1 minute read

SPECIALE Ribashkimi i Gjermanisë

Speciale

Imer Lladrovci, Stuttgart

Advertisement

Ribashkimi i Gjermanisë është histori

E nderuar Kryebashkiake qytetit Baden-Baden Znj. Margret Mergen, I nderuar deputet Landit Baden Württenberg z. Tobias Wald, I nderuar deputet Landit Baden Württenber z. Alexander Becker, I nderuar kryetar i Qytetit Obersfeld z. Klaus Kleemann, I nderuar Kryetar i Shoqatës Gjermano- Kosovare z. Jens Kuderer, Të nderuar mjekë e studentë,

Shumë të zotërinj, nderuara Zonja e demokraci të të gjithë qytetarëve të saj, kudo ndodhen.

Konsulli Lladrovci gjatë adresimit

Dita e Bashkimit të Gjermanisë, është datë që e shënojmë me zemrën plot ndjenja të gëzimit, sepse, më mirë se ne shqiptarët, askush nuk e kupton ndarjen.

Andaj sot, kam nderin që nëpërmjet kësaj fjale rasti, të përshëndes nga zemra, të gjithë mysafirët në këtë shënim të 30 vjetorit të Ditës së bashkimit të Gjermanisë. Nëpërmjet jush, mysafirë të nderuar, miq të Kosovës, gjermanë, dua të përcjell përshëndetjet më të ngrohta te secila familje gjermane, secila viktimë e kësaj ndarjeje, te secili qytetar që do përparimin e Gjermanisë dhe jetën në liri e

Pamje nga takimi

Ribashkimi i Gjermanisë, është histori sa krenare, aq e dhimbshme, sa e përpjekjeve, aq e domosdoshme, sepse, një komb, jetoi i ndarë, për gati gjysmëshekulli. Jetoi në dy botë, aq afër por të ndara me kufi dhe mendësi, të ndara në kulturë dhe liri. Miq të nderuar gjermanë,

Në këtë ditë të shënimit të Ditës së bashkimit të Gjermanisë, në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në emrin e shtetasve të Kosovës në Baden-Wyrtemberg, Ju urojmë 30 vjetorin e kësaj ngjarje madhore për gjermanët dhe evropianët dhe të gjithë liridashësit.

Më 1990, ashtu sikur ju këtu në Gjermani, keni bërë festë të jashtëzakonshme, ashtu edhe ne në Kosovë kemi festuar, sepse, ishim të bindur se komunizmi si teori dhe praktikë tashmë kishte mbaruar. Bashkimi i Gjermanisë, jehoi thellë në zemrat tona, sepse, ishim të shkelur dhe të ndarë. Por, liria jonë, arriti në qershor të vitit 1999.

Urime Dita e bashkimit të Gjermanisë!