Revista Mapo

Page 41

Economicus

AdrIAN CIVICI Dilemat e rritjes së qëndrueshme dhe shteti inteligjent Sipas tij, “rritja e PBB nuk korrespondon detyrimisht me rritjen e kënaqësisë dhe mirëqënies së popullsisë, as me cilësinë e shëndetit publik dhe edukimit”

Tashmë duket si parashikim i sigurt se në vitin 2050, toka do të ketë mbi vete 9 miliard banorë, nga rreth 7 miliard që ka aktualisht. Demografët japin sot një shifër impresionuese: çdo ditë planetit tonë i shtohen 200000 njerëz të rinj, shtesë absolute si diferencë ndërmjet vdekjeve dhe lindjeve të reja. Mbi 70% e kësaj popullsie ka tendencë të jetojë në qytete e qëndra të mëdha urbane, ndërkohë që aktualisht mbi 1 miliardë njerëz jetojnë në kushte urie dhe 2 miliard të tjerë ushqehen me vështirësi pasi disponojnë vetëm 2 USD të ardhura në ditë. Sfida më e madhe përpara ccdo vendi e rajoni është “garantimi i ushqimit” dhe përgjigjet e pyetjeve: sa është kapaciteti ushqys i planetit?...A është në gjendje modeli dominues ekonomik aktual t’i japë përgjigje pozitive sfidave të mësipërme? A ka zgjidhje alternative që kënaqin ndryshimet e zakoneve ushqimore, sidomos në vendet e varfëra, në zhvillim e ato BRICS ku jeton më shumë se 80% e popullsisë së botës? A e ruajmë dot raportin dhe ekuilibrin ndërmjet domosdoshmërisë së prodhimit masiv, qëndrueshmërisë mjedisore e disponibilitetit të lëndëve të para? Në morinë e debateve për këtë sfidë spi-

kasin dy qëndrime e këndvështrime, në dukje të kundërta por që në thelb korrelojnë në një pikë: garantimi i ushqimeve, mënyra e të ushqyerit dhe stabiliteti e mirëqënia sociale sintetizojnë në vetvete ekonominë, financat, mjekësinë, shëndetin, socilogjinë, ambientin, politikën, kulturën, edukimin, etj. Sipas Peter A. Victor të York University of Toronto, një nga ekspertët më të njohur në botë për efektin e modeleve të zhvillimit ekonomik në rritjen ekonomike dhe mirëqënien, “paradigma klasike e zhvillimit ekonomik bazuar vetëm në madhësinë e PBB nuk është më e vlefshme”. Sipas tij “fokusimi vetëm dhe eskluzivisht te rritja ekonomike i ka sjellë mjaft të mira njerëzimit, por në 20-30 vitet e fundit ka krijuar dhe shumë pabarazi sociale, nuk ka zgjidhur problemin e varfërisë, ka ndikuar në destabilizimin e gjithë sistemit ekonomik botëror, ashtu sic dëshmon dhe kriza globale aktuale”. P.Victor me teorinë e tij origjinale të “mos-rritjes ekonomike”, në librin me titullin domethënës Managing without growth. Slower by design, not disaster, konteston proiritetin e vendeve të pasura që e konsiderojnë rritjen ekonomike dhe PBB si objektivin unik të politikave ekonomike e financiare. Sipas tij, “rritja e PBB nuk korrespondon detyrimisht me rritjen e kënaqësisë dhe mirëqënies së popullsisë, as me cilësinë e shëndetit publik dhe edukimit”. Kur jemi më të pasur nuk është e thënë se jetojmë detyrimisht më mirë nëse nuk bëjmë politikat e duhura të “cilësisë së jetës”. Në këtë kuadër, Barilla Center for Food and Nutrition ka krijuar së fundi një indeks për raportet ndërmjet rritjes ekonomike dhe “përkthimit të saj në mirëqënie” (BCFN Index), i cili mban parasysh 41 indikatorë të grupuar në 7 kategori: mirëqënia psikofizike ose shëndetësore, stili i jetës, mirëqënia materiale, ambientale, edukative, sociale, institucionale e politike). Këto kategori grupohen më tej në 3 kolona të mëdha: Lifestyle, Wealth and Sustainability dhe Social and Interpersonal. Po t’i krahasosh vendet e ndryshme të botës nga ky këndvështrim, shumë prej atyre që rezultojnë me PBB/frymë më të lartë, në fakt rreshtohen në kategoritë e poshtme të klasifikimit. Qëndrim të kundërt për “metodën, por jo për rezultatin” duket se ka ekonomisti Aghion Waggoner i universitetit të Harvardit që nënvizon se “në periudha krizash dhe sfidash për ushqimin dhe garantimin e jetesës normale për 9 miliard banorë, nuk

është normale të flitet për mos-rritje ekonomike”. Sipas Howit & Waggoner që janë dhe autorë të “paradigmës së re shumpeteriane”, duke u bazuar në teorinë e rritjes dhe rolit të inovacionit në zhvillimet ekonomike, “të flasësh sot për zvogëlimin e rritjes ekonomike është e gabuar dhe joproduktive”. Sipas kësaj paradigme, është e vërtetë ajo që ka konstatuar Shumpeteri se konkurenca i kufizon efektet pozitive post-inovative në shumicën e degëve të industrisë apo shërbimeve, por ajo zvogëlon akoma më shumë të ardhurat nga industritë jo inovative. Në këtë kuptim, kërkimzhvillimi, inovacioni dhe teknologjitë e reja janë mekanizmi i vetëm aktual që garantojnë rritjen e qëndrueshme dhe mund ta qetësojnë njerëzimin për sfidën e ushqimit të 9 miliard banorëve apo zhdukjen e varfërisë dhe diferencave të mëdha sociale që e mundojnë sot. Pjesa më interesante në këtë teori ekonomike është qëndrimi në një linjë arsyetimi të cilësuar si “ekuilibri i vështirë i ecjes në tel”: nuk pranohet linja keynesianiste që si objektiv kryesor ka mbështetjen e rritjes ekonomike nëpërmjet ndërhyrjes masive publike; por nuk pranohet as linja neoklasike dominuese sipas së cilës zhvillimi ekonomik garantohet nga tregu dhe në kushtet e krizës aktuale duhet me çdo kusht të reduktohet niveli i borxheve sovrane, të reduktohen deficitet buxhetore dhe përgjithësisht të sundojnë politikat e rigorozitetit monetar e financiar. Howit & Waggoner propozojnë aplikimin e politikave fiskale anti-ciklike, dmth politika që e rrisin deficitit publik dhe borxhin gjatë krizave dhe recesionit, dhe e zvogëlojnë atë gjatë fazave pozitive ekonomike, që ulin taksat dhe tatimet në periudhat e vështira që kanë nevojë për mbështetje sociale e fuqizim të biznesit, dhe i ngrenë ato në periudhat kur gjithshka shkon mirë. Për këtë kërkohet “një shtet inteligjent” që ndërhyn në sektorët strategjikë dhe cilësinë e kapitalit human me politika industriale inteligjente që i krijojnë kushte biznesit të prodhojë shumë duke qenë njëkohësisht edhe konkurrues. Gjermania, Austria, Hollanda, Zvicra, vendet skandinave, etj., janë shëmbulli më i mirë për adoptimin e filozofisë së Smart State. Ky shtet inteligjent është përgjigjia më e garantuar për një “BCFN Index” sa më të lartë e të ekuilibruar, është ndoshta dhe rekomandimi më i mirë për shumë vende në zhvillim që kanë objektiv shndërrimin e tyre në vende të zhvilluara.

41


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.