Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 23

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Histori Mr. Sc. Murat Ajvazi, Baden/Zvicër

Beteja e Varnës dhe letërkëmbimet e sulltan Muratit me Skënderbeun Rreth betejës së Varnës dhe letërkëmbimit në mes të Sulltan Muratit dhe Skënderbeut të dhëna interesante gjejmë edhe në dokumentet zvicrane të gjetura në Bazel, të cilat falsin për ngjarjet në Shqipëri gjatë shekullit XV dhe XVI, dhe për betejën dhe letërkëmbimet e lartëshenuara.

Skënderbeu sëbashku me Pal Dukagjinin mblodhën pesëmbëdhjetë mijë ushtarë dhe ia filluan rrugës për në Varna, mirëpo kalimin në territorin e serbisë despoti Gjergj Brankoviqi, nuk lejoji që ushtria e Skënderbeut të kalojë nëpër territorinë e tij, sepse despoti serb i’a kishte dhënë për grua vajzën e vet Sulltan Muratit. Kjo shihet qartë se despoti serb kishte urrejtje të madhe ndaj hungarezëve sidomos ndaj Gjon Transilvanit, dhe kështu e pengoi Skënderbeun, duke mos e lejuar të kalonte kurrsesi në Hungari me ushtrinë e tij. Në atë mes Janku me hungarezët dhe polakët bëheshin gati për të shkuar në Varna, ku duhej forcë e madhe për të luftuar kundër perandorisë osmane. Ndërsa Sulltan Murati priste ndihmën e ushtarëve të ri të Azisë për të kaluar në Evropë, dhe për këtë nuk donte me binte në atë konflikë madje e zvarriste sa më tepër që mundte betejën. Kur e kuptoi këtë kreshniku Janku me aq dinakëri filloi ti qesë trazimet sa që e detyroi të përleshen. Dhe kështu mbas një luftimi të gjatë, aq e madhe ishte trimëria e hungarezëve sa që turqit u thyen dhe u vunë në të ikur. Vladislavi mbret i Hungarisë u nxit nga fjalët e disa të rinjëve të djallëzuar të cilët i thonin se Janko Vojvoda të gjithë nderin e fitorës donte t`ia mveshte vehtes, prandaj mbreti e mbajti Jankun të ngujuar brenda skuadronit dhe i zemëruar, së bashku me gjithë ushtarët e tij shumë të fuqishëm prej 10.000 hungarezësh, sulmoi ushtrinë e madhe të Sulltanit. Megjithatë mbas një beteje të egër Vladislavi mbeti i vramë. Andaj hungarezët që atëherë prisnin korrjen e fitorës u detyruan të humbasin e të zbrapsen aq sa kryeprijësi i tyre Janku vajti në shtëpine e despotit të lartëpërmendur si në vend sigurtë, por despoti i Serbisë ishte i gjithë shkaku i këtyre trazimeve duke i ndaluar kalimin Skënderbeut me ushtarët e tij ku mbajti Jankun në roje të fortë deri sa i kthyen të gjitha kështjellat e tija. Skënderbeu që vazhdimisht kërkonte për të kaluar nëpër tokën e despotit, kur ndëgjoi për atë përfundim të mjerueshëm të ushtrisë hungareze aq u tërbua sa që plaçkiti dhe bani namin në të gjithë vendin e despotit dhe kështu u kthye kah vendi i vet. Gjatë rrugës për kthim u ndeshë me ushtarët hungarezë, të cilët kishin arrit të iknin nga lufta e Varnës, të cilëve u shfaqte keqardhje të madhe për humbjen e betejës dhe të mbretit të tyre, dhe meqë i kishin kërkuar ndihmë Skënderbeu u jep të holla për të ndihmuar. Kështu sipas Münch, përfundoi beteja e Varnës si një nga ngjarjtë më të rëndësishme jo vetëm të historisë osmane por edhe botës perendimore. Bindja se

Dëshmi nga arhivi

Vladislavi, mbreti i Hungarisë që në këtë kohë po bëhej gati për të shkuar në vendin e quajtur Varna, për t’i hapë luftë sulltan Muratit. Sipas autorit, Vladislavi kur ndëgjoi për fitoret e tij të mëdha, i’u drejtua Skënderbeut me një letër ku i kërkonte ndihmë me një numër ushtarësh, që ti dukej me vend. Andaj, si lexoi Skënderbeu letrën, thirri menjëherë ushtarët e tij kryesore dhe në praninë tyre lexoi letrën e Vladislavit dhe kërkoi mendimin e tyre të cilët njëzëri iu përgjigjen thirrjes se ishin të gatshëm ta ndihmonin mbretin hungarezë. Atëherë Skënderbeu ia ktheu përgjigjen mbretit të Hungarisë Vladislavit që të priste ndihmën nga ana e tij.

23


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.