Revista Mapo

Page 27

Profile të paautorizuara

Per patriotet cakejte dhe elektrizuesit e turmes Lëvizjet, partitë dhe grupimet nacionaliste po fitojnë, ose duket sikur po fitojnë, terren në Shqipëri dhe Kosovë. Flamuri shqiptar është shtypur, më shumë se zakonisht vitet e fundit, në copa basme, përgjithësisht të lira (veç vlerës simbolike të të qenit flamur), që jepen falas në rrugë, ndërsa retorika patriotike e nacionaliste ka orët e saj më të mira dhe, gjithmonë e më shumë, kohë televizive. A po shtyhen shqiptarët drejt humnerës ballkanase të shovinizmit, të cilin deri dje e kemi përbuzur si vepër të fqinjëve?! Në një forum të MAPO, katër drejtues të lëvizjeve dhe partive me

frymë patriotike dhe që bazohen kryesisht në ndjeja të kësaj natyre, tregojnë se si e shohin faktorizimin në rritje në politikën mbarëshqiptare, dhe çfarë mendojnë se mund të arrijnë me të. Albin Kurti i Vetëvendosjes, Shpëtim Idrizi e Adri Nurellari të PDIU dhe Koço Danaj i Listës për Shqipëri Natyrale, mendojnë se qëllimi përfundimtar, ai i bashkimit të trojeve me shqiptarë, është i mundshëm në një të ardhme. Por si do të vijë kjo? Çfarë po bëjnë për ta arritur? A kanë shqiptarët imunitet nga shovinizmi? Të gjitha këto pyetje në fakt do të mbeten pa përgjigje të qartë.

27


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.