Revista Mapo

Page 57

Përveç atyre që kam shkruar me sipër, bëra transkript të gjithë kurseve dhe shkollave nga Shqipëria dhe dola me Barchelors Degree in Education and Physics. Plus kam bërë 2 vjet Profesional Pilot Program tek Cochise College, Aviation Department, nga ku dola me Pilot Licence (Leje pilotimi). Pas largimit a jeni kthyer herë të tjera në Shqipëri? Jam kthyer disa herë me familjen. Herën e fundit isha dy vjet më parë kur tërhoqa babanë pasi humba mamin. Jo udhëtime të këndshme. Vendi ku jetoni në SHBA, a ka një komunitet shqiptarësh? Shoqata e Grave Shqiptare të Arizonës është shumë aktive. Mbaj lidhje, por jo gjithmonë i ndjek aktivitetet e tyre. Si i mbani lidhjet me Shqipërinë, keni ende njerëz këtu? Kam motrën me familjen e saj. Aty do kem gjithmonë nënën. Kur vendosët të ndiqnit ëndrrën për të fluturuar, kur keni menduar për herë të parë të fluturoni? Po të më pyesje në gjimnaz se çfarë doja të bëhesha, me gjysmë zëri do thosha astronaute. Shumë gjëra ishin pothuajse të pamundura për tu realizuar në atë kohë. Ëndrra për të fluturuar mbeti, pavarësisht në çfarë drejtimi të merr jeta. 3 vjet më parë po shkoja për një intervistë për tu pranuar si instruktore matematike tek Cochise College dhe sa zbrita nga makina më kaloi një nga avionët e kolegjit sipër. Në atë moment mora tim shoq në telefon dhe i thashë kisha një ndryshim të vogël plani...do vazhdoja dhe një çik si studente që të bëhesha instruktore fluturimesh. A është dikush pas kësaj ëndrre, si vendosët të bëheni pilote? Kush ju ka mbështetur? Bashkëshorti është një nga personat e vetëm që kam patur një mbështetje të pakufishme morale dhe financiare. Instruktori që më mësoi të pilotoj Mike McVean dhe shefja e fluturimeve të kolegji Belinda Burnett u bënë dy nga njerëzit më të afërt e të çmuar për mua.

Bashkëshorti është një nga personat e vetëm që kam patur një mbështetje të pakufishme morale dhe financiare. Instruktori që më mësoi të pilotoj Mike McVean dhe shefja e fluturimeve të kolegji Belinda Burnett u bënë dy nga njerëzit më të afërt e të çmuar për mua.

57


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.