Revista Mapo

Page 81

Sir R. Hodgson Shqipëria ka parë pak qetësi gjatë viteve të fundit, që nga koha ku mori pavarësinë. Për këtë arsye, 1928-a, meriton një vend nderi në kronikën historike të saj. Politikisht, pse jo dhe ekonomikisht, ky vit përfaqëson një vit paqeje. Në të vërtetë, përveç një ngjarjeje të rëndësishme, siç ishte braktisja e republikanizmit për regjimin monarkik, asgjë nuk ndodhi gjatë këtij procesi për të shqetësuar rrjedhën e këtij ndryshimi. Është e kotë të theksohet që qetësia dhe paqja, është ajo çka i nevojitet më shumë këtij vendi, për të shëruar plagët e trashëguara nga e kaluara. 2. Madje dhe ndryshimi në formën e qeverisjes nuk solli as trazira apo ndonjë rrëmujë, a thua se titulli i ri i Ahmet Bej Zogut të ishte parashikuar më parë dhe, kur më në fund zuri vend, nuk solli asgjë përveçse interes kalimtar. Shqipëria ka kaluar kaq shumë peripeci në të kaluarën, ka jetuar kaq shumë nën sundim, sa edhe fakti që ky diktator iu dorëzua një kapriçoje të momentit, duke u vetëquajtur Mbret, në vend të President, e la popullin totalisht indiferent. Fiset e Veriut, vazhdojnë ekzistencën e tyre për një kafshatë, ekzistenca e tyre është shoqëruar nga ky fat për shekuj, duke ndryshuar nga shkalla e intensitetit në varësi të kushteve të urisë të përcaktuara nga dimri. Jugut, me popullsinë fshatare luftarake, nuk është se do t’i lehtësohet gjendja me faktin se Ahmed Bej Zogu është bërë papritur Zogu i I. Malaria do t’i shkatërrojë fshatrat ashtu siç ka bërë gjithmonë; pronarët e tokës do të vazhdojnë të dhjamosen nga prodhimi i tokës, të cilën ata janë shumë përtacë ta kultivojnë, por të kënaqur dhe me aq, siç kanë bërë edhe stërgjyshërit e tyre. Nëse dikur shkonin për pushime në Kostandinopojë; tani do të shkojnë në Romë ose në Vjenë. Në rast të kundërt, gjithçka do të jetë nën sundimin e Zogut të I, ashtu si funksiononte dhe më parë nën thundrën e sundimtarëve të panumërt turq, nën Wilhelm Wied-in, nën Esad Pashën, nën regjimet pasuese të pushtuesve luftarakë, nën Regjencë, nën Fan Nolin, dhe nën Zogun vetë, para se ai të pretendojë ndryshe. 3. Do të ishte një gabim të besosh se me

pretendimin e fronit, Ahmed Bej Zogu po i dorëzohej me pahir protestave këmbëngulëse të një popullsie entuziaste dhe të ethshme për një Mbret, që ë shikonin atë si Skënderbeu i rimishëruar. Ky sigurisht është versioni i ngjarjeve që u gjallërua me zell, përhapjes së të cilit iu dedikua jo pak zgjuarsi. Se sa i zbrazët ishte ky version shpjegohet me faktin se Asambleja Kushtetuese u mblodh për të ndryshuar Ligjin Themeltar, por në realitet, siç e di gjithkush, qëllimi i vërtetë ishte të krijonin një mantel ligjshmërie për zëvendësimin e republikës me monarki, me praninë e të gjithëve, por pa dijeninë e popullit. Madje, asnjë nga anëtarët, nuk e kundërshtuan me votën e tyre vendosjen e monarkisë. Përsëri, në të njëjtën ditë apo në ditën pasuese, pas shpalljes së vendimit, u krijua një farsë e një shpërthimi entuziazmi popullor. Ishte gjithçka e stisur. Çdo shfaqje devotshmërie apo besnikërie ishte një lojë teatri; çdo pjesë ishte organizuar në detaje që më parë, me instruksione të sakta nga drejtuesit. Asnjë gjurmë a shenjë spontaniteti nuk dukej gjatë festimeve për ndryshimin e regjimit. 4. Sidoqoftë kjo nuk tregon shenjë pamaturie nga ana e Ahmed Beut në rrëzimin e Republikës. Kjo provon vetëm që ai ishte mjaftueshmërisht i fortë për të realizuar një plan që kishte kohë që aspironte mbi popullin apatik, që ai ishte mjaftueshmërisht i zgjuar të kryente ndryshimin në një mënyrë të tillë sa dha përshtypjen se ishte nën presion për ta bërë ndryshimin dhe kurrsesi, si qëndronte e vërteta për të realizuar një ambicie të tijën personale, dhe mjaftueshmërisht i matur për të duruar derisa të ndërmerrte hapin përfundimtar në një moment kur situata e brendshme të ishte e favorshme dhe kur nuk kishte gjasa për komplikime të mundshme me fqinjët. Është çështje tjetër të argumentosh nëse ky hap i ndërmarrë ishte një veprim i zgjuar dhe pa dyshim që përgjigja është pohuese. Sigurisht që shqiptari kupton më mirë një Mbret se sa një President- një titull që nuk ka farë kuptimi për të. Gjithashtu është për t’u theksuar se ka një argument të fortë në faktin se një fron përfaqëson idenë e jetëgjatësisë dhe vazhdimësisë dhe këto tipare janë shumë të dëshirueshme në Qeverinë e

një vendi që është copëtuar nga konfliktet e brendshme dhe xhelozisë nga jashtë, siç është Shqipëria. Është për t’u theksuar që Ahmed Beu fitoi prestigj brenda territorit për shkak të pretendimit të titullit mbretëror, edhe nëse ai e ka bërë veten objekt argëtimi në një Europë ku së fundmi ka parë shumë frone të lëkunden dhe rrëzohen, për shkak të një momenti të shkurtër. 5. Shpallja e Monarkisë u pasua më njohjen e menjëhershme ndërkombëtare nga Fuqitë e huaja. Italia e shpalli njohjen menjëherë, për shkak të një marrëveshjeje të bërë që më përpara. Greqia dhe Hungaria ndoqën shembullin e Italisë, dhe vetëm pas pak ditësh u pasuan nga SHBA-të. Britania e Madhe dhe Franca gjithashtu do t’i kishin akorduar njohjen nëse nuk do të ishte për zgjedhjen e pamenduar të titullit nga ana e Mbretit Zog. Vetë emërtimi “Mbret i Shqiptarëve”, të cilin ai zgjodhi në vend të “Mbret i Shqipërisë” mbart një konotacion irredentist, përçarës, i cili irritonte së tepërmi Jugosllavinë, e ndërgjegjshme për gjysmë milioni shqiptarë që ajo kishte brenda kufijve të saj, dhe gjithashtu shumë e ndjeshme për sa i përket intrigës Italo-Shqiptare. Sidoqoftë, në sajë të këshillave të matura dhënë Beogradit, jugosllavët u përmbajtën të mos

81


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.