Revista Mapo

Page 16

historia

Në librat e Gage, por siç dimë edhe nga burime të tjera historike e biografike, komunistët grekë lëviznin lirshëm nga Greqia për në Shqipërinë fqinje, sikur të mos ekzistonte kufiri. Përveç një aleance ideologjike të guerilsave grekë me komunistët shqiptarë në pushtet në Tiranë, këtë lehtësi në qarkullim e përcaktonte edhe një faktor tjetër: pikërisht elementi shqiptar i asaj që Gage quan ‘Epir të Veriut’, dikush tjetër mund të quajë Çamëri, Thesproti e kështu me radhë.

Pjesë nga filmi “Eleni”

Teza se përgjegjësit për vrasjen e Eleni G. ishin shqiptarë

N Epirotët

Në fund të fundit, e gjitha kjo mund t’i brendashkruhet asaj që shkrimtari shqiptarogrek Gazmend Kapllani, në një kumtesë të mbajtur në Universitetin e Harvardit, të botuar edhe në revistën MAPO, quan ‘ngjashmëri të padurueshme të Tjetrit”. 16

ë librin ‘Një vend për ne’, faqe 360, autori jep shenjën e parë, gjatë një bisede me Athinën, një prej bashkëfshatareve të së ëmës. Ajo përshkruan një burrë me zë të thellë, që ishte edhe kreu i gjykatësve dhe që e quanin Katis. Gage ndërhyn duke i thënë se ‘Katis’ nuk mund të jetë emri i tij, pasi fjala do të thotë ‘gjykatës’ në shqip (Katis: shpërdorim i Kadi-nga turqishtja: gjykatës. E përdorur edhe në shqip gjatë e pas pushtimit turk). E di, i përgjigjet gruaja, të gjithë guerilasit kishin pseudonime. “Edhe komandanti i ushtrisë së tyre, i cili u thoshte gjykatësve se ç’duhej të bënin. Ne e thërrisnim Pavlo Arvaniti (Pavlos Arvanitis), por më vonë, kur komunistët u tërhoqën në vendet e Lindjes, ai u bë shefi i Partisë Komuniste në mërgim. Emri i tij i vërtetë doli se ishte Kosta Kolijani (Kostas Koliyannis). Pseudonimi Arvaniti krijon një lidhje direkte me bashkësinë shqiptare në Greqi, popullsi autoktone që njihen ende si ‘arvanitët e Greqisë’. Duket, dhe do të ishte rastësi e tepruar, që një komunist grek të pagëzohej nga banorët lokalë, edhe ata të ekspozuar ndaj faktorit shqiptar, duke qenë se jetonin në një zonë të paktën greko-shqiptare të Thesprotisë ose Çamërisë. Ky llagap duhet t’i jetë mveshur Kolijanit nga shokët e armëve për të dëshmuar origjinën e tij. Kjo rastësi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.