Mapo 7 qershor ok

Page 3

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

3

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

Mesazhi i Arvizu: Zgjedhjet, test për Shqipërinë, urojmë ta kaloni Ambasadori amerikan poston në ‘Twitter’ një mesazh për klasën politike, duke i cilësuar zgjedhjet një test për demokracinë në Shqipëri. Mesazhi vjen pas apelit “Nëse nuk votojmë, nuk flasim” Pas apelit të vazhdueshëm që qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në votime, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka postuar një mesazh edhe për klasën politike. Dje ai ka përsëritur në ‘Twitter’ faktin se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm për Shqipërinë. “Këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Shqipëri, një test që ne shpresojmë se Shqipëria do e kalojë”, -shkruan Arvizu, duke iu bashkuar kështu apelit që vjen përditë e më i fortë nga Bashkimi Europian. Një ditë më parë, kryediplomati amerikan bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. “Shtetet e Bashkuara janë të bindura për të ardhmen e Shqipërisë. Votoni! Bëhuni pjesë e demokracisë!”, ishte apeli i ambasadorit Arvizu. Në të vërtetë, këto zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen e kancelarive ndërkombëtare, të cilët presin me kërshëri se si do të shkojë fati i 23 qershorit. Standardet e tyre duket se do të vendosin nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin e vendit kandidat e në këtë drejtim, edhe SHBA e kanë bërë të qartë se janë duke vëzhguar gjithë procesin. Pasi u investua pa sukses në zgjidhjen e ngërçit në

KQZ, ambasadori Arvizu ka mbajtur një profil aktiv, por me tone më të buta sa i përket situatës parazgjedhore në Shqipëri. Ai është angazhuar në një fushatë për rëndësinë që vota ka në demokraci, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, e veçanërisht të rinjve që të dalin masivisht në votime. I përfshirë në replika në distancë me kryeministrin Berisha, sa i përket qëndrimeve të tij dhe atyre të Departamentit Amerikan të Shtetit, Arvizu ka shprehur me forcë se politika që ai ndjek në Shqipëri nuk është personale. Nga ana tjetër, nr.1 i diplomacisë amerikane në Tiranë ka thënë fjalën e tij, kur e ka parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përdorur si “ushqim” për fushatën elektorale. Fillimisht, përmes një sqarimi dhe më pas edhe publikisht, ambasadori amerikan në Tiranë ka kundërshtuar kryeministrin Berisha për premtimin e heq jes së vizave me SHBA në 4 vitet e ardhshme. “Shqipëria nuk është ende gati për këtë hap”, - tha Arvizu pak ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Tiranës. Në vazhdën e lëvizjes ‘Act Now’, ambasadori Arvizu ka bërë thirrje që shqiptarët të voto-

Kryediplomati amerikan bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. “Shtetet e Bashkuara janë të bindura për të ardhmen e Shqipërisë. Votoni! Bëhuni pjesë e demokracisë!”, ishte apeli i ambasadorit Arvizu.

jnë masivisht. “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”,- ka qenë motoja e tij e ditëve të fundit. Apeli erdhi në formën e një fotografie të postuar në Facebook, ku përcillet ky mesazh i thjeshtë: Ndërkohë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Tiranës, kryediplomati amerikan theksoi se “Që një demokraci të funksionojë, pjesëmarrja sa më madhe që të jetë e mundur në votime është një element që ka nevojë të rritet. Mos lejoni që të ketë ndikim në votën tuaj”, u shpreh Arvizu, sipas të cilit, të rinjtë duhet t’i bëjnë politikanët përgjegjës përballë tyre, pasi procesi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm. Zgjedhjet e 23 qershorit kanë tërhequr vëmendjen si asnjëherë tjetër. Grupi i vëzhguesve afatgjatë ka ditë që ka zbarkuar në Tiranë. I drejtuar nga amerikania McCormak, misioni i ODIHR-it ka kontaktuar tashmë me palët dhe ka marrë garancitë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë qendrat e votimit më 23 qershor dhe gjatë procesit të numërimit.

Raportuesi gjerman: Zgjedhjet të mos kontestohen Parlamentari gjerman, Roderich Kiesewetter thotë se Shqipëria do të jetë më afër statusit nëse humbësi i zgjedhjeve i jep dorën fituesit Raportuesi për Shqipërinë në komisionin e Jashtëm të Parlamentit gjerman, Roderich Kiesewetter, u shpreh optimist për zgjedhjet në Shqipëri. Ai uroi që vendi të ketë mësuar nga problemet në zgjedhjet e kaluara, e në të kundërt, kjo do ta shtynte edhe më tej marrjen e statusit të vendit kandidat. “Jam optimist që jo vetëm elektorati, por edhe personat përgjegjës për zh-

villimin e procesit zgjedhor do të bëjnë ç’është e mundur që këto zgjedhje të jenë zgjedhje tërësisht të pranuara”, tha parlamentari gjerman. Ai e ka cilësuar problem ngërçin në KQZ dhe ka bërë thirrje për zgjidhjen e tij. “Unë do të apeloja tek personat përgjegjës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - i kemi ende pak javë kohë deri më 23 qershor - të funksionojë me kapacitete të mjaftueshme. Nuk duhet të jetë thjesht një komision legal, legjitim, por ai duhet të jetë i aftë të funksionojë. Por kemi edhe pak kohë, dhe unë mbetem me besimin që në fund të triumfojë arsyeja”, - tha Kiesewetter. Ai ka shtuar më tej se është shumë e rëndësishme

që zgjedhjet të mos kontestohen, siç edhe ka ndodhur në të shkuarën. “Kam vetëm një shpresë që pas zgjedhjeve humbësit të mos merren me fajësime të palës tjetër, dhe që fituesit të përdorin tone pajtuese, që ata t’i japin dorën njëri-tjetrit. Atëherë shoh perspektiva shumë të mira, që Shqipëria ka shanse më të mira për të marrë statusin e vendit kandidat se para një viti”,- tha qartazi ai. Ai shtoi më tej se në Parlamentin gjerman ka një simpati të madhe për të vlerësuar progresin e Shqipërisë - dhe po qe se zgjedhjet janë të mira dhe më pas qeveria e opozita e ardhshme bashkëpunojnë mirë me njëra-tjetrën, atëherë nuk sheh argumente të tjera kundër. Por, a

janë zgjedhjet problemi më i madh i Shqipërisë? Kiesewetter përgjigjet se testi më i rëndësishëm është një parlament funksional dhe një qeveri me besueshmëri. “Shqipëria e ka vetë në dorë statusin. Por mendoj se tani që është bërë më se e qartë se statusi kandidat vjen kur të përmbushen kriteret, është për këdo transparente dhe e kuptueshme se kjo është një zgjidhje e mirë. Kjo është kuptuar edhe në Shqipëri. Edhe nga udhëtimet e mia në Shqipëri, e di se me sa seriozitet punohet nga Parlamenti, nga kryetarja Topalli dhe jam i gëzuar që më fund opozita dhe qeveria veprojnë më pa emocione se para një viti”,- përfundoi ai.

De l e gac io n i

KiE, në Tiranë për situatën parazgjedhore Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të zbarkojë në Tiranë më 10 dhe 11 qershor, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor. Siç shkruante dje agjencia italiane e lajmeve ANSA, delegacioni do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Në krye të këtij delegacioni do të jetë ishparlamentari italian, Luca Volonte. Bëhet me dije se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Ky delegacion do të ketë takime edhe me krerët e partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, me përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile. Ky mision paramonitorues do të pasohet nga një mision tjetër i KiEsë për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë. Pak ditë më parë u konfirmua se një grup monitorimi do të vijë edhe nga Parlamenti Europian, i kryesuar nga Eduard Kukan.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.