Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 34

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Prishtinë

Organizimi i demostratave në Tetovë me 22-23 dhjetor 1968 Zagrebit dhe në disa fakultete të Prishtinës. Organizatorë të demonstratave ishin atdhetarët e dëshmuar që kishin qenë aktiv edhe më përpara. Në ballë të tyre pa hezituar për çfarë do të ndodhë në ditët në vijim dolën patriotët e shquar: Mehmet Gega nga Tetova, që, sipas Sheradin Berishës thuhej se, ai edhe në vitin 1955 ishte dënuar me 10 vjet burg, për shkak se kishte qenë kundër shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi; mësuesi Sejdi Kryeziu nga fshati Rogaqicë i Kamenicës, Hysniqemal Sherifi, që më 1963 kishte qenë udhëheqës i grupit patriotik e revolucionar “Flamuri”; studentët Faik Mustafa, nga fshati Shipkovicë, Ramadan Sinani nga fshati Gajre, Hysenxhevat Kalishta, Abdylmenaf Rustemi, Arbër Xhaferi, Fehmi Rufati etj1 Pas përfundimit të demonstratave në Tetovë, organet e ndjekjes nuk humbën kohë, menjëherë filluan në mënyrë të organizuar të arrestonin organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave. Mehmetriza Gega

Demonstratat e vitit 1968, vërtet filluan në tetor, por vazhduan edhe në nëntor për të përfunduar në dhjetorin e vonë të vitit 1968, duke përfshirë gati të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët në ish Jugosllavi. Edhe shqiptarët që kishin përjetuar fatin e keq të ndarjes dhe kishin ngelur nën okupimin maqedonas po ashtu ishin të pakënaqur me padrejtësitë e shumta që iu bënin. Ata, nuk gëzonin të drejtat elementare dhe vazhdimisht jetonin nën presionin e dhunës e të terrorit. Në Maqedoni, edhe para, por edhe pas Plenumit të Brioneve, mjaftonte vetëm një shkëndijë e vogël që të eskalonte situata. Pas ngjarjeve të mëdha që ndodhën në Kosovë, në qytetin e Tetovës, shumë intelektualë, studentë e nxënës morën përsipër që të organizojnë demonstrata në përkrahje të kërkesave të vëllezërve të tyre nga Kosova. Organizatorët e demonstratave në Tetovë, ishin studentët nga Tetova, Gostivari e Kumanova të cilët studionin në Universitetin e Beogradit, Shkupit, 1

Sheradin Berisha, Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, http://www.beepworld.de, 3 janar 2013.

Pamje nga demostratat Organizatorët e demonstratave të Tetovës para gjyqit Me kërkesën e Prokurorit Publik të Qarkut, në Shkup, Mr. Vanço Proevzki, para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut po të këtij qyteti, në bazë të aktakuzës me nr. 1225/68 të datës 18.4.1969 u ngrit padia kundër Memetriza Murtezani, Faik Mustafa, që të dy nga Tetova, për vepër penale kundër popullit dhe shtetit nga neni 117 lidhur me nenin 100 dhe 101, alineja 1 të Ligjit Penal, si dhe kundër të akuzuarve: Abdylselam Selami, Ramadan Sinani, Fehmi Rufati, Xhemil Mustafa, Agim Xhaferi, Abdylmenaf Rrustemi, Hyseinxhevat Hyseini, Hisniqemal Sherifi. Refik Murati dhe Nexhbedin Neziri të gjithë nga Tetova, për veprën penale bashkim kundër popullit dhe shtetit, neni 117, alineja 2, lidhur me nenin 100 dhe 101, alineja 1nga LP. Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj Agim Jakës e Ibrahim Rudit, që të dy nga Gjakova, po ashtu edhe këta i ngarkonte e njëjta aktakuzë2.

2

Arkivi Qendror i Maqedonisë, Shkup, Gjykata e Qarkut-Shkup, Aktgjykimi KT-nr. 1225/68; Jeton DOKO, Demonstratat e vitit 1968 të Tetovës, http://shenja.mk/index.php/kulture/histori/3881demonstratat-e-vitit-1968-te-tetoves.html, 4 shkurt 2008.

34


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.