) e-book me 'Shërbise qishtare bixantine' të pjerra arbërisht ka zoti Emanuele Giordano (Negozio/Categoria ‘Digitali’) : 1. Himni Akathist (2017/ Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); 2. Java ‘ Madhe dhe e Diella e Pashkëvet (2012, Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A4); 3. Liturgjìa Hyjnore e të Parashëjtërùaravet (2011/, Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); 4. Mesha e Shën Vasilit (2010/, Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); 5. Apòdhipnon micron (2014 / Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); 6. Parkalesje zonjës Shën Mërí (2013 / Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); 7. Himni Akathist Jisuit, Zotit tonë t’ëmbël (2013/ Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); 8. Shërbesa e Orëvet – Lutjesore - Mbrëmësorja e Madhe Shërbesa e Varrimit (2008 / Negozio,/ Categorie Digitali/ shkarkohet në format A5); B. Një (1) Dvd me 'Himne Liturgjike...', arbërisht, të kënduara ka zoti Emanuele Giordano : Himne Liturgjike Bizantino-Arbëreshe (2005 /Negozio/Categorie Canti); Ndërkaq, ju kujtonj se 'afati i fundit' - për dërgimin e materialit tuaj për botim te nr.91 i 'Jetës Arbëreshe' është dita 31 maj 2021. Autorët Arbëreshë çë kujtomi këtë vit janë: Camarda Demetrio, Marchianò Michele, Masci Angelo, Giuseppe Del Gaudio, Enza Scutari, Pino Cacozza. Simbjet pra bie edhe XXvjetori i botimit të 'Jetës Arbëreshe' (2002-2021). (Ka ju bashkëpunëtorë pres gjykime, kritika, sugjerime, përshtypje...) Pashkë të Bardha! Agostino Giordano, drejtori i J.A. jetarbreshe12@gmail.com / buzedhelpri@gmail.com / agostino .giordano@outlook.com -----------------------Ejaninë, 29-3-2021


Jeta Arbreshe në 20-vjetorin e saj, 2001-2021 Lek Pervizi

pasur e cilësore. I urojmë Jetës Arbreshe, një vijim gjithmonë e më të sukseshëm, dhe një përhapje më të gjërë ndër Arbreshët e ndër bashkombassit kudo janë. I urojmë gjithashtu drejtorit të Saj Agostino Giordano dhe ekipit të saj, punë të mbarë e te sukseshme për të ardhmën, gjithmonë në rritje të paraqitjës se saj dinjitoze, dhe me vlera të mëdha bashkimi e vëllazërimi të shqiptarve, ku Arbredshët janë në parararojë të ruetjës së vlerave historike, kulturore e shpirterore të pacenuara ndër rrjedhën e shekujve.

Jeta Arbreshe, revista kulturore e drejtuar nga Zoti, Agostino Gioirdanë, është një organ shtypi kushtuar komunitetit Arbresh të Italisë. Një revistë që përmbledh në vetvete, kryesisht i ruetjës së gjuhës origjinale arbreshe, dhe patjeter i vlerave historike, kukturore, fetare, traditave , zakonëve, në terësi siç e thotë titulli, të jetës arbreshe. Ndërkaq, aty trajtohen edhe probleme të lidhura me historinë e kulturën kombit shqiptar. Ku përveç shkrimtarëve arbreshe, marrin pjesë me shkrimet e tyre, edhe shrilmtarë nga Shqiperia, Kosova, trojete tjera shqiotare dhe diaspora. Kështu që revista eshte njëkohësish një tribunë e vërtetë shqiptarizmi, ku e gjen vetveten çdo shqiptar.

Agostino Giordano, drejtor i Jeta Arbreshe

Jeta Arbreshe është një qendër bashkuese e gjithë komunitetit arbresh të Italisë, dhe njkohësiht një lidhje e vëllazërim me shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës e trojëve të tjera shqiptare, si dhe diasporës. Nën drejtimin e drejtorit te saj, ajo ka fituar njohje më të gjerë dhe me përmbajtje më

Vepër poetike e Agostino Giordano


Stampë e vjetër për jetën arbreshe, shek. XVIII, kryesisht me veshjet karakteristike të grave

Gratë e vajzat arbreshe vazhdojnë të ruajnë kostumet e tyre të bukura


Një reklamë për konkursin Miss Arbreshe 2007



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.