Revista MN 7 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoaliaj

A 2


Pranverë 2012

Nr. 7 viti i 2-të i botimit

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË” Bordi Shkencor Kryetar i bordit shkencor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Bordi Prof. Dr. Kaliopi Naska Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. Dr. Shaban Sinani Prof. Dr. Lisen Bashkurti Prof. Dr. Ismail Hasani Dr. Roland Lami Doktorant Shpëtim Cami Doktorant Blendi Lami Doktorant Albert Hitoaliaj Kryeredaktor Doktorant Elton Qëndro Redaktorë shkencorë Doktorante Rovena Aliraj M.A. Romina Kuko Përgjegjës Marketingu Doktorant Ergys Llanaj

MN 3


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

4


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Global Security ka hyrë në tregun shqiptar që prej vitit 2003 dhe është e licensuar për shërbimet që ofron

www.globalsecurity.al Email: administrator@globalsecurity.al

Siguri maksimale Monitorim

në kohë

Teknologjia

reale

e fundit

Staf i

kualifikuar

Administratori: 067 20 74 131 / 067 20 84 341 Salla operative 24h : 067 20 74 129 Teknika: 067 40 17 275

6


Shërbimet që ofron kompania Global Security: • instalimi dhe monitorimi i sistemeve të alarmit 24H • mbrojtja dhe transporti i vlerave monetare • mbrojtje fizike të objekteve • gjurmim me GPS • instalim dhe mirëmbajtje të pajisjeve CCTV( kamera IP,IR, rrotulluese, dvr 4/8/16 kanale) • mbrojtje të personave VIP • sistem kundra zjarrit Produktet e përdorura janë të teknologjisë më të fundit. Gjithçka monitorohet në kohë reale dhe ka një staf të kualifikuar. “Global Security” ka më shumë se 300 klientë në treg. Klientët tanë janë të ndryshëm por shërbimi ynë është gjithmonë i njëjtë. Siguri maksimale është ajo që ata kërkojnë, kjo është detyra jonë.

MIRËNJOHJE Botimi i numrit aktual (nr.7) i revistës MN u bë i mundur falë sponsorizimit të kompanisë “Global Security”, Tiranë. Qendra “Hapësirë”, shpreh mirënjohjen e saj për këtë kontribut!

7


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRMBA JTJA

Një strategji italiane për Ballkanin .....................................................16 Edit Kane Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika........................34 Mimoza XHARO Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë........................54 Agron MALAJ Ndrydhje gjeostrategjike.......................................................................70 Festim ALIMADHI Gjeopolitika dhe krimi kibernetik.........................................................82 Hergis JICA Demokracia dhe teknologjia..................................................................96 Albana LADA Gjeopolitika e terrorizmit ....................................................................110 Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi ............................................124 Rovena ALIRAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike................................140 Ergys LLANAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij te siguria................................160 Fatmir RIBAJ

8


A po funksionon parimi davutogluian“asnjë problem me fqinjët”?...180 Blendi LAMI Rëndësia e gjeografisë në politikë.....................................................190 Evelina LUSHA Shtetet e dështuara dhe promovim i jashtëm i demokracisë.......210 Flamur MUHARREMI Gjendja e Botës: Një vështrim ............................................................226 George FRIEDMAN (përkthyer Romina KUKO)

9


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

© Të gjitha të drejtat e botimit dhe ribotimit për autorin. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij në formë elektronike apo në letër, pa autorizimin e shkruar të autorit. Përdorimi i materialeve të kësaj reviste, pa autorizim, përbën shkelje penale të të drejtave të autorit.

10


Hapësirë Pikëpamjet e shprehura në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare", janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar ose pozicionin e "Qendrës Hapësirë" dhe revistës së botuar prej saj, "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare". Autorët e publikimeve në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare" gëzojnë liri të plotë akademike, me kushtin e vetëm që kur shkruajnë, ata të zbatojnë të gjithë legjislacionin përkatës të komunikimit, i cili nuk cenon të drejtat e ndryshme. Një liri e tillë akademike i fuqizon ata dhe u jep atyre mundësinë për të ofruar perspektiva të reja dhe ndonjëherë të diskutueshme, me interesin për të çuar më tej debatin mbi çështje kyçe.

11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

12


Në përvjetorin e dytë një familje e madhe...! Rëndësia e studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe çështjeve të lidhura me sigurinë nuk mund të quhet e mbivlerësuar. Tematika që lidhen me gjeopolitikën e rajonit, problemet e sigurisë rajonale dhe asaj bashkëpunuese, krizat financiare dhe ndikimi i tyre mbi sigurinë kombëtare si dhe infrastruktura energjitike përbëjnë sfidat kryesore të shteteve. Të njohësh dhe të kuptosh dhe më pas të reagosh në një mjedis të tillë ndërveprues, ku aktorët dhe problematika përveçse janë sfiduese, janë njëkohësisht dhe realitete që shtetet përballen në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në ditët e sotme. Ndërsa në përvjetorin e parë, revista Marrëdhënie Ndërkombëtare u prezantua para lexuesit të saj me besimin e 13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një reviste drejt rrugëtimit të saj për njohjen e problematikës në fushën e gjeopolitikës, sigurisë dhe diplomacisë, në përvjetorin e dytë revista Marrëdhënie Ndërkombëtare vjen para lexuesit me besimin e të kuptuarit. Të kuptuarit e mjedisit ndërkombëtar, atij rajonal dhe mandej mjedisit tonë mbarëkombëtar në një fushë po aq të vjetër sa dhe të re siç është ajo e gjeopolitikës dhe formave të reja në shekullin e XXI. Ky besim i rritur buron nga Bordi i saj Këshillimor, Bordi Botues, puna sistematike e redaksisë dhe stafit të saj, por mbi të gjitha nga dëshira dhe vullneti i kontribuuesve, dashamirësve dhe shpirti-t vullnetar të anëtarëve të saj. Pikërisht, këtu qëndron forca e revistës Marrëdhënie Ndërkombëtare, - kontributi vullnetar i themeluesve të saj dhe bashkëpunëtorëve të shumtë. Në numrin e 7-të të botimit të saj, revista MN vjen me një strukturë të ringritur në formën e departamenteve që mbulojnë çështjet e sigurisë, gjeopolitikës e globalizimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare e politikës së jashtme. Ky strukturim i revistës është në funksion të zgjerimit të saj të ardhshëm në tema dhe çështje që kanë interes të drejtpërdrejtë me vendin tonë, botën shqiptare në përgjithësi por mbi të gjitha botën që na rrethon. Ky hap do të na udhëheqë drejt kalimit në fazën tjetër, - atë të reaguarit, që kërkon më shumë mprehtësi analitike dhe gjykim të saktë të ngjarjeve dhe zhvillimeve në një mjedis që është gjithmonë në ndryshim. Struktura dhe përmbajtja e revistës Marrëdhënie Ndërkombëtare është e tillë, që nuk ka për qëllim imponimin në tregun e botimeve. Prandaj, statistikat e saj modeste me 55 shkrime kërkimore-shkencore dhe 1,200 faqe studimore orientohen drejt një grupi të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, që ndihmon dhe ngacmon ekspertë të fushës, 14


profesorë dhe studentë dhe pse jo elitën tonë dhe atë që është duke u formuar. Në këtë përvjetor të dytë, në vijmë më të sigurt, më krenarë dhe më të shumtë për të sjellë një produkt cilësor dhe serioz më një vizion të dyerve të hapura për këdo që kërkon të kontribuojë. Mirësevini! Elton Qëndro

15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Edit Kane M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorante në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Një strategji italiane për Ballkanin “Vlerësim i kujdesshëm interesash, por dhe përkrahje e proceseve integruese” Si rezultat i proceseve të vrullshme dhe ndërvepruese që kanë shoqëruar popujt e Ballkanit, shumë qendra studimore dhe institute të njohura në çështjet ndërkombëtare, vazhdojnë analizimin e të gjithë skenarëve të mundshëm për Ballkanin dhe sidomos për pjesën Perëndimore të tij. Këto skenar, analizojnë dhe përfshirjen e shteteve të tjerë që ndodhen në kufij apo janë të përfshira nga pikëpamja e interesave strategjike me vendet e Ballkanit. Italia, fqinj i afërt i këtij rajoni, e dëshiron apo jo është e përfshirë gjerësisht në çështjet ballkanike.

Fjalë kyçe kyçe: Diplomacia Italiane, Paqja e Dejtonit, Ballkan, Integrimi Euroatlantik, Ballkani Perëndimor, rajon, strategji, interesa të drejtpërdrejta, interesa jo të drejtpërdrejta, ish–Jugosllavi, stabilitet, instanca ndërkombëtare, destabilitet.

16


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

Edit KANE Msc “International Relation”

An Italian Strategy For Balkans “Careful assessment of interests, but also support of the integration processes” Abstract As a result of rapid and interactive processes that have accompanied the Balkan peoples, many popular research centers and institutes in international affairs, continue to analyze all possible scenarios for the Balkans and especially its western part. These scenarios, analyze and involvement of other states that are in frontiers or are involved in terms of strategic interests in the Balkans. Italy, the nearest neighbor of this region, wants it or not is extensively involved in Balkan affairs. In fact, nothing like that is not because of direct interests as those of economic nature as well as indirect ones, such as avoidance of 17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

conflicts and contradictions and at best to try to maximally benefit from them. A typical case that deserves a proper study has been the course of Italian politics after 90 years. Mainly during the conflict for the dissolution the former Yugoslavia and especially in the Kosovo issue, the role played by Italy and the contribution that this country gave to the individual context national or international bodies as part of the stability of this region, which were opportunities to be involved without risking a lot and save a report as eligible to benefit-cost analysis, etc.. Keywords: Italian diplomacy, the Dayton Peace, Balkans, Euro-Atlantic integration, Western Balkans, region, strategies, direct interests, indirect interests, ex-Yugoslavia, stability, international instances, instability.

Abstrakti Si rezultat i proceseve të vrullshme dhe ndërvepruese që kanë shoqëruar popujt e Ballkanit, shumë qendra studimore dhe institute të njohura në çështjet ndërkombëtare, vazhdojnë analizimin e të gjithë skenarëve të mundshëm për Ballkanin dhe sidomos për pjesën Perëndimore të tij. Këto skenar, analizojnë dhe përfshirjen e shteteve të tjerë që ndodhen në kufij apo janë të përfshira nga pikëpamja e interesave strategjike me vendet e Ballkanit. Italia, fqinj i afërt i këtij rajoni, e dëshiron apo jo është e përfshirë gjerësisht në çështjet ballkanike. Në fakt, nuk ka se si të mos jetë për shkak të interesave të drejtpërdrejta, si ato të natyrës ekonomike po aq sa dhe për ato jo të drejtpërdrejta, si evitimi i konflikteve dhe kontradiktave dhe në rastin më të mirë të mundohet të 18


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

përfitojë maksimalisht prej tyre. Një rast tipik që meriton një studim të mirëfilltë ka qenë kursi i politikës italiane pas viteve ’90. Kryesisht gjatë konflikteve për shpërbërjen e ish– Jugosllavisë dhe sidomos në çështjen e Kosovës, roli që luajti Italia si dhe kontributi që ky vend dha në kontekstin individual shtetëror apo si pjesë e instancave ndërkombëtare për stabilitetin e këtij rajoni, cilat ishin mundësitë për tu përfshirë pa rrezikuar shumë dhe duke ruajtur një raport sa më të drejtë të analizës përfitim–kosto, etj. 1. E dëshiron apo jo, Italia është e përfshirë në politikat që ndjek apo qëndrimet që mban ndaj shteteve të Ballkanit në arenën ndërkombëtare. Për një sërë motivesh, politikanët italianë nuk mund të anashkalojnë atë çka ndodh me proceset e zhvillimit dhe të integrimit të vendeve të këtij rajoni. Interesat e drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, janë një gur themeli i qëndrimeve që mban në përgjithësi politika italiane ndaj qeverive ballkanike. Nga ana tjetër, edhe interesat jo të drejtpërdrejta paraqesin rëndësi, qoftë për tu mbrojtur apo për të evituar konflikte, qoftë dhe për të përfituar diçka në rast se zhvillimi i tyre nuk mund të parandalohet. Shumë studiues dhe politikanë mbrojnë qëndrimin se me përjashtim të Sllovenisë (anëtare e Bashkimit Evropian) dhe Kroacisë (që pritet të anëtarësohet me shumë mundësi së shpejti sepse janë në rrugë të mbarë për sa i përket procesit të plotësimit të rekomandimeve) të investosh në Ballkan paraqet një rrezikshmëri të lartë po të kemi parasysh raportin kosto–përfitim, kjo për arsyen se korrupsioni vazhdon të gërryejë themelet e pushtetit. Ky qëndrim në fakt nuk i përket vetëm italianëve, por dhe politikanët gjermanë ndajnë pak a shumë të njëjtin mendim. Gjithsesi, tërheqja nga Ballkani është 19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një luks që italianët nuk mund t’ia lejojnë vetes, kjo për arsye të dukshme apo të padukshme, të cilat kërkojnë një studim të veçantë. Së pari, një mungesë apo zbehje e pranisë së italianëve në Ballkan do të zvogëlonte peshën politike dhe ekonomike të Italisë në Evropë, fakt ky që shumë prej vendeve evropiane do tu dukej shumë interesant dhe pozitiv për realizimin e interesave të tyre. Richard Holbrooke, në kujtimet e tij mbi Bosnjën dhe Paqen e Dejtonit shprehet se: Përjashtimi i Italisë nga Këshilli i Sigurimit, i cili po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe është kërkuar nga “Evropianët e mëdhenj”.1 Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe e kërkuan këtë përjashtim dhe madje propozuan që italianëve tu thuhej se ishte Uashingtoni që nuk i donte nëpër këmbë.2 Italia, nuk ka luksin e një vendi si Britania, e cila ka vendosur dhe vazhdon të vendosë veton në ngjarjet kryesore të historisë botërore pavarësisht politikave që ndjek. Të mos harrojmë se që nga Lufta e Dytë Botërore, Britania e Madhe u rreshtua në krah të fitimtarëve edhe pse kapacitetet e saj si superfuqi kishin rënë dhe e vetme nuk do të mund t’ia kishte dalë mbanë një lufte me Gjermaninë Hitleriane. Shtete të tilla i ndihmon historia, politikanët e traditës siç ishte Winston Churchill dhe e kaluara që i rreshton gjithmonë në mos të parët, krah të parëve. Italianët nuk e kanë këtë luks, ata mund të mbështeten vetëm në ato që bëjnë dhe jo në atë që janë. Interesi i dytë konsiston në stabilitetin e rajonit. Qeveria italiane i ka parë problemet e tërë rajonit të Ballkanit si shumë të ndërlikuara. Pas ngjarjeve të 1997–ës, ministri i Jashtëm Lamberto Dini tha në një takim të ministrave të NATO–s në vitin 2000 se “siguria dhe stabilizimi i gjithë Evropës Juglindore duhet të vazhdojë mbi bazat rajonale dhe integruese”. Ndërkohë që po zbarkonte operacioni Alba, italianët ende vazhdonin të dërgonin 20


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

një numër të madh ushtarësh në Bosnje si dhe një numër më të vogël në misione të tjera paqeje gjithandej nëpër botë. Ky fakt, bëri që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ta përshkruante Italinë si “një anëtar ideal i Kombeve të Bashkuara”.3 Edhe pse lufta ka përfunduar në gjithë territorin e ish– Jugosllavisë, të duket sikur gjendja e paqes që ekziston është vazhdimi i luftës me mjete të tjera. Problemet janë të pranishme, sidomos ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Çdo ditë edicionet e lajmeve të këtyre vendeve, mbushen me retorika nga ana e politikanëve të të dyja palëve. Gjithsecili justifikon kauzën dhe politikën që ndjek vendi i tij. Por, cila është kostoja për italianët? Paqëndrueshmëria e dukshme, edhe pse jo në nivelin e një lufte të drejtpërdrejtë, por në atë ekonomik apo politiko–retorik, ka pasojat e veta për vendet fqinjë me Ballkanin Perëndimor. Problemet kryesore janë ato të emigrantëve klandestinë, që largohen për motive kryesisht ekonomike (kohët e fundit raportet e policisë shqiptare kanë theksuar se janë konstatuar një numër i madh shtetasish shqiptarë që shesin identitetin, pra pasaportat biometrike kryesisht kosovarëve sepse siç është e njohur shqiptarët mund të lëvizin tashmë në Evropë pa viza), nga ana tjetër niveli i ulët i sigurisë ka shtuar rrezikun e kriminalitetit që vjen në shtetin italian prej këtyre vendeve apo si rezultat i bashkëpunimit me mafien italiane. Motivi i tretë pse italianët nuk mund të largohen nga rajoni i Ballkanit është zbehja e fuqisë së institucioneve evropiane dhe rolit të tyre në këtë rajon, në raport me rolin dhe pushtetin që ushtrojnë ShBA-të. Sado i vogël të jetë ky kontribut në raport me politikën e ndjekur nga Britania e Madhe apo Gjermania, sido që të ndodhë, Italia është një shtet i rëndësishëm që ka 21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

vendin e vet në shtyllat e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe roli i saj nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi. Gjithsesi, ShBAtë kanë luajtur një rol shumë aktiv në ngjarjet që kanë shoqëruar historinë e këtij rajoni dhe për këtë ballkanasit apo evropianët duhet të jenë mirënjohës. Fuqia ushtarake amerikane moderne dhe cilësore, ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm në rajonin e Ballkanit por dhe në gjithë Mesdheun. Së katërti, interesave italiane mund t’u shtohen dhe ato humanitare dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Këto, nuk konsistojnë vetëm në mbajtjen e qëndrimeve të tilla morale për të fituar mbështetje elektorale sa herë që zhvillohen zgjedhjet në vend, por në një rol aktiv me kontribut të besueshëm dhe konkret. Raste si Bosnja nuk duhet të përsëriten më. Masakra dhe gjenocide të tilla në zemër të Evropës nuk duhet as të mendohen nga lideri i ndonjë vendi në të kundërt do të zbehet besueshmëria dhe roli i institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare si BE, NATO, etj. 2. Nga politika dhe politikanët italianë, duhen kapërcyer gjendje të cilat mund të favorizojnë konflikte apo destabilitet në Ballkan. Për ta realizuar këtë, italianët duhet të distancohen dhe të braktisin disa qëndrime apo politika serbofile, të cilat përkrahin nocione si Jugosllavi shumetnike apo Serbia e Madhe, sepse me zhvillimet e viteve të fundit këto koncepte janë të vjetruara. Në një kohë kur e gjithë bota po kalon një zhvillim shumë të vrullshëm politik, teknologjik, ekonomik, social, etj., si rezultat i procesit të globalizimit, nocionet etnike janë zbehur në raport me nocione të tilla si korporata multinacionale, fshat global apo ngrohje globale. Duhet të adaptohet dhe të mësohemi me 22


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

logjikën e Leon Trockit (korrespondent i një gazete të Kievit në Luftërat Ballkanike të viteve 1912 – 1913). Ai, shtronte për diskutim çështjen nëse ishte e mundur që “kombet e rajonit të Ballkanit të mund të bashkëjetonin në të njëjtin truall në paqe dhe harmoni, pa iu drejtuar mënyrave brutale si gjenocidi, bashkimi i dhunshëm apo terrori si një zgjedhje në fund të fundit dhe më praktike sesa ndasitë etnike”.4 Në fakt, Italia ashtu si pjesa më e madhe e shteteve, ka mbajtur një qëndrim të caktuar gjatë konflikteve në ish–Jugosllavi apo gjatë viteve të fundit për rajonin e Ballkanit, jo për të realizuar apo për të vënë drejtësinë në vend, sesa për të vendosur dhe ruajtur stabilitetin dhe rregullin në këtë rajon. Edhe pse në stadin në të cilin ndodhet Ballkani, konfliktet e armatosura janë thuajse tabu dhe të paimagjinueshme për vetë proceset integruese që po kalojnë të gjitha shtetet, një gjendje qoftë fare e vogël paqëndrueshmërie do kishte një kosto të madhe për tërë procesin integrues apo vendet evropiane që e kanë nxitur dhe përkrahur atë. Në këtë aspekt dhe politika aktuale italiane ndan të njëjtin mendim, që kohët e destabilitetit duhet të përfundojnë një herë e mirë. Serbët duhet të pranojnë se Kosova është e pavarur. Ata duhet të përkushtohen më tepër dhe të shohin nga e ardhmja që është integrimi evropian i Serbisë, zhvillimi ekonomik dhe social në raport me vendet e tjera të kontinentit evropian, pjesë e të cilit janë. 3. Moralizimi që karakterizoi qëndrimin e Italisë por dhe të vendeve të tjera të rajonit gjatë konfliktit në ish–Jugosllavi, nuk duhet të përsëritet më. Të gjithë pamë me sytë tanë që në emër të parimit të ruajtjes së shtetit dhe pandryshueshmërisë së kufijve në Bosnjë u kryen masakra të vërteta. Po në emër 23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të këtyre principeve, u lanë mënjanë plani Owen–Vance i vitit 1993, apo plani i dhjetë kantoneve, për arsye të pretendimit se do të shkeleshin parimet e pluralizmit etnik dhe bashkimit të Bosnje–Hercegovinës. Më pas u ideua Paqja e Dejtonit, arkitekti i së cilës ishte diplomati Richard Holbrooke. Kjo paqe sanksionoi ndarjen etnike të Bosnjës në tre pjesë: Serbe, Kroate dhe Boshnjake. Por kur u realizua kjo? Pasi u lejuan dhe dy vjet të tjera masakrash dhe shkatërrimesh. Sot Bosnje– Hercegovina është një shtet i lirë që jeton në paqe, por kujt i është dhënë mundësia të vizitojë shtetin boshnjak, lehtësisht mund të konstatojë se plagët e luftës janë ende të pambyllura, jo vetëm në ndërtesat që ruajnë akoma plumbat në Sarajevë apo Mostar, jo vetëm në varrezat e panumërta kryesisht të myslimanëve, por dhe në mendjen e shpirtin e çdo familjeje që ka pasur minimumi një të vrarë brenda saj, apo në kufijtë që të duhet të kalosh për të shkuar në secilën prej tre pjesëve të këtij shteti. Gjithsesi, zgjidhje e mirë apo jo, e gjithë politika evropiane është e lidhur fort pas Paqes së Dejtonit dhe alternativës që ajo ofroi. Shumë studiues kanë hedhur mendime se ky problem duhet të rishqyrtohet, por jo me një institucion si Dejtoni, një traktat si ai i Versajës, një Kongres si ai i Berlinit (1878), i cili nuk bëri gjë tjetër veçse sanksionoi avancimin e Rusisë në rajon, por me një Kongres si ai i Vjenës, ku të respektohen jo vetëm fituesit por dhe palët humbëse dhe të sanksionohet një paqe dhe zgjidhje sa më e drejtë, e qëndrueshme dhe që të nxisë harmoninë mes popujve. Paqja duhet të ofrojë një zgjidhje në mos përfundimtare të paktën afatgjatë. Ja sesi shprehet Henry Kissinger: “Një paqe ndëshkuese mban peng rendin ndërkombëtar, sepse u ngarkon fituesve të lodhur nga lufta detyrën për të mbajtur nën kontroll një vend, që është i vendosur të prishë zgjedhjen e arritur. Kjo do 24


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

të ishte e keqja e Traktatit të Versajës. Fituesit e Kongresit të Vjenës ashtu si fituesit e Luftës së Dytë Botërore e shmangën këtë lloj gabimi. Nuk ishte e lehtë të tregoheshe i duruar dhe zemërgjerë ndaj Francës e cila ishte përpjekur të nënshtronte dhe sundonte Evropën. Por, burrat e shtetit në Vjenë, arritën në përfundimin se Evropa do të ishte më e sigurt nëse Franca do të ishte relativisht e kënaqur, sesa e fyer dhe jomiqësore. Franca u privua nga pushtimet, por asaj ju dhanë kufijtë e saj “të lashtë” pra, të pararevolucionit, megjithëse ato përfaqësonin një territor mjaft më të gjerë nga ai që kishte drejtuar Rishëlje”5. Përballë këtyre situatave politika italiane ka vazhduar të ndajë të njëjtin qëndrim me evropianët, kështu që dhe frika e ndonjë paqëndrueshmërie të mundshme e prek po njëlloj. Ajo që kërkohet nga klasa politike italiane është që qeveria, të jetë sa më aktive në arenën evropiane dhe ndërkombëtare për sa i përket situatave që e prekin seriozisht shtetin e tyre në aspekte të ndryshme, të kuptojë rolin dhe vendin që i takon në instancat ndërkombëtare, të kuptojë dinamikat e zhvillimeve në rajon si në nivelin politik ashtu edhe në atë ekonomik, social, etj., në mënyrë që kriza që përfshiu Ballkanin në vitet ‘90, të mos përsëritet më. 4. Duhet lënë mënjanë shprehja se: armët, lufta dhe dhuna nuk nxjerrin fitimtarë. Këtë e dëshmon rasti i Kroacisë ku lufta dhe dhuna në fakt e dhanë kontributin e tyre për arritjen e objektivave politike të kroatëve. Ata sot janë një shtet i pavarur dhe në rrugë të mbarë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Atë që nuk bënë në Bosnje, ndërkombëtarët u përpoqën ta realizojnë në Kosovë. Për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Ftoftë, u përforcua dhe roli i NATO–s si organizatë e ruajtjes së sigurisë në një moment kur disa mendime po hidheshin se mbase dhe 25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

s’duhet të ekzistonte më, tashmë që Lufta e Ftohtë kish përfunduar. Padyshim në këtë situatë një rol dhe ndihmesë të konsiderueshme ka dhënë dhe shteti italian, qoftë si pjesë e BE–së, OKB–së, etj., qoftë dhe si një anëtar i rëndësishëm i NATO–s. 5. Në përmbledhje të gjithë këtyre argumenteve që u parashtruan pyetja më e natyrshme që mund të na vijë është se: Cili është kontributi që mund të japë Italia për stabilitetin e Rajonin e Ballkanit dhe të institucioneve ndërkombëtare në të cilat është anëtare? Qëndrimi italian ndaj çështjes ish–jugosllave ka qenë ndër më të ekuilibruarit. Është interesant fakti se Italia as nuk ka demonizuar serbët por as dhe nuk ka thjeshtësuar rëndësinë dhe problemet që paraqiti shpërbërja e ish–Jugosllavisë, edhe pse këtu ka vend për të diskutuar nëse e bëri këtë për mungesë fuqie, për tu bërë faktor apo se realisht ashtu e mendonte klasa politike italiane. Mungesa e Italisë deri në vitin 1996–të, si dhe në Paqen e Dejtonit është një dështim shumë i madh i diplomacisë italiane, por nga ana tjetër e bën më fleksibël dhe i lejon mundësinë që të ndërmarrë iniciativa për bisedime në rast konfliktesh. Gjatë konfliktit që çoi në shkëputjen e Kosovës nga Serbia, diplomacia italiane nuk ka qenë nismëtarja në propozimin për të bombarduar serbët por nga ana tjetër as nuk ka shtyrë kosovarët që të kërkonin autonomi apo pavarësi nga Serbia e Millosheviçit. Ishte vetë qëndrimi që mbajtën serbët, që çoi në rritjen e famës së Rugovës si një njeri i paqes në arenën ndërkombëtare, si dhe rritjen e mbështetjes brenda vetë kosovarëve duke bërë që ai të ulej në tryezën e bisedimeve 26


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

duke kërkuar pavarësi pa kushte nga Serbia. Qëllimi i diplomacisë dhe qeverisë italiane në përgjithësi në çështjen kosovare ishte: “Derisa aleatët tanë vendosën të ndërhyjnë në Kosovë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të shkojmë dhe ne pas tyre”.6 6. Cilat janë zgjidhjet politike, për të cilat diplomacia italiane mund të jetë nismëtare dhe mund ti marrë përsipër për ti bërë të njohura? Propozime të sakta në formën e zgjidhjeve përfundimtare nuk mund të jepen. Mund të bëhen vetëm aludime dhe të jepen propozime si orientim për të zgjidhur kontradiktat dhe për të rritur harmoninë mes vendeve të rajonit. Për sa i përket propozimeve që mund të ofrohen nga diplomacia italiane duhet të ndalemi në tre momente ose pika të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë: Së pari, Problemet e Ballkanit janë tepër komplekse, sepse vendet e këtij rajoni janë të lidhura dhe kanë kontradikta njëri me tjetrin. Nuk mund të zgjidhësh një problem mes dy palëve, pa marrë parasysh që vetë secila prej tyre ka probleme me shtete të treta që hyjnë në lojë. Pas marrëveshjes për Bosnjën në Dejton në 1995–ën, mendohej që problemet e mëdha në Evropën juglindore do të kishin mbaruar. Supozohej që Sllobodan Millosheviçi do të nxitej për t’u bërë një partner tolerant në bashkësinë ndërkombëtare, angazhimi i Shteteve të Bashkuara do ishte i sigurt, ndërsa nevojitej një periudhë rikuperimi nga luftërat e Ballkanit verior. Kjo do të pasohej me ristrukturime të përgjithshme me qëllim për t’i hapur rrugën integrimit evropian. Këtë gabim bënë ndërkombëtarët kur menduan se zgjidhën konfliktet në Ballkan dhe vendosën paqen kur zgjidhën problemin Bosnje – Serbi, kur në fakt Serbia kishte probleme 27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

asokohe dhe me Kosovën në të cilën ishin bërë të qarta kërkesat e shqiptarëve për pavarësi. Së dyti, në Ballkan faktorët psikologjik, gjeografik dhe argumentet shpesh herë pseudo–historik, janë po aq të rëndësishme sa edhe mungesa e klasave drejtuese liberale, që nuk kanë kulturën që të shohin më larg se konfliktet etnike, që nuk mund apo nuk duan të shohin drejt të ardhmes për një zhvillim të përbashkët dhe në harmoni të rajonit. Ndërkombëtarët shpesh herë e shohin me pesimizëm nëse mund të arrihet një klimë bashkëpunimi mes ballkanasve. Kjo bindje theksohet dhe më tepër nëse i referohemi historisë. Ja se si shprehej gazetari amerikan John Gunther, kur më 1940 shkruante në librin e tij mjaft të lexuar “Evropa pa maskë”: “është një turp i padurueshëm për frymën njerëzore dhe politike, që këto vende të vogla, të paafta dhe të mjera në Gadishullin e Ballkanit të grinden, e vërtet guxojnë të grinden, deri aty sa të shkaktojnë luftëra botërore. Rreth 150 mijë të rinj amerikanë duhet të vdisnin për shkak të një vrasjeje, të kryer më 1914–ën, në një fshat primitiv me emrin Sarajevë. Megjithatë, hakërrimat e neveritshme e gati të ndyra në politikën ballkanike, jo fort të kuptueshme për lexuesin perëndimor, ende luajnë rol jetik për paqen në Evropë, e ndofta dhe për paqen në botë”7. Për popujt e Ballkanit, është shumë e vështirë që të krijohet dhe të respektohet një model i qytetarisë që pajtohet me patriotizmin, por në një nivel konstruktiv pa dëmtuar apo paragjykuar “fqinjin atje tej”. Studiuesi dhe eksperti i gjeopolitikës italiane Pinocchio shprehet me nota pesimiste n.q.s mund të këtë pajtueshmëri dhe një mënyrë demokratike të të gjykuarit mes tyre për popujt e Ballkanit, “nuk mund të ndërtohen kështjella mbi rërë”.8 Përjashtim këtu bëjnë vetëm sllovenët, të cilët mesa duket e kanë kaluar këtë krizë të nacionalitetit ekstrem dhe u janë përkushtuar rrugës së zhvillimeve demokratike dhe 28


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

jo më kot ata janë më të zhvilluarit nga shtetet që u formuan pas shpërbërjes së ish–Jugosllavisë. Prandaj diplomacia italiane duhet të vazhdojë të forcojë raportet me Lubjanën, duke përfshirë këtu dhe një bashkëpunim shumë të frytshëm edhe me Vjenën, thotë Pinocchio. Këtu duhen marrë në konsideratë edhe arsyet historike, bashkëpunimin e hershëm të tyre, prandaj Beogradi duhet ta kuptojë këtë. Aspekti i tretë që duhet mbajtur parasysh kur diskutohet për Ballkanin, është se për masakrat që ndodhën në ish–Jugosllavi, ish–presidenti Millosheviç mund të cilësohet si një nga përgjegjësit kryesorë edhe pse jo i vetmi, sepse faj kanë dhe ndërkombëtarët që panë të rritet dita – ditës diktatorin e Ballkanit dhe i lanë dorë të lirë të vriste dhe të lëndonte pa kriter etnitë e tjera. Por, populli serb nuk mund të bëhet përgjegjës. Veprimet e pakontrolluara të një njeriu të vetëm apo të një kaste politike nacionaliste nuk mund ti atribuohen një populli të tërë. Në flamurin serb do të shkruhej “vetëm Serbia do të shpëtojë botën”.9 Sot tingëllon jashtë realitetit dhe madje e çuditshme edhe pse shumë serbë do ta besonin. Gjithsesi, kjo nuk duhet të shërbejë si kauzë për të paragjykuar një popull të tërë. Këto tre faktorë, diplomacia italiane është munduar ti mbajë parasysh dhe ti ketë si pikënisje në qëndrimet që ka mbajtur në diskutimet si në rajon ashtu edhe në instancat ndërkombëtare. Italia ndjek një politikë koherente ndaj Ballkanit. Ajo konsiston në nxitjen për plotësimin e kushteve për integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Ky integrim shihet nga diplomacia italiane si mjeti kryesor për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së vendeve ballkanike. Thelbësore është që zgjerimi i hartës së anëtarëve të Bashkimit Evropian, të mos provokojë ndjenja përjashtimi ose xhelozie mes vendeve që aspirojnë për 29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

t’u anëtarësuar në të. Kjo do të kishte pasoja shumë negative sepse do të nxiste mosmarrëveshjet dhe do të rriste barrierat e bashkëpunimit mes vendeve aspirante. Në një takim të zhvilluar në Tiranë më 19 janar 2012, me krerët e politikës shqiptare, Zëvendësministrja e Jashtme e Italisë, Marta Dassu, ka nënvizuar se vështirësitë që po kalon Italia nuk kanë ndryshuar vizionin e saj për zgjerimin e Bashkimit Evropian.10 Por, vlen për t’u theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të varura vetëm nga reformat që ato duhet të vazhdojnë, por edhe me vetë zhvillimet e brendshme të Bashkimit. Kohët e fundit, përveç përjetimit të ngërçit në lidhje me Marrëveshjen e Lisbonës, dhe për shkak të influencës negative të krizës ekonomike botërore, disa qarqe, apo vende brenda Bashkimit Evropian janë kundër dallgës së re të zgjerimit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian për gjendjen aktuale, në njërën anë ndjek nga afër periudhën e reformave që zhvillohen në Ballkan, ndërsa nga ana tjetër, për shkak të kundërshtarëve në rritje të dallgës së re të zgjerimit, garanton përparimin më shpejtësi të reformave në fjalë. Në këtë vorbull mendimesh dhe interesash vlen të veçohet qëndrimi i diplomacisë Italiane, e cila nëpërmjet ministrit të Punëve të Jashtme, ka propozuar një plan me 8 pika, me qëllim përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Italia është më shumë e predispozuar për ti integruar të gjitha këto vende në Bashkimin Evropian dhe në NATO, mbasi është vendi i parë që përballet direkt me problemet ekonomike dhe të sigurisë së këtyre vendeve. Gjithsesi, nga rajoni i Ballkanit kërkohet një punë shumë e madhe për plotësimin e të gjitha kritereve të vendosura për të vazhduar më tej rrugën e demokratizimit të institucioneve dhe shoqërive, për të qenë pranë Evropës jo vetëm me kufij politikë 30


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

dhe ekonomikë, por në radhë të parë me mentalitet demokratik dhe bashkëkohor, duke u larguar njëherë e përgjithmonë ndasive nacionaliste etnike drejt një të ardhmeje krah vendeve të përparuara perëndimore.

31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Limes, Rivista italiana di geopolitica – Il triangolo dei Balcani, f. 251. 1 Në rënien e autoritetit të diplomacisë italiane ndikoi dhe zhvillimi i Operacionit Alba. Sipas konceptimit dhe drejtimit, Operacioni Alba ishte një prodhim italian. Italia kishte tashmë përvojën e suksesshme të “Operacionit Pelikan” më 1991 në Shqipëri. Numri i përgjithshëm i ushtarëve në mision ishte 6300, nga të cilët 2800 ishin italianë, ndërsa vendet e tjera, brenda dhe jashtë NATO–s, ofronin shumë më pak, si p.sh. Danimarka me 59 ushtarë, Austria me 110 dhe Spanja me 340. Lojtarët e mëdhenj “Anglo–Saksonë” të NATO–s, si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk dërguan ushtarë. Të vetmet detashmente që i afroheshin angazhimit italian ishin ushtarët e Greqisë, 760, dhe ata të Francës, 950. Por, në sytë e ndërkombëtarëve u pa me pesimizëm zhvillimi dhe ecuria e këtij operacioni. Praktikisht, operacione paqeruajtjeje të drejtpërdrejta thuajse nuk u kryen nga forcat e Alba–s, nëse me këtë nënkuptojmë marrjen e masave të rrepta kundër grupeve të armatosura vendore, kundërshtimin e kryengritjes dhe patrullimin. Pjesa më e madhe nga më shumë se 1700 operacione të kryera nga forcat e Alba–s, që nga data e zbarkimit deri në tërheqjen e tyre në gusht 1997, ishin operacione të dorës së dytë, si për të siguruar rrugët dhe pronat, veçanërisht godinat shtetërore, si dhe për të parandaluar plaçkitjet dhe zjarrvëniet e qëllimshme. Jo më pak se 674 misione kishin qëllim të mbronin vëzhguesit e dërguar nga OSBE–ja për zgjedhjet. Nuk u bë asnjë përpjekje për të mbledhur armët e rrëmbyera, përveçse në raste shumë të veçanta që dilnin vetvetiu, që do të thotë se thuajse asnjë armë nuk u mblodh, dhe shumë pak njerëz u arrestuan nga ushtarët e Alba–s. Në Tiranë, pjesa më e madhe e kohës së forcave franceze zihej nga udhëtime nëpër rrugë me automjete të armatosura rëndë, në një rol simbolik, por natën qyteti ishte ende i mbushur me të shtëna të rastësishme. 2 www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=153 3 Lev Trotsky, “Le guerre balcaniche 1912 – 1913”, edizioni Lotta Comunista, Milano, 1999, f. 92. 4 Henry Kissinger, “Diplomacia”, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, f. 81. 5 Limes, Rivista italiana di geopolitica – Il triangolo dei Balcani, f. 256. 6 Vepër e cituar në Misha Glenny, “Histori e Ballkanit”, f. 21. 7 Limes, Rivista italiana di geopolitica – Il triangolo dei Balcani, f. 257. 8 Limes, Rivista italiana di geopolitica – Il triangolo dei Balcani, f. 260. 9 noa.al/ks/artikull.php?id=139465

32


Edit KANE Një strategji italiane për Ballkanin

Literatura Libra të botuar: 1. Ferraioli Gian Paolo, “Politica e diplomazia in Italia tra XIX e XX secolo. Vita di Antonino di San Giuliano (1852 – 1914)”, Rubbettino, Soveria Mannelli 2007. 2. Glenny Misha, “Histori e Ballkanit 1804 – 1999”, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë 2007. 3. Ivetic Egidio, “Luftërat Ballkanike”, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2008. 4. Ivetic Egidio, “Le guerre balcaniche”, Il Mulino, Bologna 2006. 5. Kissinger Henry,”Diplomacia”, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1999. 6. Limes, Rivista italiana di geopolitica – Il triangolo dei Balcani 7. Schevill Ferdinand, “Ballkani, historia dhe qytetërimi”, Shtëpia Botuese Wegen, Tiranë 2002. 8. Shala Xheladin, “Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912 – 1913”, Prishtinë, 2006. 9. Trotsky Lev, “Le guerre balcaniche 1912 – 1913”, edizioni Lotta Comunista, Milano, 1999. Adresa Interneti: 1. balcan wars kosovo 2. Ferdinand Schevill, The History of Balkan Peninsula from the easliest temes to the present day, 1953, marrë nga inerneti adresa: http:// www.ina.Orkino.not.indekx.php ? id= 2407. 3. La guerra del Kosovo (1996 – 1999) 4. Le guerre jugoslave (1991 – 1995) 5. noa.al/ks/artikull.php?id=139465 6. www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=153

33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Mimoza XHARO M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorante në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika Gjithsesi institucionet e sotme të inteligjencës janë shumë larg atyre institucioneve tw cilat funksiononin si institucione policie politike në regjime totalitare. Ato janë subjekt i një procesi demokratik, kanë përgjigjshmëri legjislative dhe i ushtrohen kontrollit demokratik parlamentar pavarësisht se në cfarë shkalle.Por rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika, ose e thënë ndryshe, rreziku i politizimit të inteligjencës ekziston dhe natyrisht demokartizimi i shërbimeve të inteligjencës mbetet një sfidë.

Fjalë kyçe kyçe: Inteligjenca, demokracia, vullneti politik, politizim i inteligjencës, vendimarrje

34


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

Abstrakt Marrëdhëniet demokraci-inteligjencë janë të vështira. Dy nga elementët thelbësore të një demokracie janë llogaridhënja dhe transparenca. Në kontrast me këtë, shërbimeve të inteligjencës u duhet të veprojnë me metoda “sekrete” që të jenë të efektshme, pra u duhet shpesh të “shkelin” në një farë mase të dyja këto parime: llogaridhënien dhe transparencën. Ndërkohë që demokracitë e konsoliduara kanë ngritur mekanizma që përballen në zgjidhjen e këtyre dilemave, demokracitë e reja janë në proces krijimi e konsolidimi të këtyre mekanizmave. Marrëdhënia inteligjencë-demokraci mbetet gjithmonë një ceshtje që shikohet nga këndvështrime të ndryshme, që lidhet me shkallën e centralizimit në shërbimet e inteligjencës dhe me mungesën në disa raste të një vullneti politik për t’u përballur me implikimet që sjell kontrolli demokratik te shërbimet e inteligjencës në procesin e demokratizimit të tyre. 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Edhe në demokraci të konsoliduara shpesh liderat preferojnë “plausible deniality – e drejta për të deklaruar pafajësi nga padija1 më shumë se të kenë akses tek informacioni i kërkuar për të kontrolluar një kundërshtar potencial apo jo të rrezikshëm apo operacion të rrezikshëm. Shpesh lideri do rezultatin, s’do të dijë në detaje se si shërbimi i inteligjencës e arrin atë, në një të ardhme në rast dështimi, ai nuk ka autorizuar apo s’ka ditur si është zhvilluar operacioni.. Në fakt, është e trishtueshme të shohësh se në shumë vende gjithmonë nevoja për reformë lind pas një dështimi apo pas ndonjë skandali të bërë publik, që i vë në pozitë liderat të garantojnë publikun se po marrin masa. Gjithsesi institucionet e sotme të inteligjencës janë shumë larg atyre institucioneve tw cilat funksiononin si institucione policie politike në regjime totalitare. Ato janë subjekt i një procesi demokratik, kanë përgjigjshmëri legjislative dhe i ushtrohen kontrollit demokratik parlamentar pavarësisht se në cfarë shkalle.Por rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika, ose e thënë ndryshe, rreziku i politizimit të inteligjencës ekziston dhe natyrisht demokartizimi i shërbimeve të inteligjencës mbetet një sfidë .

Në demokracitë e konsoliduara, shërbimet e inteligjencës ekzistojnë për një arsye të vetme të informojnë dhe mbështesin vendimarrjen. Roli i tyre esencial është të përcaktojnë kapacitetet dhe synimet e shteteve apo aktorëve kundërshtare dhe të paralajmërojnë një kërcënim potencial. Rreziku i kontaminimit të inteligjences nga politika është më i mundshem në demokraci të reja se sa në ato të konsoliduara, dhe Hastedt (data) gjen tre arsye në librin e tij “Controlling intel36


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

ligence”: E para politika mund të frikësohet nga kontrolli që i bëhet inteligjencës pasi ajo mund të ketë ndonjë informacion shqetësues për ta; E dyta ata mund të frikësohen pasi shërbimi inteligjent mund të ketë qënë i përfshirë në veprime arbitrare apo abuzive në të shkuarën dhe politika nuk është e sigurt se kjo nuk i kthehet kundër; E treta nuk ka vota në tentativë për kontroll ndaj një strukture inteligjence që shumica e njerëzve ose s’duan t’ja dijnë ose duan ta injorojnë aktivitetin e saj. Por në demokraci të pakonsoliduara ekziston gjithmonë rreziku ku funksionet dhe kufijtë midis inteligjencës dhe policisë dublohen, detyrat janë shpesh të papërcaktuara qartë. Shpesh rudimentet e së kaluarës ndikojnë edhe në perceptimin e publikut. Sado të afta të jenë këto institucione në identifikimin e një kërcënimi, publiku është mosbesues, është indiferent ndaj potencialit të tyre. Shpesh ngatërrohen konceptet, inteligjenca nënkuptohet si kundërzbulim, vetëm kundërzbulim dhe siguri. Dhe natyrisht kjo vjen nga fakti që shërbimet e inteligjencës fokusohen më shumë tek reformimi i tyre strukturor se sa tek bërja transparente e misioneve të tyre, spjegimi dhe prezantimi me argumenta e qartësi ligjore te publiku. Inteligjenca nuk është më tabu dhe shoqëria demokratike duhet të njohë misionin e tyre. Inteligjenca ka funksione thelbësore në demokraci dhe elementi kryesor është informimi i vendimarrjes mbi kërcënime të brendshme dhe të jashtme. Të gjitha vendet kanë një sistem inteligjence, institucion inteligjence, që ka një mision dhe kapacitetet për të realizuar këtë mision. Pyetja për demokracitë e reja është çfarë lloj strukture 37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

inteligjence u nevojitet dhe si mund të kontrollohet ajo?. Kjo është një sfidë e dyanshme, e cila ka bërë që të ketë shumë debate për të paktën katër arsye: E para, sipas Pat Holt (data) “ sekreti është armiku i demokracisë,” 2 sepse sekreti inkurajon abuzime. Kur ka sekret, llogaridhënia është e kufizuar, vecanërisht kur informuesit dhe përdoruesit e fundit të informacionit të dy përfitojnë reciprokisht nga llogaridhënia; i pari nën termin sekret nuk jep llogari; i dyti në respekt të informacionit të marrë sekret nuk kërkon llogari. Sepse në fakt strukturat e inteligjencës operojnë në “sekretshmëri” dhe anashkalojnë shpesh parimin check and balance, në të cilin bazohet demokracia. E dyta, agjencitë e inteligjencës grumbullojnë dhe analizojnë informacion dhe informacion do të thotë fuqi.3. Zyrtarë të lartë të strukturave të inteligjencës kanë shpesh akses në informacion të tillë që mund t’u japë mundësi të promovojnë axhenda , përfshi këtu t’u sjellin përfitime miqve të tyre në qeverisje. Informacioni rrjedh në një drejtim vetëm, drejt shërbimeve të inteligjencës por jo nga ata te shteti dhe shoqëria domosdoshmërisht4. Strukturat e inteligjencës mund të jenë autonome nga kontrolli i shtetit dhe nëpërmjet përdorimit të informacionit, që të tjerët nuk e kanë, shpesh përcaktojnë politika shtetërore. E treta, për punonjës të inteligjencës apo struktura të inteligjencës është rutinë thyerja e ligjit5.Pavarësisht se të spiunosh është ilegale, gjithandej, agjensi inteligjence japin fonde agjentëve, individëve që të veprojnë si agjentë të fshehtë, pra që të gjitha këto duken si të paligjshme.6 Një kulturë e tillë, në të cilën njerëz janë paguar të veprojnë kështu psh si agjentë jashtë vendit, ata mund të shndërrohen një problem nga pamundësia e dallimit të thyerjes së ligjit kur janë jashtë dhe kur janë brenda vendit. 38


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

E katërta punonjësit e inteligjencës mund të gjejnë gjithmonë vetëjustifikim lidhur me cka bëjnë, me arsye se po bëjnë dicka të rëndësishme, top sekret, vendimtare për vendin etj. Peter Wright shkruan , “Inteligjenca është një lufte konstante e shtrirë në një shtrat shenjestre konstante.”7 Shtetet, gjithandej në botë, tentojnë të kontrollojnë shërbimet e inteligjencës dhe e konsiderojnë delikate veprimtarinë e këtyre shërbimeve dhe kufizimet apo mangësitë në kontrollin demokratik të ushtruar mbi to. Për këtë arsye theksohet shpesh rëndësia e përcaktimit të një kuadri ligjor, të qartë, gjithëpërfshirës. Inteligjenca është “ rrëshqitëse 8 dhe nëse kuadri ligjor nuk është i qartë, agjensitë e inteligjencës nuk mund të vihen nën kontroll. Ceshtje të kësaj natyre dhe shembuj vështirësish në hartim legjislacioni të qartë dhe transparent lidhur me aktivitetin e shërbimeve të inteligjencës ka gjithandej, cka tregon se sa e vështirë është marrëdhënia demokraci- inteligjencë. Demokracitë e reja ndeshen edhe me sfidat e marëdhënieve midis inteligjencës dhe politikës, e cila logjikisht përcakton edhe marëdhëniet midis vetë shërbimeve të inteligjencës brenda vetë vendit. Pra lind shpesh ceshtja: a duhet që operacionet e inteligjencës të kordinohen formalisht nga një drejtori apo të mbahen të ndara? A duhet ato të qëndrojnë të ndara dhe të mbështeten në një proces vendimarrës më kolegjial?. Këto pyetje e të tjera janë pjesë e debateve lidhur me implikimet mbi një analizë inteligjence objektive, kur është e lidhur ngushtë me politikat versus humbjes së supozuar së efektshmërisë, duke patur një inteligjencë që nuk është e lidhur me to. Ka mënyra të ndryshme se si vende të ndryshme demokratike e trajtojnë këtë problem. Përgjigja varet në pjesën më të madhe se si traditat e politikës veprojnë tek struktura të tilla në vende 39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të ndryshme . Shpesh, në vend që të merret vetëm me mbështetjen dhe inteligjencë objektive, agjensi të ndryshme zhvillojnë politika dhe vlerësojnë vetë suksesin e tyre. Hastedt, shpreh mendimin e tij edhe për këtë ceshtje kur thotë: “ qëllimi i inteligjencës është të informojë dhe paralajmërojë vendimarrësit. Nëse inteligjenca vihet në kontakt të ngushtë me vendimarrësin, rrezikon të korruptohet prej tij”..”9 Në demokracitë e reja është e vështirë të përcaktohet se si vendimarrësit e trajtojnë këtë ceshtje, duke patur parasysh që ato janë akoma në procesin e reformimit të strukturave të inteligjencës, të përcaktimit të procedurave të tyre dhe në këtë drejtim në shumë vende ka progres të dukshëm. Pra këto vendime mbajnë në vetvete implikime serioze për kontrollin demokratik mbi shërbimet e inteligjencës. E para mbi cilin funksion të inteligjencës duhet prioritarizuar financimi që do jepte impakt në efektshmërinë e operacioneve informative?. E dyta kujt t’i alokohet pjesa më e madhe e financimit, inteligjencës së brendshme apo asaj të jashtme? E treta lidhjet e ngushta me politikbërjen mund ta vejë inteligjencën të humbë funksionin e analizës reale të informacionit të grumbulluar dhe ta shndërrojë atë në një mjet që mund të përdoret nga lidera politike për interesa politike. Është dëgjuar shpesh të flitet për dështim inteligjence versus dështim politik,10 shembull i qartë i kësaj dileme është debati në qarqe akademike e të inteligjencës në SHBA lidhur me ekzistencën e armëve të dëmtimit në masë në Irak, e raste të tjera. Problemi tipik në nivelet më të larta të qeverisjes është më pak keqpërdorimi i inteligjencës se sa mospërdorimi i saj.11 Pyetjet që vendimarrësit kërkojnë zakonisht përgjigje nga inteligjenca jane shpesh secifike, sensitive në kohë dhe 40


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

operacionale, por ka raste kur inteligjenca prodhon informacion pa patur ndonjë pyetje apo kërkesë të vecantë nga konsumatori. Vitet e fundit kanë risjellë në axhendë =eshtjen e politizimit të inteligjencës. Provë e qartë e kësaj ceshtje janë debatet mbi luftën në Irak mbi atë se sa vlerësimet dhe informacioni mbi ekzistencën e armëve të dëmtimit në masë në Irak reflektoi presionet nën të cilat u vunë analistët e inteligjencës, duke iu dashur të arrinin shpejt në një konkluzion të përbashkët që të përkonte me këndvështrimin e Administratës së Bushit. 12 Sipas John Gennon politizim i inteligjencës është shtrembërim i analizës për të kënaqur kërkesat e drejtuesve të inteligjencës apo të vendimarrësve. Ndërsa Gregory Treverton trajton pesë mënyra politizimi: 1- Presion direkt nga vendimarrësit politikë për të patur konkluzione dhe informacione nga inteligjenca ashtu si dëshirojnë apo duan të justifikojnë ata vendimarrjen. 2- Një këndvështirm i vetë institucionit të inteligjencës lidhur me një subjekt të vecantë, i cili zhvendos fokusin e paragjykimit nga politika te inteligjenca, ku shpesh këndvështrimet e analistëve injorohen nga drejtuesit e inteligjencës.. 3- Përzgjedhja e qershisë në rastet kur vendimarrësi përzgjedh vlerësimet që u interesojnë në gamën e vlerësimeve të disponueshme. 4- Adresimi i pyetjes si në ceshtje të tjera natyra e kërkesës i nënshtrohet analizës pra rëndësi i jepet më shumë përgjigjes se sa kuadrit agrumentues të kësaj përgjigjeje. Një formë e tillë ndodh kur vendimarrja bën një pyetje të arsyeshme dhe vazhdon ta përsërisë e përsërisë aq herë sa mënyra si adresohet pyetja influencon përgjigjen.Kjo lloj mënyre i trysnon analistët aq shumë sa lënë mënjanë ceshtjet e tjera, trysnohen në kohë dhe kjo ndikon te cilësia pavarsisht se mund të mos rezultojë në 41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

politizim në ndonjë rast. 5- Paragjykim i përbashkët në rastet kur punonjësit e inteligjencës dhe vendimarrja ndajnë të njëjtat vlerësime apo parashikime. Ky është rast i kufizuar dhe nganjëhere shnëdrrohet në politizim nga vullneti i inteligjencës për tu bërë i pranishëm në një mënyrë apo tjetër se sa imponim i dukshëm politik. Nëse marrim rastin e ndërhyrjes në Irak, sipas po këtij studiuesi, dallohen pesë forma të politizimit. Në raportet e ekzistencës së armëve të dëmtimit në masë forma e parë e influencës politike, domethënë e presionit direkt mungoi, por format e tjera u ndërthurën, analistët u vunë nën presion që të jepnin përgjigjen e duhur që përkonte me mendimin e administratës. Pra informuan se Saddam Hussei kishte armë të shkatërrimit në masë. Të shprehura në formë tabele, format e politizimit do ishin13 Tipi

Përshkrimi

Presion direkt nga politika

Ndërhyrje direkte për të ndikuar konkluzionet e analistëve të inteligjencës

Këndvështrimi i vetë Nuk merren për bazë institucionit të inteligjencës këndvështrimet e analistëve

Përzgjedhja e qershisë

Poltitikbërja ka në dispozicion një gamë vlerësimesh dhe zgjedh atë që i intereson

Adresimi i pyetjeve

Mënyra si formulohet pyetja ndikon në formulimin e përgjigjes

Paragjykime të njëjta

Inteligjenca dhe vendimarrja politike kanë të njëjtat paragjykime

42

Mënyra për ta zbutur apo shmangur Rrallë në demokraci të konsoliduara, karakteristike e diktaturave apo demokracive të brishta Ndryshimi i natyrës së objektivit ndihmon për një varietet të gjerë metodash dhe analizash alternative. Nevojitet një vlerësim i përbashkët nga gjitha agjensitë në nivel kombëtar Një klerancë më e mirë e burimeve, një vlerësim i përbashkët nga gjitha agjensitë e inteligjencës në nivel kombëtar ndihmon në konfrontimin e ideve. Një marrëdhënie të ngushtë midis inteligjencës dhe politikbërjes për të përcaktuar ceshtjen bashkë me pyetjet kundër që bën vetë inteligjenca. Kërkon domosdoshmërisht argumenta të reja alternative apo më shumë fakte


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

Në rastin e armëve të shkatërrimit në masë në Irak, pyetja pati rëndësi dhe mbeti thjesht pyetje : A ka Sadami armë të dëmtimit në masë? Sipas Donald Rumsvelt (ish Sekretari i Mbrojtjes së SHBA) mungesa e fakteve nuk do të thoshte domosdoshëmrisht evidencë e mungesës së armëve të dëmtimit në masë. Për më tepër inteligjenca u pyet e u stërpyet mbi lidhjet midis Irakut dhe Al-Qaedës. Bërja e pyetjes, mënyra e përsëritjes së saj pati një efekt politik te komuniteti i inteligjencës. Pra në këtë rast, pati përdorim varianti i shprehur në tabelë, si paragjykime të njëjta të inteligjencës dhe vendimarrjes politike. Cështjet që janë më shumë subjekt i politikës jo surprizisht janë ato që kanë apo duket sikur kanë ndikim në vendime politike, e thënë ndryshe ato duken sikur shndërrojnë mendimet politike në mendime të inteligjencës14 Sipas Pizzorno te “Bërthama cezariane e pushtetit” njeriu i inteligjencës ontologjikisht nuk është demokratik edhe përtej bindjeve të veta politike sepse edhe vetë funksioni i tij nuk është i tillë. Ndërsa Robert Steel15 shprehet se vendimarrësit politikë, të kushtëzuar nga kohëzgjatja e mandatit, mendojnë shkurt, janë të trazuar nga programi politik dhe në ve=anti nga problemet politike të brendshme duke pasur si problem të parë konsensusin e elektoratit. Shpesh shërbimet e inteligjencës identifikojnë vetveten si mbrojtës të interesave të vërteta të vendit. Kështu rreziku nuk vjen nga një drejtues i shërbimeve sekrete jo besnik, oportunist apo i korruptuar sesa nga ai i ndershmi në detyrën e tij, i cili arrin në konkuzione se autoriteti politik po bën një zgjedhje të gabuar dhe të rrezikshme për interesat e tij. Në 1982 Gjenerali prusian York Von Waterburg komandonte një divizion prusian, që ishte bashkuar me radhët e armatës 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

franceze. Por duke gjykuar se mbreti i tij kishte zgjedhur të bënte aleancë me Francën, në kushte detyruese dhe duke gjykuar se armiku i vërtetë ishte Napoleoni, kaloi në krah të Rusisë. Me të marrë këtë vendim, i dërgoi një letër mbretit, ku argumentonte në bazë të gjykimit të tij se cila zgjidhje do t’i korrenspondonte vendimit të marrë të vërtetë të sovranit dhe nëse kishte gabuar do të priste qetësisht plumbin.York ishte i ndarë midis ndërshmërisë formale të detyrimeve ushtarake të tij, për të cilat duhet të kishte zbatuar urdhërin e mbretit dhe asaj që ai konsideronte esenciale, interesat e vërteta të Prusisë. Nuk ka ndryshuar shumë nga ajo kohë, ndarja boshtore ushtri politike është transferuar inteligjencë politike. Mjaft drejtues inteligjence përballen më shpesh me dilemën e Yorkut. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se nuk do të shkruanin kurrë një letër të atij lloji dhe se do vepronin në fshehtësi. Është pikërisht britma nga epoka napoleoniane që sugjeron shpesh përcaktimin e kësaj tendence të shërbimeve sekrete si bonapartizëm informativ.16 Ka një tension të caktuar që është e dukshme në marrëdhëniet midis inteligjencës dhe politikës. Shumica e politikbërësve natyrisht do të preferonte të marrë inteligjencën që mbështet dhe konfirmon politikat ekzistuese. Politizimi është manipulimi i inteligjencës që e bën atë të reflektojë preferenca politike. Politikbërësit nuk janë të detyruar të marrin vendime bazuar në analizat e inteligjencës. Ata janë të lirë të fokusohen në analizat që mbështesin predispozicionin e tyre apo të besojnë instiktet e tyre dhe të injorojnë kështu analizat e inteligjencës17 Nga ana tjetër edhe oficerët e inteligjencës kanë faj, nëse do përdorej një term i tillë, nëse manipulojnë produktin analitik sipas oreksit të politibërjes. 44


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

Joshua Rovner i referohet termit patologji e politizimit, dhe sipas tij ka katër patologji: 1. 2. 3. 4.

Manipulim direkt. Manipulim indirek. Inteligjenca përmbys vendimin apo mendimin politik. Të treja patologjitë së bashku.

Pra në një farë mënyre politikbërësi neglizhon apo selekton inteligjencën. Politikbërësit mund të jenë edhe selektivë, duke e lënë inteligjencën, kryesisht analistët e saj, të njohin indirekt cfarë ata do dëshironin të dëgjonin nga inteligjenca. Sipas Michael Handed pothuaj cdo lider politik ka qënë fajtor i tillë në një farë mënyre në një kohë apo në një moment. Por ekziston edhe ana tjeter e monedhës, lidera të inteligjencës prodhojnë inteligjencë të tipit që minon në një farë mënyre vendimet e politikës, në këtë rast do konsiderohej frika e subversionit, e cila influencon në keqfunksionimin e vendimit politik. Disa zyrtarë inteligjence mund të jenë kundërshtarë të politikës dhe mund të përdorin informacione të inteligjencës apo vlerësime që vënë në pikpyetje vendimin e politikës apo t’a hedhin poshtë këtë vendim.Në këtë rast, këta lidëra apo shërbime do thuhej se janë vënë në shërbim apo presion të opozitave dhe përdoren për të hedhur poshtë apo diskredituar një vendim politik. Kjo ka ndodhur shpesh në histori. Cështje tjetër është harmonia eksesive midis inteligjencës dhe politikës dhe që përfshin të dy elementët : neglizhim dhe politizim njëkohësisht. Kjo ndodh kur politikbërësit nga besimi i tepruar marrin të mirëqënë cdo gjë që u thuhet nga inteligjenca, pasi kanë krijuar tashmë besimin. Elementi neglizhencë është kur neglizhohet, injorohet 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

produkti i inteligjencës dhe politizim kur inteligjenca është e manipuluar në mënyrë të tillë që reflekton preferencat e politikës. Konceptin e politizimit të inteligjencës e elaboron edhe Richard. K. Bets. Sipas tij, koncepti i politizimit është drejtimi nga lart poshtë i konkluzioneve analitike për të mbështetur politikat dominuese, por kjo është parë shpesh si forma më tipike e tij. E dyta është kontaminimi i inteligjencës nga politika.18 Por gjithsesi nuk ka një konsensus midis studiuesëve se cfarë konkretisht do quhej me një përkufizim të vetëm politizim i inteligjencës.Shumë sudiues i referohen kur flasin për politizim dy modeleve : Modeli Kent dhe modeli Gates.19 Sipas Bradford, Modeli Kent vjen nga historiani legjendar Sherman Kent, i cili shkroi tradhëtinë e parë të inteligjencës së pas luftës.Kenti paralamëroi për rrezikun e lënies së personelit të inteligjencës shumë afër qarqeve të politikbërjes.20 Modeli Gates, pas Robert Gates, zëvendës drejtor për inteligjencën në CIA në administratën e Bushit, doli nga kritikat për kontribut me inteligjencë të pafefektshme për politikbërjen dhe pikpmaja se nevoja është ajo sinequonon. Thelbi qëndron te fakti të bëhesh i përdorshëm, analiza e inteligjencës duhet të jetë sensitive për konteksin politik. Sic edhe e thotë Robert Yevis inteligjenca është gjithashtu e lehtë për të mbajtur të pastër atë që nuk është e rëndësishme21 Partizanët e modelit Gates shikojnë ortodoksinë e hershme si një përshkrim për irrelevance dhe argumentojnë këndvështrimin e tyre jo si politizim por si konteksualizim apo si menaxhim realist të politikbërjes. Aderuesit e modelit të Kentit e shikojnë qasjen e Gates si një përshkrim për politizim në një një kuptim pejorativ dhe për më tepër e bën këtë një =ështje publike në konfirmimin e Gates në 1981. 46


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

Gatimi i inteligjencës në një mënyrë e formë të tillë, për të qënë produktive, e bën më të vështirë vizatimin e linjave midis asaj që është e rëndësishme dhe mbështet një përzgjedhje të caktuar. Si mund të realizohet kjo kur flitet për dy elementë të produktit të inteligjencës të jetë i pastër dhe i ndershëm nga njëra anë dhe i përdorshëm i rëndësishëm për vendimarrjen politike nga ana tjetër. Shpesh gjera të parëndësishme mbeten të pastra dhe të ndershme deri në fund, por ato nuk kanë rëndësi në vendimarrje apo formulim vendimi politik. Gjithë =ështja është te pastërtia dhe ndershmëria e atij produkti që ka rëndësi dhe është i përdorshëm për formulim mendimi apo vendimi politik. Pikërisht në këtë aspekt, qëndron edhe rreziku i kontaminimit, apo thënë ndryshe ndotjes së produktit të inteligjencës. Disa studiues të tjerë i referohen termit politizim i ndërgjegjshëm. Që sipas tyre do të ishte fabrikim i informacionit për të fortifikuar mendimin apo vendimin politik.22. Lufta e gjatë në Vietnam na sjell shumë shembuj pandershmërie të motivuara nga nevoja e atyre që mbështesin idenë e luftës për të bindur audiencat e gjera që ishin kundër saj. Sfida qëndron në atë që inteligjenca shpesh bëhet e pandershme, nëse do përdonim të njëjtin term të përdorur nga Hastedt, në librin e tij “Politicization of intelligence” dhe kjo bëhet kur në një analizë inteligjence i vihet apo nënvizohet theksi te ajo fjali që do u jepte politikbërësve atë që dëshirojnë të dëgjojnë nga inteligjenca edhe pse ajo fjali është më pak e argumentuara nga pjesa tjetër e produktit analitik, që po të shikohej në tërësi do jepte një këndvështrim krejt tjetër. Politikbërësi në këtë rast merr të mirëqënë atë fjali psh të nënvizuar pasi ajo i mbështet argumentin e tij politik. Të gjithë studiuesit bien në një këndvështrim se inteligjenca 47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mund të politizohet, dhe raste të këtij politizimi ka plot, jo vetëm në shoqëri diktatoriale por edhe në ato demokratike, pra rreziku qëndron gjithmonë dhe kjo është një sfidë. Por studiuesit ndahen në format apo metodat e ndryshme të përdorura për këtë politizim. Shumë forma konsiderohen të tilla, shumë të tjera argumentohen si të pashmangshme dhe jo kontaminuese apo domosdoshmërisht politizime të inteligjencës. Sipas atyre që mbështesin një pozicion më të pavarur të inteligjencës vis a vis politikbërësve, inteligjenca është menduar të jetë politikisht neutrale, duke siguruar hartuesit e poltikave me informacione dhe analiza që ata duhet të dinë dhe jo me cfarë ata do të parapëlqenin të bënin. Sipas kësaj pikpamjeje është e rëndësishme për të siguruar agjensi të inteligjencës që nuk janë pjesë e procesit të krijimit të politikave dhe procesi i inteligjencës të jetë i pavarur. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur objektivitetin e inteligjencës dhe për të shmangur politizimin / ushtrimin e presionit politik mbi analistët e inteligjencës për të bërë analizat e tyre në përputhje me preferencat politike. Një nga sfidat kryesore në krijimin e strukturave të inteligjencës është ruajtja e inteligjencës nga paragjykimet e politikave dhe shqetësimeve mbizotëruese politike dhe ruajtjen e pavarësisë së mjaftueshme në rast të kërcënimeve të reja dhe atyre në zhvillim, të cilat janë jashtë vizionit dhe perspektivës institucionale politike. Qeverisja e mirë e sektorit të inteligjencës në një shtet demokratik mbështetet në kombinimin e një sërë faktorësh, nevoja për drejtimin efikas të inteligjencës dhe shërbimeve të sigurisë nën kontrollin e saj por njëkohësisht ushtrimin e vetëndërgjegjësimit nga ana e ekzekutivit për të shmagur politizimin e tepërt të produktit të inteligjencës dhe të lejojë pavarësinë a mjaftueshme për të parë përtej kërcënimeve 48


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

egszistuese dhe shqetësimeve imediate politike të qeverisë aktuale 23 Përfundime Politizimi mund te kufizohet nga kontrolli demokratik i shërbimeve apo agjensive të inteligjencës, nga përcaktimi i një kuadri ligjor të qartë e demokratik dhe nga bërja transprente e misionit të këtyre institucioneve. 1. Kontrolli demokratik i institucioneve të inteligjencës duhet të jetë dinamik dhe të marrë në konsideratë edhe ndryshimin e natyrës së situatës së sigurisë dhe kërcënimeve ndaj saj, në shkallë kombëtare dhe globale. Sa më shumë kompetenca t’u jepen agjensive të inteligjencës aq më shumë kontroll nevojitet për to24. 2. Kontrolli parlamentar nuk duhet të kthehet në një pengesë apo ngërc për aktivitetin e inteligjencës por një burim i nevojshëm për të siguruar funksionalitet në përputhje me misionet e ngarkuara me ligj, dhe parandaluar shkelje të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Një kontroll eficent ndihmon në adresimin më të drejtë në përballjen me kërcënimet ndaj demokracisë dhe natyrisht një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut që është një e drejtë themelore në demokraci.25 3. Roli i institucioneve të inteligjencës bën që ato të jenë të lidhura me shumë aktorë, =ka e bën më të nevojshme sigurimin e një balance midis tyre në një shoqëri demokratike. Kjo balancë kërkohet për të siguruar që një institucion inteligjence duhet të mbrojë sigurinë kombëtare duke mos shkelur të drejtat e njeriut, duke mos abuzuar me ligjin e vendit, duke mos abuzuar nën petkun e sekretit me financat publike. 26 4. Kontrolli demokratik ndihmon që institucionet e inteligjencës të mos devijojnë në misonet e tyre, të ruajnë 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

autonominë e tyre ndaj presionit politik. Ky kontroll ndihmon që baza ligjore të jetë fleksibël për t’i garantuar institucioneve të inteligjencës mjaftueshmërisht fleksibilitet për tu lejuar atyre përmbushjen e misionit për të cilin janë krijuar me ligj.27 5. Vetë fakti që komisionet parlamentare të ngarkuara për kontroll demokratik janë të përbëra nga përfaqësues subjektesh politike jo vetëm të mazhorancave parlamentare sjell kredibilitet te publiku. Ky komitet apo komision nuk përfaqëson vetëm këndvështrimin e mazhorancave. 28 6. Nëpërmjet kontrollit dhe mbikqyrjes parlamentare ndërtohet edhe ambjent besimi reciprok dhe bashkëpunim i frytshëm midis legjislativit dhe ekzekutivit. Institucionet e inteligjencës duhet ta konceptojnë këtë kontroll apo mbikqyrje si pjesë integrale e një qeverisjeje të mirë demokratike.29 Kontrolli nuk ushtrohet për të penguar aktivitetin por për të ndërtuar një kulturë besimi bashkëpunimi e profesionalizmi të cilat janë bazat e efektshmërisë së tyre dhe fitimit të besimit të publikut. 7. Kontrolli demokratik, nëpërmjet komisioneve apo komiteteve parlamentare,nuk duhet të abuzojnë me inteligjencën, por ta përdorin atë si një mjet për të rritur eficencën e shërbimeve, përmirësuar bazat ligjore, identifikuar boshllëqet dhe garantuar informim mbi kërcënime ndaj sigurisë kombëtare. 8. Ceshtja e besimit është reciproke, edhe shërbimet e inteligjencës nga ana e tyre duhet të garantohen që anëtaret e komisioneve apo komiteteve, pjesë e kontrollit dmeokratik, të kenë certifikimin e duhur.30 Çka bën që edhe vetë ata anëtarë duhet të kenë njohuri mbi çështje të inteligjencës, politikave, strategjive, burimeve, metodave që këto institucione duhet të përdorin. 9. Nëpërmjet kësaj llogaridhënje garantohet transparencë te 50


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

publiku demokratik dhe rrit qartësinë e perceptimit publik mbi rolin dhe misionin e shërbimeve të inteligjencës. 10. Kontrolli demokratik ndihmon në përmirësime strukturore dhe legjislative, bëhet katalizator i reformimeve të institucioneve të inteligjencës. Mangësitë në një bazë ligjore të qartë, në përputhje edhe me Konventat dhe Protokollet Ndërkombëtare, ndihmon në shmangje konfliktesh midis shtetit dhe këtyre institucioneve. Jo vetëm përputhshmëria e bazës ligjore garanton përmbushjen e misionit, pra garanton siguri, por edhe u jep mundësi ligjvënësit të adresojnë më mirë parimet e të përcaktojnë kufizime. Siguria kombëtare nuk duhet konsideruar një kartë e bardhë. Natyrisht që këtyre institucioneve u jepet më shumë autoritet dhe autonomi se fjala që vjen institucioneve të zbatimit të ligjit, për vetë rëndësinë që kanë kërcënimet, pasi kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare janë të një shkalle më të lartë se kriminaliteti ordiner.31 11. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka ushtruar një ndikim të rëndësishëm në promovimin e reformave lidhur me kontrollin demokratik ndaj institucioneve të inteligjencës. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë të detyruara t’i referohen kësaj konvente. Pavarësisht se institucionet e inteligjencës janë në reformim të vazhdueshëm,element thelbësor mbetet marrëdhënia sa më transparente midis inteligjencës dhe shoqerisë demokratike.

51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Steele, “On Intelligence, pp.105-126. Pat Holt wwwWashingtonpost.com/article/ 3 Pat Holt at www.Washingtonpost.com/article/ 4 Hans Born, “Democratic Control of Intelligence Services”, p.59. 2007 5 Pat Holt at www.Washingtonpost.com/article/ 6 Peter Wright 1987, “Spycatcher”;pp 63 7 Peter Wright 1987, “Spycatcher”;pp 65 8 Peter Wright 1987, “Spycatcher”;67 9 Marina Caparini “Controlling and Overseeing Intelligence Services in Democratic States” 10 Jeffery T. Richelson, “The U.S. Intelligence Community (Boulder, CO: Westview Press, 1999), 424. 11 Richard Betts “Politicication intelligence” pp32. 12 Grefory F. Treverton “Intellignece analysis between politicization and irrelevance”pp 93. 13 Intelligence analysis between politicization and irrrlevance, pp 96 Gregory F.Treverton 14 Gregory F.treveton “Intellignece welcome to american government in a question of balance.The president, the congress $foreing policy” ed Thomas E Malcom Washington DC Brooking institutions Press 1990 15 Robert Steele, “On Intelligence, pp.128. 16 Cituar nga Drita Avdia, studente në programin Master i Shkencave të Sigurisë prane Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu” Tiranë, ese për Modulin” Inteligjenca element i sigurisë kombëtarë” 1 2

52


Mimoza XHARO Rreziku i kontaminimit të inteligjencës nga politika

17 "Pathologies of intelligence /Policy relation/ Joshua Rovner in National Security and the poitics of intelligence” 18 Richard :K.Bets, lecture at Univeristy of Columbia 19 H Bradford 20 Shermna Kent “ Strategic ntelligence for American policy” Princeton University press 1949, pp 195/201 21 Robert Yewis “What,s wrong with intelligence process” International Yournal of Intellignece and Counterintelligence Nr 1 1986, pp 39 22 “None so blind a personal account of the intelligence failure in Wietnam *Chicago Ivan see 2001, pp 236/237 23 Wilson 2005, faqe 101 24 Reshaping National Intelligence in an Age of Information (Cambridge: Cambridge University Press, 2001) and Wesley Wark (ed.), Tëenty-First Century Intelligence (London: Frank Cass, 2004). 25 Marina Caparini “Controlling and Overseeing Intelligence Services in Democratic States” 26 Dupont, ‘Intelligence for the Twenty-First Century’, p.28. 27 Arthur S. Hulnick, ‘Openness: Being Public about Secret Intelligence’ International Journal of Intelligence and Counterintelligence, 12, 4 (1999), pp.463-483 28 Thomas Patrick Carroll, ‘The Case against Intelligence Openness’ International Journal of Intelligence and Counterintelligence, 14, 4 (2001), pp.559-574. 29 Arthur S. Hulnick, ‘Openness: Being Public about Secret Intelligence’ International Journal of Intelligence and Counterintelligence, 12, 4 (1999), pp.484-485 30 Thomas Patrick Carroll, ‘The Case against Intelligence Openness’ International Journal of Intelligence and Counterintelligence, 14, 4 (2001), pp.559-574. 31 Arthur S. Hulnick, ‘Openness: Being Public about Secret Intelligence’ International Journal of Intelligence and Counterintelligence, 12, 4 (1999), pp.463-483

53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Agron MALAJ M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorant në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë Drejtuesi në industrinë e sigurisë Ndërsa industria e sigurisë vazhdon të rritet, shfaqet nevoja për studimin e veprimeve vitale të drejtuesit të kompanisë, përfshirë këtu edhe operacionet mbrojtëse. Një informacion i bazuar në ekonomi, i cili është me përmasa ndërkombëtare dhe parashikon sfida të reja. Një ndryshim dinamik kërcënon mjedisin që përfshin katastrofat natyrore, ndërprerjet energjetike, viruset pandemike dhe kompjuterike me të cilat janë duke u përballur sektorët publik edhe ato privat. Në ditët e sotme terrorizmi, krimi, tregu i falsifikimeve dhe hajdutët e gjeneraliteteve të identitetit po kërcënojnë njerëzit dhe kompanitë. Menaxhimi i industrisë së sigurisë, po bëhet gjithmonë e më shumë një përpjeke e ndërlikuar.

Fjalë kyçe kyçe:

lider, tipare, vizion, mision, menaxhim, drejtues, supervizor, oficer sigurie, industri private e sigurisë

54


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

Abstrakt Kërkimi i karakteristikave dhe tipareve të lidershipit është një fushë kërkimi prej shumë kohësh. Kjo për faktin se çdo organizim ka nevojë për një lider në çdo nivel të tij. Një lider është ai drejtues i cili bënë gjërat e duhura. Nëse një individ ka lindur lider apo zhvillon aftësitë për tu bërë i tillë është një debat që ka mbetur ende i hapur. Pyetjet kryesore të këtij debati mbeten: Çfarë të bënë një lider të mirë? A kam ato cilësi që më nevojiten? Të jesh një lider i cili bënë çdo gjë për të arritur synimin e kërkuar, dhe më pas të shpresojmë se kemi vepruar në mënyrën më të mirë është një lloj i tejkaluar i të menduarit. Arritja e përsosmërisë nuk duhet të ngatërrohet me realizimin e një punë apo detyrë. Përsosmëria fillon me lider me karakter të mirë dhe të fortë që përfshihen në të gjithë procesin e udhëheqjes. Pikërisht në këto terma do të fokusohet analiza e mëposhtme, 55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

duke kërkuar tiparet e një lideri efikas në industrinë private të sigurisë. Fjalët kyçe: lider, tipare, vizion, mision, menaxhim, drejtues, supervizor, oficer sigurie, industri private e sigurisë.

Leadership, his role in private security companiesThe leader in Security Industry Abstract Research of the characteristics and traits of leadership is a search field for a long time. Given that every organization needs a leader at any level of it. A leader is the leading who makes the right things. If an individual is born a leader or develops capabilities to become such is a debate that remained open. The main questions of this discussion are: What makes a good leader? Do you have those qualities that are needed? Being a leader who did everything to achieve the required goal, and then hope that we have acted in the best way is a kind of thinking overcome. Achieving excellence should not be confused with the realization of a job or a duty. Excellence starts with a leader with good and strong character involved in all leadership process. Exactly in these terms will be focused the following analysis, looking features for an efficient leader in the private security industry. Keyword: leader, traits, vision, mission, management, manager, supervisor, safety officer, private security industry.

56


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

Hyrje Ndërsa industria e sigurisë vazhdon të rritet, shfaqet nevoja për studimin e veprimeve vitale të drejtuesit të kompanisë, përfshirë këtu edhe operacionet mbrojtëse. Një informacion i bazuar në ekonomi, i cili është me përmasa ndërkombëtare dhe parashikon sfida të reja. Një ndryshim dinamik kërcënon mjedisin që përfshin katastrofat natyrore, ndërprerjet energjetike, viruset pandemike dhe kompjuterike me të cilat janë duke u përballur sektorët publik edhe ato privat. Në ditët e sotme terrorizmi, krimi, tregu i falsifikimeve dhe hajdutët e gjeneraliteteve të identitetit po kërcënojnë njerëzit dhe kompanitë. Menaxhimi i industrisë së sigurisë, po bëhet gjithmonë e më shumë një përpjeke e ndërlikuar. Sot, drejtuesit efektiv janë shumë më të nevojshëm se më parë. Pra, duhet të jetë e qartë se kandidatët për drejtues të kompanive të sigurisë duhet të kenë një shkollim të mirë, trajnime përgjatë viteve dhe një eksperiencë të madhe në punë. Një tendencë tjetër, e cila ndikon tek drejtuesit e kompanive të sigurisë, është lëvizja nga sektori publik në atë privat. Kjo dukuri, po bëhet shumë e shpeshtë kohët e fundit si rezultat i burokracive në sektorin publik nga njëra anë, por edhe legjitimiteti që po u bëhet kompanive private të sigurisë nga ana tjetër. Gjithashtu, nga shfaqja e një game të madhe të pronave private si qendrat tregtare, shkollat, zyrat etj., është parë e udhës që të kërkohet dhe ofrohet ky shërbim. Shërbimi i kompanive private të sigurisë mund të mbrojë ndërtesa qeveritare, të hetoj mbi skena krimi apo emergjenca, më mirë dhe më lirë se sa policia e shtetit. Gjithçka është e mirë organizuar që nga truprojat, shoqërimi me mjetet e duhura të kriminelit, apo hetimi i një çështje të caktuar. 57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Tendenca e mbrojtjes nga kompanitë private po rritet dhe shoqëria në ditët tona po tërhiqet gjithmonë e më shumë nga mbrojtja e kompanive të sigurisë. Për t’iu përgjigjur kërcënimeve të terrorizmit, apo agjentëve të huaj është e domosdoshme një infrastrukturë e shëndoshë. Sfidat dhe përgjegjësitë ndaj një sigurie profesionale, po rriten si në përmasa ashtu edhe në kompleksitet. Personelit të kompanive të sigurisë i nevojitet një drejtues efektiv, i cili është mjaft i rëndësishëm. Shumë nga drejtuesit e hershëm policor kanë pasur formim ushtarak prej nga ku gjeneronin aftësitë e tyre drejtuese. Departamentet e sigurisë janë shpesh organizime paraushtarake. Në ditët e sotme, drejtuesit e industrisë së sigurisë mund të kenë ose jo formim ushtarak. Megjithatë, vihet re se shumë prej tyre kanë eksperienca të tilla. Kompetencat tradicionale dhe të përkohshme të menaxhimit të sigurisë Ushtria – aftësi organizative; të nevojshme për të përballuar emergjencat. Historikisht këto kanë qenë shqetësimet e civileve. Sfidat e të ardhmes përfshijnë, terrorizmin, pandemitë dhe fatkeqësitë natyrore.

Policia – e nevojshme për të kuptuar krimin, kriminelët dhe investigimin. Gjithashtu, e rëndësishme për të krijuar lidhje produktive me agjencitë ligjvënëse.

Administrative – menaxhimi i biznesit është i nevojshëm për të kuptuar rreziqet dhe burimet organizative dhe të fuqisë punëtore, esenciale për t’u bërë anëtarë në skuadrën e menaxhimit.

Liderët e ardhshëm në fushën e sigurisë, do kenë më shumë njohuri mbi biznesin se sot. Ata duhet të kuptojnë çështjet që lidhen me koston shumë më qartë se liderët e mëparshëm. Kjo do të plotësojë thelbin e kompetencës: Sigurinë! Profesionistët e ardhshëm të sigurisë, të të gjithë niveleve, do të jenë të pajisur më mirë dhe do të kenë njohuri më të mëdha për të zgjedhur se çfarë lloji ndërhyrjeje të aplikojnë në një situatë të veçantë. Në mënyrë të ngjashme studimi i katastrofave, aksidenteve dhe disfatave nga terrorizmi është duke zhvilluar metodologjinë 58


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

e rrezikut. Kjo do të çojë në krijimin e një shkence të re, e cila do të përfshijë menaxhimin e riskut dhe humbjen. Duke ndjekur këto tendenca, profesionistët e ardhshëm të sigurisë do të kenë një rol më të madh konsultues nëpërmjet organizatave të tyre. Përcaktimi i Lidershipit Në versionin e fundit të ditarit të Merriam–Webster, një lider përcaktohet si një “person i cili ka autoritetin për të dhënë komanda ose që ka influence”. Ky përcaktim jep një përkufizim formal si është një lider. Ai aplikohet për një lidership formal, i cili është titulli zyrtar dhe përshkrimi i punës i përcaktuar për një lider nga eprorët e tij. Eastman & Eastman (1971) përshkruan lidershipin si një koncept të ngatërrueshëm; një koncept që shpesh tenton të jetë i ngatërruar më shumë se i qartë. Koncepti i strukturës, në organizimet para–ushtarake jep në mënyrë shumë të qartë linja të mirëpërcaktuara të autoritetit. Pozicioni i të parit në kompani, e vendos atë si komandant të të tjerëve. Në realitet, lidershipi ekziston edhe nëse i pari influencon të tjerët që të sillen në një mënyre pozitive. Gjithashtu, është e nevojshme që të theksohet se oficerët e sotëm janë edhe supervizorët e të nesërmes. Liderët e mirë, e kuptojnë dhe bien dakord me këtë. Ata e kuptojnë se lidershipi është një proces zhvillues. Ka pak persona që janë të “lindur lider”. Liderët në industrinë e sigurisë, janë të detyruar të krijojnë një ambient ku liderët të rriten brenda rangut të tyre. Roli i lidershipit në një departament Sigurie Drejtori: Artikulon vizionin nëpërmjet formulimit të tij; formulimi i misionit dhe politikave; cakton detyrat të cilat duhet të kryej departamenti; siguron fondet për departamentin. 59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Menaxheri: Mbledh burimet ose resurset; zhvillon programet,i koordinon edhe me organizatat e jashtme; bën të mundur që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet. Supervizori: Drejton dhe frymëzon vartësit që të arrijnë misionin e sigurisë; shërben si një lidhje midis menaxhimit dhe oficerët e linjës duke përfaqësuar njërin tek tjetri; supervizorët e linjës janë si një shtyllë e kompanisë. Oficerët e sigurisë, agjentët e parandalimit të humbjeve dhe oficerët e mbrojtjes: Drejtojnë anëtarët e publikut; organizojnë koordinimin me departamentet e brendshme si mirëmbajtja; merr një rol të gjerë në situatat e emergjencave ose kur nuk ka një supervisor të vlefshëm; nganjëherë i referohen si “Kryetari i Bordit”. Aktivitetet e Lidershipit Një numër i aktiviteteve të lidershipit, paraqiten ose kryen nga supervizori dhe personeli i menaxhimit. Këto funksione, ndodhin virtualisht në angazhimin e çdo të punësuari, ku ndër të cilat përmendim: Marrja e vendimeve lidhur me çfarë duhet të bëhet dhe si duhet të realizohet. Një vlerësim i duhur i situatës ose i problemit është thelbësor për supervizorët dhe menaxherët. Personeli në këto kategori duhet të jetë në gjendje të “masë faktet” mirë. Ata duhet të jenë të vendosur në vendimmarrje dhe jo të ngurrojnë apo të hezitojnë. Rendi i veprimeve apo i detyrave duhet të jetë qartësisht i mirëpërcaktuar. Të komunikojnë vendimet e tyre dhe të bëjnë të ditur se si duan ata që njerëzit t’i zbatojnë ato. 60


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

Këto vendime duhet të jenë të thjeshta dhe terma të kuptueshëm lehtësisht. Liderët e aftë janë mjeshtër në komunikim. Ata shquhen për drejtimet ose urdhrat verbal/ ndërpersonal. Ata bëjnë shpesh mbledhje informale për të komunikuar dhe për të theksuar lidhjet emocionale midis njerëzve. Shkrimi i tyre është i saktë dhe i qartë. Shkrimi i liderëve është si një kod për fjalët e folura. Aftësitë e tyre komunikuese nuk janë të kufizuara, ata përdorin çdo lloj aftësie e cila i drejton të tjerët në arritjen e suksesit më të madh. Të motivojnë personelin që të kryej detyrat dhe punët e tyre. Liderët të cilët janë të besueshëm dhe të sigurt në vetvete e arrijnë këtë më mirë. Vartësit duhet të kenë dëshirë të ndjekin drejtimin e tyre. Lideri i cili krijon një model që të tjerët ta ndjekin është më efektiv. Të përzgjedhin personelin ose të gjejnë personat e duhur për punën. Kjo ndodh në të dyja fazat, si ajo e punësimit ashtu edhe ajo e veprimeve rutinë ku supervizorët japin urdhrat e tyre specifike tek disa vartës të veçantë. Në operacionet e sigurisë ky është një funksion kritik, ashtu si natyra e ndryshme e punës dhe kultura e kompanisë kërkon një përshtatje midis oficerit dhe detyrës. Duhet të gjenden oficerë të tillë, të cilët shfaqin potencial lidershipi dhe që nuk bien dakord më të gjitha çështjet me superviziorin e tyre. Roli i Oficerëve të Mbrojtjes Oficerët e mbrojtjes bashkëveprojnë me klientët, takojnë njerëz. Gjithashtu ata mbajnë lidhje me supervizorë të departamenteve të tjera. Ata punojnë njëlloj me organizatat e jashtme siç janë policia, zjarrfikësja dhe urgjencat shëndetësore. Ata punojnë si agjent të drejtuesit të kompanisë. Gjithashtu, duhet përmendur se në ditët e sotme ata përdorin një teknologji 61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

me të sofistikuar se më parë. Pra, një edukim i gjerë përfshin menaxhim biznesi, marrëdhënie publike, marketing, njohuri juridike, administrim publik etj, do t’ju shërbej këtyre liderëve më së miri. Është e qartë se ato kompania me polic dhe agjent të trajnuar mirë do të kenë avantazhe kur të jetë momenti për zgjerim. Karakteristikat e Drejtuesit Drejtuesit kanë disa karakteristika: Të imponojë respekt Thuhet se një lider jo i suksesshëm e kërkon respektin kurse një lider i aftë e fiton atë. Një lider nuk ka pse ta kërkojë respektin tek kolegët e tij apo vartësit, ai e fiton atë duke shfaqur aftësitë e nevojshme dhe duke u përgjigjur me të njëjtin respekt. Një lider e fiton respektin duke marrë përgjegjësi mbi vete. Liderët janë të parët që fillojnë punën dhe të fundit që largohen. Një lider jo i mirë mund të kërkoj respekt, por ndoshta nuk mund kurrë ta fitoj atë si rezultat i mungesës së gatishmërisë në punë. Një lider i mirë vendos egon e tij poshtë asaj të misionit, kompanisë ose publikut të cilit i shërben. Aktorët kryesorë janë strukturat e ndërvarura, anëtar të publikut, krerët e departamenteve të brendshme, krerët e departamenteve të jashtme, etj. Vizionar Liderët duhet të kenë ide, minimalisht duhet të jetë në nivelin e drejtorit. Ata duhet të kenë një imazh imagjinar se ku kompania duhet të arrijë dhe si është më e mira për të ecur drejt asaj rruge. Kjo karakteristikë është shumë e rëndësishme për nivelet ekzekutive, por gjithashtu duhet të jetë e pranishme 62


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

edhe në shkallët më të ulëta të hierarkisë së kompanisë. Në nivelet e poshtme të kompanisë, largpamësia është shumë e rëndësishme. Ajo jep një ide pozitive se ku lideri i tyre kërkon të arrij dhe çfarë mund të bëjnë ata në këtë rrugëtim. Të parashikosh të ardhmen është shumë e rëndësishme në rolin e çdo supervizori apo menaxheri. Në mënyrë të argumentueshme, është më tepër e rëndësishme në mbrojtjen e burimeve për shkak të natyrës së ndryshueshme të ambientit të klientelës i bashkuar me natyrën dinamike të kërcënimeve kundër atij ambienti. Lideri përfshihet të influencoj të tjerët, që ta diskutojnë vizionin e liderit të tyre, e më pas të punojnë për ta arritur atë. Për këtë qëllim, liderët shpesh janë autorët e çdo vizioni, misioni apo deklaratave të vlefshme. Qëndrimet vizionare përshkruajnë planin se si e sheh kompania vet realizimin. Largpamësia ofron një përshkrim se si kompania do të duket pas një dekade. Sipërmarrës Drejtuesit e një niveli të lart menaxhimi janë sipërmarrës. Organizojnë, menaxhojnë dhe marrin përsipër edhe rrezikun në drejtimin e kompanisë. Ata duhet të kuptojnë rëndësinë e urdhrit dhe organizimit. Kur aspekti vizionar i liderit lidhet me kompaninë gjëra të mëdha ndodhin. Një fondacion për artin mund të ishte i rëndësishëm për zhvillimin e vizionit. Përmes një vlerësimi për historinë, filozofin dhe studimin e kulturave të ndryshme, një lider i së ardhmes mund të ketë perspektiv. Ky formim i gjithanshëm si për artin apo fusha të tjera siguron dhe rrit besueshmërinë. Ndikues Drejtuesit janë të gjithë ndikues në punën organizative të kompanisë. Ata i kuptojnë vizionet e tyre, synimet e tyre se si 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjërat duhet të jenë tek të tjerët. Liderët shpesh shkruajnë dhe publikojnë, ata japin mësime dhe janë të përfshirë me kompani profesionale. Liderët këshillojnë, përkrahin profesionalizmin si brenda ashtu edhe jashtë industrisë së tyre nëpërmjet metodave të ndryshme. Ata motivojnë të tjerët të ndjekin vizionin e tyre dhe në këto hapa vizionet arrihen. Ka shumë shembuj historik të liderëve në politik dhe siguri që ndikojnë mbi të tjerët. Disa lider të kohëve të sotme, shohin një nevojë për të ndikuar dhe edukuar ata që janë jashtë biznesit. Sigurisht një menaxhim i lart duhet të kuptoj qëllimin dhe praktikën e të mbrojturit. Aftësitë dhe veçoritë e një drejtuesi Liderët duhet të kenë disa kompetenca kyçe, në mënyrë që të jenë të kompletuar si drejtues të një kompanie. Këto aftësi dhe veçori janë të nevojshme që një lider të ketë drejtimin dhe respektin. Personat e supervizimit ose në nivelet e menaxhimit duhet të kenë atributet e mëposhtme në mënyrë që të jenë të suksesshëm. Aftësitë teknike Është mjaft e dukshme që, nëse një lider do të jetë një shembull i mirë për vartësit e tij, duhet të mirëkuptohet me ta dhe të ketë kompetenca të larta në punë. Liderët zakonisht zgjidhen ndër personat që kanë aftësi të larta teknike, pasi në shumë raste këta janë edhe personat të cilët gëzojnë një respekt të madh nga oficerët e rinj. Janë edhe ata të cilët kompania kërkon që të rivalizojnë oficerët e rinj. Aftësitë teknike i shtohen besimit në vetvete, dhe besimit që të tjerët kanë tek lideri. Gjithsesi, besimi ashtu si edhe aftësia teknike rriten nëpërmjet eksperiencës. Megjithatë, një anëtar i mbrojtjes së aseteve të komunitetit, ka shumë opsione të tjera 64


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

kur bëhet fjalë për të rritur aftësitë e tij. Janë një numër i madh organizatash të cilat ofrojnë programe trajnimi për profesionistët e sigurisë. Kjo përfshin Fondacionin Ndërkombëtar për Oficerët e mbrojtjes dhe sigurisë (IFPO), ASIS Internacional, Instituti i parandalimit të Krizave, Rrjeti i trajnimit për sigurinë profesionale (PSTN), Korporata AST, etj. Disa nga këto programe trajnimi mund të integrohen edhe me trajnimin në shtet, disa të tjerë janë me zgjedhje, por ofrohen pa pagese ose me një ulje shumë të konsiderueshme. Anëtarët në organizata profesionale marrin zbritje; anëtarët në IFPO mund t’i japin të drejtën edhe dikujt tjetër për ulje në programet e fondacioneve, PSTN dhe AST. Një lider merr avantazhe nga këto mundësi sa herë që mundet. Aftësitë Ndërpersonale Një lider është një “person i popullit”. Ai ka përgjegjësi të ndryshme ndaj eprorëve të tij, ndaj të barabartëve me të, ndaj vartësve dhe ndaj klientëve. Në mënyrë që të përmbushë të gjitha këto përgjegjësi duhet të ndërveprojë me këta njerëz në bazë të parimeve kryesore. Dështimi do të çojë në mungesë të kuptimit të këtyre çështjeve dhe sigurisht që çështjet e skuadrës janë edhe të liderit. Ndjeshmëria, aftësia e një personi që të kuptoj të tjerët duke vënë veten e tij në pozitat e të tjerëve është dhe një tipar që një supervisor të ketë aftësi zotëruese. Megjithatë, aftësia e një lideri për të kuptuar personelin dhe klientët nënkupton që është i aftë të komunikojë me ata. Komunikimi është absolutisht shumë kritik dhe merr forma të panumërta në vendin e punës. Besimi Asnjë nuk mund të krijoj besim te lideri nëse më parë nuk ka 65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

besim në veten e tij. Një lider tregon besim gjatë gjithë kohës edhe kur përballen me situatë shumë stresuese. Dikush mund të thotë që liderët shfaqin siguri sidomos në situata të tilla, pasi këto janë edhe situatat në të cilat vartësit apo populli ka më shumë nevojë për ta. Një lider me besim frymëzon të njëjtin besim në oficerët e tij të linjës duke përmirësuar performancën dhe moralin e tyre. Sidomos në fushat e sigurisë publike, aftësia për të marrë vendime të shpejta por edhe të sakta është kritike. Një nivel i lartë besimi është thelbësor në këto situata. Një lider i cili nuk ka besim mund të humbas duke rrezikuar respektin e vartësve të tij dhe duke rrezikuar sigurinë e publikut. Besimi, sigurisht vjen me eksperiencën. Nuk ka zëvendësues për eksperiencën; ne jemi më të sigurt në përballimin e një situate nëse e kemi kaluar më parë atë situatë ose kemi kaluar një situatë të ngjashme në të kaluarën. Kjo është arsyeja se pse shumë oficer nuk vendosen në pozicionin e supervizorit pa pasur më parë organizatat e tyre për një vit ose më shumë. Megjithatë, një lider duhet të sigurohet se është i aftë të përballoj çdo sfidë edhe nëse kurrë nuk e kanë hasur më parë. Ai duhet të udhëheqë skuadrën e tij që të kryejë të njëjtin veprim, në mënyrë që të ruhet respekti dhe efektshmëria. Në këtë situatë parapërgatitja është çelësi i gjithçkaje. Shprehja “ai që dështon të planifikojë, planifikon dështimin”, ka mjaft domethënie. Aftësia e menaxhimit Menaxhimi dhe lidershipi janë funksione të dallueshme, por të lidhura. Huffmire dhe Holmes (2006) mendojnë se liderët nuk është e nevojshme të adaptohen në menaxhim; por që liderët e mëdhenj janë menaxher të mirë të personelit. Aftësitë shtesë të menaxhimit çojnë në një nivel të ri të lidershipit. Dikush 66


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

mund të jetë dramatik dhe të frymëzojë skuadrën për pak kohë, por për të përballuar një numër të madh personeli kërkohen ekspertiza administrative. Etika Një lider duhet të vendos standarde për vartësit e tij. Kjo është e domosdoshme! Vartësit duhet të rivalizojnë në mënyrë të ndërgjegjshme shefat e tyre. Oficerët duhet të shikojnë supervisorin me një integritet të lart dhe jo vetëm të respektojnë këtë integritet, por të fillojnë të krijojnë të njëjtin integritet edhe me veten e tyre. Megjithatë, nëse oficerët vënë re që supervizori i tyre shkel rregullat ose tradhton besimin e tyre ata do të fillojnë të shikojnë këto sjellje si të pranueshme dhe do të bëjnë të njëjtat gjëra edhe vet. Një shef i korruptuar mund të dëmtoj kompaninë në shumë nivele. Një aspekt i etikes në lidership bëhet më etik në kohë krize. Sfidat ekonomike mund të çojnë në angazhim më të madh me praktikat e biznesit sesa në çështjet e etikës. Menaxherët me integritet janë të aftë të tërheqin rreth vetes njerëz të aftë, të besueshëm dhe të sigurt. Ata ngjallin respekt dhe tregojnë shumë mbështetje në kohë krize. Si rezultat, ata mund të ndërtojnë marrëdhënie të gjata dhe të sigurta. Përfundime Rolet e drejtuesve të shumtë dhe të ndryshëm në operacionet e sigurisë ofrojnë sfida të rëndësishme. Të marrësh drejtimin në një moment apo tjetër është shumë e rëndësishme për të gjithë. Profesionistët që kanë orientuar karrierën e tyre kanë një mori të gjerë mundësish përpara vetes. Kjo është veçanërisht e vërtet në kompanitë e mëdha dhe është e vërtet edhe për persona sipërmarrës, të cilët shpresojnë të fillojnë apo rrisin një 67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

biznes të vogël. Çdo kush i përfshirë në mbarëvajtjen e një kompanie sigurie duhet të mësoj dhe të rritet bashkë me ndryshimet, që janë pjesë e pa ndarë në jetën e secilit. Çdo kush duhet të drejtoj!

68


Agron MALAJ Lidershipi, roli i tij në kompanitë private të sigurisë

Bibliografia 1. Allen, L. ( 1973). Professional Management: New Concepts and Proven Practices. New York, NY: McGraw-Hill. 2. Breslau, K. (2005, October 24). A new team in town. Newsweek, 146, 6466. 3. Bullock, J., Haddow, G, Coppola, D., Ergin, E., Westerman, L & Yeletaysi, S.(2006) Introduction to Homeland Security. Burlington, MA: Elsevier ButterworthHeinemann. 4. Burstein, H. (1996). Security: A Management Perspective. Englewood Cliffs, NJ: Prentice Hall. 5. Carpenter, M. (1995). So You’re A New Supervisor. Protection News. 11, 3. 6. Covey, S. (1989). The Seven Habits of Highly Effective People: Restoring the Character Ethic. New York, NY: Fireside. 7. Curtis, G. & McBride, R. ( 2005). Proactive Security Administration. Upper Saddle River, NJ: Pearson. 8. Davies, S. J., & Minion, R. R. (Eds.). (1999). Security Supervision: Theory and Practice of Asset Protection (2nd ed.). Burlington, MA: Elsevier Science. 9. Downing, G. (2006). The Balance of Leadership. Loss Prevention. 5,5. 8283. 10. Eastman, G. & Eastman, E. (1971). Municipal Police Administration. Washington, DC: International City Management Association. 11. Finneran, E. (1981). Security Supervision: A Handbook for Supervisors and Managers. Woburn, MA: Butterworth. 12. Fitzgerald, K. Sam Walton: The Model Manager of Wal-Mart. 13. http://www.stfrancis.edu/ba/ghkickul/stuwebs/bbios/biograph/ walton1.htm Accessed on December 2, 2006.

69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Festim ALIMADHI M.A. Studime mbi Sigurinë

Ndrydhje gjeostrategjike “Balukistani i Madh” : çfarë vlere gjeostrategjike Sikundër me të drejtë ish diplomati dhe kërkuesi shkencor belg Eiffling, e thekson “Ndoshta ndonjëri harron, por “Balukistani i Madh”, nuk është më pak aktiv në lojën e madhe gjeostrategjike, në mes të turbullirave strategjike të Lindjes së Mesme, në të cilin erërat e ndryshimit të së ardhmes ka të ngjarë të ndikojnë negativisht duke vështirësuar parashikimin, në kuptimin e ripërcaktimit të bashkimit dhe përçarjes të raporteve të forcës aziatike”. Iv Lakost, Brzezinski, Kohen dhe Kisinger në 40 vjeçarin e fundit, por më vonë dhe Chraupard apo ministri i jashtëm aktual i Turqisë, Davutoglu, kanë theksuar rëndësinë e rajonit të Euroazisë. Rëndësia e rajonit mbetet ende po aq jetike sa ka qënë në gjysëm shekullin e fundit.

Fjalë kyçe kyçe: Gjeostrategji, Ndrydhje Balukistan, Pakistan, Iran, Afganistan,

70


Festim ALIMADHI Ndrydhje gjeostrategjike

Abstrakt Shkenca e gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë na ndihmon të shohim rëndësinë e territoreve dhe rajoneve të caktuara, përtej realitetit që ato na shfaqet. Tukuididi prej lashtësisë na rekomandon që të shohësh realitetin1, nuk do të thotë thjesht të shohësh çfarë të është shfaqur përpara, por të kuptosh atë që të është shfaqur dhe kjo përbën realitetin. Pikërisht këto dy shkenca na ndihmojnë të kuptojmë më mirë realitetin e rajoneve të ndryshëm në planet dhe pse jo të hedhim ide të cilat na shërbejnë në përpjekjen tonë për të parashikuar të ardhmen.

Hyrje Harold Mekinderi, pioneri i teorive gjeopolitike e pagëzoi rajonin e Euroazizsë si “Heartlandi”- Zemrën e planetit, ndërsa pjesën tjetër të planetit e pagëzoi si ishulli botëror. Nga ana 71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

tjetër admriali amerikan Mahan, krijoi bindjen e tij se nuk ishta toka por oqanët ata që sillnin dominimin, duke hedhur konceptin e Fuqisë Detare apo “rimlandi” i planetit, duket se nuk e ka humbur rëndësinë strategjike prej periudhës së fillimit shekullit të XX-të, kur u etiketua me këto emra. Teoricienët e gjeopolitikës, duke filluar me Harold Mekinderin dhe Karl Haushoferin në Evropë dhe me Skypman e Alfred Mahan në anën tjetër të oqeanit Atlantik, të gjithë folën për rëndësinë strategjike të kësaj zone të planetit para luftës së II-të Botërore. Pas Luftës, nuk do të mungonte zgjerimi dhe përpunimi i këtyre koncepteve nga studiues të tjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare, pavarsisht ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha. Mjafton të përmendim Ualtzin2 (Waltz) dhe Kohenin3, të cilët dhe pse kanë divergjenca të shumta në konfrontimin e analizave të tyre, përsëri pika e takimit e vetme midis tyre qëndron në faktin që rajonit të Euroazisë i japin rëndësinë që ai meriton. Është zona ku kalon vija ndarëse e “përplasjes së qytetrimeve” si= thotë dhe Hangtingtonit4, por që duket larg periudha për të cilën Fukayama5 ka profetizuar “Fundin e Historisë”. Pikërisht mbi këtë rajon, përqëndrohet analiza jonë për të treguar atë që e konsiderojmë si “Ndrydhje Strategjike”, në raport me mundësitë gjeopolitike dhe gjeostrategjike që ai paraqet. Në pamje të parë, ky rajon krijon idenë e një përgjumjeje, por që në realitet është një “vullkan” i vogël i cili vlon përbrenda dhe pse në sipërfaqe ka vetëm tym që të lë të kuptosh se ka aktivitet “sizmik”, se ç’farë mund të shkaktoi shpërthimi i tij, mbetet e panjohur. Ndoshta mund të mendojmë se Pranvera Arabe, ishte vullkani më i nxehtë që shpërtheu në këtë rajon, por nuk duhet të nxitohemi në përfundime, pasi ende ka probleme historike të trashëguara të cilat presin zgjidhje, të cilat mund të ndryshojnë përfundimisht fatin e rajonit, për të 72


Festim ALIMADHI Ndrydhje gjeostrategjike

cilin Henry Kissinger ka tërhequr vëmëndjen e politikës së jashtme të SHBA në dy librat6nga e publikuara prej tij. Nëse Samuel Koheni në trajtimin e tij do të etikonte Kanadanë si shtetin e vetëm të planetit si “shteti gjeostrategjik” ku toka dhe oqeanet i jepnin një përparsi të jashtëzakonshme, do të shohim se është dhe një rajon tjetër në planet, i cili mund të ketë po këtë rëndësi dhe këtë mundësi. Do trajtojmë problemin e nje teritori i cili shtrihet në tre shtete, por që jetohet nga e njëjta popullsi etnike, e cila kërkon “shtetin” e saj, për të cilën John Sosstinger7 nuk flet në analizën e tij mbi konfliktet në botë. Kjo zonë quhet Balutkistan dhe shtrihet në Azinë Juglindore, por që paraqet një rëndësi të madhe për zhvillimet ndërkombëtare, duke u shëndrruar kështu në “Ndrydhje Gjeostrategjike”. Gjegrafia nuk ka humbur rëndësinë e studimit të saj Sikundër me të drejtë ish diplomati dhe kërkuesi shkencor belg Eiffling, e thekson “Ndoshta ndonjëri harron, por “Balukistani i Madh8”, nuk është më pak aktiv në lojën e madhe gjeostrategjike, në mes të turbullirave strategjike të Lindjes së Mesme, në të cilin erërat e ndryshimit të së ardhmes ka të ngjarë të ndikojnë negativisht duke vështirësuar parashikimin, në kuptimin e ripërcaktimit të bashkimit dhe përçarjes të raporteve të forcës aziatike”. Iv Lakost, Brzezinski, Kohen dhe Kisinger në 40 vjeçarin e fundit, por më vonë dhe Chraupard apo ministri i jashtëm aktual i Turqisë, Davutoglu, kanë theksuar rëndësinë e rajonit të Euroazisë. Rëndësia e rajonit mbetet ende po aq jetike sa ka qënë në gjysëm shekullin e fundit. Bota arabe në fillim të vitit 2011 tërhoqi vëmëndjen me Pranverën Arabe, por jo gjithçka 73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mbaroi aty. Po ashtu situata e fundit e kërcënime të Iranit për bllokimin e ngushticës së Hormuzit, mendohet se mund të përbëjë elementin fillestar të Luftës së 3-të Botërore. Rajoni ka ende probleme të cilat ziejnë por që kanë sjellë shqetësime për rajonin dhe që nuk dihet kush do jetë fati i tyre. Sostinger në punimin e tij për arsyet e luftës midis kombeve nuk ka bërë trajtimin e duhur përveç problemeve të Izeraelit me Palestinën, apo konfliktin e heshtur Indi – Pakistan. Por ka ende një problem i cili vlon nën “kapakun” e tenxheres që valon në rajon. Balukistani i Madh, i cili shtrihet në 3 shtete, prej provincës iraniane të Sistan – Balukistanit deri në provincën pakistaneze të Balukistanit, si dhe një pjesë e vogël në Jug të Afganistanit, përfaqëson një zonë me probleme të vazhdueshme destabilteti. Prandaj kjo zonë e rajonit të Azisë së Jugut, përbën një burim shqetësimi konstant për dy shtetet të lidhura direkte: Irani dhe Pakistani. Karakteri tribal i shoqërisë balutke, gjykon me një kujtesë kolektive, e cila mbështetet nga një ndjenjë e fort për luftën kundër shtypjes dhe zotërimit nga pushtuesit gjatë gjithë historisë. Ky kombinim i elementëve shpjegon sot refuzimin nga pjesa më e madhe e balutkëve ndaj autoritetit qëndror që ushtrohet dhe përfaqësohet nga Islmabadi dhe Teherani. Por provincat balutke posedojnë nje vlerë gjeopolitike dhe gjeostrategjike të brendëshme, për shkak të pozicionit të tyre, të përmasave, përbërjes dhe konfigurimit të tyre. Kjo rëndësi e bën natyrisht më kritike nevojën për drejtuesit iranian dhe pakistanez të mbajnë këto provinca nën kontroll të rreptë. Për kushtet aktuale, strategjia që dominon si në njërën anë të kufirit dhe në tjetrën, është privilegji i përdorimit të forcës, sipas kompromisit të arritur pas negociatve midis dy vendeve, duke përforcuar kështu “shtrëngimin e zemrës” që vazhdon prej 74


Festim ALIMADHI Ndrydhje gjeostrategjike

shekujsh për popullsinë balutke, politikë kjo që nuk bën gjë tjetër veçse ndez dhe më shumë shpirtin e rezistencës për orgjinën e çështjes balutke. Sistan – Balukistan : një periferi nën mbikqyrje të rrept rreptë Larg të qënit homogjene, popullsia iraniane karakterizohet nga diversiteti i madh etnik në vend, ku Persët përfaqsojnë afërsisht 50% të popullsisë së përgjithshme të Iranit. Megjithatë, për shumicën e iranianëve, ky diversitet etnik, nuk ka asgjë të papajtueshme me një ndjenjë përkatësie të fort kombëtare. Kurdët dhe Balutkët bëjnë këtu një përjashtim, pasi këta të fundit si sunit dhe jopersishtfolësit, kanë sot një orgjinë të vjetër autonomie të dhunës kundrejt Teheranit. Për regjimin iranian, provinca e Sistan- Balukistan përbën një element “kyç” për teritorin kombëtar të Iranit. Rëndësia e tij e bën atë të papërshtatshëm me të gjitha pretendimet për autonomi, sepse ndikojnë për ti dhënë kurajo rrugës drejt pavarsisë provincave të tjera. Kjo provincë, që strehon afërsisht 1.5 milion balutkë për një popullsi të përgjithshme fqinjë prej 2.5 milon banorë, gjithashtu është provinca më e madhe e teritorit iranian. Në të njëjtën kohë, popullsia atje është më e varfra dhe po ashtu me normën më të lartë të analfabetizmit në vend. Balutkët gjithashtu kanë një numër të jashtzakonshëm vështirësish për të dalë nga pasiguria dhe shpresës për të hyrë në funksionet e larta të aparatit shtetëror iranian, duke u rritur thjesht si “monstra”9. Në fakt balutkët iranianë vuajnë gjithmonë diskriminimin politik dhe ekonomik, vendosur nga regjimi i Teheranit. Kjo situtë e vështirë sociale ka kontribuuar në krijimin emergjent të 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një ekonomie paralele të lidhur me aktivitetin kriminal dhe veçanërisht trafikut të drogës me provincën fqinje të Afganistanit. Nyja e trilaterale e kufirit, midis Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, por dhe qarkullimi i madh ndërkufitar midis popullsive të fiseve të ndara në të tre shtetet, kanë favorizuar këto aktivitete dhe trafiqe. Rajoni është shndërruar gjithashtu në pikën kryesore e kalimit të trafikut botëror të heroinës. Këtë e konfirmon raporti i OKB, i cili vlerson së gati 60% e prodhimit të drogës afgane dhe e opiumit kalon tranzit nëpërmjet teritorit iranian, dhe shpërndahet në mbarë botën. Trafiku por dhe konsumi i drogës, prek popullsitë lokale dhe kontribuon në destabilizimin aftagjatë dhe në prapambetjen e provincës. Qeveria iraniane tenton vazhdimisht të luftoj kundër trafiqeve dhe lëvizjeve ilegale të popullsisë që hyjnë dhe dalin nga territori iranian. Megjithatë, ky territor është problematik pasi ka një reliev shumë të thyer dhe të shtrirë, si dhe mjetet në dispozicion që përdoren për të eleminuar tërësisht këtë fenomen janë të pakta. Në krahun tjetër, ky aktivitet kriminal ka një veçori të jashtzakonshme përsa i përket krijimtarisë së trafikantëve, pasi i shtrëngon ata të ndryshojnë mënyrat dhe mjetet që përdorin, duke mos i lejuar vetes në asnjë moment shpërqëndrim nga veprimtaria e strukturave qeveritare. Trafiku i drogës, zakonisht shoqërohet dhe me trafikun e armëve, i cili i jep mundësi trafikantëve10 të fuqizojnë arsenalin e tyre për të minimizuar dhe për t’i bër ballë forcave të sigurisë iraniane. Disa grupe të pajisur me rraketa dhe me dylbi për shikimin natën, organizohen sipas një skeme të përafërt me atë të një milicie paraushtarake. Lufta dhe konflikti i armatosur kundër trafikantëve të drogës i ka kushtuar deri tani jetët e më shumë se 3300 ushtarakëve dhe policëve iranianë, që pas revolucionit të vitit 1979. Kjo 76


Festim ALIMADHI Ndrydhje gjeostrategjike

përballje 32 vjeçare ka qënë çdo vit dhe më e ashpër. Situata u rëndua deri në atë pikë sa në prill 2009, Shefi i Policisë iraniane lajmëroi tërheqjen totale të policisë civile dhe atyre me uniformë që vepronin në rajon. Vendin e tyre prej atëherë e kanë zënë gardistët e Gardës së Revolucionit dhe nga milicia speciale Basdid, të cilët e kanë parë të nevojshme të përhapen në rreze të konsiderueshme në fushbetejë, me qëllim që të luftojnë në mënyrë më efikase kundër trafikantëve, por gjithashtu dhe kundër aktivistëve shiit të çështjes balutke. Nga këndvështrimi gjeografik, pozicioni i Sistan – Balukistan, pjesë e Iranit, ka një vlerë të madhe në kuptimin që ky rajon i ofron një thellësi strategjike në planin e një Fasade Detare, duke i dhënë mundësinë kështu Teheranit të shtrihet përtej shkretëtirës së Ormuzit, drejt gjirit të Omanit, kundërdhoma e detit Arabik, dhe me tutje akoma drejt Oqeanit Indian. Për këtë fakt, Irani nisi në 2002, me asistencën finaciare dhe logjistike të Indisë, ndërtimin e një porti të ri në ujrat e thella të Shahbaharit. Për Teheranin, realizmi i këtij projekti i ndodhur në ekstremitetin lindor të vendit, përbën një interes jetësor në një hipotezë të mundëshme të tensioneve që mund të shpërthejnë nën “maskim total11” ose të pjesëshëm në shkretëtirën e Ormuzit, nga e cila kalon tranzit çdo vit më shumë se 40% e eksportit botëror të naftës. Dy portet e tjera të vendit, ai i qytetit të Bysherit i cili “ strehoi” nga jashtë centralin e parë bërthamor iranian, po ashtu dhe porti i Bandar- Abbas, i cili është përballë shkretëtirës së Ormuzit, ndodhen në fakt në rajone ku ka tension me premisa për kryengritje eventualisht të mundëshme në Gjirin Persik. Kështu që sjellja në rend të ditës e portit të Shabarit, përbën një politike të diversifikimit portual, ku kryengritjet dhe tensionet ndihmojnë në zhvillimin strukturor dhe ekonomik të teritorit Perëndimor të Iranit. Gjithashtu, duke 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

marrë parasysh se nëntoka e Sitan – Balukistanit nuk është e pasur me hidrokarbure, provinca në fjalë, “thërritet” nga qeverria të luaj një rol thelbësor për zhvillimin ekonomik të Iranit, duke u shëndrruar kështu pllaka rrotulluese e marrdhënieve tregëtare midis Republikës Islamiste të Iranit dhe vendeve aziatike. Balukistani Pakistanez - midis potencialeve dhe pasigurive Akoma më shumë se sivllezërit e tyre në Iran, provinca balutke e Pakistanit paraqitet me karakteristika e saj të brendëshme, tëcilat i shtojnë vlerë të pamohueshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Shfrytëzimi i plotë i potencialit të provincës është vendosur në pikëpyetje për shkak të problemeve të pasigurisë periodike, ku ajo është shfaqur dhe ka plasur në zonë prej shumë vitesh. Si Sistan – Balutkistani iranian, Balukistani pakistanez vuan nga një prapambetje ekonomike sistematike. Sipas një raporti parlamentar pakistanez, 47% e popullsisë aty jeton nën pragun e varfërisë12. Për këtë shkak, koefiçenti i analfabetizmit është shumë i lartë, po thuajsë nën gjysmën e nivelit të arsimimit të popullsisë së Pakistanit. Balutkistani është gjithashtu provinca më e madhe e Pakistanit, ku ajo përbën 42% të territorit të tij. Prandaj duhet kuptuar që etnia dominuese Pendxhabi përbën 48% të popullsisë së pakistaneze, nuk mund të lejojë ndarjen dhe pavarësinë e provincës, pasi balutkët nuk përfaqësojnë më shumë se 3% të popullsisë së vendit. Megjithë situatën ekonomike të pasigurt, në mënyrë paradoksale Balutktistani është një provinc e pasur me pasuri të shumta natyrore nëntokësore, që natyrisht ngjallin lakminë për shfrytëzim dhe pasurim. Kushtet e shfrytëzimit të nëntokës aty, janë denoncuar fuqishëm, dhe konsistojnë në atë 78


Festim ALIMADHI Ndrydhje gjeostrategjike

që sot përbën shkakun kryesor të orgjinës së ankesave të popullsisë balutke kundër Islamabadit. Ndjenja e shpronësimit dhe grabitja e burimeve natyrore, në fakt, janë “ankoruar” në shpirtin e popullsisë balutke. Shembulli i gazit natyror është veçanërisht shprehës i saj në një mënyrë. Nëse provinca vuan si pasojë një prapambetje ekonomike në raport më pjesën tjetër të vendit, ndërkoh që kjo ka formuar një rezervuar energjitik, në imazhin e një depozite gazi në Sui, më i rëndësishmi në Pakistan. Në total, Balutkistan plotëson kërkesën kombëtare për gaz natyraor për një sasi që vlersohet midis 36 dhe 45% të totalit. Në të kundërt të kësaj, një numër i madh rajonesh të kësaj province janë ende pa akses por dhe pa lidhje gazi, duke marrë parasysh afërsinë me depozitën e gazit të Sui. Në 26 rajone të cilat përbëjnë provincën e Balutkistanit, vetëm 4 prej tyre janë të lidhur me linja furnizimi me gaz natyror. Dhe sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo, provinca asnjëherë nuk ka përfituar më shumë se 12.4% të të ardhurave që përfitohen nga shfrytëzimi i këtyre pasurive nëntokësore. Shumë prej projekteve të kërkimeve dhe shfrytëzimit të këtyre burimeve, u inciuan dhe zhvilluan gjatë periudhës së qeverisjes së presidentit Musharaf, i cili këto projekte i inicioi dhe zbatoi me forcë, duke mos bërë asnjë konsultë me balutkët por jo vetëm kaq. Konstatojmë se në të njëjtën kohë ai nuk kishte dëshirën të ndante përfitimet që dilnin nga këto investime mbi këto pasuri me këta të fundit. Në të njëtën kohë, qeveria pakistaneze shtoi prezencën ushtarake në rajon, veçanërisht në afërsi të vendeve të shfrytëzimit të pasurive natyrore. Kjo politikë nuk bëri gjë tjetër veçse rriti pakënaqësitë në shpirtin e popullatës lokale, dhe ndjenjën e një “kolonializimi” të provincës nga etnia Penxhabi, me komandën qëndrore të tyre në Islamabad. Përveç rezervave të gazit natyror, Balutkistani ka dhe rezerva të 79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

rëndësishme dhe të shumta të Karbonit, Arit, Argjendit, Bakërit, Aluminit, Platinit por mbi të gjitha të Uraniumit. Gjithashtu një element i rëndësishëm i provincës, është bregdeti balutk, pasi pjesa më e madhe e vijës bregdetare pakistaneze është ky bregdet, duke i krijuar Islamabadit një zonë ekonomike ekskluzive prej 180 000km², veçanërisht e pasur me naftë, gaz natyror dhe minerale13. Për më shumë se thjesht pasuritë natyrore, është pozicioni i saj si “dritare” për në Oqeanin Indian, duke krijuar kështu dhe një avantazh të rëndësishëm të Balutkistanit për shtetin pakistanez. Omara dhe Gudar, dy nga tre bazat ushtarake detare të Pakistanit, shtrihen në bregdetin e kësaj province. Porti Guadarit, shtrihet në ekstremitetin lindor të bregdetit të provincës, ku nga ana e vet i krijon mundësinë Pakistanit për afrimitet me shkretëtirën e Ormuzit. Në planin strategjik, pozicionimi i Guadarit, në ekstremitetin perndimor të vendit, e bën këtë bazë detare më të zhdërvjellët se baza në Karaçi, e cila ndodhet 450 km më në lindje, dhe është konfrontuar disa herë me bllokimet që i ka bërë marina indiane, siç ishte rasti në konfliktin e Kargilit në 1999. Lojrat strategjike dhe gjeopolitike të lidhura me zhvillimin e portit të ri në ujrat e thella të Bysher, i cili filloi të ndërtohet në 2007, do të angazhojnë shumë aktorë të tjerë në kompleksitetin e zhvillimit përveç shtetit të Pakistanit. Shpjegime 1. Për të mos krijuar konfuzion me provincën me të njëtin emër në Pakistan, në materil është përdorur termi “Bautkistani i Madh”, që përfshin bashkimin e të gjith teritoreve në tre shtete ku jetojnë popullsia e kombësisë balutke. 2. “Opozita islamike në republikën islamike. Lufta e shenjtë dhe ekstremistët në Iran”. Publikuar nga Arri.K. Wiig, pjestar i Institutit të Kërkimeve të Mbrojtjes të Norvegjisë, korrik 2009, faqa 40 ( fërngjisht) 3. Senati i Pakistanit, Raporti i Komitetit parlamentar për Balutkistanin, nëntor 2009. 4. Diplomatie nr.50 (maj- qershor 2011) Web : www.diplomatie-presse.com

80


Festim ALIMADHI Ndrydhje gjeostrategjike

Literatura 1 Tuquidi. “Lufta e Peloponezit”. Botim në shqip. Almeira. 2009 2. Brzezinski. Zbigniev “Jashtë Kontrollit. Trazirat që përfshin botën në prag të shekullit të XXI”. 1995. 3. Kisinger. Henry “ Diplomacia” në 1994 dhe “A ka nevoj SHBA për një politikë të jashtme”. në 2002 4. Hungtington. Samuel P. “Përplasja e qyterimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror”. 1996 5.Fukayama. Frencis. “Fundi I Historisë dhe Njeriu i Fundit”. Zenith.1995 6. Chrauparde. Aymeric “Géopolitique. Constant et changement dans l’historie” Botim. Eclipse. 2009. Francë 7. Davutogllu. Ahmet. ”Thellësi Strategjike. Pozita ndërkombëtare e Turqisë” 2009 8. Cohen. Saul. Bernard. “Géstrategie et Géopolitique” Botim 1973, dhe “Geopolitics Ëord Systems”. 2003 9. Sosstinger. John. “ Pse kombet shkojnë në luftë” 2006 10. Frédéric Grare “Balutkistani, një konflikt i harruar”, Botim. Outre-terre, 2010 11. Vincent Eiffling, assistant de recherche à l’Université catholique de Louvain (Belgique) Quelque peu oublié, le « Grand Baloutchistan .

Referenca Turquidi. “Lufta e Peloponezit” Botim në shqip. Almeira. 2009 Waltz . Keneth. “Dilemat e Sigurisë” Botim, USA 1974. 3 Cohen. Saul. Bernard “Géstrategie et Géopolitique” ,1973 anglisht. fërngjisht, 1974. 4 Hungtington. Samuel P. “Përplasja e qyterimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror”. 1996 5 Fukayama. Frencis. “ The End os History and the last men” . 1995 6 Kissinger. Henry. “Diplomacia “ 1994. “A ka nevoj Amerika për një politik të Jashtme” 2002. 7 Sosstinger. John. “ Pse kombet shkojnë në luftë” Botim. AAIS. 2010 8 Për të mos krijuar konfuzion me provincën me të njëtin emër në Pakistan, në materil do të përdoret termi “Bautkistani i Madh”, që përfshin bashkimin e të gjith teritoreve ku jetojnë popullsia e kombësisë balutke. 9 Njerëz të pashkolluar, pa profesion, pa kujdesin shëndetsor, me fytyrë të vrarë, me urrejtje të thellë në shpirt kundër të gjithçckaje dhe kundër të gjithëve që nuk janë me ta, i shëndrrojnë këta njerëz në monstara të gatshëm dhe për tu skarifikuar. 10 Opozita islamike në republikën islamike. Lufta e shenjtë dhe ekstremistët në Iran. Publikuar nga Arri.K. Wiig, pjestar i Institutit të Kërkimeve të Mbrojtjes të Norvegjisë, korrik 2009, faqe 40 (fërngjisht) 11 Me këtë shprehje nënkuptoj fshehtësinë e veprimeve luftarake, të maskuara. 12 Senati i Pakistanit, Raporti i Komitetit parlamentar për Balutkistanit, Nëntor 2009. 13 Frédéric Grare “Balutkistani, një konflikt i harruar”, Botim. Outre- terre, 2010/ 1, nº 24, faqa 325 – 336. 1 2

81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hergis Jica M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorant në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Gjeopolitika dhe krimi kibernetik Ron Deibert, Drejtor i Citizen Lab, foli për Ambasadën Kanadeze në Washington DC rreth rritjes së krimit kompjuterik dhe natyrës së tij gjeopolitike. Ai i ka dhënë një nivel primar teknikave keqbërëse, por e fokusoi fjalimin e tij në faktin që të gjitha çështjet klasike juridiksionale, kompleksitetet teknike dhe mosbalancimi i pushtetit, bëjnë ndoshta, të luhet në nivelin e fundit rreth fushës së çdo zhvillimi pas-demokratik. Ai theksoi se 95% e infrastrukturës teknike që operon internetin zotërohet nga sektori privat, dhe ai citoi gjithë shembujt më të fundit të “worms” dhe “botnet” më të sofistikuara, si GhostNet dhe Stuxnet, si shembuj se sa e vështirë është të izolosh mashtrimet dhe të mbash këdo të kontrolluar.

Fjalë kyçe kyçe: hapësira kibernetike, gjeopolitika, krimi kompjuterik, e drejta kibernetike, krimi kibernetik, viruset, hakimi, e drejta ndërkombëtare

82


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

Abstrakt Krimet kompjuterike nuk kufizohen brenda kufijve shtetërorë. Një kriminel i pajisur me një kompjuter dhe internet, ka aftësinë të përndjekë njerëzit, bizneset, dhe qeveritë kudo në botë. Kriminelët mund të kryejnë krime të dhunshme, të marrin pjesë në terrorizëm ndërkombëtar, të shesin drogë, të kryejnë vjedhje të identitetit, të dërgojnë viruse, të shpërndajnë pornografinë e fëmijëve, të vjedhin pronën intelektuale dhe sekretet tregtare, dhe përdorimin e paligjshëm të kompjuterave privatë dhe të sistemeve të ndryshme tregtare. Këta kriminelë mund të fshehin gjurmët e tyre duke kryer komunikimet e tyre me anë të ISP-ve (Internet Service Provider) të shumta. Kërcënimi i krimit kibernetik për bizneset, qeveritë, organizatat, ushtrinë etj, aktualisht është gjithnjë në rritje. Bota moderne që na rrethon dhe ushtritë që mbrojnë atë, gjithnjë e më shumë mbështeten në përdorimin e mjeteve elektronike. 83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Abstract Cyber crime is not limited within national borders. A criminal equipped with a computer and internet, has the opportunity to pursue people, businesses and governments all over the world. Criminals can make violent crimes, can participate in international terrorism, can sell narcotic drugs, can commit identity thefts, send viruses, distribute childrens pornography, steal intellectual property and trade secrets and illegal use of private computers and different trade systems. These criminals can hide their tracks by performing their communications through multiple ISPs (Internet Service Provider). Threat of cyber crime for businesses, governments, organizations, military ect., actually is always growing. Modern world that sorrounds us and the armies that defend it, are increasingly relying on the use of electronic means.

Gjeopolitika e hapësirës kibernetike Ron Deibert, Drejtor i Citizen Lab, foli për Ambasadën Kanadeze në Washington DC rreth rritjes së krimit kompjuterik dhe natyrës së tij gjeopolitike. Ai i ka dhënë një nivel primar teknikave keqbërëse, por e fokusoi fjalimin e tij në faktin që të gjitha çështjet klasike juridiksionale, kompleksitetet teknike dhe mosbalancimi i pushtetit, bëjnë ndoshta, të luhet në nivelin e fundit rreth fushës së çdo zhvillimi pas-demokratik. Ai theksoi se 95% e infrastrukturës teknike që operon internetin zotërohet nga sektori privat, dhe ai citoi gjithë shembujt më të fundit të “worms” dhe “botnet” më të sofistikuara, si GhostNet dhe Stuxnet, si shembuj se sa e vështirë është të izolosh mashtrimet dhe të mbash këdo të kontrolluar. 84


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

Ron gjithashtu theksoi sesi vetë kriminelët kompjuterikë kanë evoluar- nga grabitës, duke u transformuar në hajdutë arti të rafinuar- dhe kanë mësuar të përfitojnë nga mundësitë teknike shumë më përpara sesa zbatimi i ligjit të mësojë sesi ti menaxhojë ato. Ky është një refren i njohur për këdo ne një korporate rrjeti që ka tentuar të identifikojë origjinën ekzakte, natyrën dhe qëllimin e një infeksioni. Por pika më interesante e bisedës ishte sesi subjektet kombëtare, shtetet apo OJQ-të e mëdha, do të përcaktojnë praktikat më të mira për atë që do të thotë të kesh internet të lirë, demokratik dhe të pakufizuar. Ai citoi goditjen e “ndryshimit të madh” në Egjipt kohët e fundit, duke fikur ISP-të e saj për të provuar dhe kufizuar përdorimin e internetit për publikimin e natyrës së vërtetë të protestave, dhe se sa e padobishme ishte ajo përpjekje.... Ron këshilloi që Kanadaja, në rolin e saj paqeruajtës, mund të marrë rolin udhëheqës në një përpjekje të tillë dhe të përpiqet të mbrojë konceptet bazë të internetit neutral, aksesin e lirë dhe politikat ndër-kufitare, intra-juridiksionale kundër krimineleve të vërtetë. Si hapësirat e tjera ajër, tokë, det interneti, përveçse është i bërë nga njeriu, është akoma një kontenier komunikimi, tregtie dhe aktiviteti social, dhe përdorimi i tij është rritur më shpejt sesa ndonjë komunikim mesatar më përpara. Precedenti që duhet të vendoset nëse përfitimi që kërkohet dhe kontrolli totalitar bëhen norma operative- në vend të trajtimit të internetit si një asamble tjetër paqësore- është shumë e rrezikshme dhe mund të ndezë lehtësisht një tjetër grumbullim për një luftë të ftohtë. N.q.s fjalët për origjinat e Stuxnet and Ghost Net janë të vërteta, ka mundësi që një grumbullim i tillë, në kuptim të kapaciteteve dhe objektivave, të jetë tashmë në rrugë. 85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Si përdorues individualë, këto aktivitete nuk na etiketojnë direkt, por ne jemi të gjithë të ndikuar nga ata që, kur rënia e paqëllimshme e më pak të disiplinuarve, mbështetjet mashtruese, të lirohen me egërsisht. Një internet i hapur, në një minimum, na jep një shans më të madh për të zbuluar natyrën e kërcënimeve dhe të vendosim mbrojtjet teknike të duhura, dhe mund të udhëheqë së fundi për barazinë ligjore të standarteve dhe mbrojtjen njëkohësisht.1 Krimi kibernetik apo kompjuterik është definuar në përgjithësi si një vepër penale që përfshin një kompjuter si objekt të krimit, apo mjet për të kryer veprën penale. Krimi kibernetik është një shqetësim si kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar që është duke pasur ndikim në zbatimin e ligjit në të gjithë nivelet. Një përkufizim i thjeshtë por i guximshëm i krimit kibernetik do ishte: “aktet e paligjshme ku kompjuteri është ose një mjet ose një objektiv ose të dyja bashkë”. “Kriminelët kibernetikë”, si homologët e tyre jo-virtualë pra kriminelët tradicionalë, kërkojnë mundësi të reja dhe gjithnjë janë në kërkim të vakumeve ligjore, nga të cilat mund të përfitojnë për të kryer veprat e tyre. Lajmet nëpër media, janë të mbushura me lajme negative në lidhje me viruset kompjuterike, faqet e sulmuara etj. Megjithatë, ka edhe raste të shumta që nuk bëhen publike, për shkak të ngurrimit të kompanive private për të shfaqur shqetësimet dhe dobësitë e tyre, apo të qeverive, në mënyrë që të krijojnë mjete sa më mbrojtëse. Problematika që dallohet është si më poshtë : 1. Së bashku me rritjen fenomenale të internetit, kanë ardhur në rritje edhe krimet kibernetike. 2. Si rezultat i adoptimit të shpejtë të internetit global, 86


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

krimet kompjuterike përfshijnë grabitje, pornografinë e fëmijëve, pastrimi i parave, mashtrimet, pirateritë kompjuterike etj. 3. Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë qenë të irrituar për shkak të pamundësisë së legjislatorëve të mbajnë legjislacionin e krimit kompjuterik përpara apo në koherencë me kurbën e lëvizjes së teknologjisë. 4. Në të njëjtën kohë, ligjvënësit duhet të përballen me nevojën për të balancuar interesat e individëve për shkak të të drejtave të tyre private, si dhe, nevojën për të mbrojtur integritetin e rrjeteve private dhe publike ndërkombëtare. Veçoritë e së drejtës kibernetike Si një veçori e parë e kësaj të drejtë, mund të përmendim faktin se ajo është një e drejtë mjaft e re dhe e zhvilluar vetëm këto dhjetë vitet e fundit. Deri më sot janë të pakta vendet të cilat kanë një legjislacion të plotë i cili rregullon marrëdhëniet juridike në këtë fushë. Pra mund të themi që e Drejta Kibernetike është një e drejtë e cila aktualisht ndodhet në një proçes zhvillimi dhe përmirësimi në mbarë vendet e zhvilluara. Një tjetër veçori e kësaj të drejtë është dhe fakti që kjo e drejtë ka lidhje shumë të ngushtë me shumë prej shkencave të tjera juridike. Ajo përmbledh brenda saj aspekte dhe parime të degëve të tjera të së drejtës si psh: të së drejtës penale, të detyrimeve, të drejtës tregtare, të drejtës civile, etj, por gjithnjë duke i trajtuar ato në një mënyrë dhe këndvështrim të sajin origjinal. Si veçori e tretë e kësaj të drejte mund të përmendim faktin që në thelbin e saj qëndron gjithmonë kompjuteri dhe Interneti së bashku me tërësinë e mjeteve elektronike dhe fushave të ndërveprimit midis tyre që në gjuhën elektronike quhet Hapësira Kibernetike ( Cyber Space). 87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Së fundmi, mund të themi që kjo e drejtë ka natyrë të mirëfilltë ndërkombëtare. Kjo gjë kushtëzohet nga vetë natyra e kompjuterit dhe e Internetit të cilët kanë thyer me kohë barrierat dhe kufijtë tokësorë ndërmjet shteteve. Tashmë marrëveshjet tregtare elektronike mund të lidhen nga njëri cep i kontinentit në cepin tjetër dhe një krim kompjuterik mund të kryhet fare mirë nga një shtet në një shtet tjetër pa qenë nevoja për prezencë në vendin e kryerjes së krimit. Kjo ka sjellë si pasojë ndërthurjen e legjislacioneve të shteteve të ndryshme pikërisht në një pikë apo hapësirë në Internet e cila nuk është pronë e askujt. Çfarë është e ndryshme për Krimin Kibernetik? Titujt e sulmeve kibernetike komandojnë vëmendjen tonë me rritjen e frekuencës se tyre. Nëse do te shohim ne vazhdimësi kemi rritje te veprave përsa u përket krimeve kompjuterike. Për më tepër, raste të panumërta mbeten të paraportuara, për shkak se viktima ka frikë të bëjë publike dobësitë e saj, potenciali për krimet kopje, dhe humbjen e besimit të publikut. Aktualisht, në vitin 2011 është punuar për krijimin dhe në vendin tonë për strukturën dhe fillimin e funksionimit të “CERT’’, i cili është i atashuar pranë kryeministrisë.2 Krimet kibernetike të kryera ndaj një kompjuteri apo rrjeti kompjuterik, ndryshojnë nga krimet e zakonshme në katër mënyra: • Ato janë të lehtë për tu mësuar se si të kryhen; • Ata kërkojnë burime të pakta në krahasim me dëmin potencial të shkaktuar; • Ata mund të jenë kryer brenda një vendi pa qenë fizikisht i pranishëm në atë vend; • Ata shpesh nuk janë qartësisht të paligjshëm; 88


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

Siç tregon ky raport, ligjet e vendeve nuk i ndalojnë haptazi këto krime. Mekanizmat e bashkëpunimit përtej kufijve kombëtarë për të zgjidhur dhe ndjekur penalisht krimet janë komplekse dhe të ngadalshëm. Krime të reja mund të kryhen duke përfituar nga vakuumet ligjore. P.sh: Kjo ndodhi në Filipine, në ndjekjen penale të penetruesit të virusit “Love Bug” në maj të vitit 2000, i cili shkaktoi dëme prej miliarda dollarësh. Gjashtë javë pas virusit “Love Bug” në Filipine, legjislatorët u detyruan të plotësonin vakumet ligjore.3 Kriminelët kibernetikë, mund të sfidojnë juridiksionin e shteteve sovrane, pasi një krim kibernetik, mund të kryhet nga një kompjuter në çdo vend të botës, dhe dëmi të shkaktohet në një vend tjetër. Teknika të tilla rrisin ndjeshëm kompleksitetin teknik dhe ligjor të hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve kibernetike. Juridiksioni në hapësirën kibernetike “Internet” quhet tërësia e rrjeteve kompjuterike në mbarë botën të lidhura ndërmjet tyre. Ai nuk ka as fillim dhe as mbarim, por mund të konceptohet fare mirë, si një rrjetë gjigande merimange e përbërë nga kabllo, fibra optikë apo edhe valë satelitore. Ky rrjet është gjithmonë në zgjerim sa herë që një kompjuter apo një përdorues i ri i shtohet atij. Natyra juridike e Internetit është një nga çështjet më të debatueshme nga juristët në ditët e sotme. “Interneti” si nocion, ndryshon pak nga konceptet juridike në lidhje me hapësirën territoriale, të njohura deri më sot nga e drejta si psh: toka, uji, ajri apo edhe hapësira. “Interneti” është një hapësirë virtuale e padukshme dhe e paprekshme, e përbërë nga impulse elektronike të cilat ndërmjetësojnë kompjuterat në mbarë botën 89


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në lidhje ndërmjet tyre. Cilido që posedon një kompjuter dhe një lidhje në Internet mund të hyjë fare lehtë në rrjet dhe që andej mund të bëjë gjithçka që nga blerja e një malli apo shërbimi deri në luajtjen e lojërave me individë të tjerë në mbarë botën. “Interneti” nuk është pronë e askujt dhe askush nuk e kontrollon atë. Ai është një vend sa i rrezikshëm aq edhe tërheqës njëkohësisht. Gjithkush mund të hyjë në të, pa qenë nevoja për pasaportë apo edhe vizë, duke kapërcyer kështu kufijtë shtetërorë tradicionalë. Madje edhe një i mitur me njohuritë e duhura informatike, mund të paraqitet dhe të veprojë në Internet njësoj si një i rritur pa u diktuar nga askush. Megjithëse e tërë kjo hapësirë e pafund virtuale nuk është pronë e askujt dhe asnjë shtet nuk e kontrollon atë, përsëri ndodh që ligjet e një shteti të ndërveprojnë me ligjet e një shteti tjetër duke cënuar kështu shpesh herë edhe sovranitetin e njëritjetrit. Në hapësirën kibernetike, juridiksioni është një problem tepër i madh si për gjykatat e shteteve ashtu edhe për vetë shtetet në mbarë botën. Në qoftë se hapësira kibernetike nuk konsiderohet si hapësirë ndërkombëtare, atëherë ajo i kthen të gjitha parimet tradicionale të juridiksionit në absurditet. Në ndryshim nga problemet tradicionale të juridiksionit që mund të përfshijnë dy, tre, ose më tepër juridiksione në konflikt, numri i legjislacioneve që mund të aplikohen në rastin e një shkeljeje civile apo penale në hapësirën kibernetike është i papërcaktueshëm. Juridiksioni në hapësirën kibernetike kërkon parime të qarta të cilat janë të rrënjosura thellë në të drejtën ndërkombëtare. Vetëm nëpërmjet këtyre parimeve, gjykatat në të gjitha shtetet mund të binden që të adoptojnë zgjidhje uniforme për pyetjet në lidhje me juridiksionin në internet. 90


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

Parimet e Juridiksionit Sipas së drejtës ndërkombëtare, ekzistojnë në përgjithësi 6 parime bazë për përcaktimin e juridiksionit, ose teori në bazë të të cilave një shtet mund të pretendojë se ka juridiksion mbi një çështje të caktuar. Si një rregull i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare, edhe kur një prej parimeve të juridiksionit është prezent, ushtrimi i juridiksionit mund të bëhet vetëm nqs ai është i arsyeshëm. Sipas radhës së preferencës ato janë: 1. Territorialiteti subjektiv Deri me sot, është parimi më i rëndësishëm. Nëse një veprim ndodh brenda territorit të një shteti, atëherë shteti ka juridiksionin mbi atë veprim. Shumica e legjislacionit penal në botë i përmbahet këtij parimi. 2. Territorialiteti Objektiv Ky parim aplikohet kur veprimin ndodh jashtë territorit të shtetit, por efekti parësor i atij veprimi është brenda atij shteti. Rast klasik është shembulli i një gjahtari në Kanada i cili qëlloi një Amerikan përmes Ujëvarës së Niagarës. Qitja ndodhi në Kanada: vrasja- efekti- ndodhi në SHBA. Kjo e fundit atëherë do të kishte juridiksion mbi çështjen sipas këtij parimi. Kjo shpesh quhet “juridiksion i efekteve” dhe sjell një sërë implikimesh për hapësirën kibernetike, pasi efektet mund të ndodhin njëkohësisht në disa shtete. 3. Nacionaliteti Nacionaliteti është baza për një juridiksion, kur shteti shpall të drejtën për shqyrtimin e një çështjeje bazuar në shtetësinë e personave. Sipas ligjit hollandez, p.sh, një shtetas hollandez “ është përgjegjës për një vepër penale në Hollandë për një vepër penale të kryer jashtë shtetit, e cila është e dënueshme sipas ligjit të vendit ku vepra penale është kryer”.4 91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

4. Nacionaliteti pasiv Ky është një parim juridiksioni bazuar në shtetësinë e viktimës. Nacionaliteti pasiv dhe “aktiv” shpesh shkrihen sëbashku për të përcaktuar juridiksionin për shkak se një shtet ka më tepër interes në proçedimin e një vepre penale kur të dy, si autori i veprës penale ashtu edhe viktima janë shtetas të atij shteti. Nacionaliteti pasiv përdoret tepër rrallë për shkak së çdo shtet mund të pretendojë se ligjet e huaja nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur qytetarët e tij jashtë vendit. 5. Parimi i mbrojtjes Ky parim, shpreh dëshirën e një sovrani për të dënuar veprimet e kryera në vendet e tjera vetëm sepse ai ndihet i kërcënuar nga ato veprime. Ky parim aplikohet atëherë kur “viktima” do të ishte qeveria ose vetë sovraniteti. Prsh: në një çështje gjyqësore në Amerikë (USA kundër Rodrigues5), të pandehurit, u akuzuan për kryerjen e deklarimeve fallso në aplikacionet e emigrimit ndërsa ata ishin jashtë SHBA. Ky parim konsiderohet si jo i drejtë pasi ai mund të prekë fare lehtë sovranitetin e vendeve të tjera. 6. Juridiksioni universal Është juridiksioni i fundit të cilit ndonjëherë i referohen edhe si juridiksioni i “interesit universal”. Historikisht, juridiksioni i interesit universal ishte e drejta e çdo sovrani për të kapur dhe ndëshkuar piratët. Kjo formë juridiksioni është zgjeruar gjatë shekullit të kaluar duke përfshirë vepra të tilla si: skllavëria, gjenocidi dhe rrëmbimi i avionëve. Ndoshta në të ardhmen juridiksioni universal mund të shtrihet edhe mbi piraterinë në Internet, si “computer hacking” dhe viruset. Është e rëndësishme të përmendim që juridiksioni universal tradicionalisht deri tani ka mbuluar vetëm krimet e rënda. 92


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

Mënyra e përgjithshme e analizës së konfliktit ndërkombëtar të ligjeve është që të peshojë interesat e shteteve konkuruese për të përcaktuar juridiksionin e tyre. Megjithëse territorialiteti subjektiv zakonisht triumfon mbi parimet e tjera, interesi i një shteti të fortë në mbrojtjen e shtetasve të tij mund të mbizotërojë mbi interesat e një shteti të dobët në ndjekjen penale të një krimi në vendin e tij. Rreziqet ndaj kompjuterëve vinë nga: 1. Kapaciteti për të ruajtur të dhënat në hapësirë relativisht të vogëlKompjuteri ka karakteristikë unike në ruajtjen e të dhënave në një hapësirë shumë të vogël. Prandaj është më e lehtë për të fshirë apo për të marrë të dhëna prej tij në mënyrë fizike apo virtuale. 2. Lehtësia për hyrje Problemi i hasur në ruajtjen e një sistemi kompjuterik nga hyrja e paautorizuar është se ka çdo mundësi të cënimit, jo për shkak të gabimit të njeriut, por për shkak të teknologjisë komplekse. Duke futur fshehurazi keyloggers etj., që mund të vjedhin kodet e hyrjes, regjistrues zëri, imazhet e retinës etj. që mund të mashtrojnë sistemet biometrike dhe firewalls (muret e zjarrit) duke kapërcyer një sistem sigurie. 3. Kompleksiteti Kompjuterët punojnë në sisteme operative dhe këto janë të përbërë nga miliona kode. Mendja e njeriut është e gabueshme dhe prandaj nuk ka sesi të mos ndodhë që të kryhet ndonjë gabim në ndonjë fazë. Kriminelët kompjuterikë përfitojnë nga këto gabime, dhe futen më lehtë në sistemet kompjuterike. 4. Neglizhenca Neglizhenca është e lidhur shumë ngushtë me sjelljen e njeriut. Prandaj është shumë e mundshme që, duke mbrojtur 93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sistemin kompjuterik mund të ketë ndonjë neglizhencë, e cila bën të lehtë ndërhyrjen në sistemet kompjuterike. 5. Humbja e të dhënave Humbja e të dhënave është një problem i zakonshëm sepse të dhënat fshihen në mënyrë rutinë. Kërkimi i të dhënave të mëtejshme jashtë kësaj përmbajtjeje kompjuterike, gjithashtu paralizon sistemin e hetimit të krimit. Ky paralizim është i përkohshëm apo momental nëse funksionojnë struktura ekspertimi apo ekzaminimi të cilat bëjnë të mundur përfitimin e të dhënave të humbura ose pjesën dërmuese të tyre. Ky fakt nuk përjashton raste kur të dhënat mund të humbasin si pasojë e mosmenaxhimit të tyre nga personat përgjegjës apo nga shkatërrimet e pajisjeve të cilat memorizojnë të dhënat. Evolucioni i krimit kibernetik Rasti i parë i krimit në internet i evidentuar ishte në vitin 1820. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh faktin se numëratori (abacus), i cili mendohet të jetë në formën më të hershme të një kompjuteri, ka ekzistuar që në vitin 3500 p.s, në Japoni, Indi dhe Kinë. Në epokën e kompjuterëve moderne, megjithatë, dolën motorët analitikë të Charles Babbage. Në 1820, Joseph-Marie Jacquard, një prodhues i tekstilit në Francë, prodhoi tezgjah. Kjo pajisje lejon përsëritjen e një serie hapash në gërshetim të pëlhurave të veçanta. Kjo ngjalli frikë në mesin e të punësuarve Jacquard se punësimi i tyre dhe jetesa po kërcënohen. Ndaj ata kryen akte sabotimi për të dekurajuar Jacquard nga përdorimi i mëtejshëm i teknologjisë së re. Ky është krimi i parë kibernetik i regjistruar.6 Sot, kompjuterët janë shumë më të avancuar dhe të ndryshëm, duke qenë të aftë të kryejnë një miliard operacione për sekondë. Në këto ditë, kur çdo gjë, nisur nga furrat me mikrovalë dhe 94


Hergis JICA Gjeopolitika dhe krimi kibernetik

frigoriferët e bimëve bërthamore janë drejt kompjuterizimit, krimi kibernetik ka avancuar në mënyrë të dukshme. Kriminelët kibernetikë, mund të kryejnë aktivitete kriminale që janë tradicionale në natyrë, të tilla si: vjedhje, mashtrim, falsifikim, shpifje, dhe shkatërrime. Abuzimi me kompjuterët, i ka dhënë jetë një game të gjerë të krimeve të reja, si viruset, hakimi, shpifje në faqet kompjuterike etj. Kur përdorim termin kompjuter, nuk kemi të bëjmë vetëm me desktop tradicional apo kompjuter laptop. Këtu përfshijmë aparatet dixhitale personale, telefonat celularë, orë të sofistikuara, makina etj.

Referenca 1 http://www.btsecurethinking.com/tag/cyber-crime ; By Toby Weir-Jones, By Toby Weir-Jones, Vice President of Product Development, BT Counterpane 2 http://www.sei.cmu.edu/newsitems/rmm-usaid.cfm 3 http://articles.cnn.com/2000-06-29/tech/philippines.lovebug.02_1_love-bugpasswords-virus?_s=PM:TECH 4 http://www.flashcardmachine.com/criminal-law-hollandbrooks.html 5 http://www.law.cornell.edu/supct/html/97-1139.ZD.html 6 http://www.evontech.com/login/topic/941.html

95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albana Lada1 M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorante në Poloni

Demokracia dhe teknologjia Përhapja e internetit ka vënë në krizë shumë paradigma interpretuese duke filluar nga natyra e komunikimit, me kalimin nga shpërndarja e mesazheve të tipit broadcast - nga një në shumë - në netcast - nga shumë në shumë. Shpërndarja e njohurive teknologjike dhe përdorimi i informacionit elektronik mund të jetë një mënyrë e rëndësishme për pjesëmarrjen më të gjerë dhe efektive të të gjithë qytetarëve në jetën politike. Një shoqëri e informuar është më e ekspozuar ndaj pikëpamjeve, ideve, kulturave, vlerave të ndryshme, prandaj një shoqëri e tillë është më e vetëdijshme për të drejtat e veta, si dhe parimet e demokracisë.

Fjalë kyçe kyçe: teknologjitë e reja të medias, popullarizimi i internetit, “World Wide Web”, posta elektronike, përdorimi i teknologjisë kompjuterike, institucionet e organizatat politike dhe qeveritare, E-democracy

96


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

Abstrakt Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe i komunikacionit, i përcaktuar shpesh me emrin revolucioni informativ, shkakton ndryshime të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Teknologjitë e reja kanë sjellë ndryshime të thella në aspekte të ndryshme të jetës sonë të përditshme, në të vepruarit, në perceptimin tonë të kohës dhe hapësirës dhe në identitetin social. Ata kanë transformuar sferën publike, aplikimin e veprimit politik, si edhe kanë ndikuar në lidhjet shoqërore dhe parimet e demokracisë përfaqësuese. Ky punim synon të tregojë se si teknologjitë e reja kanë transformuar dhe vazhdojnë të transformojnë mënyrën e të vepruarit dhe të bërit politikë. Hyrje Demokracia elektronike është shndërruar në një fjalë “magjike” në debatin mbi modernizimin dhe demokratizimin e 97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sistemit politik në një shoqëri në zhvillim. Roli dhe rëndësia e teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit është duke u rritur çdo ditë e më tepër. Në fakt, teknologjitë ofrojnë mundësi të reja të zhvillimit të formave tradicionale të lirisë kushtetuese dhe formave të reja të të drejtave të lirisë. Ky artikull përfshin shqyrtimin e teknologjive të reja të medias, si popullarizimin e internetit, “World Wide Web”, postës elektronike si dhe përdorimin më të përhapur të teknologjisë kompjuterike në institucionet e organizatat politike dhe qeveritare. Qeveritë përdorin ICT për të bashkëvepruar me qytetarët, duke iu ofruar shërbime nga të cilat këta të fundit të mund të përfitojnë. Në këtë mënyrë, qytetarët kanë qasje ndaj një game më të gjerë të informacionit nga burime të ndryshme. Çështje të ndryshme diskutohen gjerësisht midis qytetarëve dhe politikanëve përmes mediave duke iu rritur mundësia e qytetarëve për të vepruar në procesin politik. Përhapja e internetit ka vënë në krizë shumë paradigma interpretuese duke filluar nga natyra e komunikimit, me kalimin nga shpërndarja e mesazheve të tipit broadcast - nga një në shumë - në netcast - nga shumë në shumë. Shpërndarja e njohurive teknologjike dhe përdorimi i informacionit elektronik mund të jetë një mënyrë e rëndësishme për pjesëmarrjen më të gjerë dhe efektive të të gjithë qytetarëve në jetën politike. Teknologjitë e reja ndihmojnë në krijimin e një transparence ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve, ndihmojnë për të kuptuar problemet e ndërsjella pak më qartë, dhe ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta mes dy palëve. Kjo çon në një qeverisje më të efektshme dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në mes qeverisë dhe popullit. Një shoqëri e informuar është më e ekspozuar ndaj pikëpamjeve, ideve, kulturave, vlerave të ndryshme, prandaj një shoqëri e tillë është më e vetëdijshme për të drejtat e veta, si dhe parimet 98


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

e demokracisë. Ky artikull diskuton rolin e internetit si një mjet demokratik që lejon përfitime të rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi në një mjedis dinamik global. E-democracy Projekti i parë për të ofruar një platformë publike elektronike për shkëmbimin e informacionit dhe diskutimit ishte “Berkeley Community Memory” që u krijua në vitin 1973. Ne vitin 1979 u krijua Usenet. Duke filluar në vitet 1990, grupi e-democracy i Minesotës dhe organizatat politike filluan të përdorin teknologjinë për të pasur qasje dhe përhapur informacion. Qyteti Digital i Amsterdamit ishte një nga projektet e para me më tepër rëndësi për të ndërtuar një qytet virtual, në të cilin qytetarët mund të marrin pjesë dhe të angazhohen në një sërë çështjesh. E-demokracia mund të analizohet si në nivel qendror (shteti), ashtu edhe në nivel lokal (komunat, qytetet). Në nivel qendror nënkupton projektimin e një infrastrukture që lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel kombëtar, në një qasje nga lart-poshtë (top-down). Në nivel lokal, qëllimi do të ishte kalimi i më shumë pushteti vendim-marrës në duart e qytetarëve, qasje nga poshtë-lart (down-top). Me e-democracy kuptojmë përdorimin e teknologjive të reja të informacionit dhe komunikacionit në mbështetje të proceseve demokratike. Një koncept që paraqitet në përgjithësi e gjerë dhe e larmishme, e cila përmban brenda saj një sërë formash, metodash, praktikash, eksperimentesh dhe vizionet utopike se si mediat e reja mund të përdoren për të inkurajuar një pjesëmarrje më të gjerë të njerëzve, drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive në proceset politike. Një përkufizim i pranuar gjerësisht i e-demokracy është krijuar nga shoqata (Britania e Madhe) Hansard, e cila e 99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përkufizon si më poshtë: “Koncepti i e- democracy lidhet me përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen politike duke bërë të mundur që qytetarët të kenë lidhje me njëri-tjetrin dhe me përfaqësuesit e tyre nëpërmjet teknologjive të reja të informacionit dhe komunikacionit”.2 Midis përkufizimeve të ndryshme të termit e-democracy ja vlen të përmendim disa prej tyre: • “Demokracia elektronike është çdo sistem politik demokratik, në të cilin përdoret kompjuteri dhe rrjetet kompjuterike për të realizuar funksionet bazë të procesit demokratik, si informimi, komunikimi, artikulimi, bashkimi i interesave dhe procesi i vendimmarrjes”. 3 • “Demokracia elektronike është përdorimi i network-eve elektronike për formimin e një forme më direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë - në “shkurtimin” e procesit të përfaqësimit dhe rritjen e rolit të mbështetur nga plebishtet dhe debatet zyrtare online në vendosjen e çështjeve politikës së qeverisjes”.4 • “Demokracia elektronike mund të kuptohet si zotësia e teknologjive të reja të informacionit për të forcuar nivelin dhe cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në qeverisje”.5 Roli i ITC në demokraci Potenciali demokratik i mediave të reja dhe të internetit në veçanti, qëndron jo vetëm në aftësinë e tyre për të ndryshuar proceset e krijimit dhe qasjes në informacion, por edhe aftësinë për të rindërtuar në mënyrë elektronike dhe virtuale një organ politik praktikisht të lirë nga kufizimet e hapësirës dhe kohës duke ofruar mundësi të reja të qasjes së dinamikave kryesore demokratike si: krijimi i grupeve me interesa të përbashkëta, 100


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

shprehja e preferencave, disponueshmëria e informacionit të personalizuar politik dhe ekonomik, mundësia e reflektimit mbi tema me interes të përgjithshëm. Në të kaluarën politika ka qenë rezultat i zgjedhjes nga udhëheqësi, parlamenti, presidenti etj, ndërsa sot me lindjen e grup- lajmeve, forumeve dhe web chat, qytetarët kanë mundësi të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre duke luajtur në këtë mënyrë një rol aktiv në sferën politike. Teknologjitë e reja të informacionit dhe të komunikacionit , sipas teorive të demokracisë elektronike , marrin përsipër sfidën për të kontribuar në rindërtimin e raportit midis pjesëmarrjes së qytetarëve dhe institucioneve brenda procesit më të gjerë të qeverisjes evropiane e karakterizuar nga një pjesëmarrje më e gjerë e aktoreve të përfshirë në procesin politik të vendimmarrjes në të gjitha nivelet (lokale, kombëtare, ndërkombëtare) dhe nga një nevojshmëri gjithmonë e më shumë për transparencë. Interneti mund të jetë i mirë apo i keq për demokracinë, varet se si është përdorur. Aplikimi i teknologjisë në e-demokracy është realizuar në vitet e fundit në mënyra të ndryshme, duke ndjekur drejtime të ndryshme, sipas shkallëve të ndryshme të përfshirjes së qytetarëve dhe ndikimin e tyre të ndryshëm potencial në praktikat politiko-administrative. Mund të klasifikohen si më poshtë ndikimet e ICT në e-democracy: shpërndarja e informacionit, transparenca e objektivave dhe procedurave veçanërisht nëpërmjet përdorimit të internetit; pjesëmarrja elektronike, duke lejuar qytetarët për t’u përfshirë në procesin e vendimmarrjes përmes modelit të konsultimit apo lirisë totale; vota elektronike.6 E drejta për të votuar është manifestimi më i lartë i jetës 101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

demokratike të një vendi. Zgjedhjet janë zemra e vërtetë e demokracisë. E-voting është një nga aspektet më të diskutueshme të debatit mbi e-demokracy. Disa e konsiderojnë qëllimin përfundimtar të strategjive të e-democracy, ndërsa të tjerët e shohin atë si një shembull se si teknologjitë e reja mund të kontribuojnë për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën politike. E-democracy përfshin tri kategori ndërhyrjeje: • E para përbëhet nga iniciativat për pjesëmarrje elektorale: promovimi i votës elektronike, përdorimi i mediave të reja nga ana e personelit politik dhe nga organizmat përfaqësuese, krijimi dhe promovimi i arenave të diskutimit politik, promovimi i modeleve të reja të zgjedhjes së personelit politik dhe rinovimit të procedurave tipike të demokracisë përfaqësuese. • Së dyti, përforcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve duke privilegjuar politikat e transparences së aktivitetit publik, të shpërndarjes së informacionit institucional, përforcimi i zotësisë së qytetarëve për t’i bërë një kontroll aktivitetit publik dhe për të zhvilluar zgjedhje elektorale më të përgjegjshme. • Së fundmi, përforcimi i disa institucioneve të pjesëmarrjes për të promovuar mënyra të reja të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqatave të tyre në hartimin dhe vlerësimin e politikave publike. E-democracy dhe qytetarët Procesi demokratik përfshin jo vetëm votimin, por edhe pjesëmarrjen dhe përfshirjen e qytetarëve në qeveri. Kjo gjë ofron mundësinë për përforcimin dhe inkurajimin e qytetarëve 102


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

në mënyrë që ata të kujdesen për çështjet brenda komunitetit të tyre. Në këtë mënyrë, qytetarët janë të vetëdijshëm se pikëpamjet e tyre respektohen dhe merren parasysh, duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes në proceset politike. Një shoqëri e informuar është më e ekspozuar ndaj pikëpamjeve, ideve, kulturave, vlerave të ndryshme, dhe prandaj një shoqëri e tille është më e vetëdijshme për të drejtat e veta, si dhe për parimet e demokracisë. Interneti ofron një platformë të madhe për diskutim politik, debat që ndikon në një rritje të pjesëmarrjes në politikë, i cili ky i fundit gjithashtu ndihmon formimin e kapitalit social, dhe ndihmon demokracinë. Teknologjitë e reja ndihmojnë në krijimin e një transparence ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve, ndihmojnë për të kuptuar problemet e ndërsjella pak më qartë, dhe ndërtojnë marrëdhënie më te ngushta mes të dy palëve. Kjo çon në një qeverisje më të efektshme dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në mes qeverisë dhe popullit. Ofrimi i shërbimeve elektronike, për nevojat e qytetarëve, është një tjetër mënyrë për të përforcuar ndikimin e qytetarëve në proceset politike. Sipas një studimi të OSCE7 është e mundur të përcaktohen tre nivele të përfshirjes së qytetarëve: 1. Informacion- është një marrëdhënie one way, në të cilën qeveria prodhon dhe shpërndan informacion në mënyrë të tillë që qytetarët të mund ta përdorin. 2. Konsultim- është një marrëdhënie two way, në të cilën qytetarët japin një feedback qeverisë. Qytetarët janë të thirrur që të shprehin opinionet e tyre mbi tematikat e zgjedhura nga qeveria. Në këtë fazë janë institucionet ata që marrin iniciativën për të hapur një konfrontim me qytetarët. 103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

3. Pjesëmarrja aktive - është një marrëdhënie bashkëpunuese, në të cilën qytetarët marrin pjesë në mënyre aktive në procesin vendimmarrës. Kjo marrëdhënie bazohet në njohjen e rolit të qytetarëve në propozimin e opsioneve dhe politikave të ndryshme duke i dhënë formë debatit politik, edhe pse zgjedhja përfundimtare qëndron në përgjegjësinë e qeverive. Janë qytetarët ata të cilët kërkojnë të kenë një kundërvënie me institucionet. Sipas Rodotà shoqëria dixhitale duket e prekur nga patologjitë e njëjta me ato të shoqërive të bazuara në sistemet demokratike tradicionale siç janë: pabarazia, shfrytëzimi komercial dhe abuzim informacioni, rrezikimi i privatëcisë; dizintegrimi i komuniteteve, plebishite të çastit dhe shpërbërja e demokracisë, tirani e atyre që kontrollojnë internetin, humbja e vlerës së shërbimeve publike dhe përgjegjësisë sociale”. 8 A kanë aftësi teknologjitë për të bllokuar apo zhvilluar demokracinë? Sipas Hague dhe Loader9 karakteristikat pozitive te e-democracy janë: • Ndërveprim dhe komunikim mes shumë-me-shumë. • Komunikimi dhe rrjetet globale. Identiteti kombëtar mund të humbasë rëndësinë. • Fjala e lirë dhe shoqata të lira në komunitete virtuale. • Përdoruesit mund të krijojnë dhe të shkëmbejnë informacione. 104


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

• Teknologjitë online arrijnë më shpejt tek popullsia. • Siguron komunikim pavarësisht kohës dhe vendndodhjes. Krahas simpatizantëve të e-democracy gjenden edhe ata të cilët e kritikojnë atë. Sipas tyre, interneti mund të përdoret gjithashtu për arsye të gabuar - për përhapjen e urrejtjes duke nxitur dhunën. Zërat kritikë argumentojnë se teknologjia e informacionit nuk mund të transformojë strukturat që ekzistojnë, për më tepër, ai duhet të përforcojë strukturat ekzistuese. (Garson, 2006, p.88)10. Një tjetër kritikë , është shtypja apo moslejimi i qarkullimit të informacionit dhe mendimeve te padëshiruara online. Qeveria ka fuqi të caktuara për rregullimin dhe menaxhimin e internetin si në rastin e Kinës. Interneti nuk është një mjet serioz dhe efikas në pjesëmarrjen e një diskutimi politik. Në fakt, mungesa e angazhimit të identitetit të secilit që merr pjesë në diskutim çon në humbjen e përgjegjësisë e cila është një parakusht i politikës. 11 Teknologjitë e reja rrezikojnë të favorizojnë ata të cilët janë në një pozicion më të favorshëm shoqëror e ndërsa të tjerët të cilët nuk zënë një pozicion të tillë në shoqëri rrezikojnë të mos marrin informacionin e duhur. Bashkimi Evropian dhe e-democracy “Your Voice in Europe” (http://ec.europa.eu/yourvoice/) është pika e hyrjes ne faqen online të Komisionit Evropian me qëllim lejimin e qytetarëve evropianë për të luajtur një rol aktiv në hartimin e politikave evropiane dhe për të promovuar konsultimet e ndryshme publike në të cilat janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet dhe shoqatat. Teknologjitë e reja mund të japin një kontribut të rëndësishëm, 105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

si në aspektin e rinovimit te organizative dhe shërbimeve administrative (e-government), si në aspektin e proceseve politike, ashtu edhe në procesin e formimit të përfaqësimit dhe të vendimeve politike. Ndër të tjera, mund të përmendim dhe iniciativën Interactive Policy Making, e cila përfshin zhvillimin e formave të konsultimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në institucionet evropiane. Kjo iniciative është projektuar për të ndihmuar zhvillimin e politikave që lejojnë përgjigje më të shpejtë për çështjet dhe problemet me urgjente duke nxitur një përgjegjshmëri më të madhe ndaj qytetarëve. Portali “Your Voice” u krijua nga Komisioni Evropian si pjesë e hartimit të politikave interaktive. Në këtë faqe mund të hyni në katër seksione: • Konsultimi: Lejon qytetarët të shprehin pikëpamjet e tyre mbi politikën evropiane duke iu përgjigjur konsultimeve të hapura për publikun e gjerë në aktivitete të shumta, për më tepër mund të shikohen edhe rezultatet e sondazheve të opinionit të përfunduara tashmë. • Diskutimi: Në këtë seksion mund të diskutohen tema të ditës, të bisedosh on-line me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të shkëmbesh opinion me qytetarët e tjerë të interesuar në subjekte të njëjta. • Përvojat personale: për të kontaktuar dhe kërkuar ndihmë për ndonjë problem të hasur në Bashkimin Evropian dhe për të parë se si politikat e BE-së të funksionojnë në praktikë. Në mesin e rrjeteve në dispozicion janë: Euro Info Centre (EIC) (për informacion, këshilla, ndihmë për të gjitha çështjet e BEsë), Shërbimi Orientues për Qytetarët (për të shprehur opinionet 106


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

e tyre për mënyrën se si të ushtrojnë plotësisht të drejtat e qytetarëve të BE-së) dhe “European Consumer Centres” (ofron një ndihmë për problematikat e konsumatorëve). • Lidhje të dobishme: ku janë vënë në dispozicion lidhjet për shërbimet informative dhe të institucioneve Evropiane, ne të cilat gjenden kanale të drejtpërdrejta për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve (CONECCS dhe Eurobarometri, për rezultatet dhe sondazhet e opinionit publik). Përfundime Nuk mund të mohohet fakti se, në krahasim me mediat tradicionale, teknologjitë e reja paraqesin një aspekt revolucionar. Vetëm në qoftë se të gjithë qytetarët do kenë qasje në teknologjinë e informacionit, demokracia mund të rritet dhe të përmirësohet. Në mënyrë që qytetarët të angazhohen dhe të inkurajohen për të marrë pjesë, agjencitë publike duhet të sigurojnë një mjedis elektronik që nxit rrjetet sociale online. Megjithatë, një pranim i gjerë i demokracisë është e mundur vetëm nëse qytetarët kanë besim tek mediat e reja. Duhet bërë përpjekje për zhvillimin e mëtejshëm të masave të sigurisë për të mbrojtur komunikimin dhe transferimin e të dhënave nga abuzimi dhe manipulimi. Dëshira dhe gatishmëria e qytetarëve për angazhim politik dhe pjesëmarrje kërkon gatishmërinë e politikanëve për të marrë vendime politike më transparente dhe përpjekje për integrimin e qytetarëve. Mundësia e komunikimit interaktiv midis qytetarëve dhe politikanëve nuk është shfrytëzuar plotësisht, si dhe pjesëmarrja e qytetarëve është ende e kufizuar. Institucionet nuk i kanë përshtatur plotësisht strukturat institucionale për ndërveprimin me qytetarët dhe mundësitë e komunikimit në vendimmarrje. Objektivi kryesor 107


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

i e-demokracisë është transformimi i demokracisë tradicionale në një proces më efikas dhe produktiv në përgjigje të nevojave dhe aspiratave të popullit. Teknologjitë e reja po transformojnë institucionet politike dhe modelet e komunikimit politik. Po transformon gjithashtu marrëdhëniet midis shteteve dhe qytetarëve. Teknologjitë e reja, nëse përdoren ashtu siç duhet, mund të jenë shumë të fuqishme dhe mjaft të rëndësishme në promovimin e parimit të demokracisë dhe lirisë.

108


Albana LADA Demokracia dhe teknologjia

Referenca Ka mbaruar studimet e larta me master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marie Curii Skladowskiej në Poloni. Ka përfunduar një kurs specializimi pasuniversitar në “Menaxhim i emigracionit” në Milano. Aktualisht vazhdon studimet për doktoraturë në Poloni. 2 Chadwick, A. (2006). Internet Politics. New York: Oxford University Press,fq.84. 3 Hagen M. 1997: A typology of electronic Democracy. 4 Moore R. 1999: Democracy and cyberspace, fq.55. 5 Korac-Kakabadse A.,Korac-Kakabadse N. 1999: Information Teghnology ’s impact on the quality of democracy. Reinventing the “democratic Vessel”.fq.214. 6 Rubin A.D., Security considerations for remote electronic voting in Comunication of the ACM, vol.45. 7 Citizen As Partners. Information, Consultation and Public Participation in Policy Making (2001) 8 Rodotà S. (2007), I sette peccati capitali di Internet (e le sue virtù), in “la Repubblica”, 6 Marzo 2007. 9 Hague, B. N. & Loader, D. (1999). Digital Democracy. New York: Routledge. 10 Garson, D. G. (2006). Public Information Technology and E-Governance. Sudbury: Jones and Bartlett. 11 Maldonado, Tomàs,1997. Critica della ragione informatica, Milano, Feltrinelli. 1

109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Sokol MITRUSHI* M.A Studime mbi Sigurinë

Gjeopolitika e terrorizmit Terrorizmi shfaq interesa mbi gjeografinë politike sepse është politikisht i motivuar dhe shpesh herë injoron kufijtë shtetëror.7 Duke tejkaluar kufijtë kombëtar dhe duke mos bërë diferencime kombësie në zgjedhjen e instalimit të bazave, të objektivave për tu sulmuar, në viktima apo në mbështetjet e jashtme, terrorizmi merr përmasa ndërkombëtare. Vitet e fundit, terrorizmi ndërkombëtar ka treguar efektet dhe rrezikshmërinë e tij, aq sa është përkufizuar edhe si “ndërkombëtarizimi i ri”. Pra, vihet re një globalizim i fenomenit, duke synuar përmbysjen totale të rendit ekzistues botëror.

Fjalë kyçe kyçe: gjeopolitikë, terrorizëm, siguri, Afganistan, luftë asimetrike, krimi kibernetikë. *Autori i shkrimit është pjesëtar i Forcave Speciale shqiptare, aktualisht në mision luftarak, pjesë e kontingjentit “Eagle-4”, Afganistan

110


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

1. Abstrakt Ende sot, terrorizmi vazhdon të mbetet një ndër sfidat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 11 Shtator 2001 u pa shfaqja më e dhunshme dhe ekstremiteti më i madh i këtij fenomeni. Kjo dhunë ka angazhuar studiues, politologë, sociologë e ushtarakë për analizën, shqyrtimin, vlerësimin real të terrorizmit dhe veçanërisht, të luftës për përballimin e tij. Kanë kaluar gati 12 vjet nga sulmi terrorist në tokën e amerikane dhe ende vazhdohet të shkruhen fakte dhe analiza mbi ngjarjen, duke qenë se mbetet më mbresëlënësja në memorien e njerëzimit. Megjithatë, është e mundur që larg emocioneve të bëhet një analizë për këtë ngjarje duke shmangur frymën pesimiste që trajton problemet e ndërlikuara dhe me mundësi të pakta zgjidhjeje; dhe duke u fokusuar në frymën optimiste, që orientohet drejt shikimit realist të problemeve, me qëllim garantimin dhe sigurimin e jetës së njerëzve. 111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Në këtë temë do të synoj të sjell një analizë në kontekstin gjeopolitik, nëpërmjet trajtimit të evoluimit dhe formave të reja, si dhe perspektivat e sigurisë kundrejt të këtij fenomeni. Geopolitics of Terrorism 1. Abstract Still today, terrorism remains one of the challenges of national and international security. On 11 September 2001 was seen the most violent manifestation and higher extremity of this phenomenon. This violence has engaged scholars, political scientists, sociologists and military for analysis, examination, real evaluation of the terrorism and particularly on the war coping with it. Are pased nearly 12 years of the terrorist attack on American soil and still continues to write facts and analysis on the event, its remains the most impressive in the memory of mankind. However, it is possible that away from emocion, carry out an analysis for this event by avoiding pessimistic spirit that addresses complex problems and solutions with few opportunities; and focusing on the optimistic spirit, which is oriented towards realistic vision of problems, in order to guarantee and securing people’s lives. In this theme will aim to bring a geopolitical context analysis, through evaluation and treatment of new forms, as well as security prospects against this phenomenon. Keywords : geopolitics, terrorism, security, Afghanistan, asymmetric war, cyber crime.

112


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

2. Hyrje Sulmet terroriste të 11 Shtatorit në mënyrë të padiskutueshme krijuan një erë të re në çështjet ndërkombëtare të sigurisë. Megjithëse terrorizmi ka qenë një tipar i dukshëm i kushteve globale për pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, këto operacione (sulmet e 11 Shtatorit) ishin të ndryshme nga ana sasiore dhe cilësore nga ato të së kaluarës. Ato përfshinë një planifikim të sofistikuar dhe afatgjatë nga një grup që kapërceu kufijtë kombëtar dhe veproi brenda shume vendeve.1 Terrorizmi nuk ka qenë i njohur në fjalorin e kriminalistikës. Ai hyri vonë dhe mori përmasa të gjithnjë e më të mëdha. Që nga akti terrorist palestinez, i rrëmbimit të avionit izraelit (1968) ky lloj krimi erdhi duke u zgjeruar dhe sofistikuar aq sa u bë kërcënimi më i madh në mbarë botën. Pas atentateve të vitit 1998 kundër ambasadave në Najrobi, Kenia dhe Tanzani, bota u bë menjëherë e ndërgjegjshme mbi rrezikun dhe prekshmërinë nga ky lloj sulmi. Ndërgjegjësimi dhe reagimi erdhi si pasojë e faktit se u vu re kishte ndodhur një formë “emancipimi” një rrjet i shpërndarë, jashtëzakonisht i organizuar, që kishte baza në mbarë botën.2 E gjithë kjo luftë me viktima të pallogaritshme në të gjithë botën u finalizua në qendër të superfuqisë dhe liderit global, Amerikës. Sulmi terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork tejkaloi çdo parashikim, madje edhe fantazinë më të shfrenuar dhe të hiperbolizuar të arti komercial të Hollivudit.3 Këto ngjarje e kthyen botën mbrapsht në periudhën e frikshme dhe të pasigurt të Luftës së Ftohtë. Shkalla e shkatërrimit si në terma njerëzor ashtu edhe në ato fizik, ishte tronditëse. Transmetimi i drejtpërdrejtë në media i 113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sulmeve dhe pasojave, rënduan më tej efektin psikologjik të tyre. Fakti që 19 terroristët e përfshirë drejtpërdrejtë në sulme, i kryen ato me përpikëri pavarësisht nga vdekja e tyre e sigurt, e bënë atë një lloj terrorizmi jashtëzakonisht të vështirë për tu përballuar me mjetet tradicionale.4 Pra, pas 11 Shtatorit një formë e re lufte u bë prezent: e ndërlikuar dhe shumë dimensionale, e cila kërkon një kohë të gjatë për tu luftuar, vendosmëri dhe durim. Gjithashtu, konceptet e vjetra të planëzimit të mbrojtjes ranë. Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, theksoi se mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nuk ishte parashikuar që të “planifikonte” të paimagjinueshmen.5 Sipas CIA-s,6 vetëm një organizatë me një qëndrueshmëri të tejskajshme e pajisur me burime njerëzore, logjistike e financiare të konsiderueshme, me një përgatitje të lartë psikologjike dhe e mbështetur në një politikë koherente, megjithëse kriminale mund të shkaktonte një gjë të tillë. Natyrshëm ngrihet pyetje si: pas kthesës në luftën kundër terrorizmit, cila është fusha gjeopolitike në të cilën zhvillohen ngjarjet? Cili është vektori i evoluimit të këtij fenomeni? dhe cilat janë sfidat e reja të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare? 3. Gjeopolitika e terrorizmit Në një vështrim historik në të shkuarën, mund të shohim se terrorizmi është futur në mënyra të ndryshme në kontekstet gjeopolitike të shekullit të kaluar, duke vepruar në mënyra të ndryshme nga aktorë të ndryshëm me interesa po të ndryshme të tilla si: fetare, separatiste, revolucionare apo sociale. Në përgjithësi terrorizmi është nxitur nga pakicat që nuk përfaqësojnë një shtet duke vepruar kundër një shteti të krijuar, në mënyrë që të destabilizojë apo përmbys veprimet tij. Terrorizmi shfaq interesa mbi gjeografinë politike sepse është 114


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

politikisht i motivuar dhe shpesh herë injoron kufijtë shtetëror.7 Duke tejkaluar kufijtë kombëtar dhe duke mos bërë diferencime kombësie në zgjedhjen e instalimit të bazave, të objektivave për tu sulmuar, në viktima apo në mbështetjet e jashtme, terrorizmi merr përmasa ndërkombëtare. Vitet e fundit, terrorizmi ndërkombëtar ka treguar efektet dhe rrezikshmërinë e tij, aq sa është përkufizuar edhe si “ndërkombëtarizimi i ri”. Pra, vihet re një globalizim i fenomenit, duke synuar përmbysjen totale të rendit ekzistues botëror. Në këtë kontekst, atentatet e 11 Shtatorit ndryshuan konfigurimin gjeopolitik të botës. Për herë të parë në histori fuqitë më të rëndësishme të arenës ndërkombëtare ishin në vija të përgjithshme dakord për një operacion në shkallë të gjerë.8 Bashkësia botërore reagoi ndaj kërcënimit të terrorizmi global me një koalicion mbarëbotëror të parealizuar ndonjëherë deri në ato momente, duke përdorur çdo mjet të pushtetit kombëtar dhe ndërkombëtar, diplomacinë, forcën e ligjit dhe të rendit, agjencitë e zbulimit, hetimet financiare, veprimet luftarake dhe ndihmat humanitare. Larmia dhe natyra e ndryshueshme e këtij koalicioni përbën një nga pikat e tij me të forta, në kundërpërgjigjen ndaj rrezikut terrorist. Në këtë këndvështrim, ngjarjet terroriste të 11 Shtatorit ripërcaktuan strategjitë dhe politikat e jashtme të Perëndimit. Përpara 11 shtatorit Evropa dhe Amerika lëviznin të ndara për një varg çështjesh9, nga ushqimet transgjenetike deri tek mbrojtja antiraketë dhe tek ushtria evropiane. Pas sulmeve terroriste, disa të përditshme evropiane kanë botuar artikuj nën titullin e përdorur nga Huntington “Jemi të gjithë amerikanë” në shenjë solidarizimi dhe uniteti. Në këtë kontekst mund të pohohet se Bin Ladeni, në të vërtetë, i ka rikthyer Perëndimit identitetin e përbashkët. 115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Valët tronditëse të 11 Shtatorit dhe lufta në rritje kundër terrorizmit ngjasuan me valët sizmike të një tërmeti. Shtete, që në pranverën e 2001 ishin në grindje me njëri – tjetrin, në vjeshtë ishin në aleancë, në një fushatë që përshkruhet jo vetëm si një luftë kundër kundërshtarit, por edhe si një betejë për vetë civilizimin.10 Lulëzuan marrëdhëniet të mjegulluara më parë midis Moskës dhe Uashingtonit. Moska afroi bashkëpunimin në fushën e spiunazhit dhe nuk pati kundërshtime për dërgim të trupave perëndimore në Republikat ish Sovjetike në Veri të Afganistanit, dërgim ky që ishte i patolerueshëm më parë. Në Pekin do të mbahej samiti, ku do të zhvilloheshin dhe bisedime për dërgime të agjentëve të FBI-së. Kina bllokoi në provincën e saj Lindore myslimanët, sigurisht “terroristët”. Ndërkohë pak ditë pas atentatit, Kina u pranua në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë). “Delja e zezë” e antiglobalizmit realizoi qëllimin e saj duke u integruar në ekonominë botërore, duke u bërë sot një nga shtetet më të zhvilluara ekonomikisht. Forcat amerikane dhe britanike mbetën në Gjirin Persik edhe pse pati shqetësim të madh për bombardimet amerikane dhe ku disa prej udhëheqësve të tyre shfaqën hapur simpatinë për Bin Ladenin. 11 Shtatori fshiu tabunë mbytëse, që i pengonte forcat amerikane në konfliktet e mëparshme. Megjithatë, humbja e madhe e afro 3000 civilëve duket se i bëri amerikanët më të shqetësuar se në luftërat e kaluara.11 Pas rrënojave të World Trade Center u fsheh skenari i një konflikti global civilizimesh, fesh e kombesh. Drejt këtij orientimi fundamentalistët nxitën vazhdimisht dhe kultivuan këtë frymë në kampet e tyre të përgatitjes. Por, ata përdorën edhe mekanizma të tjerë, si mediat për të amplifikuar dhe promovuar çështjen e tyre. Nga ky objektiv duhej të mbrohej 116


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

komuniteti i vendeve të qytetëruara. SHBA u hoqën nga duart terroristeve armën më të fuqishme, islamizimin e terrorizmit nëpërmjet deklaratës së Presidentit Bush se “lufta kundër terrorizmit nuk ka asgjë të përbashkët me ndryshimet në besime. Ajo ka të bëjë me njerëzit e të gjitha besimeve që bashkohen për të dënuar urrejtjen, të keqen dhe paragjykimet”.12 Udhëheqës dhe klerikët myslimanë në të gjithë botën i kanë dënuar sulmet terroriste si një përçudnim dhe tradhti të islamit. Perëndimi ndikoi në opinionin e gjerë publik nëpërmjet promovimit të figurës së Papa Vojtilës, i cili u lut në xhami, në Sinagogë, në kisha Ortodokse dhe Protestante, duke theksuar se besimi është paqësor. Veprimi i tij theksoi faktin se duheshin shembur barrierat e besimit dhe se nuk duheshin identifikuar ato me barriera kombesh e racash. Në mbështetje të fjalëve të Kofi Anan, duket se terrorizmi nuk është një çështje që e ndan botën, por që e bashkon atë.13 Ne jemi në një luftë morale për të luftuar një të keqe që është anatemë e të gjithë besimeve. Çdo shtet dhe çdo popull ka një rol për të ruajtur. Ky është një sulm kundër njerëzimit dhe njerëzimi duhet t’i përgjigjet atij si një i vetëm. Ndërsa duket se në planin politik, kjo luftë është e fituar, pyetja e madhe e sfidës është se si Amerika, pa kompromentuar shoqërinë e saj të hapur, do të mbrohet kundër një armiku që përdor pikërisht infrastrukturën e një ekonomie të hapur, për të shkaktuar luftë. Më drejtpërsëdrejti, këtu përfshihen disa nga sfidat që shteti modern i së drejtës angazhohet në luftë kundër terrorizmit, duke shmangur dhunimin e paqëllimshëm të të drejtave të individëve të shoqërisë. “Me rrëzimin e Afganistanit do të shohim ish talebanë dhe ish alkaedas pa asnjë shenjtërim. Këta njerëz ndoshta do të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndërmarrë luftime atje”, është prehur eksperti francez i luftës kundër terrorizmit, 117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ronald Zhakuard.14 Afganistanin ishte vetëm beteja e parë e një lufte të gjatë.15 Beteja e dytë, e vendosur në kontekstin gjeopolitik të luftës kundër terrorit dhe kërcënimit ishte ajo e zhvilluar në Irak. Ky vend u konsiderua se përbënte rrezik për stabilitetin në rajon. Sipas Kissinger 16, faza e dytë e fushatës kundër terrorizmit duhet të përfshinte një sërë kërkesash koherente, mbështetur nga një fuqi e besueshme shtrënguese. Skenari gjeopolitik ka prodhuar një përplasje mes SHBA dhe të ashtuquajturit “mega terrorizmit global”, në një vizion ideologjik dhe strategjik që, në këndvështrimin ushtarak, me pushtimin e Irakut dhe Afganistanit, është kthyer në një ngërç për fuqinë ushtarake më të madhe të historisë, duke kaluar nga i ashtuquajturi Revolucion ushtarak apo Lufta e brezit të katërt (në thelb zbatimi i informatikës në luftë) i Luftës së parë të Gjirit në vitin 1991, në Luftërat Asimetrike dhe Kundra rebelizmit në Afganistan (2001), në Luftën e Dytë të Gjirit (2003).17 Paradoksi i sigurisë kombëtare sot, lidhet me vështirësinë gjithnjë e në rritje të Shteteve kombëtare për të menaxhuar në mënyrë autonome sigurinë e tyre. Ndërkohë qytetarët perceptojnë më një ankth gjithnjë e në rritje rreziqet për prekshmërinë e tyre dhe kërkojnë siguri nga qeveritë. Tendencat dhe demokratizimi i politikës së sigurisë kombëtare shfaqin nevojën e pasqyrimit të shqetësimeve të qytetareve. Një qasje e tillë, menaxhon perceptimin e rrezikut nga opinioni publik, por i kushton pak vëmendje shqetësimeve të ngritura nga profesionistë të sigurisë. Ky është një rrezik që duhet evituar, duke pasur parasysh dinamikën e kuadrit strategjik dhe shfaqjen e kërcënimeve të reja të cilat duhen përballuar.18 Një ndër kërcënimet e reja të luftës kundër terrorizmit sot 118


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

është fusha e informacionit. Janë të njohura akte terroriste të sulmeve në Internet. Sulme të tilla terroriste vlerësohen të suksesshme, me kosto të ulët, me efektivitet dhe ndikimi i tyre vlerësohet deri shkatërrues. Në 2008, rrjetet informatike ushtarake të SHBA u komprometuan seriozisht nga një sulm në Lindjen e Mesme. Ky sulm u krye nëpërmjet infektimit të një kompjuteri portativ në përdorim nga ushtria amerikane. Në këtë mënyrë lindi nevoja e ngritjes së një komande për mbrojtjen nga sulmet “cyber” duke qenë se siguria amerikane është mjaft e varur nga informatika. Megjithatë, nga sulme të tilla nuk është e prekshme vetëm ushtria. Ekonomia, infrastruktura, transporti apo shërbimet financiare mund të kthehen në një objektiv të tyre. Sulmet ndaj këtyre sektorëve do të sillnin dëme ekonomike të konsiderueshme, duke çuar deri në paralizimin e shoqërisë. Shoqëria amerikane është më shumë se çdo shoqëri tjetër e prekshme nga sulme cyber, sepse e ka lidhur ngushtë ekonominë e vet me internetin. Faktorët e fuqisë në luftë kibernetike nuk duhet të vlerësohet vetëm në lidhje me aftësitë ofensive, por edhe me ato të natyrës mbrojtëse dhe shkallës së varësisë të infrastrukturës kritike nga sistemet e rrjetit. Kombinimi i operacioneve konvencionale dhe informatike tashmë janë realitet, siç tregohet nga “sulmet” ruse mbi rrjetet e Gjeorgjisë gjatë konfliktit të vitit 2008. Për herë të parë në histori, një pushtim që përdori komponentët e Tokës, Deti dhe Ajri u koordinua me një ofensivë në hapësirën dixhitale, deri në pikën sa disa analistë i janë referuar në mënyrë eksplicite si një “Front i katërt” i ndërhyrjes ruse. Në këtë këndvështrim, efektet e terrorizmit amplifikohen, kur krahas luftës fizike përfshihet dhe lufta e territ informativ.19 119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Pasojat e përdorimit të sulmeve cyber nga organizatat terroriste mbi sigurinë kombëtare kane tërhequr vëmendjen e shumë akademikeve, qeverive dhe shërbimeve inteligjente. Për këto organizata mund të jetë më e vlefshme dhe efektive të ndërmarrin aktivitete on line, se sa të kenë si objektiv infrastrukturat kritike të një vendi. Në përgjigje të një kërcënimi të tillë, ushtria amerikane, është duke kërkuar mënyra për të pasur epërsi në informacion gjatë konflikteve, në mënyrë që të fitojë përparësi vendimtare mbi kundërshtarët e saj. Përveç kësaj, përzierja e Internetit dhe e televizionit satelit u ofron terroristëve mundësi për të influencuar dhe manipuluar audiencën. Gjithashtu, përdorimi i internetit u mundëson komunikim të brendshëm dhe të jashtëm, të ngrijnë kapitale, u japin të drejta emrit, njihen me ndjekësit20, gjejnë partnerë dhe pasues, ofrojnë materiale trajnimi dhe menaxhojnë operacione.21 Falë mundësive komunikuese të internetit, grupet terroriste janë shtuar, janë bërë më të shkathët dhe më të koordinuar. Në zhvillimin e një strategjie të madhe për të luftuar organizatat terroriste, shfaqet nevoja për tu përqendruar në burime ndërkombëtare kërkimi, në vlerësimin e efektivitetit operacional të përdorimit terrorist të mediave masive dhe të internetit. Në qoftë se teknikat efektive strategjike terroriste të menaxhimit të komunikimit, në veçanti përdorimi i tyre i internetit, mund të shkurtohet nga një plan vlerësues i komunikimit të parashikuar në një strategji të madhe dhe në një përpjekje ndërkombëtarisht të unifikuar në të gjitha dimensionet e hapësirës së luftimit, baza e asimetrisë së tyre të favorshme mund të shkatërrohet.22 Të fitosh një asimetri të favorshme komunikimi, është çelësi për të sulmuar kundërshtarin në qendrën e tyre të gravitetit, në mënyrë që të fitosh luftën. 120


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

4. Përfundime Terrorizmi tashmë është prezent në hapësirat territoriale të Perëndimit dhe shfrytëzon hapësirat dhe mbrojtjen juridike, si dhe liritë e siguruara nga demokracia. Sot, Perëndimi po përballet me sfida të reja ndaj luftës kundër terrorizmit të tilla si: sigurimi dhe garantimi i qytetareve te vet, parandalimi i ngjarjeve tragjike si ato të 11 Shtatorit dhe sigurimi i ecurisë normale të jetës së shoqërisë. Pas 11 Shtatorit, arena ndërkombëtare dhe ekuilibri i fuqive ndryshoi. Gjithashtu, ndryshoi edhe mënyra e konceptimit të sigurisë dhe përgjigjja ndaj kërcënimit terrorist. Në këtë mënyrë, kuadri gjeopolitik mori formë të re. J. Liberman propozon një nismën strategjike afatgjatë gjeopolitike dhe ideologjike të ngjashme me fushatën e madhe që solli fitoren e luftës së ftohtë për të luftuar despotizmin, varfërinë dhe izolimin që shfrytëzohen nga terrorizmi. Terrorizmi do të jetë sfidë për shtetin e së drejtës, shoqërinë civile dhe FS përgjatë shek. XXI. Terrorizmi gjithnjë e më shumë po avancon dhe evoluon aktet veta. Përgatitja e gjithanshme e strukturave të sigurisë, duhet të behet sot që nuk kemi akte terroriste.23 Efektet e Revolucionit informatikë kanë ndikim të rëndësishëm në fushën e strategjisë së sigurisë kombëtare. Prandaj, për të kuptuar çështjet e sigurisë, politikë-bërësit duhet së pari të kuptojnë Revolucionin Informatikë: rreziqet dhe prekshmëria të cilat rrjedhin prej tij. Zhvillimi i teknologjisë informative, vështirëson dhe kundërveprimin e kërcënimit ideologjik bashkëkohor. Duhet të pranojmë se kërcënimi nga terrorizmi nuk do të zhduket përfundimisht. Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe do të 121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kërkojë angazhim të vazhdueshëm e të gjithanshëm. Ne mund të ulim rreziqet dhe dëmet e disa formave të sulmit dhe mund të kemi sukses në eliminimin e grupeve të veçanta terroriste duke njohur mënyrën organizative, specifikat dhe evoluimin e tyre.

122


Sokol MITRUSHI Gjeopolitika e terrorizmit

Referencat 1 Michael M. Schmit, Counter – terrorism and the Use of Force in International Law, The Marshall Center Papers, No 5, 2003, f. 4. 2 J. B Liberman, Fjala në Universitetin Georgetown, 14 janar 2002, botuar në Gazetën Albania, 17 Janar 2002. 3 Victorio Fukoci, Dita, 18 Nëntor. 4 Michael M. Schmid, Vepra e cituar. 5 D. Nelson, Përtej planëzimit të mbrojtjes, 2003. Përkthim nga frëngjishtja (P. Ribaj). 6 S. Peres, Strategjia Globale kundër terrorizmit, La Republica, 26 Shtator dhe Dita 27 Shtator. 7 Martin Ira Glassner, Manuale di Geografia politica, Vëllimi 2, Angeli, Milano 1995, fq. 97. 8 James Rubin, Gjeopolitike e re, Klan, 11 nëntor 2001, faqe 32 – 33. 9 S. Huntington, “Jemi të gjithë amerikanë, Tema, 3 – 4 nëntor 2008. 10 J. Bugajski, Tema 21 – 22 tetor 2003. 11 Andre Roshe, Hijet e 11 shtatorit errësojnë, Reuters Londër. Botimi në shqip në Gazetën Albania 28.11.2001. 12 U.S Departament of State, Rrjeti i terrorizmit, në http// usinfo.state.gov. 13 Po aty, fq. 25. 14 R. Zhakuard, në Klan, 16 dhjetor 2001, fq. 17. 15 Cituar Presidenti Bush në H. Kissinger, Global View point, publikuar dhe në Tema 15 Janar 2002. 16 Shih: Klan, 16 dhjetor 2001. 17 Miguel A. Barrios, La nuova geopolitica degli USA e la UNASUR, në Geopolitica – Rivista dell’Instituto di alti stusi in Geopolitica e scienze ausiliarie, 5 Prill 2012. 18 Massimo Amorosi, Undici settembre, nove anni dopo: terrorismo e (cyber) guerre, Limes – R ivista italiana di geopolitica, 14 Shtator 2010. 19 Po aty. 20 Thomas T. L., Cyber Silhouettes, Hijet mbi Operacionet e informacionit. Studime Zyra të huaja ushtarake. Fort Leavenworth, 2005. 21 Gendron, Trendet në Seria Terrorizmi: Al – Kaeda: Propaganda dhe Media Strategjia, ITAC paraqet Sasia 2007 – 2, në http://www.csis-scrs.gc.ca/en/itac/ itacdocs/2007-2.asp. 22 Material i papublikuar. Pajtim Ribaj, Leksione mbi Sigurinë Kombëtare, Tiranë 2011. 23 Po aty.

123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Rovena ALIRAJ M.A. Studime mbi Sigurinë Doktorante në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi Pas shpalljes si shtete të pavarura, Turkmenistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Azerbajxhani nisën të zhvillonin industritë e tyre të hidrokarbureve, me ndihmën e investimeve të huaja, por u përballën me gjigantin rus Gazprom, i cili ka në pronësi tubacionet e transportit. Kështu, vendet e rajonit Kaspik u gjendën të varur nga Rusia për transportin e burimeve të tyre të energjisë, pa të cilat prodhimi do të ngelej jashtë tregut.6 Rënia ekonomike e këtyre vendeve për shkak të uljes së nivelit të prodhimit, si dhe mosmarrëveshjet territoriale mbi statusin ligjor të detit Kaspik, dekurajuan investitorët e huaj. Nga ky këndvështrim, kriza aktuale e Euroazisë duhet parë si e lidhur ngushtë me kontrollin strategjik të tubacioneve të burimeve energjetike dhe të korridoreve të transportit.

Fjalë kyçe kyçe: tubacione, gjeopolitikë energjetike, Euroazi, strategji, Kaukaz,

124


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

Abstrakt Roli strategjik i Azisë Qendrore në të kaluarën është përcaktuar nga pozicioni i saj gjeopolitik: nga kohët e lashta deri në fund të mesjetës, korridori kryesor tregtar dhe kulturor mes Perëndimit dhe Lindjes ka kaluar nëpër këtë rajon. Ferdinand von Richthofen, gjeograf gjerman i shekullit të XIX– të, e përmend këtë korridor si “Rruga e Mëndafshit”.1 Zbulimi i depozitave të mëdha të naftës dhe gazit natyror i dhanë rajonit një karakter të ri gjeopolitik, i mbiquajtur “El Dorado i ri i naftës dhe gazit”2 dhe ka ndikuar në rritjen e shtet–kombeve post sovjetike të Azisë Qendrore dhe në republikat e Kaukazit. Si pasojë, transporti i këtyre rezervave paraqet sfida të mëdha si për vendet prodhuese ashtu dhe ato konsumatore të Evropës. Politika e tubacioneve në Euroazi është një thikë me dy kahe. Tubacionet mund të sjellin bashkëpunim dhe zhvillim për vendet që përshkohen nga to, por mund të sjellin përçarje dhe konflikte 125


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

nëse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit. Në këtë drejtim, ky punim do të paraqesë një panoramë të politikës së tubacioneve në Euroazi dhe lojën e aktorëve të mëdhenj në rajon. Geopolitics of gas piplines in Eurasia Rovena Aliraj MA. Secutity studies Abstract Central Asia’s strategic role in the past is defined by its geopolitical position: from ancient times until the end of the Middle Ages, the main commercial and cultural corridor between the West and the East has passed through this region. Ferdinand von Richthofen, German geographer XIX century, mentions this passage as “Silk Road”3. The discovery of large deposits of oil and natural gas gave the region a new geopolitical character, called “New El Dorado of oil and gas”4 and has affected the increase of the post Soviet state–nations of Central Asia and in Caucasus republics. As a result, the transportation of these resources poses major challenges for both producing countries and consumers in Europe. Pipeline politics in Eurasia is a knife with two different directions. Pipelines can bring cooperation and development for the countries traversed by them, but can bring disruption and conflict if is not found the language of cooperation. In this regard, this paper will present an overview of the politics of pipelines in Eurasia and the game’s of biggest players in the region. Keywords: pipelines, energy geopolitics, Eurasia, strategies, Caucasus. 126


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

Hyrje Nafta dhe gazi natyror përbëjnë një nga burimet kryesore të energjisë në sektorin industrial (40%) në botë, përqindje e parashikuar të vazhdojë deri në 2030. Përveç kësaj, gazi natyror prodhon më pak dyoksid karboni se nafta apo qymyri, duke motivuar përdorimin e tij nga shtetet të cilat po përpiqen të ulin emetimet në vend të lëndëve të tjera djegëse.5 Ky fakt, i jep një rëndësi të veçantë rajonit i cili është mjaft i pasur me këto burime. Vëmendja ndërkombëtare tërhiqet pikërisht nga rezervat e hidrokarbureve, të cilat shihen si një alternativë për përmbushjen e nevojave të tyre gjithnjë e në rritje për konsum të energjisë. Pas shpalljes si shtete të pavarura, Turkmenistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Azerbajxhani nisën të zhvillonin industritë e tyre të hidrokarbureve, me ndihmën e investimeve të huaja, por u përballën me gjigantin rus Gazprom, i cili ka në pronësi tubacionet e transportit. Kështu, vendet e rajonit Kaspik u gjendën të varur nga Rusia për transportin e burimeve të tyre të energjisë, pa të cilat prodhimi do të ngelej jashtë tregut.6 Rënia ekonomike e këtyre vendeve për shkak të uljes së nivelit të prodhimit, si dhe mosmarrëveshjet territoriale mbi statusin ligjor të detit Kaspik, dekurajuan investitorët e huaj. Nga ky këndvështrim, kriza aktuale e Euroazisë duhet parë si e lidhur ngushtë me kontrollin strategjik të tubacioneve të burimeve energjetike dhe të korridoreve të transportit.7 Propozimet që mbështesin eksportin e naftës apo gazit, tubacionet e të cilave do të shmangnin kalimin e Rusisë dhe Iranit janë bazuar më shumë në politikë se sa në ekonomi dhe në mënyrë efektive veprojnë si burim tensioni ndërmjet vendeve 127


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të Kaspikut dhe kompanive perëndimore të naftës. Në këtë kontekst, tubacioni Baku–Tiblis–Ceyan (BTC) ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore gjeopolitikën e Mesdheut Lindor. Ky tubacion, duke u lidhur nëpërmjet një korridori energjetik me Detin Kaspik, ka ndryshuar statusin e vendeve të rajonit dhe ka vendosur bazat për një aleancë pro–perëndimore. Duke i siguruar BTC dalje në Mesdhe, praktikisht Uashingtoni ka krijuar një bllok të ri: Azerbajxhan, Gjeorgji, Turqi dhe Izrael. Megjithatë, pavarësisht mbështetjes amerikane projekti hasi vështirësi në realizim. Një ndër problemet kryesore ka qenë se disa industri të naftës besonin se ky tubacion nuk do të ishte komercialisht i qëndrueshëm. Një vështirësi tjetër, ishte çështja e furnizimit, pasi kompanitë azerbajxhanase janë orientuar drejt një alternative më të lirë për eksport, duke përdorur tubacionet ekzistuese nga Baku në Suspa, në Novorossiysk dhe në jug të Iranit. Kështu, tubacionet alternative kalojnë në plan të dytë. Ky diversifikim ka hasur reagime të ashpra nga SHBA dhe Turqia, të cilat mendojnë se do të ndikojë negativisht në projektin e BTC. Me qëllim diversifikimin, BE ka mbështetur ndërtimin e një tubacioni të ri nga Azia Qendrore drejt Evropës. Në 1993 u hodh ideja e programit të sistemit të transportit Evropë– Kaukaz–Azi Qendrore (TRACECA), e njohur si “Rruga e Madhe e Mëndafshit” (sot Nabucco). Ky korridor transporti do të kishte një aks Perëndim–Lindje nga Evropa, përmes Detit të Zi, nëpërmjet Kaukazit dhe Detit Kaspik në Azinë Qendrore.8 Ky projekt, gjeti mbështetjen e SHBA–ve, të cilat synojnë vazhdimisht dobësimin e pozitave të Rusisë si një ndër furnizuesit kryesor të Evropës. Pengesa e parë që ka ndeshur ky projekt, është mungesa e një sistemi të integruar në politikën energjetike evropiane. Ky 128


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

fakt, është vënë re në marrëveshjet që vendet e veçanta kanë lidhur me Rusinë për të plotësuar nevojat energjetike. Italia, Gjermania, Bullgaria, Sllovenia dhe Hungaria marrin pjesë në projektin rival rus South Stream. Duke mos u paraqitur si një bllok, pozitat e negocimit të BE–së me Rusinë dobësohen “fragmentarizmi i tregut në konsumatorë individual luan në favor të Gazprom. Një BE e bashkuar mund të negocioj për kushte shumë më të mira me Rusinë...”9. ndër të tjerash Nabucco, ashtu si BTC, ndeshet edhe me probleme për sa i përkasin çështjeve të furnizimit. Një tjetër tubacion i cili është përballur me pengesa serioze është Baku–Novorossiysk, i cili transporton naftën azere nga Deti Kaspik në Detin e Zi, përgjatë bregut rus. Rruga e transitit të këtij tubacioni, në të shkuarën ka qenë subjekt përçarjeje për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në republikën veriore ruse të Kaukazit, Çeçeni, fakt që ka favorizuar linjën gjeorgjiane nga Baku në Supsa, e cila ka funksionuar me kapacitet të plotë. Këto tubacione, kanë rritur volumin e naftës që derdhet në portet e Detit të Zi dhe për rrjedhojë është rritur ngarkesa në ngushticën turke. Për këto arsye, lindi nevoja për të ndërtuar tubacione të reja që anashkalojnë Detin e Zi, në mënyrë që të reduktohet lëvizja e anijeve në Ngushticën që kalon nëpër Stamboll, e cila është një nga rrugët ujore më të populluara dhe më të rrezikshme në botë.10 Komercializimi i tubacioneve BTC dhe SCP ka krijuar të ardhura të konsiderueshme për vendet e transitit dhe ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike mes Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë dhe Perëndimit. Përveç faktit që i siguron rajonit qasje të drejtpërdrejtë në tregjet botërore të energjisë, duke anashkaluar Rusinë, këto tubacione do të sigurojnë përfitime ekonomike në formën e të ardhurave të 129


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

transitit, të cilat rrisin sigurinë ekonomike dhe, si pasojë, edhe stabilitetin. Projekte të infrastrukturës të tilla si BTC kërkojnë që shtetet të punojnë së bashku për të adresuar kërcënimet që mund të rrezikojnë zhvillimin, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, siguria rritet. Tubacionet janë manifestimi më i prekshëm i lidhjeve në rritje midis rajonit të Kaukazit dhe Evropës, por kanë edhe rëndësi të madhe gjeopolitike. Ndërtimi i BTC u mbështet fuqimisht nga SHBA, e cila ishte e prirur për të siguruar që rrugët e eksportit lindje–perëndim nga Azia Qendrore dhe Kaukazi të anashkalojnë Rusinë dhe Iranin. Në këtë mënyrë, jo vetëm shmangen të dyja këto vende rivaleve tradicionale për ndikimin e rajonit të Kaukazit, por gjithashtu forcohen marrëdhëniet me Turqinë.11 Ndërtimi i tubacioneve ka ndryshuar ndjeshëm ekuilibrin e forcave në rajon, forcimin e autonomisë politike dhe ekonomike të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, reduktimin e dominimit rus dhe forcimin e përfshirjes së aktorëve perëndimor të tilla si Evropa dhe SHBA. Alternativa kaspike ndaj varësisë në rritje nga Rusia u pranua në mënyrë të menjëhershme nga BE përmes realizimit të projektit INOGATE, duke nënkuptuar ndërtimin e gazsjellësit që do të lidhë Evropën me prodhuesit e gazit në rajonin e Kaspikut. Ky proces është tashmë në realizim – nëpërmjet integrimit të rrjeteve evropiane të transportit të gazit nga njëra anë dhe ndërtimin e një infrastrukture të re transporti energjetik që lidh Azerbajxhani me Turqinë, në anën tjetër. Si e tillë, ka dy prioritete kryesore për realizimin e korridorit Lindje–Perëndim të sponsorizuar nga SHBA: lidhjen e rrjetit të gazit turk me atë evropian dhe lidhjen e Kaspikut Perëndimor me Kaspikun Lindor nëpërmjet tubacioneve Trans–Kaspike. Ky projekt, do të krijojë një korridor virtual nga Kaukazi i Jugut për në Evropë 130


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

dhe mund të plotësohet nga një lidhje që lidh Kaukazin Jugor në Ukrainë përmes Detit të Zi i njohur si White Stream.12 Interesat e fuqive të mëdha në rajon Në fillim të shekullit të XXI “çështjet e energjisë” kanë marrë një rëndësi të veçantë gjeopolitike që përfshin dhe përball aktorë të ndryshëm të arenës ndërkombëtare. Aktorët kryesorë globalë shfaqin interesat e tyre në rajon në kontekstin e mëposhtëm. SHBA: “Jetëgjatësia dhe stabiliteti i supermacisë amerikane në botë varet ekskluzivisht nga mënyra me të cilën do të manipulojë apo do të dijë të kënaq aktorët kryesorë gjeostrategjik të pranishëm në fushën e shahut euroaziatik dhe se si do të menaxhojë çështjet kryesore gjeopolitike të këtij rajoni.”13 Uashingtoni, që prej viti 1998 e ka quajtur zyrtarisht rajonin Kaspik me “interes të veçantë” duke mos synuar dominim ekskluziv, por një ekuilibër rajonal pluralist ndërmjet fuqive globale dhe rajonale. Për Uashingtonin një ekuilibër politik ndërmjet fuqive e bazuar në hapjen ndaj tregjeve ndërkombëtare do të sigurojë stabilitetin e rajonit, pavarësinë e republikave të ndryshme post sovjetike dhe demokratizimin e tyre, përveçse zhvillimin. Në veçanti SHBA, synojnë përfshirjen direkte të Turqisë në mbrojtjen e dy tubacione në ndërtim. BE: karakterizohet nga një mungesë politiko–strategjike në rajon. Deklaratat evropiane se do të balancojë fuqinë globale amerikane në kontinentin euroaziatik bie poshtë në rajonin e Kaspikut, ku evropianët janë prezent me operacione që ndjekin linja strategjike të kundërta: BP dhe Shell duket se ndjekin strategjinë globalizuese amerikane, Total–Fina–Elf dhe ENI janë më të tërhequra nga projektet ruse. Në tërësi, këto prezenca nuk i japin BE–së asnjë pozicionim domethënës në rajon. Kështu, Evropa mund ta humbasë betejën për të pasur qasje 131


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

direkt në Detin Kaspik. Rusia: e sheh Azinë Qendrore dhe Kaukazin si periferinë e saj dhe luan një rol drejtues në bashkëpunimin rajonal mbi energjetikën. Ajo ka vendosur një prezencë të qëndrueshme dhe madje, as kërkesa gjithnjë e në rritje e Kinës për importin e burimeve energjetike nuk e privon atë nga plotësimi i nevojave të brendshme dhe eksporti. Rusia ruan vendin e parë në botë për rezervat e gazit dhe objektivi i saj synon të rifitojë pozicionin e një superfuqie e barabartë me SHBA–në. Për këtë qëllim, çdo gjë që del nga rajoni duhet të kalojë më parë në Rusi. Për arritjen e objektivave, Moska ka propozuar rrugëkalime të tubacioneve kaspike të cilat shmangin kalimin nëpër Gjeorgjinë e paqëndrueshme, duke përdorur territorin rus (portin e Novorossisk), prej nga nëpërmjet anijeve, burimet energjetike do të mbërrijnë në Turqi (porti Samsun) dhe më pas për në Mesdhe duke evituar Bosforin. E rëndësishme për Rusinë është që roli i saj dominues si furnizuesi kryesor i Evropës për energjinë të mos preket. Për sa kohë, për vendet e Azisë Qendrore dhe të Detit Kaspik nuk është e domosdoshme qasja në tubacionin trans–kaspik të SHBA–ve, Rusia mbetet në pozicion të kënaqshëm. Megjithatë, është më se e qartë se South Stream dhe Nord Stream, të cilat do të furnizojnë Evropën si nga veriu ashtu edhe nga jugu, kanë marrë tashmë një rrugë të sigurt. Finalizimi i projektit Nord Stream do të influencojë ndjeshëm gjeopolitikën e kontinentit euroaziatik, marrëdhëniet euroaziatike si dhe marrëdhëniet e Rusisë me Evropën. Për të ruajtur pozitat e saja Moska rivendosi marrëdhëniet me Turkmenistanin, rëndësia e të cilave shprehet edhe nga çmimi i lartë që Rusia është e gatshme të paguajë për gazin turkmen. Në këtë mënyrë, ajo nuk lejon që ky gaz të shërbejë për të furnizuar tubacionet alternative dhe sidomos Nabucco– 132


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

n, duke mbledhur rezerva suplementare, të cilat plotësohen edhe nga gazi kazak. Vizita e Medvedevit në Ashgabat në 22 Tetor 2010, pati një ndikim të rëndësishëm në sigurinë rajonale. Moska është e vendosur, të kundërshtojë projektin turko–azerbajxhanas–kazak i mbështetur nga SHBA, për të transportuar me tubacione nënujore nëpër Detin Kaspik naftën kazakase dhe gazin turkmen, duke ngritur pretendime mjedisore. Në fakt bashkëpunimi në projektin South Stream me Italinë dhe Nord Stream me Gjermaninë konsiderohet një kryevepër gjeopolitike, pasi integron në interesat ruse dy vende qendrore të projektit evropian, duke eliminuar kështu jo vetëm mundësinë e një politike të përbashkët efikase, por edhe aspiratat e mundshme të një përballjeje me Rusinë. Padyshim, kjo është një fitore shumë domethënëse për Rusinë. Kina: është një aktor relativisht i ri në arenën gjeopolitike të rajonit Kaspik. Ajo hyri në konkurrencën e tubacioneve në vitin 1997, kur Korporata Kombëtare e Naftës së Kinës arriti në nënshkrimin e disa kontratave me Kazakistanin për zhvillimin e disa prej zonave të tij të naftës dhe ndërtimin e një tubacioni nga Kazakistani perëndimor drejt kufirit kinez. Plani për ndërtimin e një tubacioni nga Kaspikut pasqyron dëshirën e Pekinit për të projektuar influencë në rajon, si dhe sigurimin e burimeve energjetike për zgjerimin e vazhdueshëm të ekonomisë së Kinës. Sot, klasifikohet si një ndër konsumatorët më potencial i këtij shekulli, duke kaluar Japoninë dhe duke u renditur pas SHBA–ve, të cilat konsumojnë 27% të prodhimit global të naftës. Sipas IEA (International Energy Agency), Kina do të shënojë një rritje më shumë se 40% të kërkesës së saj globale për naftë deri në 2030. Duke pasur parasysh se Kina do të rritet me një përqindje vjetore vetëm me 6%, duke u bazuar 133


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në rritjen aktuale, duket se kjo kërkesë do të jetë e pamundur. Furnizuesit kryesorë të Kinës me burime energjetike janë Arabia Saudite, Irani dhe Angola. Brenda 2014, nëse gjithçka do të shkojë mirë, pritet që në listën e furnitorëve të shtohet edhe Iraku. Turqia: luan një rol kyç në transportin burimeve energjetike të basenit të Detit Kaspik. Gjeografikisht, ajo mbetet vendimtare për kalimin e parashikuar në territorin e saj të dy tubacioneve: naftësjellësi BTC dhe gazsjellësi BTE. Nëpër territorin e saj kalon edhe naftësjellësi që sjell në Mesdhe naftën e Irakut të veriut që parashikohet të funksionoj me kapacitet të plotë pas stabilizimit të vendit. Diplomacia turke është e pavarur në politikën e saj të jashtme dhe aspiron të jetë një nyje për furnizimet energjetike drejt Evropës. Irani: luan një rol shumë të rëndësishëm në rajon. Teherani, po kërkon një mbrojtje të fuqishme kundrejt një sulmi të mundshëm të SHBA–ve apo Izraelit. Edhe pse Irani mund të bëhet një aktor akoma më i rëndësishëm në sektorin energjetik në Azinë Qendrore falë investimeve ruse dhe kineze, është thuajse e pamundur që ndonjë prej këtyre vendeve do të rrezikojë me të vërtetë një luftë me SHBA–në për të shpëtuar regjimin iranian. Teherani, ashtu si Moska kërkon të ruaj pozicionimin e tij në rajon, i fuqizuar nga tubacionet që përshkojnë territorin e tij dhe mbërrijnë në Gjirin Persik. Gazsjellësi Dauletalab– Sarakhs–Khangiran, nëse do të plotësonte nevojat energjetike të Iranit Verior, do t’i lejonte Teheranit që prodhimin e jugut ta eksportonte. Pozicionimi gjeografik i mundëson Iranit të jetë një urë për eksportimet turkmene, të cilat do të transportohen nëpërmjet tubacioneve veri–perëndimore të Iranit për në Ankara. Irani është shfaqur edhe si një konsumator i gazit azer nëpërmjet tubacioneve Kazi–Mogomed–Astara. Megjithatë, më 134


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

e rëndësishme për gjeopolitikën e Iranit, mbetet fakti se duke qenë një vend bregdetar në Detin Kaspik, Teherani gëzon njëfarë pushteti vetoje për sa i përket shfrytëzimit të burimeve të këtij deti, të paktën derisa të vendoset një kuadër juridik për sa i përket statusit të tij. Korridoret e transportit dhe rivalitetet ndërkombëtare Çështjet e sigurisë së transporti si me anë të tubacioneve, ashtu edhe me anë të rrugëve detare ngrenë probleme të shumta. Shkëmbimet gjithnjë e në rritje ndërmjet ekonomive, i favorizuar nga korridoret e transportit ndërkombëtar, kanë krijuar mundësi strategjike për vendet të cilat përshkohen prej tyre. Ndërtimi i korridoreve të transportit ndërkombëtar, kanë shërbyer si ura komunikimi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe kanë favorizuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin e rajoneve në rrezik si Azia Qendrore dhe Kaukazi. 62% e të gjithë naftës së prodhuar transportohet nëpërmjet transportit detar, ndërsa 38% përdor përgjithësisht tubacionet, trenat apo kamionët. Modelet e transportit janë komplementare, kjo vihet re kur vendet e origjinës apo destinacionit nuk kanë dalje në det, apo kur përdorimi i rrugëve tokësore do të reduktonte distancat. Transporti detar ndjek një sërë rrugësh ndërmjet rajoneve nga të cilat nxirret dhe atyre ku rafinohet dhe konsumohet. Më shumë se 100 milion ton naftë, transportohen çdo ditë me cisterna, të cilat nëse nisen nga Lindja e Mesme dhe kanë destinacion Japoninë do të përdorin Ngushticën e Malakës, ndërsa nëse janë drejtuar për në Evropë apo SHBA do të përdorin Kanalin e Suezit apo Kepin e Shpresës së Mirë në varësi të madhësisë së cisternës dhe destinacionit. Pra, roli i ngushticave qëndron në faktin që krijojnë lidhje më të shpejta, 135


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

por paraqesin edhe shumë konflikte dhe problem. Ato janë një pjesë kritike e sigurisë energjetike globale për shkak të vëllimit të lartë të naftës që tregtohet nëpërmjet tyre. Për nga vëllimi i transitit të naftës, ngushtica e Hormuzit që lidh Gjirin Persik dhe ngushtica e Malaccas, e cila lidh Oqeanin Indian dhe Paqësor janë, dy nga rrugëkalimet më strategjike në botë.14 Transportit detar përballet me dy rreziqe të mëdha – pirateria dhe ndërprerja ose ndalimi i kalimit në këto rrugë strategjike. Problemi i piraterisë është e kufizuar në Azinë Jug–Lindore dhe Kinë, por rreziku i ndërprerjes ose ndalimi ushtarak është shumë më i përhapur. Përgjigjet e shteteve përdoruese të këtyre rrugëkalimeve ndaj këtij rreziku janë të ndryshme. Deri në fund të Luftës së Ftohtë, konsensusi ka qenë që nuk mund të ndërhyhej drejtpërsëdrejti për të garantuar sigurinë e transportit edhe pse zhvilloheshin mjete të tërthorta ndërhyrjeje, të tilla si Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dhe Trupat amerikane të Zhvendosjes së Shpejtë. Megjithatë, pas 1980 dhe me ardhjen e epokës së Reganit, u zhvilluan argumente duke sugjeruar se kjo mund të bëhej një nismë konkrete dhe hapat e parë në këtë drejtim u ndërmorën në vitin 1987 për të mbrojtur trafikun e cisternave në Kuvajt gjatë luftës Iran–Irak. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, u zhvilluan ndërhyrje të tjera të drejtpërdrejta, në vitin 1991 dhe më pas në 2003. Megjithatë, efektshmëria e tyre është në pikëpyetje. Konkluzione Tubacionet paraqesin një nga sfidat kryesore të sigurisë. Për shkak të sfidave inxhinierike që ato përfshijnë, në thelb ndikimi i tyre është rajonal, jo global. Fokusi kryesor i tubacioneve është Evropa dhe furnizimi i saj me gaz. Në vitin 2005, 532 bilion m3 gaz janë transportuar me anë të tubacioneve, krahasuar me 189 136


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

bilion m3 të cilat janë transportuar nëpërmjet rrugëve detare. BE përdor 69% të tubacioneve të gazit, 12% e të cilave e kanë origjinën në Afrikën e Veriut. Varësia për përdorimin e hidrokarbureve thekson se furnizimi i Evropës mund të jetë i prekshëm nga sulmet ndaj tubacioneve. Në fakt, realiteti nuk e ka mbështetur këtë tezë – gjatë luftës civile në Algjeri, furnizimet u ndërprenë vetëm katër ditë gjatë shtatë viteve. Arsyeja ishte se si qeveria edhe disidentët e dinin se ata do të donin të shisnin gaz nëse dhe kur ata të fitoni konfliktin dhe për këtë arsye nuk e sulmuan infrastrukturën.

137


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bibliografi 1. Anderson R. J., “Europe’s dependence on Russian Natural Gas: Perspectives and Recommendations for a Long term Strategy”, George C. Marshall European Center for Security Studies, nr. 19, 2008. 2. Brzezinski Z., “Le Grand échiquier”, Paris, 2000. 3. Chossudovsky M., “Il corridoio eurasiatico: la geopolitica delle pipelines e la nuova guerra fredda”, Revista gjeopolitike “Euroasia”, 2008. 4. Cohen A., “Iran’s Claim over Caspian Sea Resources Threaten Energy Security”, Rice University, Teksas, 2007. 5. EIA, “Caspian Sea Region,” http://caspianenergy.com/s/caspianenergy1, 2010. 6. EIA, “International Energy Outlook 2009”, 27 Maj 2009, http://www.eia.doe.gov/oiaf/ieo/nat_gas.html. 7. EIA, “World Oil Transit Chokepoints”, shkurt 2011. 8. Klare M. T., “Resource Wars:The New Landscape of Global Conflict”, McMillan, Nju Jork, 2001. 9. Makkay L., “Renewed Trade on the Silk Road, or The Newest Chapter of the “Great game”, Central Asia, 2009. 10. Nënkomiteti i Evropës i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtre, “The Caucasus and Caspian Region: Understanding US Interests and Policy”, Shtëpia e Përfaqësuesve, Kongresi 107, Sesioni i parë, Uashington D.C., 10 Tetor 2001. 11. Slaney C., “Turkish Concern for Bosporus Complicates Oil Transport Scenarios”, Raporti i Uashingtonit mbi Çështjet e Lindjes së Mesme, Vëllimi 23, Çështja 4, Maj 2004. 12. Socor V., “Trans–Black Sea Pipeline Can Bring Caspian Gas to Europe”, Eurasia Daily Monitor, 2006.

138


Rovena ALIRAJ Gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

Referenca Makkay L., “Renewed Trade on the Silk Road, or The Newest Chapter of the “Great game”, Central Asia, 2009. 2 Klare M. T., “Resource Wars:The New Landscape of Global Conflict”, McMillan, Nju Jork, 2001, fq. 84. 3 Makkay L., “Renewed Trade on the Silk Road, or The Newest Chapter of the “Great game”, Central Asia, 2009. 4 Klare M. T., “Resource Wars:The New Landscape of Global Conflict”, McMillan, Nju Jork, 2001, fq. 84. 5 EIA, “International Energy Outlook 2009”, 27 Maj 2009, http:// www.eia.doe.gov/oiaf/ieo/nat_gas.html. 6 Cohen A., “Iran’s Claim over Caspian Sea Resources Threaten Energy Security”, Rice University, Teksas, 2007. 7 Chossudovsky M., “Il corridoio eurasiatico: la geopolitica delle pipelines e la nuova guerra fredda”, Revista gjeopolitike “Euroasia”, 2008. 8 EIA, “Caspian Sea Region,” http://caspianenergy.com/s/caspianenergy1, 2010. 9 Anderson R. J., “Europe’s dependence on Russian Natural Gas: Perspectives and Recommendations for a Long term Strategy”, George C. Marshall European Center for Security Studies, nr. 19, 2008, fq. 42. 10 Slaney C., “Turkish Concern for Bosporus Complicates Oil Transport Scenarios”, Raporti i Uashingtonit mbi Çështjet e Lindjes së Mesme, Vëllimi 23, Çështja 4, Maj 2004, fq. 34 – 41. 11 Nënkomiteti i Evropës i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtre, “The Caucasus and Caspian Region: Understanding US Interests and Policy”, Shtëpia e 1

139


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ergys LLANAJ M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci Doktorant në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike Ndërkohë që numri më i madh i përdoruesve të drogës jeton në vendet në zhvillim, Europa që po zgjerohet, duket se përbën tregun më fitimprurës të drogës në botë, po të merren parasysh fuqia blerëse dhe numrat e përdoruesve të drogës. Afërsia ndaj një tregu të tillë dhe rëndësia e “Rrugëve të Ballkanit” tregon se trafikimi i drogës duhet të vazhdojë të mbetet në fokusin e agjencive të zbatimit të ligjit për Ballkanin edhe në të ardhmen. Evropa mbetet një treg i rëndësishëm për drograt stimuluese, dhe treguesit sugjerojnë që për Evropën si të tërë, tendenca përsa i përket përdorimit të kanabisit, amfetaminës, ektazi dhe kokainës po vazhdon të rritet.

Fjalë kyçe kyçe: drogë, heroin, hashash, ekstazi (ecstasy), amfetamina, krimi i organizuar, narkopolitik

140


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

Abstrakt Trafikimi i drogës është një formë themelore e krimit të organizuar në të gjithë Evropën, dhe në veçanti në Evropën Jug-Lindore më të mirënjohurat, “Rrugët e Ballkanit”, të cilat janë përdorur më parë nga grupet Turke të krimit të organizuar për trafikimin e heroinës, dhe që përdoren në ditët e sotme për trafikimin e të gjitha llojeve të drogave të paligjshme, si edhe në kuadër të asaj që njihet si “trafikimi i shumë drogave”, ku ngarkesat njihen si “ngarkesat kokteil”, dhe që përfshijnë prekursorët, drogat kimike dhe sintetike. Në trafikimin e drogave përfshihen grupet kriminale të organizuara lokale të kryesuara nga kapot e tyre dhe të përbëra nga shtetas të vendeve të burimit apo të tranzitimit. Megjithatë, vihet re se përbërja e këtyre organizatave kriminale lidhet ngushtë midis grupeve vendore dhe jo-vendore të krimit të organizuar, si në transportimin dhe shpërndarjen e drogave, ashtu edhe në 141


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mënyrë të zgjeruar, edhe përfshirjen e trafikuesve të drogës në veprimtari të tjera të paligjshme, si p.sh. trafikimin e qenieve njerëzore. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë shndërruar në furnizuesit kryesore të kanabisit bimor (kultivimin dhe trafikimin e tij), dhe janë duke mbështetur trafikuesit e heroinës turke dhe të kokainës kolumbiane, dhe po përpiqen kohëve të fundit të hyjnë plotësisht në tregtinë e kokainës, duke përbërë kështu një kërcënim në rritje për BE-në. Hyrje Numri i atyre që njihen zakonisht si narkomanë apo përdorues problematikë të drogës arrin deri në 25 milionë persona në të gjithë botën, apo ekuivalenti 10.6 përqind të popullatës së moshës nga 15-641. Duket se kjo shifër nuk ka ndryshuar shumë në vitet e fundit në nivel global, për shkak se rritet e numrit në disa vende janë kompensuar me zvogëlim të numrit të tyre në disa vende të tjera. Ndërkohë që numri më i madh i përdoruesve të drogës jeton në vendet në zhvillim, Europa që po zgjerohet, duket se përbën tregun më fitimprurës të drogës në botë, po të merren parasysh fuqia blerëse dhe numrat e përdoruesve të drogës. Afërsia ndaj një tregu të tillë dhe rëndësia e “Rrugëve të Ballkanit” tregon se trafikimi i drogës duhet të vazhdojë të mbetet në fokusin e agjencive të zbatimit të ligjit për Ballkanin edhe në të ardhmen. Evropa mbetet një treg i rëndësishëm për drograt stimuluese, dhe treguesit sugjerojnë që për Evropën si të tërë, tendenca përsa i përket përdorimit të kanabisit, amfetaminës, ektazi dhe kokainës po vazhdon të rritet. Droga- korridoret, mënyrat dhe grupet e këtij biznesi marramendës Përdorimi i drogës në Europë vazhdon të mbetet në pjesën 142


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

më të madhe një fenomen i brezit të ri, dhe në veçanti i meshkujve të rinj. Përllogaritet që mes 3 -31 për qind e të rriturve (të moshës nga 15-64 vjeç) e kanë provuar kanabisin të paktën një herë. Duke u bazuar në anketa të ndryshme, mund të përcaktohet një mesatare, e cila sugjeron që rreth 20% e popullatës apo 62 milionë evropiane ta kenë provuar tashmë këtë substancë (përdorimi gjatë gjithë jetës), dhe 6% apo 20 milionë evropiane ta kenë provuar këtë substancë në 12 muajt e fundit (shifrat e vjetshme)2. Drogat sintetike janë drogat e dyta ndër substancat më të përdorura në Evropë nga shifrat e raportuara, dhe në veçanti Ecstasy, (në shumë mënyra) e ka kaluar edhe përdorimin e amfetaminës, si drogën e dytë më shumë të përdorur pas kanabisit. Në lidhje me heroinën, llogaritet me përafërsi se ka mesatarisht 4 -7 raste në 1.000 vetë, të moshës nga 15-64 vjeç. Përllogaritjet e larmishme sugjerojnë se ka ndoshta rreth 1.2 dhe 2.1 milionë përdorues problematikë droge në BE3, nga të cilët, 850,000 vetë deri në 1,3 milionë vetë ka të ngjarë të jenë persona që kanë filluar të injektohen kohët e fundit. Mbizotërimi i përdorimit të kokainës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në Evropë, por përsëri tendenca duket se vjen përgjithësisht drejt rritjes. Përdorimi i kokainës varion në BE mes 0.5 -6% (përdoruesve të përjetshëm), respektivisht 1% e gjithë të rriturve (duke iu referuar shifrave të vjetshme). Megjithatë, duhet të vihet re se të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë kokainën (1 -11.6% e të githë të rriturve të moshës nga 15-34 vjeç), që do të thotë rreth 3 -3.5 milionë të rritur evropiane që përdorin shpesh kokainën4. Shifrat e mësipërme tregojnë që nga njëra anë, shkalla e madhe e prodhimit dhe trafikimit të drogës mbeten formal më të zakonshme të krimit mes rrjeteve kriminale, që kanë shënjestër Evropën si të tërë, nga ana tjetër, 143


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

që ka rreth 40 milionë njerëz, shumica të rinj në vendet evropiane të cilët kanë përjetuar përvoja të përdorimit të drogave kohët e fundit, dhe që përfaqësojnë një treg tejet të madh të kërkesës për drogë. Grupi i stimuluesve të llojit të amfetaminës (ATS) përfshin amfetaminat (amfetaminën, metamfetaminën), ecstasy (MDMA dhe substancat që lidhen më tej, dhe stimulantë të tjerë sintetike (metkatinoninën, fenterminën, fenetilinën, etj ). Stimulantët e llojit të amfetaminës prodhohen më së tepërmi në Kinë, Mianmar dhe Filipine. Prodhimi global i stimuluesve të llojit të amfetaminës është për momentin afër 480 tonë metrike, 3 të katërtat e së cilës janë ose metamfetaminë ose amfetaminë, dhe një e katërta e së cilës është ‘ecstasy5’.Pas vitesh të rritjeve të shpejta, tregu për stimulantët e llojit të amfetaminës po stabilizohet. Procesi i prodhimit, që përfshin blerjen e kimikateve, sintetizimin, kthimin në formë tablete, paketimin dhe hedhjen e mbeturinave, është pandryshueshmërish i ndarë mes vendeve të ndryshme. Kjo përfshin shpesh, bashkëpunimin mes grupeve kriminale që operojnë në zonat kufitare, duke e ulur kështu rrezikun e shkatërrimit të rrjeteve të përgjithshme të prodhimit. Shembuj të kësaj janë trafikimi nga Belgjika dhe Hollanda, në Portugali të pluhurit të ‘ecstasy për t’u kthyer në tabletë dhe ai i pluhurit të amfetaminës në Mbretërinë e Bashkuar për t’u prerë e për t’u ri-paketuar me një logo. Metamfetamina kjo drogë njihet që të jetë e shoqëruar në veçanti me probleme shëndetësore dhe shoqërore. Në botë, ekziston një shqetësim në rritje përsa i përket zgjerimit të problemeve të shkaktuara nga metamfetamina. Prodhimi dhe konsumimi në shkallë të gjerë në vendet evropiane i metamfitaminës nuk ka ndodhur deri më tani. Prodhimi evropian i metamfitaminës vazhdon të mbetet në një shkallë të gjerë i 144


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

kufizuar në Republikën Çeke, dhe në një masë më të vogël, në vendin fqinjë-Republikën Sllovake, në disa nga shtetet Baltike dhe në Moldavi6. Duke marrë në konsideratë natyrën në rritje të tregut të gjerë evropian për stimuluesit, potenciali për zgjerimin e përdorimit të metamfitaminës nuk mund të injorohen për vendet e Evropës Jug-Lindore, dhe për këtë arsye, kjo mbetet një zonë e rëndësishme për t’u treguar vigjilentë. Një tendencë rritjeje në tregun vendor për stimuluesit e llojit të amfetaminës, ATS, është vënë re tashmë në Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kroaci, në Malin e Zi, Shqipëri në Kosovë dhe në “ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, për shkak të rritjes së kërkesës për këto lloje drogash, por gjithashtu edhe për shkak se mund të zbulohen edhe furnizime më të mëdha. Për më tepër, Turqia me zgjerimin e turizmit, po shfaqet si një destinacion domethënës për ecstasy e siguruar në Evropën Perëndimore7. Në këtë aspekt, përdorimi i dyfishtë i “Rrugëve të Ballkanit”, është i pritshëm në kontrabandimin e heroinës dhe ecstasy nga BE-ja për në Lindje dhe anasjelltas . Duket se ka një terren në rritje të kimikateve e perkursorëve, e cila kalon përmes Ballkanit, e që synon në prodhimin jashtë tij, ose që thekson se po bëhen përpjekjet bazë për të themeluar prodhimin e drogës në rajon. Metamfetaminat përbëjnë një problem në rritje për Evropën Jug Lindore, Rusinë dhe Azinë, me laboratorët e drogës në lëvizje, ku në shumë raste, ato lëvizin nga perëndimi në lindje, ndërsa kimikatet e perkursorëve, në mënyrë të përgjithshme lëvizin nga lindja në perëndim, pra në kahun e kundërt8. Kontrollimi i kimikateve të perkursorëve është veçanërisht një sfidë e vështirë, meqë këto substanca, të tilla si efedrina dhe kimikate të tjera, gjenden në medikamentet që blihen pa recetë dhe në të ashtuquajturat “medikamente të ftohta”, nëpër farmaci. Tonelata perkursorësh transportohen 145


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në rajon, ku laboratorët klandestinë operojnë në liri relative, veçanërisht në vendet ku paqëndrueshmëria dhe dobësia në agjensitë e zbatimit të ligjit, i lejon prodhuesit të operojnë pa u ndëshkuar. Prodhimi i kanabisit përbëhet kryesisht nga tre produkte të ndryshme: kanabisi bimor (marihuana), kanabisi në formë rrëshire (hashashi) dhe vaji i kanabisit. Prodhimi global i kanabisit ka ardhur duke u rritur dhe përllogaritet në 45,000 tonë metrikë, (2009' 40,000 tonë metrike, 2010’ 42,000 tonë metrikë)9. Ka edhe tregues të tjerë që tregojnë se prodhimi i kanabisit është rritur. Si përllogaritjet e numrit të konsumatorëve të kanabisit në botë, ashtu edhe sasitë e konfiskuara të kanabisit nga agjensitë e zbatimit të ligjit, janë rritur gjatë dekadës së kaluar. Europa përbën tregun më të madh të botës për kanabisin në formë rrëshire, që numëron për më shumë se 70% të konfiskimeve të këtilla për vitin 201010. Gjatë periudhës 20082010, Shtetet Anëtare cituan Marokun si vendin kryesor burimor, të pasuar nga Pakistani dhe Afganistani. Proporcioni i Marokut, megjithatë, ka pësuar rënie të dukshme, nga 31 % gjatë periudhës 2000-2004, në 28% gjatë periudhës 2008-201011. Vende të tjera të përmendura si burime të rëndësishme të kanabisit në formë rrëshire, janë Shqipëria dhe Holanda. Në disa raste, nuk është gjithnjë e qartë nëse kanabisi në formë rrëshire është prodhuar në këto vende, apo thjeshtë është blerë në këto vende, duke e pasur origjinën nga Maroku. Megjithatë, prodhimi i kanabisit në formë rrëshire në Marok ka rënë ndjeshëm. Në studimin e bërë në vitin 2010, e llogariti prodhimin e përgjithshëm të rrëshirës në rreth 3,060 tonë metrikë, të kultivuara në 134,000 hektarë tokë në rajonin RiC nga një numër prej 96,600 familje12. Përveç këtyre përpjekjeve në Marok, ekziston një shqetësim në rritje në Europë në lidhje me impaktin negativ të përdorimit 146


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

të kanabisit. Maroku vazhdon të furnizojë me shumë se 80% të së gjithë rrëshirës së konsumuar në Europë, që përbën tregun më të madh të rrëshirës, e që gjeneron. Çdo vit përafërsisht rreth 10 bilionë Euro. Përveç kësaj, Pakistani dhe Afganistani, kontribuojnë gjithashtu në tregun botëror të rrëshirës. Konfiskimet dhe konsumimi i rrëshirës sugjeron se tendenca afat-gjatë po vjen drejt një rritjeje në prodhimin global që arrin deri në 7,500 tonë metrikë e më shumë (2009/2010)13. Të dhënat e përdorshme në kërkesat për mjekimet për drogën në Europë, e vënë kanabisin të dytin në listën e opiateve, megjithëse kanabisi ende numëron për vetëm 12% të të gjitha kërkesave për mjekim, dhe panorama e përgjithshme po ndikohet në mënyrë të ndjeshme nga situata në disa vende. Megjithëse të dhënat e përdorshme sugjerojnë se në Europë ka rreth 3 milionë njerëz, kryesisht meshkuj të rinj, mund të jenë përdorues të kanabisit duke e marrë atë çdo ditë, masa e përjetimit të mundshëm të problemeve të këtij grupi për shkak të përdorimit të drogës, mbetet ende e panjohur. Pritet që një gjë e tillë të vihet re edhe në vendet e Evropës Jug-Lindore. Fuqia e produkteve të kanabisit përcaktohet nga përmbajtja në to e tetrahidrokanabinolit (THC), që është edhe përbërësi kryesor aktiv. Vendet e destinacionit të hashashit dhe marihuanës së prodhuar në Shqipëri, janë kryesisht Greqia dhe Italia, por ka pasur raporte të trafikimit në Kosovë, Malin e Zi, “ishRepublikën Jugosllave të Maqedonisë”, dhe në disa raste të pakët, edhe në Shtetet Anëtare të BE-së, në shkëmbim të heroinës importi i marihuanës organizohet kryesisht nga grupet kriminale të organizuara të Kolumbisë, Xhamajkës, Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe Shqipërisë. Grupet e organizuara kriminale shqiptare janë shndërruar në një sigurues të fuqishëm të 147


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kanabisit bimor. Ngarkesat e mëdha të hashashit dhe marihuanës arrijnë kryesisht me rrugë detare, përmes kanaleve të kontrabandës ndërkombëtare, (kontenierëve), nga vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore nëpër portet italiane dhe sllovene, prej ku vazhdojnë rrugën nëpër zonat e projekteve, me përdorimin e rrugëve tokësore. Hashashi dhe marihuana vijnë gjithashtu edhe me anë të rrugëve detare nga Shqipëria, apo drejtpërdrejtë nga vendet Amerikano-Jugore në portet detare të Kroacisë për shpërndarje të mëtejshme. Për sa i përket kërkesës, Evropa është pothuajse tregu me fitimprurës i kanabisit në botë. Afërsia e një tregu të tillë dhe rëndësia e ‘Rrugëve të Ballkanit’ tregojnë që trafikimi i drogës duhet të vazhdojë të mbetet fokusi i agjencive të përforcimit të ligjit edhe në të ardhmen. Produktet e paligjshme të kanabisit janë drogat më të përhapura në të gjitha vendet e rajonit, dhe në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore ato janë quajtur si problemi më i madh14. Kohët e fundit janë vënë re disa zhvillime pozitive: zona e përgjithshme e përdorur për kultivimin luleve të opiumit është zvogëluar, ashtu siç është zvogëluar edhe prodhimi global i opiumit, ndërkohë që konfiskimet globale të opiateve (heroinës, morfinës dhe opiumit) u rritën, veçanërisht në Evropën JugLindore. Në rang botëror, zona e përllogaritur nën kultivimin e paligjshëm të luleve të opiumit ka pësuar një rënie prej 22%(nga 195,940 hektarë në 151,500 hektarë), kryesisht në sajë të kultivimit të ulët në tri vendet kryesore burimore. Prodhimi global i opiumit është përllogaritur në 4,620 tonë metrikë. Afganistani përbën pjesën më të madhe të tij 4.100 tonë metrikë (89%) janë prodhuar në vendin kryesor burimor për Europën15. Në të kaluarën, Afganistani e ka rritur në mënyrë të qëndrueshme prodhimin e opiumit nga 2008 në 2010, duke e 148


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

tejkaluar edhe prodhimin e mëparshëm sasior përpara se Talebani të paraqiste “fatea-n” në kultivimin e luleve të opiumit. Kultivimi i luleve të opiumit vazhdon të shpërndahet në Afganistan, duke treguar që përpjekjet pas-Talebanase për kontrollimin e drogës nga komuniteti ndërkombëtar, nuk kanë qenë aq sa duhet të suksesshme. Rreth gjysmë milion njerëz besohet që të jenë të përfshirë në këtë biznes në opiatet afgane,me një fitim të përllogaritur që numërohet deri në 40 bilionë dollarë amerikane në vit. Një shqetësim të madh përbën fakti që kultivimi i lules së opiumit është paraqitur edhe në zonat ku nuk njihej më parë, dhe tashmë gjendet në të gjitha 34 provincat e vendit. Përveç kësaj, tendenca kombëtare fsheh në mënyrë të konsiderueshme dallimet mes provincave. Ndërkohë që në disa provinca vihet re një zvogëlim i ndjeshëm (p.sh Nangarhar, nga 28,213 hektarë në 1,093 hektarë), kultivimi është rritur në provincat e tjera (p.sh. Kandahari, nga 4,959 hektarë në 12,989 hektarë). Duke analizuar studimet afatgjata të paraqitura nga UNODC-ja, këto zvogëlime të kohëve të fundit, nuk duhen theksuar mjaft ngritjet dhe zbritjet e statistikave të krimit, “shifra” të tilla të lëvizshme, bëjnë thirrje për programe të qëndrueshme dhe për sfida që do ta kthenin rezultatin e pakësimit vjetor në ndryshime afatgjata strukturore. UNODC-ja përllogarit 72% të opiumit të shndërruar në heroinë që gjendet në Afganistan16. Në vitin 2010, u prodhuan me afërsi rreth 410 tonë metrike heroine, pjesa më e madhe e së cilës për të shkuar në Europë dhe Rusi. Rreth 10,000 tonë kimikate, duke përfshirë edhe 1,000 tonë anihidrid acetik nevojiten për tërë këtë proces. Agjensia e Kontrollimit të Drogës në Taxhik llogarit se në Afganistan gjenden më shumë se 400 laboratorë për prodhimin e heroinës, ku 80 prej tyre janë të vendosura përgjatë kufirit me 149


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Taxhikistanin. Pothuajse e gjithë sasia e heroinës së konsumuar në Europë, është e bazuar në opiumin që vjen nga Afganistani, (90%)17, për të cilën “Rrugët e Ballkanit”, vazhdojnë të mbeten kanalet kryesore të trafikimit. Trafikimi i heroinës drejt BE-së vazhdon të dominohet nga grupet kriminale Turke dhe ato grupe të tjera të shoqëruara me to. Këto grupe përdorin ndërmjetësit në Azinë Jug-Perëndimore për të kontaktuar me kriminelët apo sekserët vendas, të cilët mund të blejnë sasi të mëdha heroine drejtpërdrejtë nga vendet e origjinës. Shumë rrallë ndodh që ngarkesat e heroinës të bëjnë udhëtimin nga Afganistani në Europë, në një udhëtim të vetëm, ato blihen dhe shiten nga grupe të ndryshme kriminale përgjatë rrugës. Në përgjithësi, rritja masive e trafikimit të mallrave dhe pasagjerëve në Europë, e ul rrezikun dhe prodhimin e investimeve më të mëdha për trafikuesit e drogës, të cilët në mënyrë të veçantë në trafikimin e drogës, ndjekin tendencën e sipërmarrësve: “Rrezik i ulët -përfitim i madh”. Ndërkohë që pritet transportimi i mëtejshëm për në Evropën Perëndimore, heroina shpesh grumbullohet në stoqe të mëdha në vendet përgjatë ‘Rrugëve të Ballkanit’. Përdorimi i dyfishtë i ‘Rrugëve të Ballkanit’ për të kontrabanduar heroinën në BE dhe ecstasy nga BE-ja ia vlen të përmendet. Shqipëria është e destinuar të shndërrohet në një prej vendeve më të rëndësishme të tranzitimit për trafikimin e heroinës nga Afganistani nëpërmjet Turqisë, dhe vendeve të tjera të Europës Jug-lindore, duke mos i marrë parasysh shifrat në rritje apo në zbritje. Duke parë edhe arrestimet e fundit në lindje me grupet kriminale të organizuara të arrestuara në vendin tonë 5 vjeçarin e fundit për trafikimin e lëndëve narkotike duket qartë edhe roli i mafiozëve shqiptarë në këtë tregti kaq fitimprurëse, grupet kriminale të organizuara shqiptare janë kthyer në sipërmarrësit kryesor për kryerjen e 150


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

tranziteve te këtyre lëndëve pas Turqve, janë sipërmarrësit kryesor te lëndës për në portat e Evropës nëpërmjet rrugëve tokësore,detare apo edhe ajrore, kjo ndodh më shumë për shkak të pozitës gjeografike të vendit tonë e cila është porta hyrëse për në Europë nga Azia apo Lindja e Largët. Proporcioni i opiateve të konfiskuara, i shprehur në ekuivalentet e heroinës, përgjatë rrugës së trafikimit Afganistan -Europë, është rritur në masën nga 78% në 85%, duke reflektuar rritjen e niveleve të prodhimit të opiumit në Afganistan dhe nivelet në rritje të trafikimit të opiateve nga ai vend18. Grupet kriminale etnike Shqiptare aktualisht luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht në shpërndarjen për shitje të heroinës në tregun e Europës. Për arsye të pozicionit të saj gjeografik, Turqia mbetet korridori kryesor për trafikimin e heroinës drejt BE-së. Ky vend shërben si një vend filluese për “Rrugët Ballkanike” ndërsa Shqipëria si porta e Fundit për në të. Shumica e heroinës nga Azia Jug-Perëndimore arrin në Europë nëpërmjet këtyre rrugëve. Kriminelët shqiptarë e importojnë heroinën në bashkëpunim të ngushtë me trafikantët Turq, Maqedonas dhe Kosovarë. Zakonisht, transportimet organizohen me maune, autobusë, dhe makina drejt rrugëve të dyta, ose Turqi-Bullgari-”ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”-Shqipëri, ose Turqi-Bullgari-”ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”-Kosovë-Shqipëri. Shumica e heroinës gjen rrugën e saj për në Greqi, Itali, BosnjëHercegovine, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe në vazhdim drejt tregjeve në Shtetet e tjera Anëtare të BE-së. Me ligjin për memorandumin e skafeve roli i Shqiptarëve si sipërmarrës të ngarkesave u ul në një numër të konsiderueshëm, për vetë faktin se duhet të gjendeshin metoda dhe rrugë të reja për këto grupe të krimit të organizuar, por nuk u desh shumë kohë dhe këto 151


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

grupe duke marrë jahte me flamur të një shteti Europian me qera filluan të zënë vendin e mëparshëm sërish në këtë treg, por me liberalizimin e vizave “Lëvizja e Lirë” e rriti akoma më shumë rolin e Shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanasve në këtë tregti ku aktualisht janë numri dy i transporteve të gjitha lëndëve narkotike mbas Turqve dhe janë duke zënë vendin e parë për shpërndarjen në të gjithë tregun Evropianë. Vetëm një përqindje e vogël e heroinës, në shumicën e rasteve e një cilësie të dobët, qëndron në Shqipëri për të plotësuar kërkesat në rritje të tregut vendas por gjithmonë kjo mbetet në shifra shumë të vogla . Kokaina megjithëse e destinuar kryesisht për tregun Amerikano-Verior, një sasi e konsiderueshme e kokainës trafikohet nga Amerika e Jugut për në Europë përmes Oqeanit Atlantik, me anë të rrugëve ajrore apo detare, kryesisht nëpërmjet Spanjës dhe Holandës, ndërkohë që kokaina vjen në Evropën Jug-Lindore përmes porteve të Detit Adriatik dhe rrugëve tokësore si nga jugu ashtu edhe nga veriu. Anijet e shpejta, anijet tregtare dhe anijet e transportit kontenier, mbeten format më të përdorshme për lëvizjen e drogës përmes rajonit, por trafikuesit mund të përdorin gjithashtu edhe avionët për hedhje nga lart në ujërat ndërkombëtare. Kokaina prodhohet nga gjethet e kakaos të kultivuara në Amerikën Jugore. Zona nën kultivimin e gjetheve të kakaos (159,600 hektarë) ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme kryesisht gjatë vitit 2009 me një shifër prej 28% më pak se nivelet maksimale të shënuara gjatë vitit 2008 (221,300 hektarë)19. Shumica e kakaos vazhdon të kultivohet në Kolumbi (54%), e ndjekur kjo nga Peruja (30%) dhe Bolivia (16 %)58. Përdorimi i kokainës në Evropën Perëndimore dhe Qendrore (1.1 % e popullatës së moshës nga 15-64 vjeç), është ende i 152


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

ulët në krahasim me Amerikën e Veriut, (me 2,3%), por tendenca evropiane po shkon lart. Pothuajse 25% e përdoruesve të kokainës në botë, (me shumë se 3 milionë vetë) jetojnë në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Kërkesat për mjekime që kanë lidhje me kokainën po shtohen20. Megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme mes vendeve, kokaina numëron rreth 10% të të gjitha kërkesave për mjekim nëpër Europë. Përdorimi i kokainës së kristalizuar, një formë droge veçanërisht e shoqërueshme me problemet shëndetësore, dhe me probleme të tjera, mbetet e kufizuar në Europë. Kokaina arrin në të gjitha zonat e projektit me anë të korrierëve, me anë të rrugëve ajrore, e fshehur nëpër bagazhe dhe rroba, me anije, apo me anë të dërgesave postare urgjente21. Trafikimi i kokainës duke përdorur rrugët detare (portet në Greqi, Mal të Zi, Kroaci, Shqipëri dhe Itali), përfshin zakonisht sasi të mëdha (dhe cilësi më të lartë) të këtij narkotiku. Transportimet më të mëdha të kokainës, janë kryesisht të një karakteri transit, të transportuara me rrugë tokësore me anë të mauneve, të paketuara shpesh nëpër shishe dhe të drejtuara për në tregjet e BE-së. Deri më tani, në Shqipëri çmimi i kokainës është rreth 35,000 Euro kilogrami cka do të thotë një trend i mirë për tu shtënë në dorë nga të gjitha grupet e krimit të organizuar si të mëdha po ashtu edhe të vogla. Drogat dhe krimi Në nivel Europian, të dhënat e krahasueshme në shumicën e aspekteve të marrëdhënieve mes drogave dhe krimit, në pjesën më të madhe mungojnë. Përjashtimi i vetëm janë shkeljet ligjore në fushën e drogës, të cilat regjistrohen si vepra penale përkundrejt legjislacionit në lidhje me kontrollimin e drogave. Megjithëse krahasimet mes vendeve duhen bërë me kujdes, 153


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

duket se mes fundit të viteve 2000 dhe vitit 2010, veprat penale në lidhje me drogën pësuan një rritje në mjaft vende të BE-së, dhe vendet e Evropës Jug-Lindore përfituan mjaft nga ky zhvillim22. Të gjitha Kodet Penale të shteteve anëtare dhe jo anëtare të BE-së kanë adoptuar legjislacionin përkatës kundër drogave. Pak dihet në lidhje me çmimet, fitimet, dhe përdorimin e të mirave të përftuara nga krimi, që përbën edhe bazën për hetimet e ardhshme, prsh në pastrimin e parave apo konfiskimet. Duke pasur parasysh faktin e prodhimit të drogës, trafikimit të saj dhe shitjes në rrugë që gjeneron miliarda për Evropën, në Euro (apo në dollarë amerikane), duket se ka ende një fushë të gjerë për të përmirësuar zbatimin e ligjit. Grupet e krimit të organizuar investojnë të ardhurat e tyre, që llogariteshin në miliona Euro në prona të tundshme e të patundshme dhe në mallra luksi. Për ta siguruar biznesin e tyre, duke përdorur fuqinë e tyre të pamasë financiare, që llogaritet në qindra milionë Euro, klanet korruptojnë zyrtarë në gjyqësor dhe në polici, dhe themelojnë një media me qëllim që të ndikojnë tek opinioni publik. Të ardhurat e paligjshme nga lirimi, duket se janë investuar në privatizime, prona të patundshme, biznese tregtare, etj. Fitimet nga tregu Kroat,Shqiptarë, Maqedonas, ,Kosovarë dhe Malazeze , arrijnë deri në 200-250 milionë Euro. Fitimi i përgjithshëm nga veprat penale të lidhura me drogën, nuk mund të specifikohen në mënyrë më të detajuar, duke pasur parasysh mungesën e hetimeve në fushën e pastrimit të parave23. Grupet kriminale përfshijnë struktura të përziera, të cilat udhëhiqen zakonisht nga një person me të kaluar penale. Disiplina zbatohet përmes kërcënimeve dhe dhunës, më shumë për t’i detyruar klientët të paguajnë borxhet e tyre, si edhe përmes tërheqjes së fitimeve kriminale. Anëtarët kanë një 154


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

tendencë drejt veprave të tjera penale, siç janë kontrabanda e armëve, trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni, kontrabandimi i cigareve dhe zhvatjen e parave. Të ardhurat e përfituara harxhohen më së shumti në prona të tundshme e të patundshme, siç janë pronat në zonat turistike, dhe mënyrën ekstravagante të jetesës. Agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropën Juglindore kanë raportuar që kriminelët e organizuar përdorin mënyra të ndryshme për të mbrojtur veprimtaritë e tyre, siç janë masat e kundërsurvejimit, përdorimin e shpeshtë të mesazheve të koduara dhe shprehjeve të caktuara gjatë bisedave telefonike dhe komunikimeve me e-mail, ndryshimin e shpeshtë të kartave telefonike të para-paguara, veprimtaritë transkombëtare, transferimin e paligjshëm të parave të fituara ilegalisht, përmes kufijve të shteteve dhe bankat e huaja. Krimet më të mëdha ndodhin vetëm në rastet e përplasjeve të dy apo më shumë grupeve për zotërimin e tregut, larjes së hesapeve, zënien e rolit kryesor “Vëllai i madh (Buyuk Abi)”. Problemi kryesor me grupet kriminale shqiptare të organizuara është se ato nuk njohin “ Raxhonin” çdo shqiptar është mbret i vetes dhe nuk e njohin ligjin e pashkruar të mafies për hierarkinë brenda llojit , shqiptarët vrasin, ekzekutojnë, plaçkitin pa marrë leje në shumicën e rasteve nga kapot apo baronët e drogës, një specie pa rregulla loje, me dëshirë dhe ambicie për pushtet të cilët do të bënin çdo gjë për tu bërë mbreti i baronëve. Drogat dhe SIDA Në fund të vitit 2009, në botë kishte rreth 38,.6 milionë njerëz që jetonin me HIV/SIDA. Gjatë të njëjtit vit, u shënua një numër i përllogaritur prej 4,1 milionë rastesh të reja, si edhe një numër prej 2,8 milionë njerëz të cilët humbën jetën. Një e treta e popullatës që jeton me HIV/SIDA janë të moshës nga 15 dhe 155


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

24 vjeç24. Abuzimi i drogës me anë të injektimit, përbën një nga forcat madhore që e shtyn këtë epidemi, duke i atribuuar asaj një transmetim me HIV prej rreth 5%. Veprimtaritë parandaluese për të kufizuar shpërndarjen e HIV/SIDA-s në ata persona që abuzojnë me drogën duke e marrë atë përmes injektimit, dhe kalimit të saj, tek bashkëshortët e tyre, fëmijët dhe popullata në përgjithësi, janë tejet të rëndësishme. Në përgjithësi, tendenca e SIDA-s përmes injektimit të drogës ka pësuar një rënie prej disa kohësh. Kontakti heteroseksual ia ka kaluar tashmë injektimit të drogës, si faktori me rrezikshmëri më të lartë për zhvillimin e SIDA-s në Europë. Kjo mund t’i atribuohet rritjes së mundësisë të terapisë aktive anti-retravirale, (HAARI) në përdorim që në vitin 1996 në vendet më të prekura të BE-së. Megjithatë, të dhënat në lidhje me këtë duket se janë të varfra vërsa i përket një numri vendesh baltike dhe atyre të Evropës Jug-Lindore. Mund të debatohet, që një gjë e tillë mund të reflektohet në një rritje të rasteve të reja të SIDA-s në mes personave që injektojnë drogë, të paktën në disa nga vendet e Evropës Juglindore. Shumë pak informacion në lidhje me këtë është siguruar nga këto vende. Duhet të vazhdojë që situata të monitorohet me vigjilencë. Në vitet e fundit, Evropa dhe Azia Qendrore kanë përjetuar rritjen më të shpejtë të epidemisë së HIV/SIDA në rang botëror. Megjithatë, në vendet e Evropës Jug-Lindore, mbizotërimi i shkallës së virusit HIV është nën 0.1 %, gjë që e vendos atë ndër më të ulëtat. Kjo mund t’i dedikohet nivelit të ulët të infektimeve në gjirin e popullatës, ose pjesërisht, duke pasur parasysh mungesën e sistemeve monitoruese adekuate. Të gjithë faktorët kryesorë kontribuues në shpërthimin e epidemisë së HIV/SIDA-s janë tashmë prezentë në këtë rajon. HIV-i dhe SIDA ndikon në mënyrë jo156


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

proporcionale të rinjtë (80% të njerëzve të infektuar me HIV, janë të moshës 30 vjeçare ose më të rinj). Shumica e vendeve kanë popullata shumë të reja, të cilat janë ndikuar nga proçeset e tranzicionit shoqëror, papunësia dhe faktorë të tjerë. Mes të rinjve, ka një rritje të përdorimit të drogës dhe sjelljeve të rrezikshme seksuale. Prandaj, numri i rasteve me HIV pritet që në të gjitha vendet e projektit të rritet, dhe kjo tashmë po ndodh, veçanërisht në Serbi. Edhe shfaqja e Hepatitit C ka pësuar gjithashtu rritje, gjë që sugjeron praktikën e ndarjes së shiringave të infektuara mes përdoruesve të drogës. Përveç vuajtjes njerëzore, një epidemi HIV/SIDA mund të ketë një impakt domethënës në koston e kujdesit për individët, familjet, shërbimet shoqërore, dhe shoqërinë si të tërë. Një studim i Bankës Botërore ka gjetur sisteme të dobëta shëndetësore dhe hapësira në lidhje me financimin e tyre, bashkë me mungesa të kapaciteteve të nevojshme institucionale, për të zbatuar Strategjitë HIV/SIDA të bazuara në fakte dhe që të kenë një kosto të efektshme. Duhet të rritet angazhimi politik për të vepruar me saktësi kur ndodhin gjërat. Ndërhyrjet parandaluese janë me kosto të efektshme, dhe në afatet e shkurtra, të përballueshme me burimet brenda vendit.

157


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referencat UNODC, Raporti Botëror i Drogës 2010. R.porti i Europolit për Drogën, 2010 . 3 INCB, Report of the International Narcotics Control Board for 2009, UN New York, 2010, s.106. 4 UNODC, Raporti Botëror mbi Drogën, 2010. 5 EMCDDA Turkey 2010, http://www.emcdda.europa.eu/html.cfm/ index55167TR.html#dro. 6 KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, Jandarma Okular Komutanligi ders kitapi, faqe 8-16 J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 –ANKARA. 7 . KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, Jandarma Okular Komutanligi ders kitapi, faqe 8-16 J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 –ANKARA . 8. DEMIRBAS, Timur KRIMINOLOJI,fq 23,24,25,26 Shtepia botuese Seckin Yayinevi ,2001. 9 UNOOC Raporti Botëror mbi Drogën 2010; në vitin 2009, 67 % e kultivimit global të luleve të opiumit u zhvillua në Afganistan. 10 Raporti i EMCDDA-së 2010; Spanja, Italia, Danimarka, Finlanda dhe Irlanda kanë raportuar se pothuajse e gjithë sasia e kanabisit në formë rrëshire e ka pasur origjinën nga Maroku. 11 UNODC, Raporti Botëror mbi Drogën, 2010 Raporti . 12 Raport i RIC-së 2010. 13 Europol, 2010 BE: Raporti mbi Krimin e Organizuar, Tetor 2010. 14 ADLER,MUELLER, LAUFER , Criminology , McGRAW-HILL, NEW YORK, 4TH Ed., 2001. 15 DEMIRBAS, Timur KRIMINOLOJI,fq 56,57, Shtepia botuese Seckin Yayinevi ,2001. 16 UNODC Raporti Botëror mbi drogën 2010; Pavarësisht se ka një zbritje rreth 22 % në kultivimin e lules së opiumit. kushtet e favorshme të rritjes, kanë rezultuar në kërkesa më të mëdha për opiumin, duke çuar në një pakësim të përgjithshëm të prodhimit deri në masën 2%. 17 UNODC, Raporti Botëror mbi Drogën, 2010. 18 Krimi i Organizuar në Evropë, Konceptet, Skemat dhe Politikat e Kontrollit në Bashkimin Evropian dhe Përtej tij, C. Fijnaut dhe L Paoh,2004. 19 KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, Jandarma Okular Komutanligi ders kitapi, faqe 8-14,8-15, J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 – ANKARA . 20 KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, Jandarma Okular Komutanligi ders kitapi, faqe 8-27,8-29, J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 – ANKARA . 1. 2

158


Ergys LLANAJ Narkostrategët dhe narkopolitika ballkanike

EMCDDA TURKEY, Raporti Vjetor 2010. Nota nga Konferenca per Luftimin e Krimit te Organizuar Mars 2009 BIOEM Ankara /Turqi. 23 Kriminoloji Ders Kitabi 4-31 .Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2006 –ANKARA. 24 Banka Botërore, HIV/SIDA në Ballkanin Perëndimor, Tetor 2005, fq 1-199. 21 22

159


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Fatmir RIBAJ M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorant në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij te siguria Një ndër përcaktimet më aktuale dhe më interesante është ai i Ulrich Beck, i cili është shumë i plotë dhe vlen të përmendet: “Globalizimi është procesi në bazë të të cilit Shtet – kombet dhe sovraniteti i tyre kushtëzohen dhe lidhen tërthorazi nga aktorë ndërkombëtar, nga shanset e tyre të pushtetit, nga orientimet, identitetet dhe rrjetet”.Vendet në zhvillim janë privuar nga sovraniteti i tyre dhe autonomia e vendimmarrjes në shumë sektorë kyç të ekonomive të tyre dhe kjo sigurisht ka dobësuar institucionet e brishta politike kombëtare dhe ka ndikuar në shkallën e legjitimitetit të brendshëm. Globalizimi bënë që korporatat shumëkombëshe të dobësojnë institucionet demokratike të vendeve në të cilat ata veprojnë, në mënyrë të tillë që të gjenerojnë atë që Vandana Shiva e quan”një diktaturë të vërtetë ekonomike të shumëkombësheve”

Fjalë kyçe kyçe: globalizimi, globalizëm, fshat global, shoqëria botë, Beck, Giddens.

160


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

Abstrakt Procesi i hapjes dhe integrimit në ekonominë botërore në vendet e Evropës Lindore, ka qenë pjesë e një procesi kompleks tranzicioni nga një ekonomi e planifikuar në tregun e lirë. Për më tepër se 20 vjet, shumica e këtyre vendeve ka liberalizuar regjimin e tyre tregtar kundrejt vendeve të tjera. Deri diku ato kanë liberalizuar flukset direkte dhe investimet e portofolit. Këto reforma, u shoqëruan nga një rënie e theksuare prodhimit, një rritje në normat e varfërisë dhe indekset e pabarazisë. Natyrisht, shumica e këtyre ndryshimeve në prodhim dhe pabarazinë e të ardhurave i atribuohen procesit të tranzicionit. Ky term është bërë protagonist absolut i botës bashkëkohore në disiplina të ndryshme (sociologji, ekonomi, filozofi, etj.) dhe nga një këndvështrim njohës mund të themi se globalizimi është një lloj i vetëdijes shoqërore,i ngjarjeve globale dhe i marrëdhënieve të tyre. 161


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Tema shqyrton procesin e globalizimit, i cili ka krijuar një ndryshim të thellë në organizimin njerëzor, duke krijuar kontakte mes shoqërive shumë të largëta gjeografikisht. Pyetja e parë e cila merr përgjigje është: Çfarë është globalizimi? Përgjigja jepet nëpërmjet përballjes së konceptimeve të ndryshme mbi globalizimin, pabarazitë që rrjedhin prej tij, ndikimi i globalizimit në aspekte të ndryshme të jetës, si dhe pozicionimi i këtij procesi midis sfidave dhe kërcënimeve. Fjalët kyçe: globalizimi, globalizëm, fshat global, shoqëria botë, Beck, Giddens. Abstract The process of opening and integration into the world economy in Eastern Europe, was part of a complex process of transition from a planned economy to free market. For more than 20 years, most of these countries have liberalized their trade regime relative to other countries. Somehow they have liberalized direct flows and portfolio investments. These reforms, were accompanied by a precipitous decline in production, an increase in poverty rates and inequality indices. Naturally, most of these changes in production and income inequality are attributed to the transition process. This term has become absolute protagonist of contemporary world in various disciplines (sociology, economics, philosophy, etc.) and from a cognitive perspective, we can say that globalization is a kind of social consciousness, global events and their relationships. This topic reviews the globalization process, which has created a profound change in human organization, creating contacts between societies very distant geographically. The first 162


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

question raised is: What is globalization? The answer is given by the confrontation of different approaches on globalization, inequalities derived from it, impact of globalization on various aspects of life and positioning of this process between challenges and threats. Keyword: globalization, globalism, global village, Worldwide society, Beck, Giddens.

Hyrje 20 vitet e fundit janë quajtur shpesh vitet e globalizimit. Gjatë kësaj periudhe, shumë vende kanë hequr barrierat e tyre ndaj tregtisë ndërkombëtare në mallra, shërbime dhe flukse financiare. Në të njëjtën kohë, progresi teknologjik ka çuar në një ulje serioze në kostot e transportit dhe veçanërisht në shpenzimet e shkëmbimit të informacionit. Si rezultat, sasia e tregtisë botërore në mallra dhe shërbime është rritur, si nga numri ashtu dhe nga fushë veprimi i operacioneve të korporatave shumëkombëshe. Në vitet ‘90, globalizimi u bë më shumë se një fenomen thjesht ekonomik. Globalizimi është shoqëruar me ndryshime masive në specializimin ekonomik, pabarazinë e të ardhurave dhe varfërinë mes dhe brenda vendeve. Si Dollar dhe Kraay1 tregojnë se, ndryshimet në pabarazi janë shumë të ndryshme nëpër vendet të cilat kanë rritur integrimin në ekonominë botërore gjatë 20 viteve të fundit. Efektet e globalizimit janë ndjerë në mënyrë tipike në të gjitha vendet: si në ato të zhvilluara, në zhvillim dhe veçanërisht në vendet në tranzicion si Shqipëria. Proceset e globalizimit lëvizin mes lokales dhe globales, në një zonë të quajtur “fshati global”, për të përshkruar situatën 163


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kontradiktore në të cilën jetojmë. Këto dy terma, kundërshtojnë njëri – tjetrin: fshati shpreh diçka të vogël, por në përgjithësi qëndron për të gjithë planetin. Ky përkufizim fokusohet në dimensionin hapësinor dhe perceptimin e tij, është ilustrim i të gjithë literaturës që lidhen me “vdekjen e largësisë”, one – worldness, për “... intensifikimin e marrëdhënieve shoqërore që bashkojnë botën në vende të largëta nga njëra – tjetra, në mënyrë të tillë që çfarë ndodh në nivel lokal është e ndikuar nga ajo që ndodh me mijëra kilometra larg”2. Ajo që ky përkufizim thekson, është se si bota është më e vogël dhe se si ajo që më parë ishte e largët sot është shumë më pak. Në shumë debate, globalizimi ekonomik tregohet njëkohësisht si fuqi konvergjente dhe divergjente, përkatësisht si proces i cili shpie drejt bashkimit të ekonomisë botërore, por edhe si proces i cili thellon hendekun midis pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës. Niveli i ndryshëm i zhvillimit të vendeve, mund të merret si shkak kryesor që një pjesë e madhe e tyre nuk mund të integrohet në rrjedhat ekonomike botërore, përkatësisht nuk mund t’i shfrytëzojë në masë të mjaftueshme mundësitë që u ofron procesi i globalizimit. Për globalizimin flitet intensivisht dhe sistematikisht që pas shpërbërjes së sistemit komunist të vendeve socialiste të Evropës Lindore. Ndryshe nga idetë e mëparshme për një rend të ri ekonomik ndërkombëtar human, globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën, si një kategori progresive e zhvillimit të shoqërisë bashkëkohore botërore. Ai mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tregut dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Është një fenomen kompleks i cili ka efekte të dyanshme. Nga debati mbi globalizimin kuptohet qartë se sa kompleks është si koncept, i përqendruar si në tematikat me karakter 164


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

përcaktues, në periudhën historike në të cilën gjejmë origjinën e tij, ashtu edhe në ndikimin e ushtruar në kushtet e jetesës së individëve. Në konfirmimin e këtij kompleksiteti, mund të tregohet se, edhe duke kufizuar këndvështrimin në aspektet ekonomike, globalizimi përfshin fenomene të ndryshme të tilla si flukset migratore midis vendeve, volum në rritje të tregtisë ndërkombëtare, rritjen e lëvizjes së kapitalit dhe investimet e huaja direkte.3 Vëmendja drejtohet zakonisht për të analizuar mënyrën në të cilën fenomeni në fjalë prek kushtet ekonomike, sociale dhe politike të vendeve dhe të individëve; në veçanti, synohet të hulumtohet se cilat janë pasojat e trendit në rritjen ndërkombëtare të integrimit të disa variablave, të tilla si, p.sh: shkalla e rritjes së ekonomisë, niveli i të ardhurave për frymë, shkalla e varfërisë dhe pabarazisë, si mes vendeve dhe brenda shteteve të veçanta. Megjithëse globalizimi ka shumë kuptime, në thelb të tyre ka qenë çështja e implikimeve për shtetin dhe individin, implikime që vijnë nga ndërvarësia ekonomike ndërkombëtare dhe ndërkufitare. Në këtë kuptim, globalizimi duhet parë si pjesë e një diskutimi më të gjerë rreth marrëdhënieve midis çështjeve ekonomike, kulturore dhe sociale. Teoritë mbi globalizimin: Ulrich Beck dhe Anthony Giddens Globalizimi është shtrirja në nivel global i një modeli të vetëm kulture, i një modeli të vetëm të të menduarit, i një modeli të vetëm ekonomie; lëvizja drejt zgjerimit të lidhjeve sociale dhe ekonomike të vendeve, nëpërmjet përhapjes së korporatave të mëdha dhe të filozofisë kapitaliste, e cila parë nga këndvështrimi ekonomik, çon në rrudhjen e botës; ndërveprimi në rritje i 165


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ekonomive të popujve, një fenomen i artikuluar, i cili përfshin dhe ndikon aspektet materiale dhe jo materiale. Globalizimi ka të bëjë “në një ndërveprim më të madh ndërmjet vendeve dhe popujve të botës, i përcaktuar nga reduktimi i madh i kostove të transportit dhe komunikimit, si dhe nga shembja e pengesave artificiale për qarkullimin ndërkombëtar të të mirave, shërbimeve, kapitalit, njohurive dhe në një masë më të vogël, të individëve”.4"Me globalizim i referohemi si kuptimit të botës, ashtu edhe intensifikimit të ndërgjegjes ndaj botës si një e tërë”5. Një ndër përcaktimet më aktuale dhe më interesante është ai i Ulrich Beck, i cili është shumë i plotë dhe vlen të përmendet: “Globalizimi është procesi në bazë të të cilit Shtet – kombet dhe sovraniteti i tyre kushtëzohen dhe lidhen tërthorazi nga aktorë ndërkombëtar, nga shanset e tyre të pushtetit, nga orientimet, identitetet dhe rrjetet”6. Beck e përfshin globalizimin në një kontekst shumë më të gjerë, duke bërë një dallimi mes globalizmit, globales dhe globalizimit. Nëse me termin globalizim Beck i referohet një procesi, duhet të qartësojmë atë që nënkupton me globalizëm dhe globale: “Me globalizëm tregoj pikëpamjen sipas së cilës tregu botëror shmang ose zëvendëson veprimin politik, d.m.th ideologjinë e dominimit të tregut të lirë, ideologjinë e neoliberalizmit. Ajo vazhdon në mënyrë një shkakësore, ekonomike, redukton shumë dimensionalitetin e globalizimit në një dimension të vetëm (atë ekonomik, i konceptuar në mënyrë lineare) dhe i konsideron të gjitha dimensionet e tjera sikur i nënshtrohen dominimit të sistemit të tregut botëror ... Ideologjia kryesore e globalizmit bazohet më tepër në faktin se në të përfshihet një ndryshim thelbësor i modernitetit të parë, pra, ndërmjet politikës dhe ekonomisë. Detyra kryesore e politikës, vendosja e kushteve të kuadrit ligjor, social dhe ekologjik në bazë të të cilave veprimet ekonomike në përgjithësi bëhen të mundura dhe legjitime, humbet, ose lihet në heshtje... 166


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

Në këtë kuptim, bëhet fjalë për një imperializëm ekonomik, në të cilin ndërmarrjet shprehin kushtet themelore me anë të të cilave mund të përmbushin objektivat e tyre. Ajo që është tipar i veçantë dhe që globalizimi intensiv tërheq kundërshtarët e tij, është mënyra e veprimit. Nuk ka vetëm një globalizim pohues, por edhe një globalizim që mohon, i cili, i bindur për dominimin e pashmangshëm të tregut botëror, gjen strehë në forma të ndryshme proteksionizmi”7. “Globale do të thotë: ne jetojmë në një shoqëri globale për një kohë të gjatë, në kuptimin që përfaqësimi i një hapësire të mbyllur bëhet fiktive. Asnjë vend, asnjë grup nuk mund të izolohet nga të tjerët. Në këtë mënyrë përplasen me njëri – tjetrin forma të ndryshme ekonomike, kulturore dhe politike. “Shoqëria botë”, do të thotë tërësia e marrëdhënieve shoqërore që nuk janë integruar në politikën e shtet – kombit dhe nuk janë përcaktuar prej saj (ose të përcaktueshme) ... nga koncepti i globales duhet të dallohet ai i globalizimit si proces që krijon hapësira dhe lidhje sociale ndërkombëtare, rivlerëson kulturat lokale dhe stimulon kulturat e treta ... Në këtë kuadër kompleks reference mund të riformulohen pyetjet si mbi dimensionin, ashtu edhe mbi kufizimet në globalizimin e ardhshëm, duke marrë parasysh tre parametra: shtrirja hapësinore; qëndrueshmëria në kohë; dhe densiteti (social) i rrjeteve, lidhjeve dhe flukseve, i imazheve transnacionale. ... Specifika e procesit të globalizimit sot (dhe sigurisht edhe në të ardhmen), qëndron në përhapjen, dendësinë dhe stabilitetin, empirikisht të dallueshme, i rrjeteve të marrëdhënieve reciproke rajonalo – globale dhe e vetë përcaktimit në mjetet e komunikimit masiv, si dhe të hapësirave sociale dhe flukseve të imazheve të tyre kulturore, politike, financiare, ushtarake dhe ekonomike”8. Beck jep një pamje mjaft negative të asaj që përcakton 167


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

globalizmin. Në këtë “ideologji” (qoftë pozitive apo negative) Beck sheh dobësitë e globalizimit, pasi gjithçka është në varësi të diktateve të ekonomisë së tregut. Në ndarjen mes koncepteve të globalizmit, globales dhe globalizimit, nuk e konsideron globalizmin të lidhur natyrshëm me globalizimin. Duke e konsideruar globalizmin si pjesë e procesit, mund të supozohet se kjo “doktrinë” mund të paracaktojë zhvillimin. Një tjetër përkufizim interesant mbi globalizimin është dhënë nga Anthony Giddens: “Globalizimi është një tërësi komplekse procesesh, jo vetëm një, një tërësi që vepron në një mënyrë kontradiktore dhe konfliktuale. Shumica e njerëzve besojnë se globalizimi është thjesht “transferimi” i pushtetit apo ndikimi i komunitetit lokal dhe kombeve në arenën botërore, por kjo është një nga pasojat e tij:në fakt, kombet humbasin disa nga fuqitë ekonomike që kishin. Kjo nënkupton edhe një efekt të kundërt: globalizimi nuk shtyn vetëm lart, por edhe poshtë, duke krijuar presione të reja për autonominë lokale ... Globalizimi, gjithashtu deformon kufijtë, duke krijuar zona të reja ekonomike dhe kulturore brenda dhe nëpërmjet kombeve; përmendim rajonin e Hong Kong – ut, pjesën veriore të Italisë dhe Silicon Valley në Kaliforni. Ose përmendim rajonin e Barcelonës, fusha e ndikimit të së cilës nga Spanja veriore kalon në Francë: Katalonja, ku është e vendosur Barcelona është e integruar ngushtë në Bashkimin Evropian. Është pjesë e Spanjës, por edhe diku tjetër”9. Dallimi i parë që vihet re, nëse krahasohet përkufizimi i Beck me atë të Giddens, është se ky i fundit e përcakton globalizimit si një tërësi procesesh dhe jo si një proces të vetëm. Këto procese përfshijnë ripërcaktimin e rendit globale financiar, të sistemeve familjare tradicionale, komunikimin, shtet – kombet, etj. Nëse do të hiqej një paralele me tezë Beck, mund të thuhet se përkufizimi i Giddens mbi globalizimin përfshin shumë dimensionalitetin e globales së Beck. Diçka tjetër që vihet re 168


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

është se Giddens e vë theksin menjëherë tek erozioni i pushtetit të shtet – kombit dhe në deformimin e kufijve territorial10, duke filluar të përshkruajë proceset e vendimmarrjes nga lart – poshtë dhe poshtë – lart. Mendoj se është e domosdoshme që të jepet një shpjegim: vendimet lart – poshtë janë ato që rrjedhin nga kulmi i një kompanie të strukturuar në mënyrë piramidale dhe që do të reflektohen në shtresat e ulëta (p.sh. ligjet komunitare), vendimet nga poshtë – lart janë e kundërta e të parave, nisin nga shtresat e ulëta për të ndikuar në fund në samite (një shembull mund të jetë lobimi). Sigurisht, kur flitet për zonat e reja ekonomike dhe, në një farë kuptim, rivlerësimi i lokales si dhe i proceseve nga poshtë – lart, Giddens i afrohet shumë një përkufizimi të glocalization.11 Edhe Giddens, kritikon ata që kanë kundrejt globalizimit një qasje vetëm ekonomike: “Unë nuk do të ngurroja të thosha se globalizimi, në mënyrën që ne jemi duke e jetuar, është në shumë aspekte, jo vetëm i ri, por revolucionar. Por, unë nuk mendoj se as skeptikët dhe as radikalët e kanë kuptuar plotësisht se çfarë është apo cilat janë implikimet e tij për ne. Gabimi i të dy palëve është se e shohin fenomenin vetëm në aspektin ekonomik. Në fakt, globalizimi është politik, kulturor dhe teknologjik, përveç se ekonomik dhe është përhapur në veçanti me zhvillimin e sistemeve të komunikimit nga fundi i viteve ‘60 e këtej.”12 Siç vihet re, sociologu britanik stigmatizon ata që shohin tek globalizimi një fenomen thjesht ekonomik, përderisa pohon se duhen theksuar edhe faktorët e tjerë. Giddens më tej, ndan debatit mbi globalizimin mes radikalëve dhe skeptikëve, duke e thjeshtëzuar çështjen. Radikalët janë ata që mbështesin globalizimin si diçka shumë konkrete, me efekte që janë të 169


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

prekshme kudo. Gjithashtu, ata argumentojnë se erozioni i pushtetit që kanë kaluar shtet – kombet ka pasur si pasojë që politikanët kanë humbur mundësinë për të ushtruar një ndikim mbi ngjarjet që ka në të vërtet rëndësi. Për skeptikët (për Giddens zakonisht, pozicionohen në të majtën e vjetër maksimaliste) globalizimi është thjesht një mit i ndërtuar artistikisht nga “tregu i lirë” për të rritur shpenzimet e qeverisë dhe të shpërbëjë shtetin e mirëqenies. Kjo ndarje, duket pak si shumë thjeshtëzuese13, ndoshta sepse: a) të ndash të gjithë debatin në këto terma nuk i jep theksin e duhur mendimeve që janë në kundërshtim me vet fraksionet; b) redukton gjithçka në terma ekonomik;14 c) nuk merr parasysh pathyeshmërinë e fenomenit. Sidomos kjo pikë e fundit është mjaft e rëndësishme. Në ditët e sotme nuk mund të imagjinohet një kthim në gjendjen e mëparshme në botë globalizuar. E gjithë bota tani qëndron në një ekonomi të globalizuar, ku çfarë ndodh në Wall Street15 ka një rëndësi të madhe për pjesën tjetër të planetit dhe është pamundur të mendojmë se ne mund të veprojë vetëm në bazë kombëtare. E njëjta gjë mund të thuhet në aspektin e kulturës: në ditët e sotme popullsia ka mundësi për t’u konsultuar me libra nga të gjitha vendet e botës falë bibliotekave on–line dhe websiteve të cilat merren me shit – blerjen e tyre. Impakti i globalizimit Pavarësisht nga aspektet e ndryshme të këtij debati, në fushën e vlerësimit ekonomik globalizimi ka efekte të ndryshme në ekonomitë dhe bizneset. Së pari, globalizimi shtyn ekonomitë e veçanta drejt specializimit dhe prodhimit, arritjen e ekonomive të shkallës, reduktimin e kostos dhe një rritje të mëvonshme në normën e zhvillimit ose të paktën potencial për rritje të 170


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

ekonomisë botërore në tërësi16. Kjo shtysë drejt specializimit kontribuon në përvetësimin progresiv ose forcimin e përparësive krahasuese nga vende të ndryshme në prodhimet e tyre përkatëse, jo vetëm për të konfirmuar teoritë klasike të tregtisë ndërkombëtare, por edhe të teorive të reja të shfaqura në vitet ‘80 për të shpjeguar tregtinë industriale në lidhje me të njëjtat të mira. Së dyti, globalizimi përcakton një konkurrencë më të madhe si në nivel ndërkombëtar, ashtu edhe brenda vendeve të ndryshme për sa i përket jo vetëm mallrave, por edhe faktorëve të prodhimit, duke shkaktuar një shtytje për të reduktuar çmimet e tyre. Së treti, integrimi midis sistemeve të ndryshme ekonomike, zgjeron efektet e cikleve ekonomike të çdo vendi tek të tjerët dhe mund të zvogëlojë autonominë e secilit në drejtim të politikave ekonomike. Efektet e tjera lidhen në mënyrë specifike nga disa ekonomistë me vendet industriale dhe me vendet në zhvillim. Në veçanti, globalizimi çon në një reduktim të punësimit në sektorin e prodhimit industrial të vendeve industriale, si rezultat i zhvendosjes së një numri në rritje të prodhimit në vendet në zhvillim. Në këtë drejtim, duhet theksuar se reduktimi i punësimit lidhet kryesisht me punëtorët e pakualifikuar, të ekspozuar ndaj konkurrencës nga vendet në zhvillim dhe jo me atë të kualifikuar, e cila nuk i nënshtrohet një konkurrence shtrënguese në mënyrë të barabartë17. Zhvendosja e prodhimit me intensitet të punës së pakualifikuar, nga shumëkombëshet dhe një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është një efekt i diferencës së kostos së punës mes vendeve industriale dhe vendet në zhvillim, një fenomen i pavarur nga globalizimi në vetvete, por ky i fundit ka bërë të mundur shfrytëzimin me qëllim ndjekjen e objektivit të përbashkët për reduktimin e kostove të prodhimit. Ky aspekt 171


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

i globalizimit është pra, një stimul i fuqishëm për zvogëlimin e vazhdueshëm të përqindjes së punës të pakualifikuar në vendet industriale. Kjo për faktin që të arrihet duke ndryshuar vazhdimisht modelin e specializimit të prodhimit të njësive prodhuese kombëtare, për t’u dhënë prioritet sektorëve të teknologjisë së lartë dhe produkteve me cilësi më të madhe në sektorët e qëndrueshëm, në mënyrë që të shmangin konkurrencën e vendeve në zhvillim. Lidhur me këtë të fundit, nga njëra anë disa ekonomistë argumentojnë se globalizimi ka zgjeruar hendekun midis tyre dhe vendeve industriale si rezultat i eliminimin të barrierave tarifore dhe jo, të vendosura për të mbrojtur ekonomitë e tyre të reja; nga ana tjetër ka mendime që theksojnë dallimin mes gjendjes së shumë vende në zhvillim para dhe pas ardhjes së globalizimit: më parë eksportues vetëm të lëndëve të para dhe importues të mallrave të përfunduara, më pas karakterizohen nga një zhvillim i drejtuar nga eksportet e prodhuara dhe gjysmë të gatshme të mundësuara nga ana e zhvendosja e prodhimit me prejardhje nga vendet e industrializuara. Është e vërtetë se disa vende në zhvillim kanë përjetuar, të paktën në fazat e hershme të liberalizimit, një ndikim negativ që rrjedh nga kushtet e reja të marrëdhënieve të tyre ekonomike me jashtë, por është gjithashtu e vërtetë, bazuar në përvojë, se në terma afatmesëm/afatgjatë, këto vende kanë përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga liberalizimi dhe nga globalizimi. Kjo nuk do të thotë se ekziston nevoja për të mbajtur nën vëzhgim dhe mbështetur vendet në zhvillim, për sa është e mundur, në integrimin e tyre në tregun global; në këtë kontekst duhet parë masat e marra në favor të vendeve në zhvillim gjatë viteve të fundit, p.sh: në fushat e veprimit të G8 dhe OBT. 172


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

Globalizimi dhe pabarazitë Ithtarët e globalizimit, të cilët promovojnë “kapitalizmin triumfues, mbi modelin amerikan”, e shohin atë si përparim dhe se vendet në zhvillim duhet ta pranojë nëse duan të zhvillohen dhe të luftojnë varfërinë në mënyrë efektive; por, realiteti është ndryshe dhe për shumë të tjerë globalizimi nuk ka sjellë përfitimet e pritshme ekonomike, në shumë raste, çmimi i paguar ka qenë më i lartë, sepse mjedisi është shkatërruar, politika është korruptuar dhe ritmi i shpejtë i ndryshimit nuk u ka lënë vendeve kohën e nevojshme për një adaptim kulturor”18. Globalizimi është përcaktuar nga Joseph E. Stiglitz si “një integrim më i madh ndërmjet vendeve dhe popujve të botës, duke pasur parasysh uljen e madhe të shpenzimeve të transportit dhe komunikimit dhe nga rënia e barrierave artificiale për lëvizjen ndërkombëtare të mallrave, shërbimeve, kapitalit, dijes dhe (në një masë më të vogël) e personave”,është objekt i një debati në lidhje me aspektet ngushtësisht ekonomike, që ndikojnë në institucionet të cilat veprojnë në një nivel ndërkombëtar19. Në vend të kësaj, ekzistojnë marrëveshje mbi faktin që globalizimi ka krijuar qasje më të madhe në tregjet botërore dhe ka shpërndarë njohuritë më gjerë në vendet e Jugut, të cilat ishin në gjendje të përfitonin nga risitë e ardhura nga vendet e industrializuara. Ata që shqetësohen nga drejtimi që mori globalizimi argumentojnë se “rregullat e lojës ... janë të padrejta dhe kanë tendencë të favorizojnë vendet e industrializuara”,këta të fundit nuk janë përpjekur të krijojnë modele të”drejta dhe të përbashkëta”, e as rregulla që favorizojnë përhapjen e pasurisë në vendet e varfra20. Kritikët e globalizimit akuzojnë veçanërisht shtetet perëndimore se kanë shtyrë vendet në zhvillim të eliminojnë barrierat tregtare, por ndërkohë kanë ruajtur të tyret, kështu në 173


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

këtë mënyrë e kanë bërë pothuajse të pamundur për vendet në zhvillim të eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore, duke i privuar nga të ardhurat e eksporteve për të cilat ata kanë nevojë. “Marrëveshjet ekonomike që promovojnë globalizimin nuk janë vendosur në mënyrë demokratike, pasi janë vendosur dhe imponuar nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore, OBT ose FMN, pavarësisht nga dëshirat e komunitetit dhe të vendeve të përfshira drejtpërsëdrejti”21. Vendet në zhvillim janë privuar nga sovraniteti i tyre dhe autonomia e vendimmarrjes në shumë sektorë kyç të ekonomive të tyre dhe kjo sigurisht ka dobësuar institucionet e brishta politike kombëtare dhe ka ndikuar në shkallën e legjitimitetit të brendshëm. Globalizimi bënë që korporatat shumëkombëshe të dobësojnë institucionet demokratike të vendeve në të cilat ata veprojnë, në mënyrë të tillë që të gjenerojnë atë që Vandana Shiva e quan”një diktaturë të vërtetë ekonomike të shumëkombësheve”22. Procesi i globalizimit ka nxitur forcat e tregut që qeveritë, sidomos në hemisferën jugore, nuk janë në gjendje t’i kontrollojnë; shtet – kombi është dobësuar dhe sot mungojnë institucionet ndërkombëtare, në gjendje për të adresuar problemet e përbashkëta dhe globale: siç sugjerohet nga Stiglitz, “kemi një sistem kaotik i pa koordinuar nga qeverisja globale, pa qeveri globale që reduktohet në një sërë institucionesh dhe marrëveshjesh që merren me probleme të caktuara” dhe secili vepron në interes vetjak për shkak të faktit se “globalizimi i ekonomisë ecën shumë më shpejt se ai politik ... pasojat e tij ekonomike tejkalojnë aftësitë tona për të kuptuar dhe formësuar këto procese dhe jo më, për ti përballuar efektet e tij nëpërmjet politikës”23. Tashmë është e qartë se për shkak të globalizimit, faktorët ndërkombëtar kanë fituar rëndësi më të madhe se sa ata 174


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

kombëtar; vendet në zhvillim janë sigurisht më të integruar në ekonominë botërore, perspektivat e tyre dhe arritjet në fushën e zhvillimit varen gjithnjë e më shumë nga strukturat dhe trendet globale ekonomike. Globalizimi midis progresit, sfidave dhe kërcënimeve Profili i globalizmit reflekton dy imazhe të kundërta, nga njëra anë, progresin dhe ana tjetër, sfidat dhe kostot e mëdha sociale e ekonomike. Sot, ka shumë përkufizime të ndryshme për globalizmin, të cilat pak a shumë në një pikë përafrohen. Përkufizimi më i preferuar është ai që ka të bëjë me zgjerimin e lëvizjeve të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe ideve, njohurive dhe kulturave midis popujve dhe vendeve që çojnë në rritjen e integrimit kulturor, ekonomik, të cilat sjellin rritjen e tregtisë dhe investimeve. Ajo që vihet më shumë re vitet e fundit është se përmirësimi i teknologjive, reduktimi i barrierave tregtare si dhe lëvizjet e lira të kapitaleve e njerëzve, kanë bërë që shpejtësia e shkëmbimeve të jetë shumë e shpejtë dhe për pasojë globalizmi të fitojë më shumë terren. Por, globalizimi përveç shanseve e progreseve, parashikon edhe sfida e kosto të shumta. Pavarësisht se çdo vend merr vendime dhe politika që të maksimizojë përfitimet dhe minimizoje sfidat apo kostot. Globalizimi ka një pamje ekstremisht komplekse në shumë gjëra dhe nuk duhet parë bardh e zi. Sfidat dhe problemet e globalizmit lidhen me kostot sociale dhe ekonomike të disa vendeve të demokracive të reja dhe atyre në zhvillim. Kritikët shtojnë se, termi i globalizmit është si moda e veshjes dhe do të zgjasë jo më shumë se disa dekada, të tjerët e paraqesin si çelësin e artë, që do t’i përpijë të gjitha energjitë e tjera kundër 175


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

rrymës së saj. Vendet e Evropës Lindore dhe sidomos Shqipëria janë prekur rëndë nga fenomeni i largimit të trurit (“brain drain”), dizekuilibrat demografike, sindroma kolektive e emigrimit për në perëndim, braktisja e traditave të mira (bujqësi, artizanatit etj.), tronditja e vlerave morale e shpirtërore, kriza e identitetit, mungesa e tolerancës, etj. Përfundime Imperativët e globalizimit dhe të proceseve ndërkombëtare ekonomike botërore janë strategji me bazë: progresi shkencor dhe teknologjik – integrimi i tregut. Proceset e globalizimit nëpërmjet integrimeve ekonomike dhe kompanive shumëkombëshe janë pa kthim për shkak të rregullave të sjelljes të vendeve anëtare dhe plotësimit të disa kritereve dhe standardeve për të qenë një anëtar i integrimeve ekonomike. Në bazë të këtyre kushteve, rezultat i sotëm i procesit të globalizimit është një nivel i lartë i rritjes ekonomike në përgjithësi në gjithë botën, sidomos për ekonomitë e zhvilluara, nivel i ulët inflacioni, nivelit i ulët i shkallës së papunësisë, me qëllim integrimin ekonomik dhe qëllimi i çdo vendi për të qenë anëtar i integrimit ekonomik. Si rezultat i kësaj situate ekonomike shfaqet çështja e marrëdhënieve mes njerëzve, natyrës dhe teknikës, njerëzit e pasur dhe të varfër, mbrojtës dhe jo mbrojtës, të shëndetshëm dhe të sëmurë, të rinj dhe të vjetër, të uritur dhe të ushqyer. Integrimet ekonomike ndihmojë të ndryshojmë nëpërmjet bashkëpunimit korrekt. Kjo është e mundur në qoftë se respektimi i të drejtave ekziston plotësisht. Po e mbyll me një citim të Bauman “Globalizimi ka mbritur 176


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

tashmë pikën nga ku nuk ka më kthim mbrapa. Tashmë të gjithë varemi nga njëri – tjetri dhe e vetmja zgjidhje që kemi është të sigurojmë reciprokisht prekshmërinë e çdonjërit kundrejt të tjerëve dhe sigurinë tonë të përbashkët. E thënë më thjesht: të notojmë ose të mbytemi së bashku”.24

177


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bibliografi 1. Acocella N., “Politica Economica e Strategie Aziendali”, Caroçi, 1999. 2. Bauman (2003), fq. 101. 3. Beck U., “Che cos’è la globalizzazione”, Roma, Caroçi, 1999. 4. Dollar D. dhe Kraay A., “Trade, growth and poverty”, World Bank Working Paper, No. 2615, Washington D.C, 2001. 5. Gallino A., “Capitalismo e teoria sociale”, Net, Milano, 2002. 6. Giddens A., “Il mondo che cambia. Come la globalizzazione ridisegna la nostra vita”, Bologna, Il Mulino, 2000. 7. O’Rourke K. dhe Williamson J., “When Did Globalization Begin?”, NBER Woriking Paper Series, No. 7632, Cambridge, prill 2000. 8. Ravallion M., “The Debate on Globalization, Poverty and Inequality: Why Measurement Matters”, në www.worldbank.org, 2002 9. Robertson R., “Globalizzazione; teoria sociale e cultura globale”, Asterios, Trieste, 1999. 10. Scholte J.A., “Globalization: a critical introduction”, MacMillan Press, Londëa, 2000 11. Spiezia V., “Integrazione economica e impatto sulla poverta nei paesi in via di sviluppo”, referat i prezantuar në seminarin Globalizzazione e Disugualianza, ISAE, Romë, 2002. 12. Stiglitz J. E., “La globalizzazione che funziona”, Einaudi, Torino, 2006. 13. Stiglitz J. E., “La globalizzazione e i suoi oppositori”, Einaudi, Torino, 2002. 14. Shiva V., “Il bene comune della terra”, Feltrinelli, Milano, 2006.

178


Fatmir RIBAJ Globalizimi: teoritë dhe impakti i tij

Referenca Dollar dhe Kraay, 2001. Giddens (2000), fq. 64. 3 Për një përshkrim më të gjerë për aspektet që mundësojnë përkufizimin e globalizimit shih: Spiezia (2002), Ravallion (2002) dhe Gallino (2002). 4 Stiglitz (2002). Për një ndërtimin e një prej fazave më të rëndësishme historike të globalizimit shih: O’Rourke – Williamson (2000). 5 Robertson (1999), fq. 8. 6 Beck (1999), fq. 24. 7 Beck (1999), fq. 22 – 23. 8 Po aty, fq. 23 –25. 9 Giddens (2000), fq. 25 – 26. 10 Edhe Ulrich Beck thekson këto fenomene, megjithatë nuk i trajton këto probleme menjëherë. 11 Të mendosh globalisht dhe të veprosh lokalisht. 12 Po aty, fq. 28. 13 Botimi i parë i “Runaway World. How Globalization is Reshaping our Lives”, është bërë në 1999. 14 Kjo është një kritikë e bërë nga vetë Giddens. 15 Dëshmia më e gjallë është kriza aktuale financiare e iniciuar nga SHBA. 16 Acocella (1999). 17 Po aty. 18 Stiglitz, (2002), fq. 8. 19 Po aty, fq. 9. 20 Stiglitz, (2006), fq. 8. 21 Shiva, (2006), fq. 13. 22 Po aty. 23 Stiglitz, (2006), fq. 310. 24 Bauman (2003), fq. 101. 1 2

179


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Blendi LAMI M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorant në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”? Togfjalëshi “asnjë problem” është përhapur në të gjitha kancelaritë botërore për të ilustruar qasjen turke në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por janë të shumtë ata që shtojnë pyetjen: Si po shkon Turqia me fqinjët e saj? Ngrihet edhe pyetja nëse ky parim është funksional ende apo Turqisë i duhet të ndryshojë rrjedhë. E gjendur mes ndryshimeve të Pranverës Arabe, përplasjeve me Izraelin, problemeve të pazgjidhura me Qipron, mosmarrëveshjeve me BE-në, tensioneve të vazhdueshme me Greqinë, ndërhyrjeve ushtarake në Irak për të neutralizuar kurdët, zgjidhjes së çështjes së gjenocidit armen, raporteve me Brukselin etj, shihet qartë se Turqia ka probleme me fqinjët apo më gjerë.

Fjalë kyçe kyçe: doktrina davutogliane, pranvera arabe, interesa strategjikë, fuqi e madhe, minimizim konfliktesh, influencë rajonale

180


Blendi LAMI A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”?

Abstract Turkey finds itself in a new international order in which it seeks to demonstrate its capabilities. One of these capabilities is the orientation - considered also the principle of Turkey’s foreign policy – “zero problems with neighbors”, part of the Davutoglu’s doctrine, which is being pursued by Turkey. However, a question arises from current geopolitical context: can Turkey effectively implement this principle in its region? According to this principle, this paper will attempt to determine whether this political orientation is functional in today’s realities. Abstrakt Turqia e gjen veten në një rend të ri ndërkombëtar në të cilin ajo kërkon të shfaqë kapacitetet e veta. Një ndër këta kapacitete është edhe orientimi – i cilësuar edhe parim i politikës së jashtme 181


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

– “asnjë problem me fqinjët”, pjesë e doktrinës davutogliane, që po ndjek Turqia. Sidoqoftë, në kontekstet aktuale gjeopolitike, shtrohet pyetja: A mundet Turqia të zbatojë me efikasitet këtë parim në një rajon? Në kuadrin e këtij parimi, ky punim do të tentojë të zbulojë nëse ky orientim politik është funksional në realitetet e sotme. Mr. Zero Problem Për të nënvizuar arritjen e orientimit politik të iniciuar nga vetë ai, Z. Davutoglu, i quajtur me ironi nga gazetari i Foreign Policy, Blake Hounshell, Mr. Zero Problem, thotë: “Në vitin 2003, kur u bëra këshillues i kryeministrit, në një nga intervistat e para, deklarova se nuk duhet të kemi asnjë problem me fqinjët. Shumë njerëz menduan se po tregohesha ‘një akademik utopik’ apo pyetën ‘si është e mundur të arrihet kjo duke marrë parasysh realitetin e marrëdhënieve të Turqisë me vendet fqinje?’. Por gjatë tetë viteve të fundit, nën udhëheqjen e kryeministrit Erdogan, është provuar që kjo ide nuk është utopike. Është një realitet që po e jetojmë; askush nuk pret që Turqia të ketë kriza me fqinjët.” 1 Siç shihet, togfjalëshi “asnjë problem” është përhapur në të gjitha kancelaritë botërore për të ilustruar qasjen turke në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por janë të shumtë ata që shtojnë pyetjen: Si po shkon Turqia me fqinjët e saj? Ngrihet edhe pyetja nëse ky parim është funksional ende apo Turqisë i duhet të ndryshojë rrjedhë. E gjendur mes ndryshimeve të Pranverës Arabe, përplasjeve me Izraelin, problemeve të pazgjidhura me Qipron, mosmarrëveshjeve me BE-në, tensioneve të vazhdueshme me Greqinë, ndërhyrjeve ushtarake në Irak për të neutralizuar kurdët, zgjidhjes së çështjes së gjenocidit armen, raporteve me Brukselin etj, shihet qartë se 182


Blendi LAMI A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”?

Turqia ka probleme me fqinjët apo më gjerë. Përpara se të ilustrohet zbatimi i qartë apo retorika politike, më poshtë jepet një pjesë e sinopsit të politikës së jashtme të dhënë në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. “Në një botë ku zhvillimet ndërkombëtare bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të vështira për të menaxhuar, Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë një politikë të jashtme të përgjegjshme dhe konstruktive duke krijuar vetësiguri në rajon nëpërmjet përvojës së saj politike, ekonomike dhe kulturore në shërbim idealeve të përbashkëta të njerëzimit dhe interesave të saj kombëtare.”2 Shembuj të mosrealizimit të parimit “asnjë problem me fqinjët” Pas dekadash të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Izraelit dhe Turqisë, sot të dy shtetet i kanë ngrirë kontaktet. Kjo ndodhi pas incidentit të flotillës në Gaza. Secili prej shteteve pretendon se ka të drejtë. Sidoqoftë, përveç përzënies së ambasadorit izraelit, Turqia ka pezulluar të gjithë marrëdhëniet ushtarake. Në fakt, e gjithë kjo situatë është shndërruar në “përplasje egosh”. Të paktën kështu duket në pamje të parë. Pas kësaj situate mbrohen interesa të të dy palëve. Turqia kërkon që Izraeli të kërkojë falje, të paguajë kompensimet për familjet e të vrarëve dhe t’i japë fund bllokadës së palestinezëve që jetojnë në Gaza. Gjithashtu Turqia ndaloi përdorimin e hapësirës ajrore turke për avionët izraelitë. Nga ana tjetër, pavarësisht se nuk përmbushi kërkesat e Turqisë, Izraeli përdor “soft power” kur ministri mbrojtës, Ehud Barak, deklaroi se “kjo situatë ftohjeje mes dy vendeve do të kalojë. Të dy vendet duhet të njohin realitetet e reja.”3 Më pas, 183


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

reagimi izraelit u ngrit në nivel të retorikës turke kur qeveria izraelite deklaroi se Turqia po shkelte ligjin ndërkombëtar. Një përplasje e tillë mes dy aktorëve të rëndësishëm rajonalë sjell mpakte të theksuara. Duke iu referuar studimit të Dorothée Schmid, kërkuese në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “ngrirja e marrëdhënieve ka krijuar perceptime të reja për aktorët në fjalë”.4 Të ndodhur në këtë situatë, një rivlerësim i perceptimit tradicional të marrëdhënieve Turqi – Izrael u ndërmor nga shumë studiues. Në fakt, Bashkimi Europian nguroi të mbajë një qëndrim ndaj incidentit e për pasojë turqit dolën si “aktorë të fuqishëm” për mbrojtjen e kauzës palestineze duke fituar respekt në botën arabe. Schmid e quan tendencën e Europës për t’u tërhequr nga skena arabe si një “pafuqi morale.”5 Në fakt e gjithë historia shpjegon qëndrimin “parimor” turk ndaj paqes rajonale, megjithëse, në këtë rast, duke mos përdorur “soft power”. Kjo i bën europianët të mendojnë se Turqia ka “ndryshuar kamp”. Situata shpjegohet edhe me skërmitjen e dhëmbëve që Turqia kërkon t’i tregojë Brukselit, duke vepruar si fuqi rajonale, pas poshtërimit që ky i fundit i ka bërë në procesin e hyrjes në BE. Por a është kjo “mënyrë amatoreske” e të bërit politikë apo demonstron se kjo është rruga e duhur për t’i treguar Europës se “jam edhe unë në qendër të vëmendjes”?6 Ndryshimet në Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore) kanë ndikime të thella në rrjedhën e politikës së jashtme turke. Turqia shfaqet në rajon si modeli që duhet ndjekur. Sidoqoftë, vetë Turqia përballet me dilemën e ekzistencës së saj. Deri në fillim të revolucioneve arabe, Turqia kishte marrëdhënie të mira me regjimet autoritare të Lindjes së Mesme. 184


Blendi LAMI A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”?

Lufta në Libi dha shembullin e parë sfidues ndaj politikës turke. Partnerët e saj në NATO sulmuan Sirinë për të rrëzuar Gadafin. Ndërkohë, parimi “asnjë problem me fqinjët” i diktonte Turqisë të mos përfshihej në një luftë të tillë dhe të përkrahte regjimin e vjetër, siç kishte bërë deri atëherë. Fillimisht mori një qëndrim neutral, por shumë shpejt u dorëzua përpallë presionit të aleatëve apo prishjes së imazhit. Egjipti dhe Turqia konsiderohen si shtete me rëndësi për paqen në rajon. Në sheshet e Egjiptit është parë shpesh portreti i Erdoganit. Ka shumë segmente politike që vlerësojnë politikën turke dhe dëshirojnë të ndjekin atë model. Madje është raportuar se gjatë vizitës së Erdoganit në Kajro në shtator të vitit 2011 egjiptianët “e konsiderojmë atë si lider islamik të Lindjes së Mesme”7. Pas një jave, euforia turke shtohet dhe Ministri i Jashtëm, Ahmet Dovutoglu, shpalli në Kajro vizionin e tij të një aleance mes Egjiptit dhe Turqisë, të cilën ai e përshkroi si “bosht i demokracisë”.8 Megjithatë, T. Fouad i Demokrati.net, shton se “revolucioni nuk është përmbushur dhe Erdogani po tenton të mbrojë interesat strategjikë të vendit të tij”9, si edhe të shfrytëzojë situatën në Egjipt për të shtuar popullaritetin. Në rastin e Sirisë, kur në janar shpërthyen protestat, u vu re që në fillim që qeveria turke kishte nxjerrë mësim nga situata në Libi. Kështu që Turqia nuk hezitoi të kritikonte ashpër Asadin. Duket theksuar fakti që Siria dhe Turqia kishin marrëdhënie shumë të mira, madje të dy shtetet qenë gati të lidhin marrëveshje për një treg rajonal të përbashkët. Mirëpo, siç deklaron edhe analisti i Zaman, Sinan Ulgen, “kriza siriane qe një gozhdë tjetër në arkivolin e politikës së jashtme rajonale turke”.10 Pra, Turqia tenton të promovojë vlerat demokratike në Siri, por duket se në të njëjtën kohë, vepron me standard të dyfishtë. 185


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Nëse politika turke do të shfaqej bindëse, atëherë ajo nuk do të neglizhonte dhunimin e të drejtave të njeriut në Iran. Erdogani qe i pari që uroi Ahmadinexhadin pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2009 dhe vazhdon të votojë kundër sanksioneve ndaj Iranit. Historia e përplasjeve të vazhdueshme me Qipron vazhdon në mënyrë konstante. Në shtator 2011, Turqia kërcënoi Qipron në lidhje për kërkimin e gazit. Qeveria turke këmbënguli se Qiproja nuk duhet të fillojë eksplorimin e gazit në Egje përpara se të zgjidhet konflikti mes tyre. Kryeministri Erdogan deklaroi se “nuk është vendosur akoma për këtë zonë”,11 ndaj Qiproja po shkel konventat. Duket se Turqia do t’u tregojë fqinjëve, përfshirë edhe Izraelin, në afërsi të këtij konflikti, se ajo është dominuese e këtyre ujërave. Po ashtu konflikti me kurdët vazhdon. Në tetor 2011, militantët kurdë vrasin 26 ushtarë turq. Për këtë arsye, forcat ushtarake turke hyjnë të territorin irakian për të neutralizuar rebelët. Ndonëse zgjidhja e këtij konflikti është në axhendën e politikës turke, kjo çështje kaq e ndërlikuar mbetet e pazgjidhur. Madje përfundimi paqësor i këtij konflikti që lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut, është një nga parakushtet e futjes së Turqisë në Bashkimin Europian. Në mes të kësaj “rrëmuje”, në fillim të vitit, Franca del me një vendim për gjenocidin turk kundër armenëve. E kapur në këtë situatë, pas këtij vendimi që në fakt u mor për efekte provokuese ndaj Turqisë si kandidate për në BE dhe efekte elektorale për shtimin e votave të presidentit Sarkozi, Turqia u soll si “bishë” e kyçur në kafaz. Në politikë, pavarësisht qëndrimit që merr, mund edhe të provokohesh, por duhet të dish se si të reagosh, ndonëse vendimi francez konsiderohet arbitrar. Pavarësisht se vendimi u anullua nga Këshilli 186


Blendi LAMI A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”?

Konstitucional, doli në pah se Turqia ndodhet në një mjedis ku situata “zero probleme” është utopike dhe Davutoglu ka rënë në kurthin e fjalëve të përmendura nga ai vetë. Rrjedhimisht mund të thuhet: Shtoje edhe Francën në grupin e vendeve me të cilat Turqia ka probleme. Konkluzion Siç thotë edhe George Friedman, “Turqia po shfaqet si fuqi e madhe”, por ajo nuk mund të bëhet e tillë nëse “nuk zgjidh problemet që i japin asaj një rol ndërkombëtar”.12 Problemi i parë ka të bëjë me përplasjen ndërmjet laikëve dhe fetarëve brenda shoqërisë turke. Çdo shenjë e një përhapjeje të islamizmit islamik radikal do të alarmonte fuqitë e tjera. I dyti lidhet me problemin kurd. Është një problem që trondit Turqinë jo vetëm nga brenda. Në zonën kurde të Irakut, komuniteti i atjeshëm gëzon një autonomi. Kjo bën turqit kurdë të gjejnë mbështetje dhe fuqitë rivale t’i përdorin kurdët për interesat e tyre. Pra, në mënyrë që të funksionojë politika e jashtme në harmoni me fqinjët dhe më gjerë – në kontekstin e një fuqie rajonale, por edhe një të tillë botërore (në ngjitje), është shumë e rëndësishme që të zgjidhen problemet e brendshme. Kjo dukuri përbën një nga shkaqet e mosfunksionimit në nivelin e dëshiruar nga turqit të parimit “asnjë problem me fqinjët”. Por jo të gjitha konfliktet e listuara më sipër në të cilat Turqia është përfshirë kanë ndodhur “për faj të saj”. Sidoqoftë, komentatorëve dhe kritikëve u mbetet të theksojnë se vizioni i Davutoglu për minimizim konfliktesh nuk i ka dhënë frytet sipas parashikimeve. Madje analistë të tjerë, nënvizojnë se, duke qenë se Pranvera Arabe ka ekspozuar dobësi të politikës turke, ajo (Turqia) “duhet të ndërtojë një parim tjetër udhërrëfyes për influencë në rajon”.13 187


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ndaj për një vend që ndodhet në një mjedis të tillë gjeopolitik, Turqisë i duhet të ripërcaktojë konceptin se ç’do të thotë një fqinj i mirë. Po e mbyll me fjalët e Davutoglu të thëna pikërisht për të justifikuar realitetet aktuale të shpjeguara më sipër apo për t’iu kundërvënë kritikëve të parimit “asnjë problem me fqinjët”: “Sigurisht që është e mundur të mos kesh asnjë problem, nëse aktorët e tjerë respektojnë vlerat tuaja. Nuk do të thotë që ne do të ulim kokën me qëllim që të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha palët.”14

188


Blendi LAMI A po funksionon parimi davutogluian “asnjë problem me fqinjët”?

Referenca Foreign Policy, Mr. Zero Problems, Interview by Blake Hounshell, December 2010 2 http://www.mfa.gov.tr/synopsis 3 Barak on Turkey: This wave will pass, Ynetnews 4 Europe confronting the degradation of Turkish-Israeli relations: Is there room for arbitration? Dorothée Schmid 5 Po aty. 6 Po aty. 7 Turkey emerges as Middle East leader, June 03, 2010, Henri Barkey, Special to CNN 8 Egypt and Turkey, an Axis against Democracy? M. Fouad, Demokrati.net 9 Po aty. 10 Turkey’s ‘Zero Problems’ problem, 15 November 2011, Tuesday, Today Zaman 11 Turkey’s Erdogan vows to seek Cyprus settlement, December 24, Financial Times 12 Turkey’s Strategy, Stratford, George Friedman 13 Turkey’s ‘Zero Problems’ problem, 15 November 2011, Tuesday, Today Zaman 14 Foreign Policy, Mr. Zero Problems, Interview by Blake Hounshell, December 2010 1

189


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Evelina LUSHA M.A. Marrëdhënie Ndërkombëtare Doktorante në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Rëndësia e gjeografisë në politikë “Gjeografia dhe jo përplasja e qytetërimeve është arsyeja kryesore e konflikteve botërore” - Robert Kaplan në “The Revenge of Geography.” Sot jemi shumë më tepër realistë sesa në vitet ‘90 kur bota perëndimore ishte shumë idealiste.Idealizmi një veçori e fundit të shek.20, erdhi si rezultat direkt i rënies së komunizmit.po ashtu edhe frika që zëvendësoi atë ishte rezultat direkt i sulmeve terroriste që ndodhën.Kjo çoi në një reagim nga shumë shtete në një mënyrë të tillë që mund të përshkruhet si panik. Arsyeja dhe kujdesi politik u kthyen në pasiguri. Prandaj sot kërkohet nga politika ndërkombëtare një kuptim më i thellë i gjeografisë e cila është një nga faktorët bazë që përcaktojnë ngjarjet në skenën botërore.

Fjalë kyçe kyçe: gjeografi, politikë, ligje natyrore, zhvillim, qytetërim, shtet, mjedis gjeografik, sistem botëror.

190


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

Abstrakt Gjeografia është një shkencë shumë e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë e ndërlikuar. Gjithashtu është e ndërlidhur me shumë degë të tjera të shkencës.Gjeografia i jep përgjigje pyetjeve rreth botës natyrale dhe njerëzore duke përdorur perspektiva të ndryshme.Ajo fokusohet në kuptimin dhe zgjidhjen e shumë çështjeve duke qenë një pikë lidhje midis shkencave sociale dhe natyrore.Ne i jetojmë jetët tona gjeografikisht prandaj studimi i gjeografisë është për ne një sfidë në këtë botë dinamike.Studimi i gjeografisë na bën të kuptojme hapësirën ku jetojmë,pse ajo ka rëndësi dhe si këto jane të ndërlidhura në një botë të globalizuar.Gjeografia merr nga sferat fizike,ekonomike,kulturore dhe politike për tu bërë faktor kyç i së tashmes dhe së ardhmes duke eksploruar të gjitha shkallët prej personales te lokalja dhe deri tek globalja.Prandaj gjeografia është një subjekt vital për shek. 21 ku do të na duhet të jemi të 191


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

aftë të përballemi me një botë të ndërvarur pothuajse në të gjitha drejtimet. Gjeografia ka pasur gjithashtu një ndikim të fortë në zhvillimin e qytetërimeve te shkuara sepse ajo përcakton suksesin që ato mund të kenë dhe sesa shumë ato mund të përfitojnë ose vuajnë prej gjeografisë së tyre.Për shembull, gjeografia e Greqisë së Lashtë ishte shumë malore dhe jo pjellore gjë që çoi në nevojën për tregti dhe në krijimin e shumë shteteve individuale gjëra që më pas ndikuan në rënien e Greqisë së Lashtë.1Politika dhe gjeografia janë të ndërlidhura sepse imazhet gjeografike dhe marrëdheniet hyjnë në fjalorin politik.Gjeografia e një kombi ndikon në mënyrën sesi ai sheh veten e vet dhe mënyrën sesi ai sheh botën.Gjithashtu politikanët dhe vendimet politike duhet të kenë parasysh jo vetem njerëzit por edhe teknologjinë dhe burimet natyrore. Për pasojë ekziston nevoja për të krijuar një lidhje midis politikanëve dhe gjeografëve në një nivel kërkimor shkencor pasi vetë gjeografia e vendeve është pjesë përbërëse e politikës në shkallë globale dhe lokale. Rëndësia e gjeografisë në politikat botërore “Gjeografia dhe jo përplasja e qytetërimeve është arsyeja kryesore e konflikteve botërore” - Robert Kaplan në “The Revenge of Geography.” Sot jemi shumë më tepër realistë sesa në vitet ‘90 kur bota perëndimore ishte shumë idealiste.Idealizmi një veçori e fundit të shek.20, erdhi si rezultat direkt i rënies së komunizmit.po ashtu edhe frika që zëvendësoi atë ishte rezultat direkt i sulmeve terroriste që ndodhën.Kjo çoi në një reagim nga shumë shtete në një mënyrë të tillë që mund të përshkruhet si panik. Arsyeja dhe kujdesi politik u kthyen në pasiguri. Sot kemi një botë ku marrëdhëniet ndërkombëtare sundohen nga një realitet i 192


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

dëshpëruar dhe i kufizuar që do të thotë të vlerësosh rregullin mbi lirinë ose më saktë do të thotë të fokusohesh më shumë në atë që e ndan njerëzimin më shumë sesa në atë që e bashkon duke njohur dhe duke zgjedhur ato forca përtej kontrollit tonë që ndrydhin kulturën,traditën dhe historinë njerëzore nën dallgët e pasionit që ekzistojnë poshtë lustrës së qytetërimit. Prandaj sot kërkohet nga politika ndërkombëtare një kuptim më i thellë i gjeografisë e cila është një nga faktorët bazë që përcaktojnë ngjarjet në skenën botërore. Rëndësia e gjeografisë është harruar nga politikanët të cilët besojnë se globalizimi i mbyll diferencat e shkaktuara nga gjeografia. Por mesa shihet sot globalizimi po e forcon më shumë rëndësinë e gjeografisë. Komunikimet masive dhe integrimi ekonomik kanë dobësuar shumë shtete. Prandaj politikanët duhet ti rikthehen hartës dhe vecanërisht gjeografisë politike të copëtuar të Euroazisë. Sipas Fernand Brauel pas ngjarjeve historike ekzistojnë forca rrethanore që do të thotë se shpesh njerëzit dhe shtetet nuk mund të kontrollojnë fatet e tyre. Ka dicka më shumë sesa dëshira dhe plane racionale që i shtyn ngjarjet në një ose një tjetër drejtim dhe kjo është gjeografia klima, terreni,toka dhe fqinjët.2 Për Alfred Thayer Mahan fuqia detare ka qenë gjithmonë faktori vendimtar në luftërat politike globale.3 Ndërsa për Mackinder njeriu është ai që fillon dhe jo natyra,por është natyra ajo që më pas kontrollon në një masë të madhe.4Po ashtu luftërat më të rëndësishme të njerëzimit nuk jane bërë për idetë por për kontrollin e territorit sidomos në Euroazi dhe gjithashtu ka një llogjikë gjeografike ku idetë bazohen. Edhe në të ardhmen gjeografia do të shërbejë si baza kryesore për ndryshime të shumta,konflite dhe bashkëpunime midis shteteve.Mungesa e hapësirave gjeografike të nevojshme për zgjerim e kombinuar me rritjen e popullsisë , me psikologjinë e dhunshme të turmave 193


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të varfëruara,me zhvillimin teknologjik dhe me zotërimin e armëve të shkatërrimit në masë e bën Tokën një vend të rrezikshëm sot. Gjeografia politike Gjeografia politike është studimi i mënyrave në të cilat hapësira gjeografike është organizuar brenda dhe prej proceseve politike.Ajo fokusohet në shprehjen hapësinore të sjelljes politike.Kufijtë në tokë dhe në oqeane, roli i qyteteve kryesore, lidhjet e fuqisë ndërmjet shteteve,sistemet administrative, konfliktet për burimet. Të gjitha kanë dimensione politiko gjeografike. Duke parë gjendjen e gjeografisë politike Richard Muir vuri re që gjeografia politike është një nga degët më të vonuara dhe më të nënvleftësuara të gjeografisë por edhe njëkohësisht një degë që ofron potencialin më të madh për avancim teorik dhe praktik. Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. Gjeografët e hershëm kanë qenë të shqetësuar për lidhjet e gjeografisë me politikën në punimet e tyre.Nga perspektiva disiplinore gjeografia politike mund të përcaktohet edhe si shkencë politike edhe si shkencë gjeografike.5 Në perspektiven e shkencës politike gjeografia politike paraqitet si studimi i fenomeneve politike në kontekstin e tyre hapësinor. Funksionet dhe faktorët Gjeografia politike është studimi i lidhjeve që ekzistojnë midis njerëzve,ambientit të tyre dhe institucioneve të tyre politike.Problemet gjeografike janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me rritjen e popullsisë,me zotërimin e burimeve të ndryshme natyrore si p.sh naftës etj. Të gjitha këto kërkojnë një ndërhyrje politike dhe funksionet e gjeografisë politike nuk i përkasin një shteti të vetëm tashmë por të gjithë globit. Subjekti 194


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

është gjithashtu dinamik duke parë efektet dhe shkallën e veprimit të tyre. Këto prekin elementet brenda një shteti politik që e përcaktojnë atë, e forcojnë ose dobësojnë atë dhe që dalëngadalë e ndryshojnë imazhin e atij shteti në botë. Natyra e ndryshimit dhe shpejtësia e tij janë pak të kuptueshme.P.sh ndryshimi i faktorëve dhe resurseve gjeografike çoi në një luftë armatimi SH.B.A dhe Bashkimin Sovjetik ose një sistem superrrugor ndërkombëtar është sot më i rëndësishëm se zonat bujqësore etj. shembuj si këto.6 Rëndësia politike e zhvillimeve të ndryshme ekonomike të Kinës komuniste dhe Indisë demokratike i bëri studiuesit të vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e një lloji të qeverisjes mbi një tjetër. Megjithatë studiuesit e pranojnë se shteti politik është në një farë kuptimi një abstraksion, i varur në të dhënat të shkruara dhe disa shkallë të respektit për posedim apo pronësi. Ai nuk mund të ekzistojë në një botë pa shtete të tjera politike. Si një abstraksion, ai shfaqet me një nivel të caktuar të kulturës, të shënuar nga gjuha e shkruar, një lloj jete pasive dhe nga nevoja për organizim. Sot, në disa zona të caktuara të botës, duket sikur ka vetëm një fazë tjetër në kërkim të unitetit nga grupet e njerëzve. Në shtetet e sapokrijuara është uniteti kombëtar. Rruga me vuajtje dhe e ndërlikuar e Evropës Perëndimore drejt federatës është një lëvizje drejt unitetit rajonal. Ky kurs i fundit është në kontrast të fortë me historinë e trazuar,dhe të turbulluar të shtet-kombeve të reja të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik. Gjeografia politike është funksionale, sepse studion shkallën e unitetit të arritur nga mjedisi dhe nga institucionet politike njerëzore. Ligjet që rregullojnë pronësinë e të drejtave të ujit që kanë evoluar në Europën veriperëndimore u transplantuan pa sukses në gjysmëboshtin jugperëndimor amerikan. Në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, pjesa 195


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

më e madhe e tokës është në pronësi të një klasë të vogël pasur. Si rezultat presioni i popullsisë për burimet është një spektër i vazhdueshëm që kërcënon të verë në rrezik produktivitetin e mjedisit dhe të ngjallë deri në një revolucion politik. Njësitë vartëse politike në shtet gjithashtu ndeshen me përdorimin e mjedisit nga njeriu. Kjo mund të vihet re në zonat urbane tregtare që kapin disa shtete ku rregullimi i tregtisë,lundrimit dhe transportit bllokon kërkesat rajonale për zhvillimin e burimeve natyrore të tilla si basenet e lumenjve. Mbi të gjitha,është roli në rritje i pushtetit qendror politik në shtetet e industrializuara moderne,që ka qenë i detyruar kryesisht nga kompleksitetet ndërrajonale të problemeve ekonomike dhe sociale.7 Gjeografia politike konsideron kuptime të ndryshme kulturale për funksione të ngjashme politike dhe gjeografike.Qëndrimet,zakonet,besimet pra i gjithë veprimi racional politik dhe kulturor eksplorohen për harmoninë apo mospajtimin me mjedisin.Amerika në periudhën koloniale i ofroi vendasve gjuetinë dhe peshkimin kurse kolonistëve ferma,lëndë druri,pambuk dhe duhan.8 Stepat e Kanadasë perëndimore me barërat e tyre të dendur e me rrënjë të thella, kanë një kuptim të ndryshëm sot nga ai çfarë kishin para se të shpikej parmenda e çelikut. Këto toka ishin në filllim të papërshtatshme, dhe pastaj u bënë të paçmueshme, për vendbanimet .Ritmi i ndryshimit po i detyron shumë njerëz sot të riorientojnë zakonet e tyre.Por gjithashtu shpesh inercia kulturale prodhon vetëm një ndryshim në sipërfaqe.Sheikët e pasur të naftës në Gadishullin Arabik i pranojnë me kënaqësi mallrat e konsumit të kushtueshme të perëndimit por ka ndodhur që makinave Kadillak shumë shumë ti jetë mbaruar benzina dhe të jenë braktisur në mes të rrugës.. Mosbesimi ndaj të huajve, të resë dhe të pazakonshmes vazhdojnë të 196


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

ndjekin shumicën e popujve të botës. Edhe pse e moderuar, pas shekujsh konfliktesh, feja mbetet e diskutueshme në zona të gjera. Ideja e racës, e shprehur në terma të ngjyrës së lëkurës dhe fizionomisë shkakton trazira, vrasje, diskriminim ekonomik dhe social, dhe paragjykim politik në shumë vende. Pavarësisht rritjes së përgjithshme në krijimin dhe ndërtimin e sistemeve arsimore dhe të strukturave të shpejta të komunikimit, atje nuk ka pasur një rritje korresponduese në nivelin e mirëkuptimit dhe tolerancës. Jo më pak të rëndësishme, dhe midis atyre që ndryshojnë ngadalë janë ato tradita që shoqëria i ngulit mbi individët. Këto imponojnë kontrollin apo nënshtimin e impulseve instiktive, për pjesën më të madhe, për të mirën e përgjithshme shoqërore. Gjeografia politike është e shqetësuar me homogjenitetin dhe heterogjenitetin në veprim brenda dhe jashtë njësive politike dhe duhet të përpiqet të analizojë forcat centrifugale që veprojnë dhe ndërveprojnë në shkallë të ndryshme. Evolucioni dhe zhvillimi Njerëzit ishin peng të ambientit që i rrethonte për mijëra vjet derisa filluan të bëheshin të palëvizshëm.Me krijimin e bujqësisë filluan të zhvilloheshin grupe të vogla që krijuan lidhje më intime me ambientin.Në lugina lumenjsh si Nili,Huang etj këto grupe evoluan në forma politike që ishin të lidhura me prurjen e mjaftueshme të lumenjve,prodhimin vjetor të fushave dhe rregullsinë e diellit dhe të stinëve. Mbajtja e të kaluarës së hershme mbeti e fortë madje edhe në botën greke të pushtimeve persiane, në jetën e Perikliut, Platonit dhe Aristotelit. Grekët konsiderohen si kultura e parë e njohur që ka eksploruar në mënyrë aktive gjeografinë si një shkencë dhe filozofi, me kontribues të mëdhenj duke përfshirë Herodotin, 197


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Eratosthenin,Hiparkun, Aristotelin,Strabonin dhe Ptolemeun. Por studiuesit grekë filluan të mendojnë logjikisht dhe në mënyrë abstrakte rreth kuptimit të botës rrotull tyre. Të dy Platoni dhe Aristoteli analizuan gjendjen politike, bazën e saj rrethanore, dhe marrëdhëniet e njeriut me të. 9 Ata u përpoqën të qartësonin,shkaqet, hapësirën dhe kohën. Megjithëse bota politike gjatë atyre kohëve ishte komplekse, ata ranë dakord për të gjetur unitetin midis mjedisit, njeriut dhe shtetit. Qyteti-shtet, ishte korniza e tyre politike e referimit. Ndikimi i topografisë në copëtimin e gadishullit grek në shumë lugina të vogla lumenjsh,të ndara nga kodra dhe male, por njëkohësisht me fytyrë nga deti,gjithashtu është komentuar shumë herë. Megjithatë edhe për grekët ishte e vërtetë, po ashtu është gjithnjë e më shumë sot, që njerëzit janë aktivë, agjentë veprues inteligjentë dhe jo peng të mjedisit të tyre. Kurdo që ne studiojmë mendimin e njerëzve të tjerë në kultura dhe në kohë të tjera, imazhi i tyre i referimit duhet të merret në konsiderate për të shpjeguar limitet dhe sukseset e tyre prandaj edhe mendimtarët grekë nuk bënin përjashtim. Një koment i hershëm për mjedisin politik nga Aristoteli ishte njëkohesisht edhe nacionalist edhe determinist.Ai mbronte idenë se “njerëzit e vendeve të ftohta në përgjithësi, veçanërisht ato të Evropës, janë plot me shpirt por me mangësi në aftësi dhe inteligjencë, dhe kjo është arsyeja pse ata mbeten të lirë, por nuk kanë zhvillimin politik dhe aftësi në qeverisjen e të tjerëve. Popujt e Azisë janë të pajisur me inteligjencë, por janë të mangët në aftësi dhe kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të jenë njerëz të nënshtruar dhe skllevër Sipas Aristotelit Europianët ishin ato fise nomade në jug të Rusisë dhe Ballkanit që periodikisht sulmonin botën mesdhetare dhe kërcënonin kolonitë e saj. Sipas tij fiset nomade nuk kishin 198


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

gjasa për tu zhvilluar në një shkallë të lartë të organizimit politik.Kurse Aziatikët për të ishin popujt e Azisë së Vogël dhe Perandoria Persiane. Në krye sipas tij ishin njerëzit e tij, banorët e qytet-shteteteve greke. Sot, ne duhet të konsiderojmë nivelin e ulët të teknologjisë në atë kohë si të rëndësishëm i cili ka prodhuar bilance të vogla pozitive, por popullata të dendura. Madhësia e këtyre perandorive lindore kontribuoi në krijimin e nevojës për një organizim politik që të varej në një monarki shumë të centralizuar dhe të mbështetur nga fuqia ushtarake. 10 Kur Aristoteli shkroi se grekët ishin më të mirë se barbarët e veriut dhe aziatikët e lindjes, ai theksoi rëndësinë e vendndodhjes, por s’duhet harruar që ai shkruante në lidhje me botën e njohur deri në atë kohë.Përveç kësaj, ai besonte se klima kishte një ndikim të fortë mbi cilësitë, të tilla si shpirti dhe inteligjenca. Sipas ndarjes greke të klimës, grekët jetonin në zonat e buta,nomadët në rajonet e ftohta dhe aziatikët në zonat e nxehta. Mendimtarët grekë ishin të kujdesshëm prej kombësisë së tyre të përbashkët, por në pjesën më të madhe të periudhës së lashtë ata ishin më shumë të impresionuar nga njohja e vlerave individuale të jetës së tyre qytetare. Shekulli 5 B.C.. ishte periudha e arritjeve më të mëdha në jetën politike greke. Uniteti grek u imponua nga Filipi dhe Aleksandri i Maqedonisë. Uniteti për të cilin shkroi Platoni ishte i kufizuar ndjeshëm në dimension. Ai ishte i sigurt që qytet-shteti ishte forma ideale politike për njerëzit. Më vonë, në kohën e Çezarit dhe të Augustit,gjeografi Strabon argumentoi se vetëm me një qeveri të fortë qendrore dhe me një sundimtar të fuqishëm mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë perandori kontinentale të tilla si Roma .Përgjatë shekujve, njerëzit i kanë ndryshuar shumë herë pikëpamjet e tyre në zhvillimin, strukturën madhësinë, dhe funksionet e shtetit politik që ata vazhduan të kërkojnë. Këto 199


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

vrojtime të hershme në natyrën e marrëdhënies mes njerëzve, mjedisin dhe institucioneve politike nuk mundën të evoluojnë në një disiplinë koherente të gjeografisë politike.11 Vala e madhe e gjeografisë së re të viteve 1950 dhe 1960 e anashkaloi gjeografinë politike. Gjeografia e re, me analizën hapësinore si temë të saj, ekonominë neoklasike si kornizë të kontabilitetit të saj dhe pozitivizmit logjik, si përforcues të saj metodologjik, nuk mundi ti hapte rrugën një gjeografie politike.Theksi i ekonomisë neoklasike në ekonomi si një sistem vetë-rregullues harmonik,ku secili faktor i prodhimit merr shpërblimin e tij të pastër, injoroi çështjet e konfliktit dhe shpërndarjes së pabarabartë, dhe fokusi i vëmendjes së pozitivizmit logjik u drejtua në formulime empirike të verifikueshme në veçanti, dhe analiza të dhënash në përgjithësi duke u larguar nga funksionimi i më shumë marrëdhënieve jomateriale brenda shoqërisë. Një gjeografi e vërtetë politike nuk mund të lulëzonte në një klimë të tillë. Për më tepër, analiza e qartë e politikës u mor përsipër nga disiplina e fundit shkencore sociale që ishte shkenca politike. Ky kërkim akademik ishte duke u kryer nga një disiplinë, e cila sipas disa studiuesve ishte një mjet për të shmangur politikën pa realizuar shkencë.E injoruar nga disiplina e saj dhe mungesa e çdo lloj thelbi dhe përmbajtje teorike nga shkencat politike,nuk është çudi që gjeografia politike ka qenë një subjekt në agoni. Gjeografia politike moderne Origjina e gjeografisë politike i atribuohet zakonisht Fridrih Ratzel 1844-1904), i cili ishte themeluesi i shkëlqyer por ende i paqartë i gjeografisë moderne politike. Ai u ndikua fort nga zhvillimet e shpejta dhe të vrullshme në shkencat natyrore në shekullin e 19 dhe kërkoi të zbulonte realitetet e shoqërisë 200


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

politike. Ratzel dhe Karl Marksi të dy mendonin se ekzistonin ligje natyrore që kontrollonin shoqërinë. Kritikët e Ratzel i kanë shpërfillur shpesh kontributet e tij themelore në elementet e gjeografisë politike duke nënvlerësuar vëmendjen që ai i dha faktorëve të pozicionit dhe hapësirës dhe u fiksuan me mospëlqimin e tyre në përpjekjen e tij për të zhvilluar një analogji midis shtetit politik dhe një organizmi të gjallë biologjik. Në Gjermani vendlindjen e tij, koncepti i përzgjedhjes natyrore dhe mbijetesës e më të fortit u kurorëzua me një juridiksion gjeopolitik të zgjerimit kombëtar. Një grup gjeopolitikanësh gjermanë doli në pah duke diskredituar gradualisht reputacionin e tij duke braktisur logjikën dhe mendimin e paanshëm gjeografik dhe duke u kthyer në justifikimet e luftës dhe të pushtimit. Ratzel mendonte se shtetet në të gjitha fazat e zhvillimit mund të konsiderohen si organizma që qëndrojnë në një lidhje të domosdoshme me tokën dhe prandaj kjo duhet të shikohet gjeografikisht. Ai e lidhi shtetin me një trup të lëvizshëm me një organizëm që është subjekt i ligjeve natyrore të zhvillimit dhe shkatërrimit. Organizmi i tij ishte shpirtëror dhe moral. Ashtu si një organizëm lind, rritet, maturohet, dhe përfundimisht vdes, Ratzel argumentoi që shtetet kalojnë nëpër fazat e lindjes (rreth një vatër kulture ose zone qendrore), zgjerimit (ndoshta nga kolonizimi), e maturimit (stabiliteti), dhe kolapsit përfundimtar. I ndikuar fuqimisht nga mendimi darvinist, ai ishte i interesuar për marrëdhëniet midis shtetit dhe tokës, ndërmjet institucioneve politike dhe mjedisit të tyre fizik.12 Kontributi i tij më i madh erdhi me paraqitjen e tij të shtetit si një organizëm që ka nevojë për lebensraum (hapësirë jetese) dhe konkurrencë midis shteteve për atë hapësirë, sipas kontekstit darvinian që përfshin mbijetesën e më të fortit. Ai sugjeroi se vetëm një absorbim sporadik i terrenit të ri dhe njerëzve mund 201


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të shmangte rënien e shtetit. Në fakt Ratzel propozoi një plan për imperializmin. Ai besonte sesa më i lartë zhvillimi teknologjik dhe social i shtetit politik,aq më larg ai shtet është nga bazat e tij organike. Në fakt, ky mendim në analogji mes një organizmi dhe shtetit është i paqartë. Struktura gjeografike e vërtetë e mendimit të Ratzel vuajti për shkak të distilimit joperfekt të tij prej të qenit gjerman dhe nga refuzimi prej gjeografëve amerikanë i çdo lloj forme të determinizmit. Megjithatë, elementet e gjeografisë politike që mendohet të jenë të një rëndësie të madhe sot, janë diskutuar dhe analizuar në mënyrë voluminoze nga Ratzel. Shteti nuk është një abstraksion ai zë tokë dhe ujë, plus kësaj madhësinë e tij, vendndodhja dhe kufijtë janë karakteristika të rëndësishme. Ratzel mendonte gjithashtu se tiparet sipërfaqësore të tokës së bashku me bimësinë dhe tokën ishin bazë për çdo analizë politike. Ai theksoi rëndësinë e kapitalit në vend dhe funksion. Besimet e grupeve sociale në domosdoshmërinë e një bashkimi politik të bazuar në vlera historike, fetare dhe kulturore, teoria e forcave centrifugale dhe centripetale vepruese në shtet plus idenë e zemrës së një vendi dhe rolit vital të komunikimit dhe lëvizjes -të gjitha këto japin një substancë solide të gjeografisë së tij politike. Ai jetoi në një epokë që pa rritjen e perandorive koloniale, në maksimumin e tyre dhe ndarjen e pothuajse të gjitha zonave të vendeve të botës në rajone të kontrolluara politikisht.13 Ai korrektësisht pa aftësinë në rritje për të kapërcyer hapësirën e vendosur si shpërblim në shtetet e përmasave të mëdha. Sot, ne flasim për superfuqi kontinentale që kanë mjedise gjeografike që posedojnë burime të ndryshme dhe shumë të mëdha. Përveç kësaj, Ratzel i kushtoi vëmendje marrëdhënieve midis shteteve,veçanërisht në natyrën dhe funksionin e kufijve. Idetë 202


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

e Ratzel ishin marrë nga një numër gjeografësh me interesa politike dhe akademike, sidomos nga Rudolf Kjellen, një suedez dhe Karl Haushofer një gjerman i cili mësoi dhe ishte afër Rudolf Hess deputet i Adolf Hitlerit në vitin 1930. Ata zhvilluan një shkollë të geopolitike ku shkrimet përdoreshin për ti dhënë një arsyetim intelektual ekspansionit gjerman të viteve 1930 jo vetëm me dëshirën për të pushtuar territoret ngjitur me popullsi të konsiderueshme gjermane, të tilla si Austria por edhe tokat ruse më tej në lindje. Në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Bashkuar një tjetër gjeograf politikan Sir Halford Mackinder (1904),po bënte studimet e tij të cilat lidhnin pushtetin shtetëror me vendndodhjen. Në një epokë kur lëvizja e mallrave të rënda dhe ushtrive të mëdha ishte më e lehtë nga deti sesa nga toka, vendet detare do të duhej të mbizotëronin politikisht, por në të njëjtën kohë edhe transporti nga toka ishte duke u bërë më i lehtë, kështu që “fuqitë me bazë në tokë po bëheshin më të forta njëkohësisht: ai argumentoi se kushdo që kontrollonte “botën ishull” (zemrën e Euro-Azisë) duhet të ishte në gjendje për të kontrolluar të gjithë globin një nocion gjeopolitik ky që ndikoi shumë të menduarit strategjik gjatë gjithë shekullit, derisa fuqia ajrore (dhe pastaj fuqia në hapësirë) filloi të dominonte strategjinë ushtarake. 14 Diku tjetër, gjeografia politike u krijua nga studimi i shteteve dhe ndikimi i tyre mbi peizazhin, e ilustruar kjo nga D. Whittelsey (1939) dhe nga (1950) R. Hartshorne mbi qasjen funksionale ku kjo e fundit shihte strukturimin hapësinor të shtetit si një zbërthim të forcave centrifugale dhe centripetale të përqëndruara në zonën e saj kryesore dhe në kryeqytet. Shumë nga shkrimet e tyre përfshinin identifikimin e tipologjive të shteteve dhe ndarjen e botës në rajone gjeopolitike. Analiza përshkruese të hartës së botës politike vazhduan nga një numër 203


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

studiuesish të cilët në kohë të ndryshme parashtruan struktura bipolare, shumëpolare, qendra-periferi e të tjera. Gjeografë të tjerë treguan interes në vijat kufitare dhe konfliktet, në tokë dhe në det. Këto pengesa të vazhdueshme në punën për gjeopolitikën kishin ndikim jo të madh në disiplinën kryesore, pavarësisht lidhjeve të saj me të menduarit strategjik. Ajo ishte thuajse tërësisht absente nga gjeografia në Francë, Gjermani dhe Rusi nga 1945 e tutje për shkak të asociimit së gjeografisë politike me gjeopolitikën. Bashkimi Sovjetik, për shembull, bllokoi ngritjen e një komisioni për gjeografinë politike brenda Bashkimit Ndërkombëtar Gjeografik deri në vitin 1984. Ndryshimet klimatike frymëzuan një tjetër grup hipotezash gjeopolitike dhe kritikash. Modelet ndërkombëtare politike kanë qenë gjithashtu të lidhura me shpërndarjen e pabarabartë të kërkesave për materiale të papërpunuara të ndryshme të industrisë moderne. Ka disa prirje për ti konsideruar diferencat zonale në teknologji si variabla kritike, një hipotezë e lidhur kjo me shpërndarjen demografike për të prodhuar një parashikim që modelet ndërkombëtare politike përfundimisht do të përcaktojnë nga ky i fundit. Parashikimi bazohet në premisën që përparësia teknologjike do të ndryshojë me numrat relative të shkencëtarëve superiorë dhe individëve të tjerë të talentuar që ndryshojnë në një afat të gjatë me madhësinë e popullsisë. Një ringjallje e interesave në gjeografinë politike nga 1970 e tutje ka qenë e lidhur fillimisht me “revolucionin sasior,” që u përjetua në vitet 1960 dhe 1970. Puna në gjeografinë elektorale filloi atëherë dhe gjeografët gjithnjë e më shumë sollën perspektivën e tyre hapësinore për tu shfaqur në një gamë subjektesh të përcaktuara gjerësisht si “politike” dhe për tu lidhur në një farë mënyre me funksionimin e shtetit. Pozicioni dhe konflikti (mbi përdorimin e tokës, të mirave publike, e kështu 204


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

me radhë), u bë tema kryesore për gjeografët politikë. Por një teori vendndodhje politike nuk ishte aq e domosdoshme sa një teori ekonomike apo sociale. Tekste të reja në 1970 gjithashtu stimuluan zgjerimin në fushat thelbësore të interesave brenda gjeografisë politike, me kapituj mbi gjeografinë e ligjit, për shembull mbi variacionet hapësinore në operimin e programeve dhe shpenzimeve të qeverisë. Të dyja thellësia dhe gjerësia u futën në sub-disiplinë nga ky shqetësim me teorinë, e cila përfshinte largimin nga trajtimi i hapësirës si një e dhënë dhe si një mjedis brenda të cilit veprojnë shtetet, drejt një perspektive që e sheh hapësirën si të prodhuar dhe të riprodhuar nga veprimi njerëzor pra duke pranuar që harta e botës politike është një prodhim social. Dy lloj trajtimesh ishin veçanërisht të rëndësishme në këtë lëvizje. I pari ishte një trajtim i shkallës i ndikuar fuqimisht nga analiza e sistemeve botërore dhe është argumentuar se bota kapitaliste është e organizuar në nivel global, e ndërmjetësuar dhe rregulluar në mënyrë rajonale nga shtetet në rajon dhe e përjetuar në nivel lokal. Perspektiva e dytë teorike u fut për të zhvilluar konceptin e territorit për të treguar se si hapësirat e kufizuara (duke përfshirë edhe ato të shteteve), janë vendimtare për ushtrimin e pushteteve politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake. Bota sot është një mozaik kontejnerësh të mbivendosur brenda të cilit pushteti ushtrohet dhe njerëzit kontrollohen me kriterin që i nënshtrohen një rregulli të veçantë të ligjit duke qenë brenda një territori. Teoria analizohet më tej në dritën e globalizimit në rritje dhe rolit konsekuent të ndryshueshëm të territorit të përcaktuar shtetit komb.15 Konkluzione Zona më e fundit e zgjerimit ka qenë në studimin e 205


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjeopolitikës kritike, një rezultat i mët jshëm i sofistikimit teorik në rritje brenda gjeografisë njerëzore. Ashtu sic John O’Loughlin (1994) ilustron, kjo përfshin hetimin e supozimeve mbi të cilat strategjitë gjeopolitike janë bazuar.Këto përfshihen në krijimin e identiteteve: imazhet e “tona” dhe “atyre” (si në vitet 1945 1990 të Luftës së Ftohtë,ku të dy fuqitë e mëdha dhe aleatët e tyre krijuan imazhet e tjetrit në të cilin do të bazonin politikat e tyre dhe rreth të cilave do të mobilizonin mbështetjen popullore).16 Praktikat gjeopolitike shpesh i janë nënshtruar shqyrtimit kritik. Gjeografia politike tani është një komponent i gjallë e disiplinës së saj mëmë. Rilindja e saj dhe zgjerimi u shënua me daljen e revistës Politika Gjeografike tremujore në vitin 1983, e cila botohet tani tetë herë në vit (si Gjeografia Politike) dhe është burimi kryesor për ndjekjen e zhvillimeve tëfundit.17 Ndryshe nga disiplinat e tjera si shkencat ekonomike ose shkencat politike, gjeografia politike ka një sasi relativisht të vogël kërkimesh të publikuara që përmbajnë analiza sasiore. Arsyet për këtë sasi relativisht të pakët të punës sasiore në gjeografinë politike mund të gjenden në tendencat e dyfishta që kanë qenë evidente në 20 vitet e fundit. Së pari,ashtu si pjesa tjetër e gjeografisë njerëzore, gjeografia politike ka parë një rritje të interesit në metodologjitë kërkimore poststrukturaliste dhe humaniste ndërkohë që kulmi pozitivizmit të viteve 70 kaloi. Disa studiues besojnë se kjo prirje ka fituar sepse fjalët janë më bindëse se numrat, edhe pse duket më shumë se gjeografia politike po kthehet në status quo ante, ku metodologjia sasiore është vetëm një nga opsionet e shumta në menunë kërkimore. Së dyti, dhe e lidhur me të parën gjeografia sasiore (dhe menjëherë pas kësaj, sistemet e informacionit gjeografik, GIS) u promovua si një përgjigje ndaj sfidave të ditës, sidomos ngecjes ekonomike në vendet perëndimore.18 Duke 206


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

ndjekur analizën hapësinore dhe GIS, dhe më vonë bashkimin e këtyre qasjeve, gjeografia mund të garantojë statusin e saj shkencor dhe të tregojë përdorimet e ndryshme të tij. Për të parafrazuar P. Longley dhe M. Batty (1996), gjeografia sasiore politike tani qëndron në një kryqëzim ku ose do të integrohet më intensivisht me pjesën tjetër të gjeografisë politike (kjo duhet të jetë një rrugë dykalimshe dhe do të ketë sukses vetëm nëse gjeografët politikë josasiorë pranojnë qasjen sasiore dhe rezultatet kërkimore) dhe më në përgjithësi me shkenca të tjera sociale sasiore sociale, ose ajo do të izolohet më tej.19

207


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Pomeroy, Sarah B. (1999). Ancient Greece: a political, social, and cultural history. Oxford University Press. 2 Fernand Braudel, “The Mediterranean and the Mediterranean World in the Age of Philip II” (Berkeley: University of California Press, 1996) 3 Philip A. Crowl, “Alfred Thayer Mahan: The Naval Historian,” in Paret, Peter, Gordon A. Craig, and Felix Gilbert, eds. Makers of Modern Strategy from Machiavelli to the Nuclear Age (1986), ch 16 4 Mackinder, H.J. On the Scope and Methods of Geography On the Scope and Methods of Geography, Proceedings of the Royal Geographical Society and Monthly Record of Geography, New Monthly Series, Vol. 9, No. 3 (Mar., 1887), pp. 141–174. 5 Barnes T J, 1996 Logics of Dislocation (Guilford Press, London) 6 Hamnett C, 2003, “Contemporary human geography: fiddling while Rome burns?” Geoforum 34 7 Martin R L, 2001a, “Geography and public policy: the case of the missing agenda” Progress in Human Geography 25 189 - 210 8 How Latin America Fell Behind: Essays on the Economic Histories of Brazil and Mexico, 1800-1914. Palo Alto: Stanford University Press. 9 Aristotle, Politics, Book 3, Section 1288a 10 Jori, Alberto (2003). Aristotele. Milano: Bruno Mondadori Editore 11 H. Gomperz, Plato’s System of Philosophy, in: G. Ryle (ed.), Proceedings of the Seventh International Congress of Philosophy, London 1931, pp. 426-431. Reprinted in: H. Gomperz, Philosophical Studies, Boston, 1953, pp. 119-24. 12 Wanklyn, Harriet. Friedrich Ratzel, a Biographical Memoir and Bibliography. Cambridge, Cambridge University Press: 1961. 13 Martin, Geoffrey J. and Preston E. James. All Possible Worlds. New York, John Wiley and Sons, Inc: 1993. 14 Sloan, G.R. “Sir Halford Mackinder: the heartland theory then and now”, in Gray C S and Sloan G.R., Geopolitics, geography and strategy. London: Frank Cass, pp. 15–38. 15 Pollard J, Henry N, Bryson J, Daniels P, 2000, “Shades of grey? Geographers and policy” Transactions of the Institute of British Geographers, New Series 24 243^248 16 John O’Loughlin, Michael D. Ward, Corey L. Lofdahl, Jordin S. Cohen, David S. Brown, David Reilly, Kristian S. Gleditsch, and Michael Shin. The Diffusion of Democracy, 1946-1994. Annals, Association of American Geographers, Vol 88, 1998, 545-574 1

208


Evelina LUSHA Rëndësia e gjeografisë në politikë

http://www.politicalgeography.org/ Solesbury W, 2001, “Evidence based policy: whence it came, and where it’s going”, WP1, ESRCUK Centre for Evidence Based Policy and Practice, Queen Mary College, London 19 ‘Spatial analysis’ and ‘Michael Batty’. In Warf B. (ed.) Encyclopaedia of Geography. Thousand Oaks, CA, Sage. Vol. 5: 2603-7 and Vol. 1: 187 respectively. 17

18

209


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Flamur MUHARREMI M.A. Studime mbi Sigurinë

Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit Në përgjithësi ka dy mundësi reale se si mund të operohet me shtetet e dështuara. Nga njëra anë është përdorimi i mjeteve të duhura për ta rindërtuar një shtet të dështuar dhe nga ana tjetër mund të bëhen përpjekje për të parandaluar dështimin e këtyre shteteve. Këtu nevojitet një përkufizim i qartë se çfarë kuptojmë me shtet të dështuar, cilët janë faktorët që çojnë një shtet të dështojë dhe si ndodh realisht shkatërrimi i shtetit? Duke supozuar që çdo shtet është pak a shumë i qëndrueshëm hidhet hipoteza që nuk ekziston një promovim demokracie “e saktë”. Çdo instrument i promovimit duhet të përshtatet me filozofinë vlerat dhe normat e çdo shteti të dështuar.

Fjalë kyçe kyçe: industria e sigurisë private, kompanitë private, kërcënimet e sotme, krimi i organizuar, modernizimi, standardet, zbatimi i ligjit

210


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

Abstrakt Dhe pse gjatë viteve 90 tema “shtetet e dështuara” kanë qenë të pranishëm në debate të ndryshme politike, kjo çështje mori rëndësi të veçantë në MND pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, gjë që nxiti një interes të madh në mbarë botën. Këto shtete shihen përkrah “rogue states” si rreziku më i madh për sigurinë botërore, të cilat ishin parë vetëm në nivel rajonal si të tillë. Arsyeja që këto shtete shihen si rrezik për sigurinë botërore është: së pari, këto shtete përbëjnë një rrezik të madh për shtetet rajonale ku ato ndodhen (efekti domino, para së gjithash nëpërmjet luftërave civile), së dyti, vihet re gjithmonë që këto shtete i shërbejnë krimit të organizuar (kultivimi i lëndëve narkotike ), si dhe u shërbejnë organizatave të ndryshme terroriste si baza trajtimi dhe stërvitje dhe për këtë përbëjnë një rrezik global. 211


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

1. Hyrje “One way to create a safer world is by increasing the competence of the states at risk and of responders, those who intervene to prevent conflict, aid civilians, or rebuild shattered societies. Promoting sustainable security, the central objective of our work, is a matter of increasing the capacities of states to fulfill their functions.” Pauline H. Baker1 Dhe pse gjatë viteve 90, çështja “shtetet e dështuara” ka qenë prezente në debate të ndryshme politike, kjo çështje mori rëndësi të veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare (MND) pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, gjë që nxiti një interes të madh në mbarë botën. Këto shtete shihen përkrah “rogue states”2 si rreziku më i madh për sigurinë botërore, të cilat ishin parë vetëm në nivel rajonal si të tilla3. Arsyeja që këto shtete shihen si rrezik për sigurinë botërore është se së pari, këto shtete përbëjnë rrezik të madh për shtetet rajonale ku ato ndodhen (efekti domino, para së gjithash nëpërmjet luftërave civile), së dyti vihet re gjithmonë që këto shtete i shërbejnë krimit të organizuar p.sh. kultivimin e lëndëve të ndryshme narkotike, si dhe u shërbejnë terroristëve si baza stërvitjeje dhe për këtë përbëjnë një rrezik global4. Presidenti Bush deklaroi para Kongresit Amerikan më 20 shtator 2001 në lidhje me regjimin taleban ne Afganistan: “It is not only repressing its own people, it is threatening people everywhere by sponsoring and sheltering and supplying terrorists.” Koncepti “Lufta kundër Terrorizmit” i Presidentit Bush nga njëra anë shihet si ndryshim i sjelljes me “rogue states” dhe një forcim i idesë për të ndryshuar regjimet aktuale, një strategji që duhet ndërmarrë sa më shpejt edhe pse është shumë e 212


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

diskutueshme në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, promovimi i demokracisë si “ilaç kundër rrezikut asimetrik” zë vend kryesor që në mandatin e parë të axhendës së politikës së jashtme të administratës Bush5. Mbetet e hapur pyetja se si do të jetë ky promovim i demokracisë dhe si do të operohet me rindërtimin e institucioneve shtetërore pas ndërhyrjes ushtarake. Në përgjithësi ka dy mundësi reale se si mund të operohet me shtetet e dështuara. Nga njëra anë është përdorimi i mjeteve të duhura për ta rindërtuar një shtet të dështuar dhe nga ana tjetër mund të bëhen përpjekje për të parandaluar dështimin e këtyre shteteve. Këtu nevojitet një përkufizim i qartë se çfarë kuptojmë me shtet të dështuar, cilët janë faktorët që çojnë një shtet të dështojë dhe si ndodh realisht shkatërrimi i shtetit? Në këtë punim do të paraqiten tipologji të ndryshme shtetesh, shkaqesh dhe konceptesh të mundshme të operimit në këto shtete në kuadrin e promovimit të demokracisë. Duke supozuar që çdo shtet është pak a shumë i qëndrueshëm hidhet hipoteza që nuk ekziston një promovim demokracie “e saktë”. Çdo instrument i promovimit duhet të përshtatet me filozofinë vlerat dhe normat e çdo shteti të dështuar. Këtu lind përsëri pyetja nëse promovimi i demokracisë është mjeti më i mirë për këto shtete apo ekziston ndonjë koncept tjetër që do të përshtatej me filozofinë e çdo shteti përkatës? 2. Përkufizim Nëse trajtohet termi “shtet i dështuar” mund të themi paraprakisht që ekziston dhe “shteti funksional dhe i qëndrueshëm”. Çfarë thuhet në literaturë për shtetet funksionale dhe tek cilët indikatorë mund të shihet se sa i konsoliduar është një shtet? 213


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

2.1 Shteti Në literaturën gjermane, që prej vitit 1895, termi shtet, sipas Georg Jellinek, përkufizohet si strukturë e së drejtës së popujve dhe duhet të plotësojë tre kritere kryesore. Së pari është territori i shtetit i cili ka kufij të përcaktuar. Kriteri i tretë i shërben ligjit, aftësia e shtetit për t’i siguruar popullit të drejtat dhe detyrimet e tij. Kriteri i parë dhe i dytë janë kritere formale, të cilat ekzistojnë ose jo, ndërsa kriteri i tretë është kriter kualitativ. Një shtet duhet të jetë në gjendje të ruajë rregullin dhe normat juridike si dhe të mbrojë territorin dhe popullin e tij nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme. Me këtë, një shtet kërkon të ruajë sovranitetin e tij brenda dhe jashtë6. Nëpërmjet kritereve të Jellinek tregohet de facto vetëm sovraniteti i shtetit. Në fushën e MND njihet shteti de juro, që do të thotë që një shtet duhet të njihet ndërkombëtarisht, gjë që bën të mundur që ky shtet të ndërtojë marrëdhënie diplomatike ose të integrohet në organizata botërore. Për t’i radhitur si të qëndrueshëm apo të dështuar nuk mjafton vetëm kriteri i vetëm i sundimit të ligjit. Përkrah sundimit të ligjit marrin një rëndësi të veçantë dhe kushtetuta, shteti social, mirëqenia ekonomike etj. Si përshkrim i një shteti të qëndrueshëm merren si shembull shtetet moderne perëndimore. Në këtë koncept, kritika lidhet në veçanti që kjo vlerë bazë e shtetit, e cila ka dalë nga zhvillimi historik i botës perëndimore, nuk mund ta integrosh në rajone të tjera. Ky koncept tipik ideal nuk është arsyetuar në mënyrë analitike por thjesht normative. Schneckener thotë që cilësimi që një shtet është përgjegjës për sigurinë e popullit të tij është normative. Përveç “Modelit OECD” është përhapur shumë shpejt dhe për një kohë te gjatë në Europë dhe në Amerikën e Veriut i cili në bërthamë është heterogjen. Përtej kësaj, në këtë detyrë bëhet 214


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

fjalë dhe për promovimin e demokracisë si dhe për koncepte të mundshme të formave të ndryshme të shteteve të dobëta. Promovimi i demokracisë është pjesë e politikës së jashtme dhe sigurisë së shteteve perëndimore. Këto shtete nuk do të pranonin kurrë një shtet i cili nuk do të ishte afër filozofisë së tyre7. Për ta konsideruar një shtet “të konsoliduar” është shumë e rëndësishme të fiksohet që nuk bëhet fjalë që ky shtet duhet të jetë me doemos demokratik. Edhe forma të tjera shtetesh mund t’i plotësojnë kriteret formale të një shteti të “konsoliduar”. Por bazuar tek cilët faktorë mund të dallohen shtetet e “konsoliduara” nga shtetet e “dështuara”? 2.2 Shtetet e dobëta Edhe pse nuk ka një përkufizim të qartë për shtetet e dështuara, pranohet në një spektër të gjerë përshkrimi i Zartman për shtetin e dështuar: “the basic functions of the state are no longer perfomed”8. Si dëshmi e “Modelit OECD”, të përmendur më lart e një shteti tipik ideal nuk mund të identifikohet vetëm një “shtet i dështuar”, por bëhet e qartë që edhe forma të tjera të ndërmjetme shtetesh mund të çojnë në dështim. 2.3 Funksionet kryesore të shtetit Për analizimin e dimensionit të “shtetit të brishtë” do të paraqiten sipas Schneckener tre funksionet bazë të shtetit: siguria, mirëqenia dhe legjitimiteti 9. Gjashtë funksionet e drejtimit të shtetit siç i quan Willke renditen pak a shumë te këto 3 funksione bazë1010 Willke, H. (1996): Funksioni i drejtimit të shtetit nga këndvështrimi sistemo-teorik, në: Grimm, D. “Funksioni i sigurisë” së shtetit lidhet me ruajtjen e sigurisë dhe rregullit si nga brenda ashtu dhe nga jashtë. Vendimtare 215


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

është këtu sundimi i ligjit. Nga njëra anë shteti duhet të ketë mjetet e duhura për të zgjidhur konflikte nga ana tjetër ai nuk duhet t’i keqpërdorë këto mjete kundër popullit të tij. Rëndësi gjithmonë ka mbrojtja e lirisë dhe të drejtave qytetare. “Funksioni i Mirëqenies” ka për qëllim të tregojë aftësinë e shtetit për të luajtur një rol aktiv në drejtimin e ekonomisë, shërbimeve sociale, shëndetësisë, arsimimit, mjedisit etj. Pika e tretë ka të bëjë me legjitimitetin e institucioneve, cilësinë e shtetit të së drejtës. Për këtë pikë, ka mendime të ndryshme, nëse legjitimiteti i një regjimi ka dalë nga një proces demokratik (zgjedhje të lira) apo regjimi është legjitimuar vetë 11. 2.4 Tipologjitë e shteteve Bazuar në funksionet bazë të shtetit dallojmë tre tipe të ndryshme shtetesh. Çështja e sigurisë merr një rol të veçantë sepse sundimi i ligjit u përket funksioneve elementare të shtetit dhe pa një masë të caktuar sigurie, nuk mund të funksionojnë elementët e tjerë si shteti ligjor dhe mirëqenia. Përveç kësaj, një shtet duhet të jetë në gjendje t’i vërë në zbatim vendimet dhe ligjet e tij, nëqoftëse është e nevojshme dhe me dhunë12. Shtetet e lartpërmendura të dështuara apo të konsoliduara paraqesin fundin e jashtëm të spektrit të tipeve, i cili zgjerohet më tej me “weak”dhe “failing state”13. Tek “consolidated states” tre funksionet bazë janë intakt dmth të pa prekura. Këto tipe shtetesh përmbledhin si vendet e industrializuara perëndimore dhe shtetet që janë bërë anëtarë të OECD që prej mesit të viteve 90 (si psh. Koreja e Jugut, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia). Këtu futen shtetet, që janë në proces transformimi demokratik, shtete të Europës lindore, jugore, Azisë lindore dhe Amerikës latine (p.sh. Kosta Rika, Uruguai, Kili, Tajvani, Afrika e Jugut, shtetet baltike si dhe 216


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

Kroacia dhe Sllovenia. “Weak states” shfaqin mangësi në dy funksionet bazë: mirëqenie dhe legjitimitet. Në këtë kategori shtetesh hyjnë ato shtete që janë gjysmë autoritare ose totalisht autoritare, të cilat në përgjithësi kujdesen për sigurinë, por kanë mangësi në legjitimitet (p.sh. Eritrea, Gana, Peruja, Venezuela, Maqedonia dhe Shqipëria). Por dhe shtetet me demokraci formale mund të futen tek kjo kategori nëse shfaqin mangësi në njërën apo në tjetrën fushë (p.sh. shumica e shteteve islamike, si Arabia Saudite, Egjipti, Jordania apo Irani). “Failing states” nuk mund të garantojnë pothuajse sigurinë e tyre por kanë pak arritje në fushën e mirëqenies apo sundimit të ligjit. Në këtë kategori hyjnë p.sh. demokracitë formale, të cilat nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë territorin e shtetit dhe një pjesë e tij mbulohet nga krimi i organizuar apo separatistët (p.sh. Kolumbia, Sri Lanka, Filipinet, Indonezia, Moldavia apo Gjeorgjia). Tek “Failed states”, asnjëri nga tre funksionet bazë nuk ekziston. Por kjo situatë nuk është njëkohësisht e njëjtë me kaosin apo anarkinë. Në vend të rendit ligjor shtetëror futet një tjetër rend aktorësh jo shtetërorë, i cili ndërtohet nga dhuna dhe shtypja. Këtu bëhet fjalë për shtete si Somalia (që prej vitit 1992), Afganistani, Republika Demokratike e Kongos (1997), Liberia, Sierra Leone, Irak (2003), Bosnja (1992-1995), Taxhikistani (1992-1997), Angola (1975-2002), Libani (1975-1992). Nëse flasim për “failed states” kemi parasysh që ky term është analog me termin “collapsed state” të Schneckener. Consolidated status Weak status Failing status Failed/Collapsed states

Siguri

Mirëqenie

Legjitimiteti/Sundimi i Ligjit

+ +/-/+ -

+ ose +/N.N N.N -/+ ose -

+ ose +/N.N N.N -/+ ose -

Tabela 1: Tipologjia e shteteve14 217


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Legjenda: + Funksioni plotësohet +/- Funksioni plotësohet me vështirësi -/+ Funksioni plotësohet sipas rastit Funksioni nuk ekziston ose nuk ekziston më N.N. Të gjitha kombinimet janë të mundshme

3. Promovimi i demokracisë dhe shtetet e dobëta Pikërisht në këtë pikë bëhet e qartë që konceptet e promovimit të demokracisë duhet të orientohen tek tipet e shteteve përkatëse. Nëse mendojmë që promovimi i demokracisë para së gjithash është i orientuar në krijimin e institucioneve demokratike (tabela nr. 2) nëqoftëse bie poshtë totalisht mundësia indirekte për të pasur ndikim tek elementet demokratike, nqs shteti, të cilin ne duam ta bëjmë demokratik, është një “failed state”. Këtu nuk kemi asnjë shtet të cilin mund ta demokratizojmë me presione (“sticks”) apo me nxitje (“carrots”)15. Promovimi i demokracisë

Qëllimet

Direkt (Elemente të demokracisë)

Qëllimet

Indirekt (Faktorët që promovojnë demokraci)

Modus

Modus

Direkt (Aktiv në vend)

Indirekt (Korniza strukturore)

-Ndërhyrje ushtarake -Ndihmë në demokratizim

-Ndihmë ushqimore. -Mbështetje ekonomike

-Kushte politike (“carrots”) -Presion politik dhe ekonomik (“sticks”)

materiale, -Krijim mundësishë për tregti dhe kooperim në reformat

Tabela 2: Promovimi i demokracisë - shembuj 3.1 Faktorët që çojnë në dështimin e një shteti Për të dalluar ku është i mundur promovimi i demokracisë, është e domosdoshme të njohësh nga afër faktorët që 218


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

kontribuojnë në shembjen e shtetit. Sipas Matthies ndikimet relevante ndahen në tri kategori “Strukturë”, “Proces”, “Shkaqe”, ku ato duhet të ndahen dhe njëherë në nivel (ndërkombëtar, kombëtar dhe nënkombëtar). Tabela nr. 3 liston disa faktorë sipas kategorisë në nivel lokal dhe të përkohshëm16. Një analizë tjetër e financuar nga administrata amerikane – “State Failure Task Force” - paraqet tre variabla domethënëse: Standard i ulët jetese (Indikator: nivel i lartë vdekjesh), Tregti e mbyllur (Indikator: pak Importe dhe Eksporte) si dhe “konflikte civile” të rëndësishme me dy apo më shumë vende kufitare. Akoma më interesant është fakti që sistemet demokratike apo autoritare nuk kanë ndikim domethënës pro apo kundra një dështimi të ardhshëm të shtetit, ndryshe nga shtetet që ndodhen në një proces transformimi demokratik. Këto shtete janë shumë të ndjeshme dhe duhet të merren parasysh gjatë promovimit të demokracisë. Debiel/Reinhardt theksojnë që tek këto shtete që po transformohen, nuk duhet që demokratizimi të forcohet me një presion shumë të madh nga jashtë në vend të kësaj duhet të promovohen disa elemente bazë të funksionimit të shtetit duke respektuar kuadrin e shtetit ligjor vendas17. Ndër shumë arsye të tjera më mundshmja që një shtet të dështojë në nivel kombëtar është kur ndodh luftë civile. Nga njëra anë lufta civile mund të jetë shkaktare për dështimin e një shteti, por nga ana tjetër ajo mund të jetë rezultati i dështimit të një shteti nëse grupe lokale apo rajonale luftojnë për të dominuar në një vend. Tmerri i luftës civile shkakton lëvizje të mëdha demografike drejt vendeve kufitare, të cilat ndihen nën presion. Këtu lindin efekte negative për ekonomitë e vendeve kufitare dhe ato, për pasojë, buxhetet e tyre të mbrojtjes. Në nivel ndërkombëtar lind rreziku që këto shtete, që i kanë “humbur” kufijtë shtetërorë, të bëhen baza stërvitjeje për grupime terroriste18. Duke e 219


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përmbledhur, ka një numër të madh shkaqesh të cilat ndikojnë në dështimin e një shteti dhe institucioneve demokratike. Po kështu të shumta janë dhe mundësitë e ndërhyrjes për ta ndaluar një gjë të tillë. Faktorët destabiliz ues

Faktorët strukturor (kushtet afatgjata)

Faktorët e procesit (sjellja afatmesme aktorëve)

Faktorët shkaktarë e (zhvillimet afatshkurtra)

Niveli ndërkom

-Lidhje e pakët me ekonominë botërore. bëtar -Destabilitet (Mjedisi internacion rajonal. al dhe -Ndikim i shteteve të tjera.(Koloni) rajonal)

-Luftërat civile rajonale. -Krim i organizuar transnacional. -Krizë ekonomike tek vendet kufitare.

Niveli kombëtar (Shteti & shoqëria)

-Diskriminim -Diferencime etnike -Rritje korrupsioni -Pakënaqësi sociale -Ekstremizëm politik -Ulje e standardit te jetesës

-Strukturë e trashëguar -Popullsi shumetnike -Forma tradicionale sundimi -Konflikte historike -Pabarazi -Diversitet qytetNiveli nënkombë periferi -Pabarazi lokale tar (Shteti & aktorët)

-Rritje e krimit në qytete. -Luftë lokale për pushtet -Separatizëm

-Ndërhyrje ushtarake nga jasht -Ndikim nga kriza financiare externe. -Rënie drastike e çmimit të pasurive nëntokësore. -Masë e madhe emigrantësh -Katastrofa natyrore. -Ndryshime politike (Puç) etj. -Sundim i ashpër kundër opozitës. -Përkeqësim rapid i ekonomisë. -Epidemi -Luftë civile -Vuajtje nga uria -Katastrofa natyrore rajonale -Përleshje lokale

Tabela 3: Shtetet – Faktorët destabilizues 19 3.2 Mundësi për ndërhyrje, ndërtimi i shtetit Pavarësisht se në çfarë faze ndodhet një shtet drejt “dështimit”, mund të dallojmë tre nivele thelbësore të ndërhyrjes që një shtet të mos shkojë drejt “dështimit”. Faza e parë është “Stabilizimi”. Në qendër të aktivitetit është stabilizimi dhe forcimi i institucioneve ekzistuese të shtetit. Këtu flitet për “weak states” të cilat posedojnë një masë minimale të zotërimit të ligjit dhe sigurisë. Si objekt mund të 220


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

jenë këtu shtetet me demokraci formale. Ndërrimi e regjimit në këtë rast nuk është i detyrueshëm. Faza e dytë paraqet “Reformën” dhe tek kjo fazë institucionet shtetërore ekzistojnë minimalisht dhe këto institucione nuk “shemben”, por nevojitet që këto institucione jo vetëm të mbështeten, por dhe të ndihmohen gjatë transformimit. Promovimi i demokracisë ndodh nëpërmjet reformave, të cilat duhet të çojnë tek institucionet legjitime demokratike. Si objekt paraqiten këtu “failing states”, të cilët kanë nevojë për një ndërrim regjimi. “Rindërtimi” paraqet fazën e tretë. Tek “failed states” të gjitha institucionet shtetërore duhet të ndërtohen në këtë formë nga e para. Këtu bëhet fjalë për shtete që kanë kaluar një luftë… etj. Ndërrimi i regjimit në këtë fazë është i detyrueshëm20. Nga pikëpamja e efikasitetit, faza e dytë e “Reformimi” është më interesante, sepse këtu përballen me njëra tjetrën dy qëllime të ndryshme. Nga njëra anë është objektivi “Promovimi i demokracisë”, për të cilin është i nevojshëm transformimi i institucioneve ekzistuese, ku njëkohësisht ushtrohet një presion i madh ndaj shtetit. Nga ana tjetër objektivi është që të ndalohet “rrëshqitja” e shtetit drejt një “failed state”. Për të arritur këtë qëllim duhet të paraqitet përforcimi i aparatit ekzistues shtetëror si një alternativë e përkohshme e State-building dhe pse ky shtet nuk mund të jetë demokratik. Pikërisht në këtë rast shtrohet pyetja: deri në çfarë mase paraqitet promovimi i demokracisë si një mjet i përhershëm për t’u përballur me problemin e shteteve të dështuara? 4. Konkluzione Zhvillimi i institucioneve funksionale politike paraqet detyrën kryesore të promovimit të demokracisë. Këtu luan 221


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një rol shumë të rëndësishëm mbajtja e zgjedhjeve të lira si guri themelor i ndërtimit të shtetit demokratik. Shihet qartë ndryshimi i madh i ndërtimit të shtetit tek i cili bëhen përpjekje si fillim të ndërtohen mbrojtësit e ligjit (p.sh. nëpërmjet trajnimit të policisë dhe forcave të sigurisë ose ushtrisë). Gjatë pasqyrimit të shteteve të dobëta shihet qartë që promovimi i demokracisë nuk paraqitet si koncepti më i mirë i mundshëm në lidhje me format e ndryshme të shteteve të dështuara. Për “weak states”, të cilat nuk janë plotësisht të konsoliduara dhe për demokracitë formale, koncepti i promovimit të demokracisë ofron një mori mundësish për të realizuar reforma të ngadalta. Ndryshe, tek “failing states” ose “failed states” nevojitet një bashkëpunim në nivel më të lartë ndërmjet strukturave dhe institucioneve demokratike të ndërtuara, si edhe përpjekje për të prodhuar siguri dhe stabilitet të caktuar. Konkretisht për “failed states” duhet të merret parasysh pikërisht edhe “State–building” që me konceptet e tij të ndryshme (Liberalization First, Security First, Institutionalization First, Civil Society First) ofron një mori mundësish.21 Gjithmonë është e nevojshme që promovimi i demokracisë të përshtatet me filozofinë dhe kushtet e shtetit përkatës. Gjithashtu një “best practice” Model nuk mund të transferohet thjesht nga një shtet në tjetrin por duhet analizuar mirë së në cilin shtet një X koncept duhet të integrohet. S’ka rëndësi se me çfarë koncepti apo koncepti të përzier vendoset të operohet, e rëndësishme është që problemet që dalin nga kjo gjë të mos të neglizhohen. Një zgjidhje “quick and dirty” nuk do të çonte tek suksesi i dëshiruar d.m.th dhe konceptet ekzistuese duhet të zhvillohen vazhdimisht. Nëse shtrohet pyetja se në fillim duhet të punohet me demokratizimin e 222


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

shpejtë apo ndërtimin e shpejtë institucioneve shtetërore? Kjo është e vështirë për t’u përgjigjur, sepse të dyja janë pothuajse të pandashme nga njëra-tjetra. Unë po e shpreh me fjalët e Fukuyama-s: “Before you can have a democracy, you must have a state, but to have a legitimate and therefore durable state you eventually must have democracy.”22

223


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca 1 Presidente e „The Fund for Peace”, një Think Tank amerikane, e cila bashkë me revistën „Foreign Policy” publikon çdo vit „Failed States Index” – një Ranking të 177 Shteteve,baza shkencore e të cilëve është e dyshimtë dhe duket se i sherben qellimeve politike te sigurise se SHBA-se (Krahasoj. Riedlberger, Peter 2007: Shtete të dështuara apo statisikë e dështuar? http://www.heise.de/tp/r4/artikel/25/25531/ 1.html). 2 Termi „rogue states” perdoret kryesisht nga SHBA-ja. Këtu bëhet fjalë për shtete qe mbështesin terroriste, duan të kenë armë të dëmtimit në masë. (Krahasoj, Chomsky 2000). 3 Schneckener (2007c), fq. 379. 4 Francois / Sud (2006), fq. 141. 5 Hils/Wilzewski (2006), fq. 1. 6 Jellinek, Georg (1900): Allgemeine Staatslehre. 7 Schneckener (2007a), fq. 103f. 8 Zartman, William I. (1995): Collapsed States, zituar nga: Francois / Sud (2006), fq. 142. 9 Schneckener (2007a), fq. 104ff. 10 Willke, H. (1996): Funksioni i drejtimit të shtetit nga këndvështrimi sistemoteorik, në: Grimm, D. (Hrsg): Staatsaufgaben, Frankfurt, fq. 685-711. 11 Francois / Sud (2006), fq. 147. 12 Wilke (2004), fq. 14. 13 Debiel/Reinhardt (2004) I ndajnë madje në 5 nivele: konsoliduar, pjesërisht i konsoliduar, fragil, rudimentar dhe dështuar. Ndryshimi i shteteve “pjesërisht I konsoliduar” ku strukturat shtetërore janë pak të “dëmtuara” do të tregohet më poshtë tek tipologjia sipas Schneckener (2007c), fq. 371f. 14 Instituti gjerman për siguri dhe politikë ndërkombëtare, Schneckener, Ulrich, States at risk, Shtetet fragil si problem për zhvillimin dhe sigurinë ndërkombëtare 2004,Berlin fq 17 15 Francois / Sud (2006), fq. 144 16 Matthies, Volker (2000), fq. 37. 17 Debiel/Reinhardt (2004), fq. 533. 18 Francois / Sud (2006), fq. 144. 19 Sipas Schneckener (2007a), fq. 112 20 Schneckener (2007a), fq. 116. 21 Schneckener (2007b), fq. 9-19. 22 Fukuyama (2005), fq. 88.

224


Flamur MUHARREMI Shtetet e dështuara Promovim i jashtëm i demokracisë nëpërmjet ndërtimit të shtetit, interesave dhe luftës kundër terrorit

Literatura 1. Chomsky, Noam (2000): Das Besorgnis erregende Konzept vom Schurkenstaat, in: Le Monde diplomatique, 6216/2000, S. 12f. 2.Debiel, Tobias / Reinhardt, Dieter (2004): Staatsverfall und Weltordnungspolitk: analytische Zugänge und politische Strategien zu Beginn des 21. Jahrhunderts, in:Nord Süd aktuell 3/04, S. 525-538. 3.Francois, Monika / Sud, Inder (2006): Promoting Stability and Development in Fragile and Failed States, in: Development Policy Review 24/06, S. 141-160. 4.Fukuyama, Francis (2005): „Stateness” First, in: Journal of Democracy 01/05, S. 84-88. 5.Hils, Jochen / Wilzewski, Jürgen (2006): Crusader State – Defekte Demokratie? Export und Zustand der USDemokratie in der Ära George W. Bush, in: Dies. (Hrsg.): Defekte Demokratie – Crusader State? Die Weltpolitik der USA in der Ära Bush, Trier, S. 120. 6.Jellinek, Georg (1900): Allgemeine Staatslehre. Berlin. Matthies, Volker (2000): Krisenprävention. Vorbeugen ist besser als heilen, Opladen, fq. 37f. 7.Schneckener, Ulrich(2007a):Fragile Staatlichkeit und Statebuilding. Begriffe,Konzepte und Analyserahmen, in: Beisheim, Marianne/Schuppert, Gunnar Folke(Hg.) Staatszerfall und Governance, BadenBaden,S. 98-121. 8.Schneckener, Ulrich (2007b): Internationales Statebuilding. Dilemmata, Strategien und Anforderungen an die deutsche Politik, SWPStudie(S 10), Berlin. 9.Schneckener, Ulrich (2007c): Staatszerfall und fragile Staatlichkeit, in: Ferdowsi, Mir A. (Hrsg.): Weltprobleme im Zeitalter der Globalisierung, München. 10.Wilke,Boris(2004). Staatsbildung in Afghanistan? Zwischenbilanz der internationalen Präsenz am Hindukusch, SWPStudie (S 30), Berlin. 11. Zartman, William I. (1995): Collapsed States

225


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

S T R A T F O R

Gjendja e Botës: Një vështrim George Friedman STRATFOR 20 Shkurt 2012 Perktheu: M.A. Romina KUKO

Evoluimi i gjeopolitikës ecën në mënyrë ciklike. Fuqitë ngrihen, bien ose zhvendosen. Çdo brez kalon nëpërmjet ndryshimet dhe ky është një vallëzim i pambarim. Megjithatë periudha mes 1989 dhe 1991 ishte unike pasi një cikël i gjatë i historisë së njerëzimit që po zgjaste me qindra vjet, përfundoi. Një cikël tjetër më i shkurtër e pasoi atë. Bota sot është ende duke e rimarrë veten nga ngjarjet e asaj periudhe. Në Dhjetor të vitit 1991 përfundoi një epokë. Ajo ditë shënoi kolapsin e Bashkimit Sovjetik dhe për herë të parë në pothuajse 500 vjet, asnjë fuqi evropiane nuk ishte më një superfuqi, çka do të thotë se asnjë shtet evropian nuk kishte të projektuar fuqi ekonomike, ushtarake dhe politike në rang global. Ajo që nisi në vitin 1492 me një Evropë e cila po çante rrugën e saj për në vise të tjera të botës, dhe për të krijuar një sistem perandorak, 226


mori fund. Për pesë shekuj, një fuqi evropiane ose një tjetër kishin dominuar botën, dhe kjo fuqi herë kishte qenë Portugalia, Spanja, Franca, Anglia apo Bashkimi Sovjetik. Madje në atë kohë, edhe fuqitë më pak evropiane kishin një shkallë ndikimi. Pas vitit 1991, e vetmja fuqi botërore që kishte mbetur ishte SHBA, e cila prodhonte rreth 25 përqind të GDP botërore çdo vit dhe që gjithashtu dominonte të gjitha oqeanet. Asnjëherë nuk kishte ndodhur që SHBA-ja të ishte një fuqi botërore. Përpara Luftës së Dytë Botërore furia amerikane ishte rritur duke nisur nga territori i saj e deri tek kufijtë e sistemit ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë kjo rritje kishte formë multipolare. Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA e gjeti veten në një botë dypolare duke patur përballë Bashkimin Sovjetik i cili dha një betejë në të cilën fitorja amerikane ishte një konkluzion i nxjerrë me shumë vështirësi. Shtetet e Bashkuara kanë qenë superfuqia botërore e cila për 20 vjet nuk u sfidua nga askush, por rritja e saj e ka çuar atë shpesh jashtë balance dhe kjo imbalancë ka qenë karakteristika themelore e sistemit global të brezit të shkuar. SHBA e papërgatitur institucionalisht apo psikologjikisht për këtë pozicion, është luhatur nga një gjendje e optimizmit të theksuar në 1990 në luftën kundër Islamit pas sulmeve të 11 Shtatorit, lustra të cilat SHBA mund t’i kishte shmangur por në të njëjtën kohë edhe mund të mos i kishte përfshirë në një strategji të shumëfishtë botërore. Atëherë kur e vetmja fuqi botërore bëhet e ngulitur me një rajon të vetëm, e gjithë bota çekuilibrohet. Kjo mungesë ekuilibri ngelet karakteristika përcaktuese e sistemit të sotëm global. Kolapsi i Bashkimit Sovjeti i dha fund epokës evropiane dhe në të njëjtën kohë kjo shënoi dhe fundin e një epoke e cila nisi në 1945, një epokë e cila ishte shoqëruar nga një seri ngjarjesh 227


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të cilat do të shoqëronin evoluimin e brezave. Periudha 19891991 shënoi fundin e mrekullisë ekonomike japoneze. Ishte hera e parë që bota kishte admiruar një fuqi aziatike e cila po ruante shkallën e rritjes së saj ndërkohë që sistemi i saj financiar po rrëzohej. Dy ngjarjet, e para fundi i mrekullisë japoneze dhe e dyta, ajo e problemit të integrimit ekonomik të Gjermanisë lindore me atë perëndimore ndryshuan mënyrën se si funksiononte ekonomia globale. Traktati i Maastrichtit më 1991 hodhi themelet për fazën e tentativës së integrimit të Evropës dhe ishte në të njëjtën kohë kuadri për Evropën e pas luftës së ftohtë. Sheshi Tianamen hodhi gjithashtu themelet për Kinën e 20 viteve të ardhshme dhe në të njëjtën kohë kjo ishte dhe përgjigjja e Kinës ndaj rënies së Perandorisë sovjetike. Krijoi një strukturë e cila e lejonte zhvillimin ekonomik por që gjithashtu siguronte dominimin e Partisë Komuniste. Pushtimi i Kuvajtit nga Sadam Huseini ishte i ndërtuar për të ndryshuar ekuilibrin e fuqive në Gjirin Persik pas luftës Irak-Iran dhe testoi gjithashtu tendencat amerikane për të shkuar përsëri në luftë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Në 1989-1991 bota ndryshoi mënyrën e saj të funksionimit, edhe nëse e masim me shekuj apo me breza. Ishte një periudhë e jashtëzakonshme, rëndësia e së cilës po del në pah vetëm tani. Ishte një periudhë e gjatë ndryshimi në të cilën Amerika e Veriut zëvendësoi Evropën si qendër e sistemit ndërkombëtar. Por brezat shkojnë e vijnë dhe tani jemi në mesin e ndërrimit të plotë të një brezi që nga rënia e fuqive Evropiane, një ndërrim i cili nisi në 2008 por që vetëm tani po e demonstron veten në detaje. Ajo që ndodhi në 2008 ishte një panik financiar ndër të shumtët nga të cilat sistemi botëror kapitalist vuan periodikisht. Siç ndodh shpesh, këto paniqe gjenerojnë si fillim kriza politike 228


me shtete të ndjekura nga ndryshime të marrëdhënieve mes shteteve. Nga këto ndryshime, të paktën tre prej tyre janë të rëndësishme, dhe dy nga këto janë drejtpërdrejt të lidhura me krizën e vitit 2008. E para është kriza financiare evropiane dhe transformimi i saj në një krizë politike. E dyta është kriza kineze e transporteve dhe pasojat e saj. E treta, e lidhur por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me 2008 është zhvendosja e ekuilibrit të fuqisë në Lindjen e Mesme në favor të Iranit. Kriza Evropiane Kriza evropiane përfaqëson ngjarjen më të rëndësishme që ka ndodhur që prej kolapsit financiar të vitit 2008. Vizioni i Bashkimit Evropian ishte ai i një institucioni i cili do të sillte bashkë Francën dhe Gjermaninë dhe do të bënte që luftërat që ishin zhvilluar në Evropë në vitin 1871 të ishin të pamundura. Vizioni gjithashtu merrte parasysh se integrimi ekonomik do të sillte bashkë Francën me Gjermaninë dhe do të krijonte bazat për një Evropë me prosperitet. Në mënyrën se si evoluoi koncepti i Maastrichtit, vizioni evropian mori parasysh se Bashkimi Evropian do të bëhej një mënyrë për të demokratizuar dhe për të integruar vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe do i përfshinte ato tashmë në të njëjtin kuadër. Shumë më përpara se kjo të ndodhte, njerëzit nisën të flisnin për Evropën si një entitet i vetëm. Pavarësisht modestisë së propozimeve formale ekzistonte një vizion i fuqishëm i qytetërimit të integruar evropian. Ekzistonin dy themele për këtë. Njëri ishte ekonomik dhe tjetri ishte përfitimi social i një Evrope të bashkuar. Kjo ishte mënyra e vetme ku Evropa mund të bënte që ndikimi i saj të ndihej në sistemin ndërkombëtar. Vendet e Evropës, individualisht, nuk ishin lojtarë të përmasave botërore, por së bashku do të mund të bëheshin të tillë. Në 229


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

botën e pas-Luftës së Ftohtë, kur SHBA ishte e vetmja superfuqi botërore e padiskutueshme, kjo mundësi ishte shumë tërheqëse. Vizioni evropian u shkatërrua pas krizës së vitit 2008, kur stabiliteti themelor i eksperimentit evropian më në fund doli në pah. Vizioni ishte ndërtuar rreth Gjermanisë, eksportuesit të dytë më të madh botëror, por periferia e Evropës ngeli shumë e dobët ndaj klimës se krizës. Nuk kishte të bënte vetëm me këtë krizë në veçanti; Evropa nuk u ndërtua për të përballuar kriza financiare. Por herët apo vonë kriza financiare do të shfaqej dhe bashkimi i Evropës do të pezmatohej seriozisht sepse çdo shtet, do të ishte dhe më i orientuar nga realitetet të ndryshme ekonomike dh sociale të cilat do i shërbenin më shumë interesave të tyre se sa interesave të Evropës. Nuk mund të vihet në dyshim se Evropa e vitit 2012 vepron në mënyrë shumë të ndryshme se sa vepronte në vitin 2007. Ekziston një pritshmëri se disa pjesë të Evropës, ndërkohë, do të kthehen në gjendjen e tyre të para luftës së ftohtë, por kjo ka pak gjasa që të ndodhë. Kontradiktat e ndërmarrjes Evropiane tashmë janë shpalosur dhe ndërkohë që disa entitete evropiane kanë shanse të mbijetojnë, sigurisht që kjo nuk do të përngjasë me Evropën e vizionit të Maastrichtit dhe aq më pak vizioneve më të mëdha të SHBA. Ndaj, potenciali i vetëm kundërbalancues i SHBA nuk do të dalë në pah as në këtë gjeneratë. Kina dhe Modeli Aziatik Kina ishte gjithashtu në ngërç nga kriza e 2008. Përveç natyrës ciklike për të gjitha ekonomitë, modeli aziatik siç u pa në Japoni dhe më pas në Azinë Lindore dhe Juglindore në vitin 1997, jep idenë e një rritjeje e cila do të pasohej nga dislokim i thellë financiar. Me të vërtetë, njësitë e rritjes nuk janë tregues të një ekonomie të shëndetshme. Ashtu si në Evropë, kriza financiare 230


e vitit 2008 ishte gjithashtu fillimi i krizës dhe për Kinën. Problemi themelor i Kinës është se atje jetojnë më shumë se një miliard njerëz të cilët jetojnë në familje që fitojnë më pak se 6 dollarë në ditë, dhe shumica prej tyre fitojë më pak se 3 dollarë në ditë. Duke lënë tensionet shoqërore mënjanë, pasoja ekonomike është se impiantet e mëdha industriale të Kinës e tejkalojnë në masë shumë të madhe kërkesën e konsumatorit. Si rezultat Kina duhet të eksportojë. Megjithatë, recesioni pas vitit 2008 i ndërpreu në masë të madhe eksportet e Kinës duke ndikuar në rritjen e GDP dhe kërcënonte stabilitetin e sistemit politik. Kina u përball me problemin me dhënie në masë të madhe të huave bankare duke nxitur investime të reja dhe duke mbështetur rritjen e GDP por gjithashtu duke ndikuar edhe në rritjen e inflacionit. Inflacioni krijoji presion mbi koston e krahut të punës derisa Kina nisi të humbasë avantazhin e saj me të cilin konkurronte vendet e tjera. Për një brez, rritja ekonomike kineze ka qenë motori i sistemit ekonomik botëror ashtu si Japonia kishte qenë në brezin e mëparshëm. Kina nuk do të rrënohet më shumë se Japonia. Megjithatë ajo po e ndryshon sjelljen e saj dhe me këtë po ndryshon edhe sjelljen e sistemit ndërkombëtar. Rruga përpara Nëse do e shihnim sistemin ndërkombëtar nëpërmjet optikës së tre motorave ekonomikë, dy nga të cilët – Evropa dhe Kina – po ndryshojnë sjelljen e tyre për të qenë më pak imponues dhe më pak ndikues në sistemin ndërkombëtar. Ngjarjet e 2008 nuk i krijuan në vetvete këto ndryshime; ato ishin vetëm nxitëse të proceseve të cilat shpalosën vështirësitë e këtyre entiteteve. Në një farë mënyrë, jashtë proceseve kryesore të sistemit ndërkombëtar, Lindja e Mesme po kalon nëpërmjet një 231


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

zhvendosjeje të ekuilibrit të fuqisë. Nxitësi në këtë nuk është kriza e vitit 2008 por pasojat e luftërave të SHBA në rajon dhe gjithashtu përfundimi i tyre. Me tërheqjen e SHBA nga Iraku, Irani ka dalë në pah si fuqia më e madhe konvencionale në Gjirin Persik për influencën kryesore në Irak. Për më tepër me mbijetesën e vazhdueshme të regjimit të Al Asad në Siri nëpërmjet mbështetjes së Iranit, ekziston një potencial për ndikimin e Iranit për t’u zgjeruar nga Afganistani perëndimor drejt Detit Mesdhe. Edhe nëse regjimi i Al Asad do të binte, Irani do të ishte i mirëpozicionuar për të insistuar në nevojën e tij për përparësi në Gjirin Persik. Ashtu siç proceset që u shpalosën në 1989-1991 përcaktuan 20 vitet e ardhshme, gjithashtu në të njëjtën mënyrë proceset që po gjenerohen tani do të dominojnë gjeneratën e ardhshme. SHBA, ende e fuqishme por në mënyrë akute jashtë ekuilibrit të politikave të saj të brendshme me politikat e jashtme, po përballet me ndryshimin e kësaj bote ende pa e pasur shumë të qartë se si të merret me të, ose si do të ndikojnë zhvendosjet e ekuilibrave botërorë mbi të. Për SHBA, nga ana strategjike, fragmentimi i Evropës, transformimi i prodhimit botëror në fillimin e kulmit ekonomik të Kinës dhe fuqia dramatikisht e rritur e Iranit, duken si ngjarje abstrakte të cilat nuk ndikojnë mbi SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë. Secila nga këto ngjarje, do të krijojë rreziqe dhe mundësi për SHBA e cila nga ana tjetër është e papërgatitur për t’i menaxhuar ato. Copëzimi i Evropës ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e Gjermanisë dhe marrëdhënies së saj me Rusinë. Lëvizja e produkteve në vende ku krahu i punës është shumë i lirë, do të krijojë bume ekonomike në vende të cilat konsiderohen përtej ndihmës (siç ishte Kina në vitin 1980) dhe gjithashtu në zona të mundshme të paqëndrueshmërisë, i cili do të krijohet nga 232


rritja e shpejtë e pasurisë dhe shpërndarja e pabarabartë e tij. Dhe sigurisht, ideja se çështja Irane mund të menaxhohet nëpërmjet sanksioneve është një formë gjendjeje mohimi se sa një strategji. Tre janë rajonet kryesore të cilat janë në fluks. Evropa, Kina dhe Gjiri Persik. çdo vend në botë do të duhet të krijojë një strategji për t’u përballur me këtë realitet të ri, ashtu si dhe viti 1989-1991 kërkonte strategji të reja. Vendi më i rëndësishëm, SHBA nuk kishte strategji për periudhën pas 1991dhe ende sot nuk ka strategji. Ky është realiteti i vetëm dhe më i rëndësishëm i botës. Ashtu si Spanjollët të cilët në brezin e udhëtimit të Kolombit kishin mungesë të sensit të realitetit të cilin kishin krijuar, amerikanët nuk e kanë të qartë kuptimin e botës në të cilën gjenden. Ky fakt vazhdon të përcaktojë mënyrën se si bota funksionon. Ndaj ajo që duhet të bëjmë është t’i rikthehemi hartimit të strategjisë amerikane për 20 vitet e ardhshme dhe të shohim se si ajo do të ridimensionojë vetveten.

233


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.1 •Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë MA Shpëtim Cami •Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor MA Joana Kosho •Vlerat e përbashkëta MA Blendi Lami •Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan MAElton Qëndro •NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë MA Albert Hitoaliaj

234


Përmbajtja e nr.2 • Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?! MA Elton Qëndro • Turqia: ku po shkon? Ndërmjet qemalizmit dhe neo-otomanizmit MA Blendi Lami • Në prag të rendit të Botës së Re NATO 2020 - Koncepti i Ri Strategjik MA Albert Hitoaliaj • Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare MA Joana Kosho • Gjeopolitika dhe partitë politike Shpëtim Cami

235


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.3 • Korridori VIII, një interes kombëtar, në grahmën e fundit? Prof. Dr. Pëllumb Xhufi • Formula e Mekinderit, gjeopolitika aktuale dhe një qasje shqiptare MA Albert Hitoaliaj • Shqipëria në teatrin e gjeopolitikës botërore MA Valbona Mehmeti • Politikat mjedisore si dimension i tretë i marrëdhënieve ndërkombëtare MA Elton Qëndro • Media globale dhe ndikimi i saj tek politikat ndërkombëtare MA Joana Kosho • Stalini i Ri MA Blendi Lami

236


Përmbajtja e nr.4 • Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd MA Elton Qëndro • Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë MA Albert Hitoaliaj • Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës -Kriza e zgjerimit të BE dhe integrimi i Shqipërisë MA Joana Kosho • Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re? MA Romina Gjata Kuko • Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri MA Ergys Llanaj • Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar MA Rovena Aliraj • Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar MA Alda Mazreku

237


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.5 Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita... f.10 Prof. Dr. Pajtim Ribaj European Union - Mediterranean Relations and Current Crisis Prof.Dr. Lisien Bashkurti Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar MA Ergys Llanaj Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar MA Mimoza Xharo Atentatet ndaj Ahmet Zogut - Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve MA Veli Haklaj Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare MA Elton Qëndro Greqia: nga fustanella te Megali Idea - Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare MA Albert Hitoaliaj Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut MA Evelina Lusha

238


Përmbajtja e nr.5 Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor f.14 MA Albana Lada Identiteti kombëtar serb f. 30 MA Rovena Aliraj Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia f. 54 MA Sokol Mitrushi Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri f. 66 MA Agron Malaj Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit f. 80 MA Alban Përmeti Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE f. 100 MA Lindita Mukaj Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim f. 114 MA Ardian Elezi Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë f. 140 MA Artur Meçollati (Kapiten i Rangut të Parë) MA Suard Alizoti

239


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ISSN

240


Revista MN, nr.7 Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, pranverë 2012 ISSN 2218-3981 Key title: Marrëdhënie Ndërkombëtare Abbreviated key title: Marrëdhënie Ndërkomb. ISSN International Centre Bibliographic Data Section 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE

241




Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.