Mapo 7 qershor ok

Page 13

kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

13

Cocciante dhe Dani duet në ‘Top Fest” Kantautori italian dhe fituesja e “The Voice of Italy” sot në Tiranë Elhaida Dani sjell për herë të parë në Tiranë këngëtarin e njohur italian, Ricardo Cocciante. Fitorja e këngëtares shqiptare të “The Voice of Italy” nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministri i Kulturës, Visar Zhiti, i cili u ka dërguar një ftesë zyrtare asaj dhe mentorit Cocciante për të bërë një vizitë dyditorë në Tiranë. Ricardo Cocciante, emblemë e muzikës italiane, i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e “The Voice of Italy”. Kjo vizitë sipas njoftimit për shtyp të MTKRS-së, organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim e ndjeshmëri të pazakontë performancën e saj në rritje. Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë në Tiranë sot më datë 7 qershor, ku do të priten së pari në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, prej nga do të mbahet dhe një konferencë për shtyp. Të shtunën do të priten nga krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nis-

Profil

Ishte “The Voice of Italy” dhe jo “The Voice of Albania”, e megjithatë, Elhaida fitoi sepse ishte më e zonja. Jo më simpatikja (kështu ishte Veronica, biondja plot tatuazhe e Raffaella-s), as më e bukura (i bukuri ishte Timothy Cavicchini, nga Mantova, me gjithë H e Y të emrit), as personazhi “me histori të fortë” siç ishte Silvia, e cila dëshiron të ketë një fëmijë për ta rritur me shoqen e saj Lisa...

hani dhe Kryeministri Sali Berisha. Elhaida Dani u shpall fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke kapërcyer çdo paragjykim dhe duke bërë krenar çdo shqiptar. Elhai-

Po të shtunën, Top Channel zhvillon dhe finalen e “Top Fest 10” dhe mësohet se fituesja e një viti më parë është e ftuara speciale në këtë event, ku do të këndojë për herë të parë për publikun shqiptar në duet me mentorin e saj, Ricardo Cocciante

da Dani u bë e njohur për publikun shqiptar pas fitimit të çmimit “Top Fest 9” me këngën “Ti s’je më”. Po të shtunën, Top Channel zhvillon dhe finalen e “Top Fest 10” dhe mësohet se fituesja e një viti më parë është e ftuara speciale në këtë event, ku do të këndojë për herë të parë për publikun shqiptar në duet me mentorin e saj, Ricardo Cocciante. Para se të merrte pjesë në “The Voice”, Elhaida ka provuar të hynte tek “Amici” i Maria De Filippi-t, por nuk kishte kaluar. Kur ajo këndoi për herë të parë në “The Voice”, të katër anëtarët e jurisë e shtypën butonin e kuq, por ajo zgjodhi Coccianten, pasi ishte idhulli i saj që e vogël. “Ai ishte idhulli im që e vogël; teksa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, në zemrën time tashmë e kisha zgjedhur. Nëse kam arritur deri këtu, është edhe falë tij e falë mbështetjes së publikut”, ka thënë ajo. Kur ajo shkoi në Itali dinte pak italisht, por Cocciante e bëri të ndihej si në shtëpinë e saj.

Mësimi i Elhaidës Është bukur kur fiton më i miri: e ndien që gjërat shkojnë në kahun e duhur, të paktën herë pas here. Të paktën në programet televizive Nga Daria Bignardi

Elhaida Dani, 20-vjeçare shqiptare nga Shkodra, prej një viti në Formia fitoi “The Voice of Italy”, programin e zbulimit të talenteve të RAI2, të ndjekur nga një publik i gjerë. Ishte “The Voice of Italy” dhe jo “The Voice of Albania”, e megjithatë, Elhaida fitoi sepse ishte më e zonja. Jo më simpatikja (kështu ishte Veronica, biondja plot tatuazhe e Raffaella-s), as më e bukura (i bukuri ishte Timothy Cavicchini, nga Mantova, me gjithë H e Y të emrit), as personazhi “me histori të fortë” siç ishte Silvia, e cila dëshiron të ketë një fëmijë për ta rritur me shoqen e saj Lisa. Elhaida, më e përmbajtura, ishte pikërisht konkurrentja me zërin më të bukur. Për më tepër ishte në garë në skuadrën e Cocciante-s, më pak televizivi nga katër anëtarët e jurisë, ai që më shumë se kushdo, ndihej i huaj në studio. Ajo nuk kishte as histori prekëse e të dëshpëruar si ajo e Ferdinand Berishës, që në Itali erdhi me gomone kur ishte i vogël e që para disa vjetëve fitoi “Grande Fratello”. Elhaida ka ndjekur konservatorin “Prenkë Jakova” në Shkodër, ka studiuar piano dhe ka fituar edicionin shqiptar të “Star Academy” e “Top Fest 2012”. Në Formia ka mbërritur një vit më parë, e zbuluar në një festival nga diskografi Rocco Palazzo, që e ka regjistruar në produksionin e tij Roxil Music Art & Show. Elhaida është thuajse një profesioniste. E, për inat të Italisë

raciste që nuk do të integrojë të huajt, të enjten ishte më e votuara nga telespektatorët e “The Voice”. Të dielën e shkuar, Festa e Republikës, kryebashkiaku i Firences, Matteo Renzi u dha shtetësinë italiane tre senegalezëve të plagosur në batarenë e 13 dhjetorit 2011, në të cilën humbën jetën dy bashkatdhetarë, duke kërkuar që “të mos ndodhë më që një Balotellu që flet italisht me theks breshan të mos shkojë dot në Olimpiada sepse është i mitur, e për këtë arsye nuk e ka të mundur të jetë shtetas italian”. Renzi bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt në të drejtën e shtetësisë së emigrantëve të lindur në Itali: “Nga Firence u drejtohemi me respekt Parlamentit dhe autoriteteve qendrore për t’u kërkuar që të aprovojnë sa më shpejt ligjin mbi Ius soli, sepse kush lind në Itali duhet të jetë shtetas italian”. Natyrisht, Gasparri me shokë nxituan ta quajnë demagog dhe të papërgjegjshëm. Fakti është që shtetësia e të lindurve në Itali mbetet një temë komplekse mbi të cilën duhet logjikuar e duhen vënë rregulla pa u trembur. Çfarë e bën italian një italian? Është një reflektim i bukur, i dobishëm dhe i rëndësishëm, që nuk duhet braktisur pas festimeve madhështore të vitit të shkuar për 150-vjetorin e Italisë. Italianët nuk janë racistë dhe, po t’u propozosh një ligj të drejtë, dinë ta vlerësojnë. Njësoj siç vlerësojnë një zë të bukur.

Vanityfair.it


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.