Kuq e Zi: Revistë Kulturore Euro - Shqiptare, Nr 167

Page 1


E dito167 kështu revista mund t’u shërbejë të interesuemve. Gjëja ma interesante adht se siti në Web Calameo e ka botue gjithë koleksionin e revistës bashke me veprat e tjera të mia.

Këtij numeri 167 I bie të festojë 28-vjetorin e botimit të revistës, pikërisht në tetorin ku po hyjmë. që asht një sukses i madh e botimit të revistës Kuq e Zi. Sigurisht një kënaqësi, që në kushte normale do të ndabim me bashkatdhetarë në një mbledhje kushtue kësaj ngjarje. Por kjo pandemia nuk na lejon të organizojmë e festojmë. Kështu ta kujtojmë këtë 28vjetor në faqet e këtij numeri të revistës Kuq e Zi. Por ky përvjetor merr edhe një kuptim tjetër, jo të kënaqëshëm, sepse shënon edhe mbylljën e botimit të revistes, sigurisht se me mërzitje të madhe. Sepse dëshira ishte për të vazhdue edhe do kohë që na mbetët të merrëmi me të. Po ja që mosha e sëmundjet nuk na e lejojnë. Ky ishte një numër iii zakonshëm që do të botohej si të tjerët, por papritun më zuni një lodhje e madhe që më detyroj ta ndërpres, dhe nuk njehësha aq mire. Si e mora pak beten arrita në përfundimin që nuk e përballoja ma dot këtë punë. Si rrjedhim pëzullimi I botimit. Por nga ana tjetër e ndjeva si detyrë finale ta plotësoj dhe këtë numër që kishte mbet përgjysmë. Me këtë rast përshëndes lëxuesit, tue I falendërue për mbështetjën e tyne të pakursyeme gjatë gjithë kohës pothuej 30 vjeçare të botimit të saj të pandërprerje. Nderim e respekt për të gjithë bashkatdhetarët, lëxues e bashkëpuntorë, intelektualë e patriotë, bashkëvuejtës e simpatizantë. Cdo fillim ka fundin e tij, dhe revsita e shtyni mjaft jetën e saj, dhe themi se e ka mbyllë me nder e suskses. Në këtë numër të fundit kemi shtue disa kujtesa lidhun me kampet e internimit të Tepelenës e Kuçit të Vlorës, që të mbetën si një vështrim Ii fundit i tyne në revistën Kuq e Zi. Kështu të dashtun lëxues, miq e dashamire ajo ju jep lamtumirën. Por kjo nuk do të thotë se ne do të qëndrojmë të shkëputun. Do të kemi rast të takohemi me ndonjë shkrim të veçantë që të mbajmë lidhjet tona miqsore. Sepse problermi asht te revista, të cilën s’jam ma në gjendje që të plotësoj me materialet shkrimore që ajo kërkon. Nga e gjitha kjo sa thamë, një e mirë asht se dy bibliotekat kryesore tona, ajo komnëtare e Tiranës dhe ajo e Shkodrës (Marin Barleti! e kanë digitalizue, dhe

Numeri I pare I revistes botue nëtetor 1993. Me rastin e mbylljës së botimit të Revistës Kuq e Zi, paraqesim numërin e parë që u botue më tetor 1993. Ky Numër u pregatit në mënyrë artizanale, dmth i punuem me dorë e makinë shkrimi të thjeshtë, se ashtu ishin kushtei fillestare të dalun nga skëterra në parajzë Në një vend si Mbretnia e Belgjikes ku respektohej Liria e demokracia. Por akoma të tronditun e të lodhun nga e kalauemja e tmerrshme e diktaturës komuniste, që na kishte shtrydh trunin edhe neve kubndërshtarëve e të ashtuquejtun armiq të popullit. Kështu se kjo fazë priùmitive e botimit të revistes ose gazetës siç e quenim në fillim. Por teknollogjia na ndihmoj me perdorimin e kompiuterit, që patëm fatin të punojmë me të, dhe kështu dhe revista u vu në vijë të botohet ma me cilësi dhe e rregullt. Ajo arrti të botohet çdo muej deri në këtë numër të fundit 167. Ana tjetër personale ishte se për herë të parë në jetën time arrita të shkruej e botoj për herë të parë në jetën time pas kohës së mallkueme 46 vjeçare të diktaturës komuniste që na kishte mbyll në burgje e kampe internimi, në pamundësi të flisnim dhe jo ma të shkruemin. Me këtë rast japim editorialin e parë me të cilin hapëm botimin e revistës Kuq e Zi që vazhdoi 28 vjet pandërprerje.


Editotiali nr. 1 me titull Trubunë Shqiparizmi asht shkrimi I pare I bptuem I gjithë jetës sime, pas 46 vjet heshtje të umponueme ndër burgje e internime të diktaturës kriminele komuniste. E japim si kujtesë me rastin e pezullimit të botimit të revistës Kuq e Zi, të skanuem sipas origjinalit.


POEZI TÊ KATAKOMBAVE Poezitë ë mia të para të botueme në Kuq e Zi, që u botuen ma vonë në librin „Ankimi i Zanave”“

Tepelenӫ kala e mallkueme Tepelenë Tepelenë sa krime të llahtarshme nën muret e tua kala e mallkueme ! E kobshme me ato gurë të gdhendun me gjak e djersë e mundime skllevësh me ato mure t’errtӫ të mynxyrtë siç e mynxyrtë asht historia jote Lindun prej gurëve ndertue me gurë sundon mbi gurët sundon mbi terrorin që këtu ka strofkën e vet makabre kala e mallkueme ! Pse këta krijesatë të pafajshme të pambrojtje të mjerë nën hijen tande shtypëse Shiko sa varre të gërmueme shiko sa kryqe të drujta shiko sa rrasa të gurta shiko sa nana të dëshpërueme shiko sa baballarë të trishtun sa ankth sa tmerr kala e mallkueme ! E keqja lind prej së keqës terrori prej terrorit tirania prej tiranise ti kala e mallkueme prej një shpirti tӫ mallkuem! E furishme era pa pushim me vrullin e saj të parreshtun gerryen e bren

muret e tua mizore dhe mizor t'urryem emnin e namin tand perhap mbi botë kala e mallkueme!

Vdekja sillet midis nesh

Kujtime kohnash të trishta në mendjën e sfilitun në trupin e dërmuem në shpirtin e brengosun. Hija e shemtueme e vdekjës e zgërdheshun e frikshme sillet midis nesh me kosën e gjakosun. Ne fytyrat e zbehta në sytë e çakërrisun në faqet e fishkuna në trupat e rraskapitun kërkon viktimën e ditës kërkon kurbanin e orës kërkon flijimin e çastit. Kosa e e ndryshkun e përlyeme me gjak viktimash kërcënuese shtrihet ogurzeze mbi fatkeqët e pafajshëm korr korr korr sa foshnje të njoma korr dhimbje e dëshpërim nanash sa pleq të sfilitun korr dëshpërim e vajtim familjesh sa të pafajshëm kor lot e brengë në zemrat e lendueme Mizore sillet midis nesh e frikshme shërbëtore besnile e nje tirani t’egër gjakatar të pashpirt


të pamëshirë por një ditë por një ditë me siguri ajo do të bahet xhelate e tij !

Një mijë mundime

Mija herë në pranga mija herë ekzekutue mija herë torturue mija herë ne burgue mija herë internue mija herë i uritun mija herë i etun mija hereëi vdekun mija herë i kryqëzuem ndeë mija kryqe ndër mija pranga ndër mija burgje ndër mija kampe. Lumej trupash të gjymtuem lumej mëndjesh të përdaruna lumej zemrash të brëngosuna vijne trubull me gjak shkumbues me gjak lumej kockash të thyeme gjymtyrësh të sakataueme syshë të çakërdisun gojësh të përçame nga tmerri barbaria. e idhtarӫve tӫ skӫterrӫs. Xhelatë vampirӫ ku mund të gjejnë strehim shpirtnat tuej katran shpirtnat tuej kriminelӫ? Katran për maskrat mbi njerëzimin kriminelӫ për gjakun e pafajshëm që dërdhet mbi njerëzimin !

pa frymë mbetëm i tmerruem. Një turmë njerezish mjeranë më shfaqet të zbathun të çveshun që zvarriten nëpër balturinat e moçalëve nëpër llucat e zeza. Kazma e lopata kazma e lopata kazma e lopata dhe policë bisha t'egërsueme çërberë nofull dalë sy çakërdisun e çatallue gishtin e pamëshirshëm mbi kambëzen e armës vrasëse. Nje breshëri mortore mbi trupat e zdërlaqun të lodhun pa mbrojtje pa forcë pa shpresë. Dikush vdes një babë një djalë një vëlla një mik një shok një njeri vritet vdes varri i tij lluca varri i tij kujtimi ndoshta emni !

Një martir ma tepër Dikush vdes

Kur hedh një vështrim mbrapa në brazdën e gjatë të kohës mundohem të hulumtoj të kuptoj të shoh

Në zymtësinë e një dite shiu një zymtësi qënjesh njrëzore qe hiqen zvar nëpër moçalishte e balta kënetore me lopatat mbi supet skllevën


me prangat mbi mendimet skllevën me grykat e pushkeve mbi tamthet skllevën ! T'errta të kobshme kalojne retë lotuese në velot e tyne te zeza mbeshtjellë kalojne retë vajtuese. Në llucën e pistë rreshqitëse nëpër baltën ngjitëse një turmӫ njerëzish t'rraskapitun gjymtyrë skëletike kufoma të gjalla. Nje krah ngrihet drejt qiellit prej llucës së gjakosun një dorë një kryq një heshtje një vdekje një tmerr një skllav ma pak një njeri ma pak një frymor ma pak një martir ma tepër !

KëSHu nisi e vazhdoi revista Kue e Zi, Poezitë ma vonë u botuen në librin „Ankimi i Zanave“

Libri u botue në gjuhë të hueja dhe gjendet ne sitin Amazon e të tjerë..

Ernest Perdoda – shembulli ideal i anti-komunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm (6 / XI / 1928 – 29 / I / 2001) Nga Anton Çefa Që në moshë të re, kur ishte ende nxënës i shkollës së mesme, në vitet e para të ardhjes në pushtet të diktaturës komuniste, e arrestuan. U shqua për një qëndrim shembullor si gjatë procesit të torturave çnjerëzore të hetuesisë, ashtu edhe gjatë qendrimit në burg. Bir i një familjeje fisnike shkodrane, mishërimi i psikolgjisë së një qyteti të lashtë me tradita qytetërimi perëndimor, siç është Shkodra. I urtë, i matur, fjalëpaktë, por i gatshëm me u vërsulë nëse dikush cënonte sadopak një të vertëtë. I vendosur në ideale humane e atdhetare, antikomunist, demokrat, një nga figurat më të nderuara të qytetit të Shkodrës për përkushtimin ndaj idealeve më të larta humane, shoqërore e atdhetare. Gjithë jetën punoi me ngulm për t’u paisur me kulturë. Zotëronte mirë italishten dhe spanjishten. Përktheu poezi nga letërsia italiane, sidomos nga Ungaretti, të cilin e njihte mirë. Përktheu në spanjisht “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, të cilin ia pati dërguar Akademisë së Shkencave për botim. Nuk dihet fati i këtij dorëshkrimi. Pati një talent të veçantë për poezi. Qe një ndër poetët e disidencës së heshtur shkodrane. Menjëherë mbas rënies së diktaturës, u aktivizua me të gjitha forcat fizike e shpirtërore në përpjekjet për çrrënjosjen e komunizmit dhe ndërtimin e demokracisë. Qe një ndër themeluesit e Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë, dhe një ndër themeluesit e gazetës demokratike “Shkodra”, e para gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar i këshillit botues të saj. Me dëshirën e flaktë dhe vullnetin këmbëngulës për të ndihmuar në vendosjen e rendit demokratik, duke pasur besim se këtij qellimi do t’i shërbente me devocion e ndershmëri Partia Demokratike e porsa formuar, aderoi në radhët e saj dhe së shpejti u bë kryetar i Degës së Shkodrës të kësaj partie. Kam qenë në mbledhjen e antikomunistëve demokratë, kur auditori i kërkoi me ngulm të pranonte të bëhej kryetar i Degës së P. D.-së për Shkodrën, dhe nuk i harroi fjalët e tij, pak a shumë kështu: “Pranoj të jem kryetar i kësaj Dege deri atë ditë që të bindem se po punohet për çrrënjosën e komunizmit dhe vendosjen e një demokracie të vërtetë”. I vuri gjoksin punës me besim dhe bindje të plotë se Partia Demokratike ishte një parti me të


vërtetë anti-komuniste, që do t’i sillte popullit demokracinë, drejtësinë dhe mirëqenien. Por fill pas 9 muajsh, kur u bind se në Partinë Demokratike shumicën e përbënin ish-komunistë, të cilët bënin gjithashtu edhe ligjin, dhe nuk e kishin aspak ndër mend të ndryshonin në esencë diçka për mirë në dobi të popullit, i zhgënjyer nga shumë veprime antidemokratike të udhëheqjes së P. D.-së, besnik si gjithnjë i idealeve të tij, në tetor të vitit 1993, dha dorëheqjen. Në mbledhjen e aktivit të jashtëzakonshëm të Degës së PD – së Shkodër, më 15 tetor 1993, ku deklaroi dorëheqjen nga kryetar i Degës, (Deklaratën e plotë po e japim poshtë), duke argumentuar arsyet e këtij veprimi, ndër të tjera, theksoi se “PD-ja nuk zbatoi ndjekjen ligjore të kriminelëve, që gjatë diktaturës kishin dhunuar në mënyrat më mizore moralisht dhe fizikisht njerëzit e popullit. . . U sanksionua kështu pandjekshmëria ligjore e krimit dhe Shqipëria u kthye në një parajsë ideale për kriminelët e kuq. Me këtë qendrim u godit rëndë kërkesa e popullit për drejtësi nëpërmjet ligjit.” Në fushën e ekonomisë, “kriminelët dhe spekulatorët e djeshëm janë kthyer sot në bosa të padiskutueshëm të biznesit”, “Mos realizimi i reformës administrative i ka lënë mundësi ishkomunistëve që të përdorin organizmat dhe institucionet shtetërore në shërbim të qellimeve të tyre”, etj. Shkurt, “nuk është bërë një punë e mirëfilltë për çrrënjosjen e komunizmit dhe të pasojave të tij”. Kohë më parë, Ernesti e kishte pasqyruar në mënyrë të hollësishme gjendjen e krijuar në raportet e dhëna në dy mbledhjet e aktivit te Degës, në maj të vitit 1993 dhe në gusht të po këtij viti. Po shënoj këtu, sa për ilustrim, disa nga masat më të domosdoshme që propozoi për t’u marrë me urgjencë në mbledhjen e aktivit të Degës, me datë 6 gusht 1993: 1.Të përgjigjen para drejtësisë të gjithë ata që qenë frymëzuesit, nxitësit dhe zbatuesit e krimeve të rënda, që u kryen kundër popullit nëpërmjet masakrave, burgosjeve, torturave gjatë gjithë diktaturës e deri te epilogu i tragjedisë shqiptare, 2 Prillit 1991. 2.Të spastrohet administrata shtetërore nga komunisto-socialistët, që me veprimet e tyre po dëmtojnë imazhin pozitiv të P.D-së. 3. Të zbatohet dekreti i Presidentit për rishikimin e pasurive të vëna në mënyrë të jashtëligjshme këto vitet e fundit. Në fund të fjalës së tij të dorëheqjes, Ernesti theksoi: “E kam thënë dhe e përsëris se demokracia nuk mund të shartohet në rrënjët e komunizmit. Në këto rrethana unë e vlerësoj si të papërligjur

qendrimin tim si kryetar i P.D-së për Degën e Shkodrës, prandaj që nga ky çast unë deklaroj dorëheqjen time nga kjo detyrë.” Gjithsesi, ai jo vetëm nuk hoqi dorë, por i shtoi edhe më shumë përpjekjet e tij në dobi të zhvillimeve demokratike, që ish-komunistët që kishin marrë në dorë frenat e partive i sabotonin me të gjitha mënyrët. Në gusht të vitit 1994 qe anëtar i Shtabit të Grevës së Urisë të ish-të burgosurve politikë, dhe në kohën kur forcat policore të pushtetit “demokratik”, që nxorën jashtë me dhunën e shkopinjëve të gomës grevistët e urisë, Ernestin, që u kundërshtoi policëve, e plagosën rëndë dhe përfundoi në spital. Plagët e asaj dhune të modelit komunist dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga “demokratët” në pushtet, e vranë shumë shpirtërisht dhe ndikuan në dobësimin e shpejtë të shëndetit të tij, duke e çuar drejt një vdekjeje të parakohshme, me 29 Janar të vitit 2001, në moshën 73-vjeçare. Bashkia e Shkodrës e nderoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, por nuk mund të them një fjalë të mirë për anëtarët e Degës, të cilët e kaluan pothuajse në heshtje qëndrimin e Ernestit, duke dëshmuar që “ideali” i tyre ishte “demokracia” për të përfituar sa më shumë nga ajo situatë e krijuar, që pohonte çdo ditë e më tepër se ish-komunistët, që ishin në krye të Partisë Demokratike, po luanin lojën e tyre në kurriz të popullit. * * * Deklaratë Sot, me 15 tetor 1993, me rastin e thirrjes së aktivit të jashtëzakonshëm të Degës së PD-së Shkodër, bëj këtë Deklaratë: Jam rreshtuar në radhët e PD-së duke vlerësuar këtë veprim si një detyrë imperative në luftën e popullit shqiptar për të shembur diktaturën komuniste dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike. Kisha besim se paqartësitë e fillimit në lidhje me përbërjen e grupeve udhëheqëse të PD-së si dhe ndikimin që kishin këto grupe në përcaktimin e e veprimtarisë së PD-së, do të sqaroheshin gjatë procesit për realizimin e e pikave themelore të programit. Fatkeqësisht u konstatua se zhvillimet morën drejtime të papranueshme si nga pikëpamja parimore asht edhe në pikëpamje praktike. Nuk u realizua akti i parë, që do të sanksiononte parimin bazë mbi të cilin PDja mbështeti që në fillim luftën e vet dhe që përmblidhej në parullën: “Mbi krimin nuk ndërtohet as demokracia dhe as shteti ligjor”. PD-ja nuk zbatoi ndjekjen ligjore të kriminelëve, që gjatë diktaturës kishin dhunuar në mënyrat më mizore moralisht dhhe fizikisht njerëzit e popullit. Maskrat, vrasjet, burgimet, internimet dhe përndjekjet e ndryshme u kapërcyen nga PD-ja vetëm me deklarata formale


dënimi. U sanksionua kështu pandjekshmmëria ligjore e krimit dhe Shqipëria u kthye në një parajsë ideale për kriminelët e kuq. Me këtë qëndrim u godit rëndë kërkesa e popullir për drejtësi nëpërmjet ligjit. Parulla e hapur nga disa liderë të P.D-së simbas së cilës në Shqipëri nuk do të kishte gjyqe politike, mbetet një demagogji e ulët, mbasi askush nuk ka kërkuar gjyqe politike, por thjesht ndjekje ligjore të krimeve të shëmtuara. Shqipëria qe kthyer në një varrezë të tërë, e megjithëkëtë drejtësia nuk veproi. Ky qëndrim mospërfillës i drejtësisë ka nxitur e gjallëruar elementët që i shërbyen diktaturës dhe që e çuan vendin drejt katastrofës. Këta elemetë sot më të fortë se kurrë, me një agresivitet provokues, po ndikojnë në shumë aspekte të jetës së vendit dhe duket sikur po realizojnë shumë qëllime të tyre pa qenë në pushtet. Kështu, ata po përfitojnë nga pushteti i sotëm maksimumin e mundshëm, duke ia lënë përgjegjësinë për çdo gjë shtetit demokratik. Është e qartë se kjo gjendje nuk duhej të lejohej. Krijohet përshtypja sikur pushtetarët e sotëm kanë më shumë shqetësime për klane të ndryshme, sesa për të luftuar këtë front unik të përbërë nga metastazat e diktaturës së përmbysur. Dihet tanimmë nga të gjithë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë me ekonominë e vendit. Kriminelët e spekulatorët e djeshëm janë kthyer sot në bosë të padiskutueshëm të bisnesit në të gjitha nivelet. Me këtë situatë moszbatimi i dekretit të Presidentit për rishikimin e pasurive të vëna në rrugë të paligjshme, e kthen atë në demagogji. Mosrealizimi i reformës administrative i ka lënë mundësi ish-komunistëve që të përdorin organizmat dhe institucionet shtetërore në shërbim të qëllimeve të tyre. Kjo po inkurajohet edhe më tepër nga deklaratat e disa liderëve të PD-së, të cilët po mbrojnë e po mburrin zyrtarisht të ashtuquaturen “pjesë të ndershme të socialistëve”. Këto të fundit, do të ishin të tillë sikur të vetëdenonconin krimet e diktaturës dhe të gjithë historinë e “mëmës” së tyre parti. Nuk mund të quhen socialistë ata që kontribuan aq shumë për diskreditimin e socializmit gjjatë disa dekadave. Janë pikërisht shqetësimet e mësipërme, që kanë preokupuar Degën e PD-së në Shkodër dhe që janë pasqyruar në aktivet e vitit 1993. Për fat të keq, veprimtaria e Degës së PD-së në Shkodër jo vetëm nuk është mbështetur, por përkundrazi është kritikuar dhe sulmuar pa të drejtë. Të gjitha këto, që u rreshtuan këtu, dëshmojnë se nuk është bërë një punë e mirëfilltë për çrrënjosjen e komunizmit dhe të pasojave të tij. E kam thënë dhe e përsëris se demokracia nuk mund të shartohet në rrënjët e komunizmit. Në këto rrethana unë e vlerësoj si të papërligjur qendrimin tim si kryetar i PD-së për Degën e Shkodrës, prandaj që nga ky çast unë deklaroj dorëheqjen time nga kjo detyrë. Ernest Perdoda Firma Shkodër, me 15 tetor 1993 Sqarim i autorit: Ernesti dha dorëheqjen edhe si anëtar i PD-së.

RIKUJTIM I DOMOSDOSHëM Me rastin e mbylljës së botimit të revistës Kuq e Zi, patjetës se duhej pasqytue kampi mizor i Tepelenës, jo me shkrime, që i janë kushtue, por veç me vizatimet që flasim ma mirë e konkretisht. Pra si një rikujtim i domosdoshëm që të mbetë si dokument i përhershëm në këtë numërtëfundit të Kuq e Zi.

Nga v izatimet e kampit mizor të Tepelenës.

Pamje e pergjithëshme e kampi nën kalanë. në rrugën që kalonte sipër.

Kështu ishin të katër kazermat gigande ku ishin mbyllë të internuemit, kryesish familje me pleq, gra, nana me femijë, të rij e të reja e fatkeqë të tjerë.

Gratë e vajzat trajtohëshin si kafshë pune në trasportrinn e druve nga mengjesi në darkë.


Burrat po ashtu , në transport trupa lisash e materiale te tjera të randa.

Një kamp tyjetër shumë ma i vogel, që ishte mohue e nuk donin ta njihnin ishte ai i Kuçit të Vlorës. Por vizatilet e mia e nxorën në dritë dhe e banë të njohun. Aty ishinn izolue mbi 70 intelektualë të naltë, elita e kulturës shqipare, që i kishuin shpëtue plumbit por jo burgjëve e kampëve. Ky kamp izolimi ishte në dy banesa të konfIskueme të Gjolekajve dhe zgjati kater vjetn 1954-1958. japim nga vizatimet në copa letre, të disa intelektualëve.

Vizatim origjinal. Kampi i iizolimit të Kuçit në dy shtëpi të Gjolekajve. Vajzat sa mbushnin 15 vjeç i nënështrohëshi punës së detyrueme ne në teraqport barrë drushë.

Ma e tmerrshmja, vdekja e fëmijëve foshnje të njomza0. <në një natë të vetme ne nje barake vdiqën 33 fëmijë. Ishin 300 fëmijët që vduqen në atë kamp mizor. Kriminaliteti i diktaturës komuniste, dhe i vetë diktztorit nuk kursente as foshnjet e njoma.

Shokë burgjësh: N/Kolonel Valentin Pervizi, student Viktor Dosti, Prof0Dr0 Guljelm Deda, student Thjabit Rusi.

Vazhdojmë me disa portrete ne copa letren që kanë shpëtue.


Prof.Dr.Miat Araniti

Prof.Dr. Ali Erebara

Ded Gjoni, Thabit Rusi, Mitat Araniti

Dr. Sandër Saraçi

Prof. Dr. Guljelme Deda

Prof. Dr. Ali Cungu

Guljelm Deda

Ali Cungu

Drr. Nedim Kokona

Ylber Starova, Ali Cungu


Nga libri “Lahutari shqiptar” VAJMEDET PER KOMB SHQIPTAR

N/Kolonel Valentin Pervizi

Dr. Loro Muzhani

Dr. Ibrahim Sokoli

Inxh. Estref Ferashëri, D. Latif Spahiur

Këta ishin disa intelektualë të naltë për të drejtue Universitete dhe Akademi, që diktatura mbante peng të izoluem, , përveç të pushkatuemva e të vdekmit në kushte burgu e internimui.

Vallë çka ndodhun në Shqipni ? Asht kthye vendi n'burg të zi, N’burg të zi dhe vorr mizor, Kështu po don njaj diktator, Diktatori Hoxhenverian, Që sundon porsi sulltan, Si sulltani fort gjakatar, Vajmedet për komb shqiptar ! Komunist ai veç po shpallet, Me Stalinin i qan hallet, Me Stalin dhe Titon shkja, Njeni babë e tjetri vlla. Mirë këto e kanë këshillue, Si Shqipninë për me sundue. Krejt shkollarët i qiti fare : Pushkatue me gjyqe speciale, Nëpër burgje krejt i rrasi, Nëpër kampe i përplasi, Nëpër këneta i groposi, Në miniera i pllakosi. Ndërtoi burgje n'çdo qytet, Shkodër, Vlonë, Tiranë, Përmet, Gjinokastër, Korçë, Burrel : Mbrenda hyn e ma nuk del ! Siç kosit veç kosa barë, Ka kositun atdhetarë, Profesorë e intelektualë, Bashkë me prifta e hoxhallarë, Me ministra e gjeneralë ? Nuk po e len kurrnji për farë ! Të vorrosun ndër miniera, Të degdisun ndër skëterra, Spaç, Bulqizë, Qaf-Barë, Rubik, Shumë familje i ka fik. Nuk mjaftojnë gjithë kto mjerime, Hapën kampe pёr internime, N’Tepelenë, kamp i zi; <<<<<<<<<pùeq e plaka; hra e fëmi; Dhe në Lushnje grumbullue, N'bujqësi për me punue. Me hapt toka dhe kanale, Me tha peIlgje dhe moçale, Me prashit pambuk e misër, Me mbjell lakna varg e vistër : Profesora dhe jurista, Oflcerë akademista, Me shkrimtarë dhe piktorë, Ingjinjera dhe doktorë, Me terror krejt i ka zhbi. E mjera ti e mjerë Shqipni !


Thanas Gjika

)

Leter lamtumire Revistës Kuq e Zi

AKADEMIKU SHQIPTAROBRITANIK, GËZIM ALPION NDEROHET ME “MEDALJEN NËNË TEREZA” Nga Frank Shkreli

I dashur Lek te falenderojme per njoftimin e marrjes se shkrimeve tona per nr. 167. Ne mendjen tone Revista KUQ E ZI do t mbetet si shtepia e hapur ku degjonim (lexonim) mendime te pjekura si dikur ne odat e miqve te malesoreve te mencur, si ne faqet e reviztes "Albania" te Faik Konices, te gazetes "Dielli" te Fan Nolit. E luajte mire rolin e te zotit te shtepise o Lek, Dere e Madhe e Pervizeve te Kurbinit dhe e mbare Shqiperise dhe diaspores. Midis shume bashkepunetoreve dhe ne te dy kemi mesuar shume gjera qe nuk i dinim ose i dinim se prapi mbi historine e Shqiperise, demokracine dhe kulturen boterore. Revista jote me jetegjata ne historine e gazetarise shqiptare, permes mprehtesise dhe enciklopedizmit tend u kthye per gati 30 vjet ne nje shkolle edukimi dhe emancipimi per lexuesit e shumte. I japim lamtumiren revistes sate, kurse ty e Gjylianes ju urojme jete te gjate dhe pacim rast te na vizitoni e t'ju vizitojme si miq te mire qe na beri revista jote. Perqafime, Julia e Thanasi.

Ditën e martë, më 27 korrik, 2021, studiuesit shqiptarobritanik Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombtarisht i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën Nenë Terezës, duke e lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë btën. I vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nenë Terezës dhe si një ndër njohsit më inteligjent dhe më të mprehtë të kulturës shqiptare”. Në njoftimin me ketët rast thuhet se, Sipas dekretit No. 13163 të datës 14 Korrik 2021, dekorimi është pra, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e çmuar akademik të Profesorit Alpion, në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit, si dhe promovimin e Shën Nënë Terezës duke e lartësuar nivelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë botën. Z. Alpion, thuhet më tej në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, “Është vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nënë Terezës dhe si një ndër njohësit më inteligjentë dhe më të mprehtë të kulturës shqiptare.” Siç dihet, ‘Medalja Nënë Tereza’ është një nga çmimet më të larta që akordohet nga Presidenti i Shqipërisë. Sa për të pasur një ide dhe për informacion të lexuesit, disa nga personalitetet e huaja dhe shqiptare që janë nderuar me këtë çmim të Republikës së Shqipërisë, ndër vite, përfshijnë Kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesić, Presidentin e Lituanisë Valdas Adamkus, Presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli, Mary Jean Eisenhower, Kryetare e Programit ‘People to People International’ (PTPI), i krijuar në vitin 1956 nga gjyshi i saj Presidenti Dwight


D. Eisenhower, dhe ish-Senatori amerikan, Sam Brownback, Ambasadori i SHBA-së për Lirinë Ndërkombëtare Fetare. Në njoftimin për media për dekorimin e Profesorit Gëzim Alpion me “Medaljen Nenë Tereza”, thuhet se kjo është hera e dytë që Profesori shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet në Shqipëri. Në vitin 2019, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i akordoi Z. Alpion çmimin, “Ambasador i Kombit”.

Libri më i ri i Profesorit Alpion titullohet “Mother Teresa -- The Saint and her Nation”, ose “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj”, botuar një vit më parë nga shtëpia botuese britanike “Bloomsbury”. Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion | Gazeta Telegraf -- Ky libër është i pari i këtij lloji, në anglisht, që e trajton Nënë Terezën në kontekstin e rrënjëve të saja etno-shpirtërore, duke e shikuar misionin dhe thirrjen e saj fetare prej murgeshe, si një pasqyrim i historisë së trazuar të popullit shqiptar gjatë dy mijë vjetëve të kaluara. Dr. Alpion sugjeron, në librin e tij, “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj”, se ekziston nevoja për studime objektive të mëtejshme që të pasqyrohet roli vendimtar i fesë, gjatë shekujve, në përcaktimin e identitetit kombëtar, por edhe roli fetar në justifikimin e aneksimeve territoriale të rajonit të Ballkanit. Dekorimi i Akademikut shqiptaro-britanik, Profesorit Gëzim Alpion nga Presidenti i Repiublikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta është një nder për të dhe për punën e tij prej akademiku – i cili duke e paraqitur Nenë Terezën në konteksin e rrenjëve të saja etno-shpirtërore i paraqet, njëkohësisht, botës një frymë të njomë, më fisnike dhe më frytdhënse, se ato për të cilat fatkeqsisht na njeh bota si shqiptarë, për arsye të historisë tonë të shekullit të kaluar por edhe më mbrapa. Prof. Gëzim Alpion -- duke u folur të huajve dhe duke shkruar për Nenë Terezën në gjuhën e tyre -- ai po ben një shërbim të madh për t’i kujtuar botës anglisht-folëse,

traditat dhe zakonet tona shekullore të cilat mund të jenë ndryshkur gjatë shekujve, duke zbuluar kështu -- sidomos për të huajt por edhe për shqiptarët -- bukurinë që fshihet në thellësitë shpirtërore dhe stërgjyshore të Kombit shqiptar, ashtu siç pasqyrohen edhe nga jeta dhe veprimtaria e Shën Nenë Terezës. Urime Prof. Dr. Gëzim Alpion. Një dekoratë e merituar! Kush është Prof Dr. Gëzim Alpion: Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Neëman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham. Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Birminghamit. Specializimet e Profesorit Gëzim Alpion janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë. Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën anglisht, i jetës dhe i veprimtarisë së Shën Nënë Terezës dhe është, njëkohësisht, edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”.

Mirnohje Per “Miq të Mirë në Ditë të Vështirë” (Peticioni I 10 shoqatava Israelo- Amerikane në mbrojtje të Kosovës)

Sami Repishti Neë York. Me datën 29 qershor 1998, mora nji kopje të Peticionit nënshkrue nga 10 kryetarë shoqatash të bashkësisë israelite-Amerikane drejtue Presidentit Ëilliam J. CLINTON të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ku trajtohej problemi i Kosovës në mënyrë akademike dhe humanitare. Kopja e Letrës I drejtohet edhe “Dr. Repishtit” nga “Michael” (firmë e autorizueme), cilësohet si “Jeëish Letter”, dhe dergohet me faks për Këshillin Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NACC), organizata ma efektive për problemin e Kosovës. (Ma poshtë japim origjinalin e plotë të Letrës në gjuhën angleze) Mirënjohja izraelite e ndihmës së dhanë popullsisë hebreje gjatë Luftës II Botënore ashtë shprehë shumë herë nga udhëheqës israelitë. Presidenti i Israelit, Ezer Ëeizman, tue folë për qendrimin e popullit shqiptar ndaj popullsisë hebreje të strehueme në Shqipëri gjatë L2B bani këte deklaratë:


“ Populli israelit nuk do të harrojë kurr se në vitet e vështira të Luftës II Botënore , ata gjetën tek populli shqiptar strehim dhe mikpritje të vertetë”.(Signed: Ezer Ëeizman, President of Israel). Sensibiliteti i shqiptarëve ndaj problemit të keqtrajtimit dhe persekutimit të popullsisë hebreje në Europë ashte tregue edhe në mesin e shekullit 19, nga themeluesi I shtetit shqiptar, Ismail Kemal Bej Vlora, gjatë periudhës që ai ishte governator i Moldavisë; ai i raportonte Qeverisë turke gjendjen shumë të keqe të popullsisë fshatare hebraike dhe shkeljet flagrante të të drejtave të tyne njerëzore. Ma vonë nji tjetër shqiptar i madh, Bishop Theofan S. Noli, themelues i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë dhe ish kryeministër i Shqipërisë, në raportet e tia për Qeverinë turke shkruen: “….Tëë dy vendet, Israeli dhe Shqipëria, janë shtete të vegjël. Të dy kanë rrenjët e vjetra.Të dy kanë nji histori plot vuejtje dhe mundime. Dhe, të dy kanë ruejtë identitetin e tyre respektiv dhe kulturën e tyre, pa marrë parasyshë sfidat e pa numërta dhe krizat e kalueme shekuj me rradhë. Këto ngjashmëri formojnë një lidhje të përbashkët në mes të hebrejve dhe shqiptarëve,” (Signed) Bishop Theofan S. Noli, Albanian Orthodox Achdiocese In America). Ky gjykim u konfirmue edhe nga Presidenti Shimon Perez gjatë nji vizite në Shqipëri. Ai tha: ‘Gjeografia na ndane; por historia na bashko Në Shqipëri ka nji histori të prezencës hEbraike në atë vend, sidomos për vitet e L2B. Tue ju referue atyne viteve, shume studjues kanë arrrijtë këto përfundime të përbashkëta: 1) nuk ka pasë viktimizim të hebrejve në Shqipëri; 2) nuk ka pasë dëbim individual as masiv të hebrejve ngaShqipëria, 3) dhe nuk ka pasë bashkëpunim me Nazistët në Shqipëri në katastrofën e “Solucionit Përfundimtar”. Rabbini Chaim Hoffman i Universitetit të Nju York-ut konfirmon se: “Mbas dorëzimit të Italisë, gjermanët invaduen Shqipërinë, dhe të gjithë hebrejtë dolën në ilegalitet. Ekzistojnë dëshmi gojore, dhe me shkrim, që konfirmojnë aktet heroike dhe qendrimet kurajoze të bame nga populli shqiptar individualisht dhe kolektivisht në mbrojtje të popullsisë hebraike që kerkonte strehim nga tirania naziste”. Harvey Sahner, që mbijetoi holokaustin nazist shkruen: “ Të gjithë hebrejtë shqiptarë mbijetuen holokaustin (Shoah). Të gjithë grekët, jugosllavët, austriakët dhe gjermanët jahudij që patën fatin me shkue në Shqipëri mbijetuen katastrofën. Shumica e guximtarëve kanë qenë myslimanë. Dhe nuk dihet nji rast ku shqiptarët të kenë marrë ryshfete e pagesa për strehimin e jahudijve”. Masat ndeshkimore naziste që u morën në të gjithë Europën nuk u zbatuen në Shqipëri. Rreth Shqipërisë, Greqi dhe Jugosllavi, hebrejtë u rrethuen, u arrestuen dhe u derguen masivisht në kampet naziste të

përqendrimit. Në Shqipëri ata nuk u detyruen me mbajtë “yllin e verdhe” me germen “J” (Xhju) në rrobet e tyne. Nazistët kerkuen që paria e vendit të pergatitë dhe të dorëzojë listën e plotë të tëë gjith hebrejëve që jetojshin në Shqipëri, por kerkesa u refuzue. Ky ka qenë ballafaqimi i parë me nazistët i qeverisë së re shqiptare. Shumë persona mendojshin se qeveria shqiptare do të pranonte kërkesat naziste, por ajo rezistoi.

Me 20 tetor 1943, Gestapoja naziste filloi nji fushatë arrestimesh të elementit pro-komunist në Durrës dhe arrestoi 569 shqiptarë dhe 36 italianë. Në Shijak u arrestuen 57 shqiptarë dhe 44 italianë. Në të dy operacionet nuk u arrestue as edhe nji hebre. Në pranverë të vitit 1944, Gestapo kerkoi përsëri nga qeveria shqiptare listen e të gjithë hebrejve. Shqiptarët jo vetëm refuzuen kerkesën por dhanë sigurime për popullsinë se për sa kohë që qeveria do të jetë në fuqi asnji hebre nuk do të dorëzohet

Me ardhjen e rregjimit komunist , nandor 1944, Shqipria u ba nji satelite e Bashkimit Sovjetik. Me 16 prill 1949 Shqipëria njohu shtetin e ri të Israelit me kerkesë të Moskës, por nuk lejoi asnji hebre të kthehet në Israel. Me prishjen e marrëdhanjve B.S.-Israel filloi nji propagandë e çthurun me mediat gjatë gjithë viteve të Luftës së Ftoht. Anti-zionizmi ishte brumi i kësaj propagande. Me ramje e komunizmit në Shqipëri, 1990, pothuejse të gjithë hebrejtë e Shqipërise emigruen në Israel; minimumi i tyne ka qenë rreth numrit 2000. Me 11 gusht 1991 nji Ambasadë Shqiptare u hap në Tel Åviv, Israel. Që atë dite marrëdhanjet miqësore vazhdojnë të mbahen në mes të dy vendeve. Gjatë vizites së nji grup shqiptar në Israel, KM i vendit Shimon Perez, deklaroi:” Ne ju duam sepse ju shpëtuat jetët e hebrejëve gjate L2B, sepse ju keni vuejtë nga nji diktature e eger…!” Me 26 janar 2006, senatorët amerikanë Charles Schumer (D.N.Y.) dhe John McCain (R.Ar.) paraqitën në Kongres për aprovim nji Rezolutë (U.S.Senat, Res.521/2006 ) me rastin e 61 vjetorit të lirimit të hebrenjëve nga kampet naziste, për mbrojtjen e tyne, dhe për shpëtimin e jetës së të gjithë hebrenjve që jetuen dhe u strehuen në Shqipëri, gjatë L2B. Sot, Shqipëria njihet si i vetmi vend në botë ku në mbarimin e L2B kishte ma shumë popullsi hebreje se para kësajë lufte. ***


“ Me 9 korrik 2020, u promovue në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës Memoriali për të kujtuar dhe nderuar gjashtë miljonë hebrenjtë e Europës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë”, shkruente gazeta DIELLI e datës 24 korrik 2020. Tue folë me rastin e kësaj ceremonie, Ambasadori amerikan, The Hon. Yuri KIM tha: “Ashtë nder të përuroj këte Memorial në respekt të popullit shqiptar që rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur hebrenjtë e Europës” dhe “….. përgëzoi shqiptarët që rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur hebrenjtë nga rreziku nazist….Kjo eshtë nji histori frymëzuese e humanizmit kurajoz dhe nderit– e traditës shqiptare të “besës”, raporton DIELLI. Në Memorialin Holocaust Museum, YAD VASHIM, Jerusalem, ka sot afër 100 heroj civilë shqiptarë që nderohen me pllaka përkujtimore si “Righteous Among the Nations” . **** June 23, 1998 Mr. President, Ëe are saddened and outraged by the systematic attacks of Serbian military, paramilitary and police forces under the command of Slobodan Milosevcic on the civilians of Kosovo. The “ethnic cleansing” of ethnic Albanian Muslims in Kosovo recalls too vividly the slaughter and forced expulsions of Muslims during the genocide conducted by Milosevic and his allies during the ëar in Bosnia. As Jeës, ëe knoë very ëell the terrible cost of appeasement. It ëas only a generation ago that ëe saë the fires of the Holocaust, and their light still illuminates our vision, making clear that ëe cannot be passive in the face of genocide. Our solemn voë –“never again”—must be more than a slogan. It must be an agenda, a commitment not just to be vigilant, but to act. Ëe must act noë to prevent further suffering in Kosovo’s innocents and to prevent Milosevic from dragging the entire region into a neë ëar that could dëarf Bosnia in comparison. Ëe call upon the United States and other countries around the ëorld to honor their commitment to the U.N.Genocide Convention, ëhich requires that signatories do their utmost to prevent and punish genocide. By attempting to forcibly remove a people from a region based on their religion or ethncicity, the recent “ethnic cleansing” campaign by Milosevic’s forces clearly meets the definition of genocide Article Tëo of the Genocide Convention.

Ëe urge you to avoid the mistakes of the past and to assume a leadership role in taking action to prevent further Serbian attacks. Ëe applaud the recently announced NATO plan to employ air to increase pressure on Slobodan Milosevic. Ëe also call upon the Prosecutor of the U.N. Ëar Crimes Tribunal for the former Yugoslavia to visit Kosovo and Belgrade in the comig days and ëarn Milosevic and his folloëers that they ëill be held responsible for genocide and any other crimes against humanity committed by their forces In Kosovo. President Clinton has eloquently stated in recent ëeeks ëhat many of us have believed for years! Ëe failed to act quickly and forcefully enough in Ruanda and Bosnia. Ëe must not alloë Kosovo to become another Bosnia. As Jeëish traditon teaches, ëe cannot “sit by the blood o f our brothers” (Leviticus 19:16) The U.S. and the international community must not turn a blind eye to these atrocities, but rather ëe must try to protect the innocent citizens ëho are suffering. Ëe must, because if ëe don’t ëho ëill? Sincerely, Phil BAUM Executive Director American Jeëish Congress

Federation Rabbi Jerome M.Epstein Executive Vice-President United Synagogue of Conservative Judaism

Rabbi Mordechai Liebling Executive Director Jeëish Reconstruction

Marine E Post National President Hadassah

Abraham H. Foxman National President Anti-Defamation League Jeëish Ëomen

Nan Rich National President National Counci of

Mandell I. Ganchroë, M.D. President Orthodox Union Affairs

Dr. Laërence Rubin Executive Vice-Chairman Jeëish Council on Public

David Harris Executive Director American Jeëish Committee Hebreë CongregatIons

Rabbi Eric Yoffie President Union of American

( Dr. Sami Repishti ashte autori I studimit: The Jeës in Albania: A Story of Survival, botue ne Holocaust Studies Series- THE HOLOCAUST : Essays and Documents, (edited by Randolph L. Braham=. Botue nga The Rosenthal Institute for Holocaust Studies Graduate Center/City University of Neë York and Social Science Monographs, Boulder, Col.Columbia Un. Press:2009


Thanas L. Gjika

NJERIU ME TIPARET NATYRORE DHE NDËRGJEGJËSORE Kur shikojmë bimët dhe qeniet e tjera të gjalla që jetojnë mbi tokë, nën ujë dhe nëajër na bie në sy fakti se pjesët përbërëse të tyre janë ndërtuar në forma e proporcione tëpërsosur për të kryer funksionet që duhet të kryejnë. Po ashtu edhe ngjyrat trupore tëlëkurës ose të pendëve, luspave, ose të krahëve fluturues janë në përputhje me kushtet eambjentit për t'u mbrojtur nga grabitqarët ose për t'u bërë të padukshëm nga preja e tyre. Kombinimi i ngjyrave është në përputhje dhe me disa parametra të bukurisë, sepse ngjyrat kanë dy funksione, nga njëra anë ato duhet ta mbrojnë qënien nga kundërshtarët dhe tabëjnë të padukshëm prej prejës, kurse nga ana tjetër duhet ta bëjnë bartësin e tyre sa mëtërheqës ndaj partnerit për çiftëzim e shumëzim.Besimtarët e krishterë, muhamedanë dhe judenj, ia njohin këtë dukuri forcës sëKrijuesit / Zotit. Kurse ata që janë ateistë ia njohin këtë dukuri Nënës Natyrë. Duket se qeniet e gjalla qofshin bimë, kafshë, shpendë ose peshq kanë në genet e, tyre një forcë që i ndihmon për t'u transformuar e përsosur pambarimisht me qëllim që tëmbijetojnë dhe të mos zhduken. Për besimtarët kjoforcë është e dhënë prej Krijuesit /Zotit, për ateistët është krijuar gjatë luftës për ekzistencë.Le të shohim njeriun si qenie e gjallë. Ky ndryshon nga qeniet e tjera të gjalla, sepsekrahas instikteve ka dhe ndërgjegje. Njeriu, si qenie natyrore instiktive, si të gjitha qeniet etjera, është përshtatur e vijon të përshtatet, lidhur me format trupore e aftësitë mendore, nëpërputhje me kushtet natyrore dhe kërkesat e punës. Kurse si qenie njerëzore me ndërgjegje, njeriu ecën herë drejt përsosjes e herë drejt deformimit të ndërgjegjes së vet. Sipas Napolon Bonapartit, në një popull lulëzojnë veset e këqia (pra zhvillohet procesi i deformimit shpirtëror) kur atë popull e drejtojnë njërëz jo të ndershëm, jo atdhetarë; kurse në po atë popull lulëzojnë vetitë e mira morale (pra zhvillohet procesi I përsosjes shpirtërore) kur e drejtojnë njerëz të ndershëm e ardhetarë.Këtë mësim të rëndësishëm mund ta ilustrojmë me historinë e popullit tonë. Gjatë jetës së tij nën drejtimin e

kryetrimit Gjergj Kastriotit Skënderbeut, burrit të ndershëm e atdhetarit të sakrificave të madha, lulëzuan vetitë e mira: burrnia, trimëria, bujaria, besa, dashuria për njeri-tjetrin, atdhedashuria, etj. Gjatë sundimit të popullit tonë pre sundimtarëve turq e veglave të Sulltanit dhe më vonë prej diktatorit Enver Hoxha e veglave të tij, dhe tani prej njerëzve të korruptuar antikombëtarë, në popullin tonë lulëzuan e po lulëzojnë veset, si frika, spiunllëku, pabesia, mosmirënjohja, vjedhja, etj. Për popullin tonë sot ka një rrugë shpëtimi: Realizimi i Reformës në Drejtësi do të sjellë shumë shpejt ardhjen në pushtet të njerëzve të ndershëm dhe atdhetarë, të cilët do të ndërtojnë Shtetin Ligjor dhe lulëzimin e vetive të mira morale si burrnia, besa, atdhetaria, mirënjohja, dashuria për njëri-tjetrin, etj. Pra sot, kush nuk godet korrupsionin dhe pushtetarët e korruptuar, është në krahun e gabuar të historisë, kush godet korrupsionin dhe pushtatarët e korruptuar është në krahun e duhur të historisë...

PSE I DUHEN POETAT NJI VENDI? ELEGJI E LETRAVE SHQIPE ESSE – Për festivalin ndërkombtarë të poezisë në Kosovë. Nga Gjergj Jozef Kola 1. Ma parë se me u ba shtet, Gjermanija lindi njiherësh Goethen e Schillerin, të cilët me vargje ndërtuen ADN-ën e kombit. Fryma e këtij kombi e mbushun me afshin e poetëve, hapi rrugën e nji nga shteteve ma të fuqishëm të kohëve moderne. Për analogji historike, ishin pikërisht poetët e rilindjes së shekullit 19 që pregatiten strukturat e kombit ku kishte me lindë në fillimshekullin e 20 shteti shqiptar, falë edhe Hebames Habsburge në Vjenë.. 30 vjetët e parë të pamvarësisë së Shqipnisë e mbushen çdo qytet me poetë të mrekullueshem, a thue se qiella që kishte qenë e mbyllun për 5 shekuj i libroi engjujt pendëflakë e ata u sulen në bregun e Adriatikut… Kishte qytete si Shkodra, ku ranë aq shumë engjuj pendëflakë saqë në çdo rrugicë kishte nji poet e në çdo derë nji shkrimtar…Pashko Vasat, Ndoc Nikajt, Gjergj Fishtat, Ndre Mjedat, Ernest Koliqët, Millosh Nikollet, Ndre Zadejet, Lazer Shantojet, Vincenz


Prendushat, Arshi Pipat shtriheshin mbi muret e nalta të kohes si lulevilat e pranveres… Me vendosjen e diktaturës në 1944, fantazma osmane doli nga „lampa e Aladinit“ e u vesh me kostumin komunist. Me tanë urrejtjen shekullore patologjike të ali pashës së tepelenes, mutacioni komunist iu vërsul kulturës shqiptare dhe e rrafshoi me gjak e hekur, tue e lanë vetë fantazmën osmane me gojë haptë. Shqiptarët e Kosovës u quejtën „miq e komshi“, ndërsa serbët vëllezër nga diktatori komunist i zonës së parë operative. (?) Jo vetëm shpirtat e bukur kanë etje për poezi, porse edhe zompit janë të etun për gjak, si nji luftë e përhershme të së mirës me të keqen. Ky mutacion osmano-komunist arriti deri aty saqë dhunoi vorrin e poetit te kombit At Gjergj Fishtes e askush ne demokraci nuk u ndëshkue për ket krim, madje ata që e dhunuen vazhdojnë me u dekorue nga establishmenti postkomunist… Për 45 vjet diktaturë nuk u lind asnji poet e kombi i fshehu gjenite siç ban dimni me rranjën e luleve. Në kët përpjekje të përbindshme për me lindë diçka, diktatura shterpe komuniste krijoi standartin e 72, nji gjuhe mushke, siç pati paralajmerue Fishta i madh, as kalë e as gomar, as gegnishte e as toskenishte, ne fakt shume toskenishte e pak aspak gegnishte… Si pasojë e kesaj, ndalimi i gegnishtes me ligj e shtremnini i toskënishtes po me ligj, nuk lindi asnji poet ma. Brezat e lindun nën diktaturë lexojshin me kënaqësi sublime poetet e lejuem të kombit, Mjeden, Nolin, Migjenin, Poradecin e sidomos te ndaluemit, Fishten e Koliqin, porse neveritshin poetucet skllevër të diktaturës, të ashtuquejtunit: realsocialistë. Në moçalin e tyne realsocialistet mbytën çdo specie poetike, rrafshuen çdo individ e si pasojë për çdo poezi apo prozë kishte vetëm nji stil: stilin standartas. Jo pa lidhje, në Kinën e lashtë fëmijve valltar u vendosnin këpucë drunit që mos me iu rritë kurrë ma kambët, e realsocializmi u vendosi poeteve po këto këpucë e sot duken te tanë njilloj. Standarti, ky akt kriminal që bani belbacuk kombin tonë lindi njiherësh me revolucionin monstruoz kulturor maocedunist. Kombi shqiptar ishte shprishë në atë mënyrë tragjike, saqë kur erdhi liria me 1992, shumica e popullit kërkonte me ikë sa ma parë jashtë shtetit. Të parët që ikën ishin realsocialistat, nga frika se revolta popullore kishte me i linçue për krimet që kishin ba, porse lumi i historisë shqiptare u kanalizue në njiqind përrej të vegjël e nuk u vendos kurrë drejtësija e meritueme.

Asht kjo mungesë e vetpastrimit, e asaj që Frojdi quen, „shtypje e neurozës“ që e vazhdon ende sot krizën e Identitetit të kombit shqiptar: shkurt, frenon lindjen e poetëve që riformojnë kombin. Nëse njeriu lexon sot gjenitë e botës në poezi apo prozë e dallon menjihere Autorin prej stilit të tij, porse edhe nji njohës i letrave shqipe e njef stilin e gjenive të poeteve shqiptar të pamvarësisë, Fishtës, Mjedës, Poradecit, Kutelit, Konicës, Cajupit, Nolit, Frashërit, Koliqit, Migjenit… Ndërsa nji poezi apo prozë në standart nuk të lejon njohjen e autorit sepse aty mungon stili: standarti si artific e mbyt stilin. Shumë qytetnime jane zhdukë për arësyen e vetme se kanë mbytë poetet me gurë ose i kanë zhvarrosë ata e u kanë hjedhë eshtnat në lumin e harresës. Në Babilon njerzit nisen me ngritë nji kullë deri në fronin e Hyjit, porse ata nuk e ndërtuen kurrë sepse gjuha u ngatërrue rrugës dhe qëllimi final u shkërmoq bashke me kullën. (Standarti i 1972 ka kët mision shkatërrues kundra kombit shqiptar e deritash ja ka dalë me sukses, mjerisht.) Prej aty njerzit ndërtuen qytetnime te tjera, kombe të tjera me poetë të rij. Kështu nën diktaturën neverhoxhiste u rriten stilet e poetët jashtë sistemit realsocialist, mbijetoi nën diktaturë Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli në universin e tyne të mbyllun, në toskërishten e lëvrueme me mjeshtëri, njashtu si Arshi Pipa në USA apo Ernest Koliqi në Itali, me gegnishten e tyne aq të natyrshme e mjaft të pasun. Natyrisht majen ma të naltë e përban Martin Camaj, që në vetminë e Lenggries nga 1970-90 krijon edhe stilin ma unik në poezine shqipe, të perfaqsueme nga gegnishtja. Në premierën e dramës MARTIN CAMAJ - POETI I VIZATUEM, në Lenggries të Gjermanisë, bashkshortja e tij, Frau Erika Camaj na tha se Martinit i asht dashtë nji jetë me latue e limue stilin e tij origjinal. Të mendosh se sot letrarët shqiptar mendojnë se tue lexue nji libër arrijnë nji stil origjinal. Nëse lexon nji poezi të Camajt, e njef menjiherë autorin, gjaqë nuk mund të thuhet për të tjerë, poetë realsocialistë, të cilët ngjajnë si pika ujit në stile. Me Martin Camajn në 1992 u mbyllë edhe diktatura komuniste, si nji paradoks historik, se në fakt Martin Camaj i „pau dhambët e amshimit tue u mbyllë“ per të fizikisht, e fatlumnisht tue u hapë për kombin shqiptar e për poezinë shqipe. Ky asht fati i poeteve te nji kombi në kristalizim e siper, si nji diell në lindje, përgjakë horizontin perballë… Jam i lumtun që në kët festival ndërkombtar të poezisë asht e ftueme edhe poetesha shkodrane


Ledia Aleks Dushi, si vazhdue e denjë e poezise Camjane, si shenjë e vazhdimsisë. 2. Që të jena të qartë që në fillim: Kombin shqiptar nuk e formojnë oligarkët politiko-fetaro-tregtarë, sepse ata janë të parët që e braktisin Kullën e Babilonit, porse poetët, sepse ata janë fjala, ADN-ja që e mban kullën në kambë. Me rritë nji poet në tokën shqiptare asht si me hapë nji pus me gjylpanë e kjo ndodh qëkur ishim arbnorë. Ka 5 shekuj që shkrimtari ma i randsishëm, bestselleri i vetëm i shekullit të 16, arbnori Marin Barleti ende nuk e ka të rindërtuem vendin ku shkroi kryeveprat e letrave shqipe: Bazilikën e kalasë së Shkodrës, respektivisht: Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Skanderbegut. Kanë kalue 30 vjet demokraci e gjendja nuk asht aspak e kandshme, as për poetët e as për kombin shqiptar. Në dy shtete i ndame, me pakica në dy të tjerë, kombi shqiptar drejtohet nga politikanë me formim postkomunist e jo nga poetë me formim universal - human, që janë të vetmit që munden me ringjallë kombin shqiptar në Ballkan. Mbeshtetja që bota po u ban „klounëve politike“ shqiptar, kallxon edhe nji herë seriozitetin që ka bota e qytetnueme ndaj nesh e tragjikomikja qindron në atë që këto politikan po e losin rrolin e tyne me shumë seriozitet tue lan Sanço Pançon e don Kishotin me gojë haptë. Këtu për poetin e kombit nuk e ka asnji shancë mbijetese. Reminishencat osmano-bizantine, respektivisht turko-greke sot, kanë qenë historikisht dy helme në frymëmarrjen e kombit shqiptar prandaj flirtet politike me këto dy vende që janë në anmiqësi të thellë më njeni tjetrin, vetem sa e thellojnë edhe asfiksinë e Shqiptarëve. Rranjët arbnore janë e vetmja forcë e mirëfilltë që lulëzon pemën e kombit shqiptar. Fundja falë kësaj rranje kombi shqiptar i qindroi asimilimit 5 shekullor turko-greko-serb. Pozitive në demokraci asht ajo që poetët gegë u ringjallën menjiherë, njashtu në universin e tyne të strukun në mjegullnajë. Penda që kishin shkrue në „letërsinë e heshjes“ si Zorba, Lazer e Jozef Radi apo Primoja, nisin me e zbukurue pranverën e kthyeme të poezise shqipe, bash si zambaket e borës që nxjerrin kryet me kallxue se stina e luleve nuk asht lerg. Mjaft poetesha të reja shqiptare gege, si Ledia Dushi, Erenestina Gjergji Halili, Gabriela Muja, Arjola Zadrima, Ledri Kurti Kraja, Donika Dabishevci, Manjola Brahaj, Lindita Ahmeti, Diana Toska, Elinda Marku, Lavdi Bakiu, Kaltrina Uka, Mira Nikolli, Vlora Ademi, Desantila Qerimaj, Eljona Kodra, Rozafa Shpuza, Entela Tabaku, Elona Culiq etj, zbuluen

vallen poetike të shtojzovalleve: SHTOJIZOTVALLET! Nga ana tjetër disa poetë gegë, madje të talentuem, nuk gjetën forcë me dalë mbi standartin, apo nuk deshën me hjekë monopolin e tij e kjo solli atë që shumë prej tyne vazhdojnë me shkrue në stilin e stilisteve të pastilë, porse të afirmuem të diktaturës. Poeti i kombit At Gjergj Fishta shkruen para 100 vjetësh, 5 vjet mbas pamvarësisë: „Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka letrarë“… Shqipnia sot në 2021 asht i vetmi vend në botë ku letrarët botohet prej njohjeve politike e jo për hir të stilit e talentit poetik. Politika e përkeqesoi plagen e gjuhës e të poezisë saqë të vjen me çitë vner kur shef se si letrarë pa asnji stil mbajnë kunorën e larit mbi krye. Si askund në botë vazhdojnë me u frye letrarët e pastil të diktatures, njashtu siç kerkon njeriu me kthye jetën normale tek nji zombi perçudnues. Rezultati njihet, sot nuk kena asnji veper dinjtoze, shperthyese gjeniale, as poetike e as prozaike nga këto pseudostiliste. Sepse fundja duhet me ra dakort që: STILI ORIGJINAL ASHT AI QË PËRCAKTON LETERSI, POEZI E ART! 3. Arti e letersia si shumëçka tjetër në shoqninë shqiptare asht marrë peng nga politika e nga oligarkët analfabetë në poezi. Establishmenti kujdeset perditë që të mos kalojnë kush rrethin vicioz e gjithçka të konsumohet në vetvedi. Në asnji shtet të botës nuk ndodh absurdi shqiptar, ku drejtues të naltë të shtetit ndajnë urdhena shtetnore pseudoartistave të realsocializmit, në mënyrë që ata të marrin nji pension të dyfishtë në kohën e demokracisë, të cilën tanë jetën e kanë sha e shilue. Askund në botë nuk ka ndodhë, vetëm nën rilindjen e Eduin Ramës që të mbahet Kuvendi i poetëve të Diasporës e të ftohen shkrimtarucët që jetojnë në Tiranë me drejtue panelet e me folë për letërsinë në Diasporë!? Korrupsioni e tallavaja nuk mund të ketë fytyrë ma monstruoze se kjo! Porse nga ZONA E PARE OPERATIVE nuk mund të pritet gja tjetër, ajo e ka për mision shkatërrimin e kulturës e të kombit shqiptar të ndërtuem me aq mund e dashuni nga Rilindasit e nga Habsburgët. Na duhet me u ba të vetëdijshëm se ishin poetët e kombit, Gjergj Fishta në Gegni e Naim Frashëri në Toskëri që e ngjizën kombin shqiptar ne fillim shekullin e XX e sot në fillim shekullin e XXI ata mungojnë tmerrësisht. Kjo ndodh jo se kombi jonë asht shterbë e nuk ka forcë me lindë poetë, porse establishmenti postkomunist përkujdeset që ata me i mbytë që në lindje.


Realsocialistet kanë marrë peng botimet e ndodh siç i ngjau romanit bestseller në Amazon„TIM AUTIST“, për të cilin Autorit, nji nga shpitë ma të mëdha botuese në Tiranë i kërkoi ta sillte në standart prej gegnishtes, se ndryshe nuk mund ta botojnë e nuk e botuen: APARTHEIDI VAZHDON! Keshtu cerberusat e politikës kujdesen që edhe nese nji Autor fiton papritmas nji konkurs drame me Juri të ndershme, të pakompromentueshme, siç ngjau edhe me dramën NANE TEREZA NE SHKODER vijne menjihere osmano-bizantinet nga kryqyteti e ta hjekin e ja japin vedit, të pastileve, për 30 asprat biblike. Aktualisht në Shqipni nji poet – autor, që me mundimin e nji jete ka ndërtue nji stil të vedin në poezi apo prozë nuk e ka asnji shanc me dalë në siperfaqe, edhe nëse shkruen 200 „Elegji Duine“ apo 10 „Komedi hyjnore“ njiheresh. Ministria e kulturës ne Tiranë as që e ka në agjenda krijimin e „shpirtit te kombit“ nëpërmjet poetëve, porse vetëm pasunimin e pafre të titullareve te saj, siç shifet edhe nga deklarimi i pasunive në shtypin shqiptar, prandaj unë nuk habitem që për projektin poetik apo dramatik të rradhës, ata as denjojnë të përgjigjen, sepse nuk kanë as pikën ma të vogël të edukatës e kulturës, çmos kush në botën e madhe, të qytetnueme të perendimit, Europës ku dojnë me shkue e me ardhë. Ministritë shqiptare konsiderohen si „Selbstbedienungsladen“ thonë gjermanët e jo si drejtuese të kombit me forcën e shtetit. Unë u jam jashtëzakonisht mirnjoftës poetëve shqiptarë të Kosovës e veßanarisht poetit te afirmuem ne botën e poezise e te vlerësuem në mbarë kontinentet, z. Fahredin Shehu që më afruen kët platformë dinjitoze festivali botnor me folë për atë që nji poet ka për zemer: shpirtin e kombit të vet. Në Amazon, platformën e vetme demokratike që nuk kërkon as lidhje politike e as ideologjike e as fetare, porse përcakton bestsellerat në bazë të shitjes së librave, unë jam i prezantuem me 50 drama e 10 romane e 4 poema në shqip e gjuhë të hueja, në stilin që kam ndërtue tash nji jetë letërsi. Nji empati e mrekullueshme mban lidhe poetet shqiptar sot, poetet antikonformiste, ndersa e kunderta ndodh me poetucet qe jane te lidhun me establishmentin postkomunist, keto te fundit mbeshtesin vetem korrupsionin e tallavane, egoizmin e tyne primitiv. Flirti i pështirë që rilindja ne Tiranë po ban me serbosllavët e Ballkanit duhet të jetë nji shtysë kundravepruese e shqiptarëve të Kosovës e te mbarë Gegnisë për kundrapërgjigje. Unë i lëshoj klithmën e shqipes Kryemnistrit të Kosovës z. Kurti për me ja ba tana nderet emnit të tij shqiptar ALBIN dhe me e nxjerre TE

JASHTLIGJSHME NE KOSOVE STANDARTIN STALINIST te zonës së parë operative! Ne vend të tij me kthye STANDARTIN që ishte ndër shekuj me të cilin u shkrue edhe kryevepra e kombit shqiptar: LAHUTA E MALECISE! Bajeni ket për kombin tone zotni Kurti, njashtu siç e bani edhe Ernest Koliqi për ket komb kur hapi me qindra shkolla në Kosovën e librueme nga serbet. Ju e keni rastin me hi në kujtesen e kombit si legjendë, si Muji e Halili e si Gjergj Elez Alija me kët akt të madhënishëm. Dhamb për dhamb e sy për sy me të keqen që na ka marrë peng kombin – thërret poeti biblik! Na si komb kena mungesë të madhe ne forcën e pastrimit nga e keqja historike, njashtu sic ka nji fëmijë mungesë nga vitamiina D kur nuk e shef diellin për nji kohë të gjatë. Kështu gjuha shqipe përditë e ma shumë po bastardhohet me fjalë të hueja sepse standarti nuk asht i aftë për vetpërtërimje e dalëngadalë „vena nuk mban ma ujë“. Më duket se jena nji sirenë në breg te detit që mbulohet me cdo barishte që hjedh koha e ket fenomen kameleoni askush nuk e vuen ma shumë se gjuha, sepse ajo nuk lejon kameleonizma, porse vetpastrohet. Drama „Musine Kokalari“ e shkrueme në toskënishten e Musinesë e ne Gegnishten e Autorit, nji bestseller shqiptar në Amazon kallxon se keto dy dialekte rriten së bashku si identitet i letrave shqipe, lerg artificit të standartit të imponuem e antishkencor të diktatures komuniste. Pa paskajoren që hoqi me dhunë diktatura komuniste, nuk ka gjuhe shqipe. Shtetet e forta qëndrojnë mbi kombe të forta e këto kombe të forta u formuen prej poeteve, prandaj edhe i prijnë qytetnimit. Shqipnia shtrihet në dy shtete jo të forta, sepse nuk asht ende nji komb i plotë e për me u ba i tillë i duhen poetët, poetët antikonformiste e jo ata postkomunistë. Jena i vetmi komb në botë që nuk kena nji poet, prozator apo dramaturg si pikë referimi, si institucion, njashtu siç kena pasë në politikë Presidentin Rugova apo në kulturen e paqes, Nanë Terezen. Kjo kallxon se shoqnia shqiptare asht vetmarrë peng si akrepi i rrethuem nga zjermi e pret ditën e kamikazes në vetëdije e identitet, njashtu siç e don anmiku, shkruen Fishta i madh gati nji shekull ma parë… Vllaznit siamez, gege e toske duhet te vazhdojne me u rritë njilloj së bashku, se përndryshe njeni ka me ia marrë shëndetin tjetrit, ka me marrë gurin e Kainit në dorë, siç vepruen komunistat toskë nën 45 vjet diktaturë, ose kanë me pasë fatin kirurgjikal të binjokëve siamez. Prandaj na duhen poetat me krijue kombe prej mermerit e jo shtete prej kartuçit. Poeti dikur i panjoftun gjerman Frederik Shiller braktisë karrierën e mjekut ushtarak në moshë të re për me iu përkushtue dramës e poezisë, të cilat vitin e parë e çojnë në greminën e luftës për egzistencë, derisa nji mecen i


artit e letërsisë e zbulon atë dhe falë tij rritet nji gjeni i mbarë njerzimit. Mos i leni poetët e ri të kombit shqiptar me humbë në luftën për egzistencë, se kombi jonë ka sot ma nevojë se kurrë për to. Në kët festival unë gëzohem me u paraqitë me poemën e pabotueme: ROZAFAT, prej së cilës më lejoni me afrue disa rreshta:

Kryengritja e Postribës/ Zbardhen kujtimet e dëshmitarit të ngjarjes, Sami Repishtit: Batalionet e Sigurimit pushkatuan pa faj e pa gjyq shumë fshatarë! Më arrestuan më 22 tetor të ‘46!...

Rozafat, ti fat i drandofiles! Me të shtërngue ty në dorë mbushen gishtat me gjak e bahen penda dashunije, se gjaku jot mban lidhë themelet Ku rrëmojne ende sot Hijenat me feçkat e përgjakuna. E ti aty perditë vdes E ata përdite majmen, tue ndryshue pamjen Herë çakall e herë zagar: Kunetënit, kumbarë të vdekjes, porse ti je dashuni në vetpërsosje…

SAMI REPISHTI, PH.D.* Gjergj Jozef Kola Vjenë, 01.08.2021

9 shtator 1946. “Mbas mesit të natës, gjumi i qytetit të Shkodrës u prish nga nji breshni qitjesh me armë që më erdhi e papritun. Ishin katundarët e Postribës që mbrojshin tokën e tyne, me gjithë shpirt.

Pushteti” i ri komunist kërcënonte me kolektivizim. Nji grup i madh afër 200 vetash, i guximshëm por i paorganizuem, sulmoi qytetin, kazermat ushtarake e ndërtesat qeveritare, por pa sukses. Përleshja me “forcat e Sigurimit” vazhdoi deri në mëngjez, kur sulmuesët u tërhoqën. Rrjedhimet e këtij akti vetëmohues u treguen katastrofale. “Lëvizja e Postribës”, ashtu si u quejt nga të gjithë, nuk la shumë viktima në fushën e betejës, por bani shumë viktima në ditët që vazhduen. Ditën e parë, në nji fushë afër qytetit u ekzekutuen njizetë e tetë katundarë. Batalionet e Sigurimit të Shtetit invaduen katundet e Postribës e pushkatuen pa faj, pa gjyq, shumë fshatarë që nuk u arratisen sepse nuk morën pjesë në kryengritje! Shumë shtëpi u dogjën e tymi i tyne dukej qartë nga qyteti. Arrestimet u banë në masë dhe jashtë çdo kontrolli. Ky akt guximtar u ba shkak “të pastrohej” gjithë qyteti i Shkodrës me rrethe nga elementët “armiq të popullit”. Mbrenda nji mueji,


qyteti kishte dymbëdhetë burgje të përkohëshme, e ma shumë se njimijë e dy dyqind të arrestuem. Hija e randë e ekzekutimeve ishte kudo. Por natën, kur filloi pushka në rrugët e qytetit, Shkodra u elektrifikue. Ideja e rrëzimit të “pushtetit komunist” ndezi fantazitë e të gjithëve. Monstri i kuq mishngranës ishte plagosë! Nga dritarja e hapun në atë natë shtatori, krizmët e pushkëve më mbushën me shpresë. Nuk ashtë melodi e re për këte popull që ashtë “ushqye” me gjak e lotë. Nga Rozafa, sot e zymtë dhe e zemrueme, në këte natë martirizimi, zana numëron dëshmorët e ramë për liri, ndërsa në ledhet tremijëvjeçare të kështjellit, legjenda kalitë emnat e tyne për përjetësim. Historia e jote, o Shkodër, ashtë tingulli i daltës së çeliktë që pret thellë në granitin që copton, e në mermerin e lëmuet ajo kalitë pavdekësinë e atyne që dhanë jetën, flijime të ndërgjegjëshme të njerëzimit të lirë. Fjala shqipe “kryengritës” më pëlqen shumë! Sa e bukur; sa tërheqse! Fjala “kryengritje” që në gjuhët e hueja perëndimore përkthehet me “insurrectio”, (nga latinishtja), ngritje kundër nji autoriteti civil ose politik, nji seri aktesh dhe ngjarjesh që synojnë nji qellim të caktuem: ndryshimin e rendit shoqënor ekzistues, ka nji kuptim të veçantë në shqipen tonë. Ajo ka nji prejardhje ma të përcaktueme, ma “burrënore”: “të ngrejsh kokën nalt”, (“Nalto ballin, çetë luftare” e D.Ndre Zadejës) të refuzosh dhe të përbuzësh nënshtrimin, të mos përulesh, as të thehesh as të përkulesh, të kundërshtosh kamxhikun e shtypësit me nji guxim që sfidon vdekjen, dhe në përpjekjen fisnike me jetue “kryenaltë” pranohet humbja e nji jete që, pa liri dhe pa dinjitet njerëzor, nuk ka kuptim.

Nderi para jetës! Kryengritësi! Kryengritje! Sa titull magjepës! Ky ashtë koncepti që unë kam formue gjatë viteve të gjata në burgjet komuniste të Shqipërisë, e në kontakt me individë të thjeshtë, të paarsimuem, besnikë të traditave tona të besës, nderit, burrënisë, mikpritjes dhe trashëgimisë që na jep trimnia e fitueme në situata të vështira, “shtigjet e ngushta”, “rruga e kryqit” e Kalvarit tonë kombëtar. Ky ashte koncepti që unë kam formue nga takimet e përditëshme me ish-të burgosunit nga krahina e Postribës, në Veri të Shkodrës sime, landa kryengritëse që me guxim marramendës sulmoi “pushtetin” e terrorit komunist në Shkodër, më 9 shtator 1946. Sot, këte akt guximi të rrallë e quejmë “Lëvizja e Postribës” dhe e festojmë në kujtim të kryengritësve që shkruen me gjak nji epope, si dhe të viktimave që shkaktoi lufta në qytet, e masat ndëshkimore që nuk përfunduen asnjiherë për 45 vjet kundër kësaj popullsie vendëse. Por identifikimi i këtij akti spontan guximtar si “lëvizje” asht i pasaktë. “Kryengritja e Postribës”? Po! Leckamanët guximtarë të Postribës u mundën! Por, miti i “pushtetit të popullit”, i trumbetuem aq shumë nga sundimtarët e kuq u shemb. Ata që sulmuen ishin shumica katundarë të vorfën, landa që reklamohej nga “pushteti” si baza e tij, e që tashti ngrente kokën si rezistencë kundër “pushtetit”uzurpues. Disfata politike e komunizmit në Shqipëri ishte e plotë! Në ato ditë, entuziasmi, unë shkrova: “… Digju flakë, o Shkodra e ime plakë, digju! Sot në errësinën që të ka mbulue anembanë, për ushqim ka nevojë përsëri liria, për djelm ende të parritun si duhet, për burra që nanat kërkojnë pse duhen ushqye fëmijtë që qajnë për bukë, e për babën që nuk jeton ma! Ngreje zanin e kushtrimit përsëri, ti o qyteti i Rozafës, shpërndaje errësinën që mbretnon, o Shkodra plakë, e me flakadanin e ndezun në dorën që shkrumbohet nga zjarri i lirisë, digju, digju flakë, o Shkodra e ime plakë, digju!”. ((Nën hijen e Rozafës, f.125) *** Në mbasdrekën e 22 tetorit 1946, u arrestova nga organet e Sigurimit të Shtetit. Mbas nji hetuesie barbare që kërkonte nënshtrimin tim ma shumë se “informatat” mbi veprimtarinë anti-pushtet,


dola para “Gjyqit të Popullit”, nji shaka e pashpirt, nji komedi sa banale aq vdekësore. Nga 22 të akuzuemët, nandë fatmjerë u dënuen me vdekje, dhe ma vonë u ekzekutuen. Unë mora 15 vjet burgim të randë mbi kurriz. Nga ata që shpëtuen nga vdekja ishin edhe katundarë nga Postriba, pjesëmarrës aktivë të sulmit të 9 shtatorit. Njeni nga ata, i akuzuem si “kryetar” i kryengritjes, pranoi akuzën me dinjitet. Nuk mohoi veprimtarinë e vet në këte akt të armatosun. I thjeshtë, me pak fjalë, rreth pesëdhjetëvjeçar, por i lodhun nga jeta e vështirë e katundit, kufizohej me përgjegje të shkurta: po ose jo. Emni i tij, Osman Haxhija! Shpeshherë kishe përshtypjen se nuk kuptonte as akuzat e prokurorit, as vrejtjet banale të kryetarit. I veshun me nji palë rrobe të vjetra, që nga qendrimi në qelitë e flliqta të burgut dukeshin edhe ma të vjetra, Osman Haxhija qendronte me trupin drejt, kokën nalt, dhe shikimin e përqendruem në trupin gjykues sikur donte me sfidue autoritetin e tyne sa herë që e sulmojshin me ngulm e egërsi. Nuk e di se çka mendonte në ato momente kritike për jetën e tij, por shihej qartë nji shprehje mosperfillëse për të gjithë procesin, njerëz e ngjarje, me ftohtësinë e nji stoiku i përgatitun për gjithçka, i tronditun nga asgja. Nga banka e të akuzuemëve shikojshe me admirim të sinqertë këte viktimë të rrethueme nga ujq mishngranës që kercënojshin atë dhe të gjithë të mjerin vendin tim. Cili do të ishte fati i jonë në duer kriminelësh vandalë të kuq të vendosun me mbajtë pushtetin me çdo kusht e të nënshtrojnë me çdo mjet nji popullsi që nuk i pranonte? Më 27 nandor 1947, u dhanë dënimet. Osman Haxhija u dënue me burgim të përjetëshëm. Akoma më tingëllojnë në vesh britmat histerike të aktivistëve të grumulluem në sallën e gjyqit, ish-kinemaja e qytetit. Turma e pamend as na njihte, as kuptonte skenën makabre të përgatitun nga “pushteti” që ata i bindeshin verbënisht. “Trathëtarët në litar! Trathëtarët në litar!” shkyheshin gurmazet e qindra “spektatorëve” tashma aktorë pa ndërgjegjsim të valles së vdekjes që bahej para syve të tyne, të verbuem nga injoranca! Shumë qenie të thjeshta, ndërgjegje të papërlyeme, e mendje të çorodituna nga propaganda kambëngulëse për hakmarrje e frika e përgjithëshme, ranë viktimë e iluzionit komunist! Më 28 nandor 1947, përfunduem në Burgun e Shkodrës. ***

Ditën e parë të shetitijes njiorëshe në oborrin e burgut lëvizëm poshtë e nalt pa folë. Ma vonë, u afrova me Osman Haxhinë, e përshëndeta, i shtrëngova dorën, e përgëzova që i kishte shpëtue jeta nga pushkatimi. Ai uli kokën! “Na kushtoi randë”, më tha, “por nuk kishte rrugë tjetër”. Shqetësim i madh, por asnji shenj pendimi. Heshti e hodhi sytë rreth e rrotull. Ishim të rrethuem nga nji mur i naltë. Në kullat e ngrituna qendrojshin kercënues ushtarë të armatosun. Përmbrenda ishin rojet e burgut me shkopij. Mbas asaj dite, Osman Haxhija më kërkonte, sikur kishte dëshirë, me thanë diçka që e mundonte. Disa herë ecshin krah për krah, pa folë, që të mos krijohej dyshimi te rojet. Por heshtja e vazhdueshme nuk mund të zgjatej ma. Ishte e qartë se ai kishte nevojë, nji nevojë të madhe me folë e me tregue. Më dukej sikur kishte frikë se do të vdiste e të merrte me vete “sekretin” që përpiqej me zbulue. Unë kishe nji dëshirë të papërmbajtun me ditë ma shumë, me kuptue ma mirë rrjedhjen e ngjarjeve që sollën katastrofën e pa parashikueme, ku kishim ra viktimë të gjithë. Nji ditë, gjeta guximin e duhun me ba pyetjen kryesore: “Osman”,- thashë,- “pse ngritët krye?”. Ai u mendue pak, tërhoqi edhe nji herë në cigaren që mbante mes dy gishtave të dorës së djathtë, të zverdhun nga duhani, e u përgjegj thjesht: “Na erdhi thika në asht! Nuk durohej ma! S’kishte rrugë tjetër për ne!”, e heshti. Në atë moment kritik për këte njeri të mbushun me inat e deshprim, nuk gjeta fuqi as fjalë me ngushëllue këte figurë tragjike. Por ai nderpreu heshtjen e dhimbëshme e vazhdoi: “Me reformën agrare të vitit të kaluem na damtuen, por përsëri e bajshim jetesën. Ti e din se na mbjellim duhan kryesisht, e me shitjen e tij në pazar na sigurojmë të ardhunat me plotësue nevojët tona shtëpiake. Me reformën e vjetit 1946, këte të tashmen, na hoqën edhe atë mundësi. Nuk na mbeti tjetër veçse me u ba punëtorë të thjeshtë me pagesë të Shtetit. U vendos nga të tjerët me u ba kooperativa bujqësore, me drejtor nga jashtë katundit, nëpunës të panjohun për ne, e na rrogëtarë me pagesë ditore. Këte, as e kuptojshim as e pranojshim. Gjithë jeta e jonë ndryshoi për të keq. Na u duk sikur nuk jemi ata që kemi qenë brez mbas brezi…! Por e keqja ma e madhe ngjau kur


vendosen me mobilizue të rinjtë e katundit për ushtri. Kjo na këputi dy krahët. Sepse me djelmtë ushtarë na ishim robë të tyne… nuk mund të bajshim asnji kundërshtim”. “A ishte ky nji mendim i përgjithëshëm?”, e pyeta unë. “Po!”, më përgjegji. “Për këte kemi qenë të gjithë të nji mendimi. Jeta që na priste ishte nji jetë pa nder, jetesë rrogë- tari…!”. E heshti. Fjala e fundit u shqiptue me nervozitet. Dukej se dilte thellë nga zemra e tij e plagosun. Kam mendue shpeshherë për këte “jetesë rrogëtari”. Për nji katundar të pavarun, ndryshimi në varësi të Shtetit duhet të ketë qenë me të vërtetë tronditës. Të ngrihesh në mëngjez e në vend që të punojsh arën tande e të kujdesesh për nevojët tueja e të familjes, duhej tashti të rreshtohesh bashkë me të tjerët e të marrësh urdhën nga të tjerët, ku të shkosh e çka të punosh, ndërsa për familjen përcaktohen pagë të vendo suna përsëri nga të tjerët. Po “unë”, cili jam unë atëherë? Ishte psikoza e skllavërisë që e frikësonte! Në ditët e ardhme, vazhduem bisedët tona ma me lehtësi, sepse akulli ishte thye. Tashti, ai kishte zbrazë kupën e helmit që e mundonte; megjithatë, priste që edhe unë të çfaqë arsyetimin për dënimin tim. I thashë se si student, si i ri qytetar, ishe shumë i shqetësuem nga terrori ushtarak e policor që ushtrohej në të gjithë vendin, nga nënshtrimi poshtënues i vendit ndaj “shokëve jugosllavë” dhe nga censura e fortë që rritej çdo ditë e ma shumë kundër fjalës së lirë, qoftë me gojë, qoftë me shkrim….

E të tjera arsyetime si këto! Osman Haxhija më shikonte me kujdes, e besoj për respekt ma shumë se për interesim! Nuk pyeti. Nuk di në se e kuptonte sqarimin tim, por nji lloj kureshtjeje dukej qartë në fëtyrën e tij. Ma në fund më tha: “Për këte ke ra në burg?”. “Po!”, i thashë. “Për këte shkelje të drejtave të mia qytetare… Janë me randë- si” shtova,” për nji jetë me dinjitet, jetë me nder. Si mendon ti?”. “Edhe ne na kanë prekë në fe”, shtoi ai me nji gjysëm zani, sikur kishte zbulue diçka të re. “Nuk kemi hoxhë, sepse kanë frikë me ardhë në katund”, shtoi ai me

thjeshtësinë e vet… E shikova! “O. sancta simplicitas!”, thashë me vete! *** Osman Haxhija nuk vuente nga ndjenja e vdekjes, “asgjasimit të pareparueshëm të jetës”, që ashtë tema e intelektualit të angazhuem, aventurierit, e revolucionarit të edukuem. Ideja e heroit modern që nuk beson në Zotin nuk kishte vend në arsyetimin e tij. Ai revoltohej me mbrojtë të kaluemen e tij që e dëshironte me gjithë shpirt, i pandamë nga ajo. Ideja e revoltimit me shpresë se do të përmbysej e tashmja dhe do të rilindte nji botë e re, ishte e panjoftun për këte katundar kryenalt. Ai kërkonte vetëm të vazhdonte jetën, ashtu si të parët e tij. or kambëngulja ishte e fortë, si dhe guximi që ajo krijonte. “Shqetësimi” modern nuk ishte ai i Osman Haxhisë. Ai besonte në Zotin me bindje, dhe pranonte pa u revoltue idenë e vdekjes, ashtu si e jepte feja (“kështu ka qenë shkrue”), që ai përqafonte pa kondita, me premtimin e nji bote tjetër “të përherëshme e të pasosun”. “Shqetësimi” i tij kishte nji karakter ma imediat, të përditshëmen, të thjeshtë, traditën, shoqëninë tradicionale, e njikohësisht themelore për jetën me nder, si baba, si gjyshi, si brezënitë e pafund. “Shqetësimi” i tij ishte për shokët që humbën jetën në aksionin vëllaznor dhe familjarët e tyne, për të rinjtë që indoktrinoheshin nga nji rregjim shtypës, për lirinë e fesë që kercënohej me zhdukje, për ruejtjen e së drejtës së pasunisë private, dhe për humbjen e gjendjes së qytetarit që respekton ligjin në nji shoqëni ku çdo njeni ashtë nji vlerë e pa zavendsueshme. Aspekti tragjik i jetës së “kryengritësit” Osman Haxhija gjindej në ballafaqimin e tij me “pushtetin” që i mohonte lirinë, thirrjes së tij për jetë të lirë dhe grushtit të hekurt të “pushtetit”, vendosmënisë tij me ruejtë identitetin për vete dhe për shoqëninë ku jetonte, në ndërhymjen e jashtëme me dhunë dhe guximit tij civil me i thanë “Jo!” forcës së ushtrueme, plotësisht i ndërgjegjshëm se ajo “forcë brute” do të shkatërronte punën dhe përpjekjee tij me u çlirue… Ballë për ballë me vdekjen, ai kishte zgjedhë me jetue i lirë! Plotësisht i ndërgjegjshëm ishte katundari i Postribës, “kryengritësi” i thjeshtë Osman Haxhija… E “osmanët” e krahinës heroike që e ndoqën atë deri në vdekje. Dhe ky ashtë shpirti i “kryengritjes së Postribës” që na përkujtojmë sot


me respektin ma të madh që meriton. Ushtarakisht, “Kryengritja e Postribës” ka qenë nji akt guximtar, i papërgatitun dhe që përfundoi në tërheqje. Këte përfundim kam arritë mbas bisedave të gjata me udhëheqës të “Kryengritjes” gjatë viteve të gjata të burgimit tim. Por, politikisht, ajo hapi nji humnerë në mes të propagandës gënjeshtare dhe realitetit të përditëshëm. “Pushteti popullor”, Qeveria dhe militantët e PKSH të vendosun me dhunë në vendin tonë, ballafaqoheshin me zemërimin e masave të revoltueme e refuzojshin “diktaturën e proletariatit”. “Faji” joekzistues për të pafajshmit u “krijue” me propagandë e torturë. Këte detyrë monstruzoe e mori përsipër Sigurimi i Shtetit kriminel… Me torturat ma çnjerëzore, viktimët e arrestimeve masive u detyruen me deklarue se kanë qenë pjesëmarrës, ose të paktën se kanë pasë dijeni për “Kryengritjen”. Unë kam qenë njeni nga këto viktima. Kështu “pushteti” filloi me folë për qytetarë shkodranë, tregëtarë, pronarë tokash, intelektualë perëndimorë, e sidomos për klerin katolik, si organizatorë të “Kryengritjes” dhe për kryengritësit si “fshatarë të gënjyer”. “Për ne”, më tha oficeri hetues, “armiku i vërtetë janë intelektualët e sidomos kleri katolik. Tregtarëve u marrim pasurinë dhe mjafton. Kulakëve u marrim tokën, dhe mjafton. Por pasuria e juej është në kokë, kulturë e ide perëndimore. Prandej do të ju presim kokën… Kleri katolik? Kemi shembullin e Revolucionit francez; ata janë armiqtë e popullit…”. Dhe kokët u prenë, e xhelati duergjak kalon sot qetësisht, pa u trazue nga ligji, nji jetë të qetë që nuk meriton. “Kryengritja e 9 shtatorit 1946” ka qenë disfata e parë e madhe, politike dhe morale e sistemit komunist në Shqipëri. Ajo që ngjau ma vonë ka qenë thellimi i “diktaturës së proletariatit” dhe degjenerimi i plotë në shtypje hakmarrëse “gjeorgjiane”…. Akoma sot, nga bota e nëntokës ku pushojnë viktimët, nga varret e humbuna dhe të mospërfilluna ku mbulohet pafajënia e viktimave të komunizmit, unë ndigjoj çdo ditë nji thirrje të fuqishme e gjysëmhyjnore: “Para Zotit dhe ndërgjegjes sonë, na jemi të pafajshëm! Jemi prindët e juej, jeni fëmijtë tonë! Na kujtoni! Ju lutemi, mos na harroni!”… “… Ata kurrë mos u harrofshin/Në kangë e në valle, por u këndofshin!”. (Atë Gjergj Fishta)

SHQIPËRIA DREJT INTEGRIMIT PA SIMBOLET E BASHKIMIT! Nga: PETER TASE

Është hera e dytë që vij në Uashington DC për studime. Në vitin 2006, për të kryer një intership në Kongresin Amerikan, para se të shkoja me shërbim si vullnetar i ―Korpusit të Paqes‖ në Paraguaj dhe, në vitin 2010, përsëri në kryeqytetin Amerikan, për të vazhduar studimet për master në ―Institutin e Politikave Boteror. Duke qenë larg Atdheut, prej më shumë se dhjetë vjetësh e kam të vështirë të gjykoj progresin e vërtetë që ka arritur lidershipi dhe populli shqiptar gjatë dekadës së fundit. Por të vjen keq kur dëgjon nga media se Bashkimi Europian ende nuk i ka bërë ftesën zyrtare Shqipërisë për të qënë kandidat, ashtu sikurse edhe disa nga shtetet fqinjë. Kaloj çdo mëngjes para godinës së ambasadës Shqiptare, të vetmes ―pronë‖ të shtetit shqiptar që ndodhet pranë rrugës Konektikat. Një ndërtesë e lartë dhe shumë e bukur dhe e ndërtuar me gurë të skalitur. Ajo renditet ndër godinat më të vjetra dhe me vlera historike të këtij qyteti. Me rradhë vijnë ato të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilat qëndrojnë dinjitoze me arritjen e tyre për t‘u renditur rishtazi krah për krah me vendet e tjera të zhvilluara të Europës. Ndoshta është vetëm një iluzion, por flamuri i tyre më duket më i madh dhe sikur është ngritur edhe më lart se herët e tjera! Kaloj çdo mëngjes para godinës së ambasadës Shqiptare i pushtuar nga dëshira se edhe kjo ‗pakëz tokë‘ shqiptare, më e bukura në rrugën Konektikat të këtij kryeqyteti të Botës do ta kishte ngritur më në fund atë flamur të rralle, kuq e zi, të zbukuruar nga përkrenarja e Skënderbeut, në bedenat e asaj godine si kështjellë mes ndërtesave të tjera të ambasadave që e rrethojnë. Por nuk paska qënë e thënë! Flamuri shqiptar nuk u ngrit ne këtë‗shtëpi- kala‘ në zemër të Amerikës as edhe në Ditën e Flamurit! U mbulua Shqipëria dhe Kosova me flamuj…. Nuk mbeti asnjë qoshe e Tiranës dhe e Prishtinës pa flamuj të kuq, presidentët dhe kryeministrat, politikanët, diplomatët dhe atashetë bënin ‗parada‘ të rethuar nga flamujt e kuq duke të kujtuar procesionet e gjeneralëve


nga historia e lashtësisë romake. Një flamur gjigand nisi rrugëtimin nga Vlora në Prishtinë… por ndonjë flamurkëz e vogël nuk arriti të fluturonte këtu, përtej oqeanit, në këtë kryeqytet të botës së emigracionit, në Atdheun e Lirë që na ka dhënë edhe neve shqiptarëve një copëz tokë nga e veta për ta ndërtuar këtu edhe ne, shqiptarët, kryeqytetin tonë. Nuk më bën zemra më të kaloj pranë këtij monumenti të braktisur që më kujton statujën e ―Nënës Shqipëri‖, Ditën e Flamurit, e akullt, pa jetë dhe e fyer, tek e shihte veten të rrethuar nga një botë hipokrite! E ku ka vend më të bukur në botë, më mirë se në ―Capitolin shqiptar, këtu në DC për të valëvitur Shqiponjën Dykrenare! Më duhet të kaloj çdo mëngjes para kësaj ‗Statuje‘ shqiptare, të fyer dhe të trishtuar në tokën Amerikane , që na hapi dyert e saj neve shqiptareve, për t‘i treguar botës flamurin tonë, dhe për t‘i bërë të njohur botës se jemi një nga nga kombet më të vjetra të Europës që kemi historinë, gjuhë dhe flamurin tonë. Jam unë, Petër Tase, shqiptari nga Shqipëria, që pata fatin të më jepej mundësia për të studiuar politikat botërore në në këtë vend tëmrekullueshëm, që marr përsipër misionin që të rihap portat ‗capitolit shqiptar‘ e për të ngritur në kullën më të lartë të saj Flamurin me dy koka dhe me përkrenaren në mes, çuditërisht të ulur dhe të lënë në harresë nga politika bashkëkohore shqiptare. Më duhet të kaloj çdo mëngjes para ―Capitolit shqiptar‖ për të shqiptuar me zë të lartë të vetmen fjalë në gjuhën shqipe që unë mund të përdor përgjatë gjithë orëve të ditës të ngarkuara më aktivitete në këtë botë të huaj, fjalën ―mirëmëngjes!‖ Ne se është ditë me diell ngul më thellë kapelën me strehë si për të mbrojtur nga dielli i nxehtë i Uashingtonit kokën time pa flokë, dhe tani në dimër me jakën e palltos të ngritur sa më lart, jo më tepër nga të ftohtit se sa për të mbuluar fytyrën dhe sytë që të mos shoh atë godinë të braktisur nga vetë Qeveria jonë (jo shqiptare!), të lënë shkretë, me mure të pluhurosura, me xhame të thyera dhe me kanatet e portës kryesore të çngjyrosura. Një pamje mjaft e rrallë për qytet amerikane të shohësh hedhurina nëpër rrugë apo nëper hyrjet ose shkallët e ndërtesav! E, këtë pamje që unë nuk e ndesha as edhe në fshatin më të largët të Paraguajit, e shoh përditë në këtë copëz tokë shqiptare në mes të Amerikës! Kaloj çdo mëngjes para ‗statujës‘shqiptare pa simbole për ta përshëndetur dhe si për t‘i treguar se është një

shqiptar që kalon përditë përgjatë rrugës ‗Connecticut‘, i cili ende di të flasë shqip…. Dhe frymën e mbaj për tek Ambasada e Paraguajit, ku vazhdoj të kryej intershipin. Kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga ajo kohë kur, para se të shkoja me shërbim me ―Korpusin e Paqes‖ në Amerikën Latine, fundjavet i kaloja në ambjentet e ambasadës shqiptare, mes shqiptaresh ku flitej shqip, ku këndohej shqip dhe bëhej politikë shqiptare. Sa mirë do të ishte sikur të punësuarit e kësaj ambasade të kishin marrë me vete atje ku kanë shkuar, bashkë me flamurin, edhe atë pllakën metalike ku është shkruar me shkronja ngjyrë ari të ndryshkura nga koha: ―AMBASADA SHQIPTARE. Për fat të mirë ajo është e shkruar me alfabetin e gjuhës shqipe, dhe askush nga kalimtarët , veç meje, nuk e merr vesh se kjo i përket atij vendit që me problemet e shumta në këto dy dekada është bërë i njohur në botë mw shumë se kurrë ndonjëhërë me emrin: ―Albania and Albanians. Natyrisht, zyrtarët dhe ata që hyjnë e dalin nëpër godinat e ambasadave fqinjë, qofshin këta grekë, italianë apo të tjerë ballkanas mund ta njohin për faktin se ajo është e vetmja godinë ambasade pa flamur, (edhe emblema nuk është plotësuar ende me përkrenaren e Skenderbeut!),por të paktën për një gjë jam i sigurt, se për, studentin e IWP-së që merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e tyre për të përgatitur dizertacionin e tij mbi ‗politikat botërore‘, nuk e dinë që ai është shqiptar! Si për ironi, përballë saj qëndron ambasada e Moldavisë – që bashkë me Shqipërinë renditen në dy vendet më të varfëra të Evropës! Megjithatë, shteti i Moldavisë, siç duket, tregon kujdes të veçantë për të valëvitur simbolet e saj, dhe, ndoshta, ndonje ditë, kushedi që mbase edhe mund bëjë ndonjë donejshën për zyrtarët e ambasadës fqinjë, jo më shumë për simbole dhe flamurë, se sa për ruajtjen e mjedisit. (edhe ambasada e Kamerunit është duke u riparuar aktualisht, dhe flamuri i këtij shteti afrikan valëvitet gjithmonë përjashta godinës) Flitet shpesh në Medja se Shqipëria nuk është e prekur nga kriza globale që ka pushtuar Evropën dhe Amerikën… Dëgjojmë financierët ekspertë të qeverisë aktuale shqiptare të shpalosin arritjet e tyre……Dhe unë ende vazhdoj të ecij i heshtur para kësaj godine, shtrengoj dhembët se nuk dua të flas dhe t‘i tregoj botës se çfarë po ndodh me Shqipërinë nga vetë ‗shqiptarët‘…. Dhe frymën e mbaj drejt e tek ambasada e Paraguajit, ku mund të flas vetëm anglisht, spanjisht bile edhe gjuhën e indjaneve


vendas, guaranishten… dhe vetëm shqip jo! (edhe pse të gjithë e dinë që unë jam shqiptar dhe flas një gjuhë që është më e vjetër se guaranishtja e tyre) Nuk e kam pasur të vështirë ta ndaja me ta këtë mankth që më ka pushtuar, por sa herë që nisem për ta përkthyer trishtimin tim në gjuhën e tyre, e fronoj veten për të mos thënë asnjë fjalë, qoftë edhe në gjuhen e indjaneve, të ruajtur me aq fanatizëm nga pasardhësit e tyre paragujanë. Mbledh të gjitha forcat për ta ruajtur brenda këtë sekret , i frikësuar se do të fyeja vetveten, dhe rrembej fizarmonikën për të kënduar bashkë me ta polkën Paraguajane në gjuhën e të parëve të tyre. Kjo gjë më bën me fat, pasi duke kryer intershipin pranë ambasadës se atij vendi, më ndodh shpesh që të flas me mburje për historinë më shumë se 2400- vjeçare të qytetit tim të lindjes dhe për gjuhën time shumë më e vjetër se ajo e tyre. Amabsadë e dashur ku e ke Flamuri ? … Na është bërë zakon që pas mësimit të guaranishtes, në ambjentet e ambasadës paraguajane, tregojmë ndodhi nga jeta. Harroj krejt që prezantimi im i parë në këto qarqe ka qënë si një ‗nortamerikani‘ me emrin Pedro, i cili jetoi dhe punoi si vullnetar i Korpusit të Paqes, për më shumë se dy vjet në zonat më të thella të Paraguait, për të vendosur urat e bashkimit mes popujve. Dhe një ditë, nga që e kisha merak atë punën e flamurit, vendosa ta tregoja në gjuhën guaranishte. Në çast kafshova gjuhën dhe vazhdova të rrefej në gjuhën e tyre një histori nga jeta ime në një fshat të Asuncionit, kryeqytetit të Paraguait.: ―Tenente Sanches, quhet fshati ku unë kreva shërbimin tim, një fshat më shumë se dhjetë orë larg me autobus nga Asuncioni. Që në ditët e para të shërbimit u ndesha me një skenë të tille: -flamuri kombëtar paraguajan ishte vendosur si perde nëdritaren e një kasolleje që përdorej si banjë nga punonjësit e kuesturës së policisë së fshatit. Disa here u mundova qe t‘i lija të kuptonte kryepolicit se banja nuk ishte vend i përshtatshëm për një flamur, por ai më dëgjonte me indiferentizëm. Bile, një ditë, kur i thashë që ta hiqte flamurin prej andej, m‘u përgjigj: ―Hej nortamerikano, nuk e di ti se sa patriotë jemi ne?‖. Në krye të javës mora një çekan, një thes mielli bosh, disa gozhdë dhe zëvendesova flamurin trengjyrësh të Paraguait që kryente funksionin e perdes, me thesin bosh prej najloni.Nuk e di, por historia e flamurit the e thesit bosh të miellit u mor vesh dhe si duket vajti edhe në vesh të shefave të mëdhenj. Nuk e di se ç‘ndodhi më tej me atë polic, por në Tenente Sanches nuk u pa më.

Kjo ishte historia e flamurit Paraguajan ne fshatin e larget Tenente Sanche te Paraguajit. Tani që po shkruaj këto rreshta më duket sikur do ta mbyll edhe këtë rrëfim me te njëjtat fjalë: ―Kjo është historia e flamurit të ambasadës shqiptare në kryeqytetin më të madh botes!‖ Por nuk është ky qëllimi im. Kam ngushëlluar veten duke menduar se kjo gjendje ishte diçka e perkohshme, përderisa Ambasadori dhe stafi i tij kishin ndëruar zyrën, duke marrë me vete edhe flamurin, të cilin e kanë varur në dritaren e atij apartamenti ku kanë edhe zyrat. Është një flamur i madhësisë mesatare dhe gati i çngjyrosur dhe i bërë ngjyrë rozë.Festimi madhështor i ditës së flamurit me 28 Nëntor, që u bë në Tiranë dhe Prishtinë dhe hapja e siparit të festimit të 100-vjetorit të festimit të pavarësisë, më mbushi me përmallim dhe me ngacmoi për të shkruar këtë opinion jo të këndshëm për zyrtarët e lartë shqiptarë të DC.-sëdhe të Tiranës. Uroj që kjo godinë historike të mos shitet nga shteti shqiptar por të rregullohet dhe të bëhet një ambasadë që i ka për hije njërit prej kombeve më të vjetër të Evropës Juglindore. Uroj që gjithë shqiptarët e mërguar kudo në botë ta festojnë këtë jubile, gjithmonë të bashkuar pranë flamurit kombëtar, kudo që janë , edhe në këto institucione të rëndësishme shtetërore, duke i bërë ato vende të shenjta ku t‘i trëgohet botës historia e një flamuri dhe e një kombi.

Julia Gjika Poezi MIKU IM ESHTE NJE ZOG Shpirti i pastër ecën përpara, kurioz për ato që e rethojnë. Miku im është një zog, që më jep lirinë të shkoj kudo.


Rruga ku eci gjarpëron luginave,shkëmbinjve, buzë humnerash, asfalteve që ndizen nën diell Mesdheu. Nuk e vë re rezikun e di, kudo jeta është plot surpriza. Dikush ka shpirtin e gllabërimit ysh se kur u krijua, i pangopur mbeti deri sa mbylli sytë .Kurse unë duhet të rezikoj për të dhënë, për të aritur diku, ku duhet të jem.

retë që shkasin me shpejtësi, atje lart, në qiejt. Ka përpirë kaltërsinë, në sytë e saj të mëdhenj, ka mbushur shpirtin me blunë. Rri zgjuar në retë e lindjeve, në retë e perëndimeve, me një penel dhe një pëlhurë. Ka pronësuar paqen e qiellit, tokës ia ka vënë karshi, tokës, që grindet në shekuj

2021 NJE FORCE ME SHTYNTE PERPARA DIKUR... Dikur isha një buf. Jo ai që e përflasin njerëzit, ata të cilët e kanë gjuhën e lagur. Isha ai që ri në majën e pemës së mocme, me rrënjë në thellësi. Dielli, mjeshtri më i madh i globit, kur lind, botës i jep shpresë kur perëndon sjell paqe. Takohem me të cdo ditë. Rezja e parë e dritës. më ngroh, m'i cel sytë. Natën, nën reflekset e hënës, që derdhen si ujëvarë, lahen sytë e mij të mëdhenj në formë zemre, vegimet e mija notojnë aty. I lexoja, e i lexoja një vajze të vogël, që mblidhte boce bredhi në vjeshtë, në pyllin pranë shtëpisë për gjyshen e saj të ndizte zjarrin në dimër i lexoja, i lexoja të arthmen e saj, ndërkohë gjethnaja e pyllit reth nesh shpërthente, shpërthente.

Në dy sy të mëdhenj notoja. Në një vështrim që më shpinte larg. Si një kalë i hazdisur harboja, pas ëndrrash që akoma si kisha parë. Një forcë më shtynte përpara, përkëdhelur nga ajri pa formë. Pas vehtes mbahesha fort, si pas krifës së kreshpëruar. Elegancën e trokut që s'përmbahet adhuroja. Sikur të isha nga turma e egër, pa fre, në liri të plotë, fluturoja. Kapërxeva udhë të vështira. Pengesa duke u mbajtur fort, pas vehtes sime. Admiroja qiejt e paanë. Malet e lartë, lëndinat e gjelbëra. Si mbi një kalë të harbuar, ardhur nga turma e egër, që kurrë s'ndjen lodhje, që kurrë s'pranon kapistall. Në ujëvara e oqeane shuan etjen dhe kurrë nuk mbetet në baltë. Maj / 7/ 2021

2021 TRNI IM… NJE GRUA PIKTURON RETE Harrova vdekjen , që ekziston, duke menduar për atë grua, që kalëron ëndrrat duke pikturuar retë,

Kam pritur në stacione trenash e vetmuar, herë duke u shtyrë me të pa njohur, për të zënë një vend. Pas ankthit të fishkellimës së nisjes që cponte qiellin. Pejsazhet fluturonin me shpejtësi para syve të mij.


Vec ritmit të vagonave, që deri ne zbritje më shoqëronte. Kam pritur trenin tim me barkun tek goja! Fytyrën e rihte shiu i ftohtë i padurimit: Kur do të clodhej foshnja ime? Kur nga trena mallrash bllokohej e gjithë platforma, Treni im vonohej. Rënduar nga ngarkesat, dihatja, për të dalë në udhën e madhe, shtepia ime humbiste larg. Zvarrë-zvarrë, me barkun tek goja, poshtë trena mallrash, me ankthin e lëvizjes së tyre nga casti në cast, deri sa këmba prekte asfaltin. Treni im ngarkohej me përshendetje buzëgaz fëmijësh, që shkonin e vinin në shkollën e fshatit. Një fetë bukë misri me sheqer e ujë, në duart kallkan nga i ftohti i dimrit. Me cantat prej lecke të librave nën sqetull, grisur qosheve, si të ngrëna miu, ku lapsat dhe gomat binin udhëve të tyre si shënja kthimi. Treni im ngarkuar me punën shumëvjecare, të përditshmen në ditarin e madh të llogarisë. Miliona lekë shpenzime regjistruar për bunkerë, me urdhër nga shefi i ndërtimeve, urdhërues të tjerë të lartë në detyrë. Urdhëra mbi urdhëra, i fundit nga komandanti i rreptë, Punën e fillonte i dehur cdo mëngjes. Në stacione trenash e vetmuar kam pritur, me barkun tek goja trenin tim. Natyra e përkryer para meje, kalonte me shpejtësi Duke më mbajtur në hutim të plotë. Treni im, pas fishkëllimës së lokomotivës, që lajmëronte mbritjen, zhurmat dhe një ritëm mbi shina i vagonave, rininë më rrëmbente tmerrësisht pa e kuptuar. Prill, 22, 2021

HARRIM Flakur në një cep të qytetit, në një shtëpi ku sundon heshtja. Shpresa kërkon qiellin e ëndrrës dhe ngre kapakët e munduar të syve. Flakur me ty harrim. Kokë më kokë mbledhur me psherëtimën dhe zërin këmbanë, që gdhin ditën. Jam guaska që nxjer dallga, buzë një deti të panjohur,

për të më dhënë ngrohtësi një fëmijë, që zbavitet në ranishte, duke më marë në pëllëmbët e vogla, nën rreze korriku.

NGRICE Nën këmbët tona, oqeani i ngrirë, i vdekur. Peshqit nuk lëvrijnë, balenat kanë humbur me gjith' elegancën e zhytjes. Delfinët nuk dhurojnë sinjale, tinguj të qeshur. Oqeani ka ngrirë. Gjithcka është tjetërsuar. Sipërfaqja e tij e braktisur nga gjurmët e pulëbardhave. Skelete të ngrirë, të tharë, bërë kockë. Nga erdhën gjithë këto kufoma? Brigjeve shëtisin dinosaurë, nga kohët prehistorike ardhur. I hakërehen hapësirave me dhëmbë sharrë, për të kafshuar dritën. Era bucet e zemëruar pareshtur u përplas shtëllunga rëre. Në verbëri të plotë bishat, shijojnë njëri tjetrin e s'nginjen. Hidhërohet qielli nga frymët e tyre. Oqeani ka ngrirë nën këmbët tona. Nga erdhi kjo ngricë? 11/2/2021

FESTE NE OQEAN Era vrapon si vajzë camarroke, duke ledhatuar me gishta të lehtë fytyrat tona. Na fton në festë oqeani madhështor, dallga perceshkumë, kaltërsi e pafund. Pulëbardhat të lumtura, që kanë mysafirë, ngrihen e ulen në tokë e në qiell. Një mjergull e lehtë mbi Paoloverde, kodrën e gjelbër mban peng. Hapësirë e mbushur me tinguj magjikë shpirtrat tanë me vehte i merr.


Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. nga Mërgim Korça Fatkeqësisht ritmet e përshpejtuara të jetës, (sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore, ku njerëzit i përfshiu paniku se sot jetojn’e gëzojnë të lumtur ndërsa nesër mund t’i përfshijë me miljona brënda ditës vdekja me krahët e saj), nga dita në ditë e kanë bërë dhe vazhdojn’e bëjnë njeriun më të pangopur dhe të etur t’a gëzojë çdo çast jete. Doemos në vëndin tonë, periudha e gjatë e diktaturës së egër, e shpërfytyroi edhe më njeriun nga ana karakteriale duke e transformuar atë në një qënje e cila tashmë nuk shikon se ku shkel pa lé kë edhe çka nëpërkëmb ! Gjatë kësaj analize nuk i kam vënë vetes detyrë t’a trajtoj amoralitetin e udhëheqësve diktatorë komunistë të cilët i çpërfytyruan popujt e tyre nga ana karakteriale. Gjithashtu nuk kam asnjë synim t’a mërzis lexuesin duke i shërbyer në tavolinë fakte sa të panumurta e të ngatërruara historike. Qëllimi im është që mbështetur fluturimthi në një rrjedhë historike faktesh, të rikujtojmë se si erdhi dhe u tkurr Epiri Shqiptar, nisur nga interesat e fuqive të mëdha, në dëmin tonë. Nga ana tjetër të ballafaqohen bëmat e atij njeriu të ashtuquajtur të ri socialist krejtësisht të pa moral, me bëmat e patriotëve të mirëfilltë që u quajtën tradhëtarë nga diktatorët komunistë. E doemos edhe qëllimi i fundmë i kësaj analize është të bindemi se u duhet thënë ndal veprimeve antikombëtare të këtyre pjellave hibride të diktaturës komuniste e të vazhdohet vepra e atyre patriotëve që, për integritetin e Shqipërisë me Kosovë edhe Çamëri, morën parasysh të nëpërkëmbej edhe vetë popullariteti i tyre personal ! Me kaq besoj se u përcaktua shtrirja si edhe caqet e kësaj analize. Në vazhdim, nuk kam se si të mos e falënderoj paraprakisht nga zemra lexuesin e veméndshëm të këtyre radhëve. Së fundi, së bashku me lexuesin, do t’a përshkojmë shkurtimisht hullín’e ngjarjeve historike, do t’a shqyrtojmë gjëndjen bashkëkohore si edhe ... do të mundohemi të japim edhe përfundime se si duhet vepruar në t’ardhmen mbështetur në të vërtetat historike për t’i vendosur të drejtat në vënd.

Stakelberg : Luftёtar shqiptar (Akuarel Problemi kyç që na intereson konkretisht për çështjen çame që trajtojmë, është sqarimi i situatës së periudhës kur filloi copëzimi i Perandorisë Osmane. Nuk do të hyjmë në diskutime akademike që na fusin në mjegullnajën e historisë së lashtësísë. Do t’i shmangim pyetjet retorike në se ilirët ishin trashëgimtarët e pellazgëve të lashtë e si pasojë nëse edhe vetë shqiptarët janë trashëgimtarë të tyre autoktonë në Greqi apo jo. Gjithashtu kalimthi po i referohemi pohimeve më të reja si ai i mësuesit të përmëndur të shkollës së famëshme të Jenosit, (e cila shkëlqeu përgjatë shek.XVI dhe XVII), Jenadhiosit, i cili kishte arritur në përfundimin se “ ... Arvanitasit, ose albanët, ose shqiptarët, janë përfaqësuesit më autentikë të Ilirisë pellazge ... “. Por, duke i u referuar së shkuarës së afërt, të cilën drejtuesit e shtetit grek sot as që e përfillin fare, duam të theksojmë se heronjtë e kryengritjes kundër pushtetit otoman që u quajt Kryengritja Kombëtare Greke e viteve 1821 që çoi në fitoren e pavarësísë Greqisë, ishin në masën 90 % arvanitas ! Këtë më së miri e vërtetojnë


dokumentat e nisura me 23 gusht 1821 nga përfaqësuesi grek Ipsilanti aleatëve arvanitas muslimanë për kontributin e tyre në fitoret e Revolucionit Grek duke i quajtur pasardhës të heronjëve tanë paraardhës. E nuk kaluan veçse pak vite pastaj, dhe pasardhësit e heronjëve paraardhës, veçse fill’u transformuan në turkoshqiptarë, arvanitas e nofka përçmuese të tjera.

Shikim mbrapavështrues historik Lidhur me heronjt’e 1821-së kam një dëshmi personale të priftit katolik të ritit bizantin, arbëreshit të nderuar Antonio Bellushi. Ai i a ka pohuar vetë Baba Rexheb-it në Teqénë e Tij këtu në Detroit, se kishte qëmtuar dhe gjetur 803 ngulime arvanitase në Greqi dhe me atë rast na recitoi këngën, (të botuar prej tij tek revista Lidhja që i a dhuroi Babait), që këndohet në Korint e cila thotë :

larguar. E prifti, tejet i mërzitur, e ndiqte me lot hidhërimi në sy arvanitasin renegat ... tek i cili trysnía greke e kishte arritur qëllimin e saj ! Rikujtojmë tashti çastet kulmore që nga shpallja e pavarësisë greke, ku rolin themelor e luajtën trimat arvanitas, e deri në ditët tona. Greqia pavarësínë nga Perandoría Osmane e realizoi në vitin 1829. Që nga ajo ditë ajo veproi, zyrtarisht ndaj fuqive të mëdha me dinakërí, kurse ndaj kombeve fqinje me pabesínë karakteristike të fiseve danaje e gjithashtu me dhun’edhe krime të pashëmbullta duke zaptuar toka steré si edhe ishuj të shumtë me pangopësín’e një përbindëshi përgjatë gjysëm qindvjeçari.

Kjo gjuha arbërishte Është gjuhë trimërishte, E flit Navarhoj Mjauli, Boçari si dhe i gjith’Suli !

Heronjtë legjendarë të Kryengritjes Kombëtare Greke nuk kanë qenë kush tjetër por Mjaulët, Xhavellët, Boçarët, Bubulinët e Ndretë me gjithë Kanarët me shokë, (list’e pafund) ! Kryengritjes greke dinamizmin dhe trimërin’e pashoqe i a dhanë veç arvanitasit ! Por nuk kaluan shumë vite e grekët vanë gjene në fis, (danajt’e pabesë), dhe bënë e vazhdojnë të bëjnë çmos, jo vetëm t’ua mohojnë arvanitasve qënjen e tyre shqiptare por edhe t’ua çrrënjosin me dhunë çdo trashëgimí arvanitase ! E në këtë drejtim hapi m’i rëndësishëm ishte lufta që i u bë gjuhës shqipe duke e dënuar me ostracizëm shkollën shqipe ! Përgjatë kësaj vazhde interesant është edhe pohimi tjetër që na bëri Urata Antonio Bellusci, i cili na tregonte se tek po rrugëtonte më këmbë në Greqi nga njera qendër arvanitase tek një tjetër, takon rrugës një kalimtar të cilit i drejtohet me shqipen e tij arbëreshe dhe e pyet se sa larg ndodhej fshati “X”, vëndngulim arvanitas. Kalimtari i përgjigjet po shqip dhe i thotë se ai vetë ishte nga ai fshat dhe se e kishte kot urata që kërkonte ngulim fisesh shqiptare në atë fshat sepse atje nuk kishte të tillë. Sipas tij ata ishin të gjithë grekër e, duke murmuritur me vete, qe

Heroina arvanitase Bubulina Por pikësynimi obsesiv i saj ishte Epiri i cili me limanet, tokat si edhe kullotat e tij ishte shtylla kurrizore e shqiptarëve. Shqiptarët më përpara vdisnin se sa t’ua lëshonin grekëve Janinën, Prevezën, Artën etj. Komitetet e Lidhjes Shqiptare kishin lëshuar kushtrimin nga mbledhja e tyre në Konaqet e Abedin Pasha Dinos në Prevezë, ku morën vendimin të mblidhnin një ushtri prej 30.000 burrash e të mos e lejonin kurrsesi shtrirjen e ushtrisë greke në Epir. Gjatë muajve prill, maj e qershor 1879, dërgata shqiptare kontaktuan në kryeqytetet kryesore europiane qeveritarët vendas dhe u dorëzonin memorandume për t’ua bërë të qartë palëkundëshmërin’e shqiptarëve për t’u dalë zot të drejtave të tyre. De Rada në krye të arbëreshëve, nga ana tjetër, punonte me ndjenjë të lartë kombëtare me diplomacínë italiane. Por doemos, veç interesave grabitqare greke, në fushën e lojës diplomatike


rëndësi të madhe kishin interesat e fuqive të mëdha të cilat nga njera anë donin dobësimin deri në shkatërrim të Perandorisë Osmane por, nga ana tjetër, kërkonin të ruanin ndikime sa më të fuqishme të shteteve të tyre në fushën e shahut të Europës Qëndrore e Jug – Lindore. Në vazhdim po i paraqis lexuesit, si në kaleidoskop, pohime e qëndrime sa të pahijëshme por edhe po aq kuptimplote se si fuqit’e mëdha kanë luajtur me fatet e kombeve, ku ne po trajtojmë sot problemin Çamërí. Imoraliteti politik ndaj Çamërisë Do të duken tejet kundër-thënëse pohimet ose pozicionimet e Bismarck-ut të gjithëfuqishëm, por faktet janë kokëforta. Ishte ai që si mjeshtër aleancash si edhe kundër–aleancash që e mbanin, mori përsipër barrën e ndërmjetësit suprem mes fuqive të mëdha si Anglia dhe Austro – Hungaria nga njera anë dhe Rusia e Franca, nga ana tjetër. Kështu më 15 janar 1877 Bismarck-u e pranoi në parim krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Kurse në verën e po atij viti, (vetëm gjashtë muaj më vonë), gjatë luftës ruso – turke, Bismarck-u si edhe ministri i Punëve të Jashtëme anglez Derby, i propozuan Francesco Crispi-t që Italia t’a pushtonte Shqipërinë, (kini parasysh katër vilajetet e Shqipërisë, të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës), në qoftë se Austro – Hungaria do të qe në gjëndje t’a merrte Bosnjen. Mirëpo Crispi, farkëtuesi i bashkimit të Italisë, nuk e pranoi këtë ofertë, (në kurrizin e shqiptarëve). Arësyet ishin dy : nga njera anë, mbase gjaku i tij me prejardhje shqiptare, nuk ia lejonte këtë tradhëtí e nga ana tjetër ai nuk donte telashe eventuale as me Austro – Hungarinë. Vinin e iknin kryeministra si edhe ministra Punësh të Jashtëme në Angli edhe Francë, si Lordi Beaconsfield e pas tij Lordi Gladston, ose Grandvill-i me gjithë Waddingtonin, herë më liberalë e herë më konservatorë, e po ashtu i ndërronte pozicionimet e tija ndaj shqiptarëve edhe i plotfuqishmi Bismarck ! Në mesin e qershorit të vitit 1880 Konferenca e Ambasadorëve vendos që t’i jepej Greqisë gjysma e Çamërisë e të mbyllej problemi. Greqia po fluturonte nga gëzimi. Edhe Bismarck-u nuk e kundërshtoi. Mirëpo në atë kohë ministër i Punëve të Jashtëme të Perandorisë Osmane qe emëruar Abedin Pasha Dinua (patrioti i madh çam) e kështu me këmbënguljen e tij u hodh poshtë ky propozim. Po Greqia ç’bënte gjatë kësaj kohe ? Jepte e merrte me dinakërí me ambasadorët e Fuqive të Mëdha. Erdhi kështu edhe shkurti i vitit 1881. Bismarck-u, gjykatësi suprem, hedh idenë që

Greqisë të mos i jepej Epiri por në vëndin e tij ajo të merrte ishullin e Kretës ! Mbeti disa muaj pezull ky propozim e veç kur me 24 maj 1881 u vendos që Greqisë t’i jepej në Epir vetëm qyteti i Artës me gjithë rrethe. E së rishmi Bismarck-u e miratoi këtë variant. Nga ky shikim e rikujtim krejtësisht fluturimthi se si janë zhvilluar kongrese, mbledhje ambasadorësh, e gjithashtu edhe konferenca ndërkombë–tare ku është luajtur me fatet e Çamërisë si edhe të popullit çam autokton, marr lejen të nxjerr një përfundim : Ligjet e këtyre fuqive të mëdha i a kanë prerë dorën hajdutit që vidhte një dele për t’ua siguruar ushqimin fëmijëve të tij. Po t’u a hiqje madhështínë atyre kongreseve e konferencave, a nuk u duheshin prerë kokat atyre që i a jepnin të drejtën e më të fortit vetes tyre të grabisnin territore të tëra ? U përqëndrova rreth këtyre fakteve sa kuptimplote e po aq edhe të pahijëshme, (që t’i shmangem një fjalori banal), për t’i rikujtuar lexuesit se si Fuqit’e Mëdha asnjë herë dhe për asnjë çast nuk kanë menduar për interesat kombëtare të kombeve të tjera. Jo zotërinj. Gjithsecila fuqi e madhe veç interesat e veta ka shikuar edhe mbrojtur ! E kjo është brazda përgjatë së cilës vazhdon e zhvillohet historia si edhe trajtohen interesat e kombeve ! Para se të vazhdoj më poshtë dua të nënvizoj një moment i cili duhet mbajtur mirë parasysh nga e kaluara historike : Askush nuk t’i mbron interesat e tua po nuk u përputhën ato edhe me të tijat. A jemi të zotë t’i çfrytëzojmë rastet ? (Duhet mbajtur mirë parasysh rasti i Kosovës). Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti, (pavarësisht se me ndihmën e të tjerëve) ! Përgjatë kësaj linje arësyetimi do të sjell një shëmbull shumë kuptimplotë i cili nuk ka nevojë për asnjë koment. Simbas studjuesit me famë botërore Franz Bop, gjeneralit francez Xhentili, Napoleon Buonaparti i dërgoi një letër ku theksonte : “... Është në interesin e Republikës që Ali Pasha Tepelena t’i mundë të gjithë rivalët e tij që të bëhet i aftë t’i shërbejë Republikës ...” I mbështetur në gjithë faktet si edhe dokumentat e studjuara të asaj kohe, historiani Edwin Jacques pastaj nxjerr përfundimin : ... Lojën e dinakërisë Ali Pashai e dinte fort mirë. Në marrëdhënjet e tij me Francën ai nuk synonte t’i bënte shërbime Republikës Franceze, por që kjo e fundit t’i shërbente atij. E tashti, në vazhdën e gjithë këtyre vendime – çvendimeve, herë pro e herë kundra interesave tona kombëtare, vjen edhe ... Konferenca e Londrës e Ambasadorëve që e njohu më 29 korrik 1913 Shqipërinë Shtet Sovran. Mirëpo qeverisjen e


shtetit i a njohën një princi të caktuar nga Fuqit’e Mëdha si edhe një Komisjoni Ndërkombëtar me gjashtë anëtarë, (nga një prej çdo fuqije të madhe si edhe një shqiptari). Këtë e vendosën fuqítë europiane. Kurse Ministri Amerikan në Greqi, Williams, i cili përfaqësonte një fuqí të madhe të painteresuar në pazarllëqet e europianëve, qe shprehur lidhur me këtë zgjidhje : ... një mrekullí e paaftësisë ... një skemë absolutisht e papajtueshme ... një lëmsh gjërash të paqëndrueshme ! E gjatë muajit gusht 1913 Konferenca e Ambasadorëve ngriti një Komisjon Ndërkombëtar për kufijtë. Djallëzía greke kishte arritur t’a përpunonte aq shumë opinionin e ligjëbërësve europianë, sa që atyre u a kishte mbushur mëndjen se ç’ishte popullatë orthodhokse ishte greke kurse ajo muslimane ishte shqiptare. Mirëpo pjestari austriak i komisjonit, zoti Bilinski, nuk qe i bindur për këtë punë dhe i ftoi kolegët e tij të bënin një vizitë në një shkollë greke në Korçë. Në oborrin e shkollës ai hodhi një grusht me monedha e fëmijët grekë harruan të flisnin greqisht dhe për t’i kapur monedhat flisnin e bërtisnin shqip, në gjuhën e tyre vërtet amtare ! Edhe në shkollën e Ersekës përfaqësuesi austriak Bilinski përdori të njejtin kurth ndaj fëmijëve grekë, dhe rezultati qe po ai i shkollës korçare ! Mirëpo sondazhet e dora dorës bindjet e komisjonit as i merrte kush parasysh. Vendimi lidhur me kufijt’e Shqipërisë u zgjat dhe u bë tërkuzë sepse meazalla se binin n’ujdí përfaqësuesit e Austrisë e të Italisë nga njera anë si edhe ata të Francës edhe Rusisë, nga ana tjetër. E kështu frenat e ndërmjetësísë i mori në dorë ministri i Punëve të Jashtëme Britanike Sir Eduard Grey i cili ndikoi që kufiri shqiptar i jugut të caktohej në zyrat e Institutit Gjeografik të Firences !(?) Rezultati ? Me 17 dhjetor 1913 nënëshkruhet protokolli i ashtuquajtur i Firences ku gjysma e territoreve të banuara nga shqiptarë autoktonë të mirëfilltë mbeti jashtë kufinjëve të Shtetit Shqiptar ! Ç’paturpësí ! i u la Greqisë e gjithë Çamëria me qytetet e saja Filati, Paramithía, Margëllëçi, Parga, Gumenica e Preveza që banoheshin 100 % nga shqiptarë muslimanë ku edhe orthodhoksët i ruanin të pastra ndjenjat kombëtare ! Pa le Janina e cila kishte qenë qëndra e Toskërisë në të gjitha kohët ! Ai vendim i padrejtë ishte për të uluritur tek dihej mirëfilli se Kosturi dhe Nestrami, përgjatë Mesjetës, kishin qenë pjesë e principatës së Muzakajve ! O Zot ç’padrejtësí ! Këto të dhëna historike lidhur me shkëputjen e Çamërisë si truall i populluar në masën 98 % nga shqiptarë pastërsisht autoktonë dhe aneksimi i saj Greqisë, u qëmtuan vetëm maja – maja që lexuesi i këtyre radhëve sa të krijojë iden’e

përgjithëshme të kësaj padrejtësíe të skajëshme. Me këtë rast i lutem lexuesit të ndjekë me vëmëndje edhe një dokument që do t’i paraqis ku del në pah se si Shqipërinë e sakrifikuan dhe e viktimizuan me gjak të ftohtë Fuqit’e Mëdha vetëm që të ruanin interesat si edhe drejtpeshimin ndërmjet tyre. Më 12 gusht të vitit 1913 në Dhomën e Komuneve londineze i u bë një interpelancë ministrit të Punëve të Jashtëme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey-t. Ja edhe fjalët e tija : “ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vëndin dhe që e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, nëqoftëse marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqës n’Europë.” Me këtë çfajësim moral Sir Edward Grey mendoi se kreu një mision sa të vështirë e gjith’aq edhe delikat lidhur me shuarje tensionesh politike n’atë pjesë të Europës të quajtur Gadishulli Ballkanik. Mirëpo ç’la mbrapa ai ndërmjetësim politik sa i padrejt’e gjith’aq edhe kriminal ndaj kombit shqiptar, nuk qe krijim barazpeshe qoft’edhe artificiale. Ajo padrejtësí e ushtruar me të drejtën e më të fortit, i sendërtoi premisat që Gadishulli Ballkanik të transfor-mohej në një fuçí baruti. Nga ana tjetër përkëdhelja që i u bë sedrës së sëmurë greke të etur për lavdín’e humbur të dikurëshme, qe edhe preludi i një vazhde dhune, krimesh edhe gjaku të derdhur pafund ku mijërat e fantazmave të viktimave fëmijë, pleq, gra edhe burra shqiptarë do t’a kenë ndjekur dhe vazhdojn’edhe e ndjekin si mallkim shpirtin e arkitektit të asaj skëterre tokësore, Sir Edward Grey-n, edhe në jetën’e përtejme !

Grekët në vazhdën e rrugës së krimeve. I a dhanë Greqisë ishujt e detit Egjé e ata nuk u kënaqën. Ia dhanë edhe Çamërinë me 50.000 banorë etnikë shqiptarë e së rishmi grekët donin më shumë. I a aneksuan gjithashtu edhe Vilajetin e Janinës me gjithë 500.000 banorët e saj ku vetëm 100.000 ishin greqishtfolës (ndonëse edhe ata me ndjenja shqiptare), me një fjalë gjith’atë që grekët artificialisht e kishin emërtuar Epiri i Jugut simbas Megalidhesë (idesë madhështisë greke) e prap danajt, çakenjt’e Ballkanit, ishin të pakënaqur nga Fuqit’e Mëdha : e donin ata Epirin të tërë,


Korçën e Gjirokastrën pa lënë jashtë as Vlorën !(?) Nuk kishin faj grekët se ata mirëfilli e dinin se rrallë, shumë rrallë e drejta pajtohet me politikën! Pikërisht nga ky kënd vështrimi ata e kërkonin edhe Vlorën si pjesë t’Epirit Veriut, ndonëse ajo kafshatë ishin të bindur që për barazpeshë në mes Fuqive të Mëdha, dihej se i ishte lënë Italisë. E ç’taktikë ndoqën atëhere grekët ? Zyrtarisht kryeministri Venizellos shpalli tërheqjen e trupave greke e për këtë veprim e vuri në dijeni edhe Konferencën e Ambasadorëve. Kësisoji edhe ministri i Punëve të Jashtëme Anglez, Sir E.Grey shfaqi konsideratën e tij. Por nga ana tjetër ushtarët grekë, duke i hequr shënjat dalluese të uniformës tyre u bashkuan edhe me bandat e terroristëve grekë të liruar nga burgu i Kretës qëllimisht e të maskuar si “Detashmente të Krishtera”, në të gjithë zonën e Korçës e Gjirokastrës veç zjarr, dhunë edhe krime nga më të pashëmbulltit përdorën ata. E tmerruan popullsinë shqiptare ! Qindra fshatra dogjën (për të qenë të saktë, 314 ishin ata). Mijëra qenë viktimat burra, gra, pleq e fëmijë ! Po sjell këtu tekstin autentik se ç’tha në Dhomën e Lordëve të Londrës Markezi i Lansdowne lidhur me kasaphanën që po bënin grekët ndaj shqiptarëve : “Ësht’e pamundur të egzagjerohen mizoritë që po kryejnë bandat greke në Shqipërin’e Jugut. Këto banda përbëhen nga ushtarë grekë të lënë mbrapa mbasi ushtria greke zyrtarisht u largua nga ato vise. Ata nuk i kanë ndërruar as uniformat por vetëm i kanë shqepur spaletat si edhe çdo shënjë identifikimi ... Shqiptarët po i vrasin me duart’e tyre grat’edhe fëmijët që të mos i lenë të bijen në duart’e grekëve ... Grekët kanë shkatërruar fshat mbas fshati që të mbulojnë gjurmët e mizorísë tyre !” E ftoj lexuesin mos të mërzitet tek i paraqis, ndonëse shumë fluturimthi, dokumenta autentike të asaj kohe. Para Dhomës Komuneve koloneli Aubrey Herbert bëri denoncimin : “Unë e akuzoj Qeverinë Greke si nxitëse të veprimeve që sollën këto mjerime. Dyert e burgut të Janinës nuk mund të çeleshin aksidentalisht. Kush tjetër veç qeverisë i armatosi kriminelët që dolën s’andejmi ? Kush i nxiti andartët e Kretës të shkojnë posht’e përpjetë duke vrar’e duke prerë ? Prap Qeveria Greke. Kush ka bërë për vite me radhë një propagandë gjithë vrer ? Qeveria Greke ...” E mbasi të gjitha këto të vërteta të përbindëshme u sollën në sipërfaqe nga personalitete të huaja, si reagoi i caktuari si arbitër dhe ndërmjetës suprem, Sir Edward Grey ? Nga dokumenta të kohës rezulton se ai tha :

“Duhet patur parasysh se kasapi i shqiptarëve koloneli Dulis, është përjashtuar nga lista e oficerëve të ushtrisë greke, si pasojë qeveria nuk mund të quhet përgjegjëse për veprimet e tij.” Dhe mllefi ynë nuk ka se si të ketë kufij tek lexojmë se si ky diplomat i shquar i Britanisë Madhe, i cili duhej t’ishte indinjuar në kulm nga ç’dëgjoi rreth krimeve greke në Dhomat e Lordëve si edhe të Komuneve, tregon se si i ishte drejtuar shumë ashpër, sipas tij, kryeministrit zotit Venizellos : “ Informatat mbi ngjarjet e Shqipërisë së Jugut që më janë dukur si të besueshme, i a kam transmetuar Qeverisë Greke. Gjithashtu i kam vënë në dukje zotit Venizellos, se ai vetë jam i bindur se dëshiron sinqerisht që këto punë të mos ngjasin, por me që janë kryer nga grekë sado të papërgjegjëshëm, efekti i tyre në opinionin e jashtëm nuk ka se si të jetë i favorshëm.” Besoj se ngjall kureshtje të mësohet se cili ishte qëndrimi aspak diplomatik i Venizellosit në Parlamentin e Athinës tek shprehej gjithë krenarí : “Vetëm një gabim kolosal edhe trashanik do të shkakëtonte shkëputjen e Epirit të Veriut prej Greqisë, tashti e tutje !” Nuk më mbetet se ç’të shtoj veçse t’i rikujtoj lexuesit se përgjatë kohës që diplomacía europiane merrej me vendime e kundërvendime si edhe me telegrame diplomatike, pirgjet e kufomave si edhe gërmadhat e banesave ishin provat e gjalla se si e kishin katandisur grekët, t’ashtuqujturin të tyrin, Epir të Veriut ! Dhuna e tmerrëshme si edhe shpërnguljet masive nga Çamëria me gjithë Vilajetin e Janinës e gjithashtu edhe krimet e djegiet e përbindëshme në zonat e Korçës edhe Gjirokastrës, provonin dukshëm dhe pagabueshëm se ato krahina sa të gjera dhe të populluara vetëm nga shqiptarë, çdo gjë mund t’ishin, por jo territore greke ! Strategjia e re greke dhe aktiviteti i patriotëve tanë Kongresi i Berlinit i 1878-ës qe pikënisja nga ku Greqia filloi zyrtarisht edhe me këmbëngulje të kërkonte aneksimin e krahinave që ajo i quajti Epiri grek. Mbasi territorialisht ajo xhvati aq sa deshi, me përjashtimin e Korçës dhe të Gjirokastrës krahina të cilat i bëri tokë të djegur, i u kthye tashti taktikës së re, t’a spastronte edhe Greqinë nga shqiptarët. Nuk ishin pak por bëhej fjalë për dhjetra e dhjetra mijëra muslimanë kryesisht të Çamërisë që ajo, e marrë vesh me Turqinë, donte t’i niste të popullonin tokat e Anadollit e që andej të merrte greko – orthodhoksët e t’i sillte në pronat çame. Bisedimet u zhvilluan me 14 maj 1914 në mes ambasadorit turk në Athinë Galip Beut si edhe


kryeministrit grek Venizellosit. Kurse me elementin shqiptar të besimit orthodhoks grekët e kishin bindjen se do t’a asimilonin me anën e fesë si edhe të shkollave greke. Lidhur me këtë masat ishin marrë me kohë. Në shkollat e orthodhoksëve të gjitha lëndët zhvilloheshin në gjuhën greke. Tekstet e historisë si edhe të letërsisë ishin të përshkuar nga një urrejtje e skajëshme kundra muslimanëve. Djallëzía greke nuk njihte kufinj. Në Kushtetutën e vitit 1911 Parlamenti Grek kishte parashikuar në pikën 17 reformën agrare të shoqëruar edhe me një serí aktesh nënligjore. Qëllimi i fundmë i reformës agrare ishte të goditeshin si pronarët e mëdhenj e gjithashtu edhe të mesmit e deri tek të vegjëlit çamë ! Me këto akte nënligjiore grekët i paralizuan pronarët çamë duke u a ngrirë pronat dhe çifliqet në dorë, (Roberto Morozzo della Rocca – Kombësía dhe feja në Shqipëri, 1920-1944). Dy aktet nënligjore që morën fuqí e që paraqisnin poshtërsín’e skajëshme greke për t’i çpronësuar shqiptarët ishin ai me të cilin u ndalohej shitja e tokës dhe që u quajt me emërin apollotriosis (tjetërsim), si edhe ai me të cilin u konfiskohej toka dhe që u quajt enigoistasis, (“Drita”, Gjirokastër – 28 nëntor 1923 si edhe H.Isufi-Politika greke për dëbimin e popullsisë çame). Të lidhura këto masa edhe me terrorin e egër të ushtruar nga bandat e hierolitëve ndaj pronarëve çamë, praktikisht popullata çame nuk i shihte më vetes rrugëdalje jete në Greqi veç të ikte në Anadollin e largët ose të strehohej në Atdheun Mëmë, në Shqipëri. Janë të panumërt dokumentat si edhe korrespondenca e patriotëve shqiptarë ku u denoncoheshin Lidhjes së Kombeve, Konferencave të ndryshëme ndërkombëtare si edhe qeverive të Fuqive të Mëdha veprimet antiligjore dhe kriminale të qeverisë greke, por të gjitha binin, pak a shumë, në vesh të shurdhër. Sa për të treguar se cila ishte fryma e atyre viteve rreth problemit çam që konsiderohej se mund të zgjidhej në rrugën e së drejtës, po citojmë një dokument tipik të asaj(nxjerrë nga dokumentat e AQSH “Dokumente për Çamërinë 1912 – 1939”) ku me datën 3 dhjetor 1922 z.Mehmet Konica, mbasi ka kontaktuar, (simbas udhëzimeve të ministrit të Punëve të Jashtëme z.Pandeli Evangjeli), deputetët e Parlamentit Anglez duke u kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit çam vë në dijeni, duke i dërguar një kablogram, edhe gazetën Associated Press të New Yorkut. Me një fjalë patriotët shqiptarë bënin përpjekje të mëdha të sensibilizohej problemi çam në gjithë opinionin botëror të asaj kohe. Zoti Ali Këlcyra, i paraqet Këshillit Kombëtar të Parlamentit Shqiptar me 18 dhjetor 1922 në mbledhjen e tij të 98-të, (simbas

“Dokumente për Çamërinë 1912-1939 të AQSH), një kërkesë të prerë që me Greqinë, pavarësisht nga diplomacia teorike e fqinjësisë së mirë, të protestohej rreptë lidhur me vuajtjet që u shkakëtohen si edhe shtërngesat që u bëhen vëllezërve çamë në tokat e tyre në Greqi. Kurse Bahri Omari, i kërkon Kryesisë së Parlamentit (po aty në dokumentat e AQSH), t’u dërgohen telegrame gjithë K parlamenteve të botës e doemos përfshirë edhe atë grek, që të ndalohen menjëherë përndjekjet ndaj popullsisë çame autoktone në viset e saja ! Gjatë viteve 1923–1925 u dëbuan nga Çamëria 30.400 çamër të besimit musliman, si edhe 30.000 shqiptarë muslimanë të tjerë nga krahina e ninës si edhe nga Kosturi, Follorina si edhe Grebenéja !

Veshje detare arvanitase Po të studjohen dokumentet nxjerrë dhe botuar nga fondi i AQSH “Dokumente për Çamërinë 1912-1939”, ka një morí syresh ku z.Mithat Frashëri herë si Ambasador i Shqipërisë në Athinë ose si i dërguar i Qeverisë Shqiptare në Asamblenë e IV-të të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, i drejtohet z.Erik Drummond sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me kërkesa të fuqishme lidhur me shkeljen e të drejtave të çamëve që Qeveria Greke i kishte katandisur në gjëndje të mjerueshme. Mes morísë së dokumentave të AQSH qëmtojmë V.1923, D.203, f.47 ku Prefekti i Gjirokastrës, z.Kolë Tromara, tërheq vëmëndjen se si Qeveria Greke mbas dhunës e terrorit të egër ndaj popullsisë muslimane çame, ka filluar e përdor dinakërín’e saj duke u munduar t’i bindë çamët të shkojnë në Anadollin Turk. Për këtë ai bashkangjit shumë dokumenta me dëshmí shkruar nga çamë


atdhetarë që i denonconin z.Kolë Tromara veprimet e palës greke.

Sa për një kujtesë lexuesit, autorët e këtyre dokumentave që qëmtuam e sollëm si shëmbuj përpjekjesh të skajëshme të këtyre patriotëve shqiptarë që çështjen çame e kishin për zemër po aq sa edhe çështjen kosovare se u dhimbsej Shqipëria e për të do t’a jepnin jetën e tyre pa një e pa dy, pjesa më e madhe e tyre u dënuan me vdekje si tradhëtarë, kush në mungesë e kush edhe u pushkatua nga diktatura komuniste ! Mësime për t’u nxjerrë nga historia Pavarësisht se në mënyrë shumë skematike, por mendoj se paraqitja e gjëndjes së trojeve si edhe ngulimeve të popullatës autoktone shqiptare në atë që sot quhet hinterlandi grek, (thellësí e territorit të sotëm të Greqisë), i a kanë rikujtuar lexuesit atë pjesë historie e cila vazhdon dhe është një plag’e hapur e kombit tonë! Nga ana tjetër duhet të jetë bindur lexuesi se në kuadrin e politikave ndërshtetërore nuk ekziston e drejta virtuale, por vetëm interesat herë të ngushta e herë me qitje më të largët të shteteve më të fuqishëm ! Kur interesat e tyre përputheshin me tonat, na dukej sikur po na i përkrahnin të drejtata tona legjitime. Sapo interesat tona fillonin e binin sadopak ndesh me interesat e tyre, sado anësore që të ishin ato, ata e harronin drejtësínë dhe fillonin i shikonin problemet nëpërmjet syzeve të interesave të tyre. Ky kuadër lexohet qartas nga e kaluara jo shum’e largët e mesit të shekullit të XIX-të e pastaj në vazhdim përgjatë gjysmës së parë të shekullit të XX-të dhe e ndriçon plotësisht vetë periudha gati gjysmëshekullore e diktaturës komuniste. Enver Hoxha, veç që të ishte numuri një i vëndit tonë, fillimisht i harroi premtimet jugosllave mbi plebishitin kosovar të mbasluftës e në vazhdim pranoi edhe të pabërën, që Jugosllavia të na gëlltiste si republikë të VII-të të sajën, (ku AQSH është plot me dokumentat përkatëse). Kjo periudhë përkon me dhunën e egër si edhe pushkatimet në masë të atdhetarëve intelektualë të shquar si edhe klerikëve. Në vazhdim Shqipëria u bë vasale e B.S. e porsa ky i fundit kërkoi përtëritje n’udhëheqje, val’e re pushkatimesh, këtë herë nga radhët e bashkëpunëtorëve ushtarakë e kolegëve më të afërt të diktatorit. Vijuam, përgjatë viteve, duke u vëllazëruar me Kinën. Na përdori Kina si zëdhënësin lehës të saj në OKB për aq kohë sa i u nevojitëm dhe na sakrifikoi si leckë kur aleancat

perspektive të sajat ranë ndesh me interesin personal të diktatorit E.Hoxha. E së rishmi valë pushkatimesh në Shqipëri, këtë herë nga radhët e specialistëve që po e sabotonin ekonominë. Po me problemin çam si u ballafaqua diktatori shqiptar ? Për të nuk kish se si të ekzistonte ai problem, derisa për t’i marrë me të mirë fqinjët jugorë an’e kënd fshatrave minoritare lejoi hapjen e shkollave greke. Po nuk mjaftoi kjo, edhe Llajko Vima (Zëri i Popullit) botohej për ta në greqisht. E të mbetej me kaq, hallall mund të thosh ndokush. Solidariteti fqinjëmirë shkoi deri atje sa që minoritare e kishim edhe zv/kryetaren e Presidiumit të Kuvëndit Popullor, shoqen Vitorí Çurri, pa le edhe zv/kryetar i Gjykatës së Lartë u pa e arësyseshme të emërohej i nderuari Sofokli Krongo !(?) Përgjatë kësaj brazde analiza e veprimeve të politikanëve të mëdhenj të Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë, çonte ujë vetëm në mullirin e tyre. Gjithashtu edhe politika e vetë diktatorit të Shqipërisë me gjithë lakejtë që e rrethonin duke u mbyllur në guackën e tyre veç të kishin pushtet mbi popullin, (pa interesat e kombit nuk kishin asnjë rëndësi), ishte vënja e interesit të ngushtë personal përmbi interesat kombëtare. Tashti e ngushtojmë rrethin dhe vijmë konkretisht në ditët tona. Vëndi ynë doli papritmas nga rrethi i çelnikt’i izolimit ku e kishte futur diktatura e kuqe. Ësht’e qartë se nga njera anë mungonin drejtuesit e gjithashtu atyre vetë, të improvizuar drejtues ... u mungonte përvoja. Vërshuan nga jashtë konsulentë e mashtrues, sipërmarrës si edhe shkatërrues, financierë edhe grabitës. Kësisoji demokracia e brishtë shqiptare po mundohej t’a merrte revanin e saj mes pengesash të panumurta. Interesi personal i nëpërkëmbur për gjysëm shekulli, tek të ndershmit e frenonte veten nga normat e moralit, (aty ku ato ishin ruajtur si atavizma). Ndryshe ngjiste me të paskrupulltit. Ata Zot e kishin paranë e moralin as nuk dinin se ku e kishte folenë. Kësisoji e në ato kushte, ësht’e qartë se do të lulëzonin edhe elementët vëndas të cilët nuk stepeshin t’i shisnin edhe grat’e tyre veç për pushtet ! Kush doli mbi sipërfaqe n’atë ujë të turbulluar që ishte Shqipëria ? Ata elementë që deri dje ishin simboli i njeriut të ri socialist : pjellat e deformuara të regjimit të përmbysur që nuk shikonin as se ku edhe mbi kë shkelnin ! Këta e krijuan situatën e 1997-ës. Këta ishin ata që me premtimin e kthimit kreditorëve të parave të piramidave, me t’a marrë pushtetin, lumenjt’e parasë likuide të firmave piramidale i kanalizuan drejtë bankave greke që mbas 1997-ës mbinë si këpurdhat mbas shiut në Shqipëri !


Por edhe radiot greke, shumë të interesuara se ç’bëhej në Shqipëri, për çdo natë tkurrjen e pushtetit qeveritar drejtë Tiranës e njoftonin bujshëm ... u çlirua Gjirokastra ... u çlirua Tepelena ... u çlirua edhe Vlora ... e kjo jepej me haré të madhe fillë në vazhdim të krimit të egër që u bë ndaj atyre oficerëve të rinj të SHIK-ut Lekës edhe Besnikut që nuk qëlluan me armë ... dhe u masakruan në mënyrë barbare ! Pa le paratë që u shpërndau Greqia keqbërësve që filluan e dogjën shkolla si edhe shkatërruan banka gjatë asaj periudhe çmënduríe masive ! Kur kasta e re e drejtuesve të sotëm të Shqipërisë erdhi në pushtet e gjeti edhe hallvë mbi revaní, kryesimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale nga ana e “Fortlumturisë Tij” Anastas Janullatosit i cili si aktivist me përvojë të madhe, u a lehtësoi hap mbas hapi bashkëpunimin tejet të mirëkuptueshëm me qeverinë e Greqisë, doemos padyshim në favorin e interesave kombëtare shqiptare.

Strategjitë më të fundit greke I hedhim tashti një sy të shpejtë taktikave greke. E kërkonin ata me ashk Epirin si të tyrin përgjatë gjysmës së shekullit të XIX-të. Dogjën e shkretuan Korçën si dhe Gjirokastrën me rrethe të tyre dhe kur e panë se nuk u a njihte njeri t’ashtuquajturin Vorio – Epir, ndërruan edhe taktika. Ata zyrtarisht pranonin gjoja se do të çelnin shkolla shqipe në Çamëri, por nga ana tjetër duke shkelur me të dyja këmbët vendimet e Lidhjes së Kombeve, asnjë e tillë nuk u lejua të hapej dhe patriotët si edhe mësuesit e parë tanë si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi me shokë u përndoqën aq sa edhe Mitropoliti i Kosturit Fillareti i “mallkoi shkronjat shqipe”! Nga ana tjetër më 20 janar 1923 Konferenca e Lozanës kishte marrë vendim kategorik që asnjë familje muslimane shqiptare të mos shpërngulej në kuadrin e shkëmbimeve të ndërsjella të popullatave greko – turke. Kurse qeveria e Greqisë zhvendosi me dhunë dhjetra mijëra banorë muslimanë nga Çamëria të cilët Turqia i dërgoi t’a popullonin Anadollin! Disa herë kryeministra grekë janë shprehur formalisht se nuk ekziston më gjëndje lufte në mes dy shteteve tona; kurse Parlameni i Greqisë, i cili është organi legjislativ që e ka i vetëm të drejtën t’a heqë gjëndjen e luftës me Shqipërinë, kurrë nuk e ka abroguar atë ligj. Shëmbull konkret është fakti se ndërtesa e Ambasadës Shqiptare në Athinë që ka qenë pronë shqiptare, vazhdon e është mall i

konfiskuar nga shteti grek dhe ambasada jonë e ka selínë gjetiu ! Kurse Qeveria Shqiptare hesht edhe gëlltit. Me nismën e “Fortlumturisë”, Kryepeshkopit grek të Shqipërisë Janullatosit, njera mbas tjetrës po ndërtohen kisha orthodhokse në Shqipëri edhe me tendencë çvendosjeje të ndërtimit tyre drejtë veriut. Ç’qëndrim mban qeveria jonë ? Për hir të marrëdhënjeve miqësore me fqinjët ... së rishmi hesht ! Kurse në Greqi ndihma e shtetit grek për emigrantët tanë është tejet e madhe e miqësore : një të ndërruar ata fenë edhe emrin, e janë të lirë, pa i penguar kërkush, të ndjekin meshat në kishat greke Po kështu edhe për shkollimin e fëmijëve shqiptarë në Greqi :pse të krijohen telashe e të ngrihen shkolla shqipe në Greqi? Asnjeri nuk i pengon mijërat e fëmijëve shqiptarë të shkollohen në shkollat greke. E doemos edhe qeveria jonë, në shënjë mirëkuptimi të ndërsjellë, e mirëpriti ngritjen e shkollës greke në Korçë ! Dhe kulmin e mirësjelljes tonë e treguan Presidenti si edhe Kryeministri ynë që as e luajtën qerpikun kur Presidenti i Greqisë u a tha në sy publikisht se tashmë nuk ekziston më problem çam ! E si t’i a bënin ata ? Mikut në shtëpinë tonë t’i silleshin si harbutër ? Jo, kjo nuk do t’u kishte patur hije ! E doemos kjo mënyrë të vepruari nga të dyja palët nuk ka se si të mos na e kujtojë kollosin e mendimit filozofik mistik, Hirësín’e Tij Baba Rexhebin, i cili nuk pushonte së përsërituri se :

Shqiptare e Athinës Nuk ka më të madh armik të njeriut se sa egoizmi i tij. E kur ky egoizëm gllabëron drejtues fatesh kombesh, ata bëhen rrezik për vetë njerëzimin !


Ësht’e qartë se në kuadër njerëzimi, udhëheqësit e sotëm shqiptarë në pushtet, nuk arrijnë të luajnë ndonjë rol. Por nëpërkëmbjen e interesave kombëtare ndaj atyre personale, e kanë arritur plotësisht. E natyrshëm lind pyetja : Deri kur do t’i durojë populli këto thithlopa që dora-dorës po i shesin interesat e kombit ? A ka turp më të madh që në kongresin e tyre të fundit i referohen me krenarí bëmave të tyre përgjatë vitit 1997, vit qё e shkatërroi nga themelet shtetin tonë ?

ÇAMERIA Krahinë që përbën pjesёn më jugore tё trevave të banuara prej Shqiptarëve; shtrihet Gjatë Bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavël kurse në Jugu Gjirin e Prevezës, rripi i saj Verior me qendër Konispolin bën pjesë në Republikёn e Shqipёrisё, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës sё Ambasadorёve tё vitit 1913 i përket shtetit grek.

Në shek.XV u bё shesh i luftës kundër vërshimit Otoman, nёn udhëheqjen e feudalёve të familjes Zenevisi; njëri prej këtyre, Simon Zenevisi ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nën sundimin osman Çameria bente pjesë në sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve antiosmane në shek.XVI e fillim të shek.XVII. Në shek.XVIII filloi islamizimi me dhunë i një pjese tё mire të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t'i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë. Edhe për. Çamerinё u përforcua në shek.XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çif1igarë vendas, tё cilët u bënë faktor politik me rёndësi në luftën për pushtetin lokal, derisa Çameria ra nën sundimin e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të pashallëkut tё Janinës. Në vitet 18201850 ajo u përfshi në kryengritjet e mëdha antiosmane; më 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritên me armë në dorë nga popullsia. Degët Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çameri morёn pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. Gjatë kryengritjeve shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XX Çameria ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare.. Gjatë Luftёs ballkanike 1912-1913 aty vërshuan trupat greke; në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e

Harta. e Çamerisё

Qendrat e banuara kryesore të Çamerisё janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve shtetёrorë; 7 fshatra gjenden brenda kufijve të R të Shqipërisë, me qendër qytetin Kçam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Çameria ishte banuar prej fisit ilir të tesprotёve. historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik; me të kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine; në fillim tё shek.XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmёn e dytë të shek.XIV bёnte pjesë në despotatin shqiptar tё Artës .

T. Valerio : Bareshё shqipta Vlorës u dërguan forca ushtarake, por vendimi i Konferencës së Ambasadorëve ia kaloi Çamerinё shtetit grek. Pas Luftës Botërore, qeveritë e ndryshme greke shpёrngulёn me forœ me mijëra banore të popullsisë shqiptare myslimane për në Tur:qi, me pretekstin se për


shkak të fesë së tyre ishin turq. Në fund tё Luftës II Botërore masat e terrorit dhe të shtypjes që u morën kundër popullsisë vendase, shtrёnguan rreth 25.000 çamë myslimanë të largoheshin nga vendlindja për të kërkuar strehim në territorin e Shqipёrisё. Kjo ndodhi gjatё tёrheqjёs sё Gjermanёve nga Greqia. Qeveria nacionaliste shqiptare e asaj kohё i mori nёn mbrojtje. Nga ana tjetёr Ministria Mbrojtjes ose Komanda e Pёrgjithshme e Ushtrisё Shqiptare e asaj kohё (1943-44) mori masa pёr tё derguar oficerё qё tё komandonin batalionё vullnetare tё çamёve, pёr tё mbrojtё vendin e tyre, kundёr sulmeve tё grekёve. Kurse qeveria komuniste, jo vetёm nuk i pёrkrahu por gjeti shkakun pёr t’i pёrsekutuar e denuar, siç ndodhi me admiralin Teme Sejko me shokё Banorët e Çamerisё janë marrë më tepër me bujqësi dhe blegtori. Ka qenë e zhvilluar edhe kultura e ullirit dhe e agrumeve. Vendbanimet kanë qenë tё grumbulluara me shtëpi një e dykatëshe, të ndërtuara kryesisht prej guri. Nga pikëpamja gjuësore-etnografike çamët lidhen me popllsinë shqiptare të Jugut. Çamërishtja ruan elemente tё vjetra fonetike si p.sh. grupet kl, gl, zanorёn i në vend të y-së etj., të cilat i gjejmë edhe te autorët e vjetër shqiptarë dhe te arbëreshët. Veshlja popullore e burrave tё tё dy feve ka qenё kostumi me fustanellë, qё mё vonё (fundi i shekullit tё kaluar) u zёvendёsua me veshjen e potureve. Gratë myslimane janё veshur me fustane e tumane. Këngёt janё polifonike, gratë kёndojnё edhe në homofoni. Vallet çame, sidomos ato tё burrave, janё të përmendura Disa valle çame janё përhapur edhe tek grekёt dhe njihen me emrin « çamiko ».

Vilhelme Vrana Haxhiraj Historia, jeta politike, sociale dhe kulturore e Kaninës në një studim Së afëmi lexuesi do të ketë në duar librin studimor “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti” me autore Vilhelme Vrana Haxhiraj . “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”, është një vepër studimore e çmuar që hedh dritë mbi lindjen dhe zhvillimin e jetës në Kaninë, qysh nga prehistoria deri në Luftën e Vlorës.

Vilhelme Vranari Haxhiraj Mirënjohje pas vdekjes! Për studimin e Kaninës më nxiti leksikografi, studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe analisti i shquar, djali i dajos së babait tim, Ardian Klosi, i cili në panairin e librit ‘Tirana 2005’,në përurimin e Trilogjisë sime“Vështroni Meduzën”, më dhuroi librat,“Refleksione”dhe“Fundi i Arianitëve”i albanologut Franc Babinger. Aty më këshilloi:-Studio Arianitët dhe fillo hulumtimet për Kaninën se, mbron gjenezën tonë!” Po atë ditë albanologu, poeti, Prof.Dr. Moikom Zeqo, më sugjeroi të njëjtën gjë: “Vilhelme, vetëm ty të takon një studim i thellë për Kaninën!” Miqtë e mi dashamirës,nuk di sa kam arritur me këtë studim?!Falë jush, bëra sa munda. Me dhembje në shpirt, ju shpreh mirënjohjen time dhe uroj të preheni në Paqe, o njerëz të mirë!” Vilhelme Vranari Haxhiraj. “ Është detyrim moral dhe qytetari kur investon për kulturën, kurse për historinë e vendlindjes, vihet një gur i rëndë monumental duke e bërë atë të përjetshëm! Në nderim dhe mirënjohje të z.Gazmir Bega, pinjoll i njërës nga pesë familjet themeluese të Kaninës, për ndihmesën simbolike financiare në shërbim të botimit të këtij libri studimor!


Mund të bëhet letërsi në arbërishte

Prof. Agostino Giordano Drejtor i revistës “Jeta Arbreshe”

Intervistë në Raduo Europa e Lirë Përkushtim!

“Këtë studdim ia kushtoj, Perlës margaritare, të përkëdhelurës së Zotit, parajsës ku kanë folenë dhe prehen Perënditë, Kaninës antike , Kaninës së re!” Librin studimor të titulluar “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”, ia kushtoj Kaninës sime të lashtë, vendlindjes së të parëve tanë si themeltarë të këtij qyteti me vlera të mëdha historike, atdhetare dhe kulturore. Ia kushtoj gjithë kaniniotëve si bashkëndërtues të qytetërimit në këtë qytezë, e cila u ka mbijetuar rrebesheve të kohës. Sa herë që pushtuesit e kanë djegur dhe shkatërruar, banorët e saj e rindërtuan duke ia ruajtur identitetin. Ndaj Kanina, ka ruajtur ekzistencën fillestare qysh kur u mbollën rrënjët në tokën e saj dhe vazhdon të jetojë në ato troje. Ndaj sot ngjet me një panteon, tek i cili duhet të përulen me nderim brezat që do të vijnë. Ata duhet ta ruajnë me vetmohim këtë thesar të vyer dhe të pazëvendësueshëm, Kaninën e gjithë kaniniotëve. Jam e lumtur, e nderuar dhe e privilegjuar që munda të bëj diçka për vendlindjen time, Kaninën e lavdishme, por të harruar.

Nderim për të gjithë ju! Bijë e Kaninës, Vilhelme Vrana

Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka bërë shumë për arbëreshët e Italisë, i ka ndikuar ata dhe iu ka dhënë mundësinë e qasjes ndaj gjuhës arbëreshe dhe letërsisë e kulturës shqiptare, si dhe ka fuqizuar edhe më shumë kulturën e tyre, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, albanologu arbëresh, Agostino Giordano. Radio Evropa e Lirë Zoti Giordano, ju jeni për të satën herë në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Por, gjatë këtyre viteve, sa keni vërejtur se ka krijuar lidhje ky seminar me arbëreshët që jetojnë në Itali? Agostino Giordano Ky seminar ka bërë shumë për arbëreshët, i ka ndikuar shumë ata, i ka qasur arbëreshët ndaj gjuhës arbëreshe dhe ndaj letërsisë dhe kulturës shqiptare. Kjo nuk do të thotë se i ka shqitur nga Arbëria , apo i ka shqitur nga bota arbëreshe, por e ka fuqizuar edhe më shumë kulturën e tyre. Edhe unë jam rritur bashkë me këtë seminar. Herën e parë kam ardhur në këtu në vitin 1976, në vitin e tretë që mbahej. Radio Evropa e Lirë Është thënë në disa raste nga albanologët që kanë ardhur nga Italia, albanologë arbëreshë, që megjithatë pozita e arbëreshëve në Itali nuk ka qenë ndoshta aq e vështirë siç e kanë parë shqiptarët e Kosovës në një kohë. Qëndron kjo?


të mbetet vetëm gjysma.

Agostino Giordano Jashtë atdheut çdo pakicë ka vështirësi për t’i ruajtur dhe për t’i lëshuar rrënjët, që t’i zhvillojë doket tjera, për të bërë një tjetër kulturë, për të shkruar me gjuhën e të parëve. Kjo është vështirësi. Patjetër, edhe ne në Itali e kemi pasur këtë vështirësi. Por, Zoti na e ka dhënë mundësinë, na e ka dhënë fuqinë. Kemi pasur shtrëngime. Për shembull, nga ana e papëve dhe nga ana e mbretërve e kemi pasur rrugën e hapur. Nga ata e kemi pasur ftesën që të shkojmë në Itali dhe për të krijuar katundet tona. Por, nga ana e baronëve lokal, nga ana e peshkopëve latin lokal, nga ata kemi qenë të luftuar shumë. Por, kokë-ngurtësia jonë ka fituar edhe mbi jomikpritjen e tyre. Radio Evropa e Lirë Megjithatë, a mbrohen sot arbëreshët dhe pakicat në këtë rast në Itali dhe gjuhët e tyre? Agostino Giordano Po. Nëse shkuan afër 5 shekuj e gjysmë që nga emigrimi i arbëreshëve nga Shqipëria drejt Italisë, kemi pasur fuqinë, kemi pasur zemër, kemi pasur kulturë për të lëshuar rrënjë në atë botë. Ka polemika dhe thuhet se nuk kemi qenë aq të mirëpritur nga Italia. Por, mikpritjen nëse nuk e gjen, atëherë e krijon. Edhe nëse ai që të pret, nuk të jep dorën të të flasë, ti sillesh mirë dhe ai e kupton që je i mirë dhe të ofron. Do të thotë, Itali sot e që nga viti 1999, Parlamenti italian, ka biseduar për ne dhe për të gjithë minorët gjuhësor dhe historik të Italisë. E kishte filluar me shumë para për t’i ndihmuar këto pakica, por tash pas krizës ekonomike që po e përshkon tërë Evropën, por edhe Italinë, këto financime vijnë duke u shuar, duke u pakësuar shumë. Por, sa për këtë, arbëreshët janë të mësuar të mbijetojnë vetëm, qoftë edhe pa ligj (ndihmën ligjore) krahinor, provincial e shtetëror. Si kemi jetuar deri tash? Kemi jetuar me vullnet, me zemër, me fuqi. Radio Evropa e Lirë Ju sot keni mbajtur një ligjëratë. Cila ka qenë tema dhe çfarë keni sjellë? Agostino Giordano Këtë kumtesë, që nuk pata motin (kohën) ta lexoja të gjithën, e kam shkruar në arbërisht. Kam folur për atë se sa mundësi ka kjo gjuhë e kësaj pakice arbëreshe të Italisë, të mund të bëjë letërsi. Pas meje, tre apo katër zotërinj këtu, profesorë të këtij universiteti dhe universiteteve tjerë, kanë folur për De Radën, për Seremben, Santorin. Do të thotë se me këtë gjuhë, që po flas tash, mund të bëhet letërsi. Me arbërishten mund të bëhet poezi. Nëse nuk e marrim nga Matrënga, te viti 16 e deri më sot, nëse ne nga faqet e letërsisë shqiptare i shqerrim (shqyejmë) ato faqe që flasin për poetët, shkrimtarët, dijetarët dhe intelektualët arbëresh, ndoshta tek ai libër që flet për letërsinë shqipe do

Radio Evropa e Lirë Do të thotë, ju mendoni se mund të shkruhet edhe tash në arbërishte? Agostino Giordano Unë shkruaj në arbërisht. Thonë të tjerët se jam edhe poet. Thonë të tjerët, nuk e them unë. Para një muaji, nga shtëpia botuese “Faik Konica”, këtu në Prishtinë, ka dalë një vëllim i titulluar “Telat e zemrës”, ku e kam nisur me arbërishten, në vitin 1971, kur kam shkruar arbërisht. Kam shkruar pastaj me shqipen dhe përsëri u ktheva tek arbërishtja, sepse e kuptova edhe sepse jam drejtor i një reviste arbëreshe e vetmja, ku shkruhet vetëm arbërisht ose shqip dhe quhet “Jeta arbëreshe”. Kam filluar ta shkruaj në vitin 2002 dhe tash jemi tek viti i 11. Jam kthyer të shkruaj në arbërishte, sepse me këtë gjuhë mund të bëhet letërsi, ashtu siç mund të shkruhet një artikull, prozë ose e ngjashme dhe mund të bëhet edhe poezia. Sot ka dalë edhe një vëllim tjetër këtu në Prishtinë dhe jam i gëzuar për këtë. Radio Evropa e Lirë A mendoni se do të ruhen për gjatë raportet dhe marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve të Kosovës, të Shqipërisë dhe të arbëreshëve, të paktën në fushën profesionale të albanologjisë? Agostino Giordano Patjetër, ne jemi të gjithë të një nëne. Do të thotë, shqipja është si të ishte një lumio (lum) e ne jemi të gjithë përrenj rrëkaq (rrjedhës). I sjellim ujë këtij lumi të madh. Dua të them se arbëreshët nuk janë një degë e shkëputur nga Shqipëria. Jemi të gjithë një, por e kemi këtë krenari tonën që ta mbajmë gjallë këtë gjuhë (arbërishten), sepse me këtë gjuhë është shkruar një pjesë e letërsisë shqiptare në përgjithësi. Mbi këtë gjuhë dhe mbi autorët që kanë përdorur këtë gjuhë, edhe sot në seancën e parë shkencore për letërsinë (në kuadër të Seminarit), kemi parë se 70 për qind e kumtesave, kanë shkuar patjetër, nuk e di pse, për letërsinë arbëreshe. Ne nuk kemi asgjë kundër Shqipërisë, as kundër shqipes dhe kundër askujt. Unë e thashë në kumtesën time që njeriu shkruan si do, si i pëlqen atij, por edhe sepse letrari zgjedh një gjuhë, një udhë të veçantë prej një tjetri dhe me këtë ai bën poezi ose prozë artistike. Atëherë, të mirëseardhura janë të gjitha gjuhët, të folmet arbëreshe më të pastra, e ashtuquajtura gjuha standarde arbëreshe, si dhe gjuha standarde shqipe. Mirëpo, e mirëseardhur është, nëse ndonjë bën letërsi në gjuhën (dialektin) gegë. E pse jo? Atëherë, Fishta a nuk bën pjesë në letërsinë shqipe? Ai është një ndër më të mëdhenjtë. De Rada është arbëresh. Nuk bën pjesë në këtë? Domethënë, ne jemi pjesë të së njëjtës zemër dhe jemi pjesë e të njëjtit komb. Më parë na thoshin arbër. Pastaj na kanë kujtuar për pesë shekuj e gjysmë si arbër, arbëresh dhe Arbëri, etj. Jemi arbëresh. Jemi të gjithë arbëresh


Kostume arbreshe

vazhddon nga Nr. 166. ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA Nga Saimir Lolja ALBA ose Tezerus, emri latin i lumit Ter në Katalonia, verilindje e Spanjës. ALBA ose ALBA DEL CAMPO dhe MONTALBÁN, fshatra në Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i Spanjës. ALBA QUERCUS (Lisi i Bardhë), emri në latinisht për qytetin e sotëm Alburquerque, Provincia de Badajoz, perëndimi i Spanjës. Nga këtu është origjina e emrit të qytetit Albuquerque, New Mexico, ShBA. ALBA DE TORMES, qytezë në provincën Salamanca në Spanjën perëndimore. Në vitin 1429, nga këtu mori titullin një nga familjet më të rëndësishme princore Casa de Alba de Tormes. Në vitin 1472, mbreti Henri IV i Kastiljes e ngriti titullin Kont të fisnikut García Álvarez (Álbarez) de Toledo në Duque de Alba de Tormes. Më pas, ajo dinasti do krijonte gjurmë të mëdha në historinë europiane. ALBAIDA, lum dhe qytet në Provincia de Valencia, jugu i Spanjës. ALBAINA, fshat në Qarkun Treviño, Provincia de Burgos, rajoni Castile and León, Spanja veriore. ALBAN, ALBAR, ALBILLA, ALBILLO DE LUCENA ose PALOMINO FINO është një rrush i bardhë dhe venë prodhuar në Spanjë, Portugali dhe Afrika e Jugut. ALBÁN, fshat në Provincia de Lugo, rajoni Galicia, Spanja veriperëndimore. ALBANA ose TEMPRANILLO BLANCO, lloj rrushi dhe vene e bardhë prodhuar në rajonin La Rioja, Spanja veriore. ALBANILLA, një fshat në Qarkun Comarca Oriental, rajoni Murcia, juglindje e Spanjës. ALBANYÀ ose ALBAÑÁ dhe ALBONS, fshatra në Provincia de Girona, rajoni Katalonia, në këndin verilindor të Spanjës. ALBARELLO ose ALVARELHÃO, një rrush e venë e prodhuar në Portugalinë veriore dhe Galicia, veriperëndimi i Spanjës. ALBARICINUM, emri latin për qytezën e tanishme Albarracin, Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i Spanjës. ALBARIÑO ose ALVARINHO, një lloj rrushi i bardhë që përdoret për prodhim verash në Galicia, veriperëndimi i Spanjës dhe Portugalisë. ALBILLO, një rrush i bardhë përdorur për shumë vena me mbiemra të tjerë prodhuar në Galicia, Ribera del Duero, Madrid e Ávila të Spanjës.


ALBUS PORTUS, emri romak për portin e sotëm Algeciras, Provincia de Cádiz, Gjini i Gjilbratarit, Spanjë MONTALBANEJO, qytezë në Provincia de Cuenca, Spanja qendrore. MONTALBÁN DE CÓRDOBA, qytet në Provincia de Córdoba, në rajonin Andalusia, Spanja jugore. ARBANCÓN, fshat në Provincia de Guadalajara, rajoni Castilla–La Mancha, Spanja qendrore. L’ARBOÇ, ARBOLÍ, fshatra në Provincia de Tarragona, rajoni Katalonia, verilindje e Spanjës. ALBA ose Helave emri latin për qytetin Elvas në Qarkun Portalegre, Alentejo, perëndimi i Portugalisë. ALBI CASTRUM ose Castro Bracum, emri romak për qytetin dhe Qarkun e sotëm Castelo Branco (Kështjella e Bardhë) në Portugalinë qendrore. ALBANIUM ose ALBA REGALIS, emri i hershëm i qytetit Székesfehérvár (Stuhlweissenburg, gjerm.) në Hungarinë qendrore. Ky qytet përafrohet me rajonin e popullatës Albocensii në Hartën IX tek libri Geographia bërë nga dijetari latin Claudius Ptolemaeus në vitin 130 e.s. ALBA IULIA/LULIA, kryeqytet i Qarkut ALBA në Rumani. Kryeqendër e rajonit historik të Transilvanisë (TransAlbania = Përtej Albanias) që rrethohet nga vargmalet e Karpateve, mesi i Rumanisë. Aty ndodhet një fortesë si yll pesë këndor e quajtur Cetatea Alba Carolina (rum.) e ndërtuar në vitin 1738. ALBI, një fshat në Qarkun Sibiu, Transilvania, Rumania perëndimore. ALBIŞ, lum i vogël që derdhet nga e djathta në lumin Negru afër fshatit Surcea, Rumani qendrore.

ALBIŞ, fshatra në qarqet Bihor, verilindje e Rumanisë, dhe Covasna, Rumania qendrore. CRIȘUL ALB (rum.), emri i një lumi të gjatë në rajonin Transilvania, perëndimi i Rumanisë, i cili buron në malet Apuseni dhe derdhet në Danub (I Shtrimi). Një lum i vogël që e shton atë nga e djathta quhet Artan. FETEASCĂ ALBĂ dhe BĂBEASCĂ ALBĂ, lloje rrushi të bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Rumani e Moldavi. MAJARCĂ ALBĂ, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Banat (sot, Vojvodina) e Rumani. ARBĂNAȘI ose ALBANASI, fshat në Qarkun Buzău, Rumania lindore; është vend ku nxirret naftë. ALBA MARITIMA ose ALBA MARIS, emri i ndeshur në shekullin X për qytetin bregdetar të sotëm Biograd, Qarku i Zadarit, Kroaci.

ALBONA ose Alvona, Alvum, është emri i hershëm për qytetin e sotëm Albona (ita.) ose Labin (kro.) në gadishullin Istria, Kroaci. A RBANASI, tani rrethinë e qytetit bregdetar Zhuri ose Zara (ita.) ose Zadar (kroa.), Kroaci. ARBANASI, fshat në bashkinë Gravova, Qarku Istria, Kroacia veriore. ARBANIJA, fshat në ishullin Çiovo (Bua, ita.) në detin Adriatik, në Qarkun Split-Dalmacia, Kroaci. ARBANASHKA, fshat në bashkinë Rudo, BosnjeHercegovina jugore. ARBANASI, fshat në bashkinë Trebinje, BosnjeHercegovina lindore. ARNAUTI, fshat në Qarkun Zenica, Bosnje-Hercegovina qendrore. ARBANASI, fshat në bashkinë Veliko Tarnovo, Bullgaria qendrore. ARNAUTITO, fshat në rajonin Stara Zagora, Bullgaria qendrore. ARBANASHKO, mal në Maqedoninë Veriore, i cili ndodhet 3.5 km larg vendit të quajtur Kokino që daton 3000 p.e.s. ARNAUTSKA ČUKA, domethënë Maja Arnaute/Arbërore, është një majë mali sipër qytetit Gevgelija në Maqedoninë e Veriut. ALBA ose Alba Bulgarica ose Alba Graeca, emri i mëparshëm i kryeqytetit të sotëm Beograd (Qyteti i Bardhë) në Servi. ARBANASHKA, fshat në bashkinë Prokuplje, Serbia jugore. ARBANASCE, fshat në bashkinë Meroshina, Qarku Nisava, Serbia jugore. ARVANITIS, fshat afër qytetit Pirg (Pyrgos). në gadishullin Dorik (sot, Peloponezi), Greqi perëndimore. ARNAUTI BURNU, domethënë Cepi Arnaut/Arbëror, është cepi më perëndimor, më i dukshmi në Qipro. ARNAVUT, fshat i vogël malor në Qarkun Keşap në Provincën Giresun, Turqia veriore. UJDHESAT BRITANIKE ALBA, emri në gjuhën skoceze gaelic për Skocinë ose tërë Britaninë e Madhe, i ndeshur edhe si ALBANY (ang.), ALBANIA (lat.), ALBA ose ALBAN ose ALBAIN (irish), NALBIN (manx celtic), ALBAN (cornish celtic), YR ALBAN (welsh), ALBION (brythonic celtic). Mbretëria Alba mbuloi vitet 900 – 1286. Mbreti i parë i saj Donald II thirrej në gaelic “ri Alban” (mbret i Albës). Kur po kurorëzohej mbreti skocez Aleksandër III më 13 Korrik 1249, vjershëtari mbretëror thirri me të madhe: Benach De Re Albanne – Bekimet për Mbretin Alban! Në periudhën e viteve 1000-1250, mbretëria skoceze u zmadhua dhe emri kaloi në


ALBANIA. Këtë emër e përdorën më pastaj shkruesit e ndryshëm dhe në anglishten e shekujve IX – XV fjala Albania kaloi në ALBANY. Kjo fjalë qe origjina e emërtimeve Albany në ShBA, etj. Lista për breznitë e mbretërve skotë/shotë gjendet tek teksti “Míniugud Senchasa Fher nAlba” i shekullit VII, i shtuar në shekullin XI me dokumentin Genelaig Albanensium. Një tjetër tekst i ngjashëm u shkrojt në shekullin X në gjuhën ire të vjetër për breznitë e mbretërve në hapësirën që mbulonte Skocinë perëndimore dhe Irlandën veriore të sotme. DUAN ALBANACH ose Kënga e Skotëve/Shotëve është një vjershë e shkrojtur në gjuhën gaelic të shekullit XI. Ajo përmban 27 strofa dhe këndohej në oborret mbretërore duke rrëfyer sesi Albanus i dha emrin Alba asaj toke. Ndërsa shkruesi Geoffrey of Monmouth (1095-1155) ka rrëfyer për legjendën e Brutit, pasardhësit të Eneas të Trojës, i cili pati tre djem të quajtur Albanactus (Albannach, gae.) i cili sundonte në ALBANIA (Skocia e sotme), Camber që sundonte në Cymru (Uelsi i sotëm) dhe Locrinus që sundonte në Loegria (Anglia e sotme).. DUKE OF ALBANY (Dukë Albanie) ishte një titull i vënë djemve trashëgimtarë në familjet mbretërore skoceze dhe britanike, veçanërisht në dinastitë Stuart/Stewart dhe Hanover, në vitet 1389 - 1919. Lordi George G. Byron në vjershën e tij “Shtegtimi i Çajd Harolldit” (Childe Harold's Pilgrimage, 1812) ka përdorur emërtimin ALBYN (....The war-note of Lochiel, which Albyn's hills....). Lumi që kalon në Glasgou të Skocisë quhet CLYDE (Klajdi), emër ilir që është në përdorim edhe në ditët e sotme. BBC Alba Tv është një dritare e dyanshme që përdor gjuhën skoceze Gaelic. Kuvendi skocez quhet "Pàrlamaid na h-Alba". Tabela e mirëseardhjes në rrugën e madhe A7 para hyrjes në Skoci shkruan: Welcome to Scotland (ang.) - Fàilte gu Alba (gaelic). Që nga Marsi 2021, një lëvizje e re hyri në skenën pol itike skoceze me emrin Alba Party (ang.). ALBION, emri për tan Britaninë e Madhe i ndeshur që në shkrimet për periudhën para erës sonë. Sot përdoret pak dhe ndeshet më shumë në vjersha. New Albion (Albioni i Ri) ose Albionoria (Albioni i Veriut) u parashtrua si emër për Konfederatën Kanadeze që po themelohej nga bashkimi i kolonive Canada, Nova Scotia dhe New Brunswick në vitin 1867. Admirali britanik Arthur Phillip, i cili qe edhe qeveritari i parë i tokëzënies në Australi, fillimisht i vuri emrin New Albion (Albioni i Ri) Gjirit Sidney atje. Pirati i punësuar Sir Francis Drake e quajti New Albion tokën e Kalifornisë së sotme kur zbarkoi atje në vitin 1579. Studiuesit jo-shqiptarë e kanë ndeshur këtë fjalë Albion ose në rasën dhanore Albionis (lat.), Albiyon (pre-celtic), Albu ose në rasën dhanore Albann (old irish), Albio (gaulish, galatian) dhe kanë dalluar se ajo lidhet me fjalën “i bardhë” por nuk arrijnë të shpjegojnë më tej. Dokumenti Massaliote Periplus i shekullit VI p.e.s., disa të tjerë të shekullit III p.e.s. dhe libri Geographia e Ptolemeut në shekullin II e.s. përmbajnë fjalët Albionon ose Albion (Britania e sotme) dhe Lerne (Irlanda e sotme). Në vitin 930, mbreti anglez Ethelstan përdorte titullin “Rex et primicerius totius Albionis regni” (Mbret dhe Kryetar për tan Mbretërinë Albion). Në vitin 970, nipi i tij mbret Edgar Paqësori përdorte titullin “Totius Albionis imperator augustus” (Perandori i Parë i gjithë Albionit). Një legjendë (përrallë e ndërtuar me ca nga tullat të vërteta) e botuar në shekullin XII në rrëfenjën “Historia Regum Britanniae” (Historia e Mbretërve të Britanisë) nga Geoffrey of

Monmouth tregon se luftëtari Brutus bashkë me trojanët e tij arriti në Albion, ku jetonin gjigandë. Pasi Bruti e mundi gjigandin Goëmagot/Gogmagot (Gjëmadhin/Gegmadhin), dhe nisur nga emri i vetes ai e quajti atë vend Britani dhe ardhacakët e tij Britonë. Në një rrëfenjë tjetër, Geoffrey of Monmouth tregon për udhëheqësin nga Uellsi Conan Meriadoc, Prince d'Albanie, i cili themeloi në shekullin IV mbretërinë Bretagne/Britanny, që sot është gadishull në Francën perëndimore. Edhe një legjendë tjetër e ëndërruar dhe përcjellur në formë vjershe (që të pëlqehet kur recitohet) u shkruajt në shekullin XIV nën emrin Rrëfenja e Albinës. Sipas saj, në vitin 3970 të krijimit të botës, një mbret i Greqisë (për të qeshur, sepse Greqia u formua vetëm në vitin 1830) u martua me 30 vajzat e tij. Përralla e neveritshme vazhdon me vajzat më të reja që zbuluan se vajzat më të vjetra donin të vrisnin babainburrë të tyre që të mbretëronin vetëm ato. Pastaj vajzat më të vjetra u larguan me nxitim me anije dhe arritën në Britaninë e sotme dhe më moshatarja e quajtur Albina/Albine/Albyne i vuri emrin e saj tokës ku zbritën. Aty ato u martuan me djajtë dhe lindën gjigandë kurse Bruti arriti aty 260 vjet pas Albinës. SAINT ALBANS, qytet i madh 32 km në veriperëndim larg Londrës, Angli. Qyteti ka emrin në kujtim të dëshmorit të krishterë të parë me emrin Alban (Albanus, lat.) pikërisht në të njëjtin vend; ngjarje e ndodhur në fillim të shekulli IV e.s. Shenjtërimi i tij bë në mesin e shekullit V. Kisha, festivale dhe vende të ndryshme i përkushtohen kultit të tij në shumë vende të botës. Në lidhje me këtë, ALBION & ALBANIUS ishte një opera e hartuar nga muzikanti Louis Grabu dhe libruesi John Dryden në vitin 1680, e cila vazhdon e luhet që atëherë. AMERIKA E VERIUT ALBAN, një qytet i vogël në Qarkun Portage, Wisconsin, ShBA. ALBAN VINEYARDS, vreshtat Alban në Qarkun San Luis Obispo, Kaliforni, ShBA. ALBANIA, vendbanim pranë qytetit Jeanerette, në jug të shtetit Louisiana, ShBA. Shtëpia e madhe aty u ndërtua në vitet 1837-1842 nga Charles Francois Grevemberg, i cili zotëronte përreth 2600 ha me kallam-sheqeri. Tokat vazhdojnë edhe sot të prodhojnë sheqer nga kallami kurse shtëpia u ble në vitin 2005 nga artisti Hunt Slonem. ALBANO, fshat në Qarkun Orange, shteti Virginia, lindje e ShBA. ALBANY, një vend pushimi në ishullin New Providence, Bahamas. ALBANY ose ALBANIA NOVA, kryeqyteti i shtetit Nju Jork në ShBA. Edhe Qarku i tij mban këtë emër. Të lidhur me këtë emër janë, p.sh., University at Albany, Albany Symphony Orchestra, ships USS Albany, Albany Lake, etj. ALBANY, qytet, qytezë apo fshat edhe në shtetet California, Georgia, Illinois, Indiana, Iowa, Kentucky, Louisiana, Minnesota, Missouri, Nebraska, New Hampshire, Ohio, Oklahoma, Oregon, Pennsylvania, Texas, Vermont, Wisconsin, Wyoming. ALBEE, fshatra në shtetet California, South Dakota, Michigan, ShBA. NEW ALBANY, qytet apo qytezë në shtetet Indiana, Kansas, Mississipi, New Jersey, Ohio, Pennsylvania, Wisconsin të ShBA. SAINT ALBANS, qytete në shtetet Maine, Missouri, Vermont dhe West Virginia të ShBA. ALBANY, rrethinë në Edmonton, Alberta, Kanada.

veri-perëndim

qytetit


ALBANY, fshat të provincat Nova Scotia dhe Prince Edward Island, Kanada. ALBANY RIVER, lum në veriun e lartëm të provincës Ontario, Kanada. SAINTT ALBAN’S, qytezë në bregun jugor të ishullit Newfoundland, Kanadaja lindore. SAINT-ALBAN, qytezë që nga viti 1830 në Province de Québec, lindje e Kanadasë. Emri i plote fillestar ishte SaintAlban-d'Alton sipas dëshmorit të parë të krishterimit të quajtur Alban në Alton të Anglisë dhe shenjtëruar më vonë në Saint Alban. AMERIKA QENDRORE DHE JUGORE MONTE ALBÁN, një vendbanim i lashtë me piramida në Qarkun Santa Cruz Xoxocotlán, shteti Oaxaca, në Meksikën jugore. Qyteti u themelua në vitin 500 p.e.s e vazhdoi deri në vitin 750 e.s. Origjina e emrit nuk dihet dhe nuk shpjegohet atje. ALBANIA, fshat në Qarkun Choluteca, jugu i Hondurasit. ALBÁN, fshat në Qarkun Valle del Cauca, jugperëndimi i Kolumbisë. ALBÁN, qytezë në Qarkun Cundinamarca në Kolumbinë qendrore. ALBANIA, emri i ri që nga viti 2000 për qytezën Calabacito në Qarkun La Guajira, verilindje e Kolumbisë. ALBANIA, fshat në Qarkun Magdalena, në veri të Kolumbisë. ALBANIA, fshat i vogël në Qarkun Boyacá, Kolumbia qendrore. ALBANIA, qyteza në qarqet Santander dhe Tolima në Kolumbinë qendrore. ALBANIA, një qytezë në Qarkun Caquetá në perëndim të Kolumbisë. ALBANIA, një qytezë në Qarkun Sucre në veri të Kolumbisë. CORREGIMIENTO DE ALBANIA, një fshat në Qarkun La Vega Cauca në perëndim të Kolumbisë. LA ALBANIA, fshat në Qarkun Quindio, në perëndim të Kolumbisë. SAN JOSÉ DE ALBÁN, qytezë në Qarkun Nariño në perëndim të Kolumbisë. ALBANA, fshat i vogël në Provincën Santiago, Republika Dominikane qendrore. ALBANO, fshat në bashkinë Santo Antônio do Leverger në shtetin Mato Grosso, Brazili perëndimor. AZI + AFRIKË + OQEANIA E JUGUT ALBAN, një fis në jugun e Kazakistanit. ALBANA, emri i tanishëm Derbent, qytet në bregun e Detit Kaspik në jug të Republikës së Dagestanit pjesë e Federatës Ruse. Afër, në jug të tij, rridhte lumi ALBANUS i cili tani ka emrin Samur. Deri në shekullin IV e.s. Albana qe kryeqyteti i Albanias Kaukaziane e cila ishte pjesë e Perandorisë I Perse. Dokumentet historike e përmendin që në shekullin VIII p.e.s. Emri persisht Darband hyri në përdorim në fund të shekullit V e.s. Qyteti ndodhet në një rryp toke tre kilometra të gjerë ndërmjet Detit Kaspik dhe Vargmaleve të Kaukazit. Shkruesit romakë e shënonin Albaniae Pylae (Portat Albaniane). Si i tillë ajo ngushticë toke është porta e kalimit

veri-jug dhe prandaj ka qenë historikisht nën pushtim nga perandori apo hordhi të ndryshme. ALBANIA E KAUKAZIT, një mbretëri që nga fundshekulli II p.e.s. deri në fund-shekullin IV e.s. e cila mbulonte gjysmën lindore të vargmaleve të Kaukazit. Në dokumente Albanët e Kaukazit përmenden së pari në shkrimet për betejën në Arbela (veriu i Irakut të sotëm) në vitin 331 p.e.s. ku u rreshtuan bashkë me persët përballë ushtrisë së Lekës të Madh. Në anën perëndimore kufizohej nga Iberia dhe më tej qe Kolçisi, në jugperëndim nga Armenia dhe në juglindje nga mbretëria Atropatene. Pasqyrimi i sotëm i saj është më së shu Në vitin 65 p.e.s. Albania dhe tërë rajoni i Kaukazit u pushtua nga ushtria romake e drejtuar nga gjenerali Gnaeus Pompeius Magnus. Mbas dhjetë vitesh, një legjion tjetër romak Legio XII Fulminata vërshoi në ato anë. Veç disa valëve kalimtare të tjera pushtuese, Albania e Kaukazit mbeti nën perandorinë romake deri në mesin e shekullit IV kur u bë pjesë e Pe randorisë Sasanide Perse dhe filloi të tretet. Emërtimet e tjera për këtë rajon janë Aghuank ose Aluank (arm), Arran (pers.), Rani (gjeorgj.) Sipas dokumenteve armene, murgu armen Mesrop Mashtots hartoi Abecenë për armenët dhe 52 shkronjat për gjuhën Udi të albanëve të Kaukazit. Gjuha e tyre nuk ka lidhje me Shqipen. Shkruesit e lashtë, që e vunë atë emër, pohonin se Albania e Kaukazit përmblidhte 26 fise dhe secili kishte të folurën e tij. Në fillim të shekullit IV, kisha armene u shtri përfundimisht në Albanian kaukaziane. Perdja islamike e mbuloi atë në mesin e shekullit VII kur Kalifati Rashidun (Arabia Saudite e stome) pushtoi Perandorinë Sasanide Perse në vitet 633 – 654; dhe Albania e Kaukazit u tret plotësisht. ALBI ose Aëli, Āblī, Ālbī, Avli, fshat i vogël në Provincën e Azerbaixhanit Lindor, veriperëndimi i Iranit. MONTALBAN ishte emri në vitet 1871-1982 për Bashkinë e tanishme Rodriguez në Provincën Rizal të Filipineve. ALBANY, ose Cape Broders, që nga viti 1820 ishte një Qark në lindje të Afrikës së Jugut deri në vitin 1994 kur u riorganizua në Qarkun Cacadu. ARBANÉ, fshat në lindje të Çadit, Afrikë. ALBANY, qytet bregdetar në Australinë Perëndimore. ALBANY CREEK, një rajon në veri-perëndim të qyteti Brisbane të shtetit Queensland, Australi. ALBANY ISLAND, një ishull në shtetin Queensland, Australi. ALBANY, një rrethinë veriore e kryeqytetit Auckland në Zelandën e Re. SAINT ALBANS, qytet në veriperëndim të Melburnit, shteti Victoria, dhe fshat në shtetin New South Wales në Australi. ALBANUS GLACIER, një akullnajë 46 km e gjatë në vargmalet Queen Maud që rrëshqet në drejtim të perëndimit në Antarktikë. Nën-Admirali i famshëm amerikan Richard Evelyn Byrd Jr. e zbuloi atë në vitin 1934 dhe e quajti ashtu për nder të ndihmës që Albanus Phillips, Jr. i dha duke ia plotësuar nevojat e ekspeditave të tij të viteve 1928-1930 dhe 1933-1935 në Antarktidë.

Mund të shtoni të tjera


E mbyllim revisten e fundit me kete montazh te nje takimi virtual me Danten, qe per çudi u ba poeti i te burgosunve e te internuemve, sikur ai ua qante hallet e tmerrin e vuejtjeve e torturave qe pesonin nga djat e kuq që ishin komunistet. =========================================================================



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.