Revista MN 5 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoaliaj

A 2


Verë 2011

Nr. 5 viti i 2-të i botimit

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË” Bordi Këshillimor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. Dr. Shaban Sinani Prof. Dr. Lisen Bashkurti Prof. Dr. Ismail Hasani Dr. Roland Lami Bordi Botues Qendra “Hapësirë” Shpëtim Cami Blendi Lami Albert Hitoaliaj Kryeredaktor Elton Qëndro

MN 3


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

4


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRMBAJTJA Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita... f.10 Prof. Dr. Pajtim Ribaj / Kryetar i Bordit Këshillimor

European Union - Mediterranean Relations and Current Crisis.................................................................................... f. 28 Prof.Dr. Lisien Bashkurti / President of the Albanian Diplomatic Academy

Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar .................................................................................... f. 34 MA Ergys Llanaj

Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar................................................................................... f. 56 MA Mimoza Xharo

Atentatet ndaj Ahmet Zogut - Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve ........... f. 74 MA Veli Haklaj

Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare .......................................................................................f. 90 MA Elton Qëndro

Greqia: nga fustanella te Megali Idea - Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare.......................f. 110 MA Albert Hitoaliaj

Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut f. 131 MA Evelina Lusha

6


Mirënjohje Botimi i numrit aktual (nr.5) të revistës MN u bë i mundur falë sponsorizimit të “Vila LLANAJ”, Shkëmbi i Kavajës Durrës. Qendra “Hapësirë”, shpreh mirënjohje për këtë kontribut!

7


© Të gjitha të drejtat e botimit dhe ribotimit për autorin. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij në formë elektronike apo në letër, pa autorizimin e shkruar të autorit. Përdorimi i materialeve të kësaj reviste, pa autorizim, përbën shkelje penale të të drejtave të autorit.


Hapësirë Pikëpamjet e shprehura në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare", janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar ose pozicionin e "Qendrës Hapësirë" dhe revistës së botuar prej saj, "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare". Autorët e publikimeve në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare" gëzojnë liri të plotë akademike, me kushtin e vetëm që kur shkruajnë, ata të zbatojnë të gjithë legjislacionin përkatës të komunikimit, i cili nuk cenon të drejtat e ndryshme. Një liri e tillë akademike i fuqizon ata dhe u jep atyre mundësinë për të ofruar perspektiva të reja dhe ndonjëherë të diskutueshme, me interesin për të çuar më tej debatin mbi çështje kyçe.


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Prof. Dr. Pajtim RIBAJ Kryetar i Bordit Këshillimor

Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita... “Është një kohë e mrekullueshme të jesh bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i këtij ekipi të mrekullueshëm, njëherazi një studiues i kësaj disipline shkencore; dhe studiues unë nënkuptoj që nga bordi këshillimor, bordi drejtues, redaksia dhe penat e reja përfaqësuese në këtë botim. Gëzuar e urime dhe u mbledhshim në përvjetorin tjetër, që korrespondon me 100 vjetorin e Pavarësisë, i cili do të na gjejë më të arrirë dhe më të pjekur.” * Në datë 31 maj 2011, revista MN mbushi një vit nga botimi i numrit të saj të parë. Me këtë rast, Qendra “Hapësirë” organizoi një aktivitet festiv mes të njohurish, miqsh e të ftuarish të ndryshëm me interes e eksperiencë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare

10


Prof. Dr. Pajtim RIBAJ Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita...

31 MAJ 2011 Fjala e hapjes së aktiviteti të njëvjetorit të revistës MN

Ë

shtë nder dhe privilegj të ndaj me ju gëzimin që përcjellin ngjarje të tilla, si ai i 1 vjetorit të revistës Marrëdhënie Ndërkombëtare. Me këtë rast meritojnë të përgëzohen lajmëtarët, një ekip simpatik për nismën dhe realizimin e një aksioni të tillë, sfidues edhe për institucione prestigjioze e të mbështetura. Me siguri gjithkush befasohet, jo vetëm nga nisma e konsolidimi i revistës , por mbi të gjitha nga tematika elitare, ajo e politikave të larta të prezantuara, nga aftësia brilante e bordit dhe autorëve për mundësimin e orientimin drejt përvojave më të mira intelektuale nga disiplina e MN, etj, por edhe nga zotësia në rritje adaptuese e realizuese në kushtet e vendit tonë e kësaj problematike. Pa drojë, mund të pohoj se ky ekip meriton emrin e nderuar të intelektualit apo më saktë, personaliteteve, që kanë bërë të tyren doktrinën, dijenia e së cilës buron mirësi, që rrezaton... Mirënjohje dhe respekt për të gjithë kontribuuesit, të cilët janë figura të reja dhe me ambicie në rritje, të cilët janë njëherazi vlerë dhe pjesë e historisë së përbashkët të revistës. Sigurisht bordi dhe kontribuesit e botimit të revistës përcjellin respekt dhe mirënjohje për bordin këshillimor, personalitete me integritet dhe me veprimtari të shquara akademike, që mbështesin dhe inkurajojnë e bashkëpunojnë në një nismë të tillë shkencore e 11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kombëtare. Emri i përzgjedhur për qendrën, Hapësirë, mund të jetë i lexuar në shumë mënyra e po në aq mënyra të ndryshme mund të kuptohet. Por, në pikëshikimin tim, Hapësirë është edhe ajo që ndryshe e quajmë Atdhe, komb. Është një Hapësirë e cila rritet si një pemë brenda nesh. Rritet sipas pëlqimit të saj. Hedh rrënjë shumë të thella në gjithë qenien tonë, deri atje ku nuk e mendoni, sepse ajo gjendet në çdo qelizë. Se në fund të fundit besnikëria ndaj një fisi , një qyteti apo një kombi është e natyrshme për njerëzit. Dhe "në ditët tona identiteti kombëtar ka shumë rëndësi" (G. Friedman) Frytet e kësaj peme, janë ato që shijojmë gjatë gjithë jetës tonë. Mund të jenë të hidhura, të papjekura apo të rralla, të arrira e të shëndetshme. Na takon të gjithëve që të kujdesemi me aq sa mundemi për mirëmbajtjen e saj. Bota ka ndryshuar shumë së fundmi. Ka ndryshuar vendi ynë. Kemi ndryshuar ne bashkë me të. Shohim gjëra që më parë as nuk i mendonim - transformime teknologjike, por edhe politike. Le të përqendrohemi vetëm te dy dekadat e fundit, që përfaqësojnë pak më shumë se një episod: jetojmë në kohën në të cilën historia ecën me një shpejtësi që vetëm disa dhjetëvjeçar më parë do të dukej e pa imagjinueshme. Prandaj nuk është shpejt për të përgatitur një vlerësim strategjik të realitetit tonë, diskutues prej viteve '90 dhe për të guxuar skenar, parashikime për të ardhmen, të shoqëruar dhe me hipoteza në dobi të liderëve vendimmarrës, për të ndërtuar politika e strategji, etj. Por le të përpiqemi të hedhim sytë te ata shtete që na rrethojnë, që i kemi fqinjë shekullorë, fqinjë mijëravjeçarë. Të kujtojmë historinë. Të jemi të drejtë në atë që synojmë, dhe të kuptojmë atë që historia kërkon ndaj nesh. Të hedhim sytë përsëri më tutje, te ato shtete të cilat janë në 12


Prof. Dr. Pajtim RIBAJ Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita...

rrethin pak më të largët gjeografik, por në hapësirën e afërt të influencës apo të rëndësisë integruese në sistemin ndërkombëtar. Të hedhim sytë akoma më tutje, ku ka shtete që janë shumë larg gjeografikisht, por që janë më të afërtit në strategjitë tona kombëtare dhe në ndikimet rajonale. Të shikojmë ata njerëz që përpiqen për realizmin e aspiratave të vendit. Të shikojmë akoma më shumë ata që i pengojnë këto aspirata. Dhe të kuptojmë. Por të shkëputemi një moment nga ky iluzion, nga shikimi i të mëdhenjve të politikës e të pushtetit, dhe të hedhim sytë ndaj atyre që janë më të vegjlit e një shoqërie, atyre që janë realisht më të vegjlit, atyre që janë të miturit që po rriten në këtë tokë. Të mos harrojmë ama, edhe ata që janë më të moshuarit. Pse t'i shohim këta? Sepse janë kombi, janë jeta, mënyra se si ajo përtërin veten. Se ata (të moshuarit) janë përpunuar nga jeta e kanë vijuar mbijetesën me strategji efikase. Dhe gjithsesi, nëse nuk e kuptojmë brishtësinë e saj, të jetës, duart tona prej vdekatarësh, nuk do arrijnë dot të mbajnë si duhet sferën e fuqisë, të cilën mund dhe duhet ta mbajnë vetëm më të përgjegjshmit. Të gjithë kombet kanë strategji të madhe, edhe përse jo të gjithë kombet mund të arrijnë e të realizojnë të gjitha objektivat e tyre strategjike. Strategjia e madhe e një vendi "është kaq thellë e ngulitur në ADN e vendit dhe shfaqet kaq natyrshëm dhe qartë, sa politikanët dhe gjeneralët jo gjithmonë janë të vetëdijshëm për këtë" (G. Friedman). Le të përpiqemi ta ilustrojmë këtë me një vlerësim të dy prej personaliteteve të spikatura, që megjithëse në periudha kohore të ndryshme, në thelb shprehin vlerësime të njëjta. Ish-ministri i jashtëm i Italisë Tommaso Tittoni, një dekadë para fillimit të Luftës së Parë Botërore (14 maj 1904) theksonte: "Vlera e vërtetë e Shqipërisë ndodhet te portet dhe bregdeti i saj, kontrolli i të 13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

cilave, prej Italisë e Austrisë, nënkupton supremaci të padiskutueshme mbi detin Adriatik". Gianni De Michelis, ministër i jashtëm në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, tërhiqte vëmendjen: "...thelbësore janë dy gjëra, ... kompletimi i integrimit të Ballkanit në BE brenda një periudhe të shkurtër dhe tjetri futja e Turqisë në BE. Në të dyja këto çështje Shqipëria ka një rol të atillë që tek ne, në Romë, apo Bruksel nuk vihet në dukje, madje as klasa politike shqiptare, nuk është e ndërgjegjshme për rolin e rëndësishëm që ka". Dhe nëse besojmë se, në peshën që ka gjeografia në historinë e një vendi, mund të thuhet se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë mjaft e ndikuar prej këtij faktori. Nga një vështrim i shpejtë i historisë vërehet se Shqipëria ka qenë më tepër e dominuar dhe orientuar si një vend me kahe kontinentale se sa me profil detar apo mesdhetar. Vija e gjatë bregdetare e Shqipërisë ka përfaqësuar më shumë një vijë kufiri se sa një portë të gjerë komunikimi me botën. Më saktë, pas rënies nën pushtimin otoman deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, bregdeti dhe ujërat territoriale të Shqipërisë mbeten më shumë një vijë kufiri që ndante perandori ose shtete kundërshtare. Po përpiqem të them në mënyrë të thjeshtë se në këtë sistem global hapësira jonë është në një zhvendosje të vazhdueshme dhe ajo që del si detyrë është kuptimi i kësaj lëvizje. Por për të kuptuar lëvizjen brenda sistemit ndërkombëtar duhet fillimisht të kuptohet e të forcohen themelet, qëndrueshmëria jonë e brendshme, e cila ka lidhje të padiskutueshme me sistemin ndërkombëtar. Për këtë gjë lipset fuqia e njohjes. Ky është edhe kontributi që revista MN synon të japë, kontributi që mendoj se ata po e japin në çdo numër të saj me punën e bërë. Për këtë kontribut të shtyrë nga dëshirat më të sinqerta ata duhen vlerësuar. Dhe veçoj se, duhen vlerësuar si individë që guxojnë 14


Prof. Dr. Pajtim RIBAJ Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita...

të ndërmarrin një nismë, pa u nisur nga përfitimi, por duke menduar se përfitimi më i madh është pjesëmarrja në zhvillimin e lëmit të dijes në shoqërinë shqiptare. Nuk janë të shumta botimet në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të sigurisë dhe duhet të kemi akoma më shumë në këtë drejtim. Dhe për këtë rol dhe kah të Shqipërisë sot, ndihmesa e revistës nuk duhet të rreshti. Sigurisht ne jemi, në fillesat e afrimit pranë një disipline të vështirë asaj të gjeopolitikës, tashmë një domosdoshmëri si gjeopolitikë kombëtare shqiptare, për afirmimin e të cilës meritojnë respekt përpjekjet e bëra nga bordi i Qendrës Hapësirë dhe ai i revistës - por edhe punimet e admirueshme në MN, të mjaft studiueseve të rinj si Valbona Mehmeti, Ergys Llanaj, Romina Kuko, Rovena Aliraj e të tjerë. Këto filiza të reja duhen të ushqehen e rriten drejt një perspektive të lavdërueshme. Kjo edhe për faktin, se gjeopolitika nuk është vetëm një mënyrë "mendjemadhe" e marrëdhënieve ndërkombëtare. Nëse perifrazojmë Friedmanin, gjeopolitika është një metodë e të menduarit rreth botës dhe e parashikimit se çfarë do të ndodhë në terren. Ajo vë në lëvizje konceptin e punës së padukshme kundrejt mënyrës së sjelljes së kombeve dhe të aktorëve të tyre ndërkombëtar. Gjeopolitika vërtitet rreth forcave të papërcaktuara të cilat ngërthejnë kombet dhe qeniet njerëzore dhe i detyrojnë ato të veprojnë në disa mënyra. Sipas këtij personaliteti, gjeopolitika hamendëson, se njerëzit e organizojnë veten në njësi më të mëdha sesa familjet, se njerëzit kanë një besnikëri të natyrshme ndaj gjërave ku kanë lindur, - njerëzve, vendeve, identitetit kombëtar; së dyti, gjeopolitika hamendëson se karakteri i çdo kombi është përcaktuar së tepërmi nga gjeografia, problem që sapo e cekëm dhe për rastin Shqipëri. 15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Më tej akoma, nëse biem dakord se mendësia strategjike e një populli është produkt i një vetëdije , produkt i përbashkët i përvojës historike, që përmban në vetvete edhe botën e vlerave kulturore, psikologjike, fetare, shoqërore dhe fushës jetësore gjeografike ku formohet dhe reflektohet kjo përvojë, është produkt i përcaktimit të mënyrës së vështrimit të atij populli mbi vendin e vet. Dhe ashtu si popujt dhe kombet konceptojnë për të mbijetuar, edhe aftësia konceptuese e popullit tonë, ka për bosht pozitën dhe vlerat gjeografike dhe konceptimin mbi hapësirën, i cili ka për bosht përvojën tonë historike. Në këtë linjë bindemi se, periudha e Skënderbeut përherë rrezaton dhe përbën strukturën mentale, e cila ndikon në sendërtimin e vlerave kombëtare, si bazë e interesave kombëtare, si fillesë e zgjidhjeve strategjike të zhvillimit e sigurisë kombëtare etj. Në shumë kahe, në epokën Skënderbegiane burojnë rrënjët historike të vetëdijes shqiptare dhe konceptet moderne të mbijetesës, produkt i vijimësisë së mendësie strategjike. Themelimi për së pari, i vetëdijes së identitetit, hapësirës dhe kohës, në kornizën e kësaj përvoje politike ushtarake, është sine qua non, kushti i ekzistencës brenda historisë dhe mundësisë për të kontribuar në përvojën e njerëzimit. Tashmë me ndihmesën e dhënë dhe njohuritë e reja në fushën e gjeopolitikës, na duket se ndjejmë më shumë siguri për të analizuar dimensionin hapësinor të marrëdhënieve ndërkombëtare; më drejtpërdrejt- për vlerën dhe peshën reale të pozitës gjeografike e gjeopolitike të vendit tonë - Shqipërisë, më saktë "ku ndodhet dhe çfarë vlerash ka Shqipëria gjeografikisht e gjeopolitikisht". Sigurisht për të dhënë përgjigje më bindëse e racionale problemeve tona, natyrshëm vëmendja dhe interesi drejtohet në Ballkanin Perëndimor apo Evropën Juglindore, ku gjejnë një 16


Prof. Dr. Pajtim RIBAJ Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita...

kombinacion të dukshëm elementët më të domosdoshëm të disiplinës së gjeopolitikës. Dhe, çdo studiuesi të historisë dhe gjeopolitikës ballkanike vështirë se nuk i ka mbetur në mendje thënia e Otto von Bismark se Ballkani "nuk vlente as sa eshtrat e një grenadieri të vetëm pomeranian". Megjithatë pas pak dekadash Ballkani do shërbente si shkëndija e luftës më të përgjakshme që do përfshinte në vorbullën e saj gjithë botën, vetë Gjermania do të ishte një ndër iniciatorët e saj kryesor dhe humbësja e madhe e saj; kurse gati 100 vjet pas shprehjes së sipërcituar të Bismarkut, forcat aleate të NATO-s do bënin dy ndërhyrje vendimtare për të ruajtur e garantuar paqe në rajon, megjithëse falë teknologjisë ushtarakë dëmet në njerëz, në dy ndërhyrjet e fundit ishin mjaft të minimizuara. Vetëm pak dekada me parë situata e sotme gjeopolitike në Ballkan ishte e parealizueshme për më skeptikët, ndërsa për më optimistët, e largët. Për shumë vite rajoni i Ballkanit ka qenë i ndarë mes faktit të ekzistuarit vetëm si pjesë fizike periferike e hartës së Evropës, (pra 'në Evropë po jo pjesë e saj') dhe vokacionit të saj për të qenë pjesë integrale e entitetit historik, kulturor, gjeografik, të cilit i ka përkitur gjithmonë, por që si pasojë e së shkuarës së dhimbshme të shënuar nga pushtime të shumta e të gjata, luftëra, sakrifica, e përpjekje për të mbijetuar, pse jo edhe rrethanave gjeografike, ka përjetuar një realitet të ndryshëm. Në këtë kah, studimet modeste na drejtojnë e motivojnë në analiza më racionale për gjeopolitikën e hapësirës shqiptare duke përfshirë faktorë dhe vektorë të rëndësishëm të kësaj hapësire; pesha e faktorit gjeografik apo epërsia e të qenit transit të vendit tonë, aksesi dhe vlerat e pasurive natyrore, pesha e gjeohidrisë dhe e gjeopetrolit shqiptar, rëndësia e korridoreve dhe prioritetet 17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e infrastrukturës, vlera të faktorëve religjioz, historik e kulturor etj. Trajtesa mundëson ndihmesë në analizën e gjithanshme të vektorëve të gjeopolitikës shqiptare si: integrimin euroatlantik si themel në studimin e hapësirës shqiptare, mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare, pavarësia e Kosovës si faktor përcaktues në konsolidimin e hapësirës së gjeopolitikës shqiptare e deri trajtesa dhe analiza për vektorë të tjerë të gjeopolitikës shqiptare si emigracioni, ngujimet kulturore e historike, diaspora etj. Dhe të gjitha këto, të shoqëruara me parashikime apo skenarë nga më pozitivët si zgjidhje të problemit kombëtar,si p.sh. projekti i Mbrothësisë Shqiptare i propozuar nga A. Xhaferi, etj, e deri te skenarë ndarës në rajon dhe impakti mbi gjeopolitikën e hapësirës shqiptare, përgatitja e hipotezave në dobi të promovimit të politikave dhe strategjive nga vendimmarrësit, do të jenë njëherazi sfidë dhe kontribut i kësaj reviste etj. Edhe për ne është detyrë, që nën rrëmujën e historisë, të përpiqemi të shohim rregullin, të identifikojmë prirjet kryesoregjeopolitike, teknologjike, kulturore, ushtarake, mjedisore, të përcaktojmë ngjarjet më kryesore që mund të ndodhin në rajon dhe në fund të fundit, të perceptojmë, deri të pa-imagjinuarën: luftën e ardhshme globale dhe nevojën e prodhimit të elektricitetit me bazë hapësinore. Kuptohet, siç na bëjnë me dije mendjet e ndritura, në gjeopolitikë ka një masë kyç, e njohur si "laku i gabimit". Dhe laku i gabimit edhe për ne kushtëzohet nga rreziqet dhe kërcënimet ndaj kombit tonë dhe madhësia e fuqisë që zotërojmë, etj. Të nderuar kolegë, Studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare është tërheqës dhe i larmishëm. Është tërheqës sepse ndryshon në mënyrë të vazhdueshme dhe përfshin disa nga çështjet më kritike të 18


Prof. Dr. Pajtim RIBAJ Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita...

politikës. Është i larmishëm sepse fusha e studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare përfshin gjithë botën. Dhe për këtë jemi të ndërgjegjshëm se kemi pa-plotësi, e cila, siç thotë Ferdinad Brauder, zbulon para syve tanë nevojën për ëndrra të përkëdhelura: përfshirja e madhe e shkencave humane në shpjegimin e botës, dialogu i nevojshëm i disiplinave që dinë më shumë, historia, gjeografia, shkenca politike, sociologjia, ekonomia. Gjeopolitika di ende pak, në të vërtetë shumë pak. Por mbi të gjitha ajo do, e si rrjedhojë kupton; gjithashtu ajo është e mirë-pozicionuar për të tentuar edhe njëherë eksperiencën e pa arritur të dialogut të shkencave humane. Ajo, është e domosdoshme, nëse do të duam të shohim. Ne duhet të shohim më qartë, të shohim ku jemi dhe ku po shkojmë. Nëse do e krahasonim eksperiencën apo gjendjen tonë kombëtare me një njeri që i dhembin sytë nga errësira apo nga mungesa e vazhdueshme e dritës, ajo që është më e rëndësishme, nëse do të donim të ecnim përpara të sigurt, është që të kuptojmë se nga na vjen drita dhe ku bie hija. Në momente të caktuara, duket sikur mbi kokat tona ka vetëm re dimri, por jam i sigurt se në zemra tona ka një pranverë shpërthyese, e cila do të na orientojë drejt kthjelltësisë. Është një kohë e mrekullueshme të jesh bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i këtij ekipi të mrekullueshëm, njëherazi një studiues i kësaj disipline shkencore; dhe studiues unë nënkuptoj që nga bordi këshillimor, bordi drejtues, redaksia dhe penat e reja përfaqësuese në këtë botim. Gëzuar e urime dhe u mbledhshim në përvjetorin tjetër, që korrespondon me 100 vjetorin e Pavarësisë, i cili do të na gjejë më të arrirë dhe më të pjekur. Faleminderit 19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Prof.Dr. Lisien BASHKURTI President of the Albanian Diplomatic Academy

European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis The new stage of cooperation between EU-Mediterranean started upon the initiative of the President of France, Nicolas Sarkozy on 07February 2007. President of France, Sarkozy proclaimed this initiative as the main objective of foreign policy of his Country. Mr. Sarkozy’s initiative was widely supported by the EU member states establishing the common goal “Union for Mediterranean”.Intheframeof“Union”thereare10directives.Comparedto Barcelona Declaration the “Union” intended also to contribute in solution of Israeli-Palestine conflict, to adopt to Islam policy, to avoid negative attitudes toward Mediterranean from some EU member states, to increase competitive capacityagainstChinaandIndia,toaddressproperlyillegalemigrationtoward EU and to promote the enlargement process of EU to Mediterranean region by better cooperation with the League of Arabic Nations

20


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

Introduction European Union - Mediterranean relations and current crisis is a complicated subject to be discussed in such a limited time and within the frame of this session. This is because each component of this matter has its own challenges as well as their relations itself are full of problems. Some problems are inherited from the past some others are actually created in these two geopolitical close areas. It is extremely difficult also to give clear definitions for what is going to happen actually in the EU, in Mediterranean Region and in their co-operation process without having a look on history of these two regions. It seems to be even more unclear what will take place in those areas in the times to come. Both, the EU and Mediterranean are in troubles. The EU inside is facing several institutional, political, economic, financial and enlargement challenges. On the other side, Mediterranean Region is involved in democratic revolutions, actually very chaotic and unclear

21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

for the near future. Therefore partnership in crisis between EU-Mediterranean looks like a delicate flower in storm. 1. Mediterranean Region 1.1.Geography Mediterranean is a Region with very rich geography, history, politics, economy and geo-strategy. The Region is among Europe, Asia and Africa and includes areas wet by Mediterranean Sea. This is the region with different names: Latins, Greeks, Jews and Arabic peoples named Mediterranean Sea or Mediterranean Region in different names, but in very similar meanings: Mediterraneos, Mesogeios, Mare Nostrum, Mare Internum, Il Mare Ossidentale, Hayyam Hattikohn, or al-Bahr al-Abyad al-Mutaeassit. Those names mean more or less the same. Mediterranean Region has been surrounded by old and very rich civilization, which influence prevailed history, way of life and people’s cultures. Mediterranean Sea and Region and its old civilization, economic areas, international waters, three main Canals or Waterways and Irelands scattered throughout the Mediterranean Sea gathered 21 states which share the same beach. 1.2.History The history of Mediterranean people knows the beginning almost 5 thousands years ago, leaving behind Faraone, Greek, Roman and Byzantine cultures as well as Arabic civilization. They are all still present in that huge area creating complexity of interests and diversity of cultures, sometimes in harmony, sometimes overlapped and some times crashed with each others. The Colonial period of history found the Middle East and 22


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

Mediterranean mostly under Ottoman Empire. Because of that, the independence movement of Arabic and other Mediterranean peoples started during the collapse of Ottoman Empire and later on. After the Second World Wars several regional organizations are operating in that area and Africa, such as the League of Arab Nations, OPEK, Organizations of African Unity and Organization of Islamic Conference. These organizations have been actors of developing multilateral diplomacy in Mediterranean, Middle East and Africa. During the Cold War the Mediterranean Region was part of bipolar world. Both, former Soviet Union, the USA and their allies tried to focus their attention to that area mostly during the Arabic-Israeli conflict in 1967, especially after Helsinki Process, in 1975. The first international legal instrument signed and ratified by West and East Blocs during the Cold War was Helsinki Final Act, where the Mediterranean Region was involved as the part of two Cold War Blocs legal engagements. It was included under the Chapter “Questions relating to Security in Mediterranean”. It contents: · Conscious of the geographical, historical, cultural, economic and political aspects of their relationship with the nonparticipating Mediterranean States. · Convinced that security in Europe is to be considered in the broader context of world security and is closely linked with security in the Mediterranean area as a whole. · Believing that the strengthening of security and the intensification of co-operation in Europe would stimulate positive processes in the Mediterranean region, and expressing their intention to contribute towards peace, security and justice in the region. · Recognizing the importance of their mutual economic 23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

relations with the nonparticipating Mediterranean States, and conscious of their common interest in the further development of co-operation. · Noting with appreciation the interest expressed by the non- participating Mediterranean States in the Conference since its inception, and having duly taken their contributions into account…!(1) The Helsinki Final Act on the Chapter 6, points out the international goal and objectives toward Mediterranean which intended: · to promote the development of good-neighborly relations with the non-participating Mediterranean States in conformity with the purposes and principles of the Charter of the United Nations. · to seek, by further improving their relations with the non-participating Mediterranean States, to increase mutual confidence, so as to promote security and stability in the Mediterranean area as a whole. · to encourage with the non-participating Mediterranean States the development of mutually beneficial co-operation in the various fields of economic activity. · to contribute to a diversified development of the economies of the non-participating Mediterranean countries, whilst taking due account of their national development objectives. · to intensify their efforts and their co-operation on a bilateral and multilateral basis with the non-participating Mediterranean States directed towards the improvement of the environment of the Mediterranean, especially the safeguarding of the biological resources and ecological balance 24


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

of the sea. · to promote further contacts and co-operation with the non-participating Mediterranean States in other relevant fields. (2) These goals and objectives guided West and East Blocs policy toward Mediterranean Region until the end of the Cold War. As a matter of fact mostly these goals and objectives remained on paper. Just a few steps were taken and very modest achievements were reached. Mediterranean Region despite of Helsinki Final Act objectives, especially Middle East and North Africa remained unstable politically, poor economically, backward technologically and underdeveloped socially and culturally. That was the overall situation in the most Mediterranean Countries in Middle East and North Africa when Berlin Wall felt dawn and a new era began after the Cold War. 2. Euro-Mediterranean partnership Euro-Mediterranean process got its directives by European Council in Lisbon in the year 1992. It continues further in Corfu in the year 1994 upon the proposals of European Commission. These two events made by main EU institutions, Council and Commission prepared the necessary framework for building Euro-Mediterranean relations. 2.1. Barcelona Conference This process was formalized in Barcelona Conference on 27-28 November 1995. There were 15 EU member states and 12 Mediterranean states participating in that event. At the end “EU-Mediterranean Partnership Declaration” was singed by all participants.(3) 25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

The Declaration promoted cooperation in three main fields: · In the political and security fields intending to create peace and stability in the Region; · In the economic and finance fields intending to allow the establishment of an area with common prosperity; · In social cultural and humanitarian field intending the development of human resources and to promote understanding among cultural diversity and the exchange between of civil societies from both sides;(4) Barcelona Declaration was followed by several meetings among Foreign Ministers,who carried out a lot of activities and annual Ministerial Meetings in relevant fields of partnership. In accordance to the goals and objectives of the Declaration, an Euro-Mediterranean Development Agency-EMDA was established as a financial instrument. In 2005, “Year of Mediterranean” was celebrated between two areas. (5) 2.2. Union for Mediterranean The new stage of cooperation between EU-Mediterranean started upon the initiative of the President of France, Nicolas Sarkozy on 07February 2007. President of France, Sarkozy proclaimed this initiative as the main objective of foreign policy of his Country. Mr. Sarkozy’s initiative was widely supported by the EU member states establishing the common goal “Union for Mediterranean”. In the frame of “Union” there are 10 directives. Compared to Barcelona Declaration the “Union” intended also to contribute in solution of IsraeliPalestine conflict, to adopt to Islam policy, to avoid negative 26


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

attitudes toward Mediterranean from some EU member states, to increase competitive capacity against China and India, to address properly illegal emigration toward EU and to promote the enlargement process of EU to Mediterranean region by better cooperation with the League of Arabic Nations.(6) 3. Current Crisis It was a big difference between political dynamics in Eastern Europe compared to the Mediterranean Region after the Cold War. The Cold War repercussions were over very fast in Eastern Europe, but very slow in the Middle East and North Africa. In these huge parts of Mediterranean actually PostCold War phenomenon and crisis were taking place. But in this complexity there are four main serious challenges shocking entire international community and mostly Euro-Mediterranean area: The First, “the Arab spring democratic revolutions”; we know its beginning, but none of us is able to foresee in the near future the dynamic on the ground, political trends within each of the countries, the kind of opposition leadership that is to take initiative, internal, regional and international impacts and so forth. We know from history what Klemmens Von Metternich said almost two centuries ago: “…if a national, liberal, popular revolution were crushed in one place, another will spring up elsewhere.” (7) The Second, Israeli-Palestine continuing conflict; despite the long run of bilateral and multilateral diplomacy from Dayton to Oslo and so far. The dispute between the two parties remains unresolved. Recently, Israel Prime Minister Benjamin Netanyahu expressed into US Joint Congress his readiness to 27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

make a painful concession to Palestine people in order to be recognized by Palestine Authority.(8) But, on the other side, Palestine unclear coalition between two political organizations has complains and demands toward Israelis. This Israeli-Palestine vicious circle with no way out under the shadow of latest political dynamics on the Region will make the compromise far from being possible in the near future. The Third, relates to terrorist organizations, groups or individuals that are still operating in that Area; these terrorist structures using chaotic situation on several countries in Mediterranean are becoming more serious threat to international community and to democracy in the world. Despite the death of former leader of Al Qaeda, Osama Bin Laden, there are still several indications that lead us to the conclusion terrorism remains long run threat and risk for peace and security all over the world. Evenmore, there are crisis experts and crisis agencies that embrace the idea that after the death of Bin Laden and the on going chaotic explosive situation in Mediterranean the war against terror will be much more sophisticated. The Forth, Middle East is still the area of violation of international law, such as Treaty on the Non Proliferation of Nuclear Weapons;(9) The individual initiative taken by Iran to violate international legal binding treaties for nuclear weapons is till in the centre of international community dispute. It is a well-known tough and long term debate between Iran and international community in order for Iran leadership to be convinced to give up the hidden efforts to transform nuclear energy programme into the military nuclear weapons. This nuclear military effort by Iran authorities is a real serious threat to peace and security not only in the Re28


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

gion, but in the entire world. 4. Recommendations The four above-mentioned challenges in Mediterranean are mixed and inter-linked to each other geographically, politically, geopolitically, strategically and economically. It is extremely difficult to clarify the lines among them and especially now, during the ‘spring revolutions’ in the Middle East and North Africa. It is quite clear for all of us that situation to come in that area is going to be very uncertain. It means that crisis should be considered in its complexity, for the entire Euro-Mediterranean Region and in the long run; The EU is focused more and more in inside economic challenges, facing financial crisis in Greece, Ireland, Portugal and Spain. This crisis has increased skepticism on euro-zone perspective, euro-internal market functioning, international competitive capacity of EU market, enlargement strategy to the Western Balkans and on the immigration policy for Mediterranean Countries during current crisis. This EU internal priority economic agenda needs to be better balanced with the problems in the Mediterranean crisis areas. In substance these are market failures, but the response toward those failures can not be a one side approach. Recently, in his speech to the Parliament of London, President Obama said: “Market failures can go global, and go viral, and demand international responses”. (10) This is very realistic approach. Economic crisis can not be addressed in a globalized market by regional approaches. The EU partial inside engagement needs to have broader approach, including more and more involvement of the EU in Mediter29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ranean area. The Mediterranean needs EU serious commitment. This is because the crisis, generally speaking, should be addressed by an EU opening approach, in the area where the crisis was born and not by strengthening internal drastic measures. -Related to the crisis between EU and Mediterranean Region there is a tendency by the EU to marginalize the crisis by freezing all fields of cooperation, applying indirect sanctions, focusing in several Countries and using only some military and diplomatic mechanisms. I think this tendency of marginalization the crisis areas is counter-productive. The reference to the history gives us a lot of examples that the marginalization with all of its forms and shapes is not real and sufficient crisis resolution mechanism. It only isolates and postpones the problems, but does not solve them. As a matter of fact the consequence of marginalization put the people of those Countries to suffer from both sides: from the EU frozen relations on one side and from authoritarian repressive regimes on the other. And the most negative impact of marginalization crisis policy followed by EU or at least by some member states makes this positive democratic process in Mediterranean, in Middle East and North Africa to slow dawn or even worst to be temporarily reversible. -The lack of unification of foreign and security policy within the EU toward the Mediterranean crisis areas is going to bring very negative impact to address that crisis. There is very limited EU commitment politically and diplomatically to help resolution in the Mediterranean crisis area. It is true that EU is soft power in term of foreign and security policy, but it does not mean that EU is weak power in case of crisis management in Mediterranean Region. It is time 30


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

for EU to demonstrate its complex capacity to help, support and develop their partners in crisis. There are only few EU states, mostly some European Old Powers traditionally linked with Mediterranean Countries which are trying to be deeply involved in crisis resolution. The lack of the EU unification attitude toward the crisis in the Middle East and North Africa is lucky attitude only for dictators, authoritarian regimes and fanatic political forces in the crisis area. These diabolic factors are masters-mind to use, misuse and abuse the lack of EU unification foreign and security policy toward crisis. -The crisis in the Mediterranean, Middle East and North Africa does not carry passport. It means the crisis sooner or later will come over the Continent, if there is not strong and unified commitment and contribution to Mediterranean by the EU, not only in foreign and security policy, but also in very broader and general supportive policy. Now it is time for solidarity. Tomorrow will be too late. The inspiration for democracy moved to Mediterranean from the West liberalism, including the EU. The inspiration is prerequisite for democracy, but it is not enough. In addition to that the democracy can not be in accordance with nationalistic feelings and xenophobia attitudes and religious fanatics taking place to some political circles within the EU member states. It destroys the image of the EU in the Mediterranean people and discourages democratic forces in their societies. To all of us exists an old proverb: A friend in need is a friend indeed. -The democratizations get its cost. The cost of democratization of Mediterranean Region, first of all, should be shared between EU and Mediterranean Countries in the economic, social and immigration fields. So far, we are not realizing any 31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

concrete steps to be taken on this way. The EU should be more friendly to the Mediterranean area crisis actually and not to dissappoint Mediterranean peoples and their dreams toward democracy. The solidarity and social values which are so admirable unique within the EU philosophy need to be shared despite the sacrifice of the EU with the peoples of Mediterranean to whom Europe and its people shared almost everything from ancient history till modern time. Let them share also together the current challenges in order to have the better future together.

32


Prof.Dr. Lisien Bashkurti European Union – Mediterranean Relations and Current Crisis

References 1. Helsinki Final Act, Chapter 6, “Question relating to Security in Mediterranean”; 2. Helsinki Final Act, Chapter 6; 3. Barcelona Declaration, Barcelona Conference on 27-28 November 1995; 4. Euro-Mediterranean Development Agency-EMDA; 5. Barcelona Conference on 27-28 November 1995; 6. Nicolas Sarkozy in February, 7, 2007 “Union for Mediterranean”, February, 7, 2007; 7. Klemmens Von Meternich, quoted by J. B. Duroselle, Germany, Europe and the History of its Peoples, Germany, 1990, page 317; 8. B. Netanyahu, May 24, 2011 US Joint Congress; 9. NPT, singed 1968; 10. B. Obama, “The Time for Our Leadership is Now” Speech to the Parliament in London, May, 25, 2011;

33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ergys Llanaj MA Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar Duke komentuar nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes vendeve të interesuara, më 9 shtator të vitit 2002 në Bari, Nënpresidentja e Komisionit Evropian dhe Komisionere për Energjinë e Infrastrukturën e këtij Komisioni, Zonja Loyola de Palacio, deklaronte në Bruksel se ndërtimi i Korridorit VIII, bashkë me nëntë korridoret e tjera, "ishte me rëndësi kruciale për të krijuar shtyllën vertebrore të kontinentit evropian". "Korridori VIII", shtoi ajo, "do të kontribuojë pozitivisht për stabilizimin e Ballkanit, për zgjerimin e ardhshëm të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit të saj me Ballkanin".

Fjalë kyçe kyçe: Krimi i organizuar, globalizimi, siguria ndërkombëtare, trafik, Ballkan

34


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

Hyrje Koncepti më i vjetër shumëkombësh i krimit të organizuar (1998) përkthyer në mënyrë zyrtare në një dokument që ka fuqinë e të drejtës ndërkombëtare, është përkufizimi i organizatës kriminale në Veprimin e Përbashkët të miratuar në nivelin e BE-së. "Organizata kriminale nënkupton1: 1. Një shoqatë të strukturuar, 2. të krijuar për një periudhë të dhënë kohore, 3. me pjesëmarrjen e një ose më shumë personave që operon në mënyrë të bashkërenduar, 4. me qëllim kryerjen e veprave penale të cilat ndëshkohen me heqje lirie ose urdhër izolimi, 5. për të paktën 4 vjet, ose me një dënim edhe me të rëndë, 6. kur këto vepra përbëjnë qëllim në vetvete, ose mjet për arritjen e përfitimeve materiale, ose sipas rastit, për të influencuar në mënyrë të padrejtë, autoritetet publike operative. 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Sidoqoftë, edhe pse ai ishte miratuar në formën e Veprimit të Përbashkët, asnjëherë nuk u ratifikua nga asnjë prej Vendeve anëtare të BE-së. Këshilli i Evropës në Rekomandimin e tij Rec (2001)112 miratoi një përkufizim të ngjashëm të grupit të krimit të organizuar, pa e reduktuar fushën e tij të veprimit tek veprat e ndaluara ndërkombëtare. Konventa mbi Krimin e Organizuar Ndërkufitar e Kombeve të Bashkuara (UNTOC)3 mund të konsiderohet si përpjekja më e rëndësishme deri më sot, për të arritur një koncept të pranuar globalisht për krimin e organizuar. Kjo konventë ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2003. UNTOC zbatohet për krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe pengimin e drejtësisë, por me kusht që vepra penale të ketë natyrë ndërkombëtare dhe të përfshijë një grup të organizuar kriminal, sipas përkufizimit të dhënë në konventë. Sipas nenit 2 të kësaj konvente: (a) "Grupi i organizuar kriminal" nënkupton një grup të strukturuar, i cili ka ekzistuar për një periudhë kohe të caktuar, i përbërë nga një ose më shumë persona, të cilët veprojnë në harmoni me njëri-tjetrin, me qëllim që të kryejnë një ose më shumë krime, ose vepra penale serioze, të përcaktuara si të tilla, në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente, me qëllim që të sigurojnë, në mënyrë direkt, ose indirekte, përfitime financiare ose materiale. (b) "Krimi rëndë" nënkupton atë akt që përbën një vepër penale të ndëshkueshme e me një dënim maksimal të heqjes së lirisë, për të paktën katër vjetësh ose me një dënim më të rëndë. c) Grup i strukturuar" nënkupton një grup që nuk krijohet rastësisht për kryerjen e menjëhershme të një vepre penale, dhe që nuk nevojitet të ketë të përcaktuar rolet e anëtarëve të tij, vazhdimësinë e anëtarësimit në të, ose të ketë një strukturë të 36


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

zhvilluar. Përgjigjet që iu dhanë pyetësorit tregojnë se të gjitha zonat e projektit e kanë inkuadruar një përkufizim të tillë të krimit të organizuar dhe të grupit të krimit të organizuar në legjislacionet e tyre penale. Prapëseprapë, parandalimi dhe kontrolli i krimit të organizuar mbetet një koncept evaziv, i ndërtuar mbi bazën e një perceptimi mbi formën më kërcënuese të krimit për shoqërinë dhe që ndikohet nga interesa të ndryshme politike dhe institucionale. Ai ndodh në një kontekst dinamik i cili ofron mundësi të reja për krimin e organizuar dhe kërkon një lloj përshtatjeje si për kriminelët, ashtu edhe për agjencitë e zbatimit të ligjit. Ai plazmohet nga konteksti ekonomik, shoqëror dhe politik në të cilin vepron, ku ekzistojnë marrëdhënie të ndërlikuara midis grupeve të krimit të organizuar, shtetit dhe shoqërisë. Për të përkufizuar një organizate si "organizatë kriminale" duhet të përmbush kriteret e mëposhtme: Kriteret e detyrueshme : 1. Bashkëpunimi i tre ose me shumë personave. 2. Për një periudhë të zgjatur ose të pacaktuar kohe. 3. Të dyshuar, ose të dënuar për kryerjen e një vepre të rëndë penale. 4. Me synimin për të arritur fitime dhe/ose pushtet. Kriteret fakultative: 5. Secili anëtar ka një rol, ose një detyrë të veçantë. 6. Përdor një formë të caktuar të disiplinës së brendshme. 7. Përdor dhunën ose metoda të tjera të frikësimit. 8. Ushtron ndikim mbi politikën, median, administratën publike, organet e zbatimit të ligjit, administrimin e drejtësisë, apo mbi ekonominë duke përdorur korrupsionin, ose mjete të 37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

tjera 9. Përdor struktura tregtare, apo të ngjashme me biznesin. 10. Përfshihet në pastrim parash. 11. Vepron në nivel ndërkombëtar. Përveç karakteristikave minimale (ose 'kritereve të detyrueshme' nga 1 tek 4 ), të paktën dy nga 'kriteret fakultative' duhet të plotësohen, për ta kualifikuar një grup kriminal, ose një krim, si krim të organizuar. Kjo metodë ka avantazhin që personat juridikë, dhe profesionistët që janë të angazhuar në forma të reja ose të rënda të krimit të organizuar, apo krimit ekonomik, duhet gjithashtu të përfshihen. Tregjet kryesore kriminale të cilat janë të përbashkëta për shumicën e vendeve të Ballkanit janë : 1. Trafiku i drogave. 2. Trafikimi i qenieve njerëzore. 3. Migracioni i paligjshëm, 4. Krimi ekonomik: si evazioni fiskal, mashtrimi, kontrabanda (kryesisht e cigareve/duhanit), pastrimi i parave. Ambienti qeveritar dhe ekonomik aktualisht në Ballkan Natyra e institucioneve shtetërore dhe politike duket se janë faktorë përcaktues për krimin e organizuar. Tema të përgjithshme në lidhje me politikën dhe qeverisjen janë decentralizimi i pushtetit dhe ndryshimi i rolit të shtetit. Këto ndryshime janë shkaktuar nga mbarimi i Luftës së Ftohtë, nga kërcënimet e reja, siç janë konfliktet ndëretnike dhe ndër-shtetërore, terrorizmi ndërkombëtar, liberalizimi i tregut, decentralizimi dhe globalizimi, lëvizja e ulët e personave dhe e mallrave si dhe një rol gjithnjë e më i madh i aktorëve jo-shtetërore, të tillë si strukturat qeverisëse mbikombëtare (BE, Gjykata 38


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë, dhe institucione të tjera ndërkombëtare), korporatat shumëkombëshe si dhe pushteti dhe influenca në rritje e kompanive të sigurimit. Menjëherë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe 7 korrikut 20054, masat kundër terrorizmit kanë përfshirë edhe forcimin e kuadrit ligjor ndërkombëtar për kontrollin e krimit të organizuar. Traktatet tashmë ekzistuese janë rifreskuar dhe janë miratuar traktate të reja, të tilla si Konventa, vendime, direktiva, rekomandime, ose protokolle të BE-së, Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara, siç janë për shembull ato në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit apo krimit të organizuar, të trafikimit të qenieve njerëzore, të krimit kibernetik". Në vitet e fundit, organizma të rinj evropiane janë krijuar, të tillë si Europol-i, Eurojust, që janë përqendruar gjithnjë e më shumë tek çështjet e zbatimit të ligjit në Ballkan, apo dhe organizma të ngjashëm në rajon, si Qendra SEC5 etj. Ballkani ka tiparet e veta të veçanta, që reflektohen tek sfidat e politikës dhe qeverisjes, të tilla si lufta në vendet e ishJugosllavisë, sanksionet ndërkombëtare kundër Serbisë, rënia e shtetit shqiptar gjatë viteve 90, shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi në qershor të vitit 2006, si dhe diskutimet që ende nuk kanë mbaruar, lidhur me statusin e Kosovës. Kufijtë dhe shtetet e reja, që u krijuan në vitet 90, kërkonin institucione të reja. Përpjekjet e përafrimit, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, ashtu edhe në drejtim të miratimit të kuadrit të ri ligjor dhe në reformimin e të drejtës së vjetër, i cenoi edhe më tej kapacitetet institucionale dhe buxhetin publik, prej kohësh të dobëta dhe të dëmtuara nga lufta. Për ato vende, që ishin të suksesshme në drejtim të përafrimit, vështirësia qëndronte në ekzekutimin e instrumenteve të reja, e përzier 39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kjo edhe me mungesën e pajisjeve teknike për zbatimin e tyre. Ka debate që theksojnë se vendndodhja e këtij rajoni në mesin e shteteve të BE-së e bën edhe më delikate situatën në rajon, çka kërkon një angazhim edhe më të madh të politikës së BEsë në këtë rajon" Hapësirat e reja për mashtrime, krime financiare, falsifikime dhe forma të tjera të krimit ekonomik pohojnë mundësi shumë herë më të mëdha fitimi, duke pasur rreziqe shumë herë më të vogla, duke u mbështetur në një dallim të turbullt ndërmjet ekonomisë së ligjshme dhe aktiviteteve financiare. Në Ballkan, mashtrimet në fushën e taksave dhe të doganave dhe mashtrimet në fushën e privatizimeve mendohet se kanë më shumë rëndësi se sa krimi i organizuar tradicional. Kjo ndodh për faktin se impakti i krimit ekonomik ndjehet më shumë nga vete këto shtete, se sa përtej kufijve. Dallimi ndërmjet sipërmarrjeve të ligjshme, të cilat përdorin mënyra të paligjshme për të kryer bizneset e tyre dhe ri-investimi i të ardhurave nga krimi, në atë që mund të duken aktivitete ekonomike të ligjshme në njërën anë dhe grupeve të krimit të organizuar, të krijuara posaçërisht për kryerjen e krimeve ekonomike, por që drejtohen në mënyrë të ngjashme me kompanitë, në anën tjetër, nuk është shumë i qartë. Ri-investimi i të ardhurave nga krimi në ekonominë e ligjshme shoqërohet me korrupsion dhe ngre shqetësime serioze lidhur me besimin e publikut tek institucionet qeverisëse. Pa qenë nevoja të përballeshin me asnjë prej sfidave të përbashkëta për shtetet, të cilat pohonin mundësi unike për krimin e organizuar për të infiltruar strukturat qeveritare dhe të biznesit, kriminelët përfitonin nga avantazhet konkurruese që ishin rrënjosur tek lidhjet rajonale të ngushta dhe të shtrira në kohë, shërbimet e sigurimit, publike dhe private, policia kufitare dhe doganat6. Shoqëritë në Ballkan vazhdojnë ta perceptojnë 40


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

korrupsionin si një prej problemeve madhore. Me globalizimin e tregtisë së ligjshme, po globalizohet edhe tregtia në tregjet kriminale klasike, të tilla si trafiku i drogës, armëve, automjeteve, cigareve, si dhe tregtia e mallrave të tjera jo tradicionale, kërkesa e madhe e tregut për këto mallra e ka bëre që edhe këto grupe të ristrukturohen të bëhen ndër rajonale,duke përfshirë të tërë tregun ballkanas,kërkesa e madhe për këto mallra ilegalë dhe me kosto më të ulët i ka bërë grupet e krimit të organizuar më të kërkuara në treg. Në kushtet e asimetrive në zhvillimin njerëzor - faktorët nxitës të migracionit-qeniet njerëzore po bëhet një mall gjithnjë e më i vlefshëm, që kontrabandohet, trafikohet dhe shfrytëzohet për punë, ose për seks. Një pjesë e madhe e kapaciteteve ekonomike prodhuese u shkatërruan gjatë luftës, ose u shpërfillën në mënyrë të rëndë gjatë viteve 90, duke humbur tregjet ndërkombëtare, që ato dikur u shërbenin. "Dekada e humbur" ka vënë një theks më të madh tek tregtia e mallrave, si të ligjshme, ashtu edhe të paligjshme, duke e rritur në mënyrë të ndjeshme koston e tregtisë lokale7. Rritja e tarifave të kontrabandimit dhe të trafikimit kanë ndjekur të njëjtat tendenca, duke ofruar një terren të përshtatshëm për krimin e organizuar, i cili duket se është kthyer në një prej mekanizmave për shpërndarjen e paligjshme të pasurisë kombëtare në rajon,kërkesat e mëdha të tregut me rritjen e doganave i ka bërë me fluide këto grupe, arsyeja është tepër e qartë çmimi i ulët i ofruar në treg nga këto organizata dhe kërkesa e madhe për këto mallra. Ndryshimi i të drejtave pronësore nëpërmjet privatizimit, përbën një tjetër element kyç për krimin ekonomik, pasi mendohet se zhveshja dhe falimentimi i ndërmarrjeve shtetërore, për të ulur çmimin e tyre gjatë shitjes duket se ka shkaktuar humbjen më të madhe të 41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

besimit të publikut tek institucionet qeveritare8. Bashkë me humbjen e të ardhurave publike nga evazioni fiskal dhe doganor, mashtrimi me tenderët dhe mashtrimet në fushën e privatizimit janë një prej shqetësimeve kryesore për disa prej shteteve në Ballkan edhe pse politikanët thonë që nuk është i vërtetë ky fakt por që duket qartë me privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore me shuma qesharake në krahasim me koston e tregut. Globalizimi dhe asimetritë ekonomike Janë të pashmangshme në rrafshin global dhe ndihen edhe në Ballkan . Dinamikat e kërkesës dhe ofertës ndikojnë njësoj si mbi tregun e ligjshëm, ashtu edhe mbi tregun e paligjshëm, dhe të dyja tregjet shfaqin sjellje të ngjashme me biznesin, kur hasin mundësi të mira për fitime. Procesi i globalizimit ekonomik ndryshon konditat jo vetëm për aktivitetet e ligjshme, por edhe për aktivitetet e paligjshme. Globalizimi mund t'i theksojë më shumë asimetritë, të cilat dyshohet se gjenerojnë krimin (kanë natyrë krimogjenike). Duke iu referuar indeksit të zhvillimit njerëzor të Raportit të vitit 2010, të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) 9, në Europë gjenden 15 nga 20 shtetet më të zhvilluara të globit. Por, të gjitha vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë bëjnë pjesë në fashën e mesme të zhvillimit njerëzor. Vetëm Kroacia përfshihet në vendet me indeks të lartë të zhvillimit njerëzor (HDI), megjithëse diferenca me vendet e tjera fqinje nuk është shumë e lartë. Dhuna dhe frikësimi vazhdojnë të përdoren si 'modus operandi' tipik por gjithnjë e më shumë në një mënyrë më të kalkuluar dhe të kujdesshme. Frikësimi dhe dhuna kundër viktimave janë element i pandashëm i grabitjes, shantazhit dhe gjobëvënies10. Këto janë gjithashtu metoda tepër të përhapura në tregun e 42


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

drogës, si një mjet për zgjidhjen e pretendimeve ndërmjet grupeve rivale. Dhuna përdoret për të shtrënguar disiplinën brenda vetë grupit të krimit të organizuar, ose kundër grupeve konkurruese. Sipas të dhënave, grupet shqiptare janë ndër më të dhunshmet në këtë drejtim, megjithëse shpërthime të dhunshme janë vërejtur edhe në Bosnje Hercegovinë. Në lidhje me trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e individëve, dhuna ka qenë metoda kryesore për të garantuar "bashkëpunimin" me viktimat. Megjithatë, prirjet e fundit sugjerojnë se dhuna mund të tërheqë vëmendjen e padëshiruar të organeve të zbatimit të ligjit dhe të " Dëmtojë biznesin", duke i shtyrë kriminelët të gjejnë metoda alternative për të garantuar bashkëpunimin e viktimave, të tilla si presionet psikologjike kundër familjarëve të tyre, që ato i kanë lënë prapa në vendin e tyre, martesa të detyruara, ofrimi i një pagese modeste dhe e kushteve të mira për jetesë, praktikohen nga trafikantët në Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë. Sidoqoftë, është vënë re një tendencë në rritje e ndikimit politik dhe ekonomik, kryesisht nëpërmjet korrupsionit. Në shumë nga këto vende, dëshmitarët në rastet e krimit të organizuar dhe sidomos nëse ata janë bashkëpunëtorë të drejtësisë mendohet se janë të rrezikuar. Ballkani është pjesërisht mbrapa vendeve të tjera evropiane, në zbatimin e programeve të mira për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke u përballur kryesisht me kufizime të natyrës financiare. Praktika maskuese është bërë një 'modus operandi' i rëndësishëm i përdorur nga grupet e krimit të organizuar, për t'u mbrojtur nga organet e zbatimit të ligjit dhe për të ruajtur pozitën e tyre në tregjet evropiane kundër konkurrentëve të tyre. Ato janë një prej arsyeve kryesore të zgjatjes dhe tërësisë së ndërlikuar të hetimeve mbi krimin e organizuar. Praktikat 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

maskuese më të zakonshme kanë për qëllim mbrojtjen e komunikimeve ndërmjet kriminelëve, të cilët përdorin gjerësisht, telefonat celularë me kartë të ndërrueshme SIM, sikurse dhe mjete të tjera komunikimi të zëvendësueshme, të cilat i ndryshojnë shpesh, si dhe mesazhe gojore ose të shkruara, kodimin e të dhënave, etj. Në kontekstin e Ballkanit , hendeku ndërmjet krimit të organizuar, i cili zotëron kapacitete financiare, për të investuar në teknologjinë e komunikimit dhe të vëzhgimit dhe agjencive të zbatimit të ligjit, të cilat kanë kufizime buxhetore, është tepër i madh11. Fatmirësisht, në disa raste kriminelët kanë kaq shumë besim në vetvete dhe kaq pak e ndjejnë rrezikun e zbulimit, saqë ata caktojnë takime dhe e kryejnë "biznesin" në publik, për shembull, kalimi i paligjshëm të kufirit nga emigrantët. Një pasojë e kësaj është edhe lëvizja e lire po ashtu edhe globalizimi vete. Maskimi mbrojtës kundër autoriteteve publike mund të përfshijë kundër-survejimin, ryshfetin, krijimin e rrjeteve strategjike, blerjen e informacionit, ose survejimin e autoriteteve hetimore. Metoda ofensive nuk përbën praktikë në këto vende, por mund të përfshijë gjurmimin aktiv të nëpunësve civilë dhe të përfaqësuesve të gjyqësorit, presionin mbi ata ose mbi familjet e tyre, krijimin e kushteve për shantazh ndaj tyre si dhe metoda të tjera, të cilat janë vërejtur shumë rrallë, mbështeten në të dhëna sporadike, dhe për të cilat ose ka pasur shumë pak, ose aspak raste të hetimit publik, apo dënimit12. Duke pasur parasysh pozitën e rëndësishme që krimi ekonomik dhe pastrimi i parave ka për të gjitha llojet e krimit, përdorimi i strukturave ligjore komerciale nga grupet e krimit të organizuar, është shumë i përhapur dhe realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me një ose më shumë punonjës të brendshëm të 44


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

këtyre strukturave (zyrtare të bankës, ose të zyrave të regjistrimit, etj.) nëpërmjet blerjes ose investimit tek strukturat e ligjshme, ose nëpërmjet krijimit të kompanive fiktive. Një faktor tjetër, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në luftimin e pastrimit të parave është ekonomia e mbështetur në 'cash' (para në dorë). Pavarësisht modernizimit të sistemeve bankare në këtë rajon, një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike dhe e transaksioneve financiare ende bëhen me para në dorë. Kjo e bën çdo hetim financiar, një sfidë të vërtetë. Sektorë të tillë, si sektori i pasurive të patundshme, shitblerjes së makinave, industrisë së argëtimit, industrisë së basteve dhe të seksit, firmat e sigurimit, firmat ndërtuese, stacionet e benzinës, transporti, kompanitë e import/eksportit, bankat dhe mundësitë e majme për privatizim, preferohen nga grupet e krimit të organizuar, meqenëse këto janë biznese që mbështetën fuqimisht në 'cash' (para në dorë). Duke qenë se grupet e krimit të organizuar, bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara dhe profesioniste. Çdo sektor është i përshtatshëm, duke filluar nga zotërimi i aksioneve në kompanitë e huaja, krijimi ose pjesëmarrja në zotërimet financiare, si dhe investimi dhe huadhënia për një kompani, me qëllim blerjen e saj). Privatizimi i sigurisë është shpesh i rëndësishëm për sigurinë dhe besimin e publikut tek qeveria dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Privatizimi i sigurisë në rajon, në fillim të viteve 90, pasqyron një prirje globale, sipas së cilës rolet e sigurimit, të cilat tradicionalisht ishin ekskluzivisht domene të shtetit, gradualisht filluan të delegohen tek aktorë privatë. Një nënkulturë veçanërisht e paqëndrueshme në kuptimin e krimit të organizuar e ka burimin pikërisht tek lidhja ndërmjet kriminelëve dhe shërbimeve të sigurimit, të cilat u vendosën gjatë luftërave të viteve 90. Një numër faktorësh krijoi një kërkesë për sigurim 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

privat në Ballkan gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, duke përfshirë, nivelet e larta të krimit dhe korrupsionin publik, standarde të dobëta të policimit, shoqëruar me heqjen e mbrojtjes shtetërore mbi pronën e sapo-privatizuar. E gjitha kjo shkaktoi rritjen e fuqishme të sektorit privat të sigurimit. Në vitet e tij të hershme, kjo industri ishte e parregulluar dhe shfaqte problemet e vërejtura edhe në sektorët e tjerë ekonomikë që vinin nga një ekonomi e centralizuar dhe e komanduar. Disa pjesë të kësaj industrie u lidhën ngushtë me elemente të krimit të organizuar sikurse në rrethana të caktuara u lidhën ngushtë me politikat e nacionalizmit ekstrem. Risitë që solli globalizimi për grupet e krimit të organizuar Koncepti i vjetër i grupeve të krimit të organizuar, të organizuara në mënyrë të prerë dhe hierarkike, duke u influencuar nga globalizimi i ka lënë vendin një koncepti të ri, të grupeve të krimit të organizuar me përbërje shumetnike, në formën e sipërmarrjeve, me struktura të zhvilluara dhe me rrjete fluide, që përdorin mjete të shpejta dhe të sigurta komunikimi, duke e bërë akoma më të vështirë, detyrën e identifikimit dhe analizimit të krimit të organizuar 13. Lidhja rastësore ose, akoma më shumë, ngatërrimi i konceptit të krimit të organizuar me terrorizmin e shton edhe më tej konfuzionin, duke shkaktuar ndonjëherë lidhjen e gabuar të terrorizmit me metodat e veçanta që e financojnë, ose e drejtojnë atë. Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë apriori koncepte të ndara. Krimi i organizuar ka si qëllim primar arritjen e përfitimit material ose financiar, ndërkohë që terrorizmi përdor dhunën pa kriter, për të ndryshuar rendin kushtetues ose ligjor të 46


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

vendosur, si edhe politikat. Shumica e grupeve dhe e rrjeteve kriminale në Ballkan janë përfshirë në mashtrime dhe forma të tjera të krimit ekonomik, prodhimin dhe trafikun e drogave dhe kontrabandën, ose trafikimin e qenieve njerëzore, por nuk janë të përfshira në aktivitete që kanë drejtpërdrejtë lidhje me terrorizmin14. Sidoqoftë, ekzistojnë disa ngjashmëri ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke qenë se terrorizmi ka prirje të puqet me krimin e organizuar. Në këtë kontekst, ka arsye të mjaftueshme për të diskutuar për marrëdhënien ndërmjet krimit të organizuar dhe krimit ekonomik dhe terrorizmit mbarëbotëror, që mendohet se është veçanërisht e vërtetë për Al-Kaedën. Meqenëse terroristët kanë nevojë për mjete për të kryer sulmet e tyre. Aftësia për të prodhuar, dhe për të lëvruar financat për të gjetur armë, për të rekrutuar dhe trajnuar kuadrot si dhe për të komunikuar, sidomos nëpërmjet Internetit, është esenciale për ata. Disa grupe terroriste e financojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet kultivimit të drogës dhe migracionit të paligjshëm, kurse të tjera grupe terroriste kanë operuar në formën e rrjeteve të decentralizuara, të cilat dikur gjenin dhe lëvronin para nëpërmjet kanaleve formale dhe burimeve të tjera të ligjshme, të tilla si biznese private dhe organizata bamirësie, ndërsa sot përdorin forma akoma më të vështira për t'u zbuluar siç janë përdorimi i korrierëve të parave, ose i sistemeve alternative të së ardhurave, që shpesh cilësohen me emrin "Banka të Nëndheshme". Në disa raste kemi edhe ndërveprim të terrorizmit me rrjetet e krimit të organizuar. Grupet terroriste si PKK, KADEK, Al-Kaeda përdorin organizatat kriminale për pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, dhe trafikun e armëve. Grupet terroriste nga paratë e nxjerra nga kultivimi i lëndëve narkotike, duke 47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përdorur bankat e nëndheshme pasi i kanë pastruar ato i përdorin për blerjen e armëve, rekrutimin dhe arsimimin e qelizave pranë celulave të tyre. Pra mund të themi qe krimi i organizuar është ura kyçe për financat e grupeve terroriste15. Grupet e krimit të organizuar u fuqizuan, pasi ata shfrytëzuan avantazhin e mundësive të reja dhe kapën tregje të reja, duke shfrytëzuar struktura tregtare, për të operuar në botën e biznesit të ligjshëm dhe duke përdorur teknologjitë moderne të komunikimit, për të ruajtur dhe për të zgjeruar kontaktet e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke lidhur aleanca me grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar ato janë bërë më të rrezikshme duke u bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare, më të pakapshme dhe fleksibël. Gjithsesi, përcaktimi i numrit të grupeve dhe rasteve të krimit të organizuar, parashtron vështirësi të mëdha. Mungesa e të dhënave të hollësishme mbi grupet e krimit të organizuar në vendet e Ballkanit i ka rrënjët tek fakti se shumica e vendeve ende nuk i mbledhin dhe nuk i raportojnë në mënyrë sistematike të dhënat mbi krimin e organizuar. Si rrjedhojë, sistemet inteligjente për mbledhjen e të dhënave lidhur me krimin e organizuar ndryshojnë shumë nga njëri vend në tjetrin. Në përgjithësi, duket se grupet e krimit të organizuar si organizata kriminale shumë-funksionale, të strukturuara në mënyrë etnike, homogjene dhe hierarkike janë duke ndryshuar në grupe shumetnike, të mirë-strukturuara dhe homogjene. Grupet e krimit të organizuar më me influencë janë grupe të përbërë nga vendasit, me lidhje të fuqishme në rajon dhe në disa raste edhe me shtete të BE-së. Përveç grupeve shqiptare të krimit të organizuar ( të cilat megjithatë, pasi e kanë forcuar rolin e tyre si "ofrues të shërbimeve kriminale" duke u futur në rrjete bashkëpunimi me 48


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

kombësi të tjera të Evropës Juglindore dhe pasi kanë marrë në zotërim shumë prej tregjeve kriminale, janë duke i deleguar gjithnjë e më shumë disa aktivitete kriminale, tek grupe të caktuara), ka më tepër grupime të gjera dhe organizata të stilit të mafies. Ka të dhëna se shumë prej grupeve të krimit të organizuar kanë në përbërje shumë etni/kombësi dhe në shumë shtete janë vënë re grupe të krimit të organizuar, autoktone dhe jo-autoktone të cilat karakterizohen si "fluide", "të rrafshta", "të strukturuara në formë celulash", dhe "të ngjashme me rrjetin" Grupet e krimit të organizuar janë duke angazhuar gjithnjë e më shumë profesioniste, të tillë si juristë, financierë, ekspertë të shërbimit financiar dhe "specialistë" të tjerë, për aktivitetet e tyre. Gjithsesi, emëruesi i përbashkët për të gjitha grupet apo rrjetet e krimit të organizuar në Ballkan mbetet kryesisht pastrimi i parave dhe një shkallë e caktuar korrupsioni (nga nivele të ulëta tek nivele të larta), që lidh strukturat e ligjshme me ato të paligjshme. Grupet e spikatura tipike të krimit të organizuar përbëhen nga vendas, për shkak të mentalitetit të njëjtë, dhe të marrëdhënieve klanore nëpër të gjithë Ballkanin dominojnë grupet me kombësi shqiptare të cilat bashkëveprojnë kryesisht me grupet turke të krimit të organizuar dhe shpesh me ndërmjetësimin e grupeve egjiptiane, edhe me kartelën e Azisë dhe të Amerikës së Jugut. Disa grupe kanë përveç anëtarëve vendas edhe të huaj, kryesisht italiane. Sipas një informacioni të marrë nga Ministria e Rendit Shqiptar, në vitin 2010 janë hetuar nga 40 deri në 80 grupe të krimit të organizuar, (deri në 20 grupe për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike, deri në 20 grupe për trafikim qeniesh njerëzore, deri në 13 grupe për kontrabandë personash, nuk 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

është paraqitur asnjë shifër lidhur me pastrimin e parave, krimin ekonomik dhe korrupsionin). Përmasat e grupeve të krimit të organizuar mendohet të jenë nga 3 deri në 5 persona, (për trafikimin e qenieve njerëzore) dhe nga 3 deri në 20 persona (për trafikimin e drogave të paligjshme). Grupet e krimit të organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina mendohet se nuk kanë një mbizotërim të caktuar etnik por në përgjithësi ato veprojnë në bashkëpunim kryesisht me grupe radikale islamike. Megjithëse, ka një numër tepër të madh rastesh, në të cilat autorët janë përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin ekonomik (sidomos në evazion fiskal, falsifikim të parave, korrupsion dhe pastrim parash), Grupet Kroate të krimit të organizuara janë kryesisht të përbërë nga vendas, dhe në pjesën më të madhe, të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës (2010 nga 393 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në 94 raste janë evidentuar grupe të krimit të organizuar). Supozohet se grupet Kroate të krimit të organizuar, të cilat në pjesën më të madhe nuk kanë strukturë hierarkike, dominojnë vetëm në tregjet e ri-shitjes dhe shpesh mbajnë kontakte të ngushta me grupet e krimit të organizuar, shqiptare, ruse dhe italiane. "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë" në një raport për BE-në ka raportuar për vitin 2010 në total 20 grupe të krimit të organizuar, të përbëra zakonisht nga 5 deri në 30 kriminelë të moshës deri në 55 vjeç shumica prej të cilëve kanë kombësi maqedonase . Përveç dy grupeve të regjistruara në fushën e kontrabandës së emigrantëve, nuk është dhënë asnjë informacion tjetër lidhur me fushat e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, në të cilat janë përfshirë 18 grupet e tjera të krimit të organizuar. Duke iu referuar shifrave për veprat penale, 50


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

mendohet se këto grupet duhet të jenë përfshirë kryesisht në trafikun e drogës, falsifikimin e parave dhe në kontrabandën e personave dhe të mallrave. Si struktura, ashtu edhe përbërja e grupeve të krimit të organizuar nuk janë fort të shtrënguara, lidhjet formohen në familje, ose në marrëdhënie të tjera të ngushta, por gjithsesi, stereotipi i grupit të krimit të organizuar, mono-etnik dhe familjar, është kapërcyer dhe është vërejtur angazhimi edhe i një numri kriminelësh nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Mali i Zi në një raport të paraqitur në BE për krimin e organizuar për vitin 2010 në total 14 procedime kundër 58 kriminelëve, të cilët kanë kryer si grupe të krimit të organizuar, 85 krime, kryesisht mashtrime (22 raste), kontrabandë (10 raste), droga të paligjshme (10 raste), abuzimi me postin zyrtar (10 raste), pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje, ose posedim të eksplozivëve (nga 7 raste për secilën), krime ekonomike (6 raste), trafikim të qenieve njerëzore (3 raste) si dhe pastrim parash (2 raste). Ndërkohë nuk janë paraqitur akuza lidhur me kontrabandën e personave, korrupsionin dhe krimin kibernetik. Konkluzione Ka gjasa, që përmasat e krimit të organizuar që është zbuluar, (që nuk përfshin shifrat e errëta të krimit), përbëjnë vetëm majën e ajsbergut. Kështu, kuptimi i këtij fenomeni mbështetet gjerësisht në politikat e krimit dhe në prioritetet e zbatimit të ligjit, të cilat kushtëzohen nga kërcënimet që perceptohen në një kohë të caktuar. Bashkëpunimi ndërkombëtar i dobët ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit, është veçanërisht i tillë në Ballkan për momentin . Përgjithësisht, duhet nënvizuar fakti se në Ballkan dhe në Evropë ka shumë grupe të krimit të organizuar, të cilat dallohen nga origjina, përmasat, sfera e 51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

aktivitetit dhe disa parametra të tjerë. Krimi i organizuar është në pjesën më të madhe i padukshëm dhe shpesh ka lidhje me biznesin e ligjshëm. Ashtu si edhe në pjesë të tjera të Evropës, edhe në Ballkan, krimi i organizuar i shtrin rrjetet e tij duke përfshirë lloje të reja krimesh dhe kufij të rinj, ai kryen aktivitete kriminale të shumëllojshme, duke i kryqëzuar aktivitetet me rrezik të lartë, me aktivitete me rrezik të ulët dhe duke krijuar marrëdhënie ndërkombëtare, fleksibël të cilat mund të përshtaten lehtësisht dhe t'u përgjigjen kërkesave, sfidave dhe strategjive të reja të zbatimit të ligjit. Vetë globalizimi kërkesa e tregut për të mira materiale apo për mallra që duke i futur ato në mënyrë ilegale, tarifën e kanë më të ulet kur kërkesa e tregut është tepër e lartë i bën këto grupe më fluide dhe të kërkuara. Si pasojë globale edhe strukturat e tyre ka ndryshuar tashmë, ato janë të organizuara jo më me një etni por shumetnike, nuk veprojnë vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nuk kryejnë vetëm krime nacionale por edhe transnacionale. Ndoshta ndodhemi përballë globalizimit të krimit dhe shndërrimit të tij në një faktor të rëndësishëm në sferën e sigurisë ndërkombëtare. Kjo është një erë e re jo vetëm për marrëdhëniet mes shtetkombeve, por edhe për transformimin e krimit të organizuar global.

52


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

Referenca 1.A) KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, jandarma okular komutanligi ders kitapi, faqe 1-9 J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 ANKARA. B) "Këto kritere janë të njëjta me ato që janë përdorur që prej vitit 1997, në BE (ENF0POL, 35, Rev 2, 6204/97) për hartimin e raportit të përvitshëm të BEse, mbi Gjendjen e Krimit të Organizuar, të përgatitur nga Europoli, gjatë këtyre 10 vjetëve për pasojë "Udhëzimet Analitike" të Europolit dhe rregullat për shkëmbimin e informacionit (si për shembull sistemi 4x4x3, për vlerësimin dhe klasifikimin e burimeve, informacionit dhe trajtimin e tij janë përdorur edhe në Seminaret e Trajnimit të Projektit OCTOPUS 2. Rekomandimi (2001) 11 I Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve anëtare lidhur me parimet udhërrëfyese kundër krimit të organizuar, miratuar nga Komiteti i Ministrave, më datë 19.09.2001, në mbledhjen e 765-të të zëvendësministrave. 3. A) Shih, Konventa mbi Krimin e Organizuar Ndërkufitar e Kombeve të Bashkuara (UNTOC) B) Këshilli i Evropës mbi bazën e Nenit K3 që parashikonte

53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

penalizmin e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale në Vendet Anëtare të Bashkimit Evropian.Veprimi i Përbashkët 98/733/JHA (Justice and Home Affairs-Punët e brendshme dhe Drejtësia) i datës 21 dhjetor 1998. 3. Shih për shembull Rekomandimin e Këshillit të Evropës, Nr R (86) 8 mbi politikat kundër krimit në Evropë në një kohë ndryshimesh. 4. Shih rezolutën 1373 të Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, e cila e përkufizon terrorizmin si më poshtë: "Do te quhet terrorizëm çdo veprim që bëhet me qëllim shkaktimin e vdekjes, ose të dëmtimeve fizike tek qytetarët, ose tek palët jo-ndër luftuese, me qëllim frikësimin e popullsisë ose detyrimin e qeverisë apo të një organizate ndërkombëtare për të kryer, ose për të mos kryer një veprim të caktuar". 5. Shih Korrupsioni, Kontrabanda dhe Krimi i Organizuar në Evropën Juglindore (2009) dhe Transporti, Kontrabanda dhe Krimi i Organizuar (2010), Qendra për Studime Demokratike. Zhvillimi i Sistemeve të Besueshme dhe Funksionuese të Policive dhe Nxitja e Luftës kundër Aktiviteteve Kryesore Kriminale dhe i Bashkëpunimit Policor , 6. KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, jandarma okular komutanligi ders kitapi, faqe 3-3 J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 -ANKARA. 7. 1.KACAKCILIK VE ORGANIZE SUCLARLA MUCADELE, jandarma okular komutanligi ders kitapi, faqe 3-7 J.Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 ANKARA. 8. Nota nga Konferenca per Luftimin e Krimit te Organizuar Mars 2009 BIOEM Ankara /Turqi. 7. Shih: www.coe.int/economiccrime 8. Raporti i Këshillit të Evropëspër Gjendjen e Krimit të Organizuar i vitit 2009, Fokusi tek kërcënimi i krimit ekonomik, dhjetor 2009. 9. Burimet PNUD 2010 për pozicionimin në zhvillimin njerëzor (bazuar në arsimin, pritshmërinë për jetëgjatësinë, dhe të ardhurat kombëtare bruto sipas fuqisë blerëse për frymë), OA -Libri Botëror i Fakteve 2010, për popullsinë në korrik 2010 (përafrime.) dhe Prodhimi Kombëtar Bruto për frymë (PPP) në 2010(përafrime.); Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për Vitin 2010; Qendra ndërkombëtare për Studime mbi Burgjet lidhur me popullsinë e burgjeve, të vitit 2010;

54


Ergys LLANAJ Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar

10. Dodge,K.A., C.L., 620, Loeber ,R.,26 Kriminoloji ders kitabi 3-31 .Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2006 -ANKARA. 11.2005-2006 Kacakcilik ve Organize Suclarla Mucadele ders Kitabi, faqe 2-23 Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2005 -ANKARA. 12.2009-2010 Kacakcilik ve Organize Suclarla Mucadele ders Kitabi ,faqe 2-18 Gn. K.ligi Basimevi Mudurlugu 2007 -ANKARA. 13.ADLER,MUELLER, LAUFER , Criminology , McGRAW-HILL, NEW YORK, 4TH Ed., 2001. 14.DEMIRBAS, Timur KRIMINOLOJI,fq 23,24,25,26 Shtëpia botuese Seckin Yayinevi, 2001 15. Krimi i Organizuar në Evropë, Konceptet, Skemat dhe Politikat e Kontrollit në Bashkimin Evropian dhe Përtej tij, C. Fijnaut dhe L Paoh,2004.

55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Mimoza Xharo MA Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe diplomaci

Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar Në këtë mjedis të ri, kufijtë gjeografikë dhe juridikë po ndërthuren, po dalin në pah dallime midis inteligjencës tradicionale dhe operacioneve, asaj strategjike dhe taktike, kufijtë midis inteligjencës së brendshme dhe të jashtme po zbehen, ndryshime në përkufizime të inteligjencës dhe informacionit, analistëve dhe grumbulluesve, konsumatorëve, sektorit privat dhe publik, dhe konkurrentët dhe aleatet po ndryshojnë. Thjesht dallimi midis inteligjencës dhe çështjeve që më parë nuk i përkisnin inteligjencës mund të përballen me një sfidë të madhe. Fjalë kyçe kyçe: Inteligjenca, burimet natyrore, teknologjia, ndryshimet demografike, qeverisje kombëtare dhe ndërkombëtare

56


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

Hyrje Jetojmë në një botë dinamike me rritje të kompleksitetit të ndryshimeve. Globalizimi, rritja e numrit të aktorëve të pavarur, avancimet në teknologji, kanë rritur ndjeshëm ndërveprimin global, ndërvarësitë dhe kompleksitetin, duke krijuar kështu lidhje më të mëdha drejt gjërave të pasigurta, një risk sistematik dhe një të ardhme më pak të parashikueshme. Këto ndryshime kanë sjellë reduktim të paralajmërimeve dhe kanë kompresuar disi ciklin e inteligjencës. Gjithsesi ky ambient i ri përveç se ofron oportunitete për avancime teknologjike dhe rritje ekonomike, përbën gjithashtu dhe një sfidë unike të kërcënimit. Në këtë ambient çelësi i një avantazhi strategjik është aftësia për të parandaluar dhe adaptuar me këto ndryshime komplekse. Kalimi nga aktorë tradicionalë në modele të reja kërcënimi bën që inteligjenca të jetë më e integruar për t’u përballur me këto kërcënime. Shumë aktorë dhe tendenca po konturojnë 57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ambientin global, në të cilin komuniteti i inteligjencës duhet të operojë. Globalizmi në rritje që reflektohet në rritjen e rrjedhës së informacionit, rritjes së kapitaleve, shkëmbimeve, teknologjisë, shërbimeve dhe popullsisë në të gjithë botën konturon një megatrend, i cili do të reflektojë natyrshëm në arkitekturën e trendeve në botën e 2020 1 Ndryshime demografike dhe shoqërore, rritje e integrimit ekonomik, zhvillime të shpejta teknologjike, rritje e kërkesave për energji e burime, ndryshime të gjera gjeopolitike, forma të ndryshme qeverisje, çdo një nga këta faktorë prodhon ndryshime unike dhe sfida; faktorët ndërveprojnë dhe përforcojnë shpesh efektet e ndryshimeve dhe krijojnë një seri komplekse dhe të paparashikueshme kërcënimesh dhe rreziqesh, të cilat kalojnë kufij gjeografikë dhe kufij organizativ. Rrjete globale informacioni, finance, tregtie, transporti dhe popullsie, ndikojnë në rritjen e kërcënimeve. Kjo infrastrukturë në zhvillim dhe rritje është target për t’u shfrytëzuar dhe shkatërruar nga kundërshtarë shtetërorë apo jo shtetërorë2. Në këtë kontekst sigurie fokus ngelet parandalimi i akteve terroriste duke adresuar në kohë rrënjët e ekstremizmave të çdo lloj natyre: fetare, ideologjike, nacionaliste etj. Duhen ndjekur zhvillimet ekonomike që u mundësojnë individëve apo grup individësh apo shtete të kenë akses në armë e dëmtimit në masë. Shërbimet e inteligjencës u duhet të parandalojnë shfrytëzimin e këtyre dobësive në fushën e sigurisë nga kundërshtarët. Atyre u duhet të monitorojnë dinamikat ekonomike, politike ,ushtarake ideologjike të fuqive rajonale për të mundësuar parandalimin.3 Përveç këtyre zhvillimeve, bëhen pjesë e misioneve të institucioneve të inteligjencës edhe monitorimi i kërcënimeve të një natyre tjetër si sëmundje epidemike, surpriza shkencore dhe teknologjike, çështje të mjedisit, kërcënime ndaj tregtisë 58


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

globale, krimi transnacional, kërcënime kibernetike. Inteligjencës i duhet të bashkëpunojë më partnerë të rinj, duke ruajtur ndërkohë konfidencialitetin. Problematikat e vjetra marrin dimensione të reja : operacione informative në fushën kibernetike, përgjigje asimetrike politike apo ushtarake, dhe trafiqe të paligjshme4. Pra inteligjencës i duhet të operojë në një mjedis që është më sensitiv në kohë, të konkurojë në një kontekst më të gjerë publik, të ngritur nga media globale. Në këtë mjedis të ri strategjik inteligjencës i duhet të ngrejë kapacitete bashkëpunuese dhe të mundësojë reagim më të shpejtë ndaj një kërcënimi apo rreziku. Implikimet për komunitetin e inteligjencës Në këtë mjedis të ri, kufijtë gjeografikë dhe juridikë po ndërthuren, po dalin në pah dallime midis inteligjencës tradicionale dhe operacioneve, asaj strategjike dhe taktike, kufijtë midis inteligjencës së brendshme dhe të jashtme po zbehen, ndryshime në përkufizime të inteligjencës dhe informacionit, analistëve dhe grumbulluesve, konsumatorëve, sektorit privat dhe publik, dhe konkurrentët dhe aleatet po ndryshojnë. Thjesht dallimi midis inteligjencës dhe çështjeve që më parë nuk i përkisnin inteligjencës mund të përballen me një sfidë të madhe. Pikërisht në këtë mjedis që ndryshon me shpejtësi marramendëse, po me të njëjtën shpejtësi i duhet edhe inteligjencës të ndryshojë. Implikimet janë tashmë evidente kështu prsh në fushën e kundër-inteligjencës ka kundërshtarë të rinj, ndërkohë që duhet bashkëpunim, duhet gjithashtu ngritja e një mjedisi të mbrojtur shkëmbimi që sfidojnë rregullat e paracaktuara të sigurisë së informacionit. “Për grumbullimin sfida do shtrihet përtej shfrytëzimit të një burimi të përcaktuar, duhen 59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sinkronizuar platforma dhe burime. Penetrimi i thellë dhe i vazhdueshëm mbetet çështje kyçe për grumbullimin..Po ndryshojnë konsumatorët dhe pritshmërisë së tyre5” Konsumatori tipik i produktit të inteligjencës në 2015 prsh do të jetë një gjeneratë e re shtetesh vendimmarrëse, që janë komfort me ndryshimet teknologjike dhe jo shumë familjarë me inteligjencën si një burim i privilegjuar. Përdorues të tillë do presin nga inteligjenca një mbështetje interaktive dhe do duan të trajtohen si partnerë bashkërisht si një burim dhe përdorues i inteligjencës. Do duhej ndoshta të konfigurohej në të ardhmen një ndërmarrje inteligjence globale për të përmbushur kërkesat e reja strategjike. Komuniteti i inteligjencës centrike ekzistuese do duhet të evoluojë në një ndërmarrje të madhe globale e bazuar në një mjedis bashkëpunues shërbimesh përtej kufijsh6. Shërbimeve do t’u duhet të shkëmbejnë e bashkëpunojnë përtej spektrit ekzistues duke përfshirë zhvillime teknologjie shkëmbimi informacioni, trajnime e standarde të përbashkëta, vizione e misione të njëjta. Faktorët që ndikojnë dhe implikojnë misionin dhe metodat tradicionale të inteligjencës · · · · · ·

Ndryshimet demografike; Burimet natyrore dhe ambienti; Zhvillimet ekonomike dhe globalizimi i tregjeve Zhvillimet në fushën e shkencës dhe teknologjisë; Qeverisjet kombëtare dhe ndërkombëtare; Tendencat për konflikte të reja të natyrave të reja..

Të gjithë këta faktorë krijojnë një pamje të integruar të një botë të pas 2015, rreth së cilës edhe komuniteti i inteligjencës do duhet të bëjë projektime për t’i paraprirë këtij mjedisi të ri sigurie. 60


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

1. Ndryshimet demografike Këto ndryshime përfshijnë rritje të popullsisë, urbanizimit, migracionit dhe çështjeve të shëndetit. “Bota në 2015 do të popullohet nga rreth 7.2 bilion njerëz nga 6.1 bilion në vitin 2000. Më shumë se 95 % e rritjes do jetë në vendet e zhvilluara. Në 2015 India psh do ketë rritje deri në 1.1 bilion - 1.2 bilion banorë,Pakistani nga 140 milion mund të shkojë deri në 200 milionë .”7etj. Vende të tjera përfshi Rusinë dhe disa vende të Afrikës do shikojnë rënie të popullsisë. Popullsia mund të pësojë rënie edhe në Japoni dhe në disa vende të Evropës Qendrore si Gjermania, Franca, Italia. Sipas ekspertëve popullsia e Gjermanisë do të zbresë nga 82 milion në 80 milion. Përveç kësaj, faktori që do shoqërojë këto vende është edhe plakja e popullsisë ç’ka do kërkojë më shumë shpenzime buxhetore për shëndetin e tyre. 1.1. Lëvizjet e popullsisë Në 2015 më shumë se gjysma e popullsisë së botës do jetë popullsi urbane, ç’ka vjen nga lëvizje të popullsisë drejt zonave urbane. “Numri i popullsisë që banon në qytete të mëdha që është aktualisht rreth 10 milion do dublohet në më shumë se 400 milion banorë. Kjo do përfshijë Mexico city, Lagos, Kairo, Karachi, Mumbai, Kalkuta, Dhaka, Pekin, Shangai, dhe Tokio”....Dhaka, Bangladesh, psh ka pasur 400,000 banorë në 1950; sot ka 12.5 milionë dhe do ketë 17.3 milionë në 2015…8" Urbanizimi do mund t’iu sigurojë shumë vendeve oportunitetin për të patur revolucion informacioni dhe zhvillime të tjera në fushën e teknologjisë. Por kjo rritje shpërthyese e 61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

popullsisë do të sjellë padyshim probleme mjedisore dhe reduktim resursesh natyrore, ç’ka do testojë në këtë mënyre kapacitetet e qeverive për t’u përballur me këto sfida, për të përmbushur nevojat e qytetarëve të tyre. 1.2. Migrimi Përveç rritjes së urbanizimit, imbalanca demografike midis vendeve të industrializuara dhe zhvilluara, konflikte ndërshtetërore dhe civile, do të sjellin migrim ndërkombëtar. Migrimi në rritje do sjellë mundësi dhe sfida si: “Për vendet nga ku migrohet migracioni do t’i lehtësojë ato nga pesha e papunësisë por do rezultojë njëkohësisht në humbjen e punonjësve të kualifikuar kryesish në Afrikën sub sahariane, në jug dhe lindje të Azisë dhe Rusisë…9" Për vendet pritëse imigracioni do sjellë ndryshime demografike, vitalitete ekonomik, por do sjellë gjithashtu sfida të integrimit social politik mjaft komplekse. 1.3. Migracioni i paligjshëm Një çështje tjetër që do kërkojë bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar midis agjencive të inteligjencës dhe atyre të zbatimit të ligjit është migracioni i paligjshëm, i cili “do njohë rritje kryesisht në SHBA, Evropë dhe në vende të tjera të zhvilluara si Azi, Afrikë, dhe Amerikën Latine.10. Emigrantët e paligjshëm aktualisht përfshijnë 1/3 e të ardhurve rishtazi në këto vende. 1.4. Trafiqe njerëzore Sanksionet e vendosura apo fregullat e përcaktuara do t’i detyrojnë njerëzit për të realizuar ëndrrat e tyre për të lëvizur 62


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

drejt këtyre vendeve t’u drejtohen rrugëve të trafikut. Pavarësisht kontrolleve strikte Gjermania prsh mbetet një nga vendet target e emigrantëve të paligjshëm11. Edhe në këtë pikë bashkëpunimi në shkallë ndërkombëtare është i domosdoshëm. 1.5. Trafik i grave dhe fëmijëve Një formë tjetër e migracionit të paligjshëm është trafiku te gratë dhe fëmijët, për qëllime shfrytëzimi seksual dhe prostitucion dhe si krahë pune”Aktualisht kjo figurë krimi njihet sot si aktiviteti kriminal më përfitues pas trafikut të drogës.”.CIA vlerëson se vetëm në 1997 janë trafikuar rreth 700,000 gra e fëmijë në kufij ndërkombëtarë. Sipas disa statistikave të organizatave jo qeveritare numri është më i lartë12. SHBA vlerëson se çdo vit kjo lloj industrie fiton të paktën rreth $4 miliardë vetëm nga trafiku i grave dhe fëmijëve. Shërbimet e inteligjencës vlerësojnë se trafiku i grave dhe fëmijëve do vazhdojë edhe në nivele më të larta pasi ka përfitim të lartë , rreziqe të vogla dhe dënime të rralla trafikantësh. Edhe në këtë pikë agjensitë e zbatimit të ligjit nuk mund të përballen të vetme pa bashkëpunuar me ato të inteligjencës. 1.6. Shëndeti Duke parë çështjet shëndetësore në rang global, në vendet e zhvilluara do ketë progres versus një numri të madh sëmundjesh epidemike. Vendet e zhvilluara, në kontrast me këtë, do t’u duhet të përballen me një gamë të gjerë sëmundjesh infektive dhe do kenë pak kapacitete për tu përballur me to.13. Numri i të prekurve me tuberkuloz, malarje, 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

hepatit dhe veçanërisht SIDA do vazhdojnë të rriten ndjeshëm. SIDA dhe Tuberkulozi përllogaritin pothuaj gjysmën e vdekjeve në vendet më të zhvilluara14. SIDA do jetë problemi kryesor kryesisht në Afrikë, ku vlerësohet të gjenerojë në mbi 40 milion jetimë në 2015. Po kështu edhe në Indi, Azinë Juglindore, dhe shumë vende të tjera ish pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndoshta edhe Kina. 2. Burimet natyrore dhe mjedisi 2.1. Ushqimi Kur hedhim vështrimin tek faktori i tretë që është burimet natyrore dhe probleme mjedisore, ushqimi dhe stoqet në 2016 do të mund të përballojnë nevojat e popullsisë në rritje. Avancimet në shkencën agrikulturore do të luajnë një rol kyç në plotësimin e këtyre nevojave të përditshme. Por shpërndarja do mbetet një problem për disa vende. Numri i njerëzve të ushqyer keq prsh në Afrikën Sub Sahariane do të rritet në masën 20% në 15 vitet e ardhshme15. 2.2. Uji Çështja e furnizimit me ujë është më tronditëse: Në 2015 pothuaj gjysma e popullsisë së botës, më shumë se 3 bilion njerëz do jetojnë në vende që kanë probleme me rezervat e ujit kryesisht në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azinë juglindore apo Kinën veriore. Në Lindjen e Mesme dhe Afrikë rezervat e ujit janë reduktuar prsh në Izrael 33 %; Jordani 75 %; Iran 50 %; Arabi Saudite 67%; Egjipt 40 %; Etiopi/Ruanda, 60 %; dhe Afrikën Jugore 55 %.16 Ndërveprimet për dhënie marrje rezervash ujore do vazhdojnë dhe këto mund të kthehen në burime konflikti. Reduktimi i 64


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

rezervave ujore në kombinim me burime të tjera tensionesh si prsh në Lindjen e Mesme mund të agravojnë situatën. 2.3. Mjedisi Ambientalistët vlerësojnë se problemet mjedisore do zmadhohen në të ardhmen dhe ky do jetë një problem i madh. Do ketë degradim domethënës të tokave të bukës dhe emetimet e gazit në atmosferë do njohin rritje. Çështje të mjedisit do jenë problematike në shumë vende kryesisht në ato të zhvilluara dhe progresi në përballjen me to do jetë i padukshëm. Puna që po bëjnë aktualisht prsh CIA dhe BND gjermane në çështje të mjedisit reflektojnë se termi siguri kombëtare po zgjerohet ndjeshëm17. Prsh disa vite më parë në 1997 Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane prodhoi një dokument vlerësues të titulluar “The Environmental Outlook in Central and Eastern Europe.” Raporti vlerësonte kushtet e mjedisit në vendet e Evropës Qëndrore dhe lindore të cilat njihnin progres nga rënia e komunizmit por që sfida ngeleshin për të ardhmen për t’u adresuar më shumë vëmendje çështjeve mjedisore. Një çështje me interes ku do duhet të fokusohej inteligjenca është krimi mjedisor i cili është një nga krimet që sjell përfitime dhe po njeh rritje në panoramën e krimeve ndërkombëtare. Sipas disa statistikave të SHBA krimi lokal dhe ndërkombëtar fiton rreth $22-31 miliardë në vit nga derdhje plehrash apo mbetjesh kimike, trafik materialesh shpërthyese apo plasëse, trafik burimesh natyrore. Krimi i organizuar po fiton ndjeshëm nga aktivitete si riciklim materialesh të rrezikshme, skrape me importe apo eksporte të paligjshme etj. Shumë nga këto lloj eksportesh transportohen nën moton “trash-for-cash” në vende si Evropa 65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

lindore e Qëndrore, Azi dhe Afrikë.18 Grupe të mirëorganizuara kriminale në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine, Kinë dhe Azinë Jugore dhe Juglindore janë përfshirë ndjeshëm në trafiqe dhe tregtinë e forest timbër. 2.4. Energjia Në fushën e energjisë pavarësisht rritjes së kërkesave në masën 50% në shkallë botërore, burimet energjetike do jenë të mjaftueshme. Por probleme do ketë në gjeopolitikën e energjisë. Azia veçanërisht, Kina, India do shtojnë kërkesat për energji duke zëvendësuar Amerikën Veriore si rajoni kryesor që konsumon më shumë energji dhe ka më shumë kërkesa. Në 2015 vetëm 1/10 e naftës së Gjirit Persik do drejtohet drejt tregjeve perëndimore, ¾ drejt Azisë. SHBA dhe vendet perëndimore do mbështeten kryesisht në burimet e naftës në basenin e Atlantikut19. 3. Ekonomia globale Ekonomia globale do njohë zhvillime teknologjike të fuqishme, do ketë rritje të tregjeve ndërkombëtare dhe investimeve, politika makroekonomike të përmirësuara. Dinamizmi do jetë më evident në vendet në zhvillim, në dy gjigantët aziatikë Kina dhe India . Revolucioni i informacionit do ta bëjë më këmbëngulëse dhe më të dukshme varfërinë dhe do dallojë më thellë diferencat rajonale, kryesisht në disavantazh do ndodhen vende si Afrika Subsahariane, Azia Qëndore dhe vendet e Kaukazit20. 4. Shkenca dhe teknologjia Bota do njohë zhvillime të fuqishme në fushën e shkencës 66


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

dhe teknologjisë. Teknologjitë e reja do venë para sfidave të rëndësishme institucionet e inteligjencës pikërisht atyre do t’u duhet para së gjithash të bashkëpunojnë e krijojnë partneritete më të ngushta me komunitetin e shkencës. Sfidë tjetër e rëndësishme do jetë zhvillimet në teknologji, të cilat do tu duhet adaptuar e paraprirë me teknologji të reja e kapacitete të reja në përdorim nga këto institucione për të mundësuar parandalim dhe informim. Teknologjia e informacionit do të bëhet blloku kryesor për tregti ndërkombëtare dhe për të mundësuar futjen në lojë të shumë aktorëve të tjerë jo shtetërorë. Në 2015 e tutje teknologjia e informacionit do jetë zhvilluar jo vetëm në zona urbane por edhe në ato rurale nëpër botë, çka do ta vështirësojë monitorimin. Midis vendeve në zhvillim, India do mbetet në frontin kryesor të zhvillimeve të teknologjisë së informacionit, ndërkohë që Kina do dallojë në përdorimin e kësaj teknologjie.21 Tregu i internetit në Amerikën latine do njohë rritje të dukshme. Përdorimi i internetit në Evropë është rritur ndjeshëm tashmë. 4.1. Bioteknologjia Revolucioni bioteknologjik do jetë i plotë, me arritje në luftën ndaj sëmundjeve, reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Shumë nga këto zhvillime kryesisht ato në fushën e mjekësisë do të mbeten të kushtueshme dhe do bëhen të disponueshme kryesisht në perëndim dhe jo barazisht në të gjitha vendet. 4.2. Teknologji të tjera Edhe zhvillime në teknologji të tjera janë domethënëse. 67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Zhvillimet në të ashtuquajturën nanotechnology mund të ndryshojnë nga vaksinat, kompiuterat deri tek automobilat. Sfida për shërbimet e inteligjencës dhe agjensitë e zbatimit të ligjit do shtohen në monitorimin dhe interceptimin e aktiviteteve të kundërshtarit, i cili do kërkojë për teknologji të reja, do ketë rritje të konkurrencës në avancime të interesave të tyre. 5. Qeverisje kombëtare dhe ndërkombëtare Shtete kombe do të vazhdojnë të jenë aktorë dominantë në botë, megjithatë ato do vazhdojnë të përballen me teste e konfrontime. Vendimet që qeveritë do marrin në përballje me këto ndryshime do jenë faktorë konfliktesh të brendshme apo të jashtme.22 Globalizimi do komplikojë vendimmarrjen e qeverive dhe do krijojë terrene të reja për bashkëpunime. Vendet do kenë përherë e më tepër më pak kontroll mbi fluksin në rritje të informacionit kapitaleve, të mirave materiale, popullsive, teknologjive dhe sëmundjeve përtej kufijve. Aktorët jo shtetërorë të çdo lloji, përfshi edhe biznese, kompani të fuqishme, organizata jo fitimprurëse do ndryshojnë autoritetin e qeverisjeve23. Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar midis shërbimeve të inteligjencës dhe agjensive të zbatimit të ligjit do të rritet ndjeshëm, por operacionet më sensitive dhe shkëmbimi i informacionit do të vazhdojë të rritet edhe në nivele bilaterale. Organizatat transnacionale të krimit do të përbëjnë një sfidë për shtetet. Këto grupime do shfrytëzojnë informacionin edhe në fusha të ndjeshme dhe të sofistikuara. Organizata kriminale dhe rrjete të krimit të organizuar, me bazë në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore, Kinë, Kolumbi, Izrael e Japoni, Meksikë, Nigeri dhe Rusi, do ta 68


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

zgjerojnë shkallën dhe synimet e aktivitetit të tyre. Ata do vazhdojnë të korruptojë liderë në vende jo të qëndrueshme, do bashkëpunojnë me grupime kryengritëse dhe lëvizje politike për të kontrolluar zona më të gjera gjeografike24. 6. Tendencat për konflikte të reja Natyra e konfliktit në të ardhmen do ndryshojë. Rreziku për luftë konvencionale midis vendeve të zhvilluara është i ulët për 15 vitet e ardhshme. Por komuniteti ndërkombëtar do vazhdojë të përballet me mundësinë e luftërave brenda shteteve si dhe një numër konfliktesh në shkallë të brendshme. Potenciali për konflikte ndërshtetërore mund të vijë nga rivalitete në Azi, duke filluar nga Indi-Pakistan te Kinë-Tajvan si dhe mes antagonistëve në Lindjen e Mesme. Potenciali për këto konflikte do rritet, i ndikuar edhe nga shkalla e prodhimit të armëve të dëmtimit në masë, sistemeve me rreze të gjatë veprimi raketore dhe teknologji të tjera. Shumimi i armëve të dëmtimit në masë vazhdon të ndryshojë në një mënyrë të tillë që do ta bëjë të vështirë monitorimin dhe kontrollin e tyre, duke rritur rrezikun e surprizave domethënëse. Mes këtyre zhvillimeve ka më shumë të ngjarë të përdoren teknika zhgënjimi dhe refuzimi duke fshehur aktivitetin e tyre nga përpjekjet monitoruese dhe duke krijuar indikatorë që të çojnë në dështime inteligjence.25 6.1. Konfliktet e brendshme Konflikte të brendshme që vijnë nga probleme fetare, etnike, ekonomike, debate politike do të mbeten në të njëjtin nivel apo të shtohen në numër26. Konflikte të kësaj natyre do të shkaktojnë zhvendosje të brendshme, fluks emigrimesh refugjatësh dhe emergjenca 69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

humanitare. Kombeve të Bashkuara do t’u duhet të përballen me një sërë problemesh të kësaj natyre, ku shpesh do t’u duhet të bëjnë rezoluta për ndërhyrje apo menaxhim krizash. Konflikte të brendshme mund të ndodhin në shumë në Afrikën Subsahariane, Kaukazit dhe Azinë Qëndore dhe pjesë të Azisë Juglindore, Amerikës Qëndrore dhe rajoneve të Andeve.27 Në të njëjtën kohë, shtete me aftësi qeverisje të dobët, do vazhdojnë të ndeshen me probleme etnike fetare ekonomi të pazhvilluara, kufij të pambrojtur rigorozisht dhe ndoshta do shndërrohen terren i përshtatshëm për grupe terroriste, të cilat janë në kërkim të vendeve parajsë, ku mund të veprojnë lirshëm. 6.2. Kërcënime asimetrike SHBA dhe vende të tjera do vazhdojnë të përballen me kërcënime të natyrës asimetrike, në të cilat aktorë shtetërore dhe joshtetërorë do shmangin përdorimin e forcës ushtarake por do vazhdojnë të përbëjnë kërcënim.28 Mbështetja në rritje te rrjetet kompjuterike do t’i bëjë vendet e zhvilluara më atraktive ndaj këtyre kërcënimeve. Rrjetet kompjuterike sot iu ofrojnë kundërshtarëve opsione të reja për kërcënime anonime. Nuk dihet sa të aftë do jenë ata të ndërmarrin sulme kibernetike të fuqishme por gjithsesi kjo do përbëjë një emergjencë që komunitetet e inteligjencës do të duhet të fokusohen në parandalimin e këtyre lloj sulmesh, ç’ka kërkon teknologji dhe profesionalizëm, bashkëpunim dhe përfshirje edhe të ekspertëve të fushës nga jashtë komunitetit të inteligjencës. Kërcënim tjetër do jetë edhe ai i natyrave bioteknologjike. Avancimi në këtë fushë i teknologjisë do kërkojë adaptim të komuniteteve të inteligjencës në reagim për të parandaluar bioterrorizmin.

70


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

Konkluzione 1. Për shtete kombe politikat kombëtare do të kenë rëndësi. Për të mundur të jenë prezent në këto ndryshime, shteteve do t’u duhet të zhvillojnë teknologji të reja, reforma në tregje, edukim publik dhe rritje të pjesëmarrjes në qeverisje të aktorëve jo shtetërorë. Shteteve do t’u duhet të zhvillojnë kapacitete në komunitetin e inteligjencës , blerje teknologjish trajnime, thithje ekspertize nga stafe shkencore e akademike. 2. Organizata ndërkombëtare do të duhet të gjejnë metoda më efikase bashkëpunimi në përballje me krimin transnacional. Për tu përballur me këtë axhendë transnacionale, qeveritë do të duhet të zhvillojnë teknologji komunikimi dhe bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë kombëtare. 3. Pavarësisht ndryshimeve në një botë drejt globalizimit, qeveritë do vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetje nga shërbimet e inteligjencës për të mbrojtur interesat e tyre. Çështja qëndron se si këto shërbime inteligjence do adaptojnë metodat dhe mënyrat e operimit në këtë botë në ndryshim për t’i paraprirë kërcënimeve dhe rreziqeve të një natyre të re. 4. Sa më e gjerë bëhet çështja e sigurisë kombëtare, kërcënimet me të cilat na duhet të përballemi janë të një natyre transatlantike prandaj dhe reagimi duhet të jetë më bashkëpunuese midis agjensive dhe qeverive. “Kërcënimet nga ato financiare globale te emigracioni i paligjshëm deri te terrorizmi,, krimi i organizuar dhe informacionet operative kërkojnë bashkëpunim jo vetëm në plane të ngushta bilaterale por edhe multilaterale.29

71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

5. Çdo aspekt i inteligjencës si: grumbullimi, operacionet, analiza, shpërndarja dhe mbrojtja e informacionit, e burimeve dhe metodave, do të varet nga aplikimi i teknologjive të reja. Shërbimet e inteligjencës do të duhen të kenë akses te teknologjitë e reja, të cilat mund të realizohen vetëm nëpërmjet partneriteteve qoftë edhe me sektorin komercial. 6. Për të mbuluar çështjet komplekse shërbimet do t’u duhet të rekrutojnë profesionistë të rinj të trajnojnë ata me metodat e reja për të përmbushur axhendat e tyre të së ardhmes.30 7. Asnjë shërbim apo agjensi inteligjence nuk mund të përmbushë nevojat e së ardhmes me ekspertët që ka sot, informacioni dhe ekspertiza kërkon përgjigje çështjesh kritike në zona të tilla si bioteknologjia, mjedisi, katastrofat humanitare, sëmundjet epidemike në shkallë të gjerë etj, të cilat kanë nevojë për ekspertizë me të detajuar dhe specifike. Për këtë arsye institucioneve të inteligjencës do tu duhet të krijojnë partneritete me ekspertë të fushave dhe të komunitetit të shkencave ekzakte.

72


Mimoza XHARO Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar

Bibliografia 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14.

John C.Gannon,Chairman, National Intelligence Council;Conference Spon sored by Friedrich Ebert Stiftung Berlin, Germany 21 May 2001 Sandy Gordon “Intelligence and policy in the neë strategic environment” Thomas Homer- Dixon & Jessica Blitt 9 Ecoviolence: links among envi ronment, population & security” Lanham, MD, Bowman &Littlefield 1998. Tom Allard, Mark Forbes &agencies ‘ US braces for global ëarring” Sydney Morning herald, April 10, 2007. Tom Allard, Mark Forbes &agencies ‘ US braces for global ëarring” Sydney Morning herald, April 10, 2007. Sandy Gordon “Security challenges” vol 1, no 1; 2005, p 29. Sandy Gordon “Security challenges” vol 1, no 1; 2005, p 31. CIA world fact book Maria Victoria Leos “Transformation of hemispheric intelligence: estab lishment of a network of regional, interagency intelligence centers’ 2007 CIA world fact book 2007 Vishart Eric G, “Intelligence networks and the tri-border area of South America” The dilemma of efficiency versus oversight” 2002, p. 57 CIA world fact book 2008 Bitencourt Luis, “Emerging challenges The global century- globalization & national security” htpp/ www.ndu. Edu/inss/books, 2001 Bitencourt Luis, “Emerging challenges The global century- globalization & national security” htpp/ www.ndu. Edu/inss/books, 2001 Bitencourt Luis, 81, p 900. Bitencourt Luis, 81, p 902. Chanona Alejandro “ The neë security agenda for the Americas’ march

15. 16. 17. 2004, p.5. 18. Cia ëorld fact book 2009 19. Chanone Alejandro op.cit, footnote 92, p 32. 20. Washington D.C, center of hemispheric studies of defense, 2002, p. 5 21. Washington D.C, center of hemispheric studies of defense, 2002, p. 7 22. Baltazarr-Villareal Manuel, “Reforms to the traditional intelligence thinking toëards a neë paradigm”, August 2002, 23. Washington D.C, Center for strategic intelligence research, Joint Military Intellignece College, 2003, p 470. 24. Washington D.C, Center for strategic intelligence research, Joint Military Intellignece College, 2003, p 473. 25. Wishart Eric.G. op.cit footnote 59, p 29. 26. Wishart Eric.G. op.cit footnote 59, p 32. 27. Wishart Eric.G. op.cit footnote 59, p 37. 28. Wishart Eric.G. op.cit footnote 59, p 39. 29. Cia world fact book 2009

73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Veli HAKLAJ MA Studime mbi Sigurinë

Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve Atentatet e shumta për ta vrarë Zogun ndërmerreshin kryesisht nga numri gjithnjë në rritje i të mërguarve, të cilët ishin larguar nga vendi si rrjedhojë e përpjekjeve të hershme të pasuksesshme për të përmbysur regjimin. Shumë prej këtyre njerëzve financoheshin nga fuqitë e huaja, zakonisht Italia. Zogu ia doli t’u mbijetonte këtyre atentateve, por u bë tepër i obsesionuar pas sigurisë së vet. Seria e atentateve filloi më 23 shkurt 1924, kur në shkallët e Kuvendit Kushtetues të Shqipërisë u qëllua tre herë mbi kryeministrin Ahmet Zogu në kohën kur ky i fundit ishte duke hyrë në sallën e këtij Kuvendi. Fjalë kyçe kyçe: Atentat, eliminim fizik, Ahmet Zogu, siguria kombëtare, Jugosllavi, përmbysje regjimi, Italia

74


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

Abstrakt Një ndër mënyrat e preferuara për të krijuar destabilitet dhe cënim të sigurisë kombëtare të një vendi është dhe eliminimi fizik i kryetarit të shtetit. Eliminimi i drejtuesit, ka qenë që në lashtësi një nga mënyrat për të mposhtur një familje, fis, mbretëri apo çdo organizim tjetër të hershëm. Me zhvillimin dhe avancimin e armatimit e më vonë shpikjen e armëve të zjarrit kjo gjë u lehtësua më shumë dhe në këtë mënyrë eliminimi fizik i një kryetari u bë një zgjidhje e zbatueshme dhe lehtësisht e arritshme. Vrasjet në distancë herë-herë i bënë të pavlefshëm edhe truprojat. Kreu i parë qeverisës që është vrarë nga një armë zjarri, ishte Regjenti Moray i Skocisë në vitin 1570 e pak vite më pas, në vitin 1584 vritet edhe Uilliami i Heshtur, Princi i Holandës. Kreu i shtetit më i famshëm që është vrarë me atentat, është padyshim J. F. Kennedy, por figura qeverisëse që u vra e që solli trazirën më të madhe ndërkombëtare të regjistruar 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ndonjëherë, sigurisht që është Arkiduka Franz Ferdinand (18631914). Vrasja e këtij të fundit shërbeu si shtysë për fillimin e Luftës së I-rë Botërore. Pra ndikimi i eliminimit të krerëve shtetërorë, ka raste që ka pasur një efekt të fuqishëm te siguria kombëtare dhe te marrëdhëniet ndërkombëtare. Nën këtë dritë do të shohim edhe tentativat e bëra për eliminimin fizik të Ahmet Zogut. Analizë politiko-historike Që me Kongresin e Lushnjës 1920, ku kemi angazhimin e tij të vrullshëm në politikën shqiptare, dhe deri në momentin e largimit nga Shqipëria, ndaj Ahmet Zogut u inskenuan një sërë atentatesh, por pa rezultat. Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fischer, i cili thotë se të ishe truprojë i Zogut ishte njëlloj si të ishe roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe. Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11 atentate, të cilat janë deklaruar: Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret i ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij. Në këto komplote janë emra si Ceno Kryeziu, Eshref Frashëri dhe historianë të ndryshëm arrijnë deri te emri i Fan Nolit.1 Atentatet e shumta për ta vrarë Zogun ndërmerreshin kryesisht nga numri gjithnjë në rritje i të mërguarve, të cilët ishin larguar nga vendi si rrjedhojë e përpjekjeve të hershme të pasuksesshme për të përmbysur regjimin. Shumë prej këtyre njerëzve financoheshin nga fuqitë e huaja, zakonisht Italia. Zogu ia doli t’u mbijetonte këtyre atentateve, por u bë tepër i obsesionuar pas sigurisë së vet.2 Seria e atentateve filloi më 23 76


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

shkurt 1924, kur në shkallët e Kuvendit Kushtetues të Shqipërisë u qëllua tre herë mbi kryeministrin Ahmet Zogu në kohën kur ky i fundit ishte duke hyrë në sallën e këtij Kuvendi. Atentatori i armatosur më dy revolverë që kushtonin të paktën 12 napolona3, një i ri nga fshati Vinjallë i Matit, i quajtur Beqir Valteri, pasi kishte zënë vend në shkallët e Kuvendit, i ishte drejtuar kryeministrit me fjalët: “Qëndro Zog” dhe pas të shtënave, përsëri duke belbëzuar, i tha: “Kujtomë për xhaxhanë tim”. Vonesa në të folur e Valterit, si pasojë e belbëzimit të tij dhe cilësitë e dobëta si atentator, i dhanë mundësi kryeministrit të manovronte shpejt dhe ta kalonte këtë situatë vetëm me dy plagë të lehta pa rrezik për jetën. Atentatori u mbyll më pas në banjën jashtë Kuvendit dhe nga aty, filloi të qëllojë kot duke kënduar. Nga këto të shtëna, ai plagosi edhe tre xhandarë.4 Në kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi pohon se dyshimet mbi shtytësin e atentatit ishin përqendruar më tepër mbi Avni Rustemin dhe mbi miqtë e tij të afërm. Beqir Valteri e kishte pohuar se ai ishte shtytur prej Avniut dhe pushkët i kishte marrë prej tij.5 Pas këtij atentati ndaj A. Zogut, më 20 prill 1924, ndodhi vrasja e Avni Rustemit, e cila shërbeu si pretekst për zhvillimet rebele të qershorit 1924. Deputeti Avni Rustemi, pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë ditën kur do plagosej nga mullixhiu Isuf Reçi, një tiranas besnik ky i familjes së Esat Pashë Toptanit, i cili, sipas kujtimeve të Mustafa Krujës, kishte qenë i gatshëm një vit më parë të vriste kundrejt një shume të madhe vetë kryeministrin Ahmet Zogu. Mustafa Kruja nga ana e tij rezervohet në këto kujtime të japë emrin e politikanit të opozitës që do të paguante Isuf Reçin, i cili ka mundësi, sipas të gjithë 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të dhënave, të ketë qenë Avni Rustemi.6 Tentativat për eliminimin fizik të Ahmet Zogut u shtuan kur ai mori drejtimin e shtetit shqiptar me cilësinë e presidentit të Republikës, pastaj si Mbret i shqiptarëve. Dihej që jetëgjatësinë e tij në pushtet Zogu nuk mund ta vazhdonte as duke qenë president, as kur të bëhej mbret pa masa të forta lidhjeje, sepse kërcënohej nga kundërshtarët e tij. Më të rrezikshëm për të qenë dy kunetërit e tij, Isuf bej Dohoshishti dhe Ceno bej Kryeziu, si dhe Shefqet Vërlaci. Agjentura italiane mundi të heqë qafe kunetërit e Zogut, njërin në mars 1927 dhe tjetrin në tetor 1927.7 Pakti i Parë i Tiranës i vitit 1926 qe bërë shkak i prishjes së marrëdhënieve midis Beogradit e Tiranës. Qeveria e Beogradit e konsideronte këtë pakt si hallkën e parë të zinxhirit italian për rrethimin e Jugosllavisë. Tensionet u ngritën sidomos në verën e vitit 1927 kur në Tiranë u zbulua një komplot për të vrarë Ahmet Zogun. Në maj 1927, në Tiranë u arrestua njëfarë Vuk Gjuraskoviç, të cilit iu gjetën në zotërim disa materiale të thjeshta që kishin të bënin me veprimtarinë ushtarake italiane në Shqipëri.8 Më 5 qershor 1927, Zyra Sekrete i dërgoi Gjyqit politik 50 aktet që ishin zënë në shtëpinë e Gjuraskoviçit, prej të cilave 12 ishin konsideruar me rëndësi. Tronditëse ishte se Ceno Kryeziu me anë të korrierëve diplomatikë dërgonte në Shqipëri letra të fshehta, të cilat i përkthente Gjuraskoviçi.9 Qeveria jugosllave reagoi me forcë ndaj këtij arrestimi, duke i dërguar një notë fyese qeverisë së Tiranës, nëpërmjet së cilës kërkonte lirimin e menjëhershëm të Gjuraskoviçit dhe kërkimin e ndjesës për këtë akt. Refuzimit të Zogut Beogradi iu përgjigj me prerjen e marrëdhënieve diplomatike. Në këto kushte Presidenti shqiptar kërkoi mbështetjen italiane. Roma u tregua menjëherë e gatshme të merrte rolin e vendosësit të paqes. Me 78


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

mbështetjen e Anglisë dhe të Francës u arrit një kompromis që Beogradi ta shkruante edhe njëherë notën e tij në trajtë të butë dhe pala shqiptare të lironte Gjuraskoviçin.10 Qëndrimi publik i Ceno Kryeziut pro palës jugosllave shërbeu si shkak për ta larguar përfundimisht nga Beogradi dhe emëruar përfaqësues diplomatik në Pragë. Më 14 tetor 1927, i riu nga Elbasani Alqiviadh Bebi qëlloi me tre plumba Ceno Kryeziun në Pragë. Nga hetimet e bëra nga një komision i posaçëm ku mori pjesë dhe vëllai i Cenos, Gani Kreyziu, rezultoi që në këtë atentat ishin të implikuar Shefqet Vërlaci, Andon Beça dhe indirekt dhe Ahmet Zogu. Më 6 dhjetor 1927, në Tiranë, vëllezërit e Ceno Kryeziut organizuan një atentat kundër Vërlacit dhe Beçës, ku mbeti i vrarë Xhafer Shaqiri dhe u plagos Riza Ismaili.11 Kurse Alqiviadh Bebi do të vritej në Pragë më 30 nëntor 1928. Sipas studiuesit B. Fischer, SIM-i italian zbuloi se Ceno bej Kryeziu kishte lidhje me agjenturën serbe dhe prandaj e asgjësoi në Pragë me anën e një studenti nga Elbasani.12 Kurse në kujtimet e Spiro Kosovës pohohet se, kur u kthye Gani Kryeziu nga Praga, autoritetet jugosllave në Beograd e pritën me gëzim Ganiun dhe i dhuruan një shumë prej një milion dinarësh për aksionin e guximshëm e të dëshirueshëm për hakmarrjen për Ceno Kryeziun.13 Sigurisht që autoritetet jugosllave do nxitnin armiqësinë e familjes Kryeziu ndaj A. Zogut, armiqësi që u projektua në plane konkrete. Më 13 gusht 1928, dështoi një atentat kundër Ahmet Zogut, i organizuar nga Hasan dhe Gani Kryeziu. Vëllezërit e Cenos kishin ftuar për të marrë hakun e të vëllait Mehmet Delinë, një kosovar të vendosur prej disa kohësh në Shkodër. Sipas planit, Zogu do të vritej ditën që do betohej si 79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mbret në shtator 1928. Mirëpo Mehmet Delia takoi Zogun dhe i tregoi për planin e përgatitur. Nga frika e hakmarrjes së Zogut vëllezërit Hasan dhe Gani Kryeziu u arratisën nga Shkodra në Jugosllavi.14 Nga studimi i materialeve në AQSh, del se ka ekzistuar edhe një plan tjetër për kryerjen e një atentati ndaj jetës së Presidentit të Republikës Shqiptare Ahmet Zogu, në fillim të vitit 1927, i menduar nga dy studentë jugosllavë, njëri prej të cilëve i deklaruar si anëtar i “Crna Ruka” (Dora e Zezë), e cila ishte një organizatë terroriste serbe, me një histori nga fillimi i shekullit të njëzetë.15 Në një dosje të AQSh – së gjendet një informacion i pjesshëm në lidhje me këtë atentat ndaj jetës së kreut të shtetit shqiptar, Ahmet Zogu. Për këtë qëllim, Zyra Sekrete e drejtuar në atë kohë nga Shefqet Dibra, ka pasur nën kontroll të plotë gjendjen, duke pasur si informator edhe një shtetas jugosllav, shok i atentatorëve që do të kryenin vrasjen. Zëvendësish, prefekti i Shkodrës, Izet Dibra, më 14 mars 1927, njoftonte Zyrën Sekrete: “Edivoja Jankoviç na lajmëron dhe se qeveria jugosllave të quajturve Ilija Mihajloviçi dhe Pero Popoviçi, të dy studenta prej katundit Piper, u ka dhënë 40 000 dinarë për me ba atentat mbi presidentin e Republikës tonë. Këta studenta kanë ardhë në Tiranë së bashku me ndërmjetësinë e tre shtetasve me pasaporta të rregullta ...” Duke reaguar ndaj këtij informacioni, Ministria e Punëve të Brendshme, më 16 mars 1927, me anë të një telegrami shifër u kërkon prefekturave Shkodër, Kosovë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë si dhe nënprefekturave Delvinë, Pogradec, Zerqan, Mat, Lumë, Tropojë, Malësi e Madhe, Lezhë që, në rast se vërenin hyrjen në tokën shqiptare të dy studentëve të quajtur Ilija 80


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

Mihajloviç dhe Pero Popoviç, ose me emra të rremë, por me titullin student, të njoftonin sa më parë organin epror”.16 Siç duket, të dhënat e detajuara të siguruara në lidhje me identitetin e atentatorëve kanë ngushtuar mundësinë e kryerjes së atentatit në fjalë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse atentatorët hynë në kufirin shqiptar, apo e ndaluan veprimtarinë e tyre, pasi, për këtë, mungon informacioni. Ajo që njihet është fakti se shërbimi sekret shqiptar ka arritur ta parandalojë veprën dhe të ketë gjendjen nën kontroll.17 Ndërkohë, në qershorin e vitit 1928 dështoi atentati tjetër i radhës ndaj presidentit të Republikës, Ahmet Zogu. Në këtë komplot, që do të organizohej në Durrës, rezultuan të implikuar Hasan Prishtina dhe disa veprimtarë bullgarë të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase dhe Federatës Komuniste Ballkanike.18 Plani ishte që, pas vrasjes së Zogut, Hasan Prishtina, me ndihmën e emigrantëve në Jugosllavi, do të marshonte drejt Tiranës dhe do të merrte në dorë drejtimin e vendit.19 Më 2 korrik 1928, gjykata dënoi me vdekje tre organizatorët kryesorë të këtij atentati Teodor Vullkanov-in, Teodor Gjeorgjev-in dhe Ibrahim Arapin, të cilët u varën në sheshin e Tiranës, më 12 korrik 1928.20 Edhe të arratisurit e tjerë politikë kishin filluar të planifikonin likuidimin fizik të A. Zogut. Më 17 gusht 1928, u zhvillua një gjyq i posaçëm politik kundër të arratisurve Ismail Tatzati, Ali Këlcyra, Xhemal Bushati, Angjelin Suma, Sejfi Vllamasi, Kolë Tromara, Qazim Koculi, Spiro Koleka e Xhelal Preveza, si formues të “një komiteti të fshehtë e antikombëtar, me qëllim shkatërrimin e qetësisë së brendshme tue përgatit nji komplot kundra jetës së shkëlqesisë kryetarit të republikës”. Personat në fjalë do të 81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

organizonin me njerëzit e tyre një atentat gjatë kohës që Ahmet Zogu do të vizitonte Korçën.21 Duke shfrytëzuar praninë e Mbretit Zog në Vjenë (Austri), për arsye shëndetësore, emigrantët politikë të njohur si antizogistë dhe që vepronin kryesisht nëpërmjet organizatës “Bashkimi Kombëtar” dhe që financoheshin jo pak nga Jugosllavia, u vunë në lëvizje. Kol Tromara, Angjelin Suma, Sejfi Vllamasi, Xhemal Bushati, pas trysnive të shumta të anëtarëve të “Bashkimit Kombëtar” në Itali, Greqi, Jugosllavi, vendosën t’i bënin një atentat Zogut. Për këtë atentat dolën vullnetarë Aziz Çami, Ndok Gjeloshi dhe Qazim Mulleti. Me planin e atentatit u morën edhe Hasan Prishtina e Rexhep Mitrovica. Këshilltari i Legatës Jugosllave në Vjenë u kishte thënë anëtarëve të “Bashkimit Kombëtar” se do të ishte i lumtur po të lajmëronte i pari Beogradin për vrasjen e Zogut. Kurse shtypi vjenez shkruante se paratë e atentatit kishin ardhur nga Beogradi dhe se Dom Loro Caka ishte arrestuar, sapo kishte bërë një udhëtim të fshehtë me përfaqësuesin jugosllav. Atentati u krye më datë 21 shkurt 1931, para Operës së Vjenës, ku mbeti i vrarë adjutanti i Zogut Llesh Topallaj dhe u plagos në këmbë ministri i Oborrit, Ekrem Libohova, ndërsa Zogu shpëtoi pa u prekur. Atentatorët Azis Çami dhe Ndok Gjeloshaj u arrestuan. Ata kishin qenë oficerë xhandarmërie në Shqipëri. Gjeloshi deklaronte se ishte anëtar i Partisë Nacionaliste shqiptare dhe antizogist i bindur, kurse Çami deklaronte se kohët e fundit ishte bashkuar me partinë opozitare të Zogut. Ata deklaruan se do të vrisnin Mbretin sepse ai kishte tradhtuar popullin shqiptar dhe e kishte rrënuar vendin.22 Me përjashtim të Hasan Prishtinës, që u largua, të gjithë emigrantët shqiptarë antizogistë, të përzier në këtë ngjarje, u arrestuan nga 82


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

policia vjeneze. Implikimet ndërkombëtare të kësaj ngjarje ishin shumë serioze. Menjëherë, italianët deklaruan se pas këtij atentati fshihej dora e jugosllavëve. Në fakt subvencionimi dhe ndihma jugosllave ishin të pranishme gjatë shumë etapave diskredituese të këtij atentati. Policia austriake deklaroi se vrasësit ishin paguar prej Beogradit. Të dy vrasësit merrnin rrogë mujore prej njëfarë Angjelin Suma, emigrant shqiptare në Vjenë, i cili ishte anëtar i Komitetit Qendror të “Bashkimi Kombëtar”, dhe ishte parë në shoqërinë e punonjësve të ambasadës jugosllave. Të mbikqyrur nga policia e Vjenës, Angjelin Suma, Dom Loro Caka etj, ishin parë duke marrë të holla prej nëpunësve të ambasadës jugosllave.23 Provat e implikimit jugosllav u bënë edhe më të pamohueshme kur u mësua se edhe një grup i madh emigrantësh shqiptarë në Jugosllavi ishin të gatshëm pranë kufirit, në pritje të sulmonin Shqipërinë, pas marrjes së lajmit të vrasjes së Mbretit. Vëllai i Ceno beut, Gani bej Kryeziu, kishte organizuar në kufi disa qindra shqiptarë të armatosur dhe shpresonte të përfitonte prej kaosit që do të krijohej menjëherë pas lajmit të vdekjes së Zogut, për të përmbysur qeverinë e Tiranës.24 Edhe në kujtimet e Spiro Kosovës del qartë implikimi i qarqeve jugosllave nëpërmjet Gani Kryeziut duke përdorur emigracionin politik shqiptar në Kosovë, kryesisht atë në Gjakovë, të cilët ishin të organizuar në shoqatën “Lek Dukagjini”. Gani Kryeziu, në bashkëpunim me Kol Bib Mirakën (nga Puka), Maxhun Nimanin (nga Krasniqja), Mehmet Bajraktarin (nga Gashi?), Sadik Rustemin (nga Bytyçi), Arif Radën dhe Taf Pecën (nga Hasi), bajraktarin Deli Sokoli dhe vojvodën Syl Martini (nga Nikaj-Mërturi), përgatitën planin e revolucionit brenda Shqipërisë, sidomos në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). 83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Sa për Pukën dhe Dukagjinin ishin të sigurt, mjaftonte vetëm që të gjendeshin armë. Për në Dibër u duhej të bënin marrëveshje me Aqif Lleshin dhe me Ibrahim Kabën, të cilët i llogarisnin në anën e tyre. Gani Kryeziu u zotonte se një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh të mjaftueshme, si dhe tre topa malorë e disa mitraloza (nuk i kujtohej numri i tyre) i kishte në dispozicion të vet, në çdo rast që ta lypte nevoja. Ky material luftarak ndodhej i fshehur pranë një bujku në Bytyç, nga ana e Ceno Kryeziut, përpara shumë kohësh, kur ai ishte me detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Beograd.25 Sigurisht që këto përpjekje për revolucion në Shqipëri dështuan. Për këtë ka meritën e vetë dhe shërbimi sekret shqiptar. Historiani K. Dervishi provon me dokumente arkivore se një ndër personat e implikuar në këto tentativa për revolucion në Shqipëri, Spiro Kosova, ishte bashkëpunëtor i Zyrës Sekrete, përkatësisht i prefektit të asaj periudhe në Kukës, Ethem Totos.26 Vetë Zogu, pas dështimit të atentatit të Vjenës, në një intervistë dhënë gazetës së Vjenës Neue Freie Presse, do deklaronte: Një histori shekullore ka provuar në mënyrë të mjaftueshme se shqiptarët nuk do ta tolerojnë zgjedhën e huaj. Për rrjedhojë, ne u kërkojmë fqinjëve tanë të respektojnë të drejtat tona sovrane dhe integritetin e vendit tonë. Organizimi i bandave në kufirin tonë shqetëson rendin e brendshëm dhe dobëson financat tona, pengon konsolidimin e Shqipërisë dhe vë në rrezik paqen në rajon.27 Më 2 tetor 1931, gjyqi i Vjenës dënoi Ndok Gjeloshin me 7 vjet burgim të rëndë dhe Aziz Çamin me 3 vjet. Më vonë u zhvillua dhe gjyqi në Tiranë, i cili dënoi me vdekje në mungesë, Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, Sejfi Vllamasin, Qazim Mulletin, Angjelin Sumën, Rexhep Mitrovicën, Dom Frano Karnon e Kolë 84


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

Tromarën.28 Pas dështimit të atentatit të Vjenës, Hasan Prishtina do ngulmonte me planet e tij për eliminimin fizik të Zogut. Por në skenarin e fundit ai gjeti vdekjen. Hasan Prishtina u vra më 14 gusht 1933 nga bashkatdhetari i tij Ibrahim Çelo, në rrugën “Çimisqi” të Selanikut (Greqi). Në deklarimet e tij para oficerit grek Sotiriu, Ibrahim Çelo do pohonte se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendonte se ish-kryeministri i atdheut të tij (H. Prishtina –V. H.) ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgar – maqedonas, me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina para 15 ditëve, kur po vinim prej Vjene dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komit dhe të shkoja në Tiranë, ku të vrisja mbretin A. Zogu. Sipas I. Çelos, H. Prishtina i kishte premtuar vrasësit shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por ky i kishte kundërshtuar këto propozime. Çelo nuk kishte pranuar të bënte vrasjen, por vetëm të punonte. Kur Prishtina i është drejtuar Çelos me fjalët “ose shko në Bullgari të marrësh 10 komitaxhi e të vrasësh Zogun, ose ik prej këndej”, Çelo është revoltuar dhe e ka qëlluar menjëherë Prishtinën. Ibrahim Çelo ishte nga Manastiri. Më 26 shkurt 1934 ai u dënua në Selanik me burgim të përjetshëm.29 Dështimi i realizimit të objektivave me Organizatën e Fshehtë të Vlorës (1932), Kryengritjen e Fierit (1935), Kryengritjen e Delvinës (1937) bënë që, pas qershorit 1938, të spikasin përpjekjet italiane për eliminimin e Mbretit Zog fizikisht dhe nxitjen e revoltave në Shqipëri më qëllim që të ndërhynin ushtarakisht për të vendosur “rregullin” dhe “rendin”.30 Ndryshimin e taktikës së zyrtarëve italianë e provon dhe letra 85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e Stavro Vinjahu, në vjeshtën e vitit 1938, drejtuar anëtarëve të “Bashkimit kombëtar”, në Paris, ku u shkruante se këto ditë ishte takuar me një personalitet italian (Xh. Xhiroja-V.H.), që udhëtonte për Shqipëri, i cili i kishte thënë: “Italia ka vendosur të heqë dorë nga politika që ka ndjekur gjer tani kundrejt Shqipërisë, duke e mbajtur Zogun në fuqi me përkrahjen e saj politiko - financiare dhe kundra vullnetit të popullit shqiptar... Ne, për këtë qëllim jemi marrë vesh me pari e krerë e personalitete brenda në Shqipëri dhe nga ju, anëtarët e “Bashkimit kombëtar”, mund të kemi nevojë për përkrahjen tuaj morale për të rrëzuar Zogun.”31 Sipas pohimeve të Geraldinës, në vitin 1938, gjatë një shëtitje në det me një anije italiane, italianët kishin vendosur të vrisnin Mbretin ose ta rrëmbenin së bashku me Mbretëreshen në Itali. Ndonëse nuk ekzistojnë prova bindëse për të provuar thëniet e Geraldinës, është e qartë se Çiano dhe Jakomoni kishin përgatitur një plan të hollësishëm për eliminimin e Zogut. Për kryerjen e këtij veprimi ishte caktuar një person anonim, mik i vjetër i Zogut dhe që aktualisht ndihej i braktisur prej tij. Për këtë akt atij do t’i paguheshin 10 milion lireta. Çiano ishte takuar disa herë me këtë person për të diskutuar rreth hollësive të planit.32 Sipas skenarit, pas vdekjes së Zogut, italianët do të provokonin përleshje rrugësh si dhe një kryengritje të fiseve të Veriut. Populli i vendit do t’i bënte thirrje Italisë për rivendosjen e qetësisë dhe në shenjë mirënjohje do t’i ofronte Kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit. Pas kësaj Çiano planifikonte të përfundonte plotësisht aneksimin e vendit nëpërmjet një plebishiti, të ngjashëm me atë të kryer nga Hitleri në Austri. Jakomoni garantonte se i gjithë ky plan do të kryhej brenda një 86


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

muaji.33 Musolini e pranoi këtë plan në parim, por ndoshta për mungesë racionalizmi ose për dyshim, por duke pasur parasysh dhe pasojat ndërkombëtare, vendosi t’i vinte përkohësisht kapak. Megjithatë, mbretëresha Geraldin kujton gjatë kësaj periudhe edhe dy përpjekje të veçuara njëra pas tjetrës për eliminimin e tij, të cilat ajo ngul këmbë se ishin të kurdisura prej italianëve. Diku aty nga viti 1939, asaj i kujtohet se kishte mësuar rreth një incidenti të shkaktuar si pasojë e zbulimit të një pushke në njërën nga çatitë e ndërtesave që ndodheshin në parkun mbrapa Pallatit. Në një rast tjetër, një nëpunës i lartë shqiptar, i lidhur me Italinë, i kishte dhënë një ryshfet të majmë kuzhinierit hungarez të Geraldinës. Por dhe kjo përpjekje dështoi.34 Njëkohësisht me përgatitjet për luftë, më datën 12 shkurt 1939, italianët organizuan kundër Zogut një komplot tjetër. Agjenti fashist Xhovani Xhiro, në shtëpinë e Jak Koçit, kishte biseduar me Murat Kaloshin dhe Dan Kaloshin nga Dibra, të njohur e miq të Mbretit, që ata ta vrisnin Ahmet Zogun. Për këtë Xhiro u dha atyre një shumë të madhe parash (nga 5000 napolona secilit). Murat e Dan Kaloshi e denoncuan këtë komplot. Të nesërmen Mbreti arrestoi Jak Koçin dhe i dorëzoi një protestë ambasadorit italian në Tiranë për qeverinë italiane, ku kërkoi që për 24 orë të largohej nga Shqipëria agjenti famëkeq i fashizmit Xhovani Xhiro.35 Kjo shënoi dhe përpjekjen e fundit për eliminimin fizik të A. Zogut, përpara se ai të largohej nga Shqipëria, më 9 prill 1939.

87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bibliografia Gazeta “Tirana Observer, 31 korrik 2011, f. 12 B. J. Fischer, Ahmet Zogu-Mbreti shqiptar midis dy luftërave, f. 50 3 Republika, 6 mars 1924/ K. Dervishi, Gazeta 55, 11 qershor 2011 4 K. Dervishi, Gazeta 55, 11 qershor 2011 5 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri, f. 361 6 K. Dervishi, Gazeta 55, 11 qershor 2011 7 Ramiz Fiçorri, Ndërhyrja italiane ne Shqipëri (1925-1939), f. 65 8 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, f. 135 9 K. Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar ..., fq. 260 10 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, f. 135 11 Telegraf, 9 dhjetor 1927 12 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, f. 128 13 M . Verli, Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e Spiro Kosovës, vol. II, f. 30 14 K.Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar ..., f. 266 15 K. Dervishi, Shërbimi sekret shqiptar, f. 195 16 AQSh, F. 152/10, V. 1927, D. 70, f. 2, 7/ K. Dervishi, Shërbimi sekret shqiptar, f. 196 - 7 17 K. Dervishi, Shërbimi sekret shqiptar, f. 198 18 Haris Silajxhiç, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, f. 188 19 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, fq. 131 20 K. Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar ..., f. 272 21 Po aty 22 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, f. 197-8 23 Po aty, f. 199-200 24 Po aty, f. 200 25 M. Verli, Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e S. Kosovës, vol. II, f. 3032 26 K. Dervishi, Shërbimi sekret shqiptar, f. 207-211 27 Neue Freie Presse, 12 mars 1931/B. Ficher, vep. e cit., f. 201 28 K. Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar ..., fq. 319-320 1 2

88


Veli HAKLAJ Atentatet ndaj Ahmet Zogut Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve

K. Dervishi, Plumba politikës, f. 111 - 114 R. Fiçorri, vep. e cit., f. 153 31 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri, f. 473 - 474 32 Ciano, Ciano’ Hidden Diary, f. 202/ B. Ficher, vep. e cit., f. 283 33 Po aty 34 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, f. 284 35 R. Fiçorri, vep. e cit., f. 180 29 30

89


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Elton QËNDRO MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare ( Doktorant në fushën e gjeopolitikës së sigurisë mjedisore dhe energjitike pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu” )

Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare! Pyetjet mbi sigurinë mjedisore morën shkas nga Raporti Brundland – i mandatuar nga Kombet e Bashkuara – për studimin mbi pamjaftueshmërinë e burimeve natyrore. Ky raport, më tepër u fokusua në pamjaftueshmërinë e ujit të pijshëm, burimeve natyrore (naftës, mineraleve, pyjeve) në shumë territore dhe potencialet për konflikt që do të lindnin nga këto mungesa. Mikhail Gorbachev në vitin 1989 do të shprehej: “ Kërcënimi i sotëm nga qielli nuk është aq shumë raketa bërthamore, por boshatisja e shtresës së ozonit dhe ngrohja globale” Fjalë kyçe kyçe: siguria mjedisore, siguria energjetike, ngrohja globale, gjeopolitika energjetike; siguria kombëtare; strategji kombëtare;

90


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

Abstrakt Koncepti i sigurisë mjedisore rrjedh nga kuptimi i termit siguri, dhe kryesisht siguri kombëtare, që mbulohet brenda fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Për ta kuptuar gjenezën e fjalës siguri mjedisore duhet filluar pikërisht këtu, ke siguria. Koncepti i sigurisë na ndihmon për të bërë dhe dallimin e sigurisë mjedisore dhe çështjeve të tjera të lidhura më mjedisin ndër to është dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Tradicionalisht siguria është konceptuar vetëm në lidhje me sovranitetin, ruajtjen e kufijve dhe interesin kombëtar. Më saktë ishte mbajtja e kërcënimit të jashtëm jashtë kufijve që do të kërcënonte sigurinë e sovranitetit të shtetit. Por pas luftës së ftohtë kërcënimet ndaj shtetit nuk ishin vetëm me natyrë ushtarake por çështje si shtresa e ozonit, ngrohja globale, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore, degradimi i pyjeve përbënin shqetësime e reja për sigurinë. Pikërisht debati për sigurinë mjedisore lind këtu. Çfarë lloj 91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kërcënimesh? Sa serioze janë? Kush është përgjigja institucionale, dhe a ka një përgjigje të tillë? Në vend të hyrjes: Dy fjalë mbi konceptet e Sigurisë Siguria Siguria është një koncept i paqartë dhe universal. Fjala e ka prejardhjen nga Latinishtja ‘securitas’ që do të thotë mungesë kujdesi. (fjalori Latin) Ndërsa fjalori i Oksfordit e shpjegon fjalën siguri si “ gjendja e të qenit pa rrezik ose i mbrojtur ndaj ekspozimit ndaj rrezikut”. 1 Historikisht koncepti i sigurisë është i lidhur me parrezikshmërinë dhe ruajtjen e status quo-së. Pra përgjithësisht siguria është parë si diçka e pëlqyeshme, si ruajtja e stabilitetit përballë rreziqeve që shfaqeshin. Dhe pikërisht këtu lind pyetja: çfarë rreziku?, - rreziku i mungesës së diçkaje, mungesa e ushqimit, mungesa e një jete më të mirë, mungesa e një mbrojtje më të mirë, mungesa e nevojave themelore për të siguruar mbijetesën, mungesa e sigurisë. Të gjitha këto mungesa paraqiten si sfida dhe fjala siguri merr një peshë më të madhe. Shpesh përdorim fjalët sfida të sigurisë kombëtare dhe këtu kemi parasysh që këto sfida nuk mund të zgjidhen në rrugën normale sipas rrjedhës logjike të tyre por kërkojnë masa të jashtëzakonshme. (Barnett, 2001) Siguria kombëtare Origjina e kësaj fjale është e hershme dhe e hasim që nga koha e Principatave dhe periudhës së Rilindjes në Evropë. Ky term është hasur dhe shpjeguar mjaft mirë te Princi i Makiavelit (1513). Nevoja e Princërve për të marrë në luftë luftëtarë për të mbrojtur dominimin e tyre mbi një territor të caktuar. 92


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

Megjithëse gjeografia në termat e kufijve nuk përbëte ndarjen administrative të një shteti me bazë themelore kombësinë e njëjtë të shtetasve brenda atij territori por më tepër me dominimin ose posedimet individuale të një Princi mbi atë territor të caktuar. (Machiaveli, 2003). Termi siguri kombëtare mori një nocion më të plotë gjatë luftës 30 vjeçare dhe vendosjen e sistemit Vestfalian në Europë ku nga lind dhe nocioni shtetkomb. Ishte rasion d’etat që e vendoste sigurinë shtetërore si primare dhe ruajtja e kësaj siguri përbënte atë që njihet si siguri kombëtare. Siguria kombëtare dhe strategjia Me ardhjen e Luftës së ftohtë studimet mbi sigurinë ishin të lidhura ngushtësisht me studimet strategjike. Në kohët moderne këto studime janë kryesisht të hasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.2 Në këtë periudhë ambiguitete që lidheshin më sigurinë kombëtare u fokusuan vetëm mbi teknikalitete dhe terma ushtarake sidomos të strategjive ushtarake. Kjo ndodhi pasi shpesh siguria kombëtare përcaktohej nga strategjia e fuqisë ushtarake. Në një periudhë siç ishte ajo e Detantës, nuk mund të konceptohej siguria kombëtare dhe strategjia për mbrojtjen e saj, pa fuqinë ushtarake më të madhe. (Dalby, 2002 b: 172). Diskutimi mbi sigurinë kombëtare lidhej me identifikimin e armikut ose të tjerëve që përbënin rrezik. Shpesh të tjerët ishin diku jashtë territorit dhe kufijve, shpesh ndodhte që ata ishin brenda. (Dalby, 2002). Siguria Mjedisore Në periudhën e Luftës së Ftohtë kërcënimi i çështjeve mjedisore ishte në fokus në shumë vende të botës. Kjo ndodhte për shkak të kërcënimit bërthamor që ekzistonte mes dy 93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

blloqeve, diskutimi rreth shtresës së ozonit, rrallimi i pyjeve të Brazilit ose e specieve në zhdukje. Këto përbënin disa nga shqetësimet kryesore mjedisore të asaj periudhe. Duke qenë se këto shqetësime ishin probleme që ekzistonin për një kohë të gjatë mes mjedisorëve, një shtresë e mirë e ushtarakëve dhe institucioneve ushtarake filluan të mendonin. Përderisa këto shqetësime ishin serioze, natyrshëm lindi pyetja a duhet të përbëjnë kërcënim për sigurinë? Nëse përbëjnë çështje serioze dhe prioritet për një grup të caktuar njerëzish a duhet të përbëjnë shqetësim për sigurinë e shteteve, rrjedhimisht për sigurinë kombëtare? Dhe nëse përbëjnë shqetësim për sigurinë kombëtare a kemi ne një përgjigje institucionale - një strategji kombëtare që t’iu jepen përgjigje këtyre kërcënimeve. Pikërisht prej këtej lind dhe trajtimi i termit të sigurisë mjedisore si koncept dhe element shumë i rëndësishëm për sigurinë. Këtë synon të arrijë dhe ky artikull shkencor, shpjegimin e sigurisë mjedisore dhe rëndësinë që paraqet ky term i ri për strukturat e sigurisë kombëtare në mënyrë që të kontribuojë sadopak në marrjen në konsideratë gjatë politikëbërjes nga hartuesit e politikave. Metodologjia Studimi është bazuar mbi një meta-analizë të nocionit siguri mjedisore duke shqyrtuar më pas dokumentet bazë të shtetit shqiptar siç janë: Strategjia e Sigurisë Kombëtare (SSK)3, Strategjia Energjitike e Shqipërisë,4 Strategjia e Mjedisit e Shqipërisë,5 Strategjia e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë dhe Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI6. Në të gjitha dokumentet e përmendura fjala mjedis është përdorur 33 herë si në rastin e SSK, apo si në rastin e strategjisë 94


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

ndërsektoriale të mjedisit ku megjithëse fjala mjedis është përmendur mbi 164 herë asnjëherë nuk është përmendur në lidhje me sigurinë mjedisore. Ky shqyrtim u bë për të parë sa i njohur është termi siguri mjedisore në Shqipëri dhe sa është trajtuar në dokumentet baze të shtetit shqiptar. Siguria Mjedisore: Lindja dhe rritja e një nocioni Pyetjet mbi sigurinë mjedisore morën shkas nga Raporti Brundland – i mandatuar nga Kombet e Bashkuara – për studimin mbi pamjaftueshmërinë e burimeve natyrore. Ky raport, më tepër u fokusua në pamjaftueshmërinë e ujit të pijshëm, burimeve natyrore (naftës, mineraleve, pyjeve) në shumë territore dhe potencialet për konflikt që do të lindnin nga këto mungesa. (Brundland report, 1987) Në fakt, siguria mjedisore mori zhvillim si koncept i ri nga kapitulli i fundit i Raportit Brundland ku shprehet se: “Problemet mjedisore e të varfërve do të ndikojnë të pasurit në të njëjtën mënyrë në një të ardhme jo shumë të largët, që do transmetohet përmes destabilitetit politik dhe trazirave”.(Brundland report, 1987). Ndërsa, Mikhail Gorbachev në vitin 1989 do të shprehej: “ Kërcënimi i sotëm nga qielli nuk është aq shumë raketa bërthamore, por boshatisja e shtresës së ozonit dhe ngrohja globale”. (Myers,2007) Ngjarjet e 2010 në Rusi janë një shenjë ku thatësira dhe zjarret e shumta si rrallëherë shkaktuan shumë dëme ekonomike jo vetëm për Rusinë por në mbarë tregjet Evropiane të drithit. Kjo mund të duket shumë e dyshimtë sesi një ngjarje në një shtet në fund të Evropës të shkaktojë këtë ndryshim p.sh në Shqipëri. Ky është efekti i globalizimit ose siç e quan Thomas 95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Friedman në librin e tij “Bota është e sheshtë”.(Friedman Th, 2005) Gjetjet dhe diskutimet nga Raporti Brundland, çuan në mbledhjen e samitit të Rio 1992 ose siç njihet Samiti i Tokës. Por ky samit si njihet nga të gjithë nuk u mor me çështjen e sigurisë mjedisore. Në atë kohë mjedisi shikohej vetëm në kontekstin e parimit zhvillim i qëndrueshëm ( ekonomik –social mjedisor). Ky lloj emërtimi i lejoi shteteve të Jugut të përfitonin investime të mëdha nga shtetet e Veriut duke krijuar kështu dhe ndarjen Veri-Jug në çështjet mjedisore për dekadat që do të vijnë. 7 Por vendet e Jugut nuk e shikonin ose më saktë nuk kuptohej mjedisi dhe problemet e tij në kontekstin e sigurisë, pasi këto shtete kishin akoma konceptin tradicional të sigurisë – armikut të jashtëm, ruajta e kufijve. Por një gjë është e sigurt me mjedisin: ai nuk ka pasaportë, rrjedhimisht dhe siguria që përcjell ose nuk përcjell nuk ndalet në kufi. Debati rreth sigurisë mjedisore nuk u largua as me Samitin e Rios. Aktualisht ky debat është kthyer sërish me një hakmarrje më të madhe, e lidhur ngushtë me ndryshimin e klimës. Dhe sërish ky debat sjell dhe pyetje të reja për sigurinë mjedisore. Pra çfarë është siguria mjedisore? 1. 2. 3.

A është çështje sigurie kombëtare? A është çështje sigurie globale? A është çështje sigurie njerëzore?

Siguria mjedisore është pak nga të gjitha. Siguria mjedisore është një ndryshim i konceptit të sigurisë kombëtare nga koncepti konvencional. Kur flasim për sigurinë në konceptin tradicional njerëzit, kanë parasysh kërcënimin që ndodh diku 96


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

atje në kufi, ose brenda tij që shkaktohet nga armiku ose aktorë të jashtëm. Ndërsa siguria mjedisore shkaktohet diku brenda dhe jo jashtë, nga vetë ne dhe jo nga ata. Prandaj, siguria mjedisore duhet parë dhe konceptuar në një mënyre krejt të re dhe kështu duhet të jetë dhe reagimi ndaj saj, krejt i ri nga mënyra konvencionale. Siguria mjedisore është një koncept i ri dhe si i tillë është i panjohur dhe i pa-adresuar në nivelet dhe strukturat e duhura. Nisur nga kjo nevojë, në vitin 2002 është krijuar iniciativa pilot e përbërë nga pesë (5) organizata rajonale: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara (UNEP), Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe më vonë iu bashkua dhe NATO duke formuar bashkëpunimin e parë të quajtur ENVSEC – siguria mjedisore -environmental security. (ENVSEC, 2002).8 Kjo platformë bashkëpunimi ka si mision “kontributin për reduktimn e rreziqeve mjedisore dhe sigurisë përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shteteve në katër rajone: Azi Qendrore, Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Evropën JugLindore”.9 Jo pa qëllim kjo iniciativë përfshin institucione kryesore që merren me problemet e sigurisë në dimensionet e ndryshme, ashtu siç paraqitet vetë koncepti siguri. Mjedisi, ndryshimet klimaterike dhe sguria Robert D. Kaplan në librin e tij Anarkia që po Troket “ thotë se është koha të kuptojmë mjedisin për atë që është në të vërtetë - çështje e sigurisë kombëtare e fillim shekullit të njëzetë e një”. (Kaplan, 2008). Kaplan e lidh parashikimin e tij me rritjen e popullsisë në shumë zona të Afrikës Perëndimore dhe mungesës së burimeve 97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për të ushqyer këtë popullsi e cila po degradon dhe mjedisin. Tashmë është koha që ti rikthehemi parashikimit të Kaplan-it në lidhje me pakësimin e burimeve, ndryshimeve klimaterike, efektet mbi sigurinë sidomos në zonat e konflikteve të Afrikës Perëndimore. Ajo që vërehet sot pas një dekade e gjysmë nga libri i Kaplan në 1994 është parashikimi i saktë dhe lidhjes mes ngrohjes globale dhe sigurisë. Ajo që ka rëndësi për tu studiuar është jo vetëm parashikimi i saktë por kush janë implikimet e sigurisë ndaj ndryshimeve klimaterike. Është me rëndësi për politikëbërësit dhe strukturat e sigurisë të kuptojnë se siguria mjedisore që lidhet me skenarë të ndryshëm të ngrohjes globale dhe pasojave që sjell rritja e nivelit të detit, deltave lumore apo erozioni i madh nuk janë të vetmet elementë dhe kërcënime që shpalosen. Ajo që përbën më shumë rëndësi është aftësia adaptuese dhe reaguese e popullatës, rajonit apo komunitetit të prekur ndaj këtij kërcënimi. Dhe këtu shpaloset një lidhje që siguria mjedisore ka me sigurinë e individuale. Rasti i përmbytjeve në Shkodër dhe fushë-Shkodër tregoi qartë së popullata nuk kishte fuqi reaguese dhe adaptuese dhe si pasojë pati humbje të mëdha në aspektin ekonomik. “Ndryshimet Klimaterike janë një kërcënim serioz për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare”, -theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon në 20 Korrik 2011 gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit10. Siç ishte paralajmëruar nga Kancelarja Angela Merkel, çështjet e mjedisit u futën në agjendën e Këshillit të Sigurimit duke qenë se Gjermania mban radhën e kryesimit të Këshillit të Sigurimit për periudhën Korrik 2011-2012. Ndër prioritet e paraqitura nga Gjermania për kryesimin e KS, mjedisi dhe ndryshimet klimaterike janë ndër kryesoret duke marrë në konsideratë dhe kërkesat e vendeve në zhvillim të ishujve të 98


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

paqësorit.11 Rritja e popullsisë dhe nevoja për burime natyrore janë një nga impaktet kryesore të ndryshimeve klimaterike të cilat kanë implikime për sigurinë dhe paqen pasi mungesa e tyre krijon konflikte të brendshme dhe të jashtme. Çështjet e sigurisë mjedisore nuk mund ti lihen vetëm Konventës për Ndryshimet Klimaterike të Kombeve të Bashkuara (UNFCC) prandaj roli i Këshillit të Sigurimit është shumë i rëndësishëm dhe duhet të rritet. Siç theksoi dhe ambasadori Gjerman Ëitting KS arriti dy momente të rëndësishme që janë: a) pranimi i faktit së ndryshimet klimaterike përbëjnë një kërcënim të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare: b) dhe së dyti raportimi i implikimeve të sigurisë, që shkaktohen nga ndryshimet klimaterike, nga Sekretari i Përgjithshëm. Pavarësisht hapave pozitive, askush nuk mund të thotë se sa efekt do të ketë kjo në Këshillin e Sigurimit kur vjen puna te votimi. Siç është evidente ndotësit më të mëdhenj janë anëtarët e përhershëm të KS dhe ata kanë të drejtë veto-je për çdo votim, dhe historia na tregon se rastet e përdorimit të vetos nuk mungojnë kur lidhen me interesa të ngushta shtetërore të anëtarëve të përhershëm të KS. Pse duhet studiuar siguria mjedisore? Siç e shpjeguam më lart kërcënimi i sigurisë mjedisore ka filluar dekada më parë me mbi konsumimin energjisë fosile, emetimit të CO2, ngrohja globale etj. Por çfarë do të thotë kjo shkencërisht? Shkencëtarët e ndryshimeve klimaterike thonë që termi “anthropocene” (i shkaktuar nga njeriu) është shtresa e re gjeologjike në të cilën ne jetojmë dhe se njerëzimi aktualisht është duke ndryshuar parametrat e biosferës së planetit ku 99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

jetojmë. Kjo argumentohet me faktin pasi njerëzimi ka ndryshuar mënyrën e jetesës së tij. Njerëzimi ka ndryshuar natyrën dhe jetën e tij. Njerëzimi është bërë urban. Statistikat janë kolosale, shembujt janë të panumërt në rang global, rajonal, lokal dhe individual. Mund të flasim për zhvendosjen në Shqipëri dhe ndryshimet demografike të mëdha dhe ndikimi që ka mbi mjedis dhe natyrë në të dy drejtimet, zonat e zhvendosjes dhe zonat e zhvendosura. Në fakt kjo temë kërkon një elaborim më të detajuar por që nuk ëshët në objektin e këtijs studimi. Megjithatë, skeptikët dhe shkencëtarë të ndryshëm e hedhin poshtë argumentin se njeriu po ndikon mbi ndryshimin e shpejtë të biosferës, duke e lidhur me ndryshimet e cikleve natyrore të tokës. Por si thotë Thomas Friedman në librin e tij :Hot, Flat and Croëded: “nëse 90% e doktorëve më thonë se im bir është i sëmurë dhe 10% thonë se nuk është i sëmurë, unë do ta çoja në spital natyrisht”. (Friedman, 2009). Studiues si Homer –Dixon e kanë përmendur në botimet dhe shkrimet e tyre lidhjen e fortë mes mjedisit dhe sigurisë, por këtë të lidhur ngushtë me rrallimin e burimeve apo degradimin e mjedisit ose rritjen e popullsisë, pra një klasë e re neoMalthusiane. Por duke iu referuar studiuesve vendas, ndikimet që kanë ndryshimet klimaterike në nivel lokal dhe kombëtar mund të rendisim: ( Stec,.et al,2009) a) Së pari, ndryshimi i kushteve atmosferike e shoqëruar me ndryshime në reshje dhe temperature, kanë kapacitetin të riformulojnë prodhimin në burimet energjitike. b) Së dyti, fatkeqësitë natyrore të shtuara dhe të shoqëruara me sëmundje të shumta siç është malaria e cila mund të shtrihet në shumë shtete në zhvillim. Kjo mund ti kthejë vendet e varfra 100


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

në shtete të brishta dhe shtetet e brishta në shtete të dështuara.12 c) Së treti, katastrofat natyrore dhe shpeshtia e tyre mund të çojë në zhvendosje ose emigrim të popullsisë. Përmbytjet e përsëritura në ultësirën e Shkodrës janë dëshmi e këtyre impakteve të klimës dhe protestat e popullsisë për kompensim nuk janë gjë tjetër por vetëm disa nga këto pikënisje të situatave të ngjashme sesi ndryshimet e klimës dhe mjedisi kanë impakt të drejtpërdrejt mbi sigurinë. Disa nga këto kërcënime që kanë ndikime të drejtpërdrejta me klimën kanë një impakt të shpejtë dhe ndihen menjëherë siç është përmbytja dhe stuhitë e forta, ndërsa të tjerat si thatësira kanë një trend më të ngadaltë. Kërcënimi në infrastrukturë Infrastruktura dhe kërcënimi ndaj saj përbën një sfidë për shtetin dhe sigurinë e tij. Si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë ndodh shpesh kemi dëshmuar mungesën e rrugëve të komunikimit, dhe si pasojë mungesën e furnizimit me ushqime për mijëra banorë. Ky shqetësim është zgjeruar në sistemet e furnizimit më ujë të pijshëm në tubacione dhe komunikime. Rrugët dhe furnizimet duhen rikonceptuar pasi në raste të tilla përbëjnë kërcënim për jetën dhe sigurinë kombëtare. Kërcënimi njerëzor Kërcënimi infrastrukturor është i lidhur ngushtë me sigurinë njerëzore, pasi njerëzit janë të cënueshëm ndaj këtyre rreziqeve, linjave të komunikimit, linjave të furnizimit prandaj duhen parë më kujdes planifikimet për të ardhmen. Njerëzimi duhet të marrë në konsideratë sisteme që pranojnë tolerancë ndaj këtyre ndryshimeve të reja në mënyrë që të përshtaten sa më mirë për të siguruar jetën dhe furnizimin e njerëzve. Pjesa e këtij 101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

furnizimi është dhe furnizimi me energji. Pikërisht këtu është kleçka. Gjithë këto ndryshime duhen ndërtuar në mënyrë që ti përshtaten një jetë që do përdorë energji efiçente dhe me pak karbon. Kërcënimi i burimeve natyrore Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Shqipërisë përcakton qartë se burimet natyrore janë pasuri kombëtare dhe si e tillë ato duhen të mbrohen dhe të përdoren me efiçencë pasi janë të pakta. (SSK, 2004) Keqpërdorimi dhe mungesa e burimeve natyrore përbën një nga elementët kryesorë të sigurisë mjedisore. Megjithëse Shqipëria renditet si vendi që ka rezervat hidrokarbure më të pasura “onshore – në tokë” në Evropë, potencialet e saj nuk janë të shfrytëzuara siç duhet dhe kjo pasuri është kthyer në një bumerang mjedisor duke krijuar një nga pikat e nxehta mjedisore më problematike në vend. Rastet e shumta të protestave në Fier dhe Ballsh për rrjedhjet dhe ndotjen nga nafta dhe gazi kanë qenë në titrat kryesore të mediave dhe shtypit të shkruar. Minierat Shqiptare janë trajtuar si burime që duhen shfrytëzuar pambarimisht duke krijuar kërcënime të reja mjedisore në shumë zona të vendit. Komisioni për Mjedisin në Evropë i Kombeve të Bashkuara (UNECE) në një raport të publikuar në 2003 ka përcaktuar 10 hot spote (pika të nxehta) mjedisore si pasojë e keq-menaxhimit dhe shfrytëzimit të minierave në Shqipëri duke i konsideruar si të rrezikshme për sigurinë.(UNECE report, 2003) John Myers, një nga mjedisorët Britanikë i specializuar mbi biodiversitetin dhe që njihet kudo për teorinë e tij mbi refugjatët mjedisorë thotë se: “Nëse themelet mjedisore të një shteti janë degraduar ose 102


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

mbaruar edhe ekonomia e tij mund të degradohet gjithashtu dhe fabrika e tij sociale mund te përkeqësohet, dhe strukturat e tij politike destabilizohet, pasi një grumbull i madh njerëzish kërkojnë të ruajnë veten e tyre nga pakësimi i burimeve”. (Myers, 2007) Në shekullin e ri sigurinë kombëtare nuk e përbëjnë më forcat luftuese dhe armatimet. Ajo lidhet ngushtë më burimet ujore, drithërat, pyjet, burimet gjenetike, stabiliteti i klimës dhe faktorëve të tjerë që po të merren së-bashku janë po aq themelore dhe të rëndësishme për sigurinë kombëtare sa janë faktorët ushtarakë. Është paradoksale kur situata personifikohet nga liderë që shpallin se nuk do e lejojnë cënimin e territorit kombëtar as me 1m2 ndaj çdo force të huaj apo pushtuesi të huaj, ndërsa lejojnë cënimin e qindra kilometra katrorë territor dhe tokë të shkatërrohet si pasojë e erozionit çdo vit. Pikërisht për këtë arsye siguria mjedisore shtrihet jashtë çdo qëllimi të diplomacisë apo marrëdhënieve ndërkombëtare. Siguria Mjedisore paraqitet si një ndryshim i madh i konceptit tradicional të shtetit-komb që është themeluar 400 vite më parë. Dukë qenë se të gjithë janë të prekur nga kërcënimet mjedisore dhe përgjigja është globale, prandaj kur flitet për siguri mjedisore kemi të bëjmë me siguri kolektive dhe jo me siguri shtetërore apo individuale të shteteve. Duke cituar ish Ambasadorin Britanik Sir Crissin Tickell në Organizatën e Kombeve e Bashkuara: “Asnjë burrë nuk është një ishull, asnjë ishull nuk është një ishull, asnjë kontinent nuk është një ishull”. Por megjithatë shtetet mendojnë në kontekstin e gjeopolitikës ose më saktë në kontekstin e ishullit – ishullit ekonomik, politik dhe mjedisor. Natyrshëm lind pyetja për qeveritë se çfarë rruge duhet të 103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ndjekin për ta plotësuar këtë sfidë? Si fillim është njohja dhe pranimi i problemit si një kategori e veçantë nga ajo që njihet deri tani. Duke qenë së është një çështje shumë më e gjerë se thjesht teknike kjo shkon përtej diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Deri tani, shtetet individuale janë imune ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve strategjike ushtarake siç mund të jenë silurët apo raketat por ajo që është e sigurt ngelet fakti se nuk mund të lëshosh një raketë për të zgjidhur problemin e klimës, ngrohjes globale, rritjes së nivelit të deteve, përmbytjeve, erozionit dhe shpyllëzimit. Nëse do të kryenim një analizë teorike mbi dokumentat bazë të shtetit shqiptar13 për të nxjerrë trajtimin e konceptit të sigurisë mjedisore në Shqipëri, ajo që do të vërenim është mungesa jo vetëm e trajtimit të konceptit siguri mjedisore por edhe fakti që në SSK mjedisi trajtohet vetëm në rastet e faktorëve të jashtëm kur kemi fatkeqësi natyrore. Në fakt siguria mjedisore duhet të shikohet si element ose faktor i brendshëm pasi armiku nuk janë ata përtej kufijve por jemi vetë ne që e shkaktojmë këtë. Nëse do ti bënim një analize sociale këtij fenomeni do të shikonim se përgjegjësia është mbi ne si shkaktarë, ose më saktë siç do të shprehej në një nga artikujt e të përditshmes Panorama ‘Fajin e kemi ne’.14 Si rezultat, siguria mjedisore nuk është trajtuar saktë në dokumentet kryesorë shtetërore, megjithëse siguria mjedisore është një komponent shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe sigurinë e saj kombëtare. Strategjia energjitike e vendit është 95% e bazuar mbi burime hidrike dhe si e tille çdo kërcënim ndaj sigurisë mjedisore është kërcënim ndaj sigurisë energjitike dhe rrjedhimisht asaj kombëtare, e cila shprehet qartë në Startegjinë e Sigurisë Kombëtare: 104


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

“Interesat kombëtare kërkojnë marrjen e masave për shfrytëzimin racional të burimeve të natyrës nëpërmjet zhvillimit të një strategjie të balancuar sektoriale për mbrojtjen e mjedisit natyror në interes të zhvillimit të qëndrueshëm 15 të Shqipërisë”. Konkluzione Fusha e Sigurisë Mjedisore ka pas shumë pak vëmendje në fillim të lindjes së saj rreth viteve 1970. Aty nga vitet 1980 mori një hov dhe një vlerësim më thelbësor sidomos nga raporti i Komisionit Brundland. Në fillim të viteve 1990, si pasoje e Samitit të Rio-s ose siç njihet Samiti i Tokës, siguria mjedisore pati një rivlerësim por shpesh ngatërrohej me zhvillimin e qëndrueshëm (ekonomik-social-mjedisor) pra mjedisi shikohej si çështje e zhvillimit sesa e sigurisë. Sot, nocioni është zhvilluar shumë dhe ka arritur në atë fazë ku shumë shtete shpesh e kanë referuar si një vlerësim serioz për sigurinë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia, Anglia, India, Gjermania, Australia dhe së fundi NATO. Por me keqardhje ajo që vërehet është se akoma këto vende nuk e kane formalizuar apo adoptuar në planifikimin e tyre strategjik afatgjatë, prandaj më shumë punë duhet në këtë këndvështrim. Gjermania është duke dhënë sinjale shumë pozitive në këtë kontekst që duhet të ndiqen nga vendet e tjera. Duke qenë se NATO ka filluar ta marrë në konsideratë sigurinë mjedisore që nga 2003 pas hyrjes në iniciativën rajonale ENVSEC, sidomos në kontekstin e sigurisë mjedisore në operacionet ushtarake kjo ka implikime të drejtpërdrejta për vendin tonë si vend anëtar i NATOs dhe në veprimet tona. Siguria mjedisore është një fushe e re për vendin tonë që duhet të studiohet pasi aktualisht nuk ka studime rreth kësaj fushe 105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dhe implikimi që ajo ka për sigurinë kombëtare është i madh. Pra, sigurinë mjedisore mund ta përkufizojmë si marrëdhënien e krijuar mes atyre faktorëve mjedisorë siç janë uji, toka, bimët, klima dhe çfarëdo që përbën themelet mjedisore të një vendi, që përfundimisht forcon aktivitete tona socio ekonomike dhe rrjedhimisht stabilitetin politik të një vendi. Kur burimet shterojnë ashtu shteron dhe siguria jonë. Kjo mund të ngjasojë më përkufizimin e përgjithshëm të sigurisë. Siguri për të gjithë siguri për gjithmonë. Edhe pse mund të tingëllojë e vështirë për tu dëshmuar me fakte empirike shkencore, por ajo që mund të themi, duke iu referuar dhe filozofit të madh Karl Popper është se nga vëzhgimet, dëshmitë dhe ngjarjet e ndodhura është akoma më e vështirë të kundërshtohen këto fakte.

106


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

Bibliografi The American Heritage College dictionary. botimi i tretë, Houghton Mifflin Company, Boston 1993 pp.1233 2 Që nga lshtësia në Greqinë e lashte siguri do të thoshte të kishe një strategji për të dominuar armiqtë e jashtëm siç mund të ishte Sparta ose në Romën e Lashte strategjia ishte thelbi i zgjerimit të Perandorisë. 1

Fjala mjedis është përdorur 33 here por në kontekstin e “mjedis i sigurisë”, ndotje e mjedisit, burimet mjedisore dhe asnjëherë nuk i referohet ‘sigurisë mjedisore si koncept. 4 Fjala siguri është përmendur 41 here dhe mjedis 7 here por asnjëherë nuk është përmendur termi siguri mjedisore kur dihet që siguria energjitike ne Shqipëri është e varur ngushtësisht me sigurinë mjedisore të kaskadës së Drinit dhe rezervave ujore. 5 Ne Strategjinë e Mjedisit fjala mjedis është përdorur 164 here por asnjëherë e lidhur me sigurinë mjedisore. 6 Në SKIZH fjala “mjedis” është përmendur 62 herë, kjo e lidhur me mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe zhvillimin por asnjëherë nuk është përmendur fjala “siguri mjedisore”. 7 Në fakt për hir të vërtetës duhet pranuar problemi dhe ndarja e përgjegjësisë në lidhje me emetimet dhe ndotjen globale si pasojë e mbi konsumit te burimeve fosile dhe emetimeve të CO2. 8 Shih Envsec portal; www.envsec.org 3

107


MN 9

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

www.envsec.org

http://www.un.org/apps/neës/ story.asp?NeësID=39093&Cr=climate+change&Cr1= 11 http://ëëë.neë-york-un.diplo.de/Vertretung/neëyorkvn/en/05/ Environment_20and_20Climate_20Change.html 12 Është me interes fakti se studime të shumta po kryhen nga doktorantë në fakultetin e Shkencave Natyrore për të parë ekzistencën e mushkonjës tigër në Shqipëri. Theksojmë se kjo lloj mushkonjë gjendet në Afrikë dhe Azi por si pasojë e fluturimeve ajrore të shumta është gjetur në vende që nuk mendohej kurrë. 13 Strategjia e Zhvillimit Kombëtar, Strategjia Energjitike e Shqipërisë, Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit e Shqipërise, Strategjia e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Plani kombëtar për Zhvillim dhe Integrim (SKEZH) 14 Kuko R. Fajin e kemi ne. Gazeta Panorma, 23 Gusht 2011. 15 SSK 2004. fq.6 10

108


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

Literatura [1] BARNETT Jon 2001. The meaning of enviroenmntal security, Zed Book, 1-st edition. fq. 8-35 [2] BRUNDLAND Harlem 1987. Report of the Ëorld Commission on Environment and Development: Our Common Future.Transmitted to the General Assembly as an Annex to document A/42/427 June1987. [3] DALBY, Simon 2002. Environment Security. Minneapolis, Minn: University of Mineesota Press,2002. [4] DALBY, Simon 2009. EIA Intervieë: Simon Dalby on Environmental Security. Carnegie Council, 16 February 2009. Transcript (përkthim) Elton Qëndro [5] ENVSEC 2003. Environmental Security. http://ëëë.envsec.org [6] FRIEDMAN Thomas 2005. The ëorld is flat. A brief history of tëentyfirst century. Published by Farrar, Straus & Giroux Hardcover April 2005 [7] FRIEDMAN Thomas 2009. Hot, Flat and Croëded. Ëhy ëe need a green revolution and hoë it can reneë America. Published by Farrar, Straus & Giroux Hardcover November 2009. [8] MYERS, Norman 2007. Environmental Security Concerns: Sources, eds by. Stephen Stec & Besnik Bare, Energy and Environmental Challenges to Security, Springer, Netherlandsm pp. 41-53 [9] KAPLAN Robert D. 2008. Anarkia që po troket. AIIS 2008. fq 37 [10] RIO Declaration 1992. Rio Declaration on Environment and Development, United Nations Conference on Environmnet and Development, 14 June 1992./ CONF.151/26. [11] SSKSH 2004. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë, [12] SKZHI 2008. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013. Portali i kryeministrisë. ëëë.km.gov.al [13[ STEC Stephen & BARE Besnik 2009. Energy and environemntal challenges to security. Nato Conference Proceeding, Springer 2009.

109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albert HITOALIAJ MA. Studime mbi Sigurinë

Greqia: nga fustanella te Megali Idea Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare Në një përmbledhje voluminoze të Shtabit të Përgjithshëm të Departamentit të Luftës SHBA, në lidhje me inteligjencën ushtarake, pretendimi grek për popullsi greke në territoret shqiptare jepet shkurt dhe qartë si falsitet: “Pretendimi grek për jugun e Shqipërisë qëndron plotësisht mbi supozimin se shumica e popullsisë është greke. Grekët, deklarohet se arrijnë numrin 120.000 dhe shqiptarët 80.000. Por, kush janë “grekët”? Së paku 5/6 prej tyre, e mos më shumë janë shqiptarë të krishterë të besimit ortodoks, shqiptarët në ndjenja dhe në gjuhë, të cilët për shkak se kanë pranuar Patriarkun e Kostandinopojës, shpallet të jenë grekë në pikën e “vetëdijes kombëtare”.

Fjalë kyçe kyçe: Fustanella, Identiteti kombëtar, fuqia kombëtare, Greqi, Shqipëri, Epir, Influencë, diplomaci

110


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

Abstrakt Kultura, identiteti e opinioni publik janë përbërës të Fuqisë kombëtare. Herë-herë këta përbërës, marrin momentalisht peshë më të madhe se elementet e tjerë. Ata janë, edhe, ushqyes të diplomacisë në raste të caktuara. Rasti konkret është Greqia. Ajo përfaqëson një shembull tipik se si kultura dhe identiteti mund të shndërrohen në armë diplomatike të cilat shtojnë fuqinë kombëtare. Absurdi i ‘Vorio-Epirit’ dhe absurdi i emrit të Maqedonisë mund të konsiderohen si të tillë (kërkesa absurde) vetëm nëse i shikon në planin e të vërtetës historike. Por nëse shikon përpjekjet aktuale të shtetit grek dhe të fijeve të tjera të interesuara, mund të vihet re se këto çështje nuk përfaqësojnë më një absurd, por një problem konkret, të prekshëm dhe ç’është më kryesorja, të negociueshëm. Rasti i mos-anëtarësimit të Maqedonisë në NATO për shkak të çështjes së konfliktit të emrit që kishte me Greqinë, është një shembull konkret i 111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

demonstrimit të fuqisë diplomatike, pjesë kjo, e fuqisë kombëtare. Kujtdo që ka vajtur në Athinë i ka rënë rasti të shohë Gardën Presidenciale, e cila mban veshur një lloj fustanelle të shkurtër. Fustanella për grekët është simbol krenarie kombëtare dhe në njëfarë mënyre ajo simbolizon Greqinë. Mund të duket një element tërësisht i parëndësishëm, por kam zgjedhur që këtë tipar kombëtar “grek” ta shohim disi më në thellësi. Kjo veshje është simbol i kombit grek, por nëse kjo veshje nuk rezulton greke, çfarë mund të thuhet për kombin grek? Po për kulturën greke? Për të kuptuar se si u fabrikua identiteti kombëtar grek le të shohim disa pjesë nga studiues të ndryshëm grekë e jo grekë. Duke e nisur nga simboli do të shohim se si ka lëvizur strategjia greke për shtimin e fuqisë, duke vënë në bazë të saj kulturën, edhe pse kjo, asimiluese dhe e rremë. Hyrje Në filozofi, identiteti, nga latinishtja: identitas (“ngjashmëri”), është lidhja që çdo gjë mbart në vetvete.1 Në bazë të ligjit Leibniz, dy gjëra që kanë të përbashkët çdo atribut nuk janë vetëm të ngjashme, por janë e njëjta gjë. Koncepti i ngjashmërisë ka sjellë lindjen e konceptit të përgjithshëm të identitetit - si të identitetit personal edhe të identitetit shoqëror. Një entitet mund të jetë, plotësisht identik vetëm me veten. Çdo ndryshim krijon një identitet të veçantë. Kështu identiteti është çdo gjë që e bën një entitet të përcaktueshëm dhe të njohshëm, në drejtim të posedimit të një grupi cilësish ose karakteristikash që e dallojnë atë nga subjektet e tjera.2 Në terma laike, identiteti është çdo gjë që e bën diçka të njëjtë ose të ndryshme. Identiteti kombëtar është një shembull i saktë si i identitetit shoqëror edhe atij individual. Në këtë mënyrë, identiteti dhe 112


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

kombi në kohën e shtet-kombit bëhen një element i rëndësishëm ngjizës. Identiteti i shërben fuqisë së kombit, pasi vetë kombi përmban numrat që prodhojnë fuqinë. Ato numra mund të jenë popullsia, sipërfaqja, burimet etj. Me qëllim shtimin e këtyre numrave që prodhojnë fuqi kombëtare, kombet përpunojnë strategjitë e tyre. Këto strategji kanë në bazë idenë se fuqia sjell siguri dhe qëndrueshmëri për kombin. Të gjithë shtetkombet realizojnë dhe përpiqen për këtë qëllim edhe pse jo të gjithë mund të fuqizohen aq sa dëshirojnë apo aq sa ëndërrojnë. Fuqia kombëtare dhe ushtrimi influencues Nocioni i instrumenteve të Fuqisë kombëtare është një abstraksion. Fuqia në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të përcaktohet si “aftësia për të influencuar sjelljen e të tjerëve me qëllim që të arrihet një rezultat i dëshiruar.” Diplomacia projekton Fuqinë, përfshirë edhe potencialin e luftës. Puna bazë e Edward Carr në vitin 1939, mund të jetë një pikë e mirë fillimi për të diskutuar mbi instrumentet e Fuqisë.3 Fuqia politike në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare mund të jetë e ndarë, për qëllime diskutimi, në tre kategori: (a) Fuqi ushtarake, (b) Fuqi ekonomike, (c) Fuqi mbi opinionin, por Fuqia është një e tërë dhe një instrument nuk mund të ekzistojë gjatë pa të tjerët.4 Formulimi i Carr më vonë u zëvendësua. Gjatë Luftës së Ftohtë, akronimi DIME (diplomatic, informational, military, economic) përdorej si një shkurtim i zakonshëm për instrumentet diplomatik, informativ, ushtarak dhe ekonomik të Fuqisë kombëtare.5 Nga vitet 1960 instrumentet diplomatik, informativ, ushtarak dhe ekonomik u futën në përdorim në State Department, U.S. Information Agency, Defense Department, 113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dhe në U.S. Agency for International Development. Së fundi akronimi MIDLIFE (military, informational, diplomatic, law enforcement, intelligence, financial, economic) që është akronimi i Ushtarak Informativ Forcim i Ligjit Inteligjencë Ekonomik, ka fituar kompleksitetin në rrugët dhe mjetet e ndjekjes e zbatimit të sigurisë kombëtarë në shekullin e 21-të.6 Shkencëtarët politikë bien dakord në përcaktimin e Fuqisë si “aftësia për të influencuar sjelljen e të tjerëve” me ose pa rezistencë. Në analizën e tij I. C. MacMillan e ndan konceptin e Fuqisë dhe të Influencës:”Fuqia është aftësia për të rindërtuar situatat aktuale” ndërsa influenca “është kapaciteti për të kontrolluar dhe ndryshuar perceptimin e të tjerëve.”7 Diplomacia është instrumenti bazë për ushtrimin e influencës. Krijimi i një kauze kulturore krijon një kauzë diplomatike e cila i shërben qëllimit strategji për fuqizim. ërisë8 Michael S kafidas: FFabrik abrik imi i g abrikimi grrek ekërisë Sk (Prej fustanellës tek faqja e lavdishme) Më poshtë do të shohim shkurt se si u transformua nga shqiptare në greke, një prej elementëve të kulturës kombëtare greke, simboli kombëtar “grek”, fustanella. “Njëqind vjet më parë Virginia Woolf vizitoi Greqinë për herë të parë. Ajo shëtiti përreth Athinës, ku “të gjithë njerëzit dukeshin të varfër” dhe të ulur “mbi mermerin klasik, duke biseduar dhe duke bërë endje me shtiza” (Woolf 1993: 212). Ditari i saj i udhëtimit grek, përshkruan një kohë dhe një epokë kur kultura greke ishte ende duke u përpjekur që të kapërcente traumën e sundimit turk. Katër shekujt nën sundimin otoman, i cili përfundoi në vitet 1820, ishin kohë e mjaftueshme për të prishur iluzionin e pastërtisë racore për pasardhësit e Aristotelit dhe të Perikliut. 114


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

Me shumë gjasa, Woolf ka lexuar librin Hellas të Percy Shelley, parathënia e të cilit thotë se “greku modern është pasardhës i atyre qenieve të lavdishme të cilat imagjinata pothuajse refuzon që t’i përfytyrojë në vetvete, si pjesë të llojit tonë.” Në vend të kësaj, ajo që Woolf pa në Athinë, ishte një qenie e re e shkrirë greke, e lindur në rrënojat e historisë. “Ashtu si një shtresë rëre lëvizëse, këto fise të afërta të përbëra nga popullsi të ndryshme shtrihen anembanë Greqisë,” - vëren ajo në ditarin e saj - “e quajnë veten grekë të vërtetë... por gjuha që ata flasin është e ndarë nga gjuha që disa prej tyre mund të shkruajë, po aq gjerësisht së ndahet kjo përsëri, nga e folura e Platonit... Ju duhet ta shikoni Greqinë Moderne si një komb të papastër fshatarësh, ashtu si ju duhet t’i shikoni grekët moderne, si një komb me elementë të përzier dhe fshatarak, në krahasim me fjalimet klasike të racës së pastër. (Woolf 1993: 210)” Woolf nuk ishte e vetme në zhgënjimin e saj me mospërputhjen e realitetit të Greqisë post-osmane, vis-à-vis (përballë) trashëgimisë së saj klasike. “Imagjinata mbron përsëri dhe përsëri”, pranon ajo teksa ecën nëpër “gurë të jashtëzakonshëm” të cilët “nuk duhet të injorohen” (Woolf 1993: 205). Çuditërisht ajo kurrë nuk vëren mungesën e mermerëve Elgin. Piktori anglez i shekullit të XIX, Edward Lear, në ditarin e tij grek, shpreh gjithashtu keqardhje për “pamjen e bastarduar të çdo personi dhe çdo gjëje (në Greqi).” [...] Por, shumë më para, se të vinte për të simbolizuar pavarësinë greke nga turqit otomanë, kilt-i shqiptar, apo fustanella, ishte veshje e zakonshme burrash në shekullin e XIIItë kur ai ishte i veshur nga Dalmatët, një prej fiseve paraardhëse ilire të shqiptarëve. Rrënjët historike dhe etimologjike të fustanellës, sidoqoftë, datojnë në ditët e Romës, kur fustanella 115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shqiptare apo ilire u bë modeli origjinal për veshjen ushtarake romake. Fjala “fustanella” e ka origjinën nga fjala italiane fustagno, “nga e cila rrjedh fjala Fustana, me formën zvogëluese fustanella” (Papantoniu 2000: 206). Sociologu dhe paleontologu hungarez, Baron Nopcsa ka teorizuar se fustanella (kilt-i) Kelte u shfaq, pasi fustanella shqiptare u prezantua te Keltët nëpërmjet legjioneve romake në Britani. Lidhja historike me fustanellën përfshin edhe një statujë të lashtë të gjendur në zonën rreth Akropolit në Athinë (shënim A.H: në Shqipëri janë gjetur disa statuja antike me fustanellë), e cila daton nga shekulli i tretë. Megjithatë, nuk ka mbijetuar asnjë veshje e lashtë greke që të vërtetojë se origjina e fustanellës është me të vërtetë te veshjet me pala ose khitonët, që janë veshur nga burrat në Athinën e Perikliut. Fustanella moderne shfaqet në Greqi e veshur nga shqiptarët, dhe sidomos arvanitasit, ashtu si u quajtën grekët me origjinë shqiptare, shumica e të cilëve luftuan së bashku me grekët, kundër turqve, në luftën e gjatë të pavarësisë. Në vitet e para të revolucionit grek fustanella mbeti në përgjithësi një veshje ushtarake, në një kohë që shumica e burrave në Greqinë e pushtuar, rezistoi në mënyrë aktive ndaj osmanëve. Një grup i njohur i kryengritësve kundër osmanëve, Suljotët, të lëvduar nga Bajroni, si dhe nga historianët grekë, ishin krejtësisht shqiptarë (Winnifrith 1983: 45). Siç vëren Welters, “të identifikoje një burrë grek-shqiptar nga rrobat e tij, ishte më e vështirë pas Luftës së Pavarësisë, pasi i ashtuquajturi “kostum shqiptar” u bë ajo që është identifikuar si veshja “e vërtetë” kombëtare e Greqisë kontinentale.” (1995: 61). Sipas Papantoniut, “është e vështirë që ta natyralizosh fustanellën si një qind për qind shqiptare. Ne nuk kemi dëshmi etnografike për të 116


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

mbështetur këtë postulat, përveç përshtypjeve të regjistruara të udhëtarëve në përputhje me motivin e çdo autori. Ne dimë se me shumë gjasa, fustanella doli nga Roma, kur legjionet romake filluan të shkojnë në veri, ku ata panë Keltët, të cilët ishin të veshur me fustanellë.” (Papantoniu 2007) Nga koha e revolucionit grek e deri tani, nga vizitorët, ka referenca të vazhdueshme për veshjet. Fil-heleni më i famshëm anglez i kohës së tij, Lord Bajroni, imagjinohej veshur me fustanellë vetë, kur ai shkoi në Greqi për të luftuar së bashku me grekët. (Ai përfundimisht vdiq në Mesologji me fustanellë veshur). Por as grekët dhe as vizitorët nuk duket të jenë shqetësuar për origjinën e veshjes.[...] Spekulimi nga artisti i nderuar bashkëkohor grek Yannis Tsarouxis, se origjina e fustanellës vjen nga India, nuk është krejtësisht i shkëputur nga idealizimi i epokës së artë të perandorisë së Maqedonisë. A është e mundur që veshja greke me pala të mund të jetë integruar përfundimisht me stilin e veshjes persiane pas pushtimit të Azisë nga Aleksandri? Siç shpjegon Papantoniu, është e vështirë të besohet se kostumi me fustanellë, veshur nga kleftët (luftëtarët grekë të lirisë në shekullin e nëntëmbëdhjetë), të ketë ndonjë lidhje me një fustan të ngjashëm të veshur nga Mongolët e Indisë. Ka një ndryshim themelor në mënyrën se si trekëndëshat janë të prerë. Në Greqi, ashtu siç e kemi parë, ata janë trekëndësha kënddrejtë, me hipotenuzën e një trekëndëshi qepur në anën vertikale të së ardhshmit, për t’i parandaluar ata që të varen si thes.(Papantoniu 2000: 208) Pas mundjes së osmanëve nga grekët, Mbreti Oto, princi bavarez i importuar nga grekët për të qenë mbreti i tyre i parë në vitin 1833, e shpalli fustanellën veshjen zyrtare të oborrit. Oto, madje pozonte me një të tillë veshur. Që prej aty, fustanella 117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mori famën si veshja e krenarisë greke. Por siç thotë Petropulos: kur fustanella hyri në oborr [të Otos] doli një lloj dizajnimi veshje babilonase. Ne ende nuk e dimë se kush e frymëzoi uniformën hermafrodit të veshur sot e kësaj dite nga ana e komandantëve të rojeve greke presidenciale... Fustanella ishte vendosur tashmë si një uniformë tipike që nga viti 1813 për vullnetarët grekë të dy regjimenteve të këmbësorisë së lehtë greke të ushtrisë angleze... Fustanella është produkt i një vjedhje. Shteti grek rrëmbeu veshjen kombëtare të shqiptarëve dhe e vendosi atë si një uniformë ushtarake duke kopjuar anglezët.(Petropoulos 1987: 13-14) Supozimi se versioni i helenizuar i fustanellës fitoi 400 pala, gjoja një për çdo vit që Greqia ishte nën sundimin otoman, është gjithashtu në diskutim. Papantoniu pretendon se “palosjet, e fustanellës nuk janë gjithmonë 400. Kjo është një pasaktësi. (Papantoniu 2007). Ishte gjatë regjencës bavareze që fustanella u shkurtua për të krijuar një veshje valë-valë që varet mbi gju dhe që është e veshur me çorape dhe pengore dekorative. [...] Fustanella shumë e shkurtër, ose fustanellica, e veshur sot nga ‘tsoliades’, Garda Presidenciale piktoreske, për disa duket të jetë një keqinterpretim i origjinalit. “Fustanellica e shkurtër i bën ‘tsoliades’ të duken si balerina”, tallet Petropoulos. “Ata që e kanë përgjegjësi, duhet ta rimodelojnë gjatësinë e fustanellës në gju, sepse kjo është ajo ç’ka historia na tregon.” (Petropoulos 1987: 28). Pavarësisht nga gjatësia e saj, fustanella, si një relikt heroik, mbetet një kujtesë e vazhdueshme ironike e të dy grupeve heterogjene që janë pjesë e historisë moderne greke, te të cilët shumica e grekëve modernë dyshon haptas: Shqiptarët dhe mbretërit.” 118


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

Duke cituar në mbyllje historianin e famshëm britanik, George Finlay mund të thuhet se kjo veshje shqiptare u transformua në një simbol grek ashtu si u transformua edhe roli i shqiptarëve në revolucionin grek, ashtu si u shkri çdo element shqiptar brenda një shteti të ri, i cili më pas nuk do t’i njihte si etni më vete këta të fundit. “Armatorët grekë dhe të krishterët e punësuar si roje policore, edhe në Morea, gjithashtu mbanin këtë veshje, por ishte fama e shqiptarëve, - për shkak se reputacioni ushtarak i armatorëve ishte në ngritje atëherë dhe ai i Suljotëve ishte në rënie – që nxiti grekët modernë të përvetësojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Është si rrjedhim i këtij admirimi ndaj shqiptarizmit, që oborri i mbretit Oto mori pamjen e tij melo-dramatike, dhe xixëllonte nëpërmjet imitacionit me xhingla vulgare të veshjes së pasur e të shkëlqyer, e cila mbërtheu vëmendjen e Çajld Haroldit në galeritë e kalasë së Tepelenës; por fustanella e basmës varet rreth këmbëve të grekëve si një fund vajzash prej letre, ndërsa fustanella e bardhë Toskëve, e krijuar nga një produkt i fortë i tezgjahut amtar, bie hijshëm si një cohë antike.”9 Fabrikimi i kombit Në vijim jepet përsëri një pikëshikimi nga studiues grekë në lidhje me përbërjen etnike të Greqisë së re: “Për momentin, grekët e Greqisë së lirë mund të kënaqen me identifikimin se kush ishin dhe kush nuk ishin vëllezërit e tyre në Greqinë e paplotësuar, mes tyre, para së gjithash maqedonasit sllavë dhe, së dyti, shqiptarët ortodoksë e vllahët. Nxënësve të shkollës fillore u është mësuar në vitet 1880 se “grekët [janë] fiset tona me prejardhje të përbashkët, që flasin gjuhën që ne flasim dhe ushtrojnë religjionin që ne ushtrojmë”. 119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Por, ky përkufizim duket se ka qenë i rezervuar për fëmijët e vegjël, të cilët ndoshta mund të mos kuptonin argumentet e ndërlikuara të prindërve të tyre, mbi çështjen e identitetit grek. Ishte thelbësore për të kuptuar në atë moshë të njomë që grekët modernë e kanë prejardhjen nga grekët e lashtë. Megjithatë, fëmijët duhet të ketë qenë jo më pak të hutuar se sa të rriturit mbi kriteret për përcaktimin e identitetit modern grek. A përbëjnë grekët një “racë” veçan nga shqiptarët, sllavët dhe vllahët? Pra, po dhe jo. Nxënësve të shkollave të mesme iu është thënë se “racat e tjera”, pra sllavët, shqiptarët dhe vllahët, “duke qenë të helenizuar gjatë viteve në drejtim të zakoneve dhe të traditave, tani janë duke u asimiluar në të bërit grekë”. Mbi sllavët e Maqedonisë duket se nuk ka pasur asnjë konsensus. A ishin ata bullgarë, grekë të sllavizuar apo sllavë të greqizuar herët? Ata “ishin” bullgarë deri në vitet 1870 dhe grekë të sllavizuar ose sllavë të helenizuar më pas, në përputhje me nevojat në ndryshim të teorisë dominuese. Nuk kishte asnjë konsensus, gjithashtu, as te vllahët. Ishin malësorë grekë të latinizuar, apo emigrantë të vonë nga Vllahia? Ashtu si në rastin e sllavëve të Maqedonisë, paraardhësit e vllahëve u zhvendosën nga Ballkani jugor në Danub, derisa rumunët i deklaruan vllahët si vëllezërit e tyre; kjo gjë bëri që më vonë të njehsoheshin në mënyrë të parevokueshme si indigjenë të maleve të Ballkanit jugor. Shqiptarët, ose arvanitasit “u adoptuan” lehtësisht si vëllezër me origjinë të përbashkët për të paktën tre arsye. Së pari, numri i konsiderueshëm i shqiptarëve që kishte jetuar për shekuj me radhë në jugun e Greqisë, aq në jug sa dhe Peloponezi. Së dyti, shumë shqiptarë të krishterë kishin luftuar dallueshëm në Luftën e Pavarësisë. Dhe së treti, pretendimet të besueshme shqiptare për krijimin e një shtet-kombi shqiptar u materializuan shumë 120


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

vonë, që teoricienët kombëtarë grekë të braktisin pozitat e ngulitura mirë. Duke komentuar mbi një tekst të gjeografisë për shkollat fillore në vitin 1901, një komision shtetëror e gjeti atë të papërshtatshëm dhe mashtrues. Një nga të metat e tij kryesore kishte të bënte me shqiptarët, të cilët ishin përshkruar si “kushërinj të afërt të grekëve”. “Pikëpamje të tilla janë të papranueshme nga pikëpamja e kërkesave tona kombëtare, dhe kjo për aq sa e vërteta historike ka lidhje. Duhet të pohohet se ata janë me prejardhje të përbashkët me grekët (pellazgët),(shënim A.H: sipas studiuesve pellazgët janë popullsia jo-greke, para-greke, autoktone, paraardhëse e shqiptarëve) se ata flasin një gjuhë të ngjashme me atë të grekëve, dhe se ata kanë marrë pjesë në të gjitha luftërat për çlirimin kombëtar të atdheut të përbashkët.’” 10 Më sipër referimet janë bërë nga autorë grekë dhe në këtë mënyrë ka prej tyre edhe disa lloje përkuljesh e zbutjesh historike, por realiteti është se kombi grek në fillimet e Greqisë së re pati në vetvete disa shtresa si shqiptarë, vllahë, sllavë, turq e hebrenj. Me kalimin e kohës këto popullsi u shndërruan në një popullsi, shteti i së cilës i konsideron të gjithë shtetasit e vet grekë të pastër (homogjen!!). Në këtë mënyrë, zbatohet një strategji e mirëfilltë shtetërore më synim fuqinë dhe ekuilibrin. Pra identiteti kombëtar i shërben kësisoj fuqisë kombëtare. Ka kombe që quhen të tillë se kanë të përbashkëta prejardhjen etnike, ka kombe të tjera të cilat, ashtu si SHBA, kanë zgjedhur të jenë komb në bazë të vlerave, gjuhës, sipërfaqes së përbashkët etj, që zotërojnë. Në rastin e fundit gjuha, kultura, raca e ndryshme apo të gjitha ndryshimet shkrihen dhe u përshtaten rregullave të përcaktuara për të qenë pjesëtar i kombit amerikan. 121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Kombet më të vjetra janë ata kombe të cilët kanë ruajtur një linjë shumë të fortë të prejardhjes origjinale. Ata mbështeten te prejardhja e njëjtë racore, gjuhësore si dhe kulturore. Shqipëria është një rast i tillë-rast popullsie autoktone e cila ka ruajtur gjuhën, kulturën dhe prejardhjen e fiseve të vjetra. Në dallim nga shqiptarët, të cilët gjatë historisë kanë pësuar tkurrje në shifra (popullsi dhe sipërfaqe), është rasti i Greqisë, fqinjit të saj tokësor më të vjetër. Greqia është një shtet i cili nëpërmjet fabrikimit të shifrave ka arritur të fabrikojë edhe fuqinë e saj kombëtare. Por Greqia nuk është si rasti i SHBA-së, pasi fabrikimi i fuqisë së saj dhe shtimi i shifrave është bërë në pjesën më të madhe në kurriz të fqinjëve e jo bazuar në norma të pranuara nga të tëra palët. Sasia e vlerave, qëllimeve, praktikave, simboleve, njohurisë etj që ka të përbashkët një shoqëri përbëjnë kulturën e asaj shoqërie. Kulturat janë asimiluese dhe arrijnë të thithin brenda vetes kultura të ndryshme duke i njehsuar. Por nëse rasti i asimilimit bëhet me strategji dhe planifikim shtetëror të zbatuar ndaj popullsive të ndryshme, ai nuk do të ishte i natyrshëm dhe do të shkaktonte probleme. Ky është dhe rasti i Greqisë. Synimet e saj ndaj Shqipërisë, e jo vetëm, kanë qenë historikisht synime territoriale. Për t’u arritur këto synime, mjeti me të cilin diplomacia greke ka synuar të zbatojë strategjinë e saj, ka qenë ndërtimi i alibisë kulturore. Synimi i territorit dhe asimilimit në krahinën që në lashtësi quhej Epir, mbështetet nga ideja se kjo krahinë ka qenë historikisht greke ashtu si dhe popullsia e saj. E njëjta logjikë ndërtohet edhe në pretendimet ndaj Maqedonisë. I publikuar nga historianë të respektuar, në përfundim të LIB, libri nga është shkëputur citimi i mëposhtëm, (Forbes, Nevill, “The Balkans..”), shërbeu si një sfond për një nga çështjet më të turbullta të Europës. Në të thuhet: 122


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

“Epirotët janë një popullsi e racës shqiptare, dhe ata vazhdojnë të flasin një dialekt shqiptar në shtëpitë e tyre, ndërsa gratë dhe fëmijët, në çdo rast, shpesh nuk njohin asnjë gjuhë tjetër. [...] Origjina e tyre shqiptare nuk hap përpara tyre perspektiva, pasi për këtë racë nuk kishte as letërsi, e as një traditë të përbashkët historike; dhe ata në përputhje me rrethanat ktheheshin në grekë, me të cilët ata ishin të lidhur në fe nga anëtarësia në Kishën Ortodokse, dhe në politikë nëpërmjet varësisë ndaj qeverisë së Aliut të Janinës, i cili e kishte miratuar greqishten si gjuhë zyrtare.”11 Por më kalimin e viteve asimilimi dhe pretendimi grek për popullsinë dhe territorin, u kthye në strategji të ligjshme. Në një përmbledhje voluminoze të Shtabit të Përgjithshëm të Departamentit të Luftës SHBA, në lidhje me inteligjencën ushtarake, pretendimi grek për popullsi greke në territoret shqiptare jepet shkurt dhe qartë si falsitet: “Pretendimi grek për jugun e Shqipërisë qëndron plotësisht mbi supozimin se shumica e popullsisë është greke. Grekët, deklarohet se arrijnë numrin 120.000 dhe shqiptarët 80.000. Por, kush janë “grekët”? Së paku 5/6 prej tyre, e mos më shumë janë shqiptarë të krishterë të besimit ortodoks, shqiptarët në ndjenja dhe në gjuhë, të cilët për shkak se kanë pranuar Patriarkun e Kostandinopojës, shpallet të jenë grekë në pikën e “vetëdijes kombëtare”.12 Por përgjigja e pretendimeve qëndron pas synimit për ngjitjen deri në vijën gjeografike në të cilën kontrollohet ngushtica e Otrantos. Gjeografi amerikan Isaiah Bowman, drejtori i “Shoqërisë Amerikane të Gjeografisë” dhe kryekëshilltari për territoret pranë Presidentit Woodrow Wilson në Konferencën e Versajës (në vitin 1921 u bë drejtori i CFR - Council of Foreign Relations), thotë për Shqipërinë: 123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

“Është e vështirë për Shqipërinë që të kundërshtojë veprimet e fqinjëve të saj sepse ajo nuk është e bashkuar...Për një kohë të gjatë Italia ka insistuar që në çdo rast të ketë një bazë detare në portin e Vlorës dhe një zonë mbrojtje, të gjerë mjaftueshëm, për operacione tokësore në rast sulmi. Kjo do t’i siguronte asaj një supermaci navale në Adriatik dhe në ruajtjen e gjithë bregut të saj lindor... Do të ishte e rëndësishme që kufijtë përfundimtarë të Shqipërisë t’i kishim të skicuara në mënyrë të kujdesshme, që të bënim bashkimin, me aq sa është e mundur, e të gjithë shqiptarëve të lidhur drejtpërsëdrejti me pjesën kryesore, dhe të siguronim zhvillimin ekonomik, i cili formon një nga bazat e paqes së qëndrueshme. [Gjithashtu] në kundërshtim me procesin e bashkimit janë shtetet rivale kufizuese, Greqia, Jugosllavia dhe Italia. Po qe se për të çuar para, interesat e tyre tregtare, këta shtete ushtrojnë format tradicionale të propagandës politike atje mund të shkaktohet çrregullim, për të mos thënë shkatërrim.”13 Vetëdija greke, strategji për shtimin e fuqisë kombëtare greke Pak muaj më parë, ndër të tjera, në 20-vjetorin e themelimit të OMONIA-s, konsulli grek në Korçë, Ikonomus, tha: “Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke”. Cila betejë? Ç’luftë synojnë të bëjnë grekët? Duke shtuar në mënyrë artificiale numrin e popullsisë “greke”, hapin tjetër, betejën tjetër, ata do bëjnë që kjo popullsi të fitojë autonominë e mandej të bashkëngjitet me popullsinë mëmë të Greqisë. Ata kërkojnë të bëjnë një lloj paralelizmi me rastin e Kosovës, duke shpresuar vonimin apo pezullimin e zgjidhjes së pronave të shqiptarëve të dëbuar nga Greqia. Kjo luftë nisi nga Venizelosi. Në krijimin e saj si shtet, Greqia rezultonte të ishte një shtet 124


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

me shumë kombe në brendësi dhe kjo gjë është fakt historik. Popullsia shqiptare ishte një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së shtetit të ri grek. A u lejua ajo popullsi të fliste gjuhën e saj? A u hapën shkolla për shqiptarët, heronjtë e revolucionit grek që nuk dinin greqisht? Jo. Ata u tretën në harresë. U asimiluan me metoda nga më të ulëtat, deri në dëbim masiv. Pa dashur të zgjatem në këtë drejtim, do të sjell në vëmendje një raport diplomatik, të Mr. Lyiton, ambasador i Britanisë në Greqinë e vitit 1865, që i drejtohet Ministrisë së Jashtme britanike. Ky raport është pjesë e botimit “Açounts and papers of the House of Commons, Great Britain” (Raporte e dokumente të Parlamentit, Britani e Madhe), botuar nga Parlamenti Britanik. Raporti mbi gjendjen e popullsisë dhe mbretërisë greke, titullohet: “Report by Mr, Lyiton, Her Majesty’s Secretary of Legation, on the present Condition of the Greek Kingdom and People, Athens, January, 1865". Po shkëpusim një fragment nga pjesa e nënndarjes “Popullsia dhe kombësia”. Ja se ç’thuhet: “...Shtrirja dhe karakteri i territorit, mbi të cilin janë shpërndarë 1 096 810 banorë (sipas Censusit të vitit 1861) të Mbretërisë së Greqisë, do të japë lëndën për shënimet në pjesën pasuese të këtij Raporti. Kombësia e këtyre 1 096 810 banorëve është e përzier. Raca shqiptare tashmë zë një pjesë të konsiderueshme të territorit të Greqisë së lashtë, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Mbretërisë së re. Me përjashtim të dy qyteteve kryesore (Athinës dhe Megaras), ajo (shënim, raca shqiptare) ka monopolizuar gjithë Atikën dhe Megares. Ajo është në posedim të pjesës më të madhe të Boeotisë dhe një pjese të vogël të Lokrisit. Jugu i Eubeas, veriu i Androsit, pjesë të Eginas dhe e gjithë Salamina janë të populluara nga shqiptarët. Në Peloponez ky element shqiptar është akoma edhe më i fortë. Ajo zë gjithë Korinthin dhe Argolisin, veriun e Arkadias, lindjen 125


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e Akaisë dhe duke u shtrirë në Lakonia, poshtë shpateve të Thaigetus drejt pllajës së Helosit, ajo kryqëzohet me Eurotas dhe mban në posedim një rajon të madh përreth Monemvasias. Në Mbretërinë e Greqisë (ku ajo numëron rreth 200 000 shpirtra) fuqia e saj numerike nuk është më pak e rëndësishme se sa epërsia në veprimtarinë shoqërore dhe në komandim. Ajo e furnizon territorin grek me numrin më të madh të kultivuesve dhe popullsinë detare të Greqisë me elementin e saj më me iniciativë.”14 Burime të tjera që vërtetojnë se në Greqinë e fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit XIX, banonte një komunitet i gjerë shqiptarësh, ka me shumicë. Venizelos, krijuesi i politikës së vetë-deklarimit Si është e mundur që kombi grek të përbëhet nga një larmi racore dhe përsëri ta konsiderojë veten homogjen? Gazetari i njohur amerikan, Herbert A. Gibbons, na jep një përgjigje në librin e tij biografik, “Venizelos” (1920). Pjesa e mëposhtme tregon filozofinë e politikës greke që ka ndjekur diplomati më i aftë grek, Venizelos, në Konferencën e Paqes: “Në pretendimet e tij për Epirin e Veriut, Venizelos parashtroi teorinë e famshme të vetëdijes kombëtare si provë të kombësisë. “Dikush mund të joshet”, tha ai, “për të ngritur kundërshtimin që një pjesë e konsiderueshme e kësaj popullsie greke përdor gjuhën shqipe si gjuhën e vet, dhe është, rrjedhimisht, sipas të gjitha gjasave, me origjinë shqiptare; por konceptet demokratike e Fuqive Aleate dhe të Bashkuara nuk mund të pranojnë ndonjë standard tjetër përveç se atij të vetëdijes kombëtare.” Venizelos vazhdoi të nxjerrë në pah se standardi i racës apo gjuhës si provë e nënshtetësisë ishte “konceptim gjermanik.” Ai pohoi se epirotët kishin qenë grekë që kohë më parë themelimit të Mbretërisë së Greqisë, se familjet e tyre kryesore kishin nxjerrë heronjtë drejtues të Luftës së Pavarësisë, 126


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

dhe se epirotët e veriut kishin qenë mes mirëbërësve kryesorë të Greqisë, duke themeluar shkollat greke dhe institucionet publike. “Mund të jetë e vlefshme të shtoj se zëvendëskryetar i tashëm i Këshillit Ministror grek, z. Repulis; komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë greke, gjeneral Dangëllis; komandant i përgjithshëm i forcave detare greke dhe Ministri i Detarisë, admiral Konduriotis dhe pjesa më e madhe e ekuipazheve të marinës greke, flasin gjuhën shqipe si gjuhën e tyre amtare”. (shënim A.H: fjalët e Venizelosit janë në thonjëza, të cituara nga Gibons) Nga përvoja ime personale kam pasur konfirmim të mjaftueshëm, për ndërgjegjen e zjarrtë kombëtare greke të banorëve të Epirit dhe gjithashtu atyre të Atikës, gjuha e të cilëve në shtëpi ishte shqiptare. Kur e shpjegoi këtë teori për mua, Venizelos shpjegoi se çfarë nënkuptonte me thënien se standardi i racës apo gjuhës është një konceptim gjermanik. Ai përmendi autorë gjermanë në lidhje me kufijtë e Deutschthum, të cilët pretendonin për Gjermaninë nga gjuha apo prova racore pjesën më të madhe të Zvicrës, Belgjikës, Alzas-Loreinës e madje edhe Holandën. Mosnjohja e provimit të kombësisë sipas gjuhës është tipari më i rëndësishëm i pretendimeve greke.”15 Pra, edhe pse me origjinë shqiptare, mjafton të kesh vetëdije greke (vetëdeklarim), të duash të jesh grek dhe automatikisht shndërrohesh në grek. Kjo ishte filozofia e Venizelosit që vazhdon edhe sot. Ikonomus është pjesë e “pretorianëve” që luftojnë për të shtuar numrat e Greqisë, ato numra që shtojnë fuqinë kombëtare siç janë popullsia dhe më pas, pse jo, do të kërkojnë edhe territorin. Kjo ide nuk është e panjohur. Ajo dikur quhej haptazi Megali Idea (Ideja e Madhe) që synonte aneksimin e territoreve. Për 127


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ironi të fatit hera e parë që u përdor ky koncept irredentist, ishte gjatë diskutimeve të mbretit të Greqisë, Oto, me kryeministrin grek (arvanitas me origjinë) të asaj kohe, Janis Koletis, teksa shpallej Kushtetuta greke në vitin 1830. Synimi ishte që të futeshin në një shtet të gjithë grekët që jetonin në perandorinë otomane e kësisoj një ringjallje e Bizantit. Duket se boshti i kësaj politike shekullore vazhdon edhe sot, pavarësisht se me mjete më të kamufluara. Politika e tyre është e ftohtë, këmbëngulëse dhe largpamëse. Grekët vlejnë për t’u marrë si shembull për aftësinë planifikuese, por tregojnë se janë shumë të pavlerë për sa i përket ndërtimit të një fqinjësie të mirë e të bazuar mbi ato vlera që njerëzimi i sheh të burojnë nga religjioni më antik, e vërteta. Kjo e vërtetë thuhet prej shekujsh, nga historian të ndryshëm ku për ta përmbledhur, me pak fjalë historiani i njohur britanik Edward Augustus Freeman, e përcakton si të tillë historinë e shqiptarit: “Dhe në këtë tokë fqinjët barbarë kanë qenë gjithmonë të njëjtit. Iliri i vjetër, albani, arnauti, shqiptari – ta thërrasim atë me cilindo nga këta emra që ne do të duam – ka jetuar këtu me gjithë ndryshimet. Ai ka vërtetë të drejtë që t’i shohë grekët, romakët, normanët, anzhuinët, serbët, venecianët dhe osmanët si pushtues të njëjtë në tokën e tij të lashtë sa nuk mbahet mend.”16

128


Albert HITOALIAJ Greqia: nga fustanella te Megali Idea -Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare-

Qëmtime The Cambridge Dictionary of Philosophy, 2nd Edition, CUP: 1995 Stanford Encyclopedia of Philosophy: Identity, First published Wed Dec 15, 2004; substantive revision Sun Oct 1, 2006, http://plato.stanford.edu/entries/identity/ 3 Edward Hallett Carr, The Twenty-Years’ Crisis 1919-1939: Introduction to the Study of International Relations (New York: HarperCollins, 1964), 1-21. 4 Carr, International Relations, 108. 5 DOD Dictionary of Military and Associated Terms. http://www.dtic.mil/doctrine/jel/doddict/index.html 6 George W. Bush, The National Security Strategy of the United States of America (Washington, D.C.: White House, mars 2006). 7 I.C. MacMillan (1978) Strategy Formulation: political concepts, St Paul, MN, West Publishing; 8 “FABRICATING GREEKNESS”, faqe 146-149 Papantoniou, loanna (2000) Greek Dress, Athens: Commercial Bank of Greece. Petropoulos, Elias (1987) The Fustanella, Athens: Nefeli. Winnifrith, Tom (1983) “Greeks and Romans,” in Tom Winnifrith and Penelope Murray (eds.), Greece Old and New, New York: St. Martin’s Press. Woolf, Virginia (1993) Travels with Virginia Woolf, London: Pimlico. Interviews Papantoniou, loanna (2007) interview with the author, Nafplion, Greece, August. 9 George Finlay, “ History of the Greek revolution, Volume 1, Botues: W. Blackwood and sons, 1861 10 John S. Koliopoulos, Thanos M. Veremis, “Greqia: vazhdimi modern: nga 1821 deri sot, Edition 2”, Botues: C. Hurst & Co Publishers, 2004 11 Forbes, Nevill, “The Balkans: A History of Bulgaria, Serbia, Greece, Rumania, Turkey”, Digital Antiquaria, 2004, faqe 155. 12 United States War Dept. General Staff, “United States military intelligence [1917-1927], Volume 10”, Garland Pub., 1978, faqe 2383. ( Marrë nga “The Scramble for the Balkans,” James D. Bourchier, “The Nineteenth Century and After XIX-XX a Monthly Review, October”, krijuar nga James Knowles, Vol. LXXXVI, July-December 1919, faqe 645.) 13 Bowman, Isaiah, The new world; problems in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, f. 312 14 " Accounts and Papers of the House of Commons, Great Britain. Parliament. House of Commons”, Great Britain. Parliament. House of Commons, 1865, faqe 223. 15 Gibbons, Herbert Adams, “Venizelos”, Houghton, Boston, 1920, faqe 345-346 16 Freeman, Edward Augustus, 1823-1892, “Sketches from the subject and neighbour lands of Venice”, London, Macmillan and Co., faqe 375-376 1 2

129


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Evelina LUSHA MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare

Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut Të gjithë kufijtë në çdo vend janë të brishtë. Aeroplanë që vijnë dhe shkojnë, ashtu si dhe anije, trena, kamionë, autostrada informacioni, marrëdhënie dhe emocione njerëzore. Sot, bota është bërë më e vogël, kurse rreziqet ndaj sigurisë janë shtuar. Përveç kësaj, sa më i vogël bëhet një kërcënim, aq më pak të sigurt jemi kundër tij. Nuk jetojmë më në botën e Luftës së Ftohtë ku kishim kërcënime të mëdha. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet janë bërë më të vogla dhe më të padukshme. Sot kemi valixhe me material nuklear, shishe antraksi, bomba të futura në trup etj. Por sa më të padukshme bëhen kërcënimet aq edhe më shumë lokale ato bëhen Fjalë kyçe kyçe: siguri kombëtare, të drejta të njeriut, terrorizëm, masa, ligjore, inteligjencë,kontroll,liri,kritike,paqe,alternativa.

130


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

Abstrakt Ky artikull është një eksplorim teorik i lidhjes që ekziston midis sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut. Që nga koha e Luftës së II Botërore modeli i sigurisë kombëtare ka ndryshuar duke përfshirë edhe aspekte te tjera të tilla si të drejtat e njeriut. Si rrjedhojë shqetësimet për të drejtat e njeriut mund të prekin edhe mbi siguritë kombëtare. Tendenca e mbivlerësimit të sigurisë kolektive ndaj degradimit ose më saktë lënies pas dore së të drejtave të njeriut është shumë domethënëse sidomos pas ngjarjeve të dekadës së fundit dhe problemeve globale me terrorizmin. Të drejtat e njeriut pësuan një rënie në shkallë botërore duke u bërë kështu një çështje ndërkombëtare në të cilën nevojitet një ndërhyrje nga komuniteti botëror. Kështu mbrojtja e këtyre të drejtave bëhet njëkohësisht mbrojtja e principeve të sigurisë personale dhe kombëtare dhe duhet vlerësuar duke i dhënë një vend më 131


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të rëndësishëm në politikat ndërkombëtare. “Siguria kombëtare” nuk është në fakt diçka që ekziston; është një koncept që jo vetëm nuk është përcaktuar, por edhe që nuk mund të përkufizohet; është thjesht një gjendje psikologjike dhe një pamundësi. Në këtë artikull do të jepet një paraqitje e raportit që ekziston midis sigurisë kombëtare sot në botë dhe të drejtave të njeriut, si edhe rastet kur të drejtat e njeriut anashkalohen për shkak të sigurisë kombëtare. 1 Të gjithë kufijtë në çdo vend janë të brishtë. Aeroplanë që vijnë dhe shkojnë, ashtu si dhe anije, trena, kamionë, autostrada informacioni, marrëdhënie dhe emocione njerëzore. Sot, bota është bërë më e vogël, kurse rreziqet ndaj sigurisë janë shtuar. Përveç kësaj, sa më i vogël bëhet një kërcënim, aq më pak të sigurt jemi kundër tij. Nuk jetojmë më në botën e Luftës së Ftohtë ku kishim kërcënime të mëdha. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet janë bërë më të vogla dhe më të padukshme. Sot kemi valixhe me material nuklear, shishe antraksi, bomba të futura në trup etj. Por sa më të padukshme bëhen kërcënimet aq edhe më shumë lokale ato bëhen... Liberalët dhe progresistët e njohin së paku intuitivisht që “siguria kombëtare” është një fjalë kod për tribalizëm, ndërsa “të drejtat e njeriut” është një fjalë kod për sundimin e ligjit. Të drejtat e njeriut Të drejtat e njeriut janë thellësisht lokale – ato ekzistojnë brenda individëve. Sipas teorisë së të drejtave të njeriut, nëse dikush është human, ai ose ajo ka të njëjtat të drejta si çdo njeri tjetër. Kodifikimi i të drejtave të njeriut dhe njohja e gjerë e tyre janë ndër gjërat që shndërrojnë botën në një të tillë moderne. Të kthesh mbrapsht të drejtat e njeriut, madje edhe për disa 132


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

individë, do të thotë të kthehesh në një teori primitive dhe hierarkike të marrëdhënieve njerëzore. Çështja e të drejtave të njeriut, trajtimi i individëve dhe grupeve të individëve ka gjenezën të hershme historike, por përmasa e saj globale i përket një epoke të mëvonshme. Ndaj këtyre individëve, shteti kishte sovranitet absolut, autoritetin më të lartë ligjor2. Gradualisht, fuqi të mëdha evropiane filluan të negociojnë traktate për heqjen e skllavërisë (1815-1890). Në shekullin IXX, individëve iu mundësua trajtimi mjekësor nga shtetet ndërluftuese gjatë luftës. Në shekullin XX, të huajve të ligjshëm iu njoh një minimum të drejtash civile brenda një shteti. Para vitit 1945, raportet mes shtetit dhe individëve brenda shteteve ishin çështje e vetë atij shteti. Me përjashtim të të drejtave të njeriut të pakundërshtueshme (konventat ndërkombëtare për të drejtën e jetës, të drejtën për të qenë të lirë nga skllavëria, të drejtën për jetë të lirë nga tortura dhe të drejtën për të qenë të lirë nga zbatimi prapaveprues të ligjeve penale), OKB-ja pranon se të drejtat e njeriut mund të kufizohen ose të shtyhen mënjanë edhe gjatë kohës së jashtëzakonshme kombëtare Edhe pse emergjenca duhet të jetë aktuale, të ndikojë në gjithë popullatën dhe kërcënimi duhet të ketë të bëjë me vetë ekzistencën e kombit. Deklarimi i emergjencës duhet të jetë një masë e fundit dhe një masë e përkohshme .3 Të drejtat që nuk mund të shkelen për arsye të sigurisë kombëtare në çdo rrethanë janë të njohura si norma të prera. Këto detyrime janë të detyrueshme për të gjitha shtetet dhe nuk mund të ndryshohen me marrëveshje. Shembuj ku siguria kombëtare është përdorur për të justifikuar shkeljen e të drejtave e njeriut përfshijnë internimin japonez-amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe abuzimet e pretenduara të ditëve 133


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

moderne ndaj të drejtave të të dyshuarve si terroristë nga disa vende perëndimore. Sot siguria është fjala më e përdorur nga njeriu dhe politika. Kjo për arsye se ky është një term, i cili prek në mënyrë të drejtpërdrejtë individin, duke e ndikuar atë në marrjen e vendimeve në zgjedhjen e përfaqësuesve politikë në të gjitha nivelet. Sipas shumë studiuesve, rritja dhe fuqizimi i të drejtave të njeriut çon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e sigurisë kombëtare Të drejtat e njeriut para 11 shtatorit Por gjithmonë raporti për sigurinë kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut ka qenë i ndryshueshëm. Në fakt, termi “siguri kombëtare” është shfrytëzuar shpesh për të shkelur të drejtat e njeriut. Gjatë luftës së ftohtë, të drejtat e njeriut janë shkelur në mënyrë të hapur sidomos në vendet e Lindjes. Këtu vlen për t’u përmendur liria e fjalës, e shprehjes, e mendimit etj. Në atë kohë, të drejtat e njeriut u polarizuan në dy kampe dhe dy modele të ndryshme. Dhe kjo gjë ka ndodhur në shumë vende njëkohësisht. Megjithatë edhe pas përfundimit të saj përmirësimet ishin të pakta Pas Luftës së Ftohtë u vu re një fakt që sa më shumë një vend shkelte të drejtat e njeriut aq më shumë ai vend ishte i prirë për të kryer agresione ndërkombëtare. Këtu mund të përmendim shumë shembuj si p.sh. Iraku, i cili shkelte të drejtat e njeriut dhe kreu agresion kundër Kuvajtit. Po ashtu edhe rasti i Serbisë në Ballkan që u tregua shumë agresive ndaj popujve të tjerë të Ballkanit. Një rast tjetër ishte edhe Rusia me sulmin ndaj Çeçenisë dhe reagimi i vakët dhe me dy standarde i faktorëve ndërkombëtarë ndaj kësaj çështjeje. Por shumë probleme të tjera u shfaqën në raportin midis 134


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut pas 11 shtatorit dhe rastet janë të shumta. Problemet me të drejtat e njeriut pas 11 Shtatorit Pas 11 Shtatorit, të drejtat e njeriut patën një rënie dhe problemet që u shfaqën ishin të shumta. Problemi i parë që u shfaq ishte përkufizimi i veprimtarisë terroriste. Përkufizimi i veprimtarisë terroriste u prit mirë dhe u vlerësua fakti se ajo ishte e gjerë dhe nuk do të përjashtonte asnjë grup të mundshëm terrorist. Megjithatë, disa shprehën shqetësim se gjerësia e përkufizimit mund të çojë në grupe jo-terroriste (të tilla si ambientalistë, aktivistë të punës dhe protestuesve të antiglobalizmit), të cilët mund të përcaktoheshin padrejtësisht si terroriste. 4 Shqetësimet në lidhje me përkufizimin e terrorizmit janë fokusuar në gjerësinë e përkufizimit, përfshirjen e motiveve dhe disa çështje që lidhen me qëllimin kriminal. Duke pranuar që nuk ka përkufizim të terrorizmit të përkryer ose universalisht të pranuar përkufizimi i terrorizmit do të mbetet abstrakt deri në momentin që ai testohet në gjykata. Këtu ka forma të ndryshme të mospajtimit. Kritikët e përkufizimit, në këtë kuptim, kanë mbetur me potencialin e tij abuziv dhe jo realitetin.5 Shqetësimet janë ngritur gjithashtu me lidhje me praktikën “interpretim të jashtëzakonshëm”, ku personat që konsiderohen si terroristë të dyshuar janë mbajtur dhe transferuar në juridiksionet e huaja për pyetje dhe burgim. Ne duhet të jemi të shqetësuar për abuzimet e mundshme të pushtetit të lejuara nga ligjet. Por preokupimi i madh me përkufizimin e terrorizmit ka shërbyer për të fshehur disa çështje të tjera kundër terrorizmit që janë me interes. Një shembull është dhënë nga seksionet që 135


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kriminalizojnë “ata që marrin pjesë, lehtësojnë, udhëzojnë dhe strehojnë” terroristë. Sanksionet penale për të gjitha këto vepra janë të rënda dhe i kalojnë normat normale të gjykimit. Një problem tjetër është fuqia e madhe që i jepet qeverive në rast sulmesh terroriste. Duke pranuar se terrorizmi është një çështje me interes kombëtar që ndikon në sigurinë e vendit, qeveritë angazhohen për marrjen e masave të gjithanshme për të mbrojtur shtetet kundër veprimtarisë terroriste duke vazhduar të respektojnë dhe të promovojnë vlerat të drejtat dhe liritë e garantuara. Një problem i rëndësishëm për të drejtat e njeriut ka qenë vëzhgimi i qytetarëve që përfshin monitorimin e fshehtë të bisedave telefonike, të veprimtarisë së një personi në internet dhe asaj financiare të tij, të dhënat mjekësore, arsimore dhe madje edhe biblioteka. Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ndryshuan mënyrën e llogaritjes së përfitimeve dhe kostove të ndërlidhjes të inteligjencës dhe të marrëdhënieve të shkëmbimit. Është pranuar gjerësisht nga zyrtarët e inteligjencës perëndimore se fillimi i një lufte globale kundër terrorizmit ka pasur dy ndikime të mëdha. Njëra është vështirësia e mbledhjes së inteligjencës në individë apo grupe që nuk janë duke vepruar në emër të një lufte të shtetit; kjo ka detyruar shërbimet e zbulimit për të vënë theks edhe më të madh në aleancat e inteligjencës se gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë. Një ndikim i dytë i madh ka qenë që shtetet kanë qenë të detyruar për të parë jashtë rrjetit tradicional të partneriteteve të inteligjencës për te krijuar marrëdhënie inteligjence me shtete te reja në rajone të kërcënuara të botës që kanë përvojën e tyre të brendshme që ka të bëjë me terrorizmin. Një nga vështirësitë thelbësore që duhet të ballafaqohet në çdo diskutim publik për rolin e sigurisë dhe të aleancave 136


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

inteligjencës dhe ndikimin e tyre mbi të drejtat e njeriut është fshehtësia. Aleancat e inteligjencës lidhen në fshehtësi. Kushtet e angazhimit nuk janë dokumente publike, madje edhe në krahasim me marrëveshjet e arritura në ditët e hershme të Luftës së Ftohtë, gjë që është shumë më pak praktike kohët e fundit. Rritja e volumit të shkëmbimit të inteligjencës, post 9/11, në mesin e anëtarëve të aleancës tradicionale të inteligjencës perëndimore (shpesh të referuara si UKUSA dhe tani njihet zyrtarisht si “Five I ... s”), ka ngritur disa shqetësime në lidhje me ndikimet mbi të drejtat e njeriut. Këto shqetësime janë fokusuar në ndërtimin e listave për të monitoruar pikat ndërkufitare të udhëtimit, teknika të reja për mbledhjen e informacionit, si dhe shkallën në të cilën normat ligjore në vendet perëndimore tashmë ndryshojnë pas futjes së legjislacionit të ri kundër terrorizmit.6 Rritja e bashkëpunimit ndërkufitar u projektua sigurisht për të rritur sigurinë dhe përfundimisht për të ofruar siguri më të madhe publike.7 Ndërsa është menduar kjo të ketë një ndikim të dobishëm mbi të drejtat e njeriut, ajo gjithashtu ka potencialin të shkatërrojë këto të drejta. Rritja e shkëmbimit të agjencive të inteligjencës mund të thotë më pak kontroll të të dhënave të zbulimit për personat vendas. Ajo mund të shkaktoje përmbytje të agjencive të zbulimit me të dhëna nga jashtë, gjë që është e vështirë të vlerësohet. Rritja e shkëmbimit të inteligjencës mund të ketë ndikim në normat dhe praktikat në lidhje me trajtimin e informacionit të zbulimit. Shkëmbim i informacioneve të zbulimit do të thotë të japësh informacion për vendet e tjera. Në të njëjtën kohë, do të thotë që më shumë informacion do të vihet në dispozicion të shtetit. Por kjo ishte edhe një problem pasi duhej të shkëmbehej informacion edhe me shume shtete arabe që konsideroheshin 137


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të pasigurta, gjë është kundërshtuar nga organizatat e të drejtave të njeriut. Problem ka krijuar edhe kontrollimi me rreze nën rroba që shumë e kanë quajtur si ndërhyrje të hapur në të drejtat e njeriut dhe që ka hapur mjaft polemika vitet e fundit të cilat u shtuan pas raporteve të FBI se terroristët mund të fusnin bomba edhe në trup me anë të operacioneve kirurgjikale. Ajo që ka munguar në politikat e Sigurimit Kombëtar është një analizë e qëndrueshme se si shoqëritë e hapura mund të avancojnë duke vënë në të njëjtën linjë objektivat e sigurisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Dështimi për të parë këtë nevojë rezultoi nga mungesa e vazhdimësisë në mes të dy valëve të vendimmarrjes për sigurinë ose nga lodhja post antiterrorizëm e politikës. Një rast i tillë është akti anti-terrorizëm në SHBA që thekson faktin se ligji kishte për qëllim t’i jepte qeverise mjete të reja parandaluese dhe i mundësonte asaj përdorimin e sanksioneve penale kundër komploteve terroriste, dimensionet e të cilave ishin krejt të ndryshme nga konspiracionet normale kriminale. Gjithashtu u pa që kishte mangësi në ligj për agjenci të ndryshme dhe kryesore të zbulimit kjo edhe për shkak se terrorizmi nuk ekzistonte si vepër kriminale para shtatorit në kodet penale. Zgjidhjet dhe alternativat e mundshme Por çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën dhe për të zgjidhur problemet që hasen? Ndërsa pranimi publik i legjislacionit të sigurisë është veçanërisht me rëndësi jetike, kjo nuk është njësoj si të thuash se ligjet janë hartuar në përputhje me kërkesën publike. Krahasimet ndërkombëtare mund të jenë shumë të dobishme jo vetëm në krijimin e sigurisë, por edhe si një kontroll ndaj elementeve të vështirë të legjislacionit Mësimi më i rëndësishëm që mund të nxirret për 138


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

domosdoshmërinë e akteve të anti-terrorizmit është se dëshira e publikut dhe zhvillimet ndërkombëtare ligjore në mesin e aleatëve duhet të monitorohen nga afër. Në kontekstin e të drejtave të njeriut duhet aftësia për të monitoruar qëndrimet e publikut ndaj trajtimit të të drejtave të njeriut në sigurinë kombëtare Po ashtu do të përfitohej edhe nga monitorimi i afërt i përpjekjeve legjislative midis vendeve të ndryshme për të parë se si vendet e tjera vazhdojnë të trajtojnë të drejtat e njeriut. Mbi të gjitha, mund të nxirren mësime nga fatkeqësitë e vendeve të tjera, veçanërisht si pasojë e sulmeve terroriste duke shmangur kështu edhe kurthet e mbi ekzagjerimit apo neglizhimit. Dy masa mbrojtëse të përgjithshme janë miratuar në përpjekje për të zgjidhur problemin e shkëmbimit të inteligjencës me shtetet jo-perëndimore. Njëra është për të futur sisteme të cilat do të sigurojnë që shërbimet e inteligjencës perëndimore të përpiqen të ushtrojnë kujdes në rastet e shkëmbimit të inteligjencës me shtetet në të cilët të dhënat e të drejtave të njeriut janë nën standard. Megjithatë, përpjekje të tilla nuk kanë asnjë mekanizëm ligjor për zbatim dhe nuk mund të marrin shqyrtimin e plotë nga agjencitë. Ato varen nga kulturat e brendshme dhe vendimet e udhëheqjes. “Amnesty International” ka shprehur shqetësimin e saj për raste të tilla duke kërkuar masa mbrojtëse dhe argumentuar vendosjen e kufizimeve të qarta ligjore për ndarjen e inteligjencës me shtetet me të drejtat e papranueshme e njeriut. Një masë mbrojtjeje e dytë ka qenë që të kërkohej garanci nga shtetet e huaja se ata do të trajtojnë të burgosurit në mënyrë njerëzore, si pjesë e procesit të transferimit të tyre për marrjen në pyetje dhe të burgosjes. “Human Rights Watch” ka qenë veçanërisht kritike në dështimin 139


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për krijimin e garancive të tilla në raportet e saj publike. Një mjet tjetër i fuqishëm dhe mjaft i domosdoshëm është monitorimi kritik i zhvillimit të praktikës së sigurisë kombëtare dhe ndikimi i saj mbi të drejtat e njeriut, gjë që është thelbësore për ruajtjen e normave demokratike, qeverisjen e mirë, besimin e publikut, ligjshmërinë dhe efikasitetin e sigurisë në çdo vend të botës.8 Ka shumë njësi që mund të angazhohen në një monitorim të tillë e të qëndrueshëm, duke përfshirë edhe parlamentin, organet qeveritare, OJQ-të, vëzhguesit e sektorit privat, mediat dhe komunitetin akademik. Pavarësisht nga burimet potenciale të bollshme të monitorimit, puna aktuale e bërë mbetet e pakoordinuar, fragmentare, e shkëputur dhe shpesh jo shumë e specializuar. Për të gjitha këto arsye, cilësia e monitorimit, siç kryhet aktualisht, është e pamjaftueshme. Në raportet vjetore pas vitit 2001 shoqatat e të drejtave të njeriut kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen për nevojën e një edukimi më të mirë të publikut të gjerë si dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit për të drejtat e njeriut. Ndërsa shumë qeveri kanë pranuar nevojën për të edukuar publikun për çështjet e sigurisë kombëtare dhe kanë ndërmarrë disa nisma të rëndësishme, të tilla si p.sh. lëshimi i një dokumenti të strategjisë kombëtare të sigurisë në prill 2004 në Kanada. Megjithatë, këto gjëra nuk mund të lihen të gjitha vetëm për qeveritë. Përveç kësaj, mund të kryhet një shërbim i çmuar nëpërmjet përdorimit të faqeve të internetit si një portal për të drejtuar vëmendjen në punën e zgjedhur të agjencive të tjera qeveritare dhe joqeveritare për raportimin mbi sigurinë kombëtare dhe të drejtave të njeriut. Aktualisht, këto nuk ekzistojë. Shumë shoqata për të Drejtat e Njeriut kanë ndërmarrë nisma për të çmontuar paradigmat e përdorura për të justifikuar 140


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

politikat e gabuara të sigurisë kombëtare dhe për të promovuar në vend të tyre politika progresive që respektojnë të drejtat e njeriut, liritë civile, dhe sundimin e ligjit.9 Këto nisma mbështesin organizatat që janë të orientuara drejt qëllimeve të mëposhtme: • Fundi i ndalimit të pacaktuar, tortura, dhe interpretim të jashtëzakonshme të të dyshuarve për terrorizëm. • Reforma dhe politika për të kufizuar ligjet e mbikëqyrjes së pagarantuar dhe pakontrolluar dhe të rivendosë mbrojtjen e privacisë. • Të sigurohet që ligjet kundër terrorizmit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit nuk do të synojnë bllokimin e lirinë e fjalës, shoqatave, ose shprehjeve fetare. • Fundin e praktikës raciale, etnike, kombëtare, fetare dhe profilizimin si myslimane, arabe, të Azisë Jugore, dhe individëve të Lindjes së Mesme, dhe të punohet me komunitetet për ndërtimin e kapaciteteve të organizuara në këto komunitete për të luftuar për të drejtat civile dhe për të nxitur pranimin e këtyre komuniteteve në shoqërinë perëndimore • Zvogëlimi i sekretit të qeverisë, rivendosja e një mbikëqyrjeje të fortë të veprimit ekzekutiv të marra në emër të sigurisë kombëtare dhe dhënia llogari për abuzimet dhe shkeljet e ligjit. • Ndërtimi i një mbështetjeje të gjerë dhe të qëndrueshme publike dhe politike për politikat progresive të sigurisë kombëtare. Konkluzione Si përfundim: edhe pse pranohet që mbrojtja e të drejtave elementare të njeriut është një kauzë për të cilën duhet të luftohet, nuk mund të thuhet që në të drejtën ndërkombëtare 141


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

aktuale ekziston ai autoritet ndërkombëtar që ta vendosë dhe ta legjitimojë këtë gjë. Edhe pse mbrojtja e të drejtave të njeriut është një shkak i drejtë për të cilin duhet luftuar, lufta nuk është mjeti i duhur për ta arritur atë. Kjo s’do të thotë që ky opsion duhet eliminuar përfundimisht, pasi ka raste ekstreme që e kanë të domosdoshme këtë gjë. Refleksioni i rinovuar i teorisë së luftës së drejtë është i nevojshëm për të nënvizuar implikacionet e një paqeje të drejtë d.m.th respektuese të dinjitetit njerëzor dhe jo të dorëzuar ndaj dhunimit të saj në çdo pjesë të botës. Një paqe e drejtë që të kërkojë instrumentet juridike e politike të aftë për ta realizuar dhe për ta mbrojtur për të mos lejuar që të tolerohet deri në një inerci të papërgjegjshme. Teoria e luftës së drejtë ka marrë fund dhe sot ka ardhur koha e një paqeje të drejtë.

142


Evelina LUSHA Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

Referenca 1 Jane Smiley http://www.huffingtonpost.com/,Pulitzer Prize-Winning Novelist and Essayist,Posted: November 19, 2007 12:14 PM 2 Karen A.Mingest:Bazat e Marredhenievendrekombetare. Tirane 2008p(370372) 3 S. Neil MacFarlane, Yuen FoongKhong : Human security and the UN: a critical history 4 Thomas Gabor, editor, “The Views of Canadian Scholars on the Impact of the Anti-Terrorism Act,” Department of Justice, March 31, 2004. Section 6.1, p. 24. Released in 2005 and available at http://canada.justice.gc.ca/en/ps/rs/rep/2005/ rr05-1/rr05-1.pdf 5 William W. Burke-White :Human Rights and National Security: The Strategic Correlation,page12 6 RassParl:Guerra giusta e dirittointernazionalecontemporaneo. pl 45 (1/2003),p 21 7 Department of Foreign Affairs, “Smart Border Action Plan Status Report,” December 17, 2004 8 BrianWhitson : Human rights versus National security,page143 9 www.humana-global.org, www.soros.org

Literatura William W. Burke-White:Human Rights and National Security: The Strategic Correlation Andrew Hurrell : On global order: power, values, and the constitution of international societyý S. Neil MacFarlane, Yuen FoongKhong : Human security and the UN: a critical history Karen A.Mingest:Bazat e Marredhenievendrekombetare. Tirane 2008p(370-372) BrianWhitson : Human rights versus National security Julie Mertus :Bait & Switch: U.S. Human Rights & U.S. Foreign Policy, RassParl:Guerra giusta e dirittointernazionalecontemporaneo. pl 45 (1/2003), p 21 The Cultural Human Resources Council Canada http://www.culturalhrc.ca/index-e.asp www.humana-global.org

143


Përmbajtja e nr.1 •Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë Shpëtim Cami [MA në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci] •Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor Joana Kosho [MA në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci] •Vlerat e përbashkëta Blendi Lami [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] •Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan Elton Qëndro [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] •NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë Albert Hitoaliaj [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare]


Përmbajtja e nr.2 • Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?! Elton Qëndro [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] • Turqia: ku po shkon? Ndërmjet qemalizmit dhe neo-otomanizmit Blendi Lami [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] • Në prag të rendit të Botës së Re NATO 2020 - Koncepti i Ri Strategjik Albert Hitoaliaj [MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare] • Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare Joana Kosho [MA në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci] • Gjeopolitika dhe partitë politike Shpëtim Cami [MA në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci]


Përmbajtja e nr.3 • Korridori VIII, një interes kombëtar, në grahmën e fundit? Prof. Dr. Pëllumb Xhufi • Formula e Mekinderit, gjeopolitika aktuale dhe një qasje shqiptare Albert Hitoaliaj Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare • Shqipëria në teatrin e gjeopolitikës botërore Valbona Mehmeti Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare • Politikat mjedisore si dimension i tretë i marrëdhënieve ndërkombëtare Elton Qëndro Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare • Media globale dhe ndikimi i saj tek politikat ndërkombëtare Joana Kosho Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci • Stalini i Ri Blendi Lami Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare


Përmbajtja e nr.4 • Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd MA Elton Qëndro • Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë MA Albert Hitoaliaj • Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës -Kriza e zgjerimit të BE dhe integrimi i Shqipërisë MA Joana Kosho • Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re? MA Romina Gjata Kuko • Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri MA Ergys Llanaj • Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar MA Rovena Aliraj • Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar MA Alda Mazreku


ISSN


Revista MN, nr.5 Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, verë 2011 ISSN 2218-3981 Key title: Marrëdhënie Ndërkombëtare Abbreviated key title: Marrëdhënie Ndërkomb. ISSN International Centre Bibliographic Data Section 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

150


Elton QËNDRO Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare!

151


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.