Kuq e Zi: Revistë Kulturore Euro - Shqiptare, Nr 165

Page 1


Editorial 165 Me këtë editorial ne, si asnjherë tjetër, jemi të kushtëzuem që të trajtojmë ngjarjet e fundit në Shqipni, të paprituna dhe shumë befasuese. Fakti asht se ne nuk e kemi gjykue të arsyeshme të ndërhyjmë, jo vetëm në mënyrë direkte me kitika ose vërejtje, por as me komente. Pse? Për vetë faktin se ne, një pjesë e mirë e të përdjekunve politikë, ishim jashtë loje ose, ma mirë, u përjashtuem, u refuzuem e u ndaluem të marrim pjesë në politikën shqiptare. Pse do të thoni? Kuptohet fare qartë se politikën shqiptare nuk mund ta banim bashkë me po ata komunistë që kishin qenë pjesë e pandame e diktaturës komuniste e që kishin livadhisë në atë sistem. Qoftë me detyra shtetnore ose si militantë të zjarrtë të partisë komuniste sunduese. Tashti pse shtyhemi të ndërhyjmë, si komentues ne këtë situatë që u krijue ditët e fundit? Kjo kuptohet fort lehtë. Erdhi momenti që u mbush kupa, në shkallë të lartë durimi, e plasi bomba, që çoroditi shqiptarët. Departamenti i Shtetit Amerikan me anë të ministrit të jashtëm Antony Blinken, shpall “non grata”, ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe ishKryeministrin Sali Berisha me gjithë familjën e tij. Sigurisht se kjo çuditi jo vetëm shqiptarët, por dhe më gjerë. S’do mend se si shqiptarë na vjen keq që një bashkëkombas i ynë të shpallet i padëshirueshëm ne SHBA. Por nga ana tjetërr, nuk mund të qortojmë shtetin amerikan për këtë punë. Sepse një arsye ose disa arsye e kanë shty që të mbajë qëndrimin ndaj disa politikanëve shqiptarë, që kanë shkelë disa parime themelore te demokracisë, duke e shpallë vetën demokratë, ne krye të demokracisë e të shtetit shqiptar postkomunist e duke ruejt po ato huqe të atij sistemi. Këtu mbështillet çeshtja, për ata qe kuptojnë dhe ata që duen të kuptojnë, por që mbetën të paqartë, e kërkojnë prova bindëse. Po pse institucionet e shtetit amerikan prej 300 milionë banorësh, aq të paditura na qenkan që të lëshojne deklarata të pathemelta? Me një shërbim sekret që, në rastin tonë di edhe çfarë vlon në tenxheren e çdo shqiptari, e në kokën e në qesen çdo politikani shqiptar. Cilat janë akuzat që i bahen dhe e randojnë ish-Presidentin e ish-Kryeministrin e Shqipërisë? Amerika thotë: korrupsioni! Si doli që nga ky njeri nga familje baritore, pa pasuri e pa prona, të na bahet aq i pasun, ose ma mirë të themi, si u banë milionerë fëmijët e tij nga hiçi? Nga dolën këto miliona, në mos miliarda dollarë, nga një pasuni e paqenë të tyne? Me thanë të drejtën, këtë e ka ditë dhe e di çdo shqiptar, përveç disave, që e shikojnë çeshtjen nga ana emocionale dhe nga patriotizmi, pse të prekët ajo figurë shqiptari, që ka drejtue shtetin dhe qeverinë për dekada. Pra, një solidaritet, i lavdërueshëm, por që mbetet vetëm solidaritet. Kjo derisa të mbyllet çeshtja, ose ne favor ose kundër tij. Pse Amerika ndërhyn kaq me vonesë, e kaq rreptë, e cila mund ta ngrinte çështjen ma përpara, për të mos lejue kalimin në veprime të rrezikshme, qoftë për korrupsion ose edhe për veprime të përdorimit të forcës shtypëse, që shkaktonin viktima e shkatërrime. Pra, nga rrethana që dihen, dhe nga të tjera që nuk dihen, u krijuue një lamsh ose nyje gorgonike, të cilën, Amerika, duke mos i gjet zgjdhje, i bie me shpatë si Aleksandri i Madh. Pra gjendesh pikërisht para një nyje të pazgjdhshme nga dora e njeriut, dhe amerikanët adaptuen gjestin e Aleksandrit, shpatën për ta zgjidh atë lamsh. Tash mbetet per te ditë se çfar fshihej në atë nyje. Si ishte lidhë e pse ishte lidhë. Sigurisht se kjo masë e tronditi vetë ish- Presidentin shqiptar e familjen e

tij, si dhe Partinë Demokratike, si dhe gjithë shqiptarët që i kishin dhanë besimin e tyne e ishin ba mbështetësit e tij. Asht e logjikëshme që ai ta kundërshtojë këtë vendim, dhe të mbrojë veten e personalitetin e tij. Po si ? Gjyq, me avokatin ma të shquem të Francës, ku dikush pyeti, ku i merr paret per ta pague, aq i shtrenjtë asht avokati i zedhun? Dikush tjetër tha, ma mirë ta kishte lanë atë punë në heshtje, me nje deklaratë ose ndërhyrje direkte te Blinken, duke i kërkue një sqarim. Dikush tjetër u shpreh se po përsëritet përralla e Ezopit: ajo e bretkocës me buellin. Një tjetër, avokat i njohun, tha se vetëm për hapjen e atij gjyqi lipsen një milion dollarë. Ngjarja ka marrë përpjestime e ragime të mëdha në Shqipni, pro e kundër. Në rastin final e konkret, në këtë mes, çeshtja qëndron që e gjitha bie mbi kurriz të përdjekurve, që u skartueen dhe u mohuen nga jeta politike pas shembjes së diktaturës. Gjithë kjo lojë vazhdon të luhet mbi kurrizin e tyne. Një luftë klasore e nëndheshme ose nën rrogoz zbatohet ndaj tyne, ne forma të stërhollueme. Partia Demokratike, që gjoja i përfaqëson, as e luejti, as e luen qimen e flokut për ta, i mban me llafe e premtime boshe sa për t’u marrë votat. Po socialistët? Ato s’tunden fare, mbajnë linjën e tyne, dhe sipas gjasës, si po shkojnë punët, jo vetem te tretin, por do e marrin dhe mandatin e katert. Si ndodhi kështu? Po e thamë pra, pushteti nga diktatura komunste kaloj ne prehnin e komunistëve, dhe pasojat patjetër se do të ishin këto që ndodhen. Por tani themis se zoti si duket ka vu dore qe haka të shkojë tek i zoti. Themi se Amerika po e ban punë e zotit. Jemi të lodhun, jo vetëm nga pesha e vjetëve, por dhe nga ngjarjet që përfshinë Shqipninë pas diktaturës, ku, në vend që të ecej drejt demokracisë e perparimit, me vlerësimin e njohjen e të drejtave të njeriut, personifikue tek të përndjekunit politikë, u ndoq rruga o burra kush e merr pushtetin, kush i përvetëson pronat e pronarëve dhe kush pasurohet ma shumë. Kështu që i përndjekuni, ishpronar e i pasun, u katandis ne fukara duke shtri dorën që, së paku, t’i kompensohëshin vitet e denimeve Eh jo! I marrim ne pronat tueja, bashkë me kompensimin pse mërziteni? A jemi a s’jemi vllazën, pra shqiptarë? T’i ndajmë hesapet. Ne përvetësojmë pronat e pasunitë e jueja, ju rrini rehat, nën hijen tonë. Ne freski, ku nuk ju përvelon ylli i kuq i komunizmit. E mbyllim me thanienn italiane, Tutti i nodi vengono al petttine. Të gjithë nyjet ngecin të krehëri. E si duket se rolin e krehërit po e kryen Amerika. Jemi dhe para një përgjigje tjetër nga ana e Amerikës, përsa i përket gjyqit që po i bahet Blinken në Francë, sikur ai veprim vjen prej tij. Pra ky gjyq asht një sfidë që i bahet atij, e nëpërmjet atij Departamentit të Shtetit Amerikan, si t’ishte komuna e Roskovecit apo e Fushë-Kuqes. Dashje pa dashje, gjithë Shqipnia e gjithë shqiptarë, janë në pritje. Pezull, se si do të zhvillohen ngjarjet e çfar pasojash mund të shkaktohen nga kjo ndërhyemje e papritun, por dhe jo aq e papritun në punët e shqiptarve. Asht ky sinjal apo një vendim i paracatuem me vu dorë mbi ngjarjet e ndryshme të këqija që ndodhen gjatë 30 vjetëve në të ashtuquejtun demokraci, që ndonëse nga ana siperfaqësore duket se asht e zbatueme, nga ana e brendshme mbetet e dyshimtë dhe u shërben atyre që mbajnë pushtetin dhe të tjerëve që kërkojnë ta marrin; sipas thirrjes, ik ti që të vij unë! E kjo punë mjerisht do të vazhdojë, siç po duket qartë me konfirmimin në krye te PD të Lulëzim Bashës, i vendosun te luftojë deri në fund, sipas shprehjes latine “Mors tua, vita mea”. Kjo e gjitha.


6 Maj NJË DATË E SHËNUEME DITËLINDJA E SKANDERBEUT MË 1405 NË KRUJË

Nga botimet e veprës së Dhimitër Frangut paraqesim këtë të botuar nga intelektuali milanez Batti Giacom më 1646 në Milano, që origjinali ruhej ne librarinë Feu Follet, Paris., siç paraqitet ma poshtë. Ky asht një vlerësim që i jepet Frangut si historian i parë i Skënderbeut. DEMETRIO FRANCO HISTORIA

E

GLORIOSI

GESTI

ET

VITTORIOSE

IMPRESE, FATTE CONTRA TURCHI, DAL SIG. DON GIORGIO

CASTRIOTTO,

DETTO

SCANDERBEG,

PRENCIPE D'EPIRRO. DOUE SI MOSTRA LA VERA MANIERA ESSERCITI,

DEL DI

GUERREGGIARE, FAR

PRONTI

DI I

GOUERNARE SOLDATI

AL

COMBATTERE, ET DI RESTAR VINCITORI IN OGNI

Gravurë e Skënderbeut nga polaku Janutzs Pienkowski për kartmonedhën shqiptare Me këtë gravurë në pllakë argjendi, të Gjergj Kastriiotit, punë unike, e polakut Janautz Pienkowski, bajmë hymjën në javën e parë të muejt Maj me këtë datë historike që shenon ditën kur Gjergj Kastrioti lindi në kryeqytetin e Principatës së Kastriotëve, Krujë, bir I Princ Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Një datë krenarie për çdo shqiptar të vërtetë, sepse po na dalin se paska dhe shqiptarë jo të vërtetë, për turpin e tyne. Ne nuk do t‘i hyjmë punës për të tregue historinë e Skanderbeut, që tashma njihet botnisht. Por për ta përkujtue në këtë datë historike të ditëlindjës së tij. Historia e tij asht e njohun në shkallë botnore, e përciellë prej 500 e ma tepër vjet, ne mbarë Europën, dhe ma gjanë, kur në trojet amtatre nën pushtimin osman turk, mbretnonte errësinë e heshjte varri, e s’guxonte kush t’ia përmendte emnin. Sot e kësaj dite, botohën libra kushtue atij, jo vetëm në shtetët europiane por dhe ne Amerikë e vende të tjera. Fatmirësisht dhe në Shqupini, pas ma se 600 vjet nga lindja e tij, me keqardhje se kanë dalë edhe libra dezinformues deri dhe mohues. Por në botë vazhdpn një njohje universale e këtij shqpiptari të madh. Siç kemi informue në Francë e Amerikë janë botue në kohën e fundit dy vepra historike te shek. XVIII, mbi Skanderbeun më 2007 e 2017. Kjo dëshmon randësinë që bota e ka kushtue e kushton Heroit tonë kombëtar. Ndërsa në Sqhipni mëzi botohet ndonjë libër sa për të thanë. Pra asht e domosdoshme qe figura e tij të kujtohet në çdo datë të ditëlindjës, ashtu edhe të vdekjës. Ka e kishim për të ndrue Fatosin tonë tëmadh. Me këtë rast botojmë të dhena mbi librin e Dhimitër Frangut, të një botimi te vitit 1646, ne Venezia nga Giacomo Batti, ruejt në Francë, ku në fakt ka një numër të madh veprash të botueme pët Skanderbeun. Ku ssiç shihet veopra e Frangut njihej botnisht, e përkthyeme nga origjinali latinisht i vitit 1480, pra, vepfra e parë e botueme për Skanderbeun, nga Atë Dhimitër Frangu, i pari shqiptar qe ka shkrue mbi jetën dhe veprat e Heroit tonë Kombëtar. Kjo ishte nje gjetje rastësore p ku po kërkonim ndonjë portret të panjohur të Skanderbeut, zbuluar diku në Francë

DIFFICILE I IMPRESA. DHIMITER FRANGU Historia dhe veprat e lavdishma dhe ndërmarrje fitimtare, të bame kundër turqve, nga z. DON GIERGJ KASTRIOTI,I QUEJTUN SCANDERBEG, PRINC I EPIRIT, dhe mënyra e vërtetë me luftue, me drejtue ushtriTe e pregatitë ushtarët me luftue e dalë fitimtarë në çdo ndërmarrje të vështirë

Shënim nga origjinali frëngjisht. - për Valvasense, ad istanza di Giacomo Batti, Vanetia [Venecia] 1646, në-8 (9x14cm), 4 pp. (12 f.) 220 pp. (3 f.), I lidhur. Origjinalausgabe. Zeitgemäße Bindung në Voller Pergament mit Patten, belbëzon, trondit Rücken. - Edicioni i parë nën këtë titull, vepra u shfaq në Venecia në 1584 dhe titullohej Gli illustri et gloriosi gesti dhe vittoriose imprese fatte contra Turchi dal Giorgio Castriotto. Lidhje moderne në velinë të plotë me përplasje, Kopertina e pasma, pa shënime. Lagështime të zbehta margjinale, restaurime të afta në pjesën e poshtme të dy faqëve të para të bardha dhe faqet e para të fletores fillestare. Disa mbishkrime boje në fletën e fundit të bardhë. Mbishkrim bibliografik i kohës, në lidhje me vepra për Skënderbeun në pjesën e pasme . Portret fotografik i vogël i shekullit të 19-të i shtypur në letër dhe që përfaqëson një oficer - ndoshta pronar i librit - ngjitur në të njëjtën faqe. Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet hero kombëtar shqiptar për rezistencën ndaj Perandorisë Osmane. Babai i tij, Gjon Kastrioti, zot i Shqipërisë së Mesme, kundërshtoi pa sukses inkursionin e Sulltanit Osman. Në 1413 ai humbi luftën kundër Turqve dhe, si një haraç, ra dakord që katër djemtë e tij, Gjergj, Reposih, Kostandin dhe Stanisha Kastrioti, të merreshin peng për të shërbyer në ushtrinë turke. I stërvitur në shkollën ushtarake të Perandorisë Osmane, Skënderbeut u afrue nga Murati II, djali i të ndjerit Mehmetit I, me pozita të larta ushtarake. Lindur Gjergj Kastriot, pseudonimi i tij Skënderbeg është me origjinë turke: Osmanët e quajnë Iskander Bej, domethënë "Princi Aleksandër", në lidhje me talentet e tij si një udhëheqës ushtarak që u kujton Aleksandrin e Madh. Një strateg i shkëlqyer, ai korri shumë fitore në Azi, duke rritur kështu Perandorinë në emër të Turqve. Me vdekjen e Gjon Kastriotit, Murati II refuzoi Skënderbeun të mbretëronte dhe vendosi të pushtonte Shqipërinë dhe të vendoste një guvernator turk atje në Krujë. Skënderbeu shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1443, duke ngritur flamurin e tij të kuq me shqiponjën e zezë, ende në përdorim sot. Duke refuzuar Islamin dhe Perandorinë Osmane, ai u bë një mbrojtës i vendit të tij dhe i krishterimit në Ballkan dhe Evropë.


Një paraqitje e përhapjes së librit të Frangut FRANCUS, Demetrius Punimet e ruajtura më me mire nga Demetrius FRANCUS Përmbledhje Punime: 27 punime 47 botime në 3 gjuhë 65 zotërime bibliotekash Shënimet janë nga Librerie Feu Follet, ku ruhet vepra. Batti Giacomo, intelektual Milanez, autor i disa librave, dhe që ribotoj edhe këtë libër me autorësinë e plotë të Dhimitër Frangut. Nuk kemi arritë nëse aty ka edhe ndonjë parathenie të vetë Batti Giacomo.

Libri origjinal  

Libreria: Librairie Feu Follet (Francia) Membro ILAB-LILA

Anno pubblicazione: 1646

Editore: per il Valvasense, ad istanza di Giacomo Batti

Numero di pagine: 4 pp. (12 p.) 220 pp. (3 p.)

Soggetti: Storia

Dimensioni: in-8 (9x14cm)

Peso di spedizione: 1.000 g

Legatura: relié

Luogo di pubblicazione: Vanetia [Veni

Si e trajtojnë të huajt e kohës sonë figurën e Gjergj Katriotit Skënderbeut

Figura e Skënderbeut, nga miti evropian te Heroi Kombëtar shqiptar Mickaël Wilmart Artikulli i botuar në revisten kulturore Au Sud f de l’Est? n ° 3, 2007, f. 28-31 Gusht 2005, autobusi që më çon në stacionin e Tiranës kalon në sheshin e madh Skënderbeu dhe kalon përpara statujës së kuajve të heroit. Një djalë i vogël, i ulur para meje, shikon kalorësin dhe, duke u kthyer nga e ëma, e pyet: "Hej, nënë, a ishte i fortë Skënderbeu?" ". Dhe ky për t'iu përgjigjur "Po, shumë i fortë! ". Në sytë e gjerë të këtij fëmije, pa dyshim mund të lexohej ajo që lidhte një popull me heroin e tij dhe të kuptonte pse, më 20 shkurt 1991, turma kishte shqyer statujat e diktaturës por e la luftëtarin të hipur mbi kalë të paprekur. Ai që, sipas legjendës, do t'u kishte deklaruar shqiptarëve "nuk isha unë që ju solla lirinë, por e gjeta këtu, mes jush", nuk mund të ishte në atë ditë objekt ngacmimi. Përkundrazi, ai tani ishte i vetmi që mbizotëroi në këtë shesh, udhëzuesi i vetëm i një populli që marshonte drejt lirisë. Si fëmijë, Georges Kastriote, djali i një zoti lokal, ishte mbajtur peng i Sulltan MuradII. I konvertuar në Islam dhe i shkolluar në gjykatë, ai mori emrin e Iskenderit, më pas, pasi u bashkua me kreun e ushtrisë osmane, pseudonimi i Skënderbeut (lit. "Zoti Aleksandër"). Pas disfatës së Niqit kundër ushtrive hungareze në 1443, Skënderbeu u kthye në Shqipëri, pushtoi kështjellën e Krujës dhe u kthye në Krishterim. Prej atëherë, ai organizoi revoltën e zotërve shqiptarë kundër pranisë turke. I njohur nga Lidhja e Lezhës, kapiten i përgjithshëm i Shqipërisë, ai arriti të zmbrapsë sulmet osmane disa herë dhe, me sa duket, të mbajë kontrollin e një pjese të madhe të territorit shqiptar deri në vdekjen e tij në 1468. Shqiptari gjeti një jehonë të konsiderueshme gjatë gjithë një ankthi Evropa përballë përparimit turk. Njeriu të cilin Papa Callistus III e kishte quajtur "atlet i Krishtit" zgjoi idenë e përsëritur të një kryqëzate të re. Por, megjithë dërgimin e ndihmës ushtarake nga Republika e Venecias (e shqetësuar për fatin e zotërimeve të veta në rajon) dhe nga Mbreti i Napolit, mobilizimi nuk u zhvillua. Tashmë, toka ishte e favorshme për përhapjen e asaj që do të bëhej, në fillim, një mit evropian.Biografi i parë i Skënderbeut, Marin Barleti, ishte një prift nga Shkodra, qyteti i madh i Shqipërisë së Veriut. I vendosur në Itali pas kapjes së qytetit të tij nga turqit, ai botoi në Rome 15081510 një histori në latinisht për jetën e Georges Kastriote. Vepra, tashmë më shumë hagiografike sesa historike, hodhi themelet e temës Skënderbeut pasi u zhvillua në letërsinë evropiane midis shekujve 16 dhe 19. Në të vërtetë, përkthimet dhe përshtatjet e veprës së Barletit qarkulluan shpejt në të gjithë kontinentin. Nga fundi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, veprat mbi Skënderbeun ishin botuar tashmë në Itali, Gjermani, Francë, Angli, Portugali, Spanjë,


Hungari dhe Poloni. Vendet e mëvonshme aq larg sa Rusia dhe Suedia do të preken gjithashtu. Të gjithë ata paraqitën përshëndetje kundër turqve dhe mbrojtjen e tij të besimit të krishterë. Në Francë, Ronsard dhe Agrippad’Aubigné i kushtuan disa vargje atij. Kjo e fundit dëshmon edhe për transmetimin, por edhe për formën e marrë nga historitë në Skënderbeu: "Prandaj kaq shumë luftime, kaq shumë fakte, aq shumë lavdi / Që të gjithë mund t'i lexojnë ato dhe askush nuk mund t'i besojë". Gjatë dy shekujve të ardhshëm, Skënderbeu u bë gjithashtu hero i romaneve (në të cilat këngët e tij në dashuri këndoheshin më shpesh sesa në luftë) dhe në shfaqje. Vetëm në shekullin e 17-të, autorët spanjollë e bëjnë atë personazhin kryesor të të paktën shtatë shfaqjeve. Në shekullin e 18-të, kur Vivaldi i kishte dhënë emrin një prej operave të tij, në Francë, një tragjedi lirike për nder të tij u krye para mbretit në Fontainebleau në tetor 1763. Lethème ngadalë humbi popullaritetin e saj në shekullin e 19-të. Sigurisht, në Francë, Vëllezërit e Shkollave të Krishtere e bënë atë një "hero të krishterë" për një shfaqje në 1890, por pak nga pak ishte Ali Pasha de Tépelène ai që zuri vendin e tij në imagjinatën evropiane të Ballkanit. figura e Skënderbeut në Evropë, aq më pak dihet për këmbënguljen e tij në Shqipërinë Osmane. Duhet pranuar, biografi i tij i parë ishte një shqiptar, por ai u redaktua në Romë. Vetëm në vitin 1636 për të parë një tjetër shqiptar që dha dëshmi me shkrim për Skënderbeun. Peshkopi Frang Bardhi, autor vitin e kaluar të një fjalori latinisht-shqip, botuar në Venecia, biograf i parë ishte një shqiptar por ai u redaktua në Romë. Vetëm në vitin 1636 për të parë një tjetër shqiptar që dha dëshmi me shkrim për Skënderbeun. Peshkopi Frang Bardhi, autor vitin e kaluar të një fjalori latinisht-shqip, botuar në Venecia, në një libër të shkurtër me 76 faqe, një ndjesë për heroin për të riafirmuar origjinën e tij shqiptare. Ai dëshmoi gjithashtu për praktikat gojore rreth Georges Kastriote: "Në festat e tyre, bashkatdhetarët tanë vazhdimisht këndojnë me zë të lartë bëmat e tij dhe flasin për to me krenari (...) dhe ata e kualifikojnë Skënderbeun, me antonomasis," Calendra of Albania ", që do të thotë dragoi i Epirit. Sa herë që shqiptojmë këto terma, nënkuptojmë vetëm Skënderbeun ”. Pavarësisht nga këto pretendime, duket se miti shqiptar i Skënderbeut nuk u ringjall me të vërtetë deri në shekullin e 19-të. Në ndërkohë, figura e Skënderbeut ishte rikuperuar nga sllavët e rajonit nga njëra anë (siç tregohet nga suksesi i një libri që kroati Andrija Kaçiq -Miošić i shenjtëruar atij në 1756) dhe nga ortodoksët grekë nga ana tjetër. Në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, qarqet heleniste morën pjesë në Albanizimin e ri të Skënderbeut; megjithatë, vetëm në fund të shekullit të 19-të qarqet shqiptare e bënë këtë figurë hero kombëtar që ai është ende sot. Botimi i vitit 1898 i një tregimi për Skënderbeun nga Naim Frashëri kontribuoi shumë, por elementë të tjerë funksionuan në favor të tij siç ishte botimi i studimeve historike në revistën e redaktuar nga FaikKonica. Në vitin 1907, shqiptarët që emigruan në Shtetet e Bashkuara vendosën ta bënin Shën Gjergjin festën e tyre kombëtare. Ishte gjithashtu në fillimin e shekujve 19 dhe 20 që u shfaq flamuri i kuq kombëtar me shqiponjën dykrenare, i cili supozohej të përfaqësonte stemën e Skënderbeut. Paradoksalisht, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës ai që solli miti i azhurnuar më së shumti. Një nga elementët kryesorë të kësaj propagande ishte padyshim ishte padyshim realizimi në vitin 1953, nga një ekip Albano-Sovjetik i drejtuar nga Sergei Youtkevich, i filmitSkënderbeu

(dhënë në Kanë në 1954). Ne shohim një Skënderbeun afër njerëzve, më shumë Ai ishte i qetë midis fshatarëve (të cilët ishin mbështetësit e tij kryesorë) sesa midis fisnikërisë lokale, duke mbrojtur unitetin dhe duke dënuar vendosmërisht hakmarrjen. Filmi e tregon atë duke luajtur mundje krahu me fshatarët dhe duke festuar me ta. Pas kthimit në Shqipëri, ai e udhëhoqi popullin e tij drejt fitores megjithë pengesat. Sepse, ashtu si në jehonën e paranojës së diktaturës, komplotet dhe tradhtitë nuk mungojnë në këtë film. Nëse turqit janë armiqtë kryesorë, ne nuk harrojmë italianët (okupatorët e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore) të përfaqësuar nga Venecianët që plaçkitin fshatin shqiptar, duke djegur të korra dhe fshatra. Skënderbeu gjithashtu duhet të durojë tradhtinë e mbretit serb (Tito sapo është prishur me BRSS), pabesia e një kleri katolik karikaturë (regjimi i Enver Hoxhës lufton kundër fesë) por edhe komplotet e brendshme kundër të cilave heroi duhet të luftojë (padyshim një transpozimi mesjetar i spastrimeve komuniste). Duke kujtuar kontekstin e xhirimit të filmit, gjithçka sugjeron në këtë vepër kinematografike një paralele të qartë midis Skënderbeut të shekullit të 15-të dhe shekullit të 20-të Enver Hoxhës, ky i fundit paraqitet si Skënderbeu i ri, çliruesi i ri. Ne më pas e kuptojmë rëndësinë e festimit të jubileut të heroit në 1968, në njëqindvjetorin e pestë të vdekjes së tij, e cila pa përurimin e statujës së kuajve të Tiranës. Paralelisht me inkurajimin e përfaqësimeve artistike, veprat historike u shumëfishuan dhe u krijua muzeu i Krujës, i cili ende i kushtohet atij. Më në fund, regjimi vendosi të ndërtojë një mauzole në Lezhë në vendin e supozuar të varrit të tij. Kjo sit u zbulua nga arkeologët në 1966 të cilët, poshtë një xhamie të rrafshuar më pas me tokën, kishin zbuluar mbetjet e katedrales SaintNicolas de Lezha, vendi i varrimit të Georges Kastriote. Enver Hoxha tashmë e kishte festuar vendin në 1968 duke vendosur një kurorë kur u përurua memoriali aktual në 1981: një ndërtesë betoni që kujton në mënyrë të paqartë të një tempulli antik me brenda një gur varri në të cilin kopjet e shpatës së tij dhe helmetës së tij legjendare, dy objektet duke shërbyer si një lloj relikesh të paraqitura para njerëzve. Ekziston edhe një bust i Skënderbeut. Në muret e sallës, flamuri shqiptar është ngjitur me stemat që mbajnë emrat e secilës prej fitoreve të heroit. Edhe sot emri Skënderbe mbetet i lidhur me çlirimin dhe unitetin e popullit shqiptar. Dëshmuar nga kjo, disa vjet më parë, kënga e kompozuar nga ylli i yllit kosovar të muzikës pop Adelina Ismajli, me titull "Skenderbe" muzika e të cilit përzihet këngë fetare të krishtera dhe myslimane dhe teksti i së cilës kërkon unitetin e njerëzve për një Kosovë të lirë. .

Koment: Me rastin e ditëlindjes ne kërkuam diçka nga shtypi i huaj aktual dhe ç’thonë e shkruajnë për Skënderbeun. Sigurisht, bie në sy se si figura e tij është akoma e pranishme dhe e trajtueshme edhe sot përveç kësaj që quhet Evropë e më gjerë. Kjo tregon se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vazhdimi i jetës dhe pranimi në shkollën botërore, gjëja e radhës, veçimi për figura të larta të historisë botërore. Eshtë krenari për shqiptarët. Nuk na mbetët veçse të themi: Faleminderit Skënderbeg për lartësimin e kombit shqiptar në shekuj!


Një vështrim kronologjik në botimet e ndryshme për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, 1480-1924 Nga redaksia Gjurmët ma të hershme na çojnë më 2 prill 1480, kur në Venezia botohet libri latinisht, nga tipografi gjerman, Erhard Ratdolt, < Gloriosi gesti et vittoriose imprese fatte contra Turchi da So, Gjiorgio Castriotto Scanderbeg Prencipe de Epiro…Libërv i botuar 12 vjet pas vdekjës sëSkënderbeut, që rezulton të jetë vepra e parë e shkruar mbi jetën e Slënderbeut, ku autorii parë shqiptar tashmë është berë i njohur, Atë Demetrius Frankus (Dhimitër Frangu) ose Demetriio Franco në përkthimin italisht. Ky është botimi i parë historik. Për çudi këtij botimi i bashkangjiten dy vepra të tjera, ajo e po atij viti 1480, nga shkrimtari serb Martin Segon, pëshkop katolik nga Ulqini dhe një nga humanistët më të shquar të shek XV. Nga një humanist serbo-dalmat i fundit të shekullit të 15-të është një skicë e shkurtër, por shumë e rëndësishme biografike për Skënderbeun (italisht: Narrazioni di Giorgio Castriotto, che i Turci nella loro lingua chiamvano Skënderbeg, Alessandr Magno). Një tjetër vepër letrare e shekullit të 15-të me Skënderbeun si një nga personazhet kryesore ishte ajo e Kujtimëve e një jeniçeri (serbisht: Успомене јаничара) shkruar në periudhën 1490—1497 nga Konstantin Mihailović, një serb i cili ishte jeniçer në Ushtrinë Osmane . Pra kemi vepra mbi Skënderbeun para 1500. Në Evropën Perëndimore librat për Skënderbeunfilluan të shfaqen që me botimin e Dhimitër Frangut më 1480 dhe në fillim të shek. 16 (1500), kryesissht latinisht. Raffaello Maffei boton në Romë në 1506 Komentariorumin e tij në të cilin botoi një biografi të shkurtër për Skënderbeun. Dy vjet më vonë, një nga veprat më të hershme, Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, (Romë, 1508), botuar 28 vjet pas librit të Dhimitër Frangut, e dyzet vjet pas vdekjsës së Skënderbeut, nga historiani shqiptar Marin Barletii cili, pasi provoi kapjen osmane të Shkodrësn vendlinfjës, u vendos në Padova ku u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefanit. Barleti ia kushtoi punën e tij Don Ferrante Kastrioti, nipit të Skënderbeut dhe pasardhësve. Libri u botua për herë të parë në latinisht. Barleti është i pasaktë në disa përshkrume.Për shembull, sipas Gibbon, Barleti pretendon se Sulltani vdiq nga sëmundja nën muret e Krujës. Pasaktësitë e Barletit ishin vërejtur gjithashtu para Gibbon nga Laonikos Chalkokondyles. Barleti krijoi një korrespondencë të rremë midis Vladislav II të Vllahisë dhe Skënderbeut duke e caktuar gabimisht atë në vitin 1443 në vend të vitit 1444. Barleti gjithashtu shpiku korrespondencën midis Skënderbeut dhe Sulltan Mehmedit II. Këto letra origjinale i kishte marrë nga Dhimitër Frangu, që nuk e citon, si dhe ngjarje te tjera prej atij. .E mbushi librin me tregime mitologjike e pralla. Por sidoqoftë ndikoi për njohjën e historisë së Skënderbeut. Në shekujt 16 dhe 17, libri i Barletit u përkthye në një numër versionesh në gjuhë të huaj: në gjermanisht nga Johann Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade

(1567) , në polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin ( Histoire de Georges Castriot Surnomé Scanderbeg, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582). Versioni në anglisht ishte një përkthim i bërë nga Zachary Jones Gentleman nga versioni frëngjisht i de Lavardin, dhe u botua në fund të shekullit të 16-të me titullin, History of e George Castriot, named Scanderbeg, Kung of Albinia; që përmban bëmat e tij fisnike të armëve dhe fitoret e paharrueshme kundër turqve për besimin e Krishtit. frymëzuan një gamë të gjerë të veprave letrare dhe artistike. Në vijim Gjon Muzaka, një fisnik shqiptar nga familja Muzaka, shkroi kujtimet e tij Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi në 1510 e cila përmban një tekst të konsiderueshëm për Skënderbeun. Në 1562 John Shute përktheu anglisht, dy komente shumë të shquara: Një nga origjinalët e Turqve dhe perandorisë së shtëpisë së Ottomanno, dhe tjetri i luftës së Turqëve kundër George Scanderbeg shkruar nga Andrea Cambini dhe Paolo Giovio në fillimi i shekullit XVI Ku pjesa kushtuar Skënderbeut është vepra e Dhimitër Frangut, gjetur e përkthyer italisht nga Paolo Jovio, që shënon botimet e mëtejshm e italisht të veprës së Frangut. Prej ku u Michel de Montaigne shkroi një ese për Skënderbeun në fund të shekullit XVI. Luis Vélez de Guevara, një dramaturg dhe romancier spanjoll, shkroi tre komedi për Skënderbeun të referuara si "eskanderbekas". Komedia e parë me titull El jenízaro de Albania u shkrua në periudhën 1608—1610, e dyta me titull El principe Escanderbey në periudhën 1620— 1628 dhe e treta me titull El principe esclavo në 1629. Skënderbeu ishte një nga heronjtë (Scannarebecco) të Pentameronit, shkruar nga Giambattista Basile, botuar pas vdekjes në 1634 dhe 1636. Frang Bardhi, peshkopi katolik shqiptar i lindur në Shqipëri, gjithashtu shkroi biografinë e Kastriotit, nxitur nga shkrimet e një peshkopi tjetër katolik, Ivan Tomko Mrnavić. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" u botua në latinisht në 1636. Filozofi francez, Volter, në veprat e tij, e vlerësonte shumë lartë heroin nga Shqipëria. Ludvig Holberg, një shkrimtar dhe filozof danez, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenj në histori. Sir William Temple e konsideroi Skënderbeun si një nga shtatë shefat më të mëdhenj pa kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, John Hunyadi, Gonzalo Fernández de Córdoba, Alexander Farnese dhe William i Heshturi. Një numër poetësh dhe kompozitorësh gjithashtu kanë marrë frymëzim nga karriera e tij ushtarake. Poeti francez i shekullit të 16-të Ronsard shkroi një poezi për të, ashtu si poeti amerikan i shekullit të 19-të, Henry Wadsworth Longfellow. Gibbon, historiani i shekullit të 18-të, e vlerëson Skënderbeun me shprehje panegjirike. Poetë dhe shkrimtarë të shumtë nga Dubrovniku shkruanin për Skënderbeun, si Ivan Gundulić në veprën e tij më të madhe të pushtimit Osman në fillim të shekullit të 17-të dhe Junije Palmotić në veprën e tij Glasovi ku përmend Skënderbeun ndër heronjtë e tjerë të poezisë epike serbe. [2 Shumë autorë nga Kroacia shkruajnë për Skënderbeun, përfshirë Pavao Ritter Vitezović në 1682 dhe veçanërisht Andrija Kačić Mioši poems, poezitë e të cilit për Skënderbeun, botuar në 1756, ishin bazë për tragjedinë Skenderbeg të shkruar nga Ivan Kukuljević Sakcinski në shekullin XIX. Giammaria Biemmi, një prift italian, botoi një vepër për Skënderbeun me titull Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbeg-Begh në Brescia, Itali në 1742. Ai kishte gjetur


një vepër të botuar në Venecia në 1480 dhe të shkruar nga një humanist shqiptar nga Tivari, vëllai i të cilit ishte një luftëtar në rojen personale të Skënderbeut. Sipas Biemmi, vepra kishte humbur faqe që kishin të bënin me rininë e Skënderbeut, ngjarjet nga 1443–1449, Rrethimi i Krujës (1467) dhe vdekja e Skënderbeut. Biemmi i referohej autorit të veprës si Antivarino, që do të thotë njeriu nga Tivari. "Anonim i Antivarit". Kjo nuk do të thotë se Dhimitër Frangu e kishte një vëlla ose kushri si luftëtar, dukr srnë se isht nga familja fisbnike e Engjëllorëve kushri me Pal Engjëllin. Vazhdojmë me veprat e shquara të Tripo Smeća (1755—1812), një historian dhe shkrimtar nga Perast në Boka Kotorska, përfshijnë tragjedinë në gjuhën italiane "Skënderbeg". Vuk Karadžić ishte veçanërisht i interesuar në epokën e Skënderbeut si periudhë e rëndësishme e luftës së përbashkët shqiptaro-serbe kundër osmanëve në shekullin XV, kështu që ai pagoi për përkthimin e një prej biografive të Skënderbeut në gjuhën serbe. Në 1816 Sima Milutinović Sarajlija, poeti dhe historiani serb, shkroi dy poezi për Skënderbeun. Milutinović e konsideronte veten si pasardhës shpirtëror të Skënderbeut. Një ligjërim i pëlqyer i popullit sllav ishin gjithashtu bazë për Život i viteška voevanja slavnog kneza epirskog Đorđa Kastriota Skenderbega shkruar nga dramaturgu serb Jovan Sterija Popović në 1828. Ljudevit Gaj botoi në 1839 dhe 1840 në revistën periodike Danica ilirska dy tekste për Skënderbeun, Juraj Skenderbeg dhe Muhamed dhe Juraj Skenderbeg dhe Amurat. Juraj Matija oreporer shkroi një tragjedi Kastriota Škenderbeg: botuar në Zagreb në 1849 dhe përshkroi Skënderbeun si Sllav që mblodhi rreth vetes të gjithë Sllavët e Jugut nga Istria në Krujë. Skënderbeu ishte një temë vartëse në poezinë epike të shkruar nga akademiku serb i shekullit të 19-të Jovan Subotić. Romani i vitit 1833 i Benjamin Disraelit, Ngritja e Iskanderit, bazohet në jetën e Skënderbeut dhe u shkrua dy vjet pas vizitës së tij në Shqipëri gjatë Udhëtimut të tij të Madh. Skënderbeu përmendet gjithashtu nga Princi i Malit të Zi, Petar II Petrović-Njegoš, një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë serbe, në poezinë e tij Kurora e Malit (1847), [47] dhe në Carin e Rremë Stefan i Vogël (1851). ]Në 1855, Camille Paganel shkroi Histoire de Scanderbeg, frymëzuar nga Lufta e Krimesë, ndërsa në poemin Childs Harold's Pelegrinazh (1812–1819), Bajroni shkroi me admirim për Skënderbeun dhe kombin e tij luftëtar. Girolamo de Rada-Jeronim de Rada, një shkrimtar shqiptaro-italian (Arberesh), botoi poezi në shqip Scanderbeccu i pa-faan në periudhën 1872–1884. Kjo shënon se de Rada ishte shkrimtari i parë që shkruente për Skënderbeun pas 500 vjet heshtjje, Paul Pisani, historian francez dhe frat françeskan, shkroi La Légende de Skanderbeg në 1891. I pari poet shqiptar që shkroi një histori epike për betejat e Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane ishte Naim Frashëri, Historia e Skënderbeut botuar në 1898. Një histori e shkurtër Đurađ Kastriotić Skenderbeg e shkruar nga shkrimtari serb Stevan Sremac u botua në vitin 1912. Ky ishte një vështtrim kronologjik i përafërt botimëve kushtuar Gjergj Kastriotit Skëbndërbeut, nga Dhimitër Frangu, 1480 deri te Historia e Fan Nolit, më 1924. Sigurusht se ka disa mangësi e harresë, ose që s’kemi arritë të gjejmë. Por ku merret vesh përhapja e historisë së Skënderbeut, qyshë pas 12 vjet të vdekjës së tij. Jemi pëqendruar në botimet letrare, duke mos harruar se për Skënderbeun u krijuan gjatë 500 vjetëve, vepra artistike të shumta, të të gjithë gjinive, nga vizatimet e gravurat, të piklturat e mëdha, kryesisht një seri e

panumurt porretësh,nga piktorë të njohur të të gjithë vendëve europiane, deri dhe Rembranti. Në këtë përshkrim jnë saktësuar disa të dhena që kishin mbetur të papërmendura, ose të dhëna të gabuara.

Disa komente për Gjergj Fishtën “Ai është Homeri shqiptar nga më të mëdhenjtë”. “Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. Zef Valentini

Gjergj Fishta në enciklopeditë e hueja Eciklopedia italiane Treccani

Fishta ‹fìšta›, Giorgio.

- Poeta

albanese, francescano (Fishtë, Scutari, 1871 Scutari 1940). Dominò la vita letteraria albanese ed ebbe decisivo influsso sul movimento che portò il paese all'indipendenza. Il suo poema in trenta canti Lahuta e Malcís ("Il liuto delle montagne") nell'ediz. definitiva del 1937 è il capolavoro della letteratura d'Albania. Le sue liriche e una prosa lapidaria, in cui la cultura classica si fonde col più profondo spirito autoctono, ne fanno il più genuino interprete della spiritualità schipetara. Numerose le sue opere in versi e in prosa: Pika voeset ("Gocce di rugiada", 1909), Mrizi i Zânavet ("La dimora delle Muse", 1913), Vallja e Parrizit ("Ballata del Paradiso", 1925) e la raccolta delle sue più celebri satire Ânzat e Parnazit ("Le vespe del Parnaso", 1907). Scrisse drammi e poemi drammatici, fra cui il più noto è Juda Makabé (1923). Le prose sono sparse in giornali e periodici, specie nella rivista Hylli i dritës ("Astro del mattino") che, fondata da lui nel 1913, ebbe vita fino al 1944.

Prof. Ignazio Parrino përkthyes italisht i Lahutës së Malcis (Il Liuto della Montagna) Përtej njohjës së Gjergj Fishtës, si poeti i madh kombëtar i Shqipnisë, qëndron fakti që ai të quhet Homeri shqiptar, për veprën e tij, që radhitey në poemët epikë si forme letrare, kryesish poetike. një krijiltari që tjemi e fundit dhe e papërsëritshme në epokën moderne të tashme dhe në të ardhma. Krimitaria poetike e nivelit të poemëve epiko-heroikë


është pëqendrue në veprat ose kryeveprat e llojit, me Homerin e poemët e tij të pavdekshëm, Iliada dhe Odiseja. Me radhë vijnë Virgjili, Dante, Ariiosto dhe poetët bashkohës të tij. Patyjetër Chanson de Roland, por dhe veprat e poetve opersianë, Firdusi e Omer Kajami, për të mos lanë menjanë poemët gaelikë të poetit Ossian, edhe pse të diskutueshëm. përfshiiii edhe poemi nordik me Kalvala dhe të Nibelungëve e Sigfridit. Kjo si një përmbledje e përciellje të poemëve që u krijuen pas Homerit. tani arrijmë në epokën tonë pas disa shekuj heshtje në këtë drejtim. Kur ja në Shqipninë e vogël, del një popet i madhe, me një poemmmm kryevepër në gjininë e tij. ky poem shënon veprën e fundit të llojit të eposit poetik. Autori Gjergj Fishta, me veprën e tij epike Lahuta e Malcis, nakltësohet në podiulmin e nderittt si poet i madh epik, dhe Homer i fundit i qytetnimit tonë. Nga rrethanat e këqia historile që përfshinëëëëë botën mbarë gjatë shekullit njëzet, ky poeet i madh dhe vepra e tij, mbetën të hishtuna. Ndrësa në atdheun e tij, kryhej një krim mizor, si ai i tretjës së eshtnave të tr tij në lumë, nga dikatatura komuniste, e njëkohësish ndalimi i veprave të tij. Shembja e komunizmit, erdhi shpëtimtar për popullin shqiptar dhe njëkohësiht për poetin e madh, për këtë Homer të padiskutueshëm, jo vetm të kombit shqiptar, por dhe të qytetnimit europian,ku Shqipnia asht pjesë e pandame. Jam krenar që veprën e tij arrita ta përkthej e botoj në Itali me titull Il Liuto della Montagna.

Përkthim italisht i kangës V nga Mons. Jul Bonatti pushkatue nga regimi komunist më 1945

Përmbyllje mbi letërsinë komuniste e shkrimtarët e saj Lek Pervizi Pas trajtimit të stërgjatur që i bana zhvillimit të letërsisë komuniste, duke i kërkuar ndjesë lëxuesve, tani i biem shkurt për ta përmbyllur me një si koment që të përcaktojmë pasojat e gjendjën e tanishme. Njëkohësisht a janë të denjë disa shkrimtarë që bejnë pjesë në letërsinë shqiptare; krejtësisht e ndarë dhe e kundërt me atë të diktaturës komuniste, e varur pas “realizmit socialist” importuar e imponuar nga Bashkimi Sovietik. Kush janë këtya shkrimtarë të “shquar” që pretendojnë të jenë korifejt e letërsisisë dhe kulturës shqiptare. Që të mos përmendim emra, paraqesim se si ata e zhvilluan krijimtarinë e tyre, kurdiktatura komuniste bante kërdinë mbi popolli, e vet, dhe kryesisht zhdukte të pushkatuar intelektualët e formuar në univesrsitetet europiane. Pse? Fare qartë, për t’izëvendësuar mae intelketualët surrogatë që dilnin nga shkollat marksiste të diktaturës, dhe të Moskës, së Stalinit. Shkolla ku zhvillohej ma tepër injoranca se sa kultura. Injoranca, në kuptimin se në bankot e atyre, si shembull i përveçëm, një libri të një gjenerali komunist partizan e krilminel, i kushtohëshin 15 orë mësim, ndërsa Homerit e Dantes me shokë nga tri orë. jo që kishte dhe zharravitës të tjerë militantë të diktaturës e kriminelë që u studiohëshin veprat, ku përffshihej histioriae partisë dhe marksizëmleninizmi. Ndërsa gjuhë e huaj ishte rusishtja që imponohej nga Kremlini, e musteqet e Stalinit. Kjo ishte kultura surrogate me të cilën fryhëshin intelektualët surrogatë. Ku një nxanës i së mesmës së ulët italiane, kishte ma kulturë se një shkrimtar i dalur nga bankat e shkollave të diktaturës komuniste. S’mund të përfytyrohet një shkrimtar komunist i përiudhës së diktaturës, por edhe i kaluar tashmë në rendin demokratik, pas shembjës formale të bolshevizmit. E themi formale, sepse ajo lloj demokracie, vazhdoi të udhjëhiqet po nga militantët e diktaturës. Ujku kishte ndërrue qimen, por jo vesin. Kështu edhe të ashtuquejturit shkrimtarë të “të squaar”, deshën ta ndërrojnë qimën, por që do nuk ia arritën. Deshën të ndërrojnë pllakën, por jo, veeç e kthyen nga ana tjetër. Tashti i lutemi lexuesit që t’i kushtojë vëmendje përmbylljës së këtij shkrimi, ku paraqite korrikulumi i shkrimtarit komunist nën hijën e diktaturës. Së pari, pas shkollave, bahej anëtraë i partisë e militant i saj. Pra në shërbim të saj. Së dytë duke u afirmuar si shkrimtar, edhe anëtar i komitetit qëndror. Së treti duke pas fituar emër, depute i përjershëm i


parlamenti komunist. Së katërt ne veprat e tij duhej të reflektohej e pasqyrohej, udhëhaqja lavdiplote e partisë komunuste. Të lartësohej figura e diktatorit, në përmasat e një idhulli. I gjithëpushteshëm ku fjala e tij ishte ligj. Në këtoë vështrim shkrimtarëte shquar, duhet të zbatonin orientimpet qe vinin prej tij, e t’i shërbenin me dëvotshmëri të madhe. Të aoprovonin dhe të bashkëpunonin për realizimin e veprave që diktatori servirte popullit si qofte. Dhe shkrimtarët ose shkrimtari i shquar, i shkonin pas avazit me përkushtim e servilizëm të madh, duke

e himnizuar si perëndi. Jo që edhe të përkëdhelur e gëzuar privilegje, deri dhe të gëzonin miqësinën e tj. Këta shkrimtarë, ose ky shkrimtar i madh, kullosnin mes të mirave e shkruenin vepra nevëritës, ndërsa kolegë të tyre, jo vetëm që pushkatohëshin po vuenin të zezat e ullirit në burgje e kampe përqëndrimi, ku dhe vdisnin. Apo nuk ishin katandisur në punë të detyruar të hapjës së kanalëve faraonikze, në këneta e moçale, ku linin jetën në ato lluica, ose vritëshin e pushkatohësin e varëshin. Këtë shkrimtari komunis i dinte por bante gjoja se s’i dinte, Jo, në Shqipëri mbretëtonte qetësia e miëqenja, një kopësht i lulëzuar.Po për fëmijët që vdisnin në kampin e rrethuar me tela e gjëmba të Tepelenës, vallë ai nuk e dinte se aty kishin vdekur 300 fëmijë, mbetur dhe pa varr? Posi s’i dinte, i dinte shumë mirë, por luente pjesën se nuk dinte asgjë. Jo, si të dinte ai mes miradinave iulur gjum me gju me diktatorin ? Apo nuk e kishte këshilltarën që e orientonte se si duhëshin shkruar disa vepra, ku roli i partis dhe figura e udhëheqësit të saj e të shtetot, të ngrihëshin në majat ma të larta të lavdisë. Po ky zotni ose shok, kur “iku” në botën e lirë, a s’pati rastin e mundësinë të thoshte ose të shkruente (me që ishte shkruimtar i madh) ato të vërteta makabre që ai bante gjoja se nuk i dinte, se ashtu ia donte puna? Eh jo, të dashur lexues, ai s’e pati atë kurajo, por me sa dijmë, nuk deshi, sepse si militant i betuar i parti)së e besnik i servilosur i diktaturës e idhtar i diktatoriit, ai do të vazhdonte t’i mbante iso atyre, në forma të stërholluara, por me të njejtin avaz, si përfaqësues i një letësie e skruar ma gjakun e mijera viktimave të pafajshme. Kjo është përmbyllja e shkrimit që nisëm në numrin e kaluar.

Disa mendime rreth politikës dhe politikanëve shqiptarë në kushtet e demokracisë Nga redaksia Revista jonë nuk asht marre me temën politike. Por kemi lejue disa shkrime te bashkëpuntarve tanë që kanë trajtue ate çeshtje sipas konceptëeve të tyne. As nuk kemi ndërhy me komante tona, duke respektue mendimin e lire të tyne. Kohët e fundit shtjellimet politike në Shqipni, kanë marrë drejtime jo të rregullta. Ne ç’kuptim? S’asht zor të jepet përgjigje. Në emën të litrisë e demokracisë, që lejojnë shprehjen e lire të fjalës e mendimi, kjo liri i ka kapëcye caqet e saj duke kalue në britma e sjellje huliganësh. Kjo ka ndikue në popuulin paqsor, tue e nxitë në veprime ekstreme. Fushata e fundit e zgjdhjeve, qysh nga braktisja e Parlamentit nga partia demokrataike, ka kalue pothuen ne luiftë frontale, ne rrezik me perdorë amët. Një politikan I lartë, arrin te beje thjuirrje popullit të kapë cfurqet e lopatat, kazmet e sopatat, Ku nuk kanë mungue dhe thirrje të tjera të llojit huliganeske, nga persona që e mbajnë veten si politikanë të shquem. Ne këtë kontekst u zhvillue edhe fushata e fundit e zgjedhjeve me temën kryesore “Mors tua vita mea”, pra ti hiqu qafet qe ta ze vendin unë. Pra një thirrje jo vetëm e nënkuptueshme, por e thane baptas. Ku jemi kështu? Se pari gjithe bota e qytetnueme mbeshtetet mbi parilmet e lirise e demokracisë. Këto çeshtje trajtohen në parlamentet perkatës te çdo shteti. Qeveria në fuqi i përket partisë që fiton zgjedjet, që ka mazhoraancën, ndërsa partia humbëse ka të drejtënn të zhvillojë opozitë, me kundështimme dhe me propozimet e saj. Nuk asht çeshtje e qeverisë me tre turne të caktueme, fjala vjet 8 vjet sundove ti, tashti me takon mua radha. Po te jetë puna me rahdë, pse të ketë zgjedhje? Secila parti kur ploëson afatin maksilak prej 8 vjet, ia liron vendin parisë tjetër. Me radhë pra ! Qesharake! Pra s‘asht punë radhe, asht punë fitorëje, e dhanë nga populli me zgjedhje të lira, Fitove? Shumë mirë, sundo e qeveris! Humbe, ul kokën e kalo në opozitë konstruktive dhe jo destruktive. Humbësi ka të drejtë të ngrejë debatin kundër partisë fituese, dhe të paraqesë programin e saj, që e konsideron ma të mirë se të kundërshtarit. Njëkohësisht jashtë parlamentiti zhvillon politikën e saj ndaj popullit, që të ia mbushë mendjen se partia në opozitë asht ma e mirë, dhe ma e disponume të bajë reforma të dobishme në favor të mirëqenjsë së popullit, e përparimit të vendit. Ma mirë se partia në fuqi. Keto janë te drejtat themelore te demokracisdë, thanë me pak fjalë, ku secila palë politike mbeshtet te drejtat e saj per të udhëheqë vendin. Por ç’ndodh në Shqipni? Opozita braktis parlamentin duke djegë


mandatet e deputetëve, e pa ndodhun kund ne asnje vend ne botë. Dhe permatepër e c çon peshë populli, në demostrata për të rrezue qeverinë në fuqi e zanë vendin e saj. Ne rastin konkret, ne kalojmë në anën tjetër të medaljës. Kë përfaqësojne këto dy parti të mëdha në Shqipni? E po ec e merre vesh! Partia Socialiste në fuqii, damkoset si parti trahsegimtare e komunizmit, pra komuniste, pavarësish nga emertimi i ri si parti socialiste, me bojë rozë e jo të kuqe. E po mirë, kjo hyn në kuadrin e demokracisë, ku partitë janë të lira. Po ana tjetër që quhet demokrate, ç’përfaqëson? Këtu lind dilema. Ajo parti morri përsipër të përfaqësojë të përdjekunit politikë që kishin hequn të zezat e ullinit në diktaturën komuniste. Pra partia demokratike mori karakterin e një partie të djathtë, që do të mbronte të drejtat e të përdjekunve, sigutisht dhe nga shtresa tjetër e popullit, që nuk e honepste komunizmin. E po mirë, thanë të përdjekunit, po e pranojmë këtë parti si të djathtë, që na perfaqëson e favorizon, partia e jonë. Po kush e drejtonte këtë parti, aty u ngeli hala në fyt. Një ish komunist 14 karatësh, a që kishte veshur rrobat e partisë komuniste 24 bv vjet, me teseren e kuq në xhep; afër zemrës. Po kësaj i thonë t’i veshë vathit për bari ujkun, bërtitsini të përdjekurit të shkretë. Nejse ma, ajo zgjidhje, dashje pa dashje u pranue. Partia demokratike mori pamjen si e djathtë, pa djathë. Nuk vonoi e pasi e pastroi veten nga të perdjekurit, i mbushi radhet e saj me ish komuniste, dhe parlamenin me deputet po komuniste dhe qeverinë që u formue, me kryemintra e ministra komunistë. Kështu Partia Demokratike u konsolidue, memolitantë e dikurshëm, në radhet e saj, ku të përdjekunit mbetën si peshku në zall. Shkurt, jashtë loje.Të dy partitë u banë simotra e s‘kishte as një ndryshim midsi tyne: Ali Hoxha, Hoxhë Alia, mjerë Shqipnia! Tani vijmë te konkluzioni. U muer vesh se partia socialiste e mban edhe katër vjet pushtetin, dhe sipas gjasë vazhdon dhe mandati i katërt. Sepse nga kjo situatë partia demokrate del e përçarë dhe e humbur. Kryetari i saj i tashëm, që ka humbur zgjedhjet nuk dorëhiqet, apo s’ka humbur dhe dy herë të tjera. A e lejon partia e tij që të vazhdojë ta udhëheqë? Por ai e ka gjet mënyrën për të qendrue në atë post, duke ngritë çeshtjën e vjedhjës së votave. Kjo një përrallë, porse kësaj here zgjdhjet u zhvilluen të rregullta dhe në qetësi të madhe. Kjo asht dilema e madhe e Shqipnisë sot. Në të ardhmën, shpresojmë se forcat e reja intelektuale që po fotmohen, do ta marrin në dorë timonin e drejtimit të shtetit, në suazën europiane. Me një demokraci vërtet të stabilzueme, ku populli zgjedh ma të miirët që ta drejtojnë e qeverisin. Ky asht urimi për politikën dhe politikanët shqiptarë. I dahmë disa mendime, krejt asnjanës e të pavaruna, ne kuptimin qe ai që zgjodhi populli, e ka te drejten te dretyoje shtetin. Si nje i shtreses se të përdjekunve politikë, siç e thamë, jashtë loje, nuk na takon të përkrahim asnjanën nga ato dy forca politike, që të dyja janë produkte të komunizmit.

Pjetër Budi 1566-1622 Atdhetar e shkrimtar themelues i letërsisë shqipe Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të popullit tonë. Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër, nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.

Biografia Pjetër Budi lindi në Guri i Bardhë, Mat, nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.[1]. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mungesën e dijeve të popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.[2] Më pas vendeste në Romë. Gjatë viteve


shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.[3]

Stampë e vjetër sh.XVII që paraqet Pjetër Budin në lutje. Nga vepra "Paschyra e të rrëfyemit", Romë 1621 (Biblioteka e Vatikanit, Racc. Gen. Liturgia V. 35)

1616-1622 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet peshkop i Sapës dhe i Sardës. Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t’i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Në dhjetor 1622 mbytet duke kaluar lumin Drin. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë

Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i literaturës kishtare latine, ai është munduar t’i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur. Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Lekë Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip. Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe. Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja: “Ku janë ata pleq bujarë, që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtë si rrufe?” Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone. Për herë të parë ajo u botua në Prishtinë në vitin 1986. Në Shqipëri, poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka në vitin 2002

.

Doktrina e Krishtenë në botimin italisht


Për jetën, veprimtarinë, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Pas afro katër shekujsh, libri i tij i tretë “Pasqyra e të rrëfyemit” të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë brenda “Pasqyrës së të rrëfyemit”, menjëherë pasi mbaron parathënia. Me datë 21 nëntor 2006, me rastin e 440vjetorit të lindjes së Pjetër Budit, në Tiranë u organizua një sesion shkencor në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë sesion folën akademik Shaban Demiraj, akademik Rexhep Ismaili, Prof. Dr. Kolec

30-VJET NGA ZGJEDHJET E PARA “PLURALISTE” NË SHQIPËRI DHE RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE SHQIPTARO-AMERIKANE Nga Frank Shkreli*

Topalli, Prof.Dr. Floresha Dado, Prof.Dr. Beqir Meta, Prof.Dr. Seit Mancaku, studiuesi Behar Gjoka, etj. Gazeta Shqiptare, datë 21 nëntor 2006

ngjarje – ishin historike njëkohësisht, për Shqipërinë.

Zgjedhjet e para “pluraliste” të 31 marsit 1991 dhe rivendosja e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara atë muaj, me syrin e një shqiptaro-amerikani pjesëmarrës në ato por edhe zhgënjyese,

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhënjet diplomatike më 15 Mars 1991, kur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Raymond Seitz nënshkruan atë ditë, 30-vjet më parë, në Departmentin e Shtetit në Washington, pas pothuaj gjysëm shekulli ndërprerjeje, “Memorandumin e Mirëkuptimit”, në prani të dhjetëra shqiptaro-amerikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, nga të dy vendet.

Pjetër Budi në pullat shqioptare Katër shekuj me pare, ndodhi një skene tmerri, si ne filmat me horror: mbytja ne Drin një mbytje e pakuptimte dhe krejt e dyshimte, e një Heroi te veprimit dhe mendimit kombëtar, Pjetër Budit. Kapërcehet kështu rasti alibik i aksidentit, po te kemi parasysh hetimet e Vatikanit pasvdekjes si dhe faktin ngulmues dhe gati kryengritës te Budit, i cili fare pak kohe para vdekjes kishte bere Kuvendin e Tri Dioqezave (Shkodrës, Lezhës, Zadrimës), per mospranimin e klerikëve qe nuk ishin etnikisht shqiptare, pikërisht ne trojet shqiptare. (Dr. Moikom Zeqo) Shtojmë se ndaj Buzukut, Pjetër Budit si dhe Pjerër Bogdanit asht mbajt një qendrim pasiv dhe nuk u asht kushtue studim e vlerësim i duhun, nga shkau i gjuhës së gegnishtës veriore, veç përmandën sa me thanë e nderohen nga ana e jashtme demonstrative. Ndërsa në thellësi nga ana e gjuhës nuk lejohet depërtimi dhe nuk studiohet seriozisht ndër shkollat. Ata jo vetëm që janë themeluesit e letërsisë shqipe, por edhe transmetuesit e levruesit e parë të gjuhës shqipe.

Në vitin 1945 Shtetet e Bashkuara kishin kushtëzuar rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike me Shqipërinë -- ndër të tjera kushte -- me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke dërguar atë vit një mision në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje me autoritetet shqiptare. Por, sipas Departmentit të Shtetit, si përgjigje ndaj kësaj kërkese, qeveria komuniste e Enver Hoxhës i kërkoi misionit amerikan që të largohej nga Shqipëria. Ashtu edhe ndodhi. Diplomatët amerikanë u dëbuan ga Shqipëria komuniste, për të mos u këthyer në Tiranë deri në mars të vitit 1991. Për Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet e lira dhe demokratike ishin aq të rëndësishme në vitin 1991, ashtu siç kishin qenë në vitin 1945 dhe ashtu siç janë edhe sot, 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe komunizmit zyrtar në Shqipëri – gjithnjë bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndryshimi është se sivjet, bëhet thirrje edhe për “lista të pastra”. Pothuaj e njëjta procedurë si në vitin 1945 qe ndjekur nga Amerika edhe 30-vjet më parë në Mars/Prill 1991, kur menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës më 15 Mars, Departmenti Amerikan i Shtetit vendosi që të dërgonte sa më shpejtë një delegacion diplomatik në Shqipëri për hedhur hapat e para për hapjen e ambasadës së re dhe njëkohësisht për të shërbyer si monitorues në zgjedhjet e para “pluraliste”, ndonëse delegacioni amerikan konstatoi shpejt se ato


zgjedhje nuk do të ishin as të lira dhe as të ndershme -që ishin caktuar të mbaheshin në Shqipëri më 31 Mars, 1991. Delegacioni amerikan i përbërë nga katër veta dhe i kryesuar nga ambasadori David Swartz, arrijti në Tiranë, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit në Washington dhe në javë para mabjtjes së zgjedhjeve të para “pluraliste” në Shqipëri. duke u bërë kështu misioni i parë diplomatik amerikan që shkelte në tokn e Shqipërisë ç’prej vitit 1946. Monitorimi i zgjedhjeve të para “pluraliste” ishte një prej objektivave kryesore të delegacionit amerikan gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ndonëse në raste të mëparshme kam shkruar mbi vizitën e misionit të parë amerikan në Tiranë 30-vjet më parë si dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që kanë vazhduar të shkojnë përpara ç’prej asaj date, kësaj rradhe -- pasi jemi në prak të një raundi tjetër zgjedhjesh në Shqipëri -- deshta të kujtoj atmosferën e zgjedhjeve të para “pluraliste” në atë vend, nga pikëpamja e një monitoruesi të atyre zgjedhjeve -- si anëtar i delegacionit të parë amerikan në Shqipëri. Megjithëse gjendja politike kishte filluar të ndryshonte, të pakën me fjalë, në një vend si Shqipëria që ishte sunduar nga thundra e hekurt e një prej regjimeve më barbare të botës komuniste — zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i parë drejt një liberalizimi të ngadalshëm drejt hapjes së Shqipërisë ndaj botës perëndimore dhe një procesi të gjatë tranzicioni të pa fund për demokratizimin e jetës post-komuniste në vend, pas një izolimi të vet-imponuar nga ish-regjimi komunist për pothuaj 50-vjet. Unë e kam thënë shpesh se ky tranzicion i tejzgjatur post komunist në Shqipëri i ka rrënjët gjithnjë në ato zgjedhjet e para – as të lira dhe as të drejta -- si dhe në manipulimet e zgjedhjeve të mëvonshme, por edhe në mungesën e një vullneti të sinqertë të klasës politike të këtyre 30-viteve për tu përballur me të kaluarën komuniste dhe trashëgiminë e saj, përfshir mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, bazuar në standardet ndërkombëtare. E them këtë se procesi i zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, nuk ishte as i lirë dhe as i ndërshëm. Ligjet dhe rregullat për zgjedhjet e para “pluraliste” ishin përpiluar nga partia në fuqi, dmth. Partia e Punës -- dhe natyrisht ishin në favor të saj, duke u mohuar partive të tjera të posa formuara, të drejtën dhe mundësitë e barabarta për të zhvilluar një fushatë efektive. Në zgjedhjet e para “pluraliste”, Partia e Punës gëzonte një monopol absolut mbi të gjitha aspektet e jetës politike, ushtarako-policore, ekonomike dhe shoqërore në vend, sidomos kontrollonte mjetet e komunikimit dhe median, jetike këto për zhvillimin e një fushate politike efektive. Ndërkohë që partitë e opozitës ankoheshin se nuk kishin kohë të majftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet, pasi nuk kishin as përvojën as burimet e nevojshme për tu përballur me Partinë e Punës që i kishte rrënjët thellë në shoqërinë shqiptare. Në të vërtëtë, nga vizitat që bënim tek zyrat e Partisë Demokratike dhe tek ajo e Partisë Republikane gjatë qëndrimit tonë atje – e që ishin dy partitë kryesore të opozitës -- në Tiranë si edhe

në zyrat e tyre në disa rrethe, shihej konfuzioni i tyre dhe zhgënjimi për të mos thënë se mbizotëronte një kaos i vërtetë në radhët e tyre. Megjithë entuziazmin, kjo atmosferë pasigurie dhe ngathjeje nga ana e tyre vihej re kudo. Ishte e thekësuar mungesa e mundësisë dhe të drejtës së partive opozitare për të përdorur median publike – televizionin dhe gazetat – që kontrolloheshin fund e krye nga Partia e Punës. Në të vërtetë, më kujtohet se megjithë rëndësinë historike të vizitës së delegacionit amerikan dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Washingtonin, arritja e delegacionit amerikan në Tiranë pothuaj u injoruar fare nga media zyrtare. Mesa kishim mundësi të ndjeknim burimet e lajmeve në atë kohë në Tiranë, “Rilindja Demokratike”, gazeta e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e posa formuar në atë kohë, ka qenë e vetmja gazetë me rëndësi – megjithëse edhe kjo jo me aq entuziazëm -- pat njoftuar arritjen dhe vizitën e përfaqsuesve të parë amerikanë në Shqipëri, në pothuaj një gjysëm shekulli. Shtypi zyrtar i regjimit komunist, me sa ishim të informuar, nuk pasqyroi madje as takimin që patëm me Xhelil Gjonin, në vazhdën e takimeve me përfaqsuesit e partive kryesore. Listat e kandidatëve për rrethe të ndryshme të partive të opozitës, në shumë raste, nuk ishin të plota dhe në shumë zona të vendit, partitë e opozitës nuk kishin zgjedhur as kandidatë sepse koha për tu përgatitur për zgjedhjet ishte aq e shkurtër. Në të vërtetë, Partia e Punës kishte vendosur që – për të minimizuar rolin e partive të tjera, zgjedhjet të mbaheshin në fillim të shkurtit, ashtuqë opozita të kishte edhe më pak kohë për tu përgatitur, por më në fund kishte vendosur që – si një gjest “vullneti të mirë” ndaj opozitës, zgjedhjet të shtyheshin deri me 31 Mars. Megjithkëtë, ishte një atmosferë tejet e pafavorshme për kandidatët e partive politike të posa formuara, në krahasim me ata të Partisë së Punës, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtetërore në favor të kandidatëve të saj dhe kishte rrenjë të thella në mbarë shoqërinë shqiptare. Në zyrat e partive të opozitës vihej re një mungesë dëshpëruese e mjeteve bazë për funksionimin e një zyre të thjeshtë, lere më të një qendre ose të kishin një zyrë qendrore funksionale për drejtimin e zgjedhjeve kombëtare dhe për shpërndarjen e programit dhe mesazheve të opozitës elektoratit shqiptar. Megjithëse votimet u cilësuan nga disa monitorues të huaj, sidomos europianët, në përgjithësi, si të drejta dhe të lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t’i cilësonin ato si të tilla. Një prej tyre, Instituti Kombëtar Republikan ka thënë në raportin e tij se, “fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej si e “drejtë dhe e lirë.” Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH), nepërmjet zëdhënses Margareth Tutwiler, bëri një deklaratë me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, “Bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duket se procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBEsë, për zgjedhje të drejta dhe të lira.” Zëdhënsja e


Departmentit Amerikan të Shtetit, ka thenë duke iu referuar Shqipërisë si një vend pa përvojë demokratike, se, “tani është në dorë të të gjithë elementëve të shoqërisë shqiptare për të mbështetur që sistemi i ri pluralist të funksionojë në mënyrë efektive”. Zëdhënsja e DASH, me atë rast, kishte shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara se Washingtoni, “Do të mbështesë vendosmërisht parimet e demokracisë në Shqipëri, si edhe ata që veprojnë për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, deklaroi para 30- viteve, ish-zëdhënsja e Departmentit Amerikan të Shtetit, pas zgjedhjeve të para “pluraliste”, në Shqipëri. Manipulimet e zgjedhjeve, që përfunduan në fitoren e Partisë së Punës, shkaktuan shpërthimin e revoltave në disa qytete, përfshirë Shkodrën ku për fat të keq të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pas zgjedhjeve “pluraliste”, në qytetin verior, me 2 Prill u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kjo tragjedi ka lenë një plagë të rëndë për familjet e tyre, për Shkodrën dhe 30-vjet më vonë mbetet një prej ngjarjeve më makabër të historisë moderne shqiptare, e cila pret gjithnjë zbardhje dhe drejtësi, përfshir identifikimin e individëve në radhët e enteve të drejtësisë, të policisë dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe. Fatkeqësisht, edhe sot pas 30 vjetësh të këtyre vrasjeve, ashtu siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë komuniste të vendit, nuk janë identifikuar përgjegjësit as nuk është vendosur drejtësia për këto krime shtetërore. Nuk është zhvilluar asnjë proces drejtësie për ata që ishin, drejt për drejt, përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerzve të pafajshëm dhe të pa armatosur. Thuhet se këto të shtëna kundër protestuesve paqësorë -- sipas dëshmitarve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ishKomitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Jehona e tyre kumbon edhe sot për drejtësi dhe përgjegjësi në koridoret e institucioneve qeveritare e shtetërore të Shqipërisë, 30vjet vjetë pas zgjedhjeve “pluraliste” duke pritur nga reforma e re në drejtësi për një hetim serioz për identifikimin e fajtorëve. Më kujtohen mirë -- megjithë problemet me zgjedhjet e para “pluraliste” -- shpresat e mëdha që kolegët e mi dhe unë kishim ato ditë për një fillim të ri historik, për një shoqëri më të drejtë, më të lirtë e demokratike dhe më tolerante në Shqipërinë post-komuniste. Por vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, nga ne dhe nga delegacionet e tjera ndërkombëtare në Tiranë, si një shënjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Mos zbardhja e këtyre vrasjeve deri më sot justifikon dyshimet tona sot e asaj dite – madje 30 vjet më vonë - dhe në prak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Shqipëria, shqiptarët dhe kombi në përgjithësi meritojnë më shumë dhe më mirë se kaq: shqiptarët duan një qeveri të përgjegjëshme dhe një parliament të denjë për shqiptarët e shumë vuajtur! *Autori ka qenë anëtar i delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri dhe monitorues i zgjedhjeve të para pluraliste në atë vend në Mars/Prill

Karikaturë : Fundi i diktaturave komuniste në Europë


Poezitë e burgut nga Visar Zhiti

Botojmë këto poezi për t’u rikujtuar atyre që harrojnë se ç’ishin burgjet, këto “anë të mira” të diktaturës e diktatorit

Poezi të shkruara fshehurazi në burgun e Spaçit dhe të Qafë Barit, një pjesë të bëra me mend dhe të lexuara fshehurazi nga miqtë e ngushtë të autorit, të burgosur edhe ata, që mësoheshin edhe përmendësh prej tyre, sepse po të zbuloheshin, ridënoheshin njëlloj si autori dhe lexuesi. U fshehën në kashtën e dyshekëve, mes leckave të të burgosurve dhe nën tokë, derisa patën fatin të “lirohen nga burgu” edhe poezitë…Një pjesë e tyre janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, kroatisht, hebraisht etj., madje edhe janë muzikuar. Këto copa letrash janë dëshmi e gjallë se si vuajtja e madhe shndërrohej në vlerë shpirtërore, se si balta e dënimeve bëhej poezi, hakmarrja më e madhe ndaj së keqes…

ARDHJA E PEGASIT NË QELINË TIME

Ditën – paradite, mbasdite, Natën – paramesnate, në mesnatë, pasmesnate çdo trokëllimë më rrëqethte… …më dukej si prangat, sikur do vinte polici të më merrte të më flakte në një shpellë ku do tmerroheshin dhe tmerret. Çdo trokëllimë… Ç’do trokëllimë?… Ç’kërkon?… Një trokëllimë… Vura veshin si me frikë… Afër frëngjisë, nëpër barin e pakët-patkonj. Kulloste një kalë si dikur, si në ëndërr. Trupi i tij i bukur – muzg i larë me shi dhe hënë. Ç’e mirë të solli kështu? Mos je ti Pegasi?! Kam pasur edhe unë dëshira të blerta Të njoma si bari. Ca m’i kanë shkelur, ca i kam mbajtur. Ty po t’i hedh – haji! Dhe me buzët e thara Mërmërita ngadalë Siç mërmëritet nëpër dashurira: -Kalë, o kalë… Ngriti kokën, u pamë sy më sy. Kisha kohë pa u parë në një pasqyrë, pothuaj e kisha harruar fytyrën time, u pashë në sytë e kalit kaq shumë njerëzorë dhe me një si brengë shndritëse. Isha i qethur tullë, pis dhe me mjekër… U mënjanova se mos i dukesha kalit i egër. Dhjetor 1979


RRESHTI I KËPUCËVE TË BURGOSURA

ËNDRRAT

(Spaç, 12.VI.81)

Ti po mbyll sytë, i dërrmuar nga puna e tmerrshme këtu nën tokë. Patjetër je duke ëndërruar, se ëndrrave pranga s’u vënë dot.

Flenë të burgosurit. Me një batanije të vjetër vegimesh mbulojnë trupin e lodhur. Ja dhe këpucët e tyre po dremitin në rresht me një besnikëri të përbaltur qensh. Opinga-a nuk të kujtojnë plisat e arave? Çizme të prera që vazhdojnë të jenë në armiqësi me çizmet ushtarake. Pantofla- të buta, të buta, se si ndihen, si mirësjellje e tepruar në burg. Këpucë qytetareqë keni njohur këpucë grash nëpër takime, që keni vallëzuar, që keni shkëlqyer nëpër bulevarde, që keni hyrë nëpër drama, qani të braktisura nga gjithçka, jeni vetë epilogu i dramës më të madhe.

Dhe le ta bëjnë ferr galerinë, ti vuan që të mbetesh engjëll. Mbi supe si flatra ke mirësinë dhe fluturon nëpër ëndërr. Ku shkon kështu? Ah, unë e di dhe ëndrrat lodhen mes kaosit dhe kanë ftohtë ashtu si ti veç me kapotën e të burgosurit dhe s’po të them që i vrasin ëndrrat që kam shëtitur ndër varret e tyre. Ndodh që na vrasin më parë se ëndrrat dhe qajnë ato mbi ne si vejushë. Befas u zgjove. Buzëqesh i trembur, sapo u ktheve nga ai vend i lumtur. Balli i mbushur plot me ëndërr e di që bëhet më i bukur. Spaç, dimër 1982

Ja dhe këpucët e spiunit me lidhësen që u varet si shpifja nëpër gojë. Më mirë zbathur, pa këmbë në fund të fundit, jo me këto këpucë, s’i shoh dot, dot nuk i duroj. Por ka edhe këpucë enigmatike, krenare (siç ka dhe të shëmtuara) këpucë që në shpirt, ndoshta dhe në histori, do të lënë gjurma. Këpucë të burgosura, më fatkeqet në botë, të lodhura të çara. Kur jeta fut këmbët te ju, shkon prapa, vetëm prapa.

« Liria asht si ajri, vlerën e të cilit e kupton kur nis të mungojë. » (Piero Calamadrei).

Faksimile e letrave që shkruente Visari


Shtojmë disa vjersha nga poetë popullorë që njohën tmerret e burgjeve e kampeve DERTET E TE BURGOSUNIT N'burg të zi ku paskam ra, Fundi i ferrit asht tuj m'gja. Sigurimcat dreqnit vijnë, Na mundojnë dhe na grijnë, Me tortura na përpijnë, Me torturat ma mizore, Ditë për ditë e orë për orë : Fort na rjrepin me tortura, Plagë e vazhda krejt lëkura. Lakuriq varun për kambësh, Thye gjymtyrash e thye dhambësh, Me dajak, shkelma dhe grushta, Me tu duk kallnorët gushta. MbyIlë n'birucat si sardele, Trup e mendje ba fërtele : Bërtet burri, kuku lele ! Harruem nana, fëmi e gra, Harruem motër, harruem vIla, T'gjallë t'vorrosun për hata ! Harruem hanën, harruem diellin, Falna Zot harruem dhe QielIin ! COPEZA POETIKE NGA BURGJET 1-- I mёndueshёm vёshtroj hanёn kalimtare, aq ma e zbetё e largёt ajo mё duket, ndёrsa shtegton mes yjёsh vetmitare, e dalgadalё pas malёve zhdukёt. 2—Due tё bёrtas, tё qaj, tё uluroj, tё trandёn malet e tё çuditet qielli, kёtё botё tё ligё, barbare t’dёnoncoj, ta marrin vesh yjet, hana edhe dielli. 3—Vetmitar qёndroj mes vorbullёs t’ jetёs, sa qё heshtja po mё mbyt, po mё tmerron, due te shprehёm, tё flas, s’i besoj vetёs, mё gjan sikur muri beton dёgjon. 4—U shuen dёshirat e moshёs sё rinisё, njak pas fytit na e ka ngjit terrori, tё trishta vijnё kujhtimet e mjerisё, tё kohёs qё sundonte njaj diktatori. 5-- Me tёrbim pёrplasёn tallazёt e valёt, mbi shkrepat e thepisun shekullorё, gjёmimi pёrhapёt, ushtojnё rreth malet, si motiv Beetovian lartёsohёt madheshtor. 6—Udhёtim kemi marrё nё barkё me vela, nёpёr dete e oqenanё tallazorё,

n’terrin e stuhive na shkapet era, mjafton t’na pёrplasё n’brigje miqsore. 7—Ia njohёm njeriut t’kobshmёn egёrsi, me vite te tanё, me lёngime pa shpresё. Kush ka me radhitё tё mjerueshmёn histori, mos vallё, asnjё dёshmitar s’do tё jesё ? 8—Njoha njё krijesё tetdhjetё vjeçare, qё aty mjerohej, n’shpellat ciklopike, e dёnueme se veç ishte fort fetare, e pafajshme, krenare dhe sojnike. 9—Pafajsinё unё pashё nё pranga mbёrthye, tortura tё tmerrshme kishte pёrjetue, tuj iu shpif e sajue, rrahun e fye, ndёrsa xhelati gajasёsh tuj e mundue.. 10--Bota njё ditё e fuiqishme ka me u çue, ka me i shembё murёt e fёlliqёsisё, lirinё e drejtёsinё nё fron ka me naltue, lumturinё e harrueme me ia sjell njerёzisё.

KOMUNIZMI KJOFTE MALLKUE (Vjershë e një nga të paktit fëmi që shpëtuen giallë nga kampi TepelenësJ Kalojnë ditët, kalojnë mote, Vazhdon jeta e kësaj bote. Tash u bana, gjyshe me nipa, Nuk më hiqet kurr ajo frika, Kur fëmi isha n'kamp të zi, Mbyll në tela si bagëti. N'Tepelenë n'atë kamp mizor, U shfaros brezi foshnjor.. Vdiqen foshnjet mes llahtarit, prej Enverit rracë barbarit. Me metodat e Stalinit, Krijoi kampet e internimit, Ndryni mbrenda gra e fëmi, Pleq e plaka dhe të rij, Krejt viktima të pafajshme, Të mjerueme e të përvajshme. Vdiqen foshnjet porsi miza, I vorrosen nëpër driza; Vdiqen pleq e vdiqen plaka, I vorrosen nëpër brraka; Mor Enver t'u preftë nafaka, Paske qenë dreqi i mallkue, Edhe foshnjet me denue, Të pafajshmit me mundue. Na kanë mbyll në kamp të zi, Na grabiten t'bukren rini, Krejt rininë na e kanë gllabrue : Komunizmët qofshin mallkue !


TË ZHDUKURIT E PERIUDHËS KOMUNISTE NË SHQIPËRI KËRKOJNË DREJTËSI! TURP PËR QEVERINË SHQIPTARE DHE PËR DIPLOMATËT PERËNDIMORË NË TIRANË QË HESHTIN! Frank Shkreli “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive -- socialiste dhe demokrate-- “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)

Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH 1944-1991 dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) organizuan në Shkodër një aktivitet në kuadër të projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian. Sipas njoftimit të AIDSSH, ekipi i Autoritetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, së bashku me Shoqatën e ish-të Përndjekurve të Shkodrës dhe të ish-të Përndjekurve të Malësisë së Madhe zhvilluan një udhëtim në terren, në zonën e Mbishkodrës, atje ku është organizuar kryengritja e parë antikomuniste në 1945 dhe ku Sigurimi i Shtetit ishte angazhuar fuqimisht, që vitet e para të vendosjes së regjimit komunist deri në perëndim të tij, thuhet në njoftimin për aktivitetin e javës së kaluar, kushtuar të zhdukurve në kohën e komunizmit. Është shumë me vend që u mbajt një aktivitet i tillë – sidomos në Shkodër the rrethinë -- me temën siç u tha “për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese”. Më la përshtypje gjithashtu edhe pjesëmarrja e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Z. Del Monaco, pasi përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë në Tiranë, gjatë këtyre tre dekadave post-komunizëm, nuk kanë treguar ndonjë interesim të madh për të kaluarën komuniste as për fatin e mijëra të zhdukurve gjatë komunizmit në Shqipëri, -- me përjashtim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. Ndonëse më ra mirë që Ambasadori Del Monaco mori pjesë në këtë aktivitet, u zhgnjeva menjëherë pasi lexova deklaratën e tijë për median me këtë rast. Është një deklaratë e diplomatit evropian, që në

të vërtetë, në vend që të “rritet ndërgjëgjësimi për drejtësinë” dhe për “të zhdukurit në komunizëm” për të publikun shqiptar, që siç thuhet ishte edhe tema e atij aktiviteti në Shkodër -- duhet që urgjentisht, për të kaluarën dhe krimet komuniste në Shqipëri -- të ndërgjegjësohen diplomatët perëndimorë në Tiranë, por edhe më me rëndësi është që autoritetet e larta politike shqiptare të ndërgjegjësohen gjithashtu due të mbahen përgjegjëse, pasi sot ata udhëheqin atë shtet. Unë nuk kam shpresë as ndonjë iluzion se autoritet shqiptare do të bëjnë një gjë të tillë, por prisnim që përfaqasuesit diplomatikë perëndimorë të ishin pak më mirë të informuar. Kur Ambasadori Del Monaco u pyet mbi aktivitetin kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në veprimtarinë e organizuar, ai u përgjigj se, “Si qenie njerëzore që jemi nuk mund t’i justifikojmë në asnjë mënyrë këto shkelje madhore ndaj qenieve të tjera njerëzore duke i mohuar atyre emrin apo një varrim të denjë. Realisht, e vlerësoj shumë veprimtarinë e mëngjesit të sotëm, sepse për mendimin tim në të u shpreh shumë qartë gatishmëria e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile për ta trajtuar seriozisht dhe konkretisht çështjen në fjalë. Mund të dëshmoj se, edhe nga ana jonë, në bisedat që zhvillojmë vazhdimisht me autoritetet qendrore në Tiranë marrim të njëjtin mesazh serioziteti, vullneti dhe konkretësie.” Seriozisht e ka ky, zotëria?! “Gatishmërinë e përbashkët të autoriteteve shqiptare për ta trajtuar këtë çeshtje”, tha përfaqsuesi i lartë i OSBEsë! Për cilat “autoritete shqiptare” e ke fjalën Z. Ambasador? Më lejoni Z. Ambasador që tu sjellë reagimet më të fundit mbi të atë që ju e cilësoni si, “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të trajtuar këtë çeshtje”, gjatë tre dekadave të kaluara. Jo nga unë – por nga ente dhe organizata ndërkombëtare që merren me fatin e të zhdukurëve në botë, përfshirë periudhën komuniste në Shqipëri. Fatbardhësisht, ka individë dhe organizata ndërkombëtare që i shohin punët ndryshe në Shqipëri nga ç’i shohin diplomatët perëndimorë. Prej të gjithë juve – diplomatë evropianë dhe amerikanë në Tiranë – presim pak më shumë shumë – në të vërtetë presim shumë më shumë prej jush – presim që për viktimat e komunizmit dhe për perridhën komuniste në Shqipëri të thoni të VËRTETËN dhe mos HESHTNI, siç bëni ju aktualisht dhe siç kanë bërë para-ardhësit tuaj në atë vend, për tre dekada tani. Ndryshe nga diplomatët perëndimorë në Tiranë të cilët mbrojnë dhe mbështesin “vijën e partisë”, ja çfarë thonë media si “Le Figaro” për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit | Gazeta Telegraf, organizatat ndërkombëtare (qeveritare dhe jo-qeveritare) si dhe individë të njohur që merren me të drejtat e njeriut në përgjithësi, mbi gjoja “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare”, siç u shpreh zyrtari i lartë i OSBE-së në Tiranë, për tu përballur me historinë dhe fatin e të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri. Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ICMP [ALBANIAN LANGUAGE] Raporti i ri i ICMP paraqet rekomandime për të përmirësuar përpjekjet e Shqipërisë


për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste, i kërkohet Shqipërisë që të bëjë më shumë për çeshtjen e personave të zhdukur nga periudha komuniste në Shqipëri: “Rekomandimet e raportit kërkojnë të sigurojnë që rastet e personave të zhdukur të hetohen në mënyrë efektive dhe të drejtat e familjeve të të zhdukurve për të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimet janë mbështetur,” tha Matthew Holliday, Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP, gjatë mjë takimi në internet ku morën pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar. “Autoritetet shqiptare kanë një detyrim ligjor për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste – përgjegjësia e shtetit dhe veprimi i shtetit janë thelbësore. Puna e ICMP në të gjithë botën demonstron se personat e zhdukur mund të identifikohen me saktësi në përputhje me sundimin e ligjit, madje edhe dekada pas zhdukjeve”, u shpreh Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP. Vitet e fundit, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) e ka ndjekur nga afër çeshtjen e të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, por nuk ka qenë e vetmja organizatë që ka bërë një gjë të tillë. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nepërmjet “Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyruara ose të Pavullnetshme”, ka vizituar Shqipërinë në dhjetor 2016 për tu informuara mbi fatin e të zhdukurve në periudhën komuniste në Shqipëri. Të pakënaqur me ato që kishin parë e dëgjuar nga autoritetet e vendit për këtë çeshtje, një vit më vonë botoi një raport tepër kritik ndaj qeverive shqiptare të tre dekadave të kaluara duke deklaruar, ndër të tjera se, “Shqipëria ende nuk është marrë në mënyrë adekuate me shkeljet e të drejtave të njeriut, të kryera midis vitit 1944 dhe 1991”, kjo sipas OKB-ës. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) vlerëson se lartë nga 6,000 persona u zhdukën nën regjimin komunist në Shqipëri në periudhën midis 1944 dhe 1991, ndërsa burime të tjera thonë se numri është shumë më i madh. Trupat e tyre nuk u kthyen më në familjet e tyre, ndërkohë që vendndodhja e mbetjeve të tyre mortore është e panjohur për të afërmit e mbijetuar, sipas ICMP. Në një artikull kushtuar këtij subjekti të dhimbshëm për familjet e të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri – botuar dy muaj më parë në Balkan Insight -aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut dhe Drejtor i organizatës së njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, Human Rights Watch, Communist-Era Disappearances Still Haunt Albania (hrw.org) Z. Fred Abrahams shkruan se, “Mijëra familjeve, të dashurit e të cilëve u zhdukën nën sundimin komunist në Shqipëri, u është bërë përsëri padrejtësi nga dështimi i autoriteteve (shqiptare) për të gjetur eshtrat e tyre”. Zoti Abrahams vazhdon duke shtuar se detyrimet e Shqipërisë -- ndaj të zhdukurve nën diktaturën komuniste në Shqipëri dhe ndaj familjarëve të tyre që ende sot kërkojnë eshtrat e tyre – janë më se të qarta. “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në të cilën Shqipëria është palë, mbulon të drejtën e jetës dhe shteti ka një detyrim procedural kur

kjo e drejtë abuzohet. Shqipëria është gjithashtu palë në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë e cila kërkon hetime dhe ndjekje penale kur njerëzit zhduken ndërsa janë nën kujdesin e shtetit”, thekson Z. Abrahams i Human Rights Watch, ndërsa nënvijon se, “Në maj 2018, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë inkurajoi Shqipërinë, “të dyfishojë përpjekjet e saj për të hedhur dritë në mënyrë efikase mbi zhdukjet e imponuara që ndodhën gjatë regjimit komunist”. Shqipëria duhet të hetojë këto krime, të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës dhe të sigurojë dëmshpërblime për viktimat dhe familjet e tyre, thuhet në raportin e komitetit të OKBsë. Ky duhet të jetë sot edhe mesazhi i diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Tiranë. Prandaj, mos heshtni! Qindra mijëra familjarë të të zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshir Shtetet e Bashkuara – presin prej jush, në minimum -- një qëndrim moral dhe thrirje për drejtësi ndaj kësaj çeshtjeje. Autoritetet shqiptare të gjitha ngjyrave politike gjatë këtyre 30-viteve tranzicion -- i njohin mirë detyrimet e tyre dhe të shtetit shqiptar si dhe obligimet ndërkombëtare që kanë marrë përsipër si përfaqsues të shtetit shqiptar në lidhje me të zhdukurit gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës si dhe për nevojën për të hapur, më në fund, dosjet e ish-Sigurimit kriminal të regjimit komunist, me qëllim që të identifikohen edhe qindra vendndodhjet e eshtrave të tyre, anë e mbanë Shqipërisë. Por, kjo nuk ka gjasë të ndodhë, sipas Z. Fred Abrahams i cili në artikullin e tij citon një diplomat të huaj që ka ndjekur këtë çeshtje në Tiranë se, “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive, socialiste dhe demokrate, “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”. Nëqoftse politika shqiptare, përfshir edhe politikanët aktualë -- socialistë dhe demokratë e të tjerë -- të këtyre tre dekadave të fundit nuk dëshiron të “shqetësojë gardën e vjetër” komuniste, çfarë arsyeje kini ju të nderuar diplomatë perendimorë që heshtni për një çeshtje kaq të rëndësishme morale. Edhe ata ishin shqiptarë, shumë prej tyre përfaqësues të ajkës së kulturës, gjuhës, historisë dhe politikës së asaj kohe, të pafajshëm, përfshir gra, pleq e fëmij -- ndonëse si të huaj në vendin e vet -janë trajtuar dhe vrarë dhe ekzekutuar në mënyrën më brutale, vetëm e vetëm, se kundërshtonin regjimin komunist të Enver Hoxhës. Dua ta përfundoj këtë shënim, megjithëse pak si i gjatë, me lajmin që posa më ra në dorë se javën që kaloi, Kosova përmbylli procesin e gërmimeve në njërën prej varrezave masive në Kizhevak të Serbisë ku u bë zhvarrosja e të gjithë eshtrave të viktimave të luftës (shqiptarë) që kanë qenë në këtë lokacion. Ndonëse dy shtete por një Komb, ndryshe nga trajtimi i të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë çështja e të zhdukurve gjatë luftës së fundit trajtohet me përgjegjësinë dhe me seriozitetin më të madh moral e kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Trajtohet ndryshe sepse në Kosovë ekziston vërtetë ndërgjegjësimi human dhe nevoja për zbardhjen e këtyre rasteve, jo vetëm nga


publiku por edhe nga autoritetet më të larta qeveritare si dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë. Fatkeqësisht, ky ndërgjegjësim, për një çeshtje me kaq rëndësi morale dhe drejtësie, mungon në Shqipëri, qoftë në radhët e autoriteteve të Tiranës, qoftë edhe në mjedisin e diplomatëve perëndimorë në kryeqytetin shqiptar, siç duket nga frika që të mos “shqetësohet garda e vjetër” komuniste e cila ushtron gjithnjë një influencë vendimarrëse në vend, pre e së cilës duket se kanë renë edhe përfaqësuesit perendimdorë në Tiranë. Si rrjedhim, në Shqipëri mungon një angazhim dhe përkushtim serioz në krahasim me zotimin e qeverisë së Kosovës javën që kaloi, “Për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional familjeve të tyre dhe vendosjen e drejtësisë”. Nuk kërkohet asgjë më pak as më shumë se vendosjes së drejtësisë edhe për të zhdukurit e periudhës së komunizmit në Shqipëri dhe për familjarët e tyre që presin për tre dekada tani për të zbuluar vendndodhjen e eshtrave të dashurve të tyre !

Tubëz poetike Nga Anton Çefa

UNË VUEJ PËR TY ATDHE

Pushkatimet në rend të ditës, viktimat pa varr

Unë vuej për ty Atdhe: -kur me gënjeshtra të shtrembnojnë fytyrën, -kur shpifja përlyen nderin që ti e ruen me krenari, -kur me shamje fyese të akuzojnë pa të drejtë, -kur fymja “të përshëndetë” tash e parë, -kur ne shqiptarët të braktisim, dhe, ma e keqja: të trathtojmë. Unë vuej për ty Atdhe. GJUHA SHQIPE Gjuhë shqipe, Praninë tande e jetoj kudo, Te nji nanë me foshnje në prehen, Te fëmija i njomë në djep, Te urtija e një plaku të moçëm, Te fjala e lashtë e Kanunit, Te vjetërsia e “Mesharit” të Buzukut, Te jehona e zaneve të largëta Te fjala melodioze e arbëreshëve.

Vizatim nga Gëzim Cela simboli i vërtetë i komunizmit

Kam mall gjithnji për fjalën tande Për melodinë e bukur të tingujve, Për jehonën e lashtë të kohëve. Mendimet e tua i veshë kurdo Me kumbimin e kumonëve të shpirtit.


Themelet i ke sa mbi shkambij, Sa mbi fusha e ara, Lumej e dete, Themelet i ke kudo. SHKODËR, TI MUROSE ROZAFËN Shkodër, ti murose Rozafën nga ashti i dhimbjes e nxore dhe rishtas e fute në dhé nji andërr e bardhë e kombit. Varrose qumshtin e nanave në themele kështjellash e legjendash. Çfarë varreze madhështore, ti Shkodër, jetën e krijon, dhe e pret rishtas nga vdekja. FJALA Renditje tingujsh fjala. Fjalë e mirë lavdi e folësit, fjalë e randë plagosje në shpirt. Fjalë burri peshë guri, gur i çmuar si biluri. Fjala e të fortit gjethe ullini, bleron si kokrrat e randueme në degë. BULON NË SHPIRT Bulon në shpirt poezia, prekë të padukshmen dhe i falë jetës nji kuptim që dhemb. Nën shkëlqimin e metaforës si në nji fosil rri i mshehun mesazhi i jetës. ALKIMI E GURIT Te guri vizova fjalën Si bir shkambi që asht, Mbështeta te ai të mirën, të vërteten, të bukuren. Te guri i vuna sinorët fjalës e vetes, Shpirtit e zemrës, Mendimit dhe ndjenjës. Deh, mos ma lueni gurin e sinorit !

Epoka e terrorit dhe lëvizja komuniste Nga Fabrizio Magioni Në vitin e kaluar u festua njëqindvjetori i Revolucionit të Tetorit, i cili sigurisht mund të konsiderohet një nga ngjarjet më domethënëse të shekullit XX. Të mendosh pse të jesh komunist sot duhet të jetë e natyrshme për ata që pretendojnë të jenë komunistë ose për ata që njohin në këtë mendim themelin, pak a shumë, larg rrënjëve të tyre ideologjike - megjithatë kjo pyetje i bën dridhjet e duarve të shumë njerëzve dhe i bën bashkëbiseduesit e ndryshëm të pakëndshëm për arsye të ndryshme. Midis këtyre, rënia e BRSS dhe historia e komunizmit të shekullit 20 në përgjithësi peshojnë si një gur; të dyja, ende jo plotësisht të përpunuara dhe mbi të gjitha, sollën në mënyrë të mundshme në njohjen e duhur të opinionit publik. Megjithatë, asgjë nuk do të ishte më e gabuar sesa të mendosh se Carl Marx nuk tha gjëra themelore dhe se sot, në bazë të një përvojë praktike shekullore dhe tragjike, është e nevojshme të hysh në merita, duke kryer përsiatjet dhe mendimet e Marksit në drita e ngjarjeve të së kaluarës. Duhet theksuar se kjo ngjarje - Revolucioni Rus i vitit 1917 - ka shumë të ngjarë të mos ishte e mundur, pa përmbysjet që ndodhën pas Luftës së Parë Botërore, e cila nxori në pah edhe më shumë vjetërsimin e sistemit Carist, tashmë të tronditur thellë nga ngjarje revolucionare të vitit 1905 dhe nga Lufta Ruso-Japoneze. Më 7 nëntor 1917 - 24 tetor sipas kalendarit Julian në fuqi, Bolshevikët - fraksion i Partisë Social Demokrate të Punës Ruse, të formuar gjatë kongresit të dytë në Londër në 1903 dhe duke iu referuar Leninit - përmes marrjes së Pallatit të Dimrit, zbatoi një grusht shteti të vërtetë, duke përmbysur regjimin provizor të Kerenski [Alexander Kerenski (18811970) u vendos në krye të qeverisë së përkohshme ruse, nga korriku deri në tetor 1917 pas rënies së Car Nicholas II] dhe krijimin e një revolucionare qeveritare të kryesuar nga Vetë Lenini (pseudonimi i Vladimir Ilic Uianov). Ky grusht shteti i parë u pasua pothuajse menjëherë nga një i dytë, kur pas zgjedhjeve demokratike për Asamblenë Kushtetuese (viti 1917), Bolshevikët kishin vetëm 25% të votave krahasuar me 57% të Revolucionarëve Social [PSR aktiv midis 1901 dhe 1918 dhe trashëgimtarë të traditës populiste ruse, një parti e rrënjosur veçanërisht midis intelektualëve dhe fshatarëve], ata shpërndanë Asamblenë Kushtetuese. Krahu i djathtë i PSR më pas mori pjesë aktivisht në luftën civile ruse kundër bolshevikëve. Kështu Lenini shtypi Asamblenë Kushtetuese vetëm disa ditë pas përurimit të tij në janar 1918. Nuk është për t'u habitur, Revolucionarët Socialistë ishin ndër shënjestrat e para të politikës së terrorit të regjimit Sovjetik. Që në fillim, shteti Sovjetik ishte në shërbim të çështjes komuniste dhe vetëm të një klase shoqërore - klasës punëtore. Pikërisht në sajë të këtyre karakteristikave, BRSS-ja menjëherë kishte një thirrje për internacionalizëm proletar, i aftë me fjalë të tjera, të kishte një projeksion në shkallë globale.


Qëllimi i komunizmit është ardhja e një shoqërie pa klasa në të cilën edhe vetë struktura shtetërore do të bëhej e padobishme dhe e mbetur mbi bazën e motos marksiste: "Nga secili sipas aftësive të tij secili sipas nevojave të tij" Ndërsa prisnim realizimin e këtij objektivi utopik - në disa mënyra mesianike - megjithatë, një fazë kalimtare e karakterizuar nga diktatura e proletariatit ishte e domosdoshme, krijimi i një shteti policor ishte pra pasoja logjike. Prandaj, regjimi Sovjetik menjëherë e karakterizoi veten si një makinë gjigante e terrorit e bërë e nevojshme pikërisht nga nevoja për të ushtruar një diktaturë në emër të proletariatit. Kjo diktaturë - në emër të proletariatit - u ushtrua nga një pakicë revolucionare profesioniste të cilët iu përkushtuan vetes - me këmbënguljen e një misioni shpëtimtar - kauzës së komunizmit dhe utopisë së krijimit të një shoqërie pa klasa shoqërore. Brenda saj, nevoja për diktaturën e proletariatit në BRSS ose më saktë ajo e revolucionarëve profesionistë të cilët u bënë nomenklatura në periudhën e vonë Sovjetike - nuk ka pushuar kurrë, pikërisht sepse diktatura e një pakice mbi një shumicë, regjimi Sovjetik duhej të ushtroni menjëherë politikën e terrorit. Autori i Gulagut nuk ishte Stalini, por krijuesi i vërtetë i sistemit sovjetik të shtypjes së Gulagut ishte menjëherë vetë Lenini Në këtë drejtim, mjafton të kujtojmë shtypjet e revoltës së fshatarëve të Tambov në 1920-1921 dhe të Siberisë perëndimore, të njëjtin fat që patën marinarët e bazës detare të Kronstadt të cilët u rebeluan kundër pushtetit Sovjetik në Mars 1921. prishjen e hierarkisë meshtare duke arrestuar, deportuar dhe ndjekur penalisht fetarët që kundërshtuan regjimin, duke mbyllur kisha, duke konfiskuar thesare dhe duke caktuar ndërtesa për përdorime të tjera. Mund të kundërshtohet që këto masakra - sepse kjo ishte ajo që ishte - ndodhën në klimën e luftës komunizëm, luftën civile midis të kuqve dhe të bardhëve dhe sulmin e disa fuqive perëndimore (britanike, franceze, japoneze) që synonin likuidimin e pushtetit sovjetik , megjithatë, është historikisht e pamohueshme që edhe në fazat e mëvonshme të pushtetit Sovjetik - ai kurrë nuk i ndryshoi këto dinamika - edhe kur humbi i ashtuquajturi rrethim kapitalist - një tjetër stereotip i propagandës sovjetike. Stalini, i cili pasoi Leninin në 1924, forcoi më tej terrorin e pushtetit Sovjetik, pas parantezës së Politikës së Re Ekonomike (NEP), e dëshiruar mbi të gjitha nga Nikolaj Bukharin për të lehtësuar kushtet e vështira të prodhuara nga komunizmi i luftës, veçanërisht për fshatarësinë. Sipas mendimit stalinist, sa më i afërt të ishte qëllimi i komunizmit (shoqëria pa klasa), aq më e madhe ishte rezistenca e armiqve të klasës - të cilët së shpejti u bënë shokët e tij të partisë, Trocki, Kamenev, Zinoviev, Bukharin, ndër të tjerët. Theksuan jo vetëm si armiq të klasës por edhe si spiunë në shërbim të fuqive të huaja dhe agjentëve të dyfishtë, prandaj, sipas Stalinit, nevoja për radikalizimin (më tej) të ashtuquajturës luftë klasore dhe për të forcuar më tej rolin e policisë politike. Ky ishte justifikimi ideologjik i terrorit të madh dhe gjykimeve staliniste të periudhës 1936-1938. Ky ishte gjithashtu justifikimi për shtypjen fizike të Kulakëve [fshatarëve të pasur] kur Stalini vendosi të likuidojë NEP dhe të kalojë në kolektivizim të detyruar. Mosha e Stalinit (1924-1953) u bë një vazhdimësi spastrimesh dhe shtypjesh - deri në marrjen

e kontureve paranojake me komplotin e mjekëve të vitit 1953 - që synonin në realitet, në shtypjen e çdo opozite politike reale ose potenciale me qëllim të për të krijuar një shoqëri krejt të re (pa klasa), e pastruar nga zakonet borgjeze dhe e nënshtruar ndaj një regjimi të përhapur policor. Lo Stalinismo è stato una rivoluzione senzaThermidor në të cilin - edhe më tragjik - spastrimi etnik u shoqërua me spastrim klasor dhe në atë kohë grupe të tëra etnike u dëbuan në Azinë Qendrore, Gjermanët e Vollgës, Italianët Kerch ', Tatarët e Krimesë, Çeçenët, Ingushët, KoreanoLindorët e Largët pak. Me qëllim jemi ndalur në Revolucionin Rus dhe BRSS, por lehtë mund të shkruajmë dhjetëra faqe për shtetet kombe [Republika Popullore e Kinës, Koreja e Veriut, Kuba, Venezuela, Jugosllavia, DDR, etj.] Ose për ngjarjet e kaluara dhe (fatkeqësisht) i pranishëm, në të cilin dështimi i ideologjisë komuniste është tragjikisht i dukshëm si nga pikëpamja ekonomike dhe - madje edhe më keq - nga liria e njeriut dhe të drejtat civile. Shtë e pamundur - nëse jo për qarqet e vogla të nostalgjisë në nivelin teorik dhe të ekstremistëve të zjarrtë në nivelin politik - t'i shpëtojmë vërtetimit historik të dështimit të sistemeve ekonomike dhe shoqërore me një gjurmë komuniste. Shembja e ideologjive - duke filluar pikërisht nga ajo komuniste - nga përmbysja e asaj utopie revolucionare që përmbante brenda vetes premtime për emancipim shoqëror dhe çlirim njerëzor dhe që përfundoi duke u përmbysur dhe shndërruar - në fakt - në të kundërtën e saj. Sigurisht, të paktën në këto pjesë, komunistët nuk hanë më fëmijë - dhe në të vërtetë ata nuk i kanë ngrënë kurrë - por ajo ideologji gjithsesi ka "gllabëruar" një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë, duke parandaluar zhvillimin e saj korrekt dhe efektiv, duke mbjellë vdekjen përmes falangat e saj terroriste dhe sigurisht që ka ndotur pusin e demokracisë. Për këtë arsye, edhe sot, në shumë fusha, nga bota e punës te drejtësia, nga botimi te qasja ndaj emergjencave të mëdha bashkëkohore, para së gjithash marrëdhëniet me imigracionin dhe fetë, ne vazhdojmë të pimë nga burime të ndotura. Nëse është e vërtetë që komunistët me flamur të kuq dhe drapër për fat të mirë nuk janë shumë të rëndësishëm nga pikëpamja politike dhe shoqërore, ajo ideologji në vend të kësaj vazhdon të jetojë e maskuar nën emra të tjerë, akronime dhe fytyra që janë më shpesh qetësuese dhe për këtë në mënyrë paradoksale më shumë e rrezikshme, Camaleonti që fole në çdo fushë të shtetit, politikës, komunikimit. Ne po flasim për njerëz, shumë prej të cilëve janë kolumnistë të gazetave të mëdha borgjeze dhe të ftuar të rregullt në debate televizive, të cilëve u lejohet të mos merren me historinë e tyre, ndryshe nga ata që përkundrazi kishin përkrahur ideologji të ndryshme. Ata e kanë hequr qëllimisht nga historia fajin dhe turpin e ideologjisë komuniste që solli dhe përcaktoi tragjedinë më të madhe të shekullit XX - më e madhe në numër viktimash dhe jetëgjatësie edhe më shumë se Rajhu i tretë i Hitlerit. Falja e komunizmit duhet të barazohet me atë të nazizmit dhe fashizmit dhe të ndiqet në mënyrë të barabartë. Flamujt e tij dhe simbolet e tij duhet të ndalohen nga


sheshet dhe procesionet, por ne e dimë mirë që nuk ishte kështu dhe mbase nuk do të ndodhë kurrë, sepse, pavarësisht se si shfaqet, komunizmi ende ekziston dhe ka një fuqi shumë më të lartë se ajo ushtruar. nga partitë dhe partitë e vogla që ende e përfaqësojnë atë pak a shumë në mënyrë demokratike. Dhe pastaj njohini ose rishikoni ato pak tekste që kanë arritur ta tregojnë pa kushtëzuar, hyni në zemër të problemit përmes gurëve të këtij mendimi, "Çfarë të bëj?" Lenini [i barazvlefshëm me "Mein Kampf" të Hitlerit dhe "Manifesti" i Karl Marksit] mund të ishte i dobishëm, jo vetëm për të rimarrë historinë e vërtetë - por gjithashtu dhe mbi të gjitha për të kuptuar më mirë të tashmen dhe rreziqet e pa adresuara të kësaj ideologjie për të ardhmen. Ende dihet shumë pak për viktimat që ranë nën regjimet totalitare komuniste. Më shumë se njëqind milion të vdekur. Të vrarë, të masakruar në kampe përqendrimi, të hedhur në varre masive pas ekzekutimeve masive, të dëbuar dhe të braktisur në stepat e ngrira, të vdisnin uritur gjatë urisë të shkaktuar nga supozimi i çmendur i rikonceptimit të një shoqërie ideale, në mohimin total të lirive të njeri i vertete. Nga gjeneza e shtetit terrorist të Leninit, përmes diktaturave të përgjakshme të Evropës Lindore dhe Azisë, në Kubën e kuqe të Castros dhe komunizmin në Afrikë: historia e një utopie që në arritjet e saj praktike u tregua e paaftë për të menaxhuar revolucionin modern teknologjik dhe ka rezultuar në një rruga dramatike drejt moszhvillimit. Fakte, dokumente dhe shtypje numerike tronditëse për kostot njerëzore - të cilat deri më tani kanë mbetur të kufizuara në botën akademike - dalin në dritë përmes një sinteze të thjeshtë, efektive të një force të madhe narrative.

Trocki: Krimet e Stalinit

Shënim për librin e Trockit: Krimet e Stalinit Shkrimi polemik i Trockit është një mbrojtje e vetmuar, një monolog i gjatë dhe i pandërprerë, i cili, me inteligjencën akute dhe kthjelltësinë e ekspozitës, denoncon gjendjen e burokratizimit dhe frikën e "regjimit termidorian". I shkruar në mënyrë fragmentare dhe në rrethana të ndryshme, siç shprehet vetë Trocki, "Krimet e Stalinit" fillimisht ishte menduar të ishte përgjigjja e gjyqit ZinovievKamenev në gusht 1936. Pas internimit të tij në Meksikë, lajmet për gjyqin tjetër Pyatakov-Radek arritën tek ai dhe më në fund ata të spastrimit të madh të eksponentëve më të lartë të Ushtrisë së Kuqe. Libri u përshkrua kështu, në vend se në një skemë të paracaktuar, mbi rrjedhën e ngjarjeve. Ekzaminimi gradual i proceseve, personalitetet e burrave të përfshirë në to dhe teknika staliniste për të hequr qafe kundërshtarët e tij, Trocki, polemist aq i aftë dhe i flaktë sa është, nuk e harron kurrë supozimin kryesor: luftën në distanca të gjata midis tij dhe Stalin, një luftë që deri tani mund të luftohej vetëm në një nivel ideologjik. I vetmi antagonist i vërtetë i diktatorit të Kremlinit ishte ai: Lev Trocki, themeluesi i Ushtrisë së Kuqe, teoricien i revolucionit të përhershëm

Thanas Gjika LETËR DREJTUAR SHKRIMTARIT TË SHQUAR ISMAIL KADARE I dashur Ismail, U gëzova që ju pashë në foto bashkë me Zonjën Helena te gazeta Panorama ku ishte botuar dhe shkrimi kushtuar takimit tuaj me gjimnazistët e Vlorës. Mendova se ky takim në moshën që jeni ju do të kishte si bosht transmetimin e ndonjë mësimi për të ardhmen e të rinjve, si dënimin e krimeve të komunizmit dhe kërkimin e të faluri për gabimet që keni bërë në jetën dhe veprat tuaja të kohës së diktaturës komuniste.


Mendova kështu, sepse ju para disa vjetësh u shprehët në shtyp se duhen dënuar krimet e komunizmit dhe se në fillim të viteve 1990të në skicën “Prometeu” shtuat pjesën “Prometeu i pajtuar” të cilën unë si lexues dhe studjues e përshëndeta si kërkim të faluri nga ana juaj që dikur ishit pajtuar me diktatorin të cilit i shërbyet me devocion. Mirëpo pasi e lexova këtë shkrim ndjeva një mërzitje të thellë. Ndjeva mërzitje të thellë, sepse ju gjatë asaj bisede nuk shprehët asnjë vrarje ndërgjegjeje për faktin se në veprën tuaj të kohës së diktaturës nuk u keni dalë në mbrojtje të dënuarve të ndërgjegjes, si Musine Kokalari, Lek Pervizi, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Jozef Radi, Lekë Tasi, Havzi Nelaj, etj. Takimi juaj u organizua në Vlorë dy javë para zgjedhjeve dhe dëgjuesit tuaj do të votojnë për herë të parë më 25 prill. Ju si një personalitet i shquar, mendova se do t'i këshillonit dëgjuesit që të votonin kandidatë të ndershëm që nuk janë përlyer me korrupsion, me krime e shitje droge. Mirëpo kalimi në heshtje i këtij problemi në Vlorë ku kandidojnë disa kuadro të vjetër të Partisë Socialiste të njohur për krime dhe shërbime ndaj diktaturës komuniste dhe planit Katovica, tregoi se ju shkuat atje në shërbim të fushatës së P.S-së. Ma do zemra, që ju të mos largoheni nga kjo jetë si Dritëro Agolli, pa shkuar në Librazhd për të vënë një tufë me lule mbi memorialin kushtuar poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi të pushkatuar prej diktaturës për disa poezi dhe pa thënë atje dy fjale. Kjo vizitë do të jetë mësimdhënëse dhe fjalët që do të thoni për kërkim të faluri, do të mbeten historike. Një vizitë e tillë do të shërbejë si kapak floriri për jetën suaj. Gjithë të mirat.

Prilli i thyer i shkruar me një penë të thyer Arben Sebastej Kjo vepër le te kutohet se autori eshtë njohur mirë me Kanunin e Lek Dukagjinit. Ndersa nga leximi i librit, rezulton se ai s’ka lexuar as studiuar. Ai e ka marrë atë kallep nga thanjet e njerezve, dhe pershtypja që u krijua në kohën e diktaturës komuniste, i partisë së cilës ai ishte militant. Dhe kryesisht ai trajton çeshtjen e gjakmarrjes, sipa oreksit të tij, pa u thelluar në atë problem, dhe pa konsukltuar studiues te huaj të ranut të studiozëve që merren me ligjet e vjetra të popujve. Ku rezulton se Kanuni shqiptar esht nga ma të përsosunit, për kohën dhe kushte që është zbatue. Jo me kot asht quejtë si e drejtë ligjore e popullatës së malëve. Këtë trajtim Ismaili s’e ka ba fare, veç ka sajue librin për te tyregue se sa i mençëm asht e sa kompetent. Përtë mençun s’kemi vrektje, por për kompetencë ai asht përtokë. Tashti ku ishte qëllimi? Merret vesh shumë mirë, për të hedhë poshtë Kanunin, si vepër e prapambetun n e primitive. Kanuni në vetvete u krijue dhe zbatue ne një kohë kur ligjet zyrtare njuk ekzistonin, që populli te vetadministrohej e ligjërohej. I dedikohet Lek Dukagjinit, sepse aii vërtet e kodifikoi se bashku me pleqnitë e gjithë fhstancave të malësisë veriore, që të kishin një kod ligjor të tyne, të paekzisteshëm më pare ose jo të kodifikuar. Keshtu, malësoret i zgjidhnin problemet me pleqninë e çdo fshati, zone e krahine, ku gjykata e naltë ishte dera ose oxhaku i Dukagjinëve, si istanza ma e nalte e drejtësisë. Dhe ja që Shqipnia ra nën sundimin turk. Turqit vendosen loigjet e veta, me gjykatta e gjyqtarët e tyne, në çdo qytet. Por u gjetën para një të papritun. Krahinat veriore nuk i pranonin ligjet e turkut e s’i përfillnin gjykatat. Ata vazhdonin të adminstrohëshin me Kanunin e tyne. Pra gjatë sundimit turk, e gjithe ùmalesia e veriut, mbeshtetej mbi Kanunin. Kjo ishte nje pavarësi legjitime e tyne, që u mbajtë në kambë e u zbatue gjithë kohën e pushtimit osman. Vijmë komlnkretisht te pika ma e vështirë, siç ishte hakmarrja. Me vrave, marr hak e të vras. Kjo një e drejtë legjitimish e njohun në gjithë popujt. Por shqipotarët e kishin venë në ligjin e tyre primar në kanunin e Lek Dukagjinit, që zbatohej


rregullisht dhe i përpikët. Pse? Po në atë shoqni të banorëve të maleve, s’kishte shtet dhe admiunstrim shtenor. S’kishte organizim policor që të ndiqte fajtorët. S ’kishte gjykata, që të denonte vrasesit as burgje ku të mbyllëshin të denuem. Në këto rrethana ligji i hakmarrjes ishte i percaktuem mire, ne qoftë se ti vret, e askush nuk te arreston e denon, do te vritesh, prandaj matu para se të kryejsh nje krim të tillë. Ne këto rrethana ishin përcaktue disa kushte Nuk lejohej vrasja ose hakmarrja, ne fëmi nën 12 vjeç dhe gra. Vrasësi i mbyllur dhe qe ruhej, kishte te drejte te kerkonte armpushim, gjat kohës së punëve bujqësore, dhe kjo bahej me dorëzanë, pra me besë e njerëz të caktuem, që të respektohej marrëveshja. Kështu vrasësi, gjatë asaj kohë punonte lirshëm pa asnjë frikë. Po të ndohte se kundërshtari e thente atë besë, atëherë dorëzanët kishin të drejtë të merrnin hak e s’u njihej për ramje në gjak. Kryesorja te kanuni, ishte pra, pavarësia e malëve që nuk i njihtte ligjet e pushtuesit osman. Nga ana tjetër, sepse në kohën e principatave, nuk funksionon gjykata e s‘kishte ndjekje policore, as burgje, siç e thamë. Sa që dhe Skënderbeu, kryesisht për ndonjë që kishte tradhetue, si Hamzaj, i dergonte ne burgjet e Italisë. Keshtu që kanuni duhet shikue e trajtue ne kete veshtrim, te mungesës së një shteti ligjor vendas. Shtetin e huaj pushtues ata s’e njihnin e s’ia respektonon ligjet. Në kohën e Zogut, që ishte formue shteti, me gjithë aparaturën e tij drejtuese, ku funksiononte drejtësia me gjykatat, dhe kishte forcë ndjekje policore e gjendarmerie, nga an tjetër e kishte lanë të lirë zbatimin e kanunit, por dalëngadalë duke e marrë në dorë ndëshkimin e krimëve, me gjykatat e zbatimin e vedoimemëve në masa burgimi, ose administrative. Si trahëgimtarë të Lek Dukagjinit njihej oxhaku i Gjiomarkajve ose kapidanave te Mirditës, që ishte gjykata e shkallës së naltë, ku kalonin problemet ma të zorshme për zgjidhje të preme. Në këtë shtjellim, kapidani i Mirditës, çdo dy vjet ndërmerrte fushatën e pajtimit të gjaqëve në bashkëpunim me kishën për vendet katolike. Pajtimi kishte ligjet e veta, e po të thyhej, ishte vetë pleqnia dhe kapidani, që merrnin masa ndëshkuese, deri në djegjën e shtëpisë e rrënimin e vendit dhe dëbimin nga fshati i tij, për diku tjetër ma larg. Nuk po shtyhëmi ma tuitje, por theksojme, se për këtëqë punë, Ismaili sëka pasë as ka haber fare,

veç me të deguem e llafe, i shfrytëzon për me dalë si burr i mirë. Meqe ra fjala, kanuni shqiptar asht marrë në studim nga studiues të huej, që kanë mbet të befasuem. Dhe asht nje studiues japonez, qe e ka vlereuse kanunin se tepermi, të cilit s’ia mbaj mend emnin, por që një mik i imi, më këshilloj të kontakohem me te, qe une s’e bana atë hap. Do te kishte qene nje punë e mirë, për të ditë se si e trajtonin e vlerësonin të huej kanunin e Lek Dukagjinit, që Shtjefen Gjeçovi na e dha të shkruem që të mbetej dokument i randësishëm i ligjëve të vjetra shqiptare. Kjo ishte një hyrje përtë arritë te vepra e Ismail Kadares,

Një koment i nevojshëm Këtë libër Kadreja e ka shkrue i shtymë nga një mllef i brendshëm, i pa pajisun me dijeni të sakta e të drejta mbi Kanunin e Lek Dukagjinit0 Edhe po ta ketë lëxue nga vepra e Shtjefën Gjeçovit e ka interpretue sipas stomakut dhe trunit të tij të kurdisun nga idelogjia komuniste, i së cilës ishte një militant i betuem. Jo që aio qa çalonte nga ana e kuklturës të nivelit të naltë, siç ishte i formuem në shkollat e kufizueme të diktaturës komuniste dhe të bolshevizmit ras, ku kisht vijue styduimet e nalta, të pakryeme, por sepaku pak ma të ngrituna se ato të Tiranës, që ishin fare për tokë, të kurdisuna me marksizëm-leninizë dhe enverizëm. Kështu me një kulturë të përciptë të fitueme me thashetheme, iu vu punës për ta denigrue e poshtnue atë kanun historik, që studuesit e huej e trajtojnë si një vepër e dalun dhe e zbatuem nga populli, pa gjykata shtenoren burgje e masa ndëshkuese policore. Në një kohë e në një vend nën pushtim të huej, të cilit nuk ia njihnin autoritetin ligjor. Këtë e shpjeguem man alt. As n jë rresht shkrimi apo fjalë e Kadaresë nuk i përgjigjet realitetit të eksitencës dhe ligjëshmërisë së kanunit. Synil mi i Ismailit ioshte që me anë të Kanunit të denigronte e ulte oxhakun prioncor të Mirditës, duke e futë në kakllepin e feudalëve shtypës. Gja e pavërtetë se oxhaku u i Gjolmarkajven në kanun ishte i barazuem me çdo banor të Mirditës. As nuk ishin ma të pasun se familje ose fise të tjera Mirditore. Ata si pasardhës së Lek Dukagjinit, ishin shkalla ma e naltë e dretësisë, ku zgjidhëshin probleme që kuvendet e pleqnisë nuk i zgjidhnin dot. Kjo e gjitha. Nërkohë ai me sebep të kanunit, fut në lojë edhe familjet e një beu që bnain në Pukë, duke e paraqitun si familmje e dëgjenerueme, që kështu me një fishek të riqste dy tre zogj. Pra lme atë vepër ai dilte si njeriu besnik dhe militant i


betuem i partisë, në shërbim të plotë të sitemit të diktaturës komuniste dhe në shërbim servik të diktatorit. nuk po e zgjasim, por të mos kujtoje shoku Ismail se nuk ka njerëzose ma mirë shqiptarë që nuk ia njohin hilet e dallaveret për t’i shërbye asaj partie e asaj diktature që maskroi populli e tij, dhe kryesiht masakroi elitën intelektuale e formueme në univesristete ma të mira europiane, për t’i zevebdesue me disa lloj intelektualësh medikër e ma poshtë, si vetë Kadareja. I cili në krahasim me ata, del si zhaba që përballet me buellin, i ptrallës së Esopit. Ka e patëm për sot dhe Prillin e Thyer të shkruem me një penë të thyer.

gjithë Shqipërinë. Shqiptarët ranë "nga tigani në flakë" (nga e keqja në të keqe). Në vend që të festonin ditën e çlirimit, ata duhet të kuptonin me shpenzimet e tyre se vendi kishte rënë nën zgjedhën e një diktature që ishte edhe më e tmerrshme, sepse ishte komuniste dhe e markës Staliniste. Liria do të ishte shtypur deri në pikë, për të mos besuar se ajo mund të ekzistonte diku. Gjermanët u tërhoqën përgjithmonë nga Shqipëria në fund të Nëntorit 1944, kur u larguan nga qyteti i Shkodrës, për të vazhduar tërheqjen e tyre në Gjermani përmes Jugosllavisë. Partia Komuniste u bë shefi, duke marrë pushtetin me terror dhe forcë të egër. Kur brigadat partizane përparuan drejt veriut të Shqipërisë, ku kaluan, gjakosën gjithçka.

DIKTATURA

Nga libri « Albanie pays à connaître » (Shqipëria vend për t’u njohur)

Lek Pervizi Më 17 nëntor 1944, ditën kur komunistët hynë në Tiranë, duke vepruar si çlirimtar, u përurua në një banjë gjaku. Disa njerëz të shkëputur nga shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre u vranë dhe u masakruan në rrugë. Qindra të tjerë u arrestuan dhe u futën në burg. Ishte fillimi i shpërthimit të Terrorit të Kuq. Dy muaj më parë, në një takim partie në qytetin e Beratit, një nga udhëheqësit komunistë kishte propozuar eliminimin total të të gjithë kundërshtarëve politikë, përfshirë familjet e tyre (sic)! Kjo figurë e trishtuar, Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike, u bë drejtori i komisionit përgjegjës për burgjet dhe kampet e përqendrimit, ku ishin mbushur plot mijëra njerëz të pafajshëm, të cilët vdiqën në kushte çnjerëzore. Por truri i këtij regjimi të trishtuar dhe gjakatar, përgjegjës për të gjithë terrorin e lëshuar në kurriz të shqiptarëve, ishte ai, shoku Enver Hoxha, diktator i pamëshirshëm. Mësuam në burg, nga një prej miqve të tij të fëmijërisë, se kur ishte fëmijë, ai muroste zogjtë e banorëve të rrethit të tij të qytetit të Gjirokastrës, në vrimat e mureve, me një roje sipër. Me pushtetin në dorë, ai do të kishte trajtuar shqiptarët njësoj, duke i murosur në varre, burgje dhe kampe përqendrimi. Përveç kësaj, ai arriti që kunati i tij të dënohej me vdekje dhe të ekzekutohej, i cili e kishte mirëpritur atë në shtëpinë e tij, e kishte mbrojtur dhe ndihmuar atë politikisht dhe financiarisht. Këtë hap drastik dhe makabër që ai kishte ndërmarrë në mënyrë që askush të mos pretendonte se ishte i kursyer nga terrori i përgjithshëm që ai kishte planifikuar të lëshonte në të

Duke marrë nga origjinali i autorit një kazermë në kampin e tmerrshëm të dëbimit të Tepelenës. Të dënuarit jetonin në kushte kaq të mjerueshme nën diktaturën komuniste

Djegia e shtëpive të të ashtuquajturve kundërshtarë të tyre, vrasja e pronarëve, burgosja e burrave dhe deportimi i familjeve të tyre, të moshuarve, grave dhe fëmijëve në kampe përqendrimi, larg, në jug të vendit. Kur hynë në qytetin e dytë më të madh të Shkodrës dhe zonës përreth, ata u ekzekutuan në mënyrë të përmbledhur nga qindra njerëz, shumë intelektualë dhe fetarë. Ata mbushën burgjet deri në kufij dhe dëbuan qindra familje në kampe përqendrimi. Megjithatë këto forca komuniste nuk kishin hasur në asnjë rezistencë nga forcat patriotike për të justifikuar veprimet e tyre kriminale. Këtyre forcave anglezët u kishin rekomanduar që të mos sulmonin komunistët për të mos provokuar një luftë civile vëllavrasëse, të cilën përkundrazi komunistët e praktikuan në një drejtim. Lufta ka mbaruar, sipas Aleatëve, popujt e Evropës Lindore gjithashtu edhe shqiptarët) do të kishin pasur mundësinë të bënin zgjedhjen e tyre me zgjedhje të lira dhe demokratike nën kontrollin e Aleatëve. Kjo ishte rënë dakord dhe vendosur në Jaltë. Por gjërat dolën ndryshe. Stalini i kishte mohuar premtimet e tij duke u imponuar vendeve nën kontrollin e tij, përfshirë Shqipërinë, sistemin e tij bolshevik, me forcën e armëve dhe me terrorin më monstruoz të parë ndonjëherë, në dëm të atyre që ishin kualifikuar si armiq dhe kundërshtarë të komunizmit kriminal. dhe Bashkimi Sovjetik. Synimi i Stalinit ishte, në emër të Komunizmit, të krijonte një perandori të gjerë pansllaviste nga Siberia në Detin Mesdhe, duke kërkuar në të njëjtën kohë ta kthente


situatën në favor të tij në Evropë, me lëvizjet Komuniste, të cilat ai kishte mbjellë. kudo, për të arritur Atlantikun dhe për të dominuar jo vetëm Evropën, por të gjithë botën. Mania e diktatorëve megalomanë! Regjimi komunist në Shqipëri kishte marrë masa ekstreme ndaj shumë patriotëve dhe intelektualëve, të cilët u vranë pa gjyq ose u dënuan me vdekje nga gjykatat speciale dhe u ekzekutuan nga lumenjtë. Qindra e mijëra shqiptarë të mirë u qëlluan ose vdiqën në burgje dhe kampe përqendrimi: burra, gra, të moshuar dhe të rinj, dhe gjithashtu fëmijë të vegjël, siç ishin kampet naziste dhe ato staliniste. Ishte shumë për një popull të vogël me dy milion njerëz. Gjykata e Hagës thuhet se nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të sjellë në një gjykatë gjyqësore ata që janë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit të kryera nga udhëheqësit komunistë në Shqipëri! Mijëra viktima të pafajshme shqiptare kërkojnë më kot drejtësi: “Vox clamantis in deserto! Shifra prej 50,000 për një popullsi prej dy milionësh (mesatarja 1944-1990) demonstron madhësinë e krimeve në shkallë gjenocidi. Në të vërtetë, nëse figura e përmendur duket e vogël, në përqindje përfaqëson të paktën 10% të popullsisë. Nëse krahasojmë këtë përqindje me popullsinë e Francës prej 60 milion banorësh, shifra e viktimave do të arrinte në 2 milion, dhe, për Belgjikën, 500 mijë. Ndërsa për një Rusi prej 300 milion banorësh, shifra do të rritet në 15 milion viktima, pothuajse numri i krimeve të Stalinit. Ky është realiteti. Shifra monstruoze! Stalini dhe shokët e tij lavdërohen si engjëj ose shenjtorë dhe ne nuk i fajësojmë për asgjë, sikur të kishin kositur barëra të këqija dhe jo krijesa njerëzore. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Hagës dhe qeveritë Evropiane ua kanë shurdhuar këto krime kundër njerëzimit. Dhe me siguri ata kurrë nuk do të thonë asgjë për krimet e kryera në vendet komuniste, më keq se ato të nazistëve, gjatë periudhës së 80 viteve të pushtetit diktatorial në Rusi dhe 45 vjet në vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore, përfshirë Shqipërinë. Për këtë temë duhet lexuar

Gratë e deportuara në kampin e Tepelenës iu nënshtruan punës së detyruar si kafshë paketimi (Vizatimi i autorit)

"Libri i Zi i Komunizmit", Paris, 1997, ku shpjegohet shumë mirë, nga një grup prej gjashtë gazetarësh dhe shkrimtarësh francezë, S. Courtois, N. Werth, JL Panné, A. Pachkovski, K Bartosek, JL Margolin, holokausti i tmerrshëm dhe monstruoz i 86 milion viktimave të pafajshme të kryera nga komunizmi stalinist, gati njëzet herë më i lartë se holokausti i kampeve naziste. Kohët e fundit, kjo shifër është rritur në 100 milion viktima. Për lexuesin, kjo do të dukej e pakonceptueshme. Por fatkeqësisht për Shqipërinë ishte një e vërtetë shumë e trishtueshme. Na është dashur ta bëjmë këtë krahasim për ta bërë prezantimin tonë më efektiv dhe inciziv. Evropianët duhet të jenë të vetëdijshëm për monstruozitetin e krimeve të kryera nga diktaturat komuniste, ndër të cilat, ai shqiptar, megjithëse ishte në shkallën e një populli të vogël, ishte më i vështiri dhe më krimineli. Vendi ishte vulosur hermetikisht në të Kufijtë. Regjimi Komunist nën udhëheqjen e një diktatori të tmerrshëm si Enver Hoxha, mendje paranojake dhe kriminale, i cili aplikoi masa çnjerëzore, për të ruajtur pushtetin e tij dhe privilegjet që mund të gëzonte me ata përreth tij. Një nga këto masa ishte "lufta e klasave", e cila bëri ligjin. Në emër të këtij parimi, çdokush që dyshohej se ishte në kundërshtim me regjimin ishte nën shënjestrën e persekutimit, i ndjekur nga masa shtypëse, ekzekutime, burgime dhe dëbime. Kjo ishte teoria filozofike e krimit dhe terrorit, si një mjet për të ruajtur pushtetin nga një grup pakicë në pushtet, kundër shumicës së popullsisë. Njeriu vlerësohej më tepër si një mjet i thjeshtë ose kali pune, më keq se një skllav, më keq edhe se pak kashtë! E gjithë pasuria e vendit ishte në duart e shtetit, i cili e menaxhonte atë për të mirën e anëtarëve të hierarkisë komuniste dhe familjeve. Fshatarët, të privuar nga gjithçka, u detyruan të punonin në kooperativa të përbëra nga toka dhe kafshët e tyre shtëpiake. Të katandisur në mjerim dhe pa një gotë qumësht për fëmijët e tyre, fshatarët u detyruan të lodheshin për një kore të bukës së racionit të misrit, e vështirë si një tullë.. Diktatori e kishte reduktuar Shqipërinë në prona personale, duke e izoluar atë nga bota dhe duke i imponuar asaj një nga sistemet më aberente në histori, ku ekzekutimet, burgjet, kampet e përqendrimit, gulagët e punës së detyruar dhe persekutimi i pandërprerë ishin rendi i ditës: një i madh burg ose një varrezë të pamasë. Disa politikanë dritëshkurtër evropianë kishin dalë në favor të reformave të dobishme që do të ishin bërë në Shqipëri, nga regjimi komunist, të tilla si reforma e tokës për të mirën e fshatarëve. Por si u bë kjo reformë, askush nuk e di, ose nuk dëshiron ta dijë ose të thotë. Komunistët vranë, burgosën, dëbuan dhe internuan pronarët dhe familjet e tyre, duke konfiskuar të gjitha pronat, shtëpitë, tokën, bagëtinë, madje edhe veshmbathjet dhe sendet personale. A do të thoshte kjo "reformë e dobishme"? Kryer me krime të tmerrshme dhe shkeljen e të gjitha të drejtave të njeriut. Ne kemi këmbëngulur në këto fakte për të


Lleshi i Zi, Kapidani i Mirditës i pari i Gjomarkajve (Sipas gojëdhanës dhe historisë)

Të burgosurit politikë iu nënshtruan të gjitha llojeve të punës së detyruar. Foto: Autori (me kapelë) dhe shokët e tij në fatkeqësi

dhënë kuptimin e saktë të një situate jashtëzakonisht të pasigurt, të cilën populli shqiptar u desh ta duronte me shumë vuajtje dhe viktima të panumërta të pafajshme për një gjysmë shekulli shumë, ndërsa Evropa e shikonte me spërkatje dembel. Historia nuk mund të mbetet kurrë njerëzore e pamatur përballë situatave të tilla që ndodhin në dëm të një populli ose popujsh. Para historisë, vlera e jetës së një njeriu, si vlera e miliona qenieve njerëzore, janë në të njëjtin nivel përballë drejtësisë dhe së vërtetës dhe duhet të konsiderohet e shenjtë. Kush nuk respekton të drejtat dhe jetën e një njeriu nuk do të respektojë kurrë të drejtat dhe jetën e miliona të tjerëve, kur ai e konsideron thelbësore plotësimin e qëllimeve të tij, sipas parimit makiavelian "qëllimi përfundimtar justifikon mjetet". Të gjithë diktatorët ndoqën këtë parim të Machiavelli si studentë dhe e mbajtën veprën e tij madhore "Princi" nën jastëkun e shtratit të tyre. Ata u formuan nga ky parim, për "filozofinë" e tyre të absolutizmit, të ruajtjes së pushtetit me çdo kusht, nga e cila jeta njerëzore u përshkrua si më e padobishmja, asgjë. Dhe historia nuk mund ta marrë parasysh as atë, sepse këtu po flasim për fakte reale dhe historike.

LLESHI I ZI- KAPIDAN I MIRËDITËS 17?1-1837

Gojëdhana Si nip i Mirditës nga gjyshja e nana, të dyja mirditore, e quej me vonesë këtë kujtesë për Lleshin e Zi, aq ma tepër të lidhjes sonë me Gjomarkajt, ku gjyshja binte kushrinë e pare me Gjon Markagjonin nga nanat motra. Dhe binim kushrij nga ana e halles sonë, Mrika, grueja e Gjon Markagjonit. Kështu kishim një lidhje gjaku të forte. Në Mirditë ne njiheshim si daja të fëmijëve të Gjon Markagjonit. Kjo e historisë së Lleshit ndodhi çuditnisht me 250vjetorin e lindjës së tij. Gojëdhanën që po japim, unë e kisha dëgjue vazhdimisht, jo vetëm nga gjyshja dhe nana, por dhe nga mirditorë të tjerë. Jo vetëm në fëmini, por deri dhe në kampin e Tepelenës, ku ma shumë se gjysma e të internuemve ishin mirditorë. Ku kishim hallën tonë, nanë Mrikën me vajzat dhe kushrij të tjerë mirditorë, që tregonin të njejtën gojëdhanë të Lleshit të Zi. Cila ishte kjo gojëdhanë? Ja ku po e japim ma poshtë:

Leonard : Stuhia e kuqe Lleshi i Zi ishte Kapidani i Mirditës dhe kreu i Gjomarkajve. Në këtë pozitë vjen puna që ai gjendet


ne Greqi me 500 mirditorë si gardë e Ali Pashë Tepelenës, dhe mbrojtës e luftëtar trim e besnik deri në fundin e Aliut. Si rrjedhim, ai kthehet në Mirditë, në Orosh. E pret një lajm i keq, se fëmija i tjj kishte vdekë në zjarrin që i kishte ra banesës ku rrinte, pa lanë gjurmë. Grueja Lleshit i kishte dekë e lanë atë fëmi. Ai i mblodh tre vllaznit e tij, ma të rij, rreth një sofre të shtrueme për të marrë vesh ngjarjen. Vllaznit rrinin të mërzitun dhe e ngushëllonin për sa kishte ndodhë, që ata s‘kishin arritë të shpëtonin djalin. Lleshi po degjonte krejt i tërbuem në vetvete, sepse djalin ia kishin shpëtue gratë, duke e fshehë, se zjarrin banesë ia kishin dhanë vllaznit për ta zhduk djalin që do të trashëgonte parinë e Gjomarkajve. Lleshi jep një shej dhe gratë sollen djalin aty. Vllaznit mbetën keq, të tmerrueme. Leshi i zi, s’ia banë asnjë as dy, veç nxori koburet e i vrau në vend të tre vllaznit. Kështu trashëgimia i kaloi të birit deri te kapidani i fundit që ishte Gjon Markagjoni, derisa vdiq. Me vdekjën e tij u shuen Gjomarkajt që rrjedhin nga Lleshi i Zi. Ky pra ishte versioni i gojëdhanës për Lleshin e Zi. Detyrohemi të shtojmë, se ajo pjesa e Ali Pashës, vjen nga fakti se pashë për pashë, ishte emni i Aliut që njihej botnisht, e prandaj gojëdhana asht mbeshtet tek emni i tij. Tashti kalojmë në anën historike të ngjarjëve, që na përshkruhen nga zoti Paulin Zefi.

Lleshi i Zi Gjomarkaj, Kapidani i Mirditës Nga Paulin Zefi *Nata ogurzeze e dt.21-gusht-1823 prane lokalitetit Karpenisi (Greqi) ku dy nder luftetaret dhe kapedanet me te shquar te Kombit tone u gjenden perballe njeritjetrit ne nje duel per jete a vdekje,perleshje e pergjakshme trup me trup e cila perfundoi me vrasjen e Luanit Suliot"Marko Bocari"nga duart e Kapedanit te fuqishem Mirditor"Lleshi i Zi,Gjomarkaj"(Luftetari me i frikshem i kohes se tij).......... *Keto Shqiptare te medhenj u gjenden ne vendin dhe kohen e gabuar,por edhe ne sherbim te dy kauzave respektive te cilat realisht nuk ishin ne sherbim te ceshtjes se tyre Kombetare por n.q.s rrethanat e kesaj dite i analizojme brenda kontekstit historik te kohes,nuk duhet te marrim guximin qe te gjykojme asnjerin prej tyre....... 1-"Kapedani i fuqishem Mirditor; Lleshi i Zi, Gjomarkaj(?!..-1837) ishte ne sherbim te Pashai te Shkodres,Mustafa Pashe Bushatlliu(1796-1860)te cilin e kishte urdheruar Sulltani per te mbledhur

forcat dhe per te shtypur kryengritjen greke per pavaresi nga Perandoria Osmane dhe perkrah Mustafait qendronte aletati i tij besnik nga Oroshi"Lleshi i Zi,Gjomarkaj"i cili komandonte truprojen personale te Pashait te Shkodres qe perbehej nga 500-Luftetare te zgjedhur nga Treva autonome e Mirdites."Lleshi i Zi"edhe pse me i madh ne moshe,ishte nen komanden e nipit te tij"Dode Preng Lleshi"sepse provizorisht,paria i takonte nipit te tij sipas rregullave te paracaktuara te"Deres se lavdishme te Gjomarkajve"por realisht(de facto)per gjithcka veprohej ne baze te vullnetit te te fuqishmit"Lleshi i Zi"sepse vete Mustafa Pashe Bushatlliu i besonte edhe jeten......"Lleshi i Zi"ishte nje personalitet shume imponues por edhe shume i frikshem per te gjithe armiqte e tij pasi ai njihej per brutalitetin dhe mungesen e meshires kundrej cdo armiku i cili guxonte qe te behej pengese per Autonomine e Mirdites dhe sidomos per ambiciet e tij personale.....Ishte trupmadh,shume i fuqishem,besnik deri ne vetemohim,aspak tolerant me armiqte e tij,hakmarres i pashpirt por shfaqej edhe si nje Katolik i devotshem(Filipopol,Bullgari).Emertimin"I Zi"e ka marre nga pamja e tij,pasi autoret e kohes e pershkruajne si nje burre shume te gjate dhe te fuqishem me ngjyre te zeshket te lekures dhe me nje pamje shume te eger prej Malesori te vertete te armatosur gjer ne dhembe,qe vishej gjithmone me te zeza dhe ne fushen e betejes te kallte friken deri ne palce........Ishte pikerisht merita personale e"Lleshit te Zi"i cili e katerfishoi siperfaqen e Treves se Mirdites brenda nje intervali kohor shume te shkurter duke e cuar numrin e Bajrakeve te Mirdites nga 4-5 deri ne 12-Bajrake qe perfaqesojne Mirditen e sotme etnografike e cila eshte e ndare padrejtesisht si pjese integrale e 8-Bashkive te reja qe jane krijuar nga reforma administrative territoriale e vitit te kaluar(Mirdite,Lezhe,Vau i Dejes,Puke,Fushearrez,Diber,Burrel&Kurbin)........etj. 2-"Kapedani&luftetari Suliot; Marko Bocari (1788-1923)"ishte personaliteti me i jashtezakonshem qe ka dale nga Treva martire e Sulit dhe gjithashtu ai ishte nje intelektual i mirefillte i kohes qe njihet per botimin e fjalorit te pare ShqipGreqisht te cilin e ka punuar ne ishullin Shqiptar te Korfuzit.Sipas gojedhenave, familjet e vjetra Suliote;"Bocari&Xhavella"ishin pasardhesit e drejtperdrejte te 200-Luftetareve te hyjnorit"GJERGJ KASTRIOTI"te cilet pasi sherbyen edhe nen Komanden e Princit famemadh"LEKA I III-te DUKAGJINI (i caktuar si i tille me amanetin e GJ.KASTRIOTIT ne diten e tij te vdekjes; 17-janar1468)", keto luftetare te shenjte nuk pranuan qe ta


Marko Boçari braktisin Atdheun e tyre te shejnte"Arberine"por moren Familjet e tyre dhe migruan drejt jugut te Arberise per ne malet e larta te Sulit(Epir)ne perendim te qytetit te Janines dhe ne pjesen lindore te Treves se Camerise tone martire......Ketu ata ja arriten qe me forcen e armeve,te ruajne pavaresine e tyre te plote nga Perandoria Osmane por edhe Besimin e tyre Ortodoks deri ne diten kur u masakruan nga Ali Pashe Tepelena dhe ku pjesa me e madhe prej tyre u detyruan qe te braktisin"Malet e Sulit"dhe te shkrihen me popullsine greke duke humbur gradualisht Identitetin Kombetar Shqiptar,sic ndodhi edhe me familjaret e"Marko Bocarit"te cilet luftuan duke dhene jeten per pavaresine e Greqise dhe gjithashtu hodhen bazat e shtetit te ri grek se bashku me mijera Arvanitas te tjere........"Marko Bocari"pershkruhet nga autoret e huaj europiano-perendimor si;nje burre trupmadh,luftetar i fuqishem,i mirearsimuar,shume besnik,Ortodoks fanatik,i adhuruar nga te gjithe vellezerit e tij Arvanitas(Shqiptaret e Greqise),frymezues i kryengritjes greke per pavaresi dhe modeli me i persosur i heroit kombetar sipas definicioneve te shumta te autoreve te ndryshem europiane."Marko Bocari"ishte pikerisht Kryetrimi i cili ju pergjigj menjehere thirrjes per ndihme nga ana e ish armikut te tij te perbetuar"Ali Pashe Tepelena(1740-1822)"nderkohe qe ky i fundit kishte mbetur i rrethuar nga ushtria osmane ne ishullin e liqenit te Janines ku po rezistonte krejt i pashprese pasi tashme e kishin tradhetuar te gjithe miqte e tij besnike por edhe vete 4-djemte e tij te cilet ishin bashkuar me Sulltanin."Marko Bocari"i erdhi menjehere ne ndihme Pashait plak ne krye te luftetareve Suliote,por tashme ishte shume vone pasi

koka e tij u pre nga shpata e tradhetise!!!............."Marko Bocari"ishte misherim i virtyteve me te larta te nje Burri Shqiptar por vendi,koha ne te cilen ai jetoi e sidomos infuenca antiShqiptare e Kishes Ortodokse greko-bizantine e tjetersoi duke e larguar nga lidhjet e tij te gjakut(perkatesia Kombetare Shqiptare)por gjuha e tij amtare dhe fjalet e tij te fundit perpara se te jepte shpirt,ishin ne gjuhen e embel;"Arvanitika(Shqipdialekti Tosk)"........... *"Nata ogurzeze e 21-gushtit-1823 ne shatorrin (cadren)e Kapedanit Mirditor; Lleshi i Zi, Gjomarkaj";........ "Heroi Suliot, Marko Bocari"ndermori persiper nje sulm vetevrases ne tentativen e tij per te eliminuar Komandantin e pergjithshem te ushtrise osmane,shkodranin;"Mustafa Pashe Bushatlliu"duke depertuar fshehtas,gjate mesnates deri ne zemren e pararojes osmane e cila perbehej nga 3000-luftetare Shqiptare nga Pashalleku i Shkodres ku 500 prej tyre ishin Katolike(Mirditore)me ne krye"Dode Prenge Lleshin&xhaxhain e tij,i fuqishmi;Lleshi i Zi"."Marko Bocari"u nis se bashku me 350-Luftetare Suliote dhe sulmoi me dinakeri kampin osman qe kishte ngritur cadrat prane qytetit te vogel grek"Karpenisi"dhe duke u zvarritur arriti deri prane shatorrit te Mustafa Pashe Bushatlliut por gabimisht sulmoi shatorrin e Prijesve Katolike(Dode Prenge Lleshi&Lleshi i Zi)qe ndodhej ngjitur me shatorrin e Komandantit te pergjithshem.Aty per aty,filloi nje perleshje e pergjakshme me Mirditorin e fuqishem"Lleshi i Zi"i cili pasi e mundi ne duel me jatagane,"Marko Bocarit"i erdhen ne ndihme edhe dhjetere Luftetare te tjere Suliote por"Lleshi i Zi"i cili ishte nje burre i regjur neper beteja gjakatare,mori koburen e tij dhe e qelloi"Marko Bocarin"ne koke ku sipas kengeve epike dhe burimeve te kohes,plumbi e goditi ne vetull,mbi syrin e tij te djathte dhe sipas gojedhenave,"Marko Bocari"kur po jepte shpirt ,ai psheretiu ne Gjuhen Shqipe,gje qe shkaktoi hutim tek vrasesi i tij"Lleshi i Zi"i cili ngeli i shtangur ne vend dhe legjenda thote se i shfryu me fjalet;"Pse,flet Shqip,a je Shqiptar"?!?!.......Plumbi i shkrehur nga arma e"Lleshit te Zi",shkaktoi vdekjen e menjehershme te Heroit arvanitas"Marko Bocari"por zhurma e saj,zgjoi te gjithe kampin te cilet u versulen kunder Luftetareve Suliote duke masakruar shumicen prej tyre... .Ndersa trupi i te ndjerit"Marko Bocari"u terhoq zvarre nga bashkeluftetaret e tij duke mos e lejuar qe te perdhosej nga ushtria osmane dhe pas disa ditesh u varros ne Misolongji te Greqise perendimore.Ky varr u perdhos plot 3-here nga ushtrite osmane por emri i heroit Arvanitas"Marko Bocari"u be simboli me sublim i rezistences&i pavaresise greke nderkohe qe"Marko Bocari"ishte 100% Shqiptar.......


Amerikani që flet për prejardhjen e shqiptarëve: Racë shumë e fuqishme, pellazgët ishin ilirët e lashtë

;…… Flamuri i vetëm shqiptar origjinal, ma i vjetr,i ruejt në arkat e grave mirditore te Bajraktarit………me të cilin përfaqësuesit e Mirditës shkuern në Lidhjen e Prizrenit më 1878. Flamur i punuem nga gratë miorfitore ruhet në shtëpinë e Bajraktarit, në Lezhë.

George Fred Williams, 1852-1932, miku i madh i shqiptarëve Gjuha shkon ku dhemb dhambi, e një dhëmballë që u dhemb shqiptarve asht ajo e Pëllazgëve. Kështu që jemi të destinuem që herëpassherë t’u kushtojmë pak hapësirë në veprat tona, të tjeshta apo të randësishme. Por për këtë problem ma mire flasin disa miq tonë të huej, njerëz të ditun e studiuës, dhe ua lemë atyne të flasin e te shkruejnë për ne si pasardhës së Pëllasgëve.

Kryqi i argjendit që Pal Dukagjini i dhuroi Abacisë së Oroshit në vitin 1447,që njihej si “kryqi i madh”.Eshtë ruajtur në Orosh deri në vitin 1898,në këtë vit u dogj pas një zjarri në abaci. U fotografuar nga konsulli A.Degrand në vitin 1890. Në kryq sipas një studimi të botuar tek revista “Leka” kishte një mbishkrim latino-bizantin: “1447 a di 7 agusto, questa crosi fecie fare Sinor Polo Duchagin in tempo di predetto signor e di Piro Ducha, e mi Niksa Adamovic” (1447, me 7 gusht, këtë kryq urdhnoj të bahej zotni Pal Dukagjini në kohë të të sipërthanunit zotni e të Pjetër Dukës, e unë Niksa Adamovi. Sipas mbishkrimit kryqi u punua nga Niksa Adamoviç,që ishte nga Raguza. Mbishkrimi ka një rëndësi të madhe historike.Në të përmenden dy përsonazhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Pal Dukagjini që ishte sundimtar i krahinës së Dukagjinit.ku perfshihej edhe krahina e gjërë e Mirditës, dhe Pjetër Duka(Përlati), abat i abacisë së Shën Lleshdrit në Orosh.

George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg… Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë… Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare,


që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…. Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) i’u veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është, Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;

Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub.

Ithaka, i thak, idhnak;

Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; mençuiria Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; frymësuesi Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Droilos, Droili (os), ai që druhet, frikacak.Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.


92-vjetor me tri ditëlindje Lek Pervizi

Muri pëllazgjik i një qyteti të lashtësisë pa emër, zbulue me 2020 në Matohasanaj të Tepelenës sh. XXIV pr K.

Muret pëllazgo-ilire të Lezhës, ; shz XV pr. K.

Muret pëllazgjikë të qytetit të lashë Albanopolis, në Fushë Krujë (Zgërdhesh), sh. XXV pr. K.

Orvatjet e para për krijimin e alfabetit pëllazgjik

Vinca ( Dardanie)

Tartaria

Gradesnica (Bulgarie)

Karanovo

Kjo mund t‘i ndodhë çdokujt në disa rrethana jetesore lidhun me dokumentë identiteti, per gabime të gjendjës civile, administratës etj., ose të vetë përsonit. Ndërsa kjo e imja asht krejt ndryshe, pse edhe rrethanat e jetueme kanë qenë krejt të ndryshme nga ato të një jete normale. Ta nisim tregimin nga e para. Nisje që fillon me pagëzimin tim në Kishën e Shna Premtes (Venerandës), në Gallatë të Skurajt, Kurbin, më 26 qershor 1929. Me këtë datë identioteti im u ruejt në dokumentë shkollore dhe pasaportën e udhëtimit në Romë të Italisë ku vazhdoja studimet. Deri këtu gjithçka normale. Por ngjarjet jetësore të familjës sonë, e të shumë familjeve të tjera shqiptare, nga normale u kthyen në anormale, për mos me thanë, katastrofale. Në Shqipni u vendos diktatura komuniste, që solli bashkë me krimet ndryshime të mëdha të shoqnisë shqiptare, për të cilat jemi në dijeni me gjithë të dhënat e mundëshme. Por s‘po merremi me to. Kthehëmi te tregimi ynë. Me diegien e shtëpive në Laç e Skuraj, dhe fshehjën tonë në mal, nga ndjekja e brigatave partizane, përveç shkatërrimit të shtëpive humbën gjithë dokumentët lidhur me historinë e familjës, e bashkë me to edhe dokumentët e njoftimit, për të gjithë pjestarët, ku dhe të miat. Më që po flas për veten time, Kur doli puna që u dorëzuem, në dy vllaznit, unë e Genci, na u desh të shkonim në Tiranë, në Maj 1944, por si t‘ia banim pa dokumente njoftimi, që ishte vu postobllok kontrolli e s‘hyhej ndryshe. Për fat komandanti i postës partizane në Milot na lëshoj dy si leje kalimi me identitetet tona, pa fotografi. Kështu të postblloku ku erdhi vetë komandanti, për të na parë se kush ishim, kaluem pa probleme. Nuk e mbaj mend se ç’datë kishte vu ai komandanti në atë leje kalimi. Pa thjetër kuturum, që ai na njihte vetëm për pamje. Rrethanat u krijuen që unë mbeta vetëm në Tiranë. Gjyshja e nana të internueme në Beart, Genci e vëllaj madh Valentin në burg. Fatmirëssisht qifti Kote-Pepo, që mbanin një librari më morën si shitës. Si korçarë ata e kishin njohë babën e kishin respekt për të, pavarësisht se ishin komunistë. Kjo ndikoj që unë mos të kisha trazime. Ata kishin lidhje me kokat e nalta të shtetit. Por problemi erdhi të letër-njoftimi, që


unë s‘kisha asgja e po orvatësha për shkollën. Gjëndja jonë civile ishte në Krujë. Shkova në Gjendjen civile të lagjës, ku më thanë që t“i shkrueja Gjendjës Civile në Krujë, që unë e bana. M’erdhi përgjigje pozitive, mjftonte të dërgoja dy fotografi dhe lekët që duhëshin pague. Dokumenti më erdhi, e kur e hapa, shof datëlindjën 2 mars 1929. Nga kishte dalë? S’i vuna randësi. Por ajo më shërbeu se u regjistrova në gjimnazin e natës, meqë isha i punësuem. Jo vetëm aq, por arrita të hyj në Liceun Artistik me konkurs. Barka po ecte mirë, por s’vonoj dhe e përfshiu stuhia, iu grisën velat e iu thye timoni. Atrtestohëm me gjith vëllain Valentin e fill e në kalanë mesjetare, burg i zi, të Ali Pashës në Portopalermo. Mbeta përsëri pa snjë dokument. Me vëllanë i kaluem 10 vjet ndër kampe internimi të mbyllun: Portopalermo, Tepelena, Shtyllaz, Kuç i Vlorës, e së fundi në Pluk të Lushnjës, unë, ndërsa dy vllaznit në Gradishtë. Gjëndja pa dokument vazhdoi disa vjet deri më 1964. Të gjithë të internuemit u mblodhën në Savër me urdhën të Kryetarit të Degës, Nuçi Tira, në krye të asaj mbledhje. U banë disa lirime. por ktryesorja ishte, se gjithë familjet e mëdha, mbetun kyesisht vajza e djelm me nanat e tyne, u liruen me kushtëzim brenda rretheve Elbasan, Berat, Fier e Vlorë. Ku po të donin mund te stabilizohëshin. U hiqej apeli. Brenda këtyne rretheve ishin të lirë të jetonin, punonin e qarkullonin. Si rrjedhim u pajisëm me nje lloj leter-njoftiimi speciale të jeshiltë, dy fletëshe; pa foto. Datëlindja ime ishte po ajo e 2 Marsit 1929. E po mirë, u bamë me një dokument. Një shok internimi më propozon ië shkonim në Elbasan, për ma mirë. Unë ia preva shkurt, mirë jemi këtu. Një familje, prej tre vajzash, u vendosën në Elbasan por vellai tyre nuk pranoi. Ato u sitemuen mirë, se motra e madhe ishte një rrobaqepëse e përkryer. Ato kishin zanë me qira në shtëpi përdhese, të cilën e kishin rregullue e zbukuruue brenda e jashtë me një si lulishte të vogël përpara. Bukur fort. Kur një ditë vjen në Elbasa, Mehmet Shehu, i cili ban një shëtije me autoritetet e vendit. I bie në sy ajo shtëpizë me lulishte përpara. Kjo është punë e mirë thotë, shembëll për banesat e tjeta, që qyteti të zbukurohet. Kush banon atry? Nje shoqnues i tregon, një familje e internuar e liruar, ardhur nga Savra e Lushnjës. Ashtu? Pas tre ditëve, para asaj shtëpie ndalet në gaz momotov me disa policë, dhe një t’i marrë lecka pecka, e fill e në Kosovë, fshat kooperativist. S‘kishte ku me shkue ma keq e përdreq. Nderkohë unë në një udhëtim natin mbi një rimorkjo traktori për të vëllaj Genc në Gradishtë, humbas pasaportën me

Lek Pervizi 12 vjeç 92 vjeç 26 qërshor 1941, Romë 26 Qërshor 2021, Bruksel, 1500 lekë dhe letrën jeshile të njoftimit. Kur u ktheva në Pluk, në apelin e mengjesit, aty dhe operativi i zonës, kapiten Kosta. Unë u detyrova t’i tregoj humbjën e dokumentit. Si? Ke humbur letrën e njoftimit? A e di çdo të thotë? Mbneta keq, mos merrte ndonjë masë. Ik në punë më tha. Epashë se ishte nevrikosë. kaluen nja dy muej, dhe përësri në apel i kujtoj letrën e njoftimit. C’të duhet ? Po ja, ferma mund të më nisë të punoj në Berat ose Fier. U nxe. C’të duhet ty të bredhish poshtë e lart ? Po kjo? Thashë më vete. Pse mëëëëëëëë tha ashtu? Hem gjoja i lirë, hem mos bridh. Por ai i dinte punët dhe s’vonoi dhe na u hoq ajo liri e kufizuar në ato katër rrethe dhe na kthyen përdëri në gjendje internimi me apel. Sigurisht vendim i Mehmet Shehut. Veç ndodhi një çudi. Na pajisën me letër njoftimin të rregullt të kuqe me foto si të lirëve. I plotfuqishmi që na I dorëzoi na tha, mos guxoni të dilni nga rrethi i Lushnjës, po iu kapën u zë ligji tetntativë për arratisje, ta keni të qartë. Të respektoni apelin dy here në ditë. Por përsa i përket tregimit në këtë letër-njoftimi ditëlnidja kishte mbetë po ajo 2 Mars 1929. Gjendja po acarohej, dhe më 5 mars 1979 na komunikohën pesë vjet të tjerë internim, dhe kësaj here, me izolimi e ndalim të rrebtë të mos dilnim jashtë kampit. Të internuemit që pritnin një lirim, kalien ne një shtrengesë të pakuptim. Kjo gjendje vazhdoi deri ne korrik 1989, kur nisi shembja e komunizmit. Të internuemit u liruen dhe u pajisen me pasaporta, me ndërhyjen e OKB, vetë Perez De Quellar. Kjo na dha mundësinë që unë me gruen e tre fëmi të largohemi në Belgikë. Këtu kishte jetue disa vjet e kishte ndërrue jetë baba, Gjeneral Prenk Pervizi. Si u stabilizuem, u pajësëm me dolumentët përkatës, ku në t’imin datëlindja kishte ndryshuue dy ditë, nga 2 në 4 Mars. Kështu dashje pa dashje, Këtë regim ma tepër e bana, që kuptohet se si regjimi komunist tallëj me të internuemit si macja me miun.


BAJAME HOXHA-ÇELIKU SHQIPËRIA IME Shqipëria ime më është e dashur më është e shtrenjtë më është nënë. Më është ilaç për plagët më mjekon shpirtin e sfilitur të goditur. Më jep emër më bën shqiponjë të fluturoj... Tani kam vetëm një emër mërgimtare shtegtare ëndërrimtare... Psherëtimën kam në mërgim ku jam larg atdheut tim. Plagët e atdheut nuk thahen nën ofshama sfiliten në mijëra copëza ndahen. E s'i përballoj dot mbi to, pikon një lot. Eh, jeta ime, o jetë! Rrëkeve shkove tatëpjetë askush s’të zgjati dorën askujt nuk iu dhimbse askujt, hej medet! Eh, si qenka kjo jetë e shkretë! T’i jeta ime mos u mërzit mjaftueshëm i ke dhënë atdheut. I ke dhënë bukurinë, rininë, dashurinë. I thave kënetën, ushqeve qytetet me djersën tënde me ëndrrën tënde. Ti jeta ime, heroinë! Ballëlarta ime krenaria ime furtunave s’u theve. Po qëndrove e hekurt, sypatrembur. Qëndrove majash të larta kreshnikja jetë! OH, Ç’VITE TË VRARA! Nuk e di nëse u dashuruam njëherë e një kohë apo ishte ëndërr. Apo ishte gënjeshtër,

ato, nuk ishin vite ishin dekada. Ishin ca vite ca vite... Oh, ç’ vite të vrara! ndërsa ne, pafajësia! NEW YORK! Ja, tek mbërrita dhe po të shoh madhështinë që nga lart. Në çdo çati e rrugë dukesh i pa përgjumur, dukesh sikur ti, nuk fle këtë natë që erdha unë. Por ti, di të zgjohesh më fuqishëm, mëngjeseve kur zgjohen urat, autostradat, njerëzit, kur zgjohesh i tëri New York. Lartësohesh aty ku krenohesh, I bukur, i mençur, i lirë. Dhe unë vizitorja e Evropës, të përshëndes sot ty. Të përshëndes nga korrespondenca ime e largët, nga ëndrra e madhe për ty, që na ndoqi kudo, E kurdoherë. Nga ëndrrat, nga një shpresë e lindjes së një njeriu të ri, Nga një vuajtje e gjatë, nga dashuria për lirinë, Të përshëndes New York! Nga valët e një jete të turbullt të përshëndes, Unë, banorja e Evropës së Madhe, e Evropës lindore, qe po të vizitoj tani. Dhe pse një pikë loti më duket, Është solide. Më zbret si një mesazhier i lirisë, se me dhemb liria e humbur. Vite- vite nëpër kampet e përqendrimit, Nëpër ato skëterra të ngritura për të pafajshmit, Të ëndërrova ty, New York! Tani, Dëgjoje pra! Zërin e një vizitoreje që të çmoi që në rritjen e saj. Që u dënua se të deshi ty, që u diskriminua se të deshi ty, që humbi lirinë se të deshi ty. Oh, Ëndërr e parealizuar ishe, Brenda në kraharorin tim! Ti rrije shtrënguar në grushtin tim të vogël, O ëndërr e madhe! Ti, o liri e përjetshme!


New York!

Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta,

BUZAGAZI YT

dhe kthej kryet më një anë. Se s’dua as vetja t’më shoh lotin e vrarë! Ti je këtu mes rreshtave, dhe mes shkrimit më shikon mua! Ky shkrim po mi thotë të tëra, ato që s’ke mundur t’mi thuash.

Sikur të më errësohej terri natës e dita të shkëlqente në dritë, unë s’do të isha gjë tjetër, Veç buzagazi yt. E vetëtimtë trandja e papritur, e ndjen epshëm veç një poet. Është ai buzagaz yt i ndritur, që me hojëza mjalti më nget.

U preka këtë mëngjes pranvere, më ngeci mendimi në fyt! Dhe lotin gëlltis.

Të gjitha çastet e mia ndër vite, buruar nga valë e syve të tu! Më dukej e ëmbla burbuqe, kish çelur veç në sytë e tu.

Ti ke mbërritur që dikur, thjesht në shtëpinë time. Pse qe fshehur kaq vite raftit e s’më dilje?

Zotit s’do t’i lutesha për gjë tjetër, pranverë të kthehesha një ditë! Unë s’do të isha gjë tjetër, veç buzagazi yt!

Ti je këtu me mua, më flet në fletën e shkruar! Zërin të dëgjoj tek thua: Jam këtu ndër librat e tua.

TRONDITJE

Lexoj e lexoj mes lotit, shkrimin e njoh, je ti! Pse ma ke lënë kaq fshehur, E unë e gjeta tani:

Duke kërkuar Hygoin në raft, ngriva kur hapa një libër. Qe shkruar kohë më parë, një autograf përsipër. E hapa qe fletore, Dikur hedhur në raft. Në faqen e parë qe mbushur, me kujtime e mall. Lexova një, lexova dy Dhe ngriva mbi një mbishkrim, E njoha, më gërvishti në sy Më shtrëngoi në fyt Më ngau në gji. U futa thellë fjalëve, që i lexova dhjetëra herë! Vallë ke harruar? Që ke lënë një mbishkrim kaq të thellë? Dhe lexoj me dhjetëra kujtime, të rinj e të vjetër, Mes tyre ah sa shkrime, Por ky s’ngjan me asnjë tjetër!

“Me shumë dashuri Kur ta hapësh Do t’kujtosh takimin e parë... Besoj se jemi të lumtur këto çaste që u pamë!” E lexova dhe ulem e goditur, ku të të mbaj, më thuaj! në zemër a në duar?

AH QË AH! Kur isha atëherë nën diktaturë e internuar, dhe ti në punë mbuluar nga pluhuri. buzëqeshjen ma merrte një çast i helmuar, por ti qe gazmendi, i ëmbli, i duhuri! Ishim po, nën sundimin e egër të një katili, dhe ti në punë mbuluar me djersë. E gjithë buzëqeshja si një gjelbërim prilli, zhdukej, gëzimi na pritej në mes! Ah, psherëtij, kujtoj si asnjëherë kohën! Kur pinim ujë nëpër gjurmët e kalit. Rininë, të bukurën na i vranë, na i morën... Gan, veç ti, mbete zambaku i majit!


Portrete të stilizueme të figurave historike shqiptare punue me fantazi në kompjuter



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.