Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 40

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Kulturë Prof. Dr. Hamit Boriçi, Tiranë

Uc Turku: histori prej atdhetari, e parrëfyer deri më sot -Kësi burrash të squet, mund t’i kishe gjetur vetëm në Greqinë e lashtëDuke lexuar librin “I fundmi i prijësve të Kelmendit”, kushtuar Uc Turkut, me rastin e 100 vjetorit të diskutimit të kufirit në Vermosh

Kush ishte Uc Turku ? Unë e kam “njohur” vetëm nga portreti i tij (foto e Marubit) që bije në sy sa të vesh këmbën në hollin e “kullës” së Pal Shabit, në krah të biblotekës “Martin Shabi”, që e kanë krijuar e pasuruar në vite: Dr. i Shkencave Gjovalini me bashkëshorten Vera, mësuese e matematikës në njërën prej shkollave të mesme të qytetit të Lezhës, e afirmuar në profile didaktike, pedagogjike e sociologjike dhe dy djemt: Martini, Master në Shkencat e Natyrës në Tiranë dhe Donaldi, aspirant për titullin Master në një nga universitetet e Vjenës. Por pyetjes i përgjigjen autorët e librit: Uc Turku, djal i Turk Shabit. U lind më 1860 e hodhi shtat në Selcë të Kelmendit në mëhallen e fisit Hasanaj. Ai do të trashëgonte nga i ati virtytet më të larta të “qytetarisë së maleve”: burrërinë dhe urtinë, trimërinë, diturinë e zotësinë si rregulltar e drejtues i familjes, por edhe aftësinë për kryerjen e detyrave të Vojvodës (udhëheqës ushtarak), titull e besim, trashëguar prej parardhësve të tyre, Ali Ramës e Shaban Alisë. Turk Shabi ka qenë Vojvoda i parë i 900 shtëpive të Kelmendit, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe “drejtues i forcave të Lidhjes” për Kelmendin, si i tillë vlerësuar nga Gjergj Fishta në “Lahuta e Malcisë” (Kanga 23) / “...do djelmosha si do dema/ Hijen veç me u drashtë njeri Si Turk Shabi me tri zemra / Në ato gjurmë eci burrërisht e trimërisht edhe Uc Turku. Prova e parë e tij, si udhëheqës ushtarak, ishte “Lufta e Dobrisë” ku 25 kelmendas thyen një sulm të beftë të një njësije të rregullt ushtarake malazeze. Djaloshi tetëmbëdhjetvjeçar, i pozicionuar rranxë një pemë luftoi dhe u dha zemër shokëve të tij që mposhtën fqinjtë provokatorë. Uci në atë betejë u plagos dhe gjatë gjithë jetës këmben e majtë nuk mundi ta përkulte.

1. Këto ditë doli në qarkullim libri “I fundmi i prijësve të Kelmendit”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Uc Turkut në 100-vjetorin e diskutimit dhe të vendosjes së kufirit në Vermosh, shkruar nga bashkautorët Gjovalin Gjeloshi dhe Gjergj Shyti, dy djem-burra, që me krenari botërisht kumtojnë se janë bij të Kelmendit të Malësisë së Madhe.

40


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.