Revista MN 10 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ISBN e njohur për publikime elektronike ndërkombëtare: ISBN-13: 978-1484855515 ISBN-10: 1484855515 Publikuar online në adresën: http://www.efensecurity.com

PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoaliaj

A 2


Tiranë 2013

Nr. 10 viti i 3-të i botimit

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË” Bordi Shkencor Kryetar i bordit shkencor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Bordi Prof. Dr. Kaliopi Naska Prof. Dr. Bashkim Rama Prof. Dr. Ismail Hasani Dr. Roland Lami Dr. në proces Shpëtim Cami Dr. në proces Elton Qëndro Dr. në proces Albert Hitoaliaj Kryeredaktor Dr. në proces Blendi Lami Redaktorë shkencorë Dr. në proces Rovena Aliraj Dr. në proces Romina Kuko Përgjegjës Marketingu Dr. në proces Ergys Llanaj

MN 3


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

4


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

6


PËRMBA JTJA

Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane ...................................................................................................10 Flamur MAHARREMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke ..................24 Blendi LAMI Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë .........................................................................................42 Gjeneralmajor Viktor BERDO Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj .....68 Prof. As. Dr. Qetsor ORHANI Diskursi mbi gjeopolitikën .........................................................................86 Renalda MANUSHI Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme! ...106 Elton QËNDRO Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike ......................................................124 Lah NITAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?.................................................................................138 Lindita MUKAJ Siguria mjedisore në fokusin e debateve..............................................152 Enkeleida SALLAKU Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike ........170 Albert HITOALIAJ Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë .......................................200 Bedri BYTYÇI

7


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

© Të gjitha të drejtat e botimit dhe ribotimit për autorin. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij në formë elektronike apo në letër, pa autorizimin e shkruar të autorit. Përdorimi i materialeve të kësaj reviste, pa autorizim, përbën shkelje penale të të drejtave të autorit.

8


Hapësirë Pikëpamjet e shprehura në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare", janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar ose pozicionin e "Qendrës Hapësirë" dhe revistës së botuar prej saj, "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare". Autorët e publikimeve në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare" gëzojnë liri të plotë akademike, me kushtin e vetëm që kur shkruajnë, ata të zbatojnë të gjithë legjislacionin përkatës të komunikimit, i cili nuk cenon të drejtat e ndryshme. Një liri e tillë akademike i fuqizon ata dhe u jep atyre mundësinë për të ofruar perspektiva të reja dhe ndonjëherë të diskutueshme, me interesin për të çuar më tej debatin mbi çështje kyçe.

9


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Flamur MAHARREMI Pedagog gjermanishteje, “Deutschzentrum, Goethe Institut”, Tiranë

Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane Fjalia e shumë diskutuar e ish Ministrit të at’hershëm të Mbrojtjes së Gjermanisë Peter Struck që, “Gjermania duhet të mbrohet në Hindukush”, nuk rrodhi nga bindja që, interesat vitale të Gjermanisë ndodhen në këtë rajon, por nga vetëdija se , problemet e sotme të sigurisë janë të lidhura ndërkombëtarisht me njëra tjetrën dhe kështu për një periudhë të gjatë dhe Gjermania do jetë e prekur nga këto probleme.Prandaj për këtë arsye, dhe skenarët e largët gjeografikë, mund prekin drejtpërdrejt interesat gjermane, sepse ato për shembull mund të kenë efekt tek aksesi në pasuritë nëntokësore të këtyre rajoneve që ka Gjermania.

Fjalë kyçe kyçe: Siguria, Gjermania, BE, gjeokenomi, politika të sigurisë, elita politike, Politika e Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane

10


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

Asnjë vend nuk sot në gjendje të zgjidhë i vetëm problemet komplekse të kohës së sotme.1 Citati i mësipërm gjendet i formuluar qartë në Strategjinë e Sigurisë Europiane 2003. Si reagim ndaj krizës së Irakut 2003, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët Europiane Havier Solana mori detyrën nga Këshilli Europian të formulojë Strategjinë e Sigurisë Europiane “Strategjia e Sigurisë Europiane- Një Europë e sigurtë në një botë më të mire”2,. Ky është dokumenti bazë, i cili u miratua në dhjetor 2003, në të cilin ndër të tjera përcaktohen objektivat e Politikës së Sigurisë dhe të Jashtme Europiane. Shtetet europiane si Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania por 11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dhe shtete të vogla si Austria, Polonia, Çekia, Hungaria e kështu me rradhë, përkrah interesave të përbashkëta në kuadrin e BEsë, tek kjo Strategji shohin të formuluara dhe interesat dhe qëllimet e tyre tek kjo Strategji. Kështu Gjermania si shteti me sipërfaqe dhe me popullsinë më të madhe në Europë, luan një rol të rëndësishëm në kuadrin e Politikës së Përbashkët së Jashtme dhe Sigurisë së Përbashkët Europiane. Për Gjermaninë, Organizmat Ndërkombëtare janë faktorët më të rëndësishëm për stabilitetin ndërkombëtar. Organizata më e rëndësishme në Europë për Gjermaninë, është Bashkimi Europian (BE).3 Në kuadrin e politikës së sigurisë, Gjermania është e angazhuar për ta zgjeruar dhe thelluar më tej sigurinë botërore, ku sipas mundësisë, aktorët lokalë duhet të përfshihen në proçesin e arritjes së paqes.4 Për të arritur këtë qëllim, Gjermania është e angazhuar për të përforcuar më shumë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).5 Kështu psh. theksohet që, një angazhim ushtarak i trupave gjermane në kuadrin e ruajtjes së sigurisë botërore, duhet të jetë i mundur vetëm me një mandat të Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)6. Në fakt, këto deklarata duhet të trajtohen me kujdes, duke qenë se Gjermania, si anëtare e NATO-s, ka marrë pjesë, që prej ratifikimit të Konceptit të Strategjisë së NATO-s (Kosovo 1999), në misione ushtarake dhe pa një mandat nga KS. Ky fakt konstatohet pothuajse tek të gjithë anëtarët që janë si pjesë të BE-së ashtu dhe të NATO-s. Një mjet i rëndësishëm të Politikës së Sigurisë Gjermane e paraqet dhe bashkëpunimi për zhvillim. Ky duhet të realizohet, sipas mundësisë, me aktorët lokalë dhe duhet të konkretizohet në bashkëpunime rajonale.7 Qëllimi i kësaj politike është, arritja e një bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të sigurisë që janë relevant dhe kanë rëndësi lidhur me çështje të caktuara.8 12


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

Duke qenë se, rritja e sigurisë botërore e sheh zhvillimin dhe rritjen ekonomike si bazë për një mjedis të sigurtë, Gjermania e konsideron politikën e zhvillimit, si një mjet kryesor për parandalimin e krizave.9 Me qëllim rritjen e efikasitetit, është shumë e rëndësishme të rritet vetëdija për parandalimin e krizave, në kuadrin e politikës ekonomike, financiare dhe mjedisore,.10 Kështu një shtet i vetëm, është shumë i kufizuar të japë një ndihmë të mjaftueshme në këto fusha. Prandaj, Gjermania është gjithmonë në kërkim të rrugëve të tjera për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet aktorëve shtetërore dhe atyre jo shtetërorë.11 Por këtu konstatohet një nevojë e lartë për të vepruar, duke qenë se bashkëpunimi në shumicën e rasteve ka hasur probleme në nivelin praktik. Fjalia e shumë diskutuar e ish Ministrit të at’hershëm të Mbrojtjes së Gjermanisë Peter Struck që, “Gjermania duhet të mbrohet në Hindukush”12, nuk rrodhi nga bindja që, interesat vitale të Gjermanisë ndodhen në këtë rajon, por nga vetëdija se , problemet e sotme të sigurisë janë të lidhura ndërkombëtarisht me njëra tjetrën dhe kështu për një periudhë të gjatë dhe Gjermania do jetë e prekur nga këto probleme.13 Prandaj për këtë arsye, dhe skenarët e largët gjeografikë, mund prekin drejtpërdrejt interesat gjermane, sepse ato për shembull mund të kenë efekt tek aksesi në pasuritë nëntokësore të këtyre rajoneve që ka Gjermania. Për shkak se Gjermania është e varfër në pasuri nëntokësore dhe nevojshmërisë së saj për këto pasuri, asaj i nevojitet aksesi i plotë dhe i pandalshëm tek importi i këtyre pasurive nëntokësore në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht në fushën e energjisë është me rëndësi strategjike. Kështu pra, është shumë e domosdoshme që menaxhimi i konfliktit te planifikohet dhe të menaxhohet për një periudhë 13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të gjatë kohore. Projektet afatshkurtra, ndër të tjera, vetëm sa do ta përkeqësonin më tej situatën.14 Por përsa i përket informimit të opinionit publik është me rëndësi që, këto tematika të mbahen larg politikës së përditshme. Kjo nuk do të thotë, të evitosh debatin publik mbi qëllimin dhe synimin e angazhimit të trupave në këto rajone, sepse një diskutim i tillë është i domosdoshëm në një demokraci funksionale. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë nuk ka ndryshuar vetëm mjedisi politik botëror, por ka ndryshuar dhe misioni dhe detyrat e politikës së sigurisë së shteteve. Shpeshherë, mjedisi për të ndërtuar strukturat civile në një vend bëhet i mundur vetëm nëpërmjet strukturave ushtarake dhe paraushtarake. Por, që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ka preferuar anën civile të politikës së jashtme,15 duke qenë se ajo e ndjente si presionin e brendshëm ashtu dhe të jashtëm të lidhur ngushtë, me periudhën e Nacional Socializmit të Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në këtë, Gjermania ishte e detyruar të paraqitej në arenën ndërmkombëtare si fuqi civile për të evituar krijimin e idesë së një Rinacionalizmi gjerman.16 Këto koncepte dhe perceptime sot duken të vjetëruara, sepse Gjermania, nëpërmjet integrimit të saj të vullnetshëm në strukturat euro-atlantike, nuk do ishte më në gjendje të ndiqte një politikë ekspansive nacionaliste duke qenë se konteksti kohor nuk e lejon një gjë të tillë dhe balancat politiko-ushtarake kanë ndryshuar. Por më së shumti, për arsye të ndryshme, këto argumente përdoren në ditët e sotme për të penguar reforma të domosdoshme dhe modernizime (psh. arsye financiare ose ideologjike) si dhe për të mbajtur të qetë taksapaguesin gjerman. Mund të konstatohet ndoshta dhe me të drejtë që, një pjesëmarrje aktive e trupave gjermane në misione ushtarake si në Irak ose në Afghanistan mund të rrisë rrezikun terrorist për 14


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

Gjermaninë. Por, në kuadrin e këtij argumenti, anashkalohet që, pa një angazhin ndërkombëtar në rajonet e krizave, rreziqet mund të jenë më të mëdha dhe më të shumëllojshme. Duke qenë se, Gjermania e vetme ashtu dhe si shumë shtete të tjera, nuk ka peshën e mjaftueshme për të arritur objektivat e saj në arenën ndërkombëtare, ofrohet PSJPE-ja si çelës ose si levë për këtë.17 Kështu, Gjermania në nivel global shihet si fuqi rajonale, ndërsa në Europë dhe vendet përreth saj, përshkak të historisë, popullsisë dhe fuqisë ekonomike, ka statusin e një superfuqie. Prandaj, për Gjermaninë ofrohet mundësia të forcojë pozionion e saj brenda BE-së dhe në nivel ndërkombëtar të paraqitet me një peshë të mjaftueshme dhe të konsiderueshme. Si bazë, për përfaqësimin e BE-së në nivel ndërkombëtar, Gjermania sheh Strategjinë e Sigurisë Europiane (SSE), e cila formon kuadrin për marrëdhëniet me SHBA-në, zhvillon më tej integrimin europian dhe njëkohësisht kompenson mangësinë e strategjisë së saj.18 Përsa i përket integrimit europian, si pjesë e rëndësishme e politikës gjermane, Gjermania insiston që, integrimi europian të çohet përpara nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Një “Europë e dy shpejtësive”19 siç e njoftoi presidenti italian Napolitano në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), datë 28.06.2007, 20, kancelarja Merkel e kundërshtoi në fund të qershorit të po atij viti.21 Natyrisht që ky pozicion nuk mund të mbrohet për një kohë të gjatë duke i’u referuar dhe zhvillimeve politike dhe financiare që BE-ja ka përjetuar kohët e fundit. Kështu kër ti bërë ballë sfidave të mëdha në fusha të ndryshme politike, BE-ja ka nevojë për shpejtësi të ndryshme brenda saj. Bazuar në heterogjenitetin e BE-së, jo të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje që të arrijnë 15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të njëjtën rezultat ose nuk do të ishin të gatshëm për këtë gjë. Përsëri këtu, jo të gjithë shtetet anëtare marin pjesë në të gjitha hapat e proçesit të integrimit. Në përgjithësi vihet re që, Gjermania ka marë një pozicion të ndërmjetëm ndërmjet Francës nga njëra anë dhe SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga ana tjetër.22 Një arsye tjetër, për rezonancën pozitive të cilën integrimi europian e gjen tek elita politike, ndodhet tek e kaluara. Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania e ka orientuar identitetin e saj drejt integrimit europian dhe ka rezultuar si fituese e integrimit europian, dukeqenë se ajo më shumë ka përfituar sesa ka humbur.23 Për këto arsye, Gjermania është më shumë e gatshme se shtete e tjera, për ta orientuar politikën e saj kombëtare drejt proçesit të integrimit europian.24 Për më tepër, nga këndvështrimi gjerman, interesat europiane mund të formulohen dhe të arrihen vetëm në kuadrin e një angazhimi të përbashkët multilateral, duke qenë se nuk ekziston asnjë shtet europian, resurset e të cilit do të mjaftonin për një angazhim unilateral, si në rastin e SHBA-së.25 Prandaj është e qëndrueshme që, Politika e Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane (PMSE) të shihet si projekti kyç i Unionit Politik Europian.26 Së bashku me Francën, Gjermania e ka përcaktuar objektivin e afatgjatë e një Bashkimi Mbrojtjeje dhe Sigurie Europiane.27 Si Franca ashtu dhe Gjermania nuk janë më në të njëjtin pozicion sic ishin gjatë proçesit të zgjerimit lindor europian.28 Në të kaluarën të dy vendet e kanë çuar më tej nëpërmjet vizioneve dhe koordinimeve të përbashkët proçesin e integrimit europian. Por, që prej zgjerimit të madh europian 2004, ky “motor” nuk është më i mjaftueshëm. Prandaj, marrëdhënia me Poloninë, për të rritur tempin e integrimit, shihet si rëndësishëm.29 Në kuadrin e “Trekëndëshit të Weimar-it”30, Gjermania, Franca dhe 16


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

Polonia, pavarësisht interesave të tyre kombëtare, duhet të zhvillonin dhe të implementonin ide integruese të mëtejshme.31 Kancelari i at’hershëm gjerman Schröder paraqiste tezën e tij që, zgjerimi i madh lindor 2004 i ka sjellë mundësinë për përmirësimin e koordinimit të interesave të BE-së.32 Kjo tezë është natyrisht e dyshimtë. Që para zgjerimit të madh lindor, BE-ja shfaqte probleme përsa i përket çështjeve të Politikës së Jashtme Europiane. Për më tepër, duhet shtuar se anëtarët e rinj e shohin BE-në më shumë se një bashkim ekonomik por më pak si një garante të sovranitetit dhe pavarësisë së tyre shtetërore, të cilën ato gjejnë të garantuar më shumë nga SHBAja. Pavarësisht se interesat e mirëfillta europiane duhet si fillim të zhvillohen më tej, gjetja e gjuhës së përbashkët në një Europë të zgjeruar duket e vështirë. Edhe pse pozicionet e politikës së jashtme të tre vendeve të mëdha të BE-së si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë gjetur të përbashkëta dhe janë afruar shumë që prej periudhës së viteve 1990, por deri në këto kohë nuk kanë arritur zhvillime të mjaftueshme.33 Lidhur me aftësinë vepruese e jashtme të BE-së, nuk është e mundur një angazhim i përbashkët e tre vendeve. Gjermania ndryshe nga dy vendet e tjera, ndjek kursin më pro-europian të mundshëm. Nga njëra anë, sepse, siç u përmend më lart, ajo e vetme në nivel global, nuk mund të rrisë peshën e saj, nga ana tjetër, ajo i përkufizon interesat e saj të sigurisë nëpërmjet BE-së, pa lënë mënjanë dhe të kaluarën e saj historike.34 Implementimi i këtyre interesave mund të kryhet në kuadrin e Politikës së Fqinjësisë Europiane (PFE). Gjermania ndjek dy objektiva të rëndësishme në politikën e saj të jashtme: Së pari kërkohet transformimi i mëtejshëm i vendeve të Europës Lindore. Së dyti, Gjermania angazhohet fuqishëm për të hequr barrierat tregtare, me qëllin luftimin e varfërisë botërore.35 Heqja e barrierave tregtare është 17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e shumë e rëndësishme për Gjermaninë, sepse ajo e ka bazuar ekonominë e saj tek shkëmbimi i mallrave dhe kështu ky është interesi i saj themelor.36 Marrëdhëniet e mira me SHBA-në janë të pa zëvëndësueshme për Gjermaninë. Kështu, ajo përpiqet në kuadrin e PMSE-së, ta intensifikojë kooperimin ndërmjet BE-së dhe NATO-s, por gjithashtu dhe me SHBA-në.37 Sidoqoftë në “Direktivën e mbrojtjes europiane” të publikuar në vitin 2003, BE-ja është e vendosur në pozicion të barabartë me NATO-n.38 Kështu interesi dhe objektivi gjerman në PMSE është lidhja e SHBA-së me Europën nëpërmjet gadishmërisë për të marrë përsipër detyrime më të mëdha dhe nëpërmjet aftësisë vepruese në rastin, nqs SHBA-ja nuk do të donte të vepronte. Përtej kësaj shpresohet në një reformim të mundshëm të NATO-s, me qëllimin e vetëm rritjen e ndikimit politik.39 Në fund të fundit bëhet fjalë për një trajtim të barabartë politik. Të ishte për vullnetin gjerman, NATO duhet të zhvillohet përsëri në një forum konsultativ permanent40 dhe njëkohësisht NATO duhet të mbesë bazë për një mbrojtje kolektive.41Përsa i përket Rusisë, Gjermania ka për qëllim të mbajë një partneritet strategjik, duke qenë se për kontinentin Europian, Rusia është një faktor kyç.42 Në Strategjinë Gjermane 2006 theksohet që: “Njëkohësisht duhet theksuar që, partneriteti i gjatë me Rusinë duhet të zgjerohet dhe të thellohet.” 43 Gjermania ka interes të madh edhe në transformimin e Rusisë.44 Qeveria e at’hershme kancelarit Schröder u përpoq ta arrijë këtë gjë nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit. Natyrisht që kjo politikë u vijua dhe vazhdon të ndiqet dhe nga kancelarja Merkel. Qëllimi i bashkëpunimit me Rusinë janë: zona e tregëtisë së lirë dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Rikthimi në pushtet e presidentit Putin dhe rizgjedhja e kancelares Merkel në postin e kancelares të 18


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

Gjermanisë është shenjë përcaktuese për vijimësinë e marrëdhënieve shumë të mira ndër vite ndërmjet dy vendeve. Gjermania sot gjendet në krye të konstelacionit Europian. Si shteti më i fuqishëm ekonomikisht ajo është automatikisht dhe shteti me forcën më të projektuar në hapësirën europiane dhe më gjerë. Interesat e Gjermanisë janë përherë të orientuara drejt maksimizimit të bashkëpunimit i cili i sjell asaj tregje, aleanca e siguri dhe qëndrueshmëri në statusin e saj të superfuqisë.

19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca 1 Strategjia e Sigurisë Europiane : http://consilium.europa.eu/uedocs/cmsUpload/ 031208ESSIIDE.pdf 2 Europäische Sicherheitsstrategie – Ein sicheres Europa in einer besseren Welt, Bruksel 12.12.2003, në: http://ue.eu.int/uedocs/cmsUpload/031208ESSIIDE.pdf, më 18.04.2006 3 Krause, Joachim: Verantëortung für die Freiheit - Deutschlands Sicherheitsstrategie im 21. Jahrhundert, Kiel 2004 në: http://www.politik.uni-kiel.de/publikationen/ verantëortungfuerdiefreiheit.pdf, më 02.02.2005, fq.4-6 4 Po aty fq.8 5 Po aty fq.5 6 Irlenkäuser, Jan: A Secure Europe in a Better World - The European Union’s Security Strategy. A German Perspective, in: Overhaus (2), Marco/Maull, Hanns Ë./ Harnisch, Sebastian (Ed.): The European Security Strategy - Paper Tiger Or Catalyst for Joint Action? Perspectives from Germany, France, Great Britain and the United States, German Foreign Policy in Dialogue, Volume 5, Nr.13, 24.06.2004, Trier 2004, në: http://www.deutsche-aussenpolitik.de/newsletter/issue13.pdf, në 17.01.2006, fq.7-14. 7 Krause, Joachim fq.16

20


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

Po aty fq.11 Po aty fq.17 10 Bundesrepublik Deutschland : Aktionsplan „Zivile Krisenprävention, Konfliktlösung und Friedenskonsolidierung, Berlin Mai 2004, në: http:// www.unikassel.de/fb5/frieden/themen/Aussenpolitik/aktionsplan.pdf, më 16.07.2006, fq.1 11 Krause, Joachim fq.16 12 Ministri i Mbrojtes gjermane Peter Struck e deklaroi këtë gjë më 4 dhjetor 2002 në lidhje me misionin e trupave gjermane ne Afghanistan, ku ai theksonte rëndësinë që kishte ky rajon për sigurinë e Gjermanisë dhe gjithë botës. Kjo deklaratë shkaktoi një debat të madh në Gjermani. Kjo deklaratë ka gjetur përdorim dhe në ditët e sotme. Kështu dhe ministri aktual gjerman i mbrojtjes Thomas de Maizière në një intervistë për televizionin gjerman N-TV e vlerëson rolin dhe strategjinë tij. http:// www.n-tv.de/politik/De-Maiziere-lobt-Strucks-Leistung-article9886866.html 13 Diedrichs, Udo: Deutschland in der EU und in der Welt: Von den Kosten und Nutzen einer europäisierten Außenpolitik, ne: Wessels, Wolfgang/Diedrichs, Udo (Hrsg.): Die Europäische Union: im vitalen Interesse Deutschlands? Studie zu Kosten und Nutzen der Europäischen Union für die Bundesrepublik Deutschland, Berlin, Janar 2006, fq.116-134. 14 Bundesrepublik Deutschland, fq.9 15 Pachta, Lukáš: European Security and Defence Policy in the Light of the Transatlantic Relationship, in: Král, David/Pachta, Lukáš: Enlarged European Union and its Foreign Policy: Issues, Challenges, Perspectives, në: http://www.kas.de/ db_files/dokumente/7_dokument_dok_pdf_7152_1.pdf , më 15.08.2007, fq.105 16 Hilz, Ëolfram: Europas verhindertes Führungstrio - Die Sicherheitspolitik Deutschlands, Frankerichs und Großbritanniens ins den Neunzigern, Paderborn 2005, fq.401 17 Diedrichs, Udo fq.125 18 Irlenkäuser, Jan fq.7 19 Ky term është përdorur për herë të parë në vitin 1994 nga politikanët gjermanë Ëolfgang Schäuble dhe Karl Lamers në një dokument të quajtur ‘Dokumenti SchäubleLamers’, në kuadrin e Marrëveshjes së Amsterdam-it, ky theksonin që një grup shtetesh brenda BE-së duhet të bashkëpunonin më nushtë me qëllim, përshpejtimin e procesit të integrimit europian. Gjermania bashkë me Francën duhet të merrnin rolin drejtues, por dhe Belgjika, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu duhet të ishin pjesëmarrës në bashkëpunim. 20 Schwerer Abschied, në: FAZ, Nr.147, 28.06.2007, fq.10 21 Kancelarja Merkel kundër një BE-je e dy shpejtësive në: FAZ, Nr.147, 28.06.2007, fq.1: Presidenti italian Napolitano është i mendimit që, kjo do të ishte mundësia e vetme, : Zëri i të pakënaqërve, në: Süddeutsche Zeitung, Nr.143, 25.06.2007, fq.2: Kryeministri italian Romano Prodi njoftoi mbas konferencës së qeverive që, është duke kërkuar një bashkëpunim më të fortë. 22 Hilz, Wolfram fq.45 8 9

21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Po aty fq 41 Irlenkäuser, Jan fq.8 25 Po aty fq 11 26 Siedschlag, Alexander: Europäische Entscheidungsstrukturen im Rahmen der ESVP: Möglichkeiten und Grenzen der Harmonisierung, në: http://www2.diasonline.org/direktorien/sec_def/040502_45, më 26.11.2005 27 Ausëärtiges Amt : Deklaratë e përbashkët e Gjermanisë, Francës, Luksemburgut dhe Belgjikës mbi Politikën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane, Bruksel më 29.04.2003: http://www.nachtweis.de/sicherheitspolitik/Deutschland%20 Frankreich%20%20Luxemburg%20und%20Belgien. htm, më 30.01.2008 28 Hilz, Jan fq.71 29 Ne ndajmë të njëjtat objektiva dhe vlera, në: Süddeutsche Zeitung, Nr. 100, 02.05.2005, fq.5 30 Trekëndëshi i Ëeimar-it (Weimarer Dreieck) si vërtetim për një proces pajtimi ndërmjet Gjermanisë dhe dy vendeve të mëdhenj fqinj Francës dhe Polonisë, u themelua më 29 gusht 1991. Qëllimi i themelimit të tij është koordinimi i politikave të tre vendeve si dhe forcimi dhe thellimi i mëtejshëm i integrimit europian. në: http://www.ausëaertiges-amt.de/DE/Europa/DeutschlandInEuropa/ BilateraleBeziehungen/Ëeimarer-Dreieck_node.html 31 Krause, Joachim fq.5 32 Schröder Gerhard: deklaratë e qeverisë para Bundertag-ut gjerman më 30.04.2004, http://hermes.zeit.de/pdf/archiv/reden/ europapolitik/30042004_schroeder_eu.pdf, më 10.08.2007, fq.3 33 Hilz, Jan fq.375 34 Bundesrepublik Deutschland, fq.27 35 Krause, Joachim fq.17 36 Bundesrepublik Deutschland: Ëeißbuch zur Sicherheitspolitik Deutschlands und zur Zukunft der Bundesëehr, në: http://www.weissbuch.de, më 25.10.2006, fq.21 37 Bundesrepublik Deutschland ESVP-Präsidentschaftsprogramm: http:// www.eu2007.de/de/Policy_Areas/General_Affairs_and_External_Relations/ ESDP/Presidency_Programm e_ESDP.html, më 30.01.2008 38 Bundesrepublik Deutschland: Verteidigungspolitische Richtlinien 2003: http:/ /www.unikassel. de/fb5/frieden/themen/Bundesëehr/vpr2003.html, më 27.07.2006, 39 Ehrhart, Hans-Georg: Die Europäische Union, die ESVP und das neue Sicherheitsdilemma, in: WeltTrends – Zeitschrift für internationale Politik und vergleichende Studien, Nr.83, 11. Jg., Potsdam 2003, fq.135-144, auf: http:// www.weltpolitik.net/texte/policy/concordia/ESVP-Ehrhart.pdf, më 17.05.2005, fq.140 40 Merkel, Angela: Fjalim në konferencën e 42 të Sigurisë së Mynihut më 04.02.2006, në: 23 24

22


Flamur MUHARREMI Interesat dhe objektivat e Gjermanisë në strategjinë e sigurisë europiane

http://www.securityconference.de/konferenzen/ rede.php?menu_2006=&menu_konferenzen=&sprache=de&id= 170&, më 04.03.2006 41 Bundesrepublik Deutschland, fq.48 42 Brisant und gefährlich: Interview mit Außenminister Steinmeier, në: Der SPIEGEL 5/2006, Hamburg 30.01.2006, fq.26-29, fq.27 43 Bundesrepublik Deutschland, fq.24 44 Po aty fq 57

23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Blendi LAMI Dr. në proces në Akademinë e Forcave të Armatosura

Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke1 Lufta e Ftohtë përbënte atë që ka deklaruar Saul Cohen si “ekuilibri strategjik ndërmjet botës detare të varur nga tregu dhe fuqisë kontinentale euro-aziatike.” Megjithëse gjithnjë në “gjendje zjarri”, ky ekuilibër garantonte stabilitet strategjik për zona të caktuara (ku futet edhe Turqia). Rregullat e këtij ekuilibri shkeleshin nga superfuqitë vetëm kur ato tentonin të kontrollonin pika kyçe gjeostrategjike, gjë që sillte edhe destabilitet rajonal, në lidhje me vendin ku shtriheshin këto pika kyçe gjeostrategjike.

Fjalë kyçe kyçe: Koncepte tradicionale, status quo, perëndimorizim, faktorë konjukturalë dhe strukturorë, perëndimorizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Turqisë, sfera e influencës, paradigma statike

24


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

Abstrakt Për arsye të zbërthimit të koncepteve të politikës së jashtme tradicionale turke, në këtë punim do t’i përgjigjemi pyetjes: Ç’kuptojmë me burime tradicionale dhe si këto burime që krijojnë një nënstrukturë kanë definuar politikën e jashtme turke? Për t’iu përgjigjur një pyetje të tillë, do të shtjellojmë analizën e paradigmës së periudhës kemaliste dhe Luftës së Ftohtë, si dy faktorët konjukturalë më thelbësorë. Fjalë kyçe: koncepte tradicionale, status quo, perëndimorizim, faktorë konjukturalë dhe strukturorë, perëndimorizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Turqisë, sfera e influencës, paradigma statike 25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Konceptet tradicionale të politikës së jashtme Shumë koncepte përdoren në lidhje me parimet tradicionale të politikës së jashtme të Turqisë, të tillë si: konservatorizmi (prirja për një politikë të jashtme të fortë dhe një ushtri e fuqishme), të qenit i kujdesshëm (mosmarrja e risqeve), proteksionizmi (shfrytëzimi i resurseve në raste specifike), izolacionizmi (mosndërhyrja në çështjet politike të shteteve të tjera), ekuilibri i forcave (siguria kombëtare është në atë shkallë sa kapacitetet e saj bëjnë që shteti të jetë aq i fortë sa të dominojë të tjerët2), autonomi (përqendrimi në vetëqeverisje), pasivitet (vëzhgim në distancë i ngjarjeve politike), neutralitet (deklarim për të qenë neutral ndaj sjelljeve të shteteve të tjera) etj. Në fakt, dy koncepte thelbësore shpjegojnë politikën tradicionale të jashtme turke: status quo dhe perëndimorizim. Tradicionalisht, politika e jashtme turke është bazuar në “ruajtjen e rendit të vendosur brenda kufijve dhe balancave ekzistuese” dhe “zbatimin e një politike të jashtme me orientim drejt perëndimit”.3 Parimet tradicionale të politikës së jashtme përcaktohen nga faktorë konjukturalë dhe strukturorë4. Këta faktorë sendërtohen në një mjedis historik të caktuar. Në këtë kuadër teorik, Munison ofron katër burime kryesore të politikës tradicionale të jashtme. Këto katër burime nuk janë gjë tjetër veçse periudhat përcaktuese historike të traditës nga ku është bazuar formimi i shtetit modern turk. Ato janë: 1) përvoja historike e shtetit otoman; 2) revolucioni nacionalist kemalist dhe krijimi i Republikës; 3) orientimi perëndimor; dhe 4) perceptimi skeptik ndaj fuqive të mëdha dhe interesave të huaja.5 26


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

Gjatë këtyre periudhave, politika e jashtme ka marrë forma të ndryshme në varësi të këtyre variablave. Lufta e Ftohtë, si rend i përcaktuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, krijonte kufizime për “një frymëmarrje të lirë” të politikës së jashtme turke. Ishte sistemi që nuk e lejonte Turqinë të manovronte në arenën politike në bazë të kapaciteteve të veta. Për të garantuar sigurinë e vet, Turqia u pozicionua në sistemin perëndimore dhe veproni në harmoni me interesat perëndimore. Për arsye të zbërthimit të koncepteve të politikës së jashtme tradicionale turke, në këtë punim do t’i përgjigjemi pyetjes: Ç’kuptojmë me burime tradicionale dhe si këto burime që krijojnë një nënstrukturë kanë definuar politikën e jashtme? Për t’iu përgjigjur një pyetje të tillë, do të shtjellojmë analizën e paradigmës së periudhës kemaliste dhe Luftës së Ftohtë, si dy faktorët konjukturalë më thelbësorë. Themelet kemaliste Në fazat e para të Republikës, politika e jashtme u përcaktua nga katër burime që qenë jashtëzakonisht transformuese për Turqinë. Këto burime ndikuan në orientimin turk të politikës së jashtme, teksa ajo po zhvillohej në një arenë ndërkombëtare mbajt të koklavitur. Këto burime janë: a) Sapo kishte mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe sistemi botëror akoma nuk qe përcaktuar. E thënë nga shumë historianë, ajo periudhë ishte si një lloj përgatitje për fillimin e Luftës së ardhshme botërore; b) Rrënimi i Perandorisë Otomane e kishte lënë Turqinë në një gjendje të vështirë. Gjithsesi, me njohjen e integritetit territorial të saj ndërkombëtarisht, Turqia kishte shumë probleme të brendshme, ndaj dhe u përqendrua më shumë në zgjidhjen e tyre; c) Revolucioni Republikan e shtoi edhe më tepër dozën e 27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përqendrimin në çështjet e brendshme, për shkak të reformave radikale që mori Ataturku për transformimin e Turqisë; d) Sidoqoftë, me themelimin e shtetit të ri turk, edhe Turqia shfaqet si aktore e re në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bazuar në këto burime, dalim në përfundimin se transformimet historike patën një ndikim të thellë në formulimin e politikës së jashtme turke. Duhet të theksojmë lëvizjen çlirimtare turke pas Luftës së Parë Botërore dhe refuzimin e Traktatit të Sevrës, me anë të të cilin ndaheshin territore otomane ndërmjet Fuqive Aleate, dhe me pas për sukseset ushtarake turke që çuan në nënshkrimin e Traktatit të Lozanës më 1923. Pas nënshkrimi të këtij traktati, Turqia fitoi sovranitetin dhe pavarësinë brenda kufijve ekzistues. Këtu theksojmë rolin e politikës së jashtme turke, e cila nuk pranonte asnjë kompromis për ndryshim kufijsh. Ky ishte prioriteti i politikës në kontekstin e këtij burimi. Referuar studiuesit të njohur të çështjeve turke, Graham Fuller, pas themelimit të Republikës së Turqisë, u formuluan prioritetet e politikës së jashtme kombëtare. (i) Objektivi më i rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme u transformua. Nga trendi i shtetit otoman për të rritur sferën e influencës me anë të pushtimeve territoriale në një gjallërim (rilindje) kombëtar brenda kufijve ekzistuese të Republikës së re; (ii) Krijimi i harmonisë ndërmjet politikës së brendshme me atë ndërkombëtare, që në fakt është një element mjaft thelbësor për shtetet e rinj në formulimin e politikës së jashtme. (iii) Çështje të sigurisë morën prioritet të lartë në agjendën e politikës së jashtme, teksa përmendëm kërcënimet që kishte dhe mund t’i shtoheshin Turqisë.6 Procesi i transformimit turk drejt një modernizimi perëndimor natyrisht që do të ndikonte në politikën e jashtme. Fuller 28


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

argumenton se agjenda e politikave të brendshme dhe të jashtme turke konsideroheshin një “zgjatim” i politikës që bëhej brenda perandorisë. 7 E kjo gjë ndodhte, argumenton Yucel Bozdaglioglu, sepse fuqia ushtarake në Perandorinë Otomane dhe qëndrimi i saj përkundrejt fuqive të mëdha projektoheshin në emër të përhapjes së Islamit, mbrojtjes së Shariatit dhe interesave të myslimanëve – me fjalë të tjera, politika e jashtme veprime në emër të besimit fetar.8 Por më pas, themelet e Republikës së re u bazuan të eliminimin e orientimit religjioz nga sfera publike (jo vetëm kaq, por Ataturku shkatërroi Kalifatin). Si pasojë, nacionalizmi bëhet “qendra e gravitacionit” në një shtet laik me parime perëndimore.9 Pra, Turqia shkëputet – duhet theksuar për hir të asaj çka do të vijojë më vonë – nga e kaluara për të hyrë në një fazë integruese drejt qytetërimit perëndimor. Përkrah transformimeve drejt qytetërimit perëndimor, prioriteti i harmonizimit të programit modernizues të brendshëm dhe qëllimeve të politikës së jashtme kishte domethënie në ato vite të para, pavarësisht – siç shpjeguam më sipër – përqendrimit në problemet e brendshme. Vizionar Ataturk e kuptoi se, pa një bashkërendim të politikës së brendshme me atë të jashtme, nuk mund të arrihej perëndimorizimi. Ndaj këtu mund të përmendim mesazhin e gjendur edhe sot e kësaj dite në çdo institucion turk “Paqe në atdhe, paqe në botë”, që më shumë se një mesazh është parim thelbësor i politikës së jashtme ose një udhërrëfyes për qëndrimin e Turqisë në arenën ndërkombëtare. Sipas kësaj perspektive, politika e brendshme lidhet ngushtë me atë të jashtme. E thënë ndryshe: ajo çka Turqia projekton për politikën e jashtme varet edhe nga stabiliteti i brendshëm, pjesë e reformave kemaliste. Sipas Fuller, Atatarku po shkëputej nga “çdo gjë që bindte në kundërshtim me themelet 29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kemaliste. Për shembull, ligjërimet otomane për hartimin e politikës së jashtme u hodhën poshtë,”10 duke u zëvendësuar me orientime laike dhe ndërprerjen e synimeve ekspansioniste. I gjithë ky “vrull kemalist” në orientimin e politikës së jashtme drejt Perëndimit bën që Turqia të injorojë fqinjët e afërt, sidomos vende myslimane të Lindjes së Mesme, kur në fakt prej aty i buronte edhe identiteti i trashëguar. Në këtë perspektive, Fuller shprehet në lidhje me pasojat e këtyre politikeve transformuese: “Pas dekadash të një historie kemaliste vendi u indoktrinua për të menduar negativisht për botën islame në përgjithësi dhe atë arabe në veçanti. Kështu, turqit krijuan një perceptim sferën islame si një botë prapanike dhe ekstremiste. Këto qëndrime turke bazohen më shumë në ideologji dhe paragjykime sesa në njohje të vërtetë të rajonit.”11 Por, lind pyetja retorike, a kishte mundësi kasta laike kemaliste t’i jepte një identitet tjetër turkut – të ta bërë të harronte identitetin e trashëguar. Gjithsesi, këto orientime të politikës së jashtme u ndërmorën për t’i shërbyer konsolidimit të establishmentit republikan. Në një këndvështrimin kemalist duhet theksuar se politika e jashtme vuri në plan të parë sigurinë, koncept që shpjegohet nga perspektiva. Së pari, i referohemi studiuesve Oguzlu and Kibaroglu, të cilët theksojnë se Turqia vendosi të ndiqte një politikë të brendshme me elemente perëndimore për të parandaluar pushtimin e huaj. Ata e shpjegojnë këtë argument për sigurinë duke e lidhur me konceptin e “logjikës së frikës”. Kështu, orientimi turk logjikisht e shtyn poetikën e jashtme të veprojë në zbatim të reformave të perëndimorizuara, por edhe të bashkëpunojë ne organizata perëndimore të sigurisë.12 Në fakt, këtu vëmë re një lidhje të dukshme të ideologjisë së implementuar me idenë e sigurisë. (Me fjalë të tjera, duke qenë 30


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

pranë armikut, d.m.th. fuqive perëndimore, le të sillemi si armiku.) Duhet se Graham Fuller ka një pikëshikim të përafërt me Oguzlu and Kibaroglu, kur arrin të përdorë edhe termin “paranojë turke”. Pra, ishte e rëndësishme të forcohej pozita e brendshme me një ideologji të re politike. Këtë thekson edhe Fuller me poshtë: “Ndërkohë që republika përballej me armiq të jashtëm, ideologjia kemaliste tentoi të inkorporojë një frikë ndaj fuqive të huaja dhe konspiracionin si një element kyç në pikëpamjen për botën. Kjo paranojë përkundrejt botës ndihmoi në ruajtjen e rendit të brendshëm të Turqisë dhe në justifikimin e një qasjeje autoritare për të ruajtur vendin nga kërcënimet e jashtme.”13 Një tjetër autor, Gareth Jenkins, thekson se “në një perspektivë të ngjashme, populli turk u edukua me një proces indoktrinimi duke menduar se gjendej në kërcënime të vazhdueshme të brendshme dhe të jashtme. Përvojat historike u paraqiten si realitete aktuale.”14 Së dyti, aspekti i sigurisë lidhet me procesin reformues sociopolitik, proces që u ndërmor radikalisht nga Ataturku. Në këtë proces u përjashtuan grupe sociale të asociuara me besimin fetar. Mardin shprehet se “praktika e vendosjes së urave të komunikimit ndërmjet elitës dhe masës nëpërmjet njohjes së fesë si ligjërimi – themeli i shoqërisë – u shkatërrua.”15 Në fakt ky është një qëndrim teologjik, pasi nuk është feja (apo vetëm feja) që mundëson lidhjet ndërmjet elitës dhe masës. Shembulli i Mardin-it është dhënë për faktin se në Turqi u ndërmorën shumë reforma që në fakt e shkatërruan atë “urë komunikimi” që më parë ekzistonte në shoqërinë osmane. Pas deklaratës së pavarësisë, filloi një proces gjithëpërfshirës me bazë laike. Shteti dhe sistemi ligjor u shekullarizuan pas ndërmarrjes së reformave të shumta si p.sh. heqja e simboleve fetare, shkatërrimi i 31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sulltanatit dhe kalifatit, heqja e Islamit si fe shtetërore – me anë të kushtetutës së vitit 1928, vënia në zbatim e kodit civil zviceran dhe kodit penal italian, ndalimi i shamive dhe veshjeve tradicionale, përdorimi i alfabetit latin, pezullimi i tarikateve etj. 16 Natyrisht që në këtë kontekst të ri në politikën e brendshme, në arenën ndërkombëtare nuk mund të vijohej fryma otomane. Po ashtu, edhe mjedisi ndërkombëtar kishte ndryshuar konfiguaracion pas Luftës së Parë Botërore. Qenë shpërbërë edhe perandori të tjera si ajo austro-hungareze dhe ruse, duke krijuar aktorë të destabilizuar ekonomikisht dhe politikisht në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ishte tronditur ekuilibri i forcave brenda Europës, gjë që sigurisht sillte mungesë sigurie. Rrjedhimisht, në një çrregullim të tillë ndërkombëtar, pushtimet territoriale qenë më se të mundshme – siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore, ndaj edhe Republika Turke kishte nevojë për një orientim realist që do t’i shërbente mbajtjes në këmbë, por edhe vetë ekzistencës së shtetit.17 E gjendur “e brishtë” në këtë sistem të ri, Turqia do ta përcaktonte politikën e jashtme duke iu referuar kushteve të brendshme dhe ndërkombëtare. Kemalizmi, i përqendruar kryesisht në punët e brendshme, parashtronte “politikën e mosndërhyrjes (mos-intervenimin), orientimin perëndimor dhe vigjilencën për të mbrojtur sovranitetin kombëtar”.18 Deri pak përpara Luftës së Dytë Botërore, politika e jashtme turke bazohej tej mirëmbajtja e neutralitetit me qëllim që të shmangte konfliktet, që të bëhej pjesë e Europës dhe Perëndimit, si edhe të mbronte integritetin territorial.19 Pra, del se një tjetër parim kryesor i politikës së jashtme të asaj kohej ishte ruajtja e neutralitetit, gjë që u konsolidua edhe më tepër me shfaqjen e shenjave të para të Luftës së Dytë 32


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

Botërore.20 Sipas Millman, Turqia përcaktoi disa parime për të arritur qëllimet e saj: “1) ruajtja e aleancës dhe bashkëpunimit me Rusinë për të siguruar kufijtë në Lindje dhe në Detin e Zi21; 2) garantimi i një plani të përbashkët për Ballkanin në rast të ndonjë kërcënimi të jashtëm, si në rastin e Antantës së Ballkanit22; dhe 3) afrimi me Perëndimit me qëllim që të garantohej siguria kundër kërcënimeve nga ana e italianëve dhe gjermanëve, si edhe që të garantohej siguria në kufijtë jugorë të Turqisë – me Irakun dhe Sirinë23.”24 Në kontekstin e marrëdhënieve me jashtë dhe nënshkrimit të traktateve, duhet theksuar pjesëmarrja e Turqisë në Ligën e Kombeve me anë të së cilës Turqia u përpoq t’i përmbushte këto qëllime. Gjithsesi, edhe jashtë Ligës, Turqia formoi aleanca për të shmangur përballjen me kundërshtarë potencialë, siç jepen në shpjegime të shënimeve 21, 22 dhe 23. Pra, në periudhën ndërmjet luftërave botërore, iu vu rëndësi të madhe formulimit të një politike të jashtme me anë të cilës do të ruhej shteti i ri nga kërcënimet e mundshëm. Turqia ndodhi një orientim realist duke mos hasur vështirësi nga Perëndimi dhe duke u shkëputur nga e kaluara, duke krijuar – deri në një farë shkalle - edhe një strukturë perëndimore socio-politike. Për pasojë dalim në përfundimin që përmendëm më sipër: status quo dhe perëndimorizimi qenë thelbësore në përcaktimin e politikës së jashtme. Ishte një politikë e jashtme që kërkonte të ruante balancat ekzistues me një orientim të qartë perëndimor. Lufta e Ftohtë Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik u shfaqën në arenën politike si dy superfuqi rivale që përfaqësonin dy ideologji të ndryshme. Rivaliteti dhe kërcënimet për paqen dhe sigurinë në botë 33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përbënin paradigmën e marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë Luftës së Ftohtë. Dhe sigurisht që një paradigmë e tillë do të ndikonte në politikën e jashtme të Turqisë, pjesë e këtij rendi të ri ndërkombëtar. Pra, nga sistemi i ekuilibrit të forcave u kalua në një strukturë botërore dypolare. Ky sistem i detyroi shtetet të silleshin sipas rregullave të paracaktuara nga dy superfuqitë. Lufta e Ftohtë përbënte atë që ka deklaruar Saul Cohen si “ekuilibri strategjik ndërmjet botës detare të varur nga tregu dhe fuqisë kontinentale euro-aziatike.”25 Megjithëse gjithnjë në “gjendje zjarri”, ky ekuilibër garantonte stabilitet strategjik për zona të caktuara (ku futet edhe Turqia). Rregullat e këtij ekuilibri shkeleshin nga superfuqitë vetëm kur ato tentonin të kontrollonin pika kyçe gjeostrategjike, gjë që sillte edhe destabilitet rajonal, në lidhje me vendin ku shtriheshin këto pika kyçe gjeostrategjike. Ia vlen të përmendim krizën e raketave në Kubë, luftën e Koresë, luftën e Vietnamit, pushtimin sovjetik të Afganistanit, për të cilat Davutoglu thotë se “këto kriza mbeten si marrëdhënie të kufizuara konfliktuale ndërmjet partnerëve”.26 Brenda kësaj paradigme ndërkombëtare, Turqia u pozicionua në Bllokun Perëndimor. Studiuesi turk Mustafa Aydin sqaron rrjedhojën e ngjarjeve që ndikuan në radhitjen e Turqisë në Bllokun Perëndimor. Duke iu referuar fjalëve të Stalinit gjatë bisedimeve me Çërçillin që “është e pamundur që Turqia të ketë mundësinë ta kapë në fyt Rusinë,” Aydin thekson se “pas kërcënimeve të BS në vitin 1945 për kontrollin e ngushticave, Turqia u ndje e tmerruar mos binte nën influencën ruse.”27 Nga ana tjetër duhet parë Loja e Madhe. Në vitin 1947, presidenti Truman akordon një ndihmë të madhe për Turqinë dhe Greqinë me motivin për të luftuar komunistët në këto vende. Sipas 34


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

doktrinës Truman, “mbështetja për Greqinë dhe Turqinë me ndihmë ushtarake dhe ekonomike do të parandalojë sferën sovjetike të influencës.”28 Ishte pra ky fjalim që nisi Luftën e Ftohtë, një përplasje kolosësh – “regjimet totalitare” kundër “njerëzve të lirë”, siç thotë Trumani në fjalim, që shënon fillimin e politikës amerikane të përmbajtjes së BS (në këtë rast, Bashkimit Sovjetik nuk do t’i krijohej mundësia të kishte kontroll në Mesdhe). Kjo Lojë e Madhe e bënte detyrimisht Turqinë aktore të rëndësishme. Pas anëtarësimit të Turqisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (1948), në Këshillin e Europës (1949), NATO (1952) dhe Komitetit Ekonomik Europian (1963), konsolidohet pozicioni i Turqisë në Bllokun Perëndimor. Pas anëtarësimit të saj në këto organizata të rëndësishme, por kryesisht në NATO, përcaktohet orientimi perëndimor i politikës së jashtme turke. Në këtë aspekt, rendi ndërkombëtar i Luftës së Ftohtë shtroi rrugën për përfshirjen turke në projektin e perëndimorizimit. Këtu i referohemi studiuesit turk Malik Mufti, i cili e karakterizon politikën e jashtme të Turqisë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë si “Perëndimorizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Turqisë”: “Kjo fazë u karakterizua nga perëndimorizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Turqisë. Shfuqizimi nga Stalini i paktit të miqësisë turko-sovjetike dhe kërkesa e tij për të ngritur baza ushtarake në Bosfor dhe Dardanele ndikuan në afrimin edhe më të madh të Turqisë më Perëndimin.”29 Sërish, pavarësisht se ç’deklarojnë studiuesit turq, në vijim të doktrinës së përmbajtjes, Turqisë nuk i mbetej të zgjidhte. E gjendur mes rivalitetit të dy superfuqive, Turqia e kishte të pamundur të përfitonte nga përplasja e fuqive europiane dhe të luante rolin e “vëzhgueses”, gjë që e kishte bërë gjatë Luftës së 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Dytë Botërore. Veç kësaj, kapacitetet ekonomike, ushtarake dhe teknologjike turke qenë të pamjaftueshme për të ruajtur neutralitetin, edhe pse mund të thuhet përsëri që kjo gjë nuk varej nga Turqia. Mbi të gjitha, Turqia kërkonte të ruante integritetin territorial dhe sigurinë e saj që i kërcënohej nga Bashkimi Sovjetik. Në një gjendje ku hapësirat i kishte të pakta pa miratimin nga Studio Ovale (Uashingtoni), Turqia nuk e pati mundësinë të shfrytëzonte pozicionin e saj të favorshëm gjeo-strategjik. Ajo i shërbente qëllimeve të perëndimoreve sigurisht në këmbim të shumë ndihmave. Sipas Davutoglu, “politikëbërësit turq e pranuan këtë pozicion si një paradigmë statike dhe kjo situatë e privoi Turqinë të prodhonte paradigma alternative, gjë që rezultoi në rënien natyrale të sferës së influencës .”30 Edhe njëherë, Turqia nuk kishte zgjidhje pavarësisht qëndrimeve të studiuesve turq. Politika e saj e jashtme njëdimensionale miratohej nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst, Mustafa Aydin shton se “marrëdhëniet me aktorë të tjerë qenë në nivel minimal . . . Marrëdhëniet e Turqisë me vendet e Lindjes së Mesme apo vendet e Botës së Tretë qenë veçse një zgjatim në funksion të politikës së jashtme perëndimore”. 31 Që nga vitet ’60, kur pati një zbutje të kërcënimit sovjetik, edhe pse nga njëra anë Turqia përpiqej të mbante status quonë, hapësirat e saj për manovrim u shtuan. 32 Veprimi për të ndërhyrë në Qipro – pavarësisht kundërshtimit të faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë – u bë një faktor i rëndësishëm në sjelljen e Turqisë. Në këtë kontekst, filluan të rishikohen edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.33 Megjithatë, duhet theksuar se me përjashtim të Qipros, politika e jashtme turke ka vepruar në harmoni me interesat perëndimore deri në fund 36


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

të Luftës së Ftohtë. Konkluzion: “Paradigma statike” Në këtë mënyrë, qëndrimi kemalist që ndiqte axhendën e tij për modernizimin e Turqisë me orientim nga Perëndimi, dhe sistemi i Luftës së Ftohtë i marrëdhënieve ndërkombëtare qenë faktorët kryesorë që përcaktuan politikën tradicionale të jashtme të Turqisë. Objektivat turq në formimin e politikës së jashtme vareshin nga këta dy faktorë, madje u bënë pjesë e një “paradigme statike”, siç thotë Davutoglu. Deri në fund të Luftës së Ftohtë, Turqia ndoqi një traditë të ngurtë gjeopolitike, që u shpjegua më sipër dhe mbulon një periudhë nga shpallja e Republikës deri në fund të Luftës së Ftohtë. Kryesisht gjatë Luftës së Ftohtë, Turqia luajti rolin e një “garnizoni” për të penguar ekspansionizmin sovjetik për hir të Perëndimit (por nuk duhet të mos përmendim vetë interesin turk). Gjithsesi, qëndrimi gjeo-strategjik është konsideruar me orientim të ruajtjes së status quo-së dhe ndjekjes së një paradigme statike.

37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Shpjegim: Në këtë tezë, termi “tradicional” përdoret për t’iu referuar politikës së jashtme të Turqisë deri në fund të Luftës së Ftohtë. 2 Kegley, Charles W., Wittkopf, Eugene R. (2005), World Politics: Trends and Transformation (10th ed.), faqe 503 3 http://akademikperspektif.com/2013/10/08/a-general-overview-on-turkishforeign-policy/ 4 Shpjegim: Ka dy variabla themelore përcaktuese për politikën e jashtme të një vendi: a) variablat konjukturale që ndryshojnë gjatë zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme, si dhe kanë ndikim të përkohshëm; dhe b) variablat strukturore që janë të vazhdueshme dhe statike si p.sh. pozicioni gjeografik, eksperienca historike, mjedisi kulturor dhe ekonoike. Referuar në Mustafa AYDIN; “Determinants of Turkish Foreign Policy: Historical Framework and Traditional Inputs”, Middle Eastern Studies, 1999, faqe 155-156. 5 Murinson, Alexander, “The Strategic Depth Doctrine of Turkish Foreign Policy”, Middle Eastern Studies, 2006, faqe 945 6 Fuller, Graham (2008), The New Turkish Republic: Turkey, As a Pivotal State in the Muslim World, United States Institute of Peace Press, Washington, faqe 19 7 Po aty, faqe 27 8 Bozdaglioglu, Yucel, “Modernity, Identity and Turkey’s Foreign Policy”, Insight Turkey, Vol. 10, No.1, 2008, faqe 60-61 1

38


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

Po aty Fuller, Graham E. (2008), “The New Turkish Republic: Turkey, As a Pivotal State in the Muslim World”, United States Institute of Peace Press, Washington, faqe 13 11 Po aty 12 Oguzlu, Tarýk; Kibaroglu, Mustafa; “Is the Westernization Process Losing Pace in Turkey: Who’s to Blame?”, Turkish Studies, 2009, faqe 579. 13 Fuller, Graham E. (2008), “The New Turkish Republic: Turkey, As a Pivotal State in the Muslim World”, United States Institute of Peace Press, Washington, faqe 29 14 Jenkins, Gareth, “Context and Circumstance: the Turekish Military and Politics”, IISS, 2001, faqe 16 15 Mardin, Serif, “Projects as Methodology: Some Thoughts on Modern Turkish Social Science,” 2007, faqe 71 16 Për më shumë detaje shih Zurcher, Erik J. (2004), “Turkey: A Modern History”, New York, f.186-195. 17 Aydin, Mustafa, “Determinants of Turkish Foreign Policy: Historical Framework and Traditional Inputs”, Middle Eastern Studies, Vol. 35, No.4, 1999, faqe 156 18 Larrabee, F. Stephen and LESSER Ian O. (2003), “Turkish Foreign Policy in an Age of Uncertainty”, Pittsburgh, RAND, faqe 18-19 19 Brown, Cameron S, “Turkey in the Gulf Wars of 1991 and 2003”, Turkish Studies, 2007, faqe 89-91 20 Millman, Brock, “Turkish Foreign and Strategic Policy, 1934-1942”, Middle Eastern Studies, 1995, faqe 487 21 Shpjegim: Në këtë rast i referohemi Traktatit të Moskës i nënshkruar në vitin 1921 dhe i amenduar në vitin 1925 22 Shpjegim: Në këtë rast i referohemi Traktatit të Miqësisë me Greqinë i nëshkruar më 1930 dhe Paktit të Ballkanit të nënshkruar në vitin 1934, me anë të të cilit synohej normalizimi i marrëdhënieve me vende ballkanike. 23 Shpjegim: Në këtë rast referohemi Traktatit të Mosagresionit i nënshkruar në Saadabad më 1937 24 http://www.unc.edu/depts/diplomat/archives_roll/2003_07-09/jung_sevres/ jung_sevres.html 25 Cohen, Saul. B. (2003), “Geopolitics in the World System, Rowman and Littlefield”, New York, f. 3 26 Davutoglu, Ahmet, “The Clash of Interests: An Explanation of the World (Dis)order”, Perceptions: Journal of International Affairs, Vol.2, No.4, December 1997-February 1998, faqe 5 27 Aydin, Mustafa, “Determinants of Turkish Foreign Policy: Changing Patterns and Conjunctures during the Cold war”, Middle Eastern Studies, 2000, faqe 106 28 http://www.trumanlibrary.org/publicpapers/index.php?pid=2189&st=&st1= 29 Mufti, Malik, “Daring and Caution in Turkish Foreign Policy,” Middle East 9

10

39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Journal, 1998, faqe 41 30 Davutoglu, Ahmet (2001), Thellësia Strategjike, Logos A, faqe 71 31 Aydin, Mustafa, “Determinants of Turkish Foreign Policy: Changing Patterns and Conjunctures during the Cold war”, Middle Eastern Studies, 2000, faqe 111 32 Aydin, Mustafa (2004); Turkish Foreign Policy; Framework and Analysis, SAM Papers, No.1, Ankara, Centre for Strategic Research, faqe 82 33 Po aty

40


Blendi LAMI Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke

Bibliografia Kegley, Charles W., Wittkopf, Eugene R., World Politics: Trends and Transformation (10th ed.), 2005 Murinson, Alexander, “The Strategic Depth Doctrine of Turkish Foreign Policy”, Middle Eastern Studies, 2006 Mustafa AYDIN; “Determinants of Turkish Foreign Policy: Historical Framework and Traditional Inputs”, Middle Eastern Studies, 1999 Fuller, Graham, The New Turkish Republic: Turkey, As a Pivotal State in the Muslim World, United States Institute of Peace Press, Washington, 2008 Bozdaglioglu, Yucel, “Modernity, Identity and Turkey’s Foreign Policy”, Insight Turkey, Vol. 10, No.1, 2008 Oguzlu, Tarýk; Kibaroglu, Mustafa; “Is the Westernization Process Losing Pace in Turkey: Who’s to Blame?”, Turkish Studies, 2009 Jenkins, Gareth, “Context and Circumstance: the Turekish Military and Politics”, IISS, 2001 Mardin, Serif, “Projects as Methodology: Some Thoughts on Modern Turkish Social Science,” 2007 Larrabee, F. Stephen and LESSER Ian O., “Turkish Foreign Policy in an Age of Uncertainty”, Pittsburgh, RAND, 2003 Brown, Cameron S, “Turkey in the Gulf Wars of 1991 and 2003”, Turkish Studies, 2007 Millman, Brock, “Turkish Foreign and Strategic Policy, 1934-1942”, Middle Eastern Studies, 1995 Cohen, Saul. B., “Geopolitics in the World System, Rowman and Littlefield”, New York, 2003 Davutoglu, Ahmet, “The Clash of Interests: An Explanation of the World (Dis)order”, Perceptions: Journal of International Affairs, 1998 Davutoglu, Ahmet, Thellësia Strategjike, Logos A, 2001

41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Gjeneralmajor Viktor BERDO Dr. në proces në Akademinë e Forcave të Armatoura Zvëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH

Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë Përfundime nga një tryezë e rrumbullakët, organizuar nga Qendra e Studimeve Strategjike në Zurih (Center for Security Studies), mbajtur më 24 – 25 Prill 2006, me pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të lartë ushtarakë e civilë të të dy blloqeve (NATO-s dhe Traktatit të Varshavës), gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalë kyçe kyçe: Lufta e Ftohtë, kapacitete vendimmarrëse, konfrontim, strategji bërthamore, sferë influence

42


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

Abstrakt Lufta e Ftohtë filloi pa asnjë deklaratë për shpalljen e saj dhe kur mbaroi nuk pati kurrfarë parade për fitoren e saj. Megjithatë, Lufta e Ftohtë zgjati për 45 vjet, kohë gjatë së cilës asnjë cep i botës nuk i shpëtoi dot ndikimit të saj. Së bashku me afrimin e fitores dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore vizionet konfliktuale brenda aleancës së botës të pasluftës, ishin duke u bërë gjithnjë e më të qarta. Gati dy dhjetëvjeçarë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Qendra e Studimeve Strategjike në Zurih, organizoi një bashkëbisedim në nivele akademike e zyrtare me ish-funksionarë të lartë me kapacitete vendimmarrëse në administratën civile e ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës të kohës. Instalimi i një komunikimi e bashkëbisedimi të tillë, pikërisht kur mendjet janë ftohur pas asaj lufte, (e cila 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

vetëm e ftohtë nuk ishte edhe pse u “pagëzua” si e tillë!), ishte sa produktiv në pikëpamje të shkëmbimit të ideve dhe të mendimit, aq edhe i domosdoshëm në pikëpamje të shkëmbimit të vlerave, përvojave dhe mësimeve të nxjerra. Ky takim, për nga niveli i organizimit, pjesëmarrja dhe problematikat e diskutuara, mbetet edhe sot unik në llojin e vet. Më poshtë, pas një trajtese të shkurtër për Luftën e Ftohtë dhe disa nga strategjitë kryesore, do të kemi një pasqyrim të këndvështrimeve1 të të dy palëve për planifikimin ushtarak të Luftës së Ftohtë, Natyrisht pjesëmarrësit tanimë nuk janë palë në konfrontim sikurse ishin gjatë asaj lufte, porse thjeshtë njerëz që vuajtën apo përjetuan gatishmërinë e palëve për një konfrontim të mundshëm ushtarak. Fjalë kyçe: Lufta e Ftohtë, kapacitete vendimmarrëse, konfrontim, strategji bërthamore, sferë influence Hyrje Me 25 prill të vitit 1945, ushtritë amerikane dhe ruse u takuan në mes të Europës, në brigjet e Elbës, jo larg qytetit gjerman Torgau. Kjo ngjarje simbolike do të ishte një gur prove në historinë tonë të ardhshme që krijoi një kusht themeltar, i cili që atëherë, nuk ka ndryshuar më në thelb. Sipas J. Lukacs2, themeli bazë, oguri i ri, në të cilën mbështetet historia jonë e re, nuk është bomba atomike, as komunizmi, por është përçarja e Gjermanisë dhe pothuajse e gjithë Europës, në një sferë influence ruse dhe në atë amerikane. E ashtuquajtura Luftë e Ftohtë ka lindur, është zhvilluar dhe është rritur pikërisht brenda kësaj përçarje. Nuk duhet të harrojmë që Lufta e Ftohtë është një pjellë direkte e Luftës së Dytë Botërore, dhe madje edhe Lufta e Dytë 44


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

ishte pjellë katërcipërisht e qartë e Luftës së Parë Botërore. Të dy luftërat botërore kanë filluar në Europë. Së pari dhe kryesisht ato u zhvilluan vetëm në Europë. Përfundimisht vendosën për to superfuqitë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Në këto luftëra gjigante, para së gjithash, bëhej fjalë për gjeografinë politike të Europës dhe kjo ka mbetur akoma gjer në fillimet e viteve ’90 problemi themelor i Luftës së Ftohtë. Dhe ishin europianët ata, më saktë ato të Europës Qendrore, të cilët “morën në qafë” dhe shkatërruan në themel kontinentin e tyre, ishin ata që e shqyen atë copë-copë dhe më pas, mbi këto gërmadha në vitin 1945, vendosën sundimin e tyre, fuqitë e armatosura të Amerikës transatlantike dhe ato të Rusisë europiane. Forca dhe rëndësia e Rusisë sovjetike në historinë njerëzore nuk kishin qenë kurrë më të mëdha se sa në vitin 1945. Përparimi vendimtar i rusëve në luftë ngjalli respektin dhe shqetësimin e fshehtë sekret të superfuqive në botë. Që nga Vjena deri në Vladivostok fjala e sundimtarëve rus ishte ligji më i lartë i padiskutuar. Ushtarët e zymtë sovjetikë populluan atje të gjitha rrugët, qofshin këto fshatrat alpine europiane apo në mes të kodrave mançuriane dhe deri në detet e Japonisë. Fuqia dhe rëndësia e SHBA-së ishte akoma më e madhe. E shpërndarë në mbi pesë kontinente, që nga qendra e Koresë deri në qendër të Berlinit, kudo ishin stacionuar ushtarët amerikanë që kujdeseshin për ruajtjen e qetësisë dhe sigurimin. 1. Disa strategji kryesore të Luftës së Ftohtë Termi “Luftë e Ftohtë” është përdorur pas Luftës së Dytë Botërore për të përshkruar luftën midis SHBA-së me aleatët e saj dhe BRSS-në me aleatët e saj. Gjatë periudhës së luftës së ftohtë, e cila filloi nga mesi i viteve 1940 dhe zgjati deri në 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

fund të viteve 1980, politika ndërkombëtare ishte fokusuar në mënyrë intensive, në rivalitetin mes këtyre dy blloqeve të mëdha të pushtetit politik dhe ideologjik që përfaqësoheshin respektivisht: Shtetet e Bashkuara me aleatët e saj demokracinë dhe kapitalizmin dhe Bashkimi Sovjetik me aleatët e tij komunizmin. Qysh nga prishja e aleancës së tyre të kohës së luftës e deri në shpërbërjen e perandorisë sovjetike, SHBA dhe BS ndërmorën një luftë të ashpër kundër njeri-tjetrit. Në këtë konfrontim global Lindja dhe Perëndimi vunë në përdorim një arsenal kolosal: gara e armatimeve dhe embargot tregtare, ndërhyrjet e drejtpërdrejta ushtarake në konfliktet lokale si dhe ndërmarrjet e luftimeve me anë të bedelëve, spiunazhit dhe propagandës, ishin armët që u përdorën në luftën e ftohtë. Kjo luftë 45 vjeçare u zhvillua mbi strategji të artikuluara qartë nga të dyja superfuqitë. Në këtë minitezë do përpiqem të hedh një vështrim të përgjithshëm mbi strategjitë kryesore që u përdorën gjatë kësaj periudhe. Strategjitë kryesore të përdorura nga SHBA dhe BRSS gjatë periudhës së luftës së ftohtë janë strategjitë e luftës bërthamore. Më poshtë do të shikojmë me radhë thelbin e strategjive bërthamore, duke mos hyrë në analiza të thella, por duke dhënë kryesisht konceptin e tyre dhe atë se çfarë ato përfaqësojnë, çka do na mundësojë perceptimin më real edhe të planifikimit ushtarak, për të cilën është shprehur edhe Qendra e Studimeve Strategjike në Zurih (Center for Security Studies), më 24 – 25 Prill 2006, me pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të lartë ushtarakë e civilë të të dy blloqeve (NATO-s dhe Traktatit të Varshavës), 1.1. Strategjia e luftës bërthamore Termi strategji bërthamore i referohej një strategjie ushtarake. 46


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

Ajo bazohej në kapacitetet bërthamore të shteteve të fuqishme, me fjalë të tjera në shtetet që posedojnë armë bërthamore.3 Në strategjinë e luftës bërthamore jepen të dhëna të hollësishme mbi sasinë e armëve bërthamore që mund të përdoren, për sistemet e lëshimit të tyre dhe se ç’farë lloj politikash janë miratuar nga poseduesit e tyre në lidhje me rrethanat në të cilat ato do të përdoren. Armët bërthamore janë armë të shkatërrimit në masë dhe si të tilla, në rast përdorimi, pasojat nuk mund të jenë në përputhje me përfundimet e dëshiruara nga secili shtet. Megjithatë, shtetet që kanë armët bërthamore pretendojnë se armët bërthamore janë në gjendje të parandalojë sulmin bërthamor apo konvencional, sepse pasojat do të ishin katastrofike për të dyja palët. Kjo politikë është quajtur politika e parandalimit bërthamor. Implikimet ushtarake strategjike të bombave atomike ishin të lidhura ngushtë me klimën e përgjithshme midis Lindjes dhe Perëndimit dhe të zhvillimit të vendeve të të dy blloqeve armiqësore. Bashkimi Sovjetik vazhdoi “pushtimin” socialist të Evropës Lindore ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën të bëheshin vendi kryesor që do të kontrollonte pushtetin sovjetik. Në fushën ushtarake, strategjia e kontrollit apo përmbajtjes ishte e lidhur ngushtë me parandalimin bërthamor. 1.1.1. Strategjia e kontrollit përshkruan strategjinë e politikës së jashtme të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore.4 Ky term u bë i njohur në një debat publik nga George F. Kennan. Në artikullin e tij të famshëm “X-article”, Kennan sugjeroi një “durim afatgjatë, por kontroll të fortë dhe vigjilent të tendencave ekspansioniste ruse.”5 Për Kennan, koncepti i kontrollit ishte një koncept politik. Strategjia e kontrollit kërkonte të arrinte tre objektiva: 47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

restaurimin e bilancit të fuqisë në Evropë; zvogëlimin e projektimit të fuqisë të pushtetit sovjetik; dhe modifikimin e konceptit sovjetik të marrëdhënieve ndërkombëtare. Objektivi i parë: Restaurimi i bilancit të fuqisë në Evropë: Sipas Kennan, qëllimi themelor i politikës së jashtme të SHBA nuk duhet të ishte një ndarje e botës në sfera sovjetike dhe amerikane të ndikimeve. Përkundrazi, politika e jashtme e SHBA duhet të ndihmonte në krijimin e qendrave të pavarura të pushtetit në Evropë dhe Azi dhe për të ndihmuar në inkurajimin e vetëbesimit në vende të kërcënuara nga ekspansionizmi sovjetik. Objektivi i dytë: Zvogëlimi i projektimit të fuqisë të pushtetit sovjetik: Që kur Bashkimi Sovjetik projektoi shtrirjen e fuqisë së vet drejt vendeve dhe qeverive komuniste dhe partive komuniste në botë që i ishin nënshtruar Moskës, Kennan sugjeroi që të shfrytëzohen tensionet e brendshme mes Moskës dhe lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Objektivi i tretë: Modifikimi i konceptit sovjetik i marrëdhënieve ndërkombëtare: për Kennan, ky objektiv ishte një nga më ambiciozët, pikërisht për të drejtuar Bashkimin Sovjetik larg nga nocioni i tij universalistik i çështjeve ndërkombëtare dhe drejtuar drejt një kuptimi të ngushtë të realitetit. 1.1.2. Strategjia kundër forcës dhe kundër vlerave është një strategji, debatet për të cilën kanë ndodhur si një diferencim konceptual i kundërveprimit fleksibël.6 Objektivat e strategjisë së kundër-forcës dhe kundër-vlerave u ndanë në dy kategori. Strategjia e kundër-vlerave është një koncept strategjik, që kërkon përdorimin e forcave strategjike ajrore dhe të raketave, për shkatërrimin ose paaftësimin e qendrave të populluara, të industrisë, burimeve ose të institucioneve të zgjedhura të armikut, të cilat përbëjnë strukturën sociale të një shoqërie. Strategjia e kundër-forcës është një koncept strategjik, që 48


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

kërkon përdorimin e forcave strategjike ajrore dhe të raketave me qëllim për të shkatërruar ose nxjerrë jashtë përdorimit të aftësive dhe kapaciteteve të zgjedhura ushtarake të forcave të armikut. Ideja ishte se objektivat e kundër-forcës mund ti japë kundërshtarit nxitje për të mos goditur qytetet amerikane. Kundër-vlera ishte megjithatë një mendim, një parandalim i vërtetë i cili duhej të realizohej me një aftësi të dytë goditje (shkatërrim i sigurt). 1.1.3. Strategjia e parandalimit është një strategji ushtarake e zhvilluar gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore dhe është predominante në politikën e jashtme të SHBA në lidhje me zhvillimet e teknologjisë bërthamore në Korenë e Veriut dhe Iran.7 Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë nuk mund të sigurojnë një arritje racionale të përfundimeve të dëshiruara. Ato mohojnë parimin e jetës vetë dhe nuk mund të shërbejnë më si instrumente të politikës. Në vitin 1946, analisti strategjik Bernard Brodie ka shkruar: “Deri më tani qëllimi kryesor i krijimit të instrumentit ushtarak ka qenë për të fituar luftëra. Por nga tani dhe më tej, qëllimi kryesor i saj duhet të jetë për t’i shmangur ato.” Ideja që Brodie shprehu ishte ajo e parandalimit bërthamor: “Armët bërthamore duhet t’i shërbejnë qëllimit për të parandaluar përdorimin e tyre.” SHBA dhe BRSS ishin përgatitur për të luftuar në një shkallë të gjerë dhe të plotë të luftës bërthamore dhe konvencionale, por nuk ishin të bindura të rrezikonin një katastrofë të një shkalle të plotë të luftës bërthamore.8 1.1.4. Strategjia e përshtatjes. Përgjigjja fleksibël nuk ishte teori shumë e qartë ose e shkruar në një burim të vetëm 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

autoritativ. Përgjigja fleksible ishte realiste nëse armët bërthamore nuk mund të përdoren. Ajo u përpoq të sigurojë mjete të besueshme për të lidhur me përshkallëzim jobërthamore. Fjala “fleksible” theksoi vlerën që kishte “mundësi të shumta” në dispozicion për krizat që mund të lindin. Pasja e mundësive të shumta gjatë shfaqjes të një krize të jetë më mirë se sa referencave të tanishme të disa skenarëve të luftës. Pasja e mundësive të shumta ishte menduar të rriste besueshmërinë parandaluese të SHBA (sigurojnë aleatët ndërsa frenojnë kundërshtarin). Në të njëjtën kohë, megjithatë, fleksibiliteti bëri atë gjithashtu të pamundur se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin ose kishin nevojë për sulm bërthamor. Në fakt përgjigjja fleksible bëri thirrje për praninë e vazhdueshme (në Evropë) të forcave të mëdha konvencionale. 1.1.5. Strategjia e shkatërrimit të sigurt të ndërsjellë. Kur Bashkimi Sovjetik arriti barazi bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Lufta e Ftohtë hyri në një fazë të re. Lufta e ftohtë u bë një konflikt shumë më i rrezikshëm dhe më i pakontrollueshëm se ndonjë gjë që amerikanët kishin hasur më parë. Në luftën e ftohtë të vjetër amerikanët kanë pëlqyer superioritetin e fuqisë bërthamore, një ekonomi të pa sfidueshme, aleancat e forta dhe një president të besuar që ushtron drejtpërdrejt pushtetin e tij të pabesueshëm kundër sovjetikëve. Në luftën e ftohtë të re, megjithatë, forcat ruse kanë arritur barazinë bërthamore. Secila palë mund të shkatërrojë të tjerët shumë herë. Ky fakt u pranua zyrtarisht në një doktrinë ushtarake e njohur si shkatërrimi i sigurt i ndërsjellë, me fjalë të tjera, “kushdo që qëllon i pari vdes i dyti”. 1.1.6. Strategjia e hakmarrjes masive, ishte një strategji “ose të gjithën ose asgjë”.9 Kjo ishte kërcënim për ta kthyer 50


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

Bashkimi Sovjetik në tym, në shkatërrim total për dy orë. Duke bërë luftën bërthamore shumë shkatërruese për të luftuar, duke bërë dallimin mes fitimtarit dhe humbësit në këtë konflikt gjithnjë e më të pakuptimtë, strategjia parandaluese synon eliminimin e vetë luftës. Për më tepër dhe më konkretisht hakmarrja masive kupton parandalim të mundshëm nga një sulm i gjithanshëm. Hakmarrja masive pasqyron një politikë të “lojës me zjarrin.” 2. Vështrim rreth planifikimit ushtarak pas Luftës së Ftohtë Që nga koha e Clausewitz, planizuesit historikë nuk kanë zhvilluar ndonjë sistem të besueshëm për zgjedhjen e metodavestrategjive, operacioneve, struktura force, për të arritur qëllimet e politikës. Grupe të ndryshme planizuesish ushtarakë kanë krijuar zgjidhje të ndryshme për probleme të cilat jenë në dukje të njëjta, 2 ose përkthejnë implikimin e gjeografisë ose teknologjisë në mënyra të ndryshme.3 Institucionet ushtarake kanë adoptuar doktrina të ndryshme ushtarake dhe stile të ndryshme operacionale, të justifikuara nga një varietet filozofie luftërash.4 Gjithmonë diferencat ndërmjet kombeve janë shtrirë në konceptime të ndryshme të natyrës së luftës dhe rolit të saj në sistemin politik ndërkombëtar.5 Pavarësisht paralajmërimit të Clausewitz, roli i shtirur i qëllimeve politike të luftës në formimin e këtyre doktrinave nuk ka qenë gjithmonë i qartë. Lufta supozohet të jetë “vazhdimësi e politikës” por instruktimet e liderëve politikë për vartësit e tyre ushtarakë janë vetëm një burim, nëse janë burime të rëndësishme të ideve që nënvizojnë strategjinë kombëtare. Që të kuptojmë se si formohen strategjitë dhe si ekzekutohen ato në praktikë nuk mjafton të studiojmë politikat kombëtare. Gjithashtu duhen studiuar kulturat 51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

strategjike duke marrë parasysh burimet heterogjene të ideve shpeshherë konfliktuale që përfundimisht udhëzojnë përgatitjen dhe zhvillimin e luftës dhe që parapriheshin nga planizues strategjikë, sidomos nga blloqet kryesore gjatë Luftës së Ftohtë, NATO dhe Traktati i Varshavës. Pa mundur të përcjell gjithë informacionin për këtë dukuri, po përqendrohem në veprimtarinë e organizuar nga Qendra e Studimeve Strategjike në Zurih (Center for Security Studies). Gjatë takimit të personaliteteve zyrtare dhe akademike të të dy palëve, debatet u përqendruan në numrin dhe llojet e fuqisë luftarake si dhe synimet e planet e secilës palë për t’iu përgjigjur palës tjetër, deri edhe me përdorimin e armëve bërthamore. Qëllimi i organizatorëve ishte që, mbi bazën e këndshikimeve të paraqitura, si dhe mbi bazën e grumbullimit, analizës dhe interpretimit të dokumentacionit historik, të mund të ndërtohet një histori sa më reale e periudhës në fjalë, si dhe të nxirren mësime sa më të vlefshme për historinë e ardhshme. Diskutimet u përqendruan më shumë përreth viteve 19701980, kohë që përkon me fundin e detantës midis dy blloqeve dhe rifillimin e rritjes së tensioneve, të cilat kulmuan me pushtimin ushtarak të Afganistanit nga ish Bashkimi Sovjetik, me shpalljen e ligjit ushtarak në Poloni, me vendimin e NATOs për dislokimin në Europë të raketave me rreze të mesme veprimi dhe shpalljes së Iniciativës së Mbrojtjes Strategjike nga Ronald Regan, Presidenti amerikan i kohës. 2.1. Planet Operacionale Në diskutime u pohua se Traktati i Varshavës kishte një superioritet numerik në armatime konvencionale dhe se parashikohej një përmirësim gradual i tyre. Nga ana e vet, folësit perëndimorë, ish zyrtarë apo ushtarakë të NATO-s, theksuan 52


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

se planet e Aleancës synonin “së pari dhe mbi të gjitha të dekurajonin sulmin nga Traktatin e Varshavës”. Në rast se kjo etapë nuk do të funksiononte, atëherë planet parashikonin edhe “mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare”. Folësit vunë në dukje se këto plane të NATO-s ishin pastërtisht mbrojtëse, duke pohuar se “kundërgoditjet apo kundërsulmet kishin për qëllim vetëm të rimerrnin territoret e humbura”.10 Në këtë kuadër, përfaqësuesi Gjerman vuri në dukje pasojat katastrofike mbi popullsinë e vendit të tij, nga çfarëdo alternativë që do të mund të zhvillohej në atë kohë.11 Në rast se Traktati i Varshavës do të ndërmerrte një sulm, një element i ri dhe tepër i rëndësishëm në planifikim, ishte goditja e atyre trupave të Traktatit të Varshavës që do të mund të përqendroheshin më shumë në territorin e njerit nga vendet aleate të NATO-s. Kjo goditje do të jepej sipas konceptit të Betejës Aerotokësore, e cila do të pasohej nga sulmi me forcat e thellësisë (Air Land Battle /Follow-on Forces Attack, or FOFA, concept.) Nga ana e tyre, pjesëmarrësit nga ish-Bashkimi Sovjetik sqaruan se Traktati i Varshavës nuk kishte pasur kurrë plane për të sulmuar i pari. Këtë ata e argumentuan me faktin se kjo nuk do të ishte e mundshme edhe për faktin se shumë trupa sovjetike ishin dislokuar përgjatë kufirit me Kinën, ndërkohë që luftimet në Afganistan kërkonin një angazhim gjithnjë e më të madh trupash. “Ishte kjo arsyeja kryesore, “argumentuan ata, “që Bashkimi Sovjetik i kishte ndaluar planet për një ndërhyrje ushtarake në Poloni”.12 Bashkimi Sovjetik konsideronte se kundërshtari kryesor i tyre në teatrin europian të luftës ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, përfaqësuesit rusë u shprehën se: “Në qoftë se NATO do të sulmonte, Traktati i Varshavës do të 53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

lëshonte raketa bërthamore mbi territorin amerikan, sapo të fillonte sulmi nga NATO.” Ky reagim me goditje bërthamore u quajt si mbrojtja më e mirë. Kjo flet se goditja bërthamore konceptohej thjeshtë si masë e mbrojtjes, jo si sulm i mirëfilltë. Në kuadër të këtij koncepti strategjik, të dy palët i kishin dislokuar trupat sa më afër vijave të para. Gjithsesi të dyja palët i trembeshin faktit që, në rast se edhe njëra të fillonte sulmin e para, konfrontimi do të merrte përmasa botërore. Këto analiza dhe konkluzione qenë një lloj surprize për pjesëmarrësit perëndimorë në këtë takim, sepse këta patën pandehur se “Bashkimi Sovjetik ishte i përgatitur për ta kufizuar një luftë të mundshme në Europë, me qëllim që të parandalonin një goditje hakmarrëse nga SHBA.” 2.2. Perceptimet Sipas vlerësimeve që u bënë në konferencë, Lufta e Ftohtë demonstroi “fuqinë e stereotipeve”,13 domethënë të ideve të ngurtësuara të shtabeve politike e ushtarake. Të dy blloqet e ndërtuan mbrojtjen e tyre mbi bazën e supozimit të kapaciteteve ofensive të palës tjetër, gjë që solli mungesë të theksuar fleksibiliteti. Njeri nga pjesëmarrësit e shprehu mjaft qartë këtë kur tha: “Po çuditem jashtëzakonisht shumë nga ngjashmëritë midis shumicës së shtabeve ushtarake, sepse ata të gjithë shpresuan për më të mirën dhe planifikuan për më të keqen”. 14 Diskutuesit lindorë vunë në dukje se ushtarakët dhe popullsia kishin frikë nga ndonjë sulm i NATO-s. Duke gjykuar mbi baza ideologjike, ata besonin se një sulm i tillë ishte i paevitueshëm dhe kjo pandehmë “mbështetej edhe nga historia.” Një ekspert ushtarak perëndimor,15 pjesëmarrës në këtë konferencë, shprehu problematikat e përllogaritjeve të raportit të forcave në shkallë strategjike midis dy palëve: “A e ka vlerësuar 54


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

të saktë NATO planifikimin e forcave tokësore në raportin 3 me 1 në favor të Traktatit të Varshavës? Por kjo pyetje mund t’u drejtohet të dy palëve edhe për llojet e tjera të forcave. Unë nuk jam i sigurt, për shembull, nëse ky raport në numrin e divizioneve të blinduara ka qenë më i vogël, a ndryshon gjë në rrjedhimet e operacioneve? Mos keni shkuar me përvojat e vjetra të kohës së Luftës së Dytë Botërore, p.sh, të betejës së Kurskut? A jeni akoma të këtij mendimi?” Në përgjigje të kësaj pyetjeje, interesante është ideja e një ish gjenerali rus: “Para së gjithash unë dua të theksoj se ne bëjmë mirë që sjellim në kujtesë çka ndodhi 30 vjet më parë. Sidoqoftë ne e dimë nga historia se nuk mund të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, sepse në situata të reja, ne bëjmë gabime të reja gjatë gjithë kohës. Ka gjithsesi një aspekt psikologjik të rëndësishëm. Përse u kundërvunë në Europë gjithë këto forca të mëdha dhe për një kohë të gjatë, pa arritur të plasë një luftë? Në fakt, lufta nuk ishte aspak opsioni më i mundshëm dhe kjo u bë absolutisht e qartë kur u dislokuan armë bërthamore në vendet e NATO-s.” Sidoqoftë, gjeneralët rusë, pjesëmarrës në këtë konferencë, theksuan se, ata e patën konsideruar qëndrimin difensiv si inferior ndaj qëndrimit ofensiv. Ata nuk e besonin kurrë se NATO nuk kishte plane për të sulmuar Traktatin e Vrashavës. Në këtë kuptim, nuk ishte ndonjë çudi që Bashkimi Sovjetik e mori shumë seriozisht Betejën Aero-Tokësorë/FOFA me përdorimin burimeve të teknologjisë më të përparuar të kohës. 2.3. Kompleksi industrial ushtarak Pjesëmarrësit nga ish-vendet e Traktatit të Varshavës treguan se sa presion të madh kishte nga industria e tyre ushtarake. Ata theksuan se pjesa më e madhe e kapaciteteve industriale të vendeve të tyre ishte e pleksur drejtpërdrejt apo tërthorazi me 55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

prodhimin e armatimeve dhe pajisjeve të lidhura me mbrojtjen. Në shumë qytete dhe zona të ndryshme, popullsia mbahej vetëm apo kryesisht nga të ardhurat e punësimit në industrinë ushtarake të mbrojtjes. Kjo ishte një arsye tjetër se përse politikanët dhe ushtarakët kultivonin dhe përhapnin një pamje negative të armikut. Pra, prodhimi i armatimeve ndiqte një logjikë dhe një axhendë tjetër, krejtësisht të ndarë nga kërkesat e logjikës dhe të strategjisë ushtarake. Kjo psikozë dhe kjo praktikë, natyrisht që e varfëroi tej mase ekonominë e vendit. 2.4. A ishte real Planifikimi ushtarak i Luftës së Ftohtë? Referohet se Traktati i Varshavës kishte plane shumë optimiste operacionesh. Një tregues i këtij optimizmi ishte parashikimi që Deti i Veriut dhe Oqeani Atlantik do të mund të merreshin për një kohë shumë të shkurtër. Gjatë diskutimeve në takimin për të cilin po flitet, vetë përfaqësuesit nga vende të Traktatit të Varshavës u shprehën se këto plane pak bazoheshin në realitetin konkret. Këtë e ilustron fakti se ndërsa askush nuk e diskutonte mundësinë e realizimit të atyre planeve, nga ana tjetër, asnjë nuk ishte në gjendje të jepte argument se si do të veprohej të nesërmen e kapjes së atyre objektivave që u përmendën më sipër, domethënë, si do të mbaheshin, sa forca duheshin për t’i mbajtur, për sa kohë do të mund të mbaheshin, etj. Për më tepër që, edhe vetë operacionet e përllogaritura se “do të zhvilloheshin shumë shpejt”, nuk kishin marrë parasysh terrenin ku do të kryheshin. Pikërisht për këtë arsye, një gjeneral Çek vuri në dukje se “kalimet e ngushta dhe pyjet e dendura midis vendit tim dhe Republikës Federale të Gjermanisë përmes të cilave do të duhet të kaloja forcat që komandoja, i bënin operacionet praktikisht të pamundura.”16 Po kështu u përmendën problemet që do të lindnin gjatë këtyre operacioneve në fushën e logjistikës, gjë që do të 56


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

ngadalësonte shumë ritmet e mësymjes. Nga ana tjetër, operacionet natën do të kishin qenë shumë të vështira, në mos të pamundura. Njësitë e vendeve të ndryshme zor se e njihnin njeri tjetrin, nuk kishin standarde të përbashkëta operacionale, nuk kishin të njëjtën gjuhë. Ndërkohë, stërvitjet e përbashkëta në nivel Traktati ishin shumë të varfra. Mangësi serioze ishte sidomos stërvitja e forcave rezerviste. Fakti që përditë e më shumë ofrohej dhe futej teknikë e re në përdorim, ndërkohë që forcat rezerviste mblidheshin rrallë, e bënte thuajse të dështuar çdo offensive. Sikurse është e njohur dhe që u përmend edhe nga diskutuesit, pa ushqimin me forca rezervë, veprimet ofensive viheshin në pikëpyetje të madhe. 2.5. Armët bërthamore Ish gjeneralët dhe ekspertët, si ata të NATO-s, edhe ata të Traktatit të Varshavës, pjesëmarrës në konferencë, e bënë të qartë se në rast lufte, ata do të prireshin thuajse menjëherë për nga përdorimi i tyre. Por në konferencë u shtruan pyetje të tilla si: Çfarë do të bënin ushtarakët të nesërmen pas shkatërrimit që do të vinte nga përdorimi i armëve bërthamore? Cilat do të ishin kundërmasat, veçanërisht nëse gara me këto armë vazhdonte gjatë dhe në të gjitha nivelet (taktike, me rreze të shkurtër, të mesme), etj. Ndaj këtyre pyetjeve, gjeneralët e të dyja palëve “ngritën supet”. Gjeneralët amerikanë shprehën se përdorimi i armëve bërthamore nuk ishte përgjigja e duhur dhe se ushtria e SHBA do të mund t’i përdorte ato vetëm për të “qorruar” kalimet, me qëllim që të shkurajonin e të ndalonin trupat e armikut. Sidoqoftë, të dyja palët u pajtuan me përfundimin se përdorimi i armëve bërthamore nuk ishte gjë tjetër veçse “një stabilitet tmerri”. U pranua që përllogaritjet ishin të gabuara dhe 57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

normalisht të rrezikshme për të dyja palët. Të gjithë u shprehën se njohuritë e atyre që do të komandonin përdorimin e armëve bërthamore dhe veçanërisht njohuritë e atyre që shpresonin se do të përdornin efektet e tyre për “sukses në operacione”, ishin të cekëta dhe me pasoja të rrezikshme. Një diskutim interesant ishte rreth pyetjes se në ç’vend planifikoheshin të hidheshin goditje bërthamore, sidomos ato me rreze të mesme veprimi (Pershing-2 dhe raketat Kruiz). Amerikanët u shprehën se ata do t’i përdornin këto armë në Europë, sepse “kështu e kishin kërkuar qeveritë e këtyre vendeve”, ose në vendet e Europës Lindore, por jo në territorin sovjetik. Audienca kërkoi prova bindëse për të tilla konfirmime. Një temë interesante ishte ajo e perceptimit sovjetik për mundësinë e Iniciativës Amerikane të Mbrojtjes Strategjike. Gjeneralët rusë thanë se shtabet e tyre madhore kishin bërë një studim të plotë nëse kjo iniciativë mund të zbatohej dhe kishin arritur në përfundimin se ai projekt nuk ishte i mundshëm për t’u zbatuar, të paktën për disa kohë. Gjeneralët rusë thanë se ata patën qenë më shumë të shqetësuar nga përdorimi i raketave Pershing dhe atyre Cruiz, sesa nga Iniciativa e Mbrojtjes Strategjike. 2.6. Fundi i Luftë së Ftohtë Nga perspektiva kohore e zhvillimit të kësaj konference, duke marrë për pikë referimi gjykimin e një lufte që zgjati gati dy breza njerëzorë (50 vjet) nga një audiencë dhe aktorë me rëndësi vendimmarrëse në atë luftë, atëherë me të drejtë mund të konsiderojmë edhe konkluzionet e tyre. Rusët kritikuan veprimet e veta. Ata afirmuan se zhvillimet e planifikuara si të “sakta shkencërisht”, mund të merrnin drejtime të pallogaritura dhe të pakontrolluara, sidomos në 58


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

kushtet e garës së pandërprerë të armatimeve, e cila sillte gjithnjë të panjohura në fushën e luftës. Ish-gjeneralët dhe ekspertët rusë thanë se invazioni sovjetik në Afganistan nuk duhej kryer kurrë. Një ish gjeneral rus17 u shpreh: “Unë kam punuar me përllogaritjet e opsioneve të mundshme për hyrjen e forcave dhe rrjedhimet e një konflikti të armatosur. Në raportet tona ne përmendnim se socializmi nuk do të funksiononte kurrë në një vend mysliman, për shkak se mentaliteti i popullsisë së atij vendi ishte shumë i ngjashëm me atë të një shoqërie të shekullit të XIV apo XV. Ne përdorëm shembullin e përpjekjeve të Anglisë për të pushtuar Afganistanin dhe rezultatet e tyre: të dyja fushatat pushtuese rezultuan në një dështim total.” Ish-gjeneralët rusë pohuan se elita vendimmarrëse politike ishte “qorruar nga syzet ideologjike” duke futur në qorrsokak kështu edhe lidershipin ushtarak. Ndërsa ish-gjeneralët dhe ekspertët rusë shprehën kritika ndaj Gorbaçovit duke e gjykuar atë se e la Rusinë të braktisur nga interesat e saj, gjeneralët dhe ekspertët perëndimorë i çmuan si Gorbaçovin edhe Reganin, sepse të dy burrat e shtetit e provuan veten të vullnetshëm për të studiuar seriozisht imazhet e armikut, duke menduar “jashtë kornizës së kutisë”. Sidoqoftë, të gjithë pjesëmarrësit u shprehën hezitues për të nxjerrë mësime nga Lufta e Ftohtë. Në rastin më të mirë, ata besonin se ajo Luftë kishte vërtetuar rëndësinë e madhe që ka informacioni i saktë për kundërshtarin dhe kapacitetet e tij. Pjesëmarrësit u shprehën kundër nxjerrjes së mësimeve të gabuara nga përfundimi paqësor i Luftës së Ftohtë. Ata paralajmëruan se pandehma se të gjitha konfliktet e mëdha mund të zgjidhen pa iu drejtuar forcës ushtarake, është e gabuar. Kulturat dhe kohët nuk janë njëlloj. Kultura dhe koha nuk do 59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të thotë se janë të njëjta me kulturën dhe kohën kur dhe ku u përjetua Lufta e Ftohtë e Europës. Një ish-gjeneral rus18 u shpreh: “Realitetet e botës moderne interpretohen akoma me paradigmat e periudhës së Luftës së Ftohtë. Ngandonjëherë, është tepër e çuditshme të dëgjosh pikëpamjet e politikanëve tanë, të cilët ndjekin parimet dhe kategoritë e vjetruara sikur të mos kishin asnjë tregues prove se bota ka ndryshuar. Unë besoj se detyra jonë e përbashkët është të krijojmë një vizion të ri për botën moderne dhe përkundrejt këtij vizioni, të promovojmë pikëpamjet tona.” Planifikimi ushtarak nuk është një dogmë e dhënë njëherë e mirë. Një ish-gjeneral i NATO-s tha lidhur me këtë çështje se zbulimi ynë ushtarak ndiqte me vëmendje zhvillimet. Raportet e zbulimit ndryshojnë edhe perceptimet e lidershipit ushtarak e civil. Kështu ndodhi në vitet 80, kur zbulimi ynë çmoi se dinamikat bërthamore kishin kaluar në anën Sovjetike. Bazuar pikërisht mbi këto vlerësime, Komandanti i SACEUR, urdhëroi një rishikim të përgjithshëm të planeve të mbrojtjes të të gjithë Aleancës. Këto plane qenë bërë në vitet e mëparshme, por koha e kërkoi që planifikimi ushtarak të ishte akoma më shumë ekstensiv dhe intensiv. Si rregull planifikimi donte afro dy vjet të përfundontë që mbetej pas kohës. Për kohën që flasim, NATO-ja kishte rreth 30 vjet që funksiononte dhe shumë nga procedurat ishin saktësuar e vënë në vendin e duhur, por “ato kurrë nuk qenë provuar nga shtrëngimet e emergjencave aktuale luftarake”. 3. Disa përfundime dhe refleksione Në fund të viteve 1980, qeveria sovjetike filloi të zvogëlonte forcat e saj në Europën Lindore dhe në vitin 1989, tërhoqi trupat e tij nga Afganistani. Po gjatë këtij viti, në vendet e Europës 60


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

Lindore, regjimet komuniste filluan të përmbyseshin dhe ranë muret që kishin ndarë Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore që nga viti 1961. Gjermania u bashkua përsëri në vitin 1990. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Rusia dhe republikat e tjera sovjetike dolën si shtete të pavarura. Edhe para këtyre ngjarjeve dramatike, shumë nga bazat ideologjike të konkurrencës së Luftës së Ftohtë ishin zhdukur etj. Duhet të theksohet se, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, midis superfuqive u zhvillua një garë armatimi, që u shoqërua me rritjen e potencialit ushtarak, me një konkurrencë të pashoqe dhe me kosto shumë të lartë që ishte e gjithanshme dhe jo vetëm financiare. Gjatë kësaj periudhe u arsimua, u grupua dhe u konsumua për shërbim të luftës së pashpallur një potencial i tërë intelektual. Gjendja e luftës mbizotëroi dhe ishte e pranishme për një periudhë 45-vjeçare. Lufta e Ftohtë u zhvillua si brenda kufijve të Europës, ashtu edhe jashtë kufijve të saj, atje ku ishin zonat e influencës së superfuqive. Brenda kufijve të Evropës u karakterizua nga kërcënime të forta, por që nuk rezultuan në konflikte të armatosura dhe zhvillime politike, ideologjike dhe ekonomike. Ajo thelloi ndarjen politike dhe ideologjike mes aleancave politiko ushtarake, pra dhe vendeve që përfshiheshin në aleanca; thelloi ndarjen në zhvillimin ekonomik të Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore (doktrina Truman dhe plani Marshall) - realizoi izolimin fizik të vendeve lindore. Lufta e Ftohtë jashtë Europës u karakterizua nga një sërë luftërash lokale (të kufizuara), që nga Koreja (1950) deri në vitet e para të 1990. Kjo u shoqërua me kosto të madhe në jetë njerëzish; këto vende u bënë poligone të arsenalit ushtarak të superfuqive, vende ku eksperimentoheshin prodhimet e fundit të armatimit; u bënë arena të tregimit të supermacive të 61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

superfuqive, etj. Lufta e Ftohtë konfirmoi se kërcënimi bërthamor ia arriti qëllimit, pra parandaloi përdorimin e tyre, luftën. Qasjet e analizës për ngjarjet dhe dukuri të Luftës së Ftohtë përbëjnë një sfidë serioze me të cilën ballafaqohen elitat dhe institucione prestigjioze. Nëse do të përdornim konceptet kryesore për analizë, sidomos teoritë kryesore të MN, do të parapëlqeja t’i drejtohesha shkencëtarit politik, i cili shkruan për “një botë, teori rivale”. Në këndvështrimin e tij, me të cilin pajtohej shumë autorë, ai skicoi tre arritje dominante: Realizmi; Liberalizmi; Konstruktivizmi (një formë e idealizmit të sotëm). Realizmi fokusohet në shpërndarjen e fuqisë midis shteteve. Liberalizmi nxit rritjen e demokracive, si dhe ulje-ngritjet e tranzicionit demokratik. Idealizmi tregon normat në ndryshim të sovranitetit, të të drejtave njerëzore, drejtësisë ndërkombëtare si dhe rritjen e fuqisë së idealeve fetare në politikë. Në të vërtetë kur këto tri rryma hyjnë në sferën e politikëbërjes dhe të debatit politik ato ndonjëherë mund të bëhen dritare intelektuale për pikëpamjet botërore. Për më tepër, ato veprojnë si një kontroll i fuqishëm mbi njëra-tjetrën. Të përdorura me efektivitet, ato nxjerrin dobësitë në argument që mund të çojnë në politika të gabuara. Pa u zgjeruar, unë pajtohem me analizat e shumë studiuesve se asnjëra prej këtyre traditave teorike nuk ka aftësinë e duhur për të shpjeguar ndryshimin - një dobësi domethënëse në kohë trazirash. Kështu, edhe teoria liberale e paqes demokratike është më e fuqishme në shpjegimin e asaj, çka ndodh pasi shtetet janë bërë më demokratike sesa në parashikimin e kohës së tranzicioneve demokratike (praktika e vendeve të Ballkanit Perëndimor, etj, janë bindëse), duke mos përmendur shpjegimin se si mund t’i bëjmë tranzicionet të zhvillohen në mënyrën më 62


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

paqësore. Konstruktivistët mund të përshkruajnë mirë ndryshimet që lidhen me norma dhe ide por ata janë të dobët përballë rrethanave institucionale e materiale të nevojshme për të përballuar kërkesën e menjëhershme për konsensus rreth vlerave dhe ideve. Me një pasiguri të tillë që na jep secila teori nuk është për t’u çuditur që politikëbërësit, aktivistët dhe komentatorët publikë bien pre e një mendimi të thjeshtëzuar dhe dashamirës se si ta bëjnë ndryshimin, p.sh: duke pushtuar Irakun apo duke ngritur një Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet. Në përpjekje për të gjetur një teori të duhur të ndryshimit veprimi më i sigurt që duhet bërë është të përdorim pikëpamjet e secilit prej këtyre teorive në mënyrë që të mbushim boshllëqet irracionale të ndonjë teorie tjetër. Realistëve do t’iu duhet të shpjegojnë nëse politikat e bazuara në përllogaritjen e forcës do të kenë legjitimitet afatgjatë. Liberalët duhet të marrin në konsideratë nëse institucionet demokratike të sapolindura mund të mbrojnë interesat e fuqishme që u kundërvihen atyre, apo se si institucionet ndërkombëtare mund të krijojnë një fuqi hegjemone e prirur të ndjekë rrugën e saj. Teoritë e MN pretendojnë se shpjegojnë mënyrën se si funksionon politika ndërkombëtare, por secila prej teorive ekzistuese duket se nuk ia arrin dot qëllimit. Njëri nga kontributet kryesore që mund të japë teoria e MN nuk është parashikimi i së ardhmes, por garantimi i terrenit të duhur kuptimor për t’u bërë pyetje të vështira atyre që mendojnë se të ndryshosh botën është e thjeshtë. Walt përcakton tiparet kryesore të këtyre tri “paradigmave” (realizmit, liberalizmit dhe konstrukturizmit)” në një strukturë që ngjason me një ndërtesë greko-romake klasike me tri kolona”19 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Gjithsesi, siç shprehet dhe Jeffrey S. Lantis, këto tradita studime janë më të ngjashme nga sa mund mendojnë disa. Studiuesit duhet të punojnë për të kaluar barrierat e integrimit të këtyre dy rrugëve të studimit në një model me gjithëpërfshirës të përpunimit, implementimit dhe ndryshimit. Disa prej studiuesve argumentojnë se një prej këtyre barrierave është një mbrojtje e sigurt në pjesën e neorealistëve, të cilët pretendojnë që kulturalistët (dhe konstruktivistët) kërkojnë të zëvendësojnë neorealizmin. Por së fundmi, edhe Desch lejon që teoritë mbi kulturën mund të plotësojnë neorealizmin duke e ndihmuar atë të shpjegoj vonesat kohore ndërmjet ndryshimit strukturor dhe alternimeve në sjelljen shtetërore, duke e llogaritur sjelljen shtetërore si të paarsyeshme dhe duke ndihmuar në shpjegimin e veprimeve shtetërore në situata strukturale të paqarta”.20 Çështjet e evoluimit të politikave të sigurisë të Gjermanisë dhe Japonisë kuptohen më mirë si një produkt i korrigjimeve politike të brendshme (rrënjosur në kulturë, tradita dhe përmbledhjet historike të zakonshme) në ndryshimet e kushteve ndërkombëtare. Aspak larg nga një interpretim ekskluziv, modelet progresive të cilat eksplorojnë lidhjet e brendshme dhe të jashtme dhe ndikimi i tyre në zgjedhjet strategjike të veçanta paraqesin një rrugë të rëndësishme për progresin teorik. Kultura është një faktor i qartë në sigurinë ndërkombëtare, por nevojiten të bëhen akoma kërkime në intensitetin dhe sferën e ndikimit. Projekti i Kulturës Strategjike Krahasuese (2005 2006) grumbulloi një sërë ekspertësh për të adresuar kulturën strategjike kudo nëpër botë. Pjesëmarrësit janë shumë të njohur me paralajmërimin se në kërkimet që ata kryejnë për të dalluar marrëdhëniet e rastësishme ekziston një rrezik në lidhje me mbithjeshtëzimin e botës sociale. Duke e konsideruar kulturën strategjike si një “bashkëveprim dinamik ndërmjet bisedës dhe 64


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

praktikës”, ofrohet një mënyrë për gjendjen e çështjes së natyrës së ndryshueshme të kulturës strategjike. Ngjashmërisht, kultura mund të hedhë dritë mbi mënyrën sesi kultura strategjike përfshihet nga brezi në brez dhe si është transformuar nga grupet konkurruese nëpërmjet negociatës e debatit. Pos të tjerash, në këtë drejtim lidershipit, vendeve të vogla u duhen ende përpjekje të shtuara për t’u formësuar me kulturën e duhur strategjike si pararendëse e hartimit të strategjive dhe planifikimeve sa më racionale.

65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Literatura Zürcher Beiträge zur Sicherheitspolitik", Center for Security Studies, internet at: www.css.ethz.ch/publications, Andreas Wenger and Victor Mauer (eds.) Center for Security Studies, ETH Zurich, © 2007 ETH Zürich, Military Planning for European Theatre Conflict during the Cold War, An Oral History Roundtable Stockholm, 24 25 April 2006, Series Editors Andreas Wenger and Victor Mauer Center for Security Studies http://www.css.ethz.ch/publications/pdfs/ZB-79.pdf. Hans J. Morgethau, Politika ndërmjet kombeve, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2008, f.127,185-200. Allan Collins, Studimet bashkëkohore të sigurisë, UET/Press, Tiranë, f. 20-25,479490 Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, UET/Press, Tiranë,2010,f. 15-25 Ribaj, Pajtim, Hyrje në strategji, Akademia e Mbrojtjes "Spiro Moisiu", Tiranë, 2011 Booth, Ken/ W, Nicholas J: The security dilemma. Fear, cooperation, and trust in w politics. Houndmills [u.a.] : Palgrave Macmillan, 2008 Karen A. Mingst, Baza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tiranë, 2008, Joshua S. Goldstein, Mardhëniet ndërkombëtare, Shtëpia botuese" Dituria", Tiranë, 2003. Henry Kissinger, Diplomacia, Shtëpia Botuese "Plejad", Tiranë, 1999 Bota që erdhi prej te ftohtit, Gabriel Partos, Tiranë 1995 Winston Churchill, "Iron Curtain Speech", 5 mars 1946 George Kennan, "The X-Article", 1947 John Foster Dulles, "On Massive Retaliation", 25 janar 1962 Robert McNamara dhe Doktrina e Kundër-forcës "No Cities", 9 korrik 1962 Ronald Reagan, "On Deterrence", 23 nëntor 1982 John Lewis Gaddis, "Strategies of Containment", A Critical Appraisal of Postwar American National Security (Oxford University Press), viti 1982

66


Viktor BERDO Vështrim kritik rreth planifikimit ushtarak të periudhës pas Luftës së Ftohtë

Referenca 1 Nga botimi «Zürcher Beiträge zur Sicherheitspolitik», i Qendrës së Studimeve Strategjike në Zürich, si dhe nga adresa në internet: www.css.ethz.ch/publications. 2007, sipas përmbajtjes së takimit të zhvilluar në Stokholm, 24 – 25 Prill 2006. 2 John. Lukacs vlerësohet nga kritikët si historian, novelist me një talent letrar prej romancieri dhe profesor. Është cilësuar nga bashkëkohësit e tij si historian i hollësishëm dhe elegant. 3 John Lewis Gaddis, “Strategies of Containment”, A Critical Appraisal of Postëar American National Security (Oxford University Press), viti 1982. 4 John Lewis Gaddis, “Strategies of Containment”, A Critical Appraisal of Postëar American National Security (Oxford University Press), viti 1982. 5 George Kennan, “The X-Article”, korrik 1947 6 Robert S. McNamara, “Defense Arrangements of the North Atlantic Community”, Buletini i Departamentit të Shtetit, 47, 9 korrik 1962, faqe 64-70 7 http://www.globalresearch.ca/ index. php?context=vieëArticle&code=20070326&articleId 8 Yost, D. “Analysing International Nuclear Order.” International Affairs 83:3, viti 2007. 9 John Foster Dulles, “The Evolution of Foreign Policy,” Departamenti i Shtetit, Nr. 81 (12 janar 1954) 10 Operations Plans, pg..24 11 Po aty 12 Po aty 13 The perceptions, pg.25 14 Po aty 15 Neal Creighton, pg.41 16 Pg.26 17 Vitalii Tsygichko, pg.64 18 Vitalii Tsygichko, po aty, pg.65 19 20

Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, UET/Press, Tiranë, 2010,f. 15-25 Hymans, The Psychology of Nuclear Proliferation, p.166.

67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Prof. As. Dr. Qetsor Orhani Shef Departamenti, Universiteti Illyria

Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj Metodat publikuese sot kanë ndryshuar shumë. Krahas materialeve të printuara, sot përdoren gjerësisht edhe videot apo kasetat audio, si metoda mediatike shpërndarëse tepër të fuqishme, të cilat vazhdojnë të ndryshojnë e të përsosen, por asnjëherë ato nuk do t’ia ulin vlerën shkrimit të kërkimit shkencor.

Fjalë kyçe kyçe: Kërkimi cilësor, hulumtim shkencor, analizë, dizenjimi i kërkimit shkencor, planifikimi i studimit, mbledhja e të dhënave

68


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

Me të drejtë flitet sot për kërkime cilësore në të gjitha fushat e jetës, aq më tepër në fushën e shkencave shoqërore, ku kërkimet cilësore ngjallin interes të veçantë, prandaj është nevojë dhe kërkesë e kohës që këto studime të kryhen në përputhje me standardet e kërkuara, duke iu përgjigjur drejtpërsëdrejti ambientit konkret, aty ku kërkuesit kryejnë aktivitetin e tyre çdo ditë. Metodat e kërkimit cilësor shkencor janë procedura dhe mënyra kryesore për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave. Natyrshëm lindin pyetjet: Përse na duhet informacioni mbi metodat e studimit? A duhen njohuri në këtë drejtim dhe pse? Së pari, studimi i metodave të kërkimit shkencor na ndihmon të kuptojmë mënyrat se si studiuesit e grumbullojnë informacionin dhe si i vjelin ata të dhënat dhe faktet rreth dukurive që u interesojnë. Së dyti, të fitojmë shprehitë e nevojshme për të vlerësuar 69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

zbulimet apo pohimet e bëra nga të tjerët. Së treti, të kontribuojmë konkretisht në publikimin e informacionit të ri, në zgjidhjen e problemeve që janë të pranishme në realitetin e sotëm shqiptar. Të dhënat e grumbulluara janë rezultat i përvojave të shumta dhe rezultateve të pjesëmarrësve në kërkim dhe si të tilla ato duhet të udhëhiqen nga krijimtaria për të cilën Gejer thekson: “Krijimtaria është veprimtaria e gjallë e njeriut për të krijuar vlera materiale dhe kulturore në fusha të ndryshme të jetës, puna që ai bën për t’i shndërruar ato në vlera të reja të dobishme për shoqërinë.”1 Karakteristikat e një kërkimi të suksesshëm 1. Të qenit krijues në metodë. Kjo do të thotë që kërkimi duhet të jetë i bazuar dhe impresionues për kërkuesin. Ose siç e përkufizon Z. Frojd; “Krijimtaria është veprim reciprok ndërmjet logjikës dhe fantazisë.”2 2. Të qenit kontribuues në arritje. Kjo do të thotë që studiuesi të qartësojë kontributin e tij, në atë çka kërkon të arrihet prej tij, të rejat që ai sjell, si dhe ndikimin e tij për ndryshimin e koncepteve apo të pikëpamjeve. 3. Të qenit i dobishëm për aplikime. Kjo do të thotë që studiuesi të arrijë më të mirën që ai mendon dhe që i shërben komunitetit ose gjithë shoqërisë. Ka shumë përcaktime rreth kërkimit cilësor, por ne po përmendim p.sh. studiuesin Robert Emerson (1983), i cili duke marrë shkas nga kërkimi në terren, jep këtë përkufizim: “Kërkimi cilësor është studimi i njerëzve në ambientin e tyre natyror, ku ata jetojnë çdo ditë. Ai qartëson mënyrën se si njerëzit jetojnë, si flasin dhe sillen, çfarë i magjeps dhe çfarë i huton ata,... Më e rëndësishmja, mundohet të sqarojë se ç’kuptim kanë për njerëzit fjalët dhe veprimet e tyre...” 70


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

Disa konsiderata etike mbi rolin dhe përgjegjësitë e kërkuesit Para se të fillojë një hulumtim shkencor i çdo lloji, studiuesi duhet të marrë në konsideratë anën etike të problemit. Të gjitha subjektet që do t’i nënshtrohen një eksperimenti, një pyetësori apo anketimi, duhet të informohen qartë mbi pjesëmarrjen në studim, t’u kërkohet miratimi i pjesëmarrjes së tyre pa e fshehur të vërtetën dhe pa ushtruar presion mbi ta. Për realizimin e një hulumtimi të suksesshëm kërkohet: · Vëzhgim i ngjarjeve të aktivitetit të përditshëm, siç ndodhin natyrshëm: pra, studiuesi e njeh realitetin dhe përdor teknika të larmishme dhe aftësitë e tij në mënyrë fleksibël e në përputhje me situatën. · Paraqitja e të dhënave në formën e shënimeve, ashtu sikurse edhe diagrama, harta, vizatime, imazhe etj, për të bërë përshkrime të detajuara. · Të kuptohet dhe zhvillohet ndjeshmëria për pjesëmarrësit e një kërkimi në terren duke mos mbledhur vetëm fakte e të dhëna por dhe anën emotive të tyre. · Të vrojtohen aspektet e jashtme (eksplicite) të njohura, të shprehura, të thëna, ashtu sikurse edhe aspektet e brendshme (implicite) më pak të shprehura, të panjohura, e të pathëna. · Vëzhgim i ecurisë së proceseve pa ndërhyrje apo pa imponuar pikëpamjet personale si i jashtëm dhe aftësi për të menaxhuar nivele të larta stresi personal, pasigurie, dilema etike, dyanshmërinë e situatave e të tjera. Pra, kërkimi cilësor tenton të forcojë njohuritë tona profesionale. Ai mund të jetë i vlefshëm, kur vlerësojmë efektivitetin e punës tonë. Sa më shumë njohuri, informacion, sa më shumë të dhëna e fakte të mbledhura, sa më shumë 71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sugjerime e rekomandime të adresuara, aq më e besueshme bëhet ajo. Koncepti mbi analizën dhe dizenjimin e kërkimit shkencor Koncepti mbi analizën dhe dizenjimin e kërkimit shkencor merr vlerë tepër të rëndësishme dhe po bëhet një kërkesë e nevojshme për kërkuesit e të gjitha fushave dhe të vetë dizenjuesve. Në praktikën e kërkimeve të sotme ai merr vlerë dhe rëndësi të posaçme, pasi qëndron në mbështetje të punës kërkuese dhe të ideve të reja, duke prekur aspekte të tilla si analiza dhe diskutimi i aspekteve bazë të eksperiencave dizenjuese, skicimi i metodologjisë së kërkimit e deri tek vlerat dhe filozofia e kërkimit. Sot flitet për dizenjim inxhinierik, dizenjim arkitekturor, dizenjim të prodhimeve apo produkteve, të sistemeve kompjuterike e të tjera. Shkenca e dizenjimit synon të disiplinojë kërkimin me qëllim që të arrihet ajo që kërkohet. Vetë procesi i dizenjimit është një proces i integruar dhe ndërdisiplinor. Ai kërkon që, para se të fillojë një punë kërkimore, fillimisht duhet të hidhet në letër plani i saj, të analizohen dhe të vihen në qendër të vëmendjes të gjitha elementet që garantojnë suksesin e një punimi shkencor, duke i njohur ato dhe duke vënë në lëvizje aftësitë intelektuale, të menduarin dhe eksperiencat profesionale në çdo fushë ku aplikohet studimi. Për më tepër, dizenjimi paraprak i një pune do të luajë një rol të dyfishtë: · Nga njëra anë, disiplinon procesin e kërkimit dhe vetë përmbajtjen e dizenjimit. · Nga ana tjetër, ndihmon në zhvillimin e metodave dhe mjeteve për të rritur cilësinë e kërkimit dhe të vetë praktikës dizenjuese, bazuar në njohuri të përpunuara prej studimit 72


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

shkencor që po i bëhet këtij procesi. Dizenjimi i një projekti apo i një fushe konkrete studimi, përmes hartimit të një plani paraprak të veprimit synon të saktësojë atë çka merr përsipër, përcakton tipin e kërkimit, problemet që do të zgjidhë, duke veçuar cilat zgjidhje janë të pjesshme, cilat metoda e mjete janë përdorur, por që nuk janë të plota e të tjera çështje. Analiza e elementëve të një procesi dizenjimi Shkenca e dizenjimit ka arritur të njohë mjaft modele dizenjimi, të cilat janë përdorur në fusha të ndryshme të dijes dhe aplikimeve shkencor dhe që po përdoren edhe sot në drejtime e përmasa të tjera më të avancuara. Modeli ADDIE – term i përgjithshëm për 5 fazat udhëzuese të modelit të dizenjimit që konsiston në: Analizë (Analysis), Dizenjim (Design), Zhvillim (Development), Implementim (Implementation) dhe Vlerësim (Evaluation). Në këtë renditje çdo hap mbështet hapin tjetër. Sot mund të thuhet se ka mbi 100 variante të ndryshme të këtij modeli. Secili me specifika të veçanta. Më konkretisht 5 fazat e modelit ADDIE janë: Analiza: Gjatë analizës, dizenjuesi identifikon problemin e studimit, fushat dhe objektivat e tij, nevojat për t’u marrë me një studim konkret, njohuritë ekzistuese dhe karakteristika të tjera të përshtatshme. Analiza vlerëson gjithashtu edhe ambientin e studimit, detyrimet, opsione dhe mundësi për realizimin e tij, vlera pozitive praktike të projektit e të tjera. Dizenjimi: Një proces sistematik për të përcaktuar objektivat e veçanta të studimit. Sfondi dhe tipi i detajuar i studimit, fusha e kërkimit në perspektivë, dizenjimi grafik, përmbajtja dhe ndërthurja e elementeve. Të gjitha këto janë të përfshira në dizenjim. 73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Zhvillimi: Krijimi i përmbajtjes konkrete të studimit e zbërthyer kjo në detaje dhe i materialeve të studimit që do të përdoren për të mbështetur të gjitha fazat e dizenjimimit. Implementimi: Gjatë implementimit, plani i studimit është vendosur të realizohet përmes veprimit dhe procedurave që do të ndiqen konkretisht për grumbullimin e të dhënave dhe për trajnimin e pjesëmarrësve të përfshirë në studim. Materialet janë shpërndarë sipas një plani të paracaktuar grupit ndihmues (të pjesëmarrësve). Pas grumbullimit të të dhënave dhe materialeve është e nevojshme vlerësimi i tyre. Vlerësimi: Kjo fazë konsiston në vlerësimin formues dhe përmbledhës. Vlerësimi formues është i pranishëm në çdo hap të procesit ADDIE. Vlerësimi përfundimtar konsiston në testimin e dizenjimit rreth kritereve, marrëdhënieve, çështjeve të referuara dhe dhënia e mundësive për vlerësim të hallkave ndihmëse. Rishikimet janë bërë më se të nevojshme dhe të domosdoshme. Kjo shërben si mënyrë për të përmirësuar më tej këtë model. Dizenjimi sistematik i planit të veprimit Në këtë çështje flitet për model ose metodë për të dizenjuar në mënyrë sistematike paraprakisht planin e veprimeve. Kjo është një metodologji e sugjeruar nga Dick dhe Carey (2004). Këta studiues kanë botuar disa versione që përmbajnë 10 elemente të një plani konkret kërkimi: 1. Përcaktimi i fushave të planit të veprimit. 2. Analiza e fushës së kërkimit. 3. Analiza e sjelljes dhe veprimeve që do të ndërmerren, çfarë dimë, karakteristikat, aftësitë fillestare dhe ato të ndërvarura. 4. Identifikimi i objektivave që do të përmbushen, 74


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

realizohen. 5. Zhvillimi i instrumenteve matës. 6. Zhvillimi i një strategjie udhëheqëse të planit të veprimit. 7. Përgatitja e materialeve të përshtatshme për çdo aktivitet. 8. Dizenjimi i rrugës që do të ndiqet për vlerësimin e udhëzimeve dhe vëzhgimeve që janë përdorur për të përmirësuar dizenjimin ose pjesë të tij. 9. Rishikimi i planit të veprimit. 10. Dizenjimi i mënyrës si do të bëhet vlerësimi përfundimtar. Fazat e punës në kërkimet cilësore Fazat e punës janë pak a shumë të njëjta për të gjithë studiuesit ato janë: 1. Planifikimi i studimit 2. Mbledhja e të dhënave 3. Analiza e të dhënave 4. Shkrimi i raportit Në vijim do të përshkruajmë dhe analizojmë shkurtimisht këto faza. 1.

Planifikimi i studimit Vendimi që merret për një kërkim cilësor duhet vlerësuar si detyrë me rëndësi për vetë faktin se, ai në vetvete kërkon kohë të domosdoshme, kërkon burime informacioni dhe njohje të tyre, kërkon bashkëpunim me të tjerët e burime financiare. Por, para se të fillojë nga puna, studiuesi duhet të krijojë bindje dhe siguri se studimi i ndërmarrë do të jetë rezultativ dhe do të prezantojë vlera. Të gjitha këto elemente që u përmendën, theksojnë idenë 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

se puna kërkimore është e organizuar dhe e planifikuar, se ajo kërkon ndjekje rigoroze e përpjekje sistematike, duke mënjanuar çdo spontanitet. Atëherë, çfarë presupozon më konkretisht planifikimi i saj? 1. Të përcaktohet paraprakisht fusha e studimit, problemi konkret që do të studiohet. Kjo do të thotë se problemi është i pranishëm, ka lindur në punën tonë dhe kjo mund të vërtetohet nga vëzhgimet dhe nga ajo që dëgjojmë prej kolegëve tanë. Pra, planifikimi presupozon që të reflektohet më seriozisht mbi fushën e problemit që studiojmë. 2. Të identifikosh paraprakisht pse problemi ka rëndësi dhe duhet studiuar, cilat janë efektet negative apo dhe pozitive si dhe fushat problematike që lidhen me të. 3. Përgatitjen e terrenit për punë. Krijimi i një ideje paraprake, negocimi i një kontrate të qartë dhe dizenjimi paraprak i planit të kërkimit me të gjitha elementet e tij. 4. Zhvillimi paraprakisht i hartës konceptuale që presupozon: Listimin e koncepteve bazë, dhe qartësimin e tyre. Rishikimi i literaturës: si e kanë konceptuar të tjerët problemin, çfarë metodash kanë përdorur, çfarë dilemash kanë hasur e të tjera. Aspektet procedurale të studimit: referimi tek burimet, rreshtimi i fakteve dhe etika e punës. 5. Të caktosh paraprakisht një mbikëqyrës. Është e domosdoshme që ai të ndihmojë me përvojën e vet për platformën përfundimtare të studimit, si dhe për probleme të tjera që do të lindin. 6. Të vendosësh paraprakisht mbi burimet e mundshme. Ku mund të përfshihen; koha për të shkruar e mbledhur të dhënat, për të kontaktuar e për të udhëzuar informatorët, vendi ku do të punohet për të zhvilluar studimin, pjesëmarrësit me të cilët do të bashkëpunoni, etj. 76


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

2.

Mbledhja e të dhënave Duhet theksuar se studimet cilësore, si mënyra të reja të të kuptuarit kërkojnë që studiuesi të jetë më i përfshirë personalisht në procesin e kërkimit. Ka studiues që theksojnë se studimet cilësore shpesh fillojnë me përgjigjen e pyetjes: përse studiuesi fillon të studiojë pikërisht këtë çështje? Ata propozojnë tri arsye për të zhvilluar një studim kërkimor: arsyet personale, praktike dhe shkencore. Arsyet personale janë ato që na motivojnë për të bërë një studim dhe mund të përfshijnë një dëshirë për të ndryshuar diçka në situatën ekzistuese ose thjesht për të avancuar në karrierën aktuale profesionale si studiues. Këto arsye personale shpesh janë të përbashkëta me arsyet praktike. Arsyet praktike fokusohen në arritjen e diçkaje: ndryshimin e një situate, arritjen e një qëllimi e të tjera. Arsyet shkencore fokusohen në të kuptuarit më mirë të diçkaje, në përfitimin e njohurive pse ndodh dhe si ndodh diçka. Edhe mbledhja e të dhënave kërkon një punë paraprake. Për të arritur në këtë fazë, studiuesi duhet të ketë të qartë se çfarë të dhënash duhet të mbledhë për t’iu përgjigjur pyetjes për kërkimin e ngritur. Fatmirësisht, ka shumë mënyra për të mbledhur të dhënat që nevojiten. Kështu, p.sh. mund të përdoren dokumente, dosje, të dhëna zyrtare, të dhëna të arkivave private apo publike, të dhëna biografike e autobiografike, të dhëna të marra përmes imazheve, analiza të përmbajtjes së bisedave, të intervistave, pyetësorëve, testimeve e plot të tjera. Duhet theksuar se të gjitha këto dhe metodologjia që përdorim për të mbledhur të dhënat e nevojshme kanë avantazhet dhe dizavantazhet e tyre. Por gjëja më e rëndësishme 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

është se kurdoherë rruga dhe metodologjia që ne përdorim për të mbledhur të dhëna do të varet nga qëllimi i studimit. 3. Analiza dhe interpretimi i te dhenave Ka disa mënyra për të realizuar detyrën e analizës dhe interpretimin e të dhënave. Një mënyrë është të kërkohen temat kryesore dhe modelet e të dhënave, më pas copëzohen këto në nëntema dhe kategori me qëllim që të bëhen të rëndësishme dallimet. Pra, puna mund të fillojë me një vështrim të përgjithshëm të të dhënave dhe më pas fillojmë t’i copëzojmë ato në çështje e nënçështje më të vogla. Qëllimi kryesor i analizës së të dhënave është të shqyrtojë dhe të organizojë sasinë e informacionit të mbledhur në mënyrë të tillë që temat dhe interpretimet që dalin prej tyre, nga ky proces të kenë lidhje me problemin e kërkimit që kemi identifikuar më parë. Kjo është e lidhur me përcaktimin e skeletit fillestar të studimit në përcaktimin e të cilit për analizimin e të dhënave përfshihen dy hapa kryesorë: Së pari, duhet të përgatisim të dhënat në forma transkripti apo të shkruara. Së dyti, duhet të zhvillojmë një plan paraprak për të proceduar me analizën e të dhënave. Gjatë punës janë të mundura të përdoren disa forma analizash dhe kjo zgjedhje mund të ndikojë për mënyrën se si do të bëhet transkriptimi i të dhënave dhe interpretimi i tyre. Mundësia e parë është që të analizojmë të dhënat, duke përdorur mënyra tradicionale, duke i ndarë ato në grupime të kuptimta. Duhet thënë se aktualisht ka edhe studiues cilësorë që i preferojnë këto metoda. Mundësia e dytë lidhet me përdorimin e një programi të rregullt të përpunimit të fjalëve në analizë. Edhe me njohuri të kufizuara mund të familjarizohemi me disa rregulla të mjaftueshme për 78


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

t’i ndarë të dhënat në kategori të përshtatshme për analizë. Mundësia e tretë është përdorimi i një program kompjuterik që është zhvilluar posaçërisht për të asistuar analizën e të dhënave. Përgatitja e një plani për analizën e të dhënave Plani paraprak për analizën e të dhënave përfshin dy detyra të përgjithshme: njohja me të dhënat dhe planifikimi se çfarë do të regjistrohet në ditarin tonë. Njohja me të dhënat. Duke u familjarizuar me të dhënat, gradualisht, mund të joshemi për të filluar klasifikimin e tyre. Njëkohësisht mund të aplikojmë edhe teori me të cilat jemi familjarizuar ose fillojmë të krijojmë hipoteza. Duke vepruar kështu, duhet të jetë e qartë se kuptimi i informacionit në analizat cilësore buron kryesisht nga të dhënat që kemi mundur të grumbullojmë. Në këtë vështrim, ka disa strategji, të cilat mund të na ndihmojnë për të mos humbur kohë dhe për të mos u hallakatur kot. Këto janë: E para, në qoftë se shënimet tona janë të shumta, mos u përpiqni t’i lexoni ato të gjitha njëherësh. Kur mendja fillon të humbasë ose kur bëhemi të paduruar, kjo do të thotë se është koha për të pushuar. Të kuptojmë se çdo analizë cilësore kërkon kohë dhe kthjelltësi. Nëse duam të prodhojmë, atëherë le të respektojmë procesin, i cili nuk duhet të jetë aq i imponuar, i detyruar dhe i shpejtuar. E dyta, sa herë fillojmë të lexojmë të dhënat apo shënimet, duhet të jemi të motivuar dhe në gjendje të mirë shpirtërore. Përdorimi i ditarit gjatë analizës së të dhënave. Sipas studiuesve, një ditar cilësor duhet të ketë dy komponentë të rëndësishëm: 1. Shënime mbi metodën e përdorur në studim. 2. Shënime mbi çështjet e besueshmërisë dhe shënime mbi rrugët e kontrollit, për t’u shpjeguar më vonë. 79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Secili komponent duhet të ketë një seksion më vete për vendimet që u morën gjatë analizës së të dhënave dhe për ç’arsye u morën ato. Kjo është një strategji e dobishme për të organizuar mendimet tona. Së fundi, ditari duhet të përmbajë edhe një seksion tjetër që mbulon reagimet dhe meditimet ndaj studimit, ndryshe nga një ditar personal. Kërkimi i kuptimit të marrëdhënieve Dy janë hapat kryesorë që përfshihen në kërkimin e kuptimit dhe të marrëdhënieve gjatë analizës dhe interpretimit të të dhënave: Së pari, duhet të zhvillojmë një interpretim të të dhënave. Interpretimet ndonjëherë janë përshkruese, por mundet që ato të sugjerojnë edhe shpjegime të rëndësishme të ngjarjeve. Së dyti, procesi i kërkimit dhe konkluzionet duhet të vlerësohen për besueshmëri dhe për varësi. Interpretimi i të dhënave do të na çojë në ndërtimin e teorisë. Nxjerrja e kuptimit nga të dhënat është ndoshta hapi më shpërblyes i analizës së të dhënave cilësore. Pra, qëllimi final i një kërkimi cilësor është të identifikojë ndonjë marrëdhënie midis çështjeve të mëdha që dalin nga të dhënat. Për të realizuar këtë, duhet të zhvillojmë interpretime logjike të çështjeve që mbeten të qëndrueshme me skemat tona të kategorizimit dhe njësitë e kuptimit. Në këtë drejtim, Gejer sugjeron se: “Duhen kërkuar rrugë të reja të cilat të çojnë (më shpejt, më afër, më lart) nga produktiviteti tek krijimtaria. (te cilësia, tek e reja, te më e mira).”3 Pra ka strategji të ndryshme për të nxjerrë kuptime fantastike nga përpunimi i të dhënave. Disa autorë sugjerojnë p.sh: · Nxirr një diagramë. Kjo formë diagrame mund të na 80


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

ndihmojë të mendojmë se sistemet dhe kategoritë lidhen ose jo midis tyre. Për të realizuar këtë, nxirr dhe etiketo, p.sh: rrathë për çdo çështje dhe rregulloji ato në lidhje me njëra-tjetrën. Disa nga rrathët mund të mbivendosen, të tjerët mund të qëndrojnë vetëm e kështu me radhë. Rrathët e çështjeve më të rëndësishme do të jenë më të mëdhenj në krahasim me çështjet dhe kategoritë që nuk janë aq shumë të lidhur me konkluzionet. Procesi i të menduarit se ç’farë peshe t’u jepet çështjeve, si të ndërveprojnë dhe sa të rëndësishme do të jenë në skemën finale, do të jenë të vlefshme dhe të na ndihmojnë të kuptojmë thelbin e studimit. · Bëj një matricë. Nxjerrja e matricës mund të na ndihmojë për të dalluar marrëdhëniet midis kategorive dhe çështjeve. Në vetvete, hartimi i një matrice përfshin shkrimin e një liste të kategorive anash një cope letre dhe më pas një tjetër listë kategorish apo çështjesh në krye të saj. Në vijimësi, do të dokumentojmë në se dy kategori apo çështje përshtaten ose jo. · Numëro sa herë shfaqet një njësi kuptimi apo kategori. Numrat do të ndihmojnë për të mbrojtur analizën nga shmangiet. · Shiko për lidhje të humbura. Në qoftë se dy kategori ose çështje duket se lidhen midis tyre, por në mënyrë indirekte, mund të ndodhë që një variabël i tretë të lidhë dy të parët. · Dallo evidentime kontradiktore. Edhe evidentimet kontradiktore duhet të raportohen me qëllim që të identifikojmë kategori që lidhen me çështje të rëndësishme rreth konkluzioneve. Evidentime të tilla mund të jenë të dobishme kur vënë në dukje edhe raste që mund të bëjnë përjashtime lidhur me procesin që jemi duke përshkruar. Vlerësimi i vërtetësisë së rezultateve Kërkuesit cilësorë kanë identifikuar një numër çështjesh 81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mbi të cilat duhet menduar për të rritur besueshmërinë e gjetjeve të kërkimit, që janë të rëndësishme gjatë analizës. Këto lidhen me tri detyra: vendosjen e besueshmërisë, dokumentimin se çfarë kemi bërë për të siguruar qëndrueshmëri dhe ç’farë kemi bërë për të kontrolluar shmangiet apo paramendimet. 1. Vendosja e besueshmërisë është një çështje e rëndësishme e cila tregon mbi aftësitë dhe përvojën tonë si kërkues. Veç kësaj, kjo lidhet edhe me procedurat që kemi ndjekur, vendimet që kemi marrë gjatë punës si dhe me procesin e të menduarit që na ka udhëhequr në konkluzionet tona. Të gjitha këto duhet të bindin në mënyrë të veçantë ata që do të vlerësojnë punën tonë. 2. Qëndrueshmëria është një tjetër çelës për vendosjen e besueshmërisë së studimit, e cila ka të bëjë me specifikimin e kontekstit të intervistave se si e kemi përfshirë këtë në analizat që kemi bërë, krahasimi i perspektivave të shumëfishta, sigurimi i një feedback-ut etj. 3. Dokumentimi se çfarë kemi bërë për të kontrolluar shmangiet dhe paramendimet. Kur raportojmë gjetjet, mirë do të ishte të bënim edhe një inventar të kujdesshëm rreth shmangieve dhe paramendimeve. Kjo listë do të ishte e dobishme jo vetëm për punën, por edhe për lexuesit dhe në këtë mënyrë mund të tregojmë se kemi qenë të kujdesshëm duke mbajtur nën kontroll shmangiet si gjatë mbledhjes së të dhënave, ashtu dhe gjatë analizës së tyre. Lidhja midis vlefshmërisë dhe besueshmërisë Informacioni i gjeneruar nga një instrument mund të jetë i besueshëm, por jo domosdo i vlefshëm, ndërsa e kundërta nuk është e vërtetë. Pra, informacioni nuk mund të konsiderohet i vlefshëm, nëse nuk është i besueshëm. Pikërisht për këtë, studiuesi duhet të bëjë vlerësimin paraprak të vlefshmërisë dhe 82


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

besueshmërisë së informacionit. Në pamundësi të vlerësimit paraprak të vlefshmërisë dhe besueshmërisë, studiuesi është mirë t’u referohet burimeve të tjera alternative për mbledhjen dhe analizën e të dhënave. Analiza statistikore e të dhënave Që në fillim duhet theksuar se nuk ka ndonjë rregull të artë për analizën statistikore të të dhënave. Studiuesit mund ta fillojnë si ta shikojnë të arsyeshme, por e rëndësishme është që në çdo hap duhet të kenë të qartë objektivat dhe hipotezën e studimit. Gjatë analizës, shumë lidhje statistikore të tjera nga ato të interesit të studiuesit mund të zbulohen dhe kjo mund të bëhet kaq joshëse, sa që mund ta shtyjë studiuesin drejt eksplorimit të mëtejshëm të lidhjeve, duke u shmangur nga objektivat e studimit. Kjo do të ishte e pa rekomandueshme sidomos për një studiues të ri. E rëndësishme të theksohet është se çdo hap i analizës statistikore duhet të kontribuojë në realizimin e objektivave të parashtruara në fazën përgatitore, në mënyrë që t’i jepet përgjigje pozitive ose negative hipotezës së studimit. Përmbushja e të gjitha objektivave do të garantonte justifikimin e qëllimit. Në ditët e sotme shumë paketa statistikore afrojnë lehtësira të mëdha në aplikimin e teknikave multivariable dhe kjo shpeshherë është aq tunduese sa që shumë studiues mund t’i anashkalojnë krejtësisht format e para. Çdo lloj analize multivariable mbështetet në supozime të caktuara mbi shpërndarjen e vlerave të variablave apo ndryshorëve, në shkallën e njehsimit, numrin e ndryshorëve apo variablave të studiuara njëherësh, tipin e studimit, numrin e subjekteve të përfshirë në studim, numrin e ngjarjeve apo rasteve të përfshira në studime të tjera. 83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Prandaj është mirë që gjithmonë analiza të fillojë me procedura më të thjeshta, më pas të vazhdojë me lidhjet dyshe apo treshe për të kaluar më pas në aplikime më të sofistikuara. Në të gjitha rastet, është mirë që studiuesi të konsultohet edhe me një specialist të statistikës. 4. Shkrimi i raportit Shkrimi dhe përhapja e gjetjeve të kërkimit është një fazë mjaft kritike e procesit të kërkimit cilësor. “Është e rëndësishme,” thekson Peter Harris, “që të njohim mirë se shkrimi shkencor ka karakteristika që e dallojnë atë nga të shkruarit krijues. Ai nuk ndjek të njëjtat rregulla si shkrimi krijues por kjo nuk do të thotë se rezultati duhet të jetë një zhargon i ngarkuar, tepër i lodhshëm dhe pa kurrfarë krijimtarie.”4 Kjo gjë kërkon një metodë publikimi të konceptuar dhe të zbatuar mirë. Pavarësisht nga kjo e vërteta është se të gjithë kërkuesit duhet të vlerësojnë domethënien praktike si dhe dobinë e gjetjeve të tyre, para se ata të vendosin nëse një raport duhet të shkruhet për publikim të mundshëm apo jo. Për të arritur deri këtu, mund të aplikohen disa kritere vlerësimi për studimet e kërkimet cilësore që janë: · Çfarë risish sjellin gjetjet e kërkimit? · Sa i besueshëm është studimi kërkimor? · Deri ku gjetjet e studimit pasqyrojnë dhe pasurojnë aktivitetet e punës sonë të përditshme? Metodat publikuese sot kanë ndryshuar shumë. Krahas materialeve të printuara, sot përdoren gjerësisht edhe videot apo kasetat audio, si metoda mediatike shpërndarëse tepër të fuqishme, të cilat vazhdojnë të ndryshojnë e të përsosen, por asnjëherë ato nuk do t’ia ulin vlerën shkrimit të kërkimit shkencor. 84


Qetsor ORHANI Metodologjia e kërkimit shkencor, analiza dhe dizenjimi i saj

Literatura 1. Peter Harris. Designing and reporting experiments in psychology (third edition) London, EC1N 8TS. 2. Educational Researcher, Vol. 38, No. 5, 329-342 (2009). 3. Kelly, AE, Lesh, RA, & Baek, JY (Eds.). (2008). Handbook of design research methods in education. London: Routledge. 4. Tuckman, W.B. (1988). Conducting Educational Research, Third Edition, HBJ, New York. 5. Dick W and Carey, L. (1996). The Systematic Design of Instruction, (4th Ed.). New York: Haper Collins College Publishers. 6. Dick W and Carey, L. (2001). The systematic design of Instruction (5th ed.). New York: Addison-Wesley, Longman. 7. Dick W and Carey, L. (2004). The Systematic Design of Instruction. Allyn & Bacon; (6 ed.) 8. Gejer, Erich, Cikël leksionesh të Akademisë së Drejtimit Gjermani “Kreativitat im Unternehmen, Erkennen-Forden-Nutzen”, faqe 21-22

Referenca “Kreativitat im Unternehmen, Erkennen-Forden-Nutzen”, faqe 21-22 Po aty, faqe 20 3 “Kreativitat im Unternehmen, Erkennen-Forden-Nutzen”, faqe 22 4 Peter Harris. Designing and reporting experiments in psychologyfaqe 101 (third edition) London 1 2

85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Renalda MANUSHI MA “Studime mbi Sigurinë”

Diskursi mbi gjeopolitikën Diskursi ushtarak i “sigurisë kombëtare” shpeshherë përplaset me diskursin e “sigurisë shoqërore” të intelektualëve dhe grupeve të tjera të interesit. Kontrolli i kuptimit të vetë konceptit “siguri” dhe përcaktimi i tij i herëpashershëm në ushtri dhe jo në terma shoqërore, për shembull - duke kontrolluar diskursin mbizotërues rreth tij, megjithatë, bëhet një mjet tejet i rëndësishëm i ushtrimit të fuqisë brenda një shteti. Monopolizimi i të drejtës për të folur në mënyrë autoritare rreth “sigurisë” në emër të gjithësekujt - aftësia për të evokuar “interesin kombëtar” apo një “ne” universale qëndron në thelb të praktikës së fuqisë. Ideja e gjeopolitikës është nënkuptuar në shumë struktura të ndryshme të fuqisë/dijes përgjatë gjithë shekullit XX

Fjalë kyçe kyçe: Gjeopolitika, Fuqia, gjeo-fuqia, teoricienët e gjeopolitikës, siguria kombëtare, gjeografia, Lufta e Fohtë

86


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

Abstrakt Gjeopolitika kuptohet më së miri në kontekstin diskursiv dhe historik të përdorimit të vet. Në vitet e hershme të shekullit XX, Kjellen1 dhe mendimtarë të tjerë imperialistë e kuptuan gjeopolitikën si një pjesë e dijes Perëndimore imperiale e cila merrej me marrëdhënien midis tokës fizike dhe politikës. Më vonë e lidhur kjo me qëllimin e famshëm të politikës së jashtme Naziste të Lebensraum (qëllimi i më shumë “hapësire jetike për kombin Gjerman”), termi nuk u preferua më nga shumë shkrimtarë dhe komentues pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të mëvonshme të Luftës së Ftohtë, gjeopolitika u përdor për të përshkruar kontekstin global midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndikim dhe kontroll mbi shtetet dhe burimet strategjike të botës. Ish Sekretari i Shtetit të Sh.B.A Henry Kissinger ndihmoi që të rigjallëronte termin në vitet 1970 duke e përdorur atë si një 87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sinonim për lojën e superfuqisë të një politike me balacë fuqie e cila luhej rreth e përqark hartës globale politike. Që atëhere, gjeopolitika ka gëzuar një rigjallërim interesi përqark botës duke qënë se bërësit e politikës së jashtme, analistët strategjikë, menaxherët transnacionalë dhe akademikët kanë luftuar për t’i dhënë një kuptim dinamikave të hartës politike botërore. Një nga arsyet se përse gjeopolitika është bërë popullore që atëhere ka qenë fakti se ajo merret me vizione gjithëpërfshirëse të hartës politike botërore. Gjeopolitika adreson “tablonë e madhe” dhe ofron një mënyrë për të lidhur dinamikat lokale dhe ato rajonale në sistemin global si një e tërë2. Për më tepër, ndërkohë që është pashmangshmërisht tekstuale, ajo prapësëprapë promovon një mënyrë të menduari hapsinore e cila përfshin aktorë të ndryshëm, elementë dhe, në të njëjtën kohë, vendodhje në një fushë shahu globale. Ajo ka një vulë globale shumëdimensionale - globale si në kuptimin gjeografik, ashtu edhe në kuptimin konceptual - dhe është dukshmërisht më shumë vizuale sesa verbale, më tepër objektive dhe e pavarur sesa subjektive dhe ideologjike. Gjeopolitika, diskursi dhe “ekspertët” Filozofi francez Michel Foucault pohoi dikur se “ushtrimi i fuqisë përherë krijon dije dhe, anasjelltas, dija në mënyrë të vazhdueshme nxit efektet e fuqisë.”3 Përmes punëve të tij të shumta sfiduese historike dhe filozofike Foucault kërkoi të dokumentojë sesi strukturat e fuqisë në shoqëri (për shembull: ushtria, policia, sistemi shëndetësor dhe juridik) krijojnë struktura njohje të cilat justifikojnë fuqinë dhe autoritetin e tyre mbi popullsitë e varura. Ushtria, për shembull, shpjegon dhe justifikon fuqinë e vet në shoqëri duke promovuar një diskurs i cili lidhet me “sigurinë kombëtare”, një diskurs në të cilin ai pohon në mënyrë deklarative 88


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

të jetë autoritar dhe ekspert. Ky diskurs i rëndësishëm dhe në ndryshim të vazhdueshëm, ashtu si edhe Foucault sugjeron, nxit efektet e veta të fuqisë. Nëse shumica e “ekspertëve ushtarakë” deklarojnë se “ata” kanë nevojën për të kontrolluar këtë rajon apo për të blerë atë sistem armësh për të “ruajtur sigurinë tonë kombëtare”, atëhere ekziston një shans i mirë që institucionet ushtarake të shtetit do të marrin burime të rritura nga liderat politikë për misione të reja dhe për sisteme të reja armësh. Kjo gjë nuk ndodh shpeshherë, sepse “ekspertë” të tjerë mund të mos bien dakord me institucionet ushtarake apo institucionet dhe interesat e tjera mund të kundërshtojnë shumat e parave të shpenzuara për ushtrinë me shpenzimet e nevojave urgjente të shoqërisë. Diskursi ushtarak i “sigurisë kombëtare” shpeshherë përplaset me diskursin e “sigurisë shoqërore” të intelektualëve dhe grupeve të tjera të interesit. Kontrolli i kuptimit të vetë konceptit “siguri” - dhe përcaktimi i tij i herëpashershëm në ushtri dhe jo në terma shoqërore, për shembull - duke kontrolluar diskursin mbizotërues rreth tij, megjithatë, bëhet një mjet tejet i rëndësishëm i ushtrimit të fuqisë brenda një shteti. Monopolizimi i të drejtës për të folur në mënyrë autoritare rreth “sigurisë” në emër të gjithësekujt - aftësia për të evokuar “interesin kombëtar” apo një “ne” universale - qendron në thelb të praktikës së fuqisë. Ushtrimi i fuqisë, siç edhe Foucault vëzhgoi mprehtësisht, gjithmonë ndërthurret me gjenerimin e dijes dhe diskursit. Ideja e gjeopolitikës është nënkuptuar në shumë struktura të ndryshme të fuqisë/dijes përgjatë gjithë shekullit XX (shih Tabelën 1). Edhe para se termi gjeopolitikë të termëzohej, kishte një numër intelektualësh të rëndësishëm të cilët shkruajtën rreth ndikimit të gjeografisë mbi udhëheqjen e strategjisë globale në fund të shekullit XIX. Historiani amerikan i marinës, Alfred Mahan (184089


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

1914), për shembull, shkroi rreth rëndësisë së gjeografisë fizike masës territoriale dhe elementëve fizikë në lidhje me detin - në zhvillimin e fuqisë detare duke zgjeruar shtetet në studimin e tij klasik Ndikimi i Fuqisë Detare në Histori, e cila u publikua fillimisht në vitin 18904. Udha drejt madhështisë kombëtare, jo çuditërisht për oficerin e marinës Mahan, ishte nëpërmjet ekspansionizmit detar. Gjeografi gjerman Friedrich Ratzel (1844-1904) gjithashtu shkroi rreth rëndësisë së marrëdhënies midis territorit ose tokës dhe kombit në zhvillimin e fuqisë imperiale dhe fuqisë kombëtare. Në librin e tij Gjeografia Politike (1897), Ratzel i cili u ndikua thellësisht nga Darvinizmi shoqëror, e konsideroi shtetin të ishte një organizëm jetësor i angazhuar në luftën për mbijetesë në krahasim me shtete të tjera. Ashtu si një organizëm jetësor, shteti ka nevojën për t’u zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme apo për t’u përballur me shkatërrimin dhe vdekjen. Darvinizmi shoqëror i Ratzel lartësoi kombin gjerman dhe tokën gjermane si superiore mbi të gjithë të tjerët. Ai pohonte se Gjermania duhej të zgjerohej në kurriz të shteteve (orgnizmave) “inferiore” për të siguruar më shumë Lebensraum apo hapësirë jetësore për atë vetë. Shkrimet e Mahan dhe Ratzel nuk ishin të pazakonta. Tema e ekspansionizmit imperial ishte qendrore edhe tek shkrimet e Halford Mackinder, Karl Haushofer, Adolf Hitler dhe të tjerë. Shfaqja e gjeopolitikës si një koncept dhe më pas si një praktikë ishte fillimisht brenda diskursit imperialist. Në pjesën e hershme të shekullit të XX, gjeopolitika është një formë fuqie e diturie që ka të bëjë me promovimin e ekspansionizmit shtetëror dhe sigurimin e perandorive. Të gjithë gjeopolitikanët udhëheqës ishin burra me ngjyrë të bardhë e konservativë të cilët kërkonin, në mënyrën e tyre, të shpjegonin dhe justifikonin ekspansionizmin imperial nëpërmjet kombit të tyre, shtetit të tyre të veçantë ose, ashtu si ata edhe të tjerë shpeshherë e 90


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

termëzonin atë, “racën” e tyre. Siç mund të imagjinohet, shkrimet e kësaj elite burrash ishin përplot me arrogancë e kryelartësi perandorake dhe veçantie kombëtare: vendi i tyre përfaqësonte kulmin e civilizimit, mënyra e tyre e jetesës ishte superiore nga të tjerët; idealet e tyre ishin idealet e të gjithë “njerëzimit” apo racës njerëzore. Gjeopolitikanët e konsideronin vehten të ishin mjeshtërit e globit. Ata mendonin në terma kontinentesh dhe bënë strategji në terma mbarë-botërore, duke i emërtuar brezat e globit me emra të tillë si: “heartland”56 dhe “rimland”78. Në rend të ditës ishin gjithashtu edhe argumentet supremaciste, dhe shpeshherë hapurazi të shprehura por më shpesh të nënkuptuara si: epërsia e supozuar “natyrale” e meshkujve kundrejt grave; racës së bardhë kundrejt racave të tjera; civilizimit Europian mbi civilizimet jo-Europiane. Tabela 1 - Diskurset e Gjeopolitikës

91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Një formë veçanërisht e fortë e këtij seksizmi të mbuluar, racizmi dhe shovinizmi kombëtar ishte ideologjia e Partisë naziste në Gjermani e cila lartësoi vizione të idealizuara të “Njerëzimit Arian” ndërsa persekutonte dhe shpifte mbi atë çka ajo vetë ndërtoi si “Bolshevizmi Çifut”. Në këtë rast, fuqia e diskursit ishte që të bëhej vrasëse si ata që u përfshinë në kategorinë e “Bolshevizmit Çifut” në fillim u persekutuan dhe më pas u dërguan drejt vdekjes së tyre nëpër kampet e përqendrimit dhe fabrikat e vdekjes si Auschwitz9. Shpërthimi i Luftës së Ftohtë midis Sh.B.A dhe Bashkimit Sovjetik siguroi një kontekst të ri për gjenerimin e fuqisë e dijes gjeopolitike në periudhën e pas luftës. Pikërisht, brenda periudhës së Luftës së Ftohtë diskursi gjeopolitik u maturua si në teori edhe në praktikë. Ndërsa gjeopolitika imperialiste e pjesës së hershme të shekullit XX kishte tendencën të theksonte ndikimin kushtëzues dhe përcaktues të gjeografisë fizike mbi politikën e jashtme dhe strategjinë globale, gjeopolitika e Luftës së Ftohtë që u prodhua rreth antagonizmit Sh.B.A - B.S e ndërthurri gjeografinë aq afër me ideologjinë saqë ishte e vështirë t’i ndaje nga njëra-tjetra. Halford Mackinder e përshkroi pjesën e masës territoriale të Rusisë si “heartland”, një rajon gjeografik dhe territorial, por për George Kennan, arkitektin e politikës së “frenimit” post-luftë të Sh.B.A përkundrejt B.S, Rusia nuk ishte thjesht një territor por një rrezik i vazhdueshëm në rritje. Terminologjia gjeografike ishte gjithashtu një përshkrim i identitetit dhe ndryshimit ideologjik. Perëndimi ishte më shumë sesa një rajon gjeopolitik; ai ishte një komunitet imagjinar i shteteve demokratike që supozivisht përfaqësuan standartet më të larta të civilizimit dhe zhvillimit. Edhe fuqitë historikisht “lindore” si Japonia dhe Korea e Jugut ishin pjesë e këtij “Perëndimi” imagjinar dhe simbolik. Bashkimi Sovjetik u 92


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

përfaqësua si “Fuqi Lindore”, imazhi pasqyrë i Perëndimit. Ishte vizioni i ashpër kinematik i influencuar nga Presidenti Ronald Regan, “perandoria e keqe”. Rajonet dhe popujt e Europës Lindore njiheshin si “Blloku Lindor”. Të gjitha shtetet brenda qeverive Komuniste i përkisnin “Botës së Dytë” e cila kontrastonte me “Botën e Parë” e cila ishte, pa dyshim, Perëndimi. Në dallim nga Bota e Parë dhe e Dytë, ekspertët shkencorë të gjeopolitikës dhe ata shoqërorë nga vendet kapitaliste dhe komuniste përcaktuan të ashtëquajturën Botë e Tretë të shteteve në zhvillim nga restoja heterogjene të cilat nuk përshtateshin në asnjërin nga kampet. Të dalluara jo vetëm nga tradicionalizmi dhe të qënit të pazhvilluar, Bota e Tretë u konceptualizua si një zonë konkurrence midis Perëndimit dhe Lindjes dhe një objekt studimi i dallueshëm brenda shkencës shoqërore pas-lufte10. Përgjatë shteteve të ndryshme të Botës së Tretë, një sërë rajonesh gjeografike u shndërruan në zona konkurrence të ashpra dhe strategjike nga ana gjeopolitike. “Ekspertët” e gjeopolitikës nga të dyja anët në mënyrë të vazhdueshme vlerësuan dhe shqyrtuan vlerën strategjike të këtyre rajoneve si: Lindja e Mesme, Briri i Afrikës, Afrika Jugore, Indokina, Karaibet dhe Amerika Qendrore. Gjeopolitika u bë kështu një lojë e politikave të superfuqisë të cilat luheshin rreth e përqark hartës së botës. Një arrogancë e re e Luftës së Ftohtë u zhvillua në Washington dhe Moskë pasi ekspertët e tyre të gjeopolitikës përcaktonin hapësirat e botës sikur i përkisnin ose “neve” ose “atyre”, në “botën e lirë” në kundërshtim me “botën totalitare” në diskursin e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë Perëndimore, tek “demokracitë e popujve” në kundërshtim me “Perëndimin kapitalist dhe imperialist” në diskursin e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë Sovjetike. Që të dyja palët, si Amerikanët dhe Sovjetikët ishin të shqetësuar me “rrëzimin” e një sërë shtetesh kundërshtare. 93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Kjo frikë ishte veçanërisht akute në Shtetet e Bashkuara pas së ashtëquajturës “rënie” të Kinës në kampin Sovjetik më 1949 dhe ajo shumë shpejt hodhi histerinë e McCarthyism-it11 brenda Shteteve të Bashkuara. Kjo gjë ndihmoi në gjenerimin e “teorisë domino”, një formë e arsyetimit gjeopolitik e cila i konceptualizoi shtetet si asgjë më shumë sesa domino të mundshme që bien në një lojë të madhe superfuqish midis Lindjes komuniste dhe Perëndimit kapitalist. Teoria e dominosë shënoi apoteozën e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë si një tip fuqie e dije që injoroi tërësisht karakteristikat e veçanta gjeografike të vendeve, popujve dhe rajoneve. Shtete të ndërlikuara si Vietnami nuk ishin më sesa “piketa” abstrakte në një lojë globale fuqie gjeopolitike. Tragjedia e triumfit të këtij lloj diskursi në kulturën e politikës amerikane - një triumf i mundësuar nga McCarthyismi që shkatërroi karrierat e shumë prej “ekspertëve më të mirë rajonalë” amerikanë mbi Vietnamin dhe Kinën - ishte se ajo përfundoi me ushtarët Amerikanë dhe Perëndimorë të cilët luftonin nga njëra anë në një luftë civile në një shtet mbi të cilin dinin shumë pak dhe nga ana tjetër rëndësia reale strategjike e të cilës ishte margjinale12. Lufta Koreane, ajo në Vietnam dhe luftrat e Reganit në Amerikën Qendrore në vitet 1980 ishin shembuj jetësorë të “efekteve të fuqisë” dhe pasoja vdekjeprurëse të diskursit së gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndërhyrjet Sovjetike në Hungari më 1956, Çekosllovaki më 1968 dhe Afganistan më 1979. Si pasojë e fundit të Luftës së Ftohtë në fillimin e hershëm të viteve 1990, politika ndërkombëtare kishte eksperimentuar një krizë domethënie. Lufta e vjetër midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste kishte kaluar. Nuk kishte ndodhur asnjë luftë përcaktuese lëkundëse në politikën ndërkombëtare. Megjithatë, shumë ekspertë ishin përpjekur të përcaktonin ato çka ata 94


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

pretendonin se ishin kornizat thelbësore të rendit të ri botëror. Gjeopolitika rinovohet dhe rispecifikohet si një qasje dhe praktikë pikërisht brenda diskursit mbi rendin e ri botëror. Përpara se të ndodhte rënia e Bashkimit Sovjetik, ekspertët intelektualë si Francis Fukuyama dhe Edward Luttwak servirën vizione të ndryshme të një rendi të ri botëror pas Luftës së Ftohtë. Duke ofruar një version të fundit të shekullit të XX të kryelartësisë së tejzgjatur Perëndimore përkundrejt pjesës tjetër të botës, Fukuyama13 pohoi se njerëzimi kishte arritur “fundin e historisë”, për shkak se liberalizmi perëndimor kishte triumfuar në pjesën më të madhe të planetit. Shtetet aktuale Perëndimore ishin në kulmin e historisë; shumica e pjesës së mbetur të botës, të paktën, po e kuptonin këtë. Në kontrast me vizionin idealist të Fukuyamës “Perëndimi dhe të tjerët”, Edward Luttwak parashikoi një botë ku shtetet si entitete territoriale do të vazhdonin të konkurronin me njëra-tjetrëm, edhe pse tani nëpër konflikte ekonomike dhe gjeopolitike. Ai theksoi konfliktete tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në një mënyrë që sugjeronte një Perëndim të Ri (Shtetet e Bashkuara) përkundrejt Lindjes (Japonisë) të cilat zhvilloheshin në tregtitë botërore. Vizioni gjeo-ekonomik i Luttwak ishte fuqimisht statist por vizione të tjera gjeo-ekonomike theksonin rënien relative të shteteve dhe rëndësinë e rrjedhjeve trans-nacionale si edhe të institucioneve. “Liberalizmi transnacional” apo “neoliberalizmi” është një doktrinë që qendërzon teorinë se globalizimi i tregtisë, prodhimi dhe tregjet janë një zhvillim i nevojshëm dhe i dëshirueshëm në tregtinë e botës14. Kjo artikulohet më së shumti (madje edhe me shkallë të ndryshme entusiazmi) nga lidera të shteteve të industrializuara të G7 (Kanada, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe nga “ekspertët” ekonomikë neoliberalë në Fondin Monetar 95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ndërkombëtar dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në kundërshtim me optimizmin rreth globalizimit të artikuluar nga neoliberalët, shkencëtari Amerikan neokonservativ politik Samuel Huntington thekson fuqinë e blloqeve gjeokulturore transnacionale mbi rrjedhjet gjeoekonomike transnacionale në vizionin e tij të një rendi botëror të së ardhmes. Huntington diskuton se blloqet civilizuese antike përforcojnë çështjet botërore. Të errësuara nga Lufta e Ftohtë, ato po shfaqen edhe një herë si pika të dobta të një përplasje qytetërimesh: Perëndim kundrejt pjesës tjetër të mbetur. 15 Së bashku me këto diskurse mbi një rend të ri botëror janë edhe diskurset e lidhura dhe një tërësi ekspertësh të cilët adresojnë politikat e ndryshimit mjedisor. Fillimisht si një çështje e dorës së dytë, “mjedisi” në dekadat e fundit është shfaqur si një objekt me fokus dhe vëmendje të konsiderueshme, i cili ka nevojë për studim dhe menaxhim dhe për një sistem dinamik çka përbën edhe burimin e shumë prej diskutimeve të reja mbi kërcënimin dhe rrezikun. E ndërthurrur me shumë çështje të tjera si zhvillimi, rritja e popullsisë dhe strukturat e pabarazisë brenda botës, çështja e “natyrës” është bërë “problemi i mjedisit” ndërsa shkalla e këtij problemi - fillimisht lokal dhe kombëtar - është konceptualizuar si globale. Një objekt i ri diskursi që nuk ekzistonte para disa dekadash, “mjedisi global” është tani sukjekt i përpjekjeve kërkimore shkencore në një botë të avancuar dhe të industrializuar, me konferenca trans-nacionale dhe statute ligjore dhe me diskurse të reja në sfondin global nga një kastë intelektualësh të cilët mund t’i përshkruajmë si “gjeopolitikanë mjedisorë”. Marrëdhënia midis tokës dhe traditës gjeopolitike po ri-negociohet brenda diskurseve mbi ndryshimet mjedisore globale dhe po krijohet kështu një “gjeopolitikë mjedisore” e re. Ashtu si diskurse të tjera gjeopolitike, kjo fushë e re njohurie ka sistemin e vet të veçantë të ekspertizës, institucionet e qeverisjes, kastën e vet të intelektualëve “të gjelbër”, 96


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

vizione në perspektivë të globit si edhe marrëdhëniet e fuqisë. Përcaktimet, kufizimet dhe dimensionet gjeografike të “problemit mjedisor global” janë thelbësisht të kundërshtuara. Dija mbi “mjedisin global” asnjëherë nuk është neutrale dhe pa vlerë. Shumica e masave të propozuara për të adresuar degradimin mjedisor global dhe ndotjen reflektojnë interesa dhe mbrojnë një sërë strukturash fuqie që janë shumë të ndërlikuara në krijimin dhe përjetësimin e problemeve mjedisore. Aktorët-Intelektualë kryesorë të Gjeopolitikës Në cilësimin e gjeopolitikës brenda formacioneve të gjera diskursive - diskursit imperialist, diskursit të Luftës së Ftohtë, dhe diskurseve mbi rendin e ri botëror dhe ndryshimin mjedisor global - ne kemi përmendur rëndësinë e të ashtëquajturve “ekspertë” në saktësimin dhe deklarimin e një sërë “të vërtetash” rreth politikave ndërkombëtare. Proceset me atë të cilave këto figura intelektuale bëhen “ekspertë” dhe promovohen apo çertifikohen nga institucione të tilla si media, akademi të ndryshme apo edhe nga vetë shteti, ndërkohë që zërat dhe perspektivat intelektuale margjinalizohen dhe ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga koha në kohë dhe rreth e përqark hapësirës globale. Në shumë raste, këto janë procese shumë të ndërlikuara të cilat përfshijnë faktorë të tillë si shkollimin dhe socializimin, gjininë dhe rrjetet sociale, vendin, personalitetin dhe besimet politike. Si një mjet kritik për të menduar rreth këtyre çështjeve, trekëndëshi i intelektualëve, institucioneve dhe ideologjisë është një trekëndësh që duhet të mbahet ndërmend kur mendohet rreth gjeopolitikës si fuqi e dije (Shih Figurën 1). Praktika e shtet-bërjes ka prodhuar intelektualët e vet, ata teoricienë dhe praktikues të mëparshëm të cilët kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë “mënyrën sesi” libra rreth politikës ndërkombëtare. Një nga librat më të famshëm i “mënyrës sesi” është 97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

“Princi” i Makiavelit në të cilën ai nënvizon një sërë praktikash (shumica prej tyre kriminale) që duhet të ndjekë Princi në rast se dëshiron të mbetet në fuqi. Kjo literaturë e “këshillimit të princit” është specializimi i Intelektualëve të Shtet-Bërjes, të atyre intelektualëve të cilët ofrojnë rregulla normative dhe imperative për drejtimin e strategjisë dhe shtet-bërjes nga sundimtarët e shtetit. Intelektualët e shtet-bërjes përdorin një qasje “zgjidhjeje problemi” tek kjo teori, duke i marrë institucionet ekzistuese dhe organizatat e fuqisë shtetërore ashtu siç ata i gjejnë ato dhe duke teorizuar nga perspektiva e këtyre institucioneve dhe marrëdhënieve të fuqisë. Qëllimi i tyre nuk është të ndryshojë organizimin e fuqisë brenda shtetit por të shtojë dhe lehtësojë funksionimin e vet të qetë16. Në shtete dominuese si Mbretëria e Bashkuar përgjatë shekullit të XIX dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, intelektualët e shtet-bërjes janë funksionarë të cilët mendojnë në mënyrë strategjike me interesat e shtetit në mendje dhe adresojnë problemet e tij të “menaxhimit hegjemonik”.

98


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

Përgjatë viteve, literatura e prodhuar nga intelektualë ambiciozë, të vendosur dhe të veçantë të shtet-bërjes është bërë një industri botimi me të drejta të veta, me një sërë librash dhe gazetash çdo vit kushtuar debatit mbi drejtimin e shtet-bërjes. Brenda këtij komuniteti të “zgjidhësave të problemit” për shtetin, vetëm disa personalitete zakonisht promovohen, përfaqësohen dhe trajtohen si “strategjistë mjeshtra” apo “eminenca të hirta” nga industria botuese apo nga mas media. Një personalitet i tillë është Henry Kissinger, ish-Presidenti Richard Nixon. Një politikan me rëndësi në Shtetet e Bashkuara si një revoltues anti-komunist së bashku me Joseph McCarthy, Nixon pranoi kërkoi miratim si “burrë i lartë shteti” nga shoqëria politike e Sh.B.A dhe nga media, veçanërisht pas opinionit të keq nga dorëheqja e tij presidenciale. Për të arritur këtë qëllim, Nixon në mënyrë të rregullt botoi libra mbi gjeopolitikën dhe artikuj në të cilat parashikoi politikën ndërkombëtare dhe se çfarë duhej të bënte presidenti aktual. Pavarësisht krimeve e fajeve të tij (brenda vendit si edhe në arenën ndërkombëtare), Nixon arriti sukses të konsiderueshëm, duke u bërë kështu një këshilltar rastësor për Presidentin Bush madje edhe për Presidentin Klinton. Librat e tij u lexuan gjithashtu nga diplomatë me ndikim si edhe nga gazetarë. Gjeopolitika dhe gjeopolitikanët duhet të kuptohen brenda kontekstit të një tradite të gjatë të literaturës së “këshillimit të princit” apo “gjeografit të mbretit”. Historikisht, gjeopolitikanët ishin intelektualë të shtet-bërjes të cilët theksuan rolin e kufizimeve gjeografike dhe mundësive mbi drejtimin e politikës së jashtme. Ndërsa shumë gjeopolitikanë të hershëm pëlqejnë ta mendojnë veten e tyre si “shkencorë” dhe “objektivë”, ata ishin shumë larg të qenit të veçuar dhe apolitikë. Në fakt, shpeshherë ndodhte krejt e kundërta. Gjeopolitikanët dëshironin fuqi. Disa 99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

akademikë, si Halford Mackinder, i cili e kërkoi këtë gjë duke hyrë në sistemin politik, ndërsa të tjerë, si Karl Haushofer, e kënaqnin veten e tyre duke qenë profesorë dhe këshilltarë rastësorë të liderave politikë. Të tjerë gjeopolitikanë si diplomatë praktikantë dhe vendimarrës të politikës së huaj ishin tashmë brenda pozicioneve të fuqisë. Edhe pse jo në pozicione të drejtpërdrejta fuqie, intelektualët kryesorë të shtet-bërjes mund të ndikojnë debatet e politikës së jashtme dhe axhendën nga pozicioni i tyre brenda shoqërisë civile si profesorë të rëndësishëm, gazetarë dhe komentues në media. Intelektualët, pa dyshim, nuk janë mendimtarë të lirë në shoqëri por mendimtarë brenda strukturash të veçanta institucionale dhe rrjetesh shoqërore të fuqisë, privilegjit dhe aksesit. Në të menduarit kritik rreth gjeopolitikës, ne duhet të marrim në konsideratë jo vetëm intelektualët por edhe institucionet si edhe rrjeteve shoqërore të cilat i lejuan ata të bëheshin intelektualë dhe “ekspertë” mbi gjeopolitikën. Në shumë raste, gjenden të përfshira shtresëzime institucionesh si universitetet, institute private kërkimore mbi politikën e jashtme, media të ndryshme dhe agjensi qeveritare. Për gjeopolitikanët e hershëm imperialistë, strukturat institucionale kyçe ishin zakonisht universitetet dhe shoqëritë e edukuara. Halford Mackinder, për shembull, fitonte jetesën e tij duke u bërë një nga profesorët e parë në disiplinën e gjeografisë në Mbretërinë e Bashkuar. Karriera e tij brenda gjeografisë u bë e mundur nga lidhja e tij me RGS (Royal Geographical Society), një klub me eksploruesa dhe udhëtarë tërësisht meshkuj i themeluar në Londër më 1830 që shërbente si vend për mbledhje shoqërore dhe rrjet për themelimin qeverisës të Perandorisë Britanike. Gjatë Luftës së Ftohtë, gjeopolitikanë me emër ishin 100


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

zakonisht të lidhur dhe qarkullonin midis një sërë institucionesh. George Kennan, për shembull, u bë i rëndësishëm si një oficer shërbimi karriere, shkoi për të drejtuar agjensinë e Planifikimit Politik të shtetit Amerikan pas lufte dhe menjëherë u bë një historian akademik dhe shkrimtar profesionist. Si shumë anëtarë të themelimit të politikës së jashtme, ai u bë anëtar i Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë (Council of Foreign Relations), një klub privat takimi i bankierëve të New York-ut i themeluar në fillim të shekullit të XX që më pas u zhvillua në institucionin kryesor të themelimit të politikës së jashtme në shoqërinë civile të Sh.B.A17. Këto institucione private shërbejnë për krijimin e individëve konservativë të fuqishëm, grupe interesi dhe fondacione, disa prej tyre me këndvështrime ekstremiste dhe ambicioze. Siç mund të pritet, këto institucione përfaqësojnë vetëm interesat e të fuqishmëve dhe të privilegjuarve dhe jo ato të të varfërve dhe të dobtëve. Perspektiva e politikës së jashtme të bankierëve dhe kontraktorëve të mbrojtjes do të artikulohet nga intelektualët e shtet-bërjes që ata punësojnë; perspektiva e politikës së jashtme e fshatarëve apo punonjësve socialë nuk do të merret parasysh. Ky proces i përzgjedhjes së një sërë intelektualësh si “ekspertë” është, siç mund të dyshohet, krejtësisht politik dhe i politizuar. Si rregull i përgjithshëm, institucionet më të fuqishme në çdo shtet apo shoqëri do tentojnë të sponsorizojnë ata intelektualë të cilët kanë të njëjtin këndvështrim ideologjik si edhe ata. Ideologjitë janë të rëndësishme, kështu shtetet qeverisen dhe bashkëpunojnë me anë të sistemeve të caktuara besimi. Në përgjithësi, gjeopolitikanët janë zakonisht shovinistë kombëtarë të fuqishëm dhe gjithashtu konservatorë të betuar. Të paktën historikisht, ata kanë operuar dhe i kanë dhënë jetë diskurseve etnocentriste Perëndimore të fuqisë, duke artikuluar variacione 101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kombëtare dhe personale të epërsisë raciale, seksuale dhe kulturore në emër të “mendimit praktik”, “arsyes” dhe të një “perspektive objektive”18. Natyra e veçantë e këndvështrimeve botërore ideologjike, padyshim, mund të vishet me nuanca. Halford Mackinder, Karl Haushofer dhe George Kennan ishin tipa shumë të ndryshëm “nacionalistësh” por prapësëprapë ata ndanin një zbrapsje të përgjithshme kundrejt modernitetit industrial, edhe pse qëndrimet dhe argumentat e tyre ishin shpeshherë shumë të ndryshme. Megjithatë, mbështetja e përgjithshme për ndërmarrjet mbizotëruese ekonomike dhe kulturore të shtetit dhe shoqërisë së vet është e zakonshme për shumicën prej gjeopolitikanëve. Të sfiduarit e etnocentrizmit, racizmit dhe seksizmit të gjeopolitikanëve si historikisht ashtu dhe në ditët e sotme, është e rrezikshme, megjithatë, për shumë grupe kërkohet të ngrihet kërkimi intelektual duke e etiketuar si “politikisht korrekte”. Në mënyrë krejt ironike, ata të cilët e përdorin këtë emërtim punojnë në një mënyrë politikisht korrekte në interesin e më të fuqishmëve për shkak se ata kërkojnë të ruajnë diskurset e fuqisë nga çdo lloj sfide dhe skrupulli. Përfundime Mund të themi se gjeopolitika nuk është një formë dije objektive e shkencore. Ajo ka të bëjë me funksionimin e diskursit dhe fuqisë e dijes, dhe ka të bëjë me atë sesi intelektualët, institucionet dhe ideologjia krijojnë struktura fuqie brenda shteteve. Shumë shpesh në të kaluarën, gjeopolitika është trajtuar jo si një diskurs, por si një përshkrim i veçuar dhe objektiv sesi bota “në të vërtetë është”. Duke e sfiduar këtë qasje, diskutohet se marrëdhëniet e fuqisë janë të ngulitura në diskurset gjeopolitike dhe këto janë të dukshme dhe të manifestueshme. 102


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën

Për Foucault: “Atje ku ka fuqi, ka edhe rezistencë.” Pikërisht brenda diskurseve të rezistencës, efektet e fuqisë të diskurseve gjeopolitike problematizohen. Nëse arrihet të vlerësohet kjo gjë, do të jetë ky hapi kritik drejt një kuptimi kritik të diskurseve të gjeopolitikës që aktualisht kornizojnë vendet tona, identitetet dhe botët në të cilat ne jetojmë.

103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bibliografia 1. Agnew, J. and Corbridge, S. (1995) Mastering Space: Hegemony, Territory and International Political Economy, London: Routledge. 2. Cox, R. (1986) “Social Forces, States and World Orders,” in Keohane, R. (ed.) Neorealism and Its Critics, New York: Columbia University Press. 3. Foucault, M. (1980) Power/Knowledge, New York: Pantheon. 4. Fukuyama, Francis. Ndërtimi i Shtetit - Qeverisja dhe Rendi Botëror në Shekullin e Njëzet e Një. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008. 5. Halberstam, D. (1972) The Best and the Brightest, New York: Penguin. 6. Haraway, D. (1991) Simians, Cyborgs, and Women: The Reinvention of Nature, New York: Routledge. 7. Huntington P., Samuel. Përplasja e Qytetërimeve dhe Ribërja e Rendit Botëror. Sh.B. Logos-A 2009, Botimi i dytë, ISBN: 9989-58-284-X, 8. Mahan, A. (1957) The Influence of Seapower Upon History, New York: Hill and Wang. 9. Mayer, A. Why Did the Heavens Not Darken?, New York: Pantheon, (1988). 10. O’Loughlin, J. (ed.) (1994) Dictionary of Geopolitics, Westport, Conn.: Greenwood Press. 11. Hepple, L. (1986) “The Revival of Geopolitics,” Political Geography Quarterly, 5 (supplement). 12. Pletsch, C.E. (1981) “The Three Worlds, or the Division of Social Scientific Labor, circa 1950– 1975,” Comparative Studies in Society and History. 13. Ribaj, Pajtim. Gjeopolitika, përkufizimi, evoluimi, përmbajtaja dhe rëndësia e saj. Leksion mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”. Prezantim. 14. Ribaj, Pajtim. Gjeopolitika, përkufizimi, evoluimi, përmbajtaja dhe rëndësia e saj. Leksion mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, 2012. Prezantim PPT. 15. Ribaj, Pajtim. Gjeografia politike dhe gjeopolitika nëpërmjet kohës dhe hapësirës. (Disa materiale të përkthyera dhe të sistemuara, në ndihmë të lëndës së gjeopolitikës. Gianfranco Luzzi; Geopolitica Itenerari del Potere). 16. Schulzinger, R. (1984) The Wise Men of Foreign Affairs: The History of the Council on Foreign Relations, New York: Columbia University Press. 17. Spykman, N. (1942) America’s Strategy in World Politics, New York: Harcourt Brace.

Referenca 1 Ribaj, Pajtim. Gjeopolitika, përkufizimi, evoluimi, përmbajtaja dhe rëndësia e saj. Leksion mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, 2012. Prezantim, slajdi 10. 2 Ribaj, Pajtim. Gjeografia politike dhe gjeopolitika nëpërmjet kohës dhe hapësirës. (Disa materiale të përkthyera dhe të sistemuara, në ndihmë të lëndës së gjeopolitikës. Gianfranco Luzzi; Geopolitica Itenerari del Potere), f. 18. 3 Foucault, M. (1980) Power/Knowledge, New York: Pantheon, f. 52. 4 Mahan, A. (1957) The Influence of Sea power Upon History, New York: Hill and Wang, f. 25.

104


Renalda MANUSHI Diskursi mbi gjeopolitikën 5 Ribaj, Pajtim. Gjeografia politike dhe gjeopolitika nëpërmjet kohës dhe hapësirës. (Disa materiale të përkthyera dhe të sistemuara, në ndihmë të lëndës së gjeopolitikës. Gianfranco Luzzi; Geopolitica Itenerari del Potere), f. 4. 6 Heartland –Termëzim i Halford Mackinder: Zemra e masës së madhe tokësore (heartland), i përket pak a shumë asaj që ishte deri pak kohë më parë Bashkimi Sovjetik - rëndwsia strategjike e së cilës gjykohet nga autori parësore dhe ai afirmon se: “Kush zotëron Europën Lindore komandon heartland-in, kush zotëron heartland-in zotëron ishullin e botës, kush zotëron ishullin e botës komandon botën”. 7 Rimland - Spykman niset nga elementi bazë i një zone gjeopolitike me interes dominues, por ndryshe nga Mackinder ai nuk njeh si zonë të tillë rajonin euroaziatik (heartland-in) por fashën marzhinale të cilen e quan rimland, dmth zonën midis heartlandit dhe zonës marine të jashtme. 8 Spykman, N. (1942) America’s Strategy in World Politics, New York: Harcourt Brace, f. 27. 9 Mayer, A. Why Did the Heavens Not Darken?, New York: Pantheon, (1988), cituar në The twisted road to Auschwitz, nga V. R. Berghahn; Publikuar më: Shkurt 19, 1989. 10 Pletsch, C.E. (1981) “The Three Worlds, or the Division of Social Scientific Labor, circa 1950– 1975,” Comparative Studies in Society and History, 23: f. 565–590. 11 McCarthyism - Është praktika e bërjes së akuzave për tradhti, përmbysje, ose tradhëti pa pasur dëshmi apo evidencë. Kjo gjithashtu do të thotë “praktika e të akuzuarit të padrejtë ose duke përdorur teknika të padrejta hetimore, veçanërisht në mënyrë që të kufizojë mospajtimin apo kritikën politike”. Termi e ka origjinën në periudhën në Shtetet e Bashkuara të njohur si Second Red Scare, që zgjati afërsisht nga 1950-1956 dhe karakterizohet nga frika të larta të ndikimit komunist mbi institucionet dhe frika nga spiunazhi nga agjentët sovjetikë amerikane. Shpikur fillimisht për të kritikuar e ndjekjet anti-komuniste të senatorit republikan amerikan Joseph McCarthy nga Wisconsin, “McCarthyism” së shpejti mori një kuptim më të gjerë, duke e përshkruar ekseset e përpjekjeve të ngjashme. Termi përdoret edhe tani më shumë zakonisht për të përshkruar akuza të pamatura, të pabazuara, si dhe sulmet demagogjike mbi karakterin apo patriotizmin e kundërshtarëve politikë. 12 Halberstam, D. (1972) The Best and the Brightest, New York: Penguin, 83. 13 Fukuyama, Francis. Ndërtimi i Shtetit - Qeverisja dhe Rendi Botëror në Shekullin e Njëzet e Një. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, f. 37. 14 Agnew, J. and Corbridge, S. (1995) Mastering Space: Hegemony, Territory and International Political Economy, London: Routledge, f. 214. 15 Huntington P., Samuel. Përplasja e Qytetërimeve dhe Ribërja e Rendit Botëror. Sh.B. Logos-A 2009, Botimi i dytë, ISBN: 9989-58-284-X, f. 8. 16 Cox, R. (1986) “Social Forces, States and World Orders,” in Keohane, R. (ed.) Neorealism and Its Critics, New York: Columbia University Press, f. 225. 17 Schulzinger, R. (1984) The Wise Men of Foreign Affairs: The History of the Council on Foreign Relations, New York: Columbia University Press, f. 212-220. 18 Haraway, D. (1991) Simians, Cyborgs, and Women: The Reinvention of Nature, New York: Routledge, f. 75.

105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Elton QËNDRO Dr. në proces në Akademinë e Forcave të Armatosura

Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme! Megjithëse ky mund të duket një skenar plot fantazi dhe ndoshta për një histori melodrame, në të vërtetë nuk është një skenar aq i pamundur. Qëllimi im në këtë shkrim nuk është thjesht të demonstroj se ky skenar nuk është i vërtetë por të bëj një analizë të thellë rreth faktit se çfarë mund ta bëjë të mundur këtë skenar dhe kush janë shkaqet që çojnë drejt këtij skenari? Gjithashtu do të bëj një prezantim rreth nevojës për njohuri më të thella për vendin tonë dhe strukturat tona të sigurisë energjetike dhe lidhjes së fortë që ajo ka më sigurinë kombëtare dhe sfidat e ardhshme.

Fjalë kyçe kyçe: energji, burime natyrore, strategji, siguri energjitike, gjeopolitika energjitike, siguria kombëtare, modelet energjitike

106


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

Prolog Viti 2019-2020 është viti më i ftohtë në Evropë, dhe vendet evropiane janë në mëshirën e vendeve eksportuese të gazit të udhëhequra nga Rusia dhe GasPEC (Vendet Prodhuese dhe Eksportues të Gazit) të cilat janë bashkuar në modelin e OPEC. Por në krahasim me vendet e OPEC vendet e GasPEC janë më të ashpra dhe të pamëshirshme ku përpos çmimeve të larta të gazit kërkojnë dhe koncesione të forta politike. Roli i GasPEC është në një pozicion dominues si shkak i taksave të larta dhe politikave mjedisore dhe pa karbon të vendeve perëndimore për të ulur emetimet dhe nxjerrjen jashtë sistemit përdorimin e qymyrit; ndërsa volumi i naftës është reduktuar në masë të madhe nga vendet e Azizsë të cilat më parë kishin lidhur kontrata të mëdha dhe të panumërta me vendet prodhuese në Lindje të Mesme dhe Azi Qendrore. Energjia e erës dhe ajo diellore megjithë zhvillimin e tyre nuk mundën ta plotësonin boshllëkun 107


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e krijuar nga mungesa e burimeve fosile. Gazi natyror ngelet jo më një burim energjie i zgjedhjes së lirë por një domosdoshmëri për vendet evropiane. Pas 30 vitesh që nga disfata e luftës së ftohtë, Rusia po e përdor dimrin e ftohtë si një armë të fuqishme gjeopolitike për të arritur koncesione të mëdha politike të humbura më parë. Vende të vogla si Shqipëria me sasi të vogla prodhimi hidrokarbure por me potenciale në rritje si pasojë e zbulimeve dhe teknologjisë së re do ndodhen para dilemave dhe sfidave të reja se si duhet ti përdorin sa më mirë rezervat e tyre energjetike. Megjithëse ky mund të duket një skenar plot fantazi dhe ndoshta për një histori melodrame, në të vërtetë nuk është një skenar aq i pamundur. Qëllimi im në këtë shkrim nuk është thjesht të demonstroj se ky skenar nuk është i vërtetë por të bëj një analizë të thellë rreth faktit se çfarë mund ta bëjë të mundur këtë skenar dhe kush janë shkaqet që çojnë drejt këtij skenari? Gjithashtu do të bëj një prezantim rreth nevojës për njohuri më të thella për vendin tonë dhe strukturat tona të sigurisë energjetike dhe lidhjes së fortë që ajo ka më sigurinë kombëtare dhe sfidat e ardhshme. 1. Përshkrim i përgjithshëm Karburantet me bazë fosile - qymyri, nafta dhe gazi natyror - janë boshti rreth së cilës funksionon sot ekonomia botërore, mënyra jonë e jetesës, nga ku varet çdo proces i gjithë zinxhirit të transportit, industrisë, turizmit, prodhimit dhe ushqimit. Me të drejtë Daniel Yergin e ka etiketuar këtë varësi që njerëzimi ka sot ndaj naftës si periudha e “njeriut të karbonit ( carbon man)”.[Yergin: 2010] Rëndësia që kanë këto karburante i bën një ndër komoditetet më të kërkuara dhe më të shitura sot në tregjet botërore, nga 108


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

ku varen gjithë sektorët e tjerë kyç të ekonomisë. Si e tillë, energjia e prodhuar prej tyre i është nënshtruar rregullave të tregtisë dhe blerjes në bursë gjë e cila ka sjellë dhe luhatjet e shumta të çmimeve në periudha të ndryshme historike. Duke qenë se kjo energji është një burim natyror ajo gjendet në tokë jo në mënyrë proporcionale ku në disa rajone është me shumicë si Lindja e Mesme, Rusi, Amerikë e Jugut, Det i Veriut, Azia Qendrore, ndërsa në rajone të tjera ajo mungon megjithëse konsumi i saj është përgjithësisht i përqendruar në ato rajone ku është dhe mungesa e saj. Ky fakt rastësor gjeografik e ka bërë energjinë me bazë fosile si një produkt strategjik për vendet që e konsumojnë dhe ato që e posedojnë si burimin kryesor të të ardhurave të tyre. Përpos arsyes gjeografike një tjetër element që e bën strategjike këtë lloj energjie është dhe natyra e saj ose kombinimi i 3 elementëve: a) çmimi (energjia fosile akoma është shumë herë më e lirë se energjitë e tjera), b) transportueshmëria (transporti i naftës, qymyri nga vendi i prodhimit në vendin ku ajo kërkohet është shumë efikase); dhe c) fuqia (elektriciteti humbet gjysmën e potencës së tij gjatë rrugëve të trasmetimit dhe bateritë nuk janë akoma një sistem alternativ për të konkuruar potencën e lartë që kanë energjitë më bazë fosile. Natyra e saj strategjike dhe të qenit një komoditet i rëndësisë së veçantë e kanë veshur energjinë dhe me një element të tretë që është ai i sigurisë. Siguria e këtij produkti me çdo kusht ka qenë dhe vazhdon të jetë një domosdoshmëri kryesore për vendet që e konsumojnë dhe që janë plotësisht të varur prej saj. Rrjedhimisht trajtimi i energjisë si element i sigurisë kombëtare është i hershëm në historinë botërore. Aksesi i këtij burimi i ka çuar kombet në luftë dhe shumica e tyre e trajtojnë si çështje të sigurisë kombëtare. 1 109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Sot, dy janë faktorët nga të cilët ndikohet më së shumti energjia: së pari, rritja e popullsisë dhe së dyti, rritja ekonomike. Sipas prognozave dhe parashikimeve të kryera nga institucionet prestigjioze në fushën e energjisë, siç është Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE) me qendër në Paris, energjia ndikohet nga këta dy faktorë të rëndësishëm dhe parashikohet që deri në vitin 2030 kërkesa për energji do të rritet në një masë prej 40% e krahasuar me nivelet e 2010-ës.2 Nga ana tjetër, parashikohet një dyfishim i rritjes ekonomike GDP deri në vitin 2030 sidomos në vendet e Azisë. Nga këto dy fakte mund të dalim me dy mesazhe kryesore që duhen interpretuar dhe lexuar mirë: Deri në 2010 vendet e OECD dhe vendet jo anëtare të OECD kishin arritur një balancim në nivelin e konsumit të energjisë. Ndërsa sipas parashikimeve të Ëorld Energy Outlook 2012, në vendet jo anëtare të OECD do të ketë një rritje të kërkesës për energji që shkon në 65% deri në 2035.3 36% e rritjes do të vijë vetëm nga Kina; ndërsa vendet e OECD do të kenë një rritje statike. Ky ribalancim i ri i konsumit dhe kërkesës për energji nga vende si Kina, India, Indonezia, Brazili etj, tregon se do të ketë implikime gjeopolitike për burimet energjetike, të cilat janë po të njëjtat, ndërkohë që kërkesa po rritet në mënyrë të ndjeshme. Mesazhi i dytë ka të bëjë me përzierjen e energjisë ose alternimin e burimeve të energjisë. Nëse në shekullin e kaluar qymyri ishte burimi kryesor i energjisë, ai u zëvendësua nga nafta, e cila akoma mban rolin kryesor në sigurimin e energjisë, por sipas prognozave të shumta po humbet terren kundrejt gazit natyror, i cili po zë një vend mjaft të gjerë në shumë fusha të ekonomisë dhe industrisë.4 Nafta do të vazhdojë të ketë rritje të kërkesës, por gjithmonë duke i lëshuar terren gazit dhe 110


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

burimeve të tjera të rinovueshme, të cilat megjithëse në nivel botëror përbëjnë një përqindje shumë të vogël, pasi në vitin 2008 zinin vetëm 7%, parashikohet që deri në 2035 të shkojnë në 14%. Nga sa u tha më sipër, ajo çka mund të nxjerrim si deduksion është fakti që e ardhmja e energjisë do të jetë sërish e varur nga burimet me bazë fosile dhe kërkesa në rritje për energjinë fosile dhe reduktimi i furnizimit të saj janë receta më e mirë për konflikt dhe “lufta gjeopolitike për kontrollin e burimeve do të vazhdojë të jetë sërish e pranishme.” 2. Modelet Energjetike dhe gara mes tyre Në politikën globale të energjisë diskutohen tre modele kryesore: a) modeli Anglo-Amerikan i tregut ndërkombëtar të energjisë; b) modeli Rus i Hegjemonisë së Energjisë i ndjekur nga vendet prodhuese dhe eksportuese të energjisë; dhe c) modeli Kinez ose si njihet ndryshe modeli Petro-Merkantilist i ndjekur nga vendet konsumatore. Modeli i parë anglo-amerikan është duke u konkuruar nga dy modele të reja siç është ai hegjemon i Rusisë dhe ai petromerkantilist i Kinës. 2.1 Modeli hegjemon rus Rusia zë vendin e 8-të për rezervat e naftës në botë dhe një nga vendet më rezervat më të mëdha të gazit natyror konvencional në botë – të paktën deri tani. Përveç kësaj Rusia ndodhet në një pozicion gjeografik strategjik mes vendeve të izoluara gjeografikisht siç janë vendet e Azisë Qendrore, Kaukazit dhe vendeve të Evropës. Ky fakt e ka bërë atë që të luajë rolin e ndërmjetësit të vendeve të pasura me rezerva energjetike dhe ta përdorë këtë mjet si presion politik ndaj tyre 111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në mungesë të infrastrukturës së këtyre të fundit për akses direkt në tregjet evropiane dhe ato aziatike. Përpjekja e këtyre të fundit për të krijuar rrugë alternative për transportin e burimeve të tyre energjetike duke anashkaluar Rusinë rezultoi me luftën e Gjeorgjisë në 2008 si një shembull ku Rusia donte ti jepte vendeve të tjera që do tentonin të anashkalonin politikat e saj. Burimet e saj energjetike përveçse përbëjnë një ndër produkte kryesore të ekonomisë Ruse në GDP e saj, përbëjnë gjithashtu dhe një mjet të fuqishëm politik dhe gjeopolitik në diplomacinë e saj. Për më tepër përdorimi i energjisë si armë politike nuk është diçka e re, dhe Rusia e ka përdorur shpesh në dekadën e fundit. Kujtojme këtu krizat me Ukrainën në 2006-2009. Rusia është duke ndërtuar dhe një rrjet të tërë tubacionesh energjetike për të dominuar tregjet energjetike në Evropë dhe Azi dhe kompania e saj Gazprom është kthyer në një gjigand energjetik jo vetëm në tregje dhe kapitale por dhe në rezerva. Diskutimi rreth krijimit të kartelit të gazit (GasPEC) ka qenë një kërcënim i hershëm nga ana e Rusisë dhe e mbështetur nga Kazakistani si një kërcënim për negociatat afatgjata dhe të favorshme të Rusisë në tregun evropian por që nuk është bërë akoma realitet. 2.2 Petro-Merkantilizimi Kina është duke vepruar si një shtet merkantilist jo vetëm në fushën e energjisë. Qeveria kineze dhe kompanitë e saj siç etiketohen si “agjentët tregtarë” janë duke u përpjekur të firmosin marrëveshje të mëdha energjetike në shumë vende pavarësisht normave të tregut. Rasti i genocidit në Darfur dhe implikimi i qeverisë kineze e cila kërkonte firmosjen e kontratve të naftës së Sudanit tregoi se praktikat e saj në prokurimin e energjisë do 112


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

jenë jashtë rregullave të lojës dhe pavarësisht nëse liderët e vendeve prodhuese janë diktatorë apo ka një embargo naftë ndaj tyre. Prezenca e kompanive Sinopec, CNOOC, CNPC etj në Gabon, Trinidad Tabago, Kubë, Kili, Sudan, Angola, Etiopi, Ghana apo firmosja dhe investimet e mëdha infrastrukturore që Kina po bën në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan, Turkmenistan dhe marrëveshjet që ka firmosur në Kanada tregojnë se Kina është në një program kombëtar zgjerimi në prokurimin e naftës që do i duhet për një ekonomi në rritje dhe konsum të lartë në të ardhmen. 2.3 Modeli global i tregut Anglo-Amerikan SHBA janë konsumatori më imadh i naftës në botë me 22 milionë fuçi në ditë nga afërsisht 82-85 milionë fuçi naftë që konsumohen çdo ditë në botë. Megjithatë, kur SHBA dhe Anglia dominonin tregun botëror të prodhimit të energjisë hidrokarbure ato përbënin dhe ekonomitë më të mëdha në botë dhe kishin dhe forcën detare më të madhe që e mbështesnin më anë të së cilës diktonin dhe rregullat sesi do blihej dhe shitej nafta tek vendet e tjera. Por në dekadat e fundit, ekonomia e tyre nuk është më e madhje dhe pjesa e vendeve të tjera nuk kanë të njëjtën ekonomi që kishin 60 vite më parë. Për më tepër problemet dhe defiçiti i ekonomisë amerikane dhe asaj evropiane po e bëjnë gjithmonë e më të vështirë mbështetjen ushtarake si një rojtar global me ekonomitë e vendeve prodhuese që po rriten në mënyrë të menjëhershme. Ky fakt ka diktuar dhe ndryshimin e rregullave të lojës dhe ndërveprimin e gjeopolitikës me energjinë. Roli dhe ndërhyrja e gjeopolitikës e zmadhon ose zvogëlon sasinë e naftës që ndodhet në “liqen”.5 Vendet prodhuese kërkojnë ta zvogëlojnë këtë sasi në mënyrë që të rrisin çmimet 113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dhe maksimizojnë fitimet e tyre. Nga ana tjetër vendet konsumatore kërkojnë ta zmadhojnë sasinë e liqenit të naftës me qëllim uljen e çmimeve dhe variacionin e zgjedhjeve. Të dyja këto rrugë të çojnë në të njëjtin drejtim: krijimin e kompanive kombëtare të naftës. Vendet prodhuese i krijojnë për fitimin e fuqisë dhe maksimizimin e rezervave të tyre ndërsa vendet konsumatore si Kina për blerjen e kontratave eskluzive për përfitim të shteteve të tyre dhe jashtë rregullave të tregut ndërkombëtar. Kjo ka çuar që kompani si Gazprom, Sinopec, CNOC, Petrobras, Repsol, Rosneft, Petronas etj të bëhen kompanitë më të mëdha dhe të ashtuquajturat “motrat” mes të cilave Exxonmobil si më e madhja rezulton vetëm në vendin e 17-të.

Harta 1: Kompanitë më të mëdha të naftës & gazit në botë. Burimi Platts 2012. Ky fakt ka çuar që dy modelet e energjisë të dominojnë fuqishëm ndaj modelit anglo-amerikan dhe shumë vende 114


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

prodhuese të energjisë po tundohen nëse duhet të ndjekin modelin hegjemon apo rregullat e tregtisë globale. Ndërsa shtetet që janë konsumatore po tundohen të ndjekin modelin neo-merkantilist të Kinës duke parë interesat kombëtare dhe sigurimi i energjisë së tyre me çdo kusht.6 Këto ndryshime që kanë ndodhur në garën dhe lojën e modeleve energjetike sot, janë reflektuar dhe shoqëruar me modelet përkatëse në fushën e sigurisë kolektive ose aleancave ushtarake përkatëse sidomos në atë zonë që Halford Mackinder e etiketoi si “Zona e Rëndësisë Gjeografike” ose Zemra e Tokës.7 [Mackinder: 1918] Një njëra anë, kemi modelin e sigurisë kolektive me mbështetës kryesor SHBA siç është NATO dhe gjithë vendet e veta anëtare. Modeli i dytë është Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) e mbështetur nga Rusia dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) me mbështetës kryesor Kinën dhe Rusinë.

Tabela 1: Aleancat ushtarake në Azinë Qendrore. Përgatitur nga E.Qëndro 2013 115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Shqetësimet e lindura nga krijimi i këtyre modeleve energjetike dhe alenacave ushtarake në fushën e sigurisë energjetike dhe gjeopolitikës, u afirmuarn dhe në Samitin e NATO-s në Bukuresht në 4 Prill 2008. Ky samit mbahet mend mirë në botën e energjisë pasi do të shënonte një kthesë shumë të rëndësishme për rëndësinë që samiti i dedikoi sigurisë energjetike ku dhe mandatoi NATO-n për të hartuar një strategji për sigurinë energjetike të aleancës. 8 Ndërsa për Shqipërinë dhe Kroacinë Samiti i Bukureshtit mbahet mend për ftesën për anëtarësim në 2009. Anëtarësimi në NATO do të cilësohej nga politika e Shqipërisë si “ngjarja më e madhe për vendin...mrekulli e lirisë”. 9 3. Siguria energjetike në Shqipëri një disiplinë e re Shqipëria zotëron një nga vendburimet më të mëdha të hidrokarbureve në tokë për rajonin, megjithatë literatura vendase nuk e ka trajtuar asnjëherë rolin e burimeve të saj në kontekstin e gjeopolitikës dhe sigurisë energjetike. Gjatë Luftës së II-të Botërore burimet e saj energjetike janë parë si një aset me vlerë për ushtritë italiane dhe ato gjermane si një pikë stacionimi për të vërshuar drejt territoreve të tjera. 1010 Akaedmia e Shkencave të Shqipërisë,”Historia e Popullit Shqiptar”, Volum III. Periudha komuniste megjithëse arriti të zbulonte dhe zgjeronte sektorin e hidrokarbureve dhe atë energjetik në vend, më tepër e pa në funksion të zgjerimit të makinerisë komuniste ku për çdo dollarë të investuar përfitohej vetëm $ 0.5. Sistemi hidrokarbur në vend u shfrytëzua pa kriter, teknologji të varfër ku një numër i caktuar vendburimesh dolën jashtë përdorimi si pasojë e mungesës së ekspertizës dhe teknologjisë. 11 Nga një këndvështrim empirik, në Shqipëri, debati për sigurinë 116


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

energjitike është personifikuar me “dritat dhe mungesën e tyre”. Por gjatë viteve të fundit, privatizimet strategjike në fushën e naftës dhe gazit kanë rritur ndjeshëm sensibilitetin publik rreth çështjes por dhe të kuptuarit e rëndësisë së kësaj tematike. Tentativa për privatizimin e kompanisë shtetërore Albpetrol sh.a. nga konsorciumi Vetro Energy & Silk Road Equity & Ypo Holding sh.a në Tetor 2012 dhe vendimi i Konsortiumit Azerbajxhanas Shah Deniz për fitoren e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) që do të mundësojë transportin e gazit nga Kaspiku drejt Italisë duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë kanë qenë ndër faktorët kryesorë për rritjen e vëmendjes publike, politike dhe akademike në fushën e sigurisë energjetike dhe gjeopolitikës energjetike. Nga një këndvështrim teorik, në vendin tonë mungesa e literaturës dhe kërkimit shkencor akademik në fushën e sigurisë energjetike ka krijuar një zbrazëti dhe boshllëk akademik dhe institucional në trajtimin e gjësë.12 Arsyeja mund të lidhet me mungesën e eksperiencës në trajtimin e disiplinave të tilla që lidhen me sigurinë energjitike, gjeo-energjinë, gjeopolitikën energjetike apo petro-politikën. Pavarësisht faktit se shkrimet dhe analizat nga autorë të huaj si (Phfueger, Hubert, Ëatson, Lugar, Klare, Luft, Korin, Bugajski, Kaplan dhe Friedman etj) nuk kanë munguar në trajtimin e energjisë si siguri kombëtare në Evropë dhe më gjerë, në vendin tonë trajtimi i këtyre tematikave janë konsideruar si të dorës së dytë dhe pa shumë ndikim. Si rrjedhim, mjedisi ynë institucional, akademik dhe me gjerë është gjetur i papërgatitur dhe privatizimet energjetike strategjike nuk janë trajuar me orientim nga siguria kombëtare, duke çuar dhe në dështimin e plotë të tyre. Trajtimi i sigurisë energjetike në institucionet e sigurisë kombëtare siç është Akademia e Mbrojtjes dhe Komanda e 117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Doktrinës së Stërvitjes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Ministria e Energjisë, Komiteti Kombëtar i Digave dhe Dampave të Mëdha, Ministria e Mbrojtjes përveçse përbën një risi, paraqet dhe një sfidë në ndryshimin e perceptimeve dhe koncepteve tradicionale të sigurisë. Në dhjetor 2010, me inisiativë të Qendrës kërkimore-studimore “Hapësirë”, Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Universitetit Illyria, Universitetit Ndërkombëtar të Stugës dhe Qendrës Franklin u organzua një konferencë shkencore kombëtre me tematikë “ Siguria Energjetike dhe Siguria Kombëtare: Qasje ndja Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë”.13 Ky kërkim shkencor ishte një hap i rëndësishëm në trajtimin e disiplinave të tilla ku energjia si një disiplinë civile gërshetohet me disiplinën e sigurisë për të përcaktuar qartazi jo vetëm terminologjinë e saktë se çfarë kuptohet me “siguri energjetike” por nevojës që të realizohet më kodin dhe vizionin e gjeopolitikës. Po çfarë është kodi dhe vizioni gjeopolitik? Një kod gjeopolitik është më tepër dinamik, ai ndryshon nga rrethanat dhe është produkt i elitave të shtetit. Kodi është llogaritja e përditshme e politikës së jashtme që rivlerësohen çdo ditë ngjarjet. Një vizion gjeopolitik është të kuptuarit e historisë, karakterit dhe madje vetë fatit të një shteti kombëtar që është i qëndrueshëm dhe është i bazuar në ndjenjën popullore. Vizioni gjeopolitik është themeli që mobilizohet dhe i jep kuptim “kodit gjeopolitik”. 4. Shqipëria dhe potencialet e saj energjetike si implikime për sigurinë Në garën për burime të reja dhe rrugë të reja furnizuese 118


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

Ballkani Perëndimor është një rajon më rëndësi të veçantë strategjike ku gërshteohen shumë projekte energjetike dhe ndërlidhen shumë interesa gjeopolitike mes aktorëve të mëdhenj si Rusia, BE, SHBA, Turqia dhe Kina. Vendi ynë përveçse është një vend më rezerva hidrokarbure të konsiderueshme për konsumin e brendshëm përbën gjithashtu dhe një pozicion gjeografik të favorshëm ku do të kalojë gazsjellësi TAP dhe unaza e Ballkanit Perëndimor si Gazsjellësi Ionian-Adriatik (IAP). Për më tepër shfrytëzimi i rezervave energjetike të Shqipërisë dhe kërkimi dhe zhvillimi i rezervave të reja mund ta ndryshojnë bilancin energjetik në Ballkan. Kontratat e firmosura në fushën e hidrokarbureve me kompanitë e shumta shtrojnë një vlerësim potencial pozitiv. Nga të dhënat e paraqitura nga Bankers Petroleum, Stream Oil and Gas dhe Petromanas dhe Albpetrol mund ta çojnë prodhimin e naftës në të ardhmen në Shqipëri diku te rreth 45-50,000 fuçi në ditë deri në 2015 (2.3-2.5 milionë tonë në vit), nga 18-20.000 fuçi që është sot.14 Kjo shifër do të rezultonte në prodhimin më të madh që ka arritur ndonjëherë vendi ynë, edhe përtej kulmit të vet në 1974, ku Shqipëria prodhonte për konsumin e vet dhe arrinte të eksportonte balancën prej 5-10.000 fuçi në ditë ose 255-510,000 t/vit.15 Fakti që Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme hidrokarbure në Ballkan, përveç Rumanisë e cila megjithëse prodhon rreth 90,000 f/d, rezervat e saj janë në tkurrje dhe rënie, ndërsa Turqia prodhon rreth 45,000 f/d por me nivelin e konsumit të saj është një sasi e papërfillshme. 16 Në këtë kontekst të bëhesh një vend eksportues i hidrokarbureve në Ballkan, sadopak qoftë kjo sasi, është një mjet shumë i rëndësishëm dhe do ti japë Shqipërisë një levë politike si aktor i rëndësishëm në rajon në një kohë ku kërkesa 119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për energji është në rritje Për më tepër kalimi transit i projektit Trans Adriatik Pipeline dhe ndërtimi i unazës rajonale Ionian Adriatic Pipeline do ta vendosin Shqipërinë në një pozicion të favorshëm energjetik dhe strategjik për sigurinë energjetike jo vetëm të rajonit të Ballkanit por dhe të Evropës. Bazuar në Raportin e Vlefshmërisë të Sekretariatit EITI për 2010 ( Iniciativës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse), gjatë 2010-2011 prodhimi i naftës mund të ketë shtuar rreth 400-500 milionë USD në ekonominë shqiptare, duke përfaqësuar rreth 4% të GDP së vendit, megjithëse si taksë rentale ndaj shtetit ky kontribut ishte vetëm 1%. Nëse çmimi i naftës Brent (bursa me të cilën vlerësohet nafta Shqiptare) do të ketë vlerë prej 110-115 USD/fuçi për vitet në vijim, rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të kontribuonte rreth 1 miliardë USD ose diku ke 7-8 % të GDP së vendit deri në vitet 2015-2016. Nëse do të marrim në konsideratë efektin spiral të ekonomisë së naftës dukë përfshirë aktivitetet në industrinë e rafinerive dhe atyre të lidhura me shërbimet e tjera që janë në funksion të ekonomisë së naftës dhe hidrokarbureve siç mund të jetë ndërtimi i tubacioneve të reja, terminaleve të eksportit në Vlorë dhe Porto Romano, kontributi kumulativ në GDP do të ishte shumë herë më i madh. Por megjithë potencialin natyrën e pasur që ka vendi shfrytëzimi i tyre nuk ka sjellë zhvillimin që shpresohet për komunitetet dhe ekonominë vendase për shumë arsye duke përmendur ato teknike, financiare, politike por më së shumti ato të qeverisë. Prof. Paul Collier tregon pikërisht këtë në librin e tij “Planeti i Plaçkitur” (2010) përmes formulës së famshme se: Natyra – teknologji + qeverisje = varfëri 120


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

Natyra + teknologji – qeverisje = plaçkitje Natyra + teknologji + qeverisje = prosperitet Fatkeqësisht, Shqipëria ndodhet akoma në tipologjinë e parë dhe të dytë. 5. Përfundime Rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të ndikonte në pozicionimin e vendit, në strukturën rajonale të fuqisë, zhvillimin ekonomik dhe mundësisht suksesin dhe dështimin e projekteve të tjera në rajon siç mund të jenë kërkimet në det apo tokë. Rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të rriste eksportin drejt Italisë apo Greqisë dhe si rrjedhojë do e hiqte vëmendjen nga projekte të mëdha kërkimi dhe naftësjellës në det. Ndërsa Greqia, mund të ishte e interesuar në importin e një sasie të konsiderueshme nafte nga Shqipëria tani që projekti Burgas-Aleksandropoulus është jashtë loje dhe për më tepër që Greqia ka ndërprerë importet nga Irani për pasojë të sanksioneve. Alternativa për Greqinë, të cilën duket ajo ka menduar dhe filluar ta vërë në veprim, është rritja e prodhimit vendas përmes eksplorimeve të reja, në zonën e Kretës dhe Qipros, Jonit por që kërkon shumë para dhe fatkeqësisht Greqia nuk i ka në këtë moment të vështirë të saj. Një tjetër element është pjesëmarrja në përpjekjet e eksplorimit në det në Qipro dhe Izrael ose si njihet ndryshe LEVANTI, por që ka tensione të forta politike me Turqinë për formën e ndarjes dhe zonave ekskluzive ekonomike. Fakti që fqinji i saj veriperëndimor të bëhet dominues në çështjet e energjisë, ka gjasa të mos i tingëllojë mirë Greqisë por njëkohësisht dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë, Turqia si partneri ynë strategjik, megjithëse mori pjesë në tenderin për 121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

eksplorime në zonën e Durrësit me kompaninë Turke të Naftës (TPAO) gjithashtu nuk është shumë e lumtur me faktin se e drejta për eksplorim iu dha kompanisë Izraelite Island International Exploration për eksplorimet e naftës në det, dhe mund të përpiqet të reagojë në forma dhe skenarë të fshehtë.17 Gjithë kjo panoramë gjeopolitike rreth energjisë në përgjithësi dhe në rajonin tonë, na çon në deduksionin se siguria energjetike nuk është diçka abstrakte por një përbërës i rëndësishëm i sigurisë kombëtare në vendin tonë”. Rrjedhimisht diskutimi i saj në mjediset akademike jo vetëm që është e vonuar por njëkohësisht përbën dhe një urdhëresë për gjithë institucionet kërkimore, universitare dhe politikëbërëse.

122


Elton QËNDRO Siguria Energjike në Shqipëri: Një disiplinë akademike e nevojshme!

Referenca 1 Doktrina Karter dhe trajtimi i rrjedhjes së lirë të naftës në Lindje të Mesme ka qenë një ndër prioritet kryesore. 2 ANE, “World Energy Outlook 2012 3 Po aty 4 Në Panoramën Botërore të Energjisë për 2011, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë shtjellonte se bota do të has në një epokë të artë të gazit natyror dhe i referohej zbulimeve të shumta në këtë sektor dhe sidomos në sektorin e gazit të argjilit ose “Shale Gas”. 5 Shënim: Me liqen kemi parasysh sasinë e naftës që ndodhet në një moment tëcaktuar në nivel botëror. 6 Në Bashkimin Evropian ky lloj diskutimi ka qenë prezent për një kohë relativisht të gjatë në lidhje me bashkëpunimin e Rusisë dhe Gjermanisë në projektin Nord Stream ku u anashkalua Polonia dhe vendet e Baltikut për një lidhje direkte me Gjermaninë. Madje ky projekt u quajt nga Polakët si marrëveshje Molotov-Ribentrop në vitet ’40. 7 Kjo zonë i referohet vendeve të Azisë Qendrore, Kaukazit, Rusisë 8 Deklarata e Samitit të Bukureshtit, pika 49; 3 Prill 2008 9 Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha në 4 Prill 2009 në Samitin e NATO-s në Bukuresht 10 Akaedmia e Shkencave të Shqipërisë,”Historia e Popullit Shqiptar”, Volum III. 11 Djegia e puseve të gazit në Divjakë apo Dumre me vite të tërë çoi në shkatërimin e tyre. Sot Dumre etiketohet si nje vendmagazinim i mirë për gazin e Azerbajxhanit në një fazë të dytë pas ndërtimit të TAP. 12 Në një konferencë shkencore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në datën 10 Dhjetor 2011, me tematikë “Gjeopolitika Energjitike dhe Siguria Kombëtare” u raportua nga media si konferenca për dritat dhe mungesën e elektricitetit. Autori ishte një nga bashkë-organizatorët dhe një konferencë e tillë ishte e para e llojit të vet mbajtur në Shqipëri. 13 E.Qendro & P.Ribaj, “ Siguria Energjetike dhe Siguria Kombëtare: Qasje ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë”, Shtëpai Botuese Qendra Hapësirë, Tiranë 2011 14 Statistikat e lëshuara nga dy kompanitë kryesore Kanadeze Bankers Petroleum dhe Stream Oil & Gas për rezervat gjatë vitit 2012. 15 AKBN - Përmbledhjë rreth historikut të zhvillimit hidrokarbur në Shqipëri, Tiranë 2012; www.akbn.gov.al 16 CIA Country Factbook; shqyrtuar në Mars 2013. 17 VKM Nr.42, datë 12.1.2011; për miratimin e Marrëveshjes Hidrokarbure shtesë të kontratës me ndarje prodhimi, ndërmjet ministrisë së ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës (më parë e njohur si ministria e industrisë dhe energjetikës) së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga agjencia kombëtare e burimeve natyrore, dhe Island International Exploration b.v. e Beach Energy Limited, për Bllokun “Durrësi” (në det), Shqipëri.

123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Lah NITAJ MA “Studime mbi Sigurinë”

Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike Nuk ekziston asnjë teori, e cila në vija të përgjithshme sqaron se si përkufizohen dhe qeverisen hapësirat në nivelin internacional të pushtetit dhe që mund të shtjellohen këtu. Sidoqoftë kërkesat e punimeve të gjeopolitikës kritike bazohen tamam në këtë pikë, pra për të ndriçuar më afër këtë varësi. Në vend që këto punime të bazohen në një teori, ato mundohen që në bazë të shembujve konkretë të prezantojnë dhe zbulojnë përfundimet dhe kuptimet gjeopolitike në varësitë historike dhe diskurseve si edhe përmbajtjet ideologjike të tyre.

Fjalë kyçe: gjeografia politike, horizont postmodernist, varësitë historike, përmbajtjet ideologjike, gjeo-pushtet, kuptim shtetëror, këndvështrim gjeopolitik

124


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

Abstrakt Kanë kaluar tashmë disa dhjetëra vjet që kur termi “Critical Geopolitics” u përdor për herë të parë në hapësirën angloamerikane për të krijuar një mundësi tjetër afrimiteti kritik me konceptin e gjerë të gjeopolitikës. Kjo lidhje e re e zgjeroi shumë horizontin postmodernist të gjeografisë, sidomos të gjeografisë politike, sepse përdor apo aplikon me teori dhe metoda të shkencave sociale dhe atyre kulturore. Marrja dhe aplikimi i metodave dhe parimeve të gjeopolitikës kritike do të thotë “një ndërrim konstruktiv kursi”. Ky aplikim sot mund të konsiderohet i suksesshëm, madje i konsoliduar. Arsyet janë si teorike ashtu edhe empirike. Teorike, si një pol i kundërt i mendimit realist-politik gjeopolitik (klasik), sipas të cilit fenomenet sociale shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet pushtetit dhe dijes. Empirike, sepse kjo lidhje lejon një afrimitet të madh me praktikën (mbi bazën e orientuar sipas një interpretimi të 125


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

termit të diskursit të orientuar sipas aktorëve përkatës). Fjalë kyçe: gjeografia politike, horizont postmodernist, varësitë historike, përmbajtjet ideologjike, gjeo-pushtet, kuptim shtetëror, këndvështrim gjeopolitik 1. Hyrje Krahas zhvillimit të mendimeve dhe pikëpamjeve gjeopolitike janë ngritur edhe mendime kritike gjeopolitike, edhe pse, kuptohet në masë dhe intensitet më të ulët, si duket më shumë si rezultat i fuqisë dhe qëndrueshmërisë së mendimit gjeopolitik. Mendimi kritik gjeopolitik deri vonë ka qenë më i heshtur, jo aq i zëshëm nga arsyeja se mendimi gjeopolitik më shumë është ndërtuar dhe ka qarkulluar më larg opinionit publik, afër rretheve shtetërore. Kanë munguar mjaft edhe argumentet që studiuesve do t’i mundësonin zhvillimin kritik gjeopolitik. Megjithatë, ka pasur dhe ka vend e mjaft arsye për zhvillimin edhe të mendimit kritik brenda gjeopolitikës: arsyetimet e shumë konflikteve ndërkombëtare janë kërkuar dhe gjetur brenda arsyeve gjeopolitike e gjeostrategjike. duhet zhvilluar qasje bashkëkohore gjeopolitike, për të ngadhënjyer ndaj tendencave të rrezikshme të thjeshtësimit të teorisë dhe praktikës gjeopolitike. Siç duhej të sqarohej në vijim , gjeopolitika kritike nuk prezanton një nivel dijesh fikse ose një objekt, që ti zërë në këtë mënyrë vendin gjeopolitikës tradicionale. Gjeopolitika kritike kuptohet më tepër si një analizë kritike e një perceptimi pozitiv gjeopolitik, si diçka, e cila është e futur te e ardhmja, që zhvillohet dhe duhet të qëndrojë e hapur. Dalby dhe Ó Tuathail (1996) i përshkruajnë metodat e gjeopolitikës kritike me termin e konstelacionit. Ky term duhet të paraqesë, që në punime, të cilat i shërbejnë gjeopolitikës kritike, të bëhet fjalë për diçka që 126


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

u kundërvihet, pra për një cluster, që kundërshton reduktimin në një emërues ose thelb esencial të përbashkët. Krijohen gjithmonë ndarje të papritura, tronditje ose çarje (disruptions), të cilat pengojnë që gjeopolitika kritike të unifikohet.1 Gjeopolitika kritike nuk duhet të kuptohet si teori e gjeopolitikës. Ajo nuk shpreh një “mund, ndoshta”, por zhvillohet. Ajo është parazitare në lidhje me gjeopolitikën. Është një formë taktike e dijes, e cila përdor fushën e kundërshtarit, për të kuptuar dhe dimensionuar pozicionet kritike në luftë për reprezentimin.2 Si pasojë metoda e gjeopolitikës kritike përmban diçka, e cila është vështirë të kuptohet. Pra, nuk ekziston asnjë teori, e cila në vija të përgjithshme sqaron se si përkufizohen dhe qeverisen hapësirat në nivelin internacional të pushtetit dhe që mund të shtjellohen këtu. Sidoqoftë kërkesat e punimeve të gjeopolitikës kritike bazohen tamam në këtë pikë, pra për të ndriçuar më afër këtë varësi. Në vend që këto punime të bazohen në një teori, ato mundohen që në bazë të shembujve konkretë të prezantojnë dhe zbulojnë përfundimet dhe kuptimet gjeopolitike në varësitë historike dhe diskurseve si edhe përmbajtjet ideologjike të tyre. Më poshtë do të trajtohen konsideratat, të cilat burojnë nga gjeopolitika kritikë si edhe lidhja parazitare e gjeopolitikës kritike me gjeopolitikën dhe konkretisht te pikat “Gjeo-pushtet”, kuptim shtetëror dhe këndvështrim gjeopolitik. 2. Gjeopolitika kritike Gjeopolitika kritike tenton të dekonstruktojë perspektivat e gjeopolitikës tradicionale duke studiuar tipare konkrete të kësaj të fundit në kontekstin e saj, sepse në këtë mënyrë do të dalin më mirë aforitë dhe njollat e zeza, të cilat karakterizojnë këndvështrimin gjeopolitik. Gjeopolitika kritike niset nga 127


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

konsiderata të ndryshme.3 Nga njëra anë bazohen parimet bazë të konstruktivizmit në faktin, që gjuha e së vërtetës nuk ri jep pa ndryshim, por ajo interpreton, ndërsa ajo p.sh. përdor metafora ose i përkufizon termat në një mënyrë të caktuar. Si pasojë del në pah mundësia për të thënë dhe vlerësuar diçka krejt ndryshe. Reprezentimi gjuhësor dhe signifikimi i së vërtetës kthehet në konstrukt. Edhe dijet gjeografike do të zhvillohen si pasojë në mënyrë diskurseve. Agnew dhe Ó Tuathail shprehen: „(...) gjeografia është asociale dhe ligjërimi historik është gjithëmonë i mbërthyer me pyetje rreth politikës dhe ideologjisë. Gjeografia nuk është kurrë një fenomen natyror jo-diskursiv që është i ndarë nga ideologjia dhe politika..”4 Së dyti, gjeopolitika kritike zhvillon një kuptim më të zgjeruar, sesa në këtë studim do të përkufizohet gjeopolitika tradicionale. Gjeopolitika kritike përshkruan saktë gjithë mënyrat reprezentative si p.sh, deklaratat, tekstet dhe simbolikat si gjeopolitikë, të cilat kanë tendencën të shtyjnë nation-building, të ndajnë të tyren nga një i huaj kërcënues dhe inferior dhe të kërkojnë kontrollin e territoreve. Gjeopolitika kritike ndan fushën e reprezentimeve gjeopolitike në një zonë formale, praktike dhe popullore. Ndërsa gjeopolitika formale trajtohet në këtë artikull si gjeopolitika tradicionale, gjeopolitika praktike bazohet mbi deklaratat e politikanëve dhe vendimmarrësve. Kjo ndarje është e rëndësishme, sepse mendimet e mendimtarëve strategjikë nuk merren një për një nga politika. Politikanët vendosin më tepër në një formë të kulturës së zgjidhjes së problemeve, ku përfundimet strategjike kalojnë nëpër mendjen e tyre, por nëse vendimmarrësit detyrohen të kalojnë në defensivë nga ndonjë kundër diskurs, atëherë ata vendosin për zgjidhjen që u duket atyre më e mirë. Gjeopolitika popullore përmbledh komentet dhe prezantimet mediatike. Këtu futen 128


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

p.sh. filmat artistikë, karikaturat dhe romanet. Në këtë pikë bëhet më e qartë, që gjeopolitika përmbledh një numër të madh praktikash reprezentative, të cilat kalojnë tejpërtej në gjithë shoqërinë.

Fig. 2 Praktikat reprezentative të gjeopolitikës (sipas Ó Tuathail / Dalby 1998, f. 5) Një hipotezë e tretë niset nga këndvështrimi, se për garën e politikës botërore janë në plan të parë përgjegjëse fuqitë hegjemoniale. Ato janë administratorët dhe shkruesit e politikës botërore. Së katërti, për të studiuar ndërhapësirat e politikës globale nga përfaqësuesit kryesore shtetërorë është e nevojshme të merren në konsideratë lidhja e këtyre personave në shoqëritë diskurseve lokale, kombëtare dhe transnacionale. Këto tendenca shkojnë drejt përkufizimit teorik diskursiv si më poshtë: „(...) 129


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një praktikë diskurseve mes së cilës intelektualët “spacializojnë” politikën ndërkombëtare dhe e paraqesin atë si një “botë” të karakterizuar nga lloje të veçanta vendesh, njerëzisht dhe dramash”.5 Ky përkufizim i bazuar në një analizë diskurseve të gjeopolitikës e transferon qendrën e rëndesës së saj nga studimi i marrëdhënieve aktuale mbi veprimet e mëparshme apo deklaratat që kanë shoqëruar këto veprime, tekste dhe konceptime si p.sh. të “burrave të shtetit”, të cilët përfaqësojnë të vërtetën në një mënyrë të caktuar, në mënyrë që p.sh. për ndërtimin e një flote detare ose të marrjes së vendimit për të pushtuar ushtarakisht një shtet tjetër, të duket apo vlerësohet si e vlefshme dhe e drejtë. Diksurset gjeopolitike tregohen si interpretime të së vërtetës dhe që i shërbejnë interesave të caktuara. Gjeopolitika kritike futet në diskurset gjeopolitike, për të treguar mjetet që ajo punon. Ajo futet në shumë pika, në mënyrë që të zbulojë gjeopolitikën si konstruksion pushteti i politikës. Së pari, gjeopolitika kritike kuptohet si gjeo-pushtet, së dyti shteti shikohet si një njësi ekzistuese e kërkuar, dhe së treti perspektiva e gjeopolitikës kritikon “këndvështrimin gjeopolitik”. Kjo pikë do të sqarohet ne vazhdim të punimit. 2.1 .Gjeopolitika si “gjeo-pushtet” Ndërkohë që gjeopolitika përmblidhet si “gjeo-pushtet”, pason lidhja e saj në analizën e pushtetit të Foucault-it6 dhe të mentalitetit qeverisës. Gjeo-pushteti shndërrohet në teknologji qeverisëse, të cilat prodhojnë hapësirën territoriale. Gjeopushteti përkufizohet si „(...) funksionimi i dijes gjeografike jo si një tërësi e pafajshme dijesh, por si një grupim teknologjish të pushtetit që lidhen me produktin qeveritar dhe menaxhimin e hapësirës territoriale”.7 Në këtë kontekst, pushtet do të thotë që ai del nga dija. Nga 130


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

ky këndvështrim gjeografia, pra gjeopolitika, shndërrohet në një disiplinë shkencore. Gjeografia dhe sidomos gjeopolitika konsiderohet si një bagazh dijesh, të cilat duhet të sigurojnë pushtetin që ka rrjedhur nga këto dije. Dija gjeografike çlirohet nga sipërfaqësia e saj objektive dhe konceptohet si një instrument qeverisës, që duhet të ndihmojë mbrojtjen, zgjerimin ose pushtimin e zonave sunduese dhe ndikuese të qeverisë mbi një territor të caktuar. “Gjeo-pushteti” është element përbërës i shumë metodave reprezentative: Konceptet gjeopolitike shërbejnë para së gjithash për të krijuar kufij ose për t’i legjitimuar ose shndërruar ato; si për shembull: vlerësimi në bazë të kritereve do të zbatohen, duke u ndihmuar p.sh. nga e drejta ndërkombëtare për të forcuar një rregullsi rangjesh; me ndihmë të fotove satelitore, shërbimeve të fshehta apo institucioneve shkencore gjenerohet informacioni, vlerësohet dhe rregullohet, me qëllim kontrollin e një territori të caktuar. Me ndihmën e gjeo-pushtetit prodhohet, legjitimohet dhe kontrollohet edhe shteti. Edhe prezantimi i shtetit si një formë organizimi natyrore është një formë e gjeo-pushtetit. Gjeopolitika e vendos në pikëpyetje këtë koncept souveraniteti. 2.2.. Gjeopolitika kritike dhe kuptueshmëria e shtetit Në mënyrë që shtet-kombi të qëndrojë në këmbë duhet të ndiqen dy strategji. Nga njëra anë është e nevojshme të homogjenizohet hapësira shtetërore, dhe nga ana tjetër duhet që ekzistenca e shtetit të pranohet nga shtetet e tjera. Me paqen e Vestfalisë të vitit 1648 filloi edhe epoka e shtetkombit modern.8 Sistemi shtetëror europian zgjerohej nëpërmjet ekspansioneve imperialiste në të gjithë globin. Deri në zbulimin e çdo skaji të botës u hartografua dhe së fundmi u mor nën 131


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kontroll. Duke pasur parasysh se ekziston kjo ndarje territoriale e tokës në formën e shtet-kombeve qëndron rreziku që shteti të merret në mënyrë automatike dhe pa u menduar gjatë si një pikënisje e mendimeve politike. Të mendosh në këtë mënyre, Agnew e përshkruan si “kurth territorial”.9 Këto mënyra ecurie centrike shtetërore në politikën botërore bazohen në hipoteza gjeografike si më poshtë: 1. Që brenda shteteve ushtron një pushtet ekskluziv sovranitetin; 2. Që politika e brendshme dhe e jashtme prezanton zona të ndara, në të cilat vlejnë rregulla të ndryshme; dhe 3. Që kufijtë e shtetit përcaktojnë kufijtë e shoqërisë, në mënyrë që kjo e fundit është e mbyllur nga shteti në një kontejner.10 Nëpërmjet formimit të shtetit zhvillohet edhe homogjenizimi i popullsisë në një komb. Ajo që njëherë e një kohë përbëhej nga rajone të ndryshme dhe identitete lokale, provohet të shkrihet në një komb të vetëm. Shteti-Komb duhet të duket si një krijesë historike që gjithmonë ka pasur përmbajtje dhe që qeveriset nga një pikë e vetme.11 Si pasojë krijohet ngritja e një vije kufitare ndërmjet brenda dhe jashtë, brenda dhe jashtë shtetit. Ky “nation-building” është një projekt i vazhdueshëm, i cili përsëri dhe gjithmonë duhet të jetë i qartë për rëndësinë e tij dhe në rast rreziku duhet të përdori edhe forcën, si p.sh. në Spanjë, ku separatistët baskë kërkojnë pavarësinë. Routledge përkufizon dhe studion hapësirat, të cilat shikojnë si sfidë souverantietin shtetëror, si “terrains od rezistence”12 Sovraniteti i një hapësire shtetërore artificiale fsheh rrezikun dhe është burim i shumë konflikteve për pushtetin në një shtet. Shtetet konsiderohen si personat, që konkurrojnë për tu pasuruar dhe janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Ndërsa në 132


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

politikën e brendshme kultura civile dhe debati politik është i mundshëm dhe tenton që me mjete pak a shumë demokratike dhe humanitare të mbajë nën kontroll konfliktet e mundshme, vlejnë në politikën e jashtme rregulla të tjera, të cilat ndjekin synime, të cilat i shërbejnë pasurimit sa më të madh të shtetit dhe sigurinë e tij. Mjetet që përdorin shtetet janë të shumtë dhe përmbajnë masa ekonomike si edhe goditje ushtarake. Nga ky këndvështrim, pra që shtetet konsiderohen si njësi konkurruese ndaj njëri-tjetrit dhe që luftojnë për kredibilitet, pasuri dhe siguri, buron një burim i dytë konfliktesh të shpeshtë. Që të merresh me gjeopolitikë nuk mund të ndodhë asnjëherë që politikisht të qëndrosh neutral. Edhe gjeopolitika kritike është një formë e gjeopolitikës, por një e tillë, e cila tenton të shkatërrojë perspektivën objektive në historinë e gjeopolitikës, gjë që do trajtohet më saktë në kapitullin tjetër. 2.3 Gjeopolitika kritike dhe “vështrimi gjeopolitik i ngurtë” Gjeopolitika tradicionale fiton një perspektive speciale në fushën e politikës ndërkombëtare. O’ Tuathail e përshkruan këtë këndvështrim si “geopolitical gaze”, “cartesian perspektive” dhe “ocularcentrism”.13 Opinioni perëndimor është, sipas tij, i prirur dhe i ndikuar prej antikitetit deri në ditët tona ndaj të parit sesa gjuhës, shkrimit dhe retorikës si burim i njohurive. Një epistemologji, e cila strukturohet prej të parit, është e prirur që të sistemojë dijen në atë mënyrë, që një konfigurim i elementëve do të prezantohet në mënyrë simultane dhe do të bllokohet plotësisht, ashtu si në një panoramë. Si pasojë, hapësira dhe koha do të prodhohen të sinkronizuara me një tendencë që çon në totalizim. Bota krijohet si një fotografi. “Burrat e mençur të gjeopolitikës” mundohen që dinamikën e politikës botërore ta 133


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

bëjnë të mundur që të shikohet dhe sqarohet në një pamje të vetme. Si pasojë krijohet një perspektivë e caktuar ndaj politikës botërore, e cila mundohet që të detyrojë shikuesin të pranojë të njëjtën perspektivë. Strategjia diskurseve e gjeopolitikanëve përqendrohet në faktin, që ata mundohen të prodhojnë variante të paracaktuara të “vështrimit gjeopolitik” në lidhje me interesat përkatëse të kombeve të ndryshme. Kjo formë e diturisë së privilegjuar mbi shikimin fiton me perspektivën karteziane një zhvillim të ri. Perceptimi kartezian i botës ndan të brendshmen VETË nga bota e jashtme e objekteve. Si pasojë krijohet një marrëdhënie e shpirtit dhe botës, e cila është e diktuar nga një subjekt i vëzhguar dhe objekteve të vëzhguara.14 Syri souveran i shkëputur nga trupi del si dëshmitar dhe jo si interpretues që shikon dhe mbikëqyr një skenë mbarëbotërore, mbi të cilën mund të shikohet vetëm një lojë e vetme, e cila duhet të sqarojë varësinë ndërmjet luftës dhe paqes. Të prezantosh botën do të thotë që ta shikosh atë nga një pikë e caktuar, të shikosh politikën ndërkombëtare në një formë të caktuar dhe skenat e prezantuara t’i përdorësh për qëllimet e saj. Tashmë, aftësia e vizualizimit me cilësi e skenës globale është një pjesë e luftës për perspektivën individuale. Gjeografia moderne shfaqet si një forcë, e cila mundohet të pohojë dominancën e perspektivës karteziane. “Gjeo” në gjeopolitikë lidhet me objektet gjeografike (p.sh. lumenj, male, ishuj, kontinente, oqeane), atribute (p.sh. madhësia, resurse natyrore, situatë relative, topografia, klima) dhe shablloneve (p.sh. lindje - perëndim, botë e re - botë e vjetër, kontinentale - oqeanike, fuqi tokësore - fuqi detare), të cilat të krijojnë përshtypje sikur janë dhënë në mënyrë objektive, si diçka natyrale edhe që janë ndarë nga niveli i politikës. Në këtë ndarje qëndron e fshehur 134


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

forca bindëse e argumenteve gjeopolitike.15 Ndonëse “politika” në termin “gjeopolitikë” është një pjesë e saj, “politika” bazohet “(...) para së gjithash në kategorinë shteti si thelb i trilogjisë Komb-ShtetTerritor, me zgjerime në dimensionet matëse superfuqi / blloqe fuqish / rregull global”16 tamam këtu fshihet ironia e vështrimit gjeopolitik. Përfundime Gjeopolitika kritike, e cila për dallim prej gjeopolitikës, i problematizon (i vendos në sy kritik) çështjet (qasjet) e vendosura nga ana e strukturave të fuqisë dhe dijes. Paraqitja e saj na sjell edhe një dëshmi mbi zhvillimin e mendimit gjeopolitik dhe vetë gjeopolitikës si një disiplinë shkencore, i cili zhvillim u paraqit si në vijim: Gjeopolitika klasike thjesht i ka projektuar supozimet (çështjet) politike dhe të tjerat ndërlidhur me atë, në hartën politike (rrafshin politik) në mënyrën për t’i vërtetuar supozimet e veta. Gjeopolitika bashkëkohore (sidomos ajo e hershmja), paraqitet si praktikë (gjeopolitikë praktike) e ekspertëve të caktuar në kuadër të institucioneve të fuqishme sikurse ato ushtarake, universitare etj., të cilat më shumë i krijojnë raportet e fuqisë sesa i studiojnë ato. Gjeopolitika kritike, për dallim nga ato të parat synon zgjerimin e mëtejmë të qasjeve gjeopolitike, duke i vendosur ato në rreth më të gjerë diskutimi të ekspertëve dhe opinionit në përgjithësi. Drejtimet bazë konstruktive të metodave e drejtojnë vështrimin mbi analizat e teknologjive qeverisëse ose strategjive diskurseve. Sidomos strategjitë diskurseve, të cilat janë të pritura, për të rritur pushtetin në rajone të caktuara, qëndrojnë në fokusin e gjeopolitikës kritike. Pyetjet metodologjike kryesore këtu janë: cilat strategji diskursive do të aplikohen, cilat supozime të vetëkuptueshme përbëjnë thelbin e një teksti dhe në ç’kontekst mund të renditet 135


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një tekst, cilat strategji diskursive janë të përshtatshme për një studim duke marrë në konsideratë këndvështrimin e gjeopolitikës kritike? Analitika e pushtetit e Foucault ka nevojë për një studim të mëtejshëm mbi të gjitha në lidhje më një perceptim më thelbësor. Do të ishte me vlera të sistemoheshin teknologjitë e qeverisjes apo strategjitë diskursive dhe mënyrat e tyre të funksionimit. Duke qenë se gjuha është mjeti kryesor, më të cilën legjitimohet, arsyetohet, kërkohet ose refuzohet diçka, në thelb lind nevoja për t’u marrë më intensivisht me strategjitë diskursive gjuhësore. Por në analizë mund të përfshihen edhe mjete të tjera, të cilat përdoren në diskurse, apo me të cilat drejtohen këto diskurse, për të ushtruar pushtet mbi zona të caktuara. Ende ekziston një teori e kritikës gjeopolitike sipas një perspektive të caktuar analize. Prandaj kjo në vetvete është një fushë shumëpërfshirëse e gjeopolitikës kritike, e cila mund të zgjerohet edhe më tej. Nga mësimet e nxjerra nga strategjitë diskurseve mund të arrihet në formësimin e një etike të diskursit, e cila nga ana tjetër bazohet mbi parimet morale dhe strategji diskurseve të caktuara. Që të nxjerrësh mësime për mënyrën e të vepruarit nga strategjitë diskurseve konsiderohet e vështirë, sepse nuk mund të thuhet përfundimisht, që kjo strategji diksurive pati realisht këtë ndikim apo prodhim, sepse p.sh. një aksion mediatik apo një reklamë e caktuar mund të japë një informacion të mirë e të bollshëm, por suksesi i arritur do të bëhet i ditur vetëm më vonë. Akoma më tej shpesh është kuantiteti i përpunimit të materialit ai që përcakton kufijtë. Nga ana tjetër, diskurset janë të kapshëm vetëm nga të brendshmit (insiders). Pra, kushtet e një zhvillimi të mëtejshëm janë vështira për t’u realizuar. 136


Lah NITAJ Një qasje ndaj gjeopolitikës kritike

Literatura Agnew, J. (1998): Geopolitics. Re-visioning world politics. London. Dalby, S. (1996): Writing critical gepolitics: Campbell, Ó Tuathail, Reynolds and dissident skepticism. In: Political Geography, 15 (6/7), S. 655-660. Dalby, S. (1999): World Order Models Project. In: Environment and Planning D: Society and Space, 17, S. 181-200. Dalby, S.; Ó Tuathail, G. (1996): Editorial introduction. The critical geopolitics constellation: problematizing fusions of geographical knoëledge and poëer. In: Political Geography, Vol. 15, No. 6/7, S. 451-456. Foucault, M. (1987): Nietzsche, die Genealogie, die Historie. In: Seitter, W. (Hrsg.) (1987): Von der Subversion des Wissens. Foucault, M. (1992): Was ist Kritik? Berlin. Haller, G. (2003): Zum Jahrestag des Ëestfälischen Friedens 24. Oktober 1648. Ó Tuathail, G. (1998): Introduction. Thinking critically about geopolitics. In: Ó Tuathail, G.; Dalby, S.; Routledge, P. (Hg.): The Geopolitics Reader. London. S. 1-12. Ó Tuathail, G. (2001): Rahmenbedingungen der Geopolitik in der Postmoderne: Globalisierung, Informationalisierung und die globale Risikogesellschaft. In: Geopolitik: zur Ideologiekritik politischer Raumkonzepte. Ëien. S. 120-142. Ó Tuathail, G.; Agneë, J. (1992): Geopolitics and Discourse. Practical geopolitical reasoning in American foreign policy. In: Political Geography, 11 (2), S. 190-204. Ó Tuathail, G.; Dalby, S. (Hrsg.) (1998): Rethinking geopolitics. London. Sandner, G. (1993): Renaissance des geopolitischen Denkens in der Geographie? Versuchungen, Herausforderungen, Perspektiven. In: Geographische Zeitschrift, 81, S. 248-252.

Referenca Dalby / Ó Tuathail 1996, f.451 Ó Tuathail 1996, f. 68 3 Agnew / Ó Tuathail 1992, f. 194; Ó Tuathail 1996, f. 60. 4 Agnew / Ó Tuathail 1992, S. 192. 5 Ó Tuathail / Agnew1992, f. 192. 6 Shih dhe : Foucault, M. (1992): Was ist Kritik? Berlin. 7 Ó Tuathail 1996, f. 7. 8 Haller 2003, f. 3. 9 Agnew 1998, f. 51. 10 Agnew 1998, Kapitulli 3. 11 Dalby / Ó Tuathail 1998, f. 3. 12 Routledge 1996. 13 Ó Tuathail 1996, f. 23. 14 Ó Tuathail 2001, f. 10. 15 Ó Tuathail 2001, f. 25. 16 Sandner 1993, f. 248. 1 2

137


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Lindita MUKAJ Dr. në proces në Akademinë e Forcave të Armatoura

Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste? Rajoni i Ballkanit ka qenë përherë në kufijtë e perandorive të mëdha, e për rrjedhojë, historia e tij është dominuar nga luftërat, rebelimet, pushtimet e përplasjet midis perandorive që nga koha e Perandorisë Romake deri tek luftërat e fundit në ish Jugosllavi. Termi “Ballkan,” tregon një lidhje me dhunën, konfliktet fetare, përplasjet etnike, si dhe kuptimin e një zone të thellë. Po kështu edhe kalimi nga termi Gadishulli i Ballkanit në termin “ballkanas” e deri tek derivati i saj “ballkanizim”, ishte si rezultat i fillimit të rënies së perandorisë Osmane, i luftërave në Ballkan dhe i Luftës së Parë Botërore.

Fjalë kyçe kyçe: gjeopolitikë, gjeokulturë, globalizim, dimension kulturor, kulturë integrimi, Ballkan, nacionalizëm.

138


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

Abstrakt Trajektorja globale e nisur nga gjeopolitika drejt gjeokulturës është një temë që ka tërhequr shumë studiues të mëdhenj, analistë, vëzhgues e liderë politikë. Natyrisht, në përgjithësi dimensionet e tyre janë globale, ashtu sikurse është vetë karakteri i kësaj teme. Ajo çka dua të zhvilloj duke përzgjedhur këtë artikull, është paraqitja e një studimi modest për qasjen rajonale, më konkretisht një qasje ndaj Ballkanit, të dimensionit kulturor të globalizimit. Teza që mbroj përmes këtij artikulli është se trajektorja globale edhe në këtë rajon po rreh gjithnjë e më shumë për nga kultura dhe se, në këto kushte, është imperativ të krijohet një kulturë strategjike drejtimi e menaxhimi, e cila, nga ana e saj, duhet të formësohet jo vetëm si nevojë parimore por, edhe si detyrim institucionesh shtetërore e shoqërore për të gjetur e aplikuar përzgjedhjet dhe zgjidhjet 139


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

më frutdhënëse në tregun global të politikave, ekonomisë dhe kulturës. Në përgjigje të pyetjes sfiduese, kultura e integrimit bëhet tashmë një imperativ përball nacionalizmit, etj. Fjalët kyçe: gjeopolitikë, gjeokulturë, globalizim, dimension kulturor, kulturë integrimi, Ballkan, nacionalizëm. Hyrje Ballkani – një nga gadishujt e Evropës në pikëpamje gjeografie por, një mozaik krejt i pangjashëm popujsh, fesh, racash e kulturash me asnjë gadishull tjetër, e meriton analizën sa herë që çështjet në diskutim lidhen me rastin shqiptar të kulturës dhe globalizmit. Ballkani, apo siç do të mund të quhej edhe zemra e Evropës Juglindore, lidh gjeografikisht por, jo vetëm, tre kontinente: Evropën, Azinë dhe Afrikën. Aktualisht në mozaikun ballkanik përfshihen dymbëdhjetë shtete: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë–Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Greqia, Turqia, Rumania dhe Bullgaria. “Kjo zonë ka një sipërfaqe të përgjithshme rreth 795.000 km2 dhe një popullsi rreth 75 milionë banorë të kombësive të ndryshme”.1 Rajoni është gjendur gjithnjë në kufijtë midis perandorive, besimeve fetare dhe ideologjive të mëdha. Historia e tij është e dominuar nga një histori e gjatë bashkëjetese, konfliktesh, rebelimesh, pushtimesh, ndarje dhe bashkim kufijsh, përplasjesh midis perandorive deri luftërash si ato që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë. Besimet kryesore të rajonit të Ballkanit janë besimi Kristian (ortodoks dhe katolik) dhe besimi Islam. Besimi Ortodoks është besim fetar kryesor në Bullgari, Greqi, Rumani, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Besimi Katolik është besimi fetar kryesor në Kroaci dhe Slloveni. Besimi fetar Islam është besimi kryesor në Shqipëri, Kosovë dhe Turqi.2 Në disa vende të rajonit, ka më 140


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

shumë se një grup besimesh fetare që i kalojnë më shumë se 10% të popullsisë.3 Bullgaria: ortodoksizmi lindor dhe islami; Shqipëria: islami, ortodoksizmi dhe katolicizmi; Bosnjë– Hercegovinë: islami, ortodoksizmi lindor dhe katolicizmi; Maqedonia: popullsia sllave është në shumicën e saj me besim fetar ortodoks dhe ajo shqiptare është në shumicën e saj myslimane. Në rajonin e Ballkanit si pasojë e ekzistencës së disa kombeve dhe shteteve, fliten gjuhë të ndryshme si rumanisht, bullgarisht, shqip, turqisht, serbo–kroatisht, greqisht dhe hungarisht. Sipas Charles dhe Barbara Jelavich, krahas këtyre gjuhëve ka minoritete që flasin gjuhët greqisht, italisht, hungarisht dhe turqisht. Ndërkohë që vetëm bullgarët flasin bullgarisht, rumunët flasin rumanisht dhe shqiptarët shqip, ndërsa sipas studiuesit William T. Jonsen, gjuhët kanë gjetur aplikim edhe brenda një vendi si ... brenda ish Jugosllavisë gjuha e përzier serbo–kroate, e cila njihej si gjuha zyrtare, është ndarë në kufijtë etnikë: kroatët flasin kroatisht dhe serbët serbisht. Sipas autores Eva Tafili, duke qenë se gjuha, feja dhe etnia janë faktorët bazë për ekzistencën e një kombi, si dhe duke pasur parasysh lidhjen ndërmjet tyre dhe rritjen e numrit të gjuhëve sipas kufijve etnikë në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, mund të themi se ato kanë ushtruar një ndikim të fortë në rajonin e Ballkanit.4 Edhe pse Ballkani ka qenë për një kohë të gjatë nën pushtimin Otoman, i cili ka qenë unik në gjithë rajonin, reflektimi tek popujt ka qenë i ndryshëm, duke ruajtur identitetin, kulturën dhe gjuhën. Autorja M. Todorova, në librin Ballkani Imagjinar, thekson se “...një nga gjërat më të bukura të kombeve ballkanike nuk është se kanë një histori jashtëzakonisht të pasur por, që më së tepërmi janë të mbyllur në vetvete....”5. Historia e Ballkanit është një histori këmbimesh kulturore, gjuhësore, 141


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

fetare e njerëzore ndërmjet popujve të ndryshëm, ku përplasjet gjuhësore, etnike e kulturore, përbëjnë elementët themelorë të diversitetit dhe të konflikteve kulturore. Këto ndryshime të thella kulturore kanë filluar që me ndarjen e perandorive dhe konkretisht me ndarjen e periudhës romake nga ajo bizantine ku sipas William T. Jonsen “...të dy këto kultura kanë ndryshime shumë të mëdha në qeverisje, fe, institucione dhe zakone...”.6 Në vështrimin gjeografik, Ballkani përbën një urë kalimi nga një gjeohapësirë në tjetrën. Ai është i mbuluar me vargmale që shtrihen nga juglindja drejt verilindjes duke përcaktuar edhe korridoret tradicionale kryesore të qarkullimit: Moravë–Maricë, që shkon nga Danubi në Bizant, Rruga “Egnatia” që përshkon rajonin nga perëndimi në lindje e që lidhte Durrësin me Selanikun; Porta e Fiumës që shndërroi Triesten dhe Rjekën në portën Austro–Hungareze.7 Në këtë mozaik janë shkrirë histori të mëdha, të cilat janë në bazë të zhvillimit të njerëzimit si ajo e Greqisë së Lashtë, Romës, Perandorisë Bizantine, Perandorisë Otomane. Ballkani karakterizohet nga “një histori mbi 300 vjeçare e ndjekur nga turq që vërshojnë nga Azia e Vogël, kryqëzata kristiane, mongolë që zbresin deri në Ankara, luftëra kundër Venedikut, traktate Ruso–Turke, luftëra të ashpra dhe të pafundme. Një “fuçi baruti” e vërtetë e Evropës”.8 Pas Kongresit të Berlinit (1878) termin “Gadishulli Ballkanik” apo “Ballkan” e kanë zëvendësuar epitetet që kishin për bazë praninë e osmanlinjve në rajon. Shumë shpejt në përdorimin gazetaresk, termi Ballkan mori kuptimin “gjysmë i zhvilluar, gjysmëkolonial, gjysmëcivilizues dhe bota gjysmëorientale”, ku kjo e fundit është parë gjithmonë si rajon ndërmjet Krishterimit të Lindjes dhe të Perëndimit, ndërmjet Pax Christiana dhe Dar al–Aslam, ndërmjet “botës së lirë” dhe “botës prapa perdeve të hekurta”. Perceptimet jo pozitive të trashëgimisë osmane në 142


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

Ballkan nga autorë jomysliman, ishin faktori kryesor që i ka dhënë nënkuptimet negative termit “Ballkan”.9 I sfiduar nga kultura nacionaliste Rajoni i Ballkanit ka qenë përherë në kufijtë e perandorive të mëdha, e për rrjedhojë, historia e tij është dominuar nga luftërat, rebelimet, pushtimet e përplasjet midis perandorive që nga koha e Perandorisë Romake deri tek luftërat e fundit në ish Jugosllavi. Termi “Ballkan,” tregon një lidhje me dhunën, konfliktet fetare, përplasjet etnike, si dhe kuptimin e një zone të thellë. Po kështu edhe kalimi nga termi Gadishulli i Ballkanit në termin “ballkanas” e deri tek derivati i saj “ballkanizim”, ishte si rezultat i fillimit të rënies së perandorisë Osmane, i luftërave në Ballkan dhe i Luftës së Parë Botërore. Krijimi i shtet–kombeve në Ballkan është realizuar kryesisht pas rënies së perandorive të mëdha dhe është shoqëruar me përshkallëzim dhune, konflikte të armatosura e luftë. Këtu përfshihen edhe përpjekjet për homogjenizimin e popullsive të ndryshme gjatë procesit të krijimit të shtet–kombe, të shoqëruara nga dëbime në masë, dhunë, shpronësime, etj. Shembulli më dramatik ndodhi në fund të shekullit të XX, kur serbët dëbuan me forcë dhe ushtruan gjenocid mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, me qëllimin e vetëm të largimit të tyre dhe homogjenizimin e territorit të saj. Përjashtimi i etnive të tjera në rajon ka qenë po aq i rëndësishëm sa edhe përfshirja e tyre në komunitetet përkatëse. Pas rënies së komunizmit, përjashtimi u vu në rend të ditës për arsye se gjatë gjithë historisë, etnitë e tjera janë parë si “ata të cilët nuk i përkasin komunitetit tonë,” si “të huaj”, pavarësisht se në kushtet ballkanike, etni të ndryshme ishin të detyruar të jetonin bashkërisht.10 Në anën tjetër, përfshirja shihej më tepër si asimilim, sesa gjetja e të 143


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përbashkëtave apo dhënia e mundësisë për të bashkëjetuar midis kombësive të ndryshme. Luftërat çlirimtare dhe revolucionet kombëtare në Ballkan në fillim të shekullit të XX, përplasën interesat kombëtare të popujve të Ballkanit, ndërsa ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha, nuk lejuan asnjë nga këta popuj të vendosë kufij etnikë apo të marrë në dorë hegjemoninë e rajonit. Për këtë arsye, edhe shekulli i XX në Ballkan filloi e mbaroi me luftëra etnike, duke e rikonfirmuar edhe njëherë përkufizimin e rajonit si “fuçi baruti” apo “shtete të egra” në Evropë. Në këtë mënyrë, u krijua reputacion negativ në Perëndim, i cili u përforcua edhe më shumë nga luftërat në ish Jugosllavi në fund të shekullit të XX. Siç e theksuam, ky shekull ka qenë një periudhë tragjike në historinë e Ballkanit duke filluar me krizën në Bosnjë–Hercegovinë në vitin 1908 dhe Luftën e Parë ballkanike në 1912, e duke përfunduar me luftën civile në Bosnjë–Hercegovinë në vitet 1992–1995 dhe me luftën për çlirimin e Kosovës më 1999.11 Konfigurimi gjeopolitik i Ballkanit është akoma i papërfunduar, përderisa në rajon vazhdojnë të mbeten pezull një sërë çështjesh që mund ta rikthejnë atë në vorbullën e dhunës.12 Faktorët që ndikuan në konfigurimin e ri gjeopolitik janë rënia e sistemit komunist dhe përfundimi i Luftës së Ftohtë, të cilat krijuan premisa për ndërtimin e një Evrope të pa ndarë, të një Evrope të madhe e të lirë të stabilizuar e paqësore, demokratike dhe të begatë. Gjithashtu, rënia e murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë u pasuan me formimin e shteteve dhe federatave të reja. Në shumë vende situata u përcoll me qetësi e me rrugë demokratike, sipas vullnetit të popujve, si në ish Çekosllovaki por, ndryshe ndodhi në ish Federatën Jugosllave, ku shpërbërja e një entiteti të panatyrshëm, u bë përmes luftërave të përgjakshme. 144


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

Shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë ka ndikuar shumë në krijimin e një realiteti të ri gjeopolitik në rajon, fakt që çoi në rënien e blloqeve ideologjike dhe në zvogëlimin gjithnjë e më shumë të konflikteve të mundshme të Fuqive të Mëdha, në apo për këtë rajon. Zonë e “kontaktit dhe konfliktit” të civilizimit Ballkani si një territor gjeopolitik, ka qenë gjithmonë subjekt i hulumtimit të shumë autorëve të huaj dhe vendas. Jovan Cvijic në studimin e tij “Gadishulli i Ballkanit dhe shtetet jugore sllave”, vendos një theks të veçantë në Ballkanin si një hapësirë në të cilën takohen qytetërime të ndryshme kulturore dhe politike, duke vënë një hendek mes të dy formave themelore Krishterimit dhe Islamit, mes unazave të brendshme dhe të jashtme të kontinentit Euro–Aziatik, mes tokës qendrore dhe asaj periferike, mes forcave të gravitetit të tokës apo marinës më të fuqishme, me pak fjalë, mes atlanticizmit dhe euro– aziatizmit. Brenda kuadrit të hulumtimit të tij antropo– gjeografik, Civijc shkruan për pozitën e Ballkanit dhe shteteve jugore sllave duke i përshkruar ato si “një shtëpi e ndërtuar në rrugë”13. Në pikëpamje kulturore, Ballkani është thënë se ka përfaqësuar “zinxhirët e botës”, në kuptimin e të qenit “Lindja në Perëndim, Perëndimi në Lindje”. Është konsideruar “portë për në Evropë”, duke u bërë toka e kufitarëve në “hendekun e botëve.” Ka qenë njëkohësisht “kalimi dhe pengesa”, që nënkupton zonën e “kontaktit dhe konfliktit” të civilizimit. Ishte Evropa e parë si dhe toka e minave nën gjurmët e Evropës, duke qenë vazhdimisht “fuçi baruti, e gatshme të shpërthejë në çdo moment”14. Gjatë shekullit të XX, në Ballkan janë zhvilluar shtatë luftëra, të cilat kanë bërë që territoret e tij të ndryshojnë e të zvogëlohen vazhdimisht, duke ndikuar njëkohësisht edhe 145


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

identitetin e rajonit, i cili në kohën e Perandorisë Osmane ka qenë i njohur me emra të ndryshëm si: “Rumeli,” “Turqia Evropiane”, “Lindja e afërt,” “Levanti Evropian,” etj.15 Një anë tjetër e çështjes është ajo kur feja dhe institucionet fetare pleksen në fushën e politikës, kur ato humbasin misionin e tyre të brendshëm, kur nënsistemi fetar bëhet i varur nga “arsyet shtetërore”, apo nga ndonjë qëllim tjetër i veçantë. Historia na mëson se kur kultura fetare bëhet pengesë për komunikimin mes anëtarëve të një komuniteti të përzier, të dy distancat, si fetare, edhe etnike, rriten. Në këtë rast, fetë e ndryshme duken si një faktor shtesë në konfliktin dhe shpërbërjen e marrëdhënieve të brendshme mes grupeve sociale, anëtarët e të cilave u përkasin feve dhe etnive të ndryshme. Në këto kushte, ndodh lehtësisht që komuniteti etnikisht i përzier dhe me besime të ndryshme, të instrumentalizohet nga faktorët e jashtëm brenda rrjetit ndërkombëtar të shpërndarjes së energjisë sociale globale, ndryshimeve dhe ndikimeve gjeopolitike. Në këtë mënyrë, kulturat fetare të instrumentalizuara mund të keqpërdoren si një mjet për të dobësuar unitetin e shtetit, apo si një detonator i konflikteve shumë më shpërthyese dhe të gjëra, të një nxitjeje shtesë si për separatizëm, ashtu edhe për pasardhës suksesionistë që synojnë shkatërrimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit. Duke folur gjeopolitikisht, feja në gadishullin tonë është njëkohësisht rruga dhe pengesa në kuptimin gjeografik, kulturor dhe civilizues. Ballkani është rajoni ku Islami ka depërtuar më thellë në Evropë, ku katolicizmi romak ka bërë vend në lindje e bota ortodokse në perëndim. Si e tillë, ka tërhequr, ashtu sikurse edhe ka ndaluar migrimet e shumë njerëzve për mijëvjeçarë të tërë, duke përfshirë edhe fushatat pushtuese ushtarake e fetare. Kësisoj, Ballkani paraqet një arenë unike të konfliktit të të dy formave 146


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

kryesore të besimeve në rajon, Krishterimit në njërën anë dhe të Islamit nga ana tjetër. Pra, ky është rajoni ku ndërpriten harqet e qytetërimit. Kultura e integrimit si domosdoshmëri Përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe ndryshimet në hartën politike të Evropës, u shoqëruan edhe me thellimin e dallimeve kulturore, etnike dhe fetare në Ballkan. Në shkrimin e tij “Gjeopolitika e Ballkanit: Rezultate dhe Mundësi”16, Piter Liotta argumenton se në fakt nuk ishin dallimet kulturore, apo kushtet ekonomike ato që thelluan armiqësinë midis shteteve ish– jugosllave por, lindja e nacionalizmave, që gjeti terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar. Nacionalizmi në Ballkan është përdorur si një enë bosh, e cila është mbushur nga ata të cilët shohin interesat e tyre në pavarësinë politike dhe të drejtat e shteteve.17 Ballkani është një rajon ku Lufta e Ftohtë ka krijuar influencat e saj dhe i ka dhenë dimensione të reja në rrafshin politik, kulturor dhe etnik. Mbarimi i Luftës së Ftohtë prishi një sistem ndërkombëtar të zotëruar nga bipolariteti dhe ka krijuar premisa për një rend të ri botëror që konfiguracioni i tij politik do të ketë baza dhe do të mbështetet në nocione gjeografike, historike, etno–kulturore. Madje, pas rënies së murit të Berlinit dallimet midis popujve nuk janë më shumë dallime ideologjike, ekonomike, politike por, më së shumti ato janë dallime kulturore. Herë pas here historia sjell momente të vështira për popujt dhe kombet, ku për shkak të kësaj kërkohen forma për t’u identifikuar me disa vlera, si gjuha, zakonet, kultura, historia e tyre dhe pasi të konsumojnë plotësisht këto mjete të identifikimit, atëherë nisin për të ndërtuar marrëdhënie pra, fillojnë negociata për integrim. Nëse do t’i referoheshim historisë, popujt e kanë përdorur shtetin, politikën si mjet për t’u identifikuar dhe kur e ndërtojnë ketë identitet historik, gjuhësor, etnik, atëherë marrin vepra të përbashkëta për t’u grupuar në rivalitetet 147


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

globale. Sot, Ballkani është një rajon më i homogjenizuar politikisht, në kuptimin e vendosjes së demokracisë si sistem politik, si dhe në kuptimin e aspiratës dhe organizimit në institucionet Evropiane dhe Euro–Atlantike të sigurisë, ekonomisë, financave, etj. Ai është integruar dhe po integrohet gjithnjë e më shumë ekonomikisht, përmes një tregu e kufijsh të hapur për shkëmbim mallrash, njerëzish dhe vlerash. Por, Ballkani duhet të vijojë të integrohet në radhë të parë në kulturë. Kur themi “kulturë” nuk kemi parasysh shkrirjen e identiteteve kulturore. Përkundrazi, në këtë peizazh të ri ballkanik, me politika dhe ekonomi të integruara, kultura kombëtare do të vijojë të mbetet një mjet i domosdoshëm identiteti. Madje pikërisht këto kulturat kombëtare me dallimet e tyre, mund të bëhen më tërheqëse. Ajo çfarë duhet të integrojnë nga kultura ballkanasit është pjesa e cila lidhet me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe më gjerë. Ballkanasit duhet të përmbysin ndasitë pikërisht në mendjet e tyre, në mentalitetet e vjetra nacionaliste por, duke ruajtur njëherazi veçantitë e identiteteve të tyre kulturore e kombëtare. “Duket sikur, për të shmangur rrezikun e nacionalizmit, që është vërtet një rrezik për këdo, e sidomos për Ballkanin, Evropa përkrah njëfarë shkombëtarizimi. Me fjalë të tjera, duket sikur ajo na thotë: të këqijat tuaja vijnë ngaqë e doni më shumë se ç’duhet vendin tuaj. Mendoj se këtu është keqkuptimi. E keqja nuk vjen ngaqë ballkanasit e duan shumë kombin por, ngaqë e duan keq”.18 Ballkanasit duhet të bëjnë një kapërcim në kulturën e krijimit dhe të forcimit të marrëdhënieve, të kuptimit ndaj njeri–tjetrit, me qëllim që të formohen dalëngadalë dimensione evropiane të vlerave, të ndëshkimit të dhunës, të kritikës dhe autokritikës – pranimit të fajit. Ata duhet të kuptojnë se kombet e qytetëruar 148


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

janë bërë të tillë, vetëm kur kanë zgjedhur rrugën e integrimit në vlera universal dhe jo në tretje vlerash ndaj njeri–tjetrit. Është një sistem përqasjeje. Jo përqasje ndaj kulturave “superiore” por, ndaj një kulture që kupton, respekton dhe nxit kulturat e veçanta. Pra, Ballkanasit duhet të marrin për pikë reference një simetri tjetër nga ajo e deritanishme: jo referencat që i kanë mbajtur përjetësisht të ndarë, as referencat shoviniste për të tretur kulturat “e prapambetura” në kulturat e “përparuara” ballkanike por, referencat e vlerave universale ku e gjejnë veten të gjithë të vlerësuar, të çmuar, të respektuar. Kjo është kultura që po aplikon e duhet të vijojë të aplikojë edhe në atë ardhmen Kombi Shqiptar.

149


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Literatura 1 Sllovenia 2 milion banorë, Kroacia 4.5 milion banorë, Bosnje–Hercegovina 4.5 milion banorë, Serbia 7.5 milion banorë, Mali i Zi 650 mijë banorë, Shqipëria 3.3 milion banorë, Kosova 2 milion banorë, Maqedonia 2.1 milion banorë, Greqia 10.6 milion banorë, Turqia Evropiane 6 milion banorë, Bullgaria 7.5 milion banorë dhe Rumania 23 milion banorë. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë një komunitet të caktuar romësh, si dhe minoritete të tjera të vogla pa gjendje të përcaktuar si gagauzët, goranët, karakaçanët, arvanitasit dhe arumunët. “Atlasi gjeografik’’, Prishtinë, 2008, fq. 28. 2 Myslimanët e Bosnje–Hercegovinës përfaqësojnë komunitetin më të madh të myslimanëve sllavë të zonës, të cilëve ju dha statusi i kombit kushtetues nga Jugosllavia e Titos në 1961. Ndarjet sipas besimit kanë qenë një komponent i rëndësishëm i luftës për të triumfuar në ish Jugosllavinë që nga viti 1991. Disa analiza kanë synuar të interpretojnë konfliktet në bazë të tezës së Samuel Huntington të “përplasjes së civilizimeve”, sipas të cilës rivaliteti strategjik pas periudhës së bipolaritetit të Luftës së Ftohtë do të fokusohej përgjatë zonave civile që dallohen nga ndarja “e keqe” të cilat janë përcaktuar kryesisht sipas orientimit fetar. Shih: Huntington S. P., “The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order”, Simon & Schuster, New York, 1996, fq. 47. 3 Bullgaria ortodoksizmi lindor dhe islami; Shqipëria islami, ortodoksizmi dhe katolicizmi;Bosnje–Hercegovina islami, ortodoksizmi lindor dhe katolicizmi; Maqedonia popullsia sllave është në shumicën e saj me besim fetar ortodoks dhe ajo shqiptare është në shumicën e saj myslimane. 4 Tafili E., “Ballkani përgjatë periudhës moderne”, Sh.B: Progresi, Tiranë, 2005. 5 Teodorova M., “Imagining the Balkans”, Oxford University Press, Oxford, 1997, fq. 11. 6 Lleshi A., “Gjeopolitika e Ballkanit dhe Perspektivat e Sigurisë në Rajon”, GEER, Tiranë, 2009, fq. 33. 7 http.//www.esiweb.org/westernbalkans/showdocument.php 8 Castellan G., “Historia e Ballkanit”, Çabej, Tiranë, 1991, fq. 34. 9 Asnjë nga ngjarjet e mëparshme nuk ka ndikuar më tepër në strukturën e rendit të rajonit në Ballkanin modern sesa Kongresi i Berlinit. Premisa pozitive që frymëzoi Kongresin, ishte supozimi se “çështja lindore” ishte një problem për Koncertin e Evropës si një e tërë, i cili mund të zgjidhej vetëm me anë të konsensusit. Megjithatë, ky premtim vendosi në mënyrë të papërshtatshme një rivalitet strategjik, i cili po e çonte të tërë Evropën në një luftë të përgjithshme. Kushtet e vendosura nuk ishin të kënaqshme për asnjërin. Porta, e cila humbi një të tretën e territoreve dhe mbi 20% të popullsisë së saj u destabilizua në mënyrë të përhershme nga përfundimet e dala. Shih: Zürcher E. J., “Turkey: A Modern History”, Taurus, Londër, 1993, fq. 85. 10 Woodward S. L., “Ballkan tragedy. Chaos and dissolution after the cold war”, The

150


Lindita MUKAJ Dimensioni kulturor i globalizimit, qasja rajonale: kulturë integrimi apo kulturë nacionaliste?

Brookings Institution, Washington DC, 1995, fq. 223. 11 Një diplomat i famshëm Evropian, i zhgënjyer nga dështimi përpjekjeve paqeruajtëse në Bosnje–Hercegovinë, flet me përçmim në veprën e tij duke bërë citimin e “një kulture dhune brenda një civilizimi në udhëkryq”. Shih: Owen D., “Balkan Odyssey”, Harcourt, Brace & Company, New York, 1995, fq. 3. Edhe novelisti turk Nedim Gursel, një mik i rajonit, familja e të cilit e kishte origjinën nga Shkupi, në periudhën Otomane, shprehet me keqardhje se urrejtja midis njerëzve të dënuar të bashkëjetojnë ka sjellë “fatin e Ballkanit”. Shih: Gürsel N., “Retour dans les Balkans: Récit”, Quarnum, Ottignies, 1997, fq. 70. 12 Karakteri gjeografik i rajonit ka pasur ndikim kyç në evoluimin e grupeve etnike, kulturore, kombëtare dhe nacionaliste, të cilat e kanë bërë rajonin objekt të debateve politike dhe pjesë të synimeve të gjeopolitikës rajonale dhe globale. 13 Cvijic J., “Balkansko poluostrvo”, Beograd, 1987, fq. 115 – 126. 14 Shih: Kne•eviæ M., “Balkanska pometnja”, Salaj D., Beograd, 1996 dhe në “Geopolitièka stvarnost Srba,” Instituti Za geopolitiæke nauke, Beograd, 1997. 15 Lleshi A., vepra e cituar, fq. 107. 16 Liotta P., “Geopolitics of the Ballkans: Outcomes and Possibilities”, e aksesueshme në htpp://newbalkanpolitics.org.mk, parë për herë të fundit më 12.12.2013. 17 Woodward S. L., “Ballkan tragedy. Chaos and dissolution after the cold war”, The Brookings Institution, Washington DC, 1995, fq. 223. 18 Kadare I., “U projektua dëbimi i një populli, serbët nuk e dënuan. Turp!”, Intervistë dhënë Revistës Serbe “NIN” në 24 Maj 2012, e aksesueshme në http:// www.balkanweb.com/kryesore/1/kadare-u-projektua-debimi-i-nje-populli-serbetnuk-e-denuan—turp—90374.html, parë për herë të fundit më 12.12.2013.

151


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Enkeleida SALLAKU MA “Studime mbi Sigurinë”

Siguria mjedisore në fokusin e debateve Siguria mjedisore është një koncept i dobishëm që zgjeron fushën e përkufizimit kombëtar të sigurisë, duke shtyrë vizionet përtej kufijve dhe mbrojtjes së tyre. Ajo fokusohet në karakterin ndërkufitar të sfidave për ruajtjen e mjedisit, duke pranuar se kërcënimet nga fenomene të tilla si ngrohja globale, hollimi i shtresës së ozonit, humbja e pyjeve dhe habitateve ujore, mund të kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit po aq sa kërcënimi për luftë me armë të shkatërrimit në masë. Për shkak të degradimit të mjedisit, shkurtohet mirëqenia ekonomike e Shtetit dhe cilësia e jetës së njerëzve që çdo Shtet synon për qytetarët e tij.

Fjalë kyçe kyçe: Fjalët kyçe: siguri mjedisore, siguri ushqimore, burime natyrore, interes kombëtar, marrëdhënie ndërkombëtare.

152


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

Abstrakt Koncepti i sigurisë mjedisore rrjedh nga kuptimi i ndarjes në segmente të termit siguri që mbulohet brenda fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Koncepti i sigurisë mjedisore ka lindur nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare duke bërë një përditësim të urgjencës politike dhe duke sjellë vëmendjen e politikës në zgjidhjen e problemeve që lidhen me: sigurinë energjetike, sigurisë ushqimore, sigurisë së ujit dhe sigurisë së shëndetit. Tradicionalisht siguria është konceptuar vetëm në lidhje me sovranitetin, ruajtjen e kufijve dhe interesin kombëtar. Pas luftës së ftohtë kërcënimet ndaj shtetit nuk ishin vetëm me natyrë ushtarake por, çështje si shtresa e ozonit, ngrohja globale, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore, degradimi i pyjeve, erozioni përbënin shqetësime të reja për sigurinë. Pikërisht debati për sigurinë mjedisore lind këtu. Artikulli është bazuar mbi një meta–analizë të nocionit siguri mjedisore duke shqyrtuar më 153


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

pas përfaqësuesit e grupeve që vlerësojnë sigurinë mjedisore si koncept i dobishëm që zgjeron definicionin e sigurisë kombëtare dhe fokusohen në atë se fenomene si ngrohja, shpërbërja e ozonit, humbja e pyjeve dhe habitateve ujore, janë kërcënime për të ardhmen e njerëzimit. Grupi i dytë, mbron trendin e përparimit teknologjik që mundëson begati për zhvillim, për të ushqyer botën, etj. Fjalët kyçe: siguri mjedisore, siguri ushqimore, burime natyrore, interes kombëtar, marrëdhënie ndërkombëtare. Hyrje Sot, ne abuzojmë me burimet e tokës. Ne ushqehemi me racionet që i përkasin brezave që do të vijnë... Mbrojtja e mjedisit është një përpjekje fisnike në vetvete. Por, mbijetesa e mjedisit është gjithashtu baza strategjike e mbijetesës njerëzore”.1 Siguria mjedisore është një prej çështjeve “të reja” jo– tradicionale të sigurisë. Ajo ka shërbyer “për ta thelluar dhe zgjeruar konceptin e sigurisë”.2 Siguria ambientale u shndërrua në një koncept të rëndësishëm të studimeve të sigurisë për shkak të zhvillimeve të ndërthurura që në vitet 1960. Zhvillimi i dytë më i madh që “çoi në krijimin e fushës së sigurisë mjedisore”3 ishin përpjekjet që prej viteve ‘70 të shekullit XX nga një sërë studiuesish... Kjo ishte origjina e “komponentit kritik të sigurisë mjedisore”4 Që në fillim të viteve ‘90, siguria ambientale ka qenë një komponentë i rëndësishëm në studimet e sigurisë. Nga literatura mund të veçohen gjashtë qasje kryesore5. Shkencëtarë dhe politikanë të ndryshëm në të gjithë botën ruajnë ide të ndryshe. Disa e vlerësojnë rrezikun që i kanoset planetit, të tjerë mendojnë se një rrezik i tillë nuk është aq i madh sa thuhet. Cilado pikëpamje me argumentet dhe 154


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

kundërshtitë e tyre, arrijnë në një konkluzion: Kasandrat klimatike, faktet janë të qarta dhe çështja është mbyllur. Është e vërtetë se ngrohja globale po ndodh por, ne nuk njohim shtrirjen në të cilën aktiviteti njerëzor ka ndikuar në shkaktimin e saj. Ky aktivitet është rritje ekonomike, krijim i pasurisë që bën të mundur përmirësimin e mirëqenies – ushqim më i mirë, mjekësi, arsimim, etj. Sa reduktim të këtyre të mirave sociale jemi të gatshëm të pranojmë,duke ulur aktivitetin ekonomik në mënyrë që të përpiqemi të rregullojmë klimën e planetit?6 Siguria mjedisore është një koncept i dobishëm që zgjeron fushën e përkufizimit kombëtar të sigurisë, duke shtyrë vizionet përtej kufijve dhe mbrojtjes së tyre. Ajo fokusohet në karakterin ndërkufitar të sfidave për ruajtjen e mjedisit, duke pranuar se kërcënimet nga fenomene të tilla si ngrohja globale, hollimi i shtresës së ozonit, humbja e pyjeve dhe habitateve ujore, mund të kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit po aq sa kërcënimi për luftë me armë të shkatërrimit në masë. Për shkak të degradimit të mjedisit, shkurtohet mirëqenia ekonomike e Shtetit dhe cilësia e jetës së njerëzve që çdo Shtet synon për qytetarët e tij. Në këto rrethana, liberalizimi duhet të informojë mendimin aktual rreth asaj se Shteti mund dhe duhet të bashkëpunojë7 me organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare për ruajtjen e mjedisit. Komuniteti neoliberal ka qenë aktiv në ofrimin e ekspertizës dhe njohurive të tyre për të ripërcaktuar “sigurinë”, me qëllim që të lëvizë përtej realizimit të Shtetit konvencional – si një paraqitje centrike e politikave ndërkombëtare. Idetë e atyre që trumbetojnë bollëkun theksojnë se e drejta për konsum të dukshëm është nën sulmin e aktivistëve ambientalist dhe ekspertëve, të cilët shtrojnë ekuacion dyshues për konsumimin dhe kënaqësinë, duke vënë në dukje se kultura e konsumatorit të sotëm dhe kënaqësitë e jetës së njerëzve, 155


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

nuk janë rritur me rritjen e pasurisë së tyre. Zhvillimi i qëndrueshëm, i cili përfaqëson rritjen ekonomike që nuk shteron burimet e nevojshme për të ruajtur jetën dhe prosperitetin, është perceptuar gjerësisht si një alternativë e kërkesës për rritje të shfrenuar. Kjo ishte arsyeja pse në samitin e fundit në RIO+20 tematika kryesore ishte “Rritje e Gjelbër – Green Growth”.8 Situatat e mësipërme kanë hapur një debat të gjerë, ku pyetjet që shtrohen janë: Sa njerëz mund të mbajë toka? A janë këto limitet për masën e popullsisë së botës përtej së cilës njerëzimi do të vdesë? Komentet në vijim u japin përgjigje pyetjeve të ngritura. Dy grupe – përgjigje të ndryshme Dy mijë vjet më parë, kur toka kishte rreth të njëjtin numër njerëzish që kanë sot SHBA, pak mund të kishin parashtruar këto pyetje. Pyetjet ngrihen sot, kur pritet që tetë deri në dhjetë miliardë njerëz të jetojnë dhe të konsumojnë çfarë mund të rritet mbi këtë tokë, e cila prodhon po aq si njëzetë shekujt e parë. Nga studimet duket qartë se me ritme të larta të shtimit të popullsisë dhe me kërkesat gjithnjë e në rritje për nivele të larta jetese në dëme të ekosistemit natyror, në dekadat e ardhshme nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer popullsinë e tokës. Nëse një fakt i tillë do të verifikohet, pasojat e pamjaftueshmërisë së ushqimit do të jenë zia e bukës, vdekje në masë nga uria dhe vendet do të angazhohen gjithnjë e më shumë në “luftën e ushqimit”, luftë mbi produktet bujqësore. Është e paqartë, nëse ky konkluzion i zymtë do të materializohet. Shkencëtarët e demografisë dhe të mjedisit ndahen në vlerësimin e tyre se sa popullsi mundet të ushqejë planeti ynë. Pra, pyetja e ngritur është se: cilat janë kapacitetet e planetit, për të siguruar burimet të mjaftueshme për të 156


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

mbështetur jetën, në kushtet e një popullsie njerëzore gjithnjë e në rritje? Dy grupet më të mëdha të analistëve ofrojnë përgjigje të ndryshme. Duke marrë emrin e tyre dhe orientimin nga Thomas Malthus dhe librin e tij klasik të vitit 1798 “Ese mbi parimin e rritjes së popullsisë”, grupi i parë, neo–maltusianët, besojnë se popullsia e botës është duke shkuar drejt burimeve të tokës, duke dobësuar aftësinë e saj për të plotësuar nevojat e këtij brezi dhe atij pasardhës. Ndonjëherë të ashtuquajturit “pesimistët e rritjes”, theksojnë një mori faktesh turbulluese rreth kushtit botëror aktual, sidomos që nga koha kur Maltusi shkroi se: “popullsia e botës është rritur ndjeshëm, pyjet që mbulonin botën janë prerë rreth në një të tretën e zonës dhe në zonat e tokave të lagura me rreth gjysmën e tyre. Kompozimi i atmosferës është ndryshuar nga gjenerimi i popullsisë njerëzore. Qindra milion njerëz kanë vdekur nga uria; mijëra specie janë zhdukur”9. Neo– maltusianët paralajmërojnë për rreziqe botërore ekopolitike nga rritja e pakontrolluar e popullsisë. Në kontrast me pesimizmin e neo–maltusianëve, grupi i dytë, kornupianët (shumë prej të cilëve janë ekonomistë dhe njihen ndryshe si “optimistët e rritjes”), e vënë theksin mbi trende globale shumë të ndryshme. Kornupianët apo optimistët janë njerëzit që i fryjnë bririt të bollëkut, të cilët kërkojnë kufizim për analizat e rritjes dhe debatojnë se tregjet realisht ruajnë një balancë mes popullsisë, burimeve dhe mjedisit. Duke vëzhguar se prirja e jetëgjatësisë globale është më shumë se dyfishuar që nga viti 1950 në tridhjetë e tetë vjet, ata arrijnë në përfundimin se rritja e shpejtë e popullsisë ka ndodhur jo për shkak se qeniet njerëzore krejt pa pritur filluan të shtohen por, sepse më në fund pushuan së vdekuri, pra, janë zvogëluar vdekjet. 157


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Me gjithë rritjen e popullsisë së botës nga 1.6 miliardë, në vitin 1990, në më shumë se 7 miliardë në vitin 2018, kornupianët argumentojnë se “shëndeti global dhe produktiviteti kanë shpërthyer”. Sot, qeniet njerëzore hanë më mirë, prodhojnë më shumë dhe konsumojnë më shumë se kurrë. Mbipopullimi është një problem që është keq identifikuar dhe keq përkufizuar. Termi nuk ka përkufizim shkencor ose domethënie të qartë. Problemi i mbipopullimit (është i shoqëruar zakonisht me familje të uritura, kushte jetese të varfra, etj.) kuptohen me të drejtë si heshtje e varfërisë. Megjithëse disa fajësojnë pakësimin e burimeve natyrore për ndryshimet dhe katastrofat, që kanë ndodhur kohët e fundit, në vendet e mbipopulluara e me të ardhura të ulëta, të tilla episode janë të lidhura drejtpërdrejt me politikat,ose praktikat e qeverive drejtuese 10. Në këto rrethana lindin pyetje të tjera: cili është mendimi i njerëzve të thjeshtë? Si ndahen në opinionet e tyre rreth fakteve të mësipërme kur përparimet e teknologjive në të ardhmen do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur ekologjinë e tokës dhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm, ajër të pastër dhe energji për të mbështetur sigurinë e jetës njerëzore të brezit aktual dhe brezave të ardhshëm? Optimistët, shembullin e përparimi teknologjik ku ata varin shpresat e tyre, e shohin tek inxhinieria gjenetike. Kjo fushë e re inxhinierie, merret me kërkimet e mekanizuara për të zbuluar fara për tipa të reja bimësh dhe jete njerëzore, të cilat përdoren si për shitje, ashtu edhe si zëvendësues për bimët e prodhuara në mënyrë natyrale. Këto bimë, nëpërmjet modifikimit gjenetik, apo të korrat dhe begatia transgjenetike, duhen zhvilluar me qëllim për të ushqyer botën. Kritikë të të korrurave të modifikuara, si aktivistët e 158


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

Greenpeace, kanë protestuar kundër kultivimit të misrit transgjenetik ose drithërave të tjera të reja me karakteristika të përmirësuara të krijuara artificialisht nëpërmjet inxhinierisë transgjenetike, e cila kombinon gjene nga specie që nuk mund të riprodhohen mes tyre në mënyrë natyrale. Këta aktivistë shprehen se inxhinieria gjenetike përmes bioteknologjisë është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Përkrahës të tjerë dhe ekspert si Rosset, theksojnë se futja e shpejtë e të korrurave të modifikuar gjenetikisht, në fakt, mund të kërcënojnë bujqësinë dhe sigurinë e ushqimit11. Siguria mjedisore, si çështje ndërkombëtare e sigurisë Në vitin 1972, kur asambleja e Kombeve të bashkuar thirri Konferencën e parë të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Njerëzor në Stokholm12, sensibilizimi opinionit filloi të ndryshoj. Nga ajo kohë, Konferenca me një gamë të gjerë çështjesh mjedisore kanë dhënë rezultate në arritjen e marrëveshjeve dhe kanë krijuar agjenci të reja ndërkombëtare për të promovuar bashkëpunim, për të monitoruar zhvillimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në mjedis. Lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm në mjedis është folur shumë dhe vazhdimisht në Samitin e Tokës në Rio de Janeiro në vitin 1992, i cili u zhvillua në përvjetorin e njëzetë të Konferencës së Stokholmit. Në ketë takim morën pjesë më shumë se 150 shtete, 1400 organizata joqeveritare dhe 8000 gazetarë. Para Samitit të Tokës, zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi mjedisor ishin trajtuar shpesh të veçuar dhe në këndvështrimin e konfliktit me njëri–tjetrin, duke menduar se rritja ekonomike në mënyrë të vazhdueshme vë në rrezik degradimin e mjedisit. Në Rio De Janeiro, koncepti i mbështetjes, nxiti një trajtim simulues të mjedisit dhe çështjes 159


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

së zhvillimit. Ky koncept, u vërtetua më vonë në mënyrë entuziaste nga Samiti Botëror i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Mbështetjen në Johanesburg në vitin 2002. Konferenca të tjera ndërkombëtare, kanë theksuar konsensusin përtej pohimit se të gjithë politikat – edhe politikat globale – janë lokale, sepse çfarë ndodh në çdo vend ndikon në kushtet e vendeve të tjera dhe në përputhje me rrethanat se mbrojtja e mjedisit të Tokës është, në radhë të parë, çështje ndërkombëtare sigurie. Sa me sipër, për çdo vend dhe për komunitetin e tyre dalin shumë shqetësime dhe shumë dilema. Ruajtja e mjedisit nuk mund të realizohet pa ndryshime thelbësore. Natyrshëm lindin pyetjet: A është kjo e mundur? A janë të gatshëm individët të sakrifikojnë konsumin personal për të mirën e përbashkët? A do të sakrifikonin tani për të pasuruar trashëgiminë e tyre? Aspektet e trajtuara me sipër ndërlidhen me ekopolitikën globale dhe konkretisht me ndryshimet klimatike dhe hollimin e shtresës së ozonit, si dhe me shpyllëzimet dhe biodiversiteti. Negociatorët qeveritarë dhe përfaqësuesit joqeveritarë nga shumë vende të botës diskutuan në Rio de Janeiro në vitin 1992, lidhur me periudhat më të nxehta të regjistruara në dekadat e fundit. Për vite, shkencëtarët kishin paralajmëruar së ngrohja globale – rritja graduale në temperaturat e botës – do të shkaktonin ndryshime negative në strukturën botërore klimatike dhe se rritja e nivelit të deteve, shkrirja e akullnajave dhe trillet e natyrës, do të provokonin ndryshime të shtrira gjerësisht në sistemin global politik dhe ekonomik. Nga ajo kohë, është shtuar frika në lidhje me rritjen e vazhdueshme të temperaturave në planet. Ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale janë parë nga shumë shkencëtarë si një rrezik. Gjatë kësaj kohe, ka pasur dhe 160


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

është konstatuar rritje graduale e temperaturave, evidente veçanërisht që prej shekullit të tetëmbëdhjetë, pas shpikjes së makinave e me rrymë elektrike. Në këtë periudhë, u rrit niveli i gazeve të emetuara nga njerëzit në natyrë. Këto gaze ndikojnë në ndryshimin e efekteve izoluese të atmosferës. Molekulat e tyre, kryesisht dyoksidi i karbonit (CO 2 ) dhe klorofluorokarbonatet (ClFCs), duke bërë analogji me efektin e një çatie sere, pengojnë nxehtësinë e çliruar të dalë nga toka dhe të mund të largohet në hapësirën jashtë. CO2 është gazi kryesor i efektit serë, i cili është fenomeni që prodhon ngrohje të planetit kur gazi i çliruar nga djegia e bikarburanteve (fosileve), reagon si një batanije në atmosferë dhe si rrjedhojë rrit temperaturat. Megjithatë, edhe përqendrimi i metanit në atmosferë është duke u rritur me shpejtësi.13Pra, ndërsa këto gaze çlirohen në atmosferë, krijojnë efektin serë, i cili shkakton rritje të temperaturave globale. Të dhënat e deritanishme, tregojnë se rritja e temperaturave mesatare globale në sipërfaqen e tokës, janë rritur afërsisht 1 gradë celsius në shekullin e kaluar dhe më shumë se gjysma e asaj ngrohje, një rritje prej 0.6 gradë, është shkaktuar në 30 vitet e fundit, që do të thotë se trendi i ngrohjes është duke u përshpejtuar. Ideatorët e ngrohjes globale, theksojnë se tashmë është projektuar rritja e mëtejshme dramatike në vitin 2100 nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim parandalues. Sipas IPPC–së, ngrohja globale nuk është duke ardhur, ajo është prezent këtu dhe ka çuar në rritjen e numrit të katastrofave natyrale. Gjithashtu, IPPC paralajmëron se efekti i rritjes së vazhdueshme të temperaturave do të jetë më dramatik dhe me shkatërrues. Si rezultat, pasojat e mëtejshme do të shfaqen në rritjen e nivelit të deteve, dimrat do të bëhen më të ngrohtë dhe valët e nxehtësisë do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda, 161


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

reshjet e shiut do të rriten në të gjithë botën, cunamet do të bëhen më të zakonshme se sa kanë qenë. Për shkak të ngrohjes uji avullon më kollaj, rajonet me prirje thatësire do të bëhen akoma më të thata. Mendohet se 30 % e specieve të gjalla do të përballen me rrezikun në rritje të zhdukjes se tyre, ndërsa i gjithë ekosistemi zhduket nga planeti. Një tokë më e nxehtë do të bëjë që disa bimë të gjallërojnë në gjerësi dhe lartësi, që do të thotë se fermerët duhet të ndryshojnë praktikat bujqësore. Kombinimi i përmbytjeve me thatësirën do të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve tropikale të tilla si malaria dhe ethet tropikale, në rajonet që më parë ishin të buta dhe në të njëjtën kohë ishin shumë më të ftohta; një C02 më i ngrohtë do të jetë faktor i shtimit të insekteve dhe mikrobeve të cilat shkaktojnë sëmundje.14 Gjatë kësaj periudhe, bota do të përballet me shtimin e urisë dhe mungesën e ujit15, veçanërisht në vendet më të varfra. Afrika do të jetë më e goditur, me rreth 250 milion njerëz, që pritet të vuajnë mungesën e ujit rreth viteve 2020. Në këto kushte, ndërsa globi nxehet, numri i katastrofave natyrale rritet. Sipas statistikave rezulton: nga viti 1990 deri ne vitin 2004, kanë ndodhur apo shpërthyer 6.880.000 përmbytje, 1.883 000 tërmete,1.197.000 tufane, 96.000 vullkane, 54.000 rrëshqitje dheu dhe 10.009.000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga thatësira16. Studimet e kryera nga Qendra e Kërkimeve Epidemiologjike të Katastrofave, kanë pretenduar se 4650 katastrofa natyrore do të ndodhin në periudhën mes viteve 2000 – 200917. Tashmë dihet se vitet e fundit, rastet e katastrofave kanë ndodhur në mënyrë të pazakontë. Konkluzioni është se: “në thelb, ne po ngrohim planetin. Ky nuk është një problem për të ardhmen e largët, apo të ardhmen e afërt. Planeti 162


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

është ngrohur tashmë me një gradë, apo me shumë. Ne jemi pothuajse në një të katërtën e rrugës drejt epokës së serës dhe efektet po ndihen tashmë”18. Shmangia e hollimit dhe mbrojtja e shtresave të atmosferës, është një përpjekje që Shtetet po përpiqen të arrijnë nëpërmjet bashkëpunimit mes tyre. Tashmë ekziston një regjim ndërkombëtar, i fuqizuar vazhdimisht me të dhëna shkencore, të cilat arrijnë në përfundimin se dëmtimi i mjedisit është drejtpërsëdrejti i shkaktuar nga ozoni, i cili është një ndotës në atmosferën e poshtme por, në atmosferën e sipërme ai i siguron tokës një shtresë kritike, mbrojtëse kundër rrezeve të dëmshme ultraviolet të rrezatimit diellor. Shkencëtarët kanë zbuluar një njollë të shtresës së ozonit, e njohur më tepër si “vrima e ozonit” mbi Antarktidë, e cila është zmadhuar më shumë se kontinenti i SHBA–së. Hollimi i shtresës së ozonit, i ekspozon njerëzit ndaj dëmtimeve shëndetësore të llojeve të ndryshme, veçanërisht të kancerit të lëkurës dhe kërcënon forma të tjera të jetës ujore dhe tokësore. Shkencëtarët filluan të punojnë për këtë problem që prej vitit 1970. Suksesi në frenimin e hollimit të shtresës së ozonit, ka rritur shpresat se edhe kërcënimeve të tjera mjedisore mund t’u jepet prioritet më i madh sesa interesave financiare. Kontrollimi i ndotjes në malet e botës është një shembull konkret i punës që po bëhet19. Kombet e Bashkuara përcaktuan vitin 2002 si vitin ndërkombëtar të maleve, duke nënvizuar rëndësinë e maleve si burim i bimësisë së pasur, jetës së kafshëve dhe me më tepër se gjysmën e ujit të pastër të botës. Malet dhe lartësitë mbulojnë rreth një të katërtën e globit dhe janë shtëpia e rreth 10% të popullsisë së botës. Sipas Kombeve të Bashkuara, malet janë “shtyllat e ujit të botës”, duke furnizuar më shumë se gjysmën e popullsisë së tokës. Në kushtet e sotme, ky furnizim është i rrezikuar për shkak se rreth një e katërta e konflikteve 163


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të armatosura sot, zhvillohen në zonat malore, duke shkatërruar ambientin. Përtej sfidës ambientaliste, përpjekjet për të negociuar marrëveshje për mbrojtjen e pyjeve dhe habitatin biologjik të tokës, janë shumë të rëndësishme20. Përfundime Fillimisht, termi siguri në marrëdhëniet ndërkombëtare barazohej shpesh me aspektin ushtarak. Sot, në termin e zgjeruar të sigurisë përfshihen probleme politike, ekonomike dhe ekologjike jo vetëm brenda një Shteti por, në të tërë botën21. Nga këto zhvillime, pika e rëndesës së termit të sigurisë zhvendoset nga fusha ushtarake, e cila më parë përfaqësohej nga Shteti, në fusha të tjera siç janë ajo ekonomike, humanitare dhe ekologjike. Këto fusha, përfaqësohen jo vetëm nga një Shtet por, nga një grup Shtetesh ku dhe individi luan rolin e tij. Siguria mjedisore ka qenë një prej çështjeve më të rëndësishme të sigurisë, e cila ka ndihmuar në zgjerimin e këtij koncepti pas Luftës së Ftohtë. Pavarësisht potencialit për një kuptim më të saktë të sigurisë mjedisore si rrënjët e konfliktit, parandalimi i tij, ose rrezikshmëria e paqes në situata konflikti, ka pas shumë koncepte të ngritura nga prakticienë rreth militarizimit potencial të mjedisit dhe tërheqjes drejt qëllimit të studimeve të “sigurisë thelbësore”22. Koncepti i sigurisë mjedisore ka evoluar dhe është rritur në shumë hapa dhe periudha me prakticienët dhe kritikët e saj. Duke filluar nga frika për militarizimin e konflikteve mjedisore si pasojë e pamjaftueshmërisë së burimeve të përcjella nga Homer–Dixon23 dhe rritja e popullsisë dhe migracioni mjedisor si pasojë e problemeve të hasura në vendet e Afrikës të paraqitura nga Norman Myers, koncepti i sigurisë mjedisore ka përfituar tashmë nga shumë vite punë kërkimore. Si rezultat, 164


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

frika e “një lufte apo konflikti në shkallë të gjerë për burimet e rinovueshme, tashmë është eliminuar”. Studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mjedisit, është sjellja për të përmirësuar menaxhimin global mjedisor. Studiuesit kanë gjeneruar teori dhe rastet që tregonin se pse problemet globale mjedisore janë aq të zakonshme, të tilla si: se si ata bëjnë pjesë në axhendën ndërkombëtare; pse Shtetet formojnë regjime për disa, e për të tjerët jo?; çfarë faktorësh lehtësojnë efikasitetin e regjimit?; etj24. Shtetet dhe aktorët jo–shtetërorë, përdorin sasi të ndryshme të ndikimeve për të zgjidhur problemet, të formulojnë politikat dhe zbatojnë rendin e ditës, për sa i përket çështjeve të ekonomisë globale. Ndërkohë, disa mosmarrëveshje kanë të bëjnë me konceptimin e ndikimit të problemeve ekologjike tek problemet e sigurisë, duke i parë vërtetë si problem sigurie. Disa dijetarë të sigurisë ekologjike shprehen se problemet mjedisore (të tilla si, ngrohja globale) duhet të konsiderohen si një burim në rritje i pasigurisë. Madje, disa të tjerë argumentojnë se rritja e mungesës së burimeve natyrore për shkak të problemeve mjedisore, veçanërisht ujit, degradimi i mjedisit dhe numrat në rritje të refugjatëve ekologjik, mund të gjenerojnë konflikt dhe dhunë në rritje me dy dhe mes Shteteve dhe se Shtetet duhet të përfshijnë një strategji ekologjike në strategjitë e tyre të sigurisë kombëtare25. Prandaj, sipas Deudney (1990), teoricienët e gjelbër skeptikë të marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë argumentuar përfshirjen e problemeve ekologjike si një çështje sigurie, në mënyrë që të rritet statusi i tyre për një çështje të “politikës së lartë”. Skeptikët sugjerojnë se debati i ri i shqetësimeve të sigurisë ekologjike, ndoshta lehtëson zgjidhjet ushtarake. Megjithatë, konceptimi i problemeve ekologjike si problem 165


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sigurie, mund të tradhtojë vlerat thelbësore të gjelbërta të kundër–dhunës dhe anti–militarizmit, si dhe tërheq vëmendjen nga detyra e rëndësishme e promovimit të zhvillimeve ekologjike të qëndrueshme. Debati mbi sigurinë e brendshme mjedisore tregon sjelljen anti–militariste të teorisë së gjelbër të marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila ende duhet të zhvillojë një pozicion të qartë etik, kur bëhet fjalë për diskutime në lidhje me sigurinë, të tilla si: marrëdhëniet e duhura mes rendit dhe drejtësisë në politikën botërore, ose përdorimi i duhur i forcës për ndërhyrje humanitare ose mbrojtjen e mjedisit26. Ndërkohë, të tjera teori të gjelbërta të marrëdhënieve ndërkombëtare, theksojnë ndarjen e potencialeve për problemet e përbashkëta ekologjike për të paraqitur mundësitë e paqebërjes, duke siguruar një bazë për kryerjen e hulumtimeve bashkëpunuese, nxitjen e dialogut, ndërtimin e besimit dhe përtej dallimeve, duke punuar drejt qëllimeve dhe strategjive të përbashkëta mjedisore. Së fundi, teoria e gjelbër, nëpërmjet zhvillimit të rëndësishëm që ka marrë gjatë dekadave të fundit, ka krijuar një dimension të ri, një dimension global. Kjo teori, ka ndryshuar rolet e aktorëve shtetërorë dhe ekonomik, duke përcaktuar nivelet e përgjegjësive mjedisore. Ky rimodelim, ka ndikim të rëndësishëm në evoluimin e sovranitetit shtetëror, duke i karakterizuar Shtetet si transnacionale, në vend të thjesht komb–shtete apo qytetar kombëtar. Por, natyrisht, duhet bërë një rrugë e gjatë për të arritur këtë ideal. Megjithatë, teoricienët e gjelbër e kanë bërë të prekshëm këtë ideal, duke e bërë atë të mendueshëm. Nëse flasim për Shqipërinë, mjedisi sot, nuk konceptohet njësh e thjesht me një zbukurim të gjelbër por, falë përpjekjeve të organizatave mjedisore e civile (si REC, Ekolëvizja, etj.), ai po 166


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve

trajtohet si domosdoshmëri dhe si pjesë e mënyrës të sjelljes ndaj tokës që na ushqen, ndaj natyrës, por, mbi të gjitha ndaj vetvetes apo njeri–tjetrit. Dikur shihej thjesht si bar i gjelbër, dje u vu në programet e vendimmarrësve, sot po merr prioritetin e vet dhe nesër do të jetë patjetër fakt. Kjo, sepse gjithnjë e më shumë, mjedisi po kuptohet se nuk është thjesht estetikë natyrore por, ai është stil i të jetuari që kërkon etikë njerëzore, koncept të gjelbërt, teknologji të gjelbërt, ndërtim të gjelbërt, plan të gjelbërt, urbanizim të gjelbërt e gjithçka tjetër por, të gjelbër. Mjedisi sot është dukuri që nuk njeh kufij politik, as shoqëror e as kufij gjeografik të fshatrave, qyteteve e të Shteteve (fabrikat e Kukësit ndotjen e kishin në Pukë, ose minierat Hungareze ndotjen e kanë në Rumani, apo ato të Pekinit ndotjen e kanë në Japoni), sepse jemi të gjithë të barabartë, përballë elementit ajër, komponentit ujë dhe bazamentit ushqyes tokë buke, (jam krenar – i tha një amerikan Presidentit Bush, sepse thith të njëjtin ajër si Ju). Fundi i luftës së Ftohtë, hapi rrugën për “një rend të ri botëror”, i cili do të shoqërohet nga një paqe globale dhe zhvillim i qëndrueshëm. Në këtë kontekst, është plotësisht e mundur dhe e arsyeshme të reduktohen aktivitet e shumta ushtarake që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe në shumë raste të ashpër dhe të pariparueshëm mbi mjedisin. Fondet tashmë duhet të kanalizohen për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe për të përballur sfidat mjedisore që po shfaqen aktualisht me pasoja shkatërruese. “Ne duhet të vendosim një marrëdhënie bashkëpunuese me planetin tokë, jo vetëm për dominimin e saj por, për atë që ajo është dhurata e jetës që ne jua trashëgojmë fëmijëve tanë dhe brezave që pasojnë” ( Dr Rosalie Bertell). 167


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Literatura Thabo Mbeki, Henrique Carlos dhe Goran Person, respektivisht president në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Spanjë. 2 Collins A., “Studime Bashkëkohore të sigurisë”, UET PressPgs, Tiranë, 2009, fq. 237. 3 Collins A., vepra e cituar, fq. 239. 4 Po aty. 5 Collins A., vepra e cituar, fq. 244 – 245. 6 Geoge F. Will – gazetar. 7 Shih: Ribaj P., “Siguria bashkëpunuese model i sigurisë bashkëkohore”, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, 2004. 8 OKB, “UNCSD 2012–Report of the United Nations Conference on Sustainable Development”, Rio de Janeiro, Brazil, 20–22 Qershor 2012, e aksesueshme në http:// www.uncsd2012.org, parë për herë të fundit më 13.12.2013. 9 Meadows D. H., “Seeing the Population Issue whole”, 1993, cituar nga: Kegley C. W. JR, “Politikat Botërore”, UFO Pres, Tiranë, 2009, fq. 326. 10 Eberstadt N., “The population implosion”, 2004, fq. 168–177 në Griffiths R. J., “Developing World 04/05”, Guilford, Conn: Megraw–Hill/ Dushkin, 2004. Shih dhe: Kegley C. W. JR, vepra e cituar, fq. 327. 11 Rosset P., “Biotechnology Work Feed the World”, International Herald Tribune, 2 Shtator 1999, fq.8. Shih dhe: Kegley C. W. JR, vepra e cituar, fq. 327. 12 Vitet ‘70, shënuan fillimin e Samiteve ndërkombëtare mbi çështjet mjedisore. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (i krijuar në vitin 1972), ekzistojnë 144 marrëveshje rajonale dhe 97 marrëveshje globale që lidhen me ambientin. Për më gjerë shih: Collins A., vepra e cituar, fq. 239–241. 1

168


Enkeleida SALLAKU Siguria mjedisore në fokusin e debateve 13 14

fq. 3.

Shenja vitale 2006–2008, fq. 42. Kegley C. W. JR, vepra e cituar, fq. 329. Beddoes Z. M., “The Great Thrift Shift”, The Economist, 24 Shtator 2005,

Ekzistojnë 261 sisteme të mëdha lumore që ndahen në dy a më shumë Shtete. Shih: Collins A., vepra e cituar, fq. 248. 16 New York Times, 2 Janar 2005, artikulli 4, 5. 17 Gazeta The Economist, “Bota në 2007”, fq. 63. 18 Kegley C. W. JR, vepra e cituar, fq. 332. 19 Shih: Kegley C. W. JR, vepra e cituar, fq. 381. 20 Kegley C. W. JR, vepra e cituar, fq. 333. 21 Për më gjerë shih dhe: Ribaj P., “Hyrje në strategji”, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, 2011. 22 Krause K. dhe Williams M. C., “Broadening the Agenda of Security Studies: Politics and Methods”, Mershon International Studies Review, Vëll. 40, Nr. 2, Tetor 1996, fq. 234, e aksesueshme në www.moodle.stoa.usp.brý, parë për herë të fundit më 13.12.2013. 23 Homer–Dixon T., “Environment, Scarcity and Violence”, Princeton University Press, Princeton, 1999. Përmbledhje e veprës së këtij autori mbi pamjaftueshmërinë mjedisore dhe dhunën. 24 Mitchell–McLaughlin S. dhe Prins B. C., “Rivalry and Diversionary Uses of Force”, Journal of Conflict Resolution 48, Dhjetor 2004, fq. 937 – 961, e aksesueshme në http://www.saramitchell.org/mitchellprins04.pdf, parë për herë të fundit më 13.12.2013. 25 Eckersley R., “Green Theory”, IRT Journals, 2006, fq. 247–265. 26 Po aty. 15

169


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albert HITOALIAJ Dr. në proces në Akademinë e Forcave të Armatoura

Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike Në këtë punim do të përpiqemi të hedhim dritë pikërisht mbi këto pyetje. Do të përpiqemi që të shohim Luginën e Preshevës, hapësirën shqiptare dhe atë rajonale nën një analizë gjeopolitike, e cila hap pas hapi do të shfaqë vlerën e Luginës dhe mbi të gjitha, ajo që është edhe më e rëndësishme, do të shfaqë konturet e Lojës së Madhe gjeopolitike në të cilën është i përfshirë rajoni ynë. Synimi është që të sjellim një pamje më kthjellët për sa i përket pozicionit të shqiptarëve në këtë tryezë.

Fjalë kyçe kyçe: Kanali Danub-Egje, Gjeopolitika botërore, strategjia serbe, gjeoeknomia, Ballkani, Shqipëria, gjeostrategji, transport

170


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

Abstrakt Heqja e lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e xhandarmërisë serbe, e cila, me urdhër të qeverisë së Beogradit, largoi në datën 21 janar 2013, lapidarin e ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë, solli reagime të forta politike e shoqërore, nga ana e shqiptarëve. Ky acarim e tensionim u pa edhe si shkak për lindjen e ndonjë konflikti të mundshëm. Po cila është vlera e vërtetë e Luginës së Preshevës? Po konflikti i vërtetë nga ç’lloj interesash mund të ushqehet? A kemi të bëjmë me çështje që kanë lidhje me të drejtat e minoriteteve (siç konsiderohen shqiptarët e atyshëm), me identitetin kombëtar, me të drejtën ndërkombëtare etj, apo kemi të bëjmë me çështje që kanë lidhje me strategjinë, gjeostrategjinë e gjeopolitikën, interesat e aktorëve të mëdhenj dhe 171


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ekuilibrat e sigurisë rajonale e më tej? Në këtë punim do të përpiqemi të hedhim dritë pikërisht mbi këto pyetje. Do të përpiqemi që të shohim Luginën e Preshevës, hapësirën shqiptare dhe atë rajonale nën një analizë gjeopolitike, e cila hap pas hapi do të shfaqë vlerën e Luginës dhe mbi të gjitha, ajo që është edhe më e rëndësishme, do të shfaqë konturet e Lojës së Madhe gjeopolitike në të cilën është i përfshirë rajoni ynë. Synimi është që të sjellim një pamje më kthjellët për sa i përket pozicionit të shqiptarëve në këtë tryezë. Çfarë fshihet pas Preshevës? Ndodh shpesh që OKB të bëjë thirrje për qetësim situatash në anë të ndryshme të globit. Në muajin janar një thirrje e tillë kishte të bënte me rajonin ballkanik e më saktë me territorin e shtetit serb të banuar nga shqiptarët, Luginën e Preshevës. Kombet e Bashkuara, pas një tensionimi të situatës në Luginën e Preshevës bënë thirrje për qetësi. Tensioni u krijua pas heqjes së lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e xhandarmërisë serbe, e cila, me urdhër të qeverisë së Beogradit, largoi të dielën, në datën 21 janar 2013, lapidarin e ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë. Kjo gjë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve shtetërore, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare. Lapidari u kushtohej shqiptarëve që luftuan për më shumë të drejta e për drejtësinë e mohuar e të qenit pjesë autoktone e kombit shqiptar në Luginën e Preshevës, por jo pjesë e shtetit shqiptar. Konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe ka marrë fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar. Autoritetet serbe e konsiderojnë UÇPMB-në si “organizatë terroriste”. “Kombet e Bashkuara përcjellin zhvillimin e situatës 172


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

në Luginë dhe bëjnë thirrje për qetësi. . . . OKB-ja vazhdimisht ka theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.1 Reagimet e krerëve të lartë të shtetit shqiptar ishin fort kundërshtuese në lidhje me heqjen e këtij lapidari. Të tilla ishin edhe qëndrimet nga shoqëria civile dhe nga partitë kryesore politike, si në pushtet edhe në opozitë. Përmendja e deklarimit të OKB-së shërben thjesht për të sjellë në vëmendjen tonë se tensioni, i kapërceu disi kufijtë e rajonit dhe u pa si shkëndijë që mund të sillte zhvillime të dëmshme apo konflikte. Por, cila është vlera e vërtetë e Luginës së Preshevës? Ringjallja e projektit të rrugës-ujore, Danub-MoravëVardar-Egje Pak ditë pas heqjes së lapidarit shqiptar të pjesëtarëve të UÇPMB në Luginën e Preshevës, mijëra kilometra larg, në Kinë, firmosej nga serbët një marrëveshje e cila kishte lidhje pikërisht më këtë Luginë. Mbase, pa ndonjë lidhje me lapidarin, por me Luginën po, kishte lidhje. Po ç’kishte ngjarë? “Ndërtimi i kanalit Beograd-Selanik, i një rëndësie të shumëfishtë për Serbinë”, do të shkruhej në faqen zyrtare të qeverisë serbe. Po hidheshin hapa para për ndërtimin e një rruge-ujore me rëndësi të veçantë për Serbinë e më tej. Serbët po diskutonin me kinezët mbi rrugënujore, Danub-Egje. Në datën 25 janar 2013 ministri i Burimeve Natyrore, Minierave dhe Planifikimit Hapësinor, Milan Baçeviç, i cili ndodhej në një vizitë në Kinë, tha se Serbia nuk do të merrte hua për ndërtimin e kanalit Beograd-Selanik, por kur të vinte koha për ndërtimin e tij do të gjendej një model financimi. Në një deklaratë në Radion Ndërkombëtare Kineze, Baçeviç, theksoi se ky kanal është i një rëndësie të shumëfishtë për 173


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Serbinë, se Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, e ka përmendur këtë çështje gjatë takimit të tij me përfaqësues të Greqisë dhe të Republikës së Maqedonisë e se bisedimet zyrtare me këta dy vende do të nisin tashmë. Duke folur mbi vizitën e tij në Bejing, ministri nënvizoi se kjo vizitë ishte e lidhur ngushtësisht me çështje që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor të Serbisë. Baçeviç do të vizitonte edhe hidrocentralin më të madh të planetit, atë mbi lumin Jangce.2 Planifikimi i hapësirës që deklaron Baçeviç, sjell ndërmend asgjë më pak se sa konceptin hapësinor të shkollës gjermane të gjeopolitikës dhe nuk duhet keqkuptuar si hapësirë në kuptimin parësor të termit. Nuk kaluan veçse dy tre ditë dhe bisedimet kinezo-serbe e dhanë rezultatin. Ministri Baçeviç firmosi të shtunën një Protokoll mirëkuptimi, me Zhang Jinquan, Presidentin e “China Gezhouba Group Corporation” (korporata ndërtuese e hidrocentralit më të madh në botë, mbi lumin Jangce), duke siguruar kështu mundësinë e një studimi realizueshmërie mbi projektin e ndërtimit të një kanali të lundrueshëm nëpërmjet Serbisë, i pagëzuar si Kanali Morava. Dy palët nuk diskutuan mbi fondet për Kanalin Morava, i cili mund të jetë një lidhje e lundrueshme ndërmjet Danubit dhe detit Egje. Protokolli i referohet bashkëpunimit të krijimit të një maketi studimi mbi projektin, gjë që do të përfshijë të gjithë elementët e lidhur me projektin në pjesën e tij në Serbi, duke pasur në vëmendje Maqedoninë dhe Greqinë, sipas një deklarate të ministrit. Dokumenti përvijon gjithashtu edhe vazhdimësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Serbisë dhe kompanisë kineze, e cila do të japë ndihmë për specialistët dhe shkencëtarët kinezë në fushën gjeodezike dhe në testet gjeoteknike të terrenit të Serbisë. Projekti, i cili do të ketë një rëndësi kapitale për Serbinë, por gjithashtu edhe për Maqedoninë 174


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

dhe Greqinë, do të ishte shumë i vlefshëm për vendet e Europës Qendrore dhe Perëndimore po ashtu, pasi Kanali do të lidhte lumin Morava me sistemin lundrues Rhine-Main-Danub, OderVistula, Siene e Rhone, dhe në të njëjtën kohë do të mundësonte hyrjen në Detin Egje.3

175


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Natyrisht që studimi nga pala kineze, ashtu siç deklarohet edhe nga qeveria serbe, i shërben ndërtimit të kanalit lundrues prej 655 km që do të lidhë Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë, nëpërmjet bashkimit të lumenjve Vardar e Morava të cilët do të ndërtonin një linjë lundrimi nga Danubi në Egje.4 Firmosja e këtij protokolli nuk është pritur pa entuziazëm nga qeveria serbe. Ky fillim ndryshimi për këtë projekt, i ka shërbyer si shtysë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëkohësisht, Ivica Daçiç për ta cilësuar qeverinë aktuale si më të mirën e kohërave të fundit.5 Megjithatë, ky ka qenë një prej premtimeve të Nikoliç qysh në momentet e para. Më poshtë po sjellim një fragment të një interviste të dhënë në vitin 2012 nga Nikoliç, për “Serbiatimes.com”, e cila jep qartë synimet gjeoekonomike serbe: “Unë nuk shoh arsye për të përfunduar negocimet (shënim: me BE) dhe për të mos e rregulluar vendin tonë në përshtatje me rregullat e BE. Gjithashtu, prioriteti ynë është që të mbështetemi në vende të tjera që janë miqësorë karshi nesh, të cilët kanë lëndë të para, prodhime energjetike dhe tregje për të mirat tona. “Cilat vende keni ndër mend (pyetje)?” – Federatën Ruse. Mendoj se nuk kemi kryer shumë progres në marrëdhëniet me Federatën Ruse, përveç afrisë që ata kanë ndaj nesh dhe premtimeve të qëndrueshme të dhëna në Këshillin e Sigurisë së OKB, se nuk mund të merret një vendim i njëanshëm mbi statusin e Kosovë e Metohi, pa rënë më parë dakord ne (serbët) për të. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona duhet të jenë të bazuara në interesat e përbashkëta. Me gjithë respektin tonë historik, dashurinë dhe mirëkuptimin, është ekonomia ajo që duhet të na lidhë bashkë. Rusia mund të blejë çdo që ne 176


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

prodhojmë. Ne kemi një marrëveshje të veçantë mbi tregtinë e lirë. E kemi pasur këtë përparësi për 12 vitet e shkuara, por nuk e kemi përdorur kurrë. Gjithashtu, do të doja të përmendja investimet kineze, të cilat janë të pranueshme për të dy, si për BE edhe për SHBA, kështu që pse të nuk duhet të jenë të pranueshme gjithashtu edhe për ne?(...) “A ishte deklarata juaj, mbi marrjen prej Serbisë të vlerës 100 miliardë euro investime, një “shkarje goje”, apo e mendonit me të vërtetë atë që thatë (pyetje)”. Jo, nuk ishte një “shkarje goje”. Unë kisha llogaritje që tregonin se thuajse një vlerë prej 80 miliardë eurosh në investime, janë bërë në Serbi gjatë dhjetë viteve të fundit. “Me rënien e Slobodan Milosheviçit, ne e kishim në rënie statusin e yllit (pyetje)” Mendoj se do të jemi përsëri yll, por këtë herë në kuptimin e investimeve. Ky është problemi ynë: ne nuk kemi përdorur mundësitë tona. Disa njerëz thonë se Tomislav Nikoliç duhet të qortohet për shkak se premton të sjellë investitorë, por ata që dështuan t’i sjellin, pavarësisht pozitës së tyre, nuk janë dënuar. “Cili është plani juaj për të tërhequr investimet gjatë krizës? (pyetje)” Mendoj se veç me pak investime të gjera, mund të presim thithjen e më shumë se 100 miliard euro. Me duhet që të provoj çdo gjë që unë kam thënë e që do të them. Koha kur qeveritë bënin veç premtime boshe ka kaluar shumë më parë. Qeveri të tilla, zakonisht gjenin një justifikim për të thënë se përse kishin dështuar premtimet e tyre, i ndjekur nga një radhë tjetër premtimesh që ata nuk mund të mbanin. Nëse ne premtojmë që të marrim pjesë në investimin Danub-Morava-Vardar-Deti Egje, nëse premtojmë se do të marrim pjesë në investimin që i 177


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përket zonës pa doganë të vendosur në bregun e djathtë të lumit Danub dhe që zgjatet nga Novi Sad dhe Beograd, nëse premtojmë të bëjmë investime të mëdha mbi burimet e energjisë së rinovueshme e të ri-jetësojmë agrikulturën tonë, atëherë do të na duhet që t’i vërtetojmë të gjitha ato.”6 Pavarësisht rëndësisë që i jepet e që ka realisht, ky projekt nuk ka lindur tani, por është mbi një shekull i vjetër. Natyrisht, sot, aktorët në fushën gjeopolitike janë në raporte disi më të ndryshme se ato të viteve 1900. Projektet e mëdha ekonomike sot shikohen më shumë se kurrë nën dritën e skemave e formulave gjeopolitike. Para se të bëjmë një analizë të këtij projekti e të ndikimit gjeopolitik që mund të sjellë ndërtimi i tij jo vetëm në Ballkan, por në Europë e më gjerë (pasi ndryshimi i elementeve rajonale ndikon te skema globale), le të shohim se si zuri fill ky projekt. Historia mund të na shërbejë për të kuptuar më qartë zhvillimet, edhe për faktin se ka një shtet të cilin sot serbët nuk e përmendin kur flasin për ndërtimin e këtij projekti. Ky shtet është SH.B.A dhe ishin amerikanët që para një shekulli fituan të drejtën e ndërtimit të këtij kanali lundrues serbo-turk. Projekti i kanalit serbo-turk, Danub-Egje, sipas Princit Lazaroviç-Hrebelianoviç Informacionin për ndërtimin e kësaj rruge ujore do e sjellim duke iu referuar burimeve serbe. Konkretisht, për këtë gjë do sjellim pjesë nga botimet e personit kryesor serb që kishte ndërtuar projektin, Eugen (Lazar) de Czernucki-Lazaroviç Princi Hrebelianoviç, dhe nga studimi i tij i botuar pas vdekjes nga e bija, Mara de Czernucki Lazarovich Hrebelianovich, titulluar “Projekti i rrugës-ujore Danub-Egje”(New Jersey, 1926). Por ky libër nuk është i vetmi pasi janë shfrytëzuar edhe botime më të hershme të Princit Lazarovich-Hrebelianovich: “Populli serb, 178


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

e shkuara e tij e lavdishme dhe fati i tij” (Neë York 1910) si dhe prej librit tjetër “çështja e Lindjes, sot dhe nesër” (New York, 1913). Në vitin 1920 Princi Lazaroviç-Hrebelianoviç paraqiti para “American Seciety of Civil Engineers” një studim të titulluar “Rruga-ujore Danub-Egje”, duke dhënë një përshkrim të punës, projektin e përgjithshëm dhe zanafillën e interesit mbi këtë histori. Ky projekt ishte sjellë për herë të parë në vëmendjen e publikut anglisht-folës, prej një raporti të bërë nga Konsulli i Përgjithshëm amerikan në Stamboll dhe i publikuar ky, në numrin e 7 korrikut 1909 në “U.S. Consular and Trade Reports, Washington D.C”. Në këtë botim, Konsulli Amerikan G. Leashim vë në dukje se ky propozim u prit mirë dhe se për këtë qëllim profesori N. I. Stamenkovich i Universitetit të Beogradidt, Fakulteti i Inxhinierisë, i ngarkuar nga LazarovichHrebelianovich po kryente pjesën inxhinierike të projektit.7 Që nga ajo kohë shumë lajme e referenca në lidhje me të kanë dalë në shtyp, por asnjëherë nuk u bë një përmbledhje e plotë përshkruese e projektit. Princi Lazaroviç-Hrebelianoviç e refuzonte edhe dëshirën e së bijës që të publikohej e plotë kjo punë, për shkak se ai nuk donte të publikonte koleksionin e korrespodencës që kishte kryer gjatë 30 viteve të fundit. Pjesë të këtij projekti janë botuar e përdorur nga qeveria jugosllave. Eugen (Lazar) de Czernucki-Lazaroviç Princi Hrebelianoviç, lindi në Kroaci, nga një baba me origjinë serbe që shërbente në ushtrinë austriake. Origjina e Princit Hrebelianoviç ishte e përzier me gjak serb, polak, rus dhe cek si dhe me një përzierje frënge, gjermane e hungareze. Gjithashtu, ai kishte edhe gjak spanjoll në vena, nga e gjyshja, Dona Maria de Guzman, e cila ishte e një linje aristokrate spanjolle.8 Pjesë nga studimi i tij dhe nga koleksioni i korrespodencës së tij që kanë lidhje me këtë projekt, do të jepen më poshtë, sjellë për herë të parë në shqip. 179


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbledhja e mëposhtme për projektin është shkëputur nga libri i tij “Populli serb, e shkuara e tij e lavdishme dhe fati i tij” (New York 1910): Projekti i kanalit serbo-turk për bashkimin e lumit Danub me Detin Egje, për të formuar, bashkë me sistemin e rrugëveujore të Europës Qendrore, një rrugëkalim ujor të vazhdueshëm e të drejtëpërdrejtë që nga Baltiku e detet e Veriut e deri në Mesdhe e Suez.9 Në pranverë të vitit 1909, propozimet për koncesione që të ndërtohej një rrugë-ujore, të bazuara në raporte inxhinierike, vëzhgime paraprake, punime dhe projekte me tabela vlerësuese, ashtu siç i ishin dhënë Princit Lazaroviç-Hrebelianoviç për kompaninë amerikane “American Engineering Company”, të siguruara nëpërmjet inxhinierit më të njohur serb, N. I. Stamenkovich, profesor i hidro-teknikës në Universitetin e Beogradit, u vendosën përpara qeverisë serbe nga V. R. Savich (deri atë kohë shefi i një departamenti në Ministrinë e Jashtme serbe) i cili po vepronte për interesa të kompanisë amerikane. I njëjti propozim i ishte bërë edhe qeverisë turke. Ky projekt ishte ndërtimi i një rruge-ujore me gjatësi 382 milje, nga lumi Danub në portin e Selanikut, në Detin Egje, i lundrueshëm për anije me kapacitet transportues prej 1000 tonësh, dhe për këtë qëllim të përdorej lumi Morava, në Serbi dhe lumi Vardar, në Turqi, duke i lidhur ata me një kanal përmes pllajës ujëndarëse të Preshevës ku të dy lumenjtë dalin, e të përzihen kështu ujërat e krève të tyre. Që nga Presheva, Moravë, rrjedh thuajse pikërisht drejt veriut, në Danub, ndërsa Vardari merr një rrjedhë të drejtë thuajse drejt jugut, në Detin Egje. Kjo rrugë-ujore do të shtrihet nëpër luginën e madhe veri-jug, nga Danubi në Egje, e cila formon një prej veçorive më mbresëlënëse të gadishullit të Ballkanit dhe, nëpërmjet të cilës kalon hekurudha nga Beogradi 180


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

në Dabub, në Selanik, duke ndjekur rrugën e vjetër të tregtisë. Gjiri i Selanikut është krijuar nga natyra për të qenë prej gjireve më të mrekullueshëm të botës. Projekti nuk paraqet vështirësi teknike; përqindja e përafërt e rrjedhjes së lumit Morava është 0.78% ndërsa ajo e Vardarit është 1.13%. Shtrirja e sipërfaqes së përgjithshme të drenazhuar në lumin Morava është 14.773 milje katrore dhe shtrirja e përgjithshme e sipërfaqes së drenazhuar në Vardar është 9.780 milje katrore. Një furnizim uji me shumicë e i mjaftueshëm, është i mundshëm përgjatë tërë vitit, në të gjithë stinët, për të gjithë rrugën-ujore. Punimet e nevojshme për ndërtimin e rrugës-ujore konsistojnë në: 1. Rregullimi i rrjedhjeve të poshtme të së dy lumenjve; 2. kanalizimi i një pjesë të secilit lum; dhe 3. ndërtimi i një kanali të lundrueshëm për t’i lidhur ata në ujëndarësen e Preshevës, me një rezervuar apo liqen artificial që do të ushqejë kanalin. Rruga-ujore serbo-turke e projektuar, kur të ndërtohet, do të kompletojë sistemin e madh të brendshëm (kontinental) të rrugëve-ujore të Europës qendrore: kanali Danub-Oder, kanali Danub-Moldau-Elb dhe kanali Danub-Main-Rhine; do të kryejë kullimin e qendrave më të mëdha industriale të qendrës së Europës dhe do të shkurtojë rrugët ujore tregtare ndërmjet Kanalit të Suezit dhe porteve të Antwerp, Rotterdam, Bremen, Hamburg, Stettin, etj, për detet e Veriut e Baltikut nëpërmjet Gjibraltarit, me 1600 milje dhe nëpërmjet rrugëve-ujore, Danub, Deti i Zi dhe Stamboll, me thuajse gjysmën e gjatësisë së rrugës. Anijet që do të përdorin rrugën-ujore të projektuar, nëpërmjet Serbisë dhe Turqisë, do të shmangin vështirësitë dhe shpenzimet e mëdha si të kohës edhe të parave që kanë lidhje me trafikun e lundrimit në këtë pjesë të lumit Danub, të njohur si “Portat e Hekurta” si dhe rrezikun e lundrimit në Detin e Zi. Shuma të 181


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mëdha janë shpenzuar nga qeveria austro-hungareze me qëllim që ta rregullojë e ta bëjë të lundrueshëm atë pjesë të Danubit, por rezultati ka qenë i pakënaqshëm. Një pjesë e madhe e tregtisë së Europës qendrore që shkon për në Mesdhe dhe Suez është e detyruar që të kalojë nëpër udhë-kalimin e deteve të Veriut, rruga e gjatë për në Gjibraltar. Serioziteti i këtij problemi mund të gjykohet nëpërmjet dy projekteve për të shmangur Danubin e poshtëm, të cilët u janë ofruar për vlerësim parlamenteve austriakë e hungarez. Një prej tyre bën thirrje për ndërtimin e një kanali përmes Alpeve, nga Vjena në Trieste, duke qenë gjysma kanal e gjysma vazhdë ku të tërhiqet anija, me një kosto prej 100.000.000 $. Skema tjetër synon që të lidhë lumin Sava, në Kroaci, me portin e Fiumes, në Adriatik, duke pasur nevojë për një tunel prej 16 miljesh, që të ketë një kanal e të shpojë vijën e Alpeve Dinarike. Nuk ka zyrtar që të thotë se këto propozime janë publikuar pasi realizueshmëria e tyre është vënë në pikëpyetje prej autoriteteve. Trafiku i vlerësuar si i mundshëm për këto rrugë të projektuara, bazuar vetëm në transportin nga Hamburgu dhe Trieste për në dhe që nga qendrat industriale të Austro-Hungarisë, është 4.000.000 tonë në vit. Shumica, për të mos thënë i tëri, prej këtij tonazhi mund të vlerësohet arsyeshëm si i mundshëm për rrugën-ujore të propozuar serbo-turke. Tregtia nga qendrat e Gjermanisë do ta shihte si avantazh përdorimin e kësaj rruge-ujore të re të lirë e të shkurtër, drejt Mesdheut lindor. Trafiku i cili momentalisht është i detyruar për të kaluar nëpërmjet “Portave të Hekurta” të Danubit për në detin e Zi është 2.000.000 tonë në vit. Vlerësimi i për projektin serbo-turk ka lënë jashtë llogarie çdo trafik lokal të pritur prej tregtisë turke e serbe, edhe pse dihet se rrugët-ujore nuk mund të dështojnë për të qenë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e këtyre rajoneve. Historia e kanaleve 182


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

ka treguar në çdo rast, se ndërtimi i një rruge-ujore më të shkurtër e më të lirë, ka rritur tej mase trafikun dhe ka krijuar trafik aty ku asgjë nuk ekzistonte më parë. Për të cituar Kanalin e Suezit si një shembull: në vitin 1870 kalonin nëpër Kanal, 436.609 tonë të regjistruar; në vitin 1883, kalonin 5.777.862 tonë dhe në vitin 1907 kalonin 20.500.000 tonë. Historia e kanalizimit të lumit Main, nga Mainz në Frankfurt, jep një ide në lidhje me rritjen e rrugëve-ujorë të brendshme (kontinentale): në vitin e përfundimit të tij, në 1887, ai kryente zhvendosjen e 156.000 tonëve, trafik i cili u rrit në 1.087.000 tonë në vitin 1889. Kostoja totale e rrugës-ujore serbo-turke, nga Danubi në detin Egje, sipas raporteve e tabelave të vlerësimit të dhëna “American Engineering Company” prej inxhinierëve e ekspertëve të vënë në punë për këtë qëllim, do të ishte 65.000.000$, duke përfshirë gjithë punimet paraprake dhe ato ndihmëse, përvetësimet, etj, dhe 4% të kapitalit të kërkuar, gjatë periudhës së llogaritur për ndërtimin. Këto llogaritje ishin bazuar te kostoja e ndërtimit aktuale e ndërtimit të kanalit në Gjermani, ku disa nga kushtet ishin më pak të favorshme se sa këto që duhen arritur për projektin Danub-Egje. Shuma vjetore e kërkuar, pas përfundimit të kanalit, me qëllim përballimin e shpenzimeve të punës dhe 4% interes mbi kapitalin, vlerësohet në 3.456.800$, shumë që do të mbulohet nga taksat e shitjes së energjisë hidrike dhe të ardhurave prej të drejtave të tokës e të ujit. Trafiku u nevojshëm për të siguruar një përfitim, nëse llogaritet vetëm tarifa, do të duhej të ishte 4.000.000 tonë në vit. Megjithatë, tarifat nuk do të jenë i vetmi burim të ardhurash, duke qenë se është e dukshme se të ardhura të mëdha do të ketë nga shitja e të drejtave të ujit për punime të energjisë elektrike dhe qëllime të tjera. Meqë rruga-ujore serbo-turke e projektuar nga Danubi në Selanik, në ndërthurje me kanalet Danub-Elbë, Danub-Oder 183


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dhe Danub-Main-Rhine, rrok zonat më të pasura e më të gjera, prodhuese, industriale të Europës qendrore dhe do të siguronte rrugën më të shkurtër e më të lirë për trafikun e eksporteve dhe importeve të tyre me Lindjen e Afërt dhe të Lindjen e Mesme, duket e sigurt që të parashikohet se kjo rrugë-ujore, së shpejti do të udhëheqë tonazhin e trafikut të nevojshëm, për të justifikuar fuqishëm qeveritë serbe e turke që të nguten për ndërtimin e tij. Pjesëmarrja amerikane në projekt10 Po cili është vendi i amerikanëve në këtë projekt? Princi Lazaroviç-Hrebelianoviç është pika e lidhjes me ta, gjithnjë duku iu referuar si burim, dorëshkrimeve të tij. Pasi nuk kishte gjetur financues e mbështetës të këtij projekti në Europë, LazaroviçHrebelianoviç i drejtohet SHBA. Ai vetë shkruan: “Nuk erdha në SHBA më parë se janari i vitit 1909. Në vitin 1911 nuk kam qenë fare në SHBA. Jam një rezident i SHBA veç në vitin 1912. Për më tepër, objektivi i ardhjes time në Amerikë nuk ishte të qëndroja, por në interes të financimit të projektit tim DanubEgje...Personalisht kam kontribuuar me më shumë se 10000 dollarë amerikanë. Për të limituar detyrimet e mia në lidhje me këtë, përfshiva The American Engineering Company,” në shtetin New Jersey, kompani e cila, në vitin 1909 i bëri një kërkesë qeverive turke e serbe për lejë në zbatimin e projektit dhe punimeve paraprake të këtij projekti inxhinierik”.11 Duhet kuptuar se që të bëhej një projekti i tillë në Ballkan duhet që Fuqi të Mëdha si Austria, Rusia, Franca e Britania të gjenin interesa të përbashkëta. Ky projekt daton edhe thuajse një shekull më parë nga sa po flasim, por veç në 1900 mori trajtat moderne që po diskutojmë dhe u fut në zhvillim. Për të pasur panoramën e plotë të zhvillimeve duhen zbardhur të gjithë 184


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

dokumentet e kohës, pasi ky projekt e kapërcente Serbinë e madje edhe Turqinë (fillimisht u quajt projekt serb-turk pasi Selaniku ishte akoma në duart e turqve). Martesa e dytë e Lazaroviç-Hrebelianoviç (në 1903) u bë me Eleanor Hulda Calhoun, të bijën e Gjykatësit të Kalifornisë E. E. Calhoun, biri i themeluesit të qytetit Paduach, Kentucky dhe nipi i shtetarit të madh amerikan John C. Calhoun.12 Megjithatë, (sipas burimeve të kërkuesve shqiptarë publikuar së fundi) një emër tjetër i madh ishte në dijeni të këtij projekti. Ai ishte Udrou Uillson, Guvernatori i dikurshëm i New Jersey, që kishte lidhje gjithashtu edhe me kompaninë që fitoi koncesionin e ndërtimit të kanalit. Po sipas hulumtimeve nga publicistë shqiptarë, propozimi dhe skemat e realizimit teknik të projektit menjëherë i ishin dorëzuar administratës së Presidentit Uilliam Taft, dhe kështu edhe pse në fund të mandatit të saj kjo administratë vetëm dy muaj përpara se Uillson të inaugurohej President, kishte filluar bisedimet në Shën Peterburg me Carin rus për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujor, që do të kalonte krejtësisht nëpër Luginën e Preshevës. Kështu, në 18 janar 1913, gazeta e njohur amerikane, New York Times, publikon raportin nga Vjena, 17 janar 1913, me titull “Në lidhje me kanalin Danub-Egje: Kapitalistët amerikanë dhe ata rusë kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese. Të rejat e ardhura nga këtu Shën Peterburgu tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikanë dhe atyre rusë për fillimin e përbashkët të ndërtimit të kanalit ujor që do të lidhë lumin Danub me detin Egje. Kjo do të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar në Serbi dhe Maqedoni”.13 Pra lëvizjet që bëheshin kanë qenë të gjera dhe me aktorë të fuqishëm. Theksoj se nuk është synim i analizës për të gjetur 185


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

fillin e vërtetë të kësaj ideje, më shumë se sa për të parë momentet kur u kristalizua zyrtarisht kjo. Më poshtë sjellim të zbardhura dokumentet që tregojnë fitimin e koncesionit prej amerikanëve të New Jersey-t. Ministria e Punëve me Jashtë. Shtojca I. Kopje: Beograd, 16/19 prill, 1909. Beograd, 2 mars 1909. Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Tregtisë: Në emër të atyre që unë përfaqësoj, The American Engineering Company, kam nderin që t’i paraqes Shkëlqesisë Tuaj, kërkesën e tyre me shkrim se kjo Kompani do të ketë të drejtën ekskluzive që nga ky moment e për periudhën e pesë viteve, për të ndërmarrë të gjithë punimet që kanë të lidhje me studimin e lumit Morava, luginës së tij, kontributeve të tij në total e se ata mund të përpunojnë një plan të detajuar për rregullimin dhe kanalizimin e Moravës, me qëllim që të bëjnë një rrugë-ujore të lundrueshme për anijet me njëmijë (1000) tonë. Kur dhe pasi Shkëlqesia Juaj të ketë pranuar këtë propozim në parim, unë do të paraqes përpara jush një tjetër kërkesë të detajuar mbi kushtet e kërkuara nga koncerni që unë përfaqsoj. [V.R. SAVITCH, SHEFI DEPARTAMENTI, MARRËDHËNIET ME JASHTË]. Shtojca II. Ministria mbretërore serbe e Agrikulturës, Industrisë dhe Tregtisë. Departamenti i Punimeve Ujore. H.Br. Zyrtarisht. Beograd 15/28, prill, 1909. Zotëri: në bazë të një raporti nga Departamenti i Punimeve Ujore, pranoj në parim kërkesën që ju shtruat para meje në emër të “American Engineering Company”, duke kërkuar koncesionin për kryerjen e punëve paraprake, për ndërtimin e një kanali të lundrueshëm DanubMorava-Vardar-Egje. Me qëllim që unë të jem në gjendje të ndërmarr hapat e tjerë, është e nevojshme që “American Engineering Company” të paraqesë formulime të sakta e të detajuara 186


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

mbi termat dhe kushtet me të cilat ata do të duan që marrja e koncesionit të garantohet për ta, për kryerjen e punimeve paraprake ashtu si edhe për ndërtimin e rrugkëlimit ujor të lundrueshëm. Në lidhje me këtë njftoni dhe vini në dijeni ata që kanë lidhje me këtë. [MINISTRI I TREGTISË, INDUSTRISË DHE AGRIKULTURËS, J.M. PRODANOVICH, PËR Z. VLADISLAV SAVICH, SHEF DEPARTAMENTI, MINISTRIA E PUNËVE ME JASHTË.]” New York, e martë, 8 qershor 1909. I dashur zoti Atterbury: kopjet në vijim janë telegramet e mia të së shtunës së fundit, 5 qershor dhe përgjigja për to e marrë sot. Kabllogrami im: “Kërkesa jonë me shkrim e paraqitur nëpërmjet jush, që kishte lidhje me koncesionin e plotë me pjesëmarrjen e Qeverisë përfshirë punimet paraprake të Kompanisë, duke shpresuar për një marrëveshje më të qartë nëse Qeveria do të pranonte në parim këto kushte, mori përgjigje telegrafike të qartë, e postuar si kopje e certifikuar nga Qeveria.” Përgjigjja e marrë sot: “Ministri i Tregtisë pranoi kushtet tuaja, ciladoqoftë mënyra e shtrimit të kërkesës suaj përpara Këshillit të Ministrave, në vijim letra”. Ju keni në dorë një kopje të përgjigjes së përgjithshme të bërë në mars të vitit 1909, për koncesionin dhe ju do të gjeni në tre faqe referencën e pjesëmarrjes së Qeverisë në shpenzime. [I JUAJI SINQERISHT, LAZAROVIÇ-HREBELIANOVIÇ.] Deklaratë shpenzimesh. “American Engineering Company” e New Jersey-t në lidhje me projektit e rrugës-ujore Danub-Egje. Profesorit N.I.Stamenkoviç dhe asistentëve të tij si për kontratën e Raporteve, “Projektin e Përgjithshëm”, etj, përfshirë shpenzimet e udhëtimit (pagesa e fundit, 23 shkurt 1909); totali (5.450 $). Prezantimi në Serbi, V.R. Saviç, rroga, nga gushti 1908 në janar 1910, përfshirë shpenzimet e udhëtimit; totali (1.950 $). 187


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Prezantimi në Turqi, legalizimi dhe shpenzime të tjera në lidhje me projektin, në Londër, Angli dhe në New York, SH.B.A. ; totali (8.050 $). Totali i përgjithshëm (15.450 $). Formula sllave e 1919-s: Doktrina Monroe e Ballkanit, “Ballkani për ballkanasit” Por projekti për ndërtimin e kanalit Danub-Egje synonte që nga fuqizimi ekonomik të sillte edhe fuqizimin politik e më saktë të transformonte Ballkanin në një aks gjeostrategjik sllavogrek. Ky aks, kjo aleancë do të ngrihej në një status Fuqie të Madhe po që se do të realizohej zotërimi i pikave gjeografike që ata synonin e po qe se do të lejohej kjo gjë prej Fuqive të Mëdha. Po Shqiptarët? Shqiptarët as nuk përmenden fare në kontekstin e dhënies së ndonjë rëndësie. Mendohet për një shtet shqiptar, por edhe ai cung. Ndërkohë, nga ana gjeografike, strategjike e gjeopolitike, viset shqiptare ishin jo me pak rëndësi. Le të shohim në vijim, bazuar në korrespodencën e shkrimet e Lazaroviç-Hrebelianoviç se si po luhej loja për transformimin politik të Ballkanit dhe se si po ideohej gjeopolitika e tij me qëllim fuqizimin e aksit të lartpërmendur. Në datën 16 shkurt të vitit 1919, një mbledhje masive mes serbësh, kroatësh e sllovenësh në New York City, formuloi një rezolutë të cilën ia drejtoi Presidentit amerikan Udrou Uilson, i cili bëri me dije për marrjen e kësaj rezolute, përmes një letre personale, Sekretarin e Komitetit organizues të kësaj mbledhje e të kësaj rezolute. Kjo rezolutë jepte me pak fjalë e në mënyrë të përmbledhur një formulë që shprehej kështu: “Ne kërkojmë që të njihet Doktrina e jonë Monroe: Ballkani për popujt e Ballkanit.” Por kjo rezolutë nuk ishte përpjekja e vetme për të gjetur mbështetje për këtë Doktrinë izolimi. Në një letër “drejtuar Komitetit të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të 188


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

SHBA (Committee on Foreign Relations of the U.S Senate) me rastin e seancës dëgjimore për çështjen e debatit mbi Fiummen dhe Traktatin e Versajës (Neë York, 30 gusht 1919),” kjo formulë jepet në mënyrë më të detajuar. Autori i tyre, Princi Lazaroviç-Hrebelianoviç, jep në mënyrë të qartë synimin strategjik të sllavëve në Ballkan. Ai e thekson dukshëm faktin se “kjo formulë strategjike sillet para amerikanëve, prej tij, jo si një individ në pozitat e akademikut apo të teoricienit, por si dikush me vijimësi të pandërpreë pune politike. Kjo punë politike ishte bazuar në çështjet e: (1) dëbimit të turqve prej Ballkanit; (2) zgjerimin e kufijve serbë deri poshtë territoreve të vejtra serbe, duke përfshirë Luginën e Vardarit, nga Sturma deri në kufi me Shqipërinë e deri në kufi me Greqinë; (3) thyerjes së perandorisë austro-hungareze; (4) përfshirjen e serbëve, kroatëve e sllovenëve në një shtet jugosllav kombëtar e të pavarur, me synimin e përfshirjes së gjithë popujve të Ballkanit dhe përfaqësimit të parimit: “Ballkani për popujt e Ballkanit”.” Më pas këtë formulë strategjike ai e zbërthen në mënyrë disi më të detajuar dhe parimet bazë së zbatimit të ardhshëm të saj mbështeten në: “(1) Njohja nga Fuqitë e Mëdha të aksiomës: Ballkani për ballkanasit, një Doktrinë Monroe që përjashtonte tërësisht nga Ballkani çdo fuqi të huaj, mundësinë që këto të fundit të kishin territor apo vijë bregdetare nën zotërim, përfshirë linjën Adriatik-Egje. (2) Krijimi i një aleance ekonomike dhe në fushën ushtarake të Mbrojtjes, mes shtetit federativ serbkroat-slloven me Greqinë. Shtet e tjera ballkanike do të ftoheshin në vijim. (3) Njohjen e Shqipërisë si një shtet i lirë e i pavarur, nën një kryesues ekzekutiv që do të zgjidhej në mënyrë të lirë nga populli shqiptar. Pavarësia e këtij shteti shqiptar do të garantohej prej aleancës së shtetit Federal serb-kroat-slloven me shtetin grek, aleancë në të cilën do të bashkohej edhe 189


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Shqipëria si pjesëtar i tretë.” Argumentimi për këtë projekt strategjik shoqërohej prej Princi Lazaroviç-Hrebelianoviç me dy shembuj që shërbenin si prova se kishte një bashkërendim ballkanik për këtë projekt: “Projekti ishte pëlqyer e pranuar nga Kryeministri grek Veniselos, i cili në një letër të datës 14 maj 1919, drejtuar shkruesit të kësaj rezolute (Princit Lazaroviç-Hrebelianoviç), shprehej se Greqia e Serbia kishin luftuar kundër armiqve të përbashkët në shtatë vitet e shkuara dhe bashkëpunimi i sigurt në ardhje, në kohë paqeje, lidhej që të provonte vlerën e shkëlqyer, si të Greqisë së Madhe edhe të Serbisë së Madhe.” Ndërsa si fakt që shqiptarët e mbështesnin këtë aleancë, Princi Lazaroviç-Hrebelianoviç, sjell këtë argument: “Për më tepër, Esad Pashë Toptani, drejtuesi më i rëndësishëm i kryetarëve e i udhëheqësve shqiptarë, i cili de facto komandon besëlidhjen e pjesës më të madhe të popullit shqiptar, ka deklaruar në një artikull të botuar në këtë qershor (1919) në “Balkan Review” (Londër) se ai dhe ata që i shkonin pas e pranonin plotësisht formulën: “Ballkani për popujt e Ballkanit, në të gjithë kuptimësinë e saj dhe me të gjitha detyrimet që ajo ngarkonte.” 14 Me dy fjalë, siç u pa edhe më lart nga shkrimet e LazaroviçHrebelianoviç, kjo formulë strategjike do të përbëhej nga boshti kryesor sllavo-grek, Shqipëria dhe mandej edhe shtojca bullgare. Synimi ishte kontrolli i hapësirës gjeografike ballkanike, duke shtënë në dorë rrugët detare më të rëndësishme që nga Adriatiku në Egje e me perspektivë dalje të gjerë në Mesdhe. Ky pozicion ambicioz do ta rriste tej mase vlerën gjeostrategjike të këtij aksi gjeopolitik serbo-grek në lojën e Fuqive të Mëdha – gjithnjë, nëse kjo ambicie do të realizohej. Shqipëria do të ishte fillimisht një lloj ‘shteti i pavarur’ (protektorati) serbo-grek me kufij shumë 190


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

të reduktuar, e më vonë, po qe se do zbatohej kjo formulë e duke iu referuar shembujve historikë, kishte gjasa te mira që të zhdukej tërësisht nën presionin e asimilimit. Serbët e dinë vlerën e kësaj zone prandaj e ndanë administrativisht prej Kosovës në vitin 1945. Për këtë arsye aty pranë është ndërtuar baza e tyre ushtarake më e madhe. Krimet e kryera ndaj popullsisë së kësaj treve prej shtetit Serb janë të shumta e të pashembullta, ashtu si ato që u kryen edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ka pasur një politikë sistematike shtypëse me qëllim shpopullimin e kësaj zone që ka si pronarë toke shqiptarët. Zhvillimi ekonomik dhe investimet në Luginë janë të papërfillshme dhe ka varfëri të dukshme. Nëse sheh komunat serbe aty pranë, dallon menjëherë që janë serbe veç prej investimeve, ndërsa Lugina shtyhet drejt varfërisë me qëllim braktisjen dhe kjo gjë duket se e ka arritur qëllimin pasi sot atje mund të jenë afërsisht nga 100 mijë shqiptarë të dikurshëm, vetëm 60 mijë. Mund të shkruhej pa fund për keqtrajtimet e për vuajtjet e këtyre shqiptarëve të cilët kanë fatin e mirë që të banojnë një luginë të mrekullueshme, por kanë edhe fatin e keq që jetojnë nën sistemin shtypës serb i cili për qëllimet e veta strategjike ka demonstruar se shkel të drejtat e kombeve të tjera me lehtësi të madhe. Gjeoekonomia serbe si vijim i gjeopolitikës tradicionale Duke i skicuar kornizat tradicionale gjeopolitike të botës si “detare” dhe “kontinentale euraziste”, Saul Cohen do të argumenton në fjalimin e tij presidencial të vitit 1990 në Shoqatën e Gjeografëve Amerikën se: “Mekanizmi më premtues gjeopolitik për të ndrequr balancën ndërmjet dy sferave [bota “detare” dhe “bota kontinentale euro-aziatike”] është shfaqja 191


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e Europës Qendrore dhe Lindore si një Rajon Portë/Hyrje. Një rajon i tillë do të lehtësonte transferimin e energjive të reja brenda bërthamës ngurruese sovjetike. E shtrirë në perëëndim nga lumenjtë Oder-Neisse dhe malet Harz e Bohemian në veriun e Detit Adriatik, dhe ne lindje në kufijtë e BRSS, Porta Europiane do të jetë plotësisht e hapur ndaj forcave ekonomike nga lindja dhe nga perëndimi. Strukturat e saja politike dhe ekonomike do të adaptojnë modelet europiano-perëndimore, por duhet gjetur një qëndrim ushtarak që nuk sfidon objektivat sovjetikë të sigurisë. Me përjashtim të Greqisë, ky rajon është i përbërë nga ai gjysmë rresht shtetesh ndërmjet Gjermanisë dhe Rusisë, stabiliteti dhe siguria e të cilëve sipas Mackinder (1919) ishte thelbësore për stabilitetin e Erazisë dhe të gjithë botës. (Cohen, 1991: 570). Cohen vijon më tej: “Rajoni ka potencial që të zhvillohet si një burim i madh prodhuesish të cilësisë së lartë për veten e tij dhe për tregun sovjetik, duke qenë se ai përfiton nga kapitali Perëndimor, pajisje, kredi dhe zgjidhje teknike e menaxheriale. ... Me aftësitë e veta teknologjike dhe kapitalin Perëndimor, BRSS mund të jetë gjithashtu e aftë që të zhvillohet deri në pikën ku ajo të eksportojë prodhime cilësore p.sh automobila dhe kompjuter, në shkëmbim të tekstileve apo makinerive evropiane “ (Cohen, 1991: 572). Cështja mund të rritet, pasi si Lindja edhe Europa Qendrore mund të mos kthehen në një “zonë tampon” dhe të mos bëhen Rajoni Portë siç është pozicionuar. Kjo është e dyshimtë. Komuniteti Europian dhe Bashkimi Sovjetik do ta gjenin konkurrencë mbi rajonin si antiproduktive. Shqetësimet e Europës detare janë fuqitë ushtarake sovjetike. BRSS ka nevojë për ndihmën e Europës Perëndimore. Këto shqetësime dhe nevoja balancojnë njëra-tjetrën. Ato drejtohen më mirë nëpërmjet bashkëpunimit, jo nëpërmjet konkurrencës për zona tampon (Cohen, 1991: 192


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

572).15 Kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ky përcaktim por transformimi gjeoekonomik që Cohen parashikonte duket se praktikohet aktualisht në njëfarë mënyre. Ekonomia dhe ekuilibri i fuqisë është shkrirë në një, edhe pse lufta për zotërimin e Eurazisë nuk ka përfunduar. Serbia duket se tenton pikërisht këtë lloj mekanizmi. Ajo synon që të ri-pozicionohet në krye të Ballkanit në sajë të gjeoekonomisë që i mundëson pozita e saj gjeografike e rrugëkalimeve. Nëse do të shohim zhvillimet zyrtare të muajve të fundit, aktivitetet e diplomacisë serbe, vëmë re disa marrëveshje të rëndësishme dhe një orientim të tyre drejt shtimit të marrëdhënieve tregtare me vendet që kryhen këto marrëveshje. Vendet në fjalë janë Gjermania, Turqia e Rusia. Në kontekstin ekonomik këto janë fuqi të rëndësishme. Por në kontekstin e sigurisë aleancat e tyre me synim fuqizimin kanë ngjyrë tjetër. Vektorët gjeopolitikë të Serbisë janë Adriatiku, Egjeu dhe Europa Qendrore. Por nëse këto vektorë gjeopolitikë do të shkriheshin me interesat gjeopolitike ruse, atëherë do të kishim një mospërputhje me interesat gjeopolitike të fuqive detare, pjesë e aleancës së të cilëve është edhe Gjermania kontinentale. E thënë shkurt, loja gjeopolitike ndërmjet aktorëve ka në thelb një dhe vetëm një emër: Eurazia. Ballkani është një prej rajoneve më të rëndësishëm ku përplasen interesat e Fuqive detare e atyre kontinentale për zotërimin e Eurazisë. Kjo i jep rëndësi të veçantë. Le t’i hedhim një sy zhvillimeve të fundit diplomatike serbe. Duke iu referuar faqes zyrtare të qeverisë serbe, në datë 14 nëntor 2012, kryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, tha në Berlin, gjatë vizitës së tij zyrtare në krye të një delegacioni ku bënte pjesë edhe ministri i Ekonomisë e Financës Mladjan 193


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Dinkiç, se qeveria serbe do të bënte çdo gjë që tërhiqte investimet e huaja dhe ai theksoi se interesi i qeverisë serbe ishte që të zhvillonte marrëdhënie të mira dypalëshe me Gjermaninë, në fushën politike dhe ekonomike. Do të rregullojmë legjislacionin tonë dhe do të bëjmë çdo gjë që të shtojmë vëllimin e tregtisë me Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, tha Daçiç. Kryeministri Daçiç theksoi se Gjermania është një prej partnerëve kryesorë tregtarë dhe shtoi se vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve u ngjit në 2.5 miliardë • në vitin 2011. Për sa i përket këtij vëllimi, vetëm Rusia e kapërcen atë gjerman, por duhet pasur parasysh se Rusia është e përfaqësuar më së shumti me prodhimet e energjisë e se në termat e sektorit të vërtetë ekonomik, Gjermania është vërtet partneri ynë numër një, tha Daçiç. Gjermania ishte e renditur e katërta kur hyri në sektorin e investimeve në Serbi e tashmë ajo ishte vendi kryesor investues në projekte dypalëshe për zhvillimin e Serbisë. Duke i pasur këto parasysh dhe duke vlerësuar rëndësinë politike të Gjermanisë si një prej faktorëve kyç në BE, është e sigurt se interesi ynë është që të zhvillojmë marrëdhënie të mira dypalëshe me Gjermaninë, si në fushën ekonomike edhe në fushën politike, nënvizoi Daçiç. Së bashku me ministrin Dinkiç, ai kreu takime me përfaqësues të kompanive gjermane që aktualisht kryejnë veprimtari në Serbi ose që synojnë që të investojnë në këtë vend.1616 “Government will do everything to attract foreign investment” Në datën 1 shkurt 2013 kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, konfirmuan në bisedimet e tyre se dy qeveritë do të zhvillonin një samit të përbashkët që do të mbahet në Beograd këtë vit, i cili mendohet se do të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë e Turqisë. Daçiç deklaroi se pozicionimi politik 194


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

i Turqisë është i një rëndësie të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i bëri thirrje këtij vendi që të qëndronte i rezervuar kur të vinte puna te zgjidhja e çështjes së KosovëMetohisë. Davutoglu nënvizoi se Serbia është vendi kryesor i Ballkanit dhe shprehu mbështetje për reformat në këtë vend dhe ofroi mbështetje për të zgjidhur të gjitha çështjet e diskutueshme nëpërmjet dialogut dhe mjeteve paqësore. Dy zyrtarët theksuan faktin se përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike është një prioritet dhe se qëllimi është që shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve të shtohej dyfish dhe të arrihej niveli i 1 miliardë • në vit.17 Në datën 11 janar 2013 ministri i Financave dhe Ekonomisë, Mladjan Dinkiç, firmosi në Moskë me ministrin rus të Financave, Anton Siluanov, Marrëveshjen e huas shtetërore me vlerë 800 milionë $, për nevojat e hekurudhave serbe “Zeleznice Srbije”. Dinkiç tha se huaja, më e madhja e marrë ndonjëherë për hekurudhat serbe, do të përdorej për modernizimin e korridorit hekurudhor 10 dhe për rindërtimin e hekurudhës Beograd-Bar. Fondet janë rezervuar gjithashtu për rehabilitimin e gjashtë seksioneve të linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10, në gjatësinë 111 kilometra, modernizmit të hekurudhës Beograd-Bar dhe blerjes së trenave me motorë me naftë, prodhim rus.18 Në datën 1 shkurt 2013, u zhvillua në Beograd takimi ndërmjet ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, me homologun e tij serb Ivan Mërkiç. Në faqen zyrtare të qeverisë serbe, esenca e këtij takimi përmblidhje me titullin “Bashkëpubimi strategjik ndërmjet Serbisë e Turqisë, i rëndësishëm për stabilitetin rajonal”. Të dy ministrat ranë dakord se bashkëpunimi strategjik ndërmjet Serbisë e Turqisë përfaqëson një sinjal të rëndësishëm dhe një mesazh për stabilitet 195


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e paqe në rajon. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të mbajtur pas takimit të dy zyrtarëve, Mërkiç tha se çështjet kryesore të takimit ishin stabiliteti në rajon, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ai nënvizoi se ishin krijuar baza të mira për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Serbisë e Turqisë e se do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e rritjes së shkëmbimit tregtar. Davutoglu deklaroi se Serbia dhe Turqia kanë një vizion të përbashkët për rajonin e Europës juglindore, në të cilin nuk ka armiqësi, tensione apo paragjykime e në të cilin, vendet janë të integruara në një rrugë paqësore. Serbia, si vendi qendror i rajonit, do të vazhdojë të jetë një aktor strategjik në të, vazhdoi ai, e shtoi më tej se bashkëpunimi trepalësh ndërmjet Serbisë, Turqisë e BosnjeHercegovinës ka kontribuar gjithashtu për marrëdhënie më të mira në këtë rajon. Ai tha se vizitonte Beogradin si pjesë e përgatitjeve për vizitën e ardhshme të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç në Turqi, por edhe për të përçuar një mesazh miqësie e bashkëpunimi. Vizita e presidentit serb ne Turqi, do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet dy vendeve, vuri në dukje ministri, e shtoi më tej se është diçka e vlefshme që presidenti Nikoliç do të flasë gjithashtu me biznesmenët turq. Davutoglu tha se qeveria turke nxit i inkurajon biznesmenët që të investojnë në Serbi sa më shumë që të mundin dhe shprehu besimin e tij se shkëmbimet tregtare, të cilat tani qëndronin në nivelin e përafërt të 550 milionë • (euro), mund të rritej në një kohë të shkurtër, të pak viteve, në shofrën 1 miliardë • (euro). Duke folur për dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Davutoglu nënvizoi se Turqia i mbështet fuqishëm këto bisedime dhe se është e gatshme që të ofrojë ndihmë në këtë proces, në çdo mënyrë që të mundë. 196


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

Mërkiç dhe Davutoglu firmosën më parë Marrëveshjen e punësimit të personelit diplomatik e shërbimeve konsullore.19 Marrëveshjet tregtare me Turqinë dhe fuqizimi i mëtejshëm i lidhjeve me Gjermaninë, japin një panoramë ku Serbia synon të jete një ndërmjetëse e fuqishme brenda një prej rajoneve më delikatë të Rimalnd-it, Ballkanit. Ndërkohë, afrimi i Turqisë në Ballkan si aleate kryesore e SHBA dhe synimi për tu bërë aktor global gjeopolitik, sjellin panoramën e aleancave frenuese ndaj kompaktësimit të Eurazisë. Partneriteti strategjik ndërmjet Kinës e Turqisë, ndoshta synon pikërisht konsolidimin e Rimland-it dhe transformimin e këtyre vendeve në aktorë jetikë për ekuilibrin mes forcave kontinentale e atyre detare. Sigurisht, në këtë lojë gjeopolitike, nuk ka raporte dëshirash, por ka raporte forcash e për sa kohë që SHBA, fuqia kryesore globale, ta konsiderojnë interes jetik Eurazinë e kontrollin apo ekuilibrin e saj, për aq kohë Rimland-i do të trajtohet së pari nën optikën e tyre. Në këtë lojë të madhe gjeopolitike, kanali Danub-Egje që do fuqizojë pozitat e Serbisë, në mënyrë të tërthortë a të drejtpërdrejtë fuqizon nëpërmjet saj pozitat e Rusisë. Kjo sjell si nevojë një frenim e ekuilibër të brendshëm gjeopolitik në Ballkan. Mbetet për t’u parë se si do të realizohet kjo domosdoshmëri e Fuqive detare. Këtu qëndron edhe vlera e pozicionimit të Shqipërisë, si një vend pjesë e aksit euroatlantik, si fuqi detare e si pjesë e aleancës së Fuqive detare me në krye SHBA. Kontrolli i Eurazisë, u bë ndërkohë një synim themelor i fuqisë kryesore detare, SHBA-së. Këtë synim, gjatë Luftës së Ftohtë e luftonte ish Bashkimi Sovjetik, ndërsa sot e shikon si kërcënim Rusia. Megjithatë, kontrolli i Eurazisë dhe shmangia e rënies së kësaj hapësire nën kontrollin e një fuqie apo grup fuqish në aleancë të përbashkët, mbetet orientim kryesor i politikës së jashtme amerikane. SHBA e shikon këtë përpjekje 197


N M

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

si një luftë për mbrojtjen e interesave të saja jetike. Në të njëjtën mënyrë e shikon edhe Rusia. Brenda skemës së madhe gjeopolitike për kontrollin e Eurazisë, nuk ka asnjë rajon të parëndësishëm. Brenda rajoneve ka vende të cilët për shkak të gjeografisë së tyre kanë pozicione kyç. Një pozicion të tillë ka Lugina e Preshevës, e populluar ndërkohë prej shqiptarëve. Ky është pozicion kyç për ndërtimin e kanalit Danub-Egje dhe një korridor strategjik, që mundëson daljen e shpejtë nga Ballkani në Egje nëpërmjet luginave. U duk sikur u hoq veç një lapidar, por shekull pas shekulli planet janë po ato, dhe ajo që i ushqen është gjeopolitika.

198


Albert HITOALIAJ Kanali “Danub-Egje”, Presheva dhe Loja e Madhe gjeopolitike

Referenca

1 PANORAMA, gazeta; “OKB apelon për qetësi në Luginën e Preshevës”; http:// www.panorama.com.al/2013/01/22/okb-apelon-per-qetesi-ne-luginen-epresheves/#ixzz2KXAEINcK; e martë, 22 janar, 2013 2 “Construction of Belgrade-Thessaloniki channel of multiple importance for Serbia”; http://www.seio.gov.rs; 25 Jan 2013 3 SERBIA-TIMES.COM; “Protocol on Morava canal signed”, http://serbia-times.com/business, publikuar, e hwnw, 28 januar 2013 08:00, (Source Tanjug) 4 http://www.srbija.gov.rs/vesti/vest.php?id=183572 5 DAÇIÇ, Ivica; “Dacic: Government stable and will not be toppled”; http:// voiceofserbia.org/content/dacic-government-stable-and-will-not-be-toppled; Sat, 02/02/2013 6 NIKOLIÇ, Tomislav; “Serbia should be in the EU”; intervistw e publikuar tw mwrkurwn, 01 mars 2012; http://serbia-times.com/serbia-business-executives-interviews. 7 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH; “The Danube-Aegean waterway project; a paper by Prince Lazarovich-Hrebelianovich”; The Unionist-Gazette Association Publishers and Printers, Somerville, New Jersey, 1926; f.19 8 Ibid.; f.5-6 9 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH, Prince with the collaboration of Princess Lazarovich-Hrebelianovich (Eleanor Calhoun); “The Servian people, their past glory and their destiny”; New York, Charles Scribner’s Sons; 1910, f.731-734 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH, Prince; “The Orient question today and tomorrow”; New York, Duffield & Company, 1913; f. 349-355 (The projected Servian Canal to JOIN the Danube River with the Aegean Sea.[1] [1] See U. S. A. Daily Consular and Trade Reports, Washington, D. C, July 7, 1909.) 10 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH, 1926; op. cit. f.70-71 11 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH, 1926; op. cit. f.12 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH, 1926; op. cit. f.16 12 NEW YORK TIMES, gazeta amerikane, 18 janar 1913 13 LAZAROVICH- HREBELIANOVICH, 1926; op. cit. f.95-100 14 SMITH, Adrian, “Imagining geographies of the ‘new Europe’: geo-economic power and the new European architecture of integration”. Political Geography 21 (2002) 647–670: COHEN, S. B. (1991). Global geopolitical change in the post-Cold War era. Annals of the Association of American Geographers, 81(4), 551–580 15 “Government will do everything to attract foreign investment” http://www.seio.gov.rs; Belgrade/Berlin, 14 Nov 2012 16 “Improvement of economic relations between Serbia, Turkey priority” http://www.seio.gov.rs; Belgrade, 1 Feb 2013 17 “Agreement on loan for Serbian railways signed”; Belgrade/Moscow, http://www.seio.gov.rs, 11 Jan 2013 18 “Strategic cooperation between Serbia, Turkey important for regional stability” http://www.seio.gov.rs; 1 Feb 2013

199


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bedri BYTYQI MA “Studime mbi Sigurinë”

Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë Në rastin e studimeve tradicionale të sigurisë, hipoteza bazë është se njerëzit janë të sigurt kur Shteti është i sigurt. Po në rastin kur Shtetet injorojnë sigurinë e disa prej shtetasve të tyre, kur i kanë shtypur ata në mënyrë aktive si në rastin në Kosovës dhe Bosnje– Hercegovinës, apo kur Shtetit i mungon kapaciteti për t’u garantuar njerëzve siguri, ç’duhet bërë? Cili duhet të jetë objekti referues i sigurisë? Këto janë ngjarje që kanë dominuar jetën politike të vendeve në zhvillim, apo pjesës më të madhe të globit, ndërsa Shtetet tashmë të konsoliduara mund të rrezikohen seriozisht vetëm nga lufta (asimetrike) apo akte terroriste.

Fjalë kyçe kyçe: siguri, studime kritike, marrëdhënie ndërkombëtare, fuqi e shtetit, përdorim i forcës, kërcënim.

200


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

Abstrakt Në këtë artikull bëhen përpjekje për një interpretim të studimeve të sigurisë, me theks të veçantë në studimet kritike të formësuara më së shumti prej kushteve të reja të krijuara gjatë viteve ‘40 të shekullit të XX. Këto kushte, u diktuan nga armët bërthamore dhe veçanërisht nga SHBA. Nga një fushë ndërdisiplinore amerikane, e bazuar në institute kërkimore, studimet e sigurisë u institucionalizuan si një pjesë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, teoria e të cilave hodhi rrënjë nëpër universitete, akademi, kolegje të larta ushtarake, etj. Pas Luftës së Ftohtë, studimet e sigurisë kanë hyrë në një periudhë të re produktiviteti të lartë teorik por, përgjithësisht ndahen në dy grupime të veçanta, qendrat e të cilave janë 201


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

SHBA dhe Evropa. Njëherazi, prej kohësh zhvillohen debate për studimet e sigurisë, më saktë për studimet kritike të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e konceptit të kësaj fushe. Fjalët kyçe: siguri, studime kritike, marrëdhënie ndërkombëtare, fuqi e shtetit, përdorim i forcës, kërcënim. Hyrje Lufta dhe paqja, rreziqet, kërcënimet dhe strategjia, si dhe armiqësia dhe epidemitë – çështje si këto “kanë bërë pjesë për shekuj me radhë në axhendën e mendimtarëve dhe studiuesve”1. Gjithsesi, vijon Collins, asgjë që ti ngjajë studimeve të sigurisë, siç i njohim aktualisht, nuk u zhvillua në një fushë të veçantë studimi deri rreth fundit të Luftës së Dytë Botërore. Nëse shohim pararendësit dhe punën parapërgatitore për studimet e sigurisë, mund të thuhet se nisin të shfaqen në vitet mes dy luftërave botërore duke iu referuar kryesisht punës së kryer mbi studimin e shkaqeve dhe parandalimit të luftërave. Por, risia e viteve ‘40, ishte lindja e një kategorie të veçantë studimi “bazuar në gërshetimin e ekspertizës ushtarake dhe shkencave sociale me bazë universitet, që kishte qëllim të prodhonte dije për politikbërësit”2. Ndikimet e papara mëparë të armëve bërthamore dhe sfidat e një spektri të gjerë të ballafaqimit ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe SHBA–së, bënë që shkencëtarë të cilët kishin fituar prestigj gjatë Luftës së Dytë Botërore (si autorë të armëve të reja, të thyerjes së kodeve, etj.), ata të fushave speciale (si këshillues të bombardimeve strategjike) dhe ekspertë civil, do të specializoheshin tashmë në çështjet ushtarake nën kupolën e sigurisë. Kjo risi institucionale, ndodhi paralelisht “me zhvendosjen drejt qendrës së konceptit të sigurisë, duke u shndërruar në mbi qëllimet e mëparshme supreme, si mbrojtja dhe interesi kombëtar”3. 202


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

Pa u zgjeruar, për sa i përket lindjes dhe konsolidimit të Studimeve të Sigurisë si një nëndisiplinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ajo trajtohet si një fryt i kohës së Luftës së Ftohtë, e përqendruar në sigurinë e Shteteve dhe në dimensionin ushtarak të sigurisë, duke privilegjuar status quo–në e atëhershme.4 Programi studimor teorik dhe motivimi intelektual, pa harruar edhe mundësitë për financim, kanë qenë para së gjithash, të lidhura ngushtë me ambientin bipolar të Luftës së Ftohtë dhe interesat e superfuqive të kohës5, më konkretisht me ato të SHBA–së. Ndërkohë, megjithëse nuk është objekt i veçantë i këtij shkrimi, do të pasqyroj shkurt disa moment të evoluimi dhe zhvillimit të studimeve të sigurisë. Duke marrë jetë në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, studimet e sigurisë njohën kulme dhe përhapje të gjerë. Kështu vitet ‘50–‘60 të shekullit të XX e më pas, studimet e sigurisë njohën “epokën e artë”, ku puna mbi teorinë e lojërave dhe teorinë e përmbajtjes “ishte një shembull i rrallë i një zhvillimi intelektual që arriti të kapte majat e krijimtarisë dhe përmirësimit teorik, me dobishmëri paralele në polikbërje”6. Studimet e sigurisë, lindën në SHBA dhe u eksportuan në Evropë. Kjo ndodhi në fund të viteve ‘60 dhe fillim të viteve ‘70, duke u bërë lloj i punës së post Epokës së Artë, që “rrekej të ruante ritmin e zhvillimeve më të reja teknologjike për të vlerësuar politikën optimale ushtarake perëndimore vis–a–vis të Bashkimit Sovjetik”7. Me pak fjalë studimet e sigurisë, ishin dhe vazhdojnë ende të mbetën në shumicën e rasteve një disiplinë shtet– centrike, duke e konsideruar shtetin njëkohësisht si objektin dhe burimin kryesor të saj. Debati për studimet e sigurisë Nevoja për të llogaritur saktësisht lëvizjet e kundërshtarit, i 203


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

konsideruar si një aktor racional dhe egoist, për t’u ndodhur një hap para tij, dukej e vetmja mundësi për të mbijetuar në një ambient anarkik ku dominonte frika e luftës bërthamore.8 Si të tilla, studimet e sigurisë gjatë Luftës së Ftohtë pasqyronin interesat dhe shqetësimet e superfuqive për të parandaluar një luftë tjetër botërore apo një konfrontim direkt me njëri–tjetrin. Kjo bëri që studimet e sigurisë të qëndronin indiferentë ndaj pasigurive që dominonin jetën e përditshme të njerëzve, sidomos ndaj problemeve të Botës së Tretë dhe të ruanin me fanatizëm një konceptim të ngushtë të sigurisë, i parë kryesisht si një rrezik i jashtëm ushtarak ndaj territorit të Shtetit apo sovranitetit të tij. Në këtë kontekst, gjatë Luftës së Ftohtë studimet e sigurisë ishin sinonim i studimeve strategjike9 (ushtarake). Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, kjo gjendje pasqyrohej edhe në fjalorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku çështjet në lidhje me luftën ndërshtetërore quheshin si çështje të “politikave të larta” (high politics), ndërsa ato që kishin të bënin me problemet ekonomike, shoqërore etj., si “politika të ulëta” (low politics).10 Pra, lufta konsiderohej si rreziku kryesor për mbijetesën e shtetit, ndërsa problemet socio–ekonomike si të dorës së dytë. Mendimi tradicional rreth sigurisë, gjendet i përmbledhur në përkufizimin e Stephen Walt sipas të cilit “studimet e sigurisë mund të përkufizohen si studimi i kërcënimit, përdorimit dhe kontrollit të fuqisë ushtarake”. Kjo fushë, vazhdon ai, “hulumton kushtet që e bëjnë më të mundshëm përdorimin e forcës, mënyrat se si përdorimi i forcës ndikon mbi individët, Shtetet dhe shoqëritë, si the politikat e veçanta që adoptojnë Shtetet për t’u përgatitur, parandaluar ose përfshirë në luftë”11. Pikërisht ky përkufizim, do të vihej në pikëpyetje nga qasjet kritike të sigurisë, të cilat do të shpjegohen në vazhdim. Gjatë Luftës të Ftohtë, shkolla e realizmit politik dhe ajo e neorealizmit – që e pasoi atë pas viteve ‘60 – kanë ushqyer dhe 204


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

dominuar respektivisht Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në përgjithësi dhe studimet e sigurisë, në veçanti. Këto qasje tradicionale, që për thjeshtësi do t’i quajmë si teoritë “realiste”, kanë pasur ndikim të veçantë në ndërtimin e botëkuptimit të Luftës së Ftohtë. Siç e vë në dukje Ken Booth, realizmi ka shpjeguar saktësisht një pjesë të realitetit bipolar të Luftës së Ftohtë dhe sjelljen e aktorëve brenda saj, pasi ajo vetë si teori ka kontribuar në ndërtimin e llojit të botës që kërkonte të shpjegonte.12 Realizmi me supozimet e tij për një rend ndërkombëtar anarkik (mungesa e një autoriteti qendror) dhe statik, ku shtetet portretizoheshin sipas një mendësie hobbesiane – pra si aktorë egoistë gjithnjë në kërkim të maksimizimit të fuqisë të tyre – legjitimonte sjelljen e Shteteve për mbijetesë. Interesi i shtetit (raison d’ètat), duhej siguruar nga rreziqet që mendohej se vinin kryesisht prej egoistëve të tjerë në rrugë ushtarake, edhe ata të vendosur për rritjen e fuqisë së tyre në raport me të tjerët. Kjo garë fuqizimi për të mundësuar mbijetesën, çon në atë që në literaturën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare njihet me termin “dilema e sigurisë”. Shtetet duke synuar të rrisin fuqinë e tyre për t’u mbrojtur, automatikisht aktivizojnë frikën e një Shteti tjetër dhe e shtyjnë atë të kryejë të njëjtin veprim për t’u mbrojtur, pavarësisht se qëllimi i tyre mund të jetë vetëm mbrojtja. Kjo garë, i shtyn Shtetet në një “rreth vicioz të sigurisë”, i cili prodhon vazhdimisht pasiguri dhe potencial për konflikt. Lufta, e parë në këtë këndvështrim, nuk ishte një fenomen anormal apo patologjik siç konsiderohej në rastin kur ndodhte brenda Shtetit por, konsiderohej si një mjet i fundit (ultima ratio) për të zgjidhur problemet ndërmjet Shteteve, prandaj ajo duhej parë si një vazhdim i politikës me mjete të tjera sipas konceptimit klauzevician, gjë që vështirësohej nga 205


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ambiguiteti i përfundimeve të një lufte të mundshme bërthamore. Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe zhvillimet drastike që e pasuan atë në lëmin politik, ekonomik dhe kulturor, u kuptua se përqafimi i një këndvështrimi të ngushtë mbi sigurinë, i parë kryesisht si një rrezik ushtarak që vinte nga jashtë, nuk ishte më i përshtatshëm. Përqendrimi tek aspekti ushtarak kishte lënë mënjanë studimin e çështjeve që kishin të bënin me ekonominë, politikat e identitetit, nacionalizmin, shtetet e dobëta apo të dështuara, konfliktet etnike, etj. Ndërkohë që konfliktet dhe krizat të cilat dominuan ambientin ndërkombëtar pas luftës së ftohtë, buronin nga problemet në fushat e theksuara më sipër. Për më tepër, siç thekson Kalevi Holsti, lufta brenda Shtetit është kthyer sot në normën e re, ndërsa ajo ndërmjet Shteteve në përjashtim.13 Ndryshimet në natyrën e luftës dhe ambientin politik ndërkombëtar, i nxiti studiuesit të zgjeronin gamën e rreziqeve ndaj sigurisë kombëtarë dhe ndërkombëtare. Libri i studiuesit Barry Buzan “Njerëzit, Shtetet dhe Frika”, konsiderohet shpesh si vepra që hapi rrugën për zgjerimin e konceptit të sigurisë përtej kufijve tradicionalë të fokusuar në rreziqet ushtarake, të cilave u ishte kushtuar vëmendje jo e barabartë. Sipas tij, studimet strategjike duhet të merreshin me studimin e aspektit ushtarak të axhendës së sigurisë dhe më konkretisht me analizimin e ndikimit të teknologjisë ushtarake në Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ndërsa disiplina që ai e quan studimet e sigurisë ndërkombëtare, duhet të merret me rreziqe të përkufizuara më gjerësisht.14 Duke pranuar se natyra e sigurisë e bënte të pamundur pasjen e një përkufizimi për sigurinë të pranuar nga të gjithë, ai e zgjeroi konceptin e sigurisë duke e ndarë atë në pesë sektorë: politik, shoqëror, ekonomik, ambiental dhe ushtarak. Zhvillimet që pasuan fundin e Luftës së Ftohtë, të tilla si konfliktet etnike, dhunimi i të drejtave të 206


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

njeriut, ndërhyrjet humanitare, rritja e krimit të organizuar, rreziqet ambientale, terrorizmi etj., i dhanë besueshmëri thirrjes së tij për një konceptim më të gjerë të sigurisë. Megjithatë, thirrjet për zgjerimin e konceptit të sigurisë nuk kaluan pa u kundërshtuar nga kampi tradicional. Disa studiues, ankoheshin se zgjerimi i konceptit të sigurisë e bënte disiplinën “potencialisht pa kufi”, madje vetë sigurinë “një koncept dukshëm të padobishëm”.15 Në artikullin Rilindja e Studimeve të Sigurisë, Walt pretendonte se një zgjerim i tillë do të minonte bazat e vetë disiplinës dhe koherencën e saj intelektuale. Megjithatë, vetë ai ndërsa preferon një koncept të kufizuar të sigurisë – si kërcënim dhe përdorim i forcës ushtarake – propozon një axhendë kërkimore që të përfshije rolin e politikave të brendshme, forcën e ideve dhe influencën e çështjeve të ekonomisë. Por, një përfshirje serioze e këtyre çështjeve, tregon Booth, do të kishte të njëjtin efekt mbi disiplinën, të cilit Walt i druhet.16 Shqetësimet lidhur me zgjerimin e konceptit të sigurisë erdhën jo vetëm nga kampi tradicional por, edhe nga një zë i ri, e ashtuquajtura Shkolla e Kopenhagenit17 për sigurinë. Kjo shkollë, që u ngrit nga puna dhe vepra e studiuesve Barry Buzan dhe Ole Waever dhe bashkëpunëtoreve të tyre në Institutin e Kopenhagenit për Kërkimet e Paqes, ka dhënë një kontribut të çmuar në rivlerësimin e fushës së sigurisë, sidomos me njohjen e konceptit të “sigurizimit”, i cili është i lidhur ngushtë me veprën e Waever. Në formën më të thjeshtë, ky koncept ka të bëjë me ndërtimin e rreziqeve nëpërmjet ligjëratës. Më saktësisht, sigurizimi tregon një proces, ku një aktor elitar shpall një çështje apo aktor tjetër si një “rrezik thelbësor” ndaj një objekti referues.18 Nëse audienca e gjerë e pranon si të tillë, atëherë kjo mundëson pezullimin e politikave normale dhe kalimin në marrjen e masave të 207


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

emergjencës për t’ju përgjigjur krizës.19 Vlen të theksohet se shpesh me masa emergjente nënkuptohet përdorimi i forcës ushtarake (militarizimi i çështjes). Pra, procesin e suksesshëm të sigurizimit e ndjek përdorimi i forcës. Ky shpesh nuk është një përfundim i dëshiruar nga studiuesit apo vendimmarrësit pasi ka kosto tepër të lartë dhe probleme të tjera, kështu që shkolla e Kopenhagenit propozon si zgjidhje “desigurizimin”, i cili nënkupton procesin e zhvendosjes së çështjeve apo aktorëve nga fusha e sigurisë, për ti rifutur ato në fushën e politikave normale, që nënkupton zgjidhjen e tyre me rrugë politike. Koncepti i sigurizimit është përdorur gjerësisht për të shpjeguar jo vetëm zhvillimet që pasuan ngjarjet e 11 Shtatorit por, edhe çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin në Bashkimin Evropian (BE). Rasti i fundit, na ndihmon më së miri të kuptojmë se pse kjo qasje e sheh me dyshim zgjerimin e sigurisë. Me portretizimin e emigracionit nga vendet në zhvillim drejt BE–së si një rrezik për sigurinë e saj, hapet rruga për aplikimin e politikave të dhunshme ndaj emigrantëve. Shkurtimisht, qasja e Kopenhagenit propozon desigurizimin dhe trajtimin e çështjes së emigracionit brenda politikave ekonomike, sociale etj., pa qenë nevoja për marrjen e masave të emergjencës. Megjithatë, shqetësimi i Shkollës së Kopenhagenit për zgjerimin e sigurisë dhe pasojat e mundshme që do të mbarte në rast të sigurizimit të çështjeve që më parë nuk ishin konsideruar si tema të sigurisë ndërkombëtare si p.sh: përhapja e sëmundjeve si virusi HIV, emigracioni, krimi ndërkombëtar, etj., nuk u la pa përgjigje prej një kampi tjetër që ndonëse edhe ai kritik ndaj qasjeve tradicionale, diferencohej prej Shkollës së Kopenhagenit. Studimet kritike të sigurisë dhe debati mbi thellimin Të gjithë studiuesit e çështjeve të sigurisë synojnë të jenë 208


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

“realistë” por, çështja siç e vë në dukje Wight dhe Patomaki “nuk shtrohet të jesh ‘realist’ apo jo, por, se i çfarë lloji?”20. Një nga problemet me qasjet tradicionale (realizmi politik dhe sidomos neorealizmi), thekson Booth qëndron në faktin se realizmi nuk është real (që shëmbëllen realitetin) për shumicën e botës, sepse bota politike që kjo shkollë është përpjekur të shpjegojë ka qenë ajo e Shteteve të fuqishme perëndimore të veriut duke e kthyer realizmin në një ideologji dominimi në shërbim të tyre: “një teori e të fuqishmit, nga i fuqishmi, për të fuqishmin”21. Në rastin e studimeve tradicionale të sigurisë, hipoteza bazë është se njerëzit janë të sigurt kur Shteti është i sigurt. Po në rastin kur Shtetet injorojnë sigurinë e disa prej shtetasve të tyre, kur i kanë shtypur ata në mënyrë aktive si në rastin në Kosovës dhe Bosnje–Hercegovinës, apo kur Shtetit i mungon kapaciteti për t’u garantuar njerëzve siguri, ç’duhet bërë? Cili duhet të jetë objekti referues i sigurisë? Këto janë ngjarje që kanë dominuar jetën politike të vendeve në zhvillim, apo pjesës më të madhe të globit, ndërsa Shtetet tashmë të konsoliduara mund të rrezikohen seriozisht vetëm nga lufta (asimetrike) apo akte terroriste.22 Këto pikëpyetje së bashku me të tjera të ngritura në rrafshin teorik rreth ontologjisë dhe epistemologjisë së realizmit, shkaktuan një valë kritikash në fushën e studimeve të sigurisë të ardhura nga sfonde të ndryshme, të cilat u bënë të njohura nën etiketën e studimeve kritike të sigurisë, pas publikimit të librit “Studimet kritike të sigurisë: koncepte dhe çështje” nga Keith Krause dhe Michael Williams. Ky etiketim nënkupton, në fjalët e Williams dhe Krause “më shumë një orientim drejt disiplinës sesa një emërtim të saktë teorik”.23 Për më tepër, ajo që i bashkon studiues nga sfonde të ndryshme akademike – postmodernistë, kritikë, 209


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

feministë, etj., – nën këtë emërtim është kundërshtimi i supozimeve dhe praktikave të realizmit, sesa një axhendë e përbashkët kërkimore–studimore apo një vizion alternativ. Këta studiues, preferonin të nxisnin pluralizëm intelektual dhe një varietet qasjesh për të studiuar sigurinë, në vend që të përqafonin një qasje të vetme. Ata mbështeten tek dallimi që Robert W. Cox bën midis teorive që synojnë zgjidhjen e problemit dhe teorive kritike: e para e merr rendin shoqëror, marrëdhëniet politike dhe institucionet ekzistuese si pikënisje për analizë dhe shikon më pas se si mund të ndreqen problemet; ndërsa e dyta heton se si këto marrëdhënie dhe institucione të dhëna janë formuar dhe se si mund të ndryshohen. Kështu që, ata analizojnë çka është marrë si e mirëqenë dhe natyrale në studimet (tradicionale) të sigurisë dhe ngrenë probleme mbi konceptet bazë si Shteti dhe siguria, në mënyrë që të nxjerrin në pah ndërtimin social të sigurisë. E thënë shkurt, ndryshimi është i mundur, pasi siguria ndërtohet e vendosur në një kontekst shoqëror dhe historik, ndryshe nga mendimi realist që i sheh rreziqet si diçka objektive dhe jashtë perceptimit tonë për to, për më tepër si ahistorike dhe statike. Studimet kritike të sigurisë janë zhvilluar edhe në një variant tjetër që përshkruhet me gërma kapitale si Studimet Kritike të Sigurisë (SKS), ose si Shkolla e Uellsit. Ky dallim në emërtim shërben për të treguar natyrën më koherente të kësaj qasjeje apo një vizion alternativ ndaj studimeve tradicionale. Ndryshe nga studiuesit e tjerë kritikë, Ken Booth së bashku me kolegët e tij në Aberystwyth (universiteti i parë në botë ku nisi studimi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare), është përpjekur të ndërtojë një teori koherente, duke i lidhur studimet e sigurisë me traditën e Teorisë Kritike të frymëzuara nga Shkolla 210


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

e Frankfurtit. Të qenit “kritik” për Booth, nënkupton “...një perspektivë që rreket të qëndrojë jashtë strukturave, proceseve, ideologjive dhe ortodoksive dominuese, ndërsa pranon që çdo konceptualizim i sigurisë përftohet prej pozicioneve të caktuara politike/teorike...”24. Hipoteza bazë e SKS e konsideron gjithë dijen si një proces social që prodhohet nëpërmjet ndërveprimit shoqëror dhe që nuk është thjesht “aty” për ta zbuluar. Pra, nëse e pranojmë që dija prodhohet politikisht, atëherë ekzistojnë “interesa të dijes”, prej të cilave disa përfitojnë dhe disa dëmtohen.25 Kjo, është shprehur mjeshtërisht nga Cox, çdo teori “është gjithmonë për dikë dhe për një qëllim”.26 Dija që ka dominuar Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe studimet e sigurisë e fshehur nën petkun e “objektivitetit”, i ka shërbyer Shteteve të fuqishëm dhe kjo, në vend të paqes, vazhdon të gjenerojë konflikt dhe pasiguri për pjesën tjetër. Këto argumente, patën ndikim të veçantë në debatet mbi zgjerimin dhe thellimin e konceptit të sigurisë. Sipas Booth, zgjerimi duhet të jetë hapi që pason thellimin e sigurisë dhe jo anasjelltas. Zgjerimi pa thellimin, mund të çojë në një sigurizim të gjithçkaje që është në “interesin e shtetit”, siç kanë treguar regjimet totalitare ku ka qenë “sigurizuar” deri edhe jeta private e njerëzve. Megjithatë, zgjerimi nuk duhet kuptuar si kthimi i çdo problemi politik në një çështje sigurie (sigurizimi i politikës) – të cilit me të drejtë i druhet shkolla e Kopenhagenit – por, kthimi i çdo çështje sigurie në një problem të teorisë politike pra, politizimi i sigurisë.27 Nga ana tjetër, thellimi synon të hetojë çdo axhendë sigurie për të zbuluar interesat dhe supozimet që e kanë gdhendur. Gjithashtu, me thellim kuptohet trajtimi i sigurisë si një “koncept i përftuar” pra, që rrjedh nga këndvështrimi ynë teorik apo politik. Me fjalë të tjera, qasja që ne adoptojmë 211


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për të vlerësuar sigurinë, do të përcaktojë se çdo të quajmë objekt të sigurisë dhe metodat për ta arritur atë. Siç shprehet Smith, “teoritë nuk vlejnë thjesht për të shpjeguar apo parashikuar, ato gjithashtu na tregojnë se çfarë mundësish ekzistojnë për veprimin njerëzor dhe ndërhyrjen; pra, ato përcaktojnë jo vetëm mundësitë tona shpjeguese por, edhe horizontin tonë etik dhe praktik”28. Ky argument tregon për një lidhje të ngushtë ndërmjet teorisë dhe praktikës. Sipas Booth, testimi për vlefshmërinë e SKS është nëse kjo qasje prodhon apo jo emancipim. E parë në këtë prizëm, synimi i SKS është emancipimi. Ai e përkufizon këtë koncept si “çlirimi i njerëzve (si individë dhe grupe) nga shtrëngesat fizike dhe njerëzore të cilat i pengojnë ata të realizojnë atë çfarë do të zgjidhnin lirshëm të bënin. Lufta dhe rreziku i luftës është një nga shtrëngesat, së bashku me varfërinë, edukimin e dobët, shtypjen politike, etj.”. Për Booth, “Emancipimi, jo pushteti dhe rendi prodhojnë siguri të vërtetë.”29 Përfundime Në mbyllje të këtij artikulli, po paraqes një sërë konkluzionesh specifike që kanë të bëjnë me perceptimet dhe dimensionet e konceptit të sigurisë, pavarësisht debatit dhe studimeve kritike të sigurisë. Disa studiues kanë hedhur mendimin për “zgjerimin” dhe “thellimin” e konceptit të sigurisë. Secili prej këtyre debateve fokusohet në çështje të ndryshme. Debati për zgjerimin merret kryesisht me çështjen e burimit të kërcënimit ndaj sigurisë. Sipas këtij koncepti, shumë studiues theksojnë rëndësinë e zmadhimit të konceptit të sigurisë duke përfshirë edhe çështje apo sektorë të tjerë, përveç atij të sigurisë. Ndërsa, debati për thellimin e sigurisë, merret kryesisht me çështjen e objektit referues të sigurisë. Sipas këtij kuptimi, janë ngritur çështje 212


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

që kanë të bëjnë me pyetjen se: a duhet që përveç Shtetit të ketë edhe aktorë të tjerë të cilët të mund të shqetësohen për kërcënimet e sigurisë? Në këtë mënyrë, çështja e sigurisë zhvendoset në nivelin e sigurisë individuale apo asaj njerëzore dhe deri në nivelin e sigurisë ndërkombëtare apo globale, me në qendër sigurinë rajonale apo atë kolektive si çështje imediate për tu shqyrtuar. Debati akademik për “zgjerimin” dhe “thellimin” e konceptit të sigurisë dëshmon natyrën kontestuese të sigurisë. Konceptet alternative të sigurisë janë kundërshtuar në përmasa të ndryshme dhe duke përfshirë aspekte të ndryshme. Ndonjëherë përfshirja e dimensioneve të reja dhe niveleve të ndryshme të analizës së sigurisë mendohet të mos jetë dhe aq e dobishme, pasi kjo mund të dëmtojë koherencën konceptuese të termit siguri duke e boshatisur nga kuptimi. Nuk ka asnjë konsensus për dobinë analitike dhe funksionimin e këtyre koncepteve alternative të sigurisë dhe si pasojë, koncepti i sigurisë është më i kontestueshëm se kurrë më parë. Debatet bashkëkohore rreth sigurisë janë të larmishme. Ato e paraqesin sigurinë si një koncept të kundërshtuar, të hapur ndaj diskutimeve. Shumë nga pikat që ky artikull preku, më tepër ngrenë pyetje të reja sesa japin përgjigje përfundimtare. Gjatë analizës, u përpoqa të jepja përgjigje pyetjeve kyçe në studimin e fushës, pasi kjo e tejkalon kornizën e një artikulli. Megjithatë, u vunë në dukje pikëpyetjet e reja që rrethojnë studimin e sigurisë në fillim të mijëvjeçarit të ri. Debatet bashkëkohore mbi zgjerimin dhe thellimin e sigurisë na sugjerojnë të mos përqendrohemi apo kënaqemi me përgjigjet e deritanishme të përftuara nga qasjet tradicionale por, të përpiqemi të hulumtojmë rrugë të reja, për të hapur shtigje që lejojnë ndryshimin e gjendjes aktuale. Kjo, mund të 213


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mundësohet duke e thelluar dhe më pas zgjeruar konceptin tonë rreth sigurisë. Nëse do ta pranojmë sigurinë si një “koncept të përftuar”, atëherë pyetjet dhe metodat për studimin e sigurisë do të jenë në përputhje me qasjen apo teorinë që ne adoptojmë. Pikërisht këtu, nën dritën e konstatimit të Cox, sipas të cilit “çdo teori është për dikë dhe për një qëllim”, duhet kërkuar pikënisja për një qasje që i shërben interesave të njerëzve dhe botës ku jetojmë, me synim emancipimin. Kjo, nuk do të thotë që Shteti apo përdorimi i forcës ushtarake të anashkalohen, përkundrazi Shteti së bashku me aparatet që zotëron duhet parë si një mjet për arritjen e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ku objekti referues është njeriu. Nga ana tjetër, reduktimi i sigurisë në interesat e një aktori të caktuar përbënë rrezikshmëri për vetë sigurinë, e cila nuk mund të quhet më siguri nëse ndalet në kufi, siç ndodhte rëndom gjatë Luftës së Ftohtë. Pasi siç e ka treguar historia e njerëzimit, siguria që ndalet në kufi është e destinuar të dështojë apo më keq, të kthehet në pasiguri për njerëzit brenda Shtetit. Diskutimi i mëtejshëm i këtyre çështjeve me synim ndryshimin progresist, ngelet një nga sfidat kryesore në fushën e sigurisë. Ajo që bie në sy nuk është një “debat i ri i madh” midis grupeve të teorive të sigurisë por, më tepër si një përballje e re midis debateve të ndryshme. E vërteta është se, teoria mbetet qendrore midis debateve të ndryshme. Në këtë kontekst, fundi i viteve ‘90 do të duhej të provonte sfida. Pos të tjerash, do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat politike të ditës. Në këtë aspekt dhe veçanërisht në mënyrën se si përballen me terrorizmin dhe kundërpërgjigjet shtetërore, “studimet e sigurisë do të vazhdojnë të ballafaqohen me problemet e vërejtura kohë më parë nga Waltz se Shtetet 214


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë

sikurse individët, janë të pasigurt në proporcion me shkallën e lirisë së tyre. Nëse dëshirohet liria duhet të pranohet pasiguria”30.

215


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Literatura 1

481.

Collins A., “Studime Bashkëkohore të sigurisë”, UET PressPgs, Tiranë, 2009, fq.

Po aty. Yergin 1977, Wavers 2006, cituar nga Collins A., vepra e cituar, fq. 482. 4 Bilgin P., ‘Regional Security in the Middle East: A critical perspective”, Routledge, Londër, 2005, fq. 16. 5 Waever O. dhe Buzan B., “After the Return to Theory: The Past, Present, and Future of Security Studies”, në Collins A. red., vepra e cituar, fq. 384. 6 Për më gjerë shih Collins A., vepra e cituar, fq. 484 – 486. 7 Collins A, vepra e cituar, fq. 489. 8 Shiko: Gaddis J. L., “The Cold War”, Penguin, New York, 2007. 9 Gjithsesi, në një përmbledhje historike do të ishte anakronike përdorimi i një terminologjie të tillë për tërë periudhën. “Studime Strategjike”, ishte termi që u përdorë nga vitet ‘40 deri në vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Atë e përdorën në përputhje me rrethanat, duke e perceptuar si një gërshetim të faktorit kohë me problemet ushtarake. Gjatë dhe pas viteve ’80 në shumicën e konteksteve fusha u riemërtua si studime sigurie. Shih: Collins A., vepra e cituar, fq. 480. 10 Bilgin P, Booth K. dhe Jones R. W., “Security Studies: The Next Stages?”, Naçao e Defesa, Inverno 1998, fq. 150. 11 Walt S., “Renaissance of Security Studies”, International Studies Quarterly 35, Nr. 2, 1991, fq. 212. 12 Booth K., “Critical Security Studies and World Politics”, Lynne Rienner Publishers, Londër, 2005, fq. 5. 2 3

216


Bedri BYTYQI Një qasje rreth studimeve kritike të Sigurisë 13 Holsti K. J., “The State, War and the State of War”, Cambridge University Press, Cambridge, 1996; ribotimi i 2004, fq. xi. 14 Jones R. W., “Travel without maps’: thinking about security after the Cold War”, në Davis M. J., ‘Security Issues in the Post–Cold War World”, Edward Elgar Publishing, Cheltenham, 1996, fq. 206. 15 Cituar në: Booth K., “Theory of World Security”, Cambridge University Press, Cambridge, 2007, fq. 159. 16 Po aty. 17 Për veçoritë e Shkollës së Kopenhagenit shih dhe Collins A., vepra e cituar, fq. 89 – 91 18 McDonald M., “Constructivism”, në Williams P. D., “Security Studies: An Introduction”, Routledge, Londër, 2008, fq. 69. 19 Po aty. 20 Patomaki H. dhe Wight C., “After Post positivism? The Promises of Critical Realism”, International Studies Quarterly 44, 2000, fq. 218. 21 Booth K., 2005, vepra e cituar, fq. 6. 22 Mutimer D., “Critical security studies: A schismatic history”, në Collins A., vepra e cituar, fq. 85. 23 Krause K. dhe Williams M. C., “Critical Security Studies: Concepts and cases”, UCL Press, Londër, 1997, fq. x – xi. 24 Booth K., 2005, vepra e cituar, fq. 15. 25 Mutimer D., vepra e cituar, fq. 63. 26 Cox R. W., “Social Forces, States and World Orders: Beyond International Relations Theory”, Millennium: Journal of International Studies, Vëll. 10, Nr. 2, fq. 128. 27 Booth K., 2005, vepra e cituar, fq. 15. 28 Smith S., “Positivism and beyond”, në Smith S., Booth K. dhe Zalewski M., vepra e cituar, fq. 13. 29 Booth K., “Security and Emancipation”, Review of International Studies 17, Nr. 4, 1991, fq. 321. 30 Watz K. N., 1979, fq. 112, në Collins A., vepra e cituar, fq. 500.

217


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

218


Përmbajtja e nr.1 •Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë MA Shpëtim Cami •Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor MA Joana Kosho •Vlerat e përbashkëta MA Blendi Lami •Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan MAElton Qëndro •NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë MA Albert Hitoaliaj

219


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.2 • Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?! MA Elton Qëndro • Turqia: ku po shkon? Ndërmjet qemalizmit dhe neo-otomanizmit MA Blendi Lami • Në prag të rendit të Botës së Re NATO 2020 - Koncepti i Ri Strategjik MA Albert Hitoaliaj • Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare MA Joana Kosho • Gjeopolitika dhe partitë politike Shpëtim Cami

220


Përmbajtja e nr.3 • Korridori VIII, një interes kombëtar, në grahmën e fundit? Prof. Dr. Pëllumb Xhufi • Formula e Mekinderit, gjeopolitika aktuale dhe një qasje shqiptare MA Albert Hitoaliaj • Shqipëria në teatrin e gjeopolitikës botërore MA Valbona Mehmeti • Politikat mjedisore si dimension i tretë i marrëdhënieve ndërkombëtare MA Elton Qëndro • Media globale dhe ndikimi i saj tek politikat ndërkombëtare MA Joana Kosho • Stalini i Ri MA Blendi Lami

221


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.4 • Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd MA Elton Qëndro • Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë MA Albert Hitoaliaj • Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës -Kriza e zgjerimit të BE dhe integrimi i Shqipërisë MA Joana Kosho • Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re? MA Romina Gjata Kuko • Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri MA Ergys Llanaj • Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar MA Rovena Aliraj • Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar MA Alda Mazreku

222


Përmbajtja e nr.5 Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita... f.10 Prof. Dr. Pajtim Ribaj European Union - Mediterranean Relations and Current Crisis Prof.Dr. Lisien Bashkurti Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar MA Ergys Llanaj Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar MA Mimoza Xharo Atentatet ndaj Ahmet Zogut - Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve MA Veli Haklaj Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare MA Elton Qëndro Greqia: nga fustanella te Megali Idea - Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare MA Albert Hitoaliaj Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut MA Evelina Lusha

223


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.6 Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor f.14 MA Albana Lada Identiteti kombëtar serb f. 30 MA Rovena Aliraj Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia f. 54 MA Sokol Mitrushi Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri f. 66 MA Agron Malaj Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit f. 80 MA Alban Përmeti Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE f. 100 MA Lindita Mukaj Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim f. 114 MA Ardian Elezi Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë f. 140 MA Artur Meçollati (Kapiten i Rangut të Parë) MA Suard Alizoti

224


Përmbajtja e nr.7 Një strategji italiane për Ballkanin f.16 Edit Kane Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika. f.34 Mimoza XHARO Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë f.54 Agron MALAJ Ndrydhje gjeostrategjike f.70 Festim ALIMADHI Gjeopolitika dhe krimi kibernetik f.82 Hergis JICA Demokracia dhe teknologjia f.96 Albana LADA Gjeopolitika e terrorizmit f.110 Sokol MITRUSHI

225


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi f.124 Rovena ALIRAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike f.140 Ergys LLANAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij te siguria f.160 Fatmir RIBAJ A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”? f.180 Blendi LAMI Rëndësia e gjeografisë në politikë f.190 Evelina LUSHA Shtetet e dështuara dhe promovim i jashtëm i demokracisë f.210 Flamur MUHARREMI Gjendja e Botës: Një vështrim f.226 George FRIEDMAN (përkthyer Romina KUKO)

226


Përmbajtja e nr.8 Çfarë fshihet pas gjithë trazirës Afgane? f.10 Kol. Dritan DEMIRAJ Shpallja e Pavarësisë, 1912 - shqiptarët faktor në arenën ballkanike f.24 Edit Kane Bota gjermane, aleate e natyrshme e popullit shqiptar. f.40 Prof. Asc. Dr. Thanas L. GJIKA Kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare f.52 Ergys LLANAJ Globalizimi, eliminimi i punës së fëmijëve, sfidë e zhvillimit të qëndrueshëm për Vendet në Zhvillim f.72 Shkëlqim SIRIKA Emigracioni, si kërcënim i Sigurisë në Europën e shek. XXI f.86 Albana LADA Dukuri të terrorizmit në Evropë f.100 Kudret SELIMAJ

227


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.9 Nacionalizmi, integrimi dhe siguria - f.10 Shpëtim CAMI Ofensiva e Islamabadit nga talebanët pakistanezë - f.22 Kol. Dritan DEMIRAJ Integrimi europian, gjeoekonomia si model i gjeopolitikës - f.44 Albert HITOALIAJ Krimi i organizuar dhe Siguria Kombëtare - f.72 Hergis JICA Ecuria e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë dhe e përafrimit të legjislacionit të brendshëm me legjislacionin e BE-së - f.96 Erjola XHUVANI Analizë e teorisë së etiketimit në shpjegimin e sjelljeve devijante - f.110 Eni KOKALARI Mjedisi shumëkombësh dhe planëzimi i operacioneve të SHBA - f.120 Kudret SELIMAJ Globalization and its effects on education. The modeling of universities - f.150 Evelina LUSHA

228


Revista MN, nr.10 Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, 2013 ISSN 2218-3981 Key title: Marrëdhënie Ndërkombëtare Abbreviated key title: Marrëdhënie Ndërkomb. ISSN International Centre Bibliographic Data Section 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.