Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 30

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Dr. Nail Draga, Ulqin

Dosja: Krimet e komunizmit Vrasja e At Zef-Leonard Tagaj vepër kriminale e pushtetit jugosllav (Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020) Vetëm personat me dinjitet dhe karakter sikurse ishte At Zef-Leonard Tagaj, u fliju me vetdije në emër të misonit të tij françeskan për të shpëtuar popullsinë e Malësisë, ndaj planëve djallëzorre të pushtetit komunist i instaluar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare që janë të pranishme deri në ditët tona. Ndër personalitetet e nderuara të krahinës së Krajës së Shkodrës bën pjesë edhe At Zef –Leonard Tagaj, teolog, poliglot dhe humanist i dalluar në kohën e tij, i cili u eliminu nga pushteti i komunistëve kur ishte në detyrën e meshtarit në famullinë e Trabonit në Malësi më 19.2.1945. Ai ka lindur në Ljare në vitin 1910, në një familje fisnike e njohur më virtyte tradicionale të populllit tonë pas shkollimit fillor, ka vijuar shkollimin në kolegjion françeskan në Napoli të Italisë(1926-1928). Ishte pikërisht viti 1928, kur ka veshur zhgunin për të parën herë e do ta mbajë deri në vitin 1945, kur vritet nga pushteti i komunistëve. Në vitin 1929, ka studiuar filozofinë në Nocera, ndërsa në vitin 1936 shugurohet meshtar. Përveç diplomës së filozofisë e teologjisë, ai mori diplomë edhe në infermieri dhe kirurgji misionare. Me këto aftësi kthehet në vendlindje, ku pasi caktohet më detyrë fillon punën si famullitar në famullinë e Traboinit me 25 gusht 1937. Në këtë famulli u vendos me nënën e tij dhe dy mbesat nga vëllau(Maria e Roza), ku u pritën me dashamirësi nga popullsia vendore. Ardhja e tij në këtë famulli ishte ngjarje e veçantë sepse dinte gjuhën, historinë, traditat dhe kulturën e tyre, sepse para tij këtu kanë qenë famullitar dy kroatë.Harmonia e krijuar me popullsinë e Traboinit, bëri që ai këtu të ndihej si në shtëpinë e vet, që është dëshmuar nga shumë dëshmitar të kohës. Në mjedisin e ri ku jetoj e veproj pater Zefi, kemi të bëjmë me një zonë kufitare ku nuk ishte lehtë të përballoheshin rrethanat shoqërore. Sepse kemi të bëjmë me një kohë lufte qe ai ka ditur ti menaxhojë në sajë të zgjuarsisë dhe parimeve si misionar i devotshëm. Kemi të bëjmë me kohën e Luftës së Dytë Botërore, e cila edhe në këtë mjedis ka pasur keqperdorime e manipulime politike, por ai ishte i denjë një qendrimin e guximin e tij me mision në mbrojtjën dhe ruajtjën e popullit, ku pati sukses të plotë.Ishte në favor të ruajtjës së paqës dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve dhe krahinave për rreth. Por, veprimtaria e tillë dhe autoriteti popullor ishte pengesë e qarqeve antishqiptare, që u dëshmu me rastin e ardhjës në pushtet të komunistëve nga fundi i vitit 1944. Ishte koha e ideologjisë komuniste dhe e bashkëpunimit jugosllavo-shqiptar që ishte fatale për popullin shqiptar, që u dëshmu në praktikë, ndaj të gjithë atyre që trajtoheshin si armiq apo kundërshtar të sistemit të ri. U fliju për të shpëtu popullin Më datën 19 shkurt 1945, shtëpia ku banonte At Zefi rrethohet, nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave, që udhëhiqej nga Bajo Stankoviqi. Në këtë moment ndihmësi i fratit Frano Mirashi, deshti të përdorë armën dhe të vrasë dy epror përgjegjës, për mos me e dorëzu fratin gjallë. Por, ishte frati largpamës që nuk e lejoj një veprim të tillë, sepse e dinte se ky do të ishte shkas, që ata të hakmerrën duke vra e masakru popullsinë e Hotit. Ndonëse frati ishte paralajmëru më herët se mund ta vrasin komunistat ai ishte i bindur se nuk do të ndodhë diçka e tillë, sepse nuk iu kishte bërë asgja kërkuj. Por, ishte e kotë se ata e kishin planifikuar ta likuidojnë, ku më pas e marrin fratin dhe e drejtojnë jo nga Tuzi, por drejtim tjetër, të vendi i quajtur Lugje të Thella, ku e pushkatojnë së bashku me Vasel Marashin Camaj.

30

Përveç se u pushkatu, sipas dëshmitarëve okular ai u plaçkit, ku vrasësit ia morën rrobat e trupit, duke u lënë aty në ambient të hapur dy ditë.

At Zef-Leonard Tagaj 1910-1945

Pushteti jugosllav masakron shqiptarët në Malësi Duke njohur dhe përjetuar rrethanat shoqërore të kohës, frati e kishte të qartë se komunistat do të bëjnë çmos për të treguar pushtetin e tyre e ri, e sidomos kundër popullsisë shqiptare në Malësi. Dhe ishin pikërisht personat të veçantë që ishin në shënjestër të tyre ku përveç fratit kishte edhe të tjerë, që këtë pushtet e vlerësonin si të imponuar e jo i zgjedhur nga populli. Por, kur nuk gjetën arsye për të masakrue popullsinë në Hot, atëherë vazhduan në Grudë vranë Gjekë Çunin dhe maltretuan disa të tjerë.Por, këtu nuk u ndalën më kaq, sepse këtu vranë Zef Miliqin Lulgjuraj, kumarën


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.