Revista Mapo

Page 83

Jashtëm, madje edhe kur ishte zëvendëskryeministër. Ai pothuajse e përbuzte Paskal Milon, i cili u bë ministër i Jashtëm dhe qëndroi në këtë post për katër vjet, edhe pse atëherë ai i përkiste një partie të vogël në koalicionin qeveritar, Partisë Social Demokrate. Edhe pse Islami u ul në karrigen e ministrit të Jashtëm për një periudhë relativisht të gjatë, sipas standardeve shqiptare (rreth 20 muaj), ai nuk arriti kurrë të bëhej, të shprehej, ose të sillej si diplomat, aq më pak si ministër i Jashtëm. Islami e mori Ministrinë e Jashtme dhe mbeti nga dita e parë deri në fund në këtë dikaster një tjetër ministër Financash, apo një lloj ministri Financash për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka qenë shefi më i keq dhe më mediokër i diplomacisë shqiptare që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912, duke e nëpërkëmbur dhe shkatërruar në themel Ministrinë e Jashtme në kuptimin më real të fjalës. Dëshiroj t’i bëj të njohur publikut shqiptar atë që ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ish-presidentit Alfred Moisiu ua kam shpjeguar me kohë, se divergjencat e ministrit të Jashtëm Islami me mua, si ambasadori i Shqipërisë në Washington, filluan sapo ai mori emërimin si titullar i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Më 23 janar 2004, vetëm pak javë pasi Islami kishte marrë detyrën e ministrit të Jashtëm, unë i kërkova zyrtarisht atij një fond shtesë për zërin “pritje-përcjellje” në buxhetin e ambasadës për vitin 2004, për një darkë pune që do të organizoja me 9 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan për nder të kreut te shtetit shqiptar, presidentit Alfred Moisiu, i cili, në shkurt 2004, vizitoi Washington-in për herë të parë. Ministri Islami e refuzoi këtë kërkesë. Në përgjigjen që mora nga Ministria e Punëve të Jashtme për këtë kërkesë krejt të natyrshme thuhej se “Në përputhje me orientimet e dhëna nga ministri”, aktiviteti në fjalë (pra takimi i Presidentit të Shqipërisë me 9 kongresmenë amerikanë) “nuk ka lidhje me realizimin e objektivave të MPJ-së për vitin 2004”!!! Që Islami nuk kishte haber nga diplomacia dhe që ai ishte ndoshta njeriu më i papërshtatshëm për postin e ministrit të Jashtëm, këtë e kisha ditur me kohë. Sidoqoftë, që ai, si ministër i Jashtëm, të shprehej se takimi i Presidentit të Shqipërisë në Washington me 9 anëtarë të Kongresit amerikan nuk kishte lidhje “me realizimin e objektivave të MPJ-së”, kjo ishte krejtësisht absurde për mua ta besoja dhe ta pranoja. Në fund të fundit, unë isha përfaqësuesi i Presidentit të vendit tim në Shtetet e Bashkuara dhe i ngarkuar me përgatitjen e vizitës së tij në Washington dhe, duke e lënë mënjanë modestinë, i shkolluar në Amerikë dhe me një eksperiencë të gjatë pune në atë vend si profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe si ambasador, e dija dhe vazhdoj ta di shumë më mirë se Islami se çfarë i shërben dhe çfarë nuk i shërben realizimit të objektivave të politikës së jashtme të Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, jo vetëm gjatë vitit 2004, por edhe më 2005, më 2010 e më tej. Pak ditë më vonë, më 31 janar 2004, i përsërita ministrit Islami të njëjtën kërkesë, duke argumentuar se takimi i presiden-

tit Moisiu me 9 anëtarë të Kongresit amerikan ishte jo vetëm ndër më të rëndësishmit në axhendën e vizitës së tij në Washington, por edhe në shërbim të drejtpërdrejtë të realizimit të objektivave të politikës së jashtme të vendit tonë, veçanërisht të përpjekjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më 5 shkurt 2004, ministri Islami më tërhoqi vërejtjen “për mënyrën e komunikimit me titullarin e MPJ-së” mbi këtë çështje. Që nga kjo ngjarje marrëdhëniet midis ministrit të Jashtëm dhe ambasadës së Shqipërisë në Washington u vështirësuan dhe u tensionuan në atë masë, saqë ato penguan seriozisht mbarëvajtjen e punës së atij misioni diplomatik. Gjatë gjithë kohës që Islami ishte ministër i Jashtëm, ai u përpoq ta minimizojë rolin e ambasadës shqiptare në Washington dhe të ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, edhe kur interesat e vendit dhe realizimi i objektivave themelorë të politikës së jashtme të shtetit shqiptar në marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara kërkonin forcimin e rolit të asaj ambasade. Marrëdhëniet e ministrit të Jashtëm, Islami, me ambasadën e Shqipërisë në Washington dhe me mua, si titullar i saj, kanë qenë vazhdimisht dhe ekskluzivisht marrëdhënie të një karakteri formal disiplinor dhe financiar dhe jo marrëdhënie që të kishin në themel të tyre dhe objektiv themelor përpjekjen e përbashkët të Ministrisë së Jashtme dhe të ambasadës shqiptare në Washington për realizimin e politikës se jashtme të qeverisë shqiptare në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Të vetmet fjalë që dinte të thoshte ministri i Jashtëm, Islami, ishin: “S’kemi para”; “Kush të tha ta bësh këtë?”; “Më dërgo një e-mail”; “S’kemi para”; “Kush të autorizoi të japësh intervistë?”; “Shiko mos më rregullosh një vizitë në Washington”, “S’ka para”, “Ke folur me Kryeministrin për këtë gjë?”, “Si thua, t’i dërgoj një letër sekretarit Powell?”; “S’kam para!”; “Kujt i more leje për artikullin që shkrove?”. Dhe gjithnjë i njëjti avazi: “S’kam para”. Pará! Pará! Kjo ishte kryefjala e çdo bisede me “kryediplomatin” e Shqipërisë Kastriot Islami. Për arsye që mua s’më janë bërë kurrë të qarta, por që, në gjykimin tim, kishin të bënin me personalitetin, komplekset e tij inferiore dhe xhelozinë profesionale të Islamit, ministri i Jashtëm nuk mori kurrë mundimin të komunikonte me mua drejtpërsëdrejti për muaj të tërë, edhe kur në rend të ditës në marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara ishin probleme të një rëndësie të dorës së parë. Islami nuk u kushtoi në asnjë rast vëmendjen e duhur sugjerimeve që i janë bërë nga ambasada e Shqipërisë në Washington, të cilat kanë qenë në dobi të punës dhe në shërbim të realizimit të objektivave të politikës së qeverisë shqiptare në marrëdhëniet e saj me SHBA-në. Qëndrimet nënvleftësuese të ministrit Islami ndaj ambasadës shqiptare në Washington dhe refuzimet e përsëritura prej tij për të mbështetur financiarisht aktivitetet e shumta dhe të rëndësishme të saj, e vështirësuan në një masë të konsiderueshme aktivitetin e atij misioni diplomatik. Të vetmet kërkesa të përsëritura nga ministri i Jashtëm, Islami, për mua, si ambasador, kanë qenë realizimi i vizitave të tij në Washington dhe jo

83


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.