Revista MN-2 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1



Vjeshtë 2010

Nr. 2

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË” Bordi Këshillimor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. Dr. Shaban Sinani Prof. Ass. Dr. Lisen Bashkurti Dr. Roland Lami Qendra “Hapësirë” Shpetim Cami Blendi Lami Albert Hitoaliaj Elton Qëndro Drejtor i Botimeve Blendi Lami Kryeredaktore Joana Kosho PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoaliaj

A

MN


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

4


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRMBAJTJA

Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?! ................................................. faqe 8 Elton Qëndro Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Turqia: ku po shkon? Ndërmjet qemalizmit dhe neo-otomanizmit ........................ faqe 32 Blendi Lami Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Në prag të rendit të Botës së Re NATO 2020 - Koncepti i Ri Strategjik ....................................... faqe 58 Albert Hitoaliaj Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare ..................... faqe 92 Joana Kosho Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Gjeopolitika dhe partitë politike ......................... faqe 118 Shpëtim Cami Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

6


7


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Elton QËNDRO Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ...?! Projektet konkuruese Nordstream, South Stream dhe Nabucco përbëjnë një sfidë dhe gjithashtu një përçarje mes vetë BE. Historikisht, Gjermania ka patur marrëdhënie tregtare bilaterale me Rusinë për mineralet e saj, por në Bashkimin Evropian kjo i ndryshon rregullat, pasi marrëveshjet duhet të jenë mes BE dhe Rusisë. Por sa reale është kjo? Cilat janë lëvizjet ekonomike dhe gjeopolitike që Gjermania ka ndërmarrë për të siguruar furnizimin e saj pa ndërprerje? Kush është roli i Rusisë për sigurinë energjetike të Evropës? A do mund Evropa të hartojë një strategji të re për energjinë që do ta ndihmojë në uljen e shqetësimeve të sigurisë? A do mund Evropa dhe Komisioni Evropian Barroso II të hartojë një strategji reale apo do ngelet sërish një ambicie?Po Ballkani Perëndimor?

Fjalë kyçe kyçe: siguria energjetike; gjeopolitikë; prosperitet; gazsjellës;

8


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Një sekret i politikës? Bëj një Traktat të mirë me Rusinë... Otto von Bismarck, 1863 Abstrakt Kanë kaluar katër vite qëkur BE u paralajmërua nga Komisioni Evropian përmes një Dokumenti të Gjelbër mbi nevojën urgjente për të siguruar furnizimin e energjisë dhe dy vite qëkur samiti i Bukureshtit i NATO-s mandatoi aleancën për hartimin e një strategjie për sigurinë energjetike. Gjithashtu ministrat e energjisë të G8-ës në samitin e Acquilës në maj 2009, dolën me një deklaratë të përbashkët për të forcuar parimet e Shën Peterburgut për Sigurinë Energjitike Globale (2006). Por që atëherë, presioni për energji është intensifikuar, nga njëra anë publiku evropian shikon gjithmonë sesi Rusia refuzon të bëjë marrëveshje drejtpërsëdrejti me NATO-n dhe BE-në. Ndërsa nga ana tjetër ndryshimet e shpeshta në çmimet e karburanteve, nuk ndihmohen aspak nga hapat prapa të samitit mbi ndryshimet e klimës COP15 në Kopenhagen, i cili nuk ka bërë asgjë për të siguruar investitorët të fokusohen në energjinë 9


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

alternative të rinovueshme. Komisioneri i ri i Energjisë, Gunther Oettinger ka premtuar një politikë më të vendosur rreth sigurisë energjetike evropiane dhe një metodë të përbashkët në rrafshin e BE. Projektet konkuruese Nordstream, South Stream dhe Nabucco përbëjnë një sfidë dhe gjithashtu një përçarje mes vetë BE. Historikisht, Gjermania ka patur marrëdhënie tregtare bilaterale me Rusinë për mineralet e saj, por në Bashkimin Evropian kjo i ndryshon rregullat, pasi marrëveshjet duhet të jenë mes BE dhe Rusisë. Por sa reale është kjo? Cilat janë lëvizjet ekonomike dhe gjeopolitike që Gjermania ka ndërmarrë për të siguruar furnizimin e saj pa ndërprerje? Kush është roli i Rusisë për sigurinë energjetike të Evropës? A do mund Evropa të hartojë një strategji të re për energjinë që do ta ndihmojë në uljen e shqetësimeve të sigurisë? A do mund Evropa dhe Komisioni Evropian Barroso II të hartojë një strategji reale apo do ngelet sërish një ambicie? Po Ballkani Perëndimor? Hyrje: Siguria energjetike dhe lindja e gazsjellësve Pas Luftës së Dytë Botërore, dy kanë qenë dimensionet kryesore që kanë udhëhequr sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Evropë: Së pari, ruajtja e sigurisë dhe shmangia e luftës përmes marrëdhënieve pozitive mes Francës dhe Gjermanisë. Pas zhvillimit të tre luftërave shkatërruese që nga 1870 ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, siguria në Evropë është konsideruar si lajtmotivi kryesor. Së dyti, ka qenë prosperiteti ekonomik i vendeve që do ta mbante larg militarizmit dhe fokusimi tek zhvillimi ekonomik dhe si pasojë forcimi i institucioneve evropiane drejt një bashkimi ekonomik të fuqishëm. Kjo rrugë solli paqe, siguri dhe prosperitet për 65 vjet në 10


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Evropë, deri në krizën e fundit financiare në 2008. Sensi i sigurisë u lëkund me krizën buxhetore në Greqi dhe Evropa u përball me një sfidë serioze. Kjo do të kishte çmimin e saj që sistemi Evropian të qëndronte i bashkuar dhe t’i rezistonte përhapjes së krizës dhe më keq, shpërbërjes së tij. Gjermania si shtylla kryesore e ekonomisë evropiane do të kërkonte ndryshimin e rregullave të funksionimit të BE, sidomos në aspektin ekonomik. Kjo erdhi jo vetëm si kërkesë e opozitës gjermane dhe popullit të saj, por dhe si nevojë e vet qeverisë gjermane e cila e konsideronte si shkatërruese nëse Gjermania do të mbante peshën kryesore për të furnizuar Bashkimin Evropian sa herë do të shfaqeshin kriza të ngjashme. Për të rimëkëmbur ekonominë e saj, Gjermania do të hidhte sytë nga Rusia si e vetmja mundësi për prosperitetin e saj ekonomik, duke qenë se Rusia siguron 40% të furnizimit me gaz për ekonominë gjermane dhe 25% të BE. Në fakt, sipas analizave të Agjencisë Energjetike Evropiane (IEA 2010) kërkesa për energji në Bashkimin Evropian do të rritet me 200 miliardë metra kub gaz në vit deri në 2030 dhe Rusia pritet të plotësojë rreth 25% të kësaj rritjeje. Në të njëjtin studim, Kazakistani dhe Azerbajxhani pritet të eksportojnë rreth 100-120 milionë drejt vendeve të Evropës. Ndërsa nga ana tjetër, kapacitetet transportuese maksimale të Bosforit shkojnë rreth 70-80 milionë naftë në vit dhe në këtë mënyrë ekziston një rrezik dhe vështirësi e madhe që nafta të keqpërdoret ose të shkojë në destinacione të reja. Por nëse nafta ka një densitet të lartë dhe është më ekonomike ta transportosh përmes çisternave dhe rrugëve detare, për gazin nuk është kështu. Gazi ka një densitet më të ulët dhe si rrjedhojë duhet lëngëzuar në mënyrë që të transportohet përmes çisternave në formën e LNG. I gjithë ky proces sjell 11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

rritjen e çmimit të gazit dhe ul kapacitetin transportues të tij. Kjo është arsyeja kryesore që çoi në lindjen e një sërë projektesh për ndërtimin e tubacioneve dhe gazsjellësve që do anashkalonin Bosforin. Në fakt janë konsideruar shumë projekte por mes tyre do të përmendja Baku-Tbilisi-Ceyhan, Burgas-Alexandropolis, Burgas-Vlorë, projekti i gazsjellësit Nabucco, gazsjellësi South-Stream; Nordstream dhe KonstancaTrieste, i cili u refuzua pasi u konsiderua si jo i qëndrueshëm ekonomikisht. Por sipas shumë analistëve qëndron ideja se nga të gjitha këto projekte vetëm një ose dy mund të mbijetojnë si pasojë e kërkesës botërore dhe kërkesës për zhvillim të burimeve alternative të rinovueshme. BE ka përcaktuar qartë objektivat e saj të detyrueshëm për të gjitha vendet në lidhje me reduktimin në 20% të CO2 deri në 2020 në kuotat e vitit 1990. Gjithashtu ka përcaktuar përmirësimin me 20% të efiçencës energjetike deri në 2020, dhe diversifikimin e energjisë me afërisht 20% nga burime të rinovueshme. Por çfarë është siguria energjetike? Që nga kriza e naftës në tetor 1973, si pasojë e konfliktit Arabo-Izraelit dhe embargos së vendeve Arabe, Prodhuese të Naftës OAPEC1, gjeopolitika në Lindjen e Mesme ndryshoi rrënjësisht dhe si pasojë edhe siguria energjetike nuk do të ishte më një mall që blihej lirë. Për Amerikanët siguria energjetike do të ishte - furnizim i mjaftueshëm me një çmim të arsyeshëm. E thënë ndryshe, në bazë të politikës të asaj kohe ishte diversifikimi i sigurimit të energjisë në aspektin e burimit, por jo të alternativave të energjisë. Sipas senatorit Amerikan Richard Lugar, “siguria energjetike është çështje e sigurisë kombëtare”. Gjatë një prej fjalimeve në komisionin e energjisë të senatit amerikan në tetor 2006, ai 12


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

do të shprehej se: “Siguria energjetike ndikon çdo aspekt të jetës të SHBA që nga makinat që ngasim dhe atë që paguajmë në stacionet e gazit, deri tek cënueshmëria ndaj terrorizmit të huaj dhe marrëdhënieve tona me vendet e tjera. Shumica e vendeve që eksportojnë naftë kanë qeveri armiqësore ose të pastabilizuara që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Amerikës”. Ndërsa për BE siguria energjetike është një çështje e mirëfilltë ekonomike dhe politike. Nëse do të shikonim statistikat e BE për energjinë, ajo që bie në sy është fakti që 27 vendet e BE-së kanë një varësi importi energjie në masën prej 58.3% dhe pjesa më e madhe përbën varësinë ndaj gazit Rus.2 Diskutimet për një arkitekturë të sigurisë energjetike evropiane duhet të fokusohen në shume fusha kyçe duke filluar nga efiçenca e energjisë, fuqizimi i tregjeve të brendshëm përmes infrastrukturës së tyre, diversifikim i burimeve, diversifikim i kompanive furnizuese dhe rrugëve të furnizimit. Por nga gjithë diskutimet dhe propozimet e paraqitura, ky studim do të përfshijë vetëm njërën fushë, atë të diversifikimin të kompanive dhe të rrugëve të furnizimit. Si rrjedhojë, tre gazsjellës do të konsideroja si të rëndësishëm për të qenë pjesë e këtij studimi: Nord Stream; South Stream dhe Nabucco. Projekti Nord Stream vs. Putin - Schroeder Gjatë takimit të mbajtur në St. Petersburg, në 14 prill 2009, mes kryeministrit Vladimir Putin dhe ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder, në rolin e kryetarit të komitetit të aksionerëve të gazsjellësit Nord Stream, Putin do të shprehej se ishte shumë optimist për punën e Z. Schroeder dhe progresin 13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

që kishte arritur projekti në avancimin e tij, duke u bërë një nga projektet më të rëndësishme pan-evropiane.3 Sigurisht që zgjedhja e ish-kancelarit në postin e kryetarit të komitetit të aksionerëve disa javë pasi kishte humbur zgjedhjet në 2005, nuk lidhet vetëm më aprovimin e kredisë prej 1.5 miliardë USD kur ky i fundit ishte në pushtet, por dhe me faktin që një figurë politike e rëndësishme gjermane do të ishte një sukses i sigurtë i këtij projekti kaq të rëndësishëm për sigurinë energjetike gjermane e cila 43% të furnizimit të saj e siguron nga Rusia. Dhe në fakt, në 09 prill 2010, gjigandi rus Gazprom, inauguroi fillimin e punimeve për ndërtimin e projektit Nord Stream, ku Presidenti rus Medvedev do të firmoste vetë fillimin e punimeve. Projekti do të transportojë gazin rus në Gjermani dhe Evropën Perëndimore poshtë Detit Baltik në një distancë prej 1200 km. Aksionarët e Nord Stream përfshijnë Gazpromin me 51%, kompanitë gjermane 40% dhe ato hollandeze 9%. Projekti konsiston në ndërtimin e dy tubacioneve paralele me kapacitet 27.5 miliardë metra kub në vit secila, që aktualisht e bën një nga projektet më të mëdha të gazsjellësve në botë (Ria Novosti, prill 2010). Por me gjithë aspektet pozitive dhe diversifikimin e rrugëve të transitit për gazin rus drejt Evropës, ky projekt ngre një pyetje të madhe në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë me BE dhe vetë Gjermanisë me BE. Ish-ministri i jashtëm polak, Radoslav Sikorski, do ta etiketonte si gazsjellësi Molotov-Ribbentrop duke iu referuar marrëveshjes së fshehtë Nazisto–Sovjetike në 1939, për të copëtuar Poloninë në prag të Luftës së II Botërore (Tom Hundley, janar 2010). Edhe pse rusët dhe gjermanët përshëndesin fillimin e punimeve të projektit prej 11 miliardë USD, për polakët nuk është kështu. Ata e konsiderojnë si një mënyrë për të dobësuar 14


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Fig 1: Gazsjellësi Nord Stream

15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bashkimin Evropian dhe NATO-n nga ana e Rusisë. Megjithë përpjekjet e qeverisë polake për ta ndalur projektin përmes negociatave me vendet Nordike, projekti u miratua nga këto të fundit pasi Rusia shpenzoi rreth 100 milionë USD vetëm për studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, si e vetmja arsye ku Suedia dhe Finlanda kishin pikëpyetjet e tyre rreth projektit. Polakët e argumentojnë kundërshtimin e tyre me faktin se rusët pranuan të ndërtojnë një projekt të kushtueshëm mjedisor duke e kaluar poshtë detit Baltik me të vetmen arsye për të anashkaluar vendet Baltike (Letoni, Lituani, Estoni) dhe Poloninë, si një veprim gjeostrategjik për t’i izoluar nga NATO dhe BE.4 Në fakt kjo duket një alternativë e besueshme teksa George Friedman, në librin më të fundit shprehet se: “neutralizimi i vendeve të Baltikut nga Rusia do të ndodhë diku në mes të 2010. Dhe nuk është e thënë që të përdoren armë konvencionale...izolimi energjetik i këtyre vendeve të varura nga gazi Rus, i bën ato automatikisht në varësi të Gazpromit dhe shefave të tij në Kremlin”. (Friedman G, 2009). Në fakt, keqardhje për projektin Nord Stream vijnë dhe nga Ambasadori i Rumanisë në Belgjikë, Ovidiu Dranga i cili theksoi se “BE-së i mungon vullneti politik për të arritur një vendim dhe për të marrë veprime të përbashkëta”. Ndërsa Ambasadori për Sigurinë Energjetike i Çekisë, Vaclav Batuska do të deklaronte në 25 Maj 2009, në një takim mes zyrtarëvë më të lartë të BE dhe Rusisë që:”Le të mos gënjejmë njëri-tjetrin. Rusia nuk është tamam një mike e BE-së”. Është normale që kombet të shikojnë interesat e tyre, dhe Gjermania është shumë e interesuar në sigurimin e furnizimit 16


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

me energji të saj. Gjithashtu, Gjermania beson se është në interes të BE për ta afruar Rusinë drejt saj, me sa më shumë lidhje të jetë e mundur. Kjo lëvizje u bë publike gjatë takimit të Presidentit rus, Dimitry Medvedev dhe Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel gjatë takimit në 15-17 korrik 2010, në YekaterinburgUrale, ku u diskuta për një “bashkëpunim në fushën e sigurisë” mes Rusisë dhe BE (Ria Novosti, 16 korrik 2010). Pyetjes nëse projekti Nord Stream është një projekt gjeopolitik apo ekonomik do t’i përgjigjeshim për Gjermaninë po - është thjesht një projekt i rëndësishëm ekonomik, ndërsa për Rusinë përbën gjithashtu një projekt ambicioz gjeopolitik. Nëse ky projekt do të menaxhohej nga një kompani private sipas kushteve të tregut nuk do të përbënte probleme dhe kundërshtime, por fakti që Gazpromi është një kompani shtetërore nën varësinë e qeverisë ruse e bën të diskutueshëm rolin dominues dhe kontrollues që Rusia kërkon të imponojë në rrugët e transitit të gazit në Evropë dhe që i jep Moskës një levë të fuqishme mbi kontrollin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Duke parë kundërshtimet dhe diskutimet rreth projektit, duket sikur Gjermania po tregohet naive ndaj historisë, por në fakt Gjermania nuk është naive. Fakti që Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon ta afrojë sa më shumë Rusinë në lidhjet ekonomike me BE, mund të interpretohet si një strategji e drejtë që kjo e fundit të mos sfidojë sigurinë e BE si në aspektin ekonomik dhe në atë të sigurisë. Që nga 1870 deri në 1945, paqja në Evropë ishte fokusuar tek tre lojtarët kryesorë: Gjermani, Francë dhe Rusi. Aleancat mes tyre përcaktonin dhe faktin se sa afër ishte lufta. Por ashtu si kancelari i parë Otto von Bismarck, Angela Merkel e di mirë historinë dhe është pikërisht kjo që kërkon të shmangë një marrëveshje 17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ndërqeveritare në fushën e sigurisë me Rusinë pasi kjo do të përbënte shqetësim si për Francën që gjithmonë është konsideruar si më e cënueshmja në këto marrëveshje. Përkundrazi, ajo kërkon ta përfshijë këtë në një marrëveshje BE-Rusi si e vetmja mënyrë që do të kënaqë të gjithë, përfshirë dhe SHBA. Por më së shumti, kjo do të shmangte një alarm për Poloninë që me të drejtë lexon rrezik sa herë që Rusia dhe Gjermania vendosin mes tyre. Në këtë kontekst, projekti Nord Stream më tepër sesa një projekt i madh ekonomik dhe energjetik, përbën një levë të rëndësishme ruse në formësimin e shteteve buferike, si kordon sigurie ndaj NATOs dhe ul ndjeshëm forcën e reagimit të BE ndaj politikave monopol të Rusisë në diversifikimin e energjisë. Por megjithëse në shekullin e XXI, dhe pavarësisht preferencave personale të kancelares Merkel, teoria e Gjeneral Haushoferit është akoma aktuale. Gjermanisë i duhet sërish shtrirja drejt ‘heartland-it’ si e vetmja mënyrë për furnizimin e makinerisë industriale gjermane. Për më tepër fuqizimi i Gjermanisë në ditët e sotme do të thotë një lokomotivë e fuqishme për ekonominë evropiane dhe shpëtim për anëtarët e saj. Projekti South Stream dhe krijimi i zonave buferike në Evropën Lindore Në 16 korrik 2010, Bullgaria dhe Rusia firmosën udhëzuesin për detajet teknike dhe financiare të pjesës bullgare për projektin South Stream. Kjo erdhi pas shumë hezitimesh nga ana e kryeministrit të ri Borisov, i cili pati hezituar firmosjen që pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare të firmosur në 2008. Pranimi nga ana e Bullgarisë i dha fund debateve për ndryshimin e rrugës së transitit për South Stream drejt Rumanisë pas 18


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Fig 2: Harta e gazsjellësit South Stream

19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

hezitimeve të Bullgarisë, duke deklaruar se preferonte më tepër projektin Nabucoo si më real dhe fitimprurës për Bullgarinë (Marin Raykov, 15 qershor 2010). Me firmosjen në Bullgari, Gazpromi i dha fund ciklit të marrëveshjeve që përfshijnë Bullgarinë, Serbinë, Greqinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Austrinë. Po çfarë është gazsjellësi South Stream... Në vitin 2007, projekti South Stream (shtegu i jugut) u bë qendra e strategjisë së eksportit të Gazpromit, duke anashkaluar Ukrainën dhe duke inkorporuar projekte të mëparshme dhe iniciativa transportuese në rajon. Projekti u lançua në qershor 2007, përmes një marrëveshjeje mes Gazpromit dhe ENI (Itali). Italia përbën tregun e dytë të gazit rus në Evropë me rreth 22 milionë metër kub/vit. Projekti do të kalojë nga bregdeti rus përmes Detit të Zi në Bullgari, ku do zbresë më poshtë në Greqi dhe më pas në Italinë e Jugut dhe më pas drejt Italisë së Veriut dhe Austrisë. Parashikohet që një gjatësi prej 900 km detare do të ndërtohet në një thellësi prej 2,000 m poshtë Detit të Zi. Kompania që do të krijohet, do të jetë me aksione të përbashkëta 50/50 mes ENI dhe Gazpromit. Kosto e ndërtimit që mendohet është rreth 10-12 miliardë euro (www.south-stream.info). Gjatë takimit në Sochi mes Putin dhe Berlusconit, u ra dakord për rritjen e kapacitetit të gazsjellësit në 63 miliardë metra kub (Spiegel, maj 2009). Marrëveshjet në Sochi u pasuan mes të tjerash në Greqi dhe Serbi gjatë vizitës së Putin në Serbi (2009) dhe marrëveshjes mes Gazpromi dhe Srbijagas. Ky hap politik i Rusisë u etiketua si një grusht rus në garën gjeopolitike për furnizimin me gaz të Evropës për dekadat e ardhshme. Fakti që firmosjet e njëpasnjëshme erdhën vetëm disa ditë pas samitit të Pragës ku u diskutua për t’i dhënë një shtysë projektit 20


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Nabucco, i cili mbështet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, tregon qartë diplomacinë aktive që Rusia ndërmori për të patur sërish një dorë të fortë mbi varësinë energjetike të Evropës ndaj importit rus. Por më shumë se kaq kjo tregon mungesën e politikës së qartë të BE ndaj qasjes së sigurisë energjetike të saj kundrejt Rusisë. Në fakt shpesh diskutohet se projekti South Stream më tepër shikohet si një lëvizje gjeopolitike e Rusisë për të konkuruar projektin e mbështetur nga BE, Nabucoo. Dhe në të vërtetë, duke analizuar disa faktorë rezulton i tillë duke u nisur nga kosto e ndërtimit, teknologjia e re dhe e kushtueshme që kërkohet për pjesën nën det. Për më tepër qëndron argumenti se nga do të vijë furnizimi me gaz i projektit South Stream? Megjithëse Rusia ka rezerva të mëdha që mund të dërgohen në Evropë, shumica e këtyre rezervave ndodhen thellë në tundrën e Arktikut, në rajonin Yamal të Siberisë Veriore. Kosto e dërgimit të kësaj sasie në Evropë është gjigante – rreth 250 miliardë Usd, sipas vlerësimeve nga kompania Royal Dutch Shell. Në këtë kohë krizash është e vështirë të gjenden investitorë të tillë. Përpos këtyre argumenteve, gjeopolitika mund ta përshkruajë më qartë qëllimin e vërtetë të këtij gazsjellësi. Rusia lidhet me Evropën përmes dy rrugëve kryesore. E para është në veriperëndim përmes vendeve Baltike dhe e dyta nga malet Karpate. Fakti që Rusia i shikon burimet natyrore si politikë të jashtme nuk është diçka e re, pasi Rusia nuk ka me se të bëjë politikë të jashtme përveçse me burimet natyrore dhe gazsjellësit janë ‘armata’ e saj. Shqetësues ngelet fakti që BE nuk ka akoma një përgjigje ndaj kësaj. Pas suksesit të arritur më projektin Nord Stream, si pasojë e nevojës së madhe gjermane ndaj gazit rus, Rusia është 21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

duke u përpjekur të realizojë të njëjtën gjë me South Stream për të izoluar Ukrainën, Bjellorusinë dhe vendet ish-satelite aktualisht anëtare të NATOs dhe BE (Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Çekinë). Duke rritur varësinë energjitike të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Rusia kërkon t’i neutralizojë këto të fundit në fjalën e tyre kundër iniciativës ruse për një Traktat Sigurie Evropiane, i prezantuar nga Presidenti Medvedev në 2008. Kërcënimi Rus për ndërprerjen e furnizimit është një nga metodat e përdorura me Ukrainën në janar 2009, që do të përsëritet për vendet ish-satelite në rast të refuzimit të këtyre të fundit, ndaj kërkesave të Rusisë. Ku po shkon Nabucco ... Gjatë një konference për shtyp në Turqi, në korrik 2009, Vladimir Putin do të shprehej për projektin Nabucco se, nëse do t’i bëhej një studim fizibiliteti do të rezultonte që gazi azerbajxhanas nuk ishte i mjaftueshëm për kapacitetin e tubacionit Nabucco. Por në fakt, në muajt e ardhshëm pritet një zhvillim i ri në lidhje më shtytjen që BE do t’i japë projektit Nabucco, nëse do të arrijë të blejë fushën gazmbajtëse të ShahDeniz II në Azerbajxhan. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për Energjinë në Komisionin Evropian Heinz Hilbrecht, BE është e interesuar në diversifikimin e tre elementëve: vendet furnizuese, kompanitë furnizuese, dhe rrugët e furnizimit (Security & Defence Agenda, maj 2010). Ai shton se ndërsa projekti Nabucco do të mundësojë diversifikimin e vendeve dhe kompanive furnizuese, projekti Nord Stream thjesht ofron një rrugë të re furnizuese. Por e zhveshur nga diplomacia, deklaratat e tij lexohen 22


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Fig 3: Gazsjellësi Nabucco dhe gazsjellësi South Stream

23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

qartë dhe prerë që projekti Nord Stream është një projekt ruso-gjerman, ose më saktë rrjedhojë e simptomës së një problemi të madh solidariteti dhe uniteti brenda BE e shfrytëzuar nga ish-Presidenti Putin dhe ish-Kancelari Schroeder. Kriza Lindore e energjisë në 2009, mes Ukrainës dhe Rusisë nxori në pah dy pika shumë të rëndësishme për BE: së pari varësinë e madhe të BE ndaj gazit rus dhe njëkohësisht me rrezikun që përballet kjo e fundit si pasojë e këtij gabimi; dhe së dyti humbjen e besueshmërisë së konsumatorëve evropianë tek furnizuesi i saj kryesor, Rusia. BE arriti të ringjallë projektin e saj Nabucco, i cili ishte konsideruar si një ide e vdekur. Projekti Nabucco, i emërtuar sipas një vepre të Verdit, është një gazsjellës që lidh rajonin Kaspik, Lindjen e Mesme dhe Egjiptin përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë me Austrinë dhe më tej me tregjet e gazit të Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Gjatësia e naftësjellësit është afërisht 3,300 km, duke filluar nga kufiri gjeorgjian/turk ose iranian/turk, duke u drejtuar në Baumgarten me seksionet përkatëse në vendet partnere.11 Sipas studimeve, projekti është dizenjuar për të transportuar një shumë maksimale prej 31 miliardë metra kub në vit. Ndërsa kosto e ndërtimit parashikohet të jetë rreth 7.9 miliardë euro. Projekti Nabucco konsiderohet si një sinjal pozitiv dhe një lëvizje e Komisionit Evropian për të diversifikuar sigurinë energjetike të Evropës nga furnizimet tradicionale të Rusisë ku Evropa ka një varësi të madhe që ka rezultuar me kulmin e ngjarjeve të janarit 2009, në konfliktin Ukrainë-Rusi. Në gjysmën e parë të 2009, Presidenca Çeke realizoi disa takime të suksesshme në Budapest, Sofje dhe më pas në Pragë, për të gjetur mbështetje financiare nga strukturat e BE dhe për 24


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

të rregulluar kontakte me furnizues potencialë të gazit. Por akoma edhe sot ngelet pika më e dobët se kush do të jetë furnizuesi i gazit të Nabucoo. Importi nga Irani, praktikisht dhe politikisht është i pamundur për shkak të sanksioneve dhe politikës së SHBA ndaj tyre, alternativë tjetër që mund të ishte Iraku, praktikisht është e pamundur për shkak të paqëndrueshmërisë së vendit, ndërsa vendet post-komuniste të Azisë Qendrore janë parë si satelitë të Rusisë dhe që kryesisht i realizojnë kontratat e tyre me Rusinë ose Kinën. Gjatë konfliktit mes Rusisë dhe Turkmenistanit, për shpërthimin e dyshimtë të një tubacioni transiti të gazit nga Turkmenistani në Rusi, presidenti turkmen akuzoi Moskën si përgjegjëse për këtë shpërthim dhe si pasojë refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje të përgatitur për ndërtimin e një tubacioni të ri mes tij dhe Rusisë. Nga ana tjetër, ai ofroi idenë për furnizimin me gaz të Nabucco. Kjo ishte një mbështetje e madhe për projektin evropian pasi Turkmenstani zotëron rezervat më të mëdha dhe renditet në vend të dytë në botë për gazin natyror. Me firmosjen në 13 korrik 2009 të Marrëveshjes mes Turqisë dhe BE, u duk se Nabucco fitoi mbështetje të mjaftueshme politike dhe financiare. Por megjithë suksesin e saj, shumë analistë e konsiderojnë të pakët progresin në krahasim me problemet që has vetë projekti Nabucco. Hilbrecht do të shprehej se, “Ne kemi një handikap nëse krahasohemi më Rusinë dhe Kinën ku ka vetëm një kompani të përfshirë në marrëveshje”. Për më tepër, Hilbrecht do të shprehej se “Mungesa e një përfaqësuesi të vetëm të BE u pa në bisedimet e fundit me Presidentin e Turkmenistanit për furnizimin e Nabucco, gjë e cila krijon një mungesë koherence në nivel botëror”. Kjo është më se e drejtë, pasi duke krahasuar ekonominë e 25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

lirë në BE është shumë e vështirë për Komisionin të mbështesë vetëm një kompani. Nëse Kryeministri rus Putin përfaqësohet me Gazprom dhe ai kinez Jiabao me kompaninë kineze, BE e ka të vështirë. Sipas drejtorit të kërkimeve për gaz në Institutin e Oksfordit për Studime Energjetike Jonathan Stern, projekti Nabucco mund të funksionojë ose jo, por është e sigurt që nuk do funksionojë për një kohë të afërt. Ai shton se gazsjellësi nuk do të mundësohet të paktën deri në vitin 2020 - shumë herë më vonë sesa viti 2014, si data e paracaktuar si fillim i punimeve. Nga ana tjetër, nuk ndihmon as fakti që Rusia, është duke punuar fuqishëm për të ruajtur pozicionin dominant për furnizimin me gaz të Evropës dhe aktualisht është gjithmonë një hap më para. Marrëveshjet e arritura në Socci nënvizuan suksesin e Rusisë në fitoren ndaj konsumatorëve kryesorë dhe vendeve transite për projektin South Stream – një projekt që bie ndesh me politikën strategjike evropiane për diversifikimin e gazit në Evropë. Kryeministri rus Vladimir Putin, do të shprehej sërish i pyetur nga gazetarët rreth projektit Nabucco, që ishte e pakonceptueshme për të sesi një projekt mund të ekzistojë kur nuk ka të firmosur asnjë Marrëveshje Ndërqeveritare, duke e krahasuar me projektin South Stream. Por firmosja e marrëveshjeve ndërqeveritare nuk përbën rezultat për zbatimin e një projekti. Po të kujtojmë projektin Burgas-Aleksandroupulos mes Bullgarisë dhe Greqisë, megjithëse ishte firmosur një marrëveshje ndërqeveritare në 2007 dhe ishin caktuar kuotat e aksioneve, Bullgaria u tërhoq duke e quajtur projektin si jo të leverdishëm nga ana ekonomike dhe ajo mjedisore. 26


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Siguria energjetike në Ballkan Vendet e Ballkanit ndodhen ndërmjet zonave strategjike të pasura me hidrokarbure siç janë Rusia, baseni Kaspik dhe Lindja e Mesme dhe vendeve konsumatore sic janë vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Pra, Ballkani Perëndimor është në një zonë të pozicionuar mirë për të mundësuar transitin e burimeve, siç janë nafta dhe gazi por në të njëjtën kohë të mundësojë dhe diversifikimin e burimeve të saj dhe të Evropës. Aktualisht tregjet e Ballkanit Perëndimor janë të vogla por kanë një potencial të madh për t’u zgjeruar. Shumë tregje aktualisht mbështeten në linjit dhe qymyr për prodhimin e energjisë. Kjo kërkon që të ndërtohen impiante më efektive dhe diversifikim burimesh, me cikël të kombinuar gaz-qymyr, dhe impiante me energjitë e rinovueshme siç janë hidrot në mënyrë që të krijohet një balancë mes çmimit të prodhimit dhe kostos së emetimeve të CO2. Një element kyç në impiantet e energjisë së Ballkanit Perëndimor është fakti që e gjithë infrastruktura e saj është e viteve 1960-1970, bazuar sipas standardeve të Bllokut Lindor. Por kjo teknologji e vjetër në moshë por dhe në model, së bashku me keq-mbajtjen në vitet 1990 ka krijuar probleme serioze jo vetëm për infrastrukturën por dhe politikat energjetike në Ballkan. Kjo kërkon mirëmbajtje dhe rehabilitim të infrastrukturës së energjisë e cila ka dëmtuar shumë në çmimet dhe kostot e prodhimit të energjisë këto vende. Një tipar i përbashkët për gjithë vendet e Ballkanit është fakti se të gjitha janë të varura nga hidrokarburet që importohen jashtë këtij rajoni. Fakti është që ekziston një infrastrukturë e përbashkët mes vendeve dhe kjo dëshmon ndërvarësinë nga njëra-tjetra dhe nevojën për bashkëpunim. P.sh. të gjitha vendet 27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

varen në shkëmbimet ditore dhe sezonale të elektricitetit mes tyre. Rafineritë e mëdha serbe te naftës varen nga rrjeti i tubacioneve kroate, etj. Nafta dhe gazi ndodhen kryesisht në Shqipëri, Kroaci dhe Serbi. Ndërsa në prodhimin e gazit natyror vend kryesor ka vetëm Kroacia me rreth 2 miliardë metra kub në vit, që zë rreth 80% të prodhimit vendas. Gjithsesi vetëm Kroacia dhe Serbia janë konsumatorë të gazit, ndërsa Bosnja dhe Maqedonia janë shumë pak të gazifikuara ndërsa Mal i Zi, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të gazifikuara. Qymyri dominon burimin kryesor të prodhimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor, me rreth 38%, që ndiqet nga nafta me 37% (por me një rritje që nga 2001), energjia hidrike me 7% dhe të rinovueshme me rreth 5% (UNDP, 2008). Por megjithatë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të bazuar prodhimin e elektricitetit në impiante me qymyr, që kryesisht ndodhen në Kosovë. Përjashtim bën Shqipëria që e prodhon gjithë energjinë e saj me hidro, të prodhuara në vitet 1960 dhe 1980 sipas teknologjisë ruse dhe asaj kineze që mundësojnë prodhimin e rreth 1.5 GW energji përafërsisht 85% të konsumit vendas. Megjithëse sigurimi i energjisë në Ballkan është i ndërvarur dhe i lidhur ngushtë me bashkëpunimin ndërmjet shteteve, për shkak te tensioneve historike dhe politike akoma të pazgjidhura në Ballkan, bashkëpunimi energjetik në Ballkanin Perëndimor ka qenë i kufizuar pas viteve 1990. Vendet më tepër kanë qenë të fokusuara në problemet kombëtare dhe sigurimin e energjisë duke u bazuar në burimet e brendshme dhe rikuperimi i atyre ekzistuese. Por pas viteve 2000 së bashku me perspektivën evropiane u vu re një bashkëpunim më i madh që rezultoi me krijimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë në 2005, i quajtur ndryshe procesi i Athinës, si i vetmi dokument detyrues i parë 28


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që pas viteve 1990. Ky traktat ka bërë të mundur një kuadër institucional bazuar në atë të BE duke ngritur një sekretariat dhe një pikë fokale dhe koordinator qendror për bashkëpunimin mes qeverive, sektorit të energjisë dhe autoriteteve rregulluese. Bazuar në trashëgiminë e mosbesimit dhe konfliktit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vende individuale mund të tundohen për të synuar vet-mjafueshmëri për sigurimin e energjisë dhe të kufizojnë varësinë në tregun rajonal të energjisë. Këto tundime mund të lindin dhe nga luhatjet e çmimeve që vendosen sipas pjesëmarrjes në Komunitetin e Energjisë – që mund të jetë fakti që çmimin shumë shtete mezi e përballojnë.5 Por nga ana tjetër, investuesit që do donin të investonin në tregje të vogla brenda Ballkanit Perëndimor janë shumë të paktët, përkundrazi ata janë të interesuar që të investojnë në tregje më të mëdha ku dhe kostot janë të ulëta dhe përfitimet më të mëdha. Sipas një studimi të kryer në 2005 nga Banka Botërore për Evropën Juglindore, doli si rezultat se nëse do të ekzistonte një treg i përbashkët mes rajonit do të kurseheshin përafërsisht rreth 3 miliardë euro ose 10% të shpenzimeve totale përgjatë viteve 2005-2020. Kursimet kryesisht do rridhnin nga pakësimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese. Ndryshimet e duhura dhe të domosdoshme në kuadrin ligjor, politikave të energjisë dhe atyre te tarifave do të jenë nyjat kryesore me të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të ndeshen si pasojë e ndryshimeve në kuadër të çështjeve mjedisore, emetimeve të CO2 dhe prodhimit të energjisë së rinovueshme, të cilat do të ndryshojnë diversifikimin dhe nevojën për energji mikse. Si pasojë, vendet e Ballkanit e kanë të domosdoshme krijimin e një tregu të integruar të energjisë dhe një tregu të tillë në bazë të tregut të brendshëm evropian dhe bashkëpunimin mes tyre. 29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Por loja e madhe mes fuqive të mëdha dhe shpesh projektet e mëdha energjetike janë bërë shkaqe për përçarje të mëtejshme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kam parasysh faktin që Greqia, Serbia dhe Bullgaria janë të përfshira në projektin South Stream nga Rusia ndërsa Turqia dhe Rumania në projektin Nabucco. Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi dhe Kosova janë akoma të izoluar në këtë kontekst ku mungojnë rrjetet e gazifikimit. Projekti TransAdriatik (TAP) që do të transportojë gazin përmes Shqipërisë drejt Italisë është akoma shumë larg. Gjatë mbledhjes së qeverisë në 25 gusht 2010, kryeministri shqiptar bëri thirrje për ta përfshirë vendin në projektin e gazsjellësit rus South Stream. Në fakt pati dhe aludime nga shtypi vendas për një zhvendosje të politikës shqiptare drejt Rusisë.6 E parë në këndvështrimin ekonomik mund të arsyetohet se kalimi nga Shqipëria i një dege të projektit bën sens duke konsideruar distancën e shkurtër dhe favorizuese për projektin South Stream, por ky projekt mbart jo vetëm interesa ekonomike. Dhe në fakt, media publikoi zyrtarë rusë që mohuan interesin e Gazpromit për përfshirjen e Shqipërisë në projekt mbi faktin e destabilitetit politik dhe mos interesit ekonomik.7 Në fakt, arsyeja e vërtetë e refuzimit është e paqartë, por diçka është e qartë që Rusia nuk do të futej në një zonë influence totalisht amerikane që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Në një prej fjalimeve të tij ish-Sekretari i NATOs Schefer, do të shprehej që: “mos u habisni nëse do të shikoni forcat e NATO-s në ruajtjen e tubacioneve të naftës dhe gazit”. Përfundime Gara midis South Stream dhe Nabucco i ngjan maratonës mes kërmillit dhe breshkës, pasi në këtë fazë, nuk është akoma 30


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

e qartë se nga do të vijë gazi për secilën nga projektet. Në këtë kohë krizash është e vështirë të gjenden investitorë dhe si Rusia dhe Perëndimi kanë dështuar në gjetjen e rrugës së mesme në krijimin e një kompanie të përbashkët mes Gazpromit dhe BE. Pra, megjithë arritjet diplomatike të South Stream, rezultatet e vet projektit në aspektin real të gjetjes së burimeve të financimit, janë akoma shumë larg dhe shumë të vështira. Si pasojë, asnjë projekt, qoftë Nabucoo apo South Stream ose Nord Stream nuk mund të japin një zgjidhje të shpejtë për nevojat në rritje të Evropës dhe strategjisë së saj për diversifikim burimesh energjetike. Pyetjes se cili projekt është më i rëndësishëm për Evropën, kur një pjesë e Evropës mbështet Nabucco dhe disa anëtarë të tjerë fluturojnë për në Moskë për South Stream, nuk mund t’i përgjigjemi për sa kohë Evropa nuk do të ketë një zë të fuqishëm politiko-diplomatik për të përcaktuar të ardhmen e saj si një entitet i integruar. Kriza e Ukrainës tregoi shumë qartë pasojat për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si pasojë e mungesës së infrastrukturës energjetike dhe një tregu të brendshëm të fuqishëm. Por nga ana tjetër, tregoi dhe mungesën totale të solidaritetit nga vendet e tjera të BE, duke parë interesat nacionaliste, një fakt që i ka rrënjët në frikën që veprimet e përbashkëta nuk do të sigurojnë të njëjtin përfitim siç mund ta sigurojnë veprimet individuale. Nëse shumë vende të BE mendojnë se kostot e sigurisë energjetike janë shumë të larta, le të provojnë luftën! Ndërkaq, Lituania ka dalë me një propozim konkret për krijimin e një Qendre Ekselence për sigurinë energjetike që do të ndihmonte në këtë drejtim, të ngjashme me qendrën për ekselence të ‘Terrorizmit kibernetikë’ të NATO-s në Estoni. Si 31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kryesuesja e radhës e OSBE në 2011, Lituania ka ndërmarrë hapin për ta diskutuar këtë propozim në shtator 2010, në harkun e 52 vendeve të OSBE. Pyetja e rëndësishme për sigurinë energjetike është si të ecet para në një mjedis të pasigurt më burime të kufizuara. Kjo do të thotë që të kërkohet një bashkëpunim më i mirë mes BE dhe NATO-s pasi edhe pse këto organizata kanë një objektiv të përbashkët në sigurimin e paqes, jetës së njerëzve dhe mirëqenies së tyre, ato shpesh flasin një gjuhë të ndryshme. Tek e fundit NATO u krijua për të vetmen gjë që është ruajtja e paqes në Evropë kështu që ruajtja e sigurisë energjetike të BE do të ishte përgjigjja më e mirë për plotësimin e detyrës së saj. Një shprehje thotë se energjia më e mirë është ajo që nuk konsumohet duke iu referuar faktit se siguria energjetike fillon nga shtëpia për një efiçencë më të lartë. Siguria energjetike në BE është një realitet dhe një ambicie e fuqishme. Por, sa më e fuqishme të jetë kjo ambicie aq më i komplikuar bëhet realiteti. Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës do të krijojë premisa për një zë të përbashkët dhe një arkitekturë solide në fushën e politikës së jashtme evropiane. Por ndërkaq, themelet e tubacioneve ruse janë në ndërtim e sipër dhe varësia ndaj energjisë është si varësia ndaj heroinës. Pasi e ke marrë njëherë kërkon sërish...e sërish...derisa bëhesh plotësisht i varur ndaj saj. Le të urojmë që Evropa dhe BE të gjejnë metadonin e saktë kundër kësaj varësie!

32


Elton QËNDRO Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?!

Referenca: 1. Green Paper – COM (2006) 105 final, Brussels, 8.3.2006 2. http://-www.nato.int/docu/speech/2008/s080315a.html 3. International Energy Agency - Energy Outlook 2010. www.iea.org 4. Nord Stream Pipeline Project – http://www.nord-stream.com 5. Ria Novosti - janar 2010 6. Friedman George – The next 100 years a forcast for 21 century, Doubleday 2009 7. Security and Defence Agenda – The security implication of EU energy thirst, 25 maj 2009 8. South Stream Pipeline Project – http://www.south-stream.info 9. Faqja zyrtare e Presidentit të Rusisë - Draft Traktati i Sigurisë Evropiane, 2008 10. Government of the Russian Federation; Energy Secuirty 2010; http://premier.gov.ru/eng 11. Nabucco Pipeline Project – http://www.nabucco-pipeline.com 12. Security and Defence Agenda – Europe Security Policy, maj 2010; http://www.securityanddefenceagenda.org 13. Government of the Russian Federation ; Energy Secuirty 2010; http://premier.gov.ru/eng 14. Friedman George - Russia and Germany move closer, korrik 2010. 15. Global Intelligence Stratfor - Weekly Geopolitics, gusht 2010 16. Pajtim Ribaj – Përmbledhje temash mbi çështjet e sigurisë, Tiranë,tetor 2009. (shënime plotësuese) 1 Këtu përfshihen vendet anëtare të OPE plus Egjipti, Siria dhe Tunizia. 2 Portali i BE për Energjine (www.energy.eu); Franca – 21%; Italia – 31%; Gjermania – 43%; Sllovenia 60%; Austria 73%; Republika Sllovake – 73%; Republika Ceke – 74%; Polonia – 79%; Hungaria -81%; Greqia – 82%; Finlanda – 100%; Estonia – 100%; Letonia – 100%; Lituania – 100%; 3 Portali zyrtar i Federatës së Qeverisë Ruse: Siguria Energjitike 2010; http:// premier.gov.ru/eng 4 Në fakt arsyetimi i Polonisë, përpos diskutimeve gjeopolitike është dhe një çështje e pastër ekonomike pasi Polonia siguron rreth 79% të energjisë së saj nga Rusia. 5 Është me vend të përmendet fakti se Bullgaria pas mbylljes së centraleve atomike ka hasur gjithmonë vështirësi në përballimin e çmimit të energjisë pasi ekonomia e saj ishte bazuar në furnizimin me energji të lirë. 6 Gazeta Investigimi, 30 gusht 2010, fq 5-8

33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Blendi LAMI Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Turqia: ku po shkon? Ndërmjet qemalizmit dhe neo-otomanizmit Përfshirja e Turqisë nga Afrika në Azinë Qendrore dhe nga BE-ja në Organizatën Islamike është pjesë e vizionit të ri të politikës së jashtme. Vetë Turqia duhet të thellojë dhe pasurojë demokracinë e brendshme, të ujdisë diferencat brenda shoqërisë së saj dhe të fuqizojë bashkëpunimin dhe ekuilibrin ndërmjet institucioneve . . . dhe në vitet në vijim. Këto iniciativa do ta shndërrojnë Turqinë në një aktor global teksa po i afrohemi vitit 2023 – 100 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Çfarë vihet re është se Turqia po kërkon legjitimitetin e vjetër të perandorisë otomane në zonat e saj gjeopolitike të influencës. Në fakt, deri tani, në shumë raste, Turqia ka luajtur “bukur” diplomatikisht, duke qenë urë lidhëse e tre kontinenteve. Ky orientim i ri është emërtuar nga shumë analistë me termin “neo-otomanizëm”.

Fjalë kyçe kyçe: Turqia, BE, gjeopolitika, “thellësia strategjike” - Strategic depth, tradita qemaliste, islamizmi, Davutoglu, politika e masave, elita e re, nacionalizmi

34


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

Turqia është në qendër të zonës ekonomike dhe politike të quajtur “Eurazia”, ku kryqëzohen lindja me perëndimin. Në ditët e sotme, ajo po merr dimensione te reja dhe po ndikon ndjeshëm në politikën globale. Kjo gjë po ndodh falë lëvizjeve në politikën e brendshme dhe të jashtme të saj. Që prej ardhjes në pushtet te Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, politika turke duket se po sheh më shumë drejt lindjes. Nga njëra anë, duket sikur Turqia është e kondicionuar nga politika evropiane të veprojë në këtë mënyrë, ndërsa nga ana tjetër, Turqia e konsideron veten të aftë për t’u përballur trendet me reja globale. Përveç se Turqia e konsideron veten të tillë, në të njëjtën kohë diplomacia botërore e sheh të rëndësishme se duhet të ndërhyjë teksa vëren këto ndryshime. Franko Fratini deklaron se një nga elementet themelore të strategjisë për të zgjidhur pozitivisht marrëdhënien ndërmjet demokracive tona dhe botës islame është hapja me Turqinë. Kështu pra, Fratini e radhit 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

hapjen e perëndimit ndaj Turqisë ndërmjet universalizimit të të drejtave, një politike emigracionit të përbashkët dhe vijimin e luftës kundër terrorizmit. Ja, çfarë rëndësie ka Turqia. Është një shembull i unik i islamizmit të moderuar dhe vokacionit evropian1. 1. Hyrje Bashkimit Evropian i mungon “vizioni” Më 5 korrik 2010, duke dëgjuar në BBC, programin Hardtalk, një intervistë e gazetarit Stephen Sackur me Ministrin e Financave të Turqisë, Z. Mehmed Simsek, autori i këtij shkrimi u ngacmua thellë nga biseda dhe mori shkas të shkruajë mbi tendencat e reja të së ardhmes politike së Turqisë2. Kështu, Ministri i Financave të Turqisë Mehmed Simsek në një intervistë në këtë program në BBC deklaron se “Turqia është një aset për Evropën dhe jo një detyrim i saj”. Turqia ka hapur bisedimet për përfshirjen ne BE që në vitin 2005, por disa nga vendet anëtare e kundërshtojnë këtë dhe bisedimet kanë ngecur. Në programin e BBC, Z. Mehmed Simsek shprehet se vendi i tij po krijon lidhje më të ngushta politike dhe ekonomike me vendet arabe, Rusinë dhe Iranin. Mirëpo, në mënyrë diplomatike, ai thotë se “anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor”. Në fakt, është vënë re se Turqia po rizbulon avantazhet e lidhjeve me fqinjët, megjithëse konstatohet një lloj mosaprovimi nga BE-ja. Duket se Turqia po zhvendos gradualisht pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Simsek kritikon BE-në, duke thënë se “i mungon tashmë lidershipi që ta shikojë Turqinë nga një perspektivë tjetër, sepse Turqia është një aset për

36


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

Evropën dhe jo një detyrim (peng) i saj (siç u përmend edhe më sipër)”. Pra, Ankaraja është e zhgënjyer nga qëndrimi i tanishëm i Bashkimit Evropian. Duket se Turqia është e padëshirueshme të paktën nga disa qarqe dhe natyrisht krijohet një lloj zhgënjimi i politikës turke. Duke qenë se politika është vibrante, Turqia kërkon pozicionin që meriton dhe rrjedhimisht, ajo po përmirëson dhe zhvillon lidhjet me fqinjët, me vendet arabe, me Rusinë, me Iranin. Megjithëse Simsek thotë se “Turqia synon t’i bashkohet BE-së, jo sepse kemi maninë t’i bashkohemi BEsë si një ‘club’, por Evropa konsiderohet si referim apo ankorim për transformimin politik dhe ekomomik të Turqisë. BE-ja ka qenë motori i ndryshimit të vendit.” Është më se e vërtetë se Turqia ka bërë një progres domethënës në lidhje me zbatimin e të drejtave themelore dhe lirive të individit, po ndjek standarde të demokracisë, po ndërton institucione më të qëndrueshme etj. Kështu që Turqia ka përfituar shumë nga lidhja me BE dhe “ne,” thotë Ministri, “dëshirojmë të vazhdojmë këtë transformim. Është në të mirë të popullit turk”. Turqia aktualisht po dominohet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim me rrënjë në lëvizjen islamike politike. Kështu që natyrisht ka prirje për të shikuar drejt botës islamike në vend të lidhjeve me Uashingtonin dhe Brukselin. Z. Simsek shprehet se “kjo është pjesërisht e vërtetë. Nga njëra anë, duhet të themi që fqinjët tanë janë lënë pas dore për dekada me radhë. Drejtimi i Turqisë drejt Perëndimit nuk mund të bëhet pa marrë në konsideratë vendet fqinje dhe arabe.” Turqia po merr shumë në konsideratë bashkëfqinjësinë e mirë. Duke u gjendur në këto rrethana, duket sikur aleatët perëndimorë kanë dashur që Turqia të mënjanohet nga politika 37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e këtyre fqinjëve dhe të qëndrojë neutrale ndaj fqinjëve. Ndërsa Simsek shprehet se “Nuk jam i sigurt për këtë, por ndoshta ky ka qenë mesazhi i perceptuar ose ndoshta kjo ka qenë mënyra se si Turqia ka synuar të shkëputej nga e kaluara”. Siç dihet, Turqia është krijuar mbi rrënjët e perandorisë otomane. Ishte një perandori e madhe me shumë kombe dhe shumë fe. Sigurisht që Turqia e Re ka pasur gjithmonë në objektivat e saj afatgjatë hyrjen në BE, hyrjen në Perëndim, qasjen e standardeve perëndimore – standarde të jetesës, standarde perëndimore të demokracisë, standarde evropiane të gjithanshme. Kështu, çfarë po ndodh është se PZHD po bazohet në rrënjët historike. Këto janë vlerat dhe traditat familjare konservative që e lidhin me të kaluarën. Por, nga ana tjetër, po të marrim në konsideratë ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare, Turqia është liberale, e hapur, progresive. PZHD ka vazhduar dhe nxitur të gjitha ato reforma në lidhje me hyrjen e Turqisë në BE (siç do të detajohet më poshtë në seksionin “Saga turke drejt BE-së”). 3 Deri më 2004, shumë vende e konsideronin hyrjen në BE si objektivin parësor. Turqia ka bërë ç’është e mundur që të përmbushë kriteret e Kopenhagenit (Kriteret e Kopenhagenit janë rregulla që përcaktojnë nëse një shtet përmbush kriteret për t’u përfshirë në BE. Kriteret theksojnë se një shtet duhet të ketë institucione që të mund të mbështesin qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, të ketë një ekonomi tregu funksionale dhe të pranojë detyrimet ndaj BE-së. Këto kritere të anëtarësimit u përcaktuan në qershor 1993 nga Këshilli i Evropës në Kopenhagen – nga ku u mor edhe emërtimi). Të flasësh për kriteret e Kopenhagenit është pak teknike, por për hyrjen në BE duhen përmbushur 35 kapituj, Turqia ka punuar vetëm me 13 prej tyre. Dhe në lidhje me çështje si Qiproja vihet re një bllokim i situatës. Pra, shihet se Turqia sikur i ka 38


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

ngrirë marrëdhëniet me BE. Mbi këtë çështje delikate Ministri diplomatikisht thotë se “është pjesërisht e vërtetë”. Dhe ai nënvizon disa fakte: 1. Politikat e zgjerimit kanë qenë ekstremisht të pafavorizuara. Ka pasur shumë debate në Evropë pas përfshirjes së 12 vendeve. Evropa duket “e lodhur” me këtë përfshirje të gjerë. 2. Turqia nuk duhet të konsiderohet një kandidate “e rëndomtë” 3. Turqia është gatshme të hapë pothuajse të gjithë 35 kapitujt; komisioni nuk ka kërkuar hapjen e disa prej kapitujve. Turqia është gati, por Evropa nuk është e gatshme. 4. Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozi kanë deklaruar se Turqia nuk mund të ketë përfshirje të plotë - mund të ketë partneritet të privilegjuar në disa fusha të përbashkëta ekonomike. Pra Turqia nuk mund të ketë anëtarësi të plotë. 5. Evropa ka nevojë për Turqinë, po aq sa Turqia ka nevojë për Evropën. Duket sikur Turqia dëshiron t’i shmangë teknikalitetet dhe përçon mesazhin se “ne jemi një ekonomi e fortë, na thirrni kur të keni nevojë për ne”. 6. Një studim nga Goldman (Instituti i Tregjeve Globale në Goldman Sachs ofron shërbime konsulencë në një niveli të lartë ndaj politikëbërësve, politikave ekonomike dhe investimeve në të gjithë botën) disa vite më parë – ekonomia turke radhitet më e madhja në Evropë pas UK dhe Rusisë në 2050 dhe e nënta në botë.4 Dhe konkluzioni i debatit vijon me fjalët që vetëm një politikan i një shteti të fuqishëm i deklaron në BBC: “Turqia është dinamike, Turqia është një aset. Nëse Evropa dëshiron të krijojë lidhje në fushën politike, ekonomike, ushtarake do të ketë nevojë për Turqinë.” 39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

2. Saga turke drejt Bashkimit Evropian Aplikimi i Turqisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian është bërë më 14 prill 1987. Turqia ka qenë kantidade për bashkimin në Komunitetin Ekonomik Evropian (sot formatuar në Bashkimi Evropian) që në vitin 1963 (“Marrëveshja e Ankarasë”). Në fakt, lidhjet me Evropën datojnë edhe më herët me futjen në Këshillin e Evropës në vitin 1949; ka qenë një nga themelueset e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim më 1961 dhe ka qenë kandidate e Bashkimit Evropian Perëndimor që prej vitit 1992. Turqia ka firmosur Marrëveshjen e Doganave me BE-në më 1995 dhe është pranuar me anëtarësi të plotë të saj më 12 dhjetor 1999 në samitin e Helsinkit të Këshillit Evropian. Negociatat për përfshirje në BE kanë filluar më 3 tetor 2005 dhe procesi, në rast se priret në favor të Turqisë, mund të zgjasë të paktën edhe një dekadë. Siç u përmend anëtarësimi i plotë është kthyer në një debat të ashpër në lidhje me zgjerimin e tejmë të Bashkimit Evropian.4 - Hapat e Turqisë drejt BE-së dhe vijueshmëria kohore Turqia iu bashkua Këshillit të Evropës në vitin 1949 dhe është një nga anëtaret themeluese të organizatës. 31 qershor 1959 – Turqia aplikon për vend kandidat në Komunitetin Ekonomik Evropian; shtator 1963 – Firmoset Marrëveshja e Asociimit, duke njohur qëllimin përfundimtar për anëtarësim të plotë; 1 dhjetor 1964 – Marrëveshja e Asociimit hyn në fuqi; 23 nëntor 1970 – Firmoset protokolli që saktëson afatet kohore për heqjen e tarifave dhe kuotave mbi mallrat; 1980 – Ngrijnë lidhjet për shkak të grushtit të shtetit në

40


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

vitin 1980; 1983 – Marrëdhëniet normalizohen pas zgjedhjeve; 14 prill 1987 – Aplikimi për anëtarësim të plotë në Komunitetin Evropian; 18 dhjetor 1989 – Komisioni Evropian refuzon të fillojë menjëherë negociatat për përfshirje, duke deklaruar se situata politike dhe ekonomike e Turqisë, problemet me Greqinë dhe konflikti me Qipron e pengojnë këtë proces. Megjithatë, riafirmohet anëtarësia e mundshme si qëllim përfundimtar; 6 mars 1995 –Formohet Bashkimi doganor BE – Turqi; 12 dhjetor 1999 – Këshilli i Evropës e pranon Turqinë si kandidate; 12 dhjetor 2002 – Këshilli i Evropës thekson se “BE-ja do të hapë negociatat me Turqinë pa vonesë nëse plotësohen Kriteret e Kopenhagenit”; 24 prill 2004 – Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore e mbështesin planin e Anan për Qipron; 17 dhjetor 2004 – Bashkimi Evropian pranon të hapë negociatat; 3 tetor 2005 – Shqyrtimi i 6 kapitujve të Acquis; 11 dhjetor 2006 – Konflikti i vazhdueshëm mbi Qipron ndalon negociatat tek kapitulli 8 dhe theksohet se asnjë kapitull nuk do të mbyllet derisa të gjendet një zgjidhje.; 29 mars 2007 – Hapet kapitulli mbi Politikat e Ndërmarrjeve dhe Industrisë; 25 qershor 2007 – Hapet kapitullim mbi Statistikat dhe Kontrollin Financiar, por hapja e kapitullit mbi Politikat Ekonomike dhe Monetare u bllokua nga presidenti francez Nikolas Sarkozi; 20 dhjetor 2007 e në vazhdim – Hapen kapituj të tjerë. 5

41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

3. Qëndrime zzyr yr tar e mbi për qisë në BE yrtar tare përffshirjen e Tur urqisë - Qëndrimi britanik Më Nëntor 4, 2009, David Milliband, ish-Sekretar i shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe deklaroi gjatë një vizite në Turqi se BM do ta mbështeste hyrjen e Turqisë në BE: “Jam shumë i sigurt se hyrja e Turqisë në BE është e rëndësishme dhe përbën një përfitim si për Turqinë, ashtu edhe për BE-në”. Me ardhjen në pushtet të konservatorëve, Kryeministri David Kamerun deklaron në Ankara më 27 qershor se “kam ardhur në Ankara për të ndërtuar një partneritet të ri më Turqinë”. Kamerun jep arsyet kryesore të mundësimit të këtij bashkëpunimi. Ai thotë: “Turqia është vitale për ekonominë tonë, vitale për sigurinë tonë, vitale për politikën dhe për diplomacinë tonë”. 6 - Qëndrimi francez Presidenti francez Nikolas Sarkozi, ndryshe nga Shirak, e kundërshton hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe dëshiron që ajo të mbetet vetëm një partnere e Evropës. Ai përmend arsye gjeografike për të justifikuar qëndrimin e tij: “Unë nuk besoj se Turqia është pjesë e Evropës – për një arsye të thjeshtë, ajo gjendet në Azinë e Vogël. Unë i ofroj Turqisë një partneritet të vërtetë me Evropës, por jo një integrim në Evropë”. Vihet re se presidenti Sarkozi nuk është koherent. Në Evropën e Bashkuar, në ditët e sotme po zbatohet parimi “Pacta sunt servanta”, që është parimi thelbësor i marrëdhënieve ndërkombëtare, i së drejtës civile dhe i së drejtës ndërkombëtare. Në fakt, sipas legjislacionit evropian, Turqia është një vend evropian. Duhet ta pyesim Monsieur Sarkozy: “Nëse e shihni Turqinë si një vend të Azisë së Vogël, në cilin kontinent gjendet 42


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

Stambolli, një nga qytetet më të mëdha të Evropës?” 7 - Qëndrimi gjerman Kancelarja gjermane Anxhela Merkel është për një partneritet të privilegjuar dhe, edhe ajo si Sarkozi, ka kundërshtuar anëtarësinë e plotë të Turqisë në BE. Në vitin 2006, kancelarja Merkel ka deklaruar: “Turqia do të jetë përpara problemeve shumë të mëdha me ne”, duke iu referuar refuzimit të Turqisë për të hapur portet ndaj anëtares së BE-së Qipros. Pra, Gjermania nuk është për një anëtarësi të plotë, por thekson se “nuk po ju lëmë mënjanë, vetëm nuk ju premtojmë anëtarësi të plotë”. Një reagim i ashpër diplomatik ndaj Ankarasë zyrtare për të ndryshuar qëndrimin ndaj Qipros apo qëndrim realist gjerman. Nisur nga këto fjalë, ricitojmë z. Simsek, teksa reagon duke iu bërë apel politikanëve evropianë se Turqia nuk është një kandidat “i rëndomtë”. 8 - Qëndrimi spanjoll Më 5 prill 2009, kryeministri spanjoll Zapatero deklaroi se “Spanja mbështet fuqishëm kandidaturën e Turqisë për t’iu bashkuar BE-së, me kusht që të përmbushë kriteret.” Ai i drejtohet kryeministrit Erdogan duke i thënë se: “Ne duhet t’i hapim dyert për Turqinë”. Me këto fjalë, Zapatero transmeton mesazhin se ligjet evropiane duhen respektuar (ku përfshihen kryesisht lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore dhe emigracionit ilegal). Gjithashtu, Zapatero vë theksin mbi fushën e sigurisë ndërkombëtare kur edhe deklaron përpara forumit të dytë të “Aleancës së Qytetërimeve” të mbajtur në Stamboll se “ky Forum ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e një rendi ndërkombëtar që të mund të garantojë një bashkëekzistencë paqësore në të gjithë botën”. Duket se po perifrazon fjalët “e të moçmëve” Meternik apo Kasëllrei, por sigurisht që janë aktuale dhe koherente. 9 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

- Qëndrimi italian Më 13 nëntor 2008, kryeministri italian Berluskoni nxiti BEnë “të përshpejtojë ftesën e anëtarësisë së Turqisë” dhe mori përsipër “të ndihmojë Ankaranë në përfshirjen në BE”. Berlukoni kritikon ata që kundërshtojnë hyrjen e Turqisë duke deklaruar “Për sa i përket kundërshtisë nga disa vende, të cilat janë të rëndësishme, jam i sigurt që do t’i bindim për rëndësinë strategjike të Turqisë brenda kuadrit evropian, si një vend që është në kufi të Lindjes së Mesme”. Vihet re kundërshtia gjeografike që i bën kryeministrit Sarkozi, si edhe teorisë se “partneritetit të privilegjuar” të kancelares Merkel. 10 Gjithashtu, më 5 nëntor 2008, Ministri i Jashtëm, Fronko Fratini deklaroi se: “Qeveria italiane do të mbështesë hyrjen e Turqisë në BE me të gjitha mënyrat . . . përfshirja e Turqisë nuk përbën problem, por do të jetë pjesë e zgjidhjes për forcimin e Evropës në lidhje me vende të tjera si p.sh: rajoni i Kaukazit”. Fratini i referohet gjithashtu “një revolucioni të heshtur të reformave” që po ndërmerr Turqia. Këto reforma po e afrojnë Turqinë me BE-në. Vendi i Turqisë është në Evropë, pavarësisht diferencave fetare dhe kulturore. 11 - Qëndrimi grek Në nëntor 2009, presidenti grek Papulias deklaroi se Greqia nuk do të mbështeste Turqinë për “aq kohë sa Ankaraja sillet si një forcë pushtuese në Qipro”. Nga ana tjetër, kërkuesi në qendrën e Studimeve Evropiane Mustafa Kudlai argumenton se “qasja e Papulias është e njëanshme. Çështja qipriote nuk ndihmon askënd, por e thellon krizën e palëve në konflikt. Në vend që grekët të shpresojnë në zgjidhjen e problemit, ata përdorin platformën evropiane për t’iu kundërvënë Turqisë”. 44


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

- Qëndrimi i Komisionit Evropian Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso ka deklaruar se Turqia nuk është akoma gati për t’iu bashkuar BEsë: “nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Mirëpo, negociatat duhet të vazhdojnë”. Baroso i bën thirrje Francës dhe shteteve të tjera të respektojnë vendimin e vazhdimësisë së bisedimeve, duke e përshkruar procesin si një çështje kredibiliteti për Bashkimin. Ishte një panoramë evropiane pro dhe kundër Turqisë në lidhje me aspirimin 80 vjeçar të Turqisë - një orientim që hodhi bazat që me ardhjen në pushtet të Qemal Ata Turkut. Rrjedhimisht, nisur nga kjo panoramë, është e pamohueshme që udha turke në arenën ndërkombëtare po ndryshon. Turqia duket si e vetëdetyruar të ndryshojë kursin e politikës së saj. Në fakt, deri tani është shpjeguar ndikimi i jashtëm në orientimin e Turqisë drejt një politike të re në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një rol madhor në këtë ndryshim kursi ka edhe faktori i brendshëm politik. Megjithëse u përmend, në fakt, duhet theksuar se që prej ardhjes në pushtet të PZHD në vitin 2002 vihet re një orientim lindor. E shprehur saktë: një zhvendosje nga parimet e Qemal Ata Turkut. Siç edhe u përmend në fjalët e Simsek, Ankaraja zyrtare nuk e konsideron më Perëndimin si orientim të vetëm të politikës së saj të jashtme. 4. Pak histori politike / parimet qemaliste a. Republikanizmi Turqia u shpall republikë më 29 tetor 1923, pas shkërmoqjes së perandorisë otomane, një perandori që kishte sunduar për 600 vjet. Udhëheqësi i kësaj republike moderne Qemal Ata Turku ishte një moderator, i cili synonte aleancën evropiane. Parimet e Ata Turkut parashikonin një progres të bazuar në 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

demokraci, laicizëm dhe orientim perëndimor. Në këtë mënyrë, Turqia do të ishte një aleat i besueshëm, sesa “I sëmuri i Bosforit”. Komiteti i Unionit dhe Progresit – organi politik i lëvizje së Turqve të Rinj – u formua në vitin 1908 dhe krijoi lidershipin e Republisës Turke të shpallur më 1923. A nuk po bëhej në këtë mënyrë Ata Turku një “Rishelie Turk”?! b. Laicizmi Nuk do të kishte më shtet fetar dhe do të vendosej shteti ligjor. Kalifati u eliminua më 1924 dhe u miratuan kodet penale të bazuara në legjislacionin zviceran dhe francez (1926). Gjithashtu, paketa e ndryshimeve politike përfshinte edhe latinizimin e alfabetit, ndryshimin e veshjes në a la francaise (alla franga) apo emancipimin e grave. c. Nacionalizmi Nacionalizmi promovoi idenë se gjuha turke identifikon kombin i lirë nga problemet racore, fetare apo etnike dhe përfshin të gjithë banorët brenda kufijve të Turqisë. d. Populizmi Populizmi ishte një nocion ideologjik që theksonte sovranitetin popullor, përgjegjësinë reciproke të shtetit dhe individit dhe mungesës e klasave shoqërore. e. Revolucionizmi Ky parim lidhet me transformimin e shoqërisë drejt familjes së kombeve të zhvilluara. Lidhet nga pikëpamja sociopsikologjike edhe me transformimin e pikëshikimeve të njerëzve, adoptimin e jetës perëndimore, përpjekjet për të zhdukur paditurinë dhe zhvillimin ekonomik dhe shkencor. f. Étatism (Shtetizmi) Ky koncept nënkuptonte se shteti duhet të luajë një rol aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor dhe edukues teksa 46


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

në lojë vihen interesat e shtetit. 12 *

*

*

Kështu, pas 80 viteve të fillimit të zbatimit të parimeve të Ata Turkut, politika turke po merr një drejtim tjetër. Për pasojë, nuk është për t’u çuditur teksa vërejmë se Partia për Zhvillim dhe Drejtësi ka fituar tre mandate rresht. Deri para ardhjes në pushtet të PZHD, politika e jashtme e Turqisë ishte e fokusuar drejt perëndimit e organizatave ndërkombëtare, i konsideronte fqinjët rajonalë si kërcënime dhe nuk kishte aspak interes drejt lindjes. Konceptet e reja të PZHD si: nga elita drejtuese drejt parimit “çdo qytetar përfshihet në sistemin politik”, thellësia strategjike dhe apo “asnjë problem me fqinjët”, tregojnë qartazi orientimin e ri. I gjithë ky ndryshim në elitën politike turke nxori të tjerë politikanë që u shfaqën nga mjediset publike dhe “errësuan” elitën tradicionale qemaliste. 5. “Politika e masave” dhe “elita e re” Më parë, Erdogan ka qenë kryetar i Partisë për Mirëqenien Islamike. Ai predikonte se e vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet ishte “përfshirja e segmenteve të shoqërisë që ndiheshin të tjetërsuara nga natyra elitare e politikës turke.13 Kjo u shoqërua me një fushatë mjaft të suksesshme në vitin 1998. Kjo parti u ndalua më 1998 për arsye se ishte antilaike. Kështu që Erdogan krijon PZHD, një parti e qendrës së djathtë që synonte të bashkonte segmentet e spektrit të djathtë – një teknikë që u shpagua me sukses më 2002: PZHD fitoi 34% të votave. Pas 48 vitesh te koalicioneve qemaliste të qendrës së majtë, PZHD vjen në pushtet. Shumë nga liderët e majtë u dorëhoqën. Kjo solli një ndryshim në 47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

politikën elitare turke. Sukseset vazhduan dhe taktika e Erdoganit për të integruar të gjitha segmentet e shoqërisë në politikën turke e shndërroi politikën turke nga “elitiste” në “politikën e masave”. Gjithashtu, një ndryshim tjetër rrënjësor i politikës së brendshme është edhe shkëputja e Ushtrisë nga misioni që kishte pasur për më se një shekull – sigurimi i një republike laike. Në këtë mënyrë, elita e re qeveritare do të ndiqte një politikë të jashtme më të pakontrolluar, pa u shqetësuar rreth afrimit me lindjen. 6. Ndryshimi i politikës së jashtme Si rrjedhojë e ndryshimit qeverisës nga e majta qemaliste drejt qendrës së djathtë populiste, politika e jashtme turke ka marrë një format të ri. Koncepte të reja kanë ndryshuar mënyrën e perceptimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. 14 “Thellësia strategjike” - Strategic depth Në mjedisin e tij politik, Erdogan ofroi edhe një sërë akademikësh, nga të cilët vlen të përmendet një nga personat që ka themeluar doktrinën e re të politikës së jashtme turke Ahmet Davudoglu (Ahmet Davutoglu është një akademik dhe politikan turk. Pasi ka shërbyer si këshilltar i Kryeministrit, më 2009, ai u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme). Idetë e tij u përmblodhën në librin e botuar në vitin 2005, i cili pati një jehonë të gjerë “Thellësia strategjike”15. Ky koncept i referohet lidhjeve të vjetra historike dhe rëndësisë të madhe që ka gjeo-politika. Ai thekson se “Turqia nuk mund të lidhet vetëm me një grupim politik siç është BE, Linja e Mesme, Kaukazi apo Mesdheu”. Më tej ai shkruan: 48


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

Hartë e rajonit sipas “National Geographic” 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

“Politika e jashtme e Turqisë ka nevojë për një orientim të ri në dritën e zhvillimeve të reja rajonale dhe globale. Si një shtet i madh në mes të Afro-Euro-Azisë, Turqia është vend kryesor me shumë identitete rajonale që nuk mund të reduktohet në një të tillë – një kategori e njësuar. Për sa i përket sferës së influencës, Turqia është vend i Lindjes së Mesme, i Ballkanit, i Kaukazit, i Azisë Qendrore, i Kaspikut, i Mesdheut, i Gjirit dhe Detit të Zi – të gjitha së bashku. Ashtu si edhe Rusia, Gjermania, Irani dhe Egjipti, Turqia nuk mund të shpjegohet gjeografikisht apo kulturalisht duke e lidhur me një rajon të vetëm. Për pasojë, Turqia duhet të përshtatet me një pozicion të ri në rajon, duke krijuar siguri dhe stabilitet jo vetëm për veten, por edhe për fqinjët dhe rajonin. Përfshirja e Turqisë nga Afrika në Azinë Qendrore dhe nga BE-ja në Organizatën Islamike është pjesë e vizionit të ri të politikës së jashtme. Vetë Turqia duhet të thellojë dhe pasurojë demokracinë e brendshme, të ujdisë diferencat brenda shoqërisë së saj dhe të fuqizojë bashkëpunimin dhe ekuilibrin ndërmjet institucioneve . . . dhe në vitet në vijim. Këto iniciativa do ta shndërrojnë Turqinë në një aktor global teksa po i afrohemi vitit 2023 – 100 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë”. Çfarë vihet re është se Turqia po kërkon legjitimitetin e vjetër të perandorisë otomane në zonat e saj gjeopolitike të influencës. Në fakt, deri tani, në shumë raste, Turqia ka luajtur “bukur” diplomatikisht, duke qenë urë lidhëse e tre kontinenteve. Ky orientim i ri është emërtuar nga shumë analistë me termin “neootomanizëm”. Davutoglu mbështet qëndrimin se, për të fituar vendin që i takon në arenën politike botërore, Turqia duhet të ndjekë disa parime, pjesë të teorisë thellësia strategjike: 1. Asnjë problem me

50


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

fqinjët; 2. Ndikimi mbi rajonin dhe më gjerë; 3. Politikë e jashtme shumë-dimensionale; dhe 4. Diplomacia ritmike. Asnjë problem me fqinjët Së pari, duhet të sigurojë pajtesë dhe qëndrim paqësor me të gjithë fqinjët më qëllim që të arrihet dhe të ruhet integriteti territorial e Turqisë, veçanërisht në lindje dhe jug-lindje. Kjo politikë - “asnjë problem me fqinjët” – ka dhënë frytet e para, teksa janë arritur partneritete thelbësore ekonomike, ushtarake dhe politike me Sirinë dhe Iranin, janë rivendosur lidhjet diplomatike të ndërprera për shumë kohë me Armeninë, ka ndihmuar në rindërtimin e Irakut dhe ka njohur zyrtarisht provincën e Kurdistanit në Irakun e Veriut. Mund të përmendim edhe politikën që ka ndjekur ne lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë apo lidhjet ekonomike me Gjeorgjinë (ndërtimi i aeroportit të Batumit, projekti i hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars). Të gjitha këto zhvillime politike (apo ekonomike) e shndërrojnë Ankaranë në një aleat të besueshëm si për perëndimin ashtu edhe për lindjen, duke i dhënë rol kyç Turqinë në ndërmjetësimin e konflikteve të nxehta si: Siri - Izrael, Armeni - Azerbajxhan apo edhe përfshirjen e saj në çështjen bërthamore të Iranit. Ndikimi mbi rajonin dhe më gjerë Parimi i dytë i Davutoglut është zhvillimi i marrëdhënieve mbi rajonin. Turqia është e përqendruar të shkrijë ndikimin e saj mbi Ballkanin, Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Në këtë mënyrë, ajo ka marrë pjesë aktivisht në misionet e NATOs në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, ka ndihmuar në rindërtimin e Libanit apo ka ndërhyrë në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve – ndër të tjera. Ky lloj angazhimi me rajone fqinje është kryer duke përdorur diplomacinë – “soft power”.

51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Politikë e jashtme shumë-dimensionale Parimi i tretë është përfshirja turke në një politike të jashtme shumë-dimensionale. Ky parim sjell një angazhim komplementar dhe jo rivalizues me fuqitë globale. Pra, Turqia po zbaton një qasje të ndryshme për çështje të ndryshme – gjithmonë duke aplikuar rregullat ekzistuese të diplomacisë ndërkombëtare. Në lidhje me këtë temë, Davutoglu thekson lidhjet strategjike të Turqisë me SHBA nëpërmjet marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe nëpërmjet bashkëpunimit brenda kuadrit të NATO-s. Kështu, Turqia shumë -dimensionale (dhe largpamëse) ka disa prioritete: hyrjen në BE, marrëdhënia të mira me Rusinë dhe sinkronizim të politikës së saj në EuroAzi. Të gjitha këto lëvizje janë pjesë integrale dhe komplementare të një politike të qëndrueshme. Diplomacia ritmike Parimi i fundit i këtij kuadri politik është “diplomacia ritmike”. Turqia ka organizuar takime të rëndësishme ndërkombëtare teksa ka ndjekur diplomaci të kujdesshme me aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, duke përfshirë edhe Hamasin. Që më 2003, Turqia ka organizuar samitin e NATO-s, takimin e Konferencës Islamike, Forume të ndryshme ndër të tjerë. Këto aktivitete kanë kontribuuar në përzgjedhjen e Turqisë si një nga anëtarët jo-permanente të Këshillit të Sigurimit në OKB në vitin 2009, duke i dhënë vetes më shumë të drejta në ndjekjen e qëllimeve të politikës së jashtme. 7. Konkluzion Duke u përpjekur për t’iu përgjigjur pyetjes së titullit të këtij shkrimi, në të cilin janë përshkruar qëndrimet e politikës turke dhe asaj evropiane, si edhe ndërlikimet e shkaktuara, Turqia

52


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

duket si një qelizë “e pavarur”që nuk do t’ia dijë shumë për Evropën, por po ndjek një realpolitik – një politikë të re. U shpjeguan shumë arsye dhe parime që e kanë sjellë këtë situatë. A është kjo rruga e ardhshme e Turqisë? Mbetet për t’u parë në vitet në vijim. Siç u përmend edhe më sipër, për më shumë se 80 vjet, Turqia ka aderuar pothuajse në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke ndjekur në mënyrë rigoroze doktrinën pro-evropiane qemaliste. A është “vjetruar” kjo doktrinë? Dëshmitë po tregojnë se, edhe nëse nuk është vjetruar, politika turke ka ndryshuar. Të gjithë këta skenarë rrjedhin faktikisht nga një kontekst historik – si ai i së kaluarës si ai aktual. Është e vërtetë se Turqia, si edhe në kohën e perandorisë otomane, ka ruajtur një status quo në rajonin e problemeve. Turqia është Ura e Qytetërimeve – një Urë që i ka shërbyer deri më tani Perëndimit për të zgjidhur shumë probleme. A e ndjen Turqia veten “të përdorur” dhe tashmë, synon të marrë një rol më dominant sesa thjesht një rol katalizator? Përsëri një skenar që do të na e zgjidhë e ardhmja. Sidoqoftë, situata e tanishme është krejtësisht e ndryshme. Turqia tashmë në udhëkryq të lindjes dhe perëndimit po fokusohet në të dy krahët. Bazuar në gjithçka u tha më sipër, në fakt, dy skenarë të mundshëm duken shumë të sigurt se do të ndodhin: Ndjekja e një realpolike turke strikte konsiderohet si opsioni më i mundshëm. Lidhjet me lindjen dhe në të njëjtën kohë edhe me perëndimin – një gërshetim i suksesshëm i kësaj lëvizjeje. Lindja ka nevojë për Turqinë. Turqia ka forcën e duhur ndërkombëtare për të qenë mbrojtës i të drejtave të myslimanëve të nëpërkëmbur. Por, nga ana tjetër, roli aktiv në NATO, marrëdhëniet e mira me SHBA-në, plotësimi i kritereve për hyrjen në BE janë prioritete të njëkohshme - me vështrimin

53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

nga lindja. Problemi më i madh i evropianëve është: a do të sillte impakt negativ shtrirja e kufijve të BE pranë vendeve të pastablizuara të tilla si vendet e Lindjes së Mesme? Kjo do të sillte një ndryshim strategjik jo vetëm në politikën evropiane, por edhe në lëvizjet e NATO-s për të menaxhuar sigurinë evropiane. Për këtë, duhet marrë parasysh fati se Turqia është një ndër fuqitë më të forta të NATO-s – ushtria e nëntë më e fortë në botë, e aftë për të kryer misionin e menaxhimit të kufijve. Gjithashtu, është parë se Turqia mund të përdorë në avantazhin e saj “frikërat” e evropianëve për gaz. Kur Evropa e ka parë veten “ngushtë” në rastet e furnizimit me gaz nga Ukraina dhe Rusia, Turqia, e cila e ka garantuar furnizimin nga Rusia (nëpërmjet South Stream), si edhe e përfshirë në projektin Nabuko, po konsiderohet si alternativë “shpëtuese” evropiane. Gjithashtu, BE e konsideron mjaft të rëndësishëm faktin e përfshirjes së Turqisë si mediatore në proceset e paqes në rajon. Pra, në këtë skenar, Turqia ndërmerr hapa që shërbejnë në favor të të dy krahëve të saj gjeo-politikë. Të gjithë duken se kanë nevojë për Turqinë. Kështu, në të njëjtën kohë, Ankaraja po plotëson Acquis Communitare dhe po ndërmerr një rol aktiv në rajon, duke u shndërruar në një aktor i fuqishëm. Skenari i dytë parashikon një elitë të Turqisë së Re me qëndrime konservatore islame dhe me zhvendosje nga politika perëndimore. Nga shteti i parë mysliman që njohu Izraelin, tashmë me një politikë të re kundër Izraelit, me shumë bashkëpunime në disa plane me shtetet islame, përmirësimin e politikës me Sirinë dhe projektet e saj në disa shtete myslimane, Turqia po ndjek një kurs pro-islamik. Nën udhëheqjen e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, ky skenar duket si një largim ndaj Perëndimit. Ashtu siç bëri me afrimin e masave në përfshirje politike duke fituar kredo brenda Turqisë, Erdogani po përpiqet të mbrojë botën

54


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

myslimane në arenën ndërkombëtare. Pra, duket si një vijimësi e politikës së brendshme në politikën e jashtme. Pra, Turqia po kalon mes shumë trendeve politike. Ndryshimi i elitës politike brenda vendit - zhvendosja nga tradita qemaliste – laike dhe perëndimore – drejt një tradite fetare dhe imperiale po sinjalizon një Turqi të Re. Koncepti i shpjeguar më sipër – thellësia strategjike – i përpunuar mjeshtërisht nga Ministri aktual i Punëve të Jashtme Davutoglu – i jep Turqisë atribute për një politikë më aktive në më shumë se një zonë influence. Megjithatë, partneriteti me Evropën mbetet prioritar. Mirëpo, kjo politikë e re i ka bërë shumë evropianë të pyesin veten: a po largohet Turqia nga kampi evropian? Në fakt, duken si lëvizje politike për të bindur se Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë sesa Turqia ka nevojë për Evropën dhe se Ankaraja ka përpara saj disa opsione për të ardhmen.

55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bibliografi: 1. Strategji evropiane për bashkëjetesën ndërmjet lindjes dhe perëndimit, Gazeta "Shqip", 17.09.2010; Franco Frattini, Marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Italisë http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/hardtalk/8781240.stm; 2. Intervistë e Z. Mehmed Simsek në BBS http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/hardtalk 3. Revista "TIME", Shtator 8, 2009 - "Pas 50 vitesh, Turqia tenton akoma të bëhet evropiane"; 4. Goldman study on Turqey accession to EU, Prill 2007 (Studim i Goldman mbi hyrjen e Turqisë në BE); 5. Final Report on Turkey (Raporti përfundimtar mbi Turqinë) http://ec.europa.eu/enlargement/archives; 6. BBC, Fjalimi i kryeministrit në Turqi, 27 qershor 2010; 7. Turkish Weekly, 22 shtator 2007; 8. Merkel worried about Turkey, (Merkel e shqetësur rreth qëndrimit të Turqisë). Speigel, 11.06.2006; 9. Spain supports Turkey's candidature to the EU, (Spanja mbështet kandidaturën e Turqisë në BE), La Moncloa, 5 Prill 2009 10. Italy urges EU to speed up Turkey's application (Italia nxit BE-në të përshpejtojë aplikimin e Turqisë), www.euronews.net; 11. Turkey insists it is not drifting away from Europe, (Turqia nuk po zhvendoset nga rruga e saj drejt Evropës), 19 nëntor 2009, Hurriet Daily News 12. Turkey at the intersection of Islam and Kemalism, Eurasia Daily Monitor , 15 gusht 2007, Andrew McGregor. 13. "2007 Elections", Euractive, 5 Prill 2007. 14. "Learning Strategic Depth: Implications of Turkey's New Foreign Policy Doctrine", Insight Turkey, Joshua W. Walker July 2007 15. "Strategic Depth", Ahmet Davudoglu.

56


Blendi LAMI Turqia: ku po shkon?

57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albert HITOALIAJ Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Në prag të rendit të Botës së Re NATO 2020 - Koncepti i Ri Strategjik

“Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Reagan, 1988). Dokumenti konstaton: Dimensioni i parë historik i strategjisë sonë është relativisht i thjeshtë, i qartë dhe jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ekziston bindja se interesat më themelore të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara do të rrezikohen në qoftë se një shtet apo grup shtetesh armiqësore do të sundojnë në rajonin e Euroazisë, në atë zonë të globit që shpesh referohet si “Heartland” i botës ( qendra e tokës - shënim, A.H). Ne kemi luftuar dy luftëra botërore për të parandaluar që të ndodhë kjo gjë.” A do të ndikojë kjo strategji te Koncepti i ri Strategjik i NATO-s?

Fjalë kyçe kyçe: siguria, NATO, Koncepti Strategjik, siguria kolektive, mbrojtja, Evropa, hapësira euro-atlantike, SHBA, Rusia, gjeopolitika, Heartland, Rimland, Mackinder, Spykman, rendi i ri botëror

58


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

“Parandalimi i një aleance mes Gjermanisë dhe Rusisë në lindje, brenda “Heartland”-it, duhet të jetë baza e politikës së Aleatëve” (Mackinder 1919) Përmbajtje e shkurtër Në Samitin e tyre në Strasburg / Kehl më datat 3 dhe 4 prill 2009, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s ngarkuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, për të zhvilluar një Koncept të ri Strategjik të NATOs. Puna duhet të kishte përfunduar deri në kohën e Samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili pritet të bëhet nga fundi i vitit 2010. Samiti gjithashtu i ngarkoi Sekretarit të Përgjithshëm që të mblidhte dhe të drejtonte një grup të gjerë ekspertësh të kualifikuar, të cilët do të hidhnin bazat për Konceptin e ri Strategjik. Kjo gjë do të realizohej edhe me angazhimin aktiv të organit më të lartë vendim-marrës të NATO-s, Këshillit të Atlantikut Verior (North Atlantic Council, NAC). Më 17 maj 2010, Grupi i Ekspertëve të emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, për të punuar mbi hedhjen e themeleve për një Koncept të ri Strategjik të 59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

NATO-s, paraqiti dokumentin që përmbante gjetjet mbi çështjet më të rëndësishme dhe analizën e rekomandimet e tij për Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC). Dokumenti përmban një përmbledhje të gjetjeve (pjesa e parë) dhe një diskutim më të hollësishëm të çështjeve kryesore (pjesa e dytë). Analiza dhe rekomandimet kanë për qëllim që të ndihmojnë Sekretarin e Përgjithshëm në hartimin e një Koncepti të ri Strategjik, të cilin ai do e dorëzojë te krerët e qeverive të NATO-s, në një takim të nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet në nëntor 2010 në Lisbonë. Në shkrimin e mëposhtëm, sillet pjesa e parë e dokumentit të finalizuar nga puna e Grupit të Ekspertëve, që jep gjetjet, rreziqet dhe zgjidhjet e reja dhe çështjet kryesore që konturojnë mjedisin e sigurisë. Përmbajtja e këtij dokumenti (tashmë historik) mund të na ndihmojë që të arrijmë në përfundime të ndryshme në lidhje me zhvillimet e ardhshme të cilat po formojnë një rend të ri botëror. Konceptet themeltare të krijuesve të gjeopolitikës duket se nuk janë vjetëruar, pavarësisht ndryshimeve teknologjike dhe natyrës së re që kanë marrë kërcënimet ndaj sigurisë. A ka lidhje transformimi i NATO-s me përplasjen e fuqive detare me ato kontinentale dhe, a janë akoma të vlefshme përfundimet e “babait” të gjeopolitikës britanike, Halford J. Mackinder, e të gjeopolitikanit amerikan Nicholas J. Spykman, në lidhje me zemrën e tokës? Koncepti Strategjik, NATO 2020 - Siguri e garantuar dhe angazhim dinamik Në Samitin e tyre në Strasburg / Kehl më datat 3 dhe 4 prill 2009, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s ngarkuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, për të zhvilluar një Koncepti të ri

60


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

Strategjik të NATO-s. Puna duhet të kishte përfunduar deri në kohën e Samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili pritet të bëhet nga fundi i vitit 2010. Samiti gjithashtu i ngarkoi Sekretarit të Përgjithshëm që të mblidhte dhe të drejtonte një grup të gjerë ekspertësh të kualifikuar, të cilët do të hidhnin bazat për Konceptin e ri Strategjik. Kjo gjë do të realizohej edhe me angazhimin aktiv të organit më të lartë vendim-marrës të NATO-s, Këshillit të Atlantikut Verior (North Atlantic Council, NAC). Më 17 maj 2010, Grupi i Ekspertëve të emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Anders Fogh Rasmusen për të punuar mbi hedhjen e themeleve për një Koncept të ri Strategjik të NATO-s, paraqiti dokumentin që përmbante gjetjet mbi çështjet më të rëndësishme dhe analizën e rekomandimet e tij për Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC). Parimet drejtuese Koncepti i tanishëm strategjik i NATO-s daton në vitin 1999, i cili është pasardhës i konceptit të vitit 1991, ndërsa dokumenti politik i vetëm dhe bazë para tyre ka qenë Traktati i Atlantikut të Veriut. Për një strategji të re të NATO-s, një konsensus transatlantik i shëndoshë, është një element i domosdoshëm i përshtatjes strategjike të Aleancës. Koncepti Strategjik është një pjesë qendrore e bazës së përgjithshme ligjore të NATO-s. Politikisht, Koncepti renditet në vend të dytë vetëm pas Traktatit të Uashingtonit. Kjo kërkon një qasje përfshirëse dhe pjesëmarrëse që nga aleati më i madh e deri te ai më i vogli. Për më tepër, procesi duhet të angazhojë partnerët e Këshillit të Partneritetit EuroAtlantik, të Dialogut Mesdhetar dhe Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit si dhe partnerë në të gjithë globin. Për më tepër akoma, procesi duhet të jetë transparent dhe të angazhojë aktorë 61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të tjerë kyç ndërkombëtarë si BE dhe OKB, si dhe lloje të tjera bashkëbiseduesish të NATO-s, si OJQ-të. Së fundi, inkurajohet edhe një dialog interaktiv me publikun e gjerë. Pse ka nevojë NATO për një Koncept të ri Strategjik? Një konsensus transatlantik i shëndoshë mbi rolin dhe misionet e NATO-s dhe për strategjinë e saj për t’u marrë me sfidat e sigurisë, është thelbësor, me qëllim që NATO të funksionojë më së miri. Koncepti Strategjik është dokumenti kryesor i NATO-s që krijon dhe pasqyron këtë konsensus transatlantik. Ai do të duhet gjithashtu të japë udhëzime të veçanta ndaj qeverive të NATO-s, se si është e nevojshme që ato të transformojnë më tej Aleancën dhe strukturat e aftësitë e tyre kombëtare të mbrojtjes. Koncepti Strategjik duhet t’i japë gjithashtu opinionit publik në vendet e Aleancës e më gjerë një sens të qartë se përse NATO-ja ka rëndësi ende dhe se si ajo po ndihmon në shumë mënyra për t’i bërë ata më të sigurt. Si zhvillohet një Koncept Strategjik? Të gjithë aleatët, nga më i madhi te më i vogli, konsultohen në mënyrë aktive dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, procesi duhet të angazhojë partnerët e Këshillit të Partneritetit EuroAtlantik, të Dialogut Mesdhetar dhe Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit dhe partnerë të tjerë nëpër glob, si dhe të angazhojë aktorë të tjerë kyç ndërkombëtarë si BE, OKB, OJQ-të etj. Grupi i Ekspertëve Në mënyrë që të ndihmohej procesi i punës, Sekretari i Përgjithshëm emëroi një grup të gjerë ekspertësh. Anëtarët e këtij grupi ishin 12 dhe u emëruan duke u bazuar te cilësitë e tyre personale. Grupi i Ekspertëve përfshinte një spektër të gjerë anëtarësh të mëdhenj e të vegjël të NATO-s dhe ofronte një kombinim të balancuar të brendshëm dhe të jashtëm, duke 62


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

përfshirë sektorin privat, organizata ekspertësh dhe komunitetin akademik. Dr. Madeleine Albright, ish-sekretare e shtetit në SHBA, do të kryesonte grupin e ekspertëve me z. Jeroen van der Veer, ish shefi ekzekutiv i Royal Dutch Shell, si nënkryetar të këtij grupi. Madeleine K. Albright është edhe kryetare e grupit Albright Stonebridge Group, një kompani globale strategjie dhe kryetare dhe drejtuese e Albright Capital Management LLC, një kompani këshilluese për investimet e përqendruara në tregjet e reja. Në vitin 1997, dr. Albright u emërua Sekretarja e 64-t dhe u bë e para femër Sekretare Shteti në SHBA; në atë kohë, gruaja e nivelit më të lartë në historinë e lëvizjes amerikane. Nga viti 1993 deri më 1997, dr. Albright shërbeu si Përfaqësuese e Përhershme amerikane në Kombet e Bashkuara dhe si anëtare e kabinetit të Presidentit. Për të siguruar bashkërendim të ngushtë mes Grupit të Ekspertëve dhe zyrave qendrore të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm krijoi një ekip të vogël të NATO-s të kryesuar nga Dr. Jamie Shea, kreu i Degës së Planifikimit të Politikës, me qëllim që të funksiononte si një sekretariat dhe si një mbështetës për personelin. Një qasje, tre faza Procesi që çon në një Koncept të ri Strategjik do të kishte tri faza të dallueshme: një fazë reflektimi nëpërmjet një seri seminaresh; një fazë konsultimesh me kryeqytetet aleate dhe një fazë përfundimtare hartimi dhe negociatash. Faza e parë, që zgjati nga shtatori 2009 deri në mes të shkurtit 2010, do t’i kushtohej angazhimit të gjerë të bashkësisë strategjike dhe politikë-bërësve në një dialog mbi sfidat që ndesh Aleanca. Ajo u quajt faza e reflektimit dhe do të organizohej nëpërmjet një serie prej katër seminaresh, të mbajtura në vende 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të NATO-s, që i përkushtoheshin temave të ndryshme e me rëndësi për Konceptin e ri Strategjik. Faza e dytë do të përfshinte udhëtimet e Grupit të Ekspertëve në çdo kryeqytet të NATO-s për të paraqitur rezultatet e diskutimeve të brendshme të grupit dhe përfundimet paraprake, drejtpërdrejtë tek qeveritë e vendeve të NATO-s me qëllim marrjen e komenteve dhe reagimeve fillestare. Kjo u njoh si faza e konsultimit. Grupi i Ekspertëve, gjatë këtyre fazave do të takohej periodikisht me Sekretarin e Përgjithshëm, i cili kishte autoritetin e përgjithshëm mbi punën e grupit dhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut e aktorë të tjerë të Shtabit të NATO-s. Gjithashtu, Grupi i Ekspertëve kreu edhe takime në sesione private për ta çuar përpara mendimin e vet. Pas përfundimit të fazave të reflektimit dhe të konsultimit puna e Grupit të Ekspertëve përfundoi. Faza përfundimtare përfshin hartimin dhe negociatat. Sekretari i Përgjithshëm do ta çojë përpara procesin duke paraqitur raportin e tij para Aleatëve, ndërsa ka marrë parasysh konkluzionet dhe rekomandimet e Grupit të Ekspertëve. Në bazë të reagimeve dhe udhëzime politike që mori nga Aleatët, Sekretari i Përgjithshëm ka përgatitur draftin e parë të Konceptit të ri Strategjik për negociata midis Aleatëve gjatë verës dhe fund-vjeshtës 2010, deri para Samitit të ardhshëm të NATO-s. Pasi teksti të jetë pranuar nga krerët e shteteve dhe qeverive në këtë samit, ai do të bëhet paskëtaj Koncepti i ri Strategjik i NATO-s. 1 Analiza dhe rekomandimet e Grupit të Ekspertëve mbi Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s 2 Në Samitin e tyre në Strasburg/Kehl në prill 2009,

64


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

udhëheqësit e Aleancës urdhëruan Sekretarin e Përgjithshëm Anders Fogh Rasmusen, që të mblidhte një grup të gjerë ekspertësh të kualifikuar, për të përgatitur terrenin për një Koncept të ri Strategjik të NATO-s. Grupi i Ekspertëve, i kryesuar nga kryetarja e tij Madeleine K. Albright (Shtetet e Bashkuara) dhe zëvendës-kryetari Jeroen van der Veer (Holandë), filloi punën në shtator 2009. Në përputhje me mandatin e tij për të nxitur një diskutim të hapur mbi organizimin dhe qëllimin e NATO-s, grupi u angazhua në një seri të gjerë seminaresh dhe këshillimesh me studiues e zyrtarë, si civilë ashtu edhe ushtarakë, brenda dhe jashtë Aleancës. Grupi, i cili paraqiti një deklaratë të përkohshme para trupit qeverisës të NATO-s (NAC; North Atlantic Council – Këshlli i Atlantikut të Veriut) më 24 nëntor 2009, tashmë e ka paraqitur raportin përfundimtar të tij. Dokumenti përmban një përmbledhje të gjetjeve (pjesa e parë) dhe një diskutim më të hollësishëm të çështjeve kryesore (pjesa e dytë). Analiza dhe rekomandimet kanë për qëllim që të ndihmojnë Sekretarin e Përgjithshëm në hartimin e një Koncepti të ri Strategjik, të cilin ai do e dorëzojë te krerët e qeverive të NATO-s, në një takim të nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet në nëntor 2010 në Lisbonë. Grupi i Ekspertëve, në përfundim të punës, shprehu mirënjohje për qindra burra dhe gra që ndihmuan në punën e tij, duke përfshirë këtu edhe sekretarin e përgjithshëm Rasmusen dhe stafin e tij të planifikimit [të kryesuar nga dr. Jamie Shea], qeveritë e Aleancës dhe të partnerëve të saj, vendet pritëse të seminarëve dhe pjesëmarrësve, këshilltarët ushtarakë e civilë dhe të gjithë ata që kontribuan me idetë dhe mendimet e tyre.

65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Pjesa e parë e raportit përfundimtar të Grupit të Ekspertëve: Përmbledhja e gjetjeve Rreziqe të reja, zgjidhje të reja Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO, North Atlantic Treaty Organisation), hyn në dekadën e dytë të shekullit të njëzetenjë si një burim thelbësor i stabilitetit në një botë të pasigurt dhe të paparashikueshme. Duke parë përpara, Aleanca ka baza të mjaftueshme vetëbesimi. Parimet demokratike të cilat e themeluan atë fillimisht, mbesin të vlefshme. Rivaliteti i Luftës së Ftohtë që dikur ngjallte frikën e Armageddon-it bërthamor ka kohë që është zhdukur. Roli i NATO-s për ruajtjen e unitetit, sigurisë dhe lirisë në rajonin Euro-Atlantik është i vazhdueshëm. Statusi i saj si Aleanca më e suksesshme politike-ushtarake e globit është i pakundërshtueshëm. Por arritjet e shkuara të NATO-s, nuk japin asnjë garanci për të ardhmen. Që tani e deri në vitin 2020, ajo do të testohet nga shfaqja e rreziqeve të reja, kërkesat e shumë-anshme të operacioneve komplekse dhe sfidat e vetorganizimit efikas në një epokë ku përgjigjet e shpejta janë jetike, shkathtësia kritike dhe burimet të pakta. NATO ka nevojë për një Koncept të ri Strategjik, sepse bota ka ndryshuar ndjeshëm që prej vitit 1999, kur u miratua edhe koncepti i tanishëm i saj. Në mënyrën më dramatike sulmet e 11 shtatorit dhe ato të mëvonshmet, demonstruan lidhjen vdekjeprurëse midis teknologjisë dhe terrorit, duke shkaktuar një reagim i cili i zhvendosi trupat e NATO-s larg shtëpisë e që hodhi dritë mbi nevojën e shpërndarjes në kohë të informacioneve të shërbimit të fshehtë dhe të planifikimit të komplikuar të mbrojtjes. Për më tepër, regjimi global i mos-

66


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

shpërndarjes bërthamore është nën një tension në rritje e sipër; incidentet e paqëndrueshmërisë përgjatë periferisë së Evropës kanë ringjallur tensionet historike; mënyrat e reja të grumbullimit, dërgimit dhe depozitimit të informacionit kanë sjellë me vete dobësi të reja; përzierjet e piraterisë me sigurinë, rreziqet e furnizimit me energji dhe neglizhimi ndaj ambientit natyror janë bërë më të qarta dhe një krizë ekonomike botërore ka sjellë shqetësime buxhetore të shpërndara kudo. Ndërkohë, numri i vendeve të Aleancës është rritur në 28, duke zgjeruar si aftësitë e NATO-s edhe angazhimet e saj. Duket qartë, se është koha e duhur për të riparë misionet e Aleancës, procedurat dhe planet. Zhvillimi i një Koncepti të ri Strategjik ofron një mundësi për të prezantuar NATO-n tek popullsisë të cilat dinë shumë pak për të dhe që mund të jenë skeptike në lidhje me rëndësinë e organizatës në jetët e tyre. Edhe pse NATO është më e zhurmshme se ç’ka qenë ndonjëherë, vlera e saj, për shumë, është më pak e dukshme sesa ka qenë në të shkuarën. Krerët e Aleancës duhet ta përdorin këtë hapje për të theksuar kontributet e shumta të NATO-s për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Përndryshe, organizata mund të dështojnë që të fitojë mbështetjen e publikut dhe atë financiare që i duhet të ketë për kryerjen sa më mirë të detyrave kritike. Koncepti i ri strategjik duhet të shërbejë gjithashtu si një thirrje e vullnetit politik, ose - për ta thënë atë në një mënyrë tjetër - një përtëritje e zotimeve, nga ana e secilit anëtar. Kërcënimet ndaj interesave të Aleancës vijnë nga jashtë, por energjitë e organizatës mund të gërryhen po aq lehtë nga brenda. Kompleksiteti në rritje i mjedisit global politik ka potencialin për ta brejtur kohezionin e Aleancës; kokëçarjet ekonomike mund të shkëpusin vëmendjen nga nevojat e sigurisë; rivalitetet

67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e vjetra mund të rishfaqen dhe ka mundësi reale për një çekuilibër të dëmshëm midis kontributeve ushtarake të disa anëtarëve dhe të tjerëve. Shtetet e NATO-s nuk mund të lejojnë rreziqet e shekullit të njëzetenjë që të bëjnë atë që rreziqet e kaluara po ashtu nuk mundën të bënin: përçarjen e udhëheqësve të tyre dhe dobësimin e vendosmërisë së tyre kolektive. Kështu, Koncepti i ri Strategjik duhet të qartësojë edhe atë që NATO duhet të bëjë për çdo aleat dhe atë që çdo aleat duhet të bëjë për NATO-n. Trashëgimia e suksesit të NATO-s Aleanca e filloi punën në vitin 1949, kur Lufta e Ftohtë sapo ishte duke zhvilluar ashpër ndarjen e Perëndimit demokratik nga Lindja komuniste. Qëllimi i NATO-s, i përcaktuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut, ishte mbrojtja e lirisë dhe e sigurisë së anëtarëve të saj. Në nenin 4, aleatët u zotuan “të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjë prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë prej Palëve do të ishte e kërcënuar.” Në nenin 5, anëtarët ranë dakord “se një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë prej tyre në Evropë ose në Amerikën e Veriut do të konsiderohej si një sulm kundër të gjithë atyre.” Deri në vitin 1989, kur ra muri i Berlinit, NATO siguroi unitetin e Perëndimit duke realizuar mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme nga blloku komunist dhe duke mbështetur parimet demokratike kundër ideologjive totalitare. Zgjidhja e NATO-s ndihmoi për të mbajtur kontinentin në paqe dhe së fundi për të lehtësuar ribashkimin e Gjermanisë dhe një fillim të ri për miliona njerëz në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në vitet 1990, qëllimi kryesor i NATO-s (në bashkëpunim me Bashkimin Evropian) ishte konsolidimi i një Evrope të plotë 68


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

dhe të lirë. Për herë të parë, ajo u përfshi në veprime ushtarake, duke ndaluar spastrimin etnik në Ballkan. Fundi i Luftës së Ftohtë i mundësoi Aleancës krijimin e partneriteteve me kundërshtarët e mëparshëm, përfshirë Rusinë, dhe të pranojë anëtarë të rinj të cilët përqafuan vlerat demokratike dhe të cilët mund të kontribuonin për sigurinë kolektive të NATO-s. Rezultati ishte një Evropë më demokratike, më e bashkuar dhe më paqësore sesa kishte qenë ndonjëherë. Ndërrimi i shekullit solli me vete sfida të reja dhe të ndryshme për Aleancën. Në dekadat e mëparshme, përgatitjet e mbrojtjes të NATO-s theksonin grumbullimin e trupave për të penguar ose sprapsur një sulm ndër-kufitar. Sot, anëtarët e Aleancës mbeten të shqetësuar rreth mundësisë që konfliktet rajonale ose përpjekjet për frikësim politik mund të dëmtojnë sigurinë përgjatë kufijve të saj. Megjithatë, NATO-s i duhet të përballet me rreziqe të një natyre më të paqëndrueshme dhe më pak të parashikueshme - duke përfshirë aktet e terrorizmit, përhapjen e armëve bërthamore dhe të teknologjive të tjera të përparuara, sulmet në Internet drejtuar kundër sistemeve të komunikacionit modern, sabotazhin e tubacioneve të energjisë dhe prishjen e rrugëve kritike të furnizimit detar. Shpesh, një mbrojtje efektive kundër këtyre kërcënimeve të pazakonta të sigurisë duhet të fillojë edhe përtej territorit të Aleancës. Tashmë, NATO-ja i është përgjigjur këtij realiteti të ri duke ndihmuar qeverinë e Afganistanit në luftën e saj kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke luftuar piraterinë në Gjirin Aden, duke kontribuar për sigurinë detare në Mesdhe, duke trajnuar dhe pajisur forcat e mbrojtjes të Irakut dhe duke ndihmuar për ndërtimin e shoqërive më të qëndrueshme në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Siç tregon kjo listë, ndryshimet e ngutshme të mbrojtjes sjellin me vete nevoja të 69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

reja - për një transformim të aftësive ushtarake, një qasje më të sofistikuar ndaj partneritetit të NATO-s, konsultime më të gjera të sigurisë si dhe një strukturë më të strukturuar dhe efikase të Aleancës. Një Koncept i ri Strategjik duhet të njohë urgjencën e ndryshimeve të mëtejshme, ndërsa mbetet i vërtetë ndaj idealeve që mpiksën Aleancën së bashku, e cila ka fituar prej tyre një reputacion ndërkombëtar pozitiv. Kjo kërkon një përzierje riafirmimi dhe rinovimi, gjë që synon krijimin e kombinimin optimal të së vjetrës dhe së resë. Një themelim i qëndrueshëm Në vitin 1967, një ekip i krahasueshëm me Grupin e sotëm të Ekspertëve ishte mbledhur nën udhëheqjen e ministri të Jashtëm belg, Pierre Harmel. Raporti Harmel vërente se “Zona e NATO-s nuk mund të trajtohej e izoluar nga pjesa tjetër e botës.” Ai gjithashtu e përshkruante NATO-n si një Aleancë që është “vazhdimisht duke e përshtatur veten ndaj kushteve të ndryshimit” dhe se kishte dy funksione themelore: i pari për të pasur forcën dhe solidaritetin e nevojshëm për të penguar agresionin dhe i dyti për të vazhduar në një mjedis më të qëndrueshëm afatgjatë politik. Dyzet e tre vjet më vonë, ky përshkrim përshtatet ende. NATO është një pjesë gjithnjë në evoluim e sipër e një kornize ndërkombëtare të sigurisë që është gjithashtu në evoluim e sipër; misioni i saj i vetë-mbrojtjes ka qenë i varur gjithmonë, pjesërisht, mbi ngjarjet përtej kufijve të saj. Fakti se trupat e NATO-s janë vendosur tani në vende të largëta, nuk është një largim nga qëllimi themelor i NATO-s. Koncepti Strategjik i miratuar në vitin 1999 përputhet me nevojat e sigurisë që kishin lindur gjatë dekadës së parë të periudhës pas Luftës së Ftohtë. Dokumenti përcaktoi një mori 70


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

idesh që tingëllojnë si të vërteta sot dhe që duhet të ripohohen në Konceptin 2010. Këto blloqe kryesore ndërtimi përfshijnë, por nuk kufizohen, si në vijim: • Qëllimi qendror i NATO-s është që të mbrojë - me mjete politike dhe ushtarake - lirinë dhe sigurinë e të gjithë anëtarëve të saj. • Aleanca mishëron lidhjen transatlantike me të cilën siguria e Amerikës së Veriut është e lidhur përgjithmonë me sigurinë e Evropës. • Siguria e të gjithë aleatëve është e pandashme: një sulm mbi njërin është një sulm ndaj të gjithëve. • Forcat e kombinuara ushtarake të Aleancës duhet të jetë në gjendje të 1) pengojnë çdo agresion të mundshëm kundër saj dhe 2) të sigurojnë pavarësinë politike dhe integritetin territorial të anëtarëve të saj. • Suksesi i Aleancës varet nga ndarja e barabartë e roleve midis anëtarëve, e rreziqeve dhe e përgjegjësive, ashtu si dhe e përfitimeve. • NATO do të përdorë plotësisht lidhjen e saj me vendet dhe organizatat e tjera për të ndihmuar në parandalimin dhe zbutjen e krizave. • Stabiliteti, transparenca, parashikueshmëria, niveli i ulët i armatimeve dhe verifikimi i cili mund të sigurohet nga armëkontrolli dhe marrëveshjet e mos-përhapjes mbështesin përpjekjet politike e ushtarake të NATO-s për të arritur objektivat e saj strategjike. • Në përmbushje të qëllimit të saj dhe detyrave themelore të sigurisë, Aleanca do të vazhdojë të respektojë interesat legjitime të sigurisë së të tjerëve dhe të kërkojë zgjidhje paqësore të konflikteve ashtu siç është përcaktuar në Kartën e Kombeve 71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të Bashkuara. Ashtu si bëjnë të ditur këto pohime, Aleanca ka nevojë për një Koncept të ri Strategjik, por ajo nuk kërkon të ndryshojë në masë. Identiteti themelor i NATO-s, si organizatë që jep hua “muskujt” dhe “shtyllën kurrizore” për idealet demokratike, është konstant. Megjithatë, NATO e vitit 2020 nuk do të jetë e njëjtë me NATO-n e viteve 1950, 1990, apo edhe 2010. Duke qenë se Aleanca maturohet, ajo duhet të përgatisë veten për t’u përballur me një rrjet rreziqesh të freskëta. Duke shkuar drejt NATO 2020 -Riafirmimi i bërthamës së angazhimit të NATO-s: Mbrojtja Kolektive. Bërthama e angazhimit të NATO-s - mishëruar në nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut - është e pandryshuar, por kërkesat për përmbushjen e këtij angazhimi kanë ndryshuar formë. Për të mbetur të besueshëm, ky zotim për të qenë mburojë e shteteve anëtare nga agresioni i armatosur duhet të jetë i mbështetur jo vetëm nga aftësitë bazë ushtarake, por edhe nga ana e planifikimit të së paparashikueshmes, stërvitjet e fokusuara, gatishmëria e forcave dhe logjistika e fuqishme e nevojshme për të ruajtur besimin e aleatëve duke minimizuar gjasat e llogaritjeve të gabuara nga ana e kundërshtarëve të mundshëm. -Mbrojtja ndaj kërcënimeve jo-tradicionale. Me kusht që NATO-ja të mbetet vigjilente, perspektiva e sulmit të drejtpërdrejtë ushtarak përtej kufijve të Aleancës është e vogël, të paktën për të ardhmen e parashikueshme. Mirëpo, ne kemi mësuar, se në epokën tonë kërcënime më pak konvencionale ndaj Aleancës mund të lindin së largu dhe të ndikojnë akoma sigurinë në shtëpi. Këto rreziqe janë sulme që përfshijnë armë të shkatërrimit në masë, sulme terroriste dhe përpjekjet për të dëmtuar shoqërinë nëpërmjet sulmeve kibernetike ose ndërprerjes së paligjshme 72


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

të linjave kritike të furnizimit. Për t’u ruajtur ndaj këtyre kërcënimeve, të cilët mund ose nuk mund të arrijnë nivelin e një sulmi të llojit të nenit 5, NATO duhet të freskojë qëndrimin e saj për mbrojtjen e territorit të Aleancës, teksa rrit gjithashtu edhe aftësitë e saj për të mbizotëruar në operacionet ushtarake dhe në misionet e sigurisë nëpër botë, përtej kufijve të saj. -Krijimi i udhëzimeve për operacionet jashtë kufijve të aleancës. Pavarësisht vlerave të saja, NATO nuk është aspak përgjigjja e vetme për çdo problem që ndikon në sigurinë ndërkombëtare. NATO është një organizatë rajonale dhe jo globale; autoriteti dhe burimet e saj janë të kufizuara dhe ajo nuk ka dëshirë që të marrë përsipër misione që institucione dhe vende të tjera mund t’i trajtojnë me sukses. Prandaj, Koncepti i ri Strategjik duhet të përcaktojë udhëzime për NATO-n se si ajo merr vendime nëse ku dhe kur mund të aplikojë burimet e saj jashtë kufijve të Aleancës. -Krijimi i kushteve për të pasur sukses në Afganistan. Misioni i NATO-s në Afganistan është më i madhi që ka kryer ndonjëherë Aleanca. Çdo aleat po kontribuon për këtë operacion dhe shumë prej tyre, kohët e fundit e kanë rritur pjesëmarrjen në të. Vendet e NATO-s, gjithashtu kanë kontribuar bujarisht për zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. Aleanca është e vendosur për krijimin e një Afganistani që do të jetë i qëndrueshëm dhe që nuk do të shërbente si një platformë për veprimtari terroriste ndërkombëtare; ajo duhet të vazhdojë të punojë me partnerët e saj për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm strategjik. Duke parë të ardhmen, përvoja aleate në Afganistan është një burim i pasur mësimesh të nxjerra. Shumë nga parimet që duhet të paraqiten në Konceptin e ri Strategjik janë të qarta. Këto përfshijnë kërkesën për unitet të Aleancës, dëshirën për një komandë unike, vlerat e planifikimit efektiv dhe ato të 73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

diplomacisë publike, përshtatjen e një qasje gjithëpërfshirëse civilo-ushtarake dhe nevojën për të dislokuar forcat në një distancë strategjike për një periudhë të gjatë kohe. -Këshillime për parandalimin ose drejtimin e krizave. Duke pasur parasysh karakterin e ndryshueshëm, të shumëllojshëm dhe në rritje të rreziqeve ndaj sigurisë së vendeve anëtare, aleatët duhet të bëjnë më shumë këshillime krijuese e të rregullta, të autorizuara nga neni 4. Këto konsultime, të cilat nxjerrin në pah funksionin e Aleancës si një komunitet politik, mund të jenë të rëndësishme si për parandalimin edhe për menaxhimin e krizave dhe nuk është e nevojshme të pritet një kërcënim i pashmangshëm i artikullit 5. Në të vërtetë, konsultimet janë veçanërisht të përshtatshme për shqyrtimin e rreziqeve të pazakonta dhe të situatave që mund të kërkojnë një përgjigje ndërkombëtare emergjente. Neni 4 ofron një mundësi për të shkëmbyer informacion, për të nxitur një puqje të pikëpamjeve, për të shmangur surprizat e pakëndshme dhe për të qartësuar rrugën për veprim të suksesshëm - qoftë ky një veprim i natyrës diplomatike, mbrojtëse, riparuese apo detyruese. -Një epokë e re e partneritetit. Koncepti i ri strategjik duhet të pranojë se, teksa NATO lëviz drejt vitit 2020, ajo nuk do të veprojë përgjithësisht e vetme. Partneritetet, në të gjithë diversitetin e tyre, do të zënë një vend qendror në punën e përditshme të Aleancës. Për ta bërë këtë realitet, në pjesën më të madhe të saj, NATO duhet të përpiqet që të qartësojë dhe të thellojë marrëdhëniet me partnerët kyç, të krijojë marrëdhënie të reja kur është e përshtatshme, të zgjerojë gamën e aktiviteteve të partneritetit, si dhe të kuptojë që çdo partner duhet të trajtohet sipas kushteve të veta. -Pjesëmarrja në një qasje gjithëpërfshirëse për problemet komplekse. Partneritetet e shëndetshme i sigurojnë një shans NATO-s për 74


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

të ushtruar zgjidhjet e problemeve komplekse që ndikojnë në sigurinë e saj; në shumicën e rasteve, metoda e preferuar do të jetë një qasje gjithëpërfshirëse që kombinon elemente ushtarake dhe civile. NATO është e fortë dhe e gjithanshme, por ajo nuk është aspak e përshtatshme për çdo detyrë. Organizata të tjera, qeveri kombëtare dhe subjekte joqeveritare mund të udhëheqin drejt qëllimeve të tilla vitale si: rindërtimi ekonomik, pajtimi politik, përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i shoqërisë civile. Në varësi të nevojave në çdo rast të veçantë, NATO mund të shërbejë si organizatori kryesor i një përpjekje të përbashkët, si një burim i asistencës së specializuar ose në role të tjera plotësuese. -Angazhimi me Rusinë. Partneriteti NATO-Rusi u konceptua si një mjet për nxitjen e sigurisë në rajonin Euro-Atlantik; Aleanca mbetet e përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Forumi kryesor për komunikim nëpërmjet Aleancës ka qenë Këshilli NATORusi (NATO-Russia Council (NRC)). Ky vendtakim - i cili nuk ka qenë përdorur gjithmonë në mënyrë adekuate - u projektua për të siguruar mjetet për parandalimin e krizave, duke analizuar ngjarjet, duke kërkuar ide dhe duke rënë dakord për veprimet e përbashkëta që duhen ndërmarrë ndaj shqetësimeve reciproke. Edhe pse Aleanca nuk përbën një kërcënim ushtarak ndaj Rusisë, dhe as nuk e konsideron Rusinë një kërcënim ushtarak ndaj Aleancës, dyshimet vazhdojnë të ekzistojnë në të dyja anët në lidhje me qëllimet dhe politikat e Tjetrit. Në përputhje me Aktin Themelues NATO-Rusi, Koncepti i ri Strategjik duhet të riafirmojnë dëshirën e NATO-s për të ndihmuar ndërtimin e një rendi sigurie Euro-Atlantike bashkëpunuese, i cili përfshin bashkëpunimin me Rusinë në lidhje me sigurinë. Duke pasur parasysh këtë parim, NATO duhet të ndjekë një politikë të angazhimit me Rusinë duke 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

siguruar të gjithë aleatët se siguria dhe interesat e tyre do të mbrohen. Për këtë qëllim, Aleanca duhet të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj NRC-së (dhe të ftojë Rusinë që të bëjë të njëjtën gjë) duke u fokusuar në mundësitë për bashkëpunim pragmatik në ndjekje të interesave të përbashkëta të tilla si mospërhapja bërthamore, kontrolli i armëve, kundër-terrorizmi, mbrojtja nga raketat, menaxhimi efektiv i krizave, operacionet e paqes, siguria detare dhe lufta kundër trafikimit të drogave të paligjshme. -Mbajtja e derës hapur. Që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, anëtarësimi në NATO është zgjeruar nga 16 anëtarë në 28. Kjo politikë e dyerve të hapura ka qenë një motorr progresi drejt një Evrope të plotë dhe të lirë dhe ka kontribuar shumë në sigurinë kolektive të anëtarëve të Aleancës. Zgjerimi i mëtejshëm ka qenë në shqyrtim për Ballkanin Perëndimor dhe në lidhje me Gjeorgjinë e Ukrainën. Në përputhje me Nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe parimet për zgjerim, procesi për shtetet që kanë shprehur dëshirën e tyre për anëtarësim duhet të shkojë përpara ndërsa çdo shtet plotëson kërkesat për anëtarësim. Ai duhet të ecë pa thënë se NATO është një organizatë krejtësisht vullnetare. -Aftësitë e reja për një epokë të re (Transformimi Ushtarak dhe Reforma). Angazhimet ushtarake dhe politike të NATO-s do të vlenin pak nëse nuk përputhen me aftësitë. Koncepti Strategjik duhet të përfshijë në një deklaratë të qartë prioritetet e mbrojtjes dhe të shoqërohet nga një grup i pranuar aftësish dhe reformash thelbësore të reja ose të përmirësuara. Forcat e NATO-s duhet të kenë kapacitetin për të mbrojtur territorin e Aleancës, duke ndërmarrë misionet e kërkuara në distanca strategjike, për të kontribuar për një mjedis më të sigurt ndërkombëtar dhe për t’iu përgjigjur rasteve të paparashikueshme kur dhe ku është e 76


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

nevojshme. Kështu, ka një nevojë të vazhdueshme për të transformuar forcat e NATO-s nga vendosjet e fuqishme, por statike të Luftës së Ftohtë, në një gjendje më elastike, më të lëvizshme dhe më të gjithanshme. Me burimet e tkurrura në thuajse çdo kryeqytet të NATO-s, Aleanca duhet të ndërmarrë një angazhim të fortë për shpenzime më të zgjuara nëpërmjet një shumëllojshmërie masash e reformash efikase. -Politika e armëve bërthamore: solidaritet në kërkim të paqes. Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë, NATO duhet të vazhdojë të mbajë forca të sigurta dhe të besueshme bërthamore, me përgjegjësi të shpërndarë gjerësisht për vendosjen dhe mbështetjen operacionale, në nivelin minimal të kërkuar nga mjedisi i sigurisë mbizotëruese. Çdo ndryshim në këtë politikë, duke përfshirë edhe shpërndarjen gjeografike të vendosjeve bërthamore të NATO-s në Evropë, duhet të bëhet, ashtu si me vendimet e tjera të mëdha, nga Aleanca si një e tërë. Koncepti Strategjik gjithashtu duhet të konfirmojë mbështetjen e plotë të NATO-s për përpjekjet për të penguar përhapjen e armëve bërthamore, të sigurojë që materialet bërthamore të trajtohen në mënyrë të qetë dhe të sigurt dhe të bëjë progres drejt një bote të lirë nga frika e luftës bërthamore. Në këtë frymë, Aleanca ka cunguar në mënyrë dramatike llojet dhe numrin e forcave sub-strategjike bërthamore në Evropë dhe duhet të mirëpresë konsultime me Rusinë duke kërkuar rritjen e transparencës dhe uljen e mëtejshme të ndërsjellë. -Misioni i ri i mbrojtjes nga raketat. Mbrojtja nga rreziku i mundshëm i një sulmi me raketa balistike nga Irani, i ka dhënë jetë asaj që është bërë për NATO-n, një mision i domosdoshëm ushtarak. Vendimi i presidentit Obama për të vendosur një sistem mbrojtës nga raketat të përshtatur në faza, do të sigurojë 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

më shumë efektivitet, mbulim të shpejtë dhe besueshmëri se sa propozimet e mëparshme. Ai gjithashtu e vendos mbrojtjen nga raketat plotësisht brenda një konteksti të NATO-s, me pjesëmarrje të hapur për të gjithë aleatët dhe me mbrojtjen e të gjithë aleatëve. Mbrojtja nga raketat është më efektive kur ajo është një ndërmarrje e përbashkët dhe kështu bashkëpunimi në të gjithë Aleancën dhe ndërmjet NATO-s e partnerëve të saj (sidomos Rusisë) është shumë i dëshirueshëm. -Përgjigje ndaj rrezikut në rritje të sulmeve kibernetike. NATO duhet të përshpejtojë përpjekjet për t’iu përgjigjur rrezikut të sulmeve kibernetike, duke mbrojtur komunikimin e vet dhe të sistemeve te komandës, duke ndihmuar aleatët për të përmirësuar aftësitë e tyre për të parandaluar dhe t’u rimëkëmbur nga sulmet, si dhe për zhvillimin e një grupi me aftësi mbrojtje kibernetike që të ketë për qëllim zbulimin dhe parandalimin efektiv të sulmeve kibernetike. -Zbatimi i reformave për krijimin e një Aleance sa më të zhdërvjellët. Koncepti Strategjik duhet të autorizojë dhe t’i japë guxim Sekretarit të Përgjithshëm për të ecur përpara me axhendën e gjerë të reformave administrative dhe të tjera që kanë për qëllim prodhimin e një Aleance që është më e pakët, më e aftë për të marrë vendime në kohën e duhur, më efikase dhe me kosto më efektive. -Rrëfimi i zhvillimeve të NATO-s. Teksa aleatët përgatisin një Koncept të ri Strategjik, ata duhet të kenë parasysh se si një dokument i tillë do të jetë për lexim jo vetëm brenda komunitetit Euro-Atlantik, por në çdo rajon. Popullsive të NATO-s duhet t’u kujtohet se Aleanca i shërben interesave të tyre nëpërmjet sigurisë që ofron; njerëzit jashtë NATO-s duhet ta dinë se organizata dhe partnerët e saj janë duke punuar çdo ditë për të ndërtuar një botë më të sigurt. 78


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

Vizioni dhe qëllimi Në krahasim me dekadat e saj të para, ndërmjet vitit 2010 dhe 2020, NATO ka të ngjarë të shfaqet jo më aq shpesh në qendër të skenës së çështjeve botërore. Në vend të kësaj, ajo do të hidhet në një shumëllojshmëri rolesh, ndonjëherë si një udhëheqëse dhe në raste të tjera si një kapacitet mbështetës duke e ndarë vëmendjen ndaj saj me partnerët dhe miqtë. Në të njëjtën kohë, do të ketë nevojë për të mbajtur një sy hapur ndaj rreziqeve që mund të lindin në afërsi të saj, teksa ruan një fokus largpamës se si t’i përgjigjet rreziqeve që mund të paraqiten në vende të largëta. Për Aleancën e viteve 1960, mbrojtja dhe ulja e tensionit ishin dy anët e të njëjtës monedhë. Për NATO-n e vitit 2020, dyshja e domosdoshme është garantimi i sigurisë për të gjithë anëtarët e saj dhe angazhimi dinamik përtej zonës së traktatit për të minimizuar rreziqet. Për të pasur sukses, NATO-ja duhet të ketë angazhim të qëndrueshëm dhe përpjekje të bashkuara të anëtarëve të saj. Një vend në tryezën e NATO-s nuk është një e drejtë, por një përgjegjësi e vazhdueshme që çdo aleat duhet të përmbushë. Së bashku, Aleanca duhet të thërrasë burimet e nevojshme për të mbështetur detyrimet e saj me aftësi, që në këtë mënyrë gama e plotë e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj jo vetëm që do të frenohet, por gjithashtu të mundet apo edhe të pengohet. Duke parë drejt të ardhmes, ne dimë se rreziqet globale dhe rajonale duhet të komandojnë natyrshëm vëmendjen e NATOs, por këto shqetësime të përkohshme nuk duhet të lejohen kurrë që të karakterizojnë organizatën. Në vitin 1949, anëtarët e NATO-s u bashkuan jo për shkak të forcave që kishin frikë, por për shkak të besimit të tyre tek njëri-tjetri dhe tek vlerat demokratike që ata përqafuan. Që nga ato vite, udhëheqësit e 79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Aleancës mësuan se Aleanca e tyre duhej vazhdimisht të përshtatej me kërkesat e ndryshimeve politike dhe teknologjike, por ata kanë mësuar edhe se çfarë nuk duhet të ndryshojë. Koncepti Strategjik i NATO-s duhet të fillojë e të përfundojë me idealet themeluese të NATO-s. Përfundime Në Deklaratën mbi Sigurinë e Aleancës (2009), lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Strasbourg / Kehl më 4 prill 2009, ndër të tjera thuhet: “Ne, Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, u takuam sot në Strasbourg dhe Kehl për të festuar 60-vjetorin e Aleancës. Ne ripohuam vlerat, objektivat dhe detyrimet e Traktatit të Washington-it që bashkon Evropën me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë dhe që i ka dhënë komunitetit tonë transatlantik një epokë të paparë paqeje e stabiliteti. Ne ripohuam gjithashtu aderimin tonë në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. NATO njeh rëndësinë e një mbrojtje evropiane më të fortë dhe më të aftë dhe mirëpret përpjekjet e Bashkimit Evropian për të forcuar kapacitetet e tij dhe aftësinë e tij për drejtimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.” 3 Natyrisht, hapësira e BE-së është një hapësirë, e cila “ombrellë” të sigurisë ka NATO-n. Po çfarë do të ishte NATO pa fuqinë e SHBA-ve? Po BE pa mbrojtjen e NATO-s? Është pikërisht supermacia e SHBA-ve që garanton ekuilibrin botëror dhe triumfin e perëndimit. Por pavarësisht këtij fakti, duket se aleanca strategjike e ngushtë mes SHBA-ve dhe Evropës ose më saktë NATO-s dhe BE-së duket se nuk shfrytëzon të gjithë potencialin e saj.

80


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

“Aleatët, duhet të rezistojnë në veçanti ndaj tundimit për të përdorur krizën ekonomike si një justifikim që lejon zgjerimin e mëtejshëm të hendekut të shpenzimeve të mbrojtjes transatlantike. Tashmë, SHBA shpenzon rreth 70 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të mbrojtjes të NATO-s, tri herë më shumë për ushtar se sa aleatët evropian dhe gjashtë herë më shumë në kërkime dhe zhvillime. Kjo do të thotë se NATO duhet të sigurojë unitet në të gjithë Aleancën për vendimet e saj të mbrojtjes. Parimi udhëheqës duhet të jetë heqja e “dhjamit” dhe ndërtimi i “muskujve”. Aleatët nuk duhet të vazhdojnë të investojnë burime të pamjaftueshme në infrastrukturë fikse dhe ushtarë të cilët janë të mbërthyer në kazermat e tyre. Ata duhet t’i ridrejtojnë investimet drejt forcave të armatosura më fleksibile, më të lëvizshme dhe më moderne - forca të armatosura që të mund të përdoren vërtet. ... Ka edhe një mënyrë tjetër për shpërndarjen e më të shumtës me më të paktën: duke ndërtuar një partneritet të vërtetë strategjik mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian. NATO dhe BE janë dy nga institucionet më të rëndësishme të botës. Ata kanë 21 anëtarë të përbashkët dhe kanë aftësi e pasuri plotësuese. Asnjë partneritet tjetër strategjik nuk do të mund të ofronte kaq shumë përfitime, si operative edhe financiare. ... Financiarisht, një partneritet strategjik NATO-BE do të kursente shumë kosto, veçanërisht në fushën e aftësive ushtarake.” 4 Ky konstatim që bën Jamie Shea, Drejtori i Planifikimit të Politikës në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, shfaq qartë nevojën për një bashkëpunim akoma më të ngushtë të këtyre dy organizatave shumë të rëndësishme për zhvillimet globale. Në pamje të parë duket se diskutohet thjesht për çështje ekonomike [natyrisht që diskutohet për to],

81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

por në sfond mund të dallojmë edhe përpjekjet strategjike për të forcuar akoma më tej lidhjet brenda hapësirës euro-atlantike. Gjeopolitika tradicionale, duket se nuk e ka humbur aspak vlerën e saj ku rajone si Evropa Lindore e Eurazia vazhdojnë të jenë po aq të rëndësishme për sigurinë sa ç’kanë qenë dhe thuajse një shekull më parë. Rivaliteti i fuqive kontinentale me ato detare duket se nuk ka mbaruar asnjëherë dhe natyrisht as në ditët e sotme. “Në janar 1988, Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara, në emër të Presidentit, nxori një dokument të quajtur Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Reagan, 1988). Dokumenti konstaton: Dimensioni i parë historik i strategjisë sonë është relativisht i thjeshtë, i qartë dhe jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ekziston bindja se interesat më themelore të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara do të rrezikohen në qoftë se një shtet apo grup shtetesh armiqësore do të sundojnë në rajonin e Euroazisë, në atë zonë të globit që shpesh referohet si “Heartland” i botës ( qendra e tokës - shënim, A.H). Ne kemi luftuar dy luftëra botërore për të parandaluar që të ndodhë kjo gjë. Dhe, që nga viti 1945, ne kemi kërkuar të pengojmë Bashkimin Sovjetik që të kalojë në avantazh gjeostrategjik mbi ne, nëpërmjet dominimit të tij mbi fqinjët e tij në Evropën Perëndimore, Azi dhe Lindjen e Mesme dhe në këtë mënyrë ta ndryshonte krejtësisht ekuilibrin global të forcave në disavantazhin tonë (Reagan, 1988: 2). Për strategët dhe gjeografët politikë kjo deklaratë ka një trajtë të njohur të cilën ata e lidhin me emrin e Halford Mackinder, gjeografi britanik, i cili shpiku për herë të parë termin “heartland”.” 5 82


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

Ky përfundim i cituar prej dokumentit më të rëndësishëm strategjik për sigurinë [të asaj kohe] të SHBA-ve, jep në mënyrë të pastër pamjen e përplasjes gjeopolitike mes fuqive detare e atyre tokësore. Natyrisht që aleanca e marrë me mend nga shumëkush, por e pa shkruajtur në dokument është ajo rusogjermane (pakti Molotov-Ribentrop). Nëse këto dy fuqi do të kishin një aleancë, do të kishte një bashkim të fuqive tokësore ndaj atyre detare, ku në krye të këtyre të fundit qëndrojnë amerikanët dhe britanikët. Me fuqitë kontinentale të bashkuara dhe fuqizimin e rajonit të Eurazisë, fuqitë detare e konkretisht SHBA, do të ndodheshin përballë një kërcënimi të drejtpërdrejtë. Edhe pse i përket fundit të periudhës së Luftës së Ftohtë, ky dokument që përcakton lëvizjet dhe planifikimet e ardhshme strategjike, i referohet luftërave të shkuara duke nënkuptuar në këtë mënyrë se çdo aleancë e tillë e ardhshme do të sillte sërish luftë e përplasje mes fuqive detare e tokësore. Viti 1988, nuk ishte viti final i shembjes së BRSS-së, por kambanat ndërkaq kishin filluar të binin për superfuqinë lindore. Pavarësisht dobësimit të BRSS-së, Strategjia e Sigurisë Kombëtare amerikane, nënvizon në dimensionin e saj historik “Heartland”-in, duke përforcuar dhe duke i bërë aktuale përfundimet e Halford Mackinder. Në ditët e sotme, rreth dy dhjetëvjeçarë më pas, kompozimi strategjik ka ndryshuar dukshëm në avantazh të fuqive detare. Rusia – një perandori e rënë – ka një tkurrje territoriale dhe dobësim të influencës, krahasuar me shtrirjen që kishte BRSS në kohën e Luftës së Ftohtë dhe nuk mund të mendohet për momentin një aleancë e cila të konkurronte influencën në ngritje të fuqive detare. 83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

“Në vitin 1919 Mackinder përmblodhi shkurt dhe qartë pikëpamjen e tij disi mistike në lidhje me sundimin e botës: ‘Kush sundon Evropën Lindore komandon Zemrën e Tokës (heartland); kush sundon Zemrën e Tokës komandon Ishullin e Botës; kush sundon Ishullin e Botës komandon Botën. (Mackinder 1919: 194)’ Parandalimi i një aleance mes Gjermanisë dhe Rusisë në lindje, brenda “Heartland”-it, duhet të jetë baza e politikës së Aleatëve (Mackinder 1919: 155-60)” 6 “Kush sundon Rimlandin kontrollon Ishullin e Botës”, do të kundërshtonte pikëpamjen e Mackinder, gjeopolitikani amerikan Nicholas J. Spykman. Deri tani fuqia detare duket se vërteton, përfundimin e Spykman. Në hyrje të ribotimit të librit të Spykman, “Strategjia e Amerikës në politikën botërore: Shtetet e Bashkuara dhe ekuilibri i forcës” (America’s strategy in world politics: the United States and the balance of power; 2007), Francis P. Sema bën një hyrje dhe një retrospektivë të teorisë gjeopolitike të Spykman. Një pjesë e vlerësimit të Sema në hyrjen e tij është si në vijim: “Libri “Gjeografia e paqes” (The Geography of the Peace) ishte në disa aspekte një analizë dhe një kritikë e botëkuptimit gjeopolitik të Mackinder. Spykman i jep meritën Mackinder, si i pari që ka studiuar në detaje “marrëdhëniet midis Fuqive të tokës e të detit në një shkallë vërtetë globale.” Mackinder, që nga viti 1904, e kishte identifikuar thelbin veri-qendror të Eurazisë si “rajonin qendror” ose “zemrën e tokës” (Heartland) dhe e shihte këtë rajon si një vend potencial për një perandori botërore. Ai i quajti rajonet anësore të Evropës, Azisë dhe 84


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

Lindjes së Mesme që kufizojnë “Heartland”-in si “gjysmëhëna e brendshme ose anësore.” Tokat e mbetura të globit ishin ishuj, të tillë si Britania e Madhe, Japonia, Australia, Amerika e Veriut dhe e Jugut dhe Mackinder i vendosi ato në “gjysmëhënën e jashtme” të hartës së tij gjeopolitike. Spykman e pranonte konceptin gjeografik të “Heartland”-it, por ai besonte se Mackinder e kishte mbivlerësuar fuqinë e atij rajoni. Rajoni kyç i politikës botërore nuk ishte “Heartland”-i, por më saktë, rajoni anësor kufizues i “Heartland”-it, që Mackinder e quante “gjysmëhëna e brendshme apo anësore” dhe që Spykman në librin e tij “Gjeografia e paqes”, e riemëron në “Rimland”. “Rimland”-i përfshinte Evropën Perëndimore, Lindjen e Mesme, Azinë jugperëndimore, Kinën dhe Lindjen e Largët. Këto vende, të kombinuara me ishujt e ndodhur në det të hapur, të Britanisë dhe Japonisë, posedonin burime industriale dhe njerëzore më të mëdha se sa Heartland-i, dhe zotëronin si fuqinë tokësore edhe atë detare. Spykman vuri në dukje se tre kandidatët më të fundit për të qenë hegjemoni botërore (Franca e Napoleonit, Gjermania Vilhelmjane dhe Gjermania naziste) dolën të gjitha nga “Rimland”-i. Në çdo rast, ishte një koalicion fuqish nga “Rimland”-i, ishujt në det të hapur, “Heartland”-i dhe Amerika e Veriut që mundi (në dy rastet e fundit) fuqinë më të fortë të “Rimland”-it. Rreziku më i madh për sigurinë e SHBA-ve, paralajmëronte Spykman, duke i bërë jehonë analizës së tij në librin “Strategjia e Amerikës në politikën botërore: Shtetet e Bashkuara dhe ekuilibri i forcës” (America’s strategy in world politics: the United States and the balance of power) “ka qenë mundësia që rajonet e “Rimland”-it të rajonit të Euroazisë të dominoheshin nga një fuqi e vetme.” Kjo është arsyeja se përse, Spykman shkroi se sentenca e famshme e 85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Mackinder mbi kontrollin e Heartland-it për të sunduar botën, duhet të ndryshohet në: “Kush kontrollon Rimland-in sundon Eurazinë; kush sundon Eurazinë kontrollon fatet e botës.” ... Edhe pse Spykman karakterizohet shpesh - me saktësi kjo - si një kritik kryesor i teorive gjeopolitike të Mackinder, thelbi i tyre i shikimit të botës, ashtu siç vë në dukje Colin Gray, tregon një opinion të përbashkët gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara. ... Akoma, ashtu si Spykman rekomandonte më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë në librin “Strategjia e Amerikës në politikën botërore”, Shtetet e Bashkuara marrin pjesë ende në mënyrë aktive në ekuilibrimin e fuqive në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në rajonin Azi-Paqësor. Gjeopolitika realiste, siç shpjegohet dhe mbrohet nga Spykman në librin “Strategjia e Amerikës në politikën botërore: Shtetet e Bashkuara dhe ekuilibri i forcës”, vazhdon të jetë qasja më e kujdesshme në politikën botërore, teksa ruajtja e pluralizmit gjeopolitik të qendrave të fuqisë së Eurazisë vazhdon të jetë një interes jetik i Shteteve të Bashkuara.” 7 Emri i Spykman dhe teoria e tij gjeopolitike e “Rimland”-it duket se është edhe aktualisht, boshti i ndërtimit të strategjisë së sigurisë kombëtare amerikane dhe mbi të gjitha i fuqizimit të tyre si një fuqi e pathyeshme detare. A qëndron fuqia amerikane vetëm te ana ushtarake e diplomatike? Mund të jepeshin shumë mendime se përse SHBA ka arritur të zhvillohet dhe të jetë fuqia e vetme dominuese në botë, por mund të thuhet edhe me një fjalë të vetme: ekonomia. SHBA është ekonomia më e fuqishme botërore, çka është motorri i fuqisë amerikane. Po si është e mundur që SHBA ka një ekonomi kaq të fuqishme? “Ka shumë përgjigje për pyetjen se përse ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaq e fuqishme, por përgjigja 86


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

Bota e Re , “Heartland” dhe pikëpamja Fig.1 konkuruese e “Rimlandi”-it të Spykman

më e thjeshtë për këtë është: fuqia ushtarake. SHBA-ja e mbisundon plotësisht një kontinent, i cili është i pacënuar ndaj mësymjeve dhe pushtimit, dhe ku ushtria e saj e tejkalon atë të fqinjëve të saj. 87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

... Flota Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kontrollon të gjitha oqeanet e botës. Qoftë një barkë me vela në Detin e Kinës Jugore, një dhou (anije arabe me një direk, 200 tonëshe-shënim) larg bregdetit afrikan, një anije-cisternë në Gjirin Persik apo një motoskaf me kabinë në Karaibe, apo çdo anije në botë, gjithsecila lëviz në sytë e satelitëve amerikanë të hapësirës dhe lëvizja është e garantuar - ose e refuzuar - nga Flota Luftarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forca e kombinuar e pjesës tjetër të botës as nuk i afrohet barazimit me forcën e Flotës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në historinë e njerëzimit, madje edhe me Britaninë e Madhe. Ka pasur flota ushtarake mbizotëruese nëpër rajone, por kurrë nuk ka pasur një flotë ushtarake që të ishte mbisunduese globalisht dhe kaq në mënyrë të padiskutueshme. Kjo do të thoshte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i pushtonin vendet e tjera - por kurrë nuk do të ishin të pushtuara nga të tjerët. Kjo do të thoshte se në analizën finale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kontrollojnë tregtinë e përbotshme. Flota u bë themeli i sigurisë amerikane dhe i pasurisë amerikane. Kontrolli i deteve u shfaq pas Luftës së Dytë Botërore, u përforcua gjatë fazës finale të Epokës Evropiane dhe tani është ana goditëse e fuqisë ekonomike amerikane, baza e fuqisë së saj ushtarake.” 8 Nëse do të shpreheshim me pak fjalë, mund të themi se SHBA është një fuqi detare e cila nuk shfaq asnjë shenjë dobësie apo prirje për zbehje të fuqisë. Kjo fuqi e përbotshme, ka si interesin e saj thelbësor strategjik, stabilitetin dhe ruajtjen e ekuilibrit të “Rimland” me qëllim kontrollin e “Heartland” [sipas teorisë së Spykman të cilën SHBA e ka “Biblën” e strategjisë së politikës botërore]. Me të drejtë mund të lindë pyetja: NATO, organizata

88


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

më e fuqishme e sigurisë në botë, a ndikohet nga interesat strategjike amerikane në krijimin e strategjisë së saj? Përgjigja merret lehtë me mend, përderisa SHBA është garancia e vetme e sigurisë së Perëndimit dhe shtylla kryesore që mban peshën e NATO-s. Për këtë arsye e ardhmja kërkon një aleancë edhe më të ngushtë mes BE-së dhe NATO-s; mes Evropës dhe SHBAve, ashtu siç është përmendur edhe më lart. Në këtë fillim shekulli duket se fjalët e mëposhtme, të ish-presidentit George Bush në fjalimin e tij në Kongresin amerikan, më 6 mars 1991, për krijimin e një rendi të ri botëror (new world order) përkojnë me hartën [fig.1] e teorisë së Spykman (SHBA shënohet në hartë me emërtimin “New World”): “Tani, ne mund të shohim një botë të re që po del në pah. Një botë në të cilën ka një perspektivë të madhe të një rendi të ri botëror. Sipas fjalëve të Winston Churchill, një “rend botëror” në të cilin “parimet e drejtësisë dhe të zbatimit të rregullave... të mbrojnë të dobëtin kundër të fortit...” Një botë ku Kombet e Bashkuara, të çliruara nga qorrsokaku i Luftës së Ftohtë, janë gati për të përmbushur vizionin historik të themeluesve të tyre. Një botë në të cilën liria dhe respekti për të drejtat e njeriut të gjejnë vend mes gjithë popujve. Lufta e Gjirit e vendosi këtë Botë të Re para testit të saj të parë, dhe, miqtë e mi amerikanë, ne e kaluam këtë test. ... Sonte teksa trupat tona të fillojnë të vijnë në shtëpi, le të njohim faktin se puna e madhe e lirisë na thërret ende për të shkuar përpara. Ne i kemi mësuar ashpër mësimet e historisë. Fitorja mbi Irakun nuk u bë si “një luftë për t’i dhënë fund të gjitha luftërave.” Madje as Rendi i Ri Botëror nuk mund të garantojë një epokë paqeje të vazhdueshme. Por paqja e qëndrueshme duhet të jetë misioni ynë...” 9

89


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Janë interpretuar në forma të ndryshme fjalët e tij, por nuk do të ishte fare e papranueshme që këto fjalë të mos jenë “rendi i ri botëror” por të kenë kuptimin “rendi i Botës së Re”, pra, rendi amerikan. Natyrisht që NATO (po ashtu edhe BE) është ndjekëse kryesore e këtij rendi që po krijohet. Hapi që po hedh NATO nëpërmjet Konceptit Strategjik, është një nga më të rëndësishmit, për faktin se prej kohësh siguria përtej kufijve të saj nuk është më një term i panjohur. Një NATO globale, nuk duhet kuptuar më tepër gjeografikisht se sa në aspektin e sigurisë e atë gjeostrategjik. Për ta mbyllur në këtë linjë mendimi, mjafton të përmendim George Friedman 10 i cili në parashikimin e tij për botën e shekullit të XXI thotë se: “Shtetet e bashkuara të Amerikës janë vetëm në fillesat e fuqisë së tyre. Shekulli XXI do të jetë shekulli amerikan.” ...Ose nëse vijojmë linjën e mësipërme të mendimit, do të jetë shekulli i Botës së Re, i rendit të Botës së Re.

90


Albert Hitoaliaj Në prag të rendit të Botës së Re

Referenca [1] – What is NATO’s New Strategic Concept? http://www.nato.int/strategic-concept/what-is-strategic-concept.html [2] – “NATO 2020: assured security; dynamic engagement”; Analysis and recommendations of the group of experts on a new strategic koncept for NATO; 17 maj 2010; f.5-13 [3] – “Towards the new Strategic Concept - A selection of background documents”; prill 2010; NATO Public Diplomacy Division, 1000 Brussels - Belgium [4] – “Turkish Policy quarterly: What will be in NATO’s new Strategic Concept ?”; Volume 9 No.1; f.58; Jamie Shea [Jamie Shea është Drejtori i Planifikimit të Politikës, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s] [5] – “Political geographers of the past VIII, Putting Mackinder in his place, Material transformations and myth”; Political Geography, vol. 11, No.1, janar 1992; Gearòid ò Tuathail; f. 100-118 [6] – “Geopolitical traditions: a century of geopolitical thought”; Klaus Dodds, David Atkinson; Routledge, 2000; f.38] [7] – “America’s strategy in world politics: the United States and the balance of power”; Nicholas John Spykman, Francis P. Sempa; Transaction Publishers; USA 2007; f. xxvii-xxix. [8], [10] – “100 vitet e ardhshme”; George Friedman; Plejad 2010; f.43-44 [9] “The rhetorical presidency of George H.W. Bush”; Martin J. Medhurst; Texas A&M University Press, 2006; f.81

91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Joana KOSHO Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare Diplomacia publike është një instrument i përdorur nga shtetet dhe nga aktorët joshtetërorë për të ndërtuar dhe menaxhuar marrëdhëniet, për të influencuar opinionet dhe veprimet, si dhe për të realizuar qëllimet dhe shpalosur vlerat. Ky punim sjell vëmendjen tek forma më bashkohore e diplomacisë, duke hedhur dritë mbi origjinën, historinë dhe funksionet e saj, bazuar në teoritë dhe eksperiencat e studiuesve të kësaj fushe. Idetë, luftrat, globalizimi, teknologjitë, presionet politike dhe normat profesionale i dhanë formë diplomacisë publike gjatë luftrave të nxehta dhe të ftohta të shekullit XX. Në shekullin XXI, intensifikimi i procesit të globalizimit, rrjetet e fuqishme mediatike dhe teknologjitë e reja janë duke transformuar qeverisjen e shteteve, sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mënyrën e aplikimit të diplomacisë publike.

Fjalë kyçe kyçe: diplomacia publike, diplomacia tradicionale, propaganda, soft diplomacy, media globale.

92


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

Hyrje Në një botë të karakterizuar nga ekspansioni i demokracisë, i komunikimit dhe i rritjes së nivelit arsimor, ajo çfarë njerëzit e thjeshtë mendojnë është bërë e rëndësishme për qeveritë. Reduktimi i distancave psikologjike dhe gjeopolitike ndërmjet vendeve dhe popujve, si pasojë e intensifikimit të procesit të globalizimit, e përforëcon këtë efekt, përderisa njerëzit me influencë në politikën e jashtme janë më shumë të informuar dhe të interesuar për atë që ndodh jashtë kufijve të shtetit. Qeveritë duhet të përcaktojnë interesat kombëtare dhe strategjinë e politikës së jashtme, duke marrë në konsideratë opinionin publik. Në këtë mënyrë, procesi i politikëbërjes në fushën e marrëdhënieve me jashtë, do të bazohet në aftësinë e publikut ndërkombëtar për të vlerësuar faktet, për të interpretuar ngjarjet dhe aktorët e tjerë në sistemin ndërkombëtar. Kjo logjikë faktesh i jep dritë dhe rëndësi një forme moderne të diplomacisë,

93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e cila mbështetet tek opinioni publik, mediat globale dhe organizatat jo qeveritare. Kjo është diplomacia publike. I. Përkufizimi i diplomacisë publike Është pranuar si një e vërtetë universale, që termi ‘public diplomacy’ (diplomacia publike) është emblemëzuar në vitin 1965 nga Edmund Gullion, ish-dekani i Shkollës Fletcher për Ligj dhe Diplomaci, në Universitetin e Tuftsit dhe një nga themeluesit e Qendrës ‘Edward R. Murrow’ për diplomacinë publike. Një nga broshurat e para të kësaj qendre, prezantoi një përmbledhje për konceptin e Gullionit: Diplomacia publike… merret me influencën e qëndrimeve publike mbi formatimin dhe zbatimin e politikës së jashtme. Ajo ngërthen dimensione të marrëdhënieve ndërkombëtare përtej diplomacisë tradicionale: kultivimin nga qeveritë të opinionit publik në vendet e tyre; bashkëveprimin e grupeve të interesit ndërmjet shteteve të ndryshme; raportimin e politikës së jashtme dhe impaktin e saj në politikat e brendshme; bashkëveprimi ndërmjet personave dhe grupeve, qëllimi i të cilëve është komunikimi, në rastin e diplomatëve dhe korrespondentëve në vende të huaja; si dhe procesi i komunikimit ndërkulturor.1 E thënë më thjeshtë, diplomacia publike kërkon të krijojë një mjedis favorizues për politikën e jashtme të një shteti, duke informuar dhe influencuar audiencat e huaja. Me fjalë të tjera, diplomacia publike ka si qëllim jo vetëm të ndikojë mbi qeveritë e shteteve të tjera, por edhe tek shoqëritë e këtyre vendeve. Objektivi i diplomacisë publike është shoqëria, opinioni publik i një shteti tjetër, duke përfshirë përdorimin e medias, grupet e të rinjve, liderët e bizneseve dhe organizatat ndërkombëtare. Përfaqësuesit zyrtarë të shtetit të huaj, si p.sh anëtarë të 94


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

parlamentit, ministra etj, mund të përfshihen në proceset e diplomacisë publike, por nuk përbëjnë objektivin kryesor. Përse është e rëndësishme diplomacia publike? Sepse ajo çka mendojnë shoqëritë e vendeve të huaja, pra opinioni botëror ka shumë rëndësi për qeverinë e një shteti. Studiuesi britanik Mark Leonard, në lidhje me vlerën e diplomacisë publike ka thënë: “Në mënyrë ironike, ishte lufta e Ftohtë e cila e bëri më të rëndësishme diplomacinë publike: shpërhapja e demokracisë, eksplozioni i mediave, krijimi i OJF-ve botërore dhe lëvizjet protestuese e kanë ndryshuar natyrën e fuqisë dhe e kanë kufizuar akoma më shumë lirinë e veprimeve të qeverive kombëtare… Ka shumë shembuj të çështjeve ku sjellja e publikut përtej kufinjve të një shteti luan një rol të rëndësishëm në aftësinë e qeverisë për të realizuar objektivat e saj të politikës së jashtme.”2 Është e kuptueshme që ‘public diplomacy’ bazohet tek opinioni publik, por që të jetë sidoqoftë një formë diplomacie, duhet të përfshijë një aktor të rëndësishëm: shtetin. Diplomacia publike ka të bëjë dhe me qëllimet dhe pjesëmarrjen e qeverisë – jo domosdoshmërisht si aktori i vetëm në ndërtimin dhe zbatimin e një projekti, por të paktën si një element i rëndësishëm i skemës së marrëdhënieve ndërkombëtare, si bashkëpunues me grupet civile dhe të interesit, si financues, koordinues dhe drejtues. Diplomacia publike gjithashtu duhet të ketë një objektiv të qartë ose një mesazh. Në mungesë të këtyre dy elementeve – të rolit të qeverisë dhe të një mesazhi të ndërgjegjshëm – do flisnim për një sistem kaotik të marrëdhënieve ndërkombëtare.3 Sot, nocioni i diplomacisë publike qëndron kryesisht tek ideja e një përfshirjeje aktive të shoqërisë civile në debatin publik për çështjet ndërkombëtare të të gjitha llojeve - në media, 95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

veçanërisht në mediat elektronike, në parlament për çështjet e rendit të ditës ose për çështjet strategjike të politikës së jashtme, si dhe për çështje të një natyre globale, si p.sh. mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm, reduktimi i varfërisë dhe emigracioni masiv, etj. II. Diplomacia publike përkundrejt…4 Për të përcaktuar në mënyrë sa më të plotë dhe të qartë kuptimin e diplomacisë publike, mund të shërbejë analiza krahasuese; vënia përballë e këtij nocioni me terma që përcaktojnë kuptime të krahasueshme. Kjo vlen për të krijuar ‘përcaktimin negativ’ të nocionit, duke përkufizuar çfarë ai nuk është, përmes një procesi krahasimi dhe kontrasti mes termave të ndryshëm. Diplomacia publike përkundrejt diplomacisë tradicionale Diplomacia publike ndryshon nga diplomacia tradicionale sepse përfshin bashkëveprimin jo vetëm të qeverive, por mbi të gjitha të individëve dhe organizatave jo qeveritare. Gjithashtu, aktivitetetet e diplomacisë publike shpesh prezantojnë këndvështrime të ndryshme të përfaqësuara nga individët dhe organizatat amerikane përveç këndvështrimeve zyrtare të qeverisë. Edward Murrow5, 1963, qëndrim i shprehur si drejtues i USIA-s Unë e konceptoj diplomacinë publike si faqen publike të diplomacisë tradicionale. Diplomacia tradicionale kërkon të avancojë interesat e SHBA-ve përmes shkëmbimeve private me qeveritë e vendeve të huaja. Diplomacia publike punon në mënyrë të koordinuar dhe në vijë parale me përpjekjet e diplomacisë tradicionale. Christopher Ross, Brookings/Harvard Forum, 16 janar 2002

96


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

Një krahasim kuptimplotë ndërmjet diplomacisë tradicionale dhe asaj publike, është përcaktuar nga Mark Leonard, i cili në veprën e tij, Going Public (2000), ka ndërtuar një skemë, ku hedh dritë mbi kontrastet e këtyre dy nocioneve: Diplomacia Tradicionale shteti shtrëngim imponim ideologji fshehtësi lojë fuqie shërbim ndaj vetvetes udhëheqje luftë për tokë

përkundrejt vs vs vs vs vs vs vs vs vs

Diplomacia Publike pushteti i opinionit publik atraktivitet bindje preferenca dhe perceptime besueshmëri përfitime reciproke partneritet dhe punë në grup lehtësim luftë për vlera, stabilitet

Diplomacia publike përkundrejt propagandës Për disa studjues, termi ‘diplomaci publike’ i referohet manipulimit të opinionit publik. Nëse do pranonim këtë përkufizim, atëherë diplomacia publike do të ishte sinonimi i ‘propagandës’. Për disa të tjerë, diplomacia publike përforëcon idenë e dialogut me publikun. Në fakt, diplomacia publike ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve: të kuptuarin e kërkesave të vendeve, kulturave dhe popujve të tjerë; komunikimin e këndvështrimeve të vendeve të ndryshme drejt opinionit publik; korrektimin e keqkuptimeve; krijimin e hapësirave për të gjetur një këndvështrim të përbashkët.6 Bazuar në këtë këndvështrim, koncepti i diplomacisë publike është larg idoktrinimit dhe nënshtrimit të popujve ndaj një ideologjie, kur në të vërtetë diplomacia publike i jep pushtet opinionit publik. Diplomacia publike dallon nga propaganda, sepse ajo inkurajon dialogun dhe presupozon përgjegjshmërinë.7

97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

III. Historia e diplomacisë publike Përdorimi më i hershëm i frazës ‘public diplomacy’ është shfaqur në një artikull të botuar në London Times, në janar të vitit 1856. Kjo frazë është përdorur si sinonim i civilizimit në një shkrim që kritikonte qëndrimin e Presidentit Franklin Pierce. ‘Shtetarët e Amerikës duhet të mbajnë mend,’ shkruante Times, ‘se nëse duan të na bëjnë përshtypje, duhet të japin fillimisht shembullin e tyre dhe ka shumë pak shembuj kaq ndikues sa ata të diplomacisë publike.’8 Përdorimi i parë i cituar nga New York Times ishte në janar 1871, në raportimin e një debati të Kongresit. Përfaqësuesi Samuel S. Cox (një demokrat nga Nju Jorku, dhe një ishgazetar), u shpreh shumë i nxehur kundër intrigave të fshehta për të aneksuar Republikën Domenikane, duke vënë në dukje se ai besonte në një ‘diplomaci të hapur dhe publike’.9 Ky përdorim i parapriu artikulimeve të mëdha që iu bënë këtij termi disa dekada më vonë në Luftën e Parë Botërore. Gjatë Luftës së Parë Botërore, nocioni ‘public diplomacy’ është përdorur gjerësisht për të përshkruar një grup praktikash të reja diplomatike. Praktika të tilla janë vënë re që nga deklaratat e njëpasnjëshme gjermane rreth politikës së nëndetëseve luftarake, përmes deklaratave publike të kushteve për paqe, e deri tek vizioni idealist i Woodrow Wilson - të shprehura tek hapja e fjalimit të tij për 14 pikat e famshme, më 8 janar 1918. Në këtë kohë, shumë shkrues preferonin të përdornin frazën ‘diplomaci e hapur’, për të përshkruar tendet e kohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, por ‘diplomacia publike’ kishte mbështetësit e saj dhe dukej sikur rëndësia e përdorimit të këtij nocioni ishte rritur, ndërsa fraza në frengjisht ‘diplomatie publique’ filloi të raportohej

98


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

gjerësisht. Më 11 shkurt 1918, Presidenti Wilson përdori shprehjen ‘public diplomacy’ në fjalimin që mbajti përpara Kongresit amerikan, në të cilin ai iu referua përgjigjes së kancelarit gjerman, Georg von Hertling, ndaj katërmbëdhjetë pikave, duke vënë në dukje se: “Ai pranon... parimin e diplomacisë publike.”10 Raportimet mbi fjalën e Wilsonit përkuan me përdorimin e parë të termit ‘diplomaci publike’ në Christian Science Monitor dhe përdorimi i vetëm i kësaj fraze në Los Angeles Times midis viteve 1899 dhe 1965.11 Në korrik të vitit 1918, Senati i SHBA-ve e mori në konsideratë çështjen e ‘diplomacisë publike’ si pjesë e një pakete propozimesh të guximshme të Senatorit Uilliam E. Borah, që debatet mbi traktatet tani e tutje të bëheshin publike. Propozimi u hodh poshtë me një raport votash 50 me 23.12 Fraza ‘public diplomacy’, e emblemëzuar në parimin e Wilsonit për ‘traktatet e hapura’ [bërja publike e traktateve], u përforëcua gjatë viteve mes luftrave botërore nga retorika e internacionalistëve si James Shotwell dhe Clarence Streit dhe nga editoriale me të njëjtën frymë në faqet e Christian Science Monitor. Në vitin 1928 një reporter i gazetës Christian Science Monitor, J. Roscoe Drummond, proklamoi një ‘erë të re të diplomacisë publike’ në një shkrim fitues i çmimeve për gazetarinë, me titull: ‘Shtypi dhe diplomacia publike’, i cili vinte theksin tek detyra morale e medias së lajmeve për të raportuar me kujdes dhe paanshmëri çështjet ndërkombëtare, duke reduktuar kështu tensionet.13 Por, idealizmi i tij pak nga pak u sfumua nga komplikimi i marrëdhënieve në arenën ndërkombëtare të kohës. Në vitet e pas luftës, u vu re një rilindje e idealizmit të Wilsonit dhe një rivlerësim i nocionit të diplomacisë publike.

99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Në tetor të vitit 1946, kreu i qeverisë franceze, Henri Spaak, foli entuziast për ‘epokën aktuale të diplomacisë publike’ gjatë sesionit të inagurimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë. Në Britani, Times denoncoi përdorimin e diplomacisë publike si një ‘...slogan i maskuar si parim i politikës së jashtme’, duke miratuar thirrjen e diplomatit dhe politikanit Harold Nicolson për një rikthim në ‘diplomacinë private’.14 Në vitet ‘50, përdorimi i termit ‘diplomacia publike’ u spostua dukshëm drejt fushës së informacionit dhe të propagandës ndërkombëtare. Çështja nuk ishte se termi po përdorej në një kuptim të ndryshëm, por diplomacia po praktikohej dhe po kuptohej në një këndvështrim të ri, si dhe ngjarjet në fushën e politikës së jashtme po perceptoheshin si vepra të qarta të performancës publike. Në vitin 1953, Walter Lippmann nënvizoi në një nga shkrimet e tij periodike në Washington Post, se disa diplomatë tani ‘mund të argumentojnë se praktika e diplomacisë publike, e propagandës dhe e luftës psikologjike është kthyer në një sëmundje epidemike’ dhe që bisedimet kyçe sovjeto-amerikane duhet të bëhen në mënyrë private.15 Arsyeja që koncepti ‘public diplomacy’ u rikthye fuqishëm në vëmendjen e terminologjisë diplomatike, ishte tek nevoja që ekzistonte për këtë formë diplomacie në Washington DC. Pas disa dekadave ekzistencë, Agjensia e Informacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USIA) kërkonte një alternativë ndaj termit të kthyer në klishe siç ishte informimi, apo termit me konotacion negativ siç ishte propaganda. USIA kërkonte rikthimin e një faze, përmes të cilës të mund të ndërtoheshin koncepte të reja dhe dashamirëse. Termi ‘diplomacia publike’, i emblemëzuar nga Gullion, mbulonte çdo aspekt të aktiviteteve të USIA-s dhe një numër funksionesh të

100


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

shkëmbimeve kulturore që me xhelozi i ruante për vete Departamenti i Shtetit. Nocioni i diplomacisë publike i dha një identitet të respektueshëm USIA-s, duke e vendosur këtë agjensi përkrah Departamentit të Shtetit, si një organ legjitim i politikës së jashtme amerikane. Vetë termi u kthye në një argument për pozicionimin e agjensisë. Nëse diplomacia publike ekzistonte si një formë e diplomacisë botërore – ishte argumenti kyç – atëherë Amerika sigurisht që do kishte nevojë për një agjensi të dedikuar për të drejtuar këtë sektor. Ky argument pati rezultat. Në vitin 1978, USIA u riorganizua bazuar në logjikën e terminologjisë së re, duke vënë nën kontroll të gjithë aktivitetin e SHBA në fushën e informacionit.16 Nocioni i diplomacisë publike vazhdoi të rritej në rëndësi dhe në vitet që pasuan. Vitet e Reganit u karakterizuan nga një rritje dhe zgjerim i përdorimit të termit, si p.sh. në fjalimet në Kongres, në auditore universitetesh, në media, etj. Gjatë rrjedhës së viteve ‘90, nocioni i diplomacisë publike më në fund hyri në fjalorin e qarqeve të politikës së jashtme. Në Britani, për shembull, qeveria Bler krijoi një Bord të Strategjisë së Diplomacisë Publike. Në vitet pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, ‘diplomacia publike’ hyri në ndërgjegjen e publikut amerikan. Në lidhje me tragjedinë natyrore të cunamit në Azi, edhe Presidenti Xhorxh W. Bush, gjatë dhënies së një interviste për ABC-në, përdori shprehjen, ‘Përpjekjet tona të diplomacisë publike nuk janë… shumë të fuqishme dhe nuk janë shumë të mira në krahasim me përpjekjet e diplomacisë publike të atyre që do të donin të përhapnin urrejtje… dhe shpifje për Shtetet e Bashkuara’.17 Megjithë përforëcimin e këtij nocioni në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i tij bëri pak përparim në skenën ndërkombëtare, deri pas Luftës së Ftohtë, kur sfidat e informimit në kohë

101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

reale për rrjetet televizive, lindja e Internetit dhe roli gjithnjë në rritje i ideve në politikën e jashtme, i bindi aktorët kryesorë të arenës ndërkombëtare, se ndërtimi i imazhit dhe informacioni kishin një vlerë të shtuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. IV. Diplomacia publike dhe funksionet e saj Në librin e tij, Public Diplomacy: Lessons from the Past, Nicholas J. Cull18, e analizon diplomacinë publike, duke u bazuar në funksionet e saj. Sipas Cull, diplomacia publike përdor disa mjete efikase për të realizuar qëllimin e saj.

Dëgjimi publik Ky komponent ka një rëndësi themelore për suksesin e diplomacisë publike. Dëgjimi publik konsiston në përpjekjet e një aktori për të menaxhuar mjedisin ndërkombëtar, duke mbledhur, krahasuar dhe analizuar të dhënat rreth publikut dhe opinioneve të tij jashtë kufijve të shtetit dhe duke e përdorur këtë informacion për të ridrejtuar apo riformatuar diplomacinë

102


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

publike për t’iu afruar sa më shumë pritshmërive të audiencës. Informacioni mbi opinionin publik të huaj, gjithashtu ka qenë i mbledhur si pjesë e funksionit të rregullt të diplomacisë konvencionale dhe shërbimit inteligjent. Në formën e tij më të thjeshtë, ky proces konsiston në mbulimin e një ngjarje ku një aktor ndërkombëtar i drejtohet një audience të huaj dhe i angazhon ato përmes procesit të të dëgjuarit, një fenomen i cili premtohet shpesh, por kryhet rrallë. Është e zakonshme që diplomacia publike t’i përgjigjet ndryshimeve në opinionin ndërkombëtar, por rastet e dëgjesave publike ose e monitorimeve të opinionit publik që formësojnë nivelet më të larta të politikës, janë shumë të vështira për t’u gjetur. ‘Grali i Shenjtë’ i përfaqëuesve të diplomacisë publike, i përcaktuar nga thëniet e famshme të gazetarit dhe diplomatit Edward R. Murrow, drejtorit të USIA-s, duhet të gjendet ‘në zbatimin e politikave në vend të zgjidhjeve të detyruara’. 19 Advokimi Avokimi në diplomacinë publike mund të përcaktohet si përpjekjet e një aktori për të menaxhuar mjedisin ndërkombëtar, duke ndërmarrë një proces ndërkombëtar komunikimi për të promovuar në mënyrë aktive një politikë të veçantë, një ide apo interesa të përgjithshme të shtetit të tij tek një publik i huaj. Sot, kjo përfshin marrëdhëniet e ambasadave me shtypin (e shprehur si përfundimi i promovimit të një politike) dhe punës informuese. Shembuj nga lashtësia për procesin e advokimit të diplomacisë publike mund të gjenden tek Herodoti, kur të dërguarit special të Xerxesit të Persisë, u shfaqën përpara popullit të Argosit, duke pretenduar neutralitetin e tyre ndaj pushtimit të Greqisë nga Perandoria Perse në vitin 480 p.e.s.

103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ndërsa advokimi si mjet i diplomacisë publike është një praktikë e zakonshme për çdo shtet, mbetet një koncept mbizotërues në diplomacinë publike të SHBA-ve, ku çdo element përbërës vëzhgohet me kujdes, për kontributin që mund të ketë në përhapjen dhe promovimin e ideve dhe parimeve amerikane. Diplomacia kulturore Diplomacia kulturore mund të përcaktohet si përpjekjet e një aktori për të menaxhuar mjedisin ndërkombëtar, duke bërë të njohur jashtë shtetit veçantitë kulturore dhe arritjet e vendit të tij, ose duke lehtësuar shpërhapjen e ndikimit kulturor jashtë kufijve të shtetit. Historikisht, diplomacia kulturore ka konsistuar në politikën e një vendi për të lehtësuar eksportin e shembujve të kulturës. Në ditët e sotme aplikimi i diplomacisë kulturore përfshin punën e organizatave të tilla si, Këshilli Britanik ose Instituti Italian i Kulturës. Shembuj nga lashtësia mund të jenë ndërtimi nga grekët i bibliotekës gjigande të Aleksandrisë, politika e Republikës Romake për të ftuar nga vendet e tjera, bijtë e ‘mbretërve miqësorë’ për t’u arsimuar në Romë, si dhe sponsorizimi nga Perandoria Bizantine i praktikimit të fesë ortodokse në të gjithë tokat sllave. Mjeshtrat e diplomacisë publike kanë qenë francezët, të cilët kanë subvencionuar një rrjet ndërkombëtar shkollash për të mbështetur gjuhën frënge, duke kuptuar se prestigji dhe influenca e tyre është e lidhur ngushtë me mbijetesën e frankofonisë. Diplomacia e shkëmbimit Diplomacia e shkëmbimit mund të përcaktohet si përpjekjet e një aktori për të menaxhuar mjedisin ndërkombëtar, duke i dërguar nënshtetasit e tij jashtë shtetit dhe në mënyrë reciproke

104


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

të pranojë qytetarët e një vendi të huaj për një periudhë të caktuar dhe me qëllim studimin apo përftimin e njohurive mbi vendin mikpritës. Diplomacia e shkëmbimit mund të konceptohet si një proces i një-kahshëm (p.sh.: ‘Studentët e mi do të shkojnë jashtë shtetit dhe do t’ju tregojnë të huajve sesa i mrekullueshëm është vendi ynë, studentët e huaj do të vijnë këtu dhe do të mësojnë sesa i mrekullueshëm është vendi ynë.’), por dhe i ndërsjelltë, ku çdo vend dhe nënshtetesat e tij kërkojnë të shkëmbejnë informacione mbi kulturën, arsimin, etj. Elementi i reciprocitetit po krijon një vizion të ri të një eksperience ndërkombëtare të të mësuarit, ku çdo aktor i arenës ndërkombëtare përfiton nga diplomacia e shkëmbimit. Si shembull nga lashtësia mund të përmendet praktika e birësimit të fëmijëve ndër-komunitarë në vendet Nordike dhe Keltike evropiane. Shpesh, shkëmbimet diplomatike përkojnë me diplomacinë kulturore, por shkëmbimet gjithashtu përdoren për politika specifike dhe/ose për qëllime advokimi, si p.sh kur në qendër të diplomacisë së shkëmbimit janë çështjet e zhvillimit apo kur promovohen operacionet ushtarake midis aleatëve. Transmetimet ndërkombëtare Transmetimet ndërkombëtare në kuadër të diplomacisë publike përfaqësojnë përpjekjet e një aktori për të menaxhuar mjedisin ndërkombëtar, duke përdorur teknologjinë e radios, televizionit dhe Internetit për t’u komunikuar mesazhin e dëshiruar audiencave jashtë shtetit. Fraza transmetimet ndërkombëtare përbën një term elegant për të emërtuar një kombinim kompleks të lajmeve të sponsorizuara nga shteti, të informacionit dhe argëtimit, i drejtuar tek një popullsi jashtë kufinjve të shtetit amë. Qëllimi i kësaj forme të

105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

diplomacisë publike është dhënia formë opinioneve të popujve dhe udhëheqësve të shteteve të tjera nga shoqëria dhe udhëheqësit e një shteti të caktuar, përmes medias elektronike.20 Ky proces përfshin atë që dikur me krenari quhej propagandë.21 Zëri i Amerikës, Deutsche Welle, janë shembujt më të mirë të transmetimeve ndërkombëtare. Megjithatë, edhe pse shërbimet satelitore shpesh lidhen me qeverinë apo linjën e politikës së jashtme, ato nuk janë të financuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shteti. Diplomacia publike e përdor autputin e mediave globale për përçuar mesazhet tek publiku i targetizuar dhe për të arritur objektivat e saj. Si mediat private dhe ato publike mund të ndikojnë në terrenin mbi të cilin praktikohet diplomacia publike; rast ilustrues është ngritja në këmbë e televizionit Al Jazeera në fund të viteve 1990. Transmetimet e mediave globale mund të konvergjojnë me të gjitha funksionet e tjera të diplomacisë publike, duke përfshirë dëgjimin publik - përmes forumeve publike që mediat ndërtojnë për të marrë feedback-un e audiencës; advokimin – përmes informacioneve të emetuara nga editorialet apo komentet redaksionale, ku mbështetet vija e politikës së jashtme të shtetit amë; diplomacinë kulturore – në varësi të përmbajtjes që kanë programet e transmetuara, si dhe shkëmbimin e programeve dhe personelit me mediume të tjera globale. Kërkesat teknologjike të mediave globale janë të tilla që bëjnë dallimin midis transmetimeve ndërkombëtare dhe funksioneve të tjera të diplomacisë publike. Arsyeja më e fortë për të konsideruar transmetimin ndërkombëtar si një praktikë paralele – por e veçuar nga pjesa tjetër e diplomacisë publike është struktura specifike dhe themeli etik i komponentit të tij kryesor: Lajmit.

106


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

Historikisht, elementi më i fuqishëm i transmetimeve ndërkombëtare ka qenë trajtimi i lajmeve, veçanërisht kur këto lajme janë objektive, të paanshme dhe të mbështetura në më shumë se një burim të sigurt informacioni. Mediat globale kanë mundësinë që etikën e kulturën kombëtare ta shpërndajnë e injektojnë tek audienca të gjera nëpër botë, duke e kthyer inputin kombëtar në një autput ndërkombëtar. Përcjellja e lajmit mund të ndikojë mbi opinionin publik, i cili nga ana e tij, mund t’i japë një shtysë procesit të politikëbërjes.22 Disa media globale tentojnë të përdorin burime dhe modele alternative etike për përmbajtjen që transmetojnë, si në rastin e transmetimeve të televizoneve arabe të financuara nga shtete fetare. Në këto vende, transmetimet vlerësohen duke iu referuar etikës me bazë fetare. Ndërsa transmetimet e vërteta ndërkombëtare datojnë vetëm nga mesi i viteve 1920 (me Bashkimin Sovjetik dhe Hollandën që kryesojnë në këtë fushë), është e mundur të gjenden lajme të financuara nga shteti shumë më herët. Perandori i Shenjtë Romak Frederiku II (1194-1250), urdhëroi shpërndarjen e disa fletëpalosjeve në lidhje me aktivitetet e gjykatës së tij tek vendet fqinje.23 Mediat gjigande globale si BBC dhe CNN janë shembuj të transmetimeve ndërkombëtare që mbështeten tek vija e politikës së jashtme të vendeve të tyre, respektivisht Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Nga mesi i viteve 1990, mbulimi që CNN i bënte krizave dhe konflikteve në botë u bë i njohur si “the CNN effect.” Efekti i CNN-it bazohet në teorinë se imazhet televizive ndikuese, siç janë pamjet e krizave ndërkombëtare humanitare, i nxisin politikëbërësit e SHBA të ndërhyjnë në një situatë e cila mund të mos jetë konform interesave kombëtarë amerikanë.24

107


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

V. Diplomacia e re publike – soft power Fuqia është aftësia për të ndikuar tek të tjerët për të përfituar rezultatet që dëshiron. Kjo mund të arrihet në tre mënyra: përmes kërcënimeve; përmes dhënies së shpërblimit, si dhe përmes karizmës që i bën të tjerët të duan atë që ti do. Nëse mund t’i bësh të tjerët të duan atë që ti do, mund të kursesh përdorimin e kërcënimeve dhe të pagesave. Në këtë kuptim, soft power nuk është diçka unike për një qeveri të caktuar, apo për një sistem të marrëdhënieve ndërkombëtare, por është i kudogjendur në natyrën njerëzore.25 Joseph Nye Studjuesit tashmë flasin për një Diplomaci të Re Publike.26 Pagëzuesit e diplomacisë së re publike, kërkonin të bënin dallimin midis diplomacisë publike para dhe pas Luftës së Ftohtë. Gjithashtu, ata kërkonin të përshtasnin diplomacinë klasike me mundësitë dhe sfidat e epokës së informacionit. Ky term tërheq vëmendjen në disa momente kryesore, që përcaktojnë ndryshimet e reja në konfigurimin e diplomacisë publike. 1) Së pari, aktorët ndërkombëtarë po bëhen gjithnjë e më shumë jo tradicionalë dhe organizatat jofitimprurëse po spikasin në mënyrë të veçantë; 2) mekanizmat e përdorur nga këta aktorë për të komunikuar me publikun global kanë evoluar në një stad të ri që karakterizohet nga aplikimi i teknologjisë së avancuar (veçanërisht Interneti); 3) këto teknologji të reja e kanë sfumuar vijën ndarëse mes sferave të lajmeve kombëtare dhe ndërkombëtare; 4) në vend të konceptit të vjetër të propagandës, diplomacia publike po përshtat dhe përdor koncepte që derivojnë nga fusha e marketingut dhe e teorive të komunikimit; 5) në

108


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

këtë model nuk respektohet më hierarkia lart-poshtë e sistemit të komunikimit, ku politika diktonte mesazhin dhe audienca ishte e detyruar ta brendësonte atë. Tashmë marrëdhëniet diplomatike nuk ndërtohen vetëm ndërmjet një aktori ndërkombëtar dhe një publiku të huaj, por edhe mes dy audiencave të huaja me njëra-tjetrën, komunikimin mes të cilave aktorët ndërkombëtarë janë të interesuar të përforëcojnë. Diplomacia bashkohore lidhet me nocionin ‘soft power’, term i emblemëzuar nga Joseph Nye në fund të luftës së Ftohtë, si shprehje e aftësisë së një aktori për të marrë atë që dëshiron në arenën ndërkombëtare, në sajë të atraktivitetit të kulturës së tij, në vend të fuqisë ekonomike dhe ushtarake.27 Për të arritur objektivat e dëshiruara, një aktor ndërkombëtar mund të përdorë hard power – përmes mjeteve ushtarake apo ekonomike, ose mund të përdorë soft power – fuqi e cila përfshin joshjen dhe përpjekjen për të bindur. Fuqia e butë, lartësohet nga atraktiviteti i vlerave, kulturës dhe politikave të një kombi. Kjo formë fuqie i nxit njerëzit t’i bazojnë arritjet e tyre tek bashkëpunimi në vend të shtrëngimit, apo përdorimit të forcës. Vatikani, shumë organizata ndërkombëtare dhe OJF të ndryshme zotërojnë vetëm soft power. Kritikët sugjerojnë që vetëm ‘smart power’ [fuqia e zgjuar] - kombinimi i balancuar i hard dhe soft power mund të sjellë rezultatet më të mira.28 Diplomacia publike është një mjet i rëndësishëm i smart power, por diplomacia e zgjuar publike kërkon besueshmëri, autokritikë dhe rolin e shoqërisë civile në gjenerimin e soft power. Nëse ky proces degjeneron në propagandë, diplomacia publike do të minohet dhe qëllimi sublim për të vlerësuar opinionin botëror, do të shtrembërohet, duke synuar manipulimin e audiencave globale. Në fakt, diplomacia publike duhet të mbetet një proces i dykahshëm, sepse soft power varet, para së gjithash,

109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

tek të kuptuarit e mendjes së tjetrit.29 Diplomacia klasike publike është ndjekur vetëm nga kombet, diplomacia e re publike drejtohet nga aktorët qveritarë dhe jo qeveritarë, si p.sh. organizatat ndërkombëtare, OJF-të, korporatat multinacionale, rrjetet globale të mediave, organizatat terroriste, aleancat ushtarake, si dhe nga individë të spikatur. Diplomacia klasike publike ishte e njëanshme. Mesazhet dhe informacionet u shpërndaheshin masave, por nuk kishte përpjekje për të krijuar një dialog dhe për të dëgjuar dëshirat dhe interesat e marrësve të mesazheve. Diplomacia e re publike përdor komunikimin e dykahshëm, një element qendror në shumë modele të marrëdhënieve ndërkombëtare publike dhe diplomacisë publike, e cila kërkon dëgjim serioz dhe përgjigje të përshtatshme për mesazhet që vijnë nga vendet e tjera. VI. Përtej diplomacisë publike amerikane Pas 11 Shtatorit 2001, ngjarje që nxiti një debat ndërkombëtar për diplomacinë publike, kjo formë diplomacie është bërë një çështje e rëndësishme për ministritë e jashtme të të gjitha vendeve, që nga Kanadaja në Zelandën e re dhe që nga Argjentina në Mongoli.30 Zhvillimi dhe përforëcimi i diplomacisë publike nga një gamë më e gjerë shtetesh mund të shihet si simptomë e fuqizimit të soft power në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e intensifikimit të ndryshimeve në praktikën e diplomacisë publike, duke nxitur transparencën dhe bashkëpunimin mes aktorëve ndërkombëtarë. Diplomacia e re publike është më shumë sesa një instrument teknik i politikës së jashtme. Ajo është bërë pjesë e ndryshimeve thelbësore në konfigurimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Vendet e mëdha dhe të vogla nga SHBA tek Liechteisteini, shtete me regjime

110


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

demokratike ose autoritare si Kina dhe Signapori, shtete shumë të zhvilluara si Norvegjia, si dhe shtete të konsideruara si më të varfrat në botë si Etiopia, kanë demonstruar një interes në rritje për diplomacinë publike. Të gjitha vendet kanë makineritë e tyre të diplomacisë publike dhe disa janë kryesisht të mira. Duhet marrë në konsidetarë rasti i Irlandës, e cila e zbukuroi imazhin e saj si vend i high tech dhe si një lojtare me mirëqenie të lartë jetese në Evropë. Një shembull domethënës është Kina, kurba e imazhit të të cilës u lëkund që nga pika e ulët e masakrës në Tienanmen (l985), përmes vijës politike të ping pongut e deri në ditët e sotme, tek personaliteti i saj solid ndërkombëtar,31 si një nga polet më të rëndësishme të politikës, ekonomisë dhe marrëdhënieve me publikun global. Impakti i Lojërave Olimpike ‘Pekin 2008’, në imazhin global të Kinës, është debatuar shumë në sferat e diplomacisë publike, duke interpretuar pasojat pozitive për pozicionin që Kina zë në botë.32 Megjithatë, tani për tani, Amerika ka përparësinë e aplikimit të diplomacisë publike, duke patur më shumë lojtarë në fushën e medias, organizatave ndërkombëtare dhe OJF-ve, të cilat e quajnë Amerikën si shtëpinë e tyre dhe flasin me një zë global. Kjo është një fushë dinamike me një rritje të shpejtë të aktorëve ndërkombëtarë, ku rregullat e lojës ndryshojnë vazhdimisht. Një tjetër aktor i fortë në lëmin e diplomacisë publike, është Bashkimi Evropian, i cili është i angazhuar për arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme, kryesisht përmes veprimit diplomatik. Angazhimi, informimi dhe përforëcimi i ndikimit tek audiencat e targetizuara është jetik për marrëdhëniet e BEsë, si me vendet anëtare, ashtu dhe me shtetet e tjera. Në shtetet anëtare, përfaqësuesit e Komisionit Evropian kujdesen për pasqyrimin e imazhit të BE-së tek qytetarët duke monitoruar

111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

opinionin publik, duke shpjeguar veprimet e BE-së dhe politikat e saj dhe duke nxitur debatin publik për çështje të ndryshme. Realizimi i programeve të shumta për shkëmbimin arsimor ndërmjet shteteve anëtare, ka kontribuar në një kuptueshmëri më të gjerë të kulturave të tjera evropiane dhe të BE-së si një e tërë. Ekzistojnë diferenca thelbësore ndërmjet BE dhe SHBA, në kontekstin e roleve në arenën ndërkombëtare. Amerika është një shtet i unifikuar me institucione koherente politike, me një sens të qartë të interesave kombëtarë dhe me një set mjetesh të përcaktuara mirë për të realizuar objektivat në politikën e jashtme. BE nuk është një organizëm i unifikuar e as koherent dhe politika e saj e jashtme duhet të koordinohet mes 27 shteteve anëtare, ku secili prej tyre ka personalitetin e tij jashtë kufinjve të BE-së, shpesh madje ka diplomacinë e vet publike. Në njëfarë mënyre, diplomacia publike e BE, duhet të kombinojë interesat e çdo shteti në mënyrë sa më harmonike, për të siguruar përputhshmërinë e tyre dhe që Unioni të dalë me një zë të vetëm në politikën e tij të jashtme. Bashkimi Evropian nuk përdor një diplomaci publike në termat e ‘luftrave që duhen fituar’. Shtetet anëtare kanë tradita të hershme të diplomacisë publike, të cilat janë të ndryshme nga eksperianca e SHBA (veçanërisht, por jo vetëm, Franca, Britania dhe Gjermania). Aktivitetet e British Council dhe Alliance Française [Këshilli Britanik dhe Aleanca Franceze] nuk janë të specializuara në termat e luftës, por kanë një eksperiencë të gjatë në shkëmbimet kulturore dhe arsimore.33 Megjithatë, eksperienca e SHBA në aplikimin dhe perfeksionimin e diplomacisë publike është e rëndësishme dhe e volitshme për BE, e cila mbështet dhe vlerëson disa aspekte të diplomacisë publike amerikane:34 112


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

1) Çështja e ideve: duke iu referuar shembullit të SHBA, BE duhet të pranojë se idetë dhe perceptimet janë të rëndësishme në krijimin, apo mundësimin e një klime të favorshme për politikën e jashtme evropiane. Si një aktor strategjik në forcim e sipër, Unioni nuk mund ta injorojë këtë dimension të imazhit të tij në botë. 2) Nevoja për prioritet: një tjetër mësim nga përpjekjet e SHBA është fakti që diplomacisë publike duhet t’i jepet përparësi në aspektin institucional, në krijimin e fondeve dhe të vëmendjes. Diplomacia publike duhet të përshkojë procesin e bërjes së politikës së jashtme, me një shkallë të lartë ndikimi dhe drejtimi në këtë fushë. 3) Nevoja për strategji: përvoja amerikane tregon se një strategji është e nevojshme për të siguruar një kuadër të koordinuar për zhvillimin dhe përmbajtjen e aktiviteteve të diplomacisë publike. Një strategji e tillë duhet të përcaktojë parimet udhëzuese dhe objektivat për përpjekjet e një vendi. Kjo nuk është e mjaftueshme për të krijuar një pozitë të nivelit të lartë institucional për diplomacinë publike, nëse nuk ka strategji më të gjerë, për të cilin të bien dakort dhe të kontribuojnë të gjithë aktorët kryesorë. VII. E ardhmja e diplomacisë publike Duke parë prirjet e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të themi se qeveritë po angazhohen gjithnjë e më shumë në diplomacinë publike. Transparenca në qeverisje është një komponent shumë i rëndësishëm në shoqëritë demokratike, aq më shumë kur përforëcohet nga diplomacia publike, duke informuar dhe vlerësuar opinionin global. Kështu transparenca do të bëhet një atribut i zakonshëm i qeverive, bizneseve dhe organizatave ndërkombëtare, duke nxitur bashkëpunimin 113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ndërqeveritar dhe ndërshoqëror. Në këtë linjë arsyetimi, liderët e suksesshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare do tentojnë të bëhen më të aftë në përdorimin e mjeteve të diplomacisë publike për të fituar mbështetje për qëndrimet dhe veprimet e tyre. Diplomacia publike nuk do të jetë eskluzivitet vetëm për specialistë të caktuar, si të atashuarit kulturorë dhe mediatikë. Pothuajse i gjithë personeli i një ambasade do të angazhohet në diplomacinë publike, veçanërisht ambasadori dhe funksonarë të tjerë të lartë. Megjithatë, specialistët e diplomacisë publike gjithnjë do të jenë të rëndësishëm – ku bëjnë pjesë njerëz që kombinojnë aftësitë e menaxhuesve të sistemeve, e kërkuesve modernë, botuesve, ekspertëve të bazës së të dhënave, specialistëve të marketingut dhe të përkthyesve kulturorë. Ekspansioni i përdorimit të Internetit dhe shpërthimi i mediave sociale kanë krijuar mundësi të reja dhe sfida për diplomacinë publike. Interneti ofron mundësi të pashembullt për qytetarët për të patur akses në lajme dhe materiale argëtuese, për të krijuar dhe shpërndarë informacione vetjake dhe për të bashkëvepruar me organizata dhe institucione qeveritare të vendeve të tjera. Shumë shtete kanë përfituar nga Interneti, për t’i siguruar informacion dhe shërbime të tjera qytetarëve, përmes një sërë teknikash që janë bërë të njohura si e-Qeverisja. Shtetet janë duke eksploruar përdorime më të zgjeruara të teknologjisë së Internetit, të cilat shkojnë përtej shërbimeve aktuale për sigurimin e informacionit. Këto përfshijnë përdorimin më interaktiv të Internetit, i referuar si “Qeveria 2.0”.35 Dinamikat e reja në fushën e diplomacisë publike janë çelësi për të kuptuar si sfidat ashtu dhe mundësitë për të komunikuar në mënyrë më efikase. Së pari, bota e re e diplomacisë publike është ‘përmbytyr’ në lajme dhe informacione. Asnjë pjesë e kësaj

114


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

bote nuk mund të mbijetojë pa raportimin e lajmeve nga shumë burime, shumica e të cilave pretendojnë se janë të paanshme dhe asnjë qeveri nuk është në gjendje të kufizojë tërësisht hyrjen e lajmeve. E ardhmja e diplomacisë publike duhet të pasqyrojnë këtë shpërthim të burimeve të lajmeve dhe informacionit.

115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Qendra Murrow, faqja online ‘what is Public Diplomacy’ http://www.publicdiplomacy.org/1htm. 2 Mark Leonard, Public Diplomacy, The Foreign Policy Centre, Londër 2002, fq 3. 3 Mark McDowell,Public Diplomacy at the Crossroads: Definitions and Challenges in an “Open Source” Era, 2008. 4 Analizë e bazuar tek botimet e Jan Melissen, The New Public Diplomacy: Soft Power in International Relations, Basingstoke, 2005; dhe e Mark Leonard, Public Diplomacy, The British Council Publications, 2002. 5 Edward R. Murrow - një nga gazetarët më të shquar të Amerikës, në vitin 1961, emërohet nga presidenti Xhon Kenedi si shef i Agjencisë së Informacionit të SHBA (USIA). USIA, agjencia e qeverisë amerikane që zhvillonte «luftën e ideve» kundër Bashkimit Sovjetik, që nga viti 1953 ishte ngarkuar me detyrën për «t’i treguar botës portretin e Amerikës» përmes shkëmbimeve arsimore dhe edukative, librave dhe botimeve, programeve radiofonike nëpërmjet Zërit të Amerikës, bibliotekave dhe qendrave të informacionit të drejtuara nga ambasadat e SHBA nëpër botë. Detyra e Murrow-t si shef i USIA-s në fillim të viteve 1960, përkoi me ngjarje të rëndësishme: rifillimi i provave bërthamore nga sovjetikët, kriza e raketave në Kubë dhe vrasja e Kenedit. 6 Mark Leonard, Public Diplomacy, The British Council Publications 2002, fq 8. 7 Një pikëpamje e ngjashme mund të gjendet nën okelion ‘Public Diplomacy and Propaganda’ në websitin http://www.publicdiplomacy.org/1.htm 8 ‘The American president with a laudable desire,’ Times (Londër), 15 janar 1856, fq.6. 9 ‘Forty-First Congress, Third Session,’ New York Times, 20 janar 1871, fq. 2. 10 ‘President’s address to congress a reply to Hertling’s and Czernin’s peace terms.’ Washington Post, 12 shkurt 1918, fq. 5. 11 ‘President finds equivocation in Hertling reply,’ Christian Science Monitor, 12 shkurt 1918, fq. 1. 12 ‘Public diplomacy opposed in Senate,’ Washington Post, 11 qershor 1918, fq.3; ‘Open treaties beaten,’ Washington Post, 13 qershor 1918, fq. 2. 13 J. Roscoe Drummond, ‘The Press and Public Diplomacy,’ Christian Science Monitor, 18 shtator 1928, fq. 20. 14 Leader: ‘Diplomacy, public and private,’ Times, 14 mars 1946, fq. 5. 15 Walter Lippmann, ‘Today and tomorrow: Talking about talking,’ Washington Post, 19 nëntor 1953, fq. 15. 16 Nicholas J. Cull, Public Diplomacy Before Gullion: The Evolution of a Phrase, 1

116


Joana KOSHO Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare

USC Center on Public Diplomacy, prill 2006. 17 David Bazinet, ‘Bush: Victims thank U.S.’ Daily News (New York), 14 janar 2005, fq.30. 18 Nicholas J. Cull është profesor i Diplomacisë publike në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, ku drejton një program Masteri në këtë fushë. Ai ka publikuar shumë libra dhe broshura për diplomacinë publike, propagandën dhe masmedian. 19 Nicholas J. Cull, Public Diplomacy: Lessons from the Past, Los Angeles, 2009, fq. 18. 20 Monroe E. Price, Public Diplomacy and Transformation of International Broadcasting http://ics.leeds.ac.uk/papers/pmt/exhibits/409/Price.pdf 21 L. John Martin, Effectiveness of International Propaganda, University of Maryland, 1971 22 Philip Seib, Gazetari Global, përkthyer nga Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2009, fq 18. 23 Nicholas J. Cull, 2009, fq 22. 24 Eytan Gilboa, The CNN Effect: The Search for a Communication Theory of International Relations, http://210.240.189.212/ntcu9400/9402/9422/ftp/3_class/00_full_paper/ AEL092328_%20Search%20for%20a%20Communication %20Theory%20of%20International%20Realations_% E9%99%B3%E6%98%AD%E5%90%9B.pdf 25 Marrë nga leksioni i Joseph Nye, Soft Power and Public Diplomacy in the 21st Century, British Council Parliamentary Lecture, 20 janar 2010. 26 Jan Melissen, The New Public Diplomacy, Londër; Palgrave, 2005. 27 Joseph S. Nye, Soft Power; Public Affairs Press, New York, 2004. 28 Eytan Gilboa, Public Diplomacy in the Information Age http://icp-forum.gr/wp/wp-content/uploads/2008/12/gilboa-lecture-athensjan-2009.pdf 29 Joseph S. Nye, Smart Power Needs Smart Public Diplomacy, Daily Star, 15 shkurt, 2010. 30 Jan Melissen, Wielding Soft Power. The New Public Diplomacy, Netherlads Institute of International Relation, Clingendael, maj 2005, fq 18 31 Crocker Snow Jr, Public Diplomacy Practitioners: A Changing Cast of Characters. http://fletcher.tufts.edu/murrow/readings/changingcast.html 32 Iskra Kirova, New Developments in Public Diplomacy, dhjetor 2009, fq 9 33 Për më shumë informacion mund të shihni websitet: www.britishcouncil.org dhe www.alliancefr.org 34 Dov Lynch, Communicating Europe to the world: what public diplomacy for the EU, nëntor 2005, fq 22 35 Për më shumë informacion mund të shihni: http://www.virtualpolicy.net/unigf-virtual-worlds-and-public-diplomacy-in-the-digital-age

117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Shpëtim CAMI Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Gjeopolitika dhe partitë politike Së fundmi, partitë politike kanë dalë me një shprehje të re: Gjeopolitika Elektorale (Enciklopedia Gjeopolitike Franceze, Cordellier, 2005 ). Sa më shpesh dëgjon analistë dhe politikanë teksa përdorin në ligjëratat e tyre fjalën gjeopolitikë aq më shumë i largohen kuptimit të vërtetë të saj. Të flasësh për gjeopolitikë elektorale së pari duhet të ndërtosh një platformë elektorale. A kanë partitë politike shqiptare një platformëtë tillë? Pikërisht ky studim do të përpiqet të rrekë këto problematika që hasen në sistemin politik shqiptar duke bërë një skanim të shpejtë të tre partive kryesore PS, PD dhe LSI duke i krahasuar me sistemin politik në Britaninë e Madhe për të parë ndryshimet dhe mospajtimet e tyre sesi realizohet një: platformë elektorale.

Fjalë kyçe: partitë politike, gjeopolitika elektorale, programi elektoral, fokusimi gjeografik, grupet e interesit.

118


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Abstrakt Në demokracitë e Greqisë së Lashtë zyrtarët publikë zgjidheshin me votim me raste por në shumicën e rasteve zgjidheshin me short. Në Romë asambletë e popullit zgjidhnin tribunë e tyre. Në mesjetë zgjedhjet u braktisën, përveç disa rasteve kur kishin të bënin me zgjedhjen e papatit, ose zgjedhjes së Perandorit të Shenjtë Romak përmes zgjedhësve të veçantë që e gëzonin këtë të drejtë të trashëgueshme. Në periudhën moderne zgjedhjet ishin të lidhura ngushtë me zhvillimin e formave të qeverisjes demokratike që nga shekulli i XIII në Angli dhe duke vazhduar përmes shekujve me akte të posaçme për ligjërimin e kësaj të drejte në shek e XIX përmes së drejtës së votës së fshehtë në 1872. Sot e kësaj dite në Shqipëri partitë politike vazhdojnë diskutimin për sistemin elektoral, kodin zgjedhor, të drejtën e votës duke iu hakërryer njera-tjetrës. Por, a i kanë ndjekur partitë

119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

politike këto ndryshime në organizimet e tyre të brendshme? Shpesh partitë politike në Shqipëri flasin për liberalizimin si proces dhe domosdoshmëri jetike, por a e ndjekin ato liberalizimin në sistemet e tyre të brendshme? Çfarë ndodhi me parimin një anëtar një votë? Së fundmi, partitë politike kanë dale më një shprehje të re: Gjeopolitika Elektorale (Enciklopedia Gjeopolitike Franceze, Cordellier, 2005 ). Sa më shpesh dëgjon analistë dhe politikanë teksa përdorin në ligjëratat e tyre fjalën gjeopolitikë aq më shumë i largohen kuptimit të vërtetë të saj. Të flasësh për gjeopolitikë elektorale së pari duhet të ndërtosh një platformë elektorale. A kanë partitë politike shqiptare një platformë të tillë? Ky studim do të përpiqet të prekë pikërisht këto problematika që hasen në sistemin politik shqiptar, duke bërë një skanim të shpejtë të tre partive kryesore PS, PD dhe LSI e duke i krahasuar me sistemin politik në Britaninë e Madhe për të parë ndryshimet dhe mospajtimet e tyre në mënyrën se si realizohet një: platformë elektorale, program elektoral, sistem elektoral dhe përdorimi i gjeopolitikës elektorale për një rezultat pozitiv. 1- Imazhi shqiptar mbi partitë politike Para disa vitesh, kur do të ndërtohej një rrugë buzë lumit të Matit, pranë Urës së Zogut, një specialist ushtarak i huaj, kërkoi të më takonte. Në atë kohë isha i angazhuar politikisht në rrethin e Kurbinit. Pyetjet e tij më kanë shërbyer në fushatat elektorale. Po evidentoj disa prej tyre: Cila është përbërja e popullsisë së kësaj zone? Çfarë besimi fetar kanë? Si bëhen lidhjet martesore? Cili është niveli ekonomik? Cili është niveli arsimor? Cilat festa festojnë më shumë? Si janë marrëdhëniet ndërmjet besimeve fetare të ndryshme? Cili besim fetar është më i përhapur? Sa media vizive dhe të shkruara ka kjo zonë? Për cilin shtet të

120


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

huaj kanë më shumë vlerësim dhe për cilin janë skeptikë? Cili është raporti i forcave politike në qeverisjen vendore, etj. Para çdo fushate elektorale, e ridimensionoja këtë pyetësor duke e përshtatur dhe plotësuar me pyetje të tjera. Një pyetësor i tillë të mëson të ndërtosh punën dhe të hartosh programe sa më efektive në komunikimin me votuesit. Libra të tillë ka pak në tregun tonë dhe temës së gjeopolitikës elektorale, studjuesit i rrinë disi larg. Mjafton të shohim disa botime të para-fushatës elektorale në Britaninë e Madhe në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 6 majit 2010 dhe mund të kuptohet sesa shumë ushqehet elektorati britanik nga studjuesit politikë para se t’i drejtohen kutisë së votimit! Tre autoret britanikë, Eamonn Butler, Jonathan Maitland dhe Mark Thomas, i bëjnë me dije partive politike dhe kandidatëve të saj se: Cilët janë 12 hapat e programit për të ribërë Britaninë? Çfarë duhet të dinë qytetaret para se të votojnë, si dhe pyetja: Çfarë kërkojnë vërtet njerëzit? Në këto 19 vjet, në Shqipëri ka ndryshuar disa herë kodi elektoral dhe sistemi zgjedhor. A i kanë ndjekur partitë politike këto ndryshime në organizimet e tyre të brendshme? Nga një vështrim i shpejtë i statuteve të PD-së, PS-së dhe LSI-së, vëren se ka mospërputhje të dukshme dhe ndryshime të vonuara midis organizimeve administrative zgjedhore dhe atyre partiake. Një bashkësi partie qarku, e cila ka në përbërjen e saj, deputetë, kryetarë njësish vendore, këshilltarë, prefektë, kryetar qarku, është një forum shumë i rëndësishëm vendor dhe meriton të ketë kompetenca shumë më të mëdha sesa ka aktualisht, aq më tepër në një sistem elektoral proporcional rajonal. Ndërtimi i kësaj gjeopolitike për mua është i rëndësishëm dhe procesi duhet parë edhe nga brenda partive. Të gjitha studimet e deritanishme përfshijnë produktet e partive. Askush nuk ka hyrë në brendësi

121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të funksionimit të tyre, aty ku gatuhet produkti. Megjithatë, ky kufizim ka disa arsye sipas të cilave del jashtë objektit të këtij studimi. “Vdekje politikës, liri popullit – Kriza e përfaqësimit në Shqipëri” - bën apel Blendi Kajsiu, pedagog në UET, në esenë e tij publikuar tek numri i pestë i revistes “POLIS”, botim i këtij universiteti. Autori e nis studimin me një deklaratë akuzë të ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa: “Po të më pyesni mua, do preferoja një moratorium dy vjeçar, që ndalon funksionimin e partive politike dhe shtetin ta marrin nën kontroll specialistët...”. 1 A ka imazh më negativ për politikën shqiptare?! Sidoqoftë, edhe pse autorët janë akademikë të vlerësuar, përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj politikës! Po qytetarët çfarë mund të thonë? Shpesh përgjigjja e tyre është bojkoti ndaj proceseve të votimit! Kështu politika abuzive e ka shumë më të lehtë. Qytetarëve u krijohet urrejtje për politikën dhe largohen prej saj duke i bërë një shërbim të mirë politikës abuzive dhe zgjedhjes së një klase politike nga një numër gjithnjë e më i vogël qytetarësh – një rrugë drejt militarizimit të shoqërisë dhe krijimit të shtresave votuese vetëm nga militantët dhe kategoria e lidhjeve personale me klasën politike. Një numër shumë i vogël ky, në raport me masën e madhe të qytetarëve votues. Kështu, përqindja e gabimit në zgjedhje është shumë herë më e madhe. Cila është zgjidhja? Të kontribuojë secili prej nesh me sa mundet pa hedhur helm mbi politikën sepse është një pështymë që bie përsëri në fytyrën tonë. Këto procese kanë nevojë per modele taktikash, strategjish apo skenarësh, që në çdo rast varen nga rrethanat. Ndryshe bëhet politika në SHBA dhe ndryshe në Kinë. Ndryshe në

122


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Mamurras e Laç dhe ndryshe në Tiranë apo Korçë. Agjensia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në marrëveshje bashkëpunuese me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), mundësuan për zgjedhjet e vitit 2005, një manual të autorit J, Brian O‘Day. Ndërsa botimi i dytë i USAID dhe NDI në vitin 2005, titullohej “Një anëtar, një votë”. Autorët e librit sjellin për lexuesin një bashkësi të pafundme argumentash pro dhe kundër implementimit të parimit “Një anëtar, një votë”, duke sjellë një frymë debati rreth partive politike dhe procesit demokratizues të tyre. Ka dhe jo pak studiues si p.sh. Andri Nurellari, që janë kategorikë kundër proceseve demokratizuese të partive politike, duke reklamuar liberalizmin si të vetmen zgjidhje. Liberalizmi, edhe pse është një teori politike që më pëlqen personalisht, ka nevojë për një klasë politike që ta përfaqësojë në parlament. Në parlament nuk mund të futesh pa një parti politike. Kjo parti politike nuk mund të prodhojë dhe të zbatojë teoritë e saj mbi shtetin e së drejtës pa një organizim dhe funksionim të saj. Le të shohim liberalët britanikë dhe partinë e tyre politike, liberalët kanadezë apo australjanë dhe pastaj të provojmë të godasim organizmin e tyre të brendshëm apo proceset demokratizuese të partive të tyre [?!]. Tre vitet e fundit (2008-2010) janë karakterizuar nga një fluks i madh botimesh në fushën e shkencave politike. Autorë të huaj dhe shqiptarë, opinione dhe analiza politikanësh dhe ishpolitikanësh, revista dhe botime të OJF-ve, kanë mbushur libraritë tona. Ky është një lajm i mirë. Pas rreth 20 vitesh demokraci, po dalim edhe nga izolimi i letërsisë politike. 2- Gjeopolitika si shkencë Nga vetë emri, termi Gjeopolitikë, nënkupton rritjen dhe zgjerimin e influencës politike në një territor sa më të gjerë. Nje profesor i

123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Gjeografisë Politike, më kritikoi për nocionin e përdorur rreth gjeopolitikës, duke e konsideruar atë si shkencë. “Ajo vërtet është një ndër pesë shtyllat e qeverisjes, por unë nuk mund ta emërtoj si shkencë”, shtoi ai. Gjithësesi unë mbroj tezën që gjeopolitika është shkencë. Mjetet dhe termat mund të ndryshojnë në kohë, por qëllimi është i njëjtë. Prof. Dr. Pajtim Ribaj, lektor i kësaj lënde në Universitetin UFO dhe në Akademinë Ushtarake Shqiptare, pasi jep përkufizimet e këtij termi nga studjues të të gjitha kohërave, të përball me një bashkësi temash studimi ku shikon se kjo fushë është e pafund, por dhe delikate. Hartimi i një skenari të pamenduar mirë dhe moszgjedhja e burimeve njerëzore të duhura mund të sjellë një produkt negativ, e për pasojë rrezikon mijëra mbështetës. Në numrin e parë të revistës “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, botim i Qendrës “Hapësirë”, Prof. Dr. Ribaj shprehet: “Ne jemi pjesë e një organizmi, i cili përmban teori të ndryshme, ne jemi pjesë e një kombi, ne jemi pjesë e një shteti. Si të tillë, ne ndikojmë në fuqizimin e tij, por ndonjëherë edhe të kundërtën.” 2 Ndaj, na duhet ta njohim gjeopolitikën, të dimë se si të zgjerojmë influencën e gjeopolitikës së shtetit tonë, por duke bërë mirë, duke fuqizuar veten dhe të tjerët. Ky raport midis vetes dhe të tjerëve, është fokusi i debatit. Këtu hyn në lojë individi, i cili me tiparet e tij personale e ndryshon këtë raport për veten e tij, për atë që përfaqëson dhe për të tjerët. Mund të prezantosh eksperienca të së shkruarës, por nuk mund të bësh publik një projekt i cili të shërben për të realizuar një qëllim, e as nuk mund ta prezantosh të plotë një eksperiencë të kaluar sa kohë që ai projekt ka patur një kosto të caktuar dhe të shumëfishtë. Gjeopolitika është një shkencë e ndërlikuar dhe elitare. 124


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Skenarët gjithmonë hartohen nga strategë të fushës dhe me eksperiencë. Skenarët projektohen nga nivele të larta dhe asnjëherë nuk bëhen publikë. Fillimet zyrtare të kësaj shkence datojnë në fundin e shekullit XIX dhe vazhduan të zbatohen dhe në shekullin XX, që sapo mbyllëm. Gjeopolitika lindi si koncept dhe është përmendur për herë të parë nga Federik Ratzel, i cili konsiderohet si babai i Gjeopolitikës. Në vitin 1896, ai publikoi veprën e tij “Gjeografia Politike”, duke trajtuar bazat e kësaj shkence. Gjeopolitika është akoma më e lashtë. Ishin Platoni, Aristoteli dhe Straboni që krijuan një lidhje midis politikës së popujve dhe faktorëve gjeografikë të territoreve të tyre. Më tej, ky koncept është zhvilluar nga Makinder dhe Spykman, në veprat e tyre për fuqinë e shtetit. 3 Shpesh termi ‘Gjeopolitika’ na kujton ‘Politikat Ndërkombëtare’. Por që të bësh një politikë ndërkombëtare, së pari duhet të bësh një politikë kombëtare. Nëse ti nuk di të zgjerosh influencën tënde jashtë familjes ku jeton, jashtë njësisë vendore ku banon, jashtë organizatës ku je i anëtarësuar, si mund të pretendosh të udhëheqësh dhe të përfaqësosh, si mund të krijosh hapësirë kombëtare apo ndërkombëtare? Shkenca e Gjeopolitikës u zhvillua më tej nga Johan Rudolf Kjellén, një shkencëtar politik suedez i Partisë Konservatore, aty nga viti 1899. Për rreth 30 vjet, kjo shkencë ka qenë pak e njohur. Në vitin 1930, u përkrah nga një grup studjuesish të gjeografisë politike gjermane, përfaqësuar nga Dr. Karl Haushofer, në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Mynihut. Kjellen ka qenë nxënës i Friedrich Ratzel, profesor i shkencave politike. Shoqata e Haushoferit, nëpërmjet Rudolf Hess-it e solli gjeopolitikën, në konceptin për t’ju kushtuar luftës. Kjo ndodhi kur Hitleri konsolidoi fuqinë 125


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dhe formoi partinë naziste. Në këtë këndvështrim, gjeopolitika është e frikshme, por çfarë nuk është e frikshme kur tejkalohet masa! Edhe kripa është e dëmshme për shëndetin nëse teprohet. Gjatë vitit 1933, shumë studjues në Lindje dhe Perëndim, treguan interes për gjeopolitikën si shkencë. Elton Qendro, i diplomuar në studimet Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Universitetin UFO, në një shkrim titulluar: “Gjeopolitika kritike vs klasike” shkruan: “Gjeopolitika kritike investigon ndërtimin social të hapësirës – mënyrën në të cilën hapësira është e kuptimplotë nga shumë aktorë gjeopolitikë dhe idetë e tyre. Hapësira është thelbësore për gjeopolitikën kritike. Megjithatë, ndryshe nga gjeopolitika klasike dhe materializmi i saj shpesh i nënkuptuar, kjo shkarkon çdo marrëdhënie midis hapësirës gjeografike dhe politikës globale. Në vend të kësaj, ajo heton ndërtimin social të hapësirës – mënyrën në të cilën hapësira bëhet kuptimplote nga një grup i gjerë aktorësh gjeopolitikë dhe idetë e tyre.” 4 Ndërsa Carlo Jean, në librin e tij “Gjeopolitika”, thekson se “Gjeopolitika përbën skeletin ose “trupin” e shtetit që jeton në sajë të të pasurit të një shpirti e të një mendje. Këtyre u korrespondojnë edhe disa kategori analitike, të cilat ndahen në nënkategori: “demopolitika” (që përfshin etnopolitikën, që ka të bëjë me kombësinë dhe madhësinë e popullsisë) dhe “psikopolitika” (që merret me karakterin dhe vlerat e popullit); “ekopolitika”; “autarkipolitika”; “ekonomopolitika” etj.” 5 “Dilema e politikës globale nuk është aq në gjeopolitikë sesa në “gjeoqeverisje” dhe vazhdimësia, më dendur, paraqitet si një përplasje, jo fort e pëlqyeshme. Ajo zhvendoset dhe qëndron në krijimin e strukturave drejtuese në shkallë globale”6, shkruan Prof. As. Dr. Kristaq Xharo në Revistën “Mbrojtja”, duke na prezantuar edhe një kategori apo objektiv tjetër të Gjeopolitikës

126


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

së sotme. Por si shkohet deri në qeverisje? Në cilin vend të botës, partitë politike nuk krijojnë parlamentin dhe në cilin vend parlamenti nuk miraton ligjet e qeverisjes dhe nuk kontrollon qeverisjen? Problemet në qeverisje, vijnë nga politika dhe vetëm nga politika! Nëse një nga shqetësimet globale sot është edhe rritja e kapaciteve administrative, problemi duhet trajtuar duke i shkuar sa më në origjinë politikëbërjes, aty ku gatuhen dhe propagandohen idetë. Ne kërkojmë të forcojmë institucionet. Po si mund të forcohen ato kur çdo gjë varet nga politika? Gjatë 19 viteve, kemi parë dhe dëgjuar debate të ashpra politike rreth Prokurorit të Përgjithshëm apo personave të tjerë me poste të larta në drejtësi, si Zef Brozi, Arben Rakipi, Theodhori Sollaku, etj. Si mund të jetë i pavarur prokurori i rradhës nëse ai është i kërcënuar dhe i fyer nga politika dhe media? Politikanët në këto 19 vjet, kanë qenë prokurorët më të ashpër, të akuzuarit më të mëdhenj dhe më pas - shtrëngime duarsh dhe përqafime. Ndaj, kemi nevojë për një shkollë të fortë politike, për politikanë të kualifikuar, për politikanë llogaridhënës e raportues, për politikanë përfaqësues. Në këto kushte trajtimi i temave studimore rreth shkencave politike, prezantimi i përvojave më të mira në kushte të njëjta, analiza e faktorëve dhe aktorëve që ndikojnë në një proces politik është një domosdoshmëri për të siguruar progresin e shoqërisë shqiptare. Një nga kategoritë analitike të gjeopolitikës është edhe ‘Gjeopolitika Elektorale’ që ka të bëjë me hartimin e strategjisë dhe taktikave të organizimit dhe funksionimit të fushatave elektorale, aq më tepër që aktualisht funksionojnë edhe agjensi të specializuara për këtë çështje. Ndryshimi i sistemeve politike, ka sjellë ndryshim edhe në

127


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjeopolitikën e partive politike. Pas vitit 1992, të gjitha partitë politike në Shqipëri u organizuan vetëm mbi bazë territori duke synuar një shtrirje sa më të madhe territoriale. Por kjo nuk mjafton. Partitë politike shqiptare kanë lënë pas dore shtrirjen kohore - në kuptimin e menaxhimit të burimeve njerëzore që nga krijimi i tyre. Një numër i konsiderueshëm anëtarësh janë larguar nga partitë politike duke u bërë asnjanës ose duke ndryshuar parti. Shumë të tjerë nuk pranojnë të shprehen. Ky fenomen është një fushë e hapur studimi dhe kërkon kujdesin e duhur nga shkencat politike në përgjithësi dhe nga gjeopolitika elektorale në veçanti. Politologët Andrew Heywood, Donatella Della Porta, Jean Marie Denquin, Brian McNair, Daniel – Luis Seiler, Karlo Zhan si dhe diplomati amerikan Kisinger, na japin një panoramë të plotë të shkencave politike dhe të gjeopolitikës si degë e saj. Aty gjejmë metodat epistimiologjike, antropologjinë dhe ontologjinë e shkencave politike, si dhe metodat dhe procedimet shkencore. 3 – Gjeopolitika dhe partitë politike Të gjitha partitë politike, që kur krijohen, kanë si objekt rritjen e influences së tyre duke shpallur mbrojtje për sa më shumë shtresa sociale; sepse sa më shumë influencë, aq më shumë përfaqësues në parlament apo në qeverisjen vendore si dhe më shumë përgjegjësi për qeverisjen e vendit. Nëse ky proces kryhet mirë, atëhere ai është i vazhdueshëm. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë fokusi i ri i një partie politike dhe gjeopolitikës së saj, pas suksesit në ato kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, u regjistruan si subjekte zgjedhore 45 parti politike, ndërkohë që parlamenti përbëhet nga 140 deputetë.

128


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Partitë politike sot quhen elektorale. A nuk është gjeopolitika elektorale në thelbin e qëllimeve dhe të veprimtarisë së çdo partie politike? Sigurisht që po. Një parti krijohet dhe synon të marrë pushtet për të realizuar programin e saj. Nga mënyra se si e ndërton ajo këtë program, sesi e transmeton atë në sa më shumë votues dhe në një territor sa më të gjerë, varet dhe suksesi i saj. Një përvojë sado pozitive që të jetë për një shtet, nuk mund të implementohet në një shtet tjetër, sepse faktorët dhe aktorët janë krejt të ndryshëm në popuj me kultura të ndryshme. Ky parim vlen edhe nga një zonë në një zonë tjetër elektorale, nga një parti në një parti tjetër. Burimet njerëzore dhe mjedisi janë dy faktorë që kushtëzojnë një sjellje dhe një veprimtari të caktuar. Njohja e historisë politike ndihmon çdo politikan të ri që në hapat e parë të rrugës së tij të gjatë, të dijë nga kanë ecur paraardhësit. Cilat gabime nuk duhen përsëritur? Cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në këto procese dhe sa do të ndikojnë në hartimin e politikave të zhvillimit të vendit? Cili është ndikimi i faktorit ndërkombëtar në shtetet e vegjël dhe në partitë politike? Cilat janë detyrimet dhe kufizimet e një anëtarësimi në një

129


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

organizatë ndërkombëtare dhe a mund të ndërtohen politika të pavarura në këto kushte? Cilat janë përfitimet dhe si do t’i përdorësh ato në favor të vendit tënd? Duke iu kthyer analizës së veprimtarisë së partive politike, na rezulton se një nga objektivat e tyre është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare politike përkatëse, si p.sh. Internacionalja Socialiste për PS-në dhe LSI-në, si dhe Unioni Demokratik Europian, apo Partitë Popullore Europiane për PDnë. Në faqen e saj të Web-it, PD shkruan: “Në vitin 1995, Partia Demokratike e Shqipërisë, pas gati një viti me statusin e “anëtarit shok”, u pranua anëtare me të drejta të plota e EDU (Unioni Demokratik Evropian), ombrella më e madhe e partive të qendrës së djathtë evropiane. Kjo ngjarje përbën edhe rastin e parë të anëtarësimit të një force politike shqiptare në një organizëm politik evropian pas shembjes së diktatures komuniste dhe rivendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri”.7 A është veprimtaria e tyre në sinkron me këto organizma ndërkombëtarë apo shpesh janë të detyruar të përballen me ndryshim qëndrimesh? Daniel Louis Seiler, në librin “Partitë Politike”, thekson mendimin e dy politologëve amerikanë, Lapalombares dhe Myron Weiner, sipas të cilëve, që një grup të konsiderohet parti politike ai duhet të përmbushë katër kushte: Vazhdimësinë në organizim - dmth një organizim, jetëgjatësia e të cilit të mos varet nga jetëgjatësia e drejtuesve aktualë. Organizim që të duket i përhershëm në nivel lokal, ku të mos mungojë komunikimi i rregullt dhe mënyra të tjera marrëdhëniesh ndërmjet elementëve vendorë dhe kombëtarë.

130


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Vendosmëri e ndërgjegjshme e drejtuesve për të marrë dhe ruajtur pushtetin ose në koalicion me të tjerët, si në nivel lokal edhe në nivel kombëtar dhe jo thjesht për të ndikuar ushtrimin e pushtetit. Të ketë një organizim të tillë që të përpiqet të fitojë partizanë ose përkrahës gjatë zgjedhjeve dhe që të arrijë me çdo mënyrë të fitojë mbështetjen popullore”.8 Kjo parti politike, me këto katër karakteristika, pas zgjedhjeve administron shtetin sipas programit të saj elektoral ose të koalicionit. Si mund të fitosh përkrahës, apo elektorat, pa ndërtuar një platformë gjeopolitike? Një fushatë elektorale është një skenar gjeopolitik. Në vende të ndryshme, partitë politike kanë tipare të ndryshme. Të tilla janë dhe modelet e shteteve të tyre. Çdo parti ka dy dokumente kryesore: statutin dhe programin. Mbi bazën e këtyre dy dokumenteve kryesore ajo organizon gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë e saj politike në opozitë dhe pushtet. Gjeopolitika është një nga degët e shkencave politike. Me një histori rreth 100-vjeçare në Shqipëri, kjo shkencë ka një histori të shkurtër në konceptin e studimeve politike. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet, cilat janë rrisqet dhe mundësitë për një parti politike? Nga mënyra se si një parti politike harton skenarët politikë e elektoralë, do të varet suksesi i saj në një fushatë elektorale dhe më tej në qeverisje. Çdo shtet ka historinë e tij, historinë e klasës politike, historinë e marrëdhënieve ndërkombetare, historinë e institucioneve të pavarura dhe mënyrat e ndërtimit dhe të funksionimit të tyre. Shpesh dëgjojmë edhe sot e kësaj dite fjalët “VULLNET POLITIK”, të cilat lidhen me kërkesën që shtrohet para partive politike për të arritur një marrëveshje, për të hartuar apo për të

131


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ndryshuar një ligj. Sa kohë që vullnetet politike dominojnë jetën e një vendi, reformimi i partive politike është një domosdoshmëri e përhershme në dinamikë me zhvillimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Studimi shkencor i sistemeve partiake, të cilat prodhojnë sisteme politike, është prioritar. James Bryce është një ndër studjuesit që ka dhënë më shumë kontribute në këtë fushë. Daniel Luis Seiler shkruan në librin e tij “Partitë Politike” se, “Bryce i trajtoi partitë politike kryesore në këndin e sistemeve të partive. Sipas tij, studimi i sistemit të partive i jep vëzhguesit, çelësin për të kuptuar sistemet politike. Sistemi i partive është për sistemin politik, ashtu si nervat dhe muskujt janë për organizimin, ndërsa kockat janë “Institucionet” e tij.”9 Në Shqipëri, janë botuar studime të shumta, duke iu shmangur studimit të sistemeve partiake. Një gjë e tillë përbën devijim nga problemi kryesor. Të reformosh një parti politike është një proces serioz dhe i vështirë. Me reformimin shpesh është abuzuar. Kjo e ka bërë të frikshëm procesin. Në vendet e vogla procesi personalizohet dhe për shkak të këtij personalizimi lindin konflikte. Më 21 prill 2008, partitë kryesore politike shqiptare, PD dhe PS, ranë dakord për ndryshimin e kushtetutës. Një ndryshim që futi në grevë urie disa anëtarë të LSI-së. Ishte vullneti politik ai që ndryshoi dokumentin themelor të shtetit. Ndaj Bryce ka të drejtë. Sa më shumë përfaqësuesit e shkencave politike të studiojnë partitë politike shqiptare, aq më i shëndoshë do të jetë sistemi ynë politik. Shikoni statutet e tyre dhe bëni një analizë të ndryshimeve të tyre dhe të zbatimit praktik. Do të shikoni se ligjet e parlamentit nuk gjejnë implementim, kur zbatimi i statuteve të partive politike që ndërtojnë shtetin lë shumë për të dëshiruar. Një parti politike pa rregulla, si mund të

132


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

ndërtojë një shtet me rregulla? 10 Në një debat televiziv me disa politikanë dhe analistë, njëri prej tyre, po përpiqej me shumë mundim të shpjegonte se cilat ishin pasojat e një ndryshimi statutor në PS. Për fat të keq, asnjë nuk e dëgjonte, madje e frenuan dhe nuk e lejuan të merrej me këtë temë, pasi u trajtua nga analistët si shumë e parëndësishme. Në fakt, aty burojnë të gjitha. Aty shprehet se si është ndërtuar dhe funksionon një parti. Në këto 20 vjet, statutet kanë ndryshuar jo si pasojë e studimeve komplekse statistikore dhe në sajë të përvojave pozitive, por si kërkesë lidershipi apo për ndryshim lidershipi. Për mua këtu fillon studimi. Si funksionojnë partitë politike shqiptare? Pse ndjehesh jashtë tyre sapo të shprehësh një mendim ndryshe, të pretendosh për vendime të studjuara, apo të kërkosh një analizë? Pse rreshtimi i verbër është karakteristikë e të gjitha partive politike shqiptare? Pse mungojnë analizat brenda tyre? Pse edhe parti të vogla ndahen pa fund në pjesë akoma më të vogla? A nuk është ky një fenomen për t’u studjuar dhe për ta ndryshuar me rekomandime shkencore? Sipas Andrew Heywood funksionet kryesore të partive politike janë: • Përfaqësimi • Formimi dhe rekrutimi i elitave • Formulimi i qëllimeve • Artikulimi dhe grupimi i interesave • Shoqërizimi dhe mobilizimi • Organizimi i qeverisë Përfaqësimi është roli kryesor i partive politike, por shpesh

133


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ndodh që ky përfaqësim devijon duke shkelur kontratën me votuesit. Forumet e rreshtuara harrojnë që janë përfaqësues të zonave përkatëse edhe mandatet e marra nga vota e anëtarësisë në veprimet dhe qëndrimet e tyre asnjëherë nuk i referohen mendimit politik të votuesit të tyre, por e përdorin atë si një mandat privat. Kjo prodhon krizën e përfaqësimit dhe për rrjedhojë edhe krizën në nivele më të larta. Përgjithësisht votuesi është personi më i interesuar për përfaqësim dhe zhvillim. “Partitë shpesh kthehen në mjete me anë të të cilave grupet e biznesit, të punës, fetare, etnike e të tjera, paraqesin ose mbrojnë interesat e tyre të ndryshme”, shkruan tek “Politika” Andrew Heywood. 11 Partia Laburiste Britanike është krijuar nga lëvizja sindikaliste, më qëllim që të realizohej përfaqësimi politik i klasës punëtore. Partia për Drejtësi dhe Unitet në Shqipëri, u krijua dhe shpalli në themelimin e saj ‘Çështjen çame’, pra një çështje etnike. Partia e të Drejtave të Njeriut shpalli në programin e saj mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, kryesisht atë grek, e kështu me radhë mund të përmendim edhe disa parti të tjera shqiptare që argumentojnë këtë konkluzion të Heywood. Baza e një programi përbën edhe bazën e ndërtimit të skenarit gjeopolitik të një partie politike. Ndërsa problemi i parë sipas Heywood janë grupet e interesit, problemi i dytë është fokusimi gjeografik. Vota ndodhet edhe tek ata që nuk janë të përfshirë në grupe interesi, në Konispol apo në Koplik, në Peshkopi apo në Durrës. Një studim gjeografik është i domosdoshëm për të ndërtuar një program komunikimi me votuesit. Këto studime shpesh ndikojnë për të hartuar e ndryshuar sisteme zgjedhore, apo për të ndryshuar hartat elektorale në varësi të ndryshimeve demografike. Në funksion të demokratizimit të partive politike si hap i

134


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

parë i demokratizimit të shoqërisë dhe institucioneve, në vitin 2003, National Democratic Institute for International Affairs (NDI), filloi punën për përgatitjen e materialeve të shkruara dhe të nxitjes së debateve politike rreth këtij procesi. Në vitin 2005, në Shqipëri, nën kujdesin e Dan Redford, u përgatit një botim me titullin “Një anëtar, një votë”, një përmbledhje me ese politike me autorë shqiptarë dhe të huaj, nga politika dhe shoqëria civile. Vënia në jetë e këtyre parimeve është akoma larg realitetit, megjithëse kjo përvojë tashmë është 7-vjeçare. Debati politik për demokratizimin e brendshëm të partive politike vazhdon të jetë i hapur. Përfaqësuesi i teorisë liberale, Adri Nurellari, në artikullin e tij “Demokratizimi i brendshëm i partive: as i domosdoshëm dhe as i pëlqyeshëm”, botuar në gazetën Metropol, datë 30 nëntor 2004, kundërshton këtë proces dhe konkludon se: “demokratizimi i partive shqiptare sjell rritjen e klimës konfliktuale në Shqipëri dhe ka për t`i mbajtur të dobëta institucionet liberal-demokratike”. Ndërkohë, studiues të tjerë shqiptarë, institucione të rëndësishme si NDI, mbrojnë tezën e aplikimit të parimit “Një anëtar një votë”, si shprehësi më i mirë i demokracisë së brendshme në një parti politike. Prof. Dr. Rexhep Mejdani, ishpresident, në këtë botim mbron tezën se “Reformimi demokratik i partive politike shqiptare është domosdoshmëri e kohës”, ndërkohë Aleksandër Meksi, ish-kryeministër, parimin “një anëtar një votë”, e konsideron si “rrugën e vetme të demokracisë”. Nga ana tjetër, politikani Genc Pollo, e emërton parimin “një anëtar një votë” si “një tjetër revolucion demokratik”. Ish-drejtuesi i PSD, Gaqo Apostoli, po në këtë botim të NDI, deklaron se: “Pa zgjedhje demokratike në parti, nuk ka zgjedhje demokratike në Shqipëri”.

135


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Duke u bazuar tek përvoja 19-vjeçare në Shqipëri dhe tek kërkimet e studiuesve të politikës botërore, eci i bindur drejt idesë së forcimit të demokracisë së brendshme në partitë politike. 4- Media dhe partitë politike Pas vitit 1997, ligji për mediat ka vetëm një nen: Shtypi është i lirë. Shpërthimi mediatik ishte i paimagjinueshëm. Gazetat e pavarura morën rolin kryesor në informacionin e përditshëm. Aktualisht gazetat kombëtare të pavarura “Shqip”, “Shekulli”, “Panorama”, “Korrieri”, “Koha Jonë”, “Standart”, “Tirana Observer”, “Metropol” etj, si dhe gazetat politike “RD”, “Zëri i Popullit”, “Integrimi”, i japin qytetarit shqiptar një informacion të konsiderueshëm me ngjarje, analiza dhe opinione. Disa gazeta politike, si p.sh “Aleanca”, “Alternativa SD” etj, janë mbyllur, ndërsa gazeta “Republika”, si organ i Partisë Republikane, sot është shndërruar në një gazetë të pavarur. Gazetat partiake botohen në dy mënyra: në formatin e shtypur edhe në formë elektronike, ku mund të komentosh çdo lajm apo artikull sipas rubrikave përkatëse. Gjithësesi, numri i kopjeve të tyre në qarkullim është shumë më i kufizuar në raport me numrin e anëtarëve të partive politike. Kjo tregon se anëtarësia e partisë e ka bojkotuar blerjen e tyre. Cili është refleksioni i partive politike rreth këtij fenomeni? Mjafton të blini gazetat politike gjatë një jave, për të kuptuar se pse anëtarët e partive politike e kanë bojkotuar blerjen e tyre. Anëtari i partisë e vlerëson vijën editoriale të mediumit të partisë së tij, por kërkon një shtyp ku sheh vetveten, ku sheh shqetësimet e tij, protestën e tij, informohet si administrohet përfaqësimi i dhënë me votën e tij. Anëtari i partisë kërkon një media të shkruar, ku të informohet për veprimtarinë e forumeve

136


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

të zgjedhura, një gazetë që të ketë një shtrirje hapësinore sa më të gjerë në territorin ku vepron ajo forcë politike, të informohet për kolegët e tij ndërkombëtarë, për veprimtarinë e këtyre organizmave ndërkombëtarë si PPE, CDU apo IS etj. Ndërsa tregu është bërë global, politika akoma është e mbyllur në guackat kombëtare. Masmedia është një nga mjetet e gjeopolitikës elektorale. Nëse media kufizohet, edhe rritja e influencës së një partie politike është e kufizuar. “Më jepni një gazetë që të fitoj betejën”, ka thënë ish-kryeministri i Francës, Kardinali Rishelje. Bazuar edhe mbi këtë koncept, frëngjishtja u bë gjuhë ndërkombëtare. Ndaj, medias i jepet gjithmonë rëndësi dhe veçanërisht shtypit të shkruar. Gazeta të pavarura sot ka me dhjetra - për të mos i përmendur me radhë, megjithëse vazhdimisht janë objekt kritike si gazeta me prapavijë biznesin, ndaj vetëshpallja e tyre si të pavarura, jo gjithmonë është e besueshme. ‘Gazetaria elektorale’ është një mjet i domosdoshëm për çdo parti e kandidat. Ajo depërton edhe aty ku nuk mundet partia apo kandidati. Përveç gazetave, fletëpalosjet apo posterat janë elementë plotësues të një fushate publicitare.

5 – Gjeopolitika dhe Organizata Ndërkombëtare e Shkencave Politike Në vitin 1949, krijohet Organizata Ndërkombëtare e Shkencave Politike (IPSA) si një domosdoshmëri politike për të sjellë një frymë ndryshe në politikën botërore, një frymë studimore dhe krahasuese, shkëmbim eksperiencash dhe debate alternativash. “Është e vështirë për shkencëtarët politikë të vitit 2009”, shkruan Thibaut Boncourt në librin Historia e

137


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Organizatës Ndërkombëtare të Shkencave Politike, - “të imagjinojnë kushtet dhe statusin e këtyre disiplinave në botë në proces rindërtimi në vitin 1949”. Deri në këtë vit ishin krijuar vetëm pesë organizata të tilla kombëtare. E para i takon SHBA-ve, në vitin 1903. Mjafton vetëm kjo datë për të kuptuar pse sot SHBA luajnë rolin kryesor në politikën botërore. Organizata e dytë e shkencave politike është krijuar në Kanada në vitin 1913, e pasuar nga Kina në vitin 1932, Finlanda në vitin 1935, India në vitin 1938 dhe Japonia në vitin 1948. Komunikimi midis tyre nuk ekzistonte. Ishte UNESCO ajo që krijoi kushtet dhe dha mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e kësaj shkence dhe bashkërendimin botëror. Që nga ajo kohë kanë kaluar mbi 60 vjet dhe sigurisht studimet politike dhe krahasimi i tyre është bërë një çështje dite, duke dhënë një imazh të ri për politikën. Vendin e parë sot në botë e zënë studjuesit amerikanë të shkencave politike. Rezultatet e dy luftërave botërore ishin një eksperiencë negative që solli politika e kohës. Shkatërrimet ishin shumë herë më të mëdha se ndërtimet, humbja e burimeve njerëzore ishte katastrofale. Atëherë për çfarë kishte shërbyer Gjeopolitika e Kthjellèn? Ajo kishte shërbyer si formulat e Ajnshtajnit për bombat atomike në Japoni. Kështu ndodh kur një teori keqpërdoret. Konspiracioni kishte edukuar keq së paku klasën politike dhe së shumti përkrahësit e tyre. Transparenca duhej bërë modeli i politikës. Në këtë udhë filluan të ecin shkencat politike. Një nga komitetet më të rëndësishme të kësaj organizate është Gjeopolitika. Njohja e zhvillimeve politike e ndërkombëtare, tendencat e transformimeve të mëdha, do të zvogëlonin kostot e zhvillimeve tona të brendshme. 138


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

6 – Si mund të realizohet një fushatë e suksesshme? J.Brian O‘Day, në manualin e planifikimit të Fushatës Zgjedhore Politike, përcakton gjashtë hapa për planifikimin e fushatës: studimin, përcaktimin e qëllimit, fokusimi i votuesve të mundshëm, përcaktimi i mesazhit të fushatës, hartimi i planit për takime me votuesit dhe zbatimi në jetë. Ajo që më ka bërë përshtypje në këtë manual është fakti se ai e fillon studimin me rregullat e zgjedhjeve. Loja nuk mund të konceptohet e as të fillohet pa rregulla, si dhe pa i njohur mirë ato. Autori vazhdon me zonat zgjedhore, ku përcaktohet harta gjeografike në të cilën do të zhvillohet fushata, votuesit, historikun e zgjedhjeve të kaluara, zgjedhjet aktuale, kandidati/kandidatët tanë dhe kundërshtarët e mundshëm. Mbi këtë hartë elektorale fillon puna. Fushata elektorale ka si qëllim fitimin e zgjedhjeve. Një fushatë politike efektive ka si objektiv të bindë zgjedhësit të votojnë për partinë e tyre. Për rrjedhojë, të gjitha fushatat elektorale kanë tre qëllime bazë: 1-Të identifikojnë zgjedhësit e partisë së tyre. 2-Të bindin mbështetësit, simpatizantët dhe njerëz të tjerë të votojnë për partinë e tyre. 3-Të sigurojnë pjesëmarrjen në votime të zgjedhësve të partisë së tyre. Për të realizuar këto objektiva, kandidatët dhe partia duhet: • Të zotërojnë një mesazh elektoral pozitiv dhe të fuqishëm, i cili i bind votuesit të votojnë për ta. • Të zotërojnë një imazh pozitiv e optimist dhe të realizojnë një kontakt të drejtpërdrejtë me zgjedhësit. 139


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

• Të zotërojnë një ekip të fuqishëm elektoral në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga pjesë të ndryshme të zonave elektorale. • Të angazhojnë në fushatë aktivistë të cilët të jenë besnikë e aktivë, të zotërojnë cilësi pozitive dhe të besojnë në fitore. Edhe nëse mendon se të gjitha këto janë realizuar, ato duhen testuar. Metoda më e mirë për të testuar pritshmëritë janë sondazhet. Sondazhet mund të vlejnë për të testuar nëse mesazhi elektoral është bindës, nëse ka refuzime për të votuar dhe përse dhe për kë do të votohet. Përgjithësisht këto organizohen nga qendra të specializuara por edhe nga media. Do të ishte ideale që këto të organizoheshin edhe nga vetë partitë politike por jo në mënyrë të dukshme. 12 Siç shikohet në këtë sondazh të organizuar në maj 1996, jepet një rezultat. Edhe pse i diskutueshëm, rezultati jep një mesazh. U intervistuan 800 zgjedhës në të dy zonat elektorale, me 400 në secilën, nga një grup njerëzish jo aktivistë të PS. Në një rreth të vogël, rezultati është akoma më i diskutueshëm, por praktika është shumë domethënëse. Sot ka udhëzues të shumtë rreth këtij sistemi por në vitin 1996 konsiderohej utopi. Një kontratë me një qendër sondazhesh, kundrejt një pagese të pranueshme është shumë më afër gjendjes reale. Ajo mund të bëjë sondazhe jo kur fillon fushata, por edhe në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave. Kjo do ta lehtësonte lidershipin për një përzgjedhje më përfaqësuese. Tipar dallues i fushatës së 28 qershorit 2009, ishin sondazhet e porositura nga tri televizionet shqiptare, si Top Chanel, TV Klan dhe Ora News. Pedagogia Belina Budini, në studimin e saj “Edi Rama, politikani Pop(ulist)-star”, e evidenton atë si konsumatorin më të madh të sondazheve në Shqipëri dhe sigurisht kjo gjë është një avantazh i madh në fushatë, për të korrigjuar dhe ndryshuar programin e fushatës elektorale edhe

140


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

në varësi të perceptimit të votuesit. Instituti për Studimet Publike dhe Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, ka publikuar një udhëzues interesant për Hartimin e Sondazheve, të autorëve Ronald Czaja dhe Johnny Blair. “Për nga natyra - shkruajnë autorët - sondimi është ndërdisiplinor. Kampionimi dhe procedurat e vlerësimit, kërkojnë njohjen e statistikës dhe të teorisë së probabilitetit”.13 Pesë fazat e përgjithshme për zhvillimin dhe kryerjen e një sondazhi janë: • Hartimi i sondazhit dhe planifikimi paraprak. • Testimi paraprak. • Hartimi dhe planifikimi përfundimtar i sondazhit. • Mbledhja e të dhënave. • Kodimi i të dhënave, ndërtimi i dosjes së të dhënave, analiza dhe raporti përfundimtar. 14 Kjo teori sondazhesh është shumë efektive për politikën dhe sidomos tani me rritjen e përdorimit të Internetit, por gjithësesi përdorimi i intervistave direkte dhe nëpërmjet telefonit është i nevojshëm për pjesën që nuk ka akses në Internet. Përdorimi i telefonave fiks jep rezultat përgjithësisht për një kategori të moshuarish të cilët përgjithësisht gjenden në shtëpi. Sigurimi i numrave të telefonave celularë, ndihmon që pjesa më aktive e votuesve të intervistohet dhe të përftohet një gjendje më reale e elektoratit. Gjithësesi, duhen konsideruar shumë faktorë për një rezultat më realist.

141


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca 1 - Revista "Polis" Numri 5, Tiranë, 2008. 2 - Revista "Marrëdhënie Ndërkombëtare" Nr 1, Tiranë 2010, faqe 8. 3 - Ribaj Pajtim, Leksione të Gjeopolitikës dhe Globalizimit. Universiteti UFO, Tiranë 2009, f 5. 4 - gjeopolitika.wordpress.com/.../gjeopolitika-kritike-vs-klasike/ 19.01.2010. 5 - Carlo Jean, "Gjeopolitika", faqe 45. 6 - http://www.mod.gov.al/botime/html/revista/12/faqe11.htm, 2010. 7 - www.pd.al 2009 8 - po aty 9 - Daniel-Luis Seiler, "Partitë Politike", UET, Tiranë 2010, faqe 147. 10 - po aty 11 - Andrew Heywood, "Politika", Shtëpia Botuese Dudaj, Tiranë 2008, faqe 224. 12 - J.Brian O`Day, Manuali i Planifikimit të Fushatës Zgjedhore, 2005, faqe 3 13 - Ronald Czaja, Johnny Blair "Hartimi i Sondazheve", Tiranë 2009, "Dudaj", faqe 18. 14 - po aty

142


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Literatura e shfrytëzuar HEYWOOD Andrew ( 2008 ) Politika , Tirana : Dudaj McNAIR Brian ( 2009 ) Hyrje ne Komunikimin Politik , Tirane : UET-Press DONATELLA Della Porta ( 2006 ) Bazat e shkences politike . Prishtine : Kolegji Universitar " Viktory" BONCOURT Thibaud ( 2009 ) , A History of the International Political Science Association , by IPSA RIBAJ Pajtim ( 2010 ) : Kurrikula e Masterit për Studimet e Sigurisë Kombëtare në UFO University MEJDANI Rexhep (2009) Mbi Qeverisjen , Tirane : Dudaj CARNEGIE Dale ( 2003 ) Psikologjia e Suksesit 1, Prishtine : Elta BS & Artini, Prograf QENDRO Elton ( 2010) "Gjeopolitika vs Globalizimit Revista : Marrëdhënie Ndërkombëtare Nr 1, Tirana : Albcompany SEILER Daniel-Luis (2010) Partite Politike , Tirane:Universiteti Europian I Tiranes BASHKURTI, Lisen (2004): Diplomacia e Vetëizolimit [Diplomacy of Self Isolation]. Tirana: GEER BASHKURTI, Lisen (2007): Negociatat [Negotiations]. Tirana: GEER XOXA, Ajola (2008): Shkencat Politike ne Universitetin Europian te Tiranes [Political Sciences at UET] KOCANI, Aleksander (2008): Mbi Gjendjen e Shkencave Politike Shqiptare dhe te Ardhmen e tyre ne Universitetin e Tiranes GJINAJ , Agustin ( 2010) , Dilema e Votes, Tirane "Botart" RONALD CZAJA - JOHNNY BLAIR " Hartimi I Sondazheve" Tirane 2009 , "Dudaj" Universiteti Marin Barleti (2005-2009): http://www.umb.edu.al (2009-17-01) UFO University (2007): http://www.ufouniversity.al (2008-15-12) Instituti i Sociologjise ( 2006): http://www.instituti-sociologjise.org (2008-1512) Akademia Diplomatike Shqiptare (2006): http://www.albdiploacademy.com (2009-22-09) Albanian Political Science Association (2000-2005): http://www.alpsa.org (200917-02) Universiteti Europian i Tiranes (2006-2008): http://www. universitetieuropian.com (2009-07-03) Qendra " Hapesire " , Revista " Marredhenie nderkombetare " Tirane nr 1 , 2010 www.shpetimcami.com ( 2010.20.05 ) Revista "Polis " Numri 5 , 2008 Tirane , UET

143


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Botime të qendrës “Hapësirë”

Përmbajtja e nr.1 •Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë Shpëtim Cami [MA në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci] •Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor Joana Kosho [MA në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci] •Vlerat e përbashkëta Blendi Lami [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] •Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan Elton Qëndro [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] •NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë Albert Hitoaliaj [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare]

144


Shpëtim CAMI Gjeopolitika dhe partitë politike

Botime të qendrës “Hapësirë”

ISBN 978-9928-4026-0-8

145


Revista MN, nr.2 Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, shtator 2010 Tirazhi 1000 kopje ISSN 2218-3981 Key title: Marrëdhënie Ndërkombëtare Abbreviated key title: Marrëdhënie Ndërkomb. ISSN International Centre Bibliographic Data Section 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE

ISSN


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.