Revista Mapo

Page 23

të mbeteshin jashtë disa herë e kjo i bëri të kuptojnë se kishte ardhur momenti që mua më duhej një dhomë më vete. Pak kohë më pas, kur morëm shtëpi të re te Bërryli, ajo dhomë u bë perandoria ime. Apo nuk e kisha shtëpinë dhe në kat të parë J”. Në vitet e Akademisë së Arteve, ditët më fatlume, por edhe më të rrezikshmet ishin ato të zborit, që bëheshin jashtë Tiranës (në Mamurras). “Nuk na lejohej të rrinim qosheve e skutave në orët e vona me të dashurat. Kishte nga ata pedagogë që dilnin kontroll me elektrik dore. Kujtoj që vajzat i fusnin me apel në konvikte dhe pastaj ato dilnin me ndonjë kosh plehrash në duar, si me lezet. Ne djemtë rrinim përballë konviktit dhe prisnim gjithsecili, vajzën e vet.” E rrëfyer në këto kohë, dukej si fushë me lule fusha e zborit, por në fakt ndodhte jo pak herë që çiftet bëheshin problem. Edhe Imami sigurisht. “Kur më thërriste sekretari i partisë së shkollës unë justifikohesah gjithmonë me shprehjen që atëherë ishte bërë klishe- jo, në asnjë mënyrë, ne i kemi motra.- Kishte gjithmonë një pakt, që nuk e shkelnim kurrë, emrin e vajzës nuk e dekonspironim asnjëherë, sepse vërtet asaj i prishej nderi”. Dhe t’ia ruaje nderin vajzës atje në zbor ishte një mision vërtet i vështirë. “Ndërsa në Akademi ishim shumë më të lirë. Skutat e shkollës kush ishte i interesuar i dinte mirë. E më të preferuarat ishin studio e pikturës që, pasditeve mbeteshin pothuajse gjithmonë të lira”. Guxim i madh, i tepruar madje për ato kohë, por “Nuk kishim zgjidhje tjetër. Atëherë kush kishte një çelës shtëpie mbahej me të mirë e me lajka. Lëre lëre ç’kemi hequr. J Të gjitha këto peripeci e frikëra krijonin dhe ngërçe në marrëdhëniet seksuale. Për të mos thënë pastaj se mungonte në përgjithësi dhe edukata seksuale. Kujtoj që ishte tabu të flitej dhe për sëmundjet që transmetoheshin seksualisht. Edhe ato ishin po aq turp sa abortet.” E megjithatë Imami i lirë i këtyre kohëve i quan të bukura e të papërsëritshme ato kohë kur ngacmimi i parë niste me ndalimin në rrugë (sinjali pozitiv: nëse ajo ndalonte, do të bëhej e jotja me patjetër), pastaj shkohej për të ngrënë një akullore apo pastë (në raste më ekstreme pihej ponç), pastaj dilej për një shëtitje në ndonjë lulishte brenda në qytet e në fund shkohej andej nga

liqeni. “Atëherë një marrëdhënie zgjaste shumë, sepse të hante shumë kohë gjithë parapërgatitja. Bëhej e bukur marrëdhënia sepse mbahej e fshehtë. Unë nuk tregoja asnjëherë me kë shkoja. Madje më me qejf kisha të tregoja dështimet, pra kur s’e fitoja dot një femër. Ju siguroj se më ka ndodhur shpesh edhe kështu, ndonëse nuk e besoni. Dhe e di pse ndodhte kjo? Sepse kishte shumë edhe nga ato vajza që nuk guxonin dot kurrë.” Siç, vështirë se mund të ndodhë në këto kohë. “Sot jam bërë unë më shumë i tërhequr. Jo pse nuk më pëlqejnë më femrat, jo, por sepse ky realitet të dikton të jesh i kujdesshëm. Nëse atëherë marrëdhëniet ishin më të vërteta, sot të rinjtë e bërtasin fort, më shumë nga ç’duhet një marrëdhënie e një histori, sidomos ata që merren me showbizin. Formula e gossip-it sot është kush me kë… E mua kjo gjë më duket mjerimi i kësaj kohe. Më vjen shumë keq pse nuk ka një edukim më të mirë të këtyre të rinjve që të mund ta jetojnë më normalisht marrëdhënien e tyre, pa u ndikuar nga shabllonet e revistave e televizioneve.” Pavarësisht vërtitjeve e përkujdesit, sigurisht që në këtë botë vazhdon të vërtitet edhe ai. “Epo, ç’të bëj, nëse njëherë e një kohë me duhej të ruhesha, sepse nëse të merrej vesh një lidhje rrezikoje të përfundoje në martesë, sot ruhem që të mos përfundoj në ndonjë gazetë.” Zgjidhjet në këto kohë janë shumë më alternative e më të kënaqshme… Ka një apartament komod, (ku jeton prej 10 vjetësh vetëm) në një nga zonat më të mira të Tiranës (afër stadiumit “Qemal Stafa”), po ku jo çdonjëra e meriton të ftohet. E në kësi rastesh ka avionë, tragete, arratisje me çdo mjet e me çdo kusht. Asnjëherë nuk dihet sesi përfundojnë. Ndodh që shndërrohen në pendim, por asnjëherë në një vendim të prerë: jo më.” Kjo është enigma më e madhe. Njerëzit e dinë se çdo të thotë të biesh në dashuri dhe duan ta provojnë prapë e prapë”. Dihet që Artan Imami është pikërisht njëri nga këta. I pëlqen ta provojë prapë e prapë, por ka një vërejtje (miqësore) për femrat: “Shohin të gjitha Channel X dhe bëjnë të gjitha dashuri si në Channel X. Ju lutem bëhuni më origjinale!”

23


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.